Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/07

Gjeneralja e PK -së z.Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 80 vota


Me 80 vota Atifete Jahjaga kandidate e tri partive të marrëveshjes politike në mes të PDK-së, LDK-së e AKR-së u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. Ndërkaq kundërkandidatja e saj Suzanë Novobërdaliu mori 10 vota ndërkaq të pavlefshme ishin 10 vota.

Atifete Jahjaga u zgjodh në raundin e parë të votimit pasi ajo mori më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm në Kuvend dhe kështu nuk pati nevojë që të shkohet në dy raundet e tjera të votimit.
Më pas presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
dha betimin si presidente ndërkaq më pas u intonua himni shtetëror i Republikës së Kosovës.
Me zgejdhjen e Atifete jahjagës presidente të Republikës së Kosovës merr fund së paku përkohësisht kriza institucionale në Kosovë.
Pas zgjedhjes, zonja Atifete Jahjaga dha betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës, si dhe iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës me një fjalim, të cilën po e sjellim në vijim:
I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë,
I nderuari Kryeministër,
Të nderuar ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë,
Honorable ambassadors. Dear guests,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Poshtovani gradjani Republike Kosovo,
Zgjedhja ime Presidente e Republikës së Kosovës shpreh qëndrimin koncensual dhe marrëveshjen ndërmjet partive politike parlamentare për kapërcimin e krizës politike dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen e vendit, duke bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Kosovës dhe në sistemin zgjedhor, si dhe duke caktuar një agjendë të qartë të veprimeve institucionale për tre vjetët e ardhshëm.

Deri dje, nuk kam menduar kurrë për të marrë një pozitë të lartë udhëheqëse politike. Por, ashtu si shumë nga Ju, bashkëqytetarët e mi, isha e gatshme të shërbejë kur dhe ku të më ftojë vendi.


 I kam përkushtuar jetën time qytetarëve të këtij vendi në ndërtimin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme demokratike. Gjatë 11 vjetëve të kaluara, i kam shërbyer vendit tim në Policinë e Kosovës, ku kam hyrë si fillestare dhe e lë sot si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme.

Karriera ime pasqyron ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë dekadës së shkuar. Kam përjetuar të gjitha sfidat që kanë çuar në pavarësinë e Kosovës. Jam krenare që jam angazhuar në krijimin e ndërtimin e njërit prej institucioneve më të respektuara të Kosovës. Jam e nderuar që kam zhvilluar dhe udhëhequr Policinë e Kosovës, një forcë të fuqishme dhe të aftë që mishëron vlerat e Kosovës, një vendi demokratik dhe multietnik.
Kosovo jeste nezavisna demokratska i multietnichka drzhava.
Detyra më sfiduese në karrierën time gjer tani do të jetë detyra e Presidentit të vendit. Kam vullnet dhe vetëbesim se së bashku do t’ia dalim, do të bëjmë ndryshime të mëdha dhe përparim për vendin tonë. Dëshiroj të jem pjesë e këtij përparimi, ashtu si edhe Ju, si përfaqësuese e një gjenerate të re të udhëheqësve të Kosovës, të gatshëm të ndërtojnë mbi sukseset e gjithë atyre që ishin para nesh dhe që udhëhoqën këtë vend dhe popullin drejt shekullit 21.
Kam besim në Kosovën, kam besim në këtë Qeveri dhe kam besim dhe shpresë për qytetarët e vendit tim se do të përmbushim të gjitha objektivat tona.
Si Presidente e vendit do të jem garante e kushtetutshmërisë dhe e ligjshmërisë, faktor unifikues, e paanshme politikisht, mbrojtëse dhe përfaqësuese e interesave të Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, përfaqësuese e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombi, feje, race e gjinie.
Gjatë shërbimit tim në Policinë e Kosovës, iu kam përmbajtur vlerave që e bëjnë Kosovën unike dhe kam mbrojtur të drejtat e secilit individ, pavarësisht përkatësisë së vet, dhe tani si Presidente, kjo përgjegjësi është edhe më thelbësore, më domethënëse, duke forcuar atë që e nisëm kur Kosova e shpalli pavarësinë.

Si Presidente e vendit, do të përpiqem çdo ditë, të sigurohem se Kosova po i dëshmon vlerat më të mira të Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës.


Të nderuar deputetë
Kosova e kapërceu një rrugë të vështirë, por të lavdishme, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e shtetit për të cilën shume breza të bijve dhe bijave më të mira të Kosovës u sakrifikuan, duke e mbajtur të gjallë idenë e lirisë, idenë e demokracisë, idenë e dinjitetit dhe të barazisë ndërmjet popujve.
Ideali i të gjithë qytetarëve të Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugë, ne po punojmë vazhdimisht, për të përmbushur të gjitha standardet e nevojshme në respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, në sundimin e ligjit, në arritjen e objektivave të larta në arsim, në shëndetësi, sidomos në zhvillimin ekonomik, për t’i siguruar qytetarëve një jetë të mirë, një jetë të qetë dhe të prosperueshme të normalitetit evropian.

Unë besoj, dhe do të angazhohem, që ne, të gjithë së bashku, t’i realizojmë synimet tona. Unë besoj, edhe e di, se ëndrrat tona, në një ditë të afërme, do t’i bëjmë realitet. Këtë besim e mbështesë te forca e popullit, te mendja dhe vullneti i të rinjve dhe i të rejave të Kosovës.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar, ne kemi nisur një proces dialogu me Serbinë. Ky është një proces krejt normal ndërmjet vendeve që kanë pasur mosmarrëveshje dhe konflikt në të kaluarën. Në këtë proces të dialogut ne, të dy vendet fqinje, që ishim të detyruar ta ndajmë të shkuarën, do të jemi të detyruar ta ndajmë edhe të ardhmen. Pasi nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, ne do ta ndërtojmë të ardhmen, duke mësuar nga gabimet e të shkuarës. Dialogu do të ketë sukses. Pas përfundimit të tij, rajoni do t’i kthehet paqes dhe stabilitetit. Kosova dhe Serbia do ta kenë rrugën e qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ndihmuar e jo duke penguar njëra-tjetrën. Qytetarët e të dyja vendeve do t’i kthehen jetës normale, bashkëpunimit dhe zhvillimit, që do t’u sigurojë një ardhmëri të qetë dhe më të mirë.
Të gjitha zgjidhjet nga dialogu ndërmjet palëve, duke përfituar të gjithë, do të jenë evropiane, që do të kenë për bazë praktikat dhe përvojat më të mira të Bashkimit Evropian.
Kosova shtet i lirë dhe i pavarur është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, që zhvillon marrëdhënie të mira dhe fqinjësore me të gjitha vendet. Kosova do të ketë një rol më aktiv në politikën e jashtme, duke u bërë anëtare në nismat dhe në organizatat rajonale dhe botërore, duke rritur numrin e njohjeve dhe duke vendosur marrëdhënie diplomatike, duke bërë marrëveshje bilaterale dhe shumëpalëshe dhe duke krijuar rrethanat e brendshme dhe të jashtme që sa më shpejt Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me politikën tonë të urtë e të përgjegjshme do të dëshmojmë para vetes dhe përpara botës se ekzistojnë që gjitha arsyet që çdo shtet ta njohë Kosovën e pavarur, si një realitet të pakthyeshëm, si një faktor paqeje dhe stabiliteti. Marrëveshja ndërmjet subjekteve politike e dëshmon përgjegjësinë e mandatit, që gjithë neve na ka dhënë populli, e dëshmon përkushtimin që interesat e vendit janë mbi të gjitha.
Të nderuar deputetë
Ky Kuvend sapo miratoi buxhetin, i cili do të jetë në funksion të zhvillimit. Kështu, duke rritur pagat dhe duke rritur mirëqenien, ne njëkohësisht nxisim ndërrimet strukturore në ekonomi, duke i kushtuar vëmendje shtimit të prodhimtarisë dhe nxjerrjes të prodhimeve në treg, duke mundësuar që ne të jetojmë nga puna jonë dhe që taksat të jenë në funksion të prodhimtarisë dhe të përparimit të sistemit arsimor, shëndetësor dhe të politikave sociale. Kosova edhe këtë vit po vazhdon me investimet kapitale, po e vazhdon procesin e privatizimit duke i futur paratë e fituara në këtë mënyrë në politikat zhvillimore, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e punëtorëve por edhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Reformat në arsim, në shëndetësi, në shkencë, ndërrimi i strukturës së ekonomisë dhe përshtatja e saj me trendet globale është e mundshme me një menaxhim të mirë të buxhetit, me politika të drejta fiskale dhe me nxitje të degëve zhvillimore të ekonomisë duke rritur cilësinë dhe duke ndjekur parametrat e vendeve të zhvilluara evropiane.
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Të jesh Presidente e Kosovës në këtë kohë është një nder por edhe një përgjegjësi e madhe. Këtë punë unë do ta kryej në bashkëpunim dhe në ndihmë të ngushtë me të gjithë Juve. T’i shfrytëzojmë këto vitet e tranzicionit për të bërë reforma të gjithanshme për të përshtatur legjislacionin me Bashkimin Evropian, për të fituar udhëzimin për liberalizimin e vizave dhe mekanizmin e qartë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kosova, për shkak të asaj që e përjetoi populli i saj, për shkak të prezencës më shumë se dhjetëvjeçare të misionit civil ndërkombëtar, të misionit ndërkombëtar ushtarak, nuk duhet të mbesë mbrapa vendeve të tjera në proceset e integrimeve euroatlantike. Ky atëherë do të ishte edhe një dështim i angazhimit ndërkombëtar në Kosovë dhe për Kosovën.
Kosova ashtu sikur i gjithë Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian. Me këtë përmbyllet një rrugë e gjatë shekullore e përpjekjeve të popujve të këtij rajoni në civilizimin evropian.
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Në rrugën tonë jemi krenarë në lavdinë, jemi krenarë në shëmbëlltyrën e Skënderbeut, në personalitetin e Nënës Terezë, në aktin sublim të Adem Jasharit dhe në veprimtarinë e Ibrahim Rugovës. Të gjitha këto personalitete, si edhe shumë e shumë të tjerë, gjatë shekujve dhe në ditët tona, interesin e vendit dhe të popullit e vunë përpara vetes dhe me dritën e veprës së tyre shndritën deri në ditët tona, e do të shndrisin edhe në të ardhmen, duke na e përcaktuar qartë rrugën tonë, përkushtimin dhe idealin për të qenë të ndershëm, për të qenë të dinjitetshëm të lirë dhe të barabartë.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Në punën dhe detyrën time do të udhëhiqem nga Kushtetuta dhe nga Ligjet e Republikës së Kosovës. Do të jem transparente dhe bashkëpunuese në të gjitha çështjet. Do të jem faktor dhe simbol i unitetit. Do të përfaqësoj dinjitetshëm e me përgjegjësi Republikën e Kosovës, interesat e të gjithë qytetarëve.
Ju faleminderit!
* * * * * *
Pas një pauze 10 minutëshe Kuvendi i Kosovës rifilloi seancën e jashtëzakonshme. Shefat e grupeve parlemetare të PDK-së e LDK-së përkrahën kandidaturën e Atifete Jahjagës për presidente të Kosovës, ndërkaq Visa Ymeri nga lëvizja Vetevendosje e kundërshtoi kandidaturën e Atifete Jahjagës për arësye se siç tha ajo kjo kandidate është në shërbim të Hashim Thaçit. Ai tha se kandidatura e Atifete Jahjagës është një "tender njëburimor" sepse tashmë të gjithë do ta votojnë në këtë Kuvned.
Visar Ymeri e kritikoi edhe liderin e LDK-së Isa Mustafa duke i thënë se edhe Mustafa, njësoj si paraardhësi i tij Fatmir Sejiu ia zgjati jetën mandatit qeveritar Hashim Thaçit duke ia dhënë edhe 1 mijë ditë të qeverisë së Kosovës. Ymeri tha në fund se Vetvendosja do të lëshojë sallën në momentin e votimit për presidenten Jahjaga.
Më pas fjalën e mori Ardian Gjini nga AAK-ja i cili tha se grupi parlamentar i AAK-së do të jetë në sallë në procesine votimit.
Kuvendi po vazhdon debatin.
* * * * * *
Me dhjetë minuta vonesë, pra rreth orës 18 e 10 minuta filloi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Seancën e hapi Jakup Krasniqi i cili fillimisht konstatoi se në Kuvend janë të pranishëm 110 deputetë, që nënkupton se Kuvendi ka kvorum për procedim.
Kryetari Krasniqi foti shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovcin i cili paraqiti arsyetimin e Grupit Parlamentar të PDK-së për dy kandidatet për presidente të Kosovës, Atifete Jahjagën dhe Syzanë Novobërdaliu, deputete e AKR-së.
Pasi u zgjodh komisioni verifikues, Kryetari Jakup Krasniqi dha një pauzë 15 minitëshe.
Çdo minutë "Bota sot" do të ju njoftojë për rrjedhën e seancës së Kuvendit të Kosovës për zgejdhjen e presidentit të Kosovës.
* * * * * *
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sonte në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin. Kandidate për këtë post janë dy garuese femra: Atifete Jahjaga, kandidate e marrëveshjes PDK, LDK dhe AKR, si dhe Syzanë Novobërdaliu, deputete e AKR-së.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se gjatë ditës deputetë të partive nënshkruese të marrëveshjes i kanë deponuar në Kryesinë e Kuvendit 41 nënshkrime, të cilat janë të mjaftueshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme.
Krasniqi nuk deshi të komentojë nëse kjo marrëveshje ishte zgjidhja më e mirë, por ai tha se kjo ka qenë zgjedhje e liderëve të partive dhe jo e partive që pritet ta mbështesin kandidaturën e Atifete Jahjagës.
“Është e rëndësishme që është arritur një marrëveshje dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë se cilat janë rezultatet e kësaj marrëveshjeje. E rëndësishme është që u ka pëlqyer kryetarëve të partive”, tha Krasniqi.
Në bazë të Kushtetutës, në garë për postin e presidentit duhet të ketë të paktën dy kandidatë; zgjedhja në këtë post bëhet me dy të tretat e votave gjatë dy raundeve të para të votimit, përderisa në raundin e tretë mjafton edhe shumica e thjeshtë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se është respektuar ana procedurale për seancën e jashtëzakonshme dhe zgjedhjen e presidentit.
“Ne kemi proceduar me të gjitha kërkesat tona nënshkrimet e nevojshme edhe për kandidaten, edhe për seancën e jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet sot në orët e pasdites”, tha Grabovci.
Kriza e zgjedhjes së presidentit pasoi aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, zgjedhja e Behxhet Pacollit në postin e presidentit, në seancën e 22 shkurtit, nuk i kishte respektuar procedurat kushtetuese.
Fillimisht, Pacolli pati rikandiduar për postin e presidentit, por ai nuk arriti të sigurojë mbështetjen e opozitës, andaj bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, u përfshinë në bisedime me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Bisedimet triditëshe sollën si rezultat marrëveshjen që Behxhet Pacolli të tërhiqet, kurse Atifete Jahjaga të kandidohet si kandidate e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së për president.
Si pjesë e marrëveshjes u përfshi edhe pajtimi për ndryshime kushtetuese, reforma zgjedhore dhe zgjedhje presidenciale pas afërsisht një viti e gjysmë dhe zgjedhje parlamentare pas afërsisht dy vjetësh e gjysmë.
* * * * * * *
Sonte në ora 18:00 mblidhet Kuvendi, zgjidhet presidentja e Kosovës
Pas marrëveshjes së arritur mbrëmë nga tre liderët politikë të Kosovës Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa për tejkalimin e krizës institucionale të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit koncensual të Kosovës, sonte në ora 18:00 të pasdites është thirr një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të zgjidhet presidenti i Kosovës.
Siç dihet kandidate e përbashkët e tri partive politike PDK, LDK e AKR është Atifete Jahjaga zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës.
* * * * * * *
Zëvendëskryemnistri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë një interviste në televizion, të enjten në mëngjes tha se sipas marrëveshjes së mbrëmshe të liderëve pritet që sot në një seancë të jashtëzakonshme të zgjidhet Presidentja e Kosovës.
Siç dihet mbrëmë është arritur me konsesnsus në mes tri partive politike PDK, LDK dhe AKR që gjeneral-majorja e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga të jetë e nominuar për presidente të Republikës së Kosovës.
Kuçi gjithashtu deklaroi se mungesa e tij në mbledhjen e kryesisë së partisë së tij (PDK) ishte për shkak të angazhimeve të tij personale në postin e tij ministrit të drejtësisë.

Ambasador Dell, ndoshta komshiun tim vërtet e vrau liria e ime

Ymer Halimi
       nga Ymer Halimi



Në parim nuk lexoj gazetat, por, krejt në mënyrë rasti në tavolinën e punës së një mikut tim pashë shkrimin editorial të z. Dell. E lexova me vëmendje, sepse është ambasador i SHBA-ës, që ne shqiptarët në Kosovë, këtë shtet e duam, aq sa dimë me dashtë, aq se mundemi me e dashtë, e aq se e duam edhe vetë Kosovën. Editoriali ishte një rikujtim i një dite të veçantë, një qortim dhe një sugjerim, njëkohësisht. Ne të gjallët, që e përjetuam, nuk e harrojmë dot atë ditë të shpresave të ringjallura, sikundër që nuk e harrojmë ditëlindjen personale, siç nuk e harrojnë kurrë vdekjen e me te dashurve. Ishte ditë e një shprese te madhe, e një popull liridashës se do arrijë ta mbijetojë një getoizim të paparë ndonjëherë n’ Europë, një pastrim etnik të përmasave biblike, që shqiptaret dy herë e përjetuan nga fqinjët e vetë. Mjerisht, kjo ishte platformë politike e shtetit Serb, kësaj radhe e prire, nga Milloshevoqi, e ndihmuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Kisha Autoqefale Ortodokse Serbe. Ishim n’ankthin e vdekjes, por besonim se të mbijetuarit do e takojnë lirinë, se besonim në Europen perëndimore, e në mënyrë të veçantë, në demokracinë dhe virtytin e larte liridashës të SHBA-së, në forcën dhe në qëllimin e saj. Besonim edhe në të drejtën tonë që deri atë ditë nuk na mjaftoi. Me të drejtë besonim në forcën vrasëse të bombave, që kësaj radhe vrisnin forcën dhe dhunën, që një popull të tërë e kishte mbështjellë cep me cep me vdekje. Dhe, ashtu, siç thotë ambasadori Dell: “Si përfundim i ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova u bë shtet i pavarur”. Ne arritëm te një qellim i drejtë. Sot, ne jemi në shtëpitë tona, të lirë, por me kujtime të rënda të së djeshmes. Morëm obligimet, qe i ka e duhet t’i këtë, një shtet demokratik i mirëfilltë i kohës në të cilën jetojmë.
***
Ambasadori Dell na e rikujtoi, siç e cilësoi, “thinien kyçe” të zotimit në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës: “Ne shpallim Kosovën një republike demokratike, laike dhe multi-etnike, të udhëhequr nga parimet e jo-diskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe do të krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”
Nuk mjaftoi vetëm fjalia e parë e këtij pasusi, por u shtua edhe fjalia e dytë, qe të jetë kuptimplote, në synim sa më i lartë. Por, kush ishim ‘ne’?! Ne - shumica, ne - pakica, ne - multi-etnikët, ne - deputet, ne - populli i Kosovës?. Meqë dihet, për kë është fjala, a do arrijmë që në çdo fazë ta përmbushim atë qellim aq te larte?! Po, përpjekja e sinqerte kurrë nuk duhet munguar . ‘Ne’ morrem obligimin për shtetin. Por, pakica, begatia, dekori mult-etnik i Kosovës, sa u zotua te jetë “...efektive ne proceset politike dhe vendimmarrëse” për të mirën e të gjitha etnive ne Kosovë?!
Do t’iu rikujtoj se Kosova në periudhën e getoizimit ishte kështu e tëra; multi-etnike. Por, hiq komunitetin egjiptas dhe një pjesë e pakët turke e boshnjake, askush tjetër nuk ishte brenda asaj sakrifice kolektive. Përkundrazi. Në luftën njëvjeçare, në kohën e një deportimi biblik, po edhe me herët, e as më vonë pas lufte, nuk keni u ka rënë të takoni së paku një serb të vetëm nga Kosova, po edhe të pakicave, siç i ceka, që së paku te shprehë një përkrahje morale publike apo një shenjë pendes, për fqinjët qe u mohohej u rrezikohej ekzistenca fizike!? Edhe pse besoj se kanë pasur keqardhje, por sakrificën nuk e kane ndarë me 90% e popullit te Kosovës. Kjo nuk do të thotë assesi , që sot të mos janë të barabartë e të lirë. Përkundrazi, do mbështeten. Sot jemi në një proces të ri, në një zhvillim tjetër. Kemi rilindur dhe për të gjithë ka hapësire për liri, aq sa ka, ka për te gjithë. Dhe për këtë ne deklaratë është zotimi ynë kolektiv i sanksionuar me Kushtetutë dhe me ligjet. Por, për përmbushjen pasusit te cituar ‘kyç’, duhet vullneti i të gjithëve, vullneti i sinqertë e i plotë e jo i pjesëshëm apo në marrëveshje shtese. Kuvendi i Kosovës ka aprovuar diskriminimin pozitiv, atë qe nuk e gjen askund në shtetet më demokratike të Evropës dhe e ka në zbatim permanent. Prandaj mendimi se është “përvjedhur urrejtja ndaj pakicave” ne kontekstin që e shpreh Ambasadori Dell nuk qëndron. Por qëndron diçka tjetër! Mosbesimi. Mosbesim nuk është aspak i njëjtë me urrejtjen. Po pse qëndron mosbesimi? Ambasadori Dell e di se kjo qeveri nuk e përfaqëson votën e shumicës numerike të popullatës së Kosovës, qe është parim themelor demokratik, për të mos sqaruar edhe formën e votës se fituar. Kjo është faktike dhe s’do koment. Të themi pa ekuivokë se shumica e pakicës serbe nuk është brenda institucioneve. Ajo ka krejt një qasje tjetër për institucionet Kosovës, dhe ka mbështetje te shteteve te caktuar në EULEX. Ajo nuk lejon bashkëjetesën në veriun e Kosoves. Me vetë faktin se nuk funksionojnë pikat doganore 1 dhe 31, dhe se shqiptaret nuk lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Kosovës, sepse është e kontrolluar nga “strukturat paralele serbe të lidhur me qeverinë e Serbisë,dhe se qeveri e Kosovës nuk ka qasje në “institucinet” e atjeshme, në shesh del se pikërisht urrejtja e pakicave ndaj shumicës shqiptare është gjenerues i krizës potenciale. Asimetria e veprimit te pakicës është shqetësuese. “Sugjerimi” i shtetit serb, se serbët që jetojnë në brendi te Kosovës “mund te participojne ne institucionet e shtetit te Kosovës, por jo ata ne pjesën veriore” është faktori kryesor që këtë pjesë të patjetërsueshme të Kosovës ta mbajë nën tension të vazhdueshëm. Kjo është një shenje jo e mire, dhe mbi këtë qëndron dyshimi, besoj i arsyeshme, dhe retorika e mosbesimit , por “jo retorika urrejtjes etnike” apo retorika “përvjedhe e urrejtja ndaj pakicave” siç e cilëson ambasadori Dell për konsum politik. Prandaj, politikën e lartë, te forma e saj implicite, e sheshon vetëm finesa. Kjo është shqetësuese çfarë akuzon ambasadori Dell.
***
Ne “jemi krenar me vete faktin” se jemi te lirë, por ne kuptimin e plotë do jemi krenar kur qeveria del nga vota e pastër demokratike. Atëherë fare nuk ka rendësi përmasa e pakicave, se ajo do të jetë ne shumice ne qeveri, pakice apo s’do te jete ne qeveri. Kjo është demokracia. Nga ana tjetër e arsyeshme qe pakicave t’u garantohet hapësirë, por jo te manipulohet me atë hapësire, si ne rastin konkret, vendet ne Kuvend dhe votimi i kushtëzuar ne Kuvend siç është te ne.
***
Kur unë shkruaj këta rreshta, më 31 mars 2011, është pikërisht përvjetori i 31 Marsit 1999, kur n’orën 14 e47 minuta, oficeret e Ushtrisë Serbe, pa trokitur dhe me shqelm e thyen derën e banesës time. Urdhëruan që drekën ta lëmë ashtu të shtruar dhe për pesë minuta të dalim. Kështu bënë me të gjithë shqiptaret e 15 objekteve n’ lagjen ku banoja. Pikëllimi ynë kishte erë vdekjeje, kurse shpresa ishte te Qielli i NATO-s. “Komshiu” i im serb, koleg, profesor universitet, doli në derën e banesës së vet e me shikonte me përbuzje. Llafoste me krenari me oficerët e Ushtrisë Serbe që më dëbonin. Unë me dy vajzat e mia të njoma dhe gruan time, si edhe mijëra shqiptarë të tjerë e bënim lumin e pikëllimit të Eksodit biblik. Gjithë kohen shikonim qiellin dhe shpresonim se do te kthehemi prapë në këtë tokë atërore mije e mijevjeçare. U kthyem dhe gjetëm sofrën ashtu të shtruar. Dreken e mykur. Shtëpinë e plaçkitur. Nuk e takova me kurrë komshiun tim. Kishte ikur! Ndoshta, po them nga mëshira,se mund ta kishte vrare ndërgjegjja(!?), apo siç patë thëne komunisti serb,T.Kurtoviç. se:” serbët e Kosovës po shpërngulen nga Kosova, se nuk mund ta durojnë barabarësinë me shqiptaret”. Ishin sundues. Ndoshta komshiun tim, vërtet e vrau liria e ime. Për këtë mos me akuzoni, Ambasador Dell. Respekt SHBA !
Prishtinë, 31.03.2011.

Kosova në varfëri e në krizë politike, mos ka filluar ta humbas ecjen e saj te mbar!?

Ymer Halimi
nga Ymer Halimi

Siç po flitet, dhe vërtet kështu edhe është: kemi krizë politike e do te shtoja edhe krizë te moralit politik. Kjo krizë ka zanafillën më të hershme dhe është më e thellë, se sa që duket në rastin e parë, dhe nuk arrin dot të tejkalohet as me kryetar konsensual, e as me ndërrim të nenit në Kushtetutë. Mund të jetë kryetari koncensual një zgjedhje e përkohshme, por jo afatgjatë. Po u analizua hollë e hollë, vetë Kushtetuta gjeneron krizë politike të thellë, së paku për ata që e njohin politikën. Prandaj, pa hyrë në këtë sqarim të kushtetutës, krizën politike e ka shkaktuar klasa politike që udhëheqë në Kosovë. Vërtet, janë këta politikan, apo janë individ që i kanë vendos te merren me politikë, pa i njohur konceptet themelore politike!? Sipas kësaj që është zhvilluar në periudhën e pasluftës, dhe gjendjen në të cilin ndodhet shteti, në përgjithësi, këta politikan që udhëheqin sot i takojnë grupimit te dytë. Pse? Se po udhëheqin me grupe njerëzish, me të cilin kanë kontaktin, në një formë, miqësie, klanore, grup interesi e të kontrolluar nga një individ apo grup individësh. Nga ana tjetër kanë shkallë të lartë mosbesimi ndaj te tjerëve. Si te jetë një psikologji nga organizatat e nëntokës. Udhëheqin pa platformën politike e profesionalizëm. Vetëm te kujtojmë vendimin e fundit tek miratimi i buxhetit, ku vendoset rritja e pagave /që nuk ka mbështetje të ligjeve ekonomike/,nga një buxhet taksash i cili kryesisht mbushet nga e hyrat e doganimit te mallrave e jo nga te hyrat e rritjes ekonomike. Dhe shi për ketë, sot ne Kosovë, kemi çmimet me te larta te mallrave se ku do ne rajon. Prandaj nuk është me rëndësi vlera numerike e pagës, sa është me rendësi fuqia e saj blerëse. Pastaj miratimi i privatizimit te PTK-se, me ligjin për buxhetin, është një argument shtesë se vërtet kjo qeveri është e papërgjegjshme. Privatizimi me çdo kush, pa ndonjë analize, i asetit me te fortë të shtetit, për ta mbushë arkën e zbrazur e te abuzuar të shtetit, është shokuese. Mos po behet përpjekje për te qenë pranë kontratës në formën e rusit “alla Abramoviq”?! Qeveria në vend që të ulën shpenzimet ajo i rriti, që është një paradoks i kohës në të cilën jetojmë. Vëreni sot te gjitha punishtet e ndërtimit të rrugëve pushojnë.
Të mos harrojmë, se varfërimi i shtetit nuk vjen vetëm nga mospuna, por aq më shumë e aq me shpejte varfërohemi kur punohet keq, e qëllimshëm keq. E, shteti ne varfëri e humb funksionin primar dhe bëhet anarkik, tiranik.
Nga ana tjetër siç veprohet, karshi shtetit, a mund te jetë nga se, për një shekull rresht kemi zhvilluar konceptin e luftuës për liri; luftë kundër pushtetit dhe shtetit, që është shumë ndryshe nga koncepti i bërjes së institucioneve dhe funksionimit të shtetit!? Thjesht, fitimi i lirisë nuk është i njëjtë me kultivimin e lirisë dhe ngritjes së kapaciteteve te shtetit. Sa shihet, koncepti i luftës për liri ka mbetur koncept politik, në gjithë spektrin politik, ku më shumë e ku me pak, por sot nuk është i favorshëm. Më pastaj, po shprehet shumë koncepti i vet-shpalljes triumfues dhe mohimi i të bëmave të të tjerëve. Për shtetin, digastieret dhe arritjet e shtetit, politikanët flasin ne veten e parë, veçmas të ekzekutivit. Kjo është pasqyrë e politikanëve primitiv, apo një ç’rregullsi psikologjike e tyre. A mos është kjo një alibi, që sot ne Kosovë, klasa politike të jetë klasë multimilionerësh, kushtimisht, që janë bërë të famshëm, pa lavdi, dhe e kanë ngulfatë shtetin ligjor për te cilin u derdh aq shumë gjak, e u be aq sakrificë e kombit!
Ja vlen një krahasim. Vetëm të përfytyrojmë sjelljen, në pas luftë, të Gjermanëve, Francezëve, Anglezëve, e kombeve te tjera, edhe te lindjes, ku populli dhe politikanët e tyre në pasluftë, shtrënguan rripin; të gjithë vendosën të presin në rend për gotën e qumështit e rriskën te bukës. Ashtu si edhe sot në fatkeqësinë e tërmetit i sheh popullin japonez. Shtuan kohën e punës, duke lëne vetveten në shërbim të shtetit dhe lirisë se tij, dhe asnjëherë duke mos u veçuar individi meritor nga e përgjithshmja. Ndërsa te ne ndodhi e kundërta. Çdo gjë qe ishte e shtetit, mundësisht të kalohej në privatësi personale a partiake, bile edhe dëshmorët. I gjithë shteti, kërkohet të kthej në funksion tek interesi i politikanit. Më pastaj veprimi më i vogël për shtetin kërkohet te shpërblehet në mënyrë maksimale prej shteti. Po të shikohen të hyrat e “politikaneve” nga bisedimet që ishin në Vjenë, janë shokuese. Prandaj, kriza është shumë dimensionale dhe jo lehtë i gjendet zgjidhja.
Atëherë, si te veprohet?
E besoj, se në asnjë mënyrë në këtë faze s’është e dobishme të shkohet në zgjedhje.
Me çdo kusht, Kryetari i shtetit të jetë jashtë partiak, çka edhe ka mundësi.
Partitë politike, të kapin momentin që të bëjnë kthesë te vetvetja, dhe të akordojnë që zgjedhjet paraprakisht te përcjellën me ligje dhe të bëhen në afatin sa me te shkurtër. Koalicioni te vazhdoj funksioni deri në kohë të detajuar.
Ne këtë periodë kohe, të luftohet për shtetin ligjor, i cili garanton votë te lirë e demokratike. Të nxirret ligji që demokratizon jetën politike brenda partive politike. Të detyrohen rotacionet në funksion, dhe zgjedhjet e brendshme partiake të jenë demokratike e të monitoruara. Pa demokratizim të brendshëm partiak, nuk ka, assesi nuk ka demokratizim të shtetit. Të nxirren para gjygjit keqpërdoruesit e votës. Të ndërrohet ligji zgjedhor, një votë një kandidat, dhe disa zona zgjedhore, që është edhe kërkese e opinionit publik. Te nxirret Ligji për prejardhjen e pasurisë, për çdo individ, dhe Ligji i konfiskimit të pasurisë. Pa konfiskimin e pasurisë dhe ndëshkimin e abuzuesit asnjëherë nuk arrihet e ndalet abuzimi. Te nxirret Ligji i lustrimit, të zbatohet për ata që hyjnë në garë politike . E gjithë kjo mund të arrihet me një synim te pjekur për një kohë optimale e të mbahen zgjedhjet më të ndershme e më demokratike.
Prandaj, kriza politike nuk do te zgjidhet aq thjesht, për derisa nuk ndërron filozofia politike e pushtetarëve për shtetin. Kriza politike do zgjas po aq sa këta pushtetar janë në politikë e të pa përmirësueshëm. Zgjidhja e përkohshme e krizës mund të jetë fillimi i zgjidhjes afatgjate, kur në themelet e se cilës vendoset afatizimi i veprimit për një zgjidhje afatgjate. Sa duket është një çast i mirë nga shihet fillimi i fundi te një praktike për dhjete vite, qeverisjeje te papërgjegjshme.
Prishtinë 06.03.2011

AUTORI ËSHTË ANËTAR I LËVIZJËS VETVËNDOSJE!

2011/04/06

Nga Flori Bruqi : Dren Caka i mbijetuari 10 vjeçar i nje masakre






Familjaret e vrare dhe masakruar te Dren Cakes qe u vrane nga serbet ne naten mes 1 dhe 2 prillit 1999



Dalina Caka 14 vjeq ,femër
Delvina Caka 6 vjeq,femër
Diona Caka 2 vjeq femër
Valbona Caka 34 vjeq,femër
Hysen Gashi 50 vjeq,mashkull
Doruntina Haxhiavdija 8 vjeq,femër
Egzon Haxhiavdija 5 vjeq, mashkull
Valbona Haxhiavdija 38 vjeq ,femër
Flaka Hoxha 15 vjeq, femër
Shahindere Hoxha 55 vjeq,femër
Manushe Nuci 50 vjeq ,femër
Shirine Nuci 70 vjeq, femër
Arlind Vejsa 5 vjeq, mashkull
Fetije Vejsa 60 vjeq, femër
Marigona Vejsa 8 vjeq,femër
Rita Vejsa 2 vjeq ,femër
Sihana Vejsa 8 vjeq ,femër
Tringa Vejsa 30 vjeq,femër
Dorina Vejsa 10 vjeq,femër
Rina Haxhiavdija 4 vjeq,femër




Njëri nga të mbijetuarit në Masakren e Gjakovës është z. Dren Caka, i cili tash jeton në Kanada, flet rreth përjetimit të tij tragjik, kur e tërë familja e tij iu masakrua derisa po strehoheshin në një bodrum të një shtëpie.



Ai ka një aksent dhe pamje të një tinejxheri Kanadez por historia e ndan atë nga shokët të cilët nuk dinë asgjë përpos paqes dhe rahatisë në afërsi të Oqeanit të Qetë.

“Nëse më shikoni duke ecur vërdallë ju do të mendonit se unë jam ‘një djalosh normal’, por unë nuk jam një djalosh normal. Kur i tregoj atyre, kur i tregoj miqve të mi, ata mbesin pa tekst.”

Dren Caka është mbijetuesi i vetëm – mbijetuesi mrekulli – i një nga epizodat më të tmerrshme të luftës: masakra e 19 grave dhe fëmijëve, përfshi nënën e tij dhe tri motrat, nga policia serbe. Kosova është zbehur nga memoria e popullarizuar, e mundur nga ngjarjet sizmike të 11 shtatorit 2001 dhe më pas, por tmerret e kësaj lufte ende tronditin.

Ai ishte 10 vjeç kur në mars të vitit 1999 serbët filluan kampanjën e deportimit dhe vrasjeve kundër shqiptarëve të Kosovës. Me 1 prill, një javë pasi që NATO filloi të sulmoi forcat serbe, paramilitarët arritën në rrugën Milos Galica në Gjakovë.

Në video intervju ai tregon se si e tërë familja e tij u masakruan dhe ai ishte i vetmi që shpëtoj.

****

Lexoni:


Ne kete masaker qene vrare 19 njerez,te gjithe gra dhe femije dhe nje plak rreth te 60-tave

Vankuver eshte gati 6,000 milje nga Kosova por Dren Caka e viziton Kosoven pothuajse qdo nate.
Ai enderrron te kaluaren e vet,te shtepise se vet ne rrugen "Millosh Gilica" ne qytetin e gjakoves ku ka jetuar me fatere familjen e tij te gjere,dhe bodrumin e shtepise se te afermeve te tij Luli Vejsa.Me ne fund ,ne momentet me te erreta te jetes se tij,ai perkujton kete bodrum te shtepise se Lulit,kthehet prapa ne naten e 1 prillit 1999,kur erdhen serbet.

" Kam shpesh ankthe,tronditje.Nuk mund te flej naten dhe vazhdimisht jam i lodhur dhe i molisur tere kohen pothuajse nga ato ankthe."

Ai flet me nje akcent kanadian tash,dhe duket ne sjellje si nje kanadez tash,por historia e tij e ndane Drenin nga te gjithe moshataret e tij te cilet nuk kane perjetuar asgje perveq qetesise se oqeanit pacifik.

"Nese me sheh duke ecur,mund te mendosh qe jam vetem nje femije i rendomte,mirepo une nuk jam femije i rendomte.Kur te tjereve ju tregoj ate qe me ka ndodhur,ata mbesin me goje hapur"vazhdon Dreni.

Dren Caka eshte i vetmi i mbijetuar,mrekullisht i mbijetuar,ne njeren nga episodet me te erreta te luftes,masakrimin e 19 grave dhe femijeve,duke perfshire nenen e tij dhe tri motrat,te masakruara nga policet serb.Edhe pse lufta ka perfunduar dhe Millosheviqi ka vdekur hijet e luftes prape rendojne ne person siq eshte Dreni.


Ai ishte 10 vjeq kur ne mars te vitit 1999 serbet filluan kampanjen e deportimit dhe perndjekjeve si dhe vrasjen e shqiptareve qe ishin shumice ne Kosove.Ne naten e 1 prillit 1999,nje jave pas fillimit te bombardimeve,paramilitaret kishin hyre ne lagjen ne rrugen"Millosh Galica".

Gjakova per serbet ishte nje cak i veqante i sulmeve,sepse shtrihej ne brezin kufitar me Shqiperine dhe per shkakun se nepermes ketyre maleve ne afersi te Gjakoves behej bartja e armeve nga ushtaret e UCK,-se nga Shqiperia,dhe serbet donin qe te ndalojne keto koridore te furnizimit.Kjo per serbet nenkuptonte spastrimin e tere Gjakoves nga banoret e saj dhe forcimin e pozicioneve ushtarake serbe.
Per te ju ikur bombardimeve nga Nato-ja dhe represalieve nga serbet ,grate dhe femijet ne rrugen ku jetonte familja e Drenit detyrohen te shkojne ne bodrumin e Luli Vejsajt per tu strehuar.Meshkujt,duke perfshire edhe babain e Drenit,Aliu,u fshehen diku tjeter,pasi mendohej se serbet do ti kerkojne vetem meshkujt me moshe ushtarake.

"Qekur isha femije i vogel,kam pasur parandjenjen para se te ndodh diqka e keqe,i kam ndjere gjerat e keqija perpara"vazhdon Dreni.
"Gjerat po shkonin ne rruge te keqe dhe te rriturit flisnin per ato gjera.Helikopteret fluturonin permbi ne.Nuk e dija se kush bombardonte mirepo nuk kisha edhe aq frike.,motrat e mija bertisnin nga frika,por une vetem vazhdoja e shikoja Tv.At nate ,me te vertete une kisha nje ndjenje te keqe".

Valbona,nena e tij,i thote Drenit qe ai mund te rri me gjysherit dhe atezen dhe hallen ne shtepi kurse ajo bashke me vajzat te shkoi ne bodrum te Lulit.Mirepo edhe Dreni shkoi me ta.

Aty ishin 21 njerez ate nate aty,gra,femije shumica nga ta nen moshen 10 vjeqare dhe nje plak 60 vjeqar.Drenit dhe femijeve tjere u ishin dhene barna(pilula)per ti zene gjumi.Ne mes ores 2 dhe 3 te mengjesit at nate u hap dera dhe u paraqit nje polic serb.

"Nena ime me zgjoi ne ate momentdhe gjera e pare qe i thashe asaj ishte: " A te kam thene".Aty ishin diku 6 polic serb qe bertisnin ne serbisht dhe shqip qe gjoja ne i fshehnim ushtare te UCK-se.Nena iu thoshte qe ketu ska asnjeri vetem gra dhe femije dhe se kishin ardhur ne bodrum vetem per ta pasur me sigurt".

Njerezit qene derguar ne shtepine e Lulit.Gjersa ata mberriten nje vajze vrapoj larg deres dhe me te hyre nje polic gjuajti ne te,sikur e huqi cakun.Menjehere u eshte thene grave dhe femijeve qe te ulen ne nje dhome dhe pastaj filluan te shtenat nga policet.

"Nje vajze e quajtur Flaka,ajo ishte rreth dhjete vjeqe,u ngrit te beje qaj.Polici e shtyri ate prapa dhe e shtiu ne te menjehere me automatike.Nena e saj vrapi qe ta kap vajzen e vet dhe menjehere edhe ajo u vra,dhe pastaj policet filluan te gjuajne ne qdonjerin qe ishim aty".

Gruaja e Lulit dhe bebja e saj vajze u vrane pastaj menjehere,pastaj nena e Drenit.Ajo ra permbi Dionen duke u munduar ta mbroje ate nga plumbat.Dalina dhe Delvina poashtu u vrane nga te shtenat me kallashnikov.

"Nena ime ishte duke ia nderruar pelenat motres sime foshnje,e cila i mbushte 2 vjet ate nate.Nje polic gjuante ishte aty brenda e nje tjeter ishte jashte dhe gjuante nga dritarja ne ne".

"Une isha ulur prapa nje gruaje e cila ishte edhe ne peshe te madhe dhe disi isha si i shtrire kur me plagosen ata.Ishte tym gjithkund sepse ata i kishin vene flaken banjos dhe njeri prej tyre erdhi me bateri drite tek ne per tu sigiriar se te gjithe ishim vrare.Ai shtiu perseri ne mua, mund ta ndjeja plumbin duke levizur kah floket e mija.Une leshova koken poshte dhe ai shkoi".

Diona ishte ende gjalle dhe gjendej nen nenen e Drenit mirepo Dreni kishte humbur aftesin ne njeren dore keshtu qe smundi ti ndihmoje.

"U perpjeka ti ndihmoj motres sime te vogel mirepo vetem njeren dore e kisha mire dhe shtepia tymonte gjithkah.E dija qe poqese qendroj me shume aty edhe une do te vdisja".

Ai qendroi ashu i shtrire per pese minuta para se te largohej nga shtepia.Ende i mbesin ne mendje te qarat e Diones se vogel.Mootrat e tij me te medha qe ishin duke dhene shpirt ne ato momente ia japin nje doreze qe ta mbuloj gojen dhe hunden nga tymi.Ai arrin te del pertej murit.
Kur arrin te shtepia e vet tezja nuk i besonte per ate qe fliste se qfare kishte ndodhur atje.

"Ajo me tha ke pare ndonje enderr te keqe"

Edhe gjyshi i tij poashtu nuk i besonte.

"Ai disi me shtyu,dhe me tha qe ta lej kete pune se nuk me besonte". Pastaj me hoqi xhaketen dhe me pane gjakun qe kisha.Ai me lidhi doren pastaj".

Babai i tij u kthye me tu zbardhur drita,per te mesuar qe familja e tij ishte vrare.

"Ai qante,duke thene qe une duhet te shkoj ne Shqiperi me tezen time dhe axhen tim"
"Une i thashe: baba,mund ta kem nje puthje te fundit nga ti sepse ndoshta sdo te shihemi me"dhe me puthi e me tha: mos ke dert se do me shohesh prape"".

I derguar ne nje spital lokal Dreni me pastaj niset per ne Shqiperi bashke me tezen,axhen dhe kusheririn e vet.Ne kete kohe perreth 700.000 shqiptare qene debuar nga Kosova.

Dreni kaloi 2 muaj ne spitalin e Tiranes duke besuar se edhe babain e ka te vrare gjersa nje dite ai paraqitet ne dere.

"Isha duke e bindur veten se as babain tim sdo ta shoh meAte dite kur erdh ne spital ishte dita me e lumtur per mua.Isha fjetur kur i hapa syte dhe e pashe babain tim dhe ju hodha ne krahe duke e thirrur: Baba dhe e putha."

Ishte shteti i Kanadase ai qe Drenit dhe babait te tij Ali Caka ju ofroi qendrim dhe rehabilitim.Babai i Drenit eshte martuar per se dyti dhe ka nje djale,Denisin qe Dreni emrin e gjysme-vllaut te tij e mban ne nje tatuazh qe e ka ne dore.

"Babai im ende nuk mund te pajtohet me ate humbje.Me dhimset dhe uroj per te nje te ardhme te mire.Me te vertete"

Drenit i pelqen futbolli dhe ende enderron te kthehet ne vendlindje ne Kosove.I mungon shoqeria e jetes atje,kur njerezit mblidheshin bashke per kafe.

"Serbet dhe shqiptaret luajne futboll ne Vankuver ketu bashke"vazhdon Dreni,pastaj qesh dhe thote: "Pastaj ata zihen ne mes vete".

Aeroplanet aterijne dhe ngjiten perseri ne Vankuver gjersa Dreni flet.Pamja ku jeton tash Dreni eshte e mire,jo sikur ato bjeshket te cilat i kishte kaluar per ne Shqiperi per tu shpetuar te cilat thote qe i do ato bjeshke.

"Ne nje menyre kam pasur jete te mire.Ne ate moshe nuk e dija se qka eshte Kanadaja.Eshte jete me ndryshe ketu por jo ajo jete qe e dua une".

Dreni pat deshmuar dy here ne gjygjin nderkombetar te Hages,heren e pare si deshmitar i mbrojtur,kishte deshmuar kunder Millosheviqit.Ndersa ne deshmine e dyte ai e heqi shenjen K-13 dhe u paraqit me emer te vetin qe te deshmoj kunder zyrtareve tjere serb.Ndoshta do te deshmoj perseri ne Hage.

"Dua ta beje kete edhe te ju tregoj njerezve qe nuk kam harruar.Kurre nuk do ta harroj.Jam i lumtur kur shkoj dhe deshmoj kunder atyre qe i bene keto".

" Ndoshta kur te kem familjen time,babai me thote qe ta gjej nje vajze ne Kosove,por kurre sdo te jem i qete 100%.Kam ankthe,shpesh smund te fle.Ndonjehere kur buzeqeshi eshte buzeqeshje falso,e rrejshme sepse thjeshte nuk jam i lumtur.Me duket qe me duhet te jetoj me kete."

Dhe pse mbijetuat?

"Kete pyetje ja bej vetes qdo dite te jetes sime.Eshte ndonje qellim qe une te jem ketu gjalle.Nuk e di"

Shtepija ku jave vrare dhe pastaj djegur familjaret Caka dhe Vejza.Ka pasur edhe familjare tjere te mbledhur ketu.Gjithsej llogariten 20 gra e femije te jene vrare e mepastaj trupat e tyre te jene djegur nga kriminelet serb.

Sipas deshmise se Dren Cakes ne gjygjin e Hages ai edhe pse 10 vjeqar ne ate kohe i kujtohet ti kete pare 3 polic serbe te shtiejne ne gra dhe femije ,e mepastaj i vene zjarrin shtepise ne tentim te mbulimit dhe zhdukjes se krimit.






Hetimi dhe investigimi i vendit te krimit ishte kryer nga Federal Burea of Investigation -FBI ne muajin qershor 1999 per te mbledhur deshmite lidhur me tribunalin e Hages dhe denimit te krimineleve te luftes.








Aktet monstruoze ruse ndaj çeçenëve


Nga Flori Bruqi


Në agjendën e sotme botërore lufta e vazhdueshme ruso-çeçene është një ndër trashëgimitë e shekullit të 20-të. Sulmet e rusëve në Çeçeni, ku kryesisht vriten civilë-gra e fëmijë, shtojnë edhe më tepër seriozitetin e situatës në këtë pjesë të botës. Imazhet e bombave të hedhura nëpër tregje, pa i dhënë rast për mbijetesë grave, fëmijëve e civilëve të paarmatosur e të pambrojtur çeçenë, shpalosen para syve të botës. Vetëm në një bombardim, që kishte për shënjestër maternitetet, humbën jetën pesëmbëdhjetë foshnje. Ky qëndrim i liderëve rusë, të cilët urdhërojnë ushtarët që të shtijnë në civilët që i lënë fshatrat e tyre për të gjetur strehë në vendet fqinje, tregon dimenzionet goditëse të dhunës.
Krijimi i shteteve të reja që dolën nga gjiri i superfuqisë së dikurshme sovjetike dhe aspiratat që këtë të njëjtën ta arrijnë edhe popuj e grupe etnike tjera, në rastin e Çeçenisë sollën te një tragjedi me përmasa të përgjakshme dhe me mbi 100 mijë të vrarë, shumica civilë.

Lufta çeçene për pavarësi apo siç do të quhej nga shumë kush separatizmi çeçen nuk është motivuar nga Islamizmi siç pretendohet të prezantohet sot nga propaganda ruse. Ajo lindi në baza të pastra kombëtare laike dhe me qëllim të krijimit të shtetit të pavarur e të njohur ndërkombëtarisht.

Fillimisht kur në fillim të viteve të 90-ta lëvizja çeçene për pavarësi po krijonte themelet e para të një shteti jashtë ndikim rus, qeveria ruse është munduar të paraqes faktin që Presidenti Dudajev dha betimin e tij si president mbi kuran – librin e shenjtë mysliman, si një akt që kinse po tregonte karakterin fundamentalist të lëvizjes çeçene për pavarësi. Në fakt kjo mënyrë e betimit kishte të bënte me karakterin dhe përbërjen demografike të vendit, siç do të betohej një President i SHBA-ve mbi bibël.

Në Kushtetutën e parë të Çeçenisë së pavarur e cila hyri në fuqi me 1992, Islami nuk përmendej, siç nuk përmendej decidivisht cilado fe. Në këtë kushtetutë thuhet: “Liria e besimit është e garantuar. Qytetarët e Republikës Çeçene kanë të drejtën të ushtrojnë apo të mos ushtrojnë cilëndo fe, të ushtrojnë ceremoni fetare dhe të ndërmarrin aktivitete fetare që nuk bien ndesh me ligjin”.

Me Presidentin Dudajev si një nacionalist laik, propaganda ruse deri vonë nuk ka arritur të njollos luftën kombëtare çeçene me ndonjë atribut çfarë i mëveshët sot e posaçërisht pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. Ndërsa me eliminim e Presidentit të moderuar Aslan Maskhadov, inkurajuan ndikimin më të fortë të qarqeve ekstremiste, vizioni i të cilëve shkon përtej Çeçenisë së pavarur, me ç’rast kryengritësit mund të paraqiten me një imazh krejt tjetër.

Për fat të keq, jo vetëm nga qeveria ruse por edhe për shumë qeveri tjera demokratike, përmendja e problemit çeçen sot në pikëpamjet e tyre të mjegullta dhe pa ndonjë bazë reale, ndërlidhet me fundamentalizmin islamik. Në këtë aspekt makineria propaganduese e Moskës ka arritur të dezorientoi perëndimin duke e trajtuar konfliktin në Çeçeni si pjesë të luftës globale kundër terrorizmit dhe duke i paraqitur kryengritësit si terroristë.

Ky popull i vogël prej diku rreth më pak se 1.5 milion banorësh sot është krejtësisht i lënë mëshirës së fatit. Në agoninë e vuajtjeve çeçene që nuk u ndalet dot, duket se shpresat për ndihmën e shumë pritur nga perëndimi, sot janë të mbyllura me dyer të çelikta, për shkak se diplomacia e përbashkët evropiane, shpesh si pasojë e mos koordinimit adekuat nuk do të lejonte luksin që të trazonte perandorin modern në Kremlin.

Ndonëse shumë organizata të drejtave të njeriut vazhdojnë të jenë kritike ndaj shtypjes së lirisë në Çeçeni, arrestimeve arbitrare dhe zhdukjes pa gjurmë të qytetarëve, vetë qeveritë e shohin të pamundur të ndërhyjnë në këtë çështje. Kriza e shkaktuar nga mos furnizimi me gaz që muaj më parë u krijua si shkak i mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ndoshta tregon vetvetiu arsyen e vërtetë të kësaj tolerance që qeveritë demokratike në përgjithësi po i bëjnë shkeljes së demokracisë në Rusi.

Në rastin e Çeçenisë dhe në përgjithësi me mënyrën e trajtimit të popullsive jo ruse, duket se ngadalë po veniten iluzionet për një Rusi e cila mund të demokratizohet dhe si e tillë të ndikojë në mënyrë konstruktive në proceset politike. Rusifikimi agresiv aktual i viteve të fundit madje edhe po krijon një ambient shpesh edhe racist që jo rrallë shfaqet në rrugët e qyteteve ruse. Në perspektivë do të jetë i dëmshëm për vetë shoqërinë ruse pavarësisht se ai momentalisht fshehët nën petkun e ngritjes së moralit patriotik lehtë të aplikueshëm në një shoqëri qe nuk përjetoi asnjëherë përfundimin real të monizmit.

Ndërgjegjja e diplomacive perëndimore nën hijen e trajtimit të konfliktit si të islamizuar, e konsideron konfliktin në Çeçeni si një kapitull të mbyllur për të. Ndërkohë rezistenca guerile atje po vazhdon dhe është përhapur edhe në republika të tjera të Kaukazit verior duke kërcënuar seriozisht stabilitetin e pretenduar nga Bashkimi Evropian në politikën e tij të fqinjësisë që mëton të ndikoj në krijimin e paqes në vendet përreth në mënyrë që vet BE të jetë larg zonave të konfliktit.

Në fakt, invadimi rus verën e kaluar në Gjeorgji, dhe pushtimi ushtarak që i bëri pjesëve të këtij shteti tregoi edhe njëherë efektet e mbylljes së syve para krimeve të diktatorit. Ky lloj diktatorësh do të sulmoj kudo në momentin që vlerëson se mund të përfitoj nga të përqendruarit diku tjetër i shteteve që sot bartin vlerat perëndimore. Po të bënim një analogji me kasapin e Ballkanit Millosheviq, do të na rikujtohet hezitimi perëndimor për të ndal luftën në Kroaci, vetëm një vit më vonë do të shkaktohej tragjedia e Bosnjës dhe më pas edhe lufta në Kosovë dhe dëbimi i popullsisë së saj si një eksod i përmasave biblike. Është veti e diktatorëve të mos ndalen derisa të mposhten ushtarakisht apo politikisht.

Post Scriptum:

Me 16 Prill, Qeveria ruse deklaroi zyrtarisht se shfuqizohet vendimi për “shpalljen e territorit të Republikës Çeçene zonë të operacioneve kundër-terroriste” duke aluduar se fushata ushtarake ka përfunduar. Kryengritësit lëshuan mesazhin se rezistenca vazhdon.




Pozita gjeografike e Çeçenisë në kuadër të Federatës Ruse


Në Kuran është rrëfyer një masakër e ngjashme në histori, masakra që e kreu faraoni kundër njerëzve të vet...






Sa herë që arrijnë ndihmat, shprehja e lumturisë është e dukshme në fytyrat e atyre që kanë nevojë për të.
Trupat ruse në rrugë për masakrën në Ceçeni











Përgjatë historisë, njerëzit e pambrojtur lëndoheshin nga mizoritë që ushtroheshin nga njerëzit e karakterit të faraonit. Një rishikim i shkurtër i historisë së Çeçenisë, popullsia e së cilës është nën kërcënim, do të na ndihmonte që më mirë të kuptojmë për dhunën që mbizotëron në këtë vend.


Në vitin 1918, Kaukazi, përfshirë Çeçeninë, ishte nën sundimin e Rusisë sovjetike.

Në këtë kohë, Moska komuniste sundonte një territor të madh, duke ndarë me kufinj artificialë tokat e populluara nga grupet etnike. Kjo ndarje etnike qe intensifikuar mëtutje përmes zhvendosjeve të detyrueshme.


Gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist kreu operime mesnate duke detyruar banorët e Kaukazit që të hipnin nëpër trena të destinuar për në Siberi e Lindje të Mesme.




Mijëra njerëz nuk arritën të gjallë në këto destinime, kurse në saje të urdhërave të regjimit komunist, popullsi të tjera etnike u vendosën në tokat që të zhvendosurit i kishin lënë prapa. Kaukazianët të cilët u kthyen pas disa vitesh në vendlindjet e tyre ndeshën në njerëz të tjerë të cilët po jetonin në shtëpitë e tyre. Politika “përçaj e sundo” e aplikuar në atë kohë nga Moska ka acaruar tensionet etnike të së sotmes.

Rënja e Bashkimit Sovjetik ngriti aspiratat nacionaliste dhe rivalitetet etnike duke bërë që grupe etnike brenda kufinjve të sferës së dikurshme sovjetike të deklaronin pavarësinë e tyre. Disa grupe të tjera etnike ndoqën pavarësinë vetëm sa u përket raporteve të tyre ekonomike dhe mbetën nën kontrollin e federatës ruse. 1.2 milionë banorët e Çeçenisë, të cilët për një kohë të gjatë vuajtën nën shtypjen e ashpër ruse, filluan të luftojnë për pavarësi nën udhëheqjen e Dzhokhar Dudayev.

Lufta 18 muajshe ruso-çeçene përfundoi në vitin 1996 dhe çeçenët deklaruan pavarësinë, ndërkohë që trupat ruse po tërhiqeshin. Marrëveshja e paqes e vitit 1997, e nënshkruar nga Moska dhe Grozni, përfundoi luftën formalisht dhe garantoi de fakto pavarësinë e Çeçenisë. Sidoqoftë, marrëveshja paraprake, i lejoi Rusisë shtyrje të afatit në statusin final territorial të Çeçenisë deri në vitin 2001.

Republikat e tjera përcollën hapat e çeçenëve që luftuan për pavarësi. Në vitin 1998 Këshilli i Kaukazianëve Verior u mblodh në Grozni, kryeqytet i Çeçenisë. Në takim, njerëzit e Kaukazit Verior u pajtuan të mos luftonin njëri me tjetrin. Konfliktet e 1999-ës i kishin rrënjët në vendimin e marrë në këtë takim. Forcat ruse nisën një fushatë bombarduese kundër disa fshatrave në Dagestan.


Këto fshatra, me 1500 banorë kërkuan ndihmë nga çeçenët. Veterani çeçen, Shamil Basayev iu përgjigj kësaj thirrjeje në verë të vitit 1999. Nën bombardim të rreptë, fshatrat e Dagestanit mbetën nën gërmadha dhe vetëm dy njerëz shpëtuan. Pasojat e këtij operacioni bënë që Çeçenia të lëvizë drejt një lufte të re me Rusinë.


Kryqi ndërkombëtar, maj 16-31, 2000

Kryqi ndërkombëtar, prill 16-30, 2001

Dagestani është në fqinjësi me Çeçeninë, një vend i dendur me popullsi muslimane (80%). Arsyeja kryesore se pse Dagestanezët kërkuan ndihmë nga çeçenët kundër federatës ruse ishte suksesi i madh që realizuan çeçenët kundër tyre në vitin 1996.
Në letrën dërguar Papa Xhonit II, presidenti çeçen Asllan Maskhadov shkroi se 3,265 civilë kishin vdekur dhe 5,000 ishin plagosur në agresionin një mujor të forcave ushtarake ruse që filloi më 5 shtator.


Prapa sulmeve ruse në Çeçeni qëndrojnë interese të ndryshme. Megjithatë, pavarësisht se çka shpjegon shpërthimin e luftës, janë gjithmonë gratë, fëmijtë e të varfërit ata që vuajnë më së shumti. Janë gjithmonë ata që duhet të luftojnë për ekzistencë përballë varfërisë, urisë edhe epidemive.








Ambicja kryesore ruse në Çeçeni gjithomë ka qenë që t’i detyrojë çeçenët që të emigrojnë nga vendlindja e tyre, që t’i asimilojë ata dhe që t’i hapë tokat çeçene për banorët e origjinave të tjera etnike. Deri më sot, në masë të madhe masakrat e mijëra të të pafajshmëve, të të paarmatosurve dhe njerëzve të pambrojtur janë aprovuar dhe për më tepër, e tërë bota mbetet indiferente ndaj këtij akti monstruoz që ndodh para syve të tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...