Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/30

Ardita Jatru:Pёr ty, Shpirtin e lashё jetim E jotja nuk u bёra kurrё!




Ajo ishte njё kitarё


Ajo ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё.

Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.

Ajo ishte veçse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me çdo kёngёtar.

Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!

Pёr ty...

Unё njё Zhan d’Ark e pakuptimtё,
Skelet qё digjet çdo ditё nё turrёn e druve.

Pёr ty,
Njё putanё e padenjё nё haremin tёnd,
Atёherё kur isha ende e virgjёr

Pёr ty,
Mbaja thasё me gurё mёkatesh mbi shpinё,
Mёkatesh qё kush s’mund t’i falte.

Pёr ty,
Çdo ditё ngrija njё mur kalaje honeve,
Po Rozafё nuk u bёra kurrë.

Pёr ty,
Unё, njё fytyrё ёngjёlli i braktisur,
Ku djalli nё udhёkryq mё kish dhёnё udhё.

Pёr ty,
Shpirtin e lashё jetim
E jotja nuk u bёra kurrё!

Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
T’u fshihemi syve kureshtare
T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
Sonte nga epshi yne tё çmendet

Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
Qirinjtё e ndezur si me parё
Nё bёfshim zhurmё qent’ kalimtarё
do themi,zgjuar le tё rrijnё komshinjtё

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
Fike dritёn e bjer mbi mua
Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet


Ju rrёfej kёngёn e plakut Duk pёr njё cigankё

“Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dёndur
Ciganka ime,e bukura Dalina
E nёn pemёn e bajames,
Pёr tё parёn herё tё shoh hijeshin
E lёkurёs tёnde tё thekur
Se je e imja,e imja.e imja….

O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.

Eja ciganka ime,o yll i sapo rёnё
Kёmbёzbathura ime, belthyer,trupёpakta.
Gushёs tёnde do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
E gjoksit tёnd perfekt puthjet mё tё gjakta.”


Kёrkomё tek ndonjё varg

Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.

Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.

Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.

Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...

Mërzinë time e fsheh thellë

Mërzinë time e fsheh thellë
në një qoshëz të zemrës e mbyt
pastaj bëhet kotkë në stomak
E kockat me dhëmbë ia përtyp

Mërzinë të shkretën e bëj hi
E djeg me një cigare buzëve
Atëherë kur fundi i vjen i zi
Varrin ia bëj në rrënjë të luleve

Mërzinë time e ndaj me veten
Pa kuptim mërzia ime si gjithnjë
Kështu dhe sot kjo natë e premte
Të grindem nuk paskërkam askënd

Sa nuk do desha

Asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje.

flas hidhur,

lendoj,

me qellim

dhe nuk ndjej me turp

kur shaj me fjale të ndyra.



Preva dhe floket

c’shemtim...

Vetem pasqyra me tregon te verteten

ndaj i shmangem gjithnje e me shume.

Tymos cigare si burre

Si burre dhe vishem

Me e keqja, sillem si burre.

Sa nuk do desha....



Asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje.

urreja furtunen por

cmenduria ime ia kalon per shkaterrim asaj.

Pa gjume…

O perendi, kam kohe endrra pa pare.



Ne kete dite të vrenjtur pa ere e pa shprese

ta them eshte e trishte

por kjo toke nuk me frymezon me per bese

kjo toke po me shterr…

po me tradheton dhe vetja

c’shaka,

asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje



Zgjodhe te ikje mengjesit sot

dhe bash dje mallkova vetmine…

Antony


Antony, mos vdis kësaj vjeshte.
Se ky pikëllim i kuqërremtë i natyrës duhet ndjerë në asht,
dhe muzgun kur ngjit fytyrën qelqeve me brymë,
eh, dhe liqenin e hirtë e të heshtur, pa një shpend.
Por asnjë vjeshtë nuk është njësoj,
as dashuritë.
Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetë.

Në fund të fundit, Antony
Kjo është jeta,
I njëjti diell që lind
Të njëjta dhe perëndimet.
Fati ynë nuk është i njëjtë.
Ndaj kur të zgjohesh mëngjesin tjetër
eja më trego historitë e tua, i kthjellët,
Për zhgënjimin tënd me zonjën Mina
E për natën e ndarjes që u rrahët paq.
Për të shtunën që desh vrave veten për pak.
Tregomë gjithçka…

O Zot më dhimbsesh.
Ta marrë e mira, sa shumë që ngjajmë…


Kënga e fundit
Gjithcka e merr era kaq cuditshem
dhe vuajtjen time te embel, atehere
Dhe te qeshuren tende pa arsye sot.
O thonj te padukshem
qe po me grisni shpirtin frikshem!

Mos plas po deshe…mos derdh nje perrua lot

Degjo atehere, nga une te fundit kenge.
Deshira jote kjo i dashur a nuk ish?
Por ne qofte keshtu , sa keq me vjen,
Gjithcka qe desha e akoma nuk kam bere.

Mos plas po deshe…veten mos e vraj

Kjo ishte e gjitha….Fillim dimri,
nje qiell qe shkrepetimash u hap
Nje zemer e mbledhur grusht dhe
aureola qe si mjegull u shpernda

Mos plas po deshe….ne vend mos vdis

Nuk e di se c’ze nga shpirti do t’me dale
apo buzet a do t’me binden lehtesisht?
Por nese kenga nuk zbret fare permbi to,
Nga te carat, do te zvarritet ndonje fjale,
……se deshira jote kjo i dashur ish’.

(Ardita Jatru, është e lindur ne Tirane, 1972. Aktualisht jeton në Selanik-Greqi.Në poezitë e saj zënë vend dashuria për njeriun,jetën dhe gjithçka të bukur që qëndron pranë njerëzve.Është autore e dy vëllimëve poetike, “Jetës i falem” dhe “Alter Ego”…,që janë mirepritur nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.


Lexoni: http://blogshqip.blogspot.com/2007/11/alter-ego-ardita-jatru.html


http://mel-ard.blogspot.com/

(Përgatiti Flori Bruqi)

Dorëshkrime dhe copëza poezish nga Agron Shele

Agron Shele
   Agron Shele     është Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes Nderkombetare te Poetve dhe Shkrimtareve “Pegasi” Albania ,Nën/Kryetari i Përgjithshëm i Lidhjes “Pegasi”, Kryetari i Degës Përmet, ,anëtar i Lidhjes së Globit “WPS”,pjesmarrës në Kongresin e Lidhjes Shkrimtarëve të Botës,Athinë 2007,pjesmarrësi i Mitingut Poezisë (Gjakovë/Kosovë),pjesmarres i Takimit poetik Shkup (Maqedoni) 2009 dhe organizator i Simpoziumit Nderkombetar “Muza poetike Peagasi 2009” . Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj,Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Iu dedikua poezisë që në moshë të hershme. Është autor i romaneve “Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri” dhe “Imazhi i rremë”, botime të shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë. Është Nen/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Pegasi”Albania, me qendër në Gjirokastër dhe Kryetar i Degës së kësaj Lidhjeje në Përmet. Po kështu Kryetar i Shoqatës: “Rinia dhe fëmijët” dhe i shoqatës “Mjedisi në komunitet”. Agroni është Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S), pjesëmarrës i nderuar në Kongresin Ndërkombëtar të zhvilluar Athinë në vitin 2007, ku përfaqësoi Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Albania.Veprimtaria e tij shkrimore po prezantohet në të gjithë simotrat e Lidhjes Pegasi”. Ai gjithashtu është bashkëautor në Antologjinë poetike “Korsi e hapur”1 me autorë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dhe të tjerë, botuar në mars të vitit 2008, ku janë përfshirë rreth 270 autorë shqiptarë dhe nga Bota. Ai po jep një kontribut të madh në fushën e letërsisë, jo vetëm në Përmet, ku është aktualisht edhe Drejtor i Qendrën Kulturore. Veprat e botuara: 1. Hapat e Klarës, “Steps of Clara” (roman) 2. Përtej perdes gri “Behind the grey curtains” (roman), ( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2005,dhe vleresim me medalje nga Kongresi Lidhjes Poeteve dhe Shkrimtareve Nderkombetare,Salamine 2007) 3. Imazh i rremë “False images” (roman) ( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2008) 4. Pasazh i pafaj “Innocent passage” (poezí) përkthyer Greqisht (revista Qeleno),Italisht (revista Artista a Confronto) dhe anglisht 5. Antolgjisë poetike /Korsi e hapur (Bashkëautor) Vëllimi “Pasazh pa faj” është vëllimi i tij i parë poetik, por janë botuar në disa vende poezi të tij, të cilat kanë tërhequr vëmendjen. Është fitues i çmimit të parë në konkursin”PEGASI 2006” (roman) Është fitues i çmimit të parë në konkursin “Pegasi 2008” (roman) Etj.


MUZA IME
 
Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Ç?...(A mund të mbarojnë pyetjet retorike?)
 
Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes  tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më  shfaqet kudo agimi i ringjallur.
 
Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.
 
Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a  si lojë  luajtëse marramendshe?
Kundroj sy  vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.
 
Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në ag.
Vegimeve  të paqta jeta në vlim
Dita shpejton me harrakatin çap…

 
Ëndrrat e mia mbetën aty
 
Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
 
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.
 
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim. 
 
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.
 
Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...                                                                   
                                                     
                 
Ëngjejt zbardhën
 
Demonët dhunues 
braktisën,
Perdet errëtuese 
shpërndarë në”Kumtër”.
u zhdukën,
humbën në vetveten e largët.
 
Qielli shndriti
Ëngjëjt zbardhën 
zymtësinë hapësinore.
Mikluan shpirtrat e vdekur,
të harruar;
 
farkëtuan 
thundrat e çelikëta, 
shtresave paqësore 
fluturuan.
 
         
Në Olimp vendoset drejtësia
 
Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
 
Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.
 
Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
     
   
Tetor 
 
Mijëra gjethevrara prekin trotuarin
Erë- marrëzia shtyn edhe më tej,
Harresa e largët pret ndanë qytetit,
të mundë, më tepër të rrëmbejë,…
 
S´mbaron këtu mëkat’ i filluar,
Zogjtë e fundit nga shtëpia zbon,
Kur mëngjezi shkopin e parë hedh,
lotvuajtjet jetime asfaltin miklojnë.
 
Era bredhacake turret poshtë liqenit,
Gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur,
E nesërmja përcjell me fshesën ndër duar
Ankthin e mbledhur, netëve të vonuara.
 
    
Anës liqenit
 
Vjeshta të harroi liqen, jo Unë.
Erdha si gjithmonë pranë teje,
zbathur,
Vlagun tënd më tepër të ndiej.
 
Valët derdhen poshtë këmbëve,
dridhen, përflasin;
khehen sërish prapë  tutje,
treten humbëtirave të thella.
 
Dallëndyshet u larguan,
Njerëzit po ashtu,
veç regëtima pulëbardhash
dhe çapat e mi të vetmuar.
(Shkruhet kujtesa në trajta papirusesh, 
për të rifreskuar kujtesën e shkuar…).
 
Gjatësi valësh të lodhura,
muzg mbi qelqin tënd,
Shirita të ndritshëm, të prerë,
 mendime që nisen larg,
 mendime, që s’ndalin  kurrë në vend…
                                                     
       
Dritëhije 
 
Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
 
Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.
 
Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.
 
Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.
 
Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.
                                                                                   
 
Rikthim
 
E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.
 
Të  kërkova kudo gjurmëve të jetës,                                                                                                
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim 
u struke e heshtur.
 

Pasazh i pafaj
 
Pasazh i shkuar,fytyrë e konfiguruar
Fytyrë vajze,
ëmbëlsisht e dashuruar.
Det i thellë,
konturim i tejskajshëm.
Mall i fshehur dhimbshëm.
Pasazh i pafaj.
 

Vajzat
 
Kapërcim diellor,rrëzëllim drite.
Vështrim i vjedhur ngutshëm,
robërim shpirti.
 
Botë e tërë ndjenjash ,
çast lumturi.
Brengë e përhershme,jetë marrëzi.
 
Botën rrotullojnë,si të ishte lodër.
Ulen e përulen,
boshllëkut të kotë.
 
Nimfa që tronditin zotat edhe qiellin,
Çojnë në altar,
Ditët e pendimit.
 
Të bukura ,të brishta 
dhe ëndërrimtare.
Krijesa  mrekulli,fluturim pulëbardhash.
 
Fllad pranveror,petal trëndafili
Shenjë çiltërsie
Kurorë dashurie.
 
   
E pafalshme
 
Valët shkumëzuse,
poshtë bregut soditës 
horizontesh u thyen,
thinjat e bardha shkulën,
ngjirizeve të thella përhumbën.
 
Deliri i paqes përtej blusë
nënqeshi mendjelehtësinë shekullore
dhe fali kryneçësinë moderne!
 

Së largu
 
Një telefonatë uron nga larg,
Një tjetër gotë troket dhe më larg.
Për mua!
Të gjithë ndihen të gëzuar,
dëfrejnë në dëfrim.
Sigurisht për mua!
Por s’pyetët shumë këtë buzëmbrëmje,
as për qytetin s’folët një të vetme  fjalë...
Vetminë tonë s’e shkulët, u trëmbët
 nga rrënjët xhufkore këtë natë.
 
Ju vazhdoni të gëzoni për ne,
pa ne…
Çuditem dhe vetë për akullin që ndiej.
 
 
Majë shkëmbit të bardhë
 
Majë shkëmbit të egër,
                       të lartë,
 mbisundon frika.
Mes territ shfryrës shkulmë bore,
                             gëlon stuhia.
Një klithmë vajtuese çjerr heshtjen,
qan fatin e braktisur prej kohës,
me sy të lodhur mbërthyer
pas territ pa fund  shfaqës.
 
Jehon ulërimë e largët
mbytur ndër dhimbje,  lot,
nota pentagrami vajtimi
 I lodhur,
          i mundur,
                         i plakur 
 
kërkon pak prehje  për shpirtin.
 
Në ëndërr vjen zëri i shokëve,
ta shkundë nga gjumi përjetshëm,
I pari të shkojë në furtunë,
të ndeshet dhe kthehet fitues.
 
Majë shkrepit të bardhë të ngjitet,
ulërimën e frikshme të niste.
Retë, në ishte e mundur,
 të gjitha, t´i përpinte! 
 

Apokalips 
 
Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.
 

Një lypës
 
“Gjynah!”-
thotë me vete një plak kalimtar.
“Sa keq!”-
vazhdon lojëfjalën një djalë,…
Kështu shprehet më pas dhe një grua,
Ndërkohë një vajzë rrugën ka ndërruar.
 
Të tjerë,
prapë të tjerë përflasin.
Lypësi pret me duar të mpira.
 
Manastiri

Kambanat ranë sërishmi…
“Prapë ka vdekur tjetër njeri?!”
Fjalët e fundit, të vetmet…
I “fshehu” të gjitha manastiri,
 u kthye, në çast, në memec.
 
Kohezion 
 
Vërtet!
Sa afër ishim dje!
Çudi!
Sa larg shkuam sot!
Na ndante mes nesh një pikëpresje…
Sot nuk shquaj as pikat!
 
***
Sa zemra të plagosura,
sa shpirtëra të brengosur,
sa lot dhe sa mall,…
Ndal udhëkryqi më i madh. 
 
       
Mirë se erdhe
 
Kur zilja bie në derë,
dihet  alarm bëhet në shtëpi,
për rëndësinë e mysafirit të ardhur,
mimika tregon kush është ai.
         
 
O zemër, o mall, o vatër, o këngë, o zjarr…
 
O tokë e përgjakur nga shekujt,
O vend i të parëve të mi,
O diell që ndriçon përmbi qiej,
O vend i shqipeve – Shqipëri! 
 
O mall i mbledhur ndër njerëzi,
O vatër, ku prehje fal ti
O zemër, që rreh mbi çdo dashuri,
O vend i shqipeve – Shqipëri!
 
O këngë shpirti, burim jete,
O zjarr i endur ndër legjendë,
O më i shenjti ndër të gjithë,
O vend i shqipeve – Shqipëri!
 

Kosovës martire
 
Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshëtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut  prore  ka thirrur.
 
E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun  e huaj
 
Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.
 
Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.
 
Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar. 
 

Oshëtimë e largët nga gjumi na zgjon
 
Vendlindjes time, Malëshovës
 
Fshehur mes malesh, ku mjegulla zë fill,
tutje horizontesh mendja fluturon,
malli i nxituar përherë në kërkim
për lisat, zallishtet dhe ujërat e ftohtë…
 
Si zogjtë shtegëtarë humbëm, s´di ku,
të lamë të vetme, ikëm të gjithë,
Rrënimi si korbat, turret egërsisht
të kthejë ç`të mundë, në pluhur dhe hi.
 
Fjala më e parë të mat me “dikur“,
ç`vlen, kur të heshtur shikojmë sot,
Askush s´mbart mallin tënd të gjerë,
t´i flasim, ta prekim, të shkrihemi në lot.
 
Madhështia jote shkrepëtin rrufe,
oshëtimë e largët nga gjumi na zgjon,
Malli i mbledhur na fton të gjithë 
Të të ngremë nga heshtja, nëna jonë, Malëshovë!

 
Me shpirtin, përherë në fluturim
 
Mikut tim, Frederik Reshpes
 
Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtëror në gji.
Me zemrën mbetur peng atje
tek i shenjti,
             liqen turfullim.
 
Ti ike, pa thënë  asnjë fjalë,
i lodhur,
           i mundur nga dhimbja.
Me brengën e nënës së thinjur 
nga vitet e vuajtjes së poetit.
 
Ti humbe rrugëtimës  pa kthim,
me të vetmin ëndërrim në shpirt,
me të vetmen pasuri që kishe,


Dorëshkrime dhe copëza poezish. 
 

Ti ike larg, si era,
në të  përjetshmen paqe,
                                    ngadhënjim.
Me sytë e shpresës tek e nesërmja,
me shpirtin, përherë në fluturim.
Poemthi i kuajve të bardhë
 
I

U mendova një mbrëmje 
me vështrim nga yjet.
Hëna hidhte zbehtësinë mbi mua,
nënqeshte  pafajësinë e shpirtit treguar.
 
Mendova një çast 
ta përbuz këtë rreng të heshtur;
mendova një çast 
ta përbuz këtë imazh të rremë.
 
Qetësi!
Çuditërisht vetëm  qetësi,…
S´dihet ç’ ëndrra bredhin 
në shpirtin e njeriut!
 
Krahë menatorë shtrihen ngadalë
të lodhur,
             të verbër,
                        plot mistere.
Rendin pas natës së kuajve të bardhë.
 
 
Kjo është nata e kuajve të bardhë,
Natë,
Premierë e përhershme,
Premierë që s’di të reshtë.
 
II
 
Lëmshe mendimesh 
pleksen diku,
orvaten honeve,
ngrehinave të pafundme labirinthesh.
 
Shumë zgjidhje fal momenti.
Më vonë një e vetme,
në fund asnjë.
Treten si hije shiritave të prerë.
 
III
 
Dita agon…
Sklepat zhduken 
nga sytë e përgjumur,
Natyra përreth 
shfaqet në mjegull,
cicërimat e zogjve
 rikthejnë buzëqeshjen.

IV

Shkruaj për dashurinë.
E kush nuk ka shkruar 
për të në këtë botë!?
I pari nuk jam,
por as i fundit njeri.
do vijnë Të tjerët,
e të tjerë do shkruajnë ,
plot nostalgji të  gjelbër.

KORSI E HAPUR (ESSE)

Agron Shele
 
Një shpalosje universale vlerash
 
   Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi vlerave reale kanë mundësur sot koncepte dhe ide nga më madhoret,kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura,kanë paracaktuar modalitete bashkohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi.
Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“ Antologji poetike e Krijuesve Pegasi dhe autorëve të tjerë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme të botës),të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja,arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.
   Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm,por erdhi si rrjedhojë e  përvojës  10-vjeçare,e shtrirjes së  Lidhjes “Pegasi“brenda dhe jashtë vendit,e komunikimit  me simotrat e tjera letrare të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet,e shpalosjes universale të vlerave i cili është bërë evident dhe mjaft sinjikativ.
   Është e çuditshme por dhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet internetit,të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare,shkëmbejnë eksperiencë dhe hulmutojnë prurjet dhe gjetjet e reja ,debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore,konturojnë idetë dhe profeksionojnë stilet.
   Le të bëjmë një anlitikë të shkurtër të antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri,nga një kulturë tek tjetra,nga një ndjenjësi në një ndjenjësi tjetër.
   Pse e shtroj këtë paratezë të nderuar kolegë?
Për shumë arsye të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një letërsie ndryshe
•        -Letërsi që është domosdoshmërisht e aplikueshme në vende që kanë pasur  probleme çensurimi Shqipëri,Kosovë.
•        -Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë.(Komunikim që realizohet për herë të parë në letërsinë shqiptare pasi përfshihen rreth 84 autorë të ndryshëm të huaj)
•        -Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (Përfshi 22 vende të ndryshme të botës që përfaqësohen denjësisht)
•        -Letërsi komunikuese,dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.
   Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë,projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta  dhe në eventualitete të ndryshme.
   Ç´duhet të kuptojmë me elmentë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike:
Është më se e kuptueshme që elementët bazë që treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë duhet:
•        -Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret   Shqipërim+ruajtje kompozicioni +ruajtje mesazhi) perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Lidhjes së Shkrimtarëv e të Botës ,Salaminë ,Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve.
•        -Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj.
•        -Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.
 
  Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si Teresinka Perriera Kryetare e lidhjes Shkrimtarëve të Botës IWA (USA)Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali),Adolf Shvjedçikov (Rusi),Kristina Santos Akeza (Brazil),Dr Ashok (Indi),Hju Çi Çeng (Kinë),Benard Xhekson (Angli),Armando Roje Leon (Marok),Goro Ihara (Japoni),Çan Sirisuit (Tajlandë),për të ardhur tek poetët Grekë Dimtris Kraniotis Kryetar i Lidhjes Poetëve të Globit WPS,Dinos Kubatis,Panajota Zaloni ,kandidatja për çmim nobël Nadia Çela Pop (Rumani),autorët kosovarë Kadrush Radogoshi,Rushit Ramabaja,Muharrem Gashi,autorët e Lidhjes Pegasi që përfaqësohen kryetarin Kristaq Shabani,Petro Dudi, Iliaz Bobaj,Dashamir Malo,Trifon Dafa,Izet Çulli,Enrieta Sina,Lumo Kolleshi,Sinan Vaka,Dhimitër Miti,Anila Mihali,etj.
   Kjo konglomeratë autorësh të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare,dhe këtë gjë e vërtetoi më së miri shkëmbimi i informacionit nëpërmjet postës elektronike nga ku shumë kolegë të nderuar të huaj të cilët në këtë antologji poetike flasin shqip,kanë dërguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnë për të tjera inisiativa të tilla,të cilat dhe përoja e tyre e gjerë nuk i kish përcjellur më parë.
 
   Duke cituar një ekstrakt të shkurtër nga kjo antologji ku theksoj se:
 
“Poezia është vetë magjia
 Poezia është flirt i shpirtit
 Poezia është muzë mbi muza”
 
Mendoj se kam shprehur percepetimin e vërtetë të poetit global.
    Së fundi mendoj se “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve të cilët përbrenda mendimit të tyre kanë nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar mbarënderkombëtar.

Lamtumire kohe!



Aida Dizdari





















Aida u lind ne vitin 1981 ne qytetin e Durresit ku ka kryer arsimin e detyrueshem si edhe ka frekuentuar shkollen e mesme "Naim Frasheri" ne Durres, se ciles i detyrohet shume per sa i perket pergatitjes se saj si shkollore ashtu edhe jashteshkollore. Ne vitin 1997, Aida fitoi nje burse studimi dhe si rrjedhoje u diplomua prane "Red Cross Nordic United World College" ne Norvegji. Tani ajo studion ne Fakultetin e Shkencave Nderkombetare e Diplomatike prane Universitetit te Triestes ne Itali.
Aida ka filluar te shkruaje qe ne moshe fare te vogel kryesisht ne gjuhen shqipe. Pervec publikimeve sporadike neper gazeta dhe atyre online, ajo nuk ka botuar asgje te rendesishme deri tani, por se shpejti ajo do te dale neper librari me nje dialog poetik, frut i nje bashkepunimi me poetin Artan Hasani.

Nje cast reflektimi

Karkasat e njerzve te dikurshem cirren shkretetirave
ndersa njerez therrasin korbat, t'i mbledhin nje me nje
qe valesh
njerez te tjere te vijne
e te ngrene kollonat e shfajesimit e perligjjes...
Nuk i kam marre vitet e mia qe te veshtroj ne heshtje...
Por teksa therras
zeri me vjen i dobet,
gati i padegjueshem
dhe veten qe cirret
e degjoj vetem une...


Une dhe Une


Gishterinj lozonjare ne barkun e dheut,
dhe velloja jote e nuserise perdhosur ne zhurmen e trafikut... 
Lulet e portokallit ndotshem bien...
Te veshtroj,
ashtu sic veshtrohen lumenjte qe rrjedhin 
dhe shiu kur bie i qete:
ti altaresh te bardhe ecen,
e sigurt...
vete...
E shoh token mbi ty                
dhe lojezen e trupit tim qe rreh...
Ti ecen e me hapa shtremberon
ate qe m'eshte me e shtrenjte.
Duhet te te godisja me nje veshtrim,
duhet te te hidhja perdhe,
por ti fluturzonje me iken e me shket,
ti shkon drejt aromes se re.
Jashte teje lebetitem pranimesh,
jashte teje therras e ulerij!
Ti nenshkruan te ardhmen time,
te ardhmen tende tani...
Gishterinj lozin me barkun e dheut,
ti luan me shpirtin tim...
velloja jote e bardhe fshin dheun,
velloja ime nxin.
Ti uni im i jashtem qe qesh,
une uni yt pelegrin...
Ti stoike ne ecjen tende
une stoike ne ulerime.


Pa fjale


Gjumi ka rene mbi mua, i bardhe
e fjale me s'kane mbetur, te tjera fjale...
Goten te mbushur gjysem shterngoj ne dore,
nje enderr te bukur kam pire te tjerash ore...
S'ka me sekrete per ty tek rri shtrire,
prej gotes me sublime kete mbremje ti ke pire...
Shternguar ne lendinat me te gjelbra mban tani nje flutur,
te vyer, sic e quan, e te bukur...
Pergjakur, burbuqe, ne krahet e tua dergjur rri.
Petel me petel ia puth ti kryet tani.
Gjumi ka rene mbi mua, i bardhe...
fjale, me nuk dua, te tjera fjale...


Makth


Endja ime ulet ne prehrin tend
e me gishta mjegullime te prek     gjoksin...
Perkedhel...
Gjumit peshperitje...
Te dua!
Te dua!
Te dua!...
ne tjeter gjuhe,
ne tjeter vend,
te tjera krahe...
Dy puthje...
Lamtumire kohe!
Veten e kam terhequr zvarre
muajsh te thate
ku buze te zverdhura
zgjaten puthjesh te mohuara.
Asgjeja u lind.
Brenda hereve kur une u dergja me dhembje
ti u fshehe ngadale...
Atehere une mbeshtetesha pas teje
pa e ditur se kembet qe me mbanin
qene te miat qe ne nisje...

Pas çdo dështimi...


Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. 
Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë,  por vallja dhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.
Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). 
Yllka Sheqiri

Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë  botuese Verbum ndërsa më 2008  është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.
Yllka Sheqiri, poete, studente  e dramës,  filmit dhe skenarit është një krijuese që premton  shumë  jo vetëm në fushën e  letërsisë,  por  edhe  të  dramës  e të filmit. 
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë.  Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj “Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut.

Shpirti ynë – dritare e hapur


*   *   *

Nganjëherë qanë njeriu për jetën
Ankohet
Që është i vetmuar

Fati ju ndodhë të tjerëve
Befasishëm
Por 
Kjo s’na ndodhë
As ty as mua 

Ne i takojmë grupit
”Njerëz të dështuar”
Thellësinë e ndajmë
Dhe hapim një dritare
Pas çdo dështimi
Ne jemi të sprovuar
Për të shpresuar
Ndoshta fati që vjen nganjëherë
E gjenë shtëpinë në të paharruarin shpirtin tonë 
Dritare të hapur

©Yllka Sheqiri

 

*   *   *

Të gjitha lojërat përfundojnë
Disa janë më të gjata nga të tjerat
Mirëpo përfundojnë
Me fitues dhe humbës

Pse je aq i befasuar
Që  ka përfunduar loja dashuri 
Dhe që humbës je ti?!

©Yllka Sheqiri
 
*   *   *

Princesha deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje 
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye 
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi

©Yllka Sheqiri

 
*   *   *

Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.

Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!

©Yllka Sheqiri


 
*   *   *

Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes. 

©Yllka Sheqiri

Shënim: 
Këto pesë poezi janë marrë nga libri në gjuhën suedeze ”Men” ( ”Por”)  i Yllka Sheqirit. 

...hidhni farën jepni gji e gjak...




Qerim Raqi ka lindur më 22.mars 1965 në fshatin Dardhishtë të Kastriotit (ish Obiliq). Ka studjuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin filologjik në Prishtinë. Në halmstad të Suedisë ka studjuar programin studimor Kultura dhe Komunikimi , me orientim të ngushtë Letërsi komparative. Ka botuar librin me poezi ”Gjak në mallin tim”,  ”Era ” Prishtinë,, 2010. jeton përkohësisht në Varberg të Suedisë. Punon mësimdhënës.



SONET SHEKSPIRIAN I FUNDSHEKULLIT

Gjaku do t´na mallkojë na përfshiu zezona
qielli do t´ mërrolet nxihet në t`ziun mot
varret do t `qohen peshë thirravajeve tona
si fantazmë Hamleti         o Zot

në konak të huaj do t´i bëjmë jetëvdekjet
gjuha do na lidhet nyje malli të na mbytë
tej Urës së Qabesë ashti do na mbetet
derisa vetveten ta hamë të na mbesë në fyt

i akullt këtu dielli buka shumë e kripur
ankthi s´na lë të qetë shpirti na kjason
kur emri t´ na tretet qenia t´na ketë ikur
ndërgjegje e vrarë dilemën tonë shalon:

në atdhe të vriteshim në betejë nga një plumb
a këtu të vdesim nga malli të bëhemi shkrumb?


PRAP KOLLI I KEQ

në qiellin e hirtë, në pejsazhin gri
qentë pas shpinës kafshojnë emrin tonë
në lëkurën e ethëshme, në t´thyerën bri
prap një koll i keq me vjeshtën e vonë

gjaku pëlcet në revoltë zë e ngrihet
se një natë një shekull kishte fjetur
nga ashti pikon loti rrënja mpihet
në herbarium lulëkuqja e etur

një fetus me mjekërr pjellë në fund të verës
don të përbijë globin si një kokërr rrush
e korbi i zi flatron mbi prag të derës
gacë e m`buluar n`mes hirit me prush

dicka po na e zë frymën në rrënjë në farë
t`ía vëmë njëherë durimit litarin në fyt
t´mos na pëlcasë emri si kripa në zjarr
që vetvetës mos t`ia nxjerrim sytë.

           (janar, 1992)


SIMFONIA E GJAKUT

kur valle e vdekjes
përfshin atdheun Prekazin
jasharajt
me breshëri plumbash
shkruajnë
alfabetin e qëndresës
vdekja bëhet lirikë gjaku
në cifteli këputen telat e durimit
njëri tel akordohet në dhembje
tjetri në krenari
gjaku ngrihet në këmbë
kacakqe jasharqe krisin krismat
isove partiturave atdheut
epika ikën nga librat fjalët
”shumë po ndrin ky diell e pak po nxen”
këndon Hamza
yjet zbresin poshtë
në kullën e jasharajve
këmbëkryq ulet epika vetë Shabani
legjenda nxjerr flakë nga goja
dhe hynë drejt në histori
dhjetë dymbëdhjetë njëzetedy yje bien
shkrumb sofrës së atdheut
pëllumbat e gjakut
në mur epika
merr sharkinë e Hamzës
gjysmëdjegur këputen telat e dhembjes
njëri tel i akorduar në krenari
tjetri në dhembje këputur
Ademi për një oktavë më lart
shtrëngon telat e qëndresës akordit të gjakut
në flakë kënga në flakë vdekja
ndërgjegjës sonë i japin shkollë
shkruajnë me plumba në flakë
alfabetin e qëndresës
dhe këndojnë
jasharajt
kur vdesin në këmbë
vdesin bukur
lindin kur vdesin
duke kënduar
simfoninë e gjakut


FËMIJËT  E FLAKËS

S´dinë asgjë për Prometheun
e janë gjysmëPromethe

vrapojnë portave të qytetit tim të djegur
kryeneq varfënjak luajnë lojën e zjarrit
(kohë zjarri është tani)


ja si u bëka jeta në flakë
lindja si u bëka në flakë vdekja
koha ua vjedh qeshjen

dhe s´dinë gjë për Prometheun

krejt jeta në flakë në flakë vdekja 
para pragut të shtëpisë ngrin buzëqeshja
fëmijët ikin prej kohës sfidojnë të mëdhenjtë
struken thellë në prehrin e historisë

natës së shekullit sogje i bëjnë


VITET PA TY

vitet, padiktueshëm
hanë vetveten, hyjnë
në vrimën e zezë

universi im tkurret
në një pikë
vetmia

thika të dhembjes
më hyjnë në asht
kthetrat e mungesës sate

gati sa nuk vdes
nga malli
pëlcas


GJEOGRAFIA E MUNGESËS

po e fshin vetveten nga harta, e dashur
lumin po ndal, burimit
ia mbyll derdhjen

po e gërryen dheun nën këmbë
rrëshqitja jonë shtratin si po e shtron
dalëngadalë fundos Kepin
e Shpresës së Mirë

po e fshin
nga harta ime, vetveten
e dashur po më del nga kufinjtë

përtej mallit po më rrëshqet
gropëzave të zhgënjimit
po merr thua,
gjak po më merr në krua

e dashur
po fshin vetvetën
nga harta gjeografinë tonë


NË SYTË E TU

në sytë e tu
kam lexuar më shumë
se në tërë letërsinë botërore

në shpirtin tënd
luftrat e të gjitha luftërave
i kam ndjerë

në heshtjen tënde
të gjitha heshtjet e botës
kanë rënë si perandorët

në fjalën tënde
të gjitha shpresat…


ALFABETI I SHPIRTIT

po t´i lë të gjitha, e dashur
ja ku i ke
të gjitha
fletët, librin, lapsin,
ditët
gjithcka
që shkruhet dhe më shkruan
merri e lexo në mua
ja gjuha ime,
shkronjat e lodhura
shpirtit tim lexo
hieroglifet, alfabetin tim
më lexo e dashur
merr sytë e së vërtetës
vendosi në zemër lexo hapur
nga e majta në të djathtë
nga e djathëta në të majtë
v
e
r
t
i
k
a
l
i
sh
t
më bëjë fjalë-kryq
më shumëzo në katror fjalën
e shpirtin, gjeometrinë time
jam faqe libri, kapitull i vjedhur
fytyrës sate, syve të tu
ja ku më ke, të tërin
shtypur në shenja, pergamenë
nëse di të lexosh shpirtin tim
dhe më gjyko pastaj pa fjalë
lexo në daq digje gjuhën time
alfabetin tim kapitull i grisur
i prozës sime absurde
dhe më gjyko…


DITA E GJYKIMIT

po ekspandon
a po tkurret
universi?

kohëhapësira
në vezën e vet kozmike

shkojmë para a prapa
në tkurrje a expansion?

me hapa gaforresh
në guacën tonë
a me shpejtësi drite
në shpërbërje?

do takohemi të gjithë
në një pikë vlimi
në vrimën e zezë
Ditën e Gjykimit

Po ekspandon
a po tkurret
Universi im?


PUTHJA E JUDËS

merreni
ja ku e keni
prejani kryet mashtrimit
këputjani kryet Pilatëve e Mojsiut

prejani
me sharrë dhëmbët kafshimit
tradhëtisë ngulni thikat
kopilave të mohimit
jepni helm

hudhjani qenëve
kockat e tradhëtisë
kuajve të harlisur të Judës
prejani trojat

shurdhoni trokun
kobit e Korbit
të Alan Poe-së
qiellit të përflakur tokës së djegur
hidhni farën jepni gji e gjak
pëllumbave pelikanë
a Feniks bëhuni
të gjakut

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...