Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/08

BESELIDHJA E LEZHES AKT GJENIAL I UNIFIKIMIT TE SHQIPETAREVE!



Nga: Fatos Ashiku
2 Marsi i motit 1444 shenohet ne histori si dita e suksesit. Nese bashkimi i forcave perben faktorin vendimtare te suksesit, kjo eshte dita qe i dha udhe tere asaj epoke te lavdishme , ku Shqipetaret shpalosen tipare te qarta madheshtije , si: qendresen, heroizmin ,pathyeshmerine dhe fitoren duke i dhene tipare Shqipetare nje epoke te rilindjes Europiane. Ajo si ngjarje e shenuar dhe e vecuar ,solli ne nje pike kulmore ndjesite me te vyera te nje populli aq te lashte dhe me tradite qe ishin paraardhes iliret dhe Pellazget. Ajo si ngjarje me pasiojat e saja mese tre dekadash ,la gjyrme te pashlyeshme mbi ardhemerine e Shqipetareve si pikenisje e mjaft levizjeve, kryengritjeve dhe zhvillimeve me karakter kombetare. Ajo ishte nje fidanishte e kombit Shqipetare ngaku shume ide dhe perfundime i gjejme te gateshme :te njejta sikur edhe per kohet me tej deri me castet e tanishme. Sa here idete gjeniale te kesaj ngjarje u asimiluan dhe u bene shembull frymezimi aq here Shqipetaret ja dolen te jene te sukseseshem.
Ideja gjenjale e unifikimit te tere faktoreve dhe aktoreve politike te kohes ne nje beselidhje ishte dhe mbetet :nje ide madheshtore e tille qe e mbart tere vitalitetin e suksesit Shqipetare. Duke qene te tille te unifikuar ju dual te perballohen tera pikepyetjet dhe dilemt e kohes perballe nje pushtruesi aq te madh dhe barbare aq sa pushtuesit mebeten kurdohere te tille. Aresyet e mos suksesit dhe bjerrjes morale te shoqerise se sotme Shqipetare duhen kerkuar pikerisht tek mos realizimi i ketij mesimi te madh historik. Eshte paturpesi dhe deshtim i madh, qe :duke pasur ne kurmet morale te historise ngjarje te tilla madhore me peshe Eropiane te mos i shikosh ato ne driten e syrit duke mos i bere bisht per te kapur ate objektiv qe ajo kishte.
Aktualisht : ajo cfare perjetohet permes nje butaforizmi mjeran te shtreses se pushtetareve klanore ngjarje te tilla sherbejne si farsa per te kaluar rradhen duke u hequr paksa patriote ne sy te popullit qe shkon drejt degradimit. Nese integrimi Shqipetare nder ato mote behej: permes nje qendrese per te mos humbur lirine dhe pavaresine ,sot integrimi si proces unik duhet ideuar dhe bere: duke sfiduar qeverisjen klanore ne sherbim te nje qeveisje me baze te gjere kombetare me perfaqesim trevash, e tille qe na bene unike dhe te sukseseshem, sa per nje qeverisje me standarte aq edhe te sukseseshme perkunder konkurences dhe tendences per asimilim qe gjindetr ne kater te gjashtat e shperndarjes se Shqipetarevet ne shtete aspak per Shqipetaret.
Te besh lidhje me objektivin madhore te Beselidhje se Lezhes duke e shpallur objektiv si integrim bashkimin Shqipetare jasht zhvillimeve te brendeshme eshte e njejte sikur GjRGJ kASTRIOTI tu kishte kerkuar Princave Shqipetare lidhje bese per cdo gje [por jo per ate cfare e deshmoi. Eshte absurd dhe paradoks: qe do konsiderohet’ Nul ‘ nistorik qe te anashkalosh nje unifikim Shqipetare e nje bashkim te brendeshem duke e rriskuar ate me nje bashkim tjeter qe sido ,nuk perben rrjedhoje te natyreshmerise mbi te cilen jane ngritur dhe funksionojne kombet dhe popujt si pjese e diversitit njerezore.
Te mos jeshe i bashkuar nder vete eshte nje papergjegjeshmeri morale dhe nje deshtim i madh me pasoja tragjike nderkohe qe nje bashkim europian sa utopik eshte edhe nje alibi qe sherben per te fshehur aresyet e verteta te ketij mosangazhimi .
Se sa serioze dhe te gateshem jane keta per ta respektuar idene e bashkimit si divize dhe mesim i beselidhjes se Lezhes , mjafton te hedhim veshtrimin mbi ate cfare ngjau:
-Mungesa e kreut te shtetitne festimet e pervjetorit te 568 te Beselidhjes se Lezhes ishte gjhithsesi rrethanave: nje sinjal i qarte i vijimesise se nje politike percarese dhe nje mentaliteti bajraktare dhe klanore i qeverisjes, nje mungese e theksuar e pergjegjeshmerise mbi bazen e te cilave hapa te metejeshem kerkojne zhvillime integruese dhe ispiruese te popullit per te cilin gjinden te paguar. Njekohesisht kjo gjendje e ben me imperativ nje mobilizim te vete levizjes popullore per ta zhmontuar kete tendence famekeqe e tille qe na kerkon nje unifikim sa me te shpejte per ti dale Zot vendit. Sa me pare, per ti kthyer legjitimitetin pushtetit te votes se lire te popullit Shqipetare e tashme me nje objektiv final: Nje qeverisje unike kombetare me perfaqesim trevash e tille qe e ben nje platforme unike integrimi dhe zhvillimi per tu perballur me tendencen asimiluese ne kuader etnokulturore dhe per ti kthyer Shqipetaret nje kreature te denje njerezore.
RROFTE UNITETI DHE BASHKIMI MES SHQIPETAREVE!

MESAZHI QE PERCJELLE EPOPEJA E LAVDISHME E FAMILJES JASHARI!



Nga: Fatos Ashiku
Natyrisht ajo qe ngjau ne Prekaz te Drenices me familjen Jashari eshte nje epope, qe rradhitet ne analet e historise sone kombetare ,ngaku nxirren mjaft perfundime per ate kohe dhe ardhmerine. Mesazhi me kuptimplote i cili sherben per te kuptuar shkaqet per te cilat u vendos te behej flijimi eshte i tille ,qe e perligji dhe e ruajti ate si nje nga ngjarjet me prekese dhe domethenese te historise se koheve te sotme. Ishin tera motivet qe i kane shtyre kurdohere trimerite e mjaft heronjeve dhe deshmoreve ato me te cilat mbruhet edhe kjo qendrese dhe epope e permasave te paharrueshme .
Ajo qe sjelle si mesazh te theksuar kjo date e shenuar historike e 5 Marsit sa vjen e behet me i qarte edhe madhore eshte fakti: se i duhej qendreses Shqipetare nje pike kthese ,ngaku gjaku i derdhur te sherbente per nje shtyse madhore per te shkermoqur dhe vene ne levizje ,ate ‘statuko’ e cila ne heshtje kishte ngulur rrenje pushteti i sllaveve. I duhesh levizjes kombetare ne teresi ,qe te dilte nga dilemat per te kendeveshtruar ne nje pike takimi historik.
E pra! Nese kjo e coi Heroin e saje , heroin tone nder me te spikatur te kombit Shqipetare Adem Jashari ne kete trajte ne kete pozite dhe perfundim, nuk duhet konsideruar, si nje teke dhe premise individuale, por si nje domozdoshmeri historike
e cila na kujton serish se kerkon te njejta sakrifica. Nese flijimi i tere nje familje e cila u gjend jo rastesisht e pranishme sherbeu si thyerje e tabuse se pa thyeshmerise se regjimit Serb per ti dhene hov nje frymemarrje masive. Tashme patriotet e ndereshem qellim mire qe i frymezon ndjenja atedhetare dhe kombetare duhet te bejne flijim, sa lidhjet anakronike me te shkuaren ,aq edhe te kapercejne mbi nje ‘statuko’ e cila po hedh serish spirancen ne malet tona te qendreses.
Nje statuko e tille qe na mban lidhur mjaft pa denjesisht drejt nje hezitimi per unifikim. Pra llogorja e sotme, kulla e Prekazit , Keshtjellat legjendare dhe tane kulmi i qendreses Shqipetare kerkon minimumin e kesaj: per ta bere levizjen kombetare nje te vetme per nje qellim dhe vendimarrje unike .Ku kerkesa e mbare nje populli per bashkim te marre udhe permes nje konfirmimi unik kombetare.
Nuk duhet e qe nje 5 mars tjeter sa edhe nje 28 Nentore ne kete 100 vjetore te na gjeje pa realizuar ne masen e nevojeshme unifikimin e levizjes kombetare popullore. Krahas kesaj kerkese historike qe mbetet per te tane kush e gjen veten ne te , Beselidhja e Re kombetare Shqiptare rithekson gatishmerine per te pritur ne gjirin e saje kedo: qe eshte i gateshem dhe e gjen veten ne platformen unike te bashkimit, kjo si rezultat sic e kemi theksuar pasi kjo Beselidhje ashtu edhe si tradite e me hereshme nuk eshte thjesht nje organizate por vendi ku organizatat behen unike .
Lavdi deshmoreve dhe te reneve te familjes ‘Jashari’
Lavdi e perjeteshme Heroit Adem Jashari
Lavdi Herojve dhe deshmoreve te Atedheut!
Beselidhja e Re kombetare Shqipetare

Përparim Hysi: “Pulëbardha” që vdiq në ranishten e saj (esse)




                 ( Duke kujtuar “Krishtin” e poezisë, Ndoc  Gjetja ) 

Pas dy ditësh,është 9 mars.Më 9 mars 1944,ka lindur “Krishti” i poezisë,Ndoc Gjetja. Thonë që ka vdekur,kurse unë nuk jam i atij mendimi.Përkundrazi.Ka dy arsye ku kundërshtoj ata që thonë për të që ka vdekur. Së pari,Ndoc Gjetja është Poet nga më të bukurit.Po vallë a vdesin poetë të tillë? Së dyti,qoft në pamje,qoft në shpirt ai qe si Krisht.Në nuk bindeni,faji nuk është imi. Provoni ta shihni një fotografi të tij,që  e ka bërë kolegu,miku,poeti,esseisti,publicisti në zë,Kolec Traboini dhe menjëherë do më jepni të drejtë. Ndoc Gjetja qe lezhian dhe kjo ,veç tjerash, më shtyn që t’i them dy fjalë për të. Për të janë shkruar aq e aq,por unë po mundohem të them mendimet e mia.Dhe aq.Se dhe unë “jam” nga Lezha…






                                             *     *    *
Në të vërtetë unë jam nga Fieri.Pra,jam myzeqar,por atje,në Myzeqe, ka një thënie që thotë: -Po pive 40-sapllake me ujë në një vënd,atëherë je vëndali. Unë kam qenë tri vjet të mira në Lezhë dhe i kam pirë me tepricë ato”saplaket” që numërojnë në Myzeqe,kështu që kam të drejtë të quhem”lezhian”. Veç një gjë u them lexuesëve,kur kam qenë unë në Lezhë,Lezha jo vetëm qe qytet i vogël,por nuk kishte asnjë poet. I vetmi poet kishte ardhur nga Tirana (i kishin prerë veshin se kushedi se ç’kishte”bërë?!”-kondra partisë,sigurisht )  dhe ky qe i ndjeri Aleksandër Banushi. Ky qe dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Lezhë. E mbaj mend mirë se qe në juri kur,ne si repart ushtarak së bashku me rininë e Lezhës,dhamë një shfaqje mikse.

Atje unë recitova dhe u çmova për poezinë “Devoll-Devoll” të Dritëroit.Në juri,veç të ndjerit,poetit Aleksandër Banushi,qe dhe sekretari “veterani” i rinisë,shkodrani nga Lezha,Skënder Beci dhe tjetri që plotësonte treshen e jurisë,qe i apasionuari dhe njohës i mirë i letërsisë,doktor Apollon Gjebrea. Që të tre i kujtoj me përmallimse për të tre ruaj përshtypjet më të miras.Doktor Gjebresë dhe Skënder Becit u uroj jetë të gjatë.Lezhianët të më ndjekin në rrëfimin tim dhe t’më korregjojnë. Orkestrën e drejtonte fizarmonicisti virtuoz Agim Velaj dhe ndërhynte,gjatë shfaqjes mikse,me këngët e Vaçes,këngëtarja Çlirime Duhani që,me sa mbaj mend,punonte mësuese.

Për lezhianët kam dobësi.Janë fisnikë:me burra e me gra.Kujtesa ime vjen duke u shterur,por nuk harroj kurrë bujarinë e tyre dhe shpirtin e madh. Për ta mund të ulesha e të shkruaj faqe të tëra,se kot nuk”jam” nga Lezha.

Në Lezhë kam njohur trimërinë e priftit katolik (atij që kishte atë vilën,në krah të djathtë kur lije urën e Drinit e shkoje për Shkodër). Pa ia bërë bef syri,urdhërit të partiakëve për të hequr kryqin mbi vilë,iu përgjegj:-Kurrën e kurrës.Dhe kur”vulnetarët e qoft largut” hipën dhe e hoqën kryqin mbi vilë,ai (po mos ka brirë trimëria?!)  :- A,e hoqët,a?

-I thojni partisë se unë kryqin e kam çetu!!!  (dhe shënoi mbi zëmër). Vallë, a mund të harrohet një trimëri e tillë? Dhe kjo ndodhi në Lezhë. Në Lezhë kam qenë dhe kur arrestuan atë”priftin e rrezikshëm”,agjent të UDB-së e Vatikanit,pasuesin e Françeskut të Azisit dhe dishepullin e ma të madhit Françeskan  Shqiptar,AT FISHTËS.At Zef Pllumin. E si mos me ken prej Lezhe?!!!
                                             *   *   *  
U zgjata disi,por buka që kam hangër më del prej fytit,po e harrova Lezhën. Por tash e kam fjalën për Poetin e bukur,Ndoç Gjetja. Ka ndodh me mua po ashtu siç tregon De Rada për Milosaon. Ky, Milosao , pas do kohësh kthehet në vënd të vet (qe djali i sundimtarit të Shkodrës) dhe hasë në bukurinë e Ritës.Shkëmbehet ky dialog:

-Bilë,e kujt je ti,moj vashë?

-Jam e bijë e Kallogresë!  ,uli ballët e zbardhuar.

Mandej Milosao,thotë:-Në katundin tonë vashat,nuk i gjeje kaq të hijshme.
I solla këto vargje,për të thënë,një të vërtetë të madhe dhe po aq të bukur.Unë kam qenë në Lezhë nga viti 1964 deri në fund të vitit 1967 dhe atëherë nuk kish asnjë poet. Kur befas,Lezha shpërtheu me  talentet në poezi që,fal talentit dhe fjalës aq cilësore poetike,pothuaj,”pushtuan” Tiranën. 


Pa tjetër ( ma merr mëndja që askush nuk ma merr për njëanëshmëri) ,por më i bukuri,më fini,më  i drejt përdrejti,ka qenë Ndoc Gjetja.Pas tij,si bekim erdhi Rudolf Marku dhe Preç Zogaj. Aty pas mesviteve 75,erdhi devolliu Agim Isaku dhe”shkolla poetike” e Lezhës u bë e gjithë fuqishme. Qe çudi.Lezha,para të gjithëve,dhe,mandej,në disa qytete të vogla lindën poetë me emër.E tillë qe Lushnja ku Faslli Haliti,Visar Zhiti,Fatbardh Rustemi,Bujar  Xhaferri apo uniku Sherif Bali zunë e po derdhnin mjaltë poezie të vërtetë.Por në Lushnjë,Faslli Hallti u dërgua të hapte kanale,kurse Visar Zhiti drejt e në burg.
                                                   *    *   * 
Ndoc Gjetja e “pushtoi” Tiranën jo se kishte krah të ngrohtë,por saj vargut të tij.Por Tirana qe ca”qibare” me të ardhurit.Qoshenë e kishin ata,të partisë,që kishin “shitur shpirtin” për fat të keq.Dhe Gjetjes i dhanë të drejtonte revistën “Skena dhe ekrani”. As që do  merrem,për kthesën dhe punë cilësore të kësaj revsite,ku Poeti qe zëri i parë,por dua të them një të vërtetë pak të veçantë të këtij Poeti. 

Ndërsa njerëzit dhe krijuesit,përgjithësisht,duan të “pushtojnë kryeqytetin”,Ndoci,përkundrazi:e la vullnetarisht Tiranën dhe u kthye atje,në Lezhën e tij të dashur.

Qe i varfër,por i ndershëm dhe,pse qe i tillë,e zgjodhën kryetar të këshillit të qarkut. Por poeti nuk është nga ata puthadorët e pushtetit;ai nuk e njeh përkuljen,temenanë made in turkoshake,por është krenar.Kur e propozojnë si “Nderi i bashkisë së Lezhës”,vuri re se ca”anëtarë” lanë mbledhjen (qe lënie me porosi) ,thotë:-E di nuk e kanë pasë me mua.
                                                  *    *    *
Kthehem e stërkethehem për të folur për Ndocin dhe asoasacionet nuk më ndahen.Por për të mos mërzitur lexuesin me këto fjalët e mia,ja tek po ju paraqes veç dy -tri poezi të tij,për të parë se kush është Ndoç Gjetja.

                Sikur
Ç’mrekulli do të kish qenë
Sikur të jepnin që sot dorëheqjen
Presidenti dhe çdo lloj ministri
Dhe ta merrte pushtetin  s h p i r t i…
                    Autoportret
Vëndbanimi: -Në Lezhë dhe mëndjen emigranti në yje.
                        Profesioni
Thurës ëndrash dhe mbrojtës besnik i tyre.
                   Gjendja civile
Mbetje teknologjike e adminsitratës shtetërore
se nuk diti t’u japë përkuljen e duhur eprorëve.
                       Gjatësia
E majftueshme për të arritur një ditë “mollën e ndaluar”
                      Titujt
I dekoruar njeri qysh në ditën e lindjes nga nëna.
                    Bindjet
Njeriun e bën të lumtur njeriu
                      Antipatitë
Burrat me grada dhe gratë me shumë tule të mëdha.
                      Simpatitë
Jezusi,Don Kishoti dhe Buda.
                     Frikërat
Shëndoshja e trurit,ujë,zjarri dhe turma
                     Besimi
Në kryqin e tij që mban përditë në shpinë
                         Pasuria
Driat e mëndjes me të cilën luftoj varfërinë.

Epitaf për veten

Këtu prehet ai që quhet Ndoc Gjetja
I cili pati ardhur gabimisht në botë
Nga vetja e tepruar bënte vjersha
Dhe gjithë njerëzit i quante shokë.

Pastaj e përcollën në banesën e fundit
Me shpenzimet falas nga bashkia e Lezhës.
                                   *    *   * 
Siç e shihni,nuk e shkrova të plotë.Qe kundra fuqive të mia.Poetët hyjnë pak tek profetët. Ata me zë dhe me grintë si Ndoc Gjetja qëllojnë drejt e në shënjë. Dy vargjet e fundit,sjell nga unë,kanë vërtetuar atë që tha Gjetja.

Ai vdiq i varfër dhe u varros me shpenzimet e bashkisë.Por,në të njëjtën kohë,për të dhënë më të plotë këtë poet unë nuk kam se si mos vë në dukje,se,në se pushteti,për arsye krejt iracionale,nuk e donte Gjetjen (kujtoni ata këshilltarët ligavecë që ikën kur votohej për nderi i qytetit),atë e donin dhe e duan qytetarët lezhianë,pa dallim bindjesh politike. 

Gjetja është i vetmi  (më gjeni një të dytë) ,të cilit biznesmenë lezhianë,me shpenzimet e tyre,i ngritën  një shtëpi.Se nuk kishte shtëpi ku të fuste kokën. Në vitin 1997 kur  i vranë të vetmin djalë, ceremoninë e ritet e përcielljjes,i bëri në shtëpi të botës. Lezhjanët janë fisnikë. Ata dinë ta njohin të mirin.Ia ngritën shtëpinë,por Gjetja nuk e gëzoi dot.Mejrisht ai vdiq,për të mbetur gjallë dhe i pavdekshëm përmjet vargjeve.

                                       *   *  *

Dhe në mbyllje,duke qenë “pak” lezhian,s’kam si mos vë re se Lezha tani  është si një zgjua bletësh ku rrjedh mjaltë poetikë,ku veç të sipërmëve, duhen përmëndur.Elida  Marku e Daniel Gazuli,Preng Jaku e Lekë Gjoka,Ndue  Deda e Armela Hysi (përkimi i mbiemrit është veç rastësi);Shpresa Kapisyzi,Dritan Mesuli,Edmond Kaçeli,Nikoll Mojsi e tjerë.(të më falin të tjerë).
Por mbi të gjithë si rruaza më e madhe në gjerdanin poetik të Lezhës ,pa dyshim,që është Ndoc Gjetja.

Me Ndocin ka ndodhur si me pulëbardhat.Ato shpjeri nga të duash,por një ditë do fluturojnë dhe do vdesin tek ranishtja e tyre.Dhe “Ndoci” atje është:tek “ranishtja” e tij që quhet Lezhë.Unë si”pak” lezhian veç mbiemrit Gjetja do t’i shtoja atë:Lezha! Provoni t’i thërrisni:- O Ndoc Gjetja ngreu se po të kërkon Lezha,dhe brof ka me dalë nga varri më i gjallë mbi të gjallët.Si në ballada. Tash po “fle” në “ranishten” e vetë dhe po bërtas:-Je i gjallë,O Ndoc Gjetja-Lezha…
                                   7 mars   2012

Reagime dhe polemika që sfidojnë të pavërtetat serbe të kohës?!



Nga: Naim Kelmendi
Naim Kelmendi

Reagime dhe polemika që sfidojnë të pavërtetat serbe të kohës?!

Në librin “Polemika shqip” (Prishtinë,2009), shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Flori Bruqi, spikat me sensin për të polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare, por të shkruara dhe të thëna në kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë.
Polemisti Mr.sci.Flori Bruqi, në blogun e tij virtual:”Foart Press” dhe në shumë web faqe tjera shqiptare dhe në gjuhë tjera botërore polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me “të vërtetën” e tyre publike, ushqenin opinionin vendor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.
Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që sipas thënies së njohur të akademikut serb Dobrica Qosiçit, është moral serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me pseoudopolitikë etj,por që këtyre, polemisti i mirënjohur shqiptar Flori Bruqi ua heq maskën me kundërargumente.
Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 ishte kryer krim kundër njerëzimit, apo shumë çështje të tjera, që nga pseudoshkruesit, pseudoakademikët, pseudointelektualët serbë të Beogradit, interpretoheshin ndryshe nga ajo që ishte e vërtetë e përmnjëmendët,Flori Bruqi i problematizon çështjet, kuptohet reagon pas shkrimit të atyre, për t’i ndriquar dhe për t’i vënë në vend të vet të vërtetat,apo për t’ua thënë secilës emrin e vet ashtu siç e kanë në të vërtetë. Sepse,krimi e ka emrin krim,shpifja e ka emrin shpifje,masakra e ka emrin masakër,e kështu me radhë.
Ky libër ofron mjaft material të polemikës,një zhanër ky,jo fort i lëruar në letrat tona të kohës moderne,por ja që, Flori Bruqi,reagon dhe polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe. Në të vërtet,ky libër ofron për lexuesin edhe mjaft reagime të tjera nga shkrues të ndryshëm në Blogun virtual”Floart Press” etj.Në këtë libër,jipet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptarë,me datëlindje dhe vende ku janë masakruar apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, nga ish ushtria,policia apo paramilitarët serbë. Kështu që edhe ky kapitull plotëson një anë tjetër të vërtetash, mbi krimet serbe në Kosovë, e që plotësojnë atë kriterin e polemikës argumentuese në raport me polemizuesin/shkruesin shpifës e falsifikator të vërtetash historike,politike /etj.
Shkencëtari dhe polemisti Flori Bruqi,reagon dhe polemizon duke mos dashur që t’i lë të heshtura çështjet,në të shumtën,atëherë kur ata, nga tabori i “intelektualizimit”serb, pa argumente, shkruajnë e gënjejnë, për çështjet, tashmë të njohura edhe nga opinioni botëror.

2012/03/07

Eduard Baladyr - Makiaveli në demokraci



...Populli shkon drejt atij që përpiqet ta joshë dhe jo drejt atyre që bëjnë sikur i nënshtrohen dëshirave të tij. Rrallë herë pushteti mund të fitohet rastësisht, apo të ta lënë konkurrentët.
Autori:
Eduard Baladyr
Titulli:
Makiaveli në demokraci
Përkthyesi:
Pëllumb Nako
Gjinia:
Mekanizmi i pushtetit
Çmimi:
500 Lekë
Nr. faqesh:
200
ISBN:
978-99943-39-78-5



...Populli shkon drejt atij që përpiqet ta joshë dhe jo drejt atyre që bëjnë sikur i nënshtrohen dëshirave të tij. Rrallë herë pushteti mund të fitohet rastësisht, apo të ta lënë konkurrentët.

Një pushtet i largët, indiferent, shumë shpejt do të shfaqet antinjerëzor, i panevojshëm. Po aq shpejt do të ngjallë krupë. Nuk do të vonojë edhe urrejtja për ta marrë me vete.

Politikanët luajnë një komedi, temën e së cilës e zgjedhin vetë.Asnjë nuk mund të shpresojë t'i bëjë bisht ndikimit të gazetarëve; ata e kërkojnë informacionin, e përzgjedhin. Kur kanë skrupuj edhe e kontrollojnë. E përsërisin deri në ngopje duke e transformuar në të vërteta të dukshme.Politikani ka frikë se mos virtytet morale janë veçse pengesa për suksesin. Është i besueshëm në fjalët që thotë? Do të gënjehet. I sinqertë? Do ta tallin. Konstant në bindje? Të gjithë oportunistët do ta braktisin që në vështirësinë e parë. E urren ai gënjeshtrën? Për të do të shpifin...

Duro Shehu - Mehmet Shehu, im vëlla


 Ky libër me kujtime, fakte dhe dokumente botohet në 95-vjetorin e lindjes së Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX.
Autori:
Duro Shehu
Titulli:
Mehmet Shehu, im vëlla
Gjinia:
Politikë
Çmimi:
600 Lekë
Nr. faqesh:
264
ISBN:
978-99956-11-35-4
Shtëpia botuese:
Onufri




Kujtime

Ky libër me kujtime, fakte dhe dokumente botohet në 95-vjetorin e lindjes së Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX. Atë e shkruan Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit, i cili u gjet i vrarë në mëngjesin e ftohtë dhe tepër të zymtë tël8 dhjetorit 1981...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...