Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/12

KUJTESË TURKOFOBËVE SHQIPTARË



Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri


Lexova me shumë kujdes në internet analizën e zotit Olsi Jazexhi që reagonte kundër turkofobisë që pati shpërthyer në shtypin e Tiranës pas vizitës që bëri para pak ditësh në Turqi Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha. Mendoj se të gjithë ata që e vunë Kryeministrin e vendit në tehun e kritikës së tyre të paparim, përfaqësojnë taborrin e turkofobisë në publicistikën shqiptare. Sipas këtyre turkofobëve, Shqipërisë iu dashka që të ndjekë po praktikën enveriste, por me kah të kundërt, në strukturimin e politikës së saj të jashtme. Në qoftë se Enver Hoxha, në politikën e vet, Shqipërinë e orientoi tërësisht nga Lindja, sipas këtyre mendjellinjve turkofobë, klasa e sotme politike Shqipërinë duhet ta orientojë tërësisht nga Perëndimi. Në të vërtetë, Shqipëria ka nevojë për hapje edhe nga Perëndimi, edhe nga Lindja. Por turkofobët e publicistikës shqiptare, hapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit e shikojnë jo në kuadrin e hapësirës euroatlantike. Ata e shikojnë këtë hapje të reduktuar vetëm brenda hapësirës adriatiko-joniane, ç’ka do të thotë kryesisht në kuadrin e marrëdhënieve me Italinë dhe me Greqinë. Me Italinë Shqipëria marrëdhëniet i ka shumë të mira, aq më tepër kur Italia nuk ka pretendime territoriale ndaj ndonjë "Epiri Perëndimor" në Shqipëri. Po si t’ua bëjmë marrëdhënieve me Greqinë, e cila ka një shekull që ngre pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, të cilën na e quan "Epir i Veriut"? Po si shpjegohet që ky taborri i turkofobëve të publicistikës shqiptare s’është bërë i gjallë, qoftë edhe një herë të vetme, për të demaskuar pretendimet e shovinizmit grekokaragjoz ndaj "Epirit të Veriut" dhe për t’i kujtuar këtij shteti hajdut të financave të Bashkimit Evropian se kufijtë e Shqipërisë Etnike shkojnë deri në Artë dhe në Prevezë?

Si shpjegohet që turkofobët e studiove televizive dhe analistët e ftuar aty, këta specialistë për "gjithçka", deri edhe për analizën e "dasmës së mizave" dhe të "mistereve të kozmosit", s’e kanë hapur kurrë gojën dhe s’kanë shkruar as edhe një rresht të vetëm kundër histerisë kombëtare të shovinizmit grekokaragjoz për greqizimin e Shqipërisë së Jugut? Si shpjegohet që këta turkofobë të thekur të publicistikës shqiptare nuk e kanë hapur kurrë gojën dhe nuk kanë shkruar as edhe një rresht të vetëm, kur klasa politike grekokaragjoze, sa herë që zhvillohen fushata zgjedhore në Greqi, fillon e shpalos flamurin e rreckosur të pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë, për të fituar sa më shumë vota në radhët e elektoratit grek, siç po vepron tani partia e Antonis Samarasit? Këtyre mendjellinjve turkofobë s’u bën përshtypje ky fakt, që vërteton katërcipërisht se elektorati grek, opinioni publik grek dhe mbarë kombi grek, deri në poret e veta, është ushqyer dhe edukuar nga klasa politike greke me frymën e pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë, me frymën e urrejtjes dhe të racizmit ndaj kombit shqiptar. Ato kufomat e atyre 145 emigrantëve shqiptarë, të vrarë në Greqi dhe të përcjella në arkivole drejt Shqipërisë, janë dëshmia më e kulluar e urrejtjes së shovinizmit grekokaragjoz ndaj vendit tonë. Por turkofobët e publicistikës shqiptare kanë heshtur para këtyre krimeve skandaloze të shovinizmit në fjalë. Dhe, për turpin e tyre, kanë heshtur se janë mercenarë të shovinizmit grekokaragjoz.

Së fundi, dëshiroj t’u kujtoj turkofobëve të publicistikës shqiptare se për hapjen e një vendi drejt Lindjes apo Perëndimit, drejt Veriut apo Jugut, rol të pazëvendësueshëm luajnë vetëm interesat ekonomike. Mbi bazën e interesave ekonomike ndërtohet edhe strategjia e politikës së jashtme. Kryeministri Berisha kohët e fundit ka bërë dy lëvizje mjaft të zgjuara.

Së pari, ai bëri një vizitë në Azerbajxhan, e cila kishte si qëllim nxitjen e zbatimit të projektit gjigant të gazsjellësit nga Kaspiku drejt Adriatikut, një vepër madhështore kjo që do të përshkojë edhe vendin tonë dhe që do të na sigurojë shuma të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Së dyti, vizita që ai bëri në Turqi është me mjaft interes për nxitjen e investimeve të biznesit turk në vendin tonë. Turqia sot është një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht dhe, si anëtare e NATO-s, përfaqëson njërin nga aleatët më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Erdogan dhe mbarë klasa politike turke ndërtuan një të tillë politikë ekonomike, e cila nuk u ndikua nga kriza e rëndë që kapi edhe vende shumë të zhvilluara të mbarë globit.

Me siguri që taborri i turkofobëve të publicistikës shqiptare përfaqëson ndonjë celulë antiamerikane. Se para do kohësh, ambasadori amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, jo më kot u shpreh për ekzistencën e celulave antiamerikane në Shqipëri. Ky takëm turkofobësh të kollarisur, të nxitur nga shovinizmi grekokaragjoz, sulmojnë me pallë zhveshur Turqinë, pikërisht aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita e Kryeministrit Berisha ishte e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se në Turqi jeton dhe punon një diasporë e fuqishme shqiptare. Më 15 maj 2000, kur po kthehesha për në Shqipëri me time shoqe me autobusin e linjës Tetovë-Tiranë, u njohëm me një shqiptaro-turk që banonte në Izmir. Quhej Orhan Ademoglu. Ai kishte qenë gjatë disa viteve Sekretar i Shoqatës së Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ai na tregoi se në evidencat e Shoqatës, në mbarë Turqinë, figuronin 7 milionë shqiptarë, nga të cilët 2 milionë flisnin në familje një shqipe të pastër. Që turkofobët e publicistikës shqiptare të binden për një fakt të tillë, le të marrin mundimin dhe t’i telefojnë zotit Orhan Ademoglu, në mënyrë që ta dëgjojnë me veshët e tyre shifrën në fjalë. Numri i tij i telefonit është: 0266-3962551.

Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm






Këto ditë mbarë kombi shqiptar në mbarë trojet e veta etnike në Evropën Juglindore u njoh me një gjest karagjoz të një akademie karagjoze të një shteti kopil që na është shpifur në trojet tona etnike lindore dhe që deri tani nuk dihet se pse duhet të ndodhet aty ku ndodhet. Ca akademikë karagjozë të këtij kopilshteti ngrihen e deklarojnë se shqiptarët na paskan zbritur nga malet dhe na paskan përzënë-de “banorët autoktonë të fushës”, demek, maqedonasit, të cilëve na u paskan rrëmbyer shtëpitë. Pra, trojet ku vegjeton tani njëfarë popullate maqedonase, sipas këtyre akademikëve karagjozë, na qenkan troje “të saj” etnike. Të mjerët akademikë të këtij kopilshteti! S’u kanë lënë gjë mangut etërve të tyre shpirtërorë - serbëve dhe rusëve.
Në janar të vitit 1913, qeveria serbe i ishte drejtuar me një memorandum të posaçëm Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Në atë memorandum, ndër të tjera, theksohej: “Ne kemi thënë se kombi serb nuk mund të sakrifikojë “tokën e shenjtë” të territoreve të veta, ku ndodhen kryeqyteti i lashtë i Mbretërisë së Parë Serbe, Shkodra; selia e Patrikanës Serbe, Peja; Manastiri i Deçanit dhe Gjakova” (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.216).
Për qeverinë shoviniste serbe nuk kishte fare rëndësi se Shkodra ka pas qenë themeluar që në shek.IV para erës së re (kur serbët dhe stërgjyshërit e tyre të stepave ruse flinin nëpër pemë, si njerëz gjysmë të egër) dhe ka qenë kryeqendër e Mbretërisë Ilire, me në krye Gentin. Dhe kjo për faktin se krejt historia e Serbisë ka në themel gojëdhëna mitologjike. Me sa duket, sipas mitologjisë serbe, para se ca tribu gjysmë të egra sllave, pas zhvendosjes nga stepat ruse në shek.VII, të kalonin Danubin dhe të dyndeshin poshtë, drejt jugut, në trevat ku ato u ngulën për banim paska pasur vetëm hapësira boshe, të papopulluara nga ndonjë popullsi vendase. Kësisoj, edhe Shkodrën, po sipas gojëdhënave mitologjike serbe, ato na e paskan “sjellë” të gatshme, që nga stepat ruse, të “ngarkuar” në ndonjë “karro” tribush, për ta “vendosur” aty ku është sot dhe për ta shpallur më pas si “kryeqytet” të mbretërisë “së lashtë” serbe!
Pikërisht këto përralla, të përziera me gojëdhëna mitologjike serbe, të cilat fshihnin në vetvete synimet e shovinizmit serbomadh, në dëm të trojeve etnike shqiptare, në Konferencën e Londrës i mbështeste me zjarr ambasadori i Rusisë cariste.
Po kështu, dy politikanë të Rusisë, të kësaj kështjelle të histerisë antishqiptare, N.I. Rizhkov dhe V.N. Tetjokin, shkruajnë:
“Sipas disa të dhënave, që nga prilli i vitit 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët vranë rreth 10 mijë serbë, më shumë se 100 mijë veta (serbë - E.Y.) u përzunë nga territori i krahinës. Njëkohësisht, përafërsisht po kaq shqiptarë u zhvendosën nga Shqipëria dhe u vendosën në Kosovë” (N.I. Rizhkov, V.N. Tetjokin. “Jugosllavskaja gollgofa”. Moskva 2000, f. 22).
Në këtë vijë arsyetimi, ata vazhdojnë të shkruajnë edhe për ngjarjet e Kosovës në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar:
“KFOR-i duhej t’i ruante kufijtë e krahinës. Por, në vend që ta bënte një gjë të tillë, ai i hapi këta kufij për Shqipërinë. Një mori e madhe njerëzish nga Veriu i Shqipërisë u zhvendosën drejt Kosovës. Mendohet se 200 deri në 250 mijë shqiptarë nga viset veriore të Shqipërisë, u dyndën drejt Kosovës dhe u ngulën atje në zona të ndryshme. Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë i paraqiti të dhënat e duhura Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke ngulur këmbë që qytetarët e Shqipërisë të largohen nga Jugosllavia” (po aty, f.149).
Kësisoj, akademikët karagjozë të kopilshtetit maqedonas nuk thonë ndonjë gjë të re, në krahasim me etërit e tyre serborusë. Megjithatë, këta akademikët trumykur të karagjozshtetit maqedonas le të njihen edhe me ndonjë burim rus me objektivitet shkencor, sipas të cilit trojet etnike shqiptare shtrihen prej Gjirit të Artës në jug deri në sanxhakun e Novipazarit në veri, kurse në lindje arrijnë deri në Thesali, duke zënë një sipërfaqe prej 134 mijë km² (Russkij encikllopediçeskij sllovar. Botim i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, 1896, f. 359).
Megjithatë, në këtë mes nuk të bën dhe aq përshtypje karragjozllëku i akademikëve trudharë maqedonas sesa heshtja e akademikëve memecë të Shqipërisë. Fatkeqësisht, u bënë kaq e kaq vjet që në krye të Akademisë së Shkencave në Tiranë kanë qenë njerëz që nuk e dinë se ku bie me adresë historia e kombit shqiptar. Pas prof. Aleks Budës dhe prof. Shaban Demiraj, Akademinë e Shkencave në Tiranë e kanë drejtuar mjekë, inxhinierë, juristë dhe tani së fundi një matematicien. Është fatkeqësia jonë kombëtare që Akademia e Shkencave rri e fshihet skutave, në vend që të dilte haptas me një platformë të shquar për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke u shndërruar në një udhërrëfyese për klasën politike shqiptare, për këtë taborr servilësh të neveritshëm që tërhiqet zvarrë para metropolit evropian. Akademia e Shkencave duhej t’i zhvishte politikanët tanë nga psikologjia e skllavit që i ka karfosur kokë e këmbë para Brukselit dhe Strasburgut dhe t’u bënte thirrje: “Bëjuni një herë trima, ore të mjerë, se një herë lindin dhe një herë vdesin burrat, se pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të unifikuar kombëtar, hyrja në Bashkimin Evropian është një komedi që luhet në kurriz të kombit shqiptar”. Në “veprën” e akademikëve karagjozë maqedonas del në pah fakti se popullsia maqedonase është një “mish i huaj” për popullin shqiptar që banon në trojet e veta në Maqedoni dhe se kjo popullsi, bashkë me politikanët e saj, duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë se, po të mos kishte qenë ndërhyrja e diplomacisë perëndimore, UÇK-ja do ta kishte ulur në gjunjë një herë e mirë shtetin kopil maqedonas. Tani politika zyrtare maqedonase dhe akademikët e saj trushkundur kërkojnë përsëri të shkojnë si cjapi te kasapi. Ndoshta kështu do të jetë shumë më mirë, në mënyrë që trojet etnike shqiptare, që nga Manastiri e Shkupi e deri në Kumanovë t’i bashkohen atdheut mëmë. Sepse bashkëjetesa e mëtejshme me maqedonasit vazhdon të mbetet një paradoks i kulluar.

Njeriu i penës dhe i kantjereve




Prof.Dr.Eshref Ymeri



Në gjysmën e dytë të muajit korrik të vitit 1979 u nisa me familjen për pushime në plazhin e vjetër të Vlorës. Kabina më qëlloi diku aty afër me kabinën e një mikut tim të vjetër vlonjat, Sehit Ligut, i cili banonte atje familjarisht. Punonte si mësues në një fshat të afërt të Vlorës. Autoritetet e pushtetit të qytetit s’pranonin ta pasaportizonin në ndonjë lagje se kishte ca “njolla” në biografi. Kështu që ai qe detyruar ta “pushtonte” vetë një kabinë plazhi për ta pasur si strehë mbi kokë, bashkë me nusen e tij, Xhulianën (edhe kjo me “njolla” në biografi) dhe vogëlushin e tyre të vetëm, Albanon, që sapo kishte mbushur shtatë vjeç.
Në një qoshe të kabinës së tyre më zuri syri një raft të lartë me libra, të mbushur cep më cep me botime të ndryshme nga letërsia artistike, qoftë amtare, qoftë botërore, që nga “Tre shokët” deri te “Shpirtrat e vdekur”. Dukej që Sehiti lexonte shumë. Në njërën nga të ndarat e raftit më vajtën sytë te pesë përmbledhje me tregime, të vendosura pranë e pranë. I kërkova leje Sehitit dhe i mora që të gjitha në dorë, dola në verandën e kabinës dhe fillova t’i këqyrja një për një. Autori i tyre qenkësh shkrimtari Siri Sulejmani. Përmbledhjet, sipas viteve të botimit, titulloheshin: “Gjëmimet e para” (1971), “Udhëve nga kemi ardhur” (1972), “Njeriu i njohur në udhë” (1974), “Zemra e shokut” (1976), “Në rrjedhën e jetës” (1977).
Pyes Sehitin: - A janë të bukura këto tregime? - Lexoji vetë , - më thotë, - dhe pastaj mund të diskutojmë. Aq më tepër që janë edhe të tim vëllai. - Si të tyt vëllai? - habitem unë. - Po ai pse paska tjetër mbiemër? - Aha! - ma ktheu Sehiti, - kjo është tjetër histori. Pyete vetë kur të vijë këtu të dielën.
I mora librat, shkova e u ula në hijen e çadrës dhe fillova leximin e përmbledhjes së parë. Brenda katër ditëve i përpiva krejt të pesë vëllimet. Tashmë kisha krijuar një ide pak a shumë të kristalizuar për shqetësimet e autorit dhe për botën e tij të brendshme. Dukej që autori i këtyre tregimeve ishte shumë i rrahur me jetën, kishte një përvojë mjaft të pasur në marrëdhëniet me njerëzit dhe kuptohej lehtë që kulti i tij i vetëm ishte e vërteta. Gjuha e tregimeve ishte mjaft e pasur dhe të bënin përshtypje sidomos shprehjet frazeologjike tepër të gjetura. Të binte në sy veçanërisht individualiteti i spikatur i autorit, natyra e pavarur, herë-herë kryeneçe në kërkim të së vërtetës, për të mos thënë edhe shpërthyese kur përplasej me ndonjë padrejtësi. Me sa kuptova, shkrimtari merrej me punë prej “endacaku”, çka kishte bërë të mundur që të futej nëpër shumë “humbëtira” të jetës për të zbuluar me syrin e tij vëzhgues mjaft tipa dhe karaktere të qëlluara. Etja e tij për të lexuar, mendoja me veten time, duhet të jetë mahnitëse. Po për këtë do të bindesha vetë më nga afër shumë shpejt.
Të dielën para dite Siriu ia behu nga Tirana. Ishte një burrë simpatik, me mustaqe, me shtat të bëshëm, shpatullgjerë, me llërë muskulore dhe duar të fuqishme. Që në pamjen e parë të krijonte përshtypjen sikur kishe të bëje me një njeri që varenë s’e paskësh hequr kurrë nga dora poshtë e përpjetë nëpër gurore, apo sikur tërë jetën qenkësh marrë me punimin e hekurit. Tek po bisedonim nën hijen e çadrës, e hodha fjalën te vëllimet e tij me tregime, të cilat sapo i kisha lexuar me endje ngaqë më patën pëlqyer. Iu bë qejfi shumë dhe buzëqeshi me gjithë shpirt. Më tha diçka, që s’e kam harruar edhe sot e kësaj dite, paçka se që asokohe kanë kaluar plot tridhjetë vjet:
“Dëgjo, or mik! Kur autorit i thua një fjalë të mirë, të sinqertë, për veprën që ka krijuar, është njëlloj sikur t’i thuash një fjalë të mirë për fëmijën e tij. Se nuk ka autor në këtë botë që krijimin që nxjerr nga dora të mos e dojë si fëmijën e vet”.
I fola për mbresat që më kishte lënë tregimi “Lapidar në qafën e malit”. Ndjenja e sakrificës, humanizmi, dashuria për njerëzit ishin disa nga tiparet më të qenësishme që karakterizonin heronjtë kryesorë të tij. - Në tregimet e tua, - i them, - heronjtë dallohen sidomos për ngrohtësinë shpirtërore, për çiltërsinë në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, për gatishmërinë e tyre të admirueshme për t’iu gjendur tjetrit kur është në hall.
“ - Shiko, - më thotë, - ne jemi katër vëllezër. Jemi rritur jetimë. Prindërit na kanë vdekur që kur ishim të vegjël. Me një fjalë, kur fëmijët mbeten pa prindër, ata do të detyrohen të jetojnë si gogla në ujë, se askush në jetë s’ta zë dot këmbën e prindërve. Por gjithsekush nga ne ka ndjekur rrugën që ia kishte taksur jeta. Ama tre të tjerët mënyrën e jetesës e kanë pasur të ngulur, kurse unë kam qenë, si i thonë një fjale, me plaçka në shkop: sot këtu, nesër atje, duke u endur nga njëri kantjer ndërtimi në tjetrin. Meqë më ka munguar ngrohtësia e prindërve, jam munduar që atë ta gjejë mes njerëzve, jam përpjekur të hyjë në shpirtin e tyre dhe ata të hyjnë në shpirtin tim. Për njerëzit gjithmonë kam menduar mirë, i kam dashur me zemër dhe s’kam përtuar kurrë t’u gjendem. Por edhe ata më janë gjendur. Se kjo botë, or mik i dashur, është plot halle. Prandaj s’ka të gjallë e të pahall. Zbrazëtinë që më kishte krijuar në shpirt mungesa e prindërve dhe jeta me të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, jam munduar ta mbush me leximin e librave. Kështu ka bërë edhe Sehiti, se edhe ky lexon shumë. Kam lexuar pa hesap. Ama mbresat më të fuqishme i kam nga Maksim Gorki dhe Xhek Londoni. Në leximin e librave kam gjetur ngushëllim. Aty kam qetësuar furtunat e shpirtit. Leximi më ka bërë të besoj se jeta është e bukur, pavarësisht nga vrazhdësitë e saj, me të cilat mund të përplasesh atje ku nuk e pandeh. Më bënte përshtypje fakti që nëpër faqet e librave që lexoja e vërteta fitonte në çdo betejë, e mira fitonte gjithmonë mbi të keqen dhe kjo më bënte që jetën ta shikoja me optimizëm. Si fatalist i bindur, besoj se kjo ka qenë nafaka ime, së cilës i kam qëndruar përballë gjakftohtë, me ca të vërteta të hidhura nën sqetull…”
Kur Siriu, me këmbënguljen time, po më fliste për jetën e vet me një gjuhë të bukur, frazeologjike, për pasionin e tij të ndezur për librat, në çast më shkoi mendja fluturimthi te fëmijëria aq e vështirë e Maksim Gorkit dhe te dashuria e tij për leximin. Jetimët, çuditërisht, kanë një fat shumë të ngjashëm. M’u kujtua aty për aty tregimi i tij me titull “Kur mësoja shkrim e këndim”.
“Unë, - shkruante Gorki, - besoj se nuk do të jem dot në gjendje t’ua përcjell lexuesve qartë dhe bindshëm se sa e madhe ka qenë habia ime, kur e kuptova që pothuajse çdo libër sikur çelte para meje një dritare për të parë një botë të re, një botë të panjohur, duke më kallëzuar për njërëz, për ndjenja, për mendime dhe marrëdhënie, për të cilat as kisha ditur gjë dhe as që i kisha parë ndonjëherë. Madje më dukej sikur jeta që më rrethonte, gjithçka e vrazhdë, e pistë dhe e egër që shpalosej çdo ditë para syve të mi, pra, të gjitha këto së bashku më ngjanin si gjëra të pavërteta, të panevojshme. Gjërat e vërteta dhe të nevojshme gjenden vetëm nëpër libra, ku gjithçka tingëllon si më e arsyeshme, më e bukur dhe më njerëzore. Nëpër libra flitej edhe për vrazhdësinë, edhe për idiotësinë e njerëzve, edhe për vuajtjet e tyre, nëpër faqet e tyre mbruheshin edhe karaktere njerëzish hakmarrës dhe të poshtër, veçse pranë tyre shfaqeshin edhe ca të tjerë njerëz, të cilët s’i kisha parë dhe për ta as që kisha dëgjuar ndonjëherë, - ca njerëz këta të ndershëm, me shpirt të fortë, që luftonin për të vërtetën dhe që ishin gati orë e çast të shkonin drejt vdekjes për hir të ngadhënjimit të së vërtetës, për hir të një bëme të madhe.”
Në bisedë e sipër, e pyes për atë punën e mbiemrit. - Pse, - tha, - s’ta paska treguar Sehiti? - Jo, - ia ktheva, - më tha ta dëgjoj nga goja jote.
“Po ja, - nisi të kallëzonte shtruar, - pasi mbarova shkollën fillore në fshatin ku kam lindur, në Tragjas, me ndërhyrjen e një kushëriri të babait, një njeri ky me ndikim asokohe, shkova në qytet, në shtëpinë e fëmijëve. Shkollën shtatëvjeçare në shtëpinë e fëmijëve e mbarova me disa ëndrra në shpirt për të ardhmen. Kur isha fëmijë, në fshat, një njeriu të fisit tonë i ishte kalbur një dhëmballë që i jepte dhembje të forta. Për herë të parë dëgjova fjalën “elqim”. Nuk e di se kush e përmendi, por kur pyeta më të mëdhenjtë, më thanë se paskësh qenë fjala për një doktor. Pra, kërkohej një doktor për atë dhëmballën e sëmurë. Meqë ishte kohë lufte, në Vlorë nuk shkohej dot, kështu që u gjet një “doktor” nga një fshat fqinj. Ky na qenkësh një burrë, i veshur si të gjithë fshatarët e tjerë. S’ma mbushte syrin për doktor, se në imagjinatën time fëminore e përfytyroja si tjetër njeri. Mirëpo ai, me një darë me turi të shtrembër, ia hoqi kushëririt dhëmballën e kalbur dhe gjakun ia pushoi me lëng rigoni. “Doktorin” e shikonin të gjithë me respekt dhe për nder të tij u shtrua edhe një drekë. Që asokohe më lindi në shpirt dëshira për t’u bërë doktor dhëmbësh. Kur mbarova shtatëvjeçaren në Vlorë, i kërkova vetë shefit të arsimit të shkoja në shkollën mjekësore në Tiranë. Ai, megjithëse ishte kushëri i tim eti, në shkollën mjekësore dërgoi djalin e një mikut të tij nga Bregdeti. Mua më çuan në shkollën e minierave, në Tiranë. Pra, nga mali, ku kisha lindur e ruajtur delet në vegjëli, në male për të kërkuar minerale. Në atë shkollë shkova nga zori, se asgjë nuk më tërhiqte. Edhe ato mësime nuk i kisha qejf. U paraqita përsëri te shefi i arsimit dhe këmbëngula të më çonte në shkollën mjekësore se ishte njeri me kredi, i shkonte fjala. Atëherë ai m’u kthye dhe ma preu troç: “Ti, or djalë, nuk mund ta zgjedhësh shkollën se një dajë e ke të dënuar me 101 vjet burg dhe tërë fisin e nënës e ke pasur me Ballin!” - Unë kam qenë fëmijë, - ia ktheva, - dajën edhe për fytyrë mezi e mbaj mend, kurse fisi i nënës nuk më ka pyetur mua se çfarë ka bërë! “E po, partia kështu i ka rregullat. Po të fillojnë të gjithë t’i zgjedhin shkollat me radhë, atëherë ku do t’i çojmë fëmijët që vijnë nga familje dëshmorësh?”, - e mbylli bisedën kushëriri i tim eti dhe më ktheu krahët.
Kështu, shkolla e minierave m’u mërzit. Fija e shpresës m’u këput brenda vetes. Pas një incidenti që pata në Tiranë edhe me “vëllain” nga Siberia (shih përmbledhjen me tregime dhe novela me titull “Udhëtim në botën e imponuar”, PELIONI, Tiranë 2003), u largova që andej për të vazhduar shkollën profesionale në “Qytetin Stalin”, që e mbarova shkëlqyeshëm, me përjashtim të notës së sjelljes, e cila asokohe, për thyerje të disiplinës, vlerësohej me një notë më poshtë. Nuk e di kush ma afroi djallin apo engjllin që në moshën e pararinisë për të më shtyrë të mos e pranoja logjikën e zbatimit të urdhrit kur ky më dukej krejtësisht i padrejtë, ose të mos i mbyllja sytë kurrë para së vërtetës. Gjithsesi, në moshën 17-vjeçare mora në duar një lloj traktori të rëndë, rreth njëzet ton, i cili shërbente për pastrimin e puseve të naftës në një thellësi deri në më shumë se një mijë metra.Më mori me vete vorbulla e fatit. Për shumë vite me radhë punova si eskavatorist, buldozerist, zetorist, kombajner, saldator, kaldajist, etj., në të katër anët e Shqipërisë. Kur u binda se mund të hidhja në letër mbresa të fuqishme që m’i kishte blatuar jeta, atëherë u ula të shkruaj tregime. Por kishte një problem: nga fisi i nënës pothuajse që të gjithë i kisha pasur kundër komunizmit, duke filluar që nga Mehmet Alemi, Skënder Muçoja dhe Bego Gjonzeneli (i pushkatuar nga partia). Në këto kushte, vendosa ta ndërroj mbiemrin, madje edhe emrin pjesërisht. Kështu, emrin nga Serri e bëra Siri, kurse mbiemrin Ligu e zëvendësova me emrin e babait. Pra, nga Serri Ligu u bëra Siri Sulejmani, duke i dhënë emrit të babait theksimin e gegërishtes, në vend të theksimit të toskërishtes - Sulejmën. Në këtë mënyrë, pas botimit të vëllimeve të para me tregime, brenda disa viteve emri im u bë i njohur në tërë Shqipërinë, sepse pjesë nga tregimet e mia ishin përfshirë edhe në tekstet e leximeve letrare në shkolla. Në fshatin tim, nga mund të më vinte rreziku i parë, nuk kisha shkuar prej vitesh. Atje shkova kur botova vëllimin e tretë me tregime. Pra, kur isha bërë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe kisha siguruar jo vetëm leje krijuese, por edhe kredinë zyrtare. Ja, kjo ishte e gjitha.”
Meqë na u hëngër muhabeti, javën tjetër Siriu kishte marrë dy ditë leje dhe erdhi në Vlorë që mbasditen e së enjtes. U miqësuam edhe më shumë. Si një njeri i regjur nga jeta, ta kishte ënda ta dëgjoje kur fliste për shokë të punës, për ngjarje, situata, rreziqe që kishin kaluar në jetë, nga të cilat kishin shpëtuar për mrekulli. Më bënte përshtypje fakti që për veten e vet fliste vetëm kur bashkëbiseduesi ia kërkonte një gjë të tillë me pyetjet që i drejtonte. Kjo është gjëja më e shkëlqyer në karakterin e njeriut, e cila e bën tërheqës në bisedë dhe ngjall respektin e padiskutueshëm të atyre që e dëgjojnë. Përfytyroni për një çast një bashkëbisedues mburravec, që vetëm lëvdohet, që rri e rreh gjoksin për bëmat që “ka kryer”, që ngre në qiell aftësitë e tij “të jashtëzakonshme”, që i këndon aliluja familjes dhe fëmijëve të tij! Kush mund të ketë dëshirë të ulet përsëri në një tryezë me një të tillë njeri për t’u fjalosur apo për të kaluar ca çaste çlodhjeje nga koha e lirë? Me siguri që askush!
Pikërisht thjeshtësia në komunikimin me tjetrin, prirja plot marifet për ta tërhequr bashkëfolësin në bisedë, për të dëgjuar më shumë prej tij dhe për të folur vetë më pak, më bënin shumë përshtypje në karakterin e Siriut. Gjuha e tij me kolorit të theksuar të nëndialekteve herë veriore, herë të Shqipërisë së Mesme, herë jugore të bindte edhe më shumë për faktin se kishe të bëje me një bashkëbisedues që e kishte rrahur Shqipërinë cep më cep.
Edhe gjatë disa viteve të mëvonshme pushimet e verës vazhdova t’i kaloj në plazhin e vjetër të Vlorës. Në vitin 1981 Siriu botoi vëllimin e gjashtë me tregime me titull “Një ndodhi në kafe Kursal”. Sapo doli nga shtypi, e bleva dhe e lexova menjëherë. Tregimi i parë me titull “Gjaku dhe djersa” më bëri shumë përshtypje. Në të rrihej tema e kolektivizimit të bujqësisë. Trajtimin e këtij problemi delikat për kohën shkrimtari e ka bërë me shumë mjeshtëri artistike. Në këmbënguljen e heroit kryesor, Xhelo Çelës, para të deleguarve nga Tirana, për të mos hyrë në kooperativë, se kapitalin e kishte vënë me djersën e ballit dhe nuk donte t’ia hanin dembelët, përcillet protesta e fshehtë e vetë autorit kundër një nisme, të imponuar nga lart, e cila do të kishte pasoja katastrofike për fatet e vendit në fundin e viteve ’80-të. Fjalët e plakut Xhelo Çela (që po u ngjitej të tetëdhjetave), të cilat po mundohej t’ua shkoqiste nëpunësve të ardhur nga qendra, janë tepër domethënëse: “…kjo puna e kooperativës më duket ca e ngatërruar. Kam frikë se do të shtojë dembelët, dhe ata që janë mësuar t’u hanë duart për punë do të robtohen keq.” “…malli i të gjithëve nuk është i asnjërit…”. “…kopenë me shumë barinj e ha ujku, i thonë një llafi.”
Nënkuptohet, tregimi ka një fund “të lumtur”. Autori ngre një “rrufepritëse” të përshtatshme në mbyllje të tij, në mënyrë që ky të çante përmes shtigjeve të censurës. Ama ato fjalët e mësipërme të heroit kryesor kanë një kuptim të thellë: shkrimtari ka për mision të ecë përpara kohës, të shikojë përtej bjeshkës, me qëllim që e vërteta, në një mënyrë ose në një tjetër, të trokasë fort në vetëdijen e lexuesve, por që, në kushtet e një diktature të egër, edhe ai të arrijë t’i shpëtojë ndëshkimit të saj të pamëshirshëm.
Me këtë rast, Siriu më thoshte: “Artisti, që shpirtërisht e urren regjimin totalitar, me të cilin, fizikisht, është i detyruar të bashkëjetojë, duhet të dijë të flasë kundër tij midis rreshtave, notave apo detajeve artistike (ashtu siç bënte Xhonatan Suifti) ose, të paktën, kurrë nuk duhet që në artin e tij të bëjë vlerësime me fjalë të larta për diktaturën apo për diktatorin.”
Tepër aktuale tingëllon ideja e tregimit interesant që titullohet “Do dalim prapë në luftë”: të huajt janë munduar mot e jetë, dhe jo pa sukses, të mbjellin mes shqiptarëve farën e përçarjes. Rezultati: shqiptarët janë vrarë me njëri-tjetrin dhe bota na ka copëtuar trojet. Shikoni realitetin e sotëm në Shqipëri: përçarja mes forcave kryesore politike është aq e thellë, saqë të duket sikur ke të bësh me dy kampe armiq, që kërkojnë ta zhdukin njëri-tjetrin me rrënjë e me degë! E njëjta ide tingëllon edhe në tregimin “Karakter shqiptar” të vëllimit me titull “Njeriu i panjohur në udhë”.
Ndërsa tregimi “Një ndodhi në kafe Kursal” i vëllimit me të njëjtin titull, e nxjerr autorin para lexuesve pak më të kuturisur. Anafola (aluzioni) del fare shkoqur në gojën e heroit kryesor: avokatit Bilbil Labi, në një darkë, të shtruar në kafe Kursal për nder të nëntëvjetorit të shpalljes së lartmadhërisë së tij mbret, i bëjnë shumë përshtypje fjalët e Ministrit të Brendshëm, i cili, sapo mori gotën për të ngritur dollinë e rastit, tha: “Rroftë në jetë të jetëve dielli i shqiptarëve, lartmadhëria e tij, që i solli kombit dritë e përparim”. Pas këtyre fjalëve, avokatit nuk iu durua dhe u ngrit e deklaroi, duke iu drejtuar publikisht Ministrit të Brendshëm të “mbretërisë”:
“ - Meqë është provuar, për fat të keq, se të gjithë njerëzit janë të vdekshëm, si do t’i vejë halli kombit për përparim e dituri kur madhëria të ndërrojë jetë?”
Qëndrimi shpërfillës i një intelektuali të shquar shqiptar ndaj një diktatori të kohës së “mbretërisë” të kujton mënyrën se si reagoi Tomas Mani kur i thanë se Hitleri paskësh vrarë veten: “Hitleri paska vdekur? As që më bëhet vonë fare për të!”
Fakti që pas këtij vëllimi me tregime Siriu nuk botoi më për një kohë të gjatë, deri në shembjen e diktaturës veteranokomuniste, tregon se atij i dolën probleme me autoritetet për nëntekstin e tregimit në fjalë. Shumë vjet më vonë Siriu do të kujtonte: “…në vitin 1981 u botua vëllimi “Një ndodhi në kafe Kursal”, i cili më hapi shtegun e telasheve dhe më mbylli atë të botimit…” (Shih shënimin e shkurtër autobiografik në fund të novelës “Gjaku rënkon”, vënë në qarkullim nga shtypshkronja KOHA, Tiranë 1998).
Megjithatë, shkrimtari nuk mund të rri pa shkruar. Pasioni për të shkruar, siç thotë vetë Siriu, është si flaka e lirisë, si zjarri i dashurisë që nuk ka plumb që e ha.
Një mbrëmje të bukur gushti të vitit 1984, kur ishim ulur në verandën e kabinës së Sehitit, Siriu nxori nga çanta një bllok të trashë, me letër gjysmë formati, ku ishin daktilografuar shumë tregime dhe novela të ndryshme, të cilat i lexova të gjitha deri natën vonë në kabinën time. Ishin boll të bukura, por ishin të pabotueshme në kushtet e diktaturës që kishim mbi krye. Tepër mbresëlënëse ishte novela “Gjaku rënkon”, të cilën e kishte shkruar dy vjet më parë në një barangë në Malin e Dajtit, ku punonte në një ekip të Ndërmarrjes Gjeologjike të Tiranës. Në novelë shtrohej si problem i mprehtë një shqetësim që kishte filluar të bëhej gjithnjë e më kërcënues në zemrat e të gjithë atyre njerëzve të ndershëm, të cilët, pa kurrfarë paramendimi, rrëmbyen armët dhe u hodhën në luftë për çlirimin e atdheut nga fashizmi, por që, ende në ditët e para të pasçlirimit, filluan të shikonin me sytë e tyre se si komunistët po degjeneronin në sundimtarë edhe më të egër të popullit shqiptar.
Një miku im, historian, më tregonte para ca ditësh se si Shefqet Peçi, në cilësinë e komisarit politik të batalionit III “Asim Zeneli”, më 25 tetor 1943 i drejtohej me një letër të posaçme Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Gjirokastrën, ku denonconte disa figura kryesore të luftës në Kuç, si Jaho Gjoliku, Memo Meto etj., të cilët qenë komrometuar keq në sytë e popullit, çka dëshmonte për fillimin e degjenerimit të hapur të Partisë Komuniste Shqiptare në tërësi. (Për sqarime më të hollësishme shih: AQSH / AP. F.17, v.1943, D.12, fl.29/1).
Pa ditur gjë për këtë të vërtetë tronditëse, të cilën Shefqet Peçi e zbulon në vitin 1943, shkrimtari Siri Sulejmani, tridhjetë e nëntë vjet më pas, ka bërë një përgjithësim artistik bukur të goditur të asaj loje tragjike që komunistët filluan ta luanin faktikisht në kurrizin e popullit shqiptar ende pa u shëruar plagët e luftës dhe që e vazhduan për disa dhjetëvjeçarë me radhë! Novela në fjalë, siç e përmenda edhe më lart, e pa dritën e botimit për herë të parë vetëm pas 16 vjetësh, në vitin 1998.
- Në këtë novelë, - i them Siriut, - e ke thënë të vërtetën në një mënyrë të realizuar bukur artistikisht. “- Tradita familjare, - ma kthen ai, - dhe peripecitë e jetës së një jetimi më kanë mësuar t’ua them njerëzve të katër të vërtetat në sy. Ai që të kupton, të bën mik, ai që s’do të të kuptojë, se i preken interesat e ngushta apo është thjesht egoist, të kthen shpinën. Punë për të! Njeriu një herë vjen në jetë dhe s’është keq që paktin ta ketë me të vërtetën. Se është mirë që njeriu të vazhdojë “të jetojë” edhe pas vdekjes.”
Këto fjalë të Siriut, fjalë shkrimtari këto, të thëna këtu e njëzet e pesë vjet të shkuara, më kujtuan heroin e novelës “Adashi” të shkrimtarit rus Danil Granin - Kuzminin, i cili thotë: “Unë s’pres të kem ndonjë jetë të dytë që pikërisht atëherë të arrij ta them të vërtetën.”
Dhe është me të vërtetë interesante. Me Siriun kam një miqësi tridhjetëvjeçare dhe nuk më kujtohet ndonjë rast që ai t’i ketë ikur së vërtetës, të cilën ka qejf të ta shprehë më shumë me shaka, çka të sjell ndër mend një huq të lezetshëm të Bernard Shout që thoshte: “Shakatë e mia qëndrojnë në faktin që unë njerëzve u them të vërtetën. Nuk ka shaka më komike se kjo në botë”.
Një tjetër krijim “rebel” që lexova në atë bllok të trashë “klandestin” ishte një skicë e shkurtër me titull “Vëllai nga Siberia”. Kishte një të vërtetë therëse në atë skicë, në të cilën heroi kryesor (vetë autori) përplaset me realitetin komik të së ashtuquajturës miqësi vëllazërore me ish-Bashkimin Sovjetik. Nxënësit e një shkolle të mesme të kryeqytetit, me urdhër të drejtorisë, kishin dalë në qendër të Tiranës (bashkë me mijëra qytetarë të tjerë) për të pritur marinarët e kryqëzorit “Nahimov”, që sapo kishin zbritur në portin e Durrësit. Kur heroi i skicës dhe shoqja e tij e klasës, Zana, u gjendën ballë për ballë me marinarët sovjetikë, një Aliosha me shtat të bëshëm iu turr kësaj të fundit dhe e puthi me “mall”. Ndërhyrja e prerë e shokut të klasës bëri që Zana të shpëtonte nga përqafimet “e përmallshme” të një “ujku të uritur” që vinte nga deti. Por kjo ndërhyrje nuk kaloi pa pasoja për të: atë e mbërtheu mësuesi i fizkulturës dhe një “i panjohur”, të cilët e shoqëruan për në drejtori. Ndërkohë që po kalonin pranë monumentit të Stalinit, që qëndronte atje ku ngrihet sot përmendorja e Skënderbeut, heroin e skicës e kapluan mendimet: “Që lart, nga piedestali, Stalini i bronztë shikonte hijerëndë bolshevikët e tij në mes të shqiponjave të hutuara… Për çudi, Tirana ishte, ndoshta, i vetmi kryeqytet i botës, që qendrën e qytetit ia kishte lënë statujës së një mbreti të huaj!!!”
Autori, tërthorazi, zbulon sheshit verbërinë e autoriteteve shqiptare, të cilat, me servilizmin e tyre të kulluar para autoriteteve sovjetike, e kishin zhveshur veten nga çdolloj dinjiteti kombëtar. Këtij servilizmi të komunistëve shqiptarë ia vuri vulën vendimi i drejtorisë për përjashtimin e djaloshit nga shkolla për qëndrimin e drejtë që mbajti ndaj marinarit sovjetik në mbrojtje të dinjitetit të vajzës shqiptare, vendim ky që u mor me urdhër nga lart. Pas përjashtimit, heroi i skicës rri e përsiat: “Nxënësit u futën në klasa. Unë mbeta jashtë, në oborr, i vetmuar. Në kokë më ra pyetja: ku do shkosh? Shteti të lëshoi… Për çudi, në udhët e ngatërruara të jetës, në një mënyrë a në një tjetër, hija e “vëllait” nga Siberia nuk m’u nda!!!”
Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve “të kuturisura”, të shkruara poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri, kudo që e ka zënë hera autorin e tyre, u botuan si vëllim më vete me titull “Udhëtim në botën e imponuar”, çka e përmenda më lart.
Sa i dhënë pas krijimtarisë letrare, Siriu po aq i dhënë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe pas gazetarisë. Deri tani numërohen mbi 200 shkrime të ndryshme, si reportazhe dhe artikuj publicistikë. Nga koha e komunizmit ai kujton një ngjarje paradoksale që kishte përjetuar kur kishte shkuar në fshatin e tij për të përgatitur një reportazh:
“Shkova në fshat dhe pasi u njoha me punët e bujqësisë, i shoqëruar nga sekretarja e partisë (një grua e mirë ajo, nga një familje që kishte miqësi me ne), u ngjita në mal te barinjtë. Kalova dy netë në stanet e tyre. Nuk i lashë të thernin ndonjë mish për mua, i bindur se mund të më qëndisej ndonjë letër nga prapa sapo të largohesha që andej. Kur zbrita në fshat dhe kërkova takim me kryetarin e kooperativës Dukat-Tragjas, mësova se atij i paskëshin thënë se qenkësha një njeri i dyshimtë që hiqesha si shkrimtar që kërkoja të merrja sekretet ekonomike të kooperativës!!! Kur kryetarit i tregova dokumentin e identifikimit, ai u habit që unë isha nga Tragjasi! U ktheva në Tiranë dhe shumë shpejt botova dy reportazhe: njërin për Tragjasin në “Zërin e Popullit”, kurse tjetrin për Dukatin (edhe atje u ngjita në stanet e barinjve) në gazetën “Bashkimi”. Nuk vonoi shumë dhe një sy “vigjilent” paskësh nisut një letër për në Tiranë, në të cilën kërkonte shpjegime se pse qenkësha lejuar të bëhesha shkrimtar, jo vetëm për arsye të “njollave” në biografi, por edhe ngaqë nuk kisha kryer shkolla të larta!!! Letërmarrësi pati mirësinë të më vinte në dijeni për përmbajtjen e asaj letre, të cilën paskëtaj e kishte flakur në koshin e plehrave. Pra, siç themi ne andej nga Vlora, nga u drova (u druajta) nuk shpëtova: gjithmonë kisha dyshuar se andej, nga fshati im, do të më vinte e liga. Dhe kisha pasur të drejtë!”

Kur në vitet ’90-të doli në pension, tashmë në moshën 56-vjeçare, Siriu, si njeri i mësuar me punë, çau edhe nëpër male dhe përfundoi si emigrant në Greqi, ku mësoi edhe profesionin e tezgjahistit. Por atje nuk qëndroi shumë gjatë. U kthye në atdhe dhe vazhdoi të mos i ndahej punës, mes levave të buldozerit apo të eskavatorit. Herë e gjeje pranë kopshtit botanik, ku hapeshin sheshe ndërtimi për blloqe të reja banesash, herë në Kavajë, herë në Prenjas, ku vazhdonin punimet për shtrimin e kabllove optike. Më pas e gjeje diku aty afër fakultetit ekonomik në hapje themelesh. Megjithëse në moshë tashmë 72-vjeçare, ende nuk i bën zemra t’i braktisë mendërisht levat e buldozerit, me të cilat shkriu një jetë të tërë. S’ndahet dot lehtë prej kujtimit të tyre. Ka hipur majë buldozerit që në vitin 1956, kur ishte 19 vjeç, dhe, me fantazinë e tij, vijon të mos zbresë që andej, paçka se kanë kaluar 53 vjet që asokohe. Kurse deri natën vonë vazhdon të shkruajë, pa iu ndarë krijimtarisë letrare dhe gazetarisë.

2012/05/11

Jetoj dhe vdes me të njëjtin flamur


Agim Desku hyn në radhën e atyre krijusëve që veprimtarinë e vet poetike e kultivon me sukses për të rritur dhe për fëmijë. Ai, duke shkruar vjersha të bukura, në mënyrë simbolike këndon për njërëzit e shquar të kombit dhe për ata të penës, këndon për shpesët, por edhe për jetën plot të papritura me tema e motive të llojllojshme, të cilat kanë karakter edukativ. Përmes një perceptimi të qartë poetik, ai na orfon një pikturë të gjallë për jetën në përgjithësi. Me imagjinatën e tij Desku, në mënyr specifike i përjeton dhe i vulos motivet reale, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme dhe ofrojnë njohuri për shumë anë të jetës. Pra, ai derdh frymëzimet duke folur me zërin e tij dhe duke thirrur me plagën si përkatësi shpirtërore .Fokusi poetik i përqendrohet në një objekt poetik: qenia,qenia si objekt thelbësor i idesë dhe mësazhit.Kështu, nëpërmjet vargut autori Desku arrin të paraqet kompleksivitetin e qenies ,relacionet të saj me gjithësinë ,me vetveten;shfaqjet e ndryshme të saj dhe vendndodhjen në kohë e hapësirë .



Në vargun e tij arrihet të shkrihet biografia e autorit me biografinë e qenies.Qenia që paraqitet nuk është e përcaktuar dhe kjo është një e arritur tjetër e tij ,sepse ka lënë mundësinë e identifikimit të secilit lexues me atë poezi.Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe shpresa,edhe zhgenjimi,edhe qëndresa,edhe përkujtimi,edhe reagimi i një shpirti,i cili gjen prehje vetëm në synimet e poetit,i cili shquhet për kah vargu dhe poezia e shkutër,të cilat sot janë edhe shumë të preferuara.Mirëpo ,duke pasur parasysh se vargu dhe poezia e tillë do përgjegjësi të veçantë,ai kësaj çeshtje ia del dhe krijimtaria e tij na servohet si shumë e qëlluar dhe me fuqinë e mesazhit shumëdimensional.


Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë.
Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi . "Pëshpëritje drite" 1995 (Për të rritur), "Kënga e pranverës" 1996 (vjersha për fëmijë) dhe "Në cilin varg mbes" 2007
Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar "Karagaçi" të Pejës.
Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F "XH.Kada") në Pejë.


Çamëria




Sonte
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
Çka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave.

Më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa Çamërinë?

JO!
Nuk e nënshkruaj
kurrë pasaportën
pa miken çame.

Nuk e dua lirinë i vetmuar,
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në Çamëri.

As kokën pa tokën
denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotnat e huaj.
Kur fjala kishte heshtur
diku në dhe e diku mbi të.

Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje
që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë
ta zgjojnë
nga ëndrrat për pak liri
Që na shtrohet pallateve
ngjyrë gri
Gjysmëgotash herë të zbrazura
metropoleve evropiane.

Të dehur ngrenë dolli
për fjalën tonë të heshtur
Sikur edhe unë i dehur
me shekuj
edhe pse i robëruar
me fjalë e me shpirt.

Sonte
kam të drejtë të jetoj
e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden
isha zot vetë,
isha iliro-dardan
isha Çamëri,
isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.

Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë.

Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e Çamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri!


Vendi i parë në Konkursin me krijimtari në Poezi organizuar nga grupi miqësor patriotik “Të Rinjtë e Çamërisë”


PASAPORTA E FLAMURIT

Emri
Ismajli, Isa, Iliri
edhe unë
Agim Desku,
shteti
-Jetoj,
që nëntëdhjetë e nëntë vite
në shtetin e coptuar
shqiptar,
me prindërit e farefisin tim,
të njëjtën bukë
e ndajmë më Shqiponjat e Butrintit.
-Jetoj dhe vdes
me të njëjtin flamur
kudo në Iliri,
nëse jetohet
jeto me të njëjtin flamur,
nëse vdiset
vdis me të njëjtin flamur
edhe në Çamëri
me të njëjtin flamur
Kuq e Zi.

LOTËT QË FLASIN


...Për ditë
u grinda me perenditë
kafshoja veten
thitha gjak gjarpri
Atdheun e mora më vete
herë në tokë
e herë në qiell
zbrita Purgatorit të Dantës
u ngita legjendave të Mujës e Halilit
aty ku zanat i dhanë gji të pijë
bacë Ademit.
Në Rozafat u grinda edhe me Zeusin
kur e gjeta shpatën e Skënderbeut
e shkruar me shkronja shqipe
dymijë vjet para Krishtit.
Kalova andej Durrahut
të takoja Homerin ditën me fenerë,
edhe pak verë të pi në Çamëri,
t`i puthi mbesat e nipat e mi
më lotë më flasin,
buzëqeshjet vrasin
zemrën time
për ditë ngapak
pse s’kam liri për ta
pse s’kam dashuri
as në vargun tim,
as një fjalë të vetme
nuk e di ku ta marr për ata
që nuk dinë të thërrasin liri shqip
as të vrasin shqip,
as të dashurojnë shqip
Çamëria
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
Çka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave
më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa Çamërinë.
Nuk e nënshkruaj kurrë pasaportën
pa miken çame
nuk e dua lirinë i vetmuar
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në Çamëri
as kokën pa tokën denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotat e huaj
kur fjala kishte heshtur diku në dhe e diku mbi të
Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë ta zgjojnë nga ëndrrat për pak liri
që na shtrohet pallateve ngjyrë blu
gjysmëgotash herë të zbrazura metropoleve evropiane
të dehur ngrenë dolli për fjalën tonë të heshtur
sikur edhe unë i dehur me shekuj
edhe pse i robëruar me fjalë e me shpirt
Sonte
kam të drejtë të jetoj e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden isha zot vetë, isha iliro-dardan
isha Çamëri, isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.
Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë
Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e Çamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri


LIRI E KRYQËZUAR SHQIP


(Më rastin e vdekjës tragjike të poetit Tahir Desku, te Kroni i Mbretit)


Të paktën
të erdha
liri,
bashkë me agimet e mia.
Ëndërrimet më rikthyen sërish
ta mundja vdekjen,
se pak para teje
erdha.
Ti
na gjete këtu,
liri
si çlirimtar
apo kryeneç.
Për Ty
të vetmit ishim
Atdhe
Për Ty
jam më i kryqëzuari
shqip,
më i buzëqeshuri
për emrin tënd
e tim eti
dhe tokës besë
e shpresë.
Erdha të prehëm
për pak
edhe me ty
gjeneral.
E dija
së në shpirtin tënd
ka vend
edhe për vargun
e poetit gjeneral.

Dhjetor,2005



DIELLI

Me diellin
lartësohet liria.
Lulet
prap marrin aromë.
Këngët
këthejnë tek unë,
bashkë me mikën
pimë ujë Prekazi.



TIVARI

Në Tivar
nata mbeti
pa ditë e dritë.
si të kërkonim
liri,
kur humbëm
edhe fjalën.
Në ditarin
Arnold Von Harfi
numërojmë
deri në 4700
Detit
ia vodhen ëndërrat
për të Bukurën e Dheut.
Kur të vie
si nuse
në Prishtinë,
Ilir
më shkruan
në flamur,
falë Zotit
liria
është fjala ime
e fundit
për të Bukurën e Dheut.



PORTRET NË FUND TË BURGUT

Ditën
e matja më natë.
Në zemër
shikoja emrin tim,
kur më mungonin sytë
e kafshoja tokën
herë kokën,
të dyja
ia falja ëndërrës
vetëm për pak liri,
së si e vizatoja
atdheun
në çelinë
e zemrës sime.
Nuk e dija
cili ishim njeri,
unë
zoti
apo djalli,
nuk e dija
as çka kafshoja
dhëmbët e mi
apo atdheun.

(Dubravë, 1999)



PSE FJALË

Nuk e dua
fjalën
as dashurinë
pa atdhe,
as njërën
pa tjetrën/
Më jetën
bëj ç’të dua
herë e fali,
herë e vras.
Nëse nuk e do Kosovën
me Shqipërinë,
kurrë nuk i dua fjalët
pa vargjet çame,
që m’i çmendin kujtimet
për mikën
e këngës labe.

DRITIM VARGUN QË E RUAJ ME VITE

Sonte e kam pёr zemёr tё shkruaj vargjёt e rrugёve tё krisura
qё i ruaj me vite pёr ty Evropё
tё luftёrave tua pёr tokё e nam e mё netёt pa gjumё,
tё luftёtarёve tё lirisё qё ёndёrra e kujtime i lanё nё shoqёri mё hёnёn
si dikur unё nё Siqevёn time tё fёmijёrisё
kur as lutjet nuk mё pranoheshin nёpёr udhёtime tё pafund
atёherё mё duhej tё notoja detit mes valёve e mes furtunash
ku vinin edhe pulёbardhat mё ne qё tё na pёrcjellin fluturimin tonё
sё bashku ndeznim qirinj e mbanim zi pёr Titanikun
nё Tivar ngritnim dy gishtёrinj dhe i shkruajmё lutje mikut
tek shetisja rrugёve tё Evropёs çdo ditё bёhem mё i ri pёr atdheun tim
flas mё tё e çmallёm nga ajo tokё e huaj dhe çdo natё ёndёrrat sikur mё flasin
tё kthehёm aty ku isha fёmijё ,ku lozja me gurёt e murёt
ku ndёrtoja Kalanё time prej Kosove, nёpёr secilin cep atdheu
pёr sa herё e mё ç`mall e lexoja Bagёti...tё Naimit
ato male nёn hijen e mrizeve kullotja edhe unё bagёtitё e mia ,sa bukuri,ç`farё idile
por ,sa mё mungonte diçka mё e bukur, diçka qё e ёndёrronim brez pas brezi
denbabaden ,gjysh e stёrgjysh ,e vetmja fjalё e dashur qё mё bёn dritё,
tё cilёn fshehurazi ma thoshte nёna edhe babai e thoshte mё dashuri
sa ёmbёl ma mёsonte edhe mёsuesi atё fjalё tё bukur e tё dashur
ajo, ishte vetё Liria , qё me shekuj e prtnim ,e donim si tim bir
e pritnim pёr ta puthur sёcili pёr vete,kush mё shumё sё sa unё nё dheun e huaj,
e puthja me lotёt e mi, mё sytё e mi ,mё zemrёn time ,me trupin tim
tё lёnё kujtim, tek sa i thyenim gurёt e Kosharёs,
aty ku e thyem edhe kufirin e emrit tim Agim,
ku shqipet tani fluturojnё tё lira ,nёpёr sёcilin cep te atdheut tim.
Falma njё lule prilli
Eh...
Sonte….
sikur e vodha lotin e asaj nate
kujtim i lёnё buzёve tё puthitura
tё kalorsit tё burgosur
nё dyluftimin me sёcilin bajloz
qё i afrohet hёnёs dhe diellit
apo ёndёrrёs sё priellit.
Sonte
nё Takimin me ty
mblodha ca lule
qё dikur kishin aromё dashurie
ti solla sikur pёrherё pranverave
kur dilnim me duar tё bashkuara
sikur qё nuk dinim q`tё bёnim me puthjet
atyre e takimeve tё asaj nate plot me hёnё
pёr ato puthje tё pambarim
buzёt janё dёshmitarё.
Sonte
e kam vetem lotin
kujtim.
Sonte
s`di si ta ruej zemrёn nga vdekja e hershme
e kalorsit te burgosur
nё dylyftimin me sёcilin bajloz
qё i afrohet hёnёs dhe diellit
dhe ёndrrёs sё prillit.
Sonte e luta kalorёsin tё ma falё njё ёndёrr
apo njё lule prilli pёr pёr buzёt e mikёs
si aromё tё puthjeve si zjarr lirie.
Sonte edhe unё u bёra lule e sёcilёs aromё
u bёra kalorёs i atdheut tim.
Sonte
mё sёcilin bajloz jam nё dyluftim
edhe pёr dashurinё edhe pёr puthjet e mikёs,
pёr atdheun bёhёm ushtarё i tij.
Cilёn buzёqeshje ma fali pranvera
Cilёn buzёqeshje ma fale atdhe
pёr cilin lapidar t`ia shkruej epitafin
mikut tim diku i zhdukur nga lufta nё numrin 1820
edhe nё njёmbёdhjetё vite pritje
nё dorёn time tё lёnё kujtim ca gurё tё thyer tё Kosharёs
mbeshtjellur me aroma lulesh.
mё shumё dashuri e fjalё.
Pёr cilёn buzёqeshje u bёra baladё
herё u bёra kalorёs i saj
buzёdrinasja ime si u tretё nё vajё
si zog kanarine fluturoj
dritare e botёs u bё
bashkё nё pёrqafimin tim
pёr lirinё erdhi e na pёrgёzoj
dhe iku e u bё zjarr
tokё e nёnё
u bё edhe dashuri
buzёdrinasja ime
u bё l i r i.



DRITIM

I gjason gurit
vaji im
dhe këngëa
shqipe
që nëna ma mësoi
të flë emir
në mua
e fjala n`besflijim.



UDHA E SHQIPEVE


Në mbretërinë e Teutëa
qyteti Butrint
njëmijë e njëqind drejtime
numri 001
apartamenti Evropa
është udha e Shqipeve.




FLAS ME VARGUN

Me vargun flas
shqip
e nuk zihemi asnjёherё.
Flasim mё shumё
pёr atdheun
dje e sot
me gjuhё zemre
flasim deri nё agim.
Fjalёt i marrim
aty ku ka liri
ka edhe pak vend
nё secilin varg
pёr miken time, Valerinë.
Me vargun flasim
pse jo edhe pёr dashuri.
Pёr luftёn shkruajmё epitafe
martirёt i ndritim nё gjeneralë
me vargun kemi çka flasim
çdo ditё nga pak
fjalёt kurrё nuk pёrfundojnё.

EMRIN E KAM POEZI

Emri im
mё ngjan nё varg
e vargu
nё emёr.
Nё liri erdhёm
si ushtarё e gjeneralë
pёr tokё e kokё
e plis tё bardhё
denbabaden
se shqipet na rritёn
nёpёr secilёn kala
duke valëvitur flamurin
kuq e zi
me emrin Shqipёri
e Çamёri.


ARZANA

Arzanës ,arkeologës së parë IlireMe kalorësit Dardanë
Me kalorësit Dardanë
kaleroje Ilirinë
Butrint
Rozafat
Dardani
Ç`vazo më solle
Arzan
për fisin tim
Ilir
ma mësove arkeologjinë
dhe me emrin shqip
vajzën ta pagëzoj.



ORË HISTORIE

Alfabetin
kohërat ma mësun
im zot
kur mes rreshtash
lexoja historinë
Ilirisht.



NË LAPIDAR

( Sh. Gjeçovit)

Kohë për mendje
kohë
në gur
kohë
në dhembje
kohë
për burrë.

Kosova dhe propaganda mediatike evropiane kundër shqiptarëve




Safet Krivaça


Akuzat ndërkombëtare për korrupsionin në Kosovë dhe ndjekja e zyrtarëve të lartë nën këtë akuzë, pa e zgjidhur problemin e Kosovës veriore, janë sikur ta fusni një vizitor pikturash të mrekullueshme në një galeri në mesnatë pa ia ndezur dritat. Kështu disi po veprojnë ndërkombëtarët në Kosovë. Akuzojnë për korrupsion, ndërkohë që e kanë ndarë Kosovën dhe kur njeriu lexon të gjitha raportet e sjelljes nga UNMIK-u dhe EULEX-i në veri, ku misionarët mbrojnë kriminelët dhe kontrabandistët, të dyshuarit dhe biznesmenët e paligjshëm, liderët e listave për president të Serbisë që pinë kafe me këtë potencial kriminal në Beograd, nuk ka si të mos pyet: A thua është normale të ndiqet korrupsioni në një tokë të ndarë shteti ku Kosova nuk di ku i ka kufijtë. A thua mund të ndiqet krimi i luftës së vitit 1998-99 mbi njerëzimin, përderisa në një pjesë të Kosovës ,kriminelët serbë vetëm sa i kanë sofistikuar edhe më shumë veprimet kriminale. Pse ndërkombëtarët ndjekin shqiptarët për krime e nuk ndërmarrin asgjë kundër krimit serb në veri, ku pjesa veriore nuk korrespondon me asnjë legjislacion juridik as shtetëror me shtetin që i takon. Ku segmenti policor dhe i sigurisë i jep llogari kriminalitetit dhe Beogradit, ku valojnë për inate flamujt e Serbisë nacionaliste dhe ku asnjë instancë sigurie prej KFOR-it te EULEX-i dhe UNMIK-u nga 1244, nuk ka guxim të arrestojë asnjë bos të krimit në veri dhe asnjë mafioz, ndërkaq i kanë të gjithë në lista, ashtu sikur i ka evidencuar inteligjenca e NATO-s në Kosovë.

Indiferenca e pranisë ndërkombëtare rreth rastit të Veselinoviqëve

Nuk mund t'i bëhet shërbim më i mirë Serbisë sesa ia bëjnë misionarët në veri dhe nuk mund t'i bëhet shërbim më i keq Kosovës, sesa që e bëjnë misionarët për Prishtinën nga veriu. Falë këtyre skandaleve, sot Kosova llogaritet rajon jo stabil në sigurinë territoriale dhe shtetërore dhe të gjitha raportet që i referohen kësaj pasigurie Kosovën e shpallin gjysmë shtet në dështim e sipër i cili duhet të pret për të ecë lirshëm në Evropë e përtej Evropës. Duhet të ketë restrikcione financiare dhe kreditore për shkak të pasigurisë shtetërore, por askush në këto raporte të inteligjencës as të OKB-së,e as të KS të OKB-së nuk e thotë se veriu i Kosovës është direkt dështim i KFOR-it,UNMIK-ut dhe EULEX-it. Për çudi, ka pasur shumë raporte instancash të shumta ndërkombëtare që e kanë porositur kreun e Qeverisë së Kosovës se duhet të fillojë negociata me serbët e veriut, ndërkohë që nuk kanë thënë se ata që bëjnë sigurinë do ta kryejnë punën e vet për çka paguhen për mision.

Hapja e dialogut të Qeverisë së Republikës së Kosovës me serbët e veriut nuk mund të ndodhë pa u pastruar terreni nga kriminelët e influencuar nga Beogradi. Indiferenca e pranisë ndërkombëtarë në Kosovë rreth rastit të Veselinoviqëve tregon se veriun e Kosovës misionet ndërkombëtare e trajtojnë vetëm si pjesë të Serbisë. Të paktën këtë e dëshmon përvoja e hidhur për 13 vjet pas luftës dhe gjendja konkrete në veri. Në asnjë gjendje të ngrirë politike, ligjore dhe sigurie,në asnjë shtet deri më tani nuk është negociuar me kriminelët për të krijuar rendin. Kjo po kërkohet të ndodhë në Kosovë, apo dikujt po i konvenon kjo situatë për strategji alternative që sot në Ballkan njihen pas perdes diplomatike, opsione për Maqedoninë, Kosovën,Bosnjë Hercegovinën, Serbinë me problemet e brendshme në Vojvodinë, Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe për probleme me rumunët, kompleks rajonal ballkanik në të cilin çfarëdo që ndodh Shqipëria do të ishte përfituesja më e pritshme, meqë historia, shqiptarët i ka shkelur me pamëshirshmërinë më të rëndë fashiste në Ballkan në 100 vjetët e kaluara.

Shqiptarët hoqën dorë nga paditë kundër Martit

Sot kundër shqiptarëve në përgjithësi po ndodh krim mediatik në Evropë. Veçmas mediet e shtetit zviceran në çdo incident të ndodhur kualifikojnë shqiptarët si të implikuarit kryesorë. Njëjtë edhe mediet spanjolle propagandojnë disponim antishqiptar. Pse kjo frymë evropiane antishqiptare? Serbia ka depërtuar tek individë të rëndësishëm si Dik Marti dhe ka krijuar mit kriminal nga shqiptarët e veshkave të trafikuar. Sot kanë filluar të zbulohen edhe ndikimet e Karla Del Pontes nga ish- Gjykata e Hagës, qoftë me libra ku akuzon shqiptarët,qoftë me pengesa për ta marrë "Kasapi i Ballkanit",dënimin e merituar. Akuza e Dik Martit kaloi në Parlamentin Evropian dhe për të mos qenë të përgjegjshëm të akuzuarit shqiptarë hoqën dorë nga paditë kundër tij. Paditë eventuale të atyre që u akuzuan nga Dik Marti e nuk bënë padi kundër tij, nuk janë vetëm personale, por janë shumë më shumë kolektive, sepse i kanë sjellë dëm Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi. Shqiptarët të cilët sot e pesëdhjetë vjet bëjnë punën fizike në Zvicër, ashtu qysh nuk e bëjnë të tjerët, akuzohen tepër ashpër në ballinat e gazetave jo vetëm të Zvicrës,por edhe në tërësi në Evropë. Shqiptarët e Kosovës janë ndërtues të Zvicrës dhe shpesh janë eksploatuar fizikisht joligjshmërisht, sepse nuk i kanë njohur ligjet për mbrojtjen e punëtorëve, megjithatë sot jo vetëm që nuk është falënderues shteti,por është akuzues i tyre. Duket se sot mediet evropiane ,me përjashtime, kanë qëllim të parë, që shqiptarët t'i ndërlidhin me radikalizëm islamik dhe fundamentalizëm, ashtu sikur mundohej Milosheviqi ta plasonte në botë propagandën se UÇK-ja ishte terroristë. Qëllimi i fundit atëherë dhe sot është që përmes kësaj propagande,SHBA-ja ta rishikojë pozitën e vet të marrëdhënieve me shqiptarët,sepse pa superfuqinë numër një në botë, Evropa do ta nënshtronte Shqipërinë dhe Kosovën, shqiptarët në Maqedoni dhe ta dobësonte deri në minimum rolin e elementit shqiptar në Mal të Zi dhe rikthimin e historisë së Çamërisë dhe Mollës së Kuqe afër Nishit. Nuk do mend se të gjitha këto ndarje dikur i ka përkrahur pikërisht Evropa me qendrat e vendosjes. Tendenca e rikthimit evropian të akuzimit të shqiptarëve në përgjithësi,vërehet edhe sot në praktikën e qasjes së BE-së kundrejt Kosovës, si në liberalizim të vizave si në qarkullim të lirë si dy elemente bazike të strategjisë kushtetuese të BE-së për lëvizje të lirë të të gjithëve.

Serbia, agresori i parë që është shpërblyer

Nëse rikthehemi korrektësisht në historinë 20-vjeçare të rënies së Federatës Jugosllave, shohim se Serbia ka qenë dhe është agresori i parë që është shpërblyer, ndërsa viktimat janë dënuar. A thua shqiptarët e Kosovës kanë jetuar në Mars, për të qenë kaq në distancë kulture me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën e rajonin për të qenë të vetmit sot në Ballkan pa viza? Me siguri se jo, është përgjigja logjike. BE-ja ka shpërblyer shtetin që ka shkaktuar qindra mijëra viktima duke traumatizuar miliona njerëz, duke çnjerëzuar gra, pleq dhe fëmijë dhe ka dënuar ata që bartin pasojat e agresionit më barbar serb në Evropën e pasluftës. Është shpërblyer populli,barbaria e uniformuar dhe paramilitare e të cilit ka shkaktuar masakrën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, Srebrenicën. Është shpërblyer me liri të plotë lëvizjeje dhe me kandidaturë të BE-së, shteti që ka prerë koka pleqsh në Reçak, në të dy fshatrat e Krushës, në Rogovë, në Drenicë, në Gallap e çdo kund në Kosovë. Nga u bënë këta kaq demokratë e të mirë për 13 vjet dhe nga mbetën për dënim viktimat, është pyetje që nuk e bën sot askush kur flet për integrimet në BE. Si do të reagonte sot bota evropiane sikur 77 viktimat e Norvegjisë t'i kishte bërë një pjesëtar i konfeksionit islam, e jo Anders Bering Breivik, të cilin shteti ka nerva ta dëgjojë tek arsyetohet për 77 vrasje në mes të paqes? Për pesë viktimat e vrara në Maqedoni, shteti doli më në fund me akuzën e pritshme:Vrasje terroriste, ndikuar nga radikalizmi islamik. Një grusht i ri për shqiptarët dhe një parapërgatitje e opinionit për historinë e re antishqiptare në Maqedoni. Madje, shteti ka shkuar aq larg sa ka akuzuar edhe femra që i shërbejnë Zotit me namaz dhe lutje, si një grusht të ri femrës shqiptare që po fillon të futet në institucionin e shtetit të Maqedonisë. Modeli i Milosheviqit për të akuzuar shqiptarët për fundamentalizëm islamik akoma pa dal në shesh e vërteta,është bërë strategji e Maqedonisë për t'i thënë Evropës se shqiptarët po prodhojnë grupe radikale islame për akte të larta terroristë edhe për vetë Evropën,sepse me këtë akuzë të aksionit policor "Monstrum",do ta nënshtrojnë më lehtë popullatën shqiptare në Maqedoni dhe do t'i amortizojnë kërkesat e tyre për ekzistencë kombëtare. Disponimi evropian antishqiptar më së shumti po i kushton Kosovës e cila 13 vjet pas luftës nuk arrin të jetë shtet sovran dhe si e tillë me një konflikt të ngrirë në veri,nuk i qon peshë BE-së për të iniciuar zgjidhje parimore në të cilën do të ruhet Ballkani me kufijtë aktualë që njihen sot. Por,nëse nesër shqiptarët do të ndërmarrin diçka për ta rikthyer territorin e vet shtetëror, me siguri se BE-ja do ta akuzojë qeverinë e Kosovës për papërgjegjësi dhe provokim të sigurisë sikur për aksionin e korrikut një vit më parë. Të mos jesh zot në shtëpinë tënde dhe të t'i akuzojnë liderët për krime lufte përderisa ta ndajnë shtetin në një pjesë të të cilit bëjnë çka të duan e në tjetrën i shkojnë përshtati okupimit dhe krimit të organizuar të Serbisë,kjo është non sens që nuk do koment. Nuk themi se s'ka krim ekonomik në Kosovë,nuk themi të mos luftohet korrupsioni,por lufta e kësaj natyre akoma pa e unifikuar shtetin,do të thotë se misioni i BE-së në Kosovë, për të treguar se gjoja nuk ka dështuar dhe gjoja po bën diçka, po e lufton korrupsionin. Ne po e besojmë këtë luftë në Prishtinë,por po besojmë thellë se ata po e heshtin krimin vë veri të Kosovës. Dështimet në veriun e Kosovës,megjithatë nuk mund të mbulohen me luftimin e korrupsionit dhe me propagandën mediatike në Evropë. Koha do të tregojë se me shqiptarët e Kosovës po eksperimentohet dhe një ditë kur Serbia të jetë në BE para Kosovës, Kosova nuk do të mund ta ketë aty vendin,ngase pengesa e parë për këtë integrim do të jetë pikërisht agresori i dikurshëm,Serbia. Si do ta arsyetojë atëherë BE-ja veprimin ndaj Kosovës? Me siguri në stilin e Havier Solanës se si dështoi Spanja ta njihte pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nuk e thoshte me kohë se Kosova në tokën e vet sot ka përmendore heronjsh që kanë rënë për lirinë e Spanjës, si: Asim Vokshi, Xhemail Kada dhe të tjerë shqiptarë, të cilët kanë rënë si vullnetarë të lirisë, por nuk u janë ngritur përmendore.

Klubi që e themeloi dhe e jetësoi Mitingun e poezisë në Gjakovë





Poeti Din Mehmeti

Duke e vazhduar traditën e filluar vite më parë që manifestimit më të madh poetik në trojet shqiptare, Mitingut të Poezisë në Gjakovë, t’i paraprijnë manifestime të ndryshme letrare, të enjten, edhe zyrtarisht filloi Java e Mitingut të 48-të, manifestimet qendrore të të cilit mbahen nesër (e shtunë).










Halil Haxhosaj 

Në praninë e një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve kishte edhe mysafirë nga klubet letrare të Pejës, Gjilani, Therandës e nga vende të tjera, u bë promovimi i monografisë së klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova.

“Është ky klubi që e themeloi manifestimin më të rëndësishëm poetik kombëtar, Mitingun e Poezisë, por edhe që e jetësoi dhe e afirmoi atë tash e 48 vjet, duke e bërë kështu, në një mënyrë, edhe si ëmble të qytetit të poezisë, Gjakovës” u tha, mes tjerash, në këtë promovim.


description


“Në fakt, ky klub letrar shënon 50-vjetorin e veprimtarisë, dhe, autori Halil Haxhosaj, ishte përkujdesur që, siç thotë edhe vetë, në bashkëpunim me kolegët dhe anëtarët e tjerë të klubit, të përgatisë monografinë e tij të titulluar “Monografi me historik”. “Autori është munduar që në këtë monografi, në një vend, të pasqyrojë veprimtarinë e pasur 50 vjeçare të klubit, gjë që nuk ka qenë aspak e lehtë, prandaj Haxhosaj meriton përgëzime”, ka thënë Muharrem Kurti, kryetar aktual i K. L. “GJ. N. Kazazi”. Autorin e përgëzoi edhe Anton Shala, drejtor komunal i kulturës, duke potencuar se kjo monografi prezanton një histori jo vetëm të këtij klubi por edhe të kulturës së kësaj treve e më gjerë, ndërsa vetë klubi mund të shërbej si shembull i mirë se si kolektivisht mund të punohet në mënyrë të suksesshme.




           Agim Gjakova

Poeti ynë i njohur Agim Gjakova mendon se me këtë monografi është bërë një punë shumë e mirë, pasi nuk është lejuar që shumë nga aktivitetet e këtij klubi të kalojnë në harresë. “Kjo monografi dëshmon për një begati të aktivitetit të këtij klubi, por edhe të popullatës së kësaj treve. Në këtë libër, në mënyrë shumë besnike prezantohet jo vetëm aktiviteti i këtij klubi i cili ka dhënë shumë emra të njohur të poezisë shqipe, por i përshkruan edhe peripecitë dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky klub dhe anëtarët e tij”, ka thënë Gjakova.

Autorin Halil Haxhosaj e përgëzuan ndërsa vlerësime shumë pozitive për këtë monografi dhanë edhe Tahir Bezhani, Skënder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj. “Mitingu i Poezisë në Gjakovë, të cilin e ka themeluar ky klub, lirisht mund të thuhet se është ndër manifestimet e para ku filloi të jetësohet konkretisht ideja e bashkimit kombëtar, pasi aty merrnin pjesë poet nga të gjitha trohet kombëtare. Prandaj këtij libri vetëm sa i shtohet vlera kulturore”, është shprehur Muhamet Rogova.

Halil Haxhosaj, autor i kësaj monografie, ka potencuar se për këtë libër ka punuar gati një gjysmë shekulli. “Me plotë sinqeritet e them se për këtë monografi kam punuan thuaja 50 vjet, prej kohës kur në Normalen e Gjakovës, kam qenë nxënës i poetit tonë të madh, Din Mehmetit”, ka thënë Haxhosaj.

Java e Mitingut do të vazhdojë sot (e premte) me promovimin e librit “Dritë e zezë” të Muharrem Kurtit, ndërsa manifestimet qendrore të edicionit të 48-të të Mitingut të Poezisë në Gjakovë do të mbahen nesër

DERI KURË KËSHTU SERVIL, O POPULL?!

Adnan Abrashi


“Dhe...a do të jetë sigurisht aty e vërteta e kërkuar? – e pyet nxënësi kureshtar mësuesin. – Patjetër! - gjegjet me buzëqeshje mësuesi - Ajo do të jetë aty! Saktësisht para hundës sate dhe përball syve tu që nuk shohin asgjë”

“Jakup Krasniqi vetëm rrinte dhe me dorë e fërkonte gojën. Ismet Beqiri vazhdimisht ka lëvizur. Adrian Gjini (AAK) e mbante kokën ulur dhe me duar e shtypte kokën. Adem Grabovci (PDK) vazhdimisht i shikonte me një buzëqeshje përfaqësuesit e opozitës, duke i injoruar”. Ismet Beqiri (LDK) i tha Adem Grabovcit se nuk është mirë të na i gjuani amerikanët në qafë.

Xhavit Haliti (PDK) thoshte se është mirë që këtu janë edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes që ta shohin edhe këta se çka është presioni”. – janë këto disa nga pasuset e cituara nga një gazetë e jona ditore, të bartura gati në të gjitha portalet informative shqiptare në internet dhe më gjerë.

Ngjarja e asaj situate aq poshtëruese, përulëse, tragjike, të pamoralshme dhe joparimore e përzgjedhësve tanë të popullit para presioni të një diplomatit të huaj, e përshkruar aty, fatkeqësisht, nga shumëkush, ishte kuptuar si një dukuri tanimë e ditur dhe e zakonshme e sjelljeje së elitës tonë politike në raport me ndërkombëtarët.

Konkretisht, fjala është për atë takim të jashtëzakonshëm dhe skandaloz, në mes të Kryesinë së Parlamenti të Kosovës dhe përfaqësueseve të grupeve parlamentare të subjekteve politike, pasi që LDK-ja, VV dhe AAK-ja, të pakënaqur me futjen për aprovim si rend dite të disa ligjeve të papranueshme, kishin bojkotuar pjesëmarrjen në seancat e ardhshme të Parlamentit.(derisa këto ligje të hiqen nga rendi i ditës për aprovim).

Ky bojkot, fillimisht pati sukses. Rezultatet e para të presionit dhanë fryte. Për shkak të mosekzistimit të kuorumit të duhur, pozita nuk ishte në gjendje të vazhdoj më tutje me aprovimin e këtyre ligjeve kontestuese.


Më pas, dihet se çka ndodhi! Pas gjithë kësaj situate tragji-komike të asaj dite të kobshme dhe rrënuese për demokracinë edhe ashtu të dyshimtë kosovare, LDK dhe AAK, më parë unike në kundërshtim, duke u kthyer në Parlament, u mposhtën lehtë nga ky presion papresedan i një përfaqësuesi ndërkombëtar, apo sikur ne parapëlqejmë t’i quajmë ata me atë shabllon - zhargon grotesk - “miku ndërkombëtar”. Sipas bindjes sime, ky gjest i këtyre dy partive tona opozitare, nuk ka se si të qortohet ndryshe, veçse me fjalën TURP! Turp për këta të përzgjedhurit me votën e lirë të popullit.


Nga ana tjetër, përball këtij veprimi përulës ndaj presionit ndërkombëtar të këtyre dy partive opozitare të asaj dite, kishte edhe diçka të këndshme. Për një lexues të zakonshëm dhe neutral, sa reflektonte krenari dhe dinjitet ajo pjesa e fundit e atij lajmi me një përmbarim kështu: “...një pjesëmarrës i emocionuar nga atmosfera e pakëndshme që ishte krijuar në atë takim (duke pretenduar të jetë anonim) kishte deklaruar kështu: “për herë të parë në jetë kam lakmuar që të jem në vend të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë frikësuar nga amerikani (ndërkombëtari)””

Shpresa për një brez të politikanëve të rinj që po krijohet


Edhe pse, sado-kudo, në analizat e mia të gjertanishme, përherë kujdesesha të jam sa më neutral dhe sa më pak të jap shkas për ndonjë dyshim të mundshëm rreth animit tim kah ndonjë subjekt politik, qëndrimi gjithnjë konseguant dhe i palëkundur i përfaqësuesve të lëvizjes Vetëvendosje!, e veçanërisht të treguar në atë takimin e cekur, më bëri optimist dhe entuziast se diçka pozitive po lëviz për të mirë në këtë drejtim.

Shpresa për një brez të politikanëve të rinj që po krijohet po forcohet. Do të jetë pra ky një brez i ri i cili patjetër me kohë do t’i neutralizojë këto dhe shumë të këqijat tjera të papranueshëm të mentalitetit tonë politik të instaluar si shprehi dhe të formësuar gjatë si nënshtruese ndaj të huajve.

Edhe pse ndonjëherë ne nuk shohim, apo qëllimisht bëhemi të verbër para kësaj të vërtete, ky brez i ri në krijim, moti po na FTON të kemi vetëbesimin dhe të jemi të sigurt në vete; kaherë ajo po apelon që si popull të jemi përherë ballëlartë, krenarë, të pamposhtur, duke u mbështetur kryesisht në forcat dhe inteligjencën tonë të pashtershme kombëtare; moti ajo zëshëm po trumbeton se pa ushtruar ta duash veten nuk mund të jesh i sinqertë në dashurin e treguar ndaj të tjerëve...se miqtë tanë ndërkombëtar janë vërtetë miq, por njëkohësisht ata janë edhe miq të armiqve tanë...

Mbase, këto dhe shumë të vërteta tjera, ne ja kemi nisë t’i kuptojmë nga pak tek tani.
Ani! Kurrë nuk është vonë...!

E vërteta para hunde

E kam cituar shpesh në artikujt e mijë këtë urtësi të Ajnshtajnit gjenial, kështu që, besoj se nuk do të jetë e tepërt që edhe me këtë rast ta përsëris atë: “ Kjo botë nuk është e keqe pse në të ka njerëz të këqij, por pikërisht për shkak të neve të mirëve, të cilët nuk ndërmarrim asgjë ndaj atyre”Andaj, pas gjithë kësaj maskarade që përgjithësisht po ndodh me mentalitetin ton të ultë moral-politik në Kosovë, me ëndje në vazhdim do ta shpalos një “mesele” e cila, figurativisht si porosi, aspak nuk i dedikohet elitës tonë aktuale politike, por popullit të Kosovës, apo qytetarëve të zakonshëm të saj:
„ Në kërkim të së vërtetës, jam i gatshëm të nisem kudo qoftë ajo“ – i tha një ditë nxënësi mësuesit të vetë shpirtëror.

Kjo vendosmëri e vartësit të tij ju dok interesant mësuesit dhe e pyeti:

“E kur ke ndërmend të nisesh në këtë rrugë”?

“Menjëherë, posa t’më tregosh se kah duhet të shkoj”

“ Propozoj të nisesh në drejtim të hundës sate”.

“Dakord”! – pajtohet i entuziazmuar nxënësi – “Por, nuk më the ku duhet të ndalem”?
“Ku të duash vetë”

“Dhe...a do të jetë sigurisht aty e vërteta e kërkuar? – e pyet sërish nxënësi kureshtar mësuesin. – Patjetër! - Gjegjet me buzëqeshje mësuesi - “Ajo do të jetë aty! Saktësisht para hundës sate dhe përball syve tu që nuk shohin asgjë”...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...