Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/30

PRESIDETJA E KOSOVES ATIFETE JAHJAGA PRITI HEROIN E KOSOVES RAMUSH HARADINAJN


Presidentja Jahjaga priti Haradinajn
Presidentja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, me bashkëpunëtorët e tij.
Presidentja Jahjaga i uroi mirëseardhje Haradinajt dhe e uroi për lirimin dhe shpalljen të pafajshëm për të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Ajo tha se ky është një gëzim jo vetëm për familjen e tij por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse kauza për të cilën ka luftuar Haradinaj dhe angazhimi i tij mbetet e pastër dhe kontributi i tij për shoqërinë dhe për Kosovën, ashtu si edhe në të kaluarën, do të jetë domethënës.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në proceset demokratike por tha se si çdo shtet tjetër në tranzicion po bëhen përpjekje që duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën të realizohen synimet. Ajo e vlerësoi kontributin e AAK-së si konstruktiv dhe të konsiderueshëm dhe theksoi se me caktimin e nënkryetarit të kësaj partie, si koordinator politik për dialog me Serbinë, kontributi i saj në gjithë procesin të jetë më i theksuar.
Jahjaga i dha përkrahje dhe mbështetje Haradinajt dhe theksoi se llogarit në punën e tij dhe të subjektit që udhëheqë në punën e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës dhe për avancimin e proceseve drejt integrimeve euro-atlantike dhe në thellimin e miqësisë me miqtë ndërkombëtarë.
Kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe për mbështetjen që i ka ofruar. Ai e vlerësoi gjithashtu gjithë pritjen që i është bërë në Kosovë pas lirimit nga Gjykata dhe tha se ka përcjellë me vëmendje gjithë proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Haradinaj theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm por gjithashtu tha se ka edhe sfida në rrugën e saj përpara, të cilat do të tejkalohen me angazhimin e të gjithëve së bashku. Ai tha se proceset demokratike në vend kanë nevojë për një dinamizëm dhe kjo do të arrihet me angazhimin e përbashkët.
Jahjaga dhe Haradinaj biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin BE-së dhe me përkrahjen e SHBA-së, thuhet në njoftim.

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se lirimi i ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe i njerëzve të afërt me të, është indikacion për “drejtësi selektive”.


Rusi: Lirimi i të akuzuarve në Hagë paraqet drejtësi selektive
Ministria e jashtme e Rusisë thotë se lirimi i ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe i njerëzve të afërt me të, është indikacion për “drejtësi selektive”.
“Ky vendim, së bashku me lirimin e fundit të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaq, është një tjetër indikacion i drejtësisë selektive, kur personat që janë të akuzuar për kryerje të krimeve kundër njerëzimit dhe krime të luftës, mbeten të pandëshkuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Rusisë, në komentin lidhur me rastin Haradinaj, raporton agjencia Interfax.
Rusia me këmbëngulje synon përfundimin e punës së Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në periudhën e paraparë me Rezolutën 1966 të Këshillit të Sigurimit të OK-së.

GJENERALI I LUFTES DHE HEROJI I PAQ[S RAMUSH HARADINAJ ,HOMAZHE TE VARRI I IBRAHIM RUGOVES


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe përmendorja e dëshmorit Zahir Pajaziti. Me këtë rast Haradinaj nuk ka dashur të flas për mundësinë e një koalicioni qeverisës, por nuk e ka mohuar bashkëpunimin e tij për një qeverisje kualitative.


Haradinaj, homazhe te varri i Rugovës

Ish-kryeministri i Kosvës Ramush Haradinaj ka thënë sot se ka filluar punën me nderime duke bërë homazhe tek njerëzit historik të vendit, prandaj në ditët në vazhdim do të flas për çështje politike. Megjithëkëtë, duke mos dashur të flas për ndonjë koalicion të mundshëm, ai shprehu gatishmëri për punë të përbashkët për një qeverisje kualitative:
“Unë do të punojë me çdo njeri të Kosovës që të sjellë kualitet te ri në qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit, kuptohet se këtë mund ta bëjmë nëse gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë. Shteti i Kosovës është në sfidë si shtet i ri dhe si demokraci, pra ne nuk rrezikohemi më si Kosovë a do të jemi shtet, por kualiteti i shtetit, i demokracisë i zhvillimeve të brendshme është në sfidë, meqënese jemi të ri, andaj do të punojmë së bashku”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tha se ka zgjedhur të fillojë ditën me nderime para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, pasi presidenti Rugova ka luajtur rol të madh në krijimin e shtetit të Kosovës:

” E falenderoj Presidentin Rugova për mundin dhe punën e mirë që e ka bërë për shtetin e Kosovës, do të jem gjithnjë falenderues, ashtu si populli i Kosovës dhe shqiptarët që janë mirënjohës për rolin e tij historik për shtetin e Kosovës”, ka Haradinaj.
Kryetari i AAK-së me bashkëpunëtor bëri homazhe edhe pranë shtatores se komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë duke thënë se ai nuk do të ndalet së nderuari vlerat e lirisë kudo që janë, sepse sipas tij kësisoji nderohet edhe rruga për liri.

Ekspozitë e hartave shqiptare të vjetra 3 mijë vjeçare


Në fillim të epokës sonë të parët tanë përbënin një popullsi më se 20 milionëshe dhe janë përmendur që në hartat e para të botës, duke filluar nga Harta e Homerit, e shekullit 13-12 para erës sonë, hartën e Anaksimadrit, viti 565 p.e.s, atë të Herodotit, të vitit 465.p.e.s, e të tjera me radhë, është thënë në ekspozitën hartografike të hapur tash e tri ditë me radhë në Kuvendin Komunal të Deçanit, për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, të autorit Faton Mehmetaj nga Pozhari i Deçanit. Ky projekt është titulluar “Trojet shqiptare në harta që nga lashtësia deri më sot”, që në vete mbledh rreth 500 harta të ndryshme të vjetra rreth 3 mijë vjet. Sipas recensentit të kësaj ekspozite, Muhamet Mala, harta e shpreh hapësirën, ndërsa historia kohën dhe hapësirën në mes të këtyre të dyjave e kuptojmë të gjithë. “Është një ekspozitë e mirë dhe e begatë me material hartash, ku autori përmes këtij koleksioni i ndërlidhë kohërat dhe hapësira që nga Ilirikumi antik, nga Istria e deri në Gjirin e Ambrakisë në hapësira mesjetare arbërore deri në Prevezë, në hapësirën e cunguar etnike moderne shqiptare”, ka thënë Mala. Sipas tij, ky projekt me këtë koleksion hartash ka një rëndësi shumëdimensionale. Së pari këto harta janë dëshmi e fortë për t’i treguar botës qytetërimin tonë të lashtë, shtrirjen gjeografike dhe autoktoninë, së dyti, këto harta pasqyrojnë një histori të shkruar gjatë mijëra vjetëve, kurse pike e tretë e rëndësishme është edhe fakti se ky projekt mund dhe duhet t’i shërbejë edhe diplomacisë sonë të re për të fituar mbështetjen e botës.

Faton Mehmetaj mundësinë e hapjes së kësaj ekspozite në kuadër të kësaj feste të 100 vjetorit të shtetit shqiptar e ka quajtur një kënaqësi të veçantë. “Edhe kjo ekspozitë është një aktivitet që korrespondon me këto aktivitete mbarëkombëtare dhe me rrugëtimin mijëra vjeçar të popullit shqiptar nëpër shtigjet e historisë deri në ditët tona”, ka thënë Mehmetaj, i cili ka shprehur bindjen se, nëse ato trajtohen në prizmin e një projekti mbarëkombëtar, do ta tronditin botën shkencore të të gjitha niveleve. Mehmetaj ka shtuar se ky koleksion hartash dëshmon me fakte dhe të dhëna historinë tonë nëpër mijëravjeçarë, bazuar në dokumente autentike të kohës. “Sipas tyre, në fillim të epokës sonë të parët tanë përbënin një popullsi më se 20 milionëshe dhe janë përmendur që në hartat e para të botës, duke filluar nga Harta e Homerit, e shekullit 13-12 para erës sonë, hartën e Anaksimadrit viti 565 p.e.s, atë të Herodotit të vitit 465.p.e.s, e të tjera me radhë”, ka thënë ai.

Hapjen e kësaj ekspozite e ka përshëndetur edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili e ka quajtur atë si një punë shumë të rëndësishme dhe me shumë vlerë për të dëshmuar para botës të kaluarën tonë të lavdishme, dhe territoret e copëtuara padrejtësisht gjatë historisë.

Referendumi që do të vendoste nëse qytetarët e Kosovës do të donin të bashkoheshin me Shqipërinë nuk mund të realizohet për sa kohë që është në fuqi Kushtetuta aktuale e Kosovës.


Eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhavit Shala, ka thënë se për t’u jetësuar iniciativa e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën duhet ndryshuar Kushtetutën e Kosovës. Aleanca Kuq e Zi ka nisur një peticion i cili pasi të firmoset nga qytetarët e të dyja vendeve t’u dorëzohet parlamenteve në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët do të duhet të votojnë për referendumin popullor për bashkim. 

“Iniciativa për të organizuar referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka një pengesë kushtetuese e përcaktuar në nenin 1 pika tre (3) që thotë se ‘Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti’. Në këtë rast, për t’i evituar këto pengesa duhet të amendementohet Kushtetuta e pastaj të organizohet referendumi për një gjë të tillë”, ka thënë Shala. “Mungesa e Ligjit për referendumin është elementi tjetër pengues për mosorganizimin ose mosmbajtjen e referendumit”.  Peticioni për referendume ka nisur të nënshkruhet më 28 nëntor në kufirin që ndan Shqipërinë dhe Kosovën. Për të ka folur vetë lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. 

Egjiptianët e Kosovës kremtojnë kthimin e Ramushit, kërkojnë lirimin e Limajt

Në qytetin e Gjakovës egjiptianët të organizuar ndoqën vendimin e Tribunalit të Hagës, me të cilin u lirua nga akuzat Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij – Brahimaj  e Balaj. Bashkë me qytetarët e tjerë dhe me muzikën e tyre karakteristike ata festuan lirimin e tij dhe kërkuan edhe lirimin e Fatmir Limajt.

Në emër të egjiptianëve të Kosoves, kryetari Bislim Hoti uron familjarët e të liruarve, AAK-në për liderin e munguar, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse në Kosovë u kthye personaliteti i politikës kosovare.

Në këto ditë të mëdha historike të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë i dha ngjyrën e kremtimit lirimi  Ramush Haradinajt, ndërsa në këto ditë të mëdha Kosovës i mungoi z.Fatmir Limaj, i cili padrejtësisht nga implikimet politike mbahet në paraburgim.

Urimi i papritur për 100-vjetor

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, ishin me dhjetëra mesazhet e urimit të ardhura nga vendet mike dhe pothuajse të gjithë shtetet e tjera në botë.

Pa dyshim, mesazhi i Presidentit Obama, ardhja në Tiranë e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe urimet zyrtare të Brukselit, ishin midis atyre që fituan më shumë vëmendje mediatike për rëndësinë dhe përmbajtjen e tyre, transmeton TCH.

Megjithatë, urimet ndaj vendit tonë kanë ardhur edhe nga destinacione të pazakonta e të papritura. 

Në listën e vendeve që iu bashkuan “dëshirës për prosperitet” të popullit shqiptar u rendit edhe Koreja e Veriut, vendi komunist më i izoluar në botë.

Në një mesazh urimi të publikuar në agjencinë koreane të Lajmeve (KCNA), presidenti i Presidiumit të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, përcolli urimet e tij dhe të “liderit të dashur”, Kim Jong-un, ndaj popullit shqiptar.

”I uroj presidentit Nishani sukses në punën e tij, për zhvillimin, begatinë dhe prosperitetin e vendit”, shkruhej në mesazhin e urimit.

Ndonëse vetëm formale, Shqipëria dhe Koreja e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre, me vendin tonë që mbulon shtetin komunist nëpërmjet ambasadës sonë në Pekin dhe Penianin që përfaqëson Shqipërinë nëpërmjet ambasadës së ndodhur në Bullgari.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...