Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/09

A ka vertet rrezik qe kometat e asteroidet te godasin Token?

Ekspertët e fushës mendojnë për të qetësuar njerëzit në lidhje me gjithçka që flitet



Për impakte të mundshme me asteroidët është folur shumë, sidomos në kohët e fundit, kur fundi i botës dukej se do të shkaktohej nga ndonjë përplasje me këto shkëmbinj hapësinorë. Mirëpo ja që ekspertët e fushës mendojnë për të qetësuar njerëzit në lidhje me gjithçka që flitet se mund të ndodhë. "Mund të pohojmë me një siguri konkrete se asnjë asteroid, apo kometë s'mund të komprometojë jetën dhe të godasë Tokën gjatë 100 viteve të ardhshëm", ka shpjeguar Donald Yeomans. Pra, sipas specialistëve, mund të bëjmë gjumë të qetë. Në "Jet Propulsion Laboratory" të NASA-s, Yeomans është një kërkuar i afirmuar dhe drejtor i "Near Earth Object Program Office". Mirëpo ai nuk është i vetëm, por ka nga ana e tij edhe një kastë të gjerë astronomësh profesionistë, që monitorojnë asteroidet e kometat. Vërtet që nga fillimi i 2012-s e deri më sot, janë 8800 objekte që i janë afruar Tokës, por duket se nuk përbëjnë asnjë rrezik për ta goditur atë.

Ka shkaktuar “panik” levizja e fundit e NASA-s, me vendimin e saj per terheqjen nga publikimi i nje numri te madh fotografishe!




Pikerisht kjo ishte arsyeja e cila ka shkaktuar nje trazire te madhe nder rrethet shkencore dhe aq me shume ne ato pro UFO-ve, te cilet tashme kane se ku te “shkelin” per te arsyetuar bindjet dhe medyshjet e tyre.
NASA vendosi te terheqe nga syri i publikut nje numer te konsiderueshem fotografish te “dyshimta” qe dispononte ne arshiven e saj te hapur. Keto fotografi kishin ngjallur reagime te forta por qe nuk kishin gezuar nje shpjegim te mirefillte nga vete agjencia, ndaj ato sipas konspiracionisteve perbenin deshmi per ekzistencen e Jashtetokesoreve, dhe Aplikimin e teknologjise te tyre nga NASA dhe jo vetem.
NASA keto fotografi i kishte ne arshive te hapur ne kategorine e “Mbeturinat e Hapesires”, keshtu fshirja e menjehershme e tyre konsiderohet si levizte per te mbuluar te vertetat e mohuara! alb-observer.com.

NASA: Stuhite diellore kapin kulmin gjate 2013-s


Erozionet diellore i japin jetë stuhive gjeomagnetike, që udhëtojnë nëpër hapësirë, duke kërcënuar instrumentet elektromagnetike të realizuara nga njeriu

Ky vit 2013 do të kapë kulmin e "stuhive" diellore, që do të rifillojnë pas një periudhe të gjatë aktiviteti jo shumë të fortë. Kështu, NASA po monitoron shpërthimet që ndodhin mbi sipërfaqen e yllit tonë, përmes "Solar Dynamics Observatory" e janë kapur disa imazhe ekskluzive në rezolucion të lartë, siç vërehet në një video të publikuar.
Falë teleskopit hapësinor ka qenë e mundur të kapen disa imazhe të pazakonta. Bëhet fjalë për shkrepje tepër të vlefshme për kërkuesit e NASA-s, që lejojnë vjeljen e informacioneve mbi nxjerrjet masive koronale. Që prej vitit 2012, më shumë se 100 milionë imazhe të sipërfaqes diellor janë kapur nga sonda: praktikisht bëhet fjalë për ekuivalentin e 8 orëve programacioni televiziv përgjatë 4 muajve.
Pas një periudhe me aktivitet të paktë, parashikohet që në maj të 2013-s mund të kapet piku i fazës maksimale. Erozionet diellore i japin jetë stuhive gjeomagnetike, që udhëtojnë nëpër hapësirë, duke kërcënuar instrumentet elektromagnetike të realizuara nga njeriu. Nëse do të goditej nga erozionet e energjisë së yllit tonë, në rrezik do të ishin satelitë dhe rrjete elektrike, me humbje të mundshme deri në triliona dollarë. Gjithsesi, të paktën për momentin, shkencëtarët e NASA-s kanë shpjeguar sesi nuk duhen pasur frikë këto "stuhi", por vetëm të shijohet spektakli i pazakontë që krijojnë në formën e 'gërshetave' magnetike.




 

turizmi

Stuhia e pabesueshme e rërës se kuqe “përpin” Australine

Ja imazhet mahnitëse tepër të veçanta të stuhisë së pluhurit të egër


Një stuhi rëre të kuqe ka përfshirë brigjet australiane, 1300 kilometra larg nga Perth, teksa banorët e atjeshëm janë mobilizuar me masa mbrojtëse, si të ishte një ciklon tropikal. Imazhet mahnitëse të stuhisë së pluhurit të egër u kapën nga pasagjerët e një aeroplan pranë qytetit të Onslow, në veri-perëndim të Australisë. Raportet vendëse thonë se valët e mëdha të rërës dhe pluhurit të kuq ishin zhvendosur nga erërat e forta në Oqeanin Indian, para se të vinin në afërsi të qytetit.





 

Afrohet “super-stuhia” diellore, i kemi 30’ kohë

Independent

Vlerësohet se super-stuhitë diellore ndodhin një herë në 100 ose 200 vjet, ndërsa një stuhi e fundit e këtillë e ka goditur Tokën në vitin 1859




Një “super-stuhi” diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës, të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjetin kombëtar dhe t’i shkatërrojë ndihmat madhore të navigacionit të aeroplanëve, thuhet në një raport, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, “Independent”. Është e pashmangshme që një stuhi ekstreme diellore - e shkaktuar nga shkëputja e miliarda tonelatave të materies me energji të madhe të Diellit, që lëvizin me shpejtësi prej një milion miljesh në orë - do ta godasë Tokën, një kohë në të ardhmen e afërt, por është e pamundshme të parashihet më tepër se 30 minuta para se aktualisht të ndodhë, ka tërhequr vërejtjen një ekip i inxhinierëve.
Vlerësohet se super-stuhitë diellore ndodhin një herë në 100 ose 200 vjet, ndërsa një stuhi e fundit e këtillë e ka goditur Tokën në vitin 1859, shkruan e përditshmja londineze “Independent” dhe shton se inxhinierët thonë se megjithëqë asgjë nuk ka ndodhur në vitet e gjithësisë, ne jemi shumë më tepër të ndjeshëm tash se sa para një shekulli, për shkak të pranisë gjithëpërfshirëse të elektronikës moderne. “Konsensusi i përgjithshëm është se super-stuhia diellore është e pashmangshme, pra është çështje vetëm se kur do të ndodhë”, thuhet në raportin e një grupi të ekspertëve të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë në Londër, lidhur me motin ekstrem të gjithësisë, transmeton gazeta “Independent”.
Në gjysmëshekullin e kaluar, ka pasur një numër të “shmangieve nga caku”, kur një eksplodim “masiv i shkëputjes në formë kurore” të materies energjetike nga Dielli është përhapur në gjithësi, duke e anashkaluar për pak Tokën. Në vitin 1989, një stuhi relativisht e vogël diellore i ka goditur disa transformatorë kryesorë elektrik në rrjetin kombëtar të Kanadasë, duke shkaktuar mungesë të madhe të rrymës elektrike. Stuhi të ngjashme diellore në mënyrë domethënëse e kanë rritur nivelin e rrezatimit në vitet 1956, 1972, 1989 dhe në vitin 2003, kanë shkruar ekspertët në raportin e tyre. Profesori Paul Cannon, i cili e ka kryesuar grupin punues të Akademisë për stuhitë diellore, tha se qeveritë duhet t’i formojnë bordet e motit të gjithësisë për t’i mbikëqyrë masat që synojnë minimizimin e ndikimeve të stuhive diellore, shkruan “Independent”. “Një stuhi diellore do të jetë sfidë, por jo kataklizmë. Dy sfida për qeveritë janë spektri i gjerë i teknologjisë i prekur sot dhe emergjenca e ndjeshmërisë së papritur derisa teknologjia zhvillohet”, tha ai.
“Mesazhi ynë është: mos bëni panik, por përgatituni. Stuhia diellore do të ndodhë një ditë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të”, tha Paul Cannon dhe shtoi se “tashmë janë ndërmarrë shumë hapa për ta minimizuar ndikimin e stuhive diellore në teknologjinë aktuale...Ne vlerësojmë se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje do ta minimizojë ndikimin”. Stuhitë diellore e godasin Tokën pothuajse rregullisht, por këto janë shumë më të vogla se sa goditja e vitit 1859, që është emëruar sipas astronomit britanik, Richard Carrington, që ishte super-stuhia e fundit diellore e vërtetë.
Një zhvillim i ngjashëm do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në rrjetin elektrik, ku transformatorët janë veçanërisht të ndjeshëm, pastaj do të ndodhë degradimi i aktivitetit të satelitëve, navigacioni GPS, aviacioni dhe me gjasë rrjeti mobil telefonik, veçanërisht rrjeti i ri 4G, që varet nga satelitët e GPS-it. “Satelitët janë sigurisht në linjën e parë të super-stuhisë. Ata janë pjesë e infrastrukturës sonë dhe ne kemi shqetësime lidhur me mbijetesën e tyre në super-stuhinë diellore”, thotë Keith Ryden, inxhinier i Gjithësisë në Universitetin Surrey, shkruan në fund të artikullit e përditshmja londineze, “Independent”.

Si ta bindim Perëndimin, për Bashkimin



Aleks Rrema


Sot më shumë se kurrë, Shqipërisë, atdheut tonë, i nevojiten burra jo për luftë, as për nxitje gjakërash, por për të udhëhequr me llogjikë dhe vetëdije, strategjinë e referendumit e cila do të trokasë në dyert e BE-së, me metoda demokratike. Kapacitetet intelektuale që Kombi ynë posedon janë të shumëta, kjo tregon dhe nivelin e lartë të inteligjencës që ka pothuajse cdo shqiptar. E theksoj faktin përse duhen burrat dhe jo 'burat' apo burrecërit, sepse burrat kanë qenë, janë dhe do të mbeten të papërlyer në tregun e shit-blerjes të politikës dhe diplomacisë dhe vendosmëria e tyre për të udhëhequr kombin me ndjenja të thella patriotike, është për t'u vlerësuar. Kombit tonë i lypset të ketë në ballin e vet të tillë njerëz patriotë, për vetë faktin se nuk njohin dhe nuk pranojnë asnjë kompromis në kurriz të 'Mëmëdheut'. Dhe Bashkimi Europian apo Washingtoni, nuk do te hezitonin t'i mirkpritnin të tillë njerëz patriotë në dyert e tyre, si bashkpunues dhe ruajtës së dëmokracisë apo mirmbajtës të standarteve. Pra duhen burra patriotë me parime të qarta demokratike, të emancipuar në mentalitet, ruajtës të mirfilltë të mardhënieve dhe fqinjësisë së mirë me rajonin e më gjërë. Domethënë aleatë të denjë për të siguruar unitetin në Ballkan, Europën Jug-Lindore, Europën Perëndimore dhe me Botën e lirë demokratike e të përparuar.
Po a ka kombi ynë të tillë patriotë njerëz, që t'i sigurojnë Europës dhe Washingtonit një bashkpunim të denjë me të tilla standarte ?! Unë them se po dhe nuk është aspak e veshtirë të gjenden të tillë bashkpunëtorë, madje këta janë të gjetur pak a shumë, në cdo trevë të Shqipërisë. Në Kosovë gjenden dy figura te shquara atdhetarë: z.Albin Kurti dhe z.Faik Krasniqi, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre për kauzën e atdhedashurisë nuk po pranojnë asnjë dëmshpërblim politik nga agjëntet e UDB-së që sot udhëheqin Kosovën, madje zëri i tyre oshëtin fortë në cdo dikaster administrativ i brendshëm dhe i jashtëm, përfshi këtu dhe oponencën mediatike. Në luginën e Presheves gjendet i nderuari z.Jonuz Musliu, sot Kryetari i PDSH-së dhe ish komandant i UCPMB-së, një nga patriotët më të denjë të luginës dhe një nga politikanët më parimorë dhe më demokrat se vetë demokracia amerikane.
Në Maqedoni gjenden dy figurat e shquarë z.Kim Mehmeti dhe z.Rufi Osmani, dy idologe të fuqishëm për cështjen kombëtare, rezolutën e Ohrit, mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe dy personat më ekzistentë, që përvec vuajtjeve e sakrificave të shumta që kanë përjetuar në jetët e tyre, nuk kanë hequr dorë nga toka amë dhe nga flamuri kuq e zi. Në Mal të Zi gjendet i nderuari z.Genci Nimanbegu nga “Lëvizja për Bashkim”, i cili pa iu kursyer ashpërsisë politike dhe egërsisë sllavo-snobiste, vazhdon misionin e tij për ta çuar përpara dinjitetin kombetar.
Në Shqipëri gjenden figurat e shquar si z.Lisien Bashkurti, z.Kreshnik Spahiu, z.Kreshnik Osmani, të cilët, më shumë shpejtësi politike dhe diplomatike, po arrijnë t’i bindin ndërkombëtarët që Shqipëria nuk duhet të jetë në një gjuhë dhe në “5” Kombe , por në një gjuhë dhe në një komb të vetëm, përkundër vështirësive politike momentale dhe uzurpimit të korrupsionit galopant nga kasta politike aktuale.
Ndërsa për pjesën çame gjendet politikani patriot dhe i pa zëvëndësueshëm z.Tahir Muhedini, i cili me të gjitha përplasjet e territorit grek, nuk është luhatur të tërhiqet apo të lehtësojë procesin e “çështjes çame”, në favor të shkatërrimëtarëve si Shpëtim Idrizi me shokët e tij filo-grek. Pra, këta figura garantojnë sigurinë, demokracinë, unitetin dhe bashkpunimin reciprok me të gjitha shtetet perëndimore dhe demokratike. Të tillë patriotë nevojiten si udhërrëfyes jo vetëm për bashkim, por dhe për integrimin e Shqipërisë etnike në gjirin e BE-së. Çështja e referendumit apo bashkimit nuk kërkon as ndonjë specifik të veçantë, as ndonjë ligj të posaçëm dhe as arritje standartesh ekonomike, por vetëm atdhedashuri dhe vullnet nga cdo shqiptar pa dallim feje, krahine, apo ideje. Vetëm këto njerëz patriotë garantojnë stabilishment. Me këto mënyra të përcaktuara strategjike të hartohen referendumet dhe të plotësohen me nënshkrime nga të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, për të paraqitur këto kërkesa në dyer të BE-së, Washingtonit dhe çdo institucioni tjetër të lartë të unionit.
Kështu bëri dhe Gjermania dhe Polonia, të dy këto shtete të njëjtën rrugë ndoqën, kështu duhet të veproj dhe "Shqipëria Etnike" drejt rrugës së bashkimit dhe nuk do ketë forcë apo shtet demokratik të mos i pranoj këto referendume në të tilla parametra udhërrëfyese. Bashkimi është shumë i afërt. "God Bless Albanian Ethnic and Albanian’s People’s!!".

TË huajtë për Shqipërinë



            Javën e fundit të janarit 2013, u intervistua nga Artur Zhei, deputeti grek i “Agimit të Artë” Kristo Papas. I cili nxorri shumë vrerë nga goja e tij kundër vendit tonë. Kristo Papa Thotë: “Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht,  njëqindvjeçar, në rajonin tonë. Këta kusarëve na shtypin vëllezërit tonë grek. Duhet ti bëjmë që të kuptojnë njëherë e mirë se çfarë do të thotë Greqi. (1)
          Ndalu pak z. Kristo se e keni marë me shumë nxitim, Maks Zotaj citon Prof. Robert Temple i cili thotë: “Grekët dhe hebrejtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi, që bëhet fjalë për mijëra vite distancë (“të parët janë shqiptarët”). Emrat Greqi dhe Hebre, u degjuan vetëm pas shek të 10 për hebrejtë dhe të 7 për grekët p.e.s. (2). 
          Ndërsa, Aleksandër Lambert thotë: “Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar... Janë një popull me vlera historike dhe kulturore. Janë ENGJEJ. Këtë e kanë treguar me shembuj gjatë gjithë periudhës së sigurimit të mbijetesës së tyre. Askush nuk mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. (3).
          Kristo Papa vazhdon: “Çështja çame për ne nuk egzistin, për fat të keq që diskutohet në këto çaste. Çështja çame është zgjidhur njëherë e përgjithmonë në periudhën 1944-1945 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napolon Zerva me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkë punuan me armikun kundër grekëve dhe morën përgjigjen e duhur. Çamët nuk janë grekë në asnjë rast. Ata goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo është tokë greke. (4).
          Kristo Papa, e din mirë, që ka një varg studiuesish grek, si Zonja Elefteria Manda dhe Jorgos Margaritis, thonë:  “Krimet e pashëmbullta dhe çpopullimin e territoreve çame e kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve. Këta shkruajnë: “...regjimi që kishte vendosur në vendin fqinj Fronti Çlirimtar i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte raprezalje në kuriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim. ...Vendi ynë “mesoi qytetërim”...sigurisht nuk vjen nga pala greke. (5).
           Çamëria u pushtua nga Greqia, në mars 1913, një popull autokton,  pasardhës i pellazgëve dhe Epirotëve të më vonshëm e sot shqiptarë, të masakruar nga krimineli Zerva. Ndërsa minoritetit grek i ardhur me trastën e lypsit në krah përpara rreth 200 vjetëve, filluan të punonin tokat e agallarëve të Gjirokastrës dhe Delvinës në Dropull dhe Vurg. Sali Berisha me ligjin agrar 7501 dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare më 1994. Gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare dhe grekët prap na akuzojnë duke e ngritur kurdoherë minoritetin grek si mollë sheri.
          Për “Protokollin e Korfuzit”. Komisioni ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha vijoi negociatat me autoritetet greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografit. Negociatat u mbyllën më 17 maj 1914 me “dispozitat e Korfuzit”, të cilat do t’iu parashtroheshin Kryeqyteteve Europiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë, miratimi erdhi më 2 korrik 1914. “Dispozitat konfirmuan domozdoshmërinë e tërheqjes së plotë të forcave greke, prej Shqipërisë së Jugut”. (6).
          Kristo Papas thotë: “...zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Kjo nënkupton: Ushrtinë greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë...”. Atëhere neve na ipet një shans i ngjashëm si i Milosheviçit që sulmoi Kosovën dhe Kosova u çlirua dhe u bë shtet i pavarur Shqiptar. Tani pritet rasti i Çamërisë dhe trojeve të tjera shqiptare. Gjithmonë është folur: “Pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri”. Nëqoftëse doni ta përsëritni si në dy rastet e kaluar që u ka ndodhur, urdhëroni se u presim...
          A.) Më 15 maj 1919 iu vërsulët mizorisht Anadollit, Izmirit dhe Thrakës. Dhe siç dihet, duke u vërtitur nëpër gjumë për të mbledhur mjengullën në thes, u rrëzuat nëpër buza e humnera aq keq sa thyet jo vetëm turrinjtë po edhe kokën. Gjatë verës së vitit 1922 u dërmuat e u shkatërruat përfundimisht. Kokë varur duke u rrukullisur e zvaritur u përplasët në bregdetin turk të Izmirit me 9-9-1922, shpëtuan më pak se gjysma, falë luftanijeve angleze që u tërhoqi.(7).
          B.) Rasti tjetër është kur renegati shqiptar ish Ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi erdhi me forcat greke në vitin 1997 dhe ngriti flamurin grek në Shqipërinë e Jugut. Por, gëzimin ua preu, Magdalena Ollbrajt kur ju tha: “Ju pushtuat Shqipërinë e Jugut, ne nuk e ndalojmë Turqinë qe t’u bjerë juve dhe qeveria turke u dha ultimatumin, ju u kthyet mbrapa me kokë varur pa arritur lumin e Shkumbinit, që ia kishit vënë syrin. Mbas 20 vjetëve kthehet në Shqipëri tradhtari Kiço Mustaqi, në vend që ta çonin përpara skuadrës së pushkatimit, jo që jo, por e priti Edi, Saliu, Fatosi e Janullatosi me nderime dhe bankete. Në biseda midis shokësh, Kiçua mburr demokracin greke dhe i vjen keq që ajo demokraci i mungon Shqipërisë. Mësoni ju shokët e banketeve: Po të aplikohej demokracia greke këtu në Shqipëri nuk do të kishte ngelur këmbë minoriteti, Dule, Tavo, Ksera me Nëse ju filloni agresionin të cilin Janullatosi po e pregatit shkëqyeshëm për dy dekada dhe ju z.
***Ngjyra e verdhë është harta e Greqisë vjetër
 
Kristo Papa me kërcënimin e pa fre që po dëgjojmë, ne shqiptarët u presim, se kështu do të vijë rasti i pritur si i Kosovës për të vendosur kufirin te kufiri i “Greqis së Vjetër” që kalon në jugë të Epirit dhe të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. (shiko hartën ne enciklopedinë Amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, korigjimi në vitin 1971). (9).
VENDBANIMET ARVANITASE
 
          Prapë kërkon dhe pretendon Greqia, “pushton Epirin e Veriut”  me ushtrinë e vdekur. Është në ngjajshmëri si varrezat e ushtarëve greke me kufoma shqiptarë   që ka ngritur Janullatosi për gjatë kësaj kohe. Ju kërkoni një hapësirë më të madhe... Gazeta kombëtare prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë para 
72 viteve të luftës italo-grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet...përkojnë saktësisht me kufijtë i magjinarë të “Eprit të Veriut”. Është e çuditshme se ky numur është i njëllojtë me 696 fshatra arvanito-shqiptare që ka zbuluar A. Belushi në Greqi. (A. Fico, “ILLIRIA” 28-3-2005).
... Kërkimet fillojnë: në Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, zbret në fshatrat e bregdetit në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Greqia kërkon eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke “pas 72 vjetëve”. Ç’farë absurditeti, Taciti Romak thoshte: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën ... të vrasë historinë.  Këto pika kërkimi arrinë deri në afërsi të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh. Këto kërkesa, kane arritur sa të kërkojnë autonomin e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohet “tokës mëmë”.
          Në këto fshatra shqiptare në Greqi rrjedh në dejet e tyre gjak shqiptari. Të parët e tyre ishin heronjtë mijëvjeçar të historisë greke dhe kurdoherë kanë marrë si dhuratë pabesinë. Ka nipër të tyre që kanë humbur idetitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. (10).
          A. De. Lamartine, pohon: “E vetmja gjë e patundur te shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi. Ky pasion për lavdi është tipar mbizotërues i karakterit dhe burim i trimërisë së tyre. Shqipëria është toka e heronjëve të të gjitha kohëve”. (“Historia e Turqisë”, Laipcig, Ë. Ëerhard, 1885). (11).
          Ky zotëri flet për vlerat e luftës dhe përpjekjeve të heronjve tanë duke i bërë të tyre Pirron e Epirit, Teuten, Gentin e me radhë Skënderbeun, udhëheqësit e revolucionit 1821 etj. Ç’farë maskarade luan greku me emisaret e saj!  Kristo Papas na akuzon se kemi vjedhur flamurin. Ne i referohemi historisë, që grekut nuk u njihej as nami as nishani atëhere. (Ju quheni grek pas vitit 1826), Volteri i antikitetit,  Lukiani i shek II-të shkruan: “Shqiponja jeton tani në qiell, rri mbi skeptrin mbretëror dhe vetëm sa s’bën edhe folenë në kokën e Zeusit” (Vepra të zgjedhura. Bot. shqip 1979, f. 17). Ne shqiptarët prej kësaj shqiponje të Zeusit e  kemi origjinën e Flamurit tonë.
          Vazhdon Kristo Papa: “Popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin dhe fituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shume mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
          Në Leipzig, Johan Tutman shkruan: “Asnjë populli vjetër i botës në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për europianët e perëndimit, i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa ç’janë shqiptarët ... Ata janë një popull kryesor, i lashtë dhe i rëndësishëm...
          Presidenti i greqis (arvanitas) Karlos Papulias përshëndeti organizatën e OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit të themelimit, ka shprehur hapur krenarin e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson vorio-epirotë. Prani shekullore e helenizimit në shtëpitë strëgjyshërore si një burim frymëzimi e krenarie për gjithë grekët ... Shpreh shqetësim për rrezikun e mbylljes së shkollës greke në Korçë ku mësojnë 370 nxënës dhe 80 femijë të shkollës fillore dhe të kopshtit, veç kësaj kundërshtuan hapur ligjin që parashikon prerjen e 18.000 pensioneve të minoritarëve që nuk kanë punuar asnjë ditë në Greqi. Ky është helenizimi i paguar nga greku për minoritetasit pa rrënjë që janë në Shqipëri. (12).
          Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk egziston popull tjetër në Ballkan, as ai i greqise së re, që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (13).
          Veprimtaria heleniste për gjatë këtyre dy dekadave të zhvilluara në praktike nga Janullatosi dhe të shprehura në teori nga Kristo Papa është një degradim për shtetin grek, aq më tepër kur ruajnë “Ligjin e Luftes pas mbi shtatë dekada, kurdoherë mendojnë për të bërë një intervecion kundra Shqipërisë.                          

   Aref Mati zbuloi historinë e manipuluar të Greqisë, nga Universiteti i Sorbonës. Ai mori titullin “Doktor në shkencen e historisë së antikitetit (Greqia antike) Të Universitetit Paris – Sorbonë”. Kështu që ky është njeriu që përmbysi një mit fals, që vuri bazat e një historie të re. Puna e Arefit do të kthehet në pikë referimi në bibliografi, për të gjitha shkencat e botës që do të merret këtej e tutje me antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan përfundimisht në sferat akademike të Francës. Ky është dhe suksesi më i madh që kemi korrur ndonjëherë në këtë fushë. (15).
         
Referenca
1. Interneti “Shqiptarët do ti përzëme” 16-4-2012
2. Maks Zotaj “Orakulli i Dodonës” gazeta “ILLYRIA”, 6-2-2006, f. 24.
3. Aleksandër Lambert, “Europa duhet...” internet 22-10-2011.
4. Kristo Papa “Jeni racë plaçkitës” internet  29-1-2013.
5. Jorgos Margaritis  “Bashkëpuntorë... “,  bot. 2009, f. 147.
6. Ferdinando Saello, “Shqipëria 6 muaj...”, bot. 2001, f. 70, 78.
7. Ibrahim Hoxha, “Viset kombëtare...”, bot. 2000, f. 99.
8. Rasim Bebo, “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 245.
9. Enciklopedia Amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, 1971.
10. “Greqia pushton Epirin e Veriut” internet 16-4-2012.
11.  A. De Lamartine “Historia e Turqis Laipzig” W. Wehard 1885.
12. Internet Presidenti grek përshëndet 16-4-2012
13. Lajosh Taloci 1834-1916 (R. Bebo “Artikuj dhe ngjarje”, f. 8).
14. Përparim Demi “doktoratura e Arif Matit” Illyria 22-12-2011, f. 24.
15. Internet “Shqipëria e Madhe” Dhimbje koke për Greqin, 24-4-2002.

Rasim  Bebo  Addison  Çikago shkurt 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...