Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/30

SHKËLQIMI I HESHTUR… ( Shenime per nje liber dhe pjese te zgjedhura nga krijimtaria e tij)

Shefqet Dibrani

SHKËLQIMI I HESHTUR…

Izet Duraku, „VEZULLIM HESHTASH“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „DARDANIA“, Tiranë 2004, faqe 112. ISBN 99927-936-4-3

Poezia e Izet Durakut për nga tiparet është gege dhe me ndikime të tejdukshme të poezisë kosovare. Kjo poezi për nga cilësia është vlerë dhe standard, d.m.th. kjo që po përpiqemi ta prezantojmë është një poezi pak më ndryshe, me një strukturë dhe motiv të epikës veriore, por duke përdorur një lloj nënvetëdije gjuhësore autori ka prodhuar standardin e tij poetik, ku “pastaj mbi gjithçka rrëzohet/ ngadalë dëbora e bardhë/ edhe nën të me ngulm toka/ e ruan krenarinë e saj”, (f. 28). Pikërisht këto “gjurmë të ngrira”, kjo krenari “nëpër ashtin e fortë të maleve”, qofshin këto Veriore, e bënë më pikëlluese dhe krenare poezinë e këtij libri.

Në kuadër të këtyre dy skajeve, dhembjes dhe krenarisë, hasim vargun simbolik “malet janë gjithkund, para dhe mbas meje!” një refren i cili te poezia – poemë: “MALET JANË GJITHKUND”, (f. 15 – 18), përsëritet dhe riciklohet të paktën gjashtë herë, duke i dhënë epikës legjendare një refren krenarie dhe poezisë shtjellim melankolik të dhembjes pasi “putrat e natës mbështeten në truallin/ ku me përndezje sysh ngrehen pusitë”, dhe secila e “gjen shtegun e ikjes”,qoftë nga krahina e Lumës, në të cilën vazhdimisht, “bora e re shtron mbi të vjetrën”, edhe atje ku “malet janë gjithkund, para dhe mbas meje!, të cilat “s’dihet kur u ngulen”, por dihet se “soji i thneglave/ gjithë verën e lume kullot/ flakët e ferrit/ e dimni sheh parajsën andërr”. Kjo semantikë shprehëse që e përshkruan epikën dhe tragjiken e një populli, mbetet si krijim i bukur dhe vezullues.

Po me këtë motiv dhe me nuanca të ngjashme janë edhe një varg poezish të këtij libri në mesin e të cilave po përmendim: “Motra ime”, “Drini i bardhë”, “A u zgjua”, “Bora”, “Lana”, “Lumë, 1913”, etj. Ndoshta ia vlen për t’i veçuar edhe disa lirika të mira, përmes të cilave kuptohet një botë tjetër ideoemocinale: “Krisma”, “Shorti i dridhjes”, “Vjeshtë a fillim dimëri”, “Një krah zogu”, “Etja”, “Një qerre”, “Dimri i zogjve”, Më ka marrë malli”, “Autobusi i parë i mëngjesit”, “Midis gjethesh si duar”, “Një natë të ndritshme”, “A u zgjuam”, “Merremi vesh”, “2 prill”, “Nëpër trup të pemëve”, “Yje” e ndonjë tjetër që e përbëjnë mozaikun poetik të librit.

Përmbledhja poetike “VEZULLIM HESHTASH“, është konstruktuar mbi simbole të caktuara të cilat janë vjelë nga natyra veriore e Shqipërisë, përkatësisht nga krahina zulmëmadhe Luma, atje ku është vendlindja e poetit, duke ndërtuar një epikë për: malet me lisa të gjatë, për gurët e përrenjtë të cilët do të marrin përjetime emocionale, madje krejtësisht tjetërfare nga ato që i njohim, që i kemi prekur dhe i kemi përjetuar. Në këtë plan janë edhe disa shprehje dhe nocione të cilat kanë ndërtuar një simbolikë meditative: “pylli i pikëpjekjes”, “vramendja e stinës”, “honi qorr i jetës”, “gjijtë e brengës së vjetër”, “veshjezhveshjet e motit”, “drunjëzohem”, “gurëzohem”, “qielltavani i dhomës”, “kremi i fjalëve”, “dryn e shulandryshkur”, “terri na ndrin, qorri na prin”, “lapëvyshktë”, e disa të tjera. Ndërsa në një bllok tjetër mund të futen edhe disa karaktere mitologjike: (Hyu, Orakujt, Olimpi, Adami, Eva, Ora, Qoftëlargu, Shilla dhe Haridba etj.), të cilat marrin frymim shqip, komunikojnë si njerëz të gjallë dhe kanë ndjenja, e madje kanë edhe aftësinë e të menduarit thuaja në shqip.

Jo pak, simbolet në poezinë e Izet Durakut, imitojnë një lloj vetëdije, e cila hapëron nga vargu në varg, por ne jemi të vetëdijshëm se këtë shpirt poezisë ia ka dhënë vet autori, siç mund të duket nga këto katër vargje që ia kushton qytetit të tij të fëmijërisë, Kukësit të Vjetër, i cili është përmbytur në ujë: “Fort e dhimbshme kjo baladë e Drinit/ fort krenare/ në themel të kalasë së saj u përmbyt/ një qytet e dhjetra fshatra”, (f. 32).

Perceptimet tematike te poezia e Izet Durakut janë të nduarduarta. Ato shoqërohen edhe me konotacione filozofike që bëhen si pjesë e jetës reales, e bëmave të Zonës Veriore e ndarjes së Lumës nga Kosova, ku determinohet një tragjikë e dhembshme: “Ja, dëgjo britmën e motrës sime/ për vëllanë e vrarë kosovarë”, (f. 31), ose vargjet kushtuar revoltës së minatorëve kosovarë që e kanë bërë epokën e vet: “Të harruar pas detantës/ grindjeve nacionale// klithjesh të Stari Tërgut…/ u lodhe duke pritur”, (f. 79).

Nuk mund të flas për arsyet pse autori brenda këtij libri ka futur edhe një sprovë poetike, e cila si “pjesë dramatike me një akt”, si strukturë letrare (sado interesante), më duket se lë për të dëshiruar. Megjithatë krijimi letrar, “MESNATA VJEN NË PIKË TË DREKËS”, dëshmon se Izet Duraku, absurdin jetësor e ka regjistruar në art me një mënyrë të komunikimit alegorik që do ta bëjë poezinë të lidhur drejtpërdrejt me jetën dhe me formën e të mbijetuarit, në këtë tokë përplot dhembje, përplot sfida, tamam ashtu siç shprehet poetikisht: “S’i mund të shkojmë tash te njëri – tjetri/ na i kanë rrëzuar urat/ por ne do të shtrojmë zemrat”, (f. 108).

Titulli i librit “vezullim” lë për të kuptuar se autori ka investuar kohë në planin gjuhësor, sintaksor dhe fonetik, duke e bërë librin më me interes, ndërsa veten si autor i ndjenjave dhe përjetimeve të thella, i njohjeve dhe dijeve të shumta, të cilat ndeshen me bollëk. Ky përkushtim e bënë atë si krijues me një individualitet të spikatur dhe mjaft origjinal. Poezia e tij fekson si një kohezion në mes të interpretimit dhe të artit të shkruar, përkatësisht poezia e këtij libri mund të interpretohet edhe si një diskurs poetik me simbolikën e vet, me nuanca dhe motive që e përbëjnë universin letrar mjaft meditativ, i cili nuancon nga shprehja e bukur poetike që “krap – krup, si pyka (që çan) mes maleve”. E, më pas duhet të “merremi vesh për mëkatet tona/ për virtytet tona”, jo për gjë tjetër por “për t’u derdhur heshtja”, ka shkruar vet autori.

Struktura e poezisë mundëson për të kuptuar më mirë anën tematike të librit, e cila e profilizon këtë autor veriak të Shqipërisë si poet jo edhe aq të zakonshëm, pasi bota e interesimeve të tij, mënyra shprehëse, aspektet fonetike, ato sintaksore dhe elementet gjuhësore që janë futur në përdorim, janë tipari më karakteristik i këtij vëllimi poetik i cili është dashur të zgjojë interesimin, të paktën e “grupeve militante”, të cilat kohëve të fundit po trajtojnë “pa lidhje?!” aspektet gjuhësore, duke mos e ditur se “zjarrvënsit (një ditë) i zë gjaku”, (f. 89).

Në disa raste, shihet se autori ka investuar kohë rreth një fjale të vetme, rreth një shprehje të caktuar, rreth një frazeologjie, qoftë edhe në dëm të perceptimit poetik, për të cilin si duket ka më pak mëshirë. Sa për ilustrim po sjellim disa fjalë të rralla të cilat gjenden në libër:irnosë – murrëtehem nga të ftohtit; kaike – anije ose ishte bërë kaike (kur dikush dehet dhe puhatet si anija mbi det), humboj – fundosem; shituem – ndëshkim; prajshëm – qetë; soset – mbaroj; kikël – maje; kërshe - kodër me gurë; zhaurimë – shushurima e ujit; trueme – mallkim;karmë – shkëmb i madh; mazgallë – vrimë ose e çarë; vrundull – dallgë; zbërdhulë – zbardh; ndragiesh – ndyj, etj. etj.

Sipas këtyre shembujve që i theksuam më lart, mund të pohojmë se Izet Duraku, ka mbetur rob i kërkimit të shprehjeve gjuhësore, (madje ai me fanatizëm i ka futur në leksikun poetik), edhe disa fjalë të rralla, që mund të jenë shprehje lokale nga variantet e gegërishtes arkaike, ndoshta ka pasur qëllim për ta bërë më të veçantë poezinë e tij, në të kundërtën (të paktën kështu mendojmë ne), për të karakterizuar debatin mbi aspektet gjuhësore, qoftë ky edhe vetëm brenda poezisë së tij, p.sh: (vuvosun, orrle, shkrapsë, zamekun, feftoi) etj, përbëjnë atë leksikun karakteristik dhe origjinal të Izet Durakut.

Për shkak të këtij kolazhi – fjalësh, pse të mos ndodhte një debat?! Bile i ashpër, pasi debati i bën mirë librit, poezisë dhe autorit, po më shumë do t’u ndihmonte aspekteve gjuhësore, qofshin ato të shqipes standarde apo të variantit të gegërishtes. Këto tipare të të shkruarit gjakojnë me përpjekjet e autorit për një lloj sistemi të brendshëm, nga i cili buron dufi, ku më pas i ka shpërthyer edhe guximi intelektual.

Poezia e Izet Durakut perceptohet si një imazh i profilizuar për të sjellë diçka më ndryshe se e rëndomta dhe ky perceptim vjen nga përzierja tematike, veçmas nga perceptimi figurativ i ngjarjeve e ndodhive të shumta, të cilat shfaqen herë si epikë, e herë si tragjikë, ku bashkë me indikacionet reale dhe të skemave sociale vijnë tek lexuesi përmes vargut poetik si një preokupim letrar, apo thjesht si një angazhim intelektual në këtë plan.

Në planin gjuhësor, poezia e Izet Durakut, tek përmbledhja “VEZULLIM HESHTASH”, duhet të shikohet në tri aspekte: 1. Aspekti fonetik; 2. Aspekti sintaksor dhe 3. Aspekti gjuhësor:

ASPEKTET FONETIKE:

Kjo veçori dallon për përdorimin e fonemës dhe të fenologjisë në funksion të ndërtimit të vargut poetik, ku përmes strukturës fonetike ka dhënë një kolazh foljor dhe tingëllor me interes për veriakët dhe kosovarët dhe mjaft karakteristike edhe për toskët e jugut dhe ata që rrihen si standartizues të shqipes. Autori, duke përdorur fjalë e shprehje tipike të variantit të gegërishtes me atë tingëllimën natyrore dalluese, vargut të poezisë i ka dhënë “VEZULLIM” prandaj, për shumë aspekte, veçmas për shkak të strukturës fonetike do të duhej nga njohësit të merrej parasysh. Në anën tjetër, nëse këtyre aspekteve do t’ua shtonim afinitetin e artikulimit, pastaj të analizojmë “formën e idesë”, bashkë me leksikun dhe fondin e diftongjeve të shumta: (vramendja, mezidukshme, lughije, drunjzohem, gurzohem, varrdritaret, shkumëzuem, shulandryshkun, përtruellsi, shitueme, pragmbrëmje, rrëshqanet, spërdredhet, sferohet, jermija), do të arrijmë në një përfundim shërbyes në lidhje me disa aspekte fonetike, të cilat na shtyjnë të mendojmë se struktura e tekstit, qoftë si njësi apo si tërësi ligjërimore poetike, e kanë bërë poezinë edhe më karakteristike, përkatësisht vlerën tingëllore dhe akustikën e saj më të pranueshme.

ASPEKTET SINTAKSORE:

Rima dhe ritmika në poezinë e Izet Durakut, janë shprehje të kujdesshme, ku na detyron të besojmë se autori lëndën poetike e ka shtrydhur dhe përpunuar gjatë. Dhe, nëse shprehja e përdorur në këtë libër do t’i nënshtrohej një laboratori gjuhësor, sidomos në aspektin e përdorimit të togfjalëshit karakteristik, fjalëformimeve të reja dhe lidhshmërisë së tyre, të cilat do të shikoheshin në planin sintaksor, padyshim do të dalloheshin finesa sintaksore që mund të jenë ndikuar si karakteristikë e të folmes veriore nga na vjen autori. E nëse lëndën e këtij studimi do ta kompletonim edhe me elemente të leksikut gjuhësor, ku janë gërshetuar norma letrare me atë gege, si një shkrirje e pa definuar (ndoshta edhe nga vetë autori?!), e kanë bërë sintaksën e poezisë edhe më të dallueshme. Një ndihmesë në këtë plan e kanë dhënë shprehjet metaforike dhe sinonimet e shumta, të cilat i kanë dhënë një lloj fuqie dhe gjallërie shprehjes poetike!

ASPEKTET GJUHËSORE:

Nëse poezia e Izet Durakut analizohet në aspektin e ndërtimit leksikor të fjalëve e të shprehjeve, të kuptimit e interpretimit, të shumësisë dhe varfërisë së ideve, mesazhin poetik që e karakterizon këtë poezi do të ishte lëndë e mirë për një studim krahasues në mes gjuhës standarde, përkatësisht ndikimit të saj, si dhe të folmes gegërishte, respektivisht rezistimit dhe mos asimilimit të saj. Gjuha shprehëse, me gjithë fanatizmin e tij për të ruajtur fjalë e shprehje edhe arkaike të gegërishtes, është ndikuar dukshëm nga shqipja standarde, e cila në masë të caktuar te ky autor ia ka asimiluar shprehjen arkaike të gegërishtes, ku përveç paskajores dhe disa tipareve të mbaresave “ue; ie; on; na; me” që janë të ruajtura, lidhëzat, numërorët përcaktor “të; në, një”, në tërë tekstin poetik janë shkruar në standardin gjuhësor, duke dhënë një përzierje të gjuhës poetike, shembull tipik i ndikimit, dhe evoluimit pozitiv të normës së shqipes letrare, gjë që do t’ia vlente, (të paktën për këto ndikime), të merrej në shqyrtim, kurse në anën tjetër do të dalloheshin edhe shprehjet dhe normat tjera të gegërishtes, të cilat standardi dyzetvjeçar i shqipes së shkruar nuk paska arritur t’i asimiloj.

BIOGRAFI: IZET DURAKU

U lind në Morin të Lumës në vitin 1956, fshat ky që i takon brezit kufitar me Kosovën. Shkollën fillore e kreu në Morin, kurse të mesmen në Kukës. Më pas Izet Duraku studio për letërsi në Universitetin e Tiranës ku u diplomua në vitin 1981. Në vijim të studimeve pasuniversitare është në proces të doktoraturës në fushën e etnologjisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Për 5 vite ai ka punuar mësues në fshatin Domaj-Has, të qarkut të Kukësit, më pas filloi punë si gazetar në gazetën “Bashkimi”, kurse për shumë vite, pas shembjes së diktaturës. Në saj të Izet Durakut, Radio Kukësi u vu në shërbim të Kosovës dhe lirisë së saj. Në vitin 1997, ai do të vendoset në Tiranë dhe do të vazhdoj punën në Radio Tirana.
Aktualisht është drejtori i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, pranë Ministrisë së Kulturës në Tiranë.

Librat e botuar:

“Drini i Bardhë”, Tiranë 1985.

“Vezullim heshtash”. Tiranë 2004.

“Pragu”, Tiranë 2002

“Agim Spahiu, metafora e lirisë së munguar”, Tiranë 2008

Cikël me poezi nga vellimi i Izet Durakut VEZULLIM HESHTASH

IKU VERA E MIRËSIVE

Iku vera e mirësive,

Zjarri i syve u shue,

S’ka Vezuv dashnie,

Ka qetësi.

Pakëz hi plehnon trëndafilin e rrashtës teme.

Mos e trembni paqen varre,

Pse pa gajle,

Bri jush endet e për endet nji njeri.

S’ecën vetë, orëvrami,

E shtjell era,

E ka marrë malli për shi.

Shurdhni. Shok i shkretë veç etja,

Binë e kallet nëpër eshtna,

Shpirtin pa e mrri.

SHORTI I DRIDHJES

Short’ i dridhjes n’fill t’erës

Nji degëz shelgu,

Si shelgu dridhen n’fund t’tij

Blerimet e vjetra që moti s’i treti.
Mesi i zhveshun, irnosë prej ngricash,

N’majë sythat e ri t’nisjes

Nga fillimi. Nëpër njana-tjetrën

Stinët në nji degëz shelgu.
Shinat e vjeshtës s’na mlodhën, retë

E dimnit hapen e mlidhen,

Ne veç largohemi, a do t’jemi n’pranverë

Si kjo degëz shelgu n’fill t’erës?!
T’i dridhim bashkë verë e dimën.

VJESHTË A FILLIM DIMNI

T’verdhat e plepit para shpis teme

Shpirtit tem po shkunden pikllime t’zbehta,

Përndritjet e funit pa frymë kputen n’heshtje

Ku shuhen pastaj,

N’vjeshtë a fillim dimni.

Nji gjysmë ftoi i ngranë,

Flakë anash udhës

Mi gazeta t’vjetra, shkelë e stërshkelë,

Rrotat e makinës,

Ah këto dreq frenash,

Përgjakin t’dielën dëshirën e prehjes.
Gjethe t’verdha,

Kalamendje e zbrazët,

Ene pak nalt, ene pak pezull…

T’qëndrosh a t’biesh –

Vramendja e stinës

Aspak s’e ndryshon vendimin e qiejve.
Si unë kqyr dielli shtatet e zhveshme.

Dhimjet e holla t’degëve,

Rremat e kaltër,

Treten,

Harrohen pa i pa askush

T’humin n’ajrin e qetë t’pasdites,

Sa t’merr malli për erën e mjegullën…

MALET JANË GJITHKUN

Malet janë gjithkun, para dhe mas meje,

T’hutuem prej dritës, ditët ngjajnë

Kaq t’pavëmendshëm,

Gjujt e prrojve t’thamë

Sikur i luten qiellit.

Putrat e natës mshteten n’truellin

Ku me përndezje syshë ngrehen pusitë

E ditës,

Rrathët e hanës plotë honeve

Derdhin mrekulli kërcënimi.

Malet janë gjithkun, para dhe mas meje,

N’veshjezhveshjen e motit,

Shkreptimën e reve,

Kurriz harkuem e t’çatalluem

Shkrepash. Zoti i verbtë

Përplaset si n’jerm sa n’ nji brijë

N’tjetrën.

Para dhe mas meje

Përhidhet vjedhtas jeta

Sa mezi e shoh n’shpatull.
Si drenushës,

Brinat e kohës mërthehen

Mas degshë.

Asnjë kamë përpara,

Por as prapa s’kthehesh.

Rrufeja ngrin, s’ka

Ulurimë ujku, as rënkim t’pritshëm

Gjaku t’ngroftë,

Presin me le andrra

Nji turmë pret kosën e mortjes,

Po jeta e gjen shtegun e ikjes

Botës tjetër ku gjithçka asht ndryshe.
Malet janë gjithkun, para dhe mas meje,

S’dihet kur u ngulën,

Ku duen me shkue

N’viset ku ikjet dhe ardhjet vështrohen,

Ku avullohet

A shkrin harkut t’vetllave,

Ku përdridhet e rrxohet për mue nji gjethe,

Plagë e verdhë ta ndezë qetsinë teme

T’digjem s’paku,

T’ndjej paksa dhimjen.
Malet janë gjithkun, para dhe mas meje

Ndërrohen ernat,

Mjegullat.

Bora e re shtron mi t’vjetrën.

T’blertën man bredhi,

Atje ku si drutë e preme

Stivohen shekujt,

Hingllima e shpata

T’veja shahen e shkulen për floksh.

Si gur mi gur, kobi,

Piramida e plojës –

Pa gojë e klithma drejt qiellit.
Mund t’lahesh n’t'njajtin ujë

Sa herë t’duesh,

T’flasësh vetë me Heraklitin…

Po truelli i kujtesës

I shkretë metet,

Askush nuk ngjitet,

Nuk mundet.

Lutje e thoj dëshprimi

S’të bahen flatra…

Veç savani i bardhë i borës

N’pasqyrë sheh vetveten,

Zbardhet.

Malet janë gjithkun, para dhe mas meje

Gjamën kanë për emën.

Fjalën e amël

Truejnë sa del buzve t’tamlit

Humnera bahet kodër e kodra

Humon n’bark t’dhevit,

Soji i thneglave

Gjithë verën e lume kullot

Flakët e ferrit

E dimnit sheh parajsën andërr

Malet janë gjithkun, para dhe mas meje

S’dihet kur u ngulën,

Ku duen me shkue

N’viset ku pritjet dhe përcjelljet urohen,

Ku avullohet

A shkrin harkut t’vetllave,

Ku vjeshta e rrëzon për mue nji gjethe

Plag’ e verdhë e ndezë qetsinë teme

Digjem s’paku,

E ndjej paksa dhimjen.

ETJA

Me gurin Cerber n’qafë

Lodhet etja pas Kroit t’Bardhë

Dhe gjen gjithnji Kroin e Kuq

NJI LUGHIJE

M’duhet nji lughije,

Bar a lule,

Gjeth i njomë

Ku ta përplas shkamin tem

Pa kërkue ndjesë.

T’ngulem atje,

T’fle

Andrrën e livadhit t’paprekun.

Përroit t’vogël t’gjumit,

Turbullirës s’amël,

Mos t’shoh si drujzohem,

Gurzohem,

Paqes t’heshtun.

Mos t’më shohin dreqnit e parajsës,

Brinat e engjëjve…
M’duhet nji lughije, hije

Këndelljesh,

Bisqe aromash,

Valë që lajnë përherë ranën.

TI HAP HERË PAS HERE

Ti hap herë pas here derën e harresës,

Për t’më kujtue gjithnji ekzistencën e zanave,

Shtatore t’ngrime Adamësh,

Metë pa gojë prej teje.
Ka ngri tash lëvizja nëpër arteriet e qytetit,

Zhurmat dhe grimcat e pluhnit pezull kanë metë…
Gjethja e shkëputme prej degës ka shtangë,

Si goja e djalit që qeshi,

Meti haptë.
Tullat nuk shkuen tek muri,

As ranë prej tij,

Plumat e vdekjes metën n’ajër.
Vetëm ti je para meje,

Heshta jote m’ka shpue edhe kur t’kam harrue.

Vjen t’më përmendësh se jam ende n’jetë

I aftë t’thithem prej teje.
I shituem prej syve n’pikë t’drekës,

Mesnatës,
Ti je mëngjesi jem,

Darka jeme e vorfun.

NJI QERRE
Nji qerre n’pasqyrën e syve,

Qiejve t’dridhshëm

Si gjethet e plepishtes buzë rrugës.
Zbardhja e beftë e dhamit t’dhimjes

Mes kremit t’fjalëve.

Nji qerre

N’pikë t’drekës së shtrime plazheve përvëluese.
Loja e përjetshme e ujit me bregun,

Sulm e tërheqje,

Rrota e fatit

N’dorën e ngashnjimit t’fmijës,

Fanitja e muzgut

N’mëngjezin e qelqtë, t’thërmuem prej erës.
Nji qerre,

Shtegtim i krojeve n’andrrën

E shkretinës.

Rikthimi i fluturimit

N’pullazin e vjetër,

Ylli që bie,

Shuhet ngadalë

Brenda meje.

Pa kalorës, pa kuaj, nji qerre…

Hija e brinave t’qeve, shatërvanë avulli,

Lërimi,

Mjellja,

Kallijtë e shpresës

N’shtregull. Oborri me pemë,

Pragu,

Gjurmt e ngrime t’hanës shtegut t’ballit.
Nji qerre,

Gurve me myshk t’Drinit,

Vetmisë t’shelgjeve,

Cicërima t’tremuna pa zanafillë…

Nji qerre kur thyhet, thonë,

Gjendet udha.

Uudhaaa, mrekulli e zotit,

Po çfarë duhet udha, zot, pa qerren?!

PRAJSHËM E PJERRTË

Prajshëm e pjerrtë, tymnajës t’plumtë

Hapsina gri kullon,

Rrjedhin përrojtë e lodhun prej vetvetes

Pellgje,

Farka vetimash…
Mumrimë e zgjatun qiejve t’zotit,

Pikëpjekja jonë e avullt soset

Ende pa le, qerpikut tand

Po shkas i kristaltë…

MOTRA JEME

N’majë t’malit, motra jeme,

Mu n’kikël-

Borë e papranueme,

Rreze dielli që rrshet n’akull.
Mjegulla e mërzisë u mshtillet gurëve,

I ban t’përhimtë.
Rrufeja plakë kullotë grykat,

Pjell rrufetë e reja…

Pranë prekjes t’engjllit

Pa qenë Moisiu

A DUHET TË LEGALIZOHET PROSTITUCIONI?

Nga: Alma Prifti (Alexandra Larina)

Fenomeni i rpostitucionit është një nga tematikat më të përfolura nga shoqëria anembanë. Ushtrimi i një “profesioni” të tillë kërkon shumë guxim dhe vendosmëri. I kërkon këto elemente, sepse, gjatë ushtrimit të fenomenit, individi përplaset me kategori të ndryshme njerëzish dhe reagime të shumëllojshme, të buta dhe të ashpra, të mëshirshme dhe mizore. Sot, prostitucioni, është një aktivitet i ndaluar dhe i dënueshëm, sepse konsiderohet si një krim. Kjo vlen për pjesën më të madhe të Botës, sepse disa shtete nuk e konsiderojnë si një akt criminal dhe nuk e dënojnë atë. Marrim Gjermaninë. Në këtë shtet Demokrat, fenomeni i prostitucionit konsiderohet si një profesion. Gëzon ligjshmëri të plotë. Cdo femër që ushtron këtë “profesion” për tri vite rrjesht, me vullnetin e saj, clirohet nga ai aktivitet dhe gëzon pension nga shteti, sepse i konsiderohen si vite të ligjshme pune. Sipas Kushtetutës gjermane, i dënueshëm është vetëm prostitucioni i paligjshëm, pa vullnetin e lirë. Një pjesë e mirë e vajzave gjermane i nënshtrohen këtij profesioni për të siguruar mbijetesën. Zakonisht këtë profesion e kryejnë vajzat në gjendje të varfër ekonomike, vajzat e lëna jetime apo të arratisurat nga gjiri familjar. Për t’i shpëtuar mjerimit, ato vendosin të strehohen në shtëpinë Publike Shtetërore për të ushtruar një profesion mbijetese. A është i drejtë ky vendim i Qeverisë Gjermane? Le t’a shohim në dy këndvështrime. Në atë pozitiv dhe atë negativ.

Vajzat që mbeten pa përkrahje tjetër sociale dhe pa rrugëzgjidhje për të dalë prej llumit, drejtohen drejt “Ferrit” si mundësi e fundit e mbetur për t’u zgjedhur. Një gjë është e sigurt. Që ato vajza gjetën dicka me të cilën mund të mbijetojnë pa iu fshedur ligjit. Bëhen të forta për të përballuar torturën fizike dhe psikologjike për tri vite me radhë, por këtë e bëjnë që të mund të jetojnë qetësisht vitet që pasojnë. Edhe nëse, pas tri vitesh, ato nuk gjejnë një aktivitet tjetër që të mund të kryejnë, ato kanë përkrahjen sociale të shtetit që nuk i lë të vuajnë në skamje.Kjo është një arsye e fortë për të cilën vajzat i gëzojnë. Në atë shtëpi publike shtetërore nuk strehohen vetëm vajzat gjermane, por edhe emigrantet që vijnë nga Europa Lindore, Perëndimore, ballkani dhe nga Kontinenti Aziatikë dhe Amerikanë.Emigrantet mbajnë numrin më të madh të vajzave të strehuara..

Kjo ndodh , sepse janë emigrantet klandestine të cilat gjenden të braktisura në rrugët e një shteti të huaj për to. Mund të themi që është e vetmja shtyllë ku ato mbështeten.

Cfarë ndodh në Europën Lindore?

Europa Lindore është shumë e përfolur për ushtrimin e prostitucionit të paligjshëm. Vajza të ish-Bashkimit Sovjetik konsiderohen si tepër të preferuara për këtë profesion nga shfrytëzuesit e mishit të bardhë. Ruset, Lituanezet, estonezet dhe letonezet lakmoheshin për bukurinë fizike dhe trupin e bëshëm si të preferuara nga klientela. Për të gënjyer këto vajza, ide kishte me bollëk. U ofroheshin punë dhe famë sipas pasioneve të tyre. Ato largoheshin me apo pa dëshirën e familjareve për një jetë më të “mirë” . Pasi viheshin nën pushtetin e plotë të shfrytëzuesve të tyre, të detyruara bëheshin kukulla të burrave të etur për mish të bardhe. Këta burra paguanin shuma të mëdha parash për të kryer marrëdhënie intime me vajzat me apo pa dëshirën e tyre. Në raste refuzimi dhunoheshin dhe masakroheshin nga “kafshët” e torturës. Kjo situatë ka ndodhur dhe ndodh ende kudo në Botë. Hollanda është një shtet i cili ushtron me ligj këtë “profesion” të “djallit”. Duhet theksuar fakti se, edhe pse ky aktivitet ushtrohet me ligj në Gjermani apo Hollandë, ai dënohet kudo kur është i paligjshëm dhe kur ka tutor në krye. Në këto shtete lejohet vetëm në rastet kur vajzat pranojnë të kryejnë këtë aktivitet në vullnet të plotë dhe për arsye të tyre.

Aduhet të jetë i ligjshëm? Sigurisht JO! E si mund të lejojmë ushtrimin e një “zanati” të tillë kur ky është një veprimtari themelore e bandave mafjoze në të gjithë Botën. Për dy arsye në Botë vriten njerëzit dhe vihet pasuria. Për prostitucion dhe trafikim droge. Edhe pot ë marrim modelin gjermano-Hollandez, përsëri është e pakëndëshme kjo lloj mënyre e të jetuarit. Cdo individ duhet të respektojë trupin e femrës. Ai trup është një krijesë humane dhe zotëron cdo të drejtë për t’u ndierë e barabartë. Nëse ushtrimi i një aktiviteti të tillë do të ishte aq i nevojshëm dhe i parrezikshëm do të ishte pjesë legjitime e aktiviteteve në cdo vend . Sic shihet realiteti është krejt ndryshe. Kjo lloj jetese sjell vetëm vuajtje morale dhe fizike. Cdo femër ka nevojë të ndjehet e respektuar. Cdo femër ka nevojë për një rol në shoqëri.

Cdo femër ka nevojë të ndjehet se i degjohet zëri. Cdo femër ka nevojë të ndjehet se vlen për dicka. Cdo femër ka nevojë të ndjehet e barabartë me gjininë heterogjene.

Për këtë arsye janë krijuar dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e individit. Nëse do të lejohej me ligj prostitucioni, atëhere këto shoqata do të kishin më pak fuqi. Ajo do ti kishte të kufizuara kopetencat për mbrojtjen e femrave, sepse ky KRIM do të mbrohej duke u fshehur pas ligjit. Nuk është e drejtë të miratohet si e ligjshme dicka që cënon të drejtën dhe respektin e femrës. Cdo mashkull do të shprehej barbarisht me fjalë banale sic u ndodh femrave në Hollandë ku i thërrasin: “Prostitutat me liçencë”. Ato vajza nuk kanë as të drejtën e ankesës për ofendim sepse, duke u konsideruar si një profesion si gjithë të tjerët, nuk meret parasysh dënoncimi.

Në një qytet të Hollandës të quajtur si “Qyteti me Drita”, vajzat që punoonin atje tregonin se nuk e kishin problem punën e tyre dhe se ishin mësuar tashmë. Por, ato ishin vetëm një pjesë e femrave që punojnë në klubet e natës në Hollandë. Shumica e vajzave të tjera nuk ishin të kënaqura nga profesioni i tyre, sepse ato ndjenin se humbnin respektin për vetveten, por nuk kishin profesion tjetër me se të jetonin. Madje, për ti mbijetuar varfërisë, atje prostituonin edhe meshkuj homoseksualë, duke përfituar pak nga liçenca që mbart ky aktivitet i neveritshëm.

Anxhelin Zholi, aktorja e famshme e njohur si “zonja. Smith”, ka realizuar një dokumentas sensibilizues për ti thënë JO prostitucionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. E tha mirë znj. Zholi se: – “ Qeveria duhet të marrë masa strehimi për personat e braktisur dhe emigrantët e ligjshëm pa përkrahje. Duhet të hapë kampe të reja pune të përshtatshme sipas situatës dhe arsimimit të tyre në mënyrë që kqto vajza të mos ndjehen të detyruara të trokasin në shtëpitë publike si e vetmja derë shprese për to, port ë ndjehen se u dëgjohet zëri dhe u zgjatet dora”!

Ajo ia drejtoi këtë thirrje shtetit gjerman dhe atij Hollandez si shtetet me liberalitet inmoral më të madh në Botë. Në dokumentarin e Anxhelin Zholi u treguan raste flagrante të prostitucionit të detyruar dhe të padetyruar. Femrat që punonin në hesap të tyre përballeshin me thirrjet dhe sharjet paragjykuese të individëve që nuk e njihnin mëshirën.

Disa prej tyre përdhunoheshin, meqenëse ishin prostituta me liçencë dhe nuk duhet t’i thonin kurrë JO një propozimi, sepse kjo ishte puna e tyre, të ishin të gatshme për cdo klientel, madje edhe të asaj të rrugës. Përse të shkelin qindra këmbë të shëmtuara dhe të neveritshme në trupin e një femre të njome? Përse të shkarravisin me qindra pleq dhe trashaluqë trupin e një vajze të re dhe të bukur? Përse me qindra meshkuj të shkatërrojnë veten e tyre duke bërë veprime homoseksuale për të fituar bukën e gojës? Përse smund të fitohet ndryshe buka?

Nëse Europa qenka kaq e varfër sat ë lejojë një aktivitet të tillë para punës së ndershme, sepse nuk ushqen dot një pakicë emigrante, atëhere cmund të themi për Shqipërinë? Një vend që po vdes urie. Një vend pa punë. Pa bukë. Pa lek. Pa kushte. Pa ujë dhe pa drita. Ama në Shqipëri, numri i prostitucionit tek ne është shumë herë më i ulët se tek fqinjët tanë, sepse ne mendojmë se nuk është e denjë kjo lloj jetese, një jetesë e dënuar në dekada që nga Kanuni e deri tek Kushtetuta që respektojmë sot. Femra ka nevojë për respekt, sepse është një yll që nuk mund të ndricojë kështu, duke njollosur identitetin dhe trupin e saj!

KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTAR

Nga Frank Shkreli

Ka disa vite tani që qeveria dhe shteti turk kanë venë në lëvizje përpjekje dhe presione të vazhdueshme të nxitura dhe të koordinuara mirë nga nivelet më të larta zyrtare të Ankarasë, përfshirë presidentin, kryeminsitrin dhe ministrine jashtëm të Turqisë, për të detyruar bërjen e ndryshimeve në të shkruarit e historisë së Kosovës. Një ndërmarrje këjo e çuditshme, shqetsuese dhe besoj e pa precendencë kur të merret parasyshë ndërhyrja e aktorëve të niveleve më të larta politikë turke për t’i bërë presion shtetit më të ri në Evropë, që të bëjë ndryshime në tekstet shkollore, përsa i përket periudhës otomane. Ky nuk është thjeshtë një dialog i lirë midis historianësh e akademikësh. Jo, këjo nismë ka bekimin dhe mbështetjen e plotë të fuqisë politike, diplomatike, besoj ekonomike dhe te mos themi edhe ushtarake të Turqisë, pasardhses së Perandorisë osmane. Në të gjitha takimet me zyrtarët shqiptarë, udhëheqsit turq e kanë ngritur publikisht nevojën, sipas tyre, të ndryshimit të teksteve shkollore për fëmijt shqiptarë, për atë periudhë. Këjo siç duket është pjesë e një strategjie afatgjatë e Turqisë në Ballkan, por presionet janë më të mëdha, veçanërisht ndaj trojeve shqiptare, pikërisht ndaj Kosovës. Mediat në Kosovë shkruajnë se edhe diplomatët turq në Prishtinë e kanë bërë këtë çështje si përparsinë numër një të aktivitetit të tyre diplomatik, sikur Kosova nukka mjaft probleme të tjera. Mediat në Kosovë, njoftojnë se megjithse Ministria e Arsimit në Prishtinë mohon të ketë ndonjë presion për ndryshimin e teksteve shkollore, ambasadorja e Ankarasë në Kosovë, Songul Ozan vazhdon presionet e saj. Jo vetëm për ndryshimin e teksteve sipas dëshirës dhe urdhërave të pushtetarve turq, por ajo, sipas medias, po u bën presion edhe zyrtarëve dhe personave të cilët janë deklaruar kundër kësaj ndërhyrjeje nga Turqia, përfshirë edhe anëtarëvetë Institutit të Historisë, duke venë në dukje si shembull të këtij presioni, takimin që ajo patikohët e fundit me Ministrin e Ambijentit të Kosovës, Z. Dardan Gashi i cili ishte shprehur në një shkrim kundër ndryshimit të teksteve shkollore në Kosovë.

Zëvendës ministri i Arsmit, Zoti Nehat Mustafa u prononcua për median muajin e kaluar se prania e ekspertëve turq në Prishtinë nuk duhet të keq interpretohet, duke shtuar se, “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkpunuar jo veteëm me Turqinë por edhe me shtete të tjera.”

Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kërkese ose oreksi nga ndonjë shtet tjetër për të ndryshuar historinë e Kosovës, siç aludon zëvendës ministri Mustafa, por jam i sigurt se Serbia është gati të dërgojë në kohën e volitshme, “ekspertët” e saj për të “rishikuar” historinë e herëshme dhe moderne të Kosovës, me qëllim për të zhdukur çdo “shtrëmbërim” dhe “keq interpretim” të pushtimit serb në Kosovë, nga tekstet shkollore të shkruara nga historianët shqiptarë.

Diçkaje i vjen era në këtë mes dhe autoritetet qeveritare dhe akademike të Kosovës duhet të jenë më transparente në lidhje me këtë çështje. Por ndërsa, nga ana e tyre, udhëheqsit më të lartë turq, janë treguar të vendosur dhe janë duke bërë çdo gjë që u vjen për dore në arritjen e objektivit të tyre, Prishtina dhe Tirana zyrtare heshtin. Megjithë mos reagimet zyrtare ndaj këtij uzurpimi të të shkruarit të historisë së kombit shqiptar, fatbardhsisht ka elementë të shëndoshë të shoqërisë dhe të kombit shqiptar, që me të drejtë janë të shqetësuar në lidhje me këtë fenomen pothuaj të pashëmbëllt në marrëdhënjet midis shteteve, kur pesha diplomatike e një shteti të madh si Turqia i bën presion një shteti të vogël të posa lindur si Kosova, që të ndryshojë historinë e vet, për t’iu përshtatur orekseve dhe synimeve gjeostrategjike të diplomacisë turke.

Ndërsa heshtja zyrtare nga autoritet shqiptare mungon, reagimet ndaj presioneve turke po marrin tani përmasa ndërkombëtare, gjë që është shumë e dobishme. Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian ,Zoti Bernd Posselt i tha agjencisë së lajmeve ,DTT-net.com se presioni i qeverisë turke ndaj qeverisë dhe historianëve të Kosovës , “Është i papranueshëm, ndërsa një ish-fuqi pushtuese përpiqet të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian,i cili ka qenë një ndër viktimat,shekuj me radhë,e interpretimeve të historisë së vjetër. Populli i Kosovës duhet të jetë i pavarur të vendosë vet për tekstet shkollore të historisë së vet dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj,”tha ai për DTT-net.com.

Zoti Posselt tha më tej se tekstet shkollore duhet të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah Kosovën në këtë drejtim,ndërkohë qëi bëri thirrje qeverisë turke që tua mësojë të vërtetën e historisë së saj të rinjve të shtetit të vet –jo të përpiqet t’ua ndryshoj historinë popujve të tjerë,shtoi deputeti Bernd Posselt,i partisë CDU të kryeministres gjermane, Zonjës Angela Merkel.

Ditët e fundit më ra në dorë një letër e hapur e nënshkruar nga një numër personalitetesh të historisë dhe kulturës shqiptare, drejtuar udhëheqësve të shtetit dhe të qeverisë së Kosovës dhe për dijeni, iniciatorët e letrëssë hapur, ia kanë dërguar edhe udhëheqsëve më të lartë të Tiranës zyrtare. Në letrën e tyre, nënshkruesit thonë se, “Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri,histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kuturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” Duke iu referuar presioneve turke për ndryshimin e teksteve shkollore në Kosovë, nënshkruesit thonë se, “pikësynimi i historisë gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë”, dhe jo thonë ata, “si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore.” Nënshkruesit e peticionit, emëra të njohur dhe të dalluar të kulturës shqiptare, në letrën e tyre u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës duke thënë se, “Në emër të së vërtetës, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si edhe historianëve që të mos tradhëtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe terësisht antikombëtar, të anullojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike, dhe jo sipas interesave, urdhërave dhe vullneteve politike të qeverisë së sotëme të Turqisë.”

Këjo është një vjedhje që po i bëhet historisë kombëtare të shqiptarëve, por hajni nuk po hynë në shtëpi natën, por ditën për diell.Është një rast dhe përpjekje e jashtzakonshme që të justifikohet dhunuesidhe jo të mbrohet viktima. Është një orvatje plot presion zyrtar për të harruar të kaluarën, por për më të tepër është një lëvizje që përpiqet të shtrëmbërojë dhe më në fund të mohojë atë histori fatkeqe, që duke mos e kundërshtuar, jo vetëm me letra të hapura, por edhe nga autoritetet më të larta shqiptare, do të çojë – heret ose vonë dhe memënyra të tjera presionesh e shantazhesh — në përsëritjen e saj të hidhët.

S’ka dyshim se çdo historian i mirëfilltë thotë se historia gjithmonë ka nevojë për rishikim, rivlersim dhe për ndryshim, por këjo në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet nen presionin e të huajve. Shqiptarët kanë nevojë që historia e tyre të shkruhet nga vet shqiptarët dhe jo nga Stambolla e Beogradi, sidomos kur të merren parasyshë okupimet e këtyre pushtuesve të trojeve shqiptare gjatë shekujve.Kosova dhe Shqipëria, si edhe shqiptarët kudo, kanë nevojë për miq të ri e të vjetër dhe gjithmonë kanë respektuar popujt e tjerë, kuturën dhe historinë e tyre, përfshirë edhe popullin turk.

Por ndërhyrja e Turqisë, nepërmjet udhëheqsve më të lartë të saj politikë e diplomatikë me qëllim të ndryshimit, korigjimit ose çfarë do qoftë tjetërtë historisë së kombit shqiptar, duhet të jetë, siç tha edhe parlamentari gjerman më lart, absolutisht e papranueshme për çdo shqiptar dhe nuk i ndihmon zhvillimit të mirëfilltë të një atmosfere miqësore midis dy popujve. Këtë duhet ta thonë ata që sot janë ruajtës dhe mbrojtës të interesave kombëtare të Shqiptarëve. Sepse për Shqiptarët nuk ka gjë më të rrezikshmedhe kërcnuese ndaj interesit kombëtar se sa synimet e të huajve, të cilët në emër të “rishikimit të historisë”, në të vërtetë kanë si objektiv të fshehtë rihabilitimin e një pushtimi pesë shekullor të trojeve shqiptare. Interes më të madh kombëtar nuk ka se dalja zot dhe mbrojta e historisë dhe identitetit kombëtar.

Letra dhe kujtime nga Ali Podrimja

Dr. Yllka Filipi

Ishin ca ditë të ftohta nëntori, tipike alpine, kur me rastin e Javës së Albanalogjisë u gjenda në Prishtinë. Duke u çlodhur në ambjentet e barit të RTK-së, takohem me lirikun e madh, 3-ditë me radhë. Me Podrimjen njiheshim vetëm përmes shkrimeve letrare. Unë, me vargun e tij që në bankat e shkollës, ndërsa ai me shkrimet e mia, nga periodiku letraro-artistik. Ishte bërë kureshtar, pasi pothuajse shumë shpesh kishte rastisur që shkrimet tona të botoheshin në të njëjtën faqe të cilën e ndanim në dy pjesë të barabarta… Doja patjetër të takohesha me këto Zanat e Shqipnisë që shkruajnë vargje, - më thotë. Ky ishte Atdheu i tij i mbërthyer në arkë…-mendova unë. Thjeshtësia që e karakterizonte e vishte me velin e madhështisë. Ndjenja e lehtë e humorit, vështrimi i humbur gjithnjë diku, zëri i ulët, menjëherë e evidentonin si një grimcë përjetësie në atomin universal të letrave.

Yllka Filipi me poetin Ali Podrimja ( 2011 )

Pasi më pyeti për Shqipërinë, shumë shpejt më ra në duar bashkë me autografin e Tij, vëllimi “Kush do ta vrasë ujkun”, botim i Alb-Ass 2002, të cilin e kisha lexuar me kohë, por e shfletova me shumë dëshirë, edhe njëherë: Aty ku përziehet drama e kombit, metafora dhe simbolika mitiko-antike, shpirti, raca njerëzore, filozofia emocionalo-figurative, etniciteti, pikëllimi, e nesërmja, gjithë humanizmi mbarë i mbledhur në Lumin që rrjedh brenda vargut të Podrimjes, e mbi të gjitha sfida ndaj vdekjes, unë pashë njeriun e tretur nga dhimbja, por të urtë, që mbante veshur me dinjitetin më të madh, kostumin stoik të jetës. Ky është Poeti prej Guri- mendova. Ja pse, ky trup i vogël është një Ngrehinë kaq Hijerëndë…një Kullë Magjike që vret Lugetërit:

Hija e vdekjes/ ma paska mbuluar kullën… (Beteja e Kosovës, fq.81)

Duke shkëmbyer adresat e e-mailit më kujton mes një përhumbjeje dhe pikëllimi njëherësh, gjë e cila i pasqyrohej në ngecjen e vështrimit për një çast në letër e moslëvizjen e gishtërinjve gjithashtu: - E dini që unë kam pasur (të krijohej ideja se përdorimi i së shkuarës kam pasur sfidohej nga nënteksti i së tashmes kam dhe i së ardhmes do të kem), një djalë me emrin Lumi? - Eh, Lum Lumi,- (miratoj unë në heshtje brenda vetes, pa nxjerrë zë)… - Dhe ndaj A-ja e emrit tim, dhe Po-ja e mbiemrit, përzier me Lumi-n, në hotmail.com, janë adresa ime, ku mund të shkëmbëjmë ca thashetheme letrare…

Në të mijtën e sekondës m’u statujëzua në sy portreti trupimët i lirikut me vështrim të thellë, të cilin ikja para kohe e djalit, e vrau, por nuk e rrëzoi dot: Erdhe në jetë/…/ këtë gur ta hedhësh më larg se unë/…/ derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër / në kohë/ në kozmos…/ Mund ta kalosh natën në Kullën timë të vetmuar/ në botë…/…/ dhe si të duash Ti Lumi/…/ bashkëudhëtari im… (Me jetue/ Tim bir Lumit, fq.59)

Poeti nuk pajtohet me tragjedinë: Re e zezë shtëpinë tonë mbështoll … (Pikëllimë, fq70); Lum Podrimja vdiq më 29 shtator1982/, por unë nuk mund ta nënshkruaj vdekjen tënde/…/ vdekjen tënde nuk mund ta nënshkruaj vogëlush!/ varrmihësit le ta qesin emrin… (Fletë e bardhë, fq.73, Ulpianë, tetor 1982)

Shoh engjëllin e zi që nuk mund ta mundni/ Ku nxitoni shoferë të vdekjes/…/në ankth mbani botën… (Shoferët e mortit, fq.89)

Pasi ka flakur tej çelësat e vetmisë dhe ka braktisur “Oqeaninë”, në këtë millenium të sertë, Podrimja i njehsuar si Robinson Cruso e më pas si misionari Konica, lexon në një pergamenë fatin e ishullit të Shqipërisë dhe bijve të shqipeve që: dhe kur vdisnin/ vdisnin/ duke kënduar oi, oi… (Shqiptarët, fq.108, Feldafing, ’92):

Më tej vetëpërfshihet: të ëndërronim nuk guxonim/…/varur rrinim në një fije merimange/ herë na hidhnin tej gropave të zeza… (Pasqyra e thyer, fq.760

Shqipëri moj/ mos qofsh e zeza/ ime! (Negativi i fotografisë/ Ulqin, qershor ’97, fq.77)

Poetët që kanë arritur pjekurinë artistike, kanë një shenjë hyjnore në ballë, shenjë që ndoshta jo të gjithë arrijnë ta dallojnë. Përhumbja e tij ishte një lloj përpjekjeje për t’ju larguar vetmisë. Cung i vetmuar që faron vetveten… dhe prapë vetëm rreth flakës… (Pa folje, fq.127) Rreth asaj vetmie që të sjell humbja e njeriut të shtrenjtë. Midis asaj këmbënguljeje për të qenë njeri i zakonshëm, tek Poeti i pikëlluar spikaste etja për jetë. Më erdhi ndër mend një shprehje e Aristotelit : Quod dolore vacat, non quod suave est, perse quitur vir prudens! (I dituri nuk kërkon kënaqësitë, por mungesën e dhimbjes. “Etika Nikomakea”)

Nga e majta: gazetari Shaqir Foniqi, Ali Podrimja dhe Yllka Filipi duke marre me autograf librin “ Kush do ta vrasë ujkun?”

Artikulimi poetik i Podrimes sjell mesazhe të fuqishme për të gjithë brezat. Në një drithmë poetiko-patriotike, Ai shkruan: Në Kosovë/, vetëm vdekja/ nuk vonon (Mynih 1999, fq.42). Apo më tej: Fati im në duar të mia/ dhe vdekja ime në duar të mia/ (Fati im në duar të mia, fq.45). Sfida ndaj vdekjes përcjell mesazhin filozofik të mos-harrimit, së gjalli e së vdekuri: /…/ nuk na ndan vdekja plaku im/ na ndan harrimi…/ (Mbreti im i vdekur Dioklecian, fq.47) Nëpër kohë të errëta të historisë me dhembje në shpirt e forcë të pamposhtur në zemër, poeti vajton: Jeta seç më iku/ pa ja parë kulmin shtëpisë…/ (Pa titull, fq.56) Më tej: Brenda frymës që përplaset në dhomën e vdekjes/…/ Zoti s’është i zi/ s’është i zi Zoti/ (Në dhomën e vdekjes, fq.61) Vijojmë: Shkove një bregu që ndante/ jetën dhe vdekjen…(Fillikat vetëm, fq.71) Herë pas here poeti klith, pa rënë në dëshpërim: Oh, Zot/ a më sheh kund? (Zot, a më sheh kund, fq.91) Më tej: Një mace e zezë më ndjek/ në udhëtimin tim… (Macja e zezë, fq.100)

Vargu i prerë, konsolidimi i korpusit figurativ, impulset filozofike, ironitë, sarkazmat dhe anatemat, reflekset ezotopike, ritmi, eufonia, lakonizmi, e bëjnë poetin një gur themeli në thesarin universal të vlerave të letërsisë. Ja si shprehet Dr. Mensur Raifi (në librin në fjalë që më dhuroi poeti, fq.24): Ali Podrimja… nuk lëshon klithje dëshpëruese… nuk jepet pas dhimbjes e pikëllimit… e tejkalon dhe e neutralizon tmerrin. Është këtu një vrull i hatashëm njerëzor… Këtu pavdekshmëria, nuk është një iluzion i ikjes nga defetizmi për t’u futur në legjendë, por qëndrim burrëror ndaj vdekjes që inicon një mësim për jetën.

Poeti që digjet për tragjeditë e kombit, duke u frymëzuar, shqetësuar dhe prekur gjithnjë edhe për fatin e diasporës shqiptare, (A ju dëgjon harrimi?- vetëtoni derisa bubullon në botë), pasi kishte shkëputur prej vëllimit tim të fundit Post Hekuba, një cikël poezish, më shkruan sërish:

E nderuara poeteshë, t’i kam zgjedhur këto poezi për shtypin shqiptar që vazhdon të botohet dhe të shumohet në hapësirën arvanitase. Poezitë mua më kanë pëlqyer dhe poetët të cilët i kam prezentuar atje, kanë qenë tepër të nderuar. E nderuara Yllka, e kam lexuar librin tënd dhe më ka pëlqyer shumë. Besoj se edhe me ndonjë libër tjeter që do ta botosh do ta gëzosh lexuesin shqiptar dhe të gjithë miqtë e tu. Me nderim e çdo të mirë, Ali Podrimja. 23/01/2012

Disa ditë pasi unë isha takuar me Poetin, m’u desh të kapërceja Oqeanin për t’u vendosur përfundimisht në Amerikën e largët. Në letërkëmbimin tonë, i thoja midis të tjerash: Miku im i shtrenjtë! Lumturia këtej nuk ka aromë atdheu!… Dhe Ai, me humorin e tij karakteristik, më shkruante sërish duke më inkurajuar:

E nderuara poeteshë dhe zonjë që bredh rrugëve të Nju Jorkut! … Por mua më gëzon kur Ju nuk mund të shkëputeni nga atdheu dhe populli yt. Unë do të bëj përpjekje me ca shokë që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të botojmë një Antologji të Fjalës Shqipe. Aty i kam vendosur dhe ca poezi të cilat arvanitasit t’i kanë botuar dhe në Athinë. Pra, fjala jonë deporton nëpër hapësirat që dikur ishin të zymta për ne. Të fala e çdo të mirë Ty dhe familjes suaj. Ali Podrimja. 30/01/ 2012

Nuk kishte kaluar as gjysma e vitit që nuk ishim parë, dhe papritur nga kronikat televizive merret vesh lajmi se Poeti kishte 3-ditë i humbur … dhe më pas fakti i hidhur i ndarjes nga jeta… larg atdheut, s’di s’e ku…, në Francë. – E humba… e humbëm… Ishin ca ditë të hidhura e përvëluese korriku:

… bërtisja në ankth…/…/megjithëse Parisi varrosej nga ankthi/…/ mos isha send i harruar në udhë?/…/ dhe përplasesha për muri korridoreve të ftohta/ të errëta, të pafundta/…/ ikja…/ net të tëra nuk flija/ zhantiji i humbur në hapësirën gëlltitëse/ të tmerrshme, të vdekur… e nën dritare digjej Parisi… (Nën dritare digjej Parisi, fq.81)

Nuk ka rëndësi cilët janë Ata ose Ato që e vrasin njeriun në jetë çdo ditë pak e nga pak, ose njëherë e përgjithmonë: Ndarjet, vetmia, humbjet, dramat, pikëllimet, tragjeditë, harrimi, armiqtë, miqtë, kombet, shtetet, Zotat apo vetë Njeriu, jeta apo vdekja, e shkuara apo e ardhmja, drita apo hija, trupi apo shpirti… asnjë nga këto nuk ka rëndësi:

Thotë poeti: Vdiset vetëm njëherë e Zoti/ nuk i pranon viktimat e zymta/ (Në teatrin e ri, fq.101); Pranë meje diku fqiu i zbehtë vazhdon të hapë/ varrin tim/ edhe për nja 13 cm… (Përditshmëria ime, fq.102); Më tej: Unë bredh fjalëve/ baladave/ ëndrrave/ Nuk lënë korbat ta shoh qiellin. (Drenica, fq.105) Podrimja konstaton vagëllimthi: Na vrasin të na bëjnë të pavdekshëm/…/ një herë në njëqind vjet (Reçaku, fq.107)

Poetin e thirri Lumi, Lum Lumi! Aty ku të thërrasin ujërat, i ka rrënjët amshimi. Vetëtimthi më përshkoi në tru ideja se Podrimja, pasi e mposhti vdekjen, shtegtoi në përjetësi, duke na lënë pas amanetin e shërimit shpirtëror të brezave, nëpërmjet fuqisë magjike të vargjeve.

“Njeriu nuk duhet të jetë vetëm human.Ai sigurisht duhet të jetë i urtë e i ditur”(Konfuci).

( Mbresa rreth poezisë e takimeve me poetin )

Shkruar nga Raimonda MOISIU

“Njeriu nuk duhet të jetë vetëm human.Ai sigurisht duhet të jetë i urtë e i ditur”(Konfuci).

Ndjeja trysninë ndjesore dhe emocionale, krejt të vecantë mes përjetimeve konkrete, origjinale, simbolikën e tyre në atë shprehje dhe bëja analogjinë me potretin e poetit Ali Podrimja. . Ishte hera e dytë që takoheshim brenda asaj pranvere të bukur, dhe për më tepër në disa javë. Herën e parë u takuam në Pejë, në “Takimet Letrare të Azem Shkrelit.” Ashtu me atë shtatin e tij mesatar, qëndronte ulur pranë me poeteshën e pikturisten e shquar kosovare Miradije Ramiqi, në sallën e teatrit “Istref Begolli” të Pejës, dhe ndiqte me interes e vëmendje cdo varg që recitohej nga poetë të vjetër e të rinj që cfaqeshin në skenën e teatrit. Po atë Podrimje human, i urtë, i heshtur, paqësor, i mëncmë, modest, plot dije e vargje pambarim, e pashë të ulur në një nga tavolinat e tarracës së restorant “Sejko” buzë Jonit, në “Ditët poetike Joniane”Sarandë. Meditonte poeti teksa binte muzgu dhe dita ngrysej,mes thjeshtësisë së shpirtit, madhështisë së vetmisë, ëmbëlsisë dhe etjes për jetën,rebel i heshtur dhe ngjyrimeve të vdekjes, që poeti e dinte fare mirë – fenomene jetësore e njerëzore që munden të shpëtojnëë vetëm përmes artit. Në të gjitha këto e tërhiqte tradita se si ajo përqëndrohet vetëm në atë moment kur fjalët e poetit fillojnë të jetojnë pas vdekjes së tij. Podrimja e kuptonte këtë proces të jetës pas poetik, proces që ndodh krejtësisht brenda historisë.Gjiithkush vazhdon të kujtojë fjalët e poetit , të jetojë në botën e të kaluarës, se ajo ndodh edhe në të tashmen. Dhe kështu mënyra e vetme për poetin është të nderojë të vdekurit, të shkruajë poezi në lidhje me të tashmen. Podrimja bisedonte me Kosovën e tij që e deshi aq shumë: Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,/balli dhe emri im i shkelur,Zgjohu, Kosovë!…/Sonte vetëm mbeta e në derë të oborrit askush s’po më troket,/askush më, thua vdekur jam e harruar,/Në këto troje e suka gjaku./Thua më është shkrimbur hisja/e mbyllur dera e konakut…../Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit timt`pëlcitur./Bota në ty le të kallet! Poeti Ali Podrimja ishte idealist, besonte në idealin e lirisë. Podrimja ishte patriot, dhe më forcën e idealit dhe dashurisë për atdheun, dinte shumë mirë ta ndante politikën nga krijimtaria e tij letraro-artistike. Podrimja e dinte shumë mirë se shkrimtari apo artisti duhet të kapërcejë politkën, për të fituar lirinë dhe mendimin e pavarur.Shkrimtarët nuk janë partizanë të politikës dhe synimi i letërsisë nuk është kritikë apo reformim shoqëror.Një shkrimtar mund të ketë pikëpamjet e tij politike, por këto pikëpamje kurrsesi domosdomërisht nuk duhet t’i manifestojë në krijimin e tij letrar.Shkrimtari duhet të jetë vetvetja , brenda brishtësisë së individualitetit të tij. Podrimja e dinte se gjithkush përballet me kufizime të shumta në shoqëri dhe është zhytur ose në kakofoninë e turmës ose mbizotërohet nga ligjërimi i pushtetit.Kjo është sfidë e frikëshme për të shprehur pikëpamjet e dikujt në rrethana të tilla, një individ konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të tillë nga mjedisi i tij.Duke e shikuar nga ky këndvështrim Podrimja e dinte se letërsia nuk është armë për kritikë, por një dëshmi për ekzistencën.Një shkrimtar apo artist është dëshmitar për kohën e tij, dhe letërsia përbën një dëshmi të gjallë për njerëzimin. Podrimja e dinte se letersia, vargjet e tij poetike ishin më reale se historia, e cila është shkruar e shkruhet nën ndikimin e pushtetit politik.Dhe pena e Podrimjes bëri kompromis vetëm me idealin e lirisë, patriotizmit e dashurisë.Podrimja ka një histori të dhimbëshme të poezisë elegjike, vargje të shkruara kur Kosova po kalonte rrethanat e vështira politike të viteve ’60 –të, dhe vdekja e djalit të poetit- Lumit- do të linin gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij, dhe vargjet elegjike më të bukura deri më sot i përmblodhi në veprën “Thirrje”, që janë sonetet – simbol epoke brenda traditës dhe të shtrira përgjatë traditës, në kontekstin e një dialogu të imagjinuar me Lumin, me njerëzit e dashur e të shtrenjtë, me hallet e sakrificat, kalvarin e dhimbjes, që përjetonte Kosova “ Në një natë nga ato netët pagjumë”, martirizimin e kombit nën thirrjen; ”Zgjohu nëna ime e dashur Kosovë! /balli dhe emri im i shkelur,/”

Bisedonte me trojet shqiptare në cdo cep të Ilirisë, me Camerinë , bisedonte me Lum Lumin, bisedonte me të kaluarën, qartësonte të tashmen, i hapte udhë të ardhmes. Podrimja shkruante për pikëllimin e jetës së kësaj bote në familje me një gjuhë të rrallë: “ A thua është dita jote e fundit në spital/do t’i biem deri në fund a thua/edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes./Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë/vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë./Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët./Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.(Poezia Lum Lumi). Kjo është ajo që ai bëri poezi., mishërimi i të vërtetës,rrahjet e zemrës , rebelimi i heshtur brenda tij, dëshmi të shpirtit që tërheqin vëmendjen në vetvete e zëri i poetit triumfoi mbi dhimbjen, dëshpërimin e pikëllimin, -Lumi do të jetojë përgjithmonë në vargjet e tij. Kjo është elegjia, -kompromisi i artit me shpirtin, për një poet të madh! Ali Podrimja ishte qënje njerëzore i përzëmërt, dashamirës i komunikueshëm, me një humor të mprehtë e të hollë, të ruajtura këto në karkterin e penës së tij poetike, për të sfiduar e bashkëvepruar me të, një raport që ai gjithmonë i frymonte dritë për të krijuar me të, -ai ishte njeriu dhe artisti model, konstruktiv e i drejtë, ndaj kritikave të veprave të tjerëve , duke iu inkurajuar ndjekjen e hipotezave alternative, në vecanti ndaj talenteve të reja për poetët e ardhmërisë, i dobishëm për idetë dhe formulimin e tyre të saktë, me një pasuri enciklopedike të forcës së mendimit filozofik, artistik e inteligjent, në varësi të rrethanave.Me një durim të admirueshëm dëgjonte të gjitha llojet e hipotezave alternative poetike, edhe pse mund të ishin jo cilësore, jo artistike, mediokre, nën nivelin mesatar, ai gjente mënyrat për të sugjeruar dhe ndrequr ato, pa i dekurajuar autorët e tyre , por ai vështirë se ndonjëherë këmbënguli që ata t’i bëjnë ato sipas stilit të tij, edhe pse ai e dinte se disa prej tyre ishin kokëfortë për të mos i kuptuar të metat e tyre.Ai mundohej të pasuronte idetë e dikujt , duke iu lënë sa më shumë hapësirë për të kuptuar vetveten. Udhëtimet ishin synimi i tij objektiv, ishte shumë e vështirë për poetin të qëndronte në të njëjtin vend , ai solidarizohej në xhunglën e halleve dhe melankolisë mbytëse, heshtjes së trishtë e gëzimit të plogët, pasionit e dëshirës së pazakontë mes vargjeve dhe muzikalitetit, serenitetin, liriken dhe përjetimin nga motivi i sinfonisë emocionale që ato mëshironin në një strukturë harmonike. Vargu i Podrimjes ishte vazhdimisht në progres; rivalizonte , për të qënë i barasvlershëm me realitetin brenda veprës lirike –baladike që do të vazhdonte të rridhte në përjetësi, ku cdo varg fiton vlerën , bëhet i kuptueshëm e ndjesor. Një nga gjërat mbresëlënëse në llojin e Podrimes si intelektual e më pas si poet, ai besonte në bashkëjetëesën plotësuese të qasjeve , të konceptuarirt të realitetit e rrethanave, në vlerësimin e tyre me mënyrat më të sofistikuara përkundrejt një kompleksi të vazhdueshëm inferioriteti. Poeti iu kushtonte vëmendjen e duhur , pra nga një temë specifike në atë të përgjithshmen, me të mirat e të metat e përvojave jetësore mes të bukurës e të përditshmes njerëzore. Ai dinte fare mire se cilat aspekte të këtyre alternativave mund të integrohen në harmoninë tërësore , simbolikës së figurave letrare, metaforës , fuqisë shprehëse dhe aftësitë e tij në kërkim të frymëzimit dhe një art poetik të spikatur , të moduluara këto bukur e me artin e të shkruarit në strukturën artistike, lirike, baladike e filozofike, zhbirimin e laibirintheve shpirtërore të ndjenjave të poetit, të ndodhive e dukurive që hasim cdo ditë me dimensionet e tjera të jetës sonë.Teksa bisedonim të dy me Podrimjen në ato ditë të bukura pranvere qershori buzë kaltërsisë së Jonit, apo kur hëngrëm drekën në Greshicën e vogël në kthim, ai më ka prekur shumë me modestinë e tij dhe vëmendjen që tregoi ndaj poezisë sime dhe librit tim me poezi “Lulëkuqja e Egër”, të cilin këmbënguli që t’ia dhuroja , sapo unë mbarova së recituari poezinë time në orën letrare poetike buzë Jonit! Më impresionoi me gatishmërinë, dashamirësinë, ngrohtësinë e fjalëve të tij, enthusiazmin e shijen që i pati lënë poezia ime lirike “…kurthi i mëkatit…”. Kishtë një mënyrë të vecantë stimuluese e të sinqertë si e shprehte enthusiazmin e tij për ide të mira , për të thënë të bukurën e të vërtetën.Edhe këtë cast akoma ndjej ngrohtësinë e dorës së tij në shpatullën time, butësinë e zërit të tij, teksa unë e kolegët e mij, poetët durrsakë Agim Bajrami, Alma Alpina Begaj, Vladimir Muci dhe bashkëshorti i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, -Fitimi- këndonim serenatat korcare. Enthusiazmin e poetit e pashë në fytyrën e tij që dlirësohej , buzëqeshjen e ngrohtë dhe fjalët e tij që kurrë nuk i harroj : “Monda ti nuk je vetëm një poete e talentuar e dashurisë, por ti je edhe një korcare e bukur që këndon serenatat e dashurisë po aq bukur”, dhe më përqafoi. Poeti Ali Podrimja ka qënë dhe mbetet i vecantë për të gjithë ne. Ai bën pjesë në ata emra që janë simbol epoke, që i dhanë tonin dhe ngjyrën letrave shqipe, përmes fjalës së tij artistike, vargjeve elegjike, duke u shëndrruar ; -Patriarku e vragjeve lirike shqiptare! Falenderoj Zotin dhe kohën që më dhanë shansin e bukur historik për ta njohur, takuar e biseduar nga afër më këtë Korife të letrave shqipe. Lajmin se miku e kolegu ynë, poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare , Ali Podrimja, kishte humbur në Francë e përjetova dhimbshëm dhe kam shpresuar se do të ketë pasur ndonjë gabim në lajmet. Por kur me sytë e mij pashë homazhet dhe arkivolin të mbuluar me lule, largimi fizikisht i poetit Ali Podrimja nga kjo botë, më ka prekur shumë jo vetëm mua, por ka prekur në mënyrë më të konsideruieshme dhe të dhimvbëshme tërë komunitetin e poetëvë,shkrimtarëve e artistëve, -botën e artit –shpirtërisht, me pënën e vargjet e tij ai do të jetë i pranishëm në mesin tonë për vite e vite, që vijnë e ikin. Trashëgimi e tij intelektuale, letraro-artistike dhe kulturore janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për ne poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare-Ali PODRIMJA!

Prehu në PAQE, miku im!

Të qoftë dheu i lehtë, mik i shtrenjtë!

I përjetshëm kujtimi e vepra e e tij!

Raimonda MOISIU

ALI PODRIMJA: PROMETHEU I LETËRSISË BASHKËKOHORE TË NJERIUT

Nga : DINOS KUBATIS

Njeri i madh për kulturën e vendit të vet, Kosovën, është sot poeti Ali Podrimja,-bile ndokush mund të thotë edhe për gjithë Serbinë,- pasi dihet që, deri para pak vjetësh, Kosova ndodhej nën zotërimin e serbëve.

Që të themi të drejtën, Ali Podrimja, mbizotëron edhe aty lart, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqipfolëse përreth, të cilat dikur i takonin asaj dhe poeti kosovar, u takon atyre trojeve.

Po vetëm atyre ? Mos vallë çdo poet, nuk i përket gjithë botës dhe jo vetëm asaj pjese, që e lexon dhe emocionohet prej fjalës së tij, por edhe asaj pjesës tjetër, ’’të gjithës’’, e cila parandjen një drithërimë të padukshme, të cilën e tejçon në hapësirat e Gjithësisë, ku përhapet dhe kumton zëri i poetit ?

Ali Podrimja, është pikërisht ‘’poeti i përbotshëm’’, i cili jeton, përpunon dhe rikthen në letër, nëpërmjet një fjale hirplote dhe njëherësh të fuqishme e bashkëkohore, vet njeriun e sotëm, me ndjenjat dhe problemet, me pasojat e veprimeve dhe të shqetësimeve të tij.

Nëse do të operojmë, realisht, një anatomi të veprës poetike të Podrimjes, do të vërtetojmë, se poeti, me një mënyrë të vetën, ndodhet në të gjitha pikat aktuale dhe kohore, të cilat përbëjnë një gur kufiri për Njerinë dhe jetesën e tij në Tokë, ndërkaq shpeshherë arratiset dhe e vëzhgon, -e gjurmon do të mund të thoshja,-deri tej, jetën e tij tokësore konvencionale.

Po kush është Ali Podrimja, i cili:’’çdo ditë përballon pushtetin e liliputëve’’, ai, i cili uron:‘’të rriten thonjtë dhe (të) gllabërojnë prenë e madhe’’ ? Është ai, i cili vetëpagëzohet në baptisterin e Siloanit, pastrohet shpirtërisht dhe ngre bajrakun e revolucionarit mbinjerëzor, për të ndjerë Golgothanë, në të cilën tani gozhdohet Njeriu, sipas një përshkrimi të hollësishëm, që mbizotëron në shoqërinë e sotme njerëzore.

Duke mbërritur në ‘’Golgothanë’’ e tij, e cila është ndërkaq edhe mali i dëshmimit të secilit prej nesh, ai do britmojë: ’’Ku është Zoti ?’’.

Nëpërmjet shqetësimeve të tij metafizike, poetin e ngërthen angështimi, por jo vetëm për këtë gjë. Nuk dëshiron kurrsesi të mbetet në shprehjen, që thotë:’’Hap portën dhe humbas në boshësi’’. Ai e ndjen se boshësi nuk ka. Po çfarë është ajo, e cila ndodhet pikërisht aty dhe, kur hapim portën tonë, pyesim së bashku me poetin edhe ne të tjerët ? Mos vallë duhet një Promethe tjetër, siç vijojnë të gënjejnë pacipërisht Epimithitët dhe pa pikë pendese, dëshirojnë ta idealizojnë edhe një herë ‘’Zjarrin ‘’ e Dijes ? Këta fëmijë, shpirtrat e shqetësuar të së Nesërmes, diçka përcaktojnë:’’Në qytetin tonë thonë tani fëmijtë/ se Ai shkoi të sjellë flakën / të cilën një ditë me shi e vodhën Njerëzit ‘’.Në këtë mënyrë bën çmos të na sjellë prej ‘’gjumit të Tokës’’,të na vendosë në gjendje alarmi, për të mbërritur para se të jetë shumë vonë, sepse në mënyrë metaforike, na ndërgjegjëson se: ’’edhe lindja edhe vdekja kanë tjetër peshë’’ dhe na bën pjesë të atij zbulimi metafizik, nëpërmjet vargjeve të tij.

Cilat janë ndjenjat, cilët janë vendet, cilët janë lëshimet dhe kundërshtitë e Njeriut ? Si një Robinson Kruzo i ri, gjurmon, përmbyt dhe reformon, nëpërmjet pyetjeve, dyshimeve, diskutimeve, dëshirave, pathosit, vërtetësive, pavërtetësive, nëpërmjet habive dhe koridoreve, nëpër labirinthe çorientues, mbrojtës i jetës, mbrojtës i ideve,mbrojtës i idesë së Atdheut dhe vlerës së Njeriut.

Herë i qëllimshëm, herë me një kulturë ironike, për të përvijuar dhe shpërfaqur ndjenjën e vërtetë, përherë njerëzor, me një ndjeshmëri të veçantë, i brishtë ndaj dashurisë, mirënjohës ndaj familjes, i shtangur ndaj mrekullive të natyrës dhe realist i rreptë ndaj çdo realiteti, ligësisë, mosmirënjohjes, dhe prapamendimit, nuk bën tjetër, veçse nyjëzon Njeriun ideal, duke flakut tej ‘’qesharakët’’,që ‘’luajnë zotat’’ dhe duke nxitur mbijetesën tonë ‘’në litar’’,me qëllim që të largohemi prej mashtrimit dhe të përballim gjithë realitetin, në botën absurde, ku ne jetojmë.

Poeti, i shqetësuar për këtë botë, e cila rrëshqet përditë, kërkon,por i duket se:’’nuk duket më kopeja / as i zoti’’,humbur diku në ndërvarësinë e vendosjes dhe të plogështisë,agonisë dhe thërret:’’Pastroni shpirtin /…/ pastroni sytë / zbuloni vrimën në Gjithësi / dhe mandej vërtetoni / se mund të jetoni …‘’.

Nostalgjik, ai kthehet pas për të lëvruar shekujt, për të kërkuar bashkëkohorët dhe për të vërtetuar:’’Shndërrit për sa nuk u tha / kultura e lashtë’’,e cila, pasi fillimisht u rafshua, u varros dhe u harrua,në mënyrë që të ketë vetëm një zgjidhje, e cila ishte përdoruar me siguri të plotë në kohët më të hershme:’’Varka e Noes’’, për të arkëtuar menjëherë më pas të vërtetën e madhe, e cila na bren:’’Po nuk duket Bregu’’…

Ali Podrimja është një poet i fuqishëm dhe i arrirë. Poet dashurie, romantik, i ndjeshëm, por,paralelisht, edhe rivendikues për atdhenë, për jetën, për Njerinë. Shpesh të trand, kur flet për fatin e atdheut të vet:’’Hap pëllëmbën dhe peshoj / pikën e gjakut tënd’’ dhe menjëherë më pas, tragjikisht: ’’Më ndëshkuan ndërsa besoja / në pikën e gjakut’’.

Për jetën beson se:’’Kurrë nuk mjafton koha / të lindësh, të jetosh / dhe të vdesësh’’.

Për Njerinë:’’Ka kohë që vetminë e shtëpisë / në lëkurën time e lexoj’’,ose:’’Në mure gërvishje të tmerrshme / të thonjve të një populli’’.

Është poet i ‘’vështirë’’ Ali Podrimja. Mënyra e tij e të shprehurit krijon probleme të gjithanëshme. Shkrimi i tij shtrihet në thellësi, pamjet e tij shpërfaqin prush, fjalët e tij vishen me nënkuptime alegorikë. Është fatlum ai, i cili mund të zhbirojë fjalën e tij, është i lumtur ai që mund të nxjerrë kuptimin e tij dhe të lëvrojë brenda këtyre mendimeve, sepse përfiton ndjeshmërinë dhe stoicizmin e poetit, frymëzimet dhe shtysat, predispozicionin filozofik dhe shtrirjen e njohjes përkrah ndjenjës.

Shkrimi i Ali Podrimjes, mrekullon, sepse e lë fjalën të bjerë si pikë e rëndë shiu, e, ndërsa është duke rënë, shndërrohet në një rrjedhë të furishme uji të pastër, e cila akumulohet, që të mund të vërë në lëvizje mendimin dhe ndjenjat e lexuesit,-të atij lexuesi, i cili është ndërgjegjësuar, se poeti shpërfaq pikërisht atë, nëpërmjet vargjeve të tij,-ato të vet njeriut, i cili ‘’lëngon’’ prej dyshimeve, frikës, emocioneve, entusiazmit dhe gjithshkaje tjetër, që quhet ‘’shprehje njerëzore’’.Poeti shpërfaqet, pra, pas kërkimeve të vargjeve dhe deponimeve të veta, se vuan edhe ai, por paralelisht edhe kërkon, del në ballë dhe lufton, percepton, ofron zgjidhje, është optimist dhe guxon, ashtu si tjetri në krah të tij dhe më tej, tejembanë i gjithë njerëzimi.

Vargu i poetit është i prerë, i ngjeshur, i arrirë në mesazhe dhe ide, i përmbytur me ndjenja dhe jo përherë tepër i mirëkuptuar.

Por, të magjeps grishja, për të kaluar edhe ti vet në anatominë e fjalëve, të cilat kompozojnë vargjet, strofat, poezitë, që nga fillimi deri në fund. Atëhere, duhet, që me devotshmëri të thellë, t’i operosh dhe të vëzhgosh pjesët përbërëse. Të mos i kalosh përciptas, sepse një vështrim i shpejtë, i bën padrejtësi, jo vetëm poetit, por edhe ty, pasi nuk mund të ndjesh kuptimin tërësor, i cili, në fund të fundit, shpërfaqet shpeshherë tronditës.

Vet poeti deklaron kategorikisht dhe prerë, po aq edhe me zemër të pastër: ’’Mbyllem në një zë njerëzor ‘’ ! Dhe pikërisht ky është Ali Podrimja, një zë njerëzor, i cili del nga brendësia e shpirtit, një zë që shpreh të tjerët dhe atë vetë dhe mbështetet mbi një copë letre të bardhë, për të mbetur regjistruesi i kohës dhe i kompozimit tonë psikologjik, arkiv i pashuar në përjetësi, shpëtim për lexuesin, të cilin shpreh dhe, së fundi, denjësi e poetit të ndjeshëm.

Yllka Filipi :Si mundet t'i rrëshqas kujtesës së kohës?

SHËTITA GJATË

Photo: Revista KUVENDI- MICHIGAN.htm
Letra dhe kujtime nga Ali Podrimja
Dr. Yllka FILIPI
 
Ishin ca ditë të ftohta nëntori, tipike alpine, kur me rastin e Javës së Albanalogjisë u gjenda në Prishtinë.  Duke u çlodhur në ambjentet e barit të RTK-së, takohem me lirikun e madh, 3-ditë me radhë. Me Podrimjen njiheshim vetëm përmes shkrimeve letrare. Unë, me vargun e tij që në bankat e shkollës, ndërsa ai me shkrimet e mia, nga periodiku letraro-artistik. Ishte bërë kureshtar, pasi pothuajse shumë shpesh kishte rastisur që shkrimet tona të botoheshin në të njëjtën faqe të cilën e ndanim në dy pjesë të barabarta… Doja patjetër të takohesha me këto Zanat e Shqipnisë që shkruajnë vargje, - më thotë. Ky ishte Atdheu i tij i mbërthyer në arkë…-mendova unë. Thjeshtësia që e karakterizonte e vishte me velin e madhështisë. Ndjenja e lehtë e humorit, vështrimi i humbur gjithnjë diku, zëri i ulët, menjëherë e evidentonin si një grimcë përjetësie në atomin universal të letrave.
 
Pasi më pyeti për Shqipërinë, shumë shpejt më ra në duar bashkë me autografin e Tij, vëllimi “Kush do ta vrasë ujkun”, botim i Alb-Ass 2002, të cilin e kisha lexuar me kohë, por e shfletova me shumë dëshirë, edhe njëherë: Aty ku përziehet drama e kombit, metafora dhe simbolika mitiko-antike, shpirti, raca njerëzore, filozofia emocionalo-figurative, etniciteti, pikëllimi, e nesërmja, gjithë humanizmi mbarë i mbledhur në Lumin që rrjedh brenda vargut të Podrimjes, e mbi të gjitha sfida ndaj vdekjes, unë pashë njeriun e tretur nga dhimbja, por të urtë, që mbante veshur me dinjitetin më të madh, kostumin stoik të jetës. Ky është Poeti prej Guri- mendova. Ja pse, ky trup i vogël është një Ngrehinë kaq Hijerëndë…një Kullë Magjike që vret Lugetërit:
 
Hija e vdekjes/ ma paska mbuluar kullën…                                                     (Beteja e Kosovës, fq.81)
 
Duke shkëmbyer adresat e e-mailit më kujton mes një përhumbjeje dhe pikëllimi njëherësh, gjë e cila i pasqyrohej në ngecjen e vështrimit për një çast në letër e moslëvizjen e gishtërinjve gjithashtu: - E dini që unë kam pasur (të krijohej ideja se përdorimi i së shkuarës kam pasur sfidohej nga nënteksti i së tashmes kam dhe i së ardhmes do të kem), një djalë me emrin Lumi? - Eh, Lum Lumi,- (miratoj unë në heshtje brenda vetes, pa nxjerrë zë)… - Dhe ndaj A-ja e emrit tim, dhe Po-ja e mbiemrit, përzier me Lumi-n, në hotmail.com, janë adresa ime, ku mund të shkëmbëjmë ca thashetheme letrare… 

Në të mijtën e sekondës m’u statujëzua në sy portreti trupimët i lirikut me vështrim të thellë, të cilin ikja para kohe e djalit, e vrau, por nuk e rrëzoi dot: Erdhe në jetë/…/ këtë gur ta hedhësh më larg se unë/…/ derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi  në ajër / në kohë/ në kozmos…/ Mund ta kalosh natën në Kullën timë të vetmuar/ në botë…/…/ dhe si të duash Ti Lumi/…/  bashkëudhëtari im…                                                                  (Me jetue/ Tim bir Lumit, fq.59)   Poeti nuk pajtohet me tragjedinë: Re e zezë shtëpinë tonë mbështoll … (Pikëllimë, fq70); Lum Podrimja vdiq më 29 shtator1982/, por unë nuk mund ta nënshkruaj vdekjen tënde/…/ vdekjen tënde nuk mund ta nënshkruaj vogëlush!/ varrmihësit le ta qesin emrin…                                                                                         (Fletë e bardhë, fq.73, Ulpianë, tetor 1982) 

Shoh engjëllin e zi që nuk mund ta mundni/ Ku nxitoni shoferë të vdekjes/…/në ankth mbani botën…                                                                                                             (Shoferët e mortit, fq.89)
 
    Pasi ka flakur tej çelësat e vetmisë dhe   ka braktisur “Oqeaninë”, në këtë millenium të sertë, Podrimja i njehsuar si Robinson Cruso e më pas si misionari Konica, lexon në një pergamenë fatin e ishullit të Shqipërisë dhe bijve të shqipeve që: dhe kur vdisnin/ vdisnin/ duke kënduar oi, oi…                 (Shqiptarët, fq.108, Feldafing, ’92):
 
 Më tej vetëpërfshihet: të ëndërronim nuk guxonim/…/varur rrinim në një fije merimange/ herë na hidhnin tej gropave të zeza…                                                                                     (Pasqyra e thyer, fq.760
 
Shqipëri moj/ mos qofsh e zeza/ ime!                                    (Negativi i fotografisë/ Ulqin, qershor ’97, fq.77)
 
Poetët që  kanë arritur  pjekurinë artistike, kanë një shenjë hyjnore në ballë, shenjë që ndoshta jo të gjithë arrijnë ta dallojnë. Përhumbja e tij ishte një lloj përpjekjeje për t’ju larguar vetmisë. Cung i vetmuar që faron vetveten… dhe prapë vetëm rreth flakës… (Pa folje, fq.127) Rreth asaj vetmie që të sjell humbja e njeriut të shtrenjtë. Midis asaj këmbënguljeje për të qenë njeri i zakonshëm, tek Poeti i pikëlluar spikaste etja për jetë. Më erdhi ndër mend një shprehje e Aristotelit : Quod dolore vacat, non quod suave est, perse quitur vir prudens! (I dituri nuk kërkon kënaqësitë, por mungesën e dhimbjes. “Etika Nikomakea”)
 
Nga e majta: gazetari Shaqir Foniqi, Ali Podrimja dhe Yllka Filipi duke marre me autograf librin “ Kush do ta vrasë ujkun?”
 
Artikulimi poetik i Podrimes sjell mesazhe të fuqishme për të gjithë brezat. Në një drithmë poetiko-patriotike, Ai shkruan: Në Kosovë/, vetëm vdekja/ nuk vonon (Mynih 1999, fq.42). Apo më tej: Fati im në duar të mia/ dhe vdekja ime në duar të mia/ (Fati im në duar të mia, fq.45). Sfida ndaj vdekjes përcjell mesazhin filozofik të mos-harrimit, së gjalli e së vdekuri: /…/ nuk na ndan vdekja plaku im/ na ndan harrimi…/ (Mbreti im i vdekur Dioklecian, fq.47) Nëpër kohë të errëta të historisë me dhembje në shpirt e forcë të pamposhtur në zemër, poeti vajton: Jeta seç më iku/ pa ja parë kulmin shtëpisë…/ (Pa titull, fq.56) Më tej: Brenda frymës që përplaset në dhomën e vdekjes/…/ Zoti s’është i zi/ s’është i zi Zoti/ (Në dhomën e vdekjes, fq.61) Vijojmë: Shkove një bregu që ndante/ jetën dhe vdekjen…(Fillikat vetëm, fq.71) Herë pas here poeti klith, pa rënë në dëshpërim: Oh, Zot/ a më sheh kund? (Zot, a më sheh kund, fq.91) Më tej: Një mace e zezë më ndjek/ në udhëtimin tim… (Macja e zezë, fq.100) 

      Vargu  i prerë, konsolidimi i korpusit figurativ, impulset filozofike, ironitë, sarkazmat dhe anatemat, reflekset ezotopike, ritmi, eufonia, lakonizmi, e bëjnë poetin një gur themeli në thesarin universal të vlerave të letërsisë. Ja si shprehet Dr. Mensur Raifi (në librin në fjalë që më dhuroi poeti, fq.24): Ali Podrimja… nuk lëshon klithje dëshpëruese… nuk jepet pas dhimbjes e pikëllimit… e tejkalon dhe e neutralizon tmerrin. Është këtu një vrull i hatashëm njerëzor… Këtu pavdekshmëria, nuk është një iluzion i ikjes nga defetizmi për t’u futur  në legjendë, por qëndrim burrëror ndaj vdekjes që inicon një mësim për jetën.
 
Poeti  që digjet për tragjeditë e kombit, duke u frymëzuar, shqetësuar dhe prekur gjithnjë edhe për fatin e diasporës shqiptare, (A ju dëgjon harrimi?- vetëtoni derisa bubullon në botë), pasi kishte shkëputur prej vëllimit tim të fundit Post Hekuba, një cikël poezish, më shkruan sërish:
 
E nderuara poeteshë, t’i kam zgjedhur këto poezi për shtypin shqiptar që vazhdon të botohet dhe të shumohet në hapësirën arvanitase. Poezitë mua më kanë pëlqyer dhe poetët të cilët i kam prezentuar atje, kanë qenë tepër të nderuar. E nderuara Yllka, e kam lexuar librin tënd dhe më ka pëlqyer shumë. Besoj se edhe me ndonjë libër tjeter që do ta botosh do ta gëzosh lexuesin shqiptar dhe të gjithë miqtë e tu. Me nderim e çdo të mirë, Ali Podrimja.                        23/01/2012                                                                                                                                                                                                                                  
 
Disa ditë pasi unë isha takuar me Poetin, m’u desh të kapërceja Oqeanin për t’u vendosur përfundimisht në Amerikën e largët. Në letërkëmbimin tonë, i thoja midis të tjerash: Miku im i shtrenjtë! Lumturia këtej nuk ka aromë atdheu!… Dhe Ai, me humorin e tij karakteristik, më shkruante sërish duke më inkurajuar:
 
      E nderuara poeteshë dhe zonjë që bredh rrugëve të Nju Jorkut! … Por mua më gëzon kur Ju nuk mund të shkëputeni nga atdheu dhe populli yt. Unë do të bëj përpjekje me ca shokë që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të botojmë një Antologji të Fjalës Shqipe. Aty i kam vendosur dhe ca poezi të cilat arvanitasit t’i kanë botuar dhe në Athinë. Pra, fjala jonë deporton nëpër hapësirat që dikur ishin të zymta për ne. Të fala e çdo të mirë Ty dhe familjes suaj. Ali       Podrimja.                                                                                                           30/01/2012                                                                                                                           
 
Nuk kishte kaluar as gjysma e vitit që nuk ishim parë, dhe papritur nga kronikat televizive merret vesh lajmi se Poeti kishte 3-ditë i humbur … dhe më pas fakti i hidhur i ndarjes nga jeta… larg atdheut, s’di s’e ku…, në Francë. – E humba… e humbëm… Ishin ca ditë të hidhura e përvëluese korriku:
 
… bërtisja në ankth…/…/megjithëse Parisi varrosej nga ankthi/…/ mos isha send i harruar në udhë?/…/ dhe përplasesha për muri korridoreve të ftohta/ të errëta, të pafundta/…/ ikja…/ net të tëra nuk flija/ zhantiji i humbur në hapësirën gëlltitëse/ të tmerrshme, të vdekur… e nën dritare digjej Parisi…                                                                                        (Nën dritare digjej Parisi, fq.81)
 
Nuk ka rëndësi cilët janë Ata ose Ato që e vrasin njeriun në jetë çdo ditë pak e nga pak, ose njëherë e përgjithmonë: Ndarjet, vetmia, humbjet, dramat, pikëllimet, tragjeditë, harrimi, armiqtë, miqtë, kombet, shtetet, Zotat apo vetë Njeriu, jeta apo vdekja, e shkuara apo e ardhmja, drita apo hija, trupi apo shpirti… asnjë nga këto nuk ka rëndësi:
 
Thotë poeti: Vdiset vetëm njëherë e Zoti/ nuk i pranon viktimat e zymta/ (Në teatrin e ri, fq.101); Pranë meje diku fqiu i zbehtë vazhdon të hapë/ varrin tim/ edhe për nja 13 cm… (Përditshmëria ime, fq.102); Më tej: Unë bredh fjalëve/ baladave/ ëndrrave/ Nuk lënë korbat ta shoh qiellin. (Drenica, fq.105) Podrimja konstaton vagëllimthi: Na vrasin të na bëjnë të pavdekshëm/…/ një herë në njëqind vjet (Reçaku, fq.107) 

Poetin e thirri Lumi, Lum Lumi! Aty ku të thërrasin ujërat, i ka rrënjët amshimi. Vetëtimthi më përshkoi në tru ideja se Podrimja, pasi e mposhti vdekjen, shtegtoi në përjetësi, duke na lënë pas   amanetin e shërimit shpirtëror të brezave, nëpërmjet fuqisë magjike të vargjeve.
 
New York’ korrik 22, 2012    U.S.A
Lërmë të shihem në shtatë pasqyrat e mia
I kam prerë lidhjet me zemrën

Dhe me kohën gjithashtu.

Te pragu,
Nuk më pret më askush.

Ti s'u duke as kur e shkuara
Dha shpirt në duart e mia.

As, kur e tashmja e varrosi
Një ditë me shi, në Ishull...

Ishin të shkreta mbrëmjet...
Rrugë pa kthim.

MË PRI

Limfë, më pri!
Thuaji poetëve, të mos shkruajnë
Pas vdekjes...

Ti je një vrasëse
E mrekullueshme
Kohe!

Frymëmarrjen e fundit të muzgut

Hidhe në dritë...
Bëj një të mirë...

Limfë!
Më pri!

E mban mend kur fëmijë
Gjakova
Këmbën
Hollake?

Dhe qava...

Në dejet e mia rrodhën vargje ...
Ishte veç një klithmë në stuhinë

E radhës. Limfë!
Më pri!

Photo
CARETTA CARETTA

Ajo ec... unë ec...
Një breshkë sa një hënë
Gjeti udhët e fatit tim ...

Pesëqind vjet me barrë mbi shpinë
Trupi rënkonte,
Nën kitinë...

A mundesh ti, Botën
Ta tërheqësh zvarrë
Në katrorët e tu
Prej malli
Të largët
O, kafshëz...?

Zbret nga shekulli në shekull
Me këmbët në ngricën e moteve...
Dhe më sheh në sy.

Nuk ishte ëndërr,
Nuk ishte zhgjëndërr!

Unë dhe ti u bëmë mike të rënda;
Mirëmbrëma!

Motra jote e vogël,
Dallëndyshja e detit
Chelonia mydas:

Photo

SHPAGIMI

Rënkon një shpatë
E varuar mbi urrejtjert
E njeriut kockëdalë.

Mishin ja ka ngrënë
Shpagimi.

O i vdekshëm,
Mos hy në atë derë!

Ti,
Nuk je kalë i bardhë!

DREJT TEJE

Unë derdhem si qumësht në flakë
Toka ime e shenjtë

Statujë rënkimtare

Mëson të hedhë më parë zemrën,
Pastaj këmbët...

PIKTOGRAMË

Qielli është më tronditës
Ngjyrë arre.

Dhe ajri bojë gjethi të zënë...

O, i jeshiltë!
Mos kalo në të gjelbër!
Do të të marrin për bar.

E ndoshta,
Një dre i egër,
Mundet t'i këpusë sythat...

SHTËPIA IME

Shtëpia ime është nuse prej akulli
Shkrin sapo bie rrezja e parë.

Dritarezat kah lindja Pluskojnë mbi tokën e ftohur nga
Dëbora.

Oborri ka mbledhur gjithë copat e mallit
Të këputura nga shpirti

Dhe ka bërë me to një verandë
Për bujtësit.

Një kone hëne kuis në qilarët
E verës së vjetër.

Rruga është shtruar me portokaj
Gjer tek porta,

Mua më pëlqen të lahem
Në shkumën e lumit përballë.

Le të themi,
Atje është gjithnjë pranverë.

PINTE MARIUANË

(Kushtuar Amy Winehouse...)

Dikur këndonte si engjëll...

Një ditë
Zëri
I humbi

Tek pinte
Mariuanë.

...Ne grindeshim nëse zëri
Eshtë grimcë apo valë.

Ethet shtrëngonin duart
Me majat e flokëve.

Thonjtë i hante për bukë tek
Tingujt jepnin shpirt!

...Ne trembeshim nëse njeriu
Është grimcë apo valë.

U rrëzua një ditë
Në një cep të skenës
Kur trupi s’iu bind...

... Ne ziheshim nëse shpirti
Eshtë grimcë apo valë.

Gjithnjë e më shpesh
Diva pinte mariuanë...

AFËRDITA

Do të ketë shampanjë, për ditëlindje..!
Nga shkuma do të lindë Afërdita

E gdhendur në stil barok bizantin
Sikur në dorëshkrim...

Me flokë të verdhë, me valë
E vetulla të qeshura

Buzëdjegur
Për puthje...

Shkumo shampanjë, shkumo!
Po qesh Afërdita

Në lumin e valëve të zemrës.

CIFËL

Nën këmbë
Një cifël xhami e mprehtë
Më ther...

Dhe unë
Si eremit
Nuk nxjerr gjak,

Nuk nxjerr zë,
Por vetëm buzëqeshje...
Në fakt është ngërdheshje!
Hollë-hollë është përqeshje!

Si mundet t'i rrëshqas kujtesës së kohës?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...