nga Mehmet Kajtazi
"KULTURA BASHKON KOMBIN EDHE NË LOZANË TË ZVICRËS"
Ilirët bulbërojnë për Arbërinë... Nuk ishim as të “majtë” e as të “djathtë “. Nuk ishim askushi, ma thanë Hyzer Olluri, Bislim Hoxha dhe Arsim Ferizi.
Ata kanë ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës (njëri nga Drenica, tjetri nga Dukagjini dhe i treti nga Ferizaj) dhe askushi do të ngelim, thonë ata, nëse nuk e shohim në harmoni popullin shqiptar në mërgim.
Biseda ka një forcë magjike kur dirigjohet nga vullneti i madh për harmoni kombëtare. Këtë nuk e bënë krerët politikë shqiptarë në Zvicër, thonë ata, këtë po e bëjnë “Ilirët”, po e bën hapërimi i tyre që me kulturë të bëhemi një.
Kështu shprehet edhe Nadire Hoxha dhe tregon se vëllai i saj nuk është vrarë nga dora serbe pse ai luftoi në emër të kësaj apo të asaj partie politike, por u vra nga ajo dorë gjakatare pse ai donte që Kosova të jetë e lirë.
Unë lirinë e Kosovës e shoh edhe në sytë e birit të tij që ka emrin Nëntor, në nëntor më kanë vrarë vëllanë gjakatarët serbë. shtë rregull i përgjithshëm i shteteve të perëndimit që ardhësit në tokat e tyre të mos zhvillojnë aktivitete politike, por nëse ka njerëz të tillë që pandehin se identitetin e tyre mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë në korniza politike, këtë edhe ua mundësojnë shtetet mirëpritëse, por gjithnjë duke iu përmbajtur ligjeve të shteteve ku ata kanë emigruar.
Shqiptarët që nga koha e krijimit të pluralizimit politik në atdhe tërë energjinë e tyre e shpenzuan në politikë: krijuan parti të ndryshme politike, ligjet e shteteve mirëpritëse nuk lejuan që ato parti të regjistrohen si parti, por krerët e atyre partive shumë të zhdërvjellët dhe në të njëjtën kohë edhe gënjeshtarë dhe nxituan që partitë e tyre t’i regjistrojnë në organet përkatëse jo si parti politike, por si shoqata me emra të ndryshëm. Kështu vepruan edhe në Zvicër.
Gënjeshtarët mund të gënjejnë veten, por jo edhe shtetet me përvojë shtatëqindvjeqare si shtet, siç është Zvicra.
Zvicra mirëfilli e dinte se krerët e ndryshëm politik të këtyre partive po hargjojnë kot së koti energji, ua tërhiqnin vërjetjen për këtë, por shqiptarët kur vendosin të merren me politikë, janë më ujqër së ujqërit, i prejnë hekurat e të gjithë kafazeve.
Si rezultat i një qëndrimi të tillë kobzi, në të gjitha shtetet e Perëndimit, duke përfshirë edhe Zvicrën, shqiptarëve iu servua në pjata një racion, që nuk kishte emër tjetër pos – PËRÇARJE.
Nga avulli plot xëc i këtij racioni shqiptarët nisën të akuzojnë shoqi-shoin si majtistë e djathtistë, e Atdheu rënkonte në robëri, se nuk punonte as dora e majtë, as dora e djathtë, do të thotë që nga mëngjesi merrte tëposhzën rruga jonë.
E themi kështu, ngase për t’u larë mirë fytyra në mëngjes, duhet të përdoren që të dyja duart. Atdheu jo vetëm që rënkonte në robëri, por symbylltas ecte drejt greminës. Këtë tragjedi ndër të parët e kishte hetuar Jusuf Gërvalla, andaj me nxitim e vrau Jugosllavia, siç e kishte vrarë tërë Kosovën që nga dita kur e kishte ndarë Kosovën nga Shqipëria. Këtë tragjedi të madhe ia kishte sjellë kryesatrapi i Ballkanit, komunisti Tito.
Krerët politikë shqiptarë, duke e njollosur njëri-tjetrin, kishin krijuar mjegull të dendur para syve të tyre dhe fare nuke shihnin vrasësin.
Ai tashmë ishte diku në një varr, por e kishte lënë prapa birin e vet, Slobodan Milosheviqin, i cili dredhinë e Titos nuk e kishte përsosur vrasjen si mjet të vetëm për zhdukjen e shqiptarëve. Krerët e partive politike, edhe kur vritej aq brutalisht Kosova nga “njeriu” që kishte kultivuar deri në shkallë ndërkombëtare fashizimin serb, merreshin në mes veti duke ia shkëputur herë njëri, herë tjetri dorën e majtë ose dorën e djathtë.
Ishin të gjitha sinjalet që shqiptarët po ngelnin pa duar. Këtë e hetuan edhe të rinjtë shqiptarë në Lozanë të Zvicrës, të cilët më 1 nëntor 1994 krijuan shoqërinë kulturore, për të rritur e për të vegjël, krijuan grupin e valleve shqipe, e nxorën nga dheu rrënjën që po venitej pa diell dhe shpejt e shpejt rrënja mori emrin e vet: ILIRËT.
Ata që e quanin veten të djathtë thanë se me urdhrin e politikës sonë u krijua shoqëria kulturore artistike “Ilirët”, kështu thanë edhe ata që pandehnin se i sjell diçka të mirë atdheut majtizmi shqiptar, që i kishte rrënjët te thembra e këpucës së Titos dhe të komunistëve të tjerë më të vegjël se ai edhe për nga pesha e trupit, edhe për nga prestigji, “Ilirët” si ilirët: kishin vendosur t’u takonin të gjithë shqiptarëve. Këtë fjali po e përsëris: të gjithë shqiptarëve.
Ata ishin dhe janë të vetëdijshëm se kultura është mbretëreshë që i bashkon shqiptarët, andaj ata edhe sot “marrin urdhëra” nga kjo mbretëreshë. Krerët politikë shqiptarë edhe sot janë të ndarë në Lozanë, e si rezultat i kësaj të keqe ata insistojnë që Festa e Flamurit të mos festohet bashkërisht, ata edhe përvjetorin e Jusuf Gërvallës e kremtojnë ndaras.
Po patën mundësi ata një ditë edhe Diellin do ta ndanin.
Shqiptarët e rëndomtë e shikojnë këtë punë të tyre (tepër të ligë dhe tepër tragjike) me skep ticizëm dhe me përbuzje, por skepticizmi dhe përbuzja nuk mjaftojnë që të venitet rrënja e përçarjes dhe të zhduket një ditë përgjithmonë.
Të vetëdijshëm për këtë, “ILIRËT” edhe më shumë u mobilizuan që me kulturë t’i bashkojnë shqiptarët.
Më 15 mars 2001, biseduam në Lozanë me disa shqiptarë të perkatësive të “Ilirët” nga dita në ditë po i shtojnë radhët me artistë të rinjë, të talentuar dhe me plot zell që të krijojnë harmoni në mesin e shqiptarëve në tërë Zvicrën. “Ilirët” dy herë zunë vendin e parë në Festivalin e Bernës, ku u prezentuan 25 shoqëri kulturore-artistike nga mbarë Zvicra.
Shpesh kemi qenë në qendër të vëmendjes në shtypin qëndror të Zvicrës, thotë njeriu më përgjegjes dhe më meritor në këtë shoqëri: Ilir Bytyçi.
Në Lozanë, ku e kemi selinë, por edhe në tërë Zvicrën, dhe në shtetet e tjera, ne i kemi vënë vetes për detyrë parësore që të bulbërojmë pak Arbëri edhe në mërgatë, andaj kur këndojmë para publikut ne e sjellim në gjirma të zemrave të shqiptarëve Gjirokastrën dhe Preshevën, Tetovën dhe Ulqinin, Prishtinën dhe Tiranën.
Kur këndojnë “ilirët”, thotë Arjeta Buzhala, ne kthehemi në Kosovë, sadoqë kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që unë nuk kam qenë në Kosovë.
Nuk kam qenë as unë, thotë burri i saj, Afrimi, dhe tregon se krerët politikë ”të djathtë” dhe “të majtë” nëpër tubime të ndryshme bërtitnin dhe klithinin se nuk i nënshtrohemi dot Serbisë dhe detyrë juaj, o bashkatdhetarë, është as ju mos të bëni asnjë hap për nënshtrim, pra as ju mos shkoni në ambasadë të Serbisë për të marrë pasaporta dhe, kur shkumbonin mirë e mirë, bënin me dorë kah një kuti e madhe, bënin me gisht drejt saj, mërgimtarët e gjorë i mbushnin kutitë e mëdha me deviza të shumta, pas një jave i shihnin krerët e partive politike shqiptare që udhëtonin me mercedesa të zezë drejt ambasadës jugosllave për të paguar shuma të majme për t’u pajisur me pasaporta të shtetit jugosllav.
Unë, si nusja ime, Arjeta, nuk deshëm të marrim pasaporta të huaja, andaj edhe për mua kaluan më shumë se dhjetë vjet që nuk e kam parë Kosovën.
Unë në një mënyrë e shoh Kosovën përmes valleve të “Ilirëve”, po presim që këto ditë të marrim pasaporta të Zvicrës, ose të UNMIK-ut në Kosovë, nëse ngjet e kundërta, do të kthehemi përfundimisht në Kosovë: në Atdhe le të punojnë partitë politike, se pa to nuk bën në atdhe, por në mërgatë do të ishte mirë të shënohej fundi i tyre, pra do të shënohej fundi i përçarjeve, harmonia në valle dhe në jetë i gëzon mërgimtarët, shkroi Mehmet Kajtazi.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/06/12
(Mehmet Kajtazi 1944-2003)
nga Flori Bruqi :
Në vend të falënderimit
(Mehmet Kajtazi 1944-2003)
Në vend të falënderimit,me rastin e 7-të vjetorit të vdekjës së Mehmet Kajtazit
Para se të flasim për jetën dhe veprën e shkrimtarit tonë të mirënjohur Mehmet Kajtazi, në emër të falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi po japim citate nga fjala falënderuese që ka dhënë z. Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”: Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.
Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër.
Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.
Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.
Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.
Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.
Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:
''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.
''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')
''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.
Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil Hysaj.
''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.
''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë
''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë. Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën
''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.
''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë.
Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.
''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).
Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...
''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.
Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.
Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur Rushit Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.
Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.
HYRJA NË ART NUK ËSHTË IKJE
Daut DEMAKU
Shëtitja artistike nëpër ndonjë vepër letrare nuk është domosdoshmërisht analizë, madje nuk është e domosdoshme të jetë as studim, por më shumë është dhe mund të jetë një bashkëbisedim i heshtur, një ese i pazëshëm, një invokacion gjatë rileximit e të rikujtimit të një krijuesi e një krijimtarie. Invokacioni nuk është nisje nga rrënja, as nga trupi fizik e raportet e tij me jashtësinë, nuk është madje as qëndrim i gjatë në bulbërinë e lulëzimit, pra të pjesës së bukur që quhet art, por është një pikëtakim me aromën e lules. Pikëtakimi i zërit të brendshëm – të pazëshëm me heshtjen mortore të germave, në shëtitjen apo rileximin artistik, domosdoshmërisht prodhon përjetimin invokativ që prodhon përjetimin gjatë këtij ritakimi. Proza e Mehmet Kajtazit është krijuar në kohën e turbulencave të mëdha, atyre dallgëve shqetësuese politike e ekzistenciale që shtriheshin në dilemën hamletiane të asaj të njohurës: të jesh apo të mos jesh, që nuk preknin apo që nuk rrënon vetëm aromën e lules, që nuk e thyenin butësinë e lules, por që tronditnin tërë trupin fizik, madje edhe vetë rrënjën e jetës. Nëse duam që këtë ta themi edhe më saktë e më prekshëm: kjo prozë u krijua në valën e lëvizjeve idhnake të pllakave tektonike të qenies sonë kombëtare. Përbrenda këtyre tronditjeve dëshpëruese dhe shpresëdhënëse, hyrja në art, në njërën anë kishte kuptim e hyrjes në shpresë dhe, në anën tjetër, kishte kuptimin e harrimit, një ikje artistike nga realiteti brutal. Këto dy elemente: hyrja në shpresë dhe ikja nga realiteti brutal kanë qenë, janë dhe do të mbesin dy ekstreme skajore që përbëhen nga zjarri krijues. Flaka e këtij zjarri – në njërën anë - është sikur dielli i pranverës, që edhe thermisë më të vogël të dheut i jep jetë e gjallëri, e mbushë me lëngun e këndshëm dhe erëmirë të jetës në shpresë. Por, në anën tjetër, flaka e këtij zjarri është edhe shumë e pamëshirshme dhe djeg e bën shkrumb e hi tokën reale nën këmbët e njeriut. Të jetosh me këmbë mbi prush dhe me kokë në freskinë e qiellit, pra të bësh jetë në majat idhnake të dy ekstremeve skajore dhe, në këto kushte të krijosh art, të ndërtosh kredon e gjallimit, nuk është vetëm mjeshtri, por kjo është dhe duhet të jetë: mjeshtëria e krijimit të mjeshtërisë. Në romanet “Ndezja e shiut” dhe “Për një diell tjetër”, Mehmet Kajtazi sikur prek lehtësisht, ama njëmend lehtësisht, aq lehtësisht sa prekja e tij ngjason me një pupël pëllumbi - mbi fjalët që mbushin ajrinë tokësore, të thënat e të bëmat e vijës horizontale, jetësore të përditshmërisë idhnake e rrënimtare dhe, këto të thëna e këto të bëma, lëvizin me shpejtësinë e dritës kah vija tjetër – ajo vija e aromës që di të ngrihet e të shpërndahet vetëm në lartësi, pra në vijën vertikale, do të thotë - në atë vijë që di të ecë vetëm në hapësirën e kaltërsisë së pafundme qiellore. Filozofia e krijimit ndërtohet mbi dy këmbët e fuqishme që kanë emrin: çka thuhet dhe qysh thuhet! Çka thuhet është preteksti artistik, konstrukti, skeleti që mban veprën. Qysh thuhet është mjeshtëria e ndërtimit, e thënies. Të gjitha lëvizjet të tjera estetike janë dhe kanë vlerë, por këto dy postulate përbëjnë dy këmbët e fuqishme mbi të cilat bën jetë një vepër letrare. Kur rilexohet proza e Mehmet Kajtazit, që të dy këto elemente sikur rebelohen dhe bëjnë përpjekje të jenë të paqena. Ajo e famshmja “çka thuhet” sikur merr krah dhe të ikën nga dora, të le në vetmi dhe të mashtron e sikur të thotë: kot më kërkon se unë nuk jam këtu... Ndërkaq, ajo tjetra: “Qysh thuhet” sikur tallet me lexuesin e thotë: kot më kërkon se unë herë jam e herë nuk jam... Lexuesi që është mësuar të ecën me lehtësi nëpër cektinën krijuese do ta ndjej lëvizjen dhe ecjen e lehtë, por pikërisht në lehtësinë e lëvizjes do të përballet me lojën e rebeluar e të qenit e të mos qenit, dhe, pikërisht këtu realizohet ajo sinteza e këndshme: e ikjes dhe kthimit, e zhdukjes dhe ndërtimit. Jeta është lojë. Arti është mjeshtëria e lojës. Loja zhvillohet në tokë, por mjeshtëria e lojës prek lartësinë. Nuk udhëtohet kot në univers, por udhëtimi në univers e ka kuptimin e kthimit në shtëpi. Kjo është mjeshtëria e lojës. Pjesa nuk është tërësia, por tërësia pa pjesën – nuk është e plotë... Njëra pa tjetrën nuk janë as nuk mund të jenë. Sepse: një pikë ujë është H20, dhe të gjitha burimet, lumenjtë, detet dhe oqeanet janë sikur një pikë uji - prapë: H2O. Nëse fillohet udhëtimi për djegien e shiut, kush do ta besoj këtë figurë: shiu nuk digjet as në ëndërr! Por kur zjarri i vijës horizontale është aq idhnak, zjarr që ngrihet e djeg me aq ashpërsi, athua do të këtë shi të qetë? Sado që toka në tërësi është vetëm një pjesë, apo më saktë: një thermi e universit, zjarri në atë thermi, sado i vogël e i imtë të jetë, sado i padukshëm në vogëlsinë e tij, prapë do të prodhojë dridhje e shqetësime që burojnë nga një thermi edhe më e imtë e thermisë tjetër që, me gjuhën e përditshmërisë njerëzore - quhet zemër e njeriut! Disi në të njëjtën rrugë – nga një pikë vese në oqean dhe nga oqeani në një pikë vesë – vazhdon rrugëtimi i prozës, do të thosha më të dendur e më të pjekur, që hyn nën ombrellën e titullit “Për një diell tjetër”. Njësoj siç nuk digjet shiu as në ëndërr, nuk formësohet as figura e diellit tjetër, por vlimi i pjesës, zjarri përvëlues i thermisë, merr funksionin e xixës në depo të barotit... Të tjerat që ndodhin mund t’i kuptojë e qartësojë secila mendje. Mënyra e leximit dhe rileximit duhet të qartësohet në tërësi. Është e ditur se nuk është çdo mënyrë – mënyrë gjithëpërfshirëse. Pse? Sepse: ngjyra e barit është e gjelbër, por është e gjelbër vetëm për syrin që sheh e lexon jashtësinë. Athua, është ngjyra e barit vetëm e gjelbër? Le të ndalemi pak dhe të mendojmë për mënyrën e vështrimit: çfarë ngjyre do të ketë bari kur vështrohet nga të dashuruarit, çfarë ngjyre do të ketë kur vështrohet nga njeriun që rënkon prej dhembjeve, apo: çfarë ngjyre do të këtë kur barin e vështron fëmija apo plaku? Mos dallojnë këto ngjyra apo edhe më tutje bari vazhdon ta ketë ngjyrën e gjelbër. Them se jo. Bari ka ngjyrë të gjelbër, është e vërtetë, por mënyra e vështrimit përcakton këndin dhe thellësinë e të cilat më vonë dëshmojnë se brenda një ngjyre të gjelbër bëjnë jetë mijëra e mijëra nuanca të të njëjtës ngjyrë, që, prapë, duket e njëjtë dhe nuk është e njëjtë. Këtu gjendet madhështia e artit, subjektivja e komunikimit me vlerën, individualja e leximit dhe rileximit. Privilegjin e rileximit do ta kenë të gjitha brezat, ata që jetojnë sot me ne, ata që nesër do të jetojnë pa ne, por besoj e shpresoj, edhe të mëvonshmit që do të vijnë. Le të kënaqen, brezat që vijnë, me veprat që mbesin, sepse njerëzit janë material shpenzues të jetës, kurse veprat që mbesin – janë material ndërtues dhe fisnikërues të botës. Kështu jeta i jep jetës dhe ky ligj vepron me apo pa dashjen tonë. Atyre që lënë vepra për rilexim, atyre u takon përulja jonë.
Vepra voluminoze në prozë e Mehmet Kajtazit
Rushit Ramabaja
Sot në këtë të shtunë fund shtatori, të mbledhur në përvjetorin e shtatë të ikjes së Mehmetit në të përtejmen, jemi të kredhur në nostalgji, natyrisht, por edhe krenarë që patëm një koleg e mik me zemër të artë, me fjalën aq të ëmbël dhe me paqe aq të gjerë në shpirt.Ky përvjetor i shtatë më kthen në verën e largët të vitit 1973, kur për herë të parë u takuam me Mehmetin në kryeqytet. Qe një e hënë gushti dhe ishim në provimin pranuaes për gazetar në “Rilindje” bashkë me Jusuf Gërvallën, Flora Brovinën dhe me ca të tjerë, që më vonë u bënë emra të njohur në gazetari e letërsi.Qemë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe kur ia thashë emrin, më pa gjatë e thellë sikur të kërkonte shenjat e rinjohes së lashtë. Ishte ai komunikimi i shpirtrave të trazuar, që shohin përtej kohës së vet dhe që njihen shumë përpara se të takohen fizikisht. Qysh atë ditë u vulos miqësia jonë e përjetshme, që s’kish nevojë as për fjalë të mëdha, as për formula paktesh.Gjatë tridhjetë vjetëve të mëvonshme kemi kapërcyer nëpër gjithfarë katrahurash, por pa e trazuar asnjëherë kandilin e shenjtë të miqësisë.Gjatë atyre moteve, Mehmeti, krahas punës në gazetë, shkroi edhe një sërë veprash të suksesshme në prozë ( kryesisht romane e tregime). Kam shkruar për disa prej tyre, por për shkak të kohës së kufizuar, do të ndalem shkurt vetëm te dy romanet e tij: te “NDEZJA E SHIUT” dhe te “NJË DIELL TJETËR”, ngaqë për të parin pati marrë çmimin e LSHK-së, ndërsa tjetri, domethënë “NJË DIELL TJETËR” qe i fundit që e botoi për së gjalli.
Metafora e zjarrit të përbashkët
(Mehmet Kajtazi: "NDEZJA E SHIUT", roman, "Rilindja", Prishtinë, 2001) Përveç romanit voluminoz "NDEZJA E SHIUT", për të cilin mori një nga çmimet e LSHK-së, Mehmet Kajtazi deri tash shkroi edhe veprat: "Nata në gur" (roman), "Plaku dhe urat" (roman), "Zemër e thyer" (tregime), "Fundi i legjendave" (roman), "Shqiptarët ne Goli-Otok" (roman), "Kodra e Pajtimit" (tregime), "Ushtimë e Albodërit" (roman), "Shote Galica" (roman), "Minatorët" (roman), "Thikë në portokall" (roman), "Gjeli i katedrales" (roman), "Santa Ana" (roman), "Guri i Dallëndyshes" (roman), "Lindja në qiell" (roman) dhe "Udha I" (roman), ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra, në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të mortit. Të gjitha këto rrjedhin në një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me një gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën.
Ngujimi i Dianës në fanitjen simbolike
Ndonëse fabula e romanit "NDEZJA E SHIUT" fiksohet në Lozanë të Zvicrës, dianoia e tërësishme e veprës vetëm sa e çon një hap më tej kërkimin e misterit së mbijetesës, por tash në një formë tjetërfare, më të avancuar, me një rrëfim më sublim, me një projektim më modern të dramës dhe sidomos me një gjuhë ku plekset mjeshtërisht urtia dhe e bukura.Këtu, megjithatë, më së paku do të merremi me fabulën. Vetëm të themi në nismë se romani hapet me zhdukjen e Dianë Lushtës, që duke kapërcyer Adriatikun për në brigjet italiane (më 9 maj 1999), kish përjetuar një anijethyerje, nga e cila kish mbijetuar, për t'u zhdukur pastaj pa gjurmë. Autori shtron engmën përpara lexuesit: "Deri më sot dy gjëra thelbësore kanë mbetur të panjohura: ku është Diana (është e gjallë apo e ngrirë) dhe si quhet saktësisht vendlindja e saj?" Misterin e zhdukjes së kësaj vajze të bukur e shton edhe më shumë pjesa e dytë e fjalisë "si quhet saktësisht vendlindja e saj". Pra, ndonëse autori më parë pak a shumë e thotë vendin dhe qytetin nga ka ardhur vajza, këtu sërish i hedh përsipri vellon e enigmës, me çfarë e nis metamorfoizimin e saj në simbol, që, pas ciklit të pakëputur të njësive fabulative, vetëm diku nga fundi jep kumtin e "ngushëllimit solemn"(siç do të thoshte Shekspiri): "Dianën do ta gjejë bukuria e vet. Sante! (Shëndet)". Këto janë fjalët që autori i thotë me gojën e stjuardesës Genevieve Baraste.Çfarë ka mbetur nga Diana dhe a do të mjaftojë vetëm kujtimi për ta avancuar bukurinë e saj në simbol? Patjetër: ajo ka lënë gjurmët në pikturën "Këmisha e Bardhë" dhe në romanin "Ndezja e shiut". Pra, ka lënë hiret e bukurisë në vallen e ngjyrave të pikturës dhe ka lënë urtinë e prushin e zërit në faqet e romanit. Dhe mbërrijmë te pandehma: a do të kish nevojë më që Diana të kishte edhe dimensionin e të bukurës fizike, të dukshme e të prekshme, dhe çfarë do të ndodhte po të mos ngujohej kështu në fanitjen simbolike? Më së pari do të zbriste nga piedestali i solemnes dhe tevona do të kridhej në harresë si çdo vdektare. Mehmeti, duke i dhënë këtë përmasë kryeheroinës (që, ndonëse është e pranishme nga fillimi në fund, kurrkund nuk duket), vajzën shqiptare të Lushtës e universalizon si pleksje të bukurisë dhe të mençurisë së botës. Ajo në faqet e dorëshkrimit të romanit të saj do të thotë: "Ai nuk është djalë që bredh lule më lule, unë jam vajzë që kam hyrë midis dy luleve: njëra e ka emrin Drosera Binata, tjetra e ka emrin Sarracenia Flava." Ajo ishte, pra, çupa që po plekste bukurinë e burimit të gjakut të vet me bukurinë e njerëzimit, për të mbetur përherë midis tyre e mbërthyer në ngjyrat e ylberit dhe çdo prill shumëfish e harlisur në ëndrrën e botës për jetën.Kjo gjetje artistike autorit i ka shërbyer jo vetëm për të universalizuar metaforën e së bukurës, por edhe si çelës për kërkimin e vetvetes në bredhje, për kërkimin e urtisë në gjurmë të lashta dhe për kërkimin e identitetit duke ringjallur kujtesën.
Shpërngulja e heronjve dhe kërkimi i gjysmës së vet
Duke lexuar "Ndezjen e shiut", patjetër do të shtrosh pyetjen: për çfarë i degdis autori protagonistët e vet përtej kufirit të atdheut? A kish ardhur kjo spontanisht nga përvoja e bredhëritjeve personale, apo mëtonte që përmes bredhjes së heronjve, të kërkonte formulën e misterit të dashurisë dhe të bashkëjetesës së popujve? Mendoj se është kjo e dyta. Madje kam bindjen se ngjyrimi pesonal është i mezidukshëm. Ta shtyjmë më tej këtë mendim. "Mendoj se të gjitha veprat e mëdha të letërsisë janë vepra bredharakësh, mërgimtarësh, ikanakësh", thotë poeti Patrikios dhe shton: "Odiseu, Simbad detari, Don Kishoti. Mua, për veten time, më pëlqen më shumë Don Kishoti se Fausti, sepse Fausti është tepër statik, ndërsa të shtegtuarit është kërkim në kohë dhe në hapësirë." Mendoj se këtu dikund duhet të kërkohet qëllimi i shpërnguljes së heronjve të "Ndezjes së shiut" dikund nën hijet e alpeve zvicerrane. Mbase këtë më mirë se askush e ka formuluar Klara Janesh: "Sa për të endurit, mendoj se vetë jeta është bredharake, sepse është lëvizje. Nëse vëzhgojmë formën më të vogël të jetës, qoftë edhe një qelizë, vëmë re se është gjithmonë në lëvizje; është një marrëdhënie brenda-jashtë, domethënë një trajtë komunikimi." Kësaj mund t'i shtojmë se Mehmeti, duke i çuar Evropës simbolin e zjarrit të vatrës së përbashkët me anë të metaforës së bredhjes, mëtoi t'ia rikujtonte asaj se, megjithatë, jemi populli i tokës ku u mbrujtën mitet dhe ku vrushkulluan artet e dituritë e njerëzimit. Prandaj, në ato bredhje, heronjtë e romanit gjejnë edhe gjysmën e vetvetes, atë dritësimin e së bukurës që ia dhuruan njerëzimit.Në këto barisje të mëdha të shqiptarëve, autori i tundon heronjtë të kërkojnë edhe gjurmët e urtisë. Njërit prej atyre do t'i kujtohen fjalët që kish thënë gjyshja: "Ata do të fitojnë, sepse e kanë kalin". Gjyshja e protagonistit të "Ndezjes së shiut", ndonëse kurrë s'kish dëgjuar për perandorin romak Kaligula, deshifronte thjesht dhe qartë kodin e fitores së pashmangshme të diktatorit të fuqishëm. (Kaligula, siç dihet, për t'i mundur kundërshtarët në Senat, shpalli kalin e vet senator dhe me fuqinë e votës së tij, doli fitimtar.) Si kish mbërritur te një plakë e pashkolluar kjo sentencë e artë e përvojës historike? Përgjigjen, veç të tjerëve, e jep edhe Meddebi: "Është poetika e gjurmës, e marrëdhënies ndërmjet gjurmës, shenjës kuptimit, domethënë të të shkruarit të asaj që është fshirë dhe të raportit të asaj që është dhe të asaj që mungon." Nga kjo zbulojmë se mençuria shëtiste nga një etni te tjetra, e mistershme dhe e padukshme si era, edhe atëherë kur ndërmjet tyre mungonin kontaktet fizike. Në shpërnguljet dhe bredhëritjet e tyre, heronjtë e "Ndezjes së shiut", megjithatë, më së shumti kërkojnë identitetin e vet. Autori u heq vellon e misterit duke u nxjerrë përpara Nënën Hyjnore Pellazgjike, Vajzën e Praruar (Artën), Skënderbeun, Ismail Qemalin, Gonxhe Bojaxhiun (Nënën Tereze) dhe një sërë simbolesh, ku ata njohin vetveten, dëgjojnë qartë kumbimin e gjakut dhe shohin harlisjen e jetës.Këto ishin disa nga leximet e mundshme të simboleve në kozmogoninë e gjerë të romanit "Ndezja e shiut", ciklet narrative të të cilit krijojnë metaforën e zjarrit të përbashkët të vatrës së njerëzimit.
Fomalho dhe miti i diellit të ri
(Apologji e shkurtër për romanin e Mehmet Kajtazit "NJË DIELL TJETËR") Në romanin më të ri "NJË DIELL TJETËR", Mehmet Kajtazi, më me këmbëngulje se gjetkë në prozën e tij të deritashme, kërkon universin e lirisë e të shpresës për etninë, në veçanti, dhe për njerëzimin, në përgjithësi. Duke rrëmuar deri në rrënjë dramën e etnisë sonë në kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lamë pas, përkatësisht duke gjetur formulimin e veçantë artistik që do t'i ndihmojë për të zënë majat më zallahitëse të asaj tragjedie, në të njëjtën kohë autori ndërton paralelen e shpresës për diellin e padukshëm FOMALHO, trembëdhjetë herë më i madh se Dielli ynë, ky i dukshmi, për të cilin fatalistët thërrasin me zëra të terratisur nga pikëllimi se së shpejti do të shuhet.Tragjedia shqiptare e viteve nëntëdhjetë, që mundet me anë të luftës e të qëndresës së pashembullt dhe zërat fatalistë për shuarjen e shpejtë të Diellit, që gjithashtu mposhten me zbulimin e Fomalhos, përbëjnë mozaikët e metaforës së mitit të ri për ciklet e pasosura të jetës njerëzore. Të gjithën Mehmeti këtu e ka shtrirë në rrafshin e një strukture të re të procedimit, me një mëvetësi rrëfimtare dhe me një qasje më të thelluar meditative, që e begaton edhe për një nuancë sistemin e tij filozofik për jetën, vdekjen, luftën, mynxyrën, dashurinë e qëndresën. Erëzon Gjeraku, piktori, duke kapërcyer nëpër dyert e mëdha të paradokseve e të absurdeve, vizaton, krahas mynxyrës së kohës, edhe fanitjen e së nesërmes, plot dritë e llamburisje dhe bëhet, në të njëjtën kohë, bartës i universalizimit të shpresës për brezat e nesërm njerëzorë. Ndodh kështu, ngaqë, me vënien në rrezik të njërës nga etnitë më të lashta të botës, rrezikohet shuarja e vërtetë e jetës, por, njëlloj siç është Fomalho diell rezervë për të nesërmen, po ashtu ushtria më e re shqiptare e aleatët e saj luftojnë si dragonjtë me kuçedrën kundër aparteidit të fiseve endacake serbe duke e nxjerrë, më në fund, botën shqiptare në bregun e shpresës së mirë.Edhe heronjtë e tjerë (gruaja me gungë Humë Jeronimi, Dyjarët që pësojnë njëlloj si Kullat Binjake, Ardian Talla që, ndonëse fëmijë, e zbardhë si plakun gjëma e një dite të vetme etj.) vishen pak nga pak me shtresime të njëpasnjëshme alegorike duke u kthye më në fund në karaktere-simbole.Struktura fabulative e prozës "NJË DIELL TJETËR" ndërtohet, në të shumtën, mbi retrospektivën dhe mbi vetërrëfimin e veprimeve të heronjve dhe më pak mbi përshkrimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Kjo i jep më shumë mundësi autorit për thellim meditativ dhe për përgjithësime filozofike rreth fenomeneve të historisë njerëzore dhe të etnopsikologjisë së popujve të veçantë. Romani "NJË DIELL TJETËR", i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mëvetësishëm duke e vendosur të gjithën në një kompleks modern sintetizues. Autori, pra, nuk u është përmbajtur kornizave të kanonizuara të romanit tradicional duke mëtuar një strukturim dhe një semantikë të avancuar, që do t'i shkonte kohës.
ZBULOHEN RADIOGRAMET, ROLI I ALISË NË MASAKRËN E TIVARIT
ZBULOHEN RADIOGRAMET, ROLI I ALISË NË MASAKRËN E TIVARIT (vijon)
Grupin teatral jemi duke e përdorur mjaft, sidomos këndej në Koso-vë për shfaqje popullit, kështu tue e përdor si një mjet për agjitacion. Janëdhënë disa shfaqje teatrale për popullin edisa qyteteve këtej, ndër të cilat shfaqjeasht paraqitun gjithnji mënyra se qysh povëllazërohen dy popujt, shqiptar e ju-gosllav.Rezultatet kanë qenë mjaft të mira…Divizioni ynë nuk ka pasur kohët e funditasnjë veprim ushtarak, por ma tepër ashtkufizue me nji punë të gjanë ushtarakeme anë konferencash dhe manovrash tëndryshme… Tani, pranë shtabit tëdivizionit na ka ardhur një shok i dërguar nga Komanda e Përgjithshme Jugosllave,i cili po na udhëzon mbi mënyrat eorganizimit të ushtrisë… Divizioniynë asht mjaft i zhveshun, kaq sa tëgjithë oficerët pa përjashtim janë meopinga lope.Po shpresojmë se do të na vijë diçkanga ana e shtabit jugosllav… Siç edini, kemi pasur deri afër 500 tësëmurë nga tifoja e morrit… Ngafundi i muajit shkurt kemi pasur tëvdekur nga tifoja dy anëtarë partienga Brigada V, të cilët janë HysniMuka, Gani Arifi dhe Mushak Kavnja, komisar i komp. të Brig.XXV…”. (AQSH, Fondi 14/AP v.1945)
Kuptohet shumë qartë nga ky raportse Ushtria shqiptare në Kosove,,,,
Kujt i shërben kjo katrahurë e madhe që po bëhet sot në Shqipëri
I dashur dhe i nderuar Rasim Bebo.
E lexova me vemendje ahkrimin tuaj per gjendjen kaotike te vendit tone dhe ceshtjes shqiptare ne histori dhe ne ditet tona, vecanrisht gjendjen vajtuese te ceshtjes se krahines se Camerise si pjese e Shqiprise natyrore, nen sundimin e Greqise, kesaj katileje qe, me terror gallopant nxorri shqiptaret nga vaterat e shtepive te tyre shekullore nee dhe trojet e tyre, dhe qe per cudi, me dhelperi demonstrative, mohon kategorisht egzistencen e shqiptareve te Camerise dhe emerin e sterlashte te krahines Cameria Iliro-Arbeoro-Shqiptare.
E cmoj shume kontributin qe japin shkrimet tuaja per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare ne lidhje me agresivitetin e fqinjeve, vecanrisht me te te Greqise.
Firmen e Ramis Alise, per montimin e Janullatos ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, une e konsideroje tradhetine me te madhe kombetare te bere ne historine e Shqiperise, nga nje pushtetar.
Me respekt
Vedat Shehu
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Sent: Sunday, June 9, 2013 2:07 AM
Subject: [Sterkala] K A T R A H U R Ë - Kujt i shërben kjo katrahurë e madhe që po bëhet sot në Shqipëri ?
Shkruan për "Floripress" Prof.Rasim Bebo
Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të dëgjosh dy vëllezërit, pasardhës më besnik të Ramiz Alisë, më të devotshmit e partisë komuniste, Z. Sali Berisha dhe Edi Rama, drejtuesit e dy partive kryesore, PD dhe PS, që flasin me një ulëritje të pazakonshme e zhargon tejet të ulët e para zgjedhësve dhe ndiqen nga populli me brohoritje dhe ovacione pa mbarim, duke krijuar një kanal të thellë urrejtjeje ndërmjet shqiptarëve, nuk mund të mos mendosh se këto tubimeve krijojnë një “Katrahurë” të vërtetë. Dhe të lënë një përshtypje tepër të keqe, kur secili thotë i vendosur “Unë do të jem Kryeministër pas 23 qershorit... Unë do të arrestoj kundërshtarin dhe do ta çoj para gjyqit etj...
Mos vallë në këtë tension gjakrash, kur KQZ akoma nuk është stabilizuar dhe në ditën e zgjedhjeve do të fillojnë ankimet për vjedhje vote dhe acarimi do të arrijë kulmin, mundet të ringjallet 1997, ose 21 janari i 2011-tës. Të cilat, ashtu siç dihet, të dyja i stisi greku me Janullatosin dhe lidhja e ngushtë me partitë greke, Saliu me “Ta Nea Demokracia” dhe Fatos Nano - Edi Rama me “PASOK-un”. Ishallah mos ndodhtë ajo gjakderdhje e tmerrshme që i kushtoi Shqipërisë më 1997 mbi 3500 të vrarë dhe 11.000 të plagosur.
Kurdoherë, kur greku dëgjon për çështjen, çame i dhëmb shumë koka. Prandaj u arrit që partinë çame e përçanë në dy parti, për ta pasur më tepër nën kontroll greku, Shpëtim Idrizi me PDIU u ngjit me PD e Sali Berishës dhe Artur Dojaka me AP. shkoi me PS e Edi Ramës. Në vend që të kërkonin me kusht miratimin e Rezolutës Çame në Parlament, ose të largoheshin prejtyre.
Kjo na kujton Akademikun Rexhep Qosen, kur erdhi në Shqipëri në vitin 1991, në një konferencë shtypi u pyet nga gazetari çam Bashkim Kuçuku, se çfarë di për Çamërinë, ai u përgjigj: “Nuk e njoh Çamërinë”!
Po kështu Javën e fundit të majit, erdhi në Çikago Ali Ahmeti dhe mbajti një fjalim, ku i përmendi të gjitha trevat shqiptare, por Çamërinë nuk e përmendi fare, edhe pasi u kritikua, prapë nuk e zuri në gojë. Zotërinjtë nuk janë njerëz të rëndomtë, por janë personalitete me tituj nderi. E me këtë praktikë politike, kënaqin ata që nuk na duan, sidomos grekët. Por është fatkeqësi, kur ombrella mbrojtëse hesht.
Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen e Naim Frashërit.
Zoti Beqir Sina shkruan: Jacksonville, Florida - 167 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, rilindësit tonë të madh, u kujtua me një veprimtari artistiko-kulturore, organizuar nga Dega e shoqatës Vatra në Florida.
Në këtë veprimtari artistike-muzikore të titulluar “Shqipëri, o nëna ime!” mori pjesë edhe Dërvish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, Kryetari Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj dhe anëtari i kryesisë z. Sejdi Hysenaj.
Kryetari i degës së Vatrës në Florida, z. Adriatik Spahiu u shpreh: “Vepra e Naimit, është e pavdekshme, Ajo është krenaria e jonë kombëtare, andaj dhe për Naimin do të ketë gjithmonë vetëm ditëlindje”. Foli z. Ali Lushnjari: “Naimi ishte një ndër figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.
Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, mes emocioneve të shumta përshëndeti këtë aktivitet ...
Naim Frashëri si edhe rilindësit e tjerë, që luftuan dhe u sakrifikuan me pushkë dhe me pendë për mëmëdheun tonë të dashur, Shqipërinë, na bëjnë që ne shqiptarët të ndihemi krenar, kudo që jemi për të gjitha ato sfida që historia e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane.
“Një rrugë e vështirë kjo dhe me plot sfida, e cila na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian, që na e lanë amanet rilindësit tanë”.
Ndërkohë, disa artistë dhe këngëtarë të njohur si Sandër Ruçi dhe sidomos Gëzim Nika, krijoi një atmosferë imocionante me këngën e tij të famshme dhe vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri.
Këngët “Shqipëri o nëna ime” dhe “O sa mirë që jam Shqiptar” ndezën atmosferën dhe krijuan një festë të madhe, që frymëzon dhe lidh brezat edhe këtu në mërgim.
Unë artikullshkruesi, me mallëngjim ju falënderoj përzemërsisht për këtë eveniment të madh Kombëtar. (Gazeta Illyria 30 maj 2013, “Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen e Naim Frashërit”, f. 28).
Të shohim faqen tjetër të medaljonit, se çfarë po bëhet në Shqipëri? Greqia ka shpallur fitoren më të madhe të shekullit të kaluar, se ka hedhur në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Firma tradhtare e Ramiz Alisë më 1991 pranoi priftin grek Janullatos që sot ka zënë vendin e guvernatorit. Ai urdhëron që mos të pranohet për miratim rezoluta çame në Parlamentin Shqiptar, sepse për grekun Çamëria nuk ekziston, qysh këtu e 10 vjet më parë, e ka të ligjëruar në OKB dhe BE, dhe nuk pranon asnjë marrëveshje për problemin Çam.
Një gjë është mëse e qartë: Janullatosi nuk respekton pushtetin gjyqësor të Shqipërisë.
Kastriot Bezati, ish drejtor i Pallatit të kulturës “Naim Frashëri” në Përmet thotë: “Peshkopi Janullatos ka ngulur këmbë të prishet Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet. Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”.
Konflikti gjyqësor midis qendrës kulturore të Bashkisë Përmet dhe kishës ortodokse Përmet, filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit, Shkalla e I-rë me vendim nr. 484 datë 10-7-2001, Apeli me vendim nr. 122 datë 21-3-2002 dhe Gjykata e Lartë me vendim nr. 1640 datë 14-10-2003, vendosin që: “Pallati i Kulturës “Naim Frashëri, ngritur që nga themelet nga shteti dhe përuruar më 1962, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë e të ngelet si tempull i kulturës në zëmër të Përmetit”.
Dhe te tre vendimet e gjyqësorit u vlerësuan të rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 66 datë 5-5-204.
Janullatosi shkoi në Përmet dhe foli greqisht në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, ndonëse ka shumë vjet që e ka mësuar gjuhen shqipe dhe e flet atje ku i intereson, por, këtë institucion të rëndësishëm dhe të vetëm të kulturës në Përmet, e cilësoi me emrin kisha e Shën Mërisë (që nuk ka qenë kurrë kishë) dhe jo me emrin e vërtet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, siç cilësohej në vendimet e Gjyqësorit.
Përmet, kishë në Pallatin e Kulturës, kryebashkiaku bën padi në Prokurori e Shtunë, 11 Qershor, 2011 | 09:35 am
Organit të akuzës së Përmetit i janë paraqitur prova shkresore dhe pamje të objektit në ndërtim e sipër. Disa ditë më parë, Edmond Komino kishte dërguar Policinë Bashkiake në vendngjarje, por ajo nuk është lejuar të vizitojë nga brenda punimet, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakut për kallëzim penal.
“Është një rast unikal, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk zbatohen nga Zyra e Përmbarimit”, pohon ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Përmet Kastriot Bezati, i cili shton se Kisha Ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojë në Përmet helenizimin.
Ai thotë se Bashkia, së bashku me Zyrën e Përmbarimit, ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. (Gazeta ONLIJNE anorama, 11 gusht 2011).
Të dyja monument të kulturës, që ruheshin dhe rruhen me ligj nga shteti. Kisha e Shën Kollit, ndërtuar më 1757, pasi u vra dhe iu pre koka At Stath Melanit, nga një bandë e paguar nga Janullatosit e djeshëm, nga qarqet e caktuara të Greqisë me 24-12-1917, u varros me nderime nga qytetarët dhe qëndroi aty deri në vitin 1962, trupi pa kokë i priftit kombëtar i cili predikoi shqip qysh më 1899 në Mitropolin e Përmetit. Për të cilin, Fan Noli është shprehur, se ky klerik atdhetar është“Një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë ”.
Kisha Shën Premtes është ndërtuar 20 prill 1776, kur këndua për herë të parë në gjuhën shqipe në vitet 1920-1922 nga Fan Stilian Noli.
Më 26-9-2010 Kryepeshkopi Janullatos nuk përmendi fare vendimet e Gjyqësorit të dhëna me emër të Republikës së Shqipërisë në favor të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”.
Mëso o Janullatos, nga intervista e Servet Pëllumbit, se cilët janë Shqiptarët.
Prof. Servet Pëllumbi, kur u intervistua nga Denion Ndrenika i gazetës “Illyria” në SHBA. tha: “... Në Vlorë u grumbulluan rreth 800 mijë shqiptarë (sipas të dhënave të Kryetarit të Bashkis, Shpëtim Gjika) dhe për dy ditë e dy net pati vetëm gëzim e hare në sheshet e rrugët që skuqnin nga flamujt e banderolat, dhe u shndërruan në skena të këngëve e valleve, në shpërthime patriotike e vëllazërimi të paparë midis shqiptarëve, sidomos të atyre që jetojnë jashtë kufijve tanë shtetëror. Iniciativa e paparë nga poshtë, demokracia e drejtpërdrejtë shembullore, nuk pati nevojë për shumë komisione e programe, sepse dominonin iniciativa dhe mirëkuptimi.
Asnjë ngjarje e jashtëzakonshme, asnjë problem për ushqimin dhe akomodimin e tyre, kur nuk mjaftonin hotelet, ishin të hapura shtëpitë e vlonjatëve për të pritur të ardhurit si miq e mysafir të tyre. Një zgjim kombëtar i paparë, sidomos i rinisë shqiptare. Një lëvizje mbarëkombëtare, patriotike.
Presidenti Willson, shtatoria e të cilit qëndron madhështore në një nga sheshet e Tiranës, në Konferencën e Parisit (1920) i tha një “Jo” të vendosur projektit të Fuqive të Mëdha për “ndarjen e radhës” të trojeve shqiptare në favor të fqinjëve. Presidenti Bill Klinton, bashkë me udhëheqës të tjerë evropianë, miratuan aksionin e NATO-s për t’i thënë “ndal” genocidit milosheviçian dhe për të çliruar Kosovën. Shqipëria gjatë 20 vjetëve të fundit ka pasur ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme për vendosjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike. (Gazeta “Illyria”, 30 maj 2013, “Patriotizmi është përkushtim ndaj atdheut e kombit ...”, f. 26).
Për mëse dy dekada po vazhdon kjo katrahurë, pse nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme?!... Ndërsa dy partitë në pushtet manipulojnë për të vjedhur votën e popullit, duke manifestuar në mënyrë të kërcënuar deri në gjakderdhje. Dhe ne po aty qëndrojmë shpirtërisht në katrahurë.
-Kur shkruajnë ndonjë artikull për Çamërinë, vendosin një hartë të cunguar, që pjesën më të madhe të Çamërisë e quajnë Greqi. Ndërsa Akademia e Shkencave vetëm hesht.
Është e pabesueshme, kur në Florida festohet ditëlindja e Naim Frashërit, në Shqipëri- Përmet, prishet Shtëpia e Kulturës Naim Frashëri dhe aty të ndërtohet kisha greke. Ndersa në Korche, ne mengjesin e te 11 gushtit 2012 u gdhi e renuar gure mbi gure Shtepia monument kulture e Themistokli Germenjit dhe e Flamurit qe u ngrit me 8-12-1916, me urdhër të Janullatosit. Kurse Qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht...
-Kur në Vlorë u pa një zgjim kombëtar i paparë, sidomos i rinisë shqiptare, ne jemi po aty.
-Kur porosia Washingtonit , të vihet në jetë te pasardhësit me “JO” dhe “NDAL” sipas rastit, për t’u bashkuar si komb Preshevë - Prevezë, para futjes në Evropën e Bashkuar, vetëm kjo është KRYEIDEA e jonë e shprehur edhe nga Kosovari Mehdi Hyseni.
Dhe ne me këtë potencial të rinisë së shkëlqyer, mos të qëndrojmë, po aty!...
Rasim Bebo Addison Çikago qershor 2013
A DO EDVIN RAMA QË TË VRITET SALI BERISHA
REXHEP SHAHU
A do vërtetë Rama që të vritet Berisha, a do ai vdekjen e tij? Jo thjesht vdekjen politike, por vdekjen fizike. Jo atë lloj vdekje prej së cilës nuk është i mbrojtur askush, pra nga dora hyjnore e zotit, po nga dora e robit.
Duke përsëritur pa fund:“Gjyshi me antiplumb, katragjyshi…
A po e kërkon ai një gjë të tillë nga Jugu në Veri të vendit, a po e porosit ai vdekjen e kundërshtarit të vet, jo për t’i zënë karrigen por që të mundësohet rilindja mavi, rilindja kuqeblu, a biçim kuq e biçim blu. A po e kërkon ai me ngulm në çdo takim masiv a të sajuar në rreth si këndi i fjalës, si dikur kur mblidheshin brigadat e arave për lexim të detyruar gazete?
Jam i bindur se kjo pyetje do ta shqetësojë zotin Rama, pretendentin për Kryeministër të vendit. Sigurisht shqetësimi lidhet me pjekurinë njerëzore, mandej politike të gjithkujt… Me pjekurinë e një rilindasi të sotëm po se po. Në kampin e majtë Rama ka pohuar se është folur për arrestimin e Berishës, madje, gjithnjë sipas pohimeve të tij tek Fevziu, ai paska hedhë në kosh aleancën me “shqiponjën” (K. Spahiu) për shkak se ka kundërshtuar burgosjen e Berishës. Sigurisht Ramës do t’i pëlqente që bashkë me kolltukun kryeministror të rrëmbente edhe prangat e kryeprokurorit, çekiçin e kryegjyqtarit, etj.
Kur e rrëmben retorika nuk harron të premtojë se do të rikthejë 29 nëntorin e vitit 1944, kur nga barbaria naziste vendi ra nën robërinë e përgjakshme komuniste, do të zhbëjë konçensionet e kapitalit të huaj, do të shtetëzojë, sekuestrojë e vendosë nën tatime të jashtëzakonshme rivalët ekonomikë të Koços, do të bëjë që dielli që përkëdhel shqiponjën e rilindur të lindë nga bregdeti i Durrësit e të perëndojë në malin e Dajtit.
Pallavra të tilla elektorale shërbejnë vetëm për të nxitur “një të papërmabjtur gaz” siç ka qejf vetë Rama të citojë Konicën. Pra le të qeshim, të mbajmë barkun me dorë, të shkoklohemi gazit. Ndërsa ndjellja e vdekjes së politikanit, cilitdo politikan në faqe të dheut, nuk ka lidhje fare me humorin e me gazin e papërmbajtur e të shfrenuar. Vdekja është serioze, tragjike në fund të fundit. Pyes sërish, a do Edvin Rama të vritet Sali Berisha? Nuk e kam fjalën se a i shkon a nuk i shkon ndërmend një gjë e tillë. Njeriu për fat të keq nuk është i mbrojtur nga vërshimi i ideve destruktive që i vijnë nga subkoshienca e tij, por ka fuqinë që ti zbojë këto ide me forcën e vetëdijës.
Prej muajsh nuk ka ditë që gazetat ku parja e Ramës ka vlerë e ndikim trumbetohet se Berisha, për shkak se do që të mbrohet nga urrejtja popullore, udhëton ngado me autoblinda dhe me jelek antiplumb. Artikuj që nxisin një kor të shfrenuar komentuesish, reptilë helmues me gjithfarë psudonimesh, që bëjnë thirrje të hapta për likujdimin fizik të Kryeminisitrit. Si një nga zërat më të fortë këtyre dëshirave po u jep krahë vetë zoti Rama që e shqetëson antiplumbi i kundërshtarit të vet, “gjyshit me antiplumb” “katragjyshit me antiplumb”, “gjyshit me antiplumb që ruhet nga 200 roje”, nga “300 roje” etj etj.
Si mund të lexohet kjo paranojë e zotit Rama? Berisha ka parë (ka dashur të shohë) anën komike të saj. Thjesht si një ngatërresë teveqele e bluzës me jelekun antiplumb, e xhaketës me prazmoren. Mua me duket se kjo lajthitje shkon përtej anës komike. Në këtë pikë dëshiroj të jem i gabuar, por përsëritja, stërpërsëritja në çdo minutë të ditës elektorale ma përforcon dyshimin se pas togfjalëshit gjysh e katrakatragjysh me antiplumb përveç urrejtjes sikur kërkohet të paralajmërohen “Avnirustemët” e forumeve që ta kenë parasysh një fakt të tillë. Kërkon t’i nxisë kështu apo t’i shkurajojë nuk e kam fort të qartë. Dykuptimësia në këtë rast nuk të le shije të mirë.
Fushatat kanë nevojë për nxehje. Në fund të fundit njerëzit duhet të nxiten të dalin të votojnë të zgjedhin lirisht sipas dëshirave, interesit dhe bindjeve të tilla. Pra një nxehje që i bën të pavendosurit të dalin nga shtëpia dhe tu drejtohen kutive të votimit nuk do ishte e keqe. Por arsenali i armëve qoftë mbrojtëse a sulmuese do të ishte zgjidhja më e keqe për t’i dhënë impulse fushatës. Shpresojmë që i jemi larguar kallash fushatës e tritolfushatës. Karikimi i njërës palë shërben për të irrituar palën tjetër. Jetojmë në të njejtin vend, kemi të njejtin temperament e karakter të rrëmbyer, prandaj gjakftohtësi, nerva të qeta zotërinj politikanë. Zoti Rama duhet ta harrojë antiplumbin e zotit Berisha, duhet t’i harrojë 200 a 300 rojet e tij nëse nuk do që të keqkuptohet, që nesër të mos shfajsohet duke thënë, unë nuk e thashë me atë kuptim, po e thashë me këtë kuptim.
Naiviteti mund ti falet një drejtoreshe shkolle, por jo një pretendendenti për kryeministër që gjen kohë “të sqarojë” “t’i mbushë mendjen një gruaje që të zbatonte ligjin”, të broçkullisë për minuta të tëra me të dhe t’i shkruajë madje edhe nja dy mesazhe që nuk na qenkan aspak kërcënuese…
Ndërkohë “katragjyshi me antiplumb” ka sfiduar retorikën e Ramës dhe po futet mes turmave siç e ka zakon gjithnjë duke e nxitur edhe Ramën të përfitojë nga simpatia e njerëzve. Mua më vjen mirë që Rama e shfaq hapur narcisizmin e tij, si dashuri të turmave që kërkojnë të rilindin. Askujt nuk i prish punë një gjë e tillë. Më vjen mirë që njerëzit anekënd vendit e manifestojnë hapur dashurinë ndaj tij. Edhe në Kukës është e pranishme kjo dashuri. Kush trembet nga dashuria në qafë pastë veten. Urrejtjes është për t’iu trembur. Rama po e ysht kudo urrejtjen edhe duke folur kundër urrejtjes, po e nxit përçarjen edhe në emër të luftës ndaj përçarjes.
A e ka vrarë mendjen Rama se si mund t’i lexohen etiketimet e tij? Nëse jo, bën mirë që ta vrasë mendjen, jo thjeshtë për të mbrojtur kundërshtarin dhe veten e tij, por zhvillimet demokratike në përgjithësi.
Sepse “kaubojsit” e forumeve, që mund të përdoren edhe nga jo miqtë e vendit tonë, mund të mësojnë nga Rama, mund të frymëzohen nga fjalimet e Ramës dhe mund t’i marrin edhe si direktiva moderne të prijësit të rilindjes për të likujduar fizikisht kundërshtarin. Jo se mund të ngjasë kështu. Po them se fjalët e Ramës lexohen edhe kështu.
Në këtë ndeshje politike elektorale, normale, nuk duhet parë si jetë a vdekje humbja apo marrja e pushtetit politik, sepse gjithkush është i përkohshëm në demokraci.
Përmes metaforës së katragjyshit me antiplumb Rama ngjan më modern se Ngjela. I dalë nga shinat e logjikës normale pas 21 janarit Spartaku kërkoi ta korrte fitoren jo me 3, 3 mijë, po me 13 mijë viktima. Atij i dukej se zhvillonte një betejë të munguar me falangat enveriste që e burgosën, e torturuan dhe ia morën rininë në burgjet e shfarosjes komuniste. Ende jeton dhe intervistohet hetuesi i tij, jetojnë gjithashtu një zhgan pushtetarësh, sigurimsash, prokurorësh, gjyqtarësh, hafijesh që u nxjerrin gjuhën viktimave dhe të gjithëve ne, pa u ndëshkuar as moralisht dhe janë luftëtarë të rilindjes ramiste bashkë me Ramën e Ngjelën. Duke luftuar me Berishën, Ngjela dëshiron të besojë se lufton kundër bajlozit komunist dhe kështu i ngjan Don Kishotit që shakujt e verës i pandehte për përbindësha. Dua me gjithë shpirt që Spartaku të gjejë qetësi, të ndjehet i nderuar, i fituar dhe i shpërblyer. Ulërimat e tij në burg nuk vinin nga dajakët e Berishës, por pas pleniumeve të partisë shtet ku Ciklopi hante një e nga një e nga tre a katër njëhersh edhe bashkëpuntorët e tij. Ulërimat e sotme të Ngjelës janë britma donkishoteske që si të tilla meritojnë respekt.
Ndërsa etiketimet e Ramës u ngjajnë arsyetimeve pragmatiste të Sanco Pançës, që kërkon ishullin e premtuar ku do të bëhet guvernator, ku do ta dojë gjithë kasabaja e dynjaja, ku do t’i shërbejë me këshilla Toni Bler, ku do t’i japë çaj e shërbet miqësie Erdogani dhe do të kërcejë për të Davutogllu… Një Sanço Pançë që do lumturohet duke kapur qiellin me dorë ose do t’i bjerë të fikët po nuk mori më 24 qershor karrigen e Kryeministrit.
Është e sigurtë se sikur e mori, sikur nuk e mori këtë karrige, nuk do të përmbyset bota.
Tezat apo metaforat e Ramës me gjysh e katragjysh me antiplumb e me roje shumë, ia ka artikuluar shtypi i majtë me kohë, kanë zënë rrënjë në forumet e majta në internet. Jam i sigurtë se ai nuk ushqehet nga shtypi, përkundrazi e ushqen këtë lloj shtypi. Por ngaqë i duket se nuk i mjafton ky artikulim i shtypit, i fiksuar pas kësaj gjetjeje “gjeniale” e bërtet ngado gjashtë-shtatë herë në ditë, katund më katund, nëpër brinja e kodra, nëpër udhë e sheshe që po i sheh për herë të parë. Çmenduria ka nevojë të frenohet dhe jo të nxitet zoti Rama…
Ka edhe diçka tjetër, mbase një premtim të mjegullt të zotit Rama që nëse e merr atë të bekuar karrige të Kryeministrit, do ti heqë të gjithë rojet që shërbejnë për ta ruajtuar atë si individ dhe si institucion. Apo do që vetëm kundërshtari i tij të mos këtë shërbim sigurie. Ky do të ishte lajmi për mediat: Do të shkurtoj rojet personale, madje nuk do mbaj asnjë roje. Edhe ky është një lexim i mundshëm nga fjalimet polisemantike të edvinretorikës.
200 – 300 roje Berisha. Ou! Po kur të vijë vetë Kryeministër si do t’ia bëjë. A do ti heqë rojat. Të paktën unë e kujtoj se në ditët e para si kryebashkiak ai tundi dheun për një guralec në xhamat e tij… Ishin plumba që ia kishte nisur Berisha i tmerrshëm. Lajmi bëri hatanë, doli nga suazat qytetëse, u bë kombëtar, evropian, madje mori përmasa planetare. Në kundërshtim me qetësinë e sigurinë në fitore që do të transmetojë përmes vetësondazheve, po e shton dita ditës tonin dhe agresivitetin, po ngre më lart zërin në fjalët gjysh, katragjysh, antiplumb, dy-treqind roje. Si ngutje, si lutje, si padurim për ta asgjësuar kundërshtarin politik.
U gris një testë partie nga njëra anë. Mos e gris, mos e gris bërtet i ngazëllyer… Nga pala tjetër sheh si grisen 3, 30 a më shumë tesera të partisë së tij. Nuk më takon mua ta shpëtoj nga deshpërimi zotin Rama dhe nuk e shpëtoj dot edhe sikur të dua.
Unë nuk kam asnjë problem me këto që thotë Rama në publik. Nuk më shqetësojnë mua sot. Por dua, thjeshtë dua, por nuk diktoj unë, që ai të jetë më i matur, më i kujdesshëm.
Unë nuk i jap dot mend e këshilla, por mendoj se këto fjalë me gjysh a katragjysh me antiplumb e me roje, janë gabim. Përsëritja deri në neveri lexohet si thirrje për vrasje apo atentat. Ndoshta po merakosem kot unë, por më mirë një i merakosur mbase me tepri sot, se sa një e keqe nesër. Nëse Rama nuk e kupton këtë është naiv. Atëhere të jesh naiv nuk bën as për kryeministër dhe ndaj rri e bojatis e lyej pallate.
Flet nga Vlora për Ismail Qemalin dhe e shpall Vlorën kryeqytet të patriotizmës. Por një piktor politikan nuk mund të merret me figurat historike as me historinë. Le t’ua lerë historianëve. As me politikat e mëdha e patriotizmin e madh. Le të kërkojë për Ismailin që t’i jepet mbiemri i vërtetë Vlora, t’a quajë ai Ismail Vlora e jo Qemali. Sepse është e paplotë, është njëlloj sikur të mos i thonë Edvin Rama por Edvin Kristaqi, në stilin e byroistëve të vjetër si Kadri Hazbiu, Hysni Kapo që preferonin babain për mbiemër.
Rama don të jetë njëherësh edhe humorist, edhe politikan, edhe aktor edhe regjizor i shfaqjes. Don të jetë edhe Tano Banush, edhe Gjinportokalli, dhe televizionet të jenë Toprama ose Ed channel…
Duke u kthyer dhe njëherë tek thirrjet e tij të qëllimshme kundër “gjyshit me antiplumb, katragjyshit në autoblindë të rrethuar me dy-treqind roja etj etj, pyes, po sikur me ndodhë ndonjë incident me të vërtetë? Si do të mund të justifikohet zoti Rama, a mund ta mbrojë Internacionalja Socialiste ku është një nga 38 nënkryetarët e saj. Apo ndërkohë mund të jetë shpërnadrë kjo Intermacionale?
Në politikë, thuhet se duhet durim i madh. Siç duron Berisha. Atij i merr një Sterkë, ai të merr tre Kastriota. Ndodhin, ç’të bëjmë. Griset një testë e PD, grisen me qindra pastaj të PS… Histeria e destruktivitetit nxitet lehtë edhe pa i fryrë bulçijtë në çdo takim elektoral.
Në gjithë sa thashë, unë thjeshtë trembem për qetësinë e kërcënuar. Ndoshta trembem shumë. Mbase nuk duhet të trembem as kur dëgjoj Ramën që shumëfishon krimet, që shumëfishon vjedhjet, shumëfishon çiftet që ruajnë shtëpitë. Trembem kur thotë se për 300 ditë do ta bëjë zap vendin.
Një politikan serioz dhe një kandidat për Kryeministër do të zgjidhte një fjalor tjetër.
Unë shqetësohem por Berisha nuk duket fare i shqetësuar. E ka parë duket si paranojë të Ramës.
Në 21 janar 2011 populli i majtë i Ramës tejkaloi masën e dhunës me ftesën e Ramës. Vetë Rama pati deklaruar se unë nuk mbaj përgjegjësi nëse populli e tejkalon opozitën.
A mos vallë edhe këto “metaforat” e Ramës me gjysh e katragjysh me antipumb janë ftesë për popullin e majtë për ta tejkaluar masën kundër gjyshit…

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...