Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/06

Myftar Dragidella-Kosova ka një burrë, që s´e ka bota mbarë.




Myftar Dragidella, është i lindur më 8 maj 1957, në fshatin Gremnik të Klinës. Shkollën fillore e mbaroi në Dollc, Drenoc e Klinë.Shkollën e mesme (gjimnazin) në vitin 1977, në Klinë. Në vitin 1981 u diplomua me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Nga 15 janari i vitit 1982 deri në muajin korrik 1993 punoi gazetar në gazetën e përditshme “Rilindja...”Në korrik të vitit 1993 nga torturat e mëdha të policisë serbe u detyrua të lëshojë vendlindjen dhe u vendos në Gjermani. Në vitet 1994 e 1995 ishte kryeredaktor i gazetës “Jehona” që botohej në Frankfurt të Gjermanisë. Nga gushti i vitit 1997 e deri në dhjetor të vitit 2009 punoi në gazetën “Bota sot”, ku një kohë ishte redaktor përgjegjës për diasporë. Nga dhjetori i vitit 2009 deri në mars 2011 ishte redaktor përgjegjës në revistën “Kosovarja” për diasporë.
Krahas publicistikës dhe krijimtarisë letrare merret edhe me artin dramatik dhe me sport. Ka luajtur në disa pjesë teatrale duke marrë pjesë në disa festivale të Kosovës dhe të ish-RFJ

Poezi nga libri i autorit „Kur një ditë të kthehem”, botoi SHKSSH "Besa" 1998

Myftar DRAGIDELLA

TË FALAT E KOSOVARËVE

Shkumbë bardhoshe nga Radavci,
përmes rrafshit të Dukagjinit,
sjellin freskim për ju voglushë,
janë këto valet e lumit t´Drinit.

Të gjithë i thonë i bardhi Drin.
E bën rrugën nëpër Dukagjin.
Ku e ke vëllain më të ri,
që i thonë Drini i Zi?

Vjen nga Struga - thotë ai.
Kështu përgjigjet e vazhdon Drini,
dhe së bashku dora-dorës,
kalojmë andej përtej kufirit.

Kalojmë fusha e kalojmë male,
bartim të falat e kosovarëve,
që nga zemra ua dërgojnë
vëllëzërve të tyre - të gjithë shqiptarëve.


KUR NJË DITË TË KTHEHEM

Kur krejt i vogël,
kam qenë thuaja fëmijë,
pata dëgjuar,
për kurbetin e zi.

Gjyshja pasdarke,
përralla ka rrëfyer,
se një i ri nga kurbeti,
kurrë nuk është kthyer.

Sa i ka pëlqyer, mendoja,
të jetojë në kurbet,
ndërkaq shtëpinë ku ka lindur,
ta mbyll, ta lë shkret.

Ndoshta atje,
ka më shumë lodra,
si të shkretin s´e merr malli,
për fusha e kodra.

Shkoj, thoshin dhe Vali,
atje në Gjermani,
la gjyshën pran votrës,
duke qarë si fëmijë.

Çfarë zemre mund të ketë,
ai që atdheut i kthen shpinën,
a i shkon ndërmend të mjerit,
se lënë verën atje gjën dimrin.

Ndoshta paraja,
mendjen ta ndërron,
por jo edhe atij,
që për vend të vet rron.

Një ditë prej Gjermanisë,
na erdhi një letër,
kishte shkruar Vali,
kush të na shkruante tjetër.

Nëse dëshironi,
të mësoni diç për ne,
vazhdoni të lexoni,
ju tregoj fill e për pe.

Në Kindergarten time,
s´ka Mirëmengjes,
veç Guten Morgen,
a ka gjë më keq.

Në shtëpi televizori,
nuk di të flas shqip,
por veç në gjuhë të huaja,
sa jetë e pa kripë.


NËNË TEREZA

Në këtë botën tonë të re,
është një nënë me zemër të madhe,
nga Kalkuta nis misionet,
është Gonxheja, bijë shkupjane.

Toka shqiptare këtë nënë e lindi,
e botës bëmirëse atë ia fali,
ruan ajo shumë dashuri,
e ndanë për të botës shumë fëmijë,
zëri i saj në çdo anë jehonë,
ajo është motra, është nëna jonë.


XHAXHI PIKTOR

Xhaxhi piktor,
ka shumë ngjyra,
e bën një pikturë,
siç është vet natyra.

Po deshi të madhe,
po deshi të vogël,
po deshi sa bjeshka,
po deshi sa një gogël.

Ai ylberin,
e ka vizatuar,
të gjitha ato ngjyra,
ia ka dhuruar.

E vizaton edhe botën,
ashtu si do vet,
kujt të mos i pelqej,
lë ta hudhë në det.


YLBERI

Sa herë që del ylberi,
vrapoj ta shikoj,
një ditë motra ime,
mua më tregoj.

Bac, mos shko te ylberi,
se ai ka rënë në lumë,
lërë të lahet pakëz,
pastaj vij dhe unë.

Jo, - oj motra ime,
ylberi nuk lahet,
ai na tregon,
se shiu po ndalet.


BABAI IM

U thosha shokëve,
pa shaka,
si babai im,
tjetër s´ka.

Më blente bombone,
edhe çokollata,
më tregonte përralla,
deri sa ikte nata.

Heronj të tij ishin,
trimat shqiptarë,
në beteja me armiqë,
përherë fitimtarë.

Pos përrallave,
tregonte për historinë,
si populli im,
e donte lirinë.

Gjergj Kastrioti - më i madhi,
më trimi më bujari,
gjithmonë në beteja,
në ballë të ushtrisë - i pari.

Për Shaban Polluzhën,
për Ymer Berishën,
për Ndue Përlleshin,
për Shotë Galicën.

Pak para vdekjes,
e donte shumë Rugovën,
nuk urrente askënd,
sepse e donte Kosovën.

Por, shiko biri im,
më tha pak ditë pa u ndarë,
Kosova ka një burrë,
që s´e ka bota mbarë.

Është Anton Çetta, bir,
trim i çmuar si ari,
burrë i shkuar burrave,
kurrë s´e harron shqiptari.

Sikur sot në jetë të ishte,
shumë do të derdhte lotë,
për Anton Çettën,
që na mungon sot.

Rrok Berisha:Buburrecat vetëm marshojnë e rraptojnë(Cikël poetik)




Rrok Berisha është lindur më 5. 8. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë". Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re”. Nga viti 1978 – 1990 ka punuar gazetar në RTP. Rroki ka bashkëpunuar intensivisht me QIK-un, gazetën “Bujku” dhe “Informatorin“. Është njëri nga themeluesit e PSHDK-së. Në vitin 1998 zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës (për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja). Ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt i organizimit dhe ndihmës se Luftës Çlirimtare në Kosovë – Lugun e Baranit. Ishte drejtor për informim në Brigadën 131 të njësiteve operative të UÇK-së në Baran. Shtëpia e tij në Gllogjan Lugu i Baranit ishte bazë e aktiviteteve-kombëtare e politike. Më 3 korrik 2010, jep dorëheqje nga të gjitha postet partiake dhe i perkushtohet krijimtarisë letrare dhe publicistikes.
Jeton e vepron në Prishtinë.

Vëllimet poetike:
“Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.

Vëllimet publicistike:
“Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë”.


Pozi nga Rrok Berisha

ÇASTI KUR DASHURIA KRIJOJ BOTËN

Lulet janë krijuar
Në çastin kur dashuria
Ka njomë botën
Janë pagëzuar në emër t’ bukurisë
Të ndjeshmes
Dashurisë
E jetës
Gjithë kjo
Është rrjedhë e përjetësisë,
Mirëqenës së botës
Qe zgjon e shtinë nga jetë e Re
Nuk u përkulet stinëve
Nuk dorëzohet e mbetet gjallë.
Dhe përcjellët nëpër breza.

Bukuria,
E ndjeshmja
Dashuria
Janë Jeta
Motivi i njerëzores
Kurorë lulet...
Qe stolisin
Kopshtin e jetës

Dashuria është motiv e jete
E jetës
Qe duhet jetuar
E lehte është gjithçka
Kur njomet me dashuri
Ne botë e rreth sajë
Gjerat shijohen ashtu siç duhet
Tmerri,
Dhembja
E liga dhe e keqja
Janë shumë larg njerëzve

Jeta është e bukur,
E ndjeshme e prekshme
Plot dashuri
Bukuri
Qe duhet shijuar...!


FRYMË KOHË

Buburrecat qe kanë vërshuar tokën
Sikur janë hedh ne demonstrata
Duke e ndjerë frikën nga kriza globale
E ngordhja nga uria.

Qe gjendja te mos merr përmasa epidemik
Dikush nga politika
Gjinkallat i detyruan ti fikin fenerët
E i urdhëruan ti thurin lavdi territ
Lakuriqet kishin filluar lojën e tyre
Lojën e territ...!

Neper këndë, mire te sofistikuar
Grupe bandash
Kanë ngritur tenda
Thonë se janë Spitale fushore
Bëjnë operacion, organet
Dikujt ia brejnë kokën
Dhe e shpallin te dëmshëm për kohën
Tjetrit i marrin organet
E shpallin te zhdukur
Disa i varrosin me himn te improvizuar
Te tjerët ua këndojnë himni kombëtar.
Çuditërish,

E vetmja gjë qe s’ bëhet ne këto klinika
Është kastrimi...
Askush nuk kastrohet...
Madje dhe te sëmurit psikik...
Shumohen...!

Buburrecat vetëm marshojnë e rraptojnë
Pa ndiejnë dhembje
E para syve te verbërve...
Bartin bagazhin e te zhdukurve
Mbledhin gjymtyrët e tyre
Me moton “ Ti ruaj për ekspozitë
Nga e gjithë kjo dhembje
Qe s’mund te jetë e kaluar e as loje
Përfitojnë maskarenjtë
Ata qe nuk kanë asgjë me realen..,
Ata qe se ndjej dhembjen
E as protestat e buburrecave
Qe kanë vërshuar gjithë këndet e sheshet
Ne këtë errësirë, t’ inskenuar
Kur përbuzja e injoranca e njerëzores
Është bërë moto kohe...!
Njeriu shuhet në brendi
Ti shuhet dhe drita e shpirtit
Si fenerët e gjinkallave
Humb vetvete
Në ketë frymë kohe.



TRINIA E SË BUKURËS

Në emër te të bukurës,
Të ndjeshmes,
Dashurisë,
Tokës, ajrit, qiellit
E detëra
Mbesin varë
Lidhë, ne distancën
Ne mese Tokës e qiellit.
Kjo trini e së bukurës
E shijojnë frytet
E tokës e të detërave
Duke u fsheh,
T’ kurrë nga misteri i qiellit
E ngrohtësi e diell ringjallë
Shijojmë të bukurën e bukurisë
E quajtur jetë.

Sjellja jonë rreth boshtit
Të pa mposhtur
Të trinisë se njëmend
Të pa pushtuar e injoruar nga askush
Është jeta
Plot Lule
Plot thera
Plot gaz e vaj
Gëzime dhembje
Dashuri e urrejtje
Por gjithçka qe lidhet me njeriun ka fundin
Dhe dëshirën në përjetësi
Deri sa njeriu përplaset
Duke mos menduar për vetveten.
E bukura
E ndjeshmja
Dashuria
Janë trinia qe lëvizë boshtin
Qe siguron vazhdimësinë.



KASNEC

Kasnec
Në tokën e mohuar
Lajmëtarë i pritur nder shekuj
I pa dorëzuar
Qe i bie trumbetës
Ne ditë kushtrimi
Për liri,
Të tokës e detit
Gjithë mëmësisë.

Kasnec kryeneç
I pa trembur
Qe nëpër shekuj
Ushqeve e rrite madhështinë
E shqiponjës dy krenare
E pastërtisë se lartësive
Nxërë tronditje
T’ furtunave e detyrave,
Zë kushtrimi,
Krah force shpëtimi
Nëpër shtigje lirie.



RRUFE EPSHI

Rrufe epshi
Ngritë velin nusëror
Mallëngjen dhe zogjtë
N’ shalim t’ degëve të lisit.

Rrufe epshi,
E nuses qe digjet n’ pritje
Me faqe e gjinj të ndezur
Vështirë të përmbahet
Mos ti ekspozoj dëshirat.

Rrufe epshi
Sikur ka varë në re dëshirat
T’ia rikthejnë tokës njomësinë
Frymëmarrje,
Që dendësohet,
Sikur, i gjithë oksigjeni
Është shndërrua ne zjarr...

Rrufe epshi
A gjendje kome
Ka godit furishëm
Sikur ka humbur t’ menduarit
Ka ndezur dëshirën
N’ rrugën e shtegtimit
S’mendohet për mëkatin.

Rrufe epshi
Gjithçka e ka ndez
Zemër e shpirte t’ harlisur
Oshtimë e motit
Oshtimë e bjeshkës
Asgjë s’mund te ndale proceset
Qe gjerat shkojnë drejt shijimit
I është mbyll rrugëtimi
Frikës e dhembjes...
Në eufori t’ kënaqësisë
Në varri a në qiell
Do e gjejnë pajtimin.



PARA MATJES SE JETËS

Kemtari ne gaca
I mbushur më temjan
Lëshon tym-aromë
Tymosen të gjallët,
Si trupa të pa shpitë.
Pasi te ik shpirti
Dëshira e mbet ne rruge
Troket ne ndonjë port
Këtë nate te vone...
Dikush mund te ia ketë hapur portat
Para se te peshohet ne peshoren e saktë.
E te përcaktohet për parajse
Apo ferr...!
Kemtarin e lëvizin ne je ritëm te njëjtë
Tymosja me temjan behet gjithnjë e ma e ndjeshme
Te jap enje ndjesi
Ndoshta nga rasti i përdorimit
Ne një pozite si te vdekur
Apo makinës ne marrshin zero.
I ndare nga trupi
Ëndrrat e dëshirat,
Nga lakmia dhembja e korbit
Trokite shpirti ne ndonjë port
Për tu strehuar para matjes se jetës
Do i hape ndonjëri portën
E befas, ta pranoje mëkatarin a shenjtërorin
Para lindjes se diellit



SKANOJMË GJËRAT

Skanojmë çastet
Plot ngjyra jete...
Dhe hijen e erret të dhembjes
Lakohet lavjerrësi
Melankolia e ndjenjave tona
Është ve në peshojë....!
E bukura sikur është n’ garë me dhembjen
Njëra rritet e tjetra t ‘ kurrët
Zvogëlohet por kurrë nuk zhduket.
As qe ka ilaç
Qe ti fshi gjurmët
E galerisë se gjerave
Te struktura në shpirt.

Ëndrrat, ndodhe dhe të helmojnë
Ditët ne vijim,
Nëse, ditët ne vijim
I shikojmë në llupën e besëtytnive,
Ne përpjekje të shfajësimit të vetvetes
Kalëron mbi krihet e mospërfilljes.
Duke pikturuar gjëra,
Që s’ ti ka e njeh shpirti.
Skanon portret fals
Qe s’ ka asgjë me ngjyrat e as ritmin
E ndjenjës e as shpirtit
Por s’mund ti humbësh gjurmët.

Lumturia, s’është lumturi
Ajo qe nuk ndahet me te tjerët
Me te zgjedhurit e shpirtit
E rrethin...njerëzor.
Lumturia dhe e bukura
Kur fuzionohen ne një
Janë të qëndrueshme
Skanohen ne secilin kënd te jetës
Por dhe si statujë
Të bëjnë qe të përkulesh
Ne gjunjë, te luteshe
Për mirësi
Për shpërblim
E Jetëgjatësi.



ZJARJMI E EPSHIT

Vasha kryeneçe,
Ndezur ne zjarrminë e epshit
N’ realizim t’ dëshirës
Sy mbyllur zhytet ne pusin e shijimit
Për ca sekonda T’ ëndrrës
A, ca minuta T’ zhgendrres
Ndezur nga dëshira
Sikur dridhen nga mos përjetimi
I shijes se njëmend t’ mëkatit
Derri sa duarkryq,
Sikur shtradhin gjinjtë e ajosur
Të fryrë nga epshi prej gruaje
Duke prite,
Qe dikush te gjunjëzohet
Para këmbëve trupit plot zjarrmi,
Përcëlluar nga zjarr
I epshit
Trupi si fushë e minuar
Qe ne çdo sekondë mund te shpërthen...!



NË KOHË

Ne ketë rrjedhje jete,
Sekondat, minuta, ditët,
Ndryshime sjellin
Rrudhat gjurmë lajnë
Sikurse vyshken dhe lulet.

Sa mire do ishte ta kuptosh t’ vërtetën
E aventurën e epshit
Ta frenosh ne fillim t’ fillimit
Qe mos te stërkeqesh
E te mbetesh ne rrugë

Sikur te mund te rikthehesh
Në kohë,
Do kishe dëshiruar te jesh peme e zgjedhur
E çmuar ne kopshtin
E vërtetë



MOS U BESO...

Mos tradhto,
Por...
Mos i beso gjithkujt
Se të mashtrojnë
Me një mijë fjalë t’ bukura
Lëvdata, urime mirësie,
Dhe t’i
Si njerëzve besnik
Ua beson e jep litarin,
Nga çiltërsia jote ...
Kush si “miku”
Dinë ma për masë
Të ta benë vegëzën,
Duke ta hedhe
Sipas dëshirës se tyre

Dhe pa rrah qerpik
Ku te duan të varin
Ne kohë
E vend qe duan...!
Pa pas problem e ndjerë dyshim
Bëjnë be ne zot
Bibël e Kuran
Në mbrojtje të se keqes
Rekrutojnë dhe dëshmitar..

Vrastare e keqbërës
Qe vrasinë popullin,
Ne emër te popullit,
Shpallen “t’ pa fajshëm”
Dekorohen ne hero.
Mos tradhto,
E as,
Mos i beso gjithkujt.



VJELI KUJTIMET

Në gotë kam hedhe ëndrrat,
Përzier me vitet dëshirat
Në këtë mes stinë
E pi vetminë
Kujtimet shkunden
Një nga një pikin
Siç pikin frutat e pjekur,
Kohë e kaluar
Kujtime t’ thata
S’ me ndahen
Me ndjekin si hije lugati

Vetëm yste
Mundohen ta ruajnë bukurin
E shpirtit
Para qepallave t’ renduara

Vjelim kujtimet
Dëshirat..
S’pushojnë se shtegtuara vegimeve
Trokasin ne portat e shpirtit
Për tu strehuar nga e liga
E mbrojtur nga stuhitë

Ne ketë vjelje te madhe t’ kujtimeve
S’ mund anashkalojmë
I kujtojmë.
Si vetes shpesh ia humbim adresën
E bëhemi të dobët,
S’ pranojmë se kemi gabuar
E mburremi me marrëzinë tonë...!

Irena Gjoni:Unë riktheva të puthurën(Cikël poetik)





Irena Gjoni*

KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT


Më në fund...Më në fund mbërrita
tek Shtyllat e Herakliut

Gdhendur në njërën
(Ndoshta prej parambërritit tim
A ndoshta prej mbërritit të parë
pas Herakliut)
deri në shpirt te shkëmbit
gati në thërrmim gjeta fjalët:
“KOHA SHËRON GJITHÇKA,
PAÇKA SE ME VONESË”

Në hutimin tim,
në të pabesë më puthi
Perëndia e Diellit

Unë riktheva të puthurën
po në të pabesë
Në gdhendje tek shtylla tjetër:
“PO NËSE S’KE MË KOHË,
MOS NDOSHTA
ME PLAGË TË PASHËRUARA
TË DUHET TË VDESËSH?”

Më në fund...
Më në fund mbërrita
Tek Shtyllat e Herakliut
Para më pak se të më dilte gjumi...

(Shtyllat e Herakliut – Toponim mitologjik që nënkupton mbërritjen në kufirin ekstrem, në fundin e botës, ku zbriste vetëm perëndia e diellit, Helios.)


1. SHTOI ZOT VALLET

Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë
Në botën dhe jetën e njerëzve
Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
me fustane të bardhë antike
që ngatërronin epokat, gojëdhënat

... ... ...... ... ...... ... ...

Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
Sikur shumë bukuri,të kishin një mendje
Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
Takim me një shpirt të vrarë
Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
Një tatuazh zhgënjimi
Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

Shtojzovallet e dhimsura,
Kaq panë në botën e njerëzve
Në një vizitë,Shumë më te shkurtër se rruga

Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
Të tepruara nga një natë më parë
Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

Duke u ngjasuar me veten,
Me frymë i lanë trupin,
Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
Duke e bërë simotrën e tyre

Nën ritmin shtojzovall:
“SHTOI ZOT VALLET”
Shtojzovallja e re kërcente
Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...


2. NE VEND TE PROLOGUT

Këtu
jam një dilemë e rrënjosur në përjetësi;
ëndërrim flakërues që turfullon si kalë i harbuar;
melankoli e muzgut;
demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash;
prekje e realitetit me shqisat e të verbërit;
një psherëtimë galaktike;
një jehonë e saj në shpellat primitive;
dashuri e mallkuar në mëkate epshi;
perlë princesash e nimfë e pavdekshme;
mallkim i vendosur në altar martese;
mjegull e djegur në hapësirë të plakur;
tradhëti shkretëtire në oaze makthesh;
engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve;
një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha;
imazh i rilindur prej hirit që predikon;
tatuazh në shpirt të detit.


Këtu jam vetvetja
në pretendim
që të ngelem vetvetja në çdo kohë…


3.DASHURI BUZË GREMINE

Bëmë dashuri buzë një gremine
Në mollëzat e gishtave të tu,
një cermë hëne të prek

Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
Me ty nata e greminës,
Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

S’di kujt t’ia prishësh

Gremina të josh me fundin e mistershëm
Gëlltit një copë gremine
Hëna të josh me cermën e saj
Gëlltit një copë hënë
Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
Gëlltit një sekret timin

Mua më duhet të të shpëtoj
prej vetes sime, greminës dhe hënës
Duke të futur në një akuarium shpirti
të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh

se dashuria ha koka...


4.PENG NË VARREZA

Në mbërritje tek çdo qytetërim,


Pyes ku janë varrezat

Marr rrugën e dritës së lagësht
duke i ruajtur sytë prej ftohjes
për të mos humbur spektaklin
e dhënë enkas për mua

Një trompë e ngjirur-
gërrisje e portës së varrezave
e lodhur nga përsëritjet shekullore,
uron mirëseardhjen time

Parada e qiparizave të ngatërruar në moshë,
bën përzgjedhjen e mysafirëve
të hyrë nëpërmjet portës së tyre

Portë qiparizash,
e hapur kanatash për kukuvajkat,
E mbyllur përjetësisht për diellin
Këmbëngulës përtej portës ku përditë,
gjatë gjithë ditës,
ka perëndime varrezash dhe muzgje varrezash

Hapat e nemitur,
përshkojnë relievët e bardhë të varreve
Atelie të ekspozitës së fotografive të të vdekurve
Aty - këtu fatsjellësit e së gjallës,
që jetojnë ende si relike
të qytetërimeve të vdekura
Ndoshta fatsjellës dhe për flirte,
dashuri skeletesh
Gjithçka në kthetrat e konglomerateve të vajeve
... ... ... ...
Koha po gërryen
Duke më lënë peng të saj në varreza
Në këtë rudiment
të botës së zhurmshme të së gjallës...


5.TATUAZH NË LEKURËN E DITËVE

Në lëkurën e ditëve
me majën e stërkalave
të detit të djegur nga malli për ty,
Le në tatuazh fytyrën time

Që t’i ngjaj origjinalit,
i derdh flokëve
parfum mimozash të verdha
të mbira, të bleruara e të lulëzuara
në rrugën e detit
përshkuar me hapa të kaltër
ku çdo hapkaltër i penduar,
kthehej mbrapsh

Duke u shndërruar në një saksi mimoze
që për t’u bërë parfumi më epshndjellës në botë,
thithte me zemër esencën e jodit,
kripës, kaltërsisë dhe hapësirës

...Ndaj tatuazhi në lëkurën e ditëve
më ngjan tmerrësisht mua...



6.ZOT NA RUAJ

Makthet e përditshëm
Ëngjëllorë në absurdin e tyre
Maktherozionëngjëllor

Çuditshëm si një gjarpër i dehur
lëpin dhe përpin plagët e lëna përditshëm
nga vuajtjet, nga pasiguria amorfe,
që bëhet më hermetike në dëshifrim
nga format kameleon që shfaq.

Nga iluzionet e djegura prej vet iluzioneve
Nga gjaku që pikon mbi të ardhmen
pa e ditur ku e ka burimin,
pa e ditur në e ushqen për ringjallje,
apo për inekzistencë...?

Zot na ruaj!


7.KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT

Më në fund...
Më në fund mbërrita
tek Shtyllat e Herakliut

Gdhendur në njërën
(Ndoshta prej parambërritit tim
A ndoshta prej mbërritit të parë
pas Herakliut)
deri në shpirt te shkëmbit
gati në thërrmim gjeta fjalët:
“KOHA SHËRON GJITHÇKA,
PAÇKA SE ME VONESË”

Në hutimin tim,
në të pabesë më puthi
Perëndia e Diellit

Unë riktheva të puthurën
po në të pabesë
Në gdhendje tek shtylla tjetër:
“PO NËSE S’KE MË KOHË,
MOS NDOSHTA ME PLAGË TË PASHËRUARA
TË DUHET TË VDESËSH?”

Më në fund...
Më në fund mbërrita
Tek Shtyllat e Herakliut
Para më pak
se të më dilte gjumi...


8.DEDIKIM MUA

E mora zemrën në njërën dorë
Dhe me dorën tjetër në zemër,
U nisa…

Trokita në një derë
lyer me bojë të artë
Prita.

Dhe drynin me ndryshk,
vetëm atëherë e pashë
Atëherë kur qe bërë natë
(Mallkuar sytë e mi
që dinin të shihnin veç natën)

E mora dorën ngarkuar
me sytë e mallkuar
dhe e futa në xhep
(Në një xhep të verbër
që ish ‘pagëzuar
nga soji i banorëve të tij)

U ktheva…

Veten s’e gjeta atje ku e lashë
Gjeta vetëm qenin besnik
që ruante shtëpinë e braktisur

Atëherë u ula të qaja për vete,
për zemrën e ikur,
shtëpinë e braktisur,
për sytë e vjedhur nga xhepi
dhe atë tatuazhin e vajzës,
vdekur në asfaltin e thatë
që s’kishte kush ta lante më me lotë

U ula të qaja dhe qesha
Kisha harruar se të qash pa sy
dhe me zemër të lënë diku,
Është e pamundur

U ngrita i verbuar
dhe eca drejt vetes
Truri më tha t’i thosha vetes i bindur
se kisha vdekur më në fund…

* * *
Ëndrra thonë që është e shkurtër,
por ajo që le pas,
është e gjatë
Më e gjatë se gjatësia e jetës së fundme
Dhe pak më e shkurtër
se gjatësia e jetës së përjetshme




9.NATË ALI PASHE

" Sonte gjumë s’ka Janina
Val’ e gjolit diçka thotë
Ujë të ëmbël pi Frosina
Ali Pasha helm dhe lotë..."(Populli)

...ma pëshpërit si ledhatim mes flokësh
...më puth ëndërrisht
...ma pëshpërit përsëri
për të më arratisur gjumin

Ëmbël ma nis ogurin e vrasjes
në këtë natë sterrë përballë Posejdonit
Ku heshtjen e sipërfaqshme
e shprish angullima e qenit
dhe oshëtima e valëve…

Heshto ti qen që angullin për kob!
Heshto!
Heshto det,
heshto dhe ti!
Dëgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

Njeriu që po më vret
më përqafon fort, përkëdhelshëm,
dhimbshëm, dashurisht,
përmallshëmnë krahët e tij.
Vazhdon të më puthë
O Perëndi,
më ëmbël se vetë Erosi

Je ti Ali Pash modern,
endur labirintheve
te kujtesave të kohëve
që përzgjedh për të më vrarë
pikërisht me dashuri

Je ti
projektuesi i imaxheve
të zhgjëndërrta të së ardhmes
që me vret duke më lënë gjallë…

10. RECETË PËR SHËRIMIN E TRURIT

Truri i dhimbte tmerrësisht
Mikrobi i mendimit të burgosur
nga prangat e syve të tij,
mori vetëm një hallkë,
si relike të një kohe
e avancoi thellë e më thellë

Në rrebelim dhimbjeje truri,
iu servir një recetë:


Në mëngjes - një ditë e pirë pa ujë
Në paradreke - dy lugë Luvër
Në drekë - tri rreze hëne
Në pasdreke - nje gotë famë
(Kujdes! Gotëza duhet të jetë e sterilizuar,
në temperaturë të shekullit të 22-të
se fama hyn në reaksion asnjanësimi
edhe me një kokrrizë mikroskopike xhelozie)
Në paradarkë - gjysmë kokrre lumturi
(Edhe me këte duhet kujdesuar si për famën)
Në darkë - një sy trupash të shkuar në parajsë
Në pasdarkë - dy copëza dashuri
E në mesnatë - tri rreze dielli


Me dhimbjen e trurit dhe recetën në dorë,
(kurë e konsideruar 100% shëronjëse)
Labirintheve endshem
gjithë farmacive te botës
Që nga koha kur majmunit i dha lamtumirën
e deri më sot


Kurrë s’i bëri dot të gjitha bashkë
Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
ka për të pushuar kur të rinisë sërisht
ish - bashkëjetesën me majmunin
e mikrobi i mendimit ka për të vdekur...


11. VITE MBI KARUSEL GJENDJESH


Në dëshirë për të krahasuar,
Brenda një magjie të bardhë,
Hipur mbi një karusel gjendjesh,
rendis vitet e mi

Për të mos humbur në kohë,
një ditë e brishtë shkurti
merret me rrotullimin

Në marramendje kushtesh të barabarta,
etja për pushtet e viteve
bëhet zotëruese
Dëshirë e çmendur për kurorë
pa le të jetë dhe kurorë me gjemba

...Por në rrotullim karuseli,
në marramendje çjerrjesh,
në marramendje nxjerrje sysh
të njëri - tjetrit,
Rrëzojnë një vit që ngelet i vdekur

Karuseli hesht...
Vitet heshtin...
Gjithçka hesht...

Të gjithë po shkojnë
Në varrim të vitit të vdekur
Të gjithë pa kurorë

Pa kurorë?

Keni dëgjuar ndonjëherë
Për të mirin që s’ka të mirë?
Për të mirin e pa fat?

... ... ... ...

Dita e brishtë mori fund
Koha e konkurimit mbaroi


12. DASHURIA SI ZJARRET E CIGANËVE

Hënëzoj ditët që u mungon hëna
Dielloj netët që u mungon dielli
Sa herë shoh sytë e tu prej përralle

Thith helmin e ditëve
Vjell gëzimin e netëve
Kur më arratisen prej shikimit
sytë e tu prej përralle cigan

Në zemër, në tru, në shpirtin tim,
ndeze një dashuri të çmendur
si zjarret e fisit tënd

Një dashuri - zjarr ciganësh
që s’dihet sa do të zgjasë
që s’dihet:
në do të shndërrohet i gjithi në hi,
në do të ngelen ende urë
të shuara përdhunshëm,
në do të merren prej tij disa thëngjij
për të ndezur një zjarr të ri
(të paktën për të krijuar egzistencën e dikurshme
të një zjarri të lashtë
si qiri i ndezur mbi kufomat e së shkuarës)

... që s’dihet...

Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganëve...



Lexoni studimin shkencor(  Doktoraturën shkencore) të Irena Gjonit:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/IRENA-GJONI.pdf




Vjollca Tiku Pasku:Dua të qaj me lot yjesh(Cikël poetik)


Vjollca Tiku Pasku lindi në Fier me 12 qershor 1969.Ne vitin 1987 mbaroj gjimnazin e ri, sot Perikli Ikonomi . Me pas vazhdoj teknollogji ushqimore dega vaj - sapun . Punoj si teknolloge per 3 vjet . Ne 1996 emigroj ne Greqi se bashku me familjen . U kthye sërish në vendlindje ne 2009 , dhe tani punon ne nje biznes te vogel familjar.




Picture

Udhë e dhimbjes

Lamtumirë strehëza ime e artë,
po marr udhën e gjatë të kurbetit,
ngricën athëtime të varfërisë,
ta zbut me stufën e diellit të brishtë.

Lamtumirë trëndafil I shpirtit tim,
me fletë yjesh dhe zemër hëne,
mos ndje lotët e defit të dhimbjes,
më ndje puthjen dashurinë e zemrës.

Lamtumirë udhëza ime,
mos më thirrë në udhëkryqin tënd,
por më prit, se në u kthefsha gjallë,
do përulem të puth baltën në sytë e tu.


VELLAI IM.

Je ngjyra më ndritur e ylberit të lartë,
që u jep shkëlqim edhe motrave të tjera ,
je si pema më e fortë që mbron me gardh ,
fidanët më të vegjël nga të ftohtit dahae era.

Kur rrjeta e trishtimit më lëngëzon syve lotore,
nga ajri i rënduar me pluhura shqetësimesh,
hap perden e agimit të hyjnë rrezet vëllazërore,
dhe ti më përzë ajrin e mërzisë me fllade agimesh.

Në horizontin e ditëve të lodhura me andralla
në këtë botë me shkretëtira përvëluese,
ti më krijon oazin e freskët me këshilla të rralla,
ku shpirti im gjen paqen e vet qetësuese.

Je si drita qiellore që bie mbi detin e kaltër ,
ku mblidhen përrenj e lumenj gjithë zhurmë,
je flakëza e vëllazërimit të ngrohtë në vatër,
nëna dhe babai nga lartë, të japin bekime shumë.

Je një zemër ylli që shpërndan kudo rrezatime,
je buzëqeshja që thërrmon dëshpërimin e hidhur,
je dora gjigante e ndihmës në çdo dhimbje,
je gjaku rektitës që mban mirësinë familjare lidhur .
Jam e lumtur që je bërë vëllai im, në jetën time.

Aromë dashurie.




O trëndafil i kuq që verbon edhe yjet ,
vullkan i mjaltë ,
që pihesh në damarë të ndezur,
copëza limfash që derdhen ,
gjallojnë, humbin, arrijnë në lëpushkë veze.
Varkë mjegulle pa sy ,
që mbytesh në ujvara ndjenjash .
Algë e syrit të kristaltë që ndron ngjyrë nga impulse tunduese ,
në përpëlitje velash qerpikësh fluturues.
Diell kanelle i nxehtë që shkrinë ,
shinat e akujve në rrogoze ditësh .
Tulipane agimesh të bardha ,
që thithen prej reve të pupurta në diafragma gjoksesh .
Karrema zbaticash që frynë brigje përkëdheljesh me tinguj shpirti.
Pirgu më i lartë i ëndrrave ngritur në maja vetëtime.
Puthje Perëndie që lind filiza jete .
Zbraze aromen tënde në shpirtin tim,
të etur për erëmim !..


Copëza frymëzimi

Ato më vijnë si vetëtima që ndezin zjarre,
në embrionin e mendimit frymë e zanave,
si ulërimat e shkëndijave të pishtarëve,
që shuhen e ndizen në flakët e vargjeve.

Vijnë si tufa pëllumbash me gugatje të ëmbla,
që çajnë hulli marramendëse në fluturim,
më shëtitin në hapësira të galopoj ëndrra,
të thith dritën në gji të Hënës, deri në agim.

Vijnë si refleksione shpërthimi të gonxhes,
të qëndis pemët me ngjyrat ylberore,
të fiksoj melodinë e heshtur të aromës,
të ngjyrosin faqe petalesh me vesë qiellore.

Vijnë si dallgët e grurit të artë nëpër ara,
t’i bëj të kërcasin ngadalë në dhëmbëza mulliri,
të bëhen miell me rreze dielli qysh në farëza
të bëhen bukë në furra, ku piqet djersë kalliri.

Lermëni të shkruaj deri në atak ndjenjash,
fragmente dhimbje të pangushëlluara, vajtimesh,
fragmente lumturie në një kopësht ndenjash,
fragmente zemrash që më sjellin dallgë frymëzimesh.

Vetmi.

Vetmia aisberg ne grigjën e ngrire të shpirtit.
Rrezja kotet dhe thyen pendën e artë në buzë të saj .
Shtizat e sahatit ndalojnë në një kurorë të fishkur.
Sytë e enjtur të natës tretin hënën pa gojë, në eklipsin e jetës.
Flash i çasteve mbyllur në petalet e mermerit të ftohtë.
Vdekja vau i nëntokës ushqen rrënjët
e trëndafilit të bardhë në errësirë.
Endrrat e qiririt u fikën në shandanin e grryer ,
prej husarit fat.
Dhimbja iriq metaztazë vallëzon në zemrën e plasaritur.
Stepat e trishtimit ndjellin erë kripe
që riciklohen në qerpikët e llurbut të natës.
Puhiza e trëndafilave të kuq të kraharorit të dashurisë ,
tharë nga pështyma e njelmët e stuhisë.
Ylli i mërguar dashuri struket në tjetër galaktikë.
Ethet e ditëve endacake përplasen si shkuma e bardhë,
nen shfryrjen e brengës së dallgëve .
Retë vjollcë shtrydhin britmën e lëngët të qiellit.
Qiejt u krijuan të mbledhin aroma ,
e të derdhin të qara.

Dua.

Dua të fle në ëndrrë tënde i dashur,
në qepallat e tu të palos sytë e mi,
dua të prek ngjyrat e botëve e ngarsur,
diellin foshnjë, deri kur humb kalorësinë e tij.

Dua të shëtisim në xhep të galaktikës,
ku qilimi fluturues rend në temjan qielli,
ku shtupëzat e hënës të çelin margaritarë e dritës,
përmes yjesh të kalojmë në shëtitore misteri.

Dua të shëtisim me skitë e bardha të agimit,
Të ulemi në kurorën e tokës me filiza të rinj,
në poltron degësh të shohim feksjen e lulëzimit,
derisa veza të çahet e zogu të cicërojë zgjim.V@.

Puthja e dashurisë.
Një gjysëm hënë e argjendë,
që lëkundet si lingë midis dy brigjeve,
ndjenjë e ëmbël ,e hyjnizuar që end,
njè truk drite midis dy buzëve ngjitëse .

Kapak sysh që mbyllin botën,
në qerpikët e lakuar të zinj,
tinguj ylberi këputen e bien në tokë,
në shtatë ngjyra rrezesh kalërojnë magji.

Flutura ere që ngrihen lartë,
pranë një boshti simetrik rrotullimi,
disk tjerrje që shkrinë i zjarrtë,
në diell me frymë të kuqe amëshimi.

DRITA JOTE

Përshkëndijat e zjarrta ,
i mblodha ne dorë,
qe dielli mos te kete perëndim,
sa herë dua të të shoh ,
nxjerr dritën tënde,
prej shpirtit tim.

ZGJOHUNI SHPIRTËRA

Mbi telat e rrezeve të diellit,
zogjtë harpojnë me krahët e tyre,
cicërimat çukasin ëmbësisht dritaret,
mëngjeset e reja presin pranverën e artë.

zgjohuni shpirtra!

Diamanti i dritës përthyhet,
në paqen e rreme të hijes së varfër,
vendi xixëllon me ëndërr parajse,
diej të rrem vilen në buzë politikanësh.

Tempuj podjumesh buçasin,
nga zërat kredhur në histeri,
ajri përlyhet me tymra lyrash idhnake,
toka ngjyhet nga rrenat laramane.

Fjalë të lustruara të lëkurave të zhyera,
zbrazen si fishekzjarre në zhguajt e breshkave,
e ardhmja me syze të errta paradoksale,
snjë xixë të vërtetës nuk përflak në valle.

Zgjohuni shpirtëra!

Ajri zbret i virgjër nga fresku i qiellit,
deti i patrazuar me frymë idhujsh është i thjellët,
cicërima të pastra melodish duhen kompozuar,
nga zgjimi që sjell afrimi i erës pranverore.

MËRGUAR.

Jetoj në një shqekëz të vogël , të qiellit mërguar,
larg këmishës së kaltërsisë që mbulon dafinë ditësh ,
qerpikët ajrorë ngrinë në flakën e një dashurie të jetuar,
si perdet e kohës që lidhin një çast erë vitesh.

Sa mall kam tè ndiej zërin tënd të kumbojë ,
si ajri që mbush , fërfërin në fyell e zgjon melodinë,
Sa mall kam dora jote butë flokët t’më ledhatojë,
si përkëdhelja e dorës së pranverës kur lulet lëshojnë magjinë.

Atherë.. kur lulet e bajames shpërthenin në buzë puthjesh,
dy fjalë ‘të dua’ lidhkat e rrezeve binin në kambanë lulesh,
kallama rrezesh të horizontit shkrinin orë në oxhakun e kaltër ,
derisa në hardhinë e natës vareshin yje të kuq të qashtër.

Tani.. vetëm në ëndërr më mban ne zemër përqafuar,
në madhështinë e mbretëreshës në ajrim të dendur lumturie,
derisa arteriet e bardha të agut të më kenë shfronësuar ,
e puthjet e tua t'i ruaj afresk , në ditë të akullta vetmie.

FIZARMONIK NDJENJASH .

Ja vodha Hënës ,
shkëlqimin e qerpikëve artë të pagjumësisë,
që ëndrra e shpirtit , nëpër natë,
të kalonte në rrugën , e larë fildisht.

Ja vodha Diellit,
shkëndijat e thëngjinjve të artë,
që zjarri I ndjenjave të ndrijë,
mos të shuhet si fishekzjarrë.

Ah dashuri !

Me c’vello virgjërie
je endur në tezgjahun e krijimit,
me c’fustan të bardhë nusërie
je qëndisur në peplat e bardha të qiellit .

C’ ëmbësi pikon në damar ndjenjash,
ç’pulse rrahin në këmban shpresash,
ç’zogj fluturojnë në fizarmonik ndjenjash,
je shigjet që përshkon tej e tej zemrat

MOS IK…..

Ti fluturove në pafundësi qiejsh capërlyer,
le zemrën time gur të mbytur në errësirë,
le shpirtin tim cifël lekanisur prej fatit thyer,
le vuajtjen time shushunjë, gjakun përpinë .
Qielli u rrënqeth nga pjalmi dhimbje ,
nga udhë e qumshtit rrëshkiti një hije,
një mjegull e bardhë u formësua si ti ,
më mbështolli dorën me angështi .
Oh iluzion që përpëlit mister ,
bie si ylli dëshirave vetëm një herë,
ëngjëll I bardhë shpirtin ma drodhe ,
qëndro me mua ‘mos ik ‘lotët mi shterove.
Sytë e ëngjëllit zbardhëlluan dritë,
fëshfëriti ‘të dua’ më përqafoi me dridhërim,
më puthi me një puthje kozmike…u ngjit
fshiku qiellin , ndriçoi si Perëndi yjësish .
Oh …mos ik ….mos ik ..mos ik…
Fizarmonik ndjenjash .
Ja vodha Hënës ,
shkëlqimin e qerpikëve artë të pagjumësisë,
që ëndrra e shpirtit , nëpër natë,
të kalonte në rrugën , e larë fildisht.
Ja vodha Diellit,
shkëndijat e thëngjinjve të artë ,
që zjarri I ndjenjave të ndrijë,
mos të shuhet si fishekzjarrë.
Ah dashuri !
Me c’vello virgjërie
je endur në tezgjahun e krijimit ,
me c’fustan të bardhë nusërie
je qëndisur në peplat e bardha të qiellit .
C’ ëmbësi pikon në damar ndjenjash ,
c’pulse rrahin në këmban shpresash ,
c’zogj fluturojnë në fizarmonik ndjenjash ,
je shigjet që përshkon tej e tej zemrat

AH ATDHEU IM!

Altar i djepeve të heroizmave,
granit eshtrash i të parëve të mi,
Nga shkëndija e dashurisë sime ,
kërkoj dritën e syve të tu.
Nga gjethet e arta të historisë,
kërkoj rilindjen e ëndrrave të tua.
Nga harpa e melodisë së gjoksit tënd ,
kërkoj refrenin e dashurisë tënde.
||
Atdheu im .
Numëroj kapak sysh jetim,
për një përkëdhelje atërore.
Numëroj zi kraharorësh,që u përvajen
nga krahët e zinj të mortjes .
Numëroj yjet që u fikën ,
e lanë hirin e brengave pas.
Numëroj shpirtëra dimrash ,
që luten të vijë pranvera ..
|||
Atdhe im.
Në kurmin tënd të lëngët ,prek kristalinën blu.
Enigmës së përzhitur ,thyhet instrumenti i kohës.
Dallgë tragjedish , ulurinë spazmat e vdekjes.
Vozitje të dëshpëruara duarsh ,që u thithën prej trillit fat.
Shpresa të mbytura në mugun e fshehtësisë tënde.
Bukuri të këputura prej sepjeve vrastare.
Kujtime petalesh që treten në rrëke lotësh .
Brymë e zezë pikur në data dhimbjesh.
|V
Atdheu im.
Dua të qaj me lot yjesh, që fjongoja e kuqe
e dashurisë të lidhë dy trojet tona .
Dua të qaj me lot bletësh ,që të përhapet
poleni i shpresës së jetes .
Dua të qaj me lot të diellt , të shkrijë,
frustrimin e akujve të errësirës.
Dua të qaj me lot xixëllonjash,
që drita të çelë në mykun e natës .
Dua të qaj me lot bore , të mbijë gjelbërimi
në shkretëtirat ranore .
V
Atdheu im.
Nga buzet e pupurta të horizontit tënd,
dua të puth klimën e një agu të ri .
Nga qielli i endur me fijet e varfërisë,
dua të puth një tezgjah me vegje te re.
Nga degëza rrezesh të mbetura peng,
dua të puth një diell të ri .
Në shtatin tënd dua të puth ballin me kurore
xhevahirësh pranvere, të erëmoj dashuri .

ZILIA

Në arenën e gjerë të qiellit të vranë,
dy re si dy kuaj të harbuar ,
me barkë të rëndë e sy të mjegulluar,
trokuan me vrullimë të marrë.
Patkonjtë e ajrit fëgëlluan shkëndija ,
krifa e tejdukshme e qiellit u ndez ,
shkëlqeu një teh i hollë drite, me pas oshëtima ,
si një stalaktit që bie në një shpellë të errët.
Lavjerrëse e hollë si qiri e vetmuar
ndizej e fikej ne kanavacën e ajërt ,
shfrynte e mavijosej e tërbuar ,
si krimbi mbi një shportë rrushi të thartë.
Bubulonte si kallëza në fushën me zjarr,
se bajrakun e kish marrë prej yjeve të artë ,
gërvishte e hante veten në damarin e saj ,
të ishte rreze gjithë ngrohtësine e diellit të mbaj.
Pikëllonte ajrin në dëshpërim të plotë ,
bëhej fërtele grimcash nga ambicje e zezë,
përplasi qemerin e bardhë mbi tokë,
e plazmoi veç një gurë të shkretë.
Në kambanën e heshtur të verdhë ,
Dielli shkruane me rreze në gjithësi ,
Zilia kupën e lakmisë kur derdh ,
thanë zemrën venit çdo bukuri.
Pikjate vjeshte
Vjeshta ndezi dritën e argjendë ,
gjethet e panë e puthën u zbehën ,
flamingujt e erës çukasin gjithë shend ,
rripëtirë e shiut mbulon rrënqethjen.
Madhështia e pemëve ra në heshtje
mantel i lagësht u bëne shoqëri ,
toka përbaltet me shi e lot shelgjesh .
dielli mbuluar me guvertë resh gri .

PUTHJA E DASHURISË
Një gjysëm hënë e argjendë ,
që lëkundet si lingë midis dy brigjeve,
ndjenjë e ëmbël ,e hyjnizuar që end,
njè truk drite midis dy buzëve ngjitëse .
Kapak sysh që mbyllin botën,
në qerpikët e lakuar të zinj,
tinguj ylberi këputen e bien në tokë,
në shtatë ngjyra rrezesh kalërojnë magji.
Flutura ere që ngrihen lartë ,
pranë një boshti simetrik rrotullimi,
disk tjerrje që shkrinë i zjarrtë,
në diell me frymë të kuqe amëshimi.

LARTË
Do të doja të vishesha me erë,
duartrokitjen e stuhive do e lidhja në eter,
plagët e nxehta që lëngëzojnë hidhërimin,
do ti qarkoja me fashon e besimit.
Do te doja të vishesha me det ,
dallgët e mëdha të horizontit solem ,
me butësi e përkëdheli do ti shtroja
me firzamonik blu , hënës do ti këndoja.
Do të doja të vishesha me qiell,
me puplaja e qerpik resh do fluturoja ,
gjithe sekretet e kodet në yjësit të zhdjerr,
fati njerëzor të kalonte në udhë të bardha.
Do te doja të vishesha me diell,
me rrathët e florinjtë të rrezes në dorë,
do shkëlqeja errësirèn më të thellë,
do shkrija akuj në shkëbenjt kraharorë.
Po të mundja të vishesha me dashuri,
si dritë universi do shpërndaja ngrohtësi ,
do derdhja mbi njerëz zambakun mirësi,
djepin e jetës do e vishja me dlirësi.
Po të mundja të vishesha me dituri,
ajrin që thithet do fërgëlleja njohuri ,
dridhjet e paditurisë do i flakja në robëri,
bota të ndryshojë qarkun absurd të mendimit.
Do te doja të vishesha me hëne ,
distancën e të dashuruarve ta bëja lëmë ,
bukuri e mbledhur në fenerë ndjenjash ,
të ndriçonete ag përjetësie në nyje zemrash.

PLAFË QË RRJEDHIN

Si breshkë e nemitur je vendi im,
ngarkuar mbi kurriz akrepin e helmit,
shpuar në damarë e vena jete.
Prej plagëve që hapen rjedh ,
vaji i fëmijëve të uritur ,
që krijojnë gropa të baltave thithëse.
Këlthasin djepe të patundura ,
ku pritiet embrioni I paformuar
në mitrat e orekseve të skeleteve.
Pisa me sy të ndezur e jargavitje qeni
që janë në krye …këmbejnë epshet shtazarake
me një vënd pune apo pak para.
Klithma prej degëzave të gjakut ,
që derdhet padrejtësisht prej hakmarrjes ,
gjarpëron rrugëve lemerisur.
Majat e betonit që pushtojnë qiellin ,
ngrihen si bisht mallkimi ,
prej trupave të shitur dhe pluhurit të bardhë.
Aciditeti i nepsit djeg zemra të rinjsh ,
mes zymtesisë së orëve
për të thithur ëndrrën e zezë.
Të tjerë që shtynë ditët
në çarkun e papunësisë.
Të ngjethura të pastrehësh
ku enden në brisqet e të ftohtit
mes kupolës pa çati si varr I hapur.
Engjëjt e ylberit shikojnë
iluzionet e jetëve të shkuara kot ,
të mbërthyera në kthinat e kurtheve.
flladi i jetës ngrin në frymë dëshpërimi.
Shpirti im pikon , mbi copat e dhimbjeve
duke shpresuar në një ëndërr të bardhë të agimit.V@.

VIZION ËNDRRASH

Cila është ëndrra e vjeshtës ?
Velin e gjetheve ta endë në tezgjahun e zbehtë,
të shtrojë qilimin mbi argjilën dhe shkëmborët e tokës ,
apo në damar të humusit saj të gatisë pranverën tjetër.
Cilat janë ëndrrat e shpirtit njerëzor ?
Mos vallë ti mbajë të ndrydhura në melankolinë ,
si ngrehina urash mes vizionesh të deteve enigmë ,
apo ti bëjë flatra të realitet ,të fluturojnë.
Cilat janë ëndrrat e poetit ?
Të dëgjojë gjuhën e sytheve që blerojnë në degë,
të mësoj alfabetin e gjetheve që fëshfërinë në erë,
apo të shkruaj me letrën e horizontit ngjyer në diell.
Cilat janë ëndrrat e poezisë ?
të dhurojë aroma , cicërima , e bukuri të fshehta ,
të këlthasë vuajtje e brenga , të ringjalla ndjenja,
apo të grabisë një rreze nga zemra


YLLI I MËNGJESIT


O yll I vatrës mëngjesore!
Shkëlqimi I parë I diamantit në cak të errësirës.
Me sytë e tu cepak zgjon agimin.
Në dritën tënde vesh fustanin vesa,
ku shkund rimelin e ftohtë
në çdo centimetër të gjelbër.
Drita jote e brishtë,
përvijon majat e kërcet e maleve,
këndell lëkurën e deteve e brigjeve,
endet në enën e gjuhës së lumenjve,
ndrinë unazat likenore argjend,
në krahët dhe fundet e pemëve.
Përkëdhel butë me lustrën tënde vajin e horizontit,
e bën dritë në mesazhet rol të valëve që hapen,
nga fjongo e shkumës së bardhë.
Era lozonjare pi brishtësinë tënde,
përkund djepet e reve,
kolovitet ne lirën ajrore ngjyer me petale hëne..
Ti frymon në ajër ëmbëlsinë e bardhë,
derdh në shpirtra imazhet më të bukura të ëndrrave.
Drita jote depërton në qënien time.
Si një peshk fluturues ndihem
në ujvarën tënde qelibar..
Duajt e ajrit më ngrenë drejtë qiellit.
Imazhi I ëndrrës time sapo ka filluar të ndizet
Fryma e kristaltë më tërheq në paqen e artë.
Bukuria jote më mbështjell çdo mëngjes,
shpuplon dritën e më puth lehtë në agun e ditës.


Romani ”DAMKOSJA E ENGJËJVE”-VULLNET MATO

Vjollca Tiku Pasku

Vjollca Tiku Pasku

Romani ”DAMKOSJA E ENGJËJVE”, një model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet , vuajtjet, me shkreptimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato. Kur Heminguejin e pyetën: Cila është përgatitja më e mirë për një shkrimtar? Ai u përgjigj: “Një fëmijëri fatkeqe.” E tillë ishte fëmijëria edhe për autorin, përfaqësuar këtu me personazhin Besniku. Që në moshë të njomë, sistemi diktatorial i burgos babanë mësues, për një ëndërr të pafajshme që u kishte treguar kolegëve të tij. Më pas sistemi i mohon familjes bukën e gojës nëpërmjet heqjes së triskave. Damka e zezë u ishte ngjitur në shpinë si “pjellë e reaksionarit”, kur njomëzakët ishin vetëm engjëj pa krahë dhe përndjekja diabolike, do bëhej stampë mbi vështrimet e tyre... Fëmijëria, mosha më e pastër dhe më e pafajshme u kalit në farkën e vuajtjes. Shpirti i njomë i heroit lirik të romanit, kishte një central përbrenda, që duke u rritur, do të gjeneronte dritë poezish dhe romanesh. Por çdo përpjekje për tu ngjitur në jetë, nëpërmjet shkollimit, ishte si ti afroheshe llavës së zjarrtë që shpërthente nga gjuha e marjonetave moniste. Damka e zezë ishte një hendek, ku dëshirat dhe pasionet e tij veniteshin herë pas here. Por sa më shumë vuajtje dhe pengesa t’i vinin këtij njomëzaku, aq më shumë nxitnin dritëzat e intelektit që i ngazëllenin shpirtin, për t’i kapërcyer ato. Me shpresë të siguronte një punë aq të nevojshme për jetesën, bashkohet me avanguardën e“Aksioneve vullnetare” të tipit monist që kishin në qendër shfrytëzimin e krahut të punës pa pagesë. Por ai sistem i kuq, fermentonte për të, vetëm varfëri deri në qelizat më të imta të trupit. Periudha e dashurisë i dha një kuptim të ri jetës së tij. Ishte 17 vjeç kur ndjeu regëtimën e parë të magjepsjes së ndjenjës. Çaste dhe orë që pulsojnë ndjenja pa reshtur, të cilat ndrydhen në mbështjellësen e zemrës. Sytë, buzëqeshja shpirti, reflektonin vetëtimat më të bukura të jetës. Pengesat bëheshin male, që i sheshonte vetëm hajmalia e dashurisë. Dashuria e dy të rinjve bashkohej në tingujt e një kambane të vetme. Ajo ishte si një eliksir që përmbante esencën e pranverës në vuajtjet e vazhdueshme, qe i krijonin gjuhët e errëta të rendit në fuqi. Teksa rendja e dy jetëve drejtohet përfundimisht nga çelësi i qiellit që flakëronte zemrat tyre, duke i kurorëzuar me lindjen e fëmijës së parë, Mondës së vogël.Ajo hyri në jetën e tensionuar nga zakonet dhe lufta klasore, si paqja errjedhshme e kroit , ku i mblodhi të gjitha zemrat e alfabetit të urrejtjes, nëalfabetin e dashurisë. Ajo ndriçoi si një margaritar i bardhë në pyllin e gjelbëruar. Më pas do të priste edhe vëllezërit e saj. Nëna është një nga njerëzit më të dashur për zemrën e Besnikut dhe ngrihet në piedestal prej tij ,sepse pikërisht aty e ka vendin. Rezidenca e zemrës së saj është e mbushur me dashuri dhe mirësi. Shpirti i saj, kur thyhej prej varfërisë, shtronte në sofër bukë me ëmbëlsi nëne. Një shpirt i bekuar me zambakun e mirësisë dhe durimit.Gjithmonë ndrydhte brenda saj varfërinë, me lot të fshehura prej dritës së hënës dhe diellit. Duart e nënës provuan punët më rënda, për ti rritur me nder të shtatë zogjtë e saj, ashtu si u rritën në të vërtetë, ku në dejet e secilit prej bijve, spikasnin talente të lindura. Jeta e saj prej vuajtjeve e mundimeve nuk e pa të qeshurën e pranverës, ashtu si një jetë që duhet të kalojë nëpër ciklet e stinëve, por vetëm për epërsinë e dimrit. Nuk pranoi kurrë të ndahej nga bashkëshorti i saj i dashur për shkak të politikës, dhe i qëndroi besnike deri në fund të jetës. Poezitë që personazhi i ka kushtuar nënës, janë si yjet që qëndrojnë pranë hënës. Ikja e saj e para kohe nga kjo botë, është borxhi qëi ka sistemi i kaluar kësaj nëne të mrekullueshme. Autori e rënkoi këtë ikje metë gjitha gjethet e kësaj toke. Heroi vazhdon përpjekjet për të rrezatuar gjithë dritën e krijimtarisë letrare. Me shpirtin prej divi, ai kapërcen pengesa humnerash, ku ka ditur të ngrihet duke dhënë libra me poezi dhe romanetë fuqishme. Ky shkëlqim i veprave letrare, bën që itenerari i rrugës së tij të punojë në detyrën, si redaktor i revistës “Ylli” në Tiranë. Por me pas ndodh rrokullisja për shkak të “biografisë”duke përfunduar si disenjator, përsëri andej nga kishte ardhur. Megjithatë, përpjekjet e tij për të thithur etjen e plotë të arsimimit, u kurorëzuan shkëlqyeshëm në fakultetin e gjuhë-letërsisë, ku dha shembullin e një njeriu, i cili, veç talentit mbizotëronte edhe pasioni drejtë lartësimit të dritës së diturisë. Ndonëse venat e tij kullonin talent, binomi ngritje- ulje e ndjek pas kurdoherë. Me shumë vështirësi botohet romani “Ujësinor”me një tirazh 15 mijë kopje. Një cikël poezish recitohen në televizion, më pas si një rrufe në qiell të kaltër, shkrep cerknaja e shkrimit në gazetën partiake: “ Përse duhet të recitohen poezitë e këtij autori, kur dihet cili është ai nga përbërja politike”. Kjo errësoi përsëri rrethin e qiellit me njollën e zezë të damkës. Më pas teksti i autorit,në këngën e kompozuar nga Agim Krajka ”Të kërkoj” nuk përmendej më me emrin etij. E gjithë rruga e jetës së tij përshkohet nga dritë-hijet e sistemit monist, ku montoheshin pengesat e ngritura nga marjonetat injorante. Jeta është përshkuar si me kamera, ku projektimi i dritës së talentit dhe inteligjencës që ishte në genet e tij, bëri të mundur jo vetëm mbijetesën , por edhe shkëlqimine pandërprerë si diamanti në llumrat e egra të farsave komuniste. Duelet ishin të përhershme me njerëzit e Partisë , me figura pa ngritje kulturore, pa intelektin e zhvilluar, pa arsimimin e duhur , me një aftësi të kufizuar, vetëm për t’i shërbyer kastës moniste. Bota e dhimbjes dhe terrorit psikologjik mbaroi me ndërrimin e sistemeve. Miti gjigant u përmbys. Damka e zezë u shkri si stërkalat e baltës nga shiu i kulluar i qiellit dhe dielli i frymëmarrjes së lirë, filloi të mbushte alveolat e mushkërive të panginjurara për vite me radhë. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e autorit: “Gjithësekush i modeluarnga Krijuesi i madh për të njëjtin qëllim, duhet t’i jepet një shans për të jetuar si njeri mes njerëzve. Nuk ka tokë të cilën duhet ta zotërojnë disa, dhe nuk ka qiell të cilin duhet ta fitojnë vetëm disa. ” Damkosja e Engjëjve ështënjë model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet, vuajtjet, me shkrepëtimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato.



Përshkrimi sipas ISBD

Titulli Damkosja e engjëjve : roman
Autorë Vullnet Mato
Botuar Tiranë : Milosao, 2004
Të dhëna fizike 375 f. ; 21 cm.
Shënime L.500, pa tir.
ISBN 99927-978-7-8
Fjalët kyçe Letërsia shqipe
Romane Klasifikimi dhjetor 821.18 -31

*********

AGJNCIONI FLORIPRESS

Vullnet Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.

Vullneti, i biri i Remzi Matos mësues, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave "Hotolisht" e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë "Liceun Artistik" të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. Në vitin 1970 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit të kohës. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor.

Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës.

Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.

Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, është redaktor i shtëpisë botuese "Milosao". Romani i tij "Lakmia" u nderua me çmim në konkursin e ndërmarrjes botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës.

Tituj të veprave

"Tinguj malesh", 1969, V. poetikë.
"Krahët e erës", 1972, V. poetikë.
"Ujësinor", 1976, roman.
"Ninullat e Hekurit", 1984, V. poetikë.
"Era e kësaj kohe", 1984, roman.
"Dritaret e prillit", 1994, V. poetikë.
"Katër plagë të Shqipërisë", 1999, V. me poemë.
"E fshehta tronditëse", 1999, V. me tregime.
"Lakmia", 2000, roman.
"Maturantët", 2002, roman.
"Damkosja e engjëjve", 2004, roman.
"Klithma e mishit të bardhë", 2006, V. me tregime.
"Grerëzat e kuqe", 2007, roman.

etj.

Dashuria vajton mbi gurë....

Poezi nga Arqile V Gjata

LETRA E ËNDRRËS
                       

 “Ëndrrat janë pishtarët paralajmërues të dëshirave.”
                                                                                          
 Margarit Jurst


...Ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.

Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar...

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!

Athinë , prag pranvere


 NGJYRA E VERDHË E JETËS
                                                              
  “ Gjej shumë realitete te fantazia.”
                                                                                                              
    F.Franklin

Çdo çast ndeshem  me qytetin e verdhë.
I verdhë dhe ajri.
Jeta e magjepsur nga kujtesa
pikat e shiut i japin madhështinë.
Shpendët të verdhë fluturojnë
të verdhës ngjyrë i ngjajnë
edhe puthjet nën pemën e portokalles.

Fryma e jetës
luhet nëpër skena të verdha.
Dhe kur qan qyteti,
hëna në vetminë e saj ia shton verdhësinë!
Të gjithë këmbësorët vdesin të verdhë,
dhe dielli
i verdhë lind e perëndon në këtë qytet...


Qershor 13-2013

            NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
                                             
  ‘’Kush jeton pa çmenduri nuk është aq i urtë sa e pandehim’’
                                                                                                                                 
  La Roshefuko

Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshor tundin mendjen e tyre!

Janë apo nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën dhe botën,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin ireal!

Të çmendurit numërojnë kokërrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë çdo çast në mendjen e tyre.

Një ditë...
më ftuan,.
më gostitën me fjalë çmëndurisht të bukura...
Ju betohem, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!
Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen  për dashurinë.

Në gji,
mbajnë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.

Qajnë e qajnë deri sa qeshin me  veten, e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur!...
Ju jeni të tillë, vidhni dashuri,
  fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!

Më dhanë shumë kartolina e letra,
më dhuruan buzëqeshje pa maska!
Rroj në botën e tyre delire...

2 Nëntor 2012                                                  


EGOIZMI, KËNGA IME!

Ngrehu, eja…
Vishu bukur egoizmi im i dashur!
Ti je “vëllai” im,
shëmbëlltyra bashkëkohore
veshur me urtësinë e një burri të pashëm!

Mos u trëmb!
Dhe zotat egoiste kanë qenë,
gjigandët lavdi kërkuan.

Eja egoizmi im, më hudhëhiq
rrezet e diellit kthej mbrapsht!

Ngashërehem kur ai më afrohet pranë.
Edhe kur ka shumë mjegull,
më duket si vajzë e ëmbël!

Nuk ka çudi…
kufoma ime e mbart përhera mbi supe.
Egoizmi është shpresa e vetme
e zjarrit të zemrës…
Egoizmi është kënga ime!

29 Gusht 2013-Vlorë

E HAROJ VDEKJEN!

...Atë mëngjes
shikimi i saj ishte i guximshëm
dhe pse e përlotur
vdekjen e rrëmbeu në krahët e saj, vrapoj
e mbështolli me dashuri
i dha jetë rrugëve të haresës...
e me pamjen e një të sëmuri shpirtëror
u mallëngjye nga një shikim egërsie,
prej egoizmit e haroj vdekjen!
Me flokë të thurura  gërshetë
me gjoks të hapur e çakardisur me një rreze dielli
kërkonte moshën e saj,
të pastronte sytë nga vetmia!

                                                                                
Vlorë 30 Gusht 2013 


...ËSHTË KAPITALIZËM I DASHUR IDJOT!

Kam vite që e jetoj kapitalizmin...
Ai është i veshur
 me bluza me ngjyra e vija te zeza
përkdhelur nga sëmundjet psiqike e shpirtërore
si  gjithëmon  skicofrenik...
është kapitalizëm i dashur idjot!
Sa shumë zhurmë që ka,
deri në qiell bubullimat e armëve kërcejnë!
Ende jetojmë në forma të zbrazta, jemi vdekja
dhe fabula e kapitalit,
është kapitalizëm i dashur idjot!
Fjala “rrevolucion” vijon e varur në trekëmbësh,
nëpër plantancionet e mjerimit ritet i shëndetshëm
bima antike e kapitalizmit
dhe pse kufomë...
duan ta rrëmbejnë, ta mbyllin
në dhomën e akullt të vdekjes ...ai  po jeton akoma
është kapitalizëm i dashur idjot!
Kur koha do zgjedh një vendbanim të ri
midis  jetës dhe vdekjes,
vetëm atëhere njeriu  do kaloj në mbretërinë  e “Lirisë”
o i dashur idjot!

                                                                                      
Shtator 2013-Athinë


PUTHJA E PARË...
                            
    “Bukuria u pëlqen syve, butësia magjeps shpirtin.”
                                                                                                          
  Voltaire

Lajna...
Ishte bukur kur më puthe
pak e çmendur kur mbylle sytë
e përsëri më puthe si një nuse e re,
unë të pëlqeva dhe pse dashuria jote
e rrezikshme ishte,
u trondita pak kur syrin ma shkele!...

Fytyra tënde,
ashtu si atëhere rrend buzagaz
rrënjosur brenda meje, lule çelur në rrugëtim
i lumtur jam brenda puthjes tënde...
Në këtë mbrëmje verore,
kur dhe flokët janë më gri
lexoj dritën e atij çasti,
e mbaj mend puthjen e parë!

         Gusht 2013 

                                      

PËRSËRI PËR HESHTJEN
                                            
  “Arti është pasqyrë e jetës.”
                                                                                     
  Bjelinski

Kur lindi heshtja
njeriu ndjeu shumëngjyrshmërinë e jetës!

Aty,
tek heshtja gjithëçka ngec
dhe pse nuk e prekim dot,
ajo na mësoi të mendojmë!

Tek heshtja
të gjithë shpëtim kërkojnë...
dhe malet
dhe pyjet dhe deti
kanë mënyrën e tyre të heshtjes!

Heshtja ime
është enigma e lotit,
vetëm ajri e ndjenë bukurinë e heshtjes!

Një Prill 2013


DRITËROI I DEVOLLIT...


Mes erërave, e bukura jetë
lindi poetin e panjohur
 atje...
ku Devolli
nën qiellin e tij jetonte gri!
Në gjirin e Devollit
filloi të shkruajë letra…
me ngjyra të kuqe, të gjelbërta
mes fjollave të duhanit e qejfit  të ponçit!

Ai  devolliti
e mori jetën ndër duar
e veten e la diku... shtegëtar,
shokë e mik me Maton e Mekon,
me Zylon e turkeshën u miqësua.

Dritëro e quajnë!
Është mëkat t’ia prekësh flokët
pasi, plisi thërrmohet
e bilbili këngës ia merr,
‘’Devoll, Devoll, i tillë qenkam unë...!’’

Prill 2013


...LUMENJTË JANË TË VJETËR
                  
 “Lumennjtë nuk qëndrojnë kurrë në këmbë dhe as ne mënyrë të  qëndrueshme!”


Lumenjtë janë të vjetër,
rrjedhin së bashku me gjumin
dhe jetën absurde.

Tani,
shteruan
kanë ikur në fusha të tjera.
Çdo natë dëgjohet vetëm kënga e ngjirur
e shtretërve të thatë.
Akoma gjenden vijat e trasha
ndër  ura e gurë
të etura për një pikë ujë
ku,
gjelbërimi i drurëve
veshur me gjethe e fruta pemësh
ngurtësuar në gri, pa jetë!
Lumenjtë kërkojnë buzëqeshjen e rrjedhjeve,
s’dinë se ku fshihen!


NË VIGJILJE TË PRANVERËS


Në vigjilje të pranverës
zbrita në qiellin e hapur
për të dëgjuar muzikë poetike!
Ata,
me shpresë
tek muzika e vargjeve
donin të zbukuroheshin...

Tek ai copë qiell
nuk kishte rrugë për emocionet e vargjeve,
kishte vetëm hapa, gjurmë
mbetur nga  kalimtarë.
Me shpirtin  thatësirë,
këndonin këngën
e moçme të kukuvajkës.
***
Më tej,
në një vend me dritë
këndonte një zog... me shumë ëmbëlsi,
ajo këndonte çdo ditë e çdo të diel pa gëdhirë!


Prill 2013


 Ç’FAJ KAM UNË PSE DASHUROJ!
                                                                            
  “Nuk ka ligj që mos të thyhet para së bukurës.”
                                                                                                                                                         
    Bethoven


Ç’faj kam unë...
Pse ti je buzëqeshja ime e munguar.
Nuk është faji im që sytë e tu
në shpirtin tim kanë rënë.

Mëkatari nuk jam unë,
pse  ti je ëndrra ime e përnatëshme.
Për buzët e tua  plot ëmbëlsi,
më drithërohet shpirti!

Ç’faj kam ...
kur mbi gjoksin tënd
dhe ëngjëjt  kryqëzohen,
për gushën tënde aromë ndjellëse,
dhe paskam faj, pse dashuroj!?


 MË DËRGO NJË COPË LETËR TË BARDHË!
                                                                                                                 
    “..pa fantazi nuk ka poezi!”

E di...
Ti tani je pranë detit!
Unë, si përditë të kujtoj.
-Kërko nëpër shpirtin tënd,
më dërgo një copë letër të bardhë
të shkruaj vargje për dashurinë tonë!
Dërgoma sonte me karvanin e yjeve,
mos harro, puthjet varja hënës në gushë!
Kam merak...
Pse kaq shumë u vonua!?...
Mos ka humbur rrugën, apo ka ngatërruar adresën
letra e bardhë!?

 15-Korrik 2013

E MBANI MËND MIGJENIN?
                                                                

      “Poet si Migjeni janë stoli e Kombit!”


E mbani mend Migjenin...
mbetur nën heshtjen e mjerimit?
E varrosën nën gurë,
si kujtim i lanë kostumin e melankolisë!

Të mallëngjyer deri në lot
t’i zgjasim duart  drejt Poetit,
të mallohemi me lahutën e kohës
me “dashuri epshore”!

Thonë se...
Migjeni ende merrë frymë
me fytyrë të ëmbël, të dashur
vargjet e tij tretur në shpirtin krenar!
Tek guri i varrit dëgjohet zëri i tij
braktisur nëpër kishat e dëshpërimit
zhele, zhele!

  26 Mars-2013


 VARGJE PREJ GURI                                   
                                                     
“Nuk e dua ëndrrën, më jepni realitetin.”                                                                                                                         
                                                                                                    
    Gabriele D’ Annunzio
Atje,
tek bregu i erës,
seç mu kujtua një emër...
Guri i Vashës!

Prej racës së gurit jemi,
veshur me kostum guri,të rëndë, të fort.
Qielli me gurët është në armiqësi!...

Nga prind prej guri u lindëm,
 guri na dha jetë
deri tek rasa e varrit,
me një gur mbi kokë!...

Gurët gëdhenden, kanë gjuhën e tyre nëpër shtëpira,
avlli, porta e sofata,
shpirti na thahet mbi gurë.
Ah...gurët,
bashkëvuajtës të jetës tonë!

Nëpër qelit e gurta zgjohen muzgjet,
dhe zogjtë e mardhur nëpër gurë e fshehin folenë.
Mbi gurin e varrit poeti shpirtin gdhënd!

Dashuria  vajton mbi gurë,
nëpër copëra jete pëllcet guri nga syri i keq
gure i latuar shpirti i Nenes!

 Aty
tek bregu i erës,  mbi gurë..të Vashës
 këndohen këngët e dashurisë!

   30 Korrik 2013


Në Mëngjes

Në sheshin me qiparisa
mes të vdekurve
lëkunden kryqet nga era e lehtë.

Aty nëna dhe ime mbesë
nga avllia e tyre kundrojnë kalimtarët.


Më poshtë, nëpër bar e lule
pi kafe me raki im at.

Ata ikën në të kaltërtën pjesë të qiellit
në prag të shpërthimit të sytheve.


Në orët e ditës

Lypësi i butë...
Me të brendshmen e dorës fshin mermerin
e vendbanimit të tim eti.

Dhe fryma ime përpëlitet
duke admiruar fotografinë e qelqtë
mbi kokën e babait tim.

Natën

Gjatë natës, në sheshin me qiparisa
nga hapësira e detit hynë me forcë era,
të strehoet, të dremis
bashkë me të vdekurit nën gurë
a mermer ngjyrë çokollate...
Për tu larguar në orët më të vona.
11-4-2010


Të dashuruarit e vetes

Të dashuruarit e vetes
ditë-natë të mbetur pezull.
Kureshtar që kumtojnë dashuri të urryer,
të papërgatitur për krahët e erës

Si njerëz hiç
vuajnë në pozicione keqësuese.
Zik-zak në ndjenja,
në humbje imazhesh
hidhërim e fyerje shpirti u shungullon.

 Athinë,11-4-2010


Ai...

Ai lehtësisht në dorën e majtë
mbanë dëshirën e tij
drejt ngjitjes së një kodre.

Në të djathtë diçka femërore shijon
e shumë të virtytshme.

Me të dy krahët luan shpejtë
pjesë argëtuese
mishërim i shijes të ringjallur përsëri
nga jeta e tij ironike,
që ende nuk është e mrekullueshme.


Anxhelina

Anxhelina kalon orë intime
me poezinë.
Këtë e thotë autografi im
për librin që kam në mendje.

Zgjas dorën të mbledh shkronjat,
të josh Anxhelinën me lotin tim,
ti them:
- Kjo është fytyra ime!


Për Kohën

Ata flasin për Kohën...
Nga mënyra e rrëfimit
e kapërcejnë monotoninë e këthjellsisë.

E tërheqin me litar
deri te vendi i ngujimit,
tek një shtëpi publike.

Pështjellur nga brishtësia
digjet Koha
në të ndritshmin ngushëllim
me shirit të zi në gjoks dhe në krah.


Njeriu

Për njeriun,
si pasuri e mjaftueshme janë varret
dhe një të tillë e ka dhuratë.

Njeriu ka diell e qiell,
pak tokë dhe pluhur kujtese.

Pa moshë të caktuar,
njeriu hipotekon veten
në qilarin e historisë turbulluese.

I sipëruar nga trishtimi
njeriun e largon koha
si divorc i pa besueshmërisë

14-4-2010


Arqile V Gjata

Arqile V Gjata ka lindur më 24-6-1942 në qytetin e Vlorës-Shqipëri.Aty mbaroj shkollën 7 vjeçare dhe shkollën e mesme(Gjimnazin ‘’Ali Demi’’)

Në vitet 1972-75 vazhdoj Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Nga viti 1995 jeton dhe punon në Athinë familjarisht. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon ngushtë me shtypin Shqiptarë në Athinë ku ka botuar shumë artikuj problemor për emigracionin, reportazhe, skica, poezi, tregime dhe mendime estetike.

Ai ka botuar këto libra:

-‘’Arvanitas me shumë emër’’Monografi për Aristidh Kolia në vitin 2000.

-‘’Kur trazohet jeta’’ vëllim poetik viti 2005.

-‘’Kurorë me ngjyra’’ vëllim poetik 2006

-‘Qyteti që kërkon muzikë’’ vëllim me tregime më 2007

-‘’Gratë e poetëve’’ vëllim me poezi  2009

-‘’Një ese për jetën’’ vëllim me ese dhe mendime kritike më 2010 botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B.A

-‘’ Jeta më vjen si poezi’’ vëllim me poezi botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B. të Amerikës Tetor 2010.

-Vëllimi  me poezi të zgjedhura ‘’Kur Thinje Deti’’ Maj 2012

A.Gjata është bashkautor në disa Antologji dhe Revista Letrare si: Revista Letrare numër 38-të ‘’Mehr Lict’’, Në Antologjinë e studiuesit dhe kritikut F.Terziu ‘’Vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë Shqiptare’’, Në disa numra tek Revistën letrare ‘’Haemus’’si tregime, esse dhe poezi që botohet mha Akademiku Ardian Kyçyku në Bukuresht, ‘’Pelegrini’’, ‘’Pegasi’’, ‘’Çelësi i shpirtit’’ në Rumanisht, ‘’Qiejt e shpirtit’’ si dhe bashkautor në Antologjinë’’EAGLE’S VOICES’’ në Anglisht, që sot është pronë e Biblotekës  Mbretërore të Anglisë. Në Revistën ‘’Obelisk’’.

Ai është pasqyruar në Antologjinë me autorë vlonjat ‘’Mendime estetike mbi letërsinë bashkëkohore’’ nga Eqerem Canaj

Bashkautor në Antologjinë e krijuesve emigrant ‘’As i gjallë dhe as i vdekur’’ botuar në Suedi nga Shkrimtari dhe poeti Bahtir Latifi.

Bashkëautor në vëllimin me kujtime të Lavdie Bisha ‘’Ti je Lulja më e Bukur e Jetës’’ Nëntor 2011.

Së fundi ai është bashkautor në Antologjinë poetike ‘’LOTËT E VIRGJËR’’ Mars 2012 përgatitur nga Agim Mato dhe Dr. Fatmir Terziu botuar nga Shtëpia Botuese LULU në SH.B.Amerikës.

Ai ka disa cikle poetike të përkthyera të botuara në Anglisht, greqisht, rumanisht dhe rusisht.
Ai është prezantuar me cikle poetike dhe në shumë gazeta të ndryshme elektronike dhe jo elektronike në botën Shqiptare. etje.


                                                                                                                    

                                                                                      














Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...