Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/13

Promovimi i “Kosovës” së Jusuf Buxhovit do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.



Nga Flori Bruqi


Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë.

Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës.

 Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.

 Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.




Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve.

“Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.

Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.

Shikuar nga ky prizën, “Kosova” e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.

Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t’i përdor “si të vërteta historike”.

 Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si “qendër e shtetit serb”, ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).

Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipëri.

Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Pse Beogradi  çmendet  nga librat e Buxhovit!

....“I ashtuquajturi historian shqiptar, Jusuf Buxhovi para ca kohësh botoi në Prishtinë librin ‘Historia e Kosovës’, e cila jo vetëm që nuk ka kurrfarë baze shkencore, por në tërësi i anashkalon serbët, kurse Kosovën e përshkruan si ‘qendër shpirtërore, kulturore dhe shtetërore të Shqipërisë’. Ai madje shkon aq larg sa pohon që shqiptarë e jo grekët janë themelues të Trojës dhe shkrues të Iliadës”, shkruajnë mediet serbe duke reaguar ndaj librit më të ri të Buxhovit.

“Mbi bazë të faktografisë shkencore, Buxhovi konludon se nuk ka pasur Serbi shtet mesjetar serb e as Kishë Ortodokse Serbe, por vetëm krahina, që në histori janë të njohura si okupuese dhe kundër etnikumit shqiptar”, ka shkruar gazetari prishtinas Esad Dujaka për këtë libër.

Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, pohon se fjala është për “dhunim të paparë e të pashembullt ndaj fakteve historike dhe arsyes së shëndoshë”.

“Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument ër krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë”, tha Terziq në reagimin e tij për mediet serbe.

Ndërkaq, sipas Milla Bjelajac, këshilltare shkencore për historinë e re serbe, “nuk ia vlen të shpenzosh fjalë për një vepër të pavlerë në kuptimin shkencor”.

Sipas saj, “ky libër i dedikohet thellimit të mosmarrëveshjeve në Ballkan dhe helmimit të gjeneratave të reja”.



“KOSOVA” e J. Buxhovit – në anglisht


Ky libër që në Kosovë ka bërë jehonë si rrallë ndonjë botim tjetër i viteve të fundit, është pritur me po atë interesim edhe nga bashkatdhetarët. Prania në sallë e autorit, shkrimtarit publicistit dhe historianit të njohur Jusuf Buxhovi ishte një atu shtesë për publikun e ardhur në numër.

Duke prezantuar librin e tij, autori Buxhovi ka thënë se mesazhi që ka dashur ta përçojë përmes librit ka qenë para së gjithash ngritja e besimit të lëkundur të shqiptarëve në veten e tyre. “Ne kemi ndërtuar shtetin por nuk e kemi ndërtuar ardhmërinë. Ajo nuk ndërtohet me deklarata politike. Dhe këtu qëndron rreziku për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë Buxhovi. “Historia e njerëzimit tregon se shumë shtete dhe civilizime janë stërkequr dhe kanë dështuar pikërisht atëherë kur kanë menduar se është arritur fitorja”.

“Shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Unë megjithatë duke shkruar këtë libër nuk jam pëqendruar vetëm në historinë e Kosovës. Unë kam synuar që shqiptarët të kenë një histori shpirtërore që nga antikiteti e deri më tash. Janë 5000 vjet qytetërim në të cilin Kosova apo Dardania ka pasur privilegjin të jetë në qendër të zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet jo vetëm për këtë hapësirë por edhe për civilizimin botëror në përgjithësi”.

Këtu Buxhovi është ndalur duke iu përgjigjur disa hezitimeve dhe rezervave që janë paraqitur në opinionin tonë lidhur me librin e tij. “Ndoshta duket pretencioze nëse thuhet se civilizimi botëror, antikiteti, u detyrohet stërgjyshërve tanë, pellazgëve, dardano-ilirëo-arbërorëve. Shkenca këtë e ka thënë këtë para 200 e më shumë vitesh. Jusuf Buxhovi nuk ka bërë asgjë tjetër pos që ka bartur një pjesë të historisë së shkapërderdhur nga dokumentet botërore dhe e ka futur në një libër.

Qëllimi im ka qenë dhe është ta paraqes atë që e ka thënë me kohë historiografia botërore por që nga kriza lindore e tutje është shtrembëruar duke i privuar shqiptarët nga kjo histori dhe nga harta gjeopolitike e strategjike në Ballkan”.

Nga ajo kohë, thotë Buxhovi, "vijnë dy projekte morbide, që në një mënyrë vazhdojnë edhe sot e asaj dite: Nacertania serbe dhe Megaliidea greke. Të dyja janë hartuar në vitin 1844 dhe propagojnë zhdukjen edhe fizike të shqiptarëve. Gjatë periudhës pas këtyre dy projekteve, shqiptarët kanë qenë viktimë e katër gjenocideve.

Gjenocidi i pestë ishte në rrugë që të realizohej po të mos ishte ndërhyrja e perëndimit dhe sakrifica jonë si popull për tu flijuar. Së këndejmi, qëllimi im me këtë libër është që tu tregohet shqiptarëve se janë popull antik, që kanë ndërtuar civilizimin dhe perëndimi duhet të sillet me ta sikur me ndërtuesit e djepit të civilizimit perëndimor. Të mos turpërohemi nga madhështia jonë”, ka porositur autori i librit me tri vëllime “Kosova”.

Për fat të keq, ka vazhduar Buxhovi, “me disa segmente të qeverisjes aktuale në Prishtinë, sikur po ju jepen argumente atyre zërave që, të mbështetura në ideologjitë shoviniste, thonë se shqiptarët nuk janë në gjendje të mbajnë shtet dhe se ata janë popull bastard, që nuk e meritojnë shtetin ose shteti i tyre do të shfrytëzohet kundër interesave evropiane e civilizuese”.

Duke iu kthyer procesit të shtetformimit të Kosovës, autori ka thënë se tri janë referencat e kësaj shtetësie: Konferenca e Bunjajt, demonstratat e 68-tës kur për herë të parë u paraqitën parullat Kosova Republikë dhe lëvizja shtetndërtuese demokratike e vitit 1989 që identifikohet me Ibrahim Rugovën.

Një vështrim mbi krijimtarinë publicistike të Buxhovit e ka lexuar krijuesi Shefqet Dibrani, ndërsa prezantimin e autorit e ka bërë anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, Hamëz Morina.







****
Librat e Buxhovit edhe në anglisht


Pas një pune shumë intensive, këto ditë,shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën anglishte, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit. Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në bestseler, me botimin në gjuhën anglishte, në botë, për herë të parë nga një historian shqiptar, do të përhapë të vërtetën rreth historisë shqiptare që nga antikiteti e deri te koha jonë, e vërtetë kjo e cila është e liruar nga kornizat ideologjike dhe anatema e limiteve joshkencore të imponuara nga propaganda e Beogradit me të cilat ka qenë e ngarkuar historiografia jonë deri më tash. Botuesi ka paraparë që promovimi i “Kosovës” në anglisht të bëhet gjatë muajit nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj me promovime në Shkup dhe Tiranë. Promovimi i “Kosovës” do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.

Nga facebook.com:Jakup Krasniqi, poezi për miqtë e dikurshëm të partisë

Jakup Krasniqi, poezi për miqtë e dikurshëm të partisë
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur që hatrin ndaj kolegëve të tij partiakë ta nxjerrë edhe përmes poezive.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka postuar një poezi të një autori anonim.
“Një mik i imi, për "miqtë" e mi të djeshëm me dërgoi këtë porosi, për Pëllumbat që nuk ishin pëllumba. Këtë po e ndaj edhe me Ju miqtë e mi të ri”, ka shkruar Krasniqi.
Poezia është kjo:
"Miqtë" e mi!
Një kohë besoja
Në besnikërinë tuaj,
Në sofrën time,
E cila tani është tretur diku?!
Pëllumbat sipas traditës,
Janë simbol i urtësisë,
Por shpesh pas "pëllumbave"
Janë fshehur plumbat e tradhtisë.
Pëllumbat dikur ishin postier,
Postierët dërgojnë lajme të mira,
Shpesh edhe lajme të liga,
"Miqtë" e mi të pa besë?!
(Autorin po e lë anonim)

eVROPA E LIR[:I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë


Rrëfimi i policit: I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë

Autoritetet ligjore në Serbi nuk i mohojnë akuzat për krime lufte, të cilat i ka bërë publike Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i policisë serbe, ish-pjesëtar i Çetës së katërt të Togës së njësive të veçanta të policisë dhe dëshmitar i mbrojtur nga shteti serb.

Gjatë vitit 1998, si pjesëtarë i Policisë të Serbisë ai kishte marrë pjesë në një numër aksionesh, për të cilat ai dëshmon se kjo polici i ka ndërmarrë kundër civilëve shqiptarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Slobodan Stojanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se për të gjitha veprimet, të cilat i kanë bërë pjesëtarët e forcave serbe në terren, në Kosovë, kanë qenë të informuar eprorët e lartë, përmes zinxhirit komandues i cili ka ekzistuar në njësitet e përfshira në, siç e quan ai, “pastrimin e terrenit”.

Ai thotë se ka parë mjaft tmerre, të cilat i kanë kryer forcat serbe dhe kjo kishte ndikuar që ai të largohet nga policia.

Stojanoviq shpjegon një nga rastet që kishin ndodhur dhe që sipas tij ishin rutinë.

“Gjithkah kam shkuar dhe kur kam parë se çfarë po ndodhë, unë jam tërhequr. Thjeshtë, pa asnjë arsye, u afroheshin njerëzve dhe i kërcënonin duke ju kërkuar para. Në qoftë se nuk kishte dikush para, e vrisnin, pa asnjë arsye tjetër”, tha Stojanoviq, duke shpjeguar se dinte edhe emra të njerëzve të caktuar që kishin vrarë të pafajshëm duke thënë se "shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.

Sipas tij, gjatë “pastrimit të terrenit” fillimisht ushtria grasatonte për orë të tëra dhe më pas futej policia dhe ushtria, të ndarë në njësi të vogla me nga 20 njerëz, të cilët merreshin vesh me komandantët e tyre lidhur me veprimet që i bënin.

Ai akuzon komandantin e tij, Nenad Stojkoviq, për djegien e fshatrave mbi Mitrovicë dhe krimet që kishin ndodhur atje.

“Nenad Stojkoviq, është përgjegjësi kryesor për punën që bënim në Mitrovicë. E djegin gjithë fshatin... ja se çfarë bënin. Vetëm merrnin urdhër dhe ato ishin fjalë të shkurtuara. Do të thotë, kur merrnin fjalën ‘shkrepës’ atëherë do të thoshte se duhej djegur gjithë fshatin, nëse ishte fjala “goma”, atëherë nënkuptonte se duhej vrarë. Kur thoshte komandanti Mitroviq ‘dërgoje për rrezitje’, kjo nënkuptonte se duhej vrarë ai njeri shqiptar”, shpjegon Slobodan Stojanoviq.

Ai ka rrëfyer edhe raste tjera, të cilat sipas tij ishin krime, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot.

Akuzat për krimet, të cilat, sipas Stojanoviqit, i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, i pohojnë edhe autoritetet ligjore në Serbi. Prokurori i Gjykatës speciale për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i sigurt për krimet që i përshkruan Stojanoviq, por sipas tij, ky i fundit u ka bërë shantazh autoritetet për interesa personale.

“Për ato që ai flet, jam i sigurt se kanë ndodhur ato krime. Prokuroria e ka nisur procedurën, bazuar në deklaratat e tij dhe tash jemi në fazën fillestare. Kur ne e kemi nisur procedurën, ai ka qenë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjithçka ka funksionuar si duhet deri në një moment kur ai (Stojanoviq) ka filluar të kërkojë nga ne shërbime të caktuara, të cilat ne nuk mund t’i japim në atë program të mbrojtjes, madje as për dëshmitarin e mbrojtur, i cili për ne është i shenjtë".

"Në kontratë nuk qëndron se ne duhet t’ia punësojmë gjysmën e familjes. Nuk qëndron në kontratë që ai të jetë krye shef i policisë së Leskovcit. Esenca është se ai vet ka dalë nga programi i mbrojtjes dhe atë për të cilën na kishte premtuar se do të na jepte, nuk na e dha. Do të thotë, ne nuk mund ta shfrytëzojmë, sepse nuk kemi pasur dëshmi, të cilat na ka premtuar se do të na i japë në procedurën kundër atyre njerëzve”, ka shpjeguar prokurori serb Vekariq.

Ai ka shtuar se aktualisht është iniciuar procedura kundër Stojanoviqit sepse ai ka kërcënuar zëvendës-prokurorët për krime lufte.

Ndryshe, Stojanoviq thotë se për të gjitha krimet që kishte parë, kishte informuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, në vitin 2000, si dhe disa organizata joqeveritare.

Por sipas tij, askush nuk kishte dashur ta dëgjojë.

“Të gjithëve ju kam drejtuar. Por, në fund, janë detyruar që si kryeshef të stacionit policor të më fusin edhe në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kinse më është rrezikuar jeta nga ana e policëve dhe se ata mund të më vrisnin. Ata më komprometuan".

"Kur hyra në program, gruaja dhe fëmijët u traumatizuan, ndërkaq në analizën që ma bënë të gjakut, kinse është gjetur droga. Unë u thash, pse po flisni marrëzira? Ndërkaq, ata janë të gjithë kriminelë që kanë qenë në Kosovë dhe kanë vrarë e prerë popullin shqiptarë. Mu ata njerëz kujdesen për ne në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka theksuar Stojanoviq.

Në anën tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se dëshmia e Slobodan Stojanoviqit, përmes medieve,është paksa e vonë.

Drejtuesi i këtij këshilli, Behxhet Shala, vlerëson se kjo dëshmi e Stojanoviqit është vetëm një mbështetje për deklaratat, materialet dhe kallëzimet penale që i kanë bërë organizatat joqeveritare nga Kosova dhe nga Serbia, për mizoritë që i kanë kryer forcat paraushtarake, policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

“Ai është dëshmitarë i dorës së parë, i cili në njëfarë mënyre është edhe pjesë e krimit, sepse ka reaguar vetëm pasi kanë kaluar më shumë se 13 vjet, ndonëse ai thotë që i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe e ka informuar për ato që kanë ndodhë. Mirëpo, nuk e ka bërë publike. Do të thotë, kjo është një argument pas së cilit prokuroria në Beograd duhet t’i fillojë hetimet. Besoj që do të merret me rastin”, tha Shala.

Ai ka shtuar se organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe institucionet, nuk janë në pozitë që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtarë për hapjen e hetimeve lidhur me krimet e luftës.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk jemi në pozitë që ti bëjmë presion akujt, sepse ne jemi në pozitë që i nënshtrohemi presionit. E dyta, thjeshtë, mungon vullneti politik për tu arrestuar apo gjykuar ata të cilët janë përgjegjës për krime luftë. Ata që munden, ata nuk e bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjnë vendim-marrësit të cilët janë në Bruksel dhe në Uashington. Por, ata e analizojnë gjendjen politike dhe e shohin nëse ja vlen të merren me të kaluarën, atëherë merren. Në qoftë se jo, atëherë heshtin”, ka theksuar Shala.

Sido që të jetë, ish-pjesëtari i policisë serbe, Stojanoviq, duke folur edhe për mediat serbe, ka rrëfyer episode, siç i ka quajtur ai, të tmerrshme të luftës në Kosovë dhe krimeve ndaj shqiptarëve.

Siç ka treguar ai, një person, identitetin e të cilit Stojanoviq e di, ka prerë kokat e një shqiptari dhe një shqiptareje të vdekur, duke i shndërruar ato më pas në abazhur tavoline.

KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”... QË KA NEVOJË PER TYM...


Nga Fritz RADOVANI:



Plot 100 vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun...
Kur malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, kje me emnin Esad Pashë Toptani...
Shko një Esad, e eja një tjeter si ai...Po bahen 100 vjet, që historia persëritet...
Tragjedia që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!
Atëherë, kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per me u bashkue me Europën e shumdishrueme...dhe me u rikthye në gjiun e vet...bash Shqipnia... Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter pakt...të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca Islamike”!
Pa kalue dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi...” dhe mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter “sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin nga këta shtete... po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.
Flitet (e ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”, kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore...
E verteta asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta...si në vitin 1997, e po kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin Shqiptar... Mjafton që:
Mos të harrojmë kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë... Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.
Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.
Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha... Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë... në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”
***
Fitimi i “disa shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah “vllezërve të vet” në Siri... Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin prap në Shqipni...Këta ço... E ata bjeri prap... “Ma mirë kështu, se me gomone...”
E sa mund të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit Shqiptar që asht Rinia...me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të Europës?
Po cili qeveritarë, po mendon per Popullin, Rininë e Shtetin...tash 100 vjetë?
“Po mbushin xhepat...” e... “Shqiptarët” do t’ ua ndertojnë maozoleumet e tyne!
Lexues të nderuem!
Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...

Melbourne, Nandor 2013.

2013/11/12

“Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë” kërcënon institucionet e Kosovës
























Prishtinë, 12 nëntor 2013- 


Disa kosovarë, të cilët dikur kanë luftuar në Siri, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për terrorizëm.  Genc S. i cili mban nofkën luftarake “Ebu Hafs Al Albani” është arrestuar të mërkurën nga policia e Kosovës.

Ai pretendon se është ndjekës i udhës së “Al-Kaidës” në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.

“Al Albani” ka qenë para disa kohësh në Siri, si luftëtar nga Kosova, së bashku me shqiptarë të tjerë.

Por, kthimi në Kosovë e ka bërë atë të dyshimtë. Policia ka nisur ta përgjojë atë për një kohë të gjatë, derisa e ka arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan “Koha Ditore”.

Policia ka arrestuar edhe shokët të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan, dhe ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celular të gatshëm për shpërthim. Valon Sh., Musli H., Ardian M. Dhe Nuredin S. dyshohet se, janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë.

Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik, të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikanë, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Uragani”, të zhvilluar ditë më parë.

 Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.

Komunikata e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thuhet: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.




“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre.

Allahu i lartësuar thotë:

"Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi." Surja Ahzab, Ajeti 23

"Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët." Surja Nisa, Ajeti 76

Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave.

Batalioni i Mediave

Komandant Muxhahidi”, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike.

Atentatori i Sarajevës: Terrorist apo hero?

Me dy të shtëna ndaj çifitit trashëgimtar të fronit të Austro-Hungarisë, Gavrilo Princip shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Ishte ai një patriot apo më tepër një terrorist? Lufta e interpretimeve vazhdon edhe sot.
Rruga në Serbi me emrin Gavrilo-Princip
Përballë stacionit të trenit në Beograd ndodhet fakulteti i shkencave ekonomike. Gjatë ditës studentët grumbullohen para ndërtesës, dhe mbushin hapësirën me bisedat e shkurtra para leksioneve. Edhe natën këtu ka shumë lëvizje, prej vitesh në parkun pranë ka burra që vërtiten për të gjetur një grua për disa orë. Pas kësaj skene laroshe të kryeqytetit serb shtrihet rruga Gavrilo-Princip. Ajo mban emrin e njeriut, që më 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij.

Serbia e nderon si hero kombëtar, me një rrugë të vetën në mes të Beogradit. Diku tjetër ai konsiderohet terrorist, vrasës, që shkaktoi Luftën e Madhe. Njëqind vjetori i atentatit po afrohet, për këtë janë shkruar libra të rinj historie dhe pjesë teatrale dhe debati i vjetër nxehet përsëri. Në ç'vend në mes të heroizmit dhe fajit qëndron vërtetë figura e Gavrilo Principit?

Hero dhe vrasës
Qëllimi i tij ishte çlirimi i Bosnjës nga sundimi i perandorit austriak dhe krijimi i nje shteti jugosllav, që do të ishte Bosnja së bashku me vendin tjetër sllav të jugut, Serbinë. Mjeti i tij ishte atentati. Pyetja, nëse qëllimi e justifikon mjetin, është absurde, thotë historiani dhe njohësi i Europës Juglindore, Holm Sundhaussen. "Dikush, që ka si qëllim një shtet sllav të jugut, ka një perspektivë krejt tjetër në lidhje me të, se sa dikush, që nuk e do një shtet të tillë jugosllav, apo serbomadh", thotë ai për DW.
Kolegu i tij Christopher Clark nga Universiteti i Kembrixhit është edhe më konciz. "Nuk është krejt adekuate që ta karakterizosh Principin si terrorist", thotë Clark në intervistë me DW. "Principi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk donin të vrisnin njerëz të pafajshëm, apo të përhapnin terror masiv. Ata donin të krijonin një klimë frike në mesin e elitës politike të monarkisë së dyfishtë, por ata nuk ishin terroristë në kuptimin e sotëm."
Gavrilo Princip arrestohet menjëherë pas atentatit
Shkrimtari serb Vladimir Kecmanović nuk ka asnjë dyshim, se të shtënat në Sarajevë ishin të shtëna për lirinë dhe kështu Principi është një hero, thotë ai. "Si mund ta quaj ndryshe një njeri, i cili është vetësakrifikuar në këtë mënyrë?", pyet Kecmanović në bisedë me DW. Historiani Sundhaussen vëren nga ana tjetër se princi i kurorës, Franz Ferdinand, nuk ka qenë as tiran e as i etur për luftë. Ai ishte një monark, që ishte për reforma. "Njerëzit përreth Gavrilo Principit dhe organizata e tij Bosnja e Re përmendnin vazhdimisht fjalët vrasja e tiranit. Kjo nuk i pështatet aspak atij", thotë Sundhaussen.

Revolucionar dhe viktimë
Dramaturgia Biljana Srbljanoviç është kritike ndaj përpjekjeve për ta klasifikuar Gavrilo Principin si një vrasës, apo hero. Premiera e dramës së saj "Princip (Ky varr është shumë i vogël për mua)", u shfaq në Teatrin e Vjenës tri javë më parë. "Ai ishte mbi të gjitha një revolucionar, që ishte për çlirimin e vendit të tij të pushtuar. Të shtënat e Sarajevës janë kështu një akt revolucionar, i cili për fat të keq ishte i dhunshëm", thekson Srbljanoviç në intervistën për DW.

Publicistja e sheh Principin edhe si viktimë, jo vetëm për shkak se ai vdiq në errësirën e burgjeve të Theresienstadt-it. Ai ishte edhe një viktimë e shoqërisë të fshehtë serbe "Dora e Zezë", e cila e rekrutoi atë për atentatin dhe e armatosi. "Princip nuk qe i vetëdijshëm, se idetë e tij të drejta u manipuluan nga kjo organizatë gjysëmpublike. Dora e Zezë kishte diçka krejt të tjetër në mendje, Serbinë e Madhe.

Shkaku dhe preteksti
Pas atentatit historia mori një tempo shumë të shpejtë. Vetëm 37 ditë më vonë pati luftë. Më parë monarkia Austro-Hungareze i bëri një ultimatum Serbisë. Ai ishte përpiluar në atë mënyrë, që Serbia e kishte të pamundur ta pranonte. Lufta ishte e paraprogramuar. Perandori gjerman Wilhelm II i dha Vjenës një çek të bardhë, duke i premtuar mbështetje ushtarake për një sulm në Serbi. Vetëm disa ditë më vonë edhe Rusia, Franca dhe Britania e Madhe hynë në luftë. "Fuqitë e mëdha e llogaritën rrezikun dhe fitimin e mundshëm- dhe në fund vendosën të gjithë për luftën", thotë njohësiti Evropës Juglindore Christopher Clark. Fuqitë e mëdha kishin këtu shumë interesa vetjake. Prandaj atentati i Sarajevës kryesisht konsiderohet si shkëndija, që ndezi zjarrin, por jo si shkaku i vërtetë i Luftës së Parë Botërore.

Historiani Clark mendon se "do të ishte absurde dhe qesharake" të bëje përgjegjëse Serbinë për shpërthimin e luftës. Në librin e tij "Njerëzit sonambul" ai shkruan, se atentati i Sarajevës ka qenë më shumë se vetëm një pretekst për luftë. "Para ngjarjeve të Sarajevës në Vjenë pëllumbat politikë kanë qenë gjithmonë më të fortë se skifterët. Por pas atentatit substanca e politikës ndryshoi rrënjësisht, sepse zëdhënësi i madh i paqes nuk mund të fliste më. Ai ishte Franz Ferdinandi", shpjegon Clark.
Grafikë në Beograd me fytyrën e Gavrilon Princip
Deklarata të tilla shkrimtari serb Kecmanoviç i quan "rishikim i historisë". Historianët perëndimorë janë përpjekur të relativizojnë "fajin gjermanik" duke fajësuar "serbin Princip" për luftën. "Gjatë Luftës së Ftohtë Gjermania dhe Austria u profilizuan si aleatë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës. Të gjitha këto vende përpiqen ndërkohë të ndreqin armiqësitë dhe kontradiktat e tyre historike", thotë Kecmanoviç. "Kjo është e lehtë të bëhet me një vend të vogël, veçanërisht për shkak se Serbia u denigrua pas luftës në Jugosllavi në vitet nëntëdhjetë si mishërim i së keqes."

E vërteta është relative
Kur diskutohet "faji serb" Biljana Srbljanoviç ka dëshirë ta përsërisë se Gavrilo Princip nuk ndjehej si serb. Për shkak të kësaj deklarate shtypi bulverdesk i Beogradit e ka akuzuar, se do "t'ua marrë heroin serb." "Princip ishte një jugosllav i bindur. Para gjyqit ai ka deklaruar disa herë se përdor gjuhën kroato-serbe", thotë dramaturgia. "Pak para vdekjes së tij ai i është rrëfyer një mjeku të tij, se ai kurrë nuk ka besuar në Zot, edhe pse vjen nga një familje ortodokse serbe. Unë nuk dua t'ua vjedh atë serbëve, ai ka përcaktuar një gjë të tillë vetë."

Në fund të debateve të tilla mund të kthehesh te fjalët e filozofit dhe shkrimtarit gjerman Friedrich von Schlegel. "E vërteta nuk gjëndet, por prodhohet. Ajo është relative." Me fjalë të tjera, vajzat e rrugës do të vazhdojnë të presin klientët e tyre para rrugës Gavrilo Princip në Beograd. Në Berlin apo Vjenë me siguri nuk ka për të patur kurrë një rrugë Gavrilo Princip.

Psikologët amerikanë: Sërbët populli më budallenj në botë, më të mençur janë zviceranët






Një anketë amerikane, maqedonasit i shpall si kombin e tretë më budalla.
Në mesin e dhjetë popujve më të mençur janë zviceranët, pastaj francezët, amerikanët, norvegjezët, britanikët e kështu me radhë…

Këtë konstatim e kanë nxjerrë një grupë psikologësh amerikanë nga Uashingtoni, Nju Jorku dhe Detroiti, pasi kishin bërë anketë në internet në mes 190 vendeve. Anketë është bërë nga muaji maj deri në muajin tetor të këtij viti.

Si popull më budalla në botë amerikanët i shpallën serbët, në vendin e dytë turqit ndërsa në të tretin maqedonasit. Në mesin e dhjetë vendeve të para u gjetën edhe polakët, hungarezët, bullgarët, kenianët dhe popullin e Zelandës së re.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...