Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/05/11

SHKAMBI I PATHYESHËM I SELCËS



Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…


Nga Fritz RADOVANI/ 55 VJET…/


E pabesueshme! Vetë Dora e Zotit mbasi e kishte daltue në një prej Shkambijve të Maleve të Selcës, i kishte dhurue Pathyeshmeninë per Idealin “Atdhé e Fé”…

1 don Malaj
Ky ishte Don Dedë Malaj… (16 Nandor 1917 – 10 Maji 1959)


E pashë me sy dhe e ndigjova, tue percaktue shka domethanë “komunizëm”!
“E premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi”. (Në gjyqin e Tij, në kinema “Republika” Prill, 1959)
Ka lé në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj me 16 Nandor 1917.
Prindët i kanë zbritë nga Selca e Alpeve në Mal të Kolaj, pranë Velipojës, ku nen kujdesin e Don Alfons Trackit, misionar gjermanë në Shqipni, u përgatit per me vazhdue studimet e nalta per Meshtar, të cilat, i perfundoi Romë dhe në vitin 1941, u shugurue Meshtar në Gjenacan, para fugures Zojës së Shkodres. Ishte famullitar në Velipojë, Mal të Jushit e së fundi në Dajç të Bregut të Bunës. Dy vëllazën i vdiqën të rijë, Nikollën e patën pushkatue në ditët e para të marrjes pushtetit komunistët, ndërsa Frani vdiq në 1948, kur Don Deda ishte i arrestuem herën e parë me shumë klerikë të tjerë. Frani la një vajzë të vogël që quhet Drande, të cilën mbas vdekjes së gjyshes Lulë e mori Don Deda në qelen e Tij. Mbas vitit 1959, Drandja mbet pa asnjë njeri të afërt të vetin…
Asht shumë e varfen aftësia ime letrare per me dashtë me pershkrue Madhështinë e Këtij Vigani, që Selca ynë i dhuroi Atdheut, edhe pse në fundin e muejt Prill të 1959, ndigjova me veshtë e mij, tue predikue ma shumë se tue folë një prej Atyne Klerikëve që historia do ta daltojnë me shkronjat e arta ndër fletët e prarueme të Herojve të saj.


Hymja në sallën e gjyqit e gjeneralit kriminel Hilmi Seiti bashkë me ambasadorin jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me randësi të madhe, për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona. Altoparlantët në kater anët e Shkodres, ushtonin me zanin e tyne të kobshem bash sikur mbas dy javësh, kur në Shkoder erdhi “miku ynë” sovjetik Nikita Hrushovi…i rrethuem nga xhelatët Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Prokurori Rrapi Mina, porsa filloi gjyqi e pyeti: Që kur je armik i komunizmit?
Don Deda tha: “Unë jam anmik i komunizmit që në moshën 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sëpse jam brumosë me ato ide…”
“Kam vazhdue me kenë anmik deri ditën e arrestimit, mbas asaj ditë nuk jam ma asgja. Nuk kam pasë si me iu dashtë unë ju, se në ditët e para që keni hy në Velipojë, më keni vra vëllanë!…” Dhe gjyqi vazhdoi…
Prokurori Rrapi Mina, e pyet: “Po, ku, kemi hy né?”, Don Deda përgjegjet:
– Ju keni hy, se kështu thotë Populli për të gjithë ata si ju, që nuk i ka dashtë.
– Ju kërkoni me më pushkatue edhe mue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik!
– Kam pritë me shumë andje një Revolucion si até të 1956 në Hungari, dhe më ka ardhë keq për disfatën e Popullit hungarez, të pësueme nga tanket sovjetike…
– Bashkimi Sovjetik ka shfrytzue të gjitha demokracitë popullore të Lindjes, mbasi prej tyne ka marrë të gjitha prodhimet tue përfshi edhe metale e minerale, ndërsa, ai atyne edhe né na çon disa hekura të ndryshkuna, që ba me ia hjekë ngjyrën del se çfarë vjetërsinash na çon edhe sot këtu, tue fillue me traktora, fabrika e kombinate.
– Bashkimi Sovjetik jo vetëm që nuk na ka falë gja, por na ia kemi pague disa fish vlerën e atyne vjetërsinave…e hekurishtave të pavlerë.
– Përsa i përket dyshimeve të mija për Statutin e Kishës, unë i kam dërgue një letër Vatikanit nëpërmjet të Don Ivo Bozhiq në Jugosllavi, po kje se, atë letër ai ia ka dhanë UDB – së jugosllave asht puna e tij, unë nuk i kam shkrue kurrë atyne që thoni ju, po Vatikanit, Papës në Romë, se dojshe me dijtë se kush i ka aprovue Ipeshkvijtë që po shuguroheshin në Shqipni, për mos me ra në gabim fetar unë përvete.
Kur prokurori e pyeti se çfarë i ke thënë fshatarëve për hyrjen në kooperativë?
Ai tha: – I kam thanë hyni e mos kundërshtoni! I kam thanë kështu, se, e dijshe mirë sësa miljon fshatarë ka zhdukë Stalini nga ata që i kanë kundërshtue atij me hy në kolkoze. I kam thanë hyni se këta ju qesin fare, se Enver Hoxha nuk ndryshon aspak prej Stalinit, por shifni punën e mos bani za edhe pse nuk ju paguejnë mundin tuej.
– Fshatarit ju nuk i pagueni as një të dhjetën e mundit tij. Ai merr aq pak sa nuk siguron as bukën e fëmijve të vet. Sikur të shpërblehej për djersën e derdhun në punë të kooperativës, ai do të ndërtonte pallate disa katesh e jo, kasolla, aty ku jeton sot.
– Ai nuk ha mish kurr vetëm njëherë në vit…edhe nuk di a e ka njëherë në vit!
Prokurori e pyeti nëse ti i ke lejuar për të ngrenë mish edhe ditë premte, pse e bëre këte gjë, përderisa ditën e premte juve ua ndalon feja?
– Sëpse nuk dojshe me i lanë pa hangër mish pergjithnjë, mbasi në Shqipni asht përditë e “premte”, madje, jo e premte, por e Premtja e Zezë…
…E, e Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 Nandor 1944 dhe, ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!.”.(Dosja 2199. Arkivi M.P.M Tiranë).
Kryetari i gjyqit, krimineli i njohun Mustafa Qilimi, me 27 Prill 1959, në darkë dha vëndimin për Don Dedë Malaj, me vdekje me pushkatim…
Kujtoj si tashti që kur doli nga kinema “Republika” dhe e hypën në një kamjoni, kujtoj dy sytë e Tij të skuqun, madje të gjakosun, ku nuk dallohej as bebja e synit të kaltërt! Një Martir i vertetë, i rrethuem nder bajoneta vetem pse ishte Klerik Katolik!
Merrej me mend gjithshka tue mendue kalimin nder duer të terroristëve nder ma kriminelët e Popullit Shqiptar, Hilmi Seiti, Xheudet Miloti e sa të tjerë anadollakë. Per hetimet e bame ndaj klerikëve Don Ejëll Kovaçi dhe Don Dedë Malaj, xhelati Hilmi Seiti, me 7 korrik 1959 u gradue gjeneral major i sigurimit shtetit, gradë të cilen partia, ia shperblej me një plumb ballit (në anen e djathtë) me 26 prill 1960, ashtusi e meritonte!
I vetmi njëri që interesohej për Té, ishte mbesa e vogël jetime Drandja. Vetëm Drandja 13 vjeçare, do të përpiqej “me i shpëtue jetën axhës së vet”. Drandën e ndihmuen dy priftën në këte fatkeqësi, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që në vitin 1969, dhjetë vjet mbas Mesuesit të vet u pushkatue edhe Ai, si edhe Don Pjetër Gruda, mik besnik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në burg në vitin 1989, plot 30 vjet mbas Don Dedës, pak muej pa plotsue dënimin…pra, të tre Këta Klerikë, pësuen një jetë… edhe me një mbyllje të saj tragjike.

***
Me datën 11 maji 1959, Don Dedë Malaj në moshën 42 vjeçare u pushkatue!…
Plot 55 vjet ma parë!.. U ngrit edhe Një Monument !
Pse u punue kaq shumë vite nga diktatori Enver Hoxha, kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillon mënia e tij dhe e sigurimit të shtetit kundër Don Dedës?
Urrejtja e diktatorit mizor dhe e vegles së tij, Sigurimit të Shtetit fillon në vitin 1950, me qëndrimin e tyne të vëndosun dhe kundërshtar ndaj kërkesës së vjetër të shtetit, për nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare. Aty ishte ngerrçi i Enver Hoxhës dhe i pushtetit tij diktatorial: “Shkëputja e Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani…”.
Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin, për mos me aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta e kanë kundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të Sigurimit: “Çfarë dhe si duhët të veprojmë për ti zhdukur këta klerikë?”
Ata, jo vetem, mbetën të pavdekëshëm në historinë e salvimit dhe të martirizimit të KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, Po, Don Dedë Malaj, perjetësisht do të qendroj si Shkamb i Pathyeshëm i Alpeve Kreshnike dhe i Selcës Heroike, në Token Shqiptare!
Don Dedë MALAJ asht shkamb, që ka lé prej shkambit!..
Melbourne, Maji 2014.


NJËLLOJ SI PARAARDHËSIT

PROF.DR.RASIM BEBO

Janullatosi e ktheu meshën nga shqip në greqisht. Ai po u thotë shqiptarëve, se vetëm greqishtja është gjuha e kishës. Kishën noliane e quan si shtojcë, apo pjesë të kishës greke dhe quan fitore të madhe që shekullin e kaluar hodhën në dorë K.O.A.SH. Kështu Janullatosi flet vetëm me gjuhën e nënës së tij greqishten. Ndërsa e vërteta është se besimtarët ortodoksë, as që kanë lidhje me greqishten, as u hyn në punë ajo dhe as janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke. Gjithmonë kisha greke e ka mallkuar gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk është “Gjuhë e Zotit” por gjoja vetëm greqishtja është e tillë.

Një nga parimet bazë të autoqefalisë, është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parimi bazë. Autoqefalia është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së Janullatosit, me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri, sikur në Sinodin e shenjtë nuk paska tre klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe të Gjirokastrës janë vënë me kombësi greke. Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha, jo vetëm qe është veprim antiligjor, por bëhet si veprim urrejtje ndaj shtetit shqiptar, për t’i thënë se ne nuk pyesim fare për ju, pasi e rëndësishme është vetëm Greqia. Nuk është as e para herë as e fundit, që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksit shqiptarë si “grekë”. Ndërsa priftërinjtë shqiptarë që kanë meshuar në gjuhën shqipe, janë masakruar nga paraardhësit e Janullatosit.

Dhe ndonëse e dinin që do të vriteshin nga bandat greke që udhëhiqnin peshkopatet, ata vazhdonin me vendosmëri meshën në gjuhën e tyre amtare. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi dhe gropa e gëlqeres, për Petro Nini Luarasin, sëpata për çarjen e kokës, Papa kristo Negovanit ia kthyen trupin e tij në ushqim për qentë, prerjen e kokës dhe zhdukjen e saj, përdorën për At Stath Melanin, trupi e të cilit, përmetarët e varrosën pa koke në kishën e tyre. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen, peshkopi greke e spiunoi te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan, e varrosën së gjalli në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopojë.

Janullatosi, si uzurpator, po e kthen Shqipërinë në helenizim, duke e qëndisur me kisha të stilit grek, me kisha në emër të Shën Kozmait të vrarë si agjent grek nga paria e vendit para 235 vjetëve, po ngre shkolla greke dhe varreza të quajtura të ushtarëve grekë pas 73 vjetëve. A ka punë më të pështyrë që bën Janullatosi, gjoja po kërkon kockat e ushtarëve grekë të lëna harcave e kodrave që nga 28 tetori i vitit 1940 deri me 15 prill të 1941, që është koha e luftës italo-greke, dhe kujtohen tani pas 7 dekada për qëllimin politik të helenizmit, që drejton tashmë vetë peshkopi grek. Sot ka filluar një ere e fortë, kundër fqinjëve tanë në Veri e në Jug. Kërkohet “Shqipëria Natyrale”, nga politologu Koqo Danaj, me një fjalë që Shqipëria të mos te kufizohet më me shqiptarë, por të kufizohet me fqinjë. Po përgatiten dokumenta për në gjyqin e Hagës, për të denoncuar gabimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913. Kjo ide gjen mbështetje të plotë te Amerika dhe Turqia. Për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një komb, në një gjuhë, në një flamur, në një histori.

 Platforma për Shqipërinë Natyrale, e ka trazuar shumë Serbinë, Greqinë, sllavo Maqedoninë, dhe Malin e zi. Kjo ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA. Qëkur u publikua në vitin 2006 “Shqipëria Natyrale” në gjuhët, shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe sllavo – maqedonisht, në Beograd janë publikuar mbi 850 botime të quajtura “Rreziku i Shqipërisë Natyrale”. Ndërsa Greqia, me komisarin e saj në Shqipëri, ka shprehur hapur luftën kundër rilindjes tonë kombëtare, të deklaruar në gazetën kryesore greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria”, shprehet Janullatosi dhe në vazhdim nuk dëshiron të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pёrpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në Statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare, miratuar me dekretin nr. 1065, datë 5-5-1950 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të republikës Popullore të Shqipërisë. Këtë ligj të miratuar zyrtarisht Janullatosi e ka shkelur me të dy këmbët.
Sinodi i Shënjtë është një gardë e krijuar nga Janullatosi që i shërben të zbatojë planin e helenizimit grek në Shqipëri.

Që të krijosh një Sinod të Shënjte, duhet që kryepeshkopi i cili e drejton, të jetë aprovuar nga Patriakana dhe nga shteti. Janullatosi, nuk e vlereson fare qeverin Shqiptare dhe Akademin e Skencave. Krijoj Sinodin e Shënjtë një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. Prandaj mund të shprehem me plot gojën, se ju po e teproni. Mëso, se je i huaj në vendin tonë në Shqipëri, në shtetin shqiptar. Në këtë vend flitet shqip këtu e 10.000 vjet më parë. Këtu nuk jemi në Greqi, ku kisha është mbi gjithçka dhe nuk mund të imitosh peshkopin e Athinës në Tiranë.

Por ju punoni mbrapsht, sinodin e keni bërë të ngjashëm me atë të Athinës. Vend-varrimin tuaj e përgatitët, mundet te katedralja në Tiranë ose te kisha në Shënavlash, nuk është çudi se mund të shenjtëroheni edhe para vdekjes, se pas vdekjes do të keni kishën personale “Shën Janullatos” ashtu si keni bërë për Shën Kozmanë, disa kisha që nga Mursia në Vurgun e Delvinës. Ka pasur figura si ju, që e kanë cënuar këtë popull dhe kurdoherë janë larguar ose kanë lënë kockat këtu. Për Ilustrim” Në pranverë të vitit 1931, u ngrit gjyqi në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër, kundër Daut Hoxhës, i cili kishte vrarë shumë persona në Greqi. Qeveria greke përfaqësohej nga avokati Shkarpa, shumë i zoti. Kryetari i gjyqit pyeti të pandehurin: Ç’ke të thuaç? -“Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, por jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë, keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse, ca në luftime ca ku i gjëja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri...Prandaj mos më pyet në kam vrarë, po më pyet, se ku i kam vrarë, kur, ku, e pse i kam vrarë. I vrava në vendin tim, e jo në vendin e tyre: I vrava kur këta zunë të na shuajnë; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë dhe me vraka zgjidhur, I vrava për t’i shporrur nga vendi im...”Vrasjet e bëra nga Daut Hoxha dhe çeta e tij ishin bërë për qëllime politike-kombëtare. Prandaj gjyqi e quajti Daut Hoxhën “të padorëzueshëm”. Nxjerrja e Daut Hoxhës në gjyq, me kërkesën e qeveris greke, si masë paraprake, nëpërmjet dy nënoficerëve të besuar që kryenin shërbimin në burg, që para daljes në gjyq e pajisën me dy revolverë. Kjo mase ishte e domosdoshme për të parandaluar ndonjë grabitje nëpër udhën burg - ndërtesa e prefekturës, ku bëhej gjyqi, apo qoftë edhe nga salla e gjyqit. Dyshimet për këtë, i shtonte mbërritja nga Janina për në Gjirokastër e disa veturave me 3-4 vete secila. Ishte afër mendjes, se ata qenë të gjithë të asfalisë dhe të korofillaqisë. Atëherë, në qeverinë e Mbretit Zog, punohej për Shqipërinë. Sot siç thotë Prof. Dr. Eshtref Ymeri: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz…”.

Rasim Bebo, Addison Çikago maj 2013

2014/05/09

Viktor Kaspruk-Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit


       Viktor Kaspruk është politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i mirënjohur ukrainas. Ka lindur në Kiev në vitin 1955. Analizën në vijim e ka përkthyer dhe përgatitur pë botim Prof.dr. Eshref Ymeri. Titulli i analizës është i përkthyesit.



Shkruan: Viktor Kaspruk

Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit

            Çdo gjë që bën Vladimir Putini në Ukrainë dhe në arenën ndërkombëtare, nuk është politikë, është aventurë, e cila mund të sjellë për të një fund të vajtueshëm. Është për të ardhur keq që ai nuk nxori asnjë mësim nga përvoja e diktatorit libian Muhamar Kadafi.



            Konferenca e shtypit e Vladimir Putinit “ishte për t’u gëzuar”. Ja tezat e tij kryesore: “autoritetet ukrainase nuk janë të ligjshme (përveç parlamentit, ai është pjesërisht i ligjshëm), opozita nuk i plotësoi kushtet e marrëveshjes së 21 shkurtit, në Ukrainë nuk ka kurrfarë demokracie dhe dëshmi e dukshme dhe e drejtpërdrejtë e kësaj është shpërndarja e Gjykatës Kushtetuese, në momentin e tanishëm nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje në Ukrainë, përforcimi në kohën e duhur i mbrojtjes së objekteve ushtarake të Federatës Ruse e uli në mënyrë të theksuar tensionin në Krime, mundësia për të futur trupat ekziston, por nuk është e nevojshme. Kurse si gjë kryesore duhet theksuar se Rusia, me këtë shtet, dokumente nuk ka formosur dhe tani të gjitha marrëveshjet paraprake me Ukrainën nuk janë më në fuqi”.
            Putini është gënjeshtar. Në konferencën e shtypit të datës 4 mars, presidenti i Federatës Ruse hodhi teza të pavërteta.


            

Po të merret për bazë logjika e Putinit, sipas së cilës Rusia me “këtë” shtet nuk paska firmosur kurrfarë dokumentesh, atëherë rezulton që flota e Detit të Zi e Federatës Ruse u ndodhka në “këtë” territor në mënyrë të jashtëligjshme, kredi “ky” shtet nuk paska marrë, kurse për gazin tashmë nuk u dashka të paguajë asgjë.

            Por po të vazhdohet me përfundimet “logjike” të Putinit, atëherë përfundime të tilla mund të vlejnë në të dyja drejtimet: Kaliningradi, një herë e një kohë, iu aneksua një vendi krejt tjetër, Siberia qe pushtuar nga një vend krejt tjetër, kurse tokat ku është ngritur Peterburgu, duket t’i kthehen Suedisë ose Finlandës.
            Po kaq “të vërteta” tingëllojnë pohimet e Putinit, sipas të cilit “vetëmbrojtja” e Krimesë diku i paskësh blerë si shtesë edhe uniformat, edhe pajisjet e plota të trupave speciale, përfshirë edhe modifikimet më të fundit të automatikut Kallashnjikov. Ajo sillet rrotull me transportues të blinduar dhe shpërndan pasaporta ruse.



            Ajo, “vetëmbrojtja”, pra, bllokon repartet ushtarake, pushton ndërtesa parlamenti dhe të Këshillit të Ministrave, aerodrome, shtabe dhe pika kufitare, fluturon me aeroplanë dhe helikopterë luftarakë, shfrytëzon vazhdimisht targat e makinave ushtarake ruse dhe s’pyet për ndonjë kundërgoditje nga ana e trupave të Ukrainës. Duket sheshit që këto të gjitha do të tingëllonin si diçka qeasharake, sikur mos të të ngjallnin kaq trishtim. 

Sve utakmice u Ukrajini do kraja sezone igrat će se bez navijača!

            Një njeri i moshuar, shtatshkurtër, me duar që i dridhen nga emocioni dhe me sy të papërqendruar, i veshur me një kostum serioz dhe i ulur në një kolltuk jo më pak serioz, të gjitha këto gjëra na i rrëfen me një pamje serioze.

            Jo, ky nuk është Çemberleni dhe madje as Llojd Xhorxhi. Ky është një njeri, pranë të cilit ka fluturuar një jetë e vërtetë, duke trumbetuar dhe shkëlqyer me flatra të lustruara. Këtij njeriu nuk mund t’ia kesh frikën. Ai nuk është i gatshëm të përgjigjet për gabimet veta. Mbreti paska qenë lakuriq. Ai është bërë qesharak.
            Mes rreshtave të thënive të tij lexohet açik: “pranë nesh ndodhet një popull sllav që ne e kemi mbajtur nën fre me qindra vjet. Ai është bërë kaq i paturpshëm, saqë kërkon të jetojë më vete dhe vetë ta përcaktojë fatin e tij”. Këtu e ka burimin edhe urrejtja për vendet e Balltikut, për Poloninë, për Çekinë, për Gjeorgjinë dhe përgjithësisht ndaj të gjithëve. “Si qenka e mundur që këto vende të bëjnë pa ne? Atëherë kush qenkemi ne që pa ne, pa dorën tonë drejtuese, dikush mund të jetuaka?”.
Separatisti nisu poslušali Putina: "Referendum će se održati 11. svibnja"
          

  Saakashvili: historianët kanë për të shkruar se Perandoria Ruse e mbylli ekzistencën e vet në Sheshin Majdan të Kievit
Putin pozvao separatiste za odgode referendum: "Kriza se razvija prema najgorem mogućem scenariju"
            Për fat të keq, në Rusi, nocioni i vetërespektimit dhe i vetëvlerësimit është i lidhur ngushtë me poshtërimin e tjetrit. Rusia asnjëherë nuk ka qenë një vend i vetëmjaftueshëm. Ajo gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Por kjo nuk është gjë tjetër, përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri italian Çezare Lombrozo, atëherë mund të themi se ai i përshtatet Vladimir Putinit pothuajse në një mënyrë ideale.

Avakov tvrdi da su vojnici ubili više od 30 separatista, obje strane zakapaju mrtve
            Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualitet, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës. 




            Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.

Ruski mediji: Slavjansk napadali Hrvati, a zapovijedali Amerikanci
            Veçoria e tretë e “tipit kriminal” është atavizmi psikologjik (shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë) dhe, në rastin konkret të Putinit, atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, spiunoman dhe ksenofob.
            Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Putini ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Është bërë seleksionimi i gazetarëve dhe kanë arritur “të mbijetojnë” vetëm ata që kanë pranuar t’i thurin lavde “liderit suprem”. Televizioni që ai ka krijuar, e ka degjeneruar një brez të tërë të rinjsh. Gjatë qeverisjes së Putiit u lanë jashtë vëmendjes në një mënyrë kriminale ato mundësi kolosale që Rusia mund t’i kishte shfrytëzuar për të hedhur një hap gjigant përpara në të gjitha sferat.

На Луганщині сепаратисти погрожують фізичною розправою директору школи за відмову проводити «референдум» у будівлі навчального закладу. Директор не здається
            Krejt periudha e qeverisjes së tij do të shënohet në histori si periudha e “turpit të Rusisë”, si koha e dështimit të Rusisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së tij, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

Zarobljeni OESS-ovi promatrači: Dobro smo, ali ne znamo kad ćemo biti pušteni

Dhe në këtë sfond të vështirë, në një mënyrë edhe më heroike, do të perceptohet gjithmonë qëndrimi i popullit ukrainas, i cili arriti të heqë qafe mëkëmbësin e Putinit.
            Ukraina është shembull për Rusinë, natyrisht, në qoftë se Rusia është e aftë të nxjerrë ndonjë mësim.
            Gjithsesi, mund të thuhet se profesioni i gjithsecilit ndikon mbi mendësinë e tij. Thelbin e kësaj thënieje e pasqyron fjala e urtë:
            “Është keq puna kur byrekët i pjek këpucari, kurse çizmet u qep furrtari”.
            Këtu nuk është halli se këpucari nuk është në gjendje të pjekë byrekë, por halli është se kur njeriu bën diçka, kjo shumë shpesh ngulitet një herë e përgjithmonë në nënvetëdijen e tij që nga mosha e rinisë.
            Dhe nëse njeriu në rininë e tij ka qenë ushtarak ose çekist, atëherë edhe nënvetëdija e tij ka për të vepruar në këtë drejtim. Prandaj njerëz të tillë nuk e kanë vendin në politikë.

Ukrajinska kriza: Za 11. svibnja najavljen referendum o neovisnosti Donjecka

            Sigurisht që ka edhe shembuj presidencash të suksesshme nga radhët e ish-gjeneralëve, si Sharl de Goli dhe Ajzenhaueri. Por këto janë më shumë raste përjashtimore.
            Si rregull, njerëzit e shërbimeve sekrete apo pranë shërbimeve sekrete, nuk janë në gjendje të bëjnë abstraksion në kushtet e një situate konkrete, t’i llogarisin hapat e veta asisoj që të avancojnë dyfish përpara.
Pikërisht kjo është arsyeja që, kur në vitin 1999, Putini, në krye të komandës së shërbimeve sekrete, erdhi në pushtet, duke shmangur politikanët e ish-aktivit partiakoekonomik të Bashkimit Sovjetik, jo të gjithë i ranë në të se çfarë rreziku përfaqësonte për vendin ajo ardhje në pushtet e KGB-së.
Як «джип Жириновського» опинився в Україні?
Si çekistët morën në dorë kontrollin e Rusisë: plani Andropov-Putin

Njerëzit e shërbimeve sekrete, kundërzbuluesit, nëpunësit e gjurmimit politik, për nga formimi i tyre psikologjik, janë shkatërrues, jo ndërtues. Dhe kjo për faktin se në nënvetëdijen e tyre është ngulitur ideja e shkatërrimit të planeve të kundërshtarit dhe jo ideja për të bërë diçka të dobishme për jetën konkrete. Kurse politika është një zeje ca ndryshe. Ajo është arti i së mundshmes.

Putin obavijestio Merkel o povlačenju ruskih snaga s ukrajinske granice
 Në sferën e politikës duhet manovruar, duhet folur, duhet sulmuar dhe tërhequr, duhen drejtuar njerëzit jo fort të aftë që ata të qeverisen.
            Por është halli se në shërbimet sekrete punët janë një çikë ndryshe. Aty nuk është zakon që diçka ta marrësh seriozisht. Në këto struktura përzgjidhen njerëz, të cilët janë gati të heqin dorë nga “uni” i tyre në të mirë të qëllimeve që përcaktojnë shefat e tyre.

            Në këto struktura paguajnë shumë më tepër sesa në strukturat e tjera. Por, po ashtu, prej tyre kërkohet një varësi e tillë, të cilën është e pamundur ta kërkosh nga njerëzit e zakonshëm. Këtu nuk ka politikë manovrimi, sulmi dhe tërheqjeje. Direktivat përpunojnë mentalitetin përkatës, i cili është i mirë për kryerjen e punëve të shërbimeve sekrete, por që nuk është i përshtatshëm për politikanët. Prandaj njerëzit e shërbimeve sekrete, thjesht profesionalisht, janë të papërshtatshëm për të qeverisur vendin. Se politika është gjithmonë në kërkim të kompromisit dhe të drejtpeshimit të interesave dhe të tendencave që janë në kundërshtim më njëra-tjetrën. Madje duke pasur parasysh jo vetëm perspektivën afatshkurtër, por edhe perspektivën afatmesme, edhe atë afatgjatë, si edhe aftësinë për një të menduar efektiv të sistemuar.
            
Rusija poslala generatore na Krim, Kijev privremeno zabranio ruske TV kanale

Njeriu i shërbimit sekret duhet të jetë analist gjakftohtë dhe të mos i shtrojë vetes dhe të tjerëve detyra të parealizueshme, Kurse politikani duhet të kërkojë kompromise të pranueshme mes interesave të ndryshme të njerëzve të ndryshëm.

            Njeriu i shërbimit sekret Putin punon “kundër kundërshtarit”, gjatë gjithë kohës luan “një lojë me shumën zero” (në qoftë se unë fitova, atëherë kundërshtari pësoi humbje). Kurse politikani duhet të punojë “kundër vetes” dhe, në një mënyrë krijuese, duhet të bëjë diçka të re, duhet të luajë “një lojë jo me shumën zero” (kur të gjitha palët fitojnë diçka nëse gjejnë një drejtpeshim të arsyeshëm interesash).

Četnici stigli na Krim u pomoć braći Rusima
            Tani të merresh me politikë, do të thotë të punosh me të gjithë popullsinë, kurse shërbimet sekrete punojnë me një rreth të kufizuar njerëzish. Kjo është edhe arsyeja që ato nuk mund të punojnë me të gjithë popullin. Dhe kur shërbimet sekrete rrëmbejnë pushtetin, siç ndodhi në Rusi në vitin 1999 (në këtë mes, në të vërtetë, kishim të bënim me një grusht shteti, të kryer në fshehtësi), atëherë vendi merr tatëpjetën.
       
Može li kriza u Ukrajini ugroziti svjetsko gospodarstvo?

     Një gjë është e pakuptueshme, Ta zëmë se vetë Putini, rrethi i tij më i afërt ose ata që marrin vendime në emër të tij kanë shkalluar nga trutë dhe e kanë humbur plotësisht aftësinë për ta perceptuar ashtu siç duhet realitetin konkret. Por në majat e parisë qeverisëse ka edhe njerëz plotësisht të ekuilibruar dhe mjaft seriozë. Të mos e kuptojnë ata vallë përgjegjësinë e vet për shpëtimin e Rusisë nga katastrofa e tmerrshme që e pret?
         
Rusija poslala izviđačku letjelicu, Turska odmah digla osam borbenih aviona F-16

   Mos vallë qenka e pamundur të ndryshohet situata me një përmbysje në majat e pushtetit, siç pati ndodhur këtu e shumë kohë të shkuara, kur disa klane armiqësore në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u bashkuan për të hequr qafe Berian?

Gazprom Ukrajini ukida popust na plin
            Faji më i madh i atyre që nuk i janë kundërvënë putinizmit gjatë 15 viteve të këtij regjimi, qëndron në faktin që u lejua t’i bëheshin trutë ciknë brezit të ri. Tani në Rusi është ngritur një brez me formim të çiltër  putinistësh ideologjikë. Si është e mundur t’i riedukosh ata? Se ata, duke iu përgjigjur thirrjes së Putinit për zgjerimin e kufijve “të botës ruse”, janë plotësisht të gatshëm për ta vënë nën këmbë Ukrainën “rebele” dhe madje për ta katandisur botën nën kërcënimin e fillimit të Luftës së Tretë Botërore.

Kush mund t’ia pres rrugën sot Putinit në Rusi? Po të flasim pa një patos të tepruar, atëherë mund të themi se në Moskë dhe në Peterburg ka grupe njerëzish që ëndërrojnë ta heqin qafe Putinin. Për hir të një gjëje të tillë, ata janë gati nganjëherë që, në të rrallë, të shtrojnë kurrizin para kamxhikëve të njerëzve të shërbimeve sekrete dhe matje t’i kalojnë 5-10 apo 15 ditë në dhomat e izolimit të hetuesisë.

Amerikanci daju Ukrajincima milijardu dolara, Putin prijeti vojnim udarom, ispaljeni pucnjevi upozorenja na Krimu

 Por për t’u vetësakrifikuar nuk janë të gatshëm absolutisht. Ata, deri diku, gëzojnë famën e të çmendurve të qytetit, deri diku famën e njerëzve që merren me biznesin e tyre të vogël në politikë. Në tërësi, ata nuk janë shumë. Shumica e tyre kanë njëfarë prone, kanë një pozitë, kanë familje, kanë pasione etj. Por të lënë kokën për bashkëqytetarë që nuk u përshtaten, ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë.

Ukrajina zbog nestabilne situacije gubi organizaciju Eurobasketa?
            Çfarë pengesash i nxjerr Putini një moskoviti të nivelit të mesëm? Pse ai për të është diktator? Mos ndoshta ai e pengon të shkojë në vilën që ka jashtë qytetit? Të shkojë me leje në Turqi? Në vendet e Balltikut për festat e muajit maj? Mos ndoshta ia ka shkyçur internetin? Apo mos çmimet e mishit ia ka ngritur deri në nivele të paimagjinueshme?

Ukrajinskog oporbenog čelnika i bivšeg ministra policije pretukla policija

            Prandaj deri sa të vijë puna te kriza, te kriza e madhe, te kriza serioze (jo si ajo e viteve 2008-2009 ose si e viteve 1990-1991), opozita në Rusi nuk është e aftë të bëjë asgjë.

Objavljena nova neugodna tajna snimka: "Europska unija je premekana"

            Por nëse Putini, edhe paskëtaj, do t’i vazhdojë trillet me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shkojë me mendimin se nuk do t’ia dijë për sansionet e saj, atëherë kriza e madhe ekonomike në Rusi ka për ta ngritur popullin më këmbë. Dhe Putinin ka për ta flakur nga posti i presidentit, siç ndodhi në Ukrainë me Janukoviçin.



            Natyrisht, tani është vonë të flitet për gjëra të tilla, por sikur Jelcini, gjatë presidencës së vet, të kishte bërë lustracionin në Rusi, atëherë, gjatë gjithë këtyre viteve, ish-nënkoloneli i KGB-së Putin do të vazhdonte punën e tornitorit të thjeshtë në SHHA (Shoqatën e Hapur Aksionare) “Uzina Kirov” (se duhej ushqyer familja).

Prosvjed protiv prekida pregovora s EU-om: Deseci ozlijeđenih, deseci uhićenih na prosvjedu u Kijevu
            Sikur Ruckoi të mos ta kishte çuar acarimin me Çeçeninë deri në skajshmëri, Rusia nuk do ta kishte pasur “fyrerin e saj”, i cili u ngrit në pushtet përmes asaj aventure të përgjakshme.

Žele biti dio Europe: Prosvjednici u Kijevu krenuli na zgradu vlade, policija uzvratila suzavcem i palicama
            Por nëse rusët janë ende të vetëdijshëm për katastrofën që po u përgatit Putini, atëherë ata duhet të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sepse sikur në një miting proteste të dalin 2 mijë veta, ata thjesht kanë për t’i përzënë. Kur të dalin 20 mijë, atëherë njerëzit e shërbimeve sekrete do të sillen me respekt ndaj tyre. Por po dolën 200 mijë, me siguri që diktatorin do ta kapin ethet. Ama nëse në mbarë qytetet ruse do të dalë në protesta 5% e popullsisë, paskëtaj ka për të pasuar ndonjë kërkesë drejtuar Koresë së Veriut nëse ajo e jep pëlqimin për të pranuar një njeri më një përvojë të madhye pune si fyrer.

Masovni prosvjedi u Kijevu: Ukrajinci žele u EU što prije
            Duke marrë parasysh të gjitha këto “veçori” të Vladimir Putinit, mund të arrihet në përfundimin se ai nuk kishte nevojë për një program minimum. Por nisur nga mentaliteti i tij prej njeriu të KGB-së, ai nuk i bëri mirë hesapet për të gjitha pasojat e fushatës kundër Ukrainës. Dhe çfarë  mbeti si përfundim?
            1. Ukrainën nuk e pushtoi dot dhe me të gjithë botën u bë helaq, saqë nuk do të jetë në gjendje asnjëherë t’i rivendosë marrëdhëniet e mëparshme.



            2. Me agresionin kundër Ukrainës ai u kalli datën të gjithë atyre që ka pasur rreth vetes deri tani. Paskëtaj nuk do të ekzistojë kurrfarë Aleance Euroaziatike. Kurse ekzistenca e Bashkësisë së Vendeve të Pavarura është vënë në një pikëpyetje të madhe. Kazakistani, Bjellorusia dhe vende të tjera, nga frika, do të heqin dorë prej tij si prej një njeriu të sëmurë nga murtaja.

Viktor Juščenko zna tko ga je trovao, ali to će otkriti tek na sudu
          

  3. Ukrainën dhe Gjeorgjinë mund t’i futin  në gjirin e NATO-s, pa i zgjatur procedurat e pranimit.

Dogovor Ukrajine i EU o slobodnoj trgovini dolazi u pitanje zbog Julije Timošenko
            4. Para Ukrainës hapet perspektiva reale për mundësinë e hyrjes në Bashkimin Evropian.

Masovni prosvjedi u Kijevu: Ukrajinci žele u EU što prije
            5. Rusia do të fillojë të shkërmoqet sepse as Jakutia, as Tatarstani, as Bashkiria dhe të tjerë nuk kanë dëshirë të rrezikojnë të bashkëjetojnë me një president të papërshtatshëm.

Vladimir Putin iz američke perspektive: Luđak ili lukavac?
            6. Nga Kaukazi Putini mund të lajë duart që tani.

Misteriozan privatni razgovor Putina i Janukoviča u Sočiju
            7. Vetëm me këtë qëndrim që po mban ndaj Ukrainës, Putini i vuri kazmën pozicionimit pozitiv dhe mirëbesimit ndaj Rusisë të opinionit mbarëbotëror për dhjetëvjeçarët që vijnë.

Američki diplomatski skandal u Ukrajini: "Jebeš Europsku uniju, Rusi će nam sigurno raditi iza leđa!"
            Në këtë mënyrë mund të arrihet në një përfundim të thjeshtë: njerëzit rreth Putinit, për të mos përsëritur gabimet e autoriteteve të Ukrainës, e kanë më të lehtë për ta hequr qafe. Dhe kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur vizat për në vendet e zhvilluara, si edhe kapitalet dhe pasuritë e patundshme jashtë vendit. (Marrë nga faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).


(Falenderojmë publikisht  Prof.Dr.Eshref Ymerin,për përkthim dhe dërgim të materjalit  të Viktor Kaspruk-it me titull"Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit")

*****

Flori Bruqi:





Viktor Kaspruk




Victor Arsenyevich Kaspruk (Ukrainian: Віктор Арсенович Каспрук; born April 30, 1955, Kiev) is a Ukrainian political scientist, political analyst, journalist, and publicist.


In 1980 Kaspruk graduated from the Taurida National V.I. Vernadsky University (Simferopol, Crimean Oblast, Ukrainian SSR). He is the author of more than 1,800 articles on the subject of Ukrainian and international politics.[citation needed] He has trained with courses at the Ministry of Foreign Affairs of Egypt in Cairo (1998) and courses organized by the Center for International Cooperation with the Ministry of Foreign Affairs of Israel "Mashav" (2006).

Research and interests by Victor Kaspruk include internal Ukrainian politics, the Middle East, the Arab world, and the following countries: Egypt, Syria, Palestine, Iraq, Saudi Arabia, Kuwait, UAE, Lebanon, Jordan, Libya, Tunisia, Morocco, Algeria, Sudan, Somalia, Mauritania, Yemen, Djibouti, Eritrea, Qatar, Bahrain, Oman, Israel, Iran, Afghanistan, Pakistan, Latin America, the United States, and South-Eastern Asia, in particular: China, India, Japan, South Korea and North Korea.

Victor Kaspruk has been an international observer for The Ukrainian Week magazine and newspaper Den ("Day"). He cooperates with the Ukrainian services of Radio Free Europe/Radio Liberty.

He has been Laureate of the magazine Suchasnist ("Modernity") and the League of Ukrainian patrons of 2006, for a series of articles on domestic and world politics, as well as interviews with leading figures of the Belarusian opposition.

Articles by Victor Kaspruk:

 http://www.day.kiev.ua/en/article/society/post-kuchma-times- Denj

http://www.day.kiev.ua/uk, Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/day-after-day/two-centers-power-thwarting-reforms-ukraine,Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/day-after-day/kaczynskis-start - Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/society/curse-natural-resources, Denj




Nga Flori Bruqi: Te nesermen m'i trego endrrat...!



Qyteti me shi

Asgje s'kam ne dore
vec ne tastier shtyp keto vargje
e te perqafoj nga larg me mall
Thua eja ne D......
ketu ne Prishtine bie shi
jam me temparature
por si ti
Duhet te gjejme tjeter dite
nje mbremje
te dalim bashke si dy zogj
te flutruojem tej e tej
ne perqafim
Nje njeren faqe ta le nje shenje puthjeje
ne tjetren nje cope diell
e ti perbime me sy
qe te humbas ne zgafellat e tyre
Me duaj  LM
ndac mos me duaj
une i kam thene vetes:Te dua



TE DASHUR

Te rinj jemi ne miqesi
dhe ne qofte se dashurohemi
nje gje dije
do duhemi shume
E bota mund te flase cfare te do
ka dicka qe nuk fshehet
Shiko
edhe toka sillet
gjithcka ndryshon
Vetem fjalet do mbesim
sepse do takohemi
dhe do bisedojme
deshirojme apo jo ta duam njeri-tjetrin
Dhe per ne
s'ka fjale
s'do kete as hamendje
vete fjalet do cojne pakez dallge
por gjithcka do qetesohet
Nje shprese ma mban se do me duash
si une Ty...



FJALET E ZAKONTA

Per fjalet e mia cdo here
Marr leje nga zemra
Dhe kur t'ia nis ndokujt
Dua qe ta bejne te lumtur

Buzegazin dhe fytyren tende
Si ta shoh moj  LM
As diten as nate s'qetesohem
S'me lene kmendimet gjaku

Dua te jem perdite me ty
Te rrefejme dicka te bukur
Dhe te mos lodhemi per aske
As per fjalet e botes




Vetem zemra


Asgje nuk do humbasesh
ketu dielli nxen e fshehet nen re
Zbret mbremja une meditoj
ne tastier ve ndonje titull poezie
dhe vargje qe rrjedhin si lotet
Vetem zemra na ndieka
kete shpirt te vetmuar
bjer ne zemeren time ti
te ma kthesh qetesine
Fli o engjell
te nesermen m'i trego endrrat


DJEGIA E SIMBOLEVE KOMBËTARE APO THYERJA E MITEVE ?

Me shkas edhe nje here per flamurin e Dardanise se presidentit Ibrahim Rugova

DJEGIA E SIMBOLEVE KOMBËTARE APO THYERJA E MITEVE ?

Nga Zejnullah Jakupi, Berlin

Disa djem shqiptarë i zbrazin thasët me flamujt „e Presidentit" dhe i hedhin ata me nxitim për tokë para kamerave televizive. Pasi i nxjerrin të gjithë shpejt, u vejnë flakën dhe e rrethojnë zjarrin si ditën e festës së 1 Majit në kohën komuniste. Flamujt i kap flaka shpejt. Njëherë një flake e kuqe i mbulon ata si flakada, e më pas djegia i zbërthen në hi. Ndonjë copë aty këtu nuk digjet, djemët e rrethuar i shkelin me këmbë mbi shiritin e mbishkruar "Dardania". Ata shkelin mbi shqiponjën e zezë mbi sfondin e kuq të saj dhe mbi yllin e Balshajve. Ata nuk e duan këtë flamur, as shqiponjën në këtë sfond, as mbishkrimin dhe emrin e lasht të DARDANISË, sepse është i Presidentit Rugova. Kosova ka festë, është Festa e Flamurit, dita kur u shpall pavarësia e Shqipërisë londineze, e Shqipërisë së cunguar. Televizioni i Kosovës emeton muzikë patriotike për heronjtë, për Skënderbeun, kryetrimin tonë kombëtar dhe flamurin Kuq e Zi. Flamuri Kuq e Zi, flamuri kombëtar, flamuri zyrtar i shqiptarëve, valëvitet i lirë. Ky flamur, në dallim nga ai i Dardanisë, që sapo ka filluar të lind, nuk guxon të preket a të digjet.

Në emisionin "Dialog Plus" në RTK janë ftuar shkencëtarë, historianë dhe në mesin e tyre edhe historianë të huaj që kanë lexuar kumtesat e tyre shkencore në Simpoziumin për Skënderbeun. Historianët kosovarë i bien telit patriotik me të madhe. Njeri nga ata flet me ëndje për formimin e identitetit nacional të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut, e ngjyros veprimtarinë e tij luftarake dhe diplomatike si do ai vetë. Asnjëri nga ata nuk e tha asnjë fjalë pse Skënderbeu nuk foli shqip, në asnjë dokument. Asnjëri nga ata nuk tha asgjë për prejardhjen e familjes, dhe fakte tjera lidhur me figurën tonë kombëtare. Historianët e huaj vetëm dëgjojnë, gjatë gjithë emisionit. Atyre u jepet vetëm njëherë rasti të flasin dhe kaq, nuk ka më pyetje për ta. Nga këto biseda gjysmë-shkencore Skënderbeu u bë shumë i afërt i kapshëm për realitetin e sotshëm! Bile gazetari pyeti të pranishmit: Çfarë lidhjesh kishte Skënderbeu me Kosovën? Asnjëri nuk diti ta shpjegojë. Për ndryshim nga ata të huaj, historianët shqiptarë as në këtë përvjetor nuk thanë asnjë fjalë mbi parimet bashkëkohore të krijimit të kombeve. Në këtë emision, në këtë ditë të MADHE, nuk thuhen këto gjëra, do të thotë dikush! Mos vallë kombi është i lindur, është i falur nga Perëndia, siç thoshte Herderi gjerman, e më vonë ai shqiptar (dhe Zoti, për shqiptarët, Shqipnin e fali)? Si mund të argumentohet përpjekja kombëtare e Skënderbeu për bashkimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në kuptimin e nocionit të sotshëm kombëtar, kur dihet se Feudalët shqiptarë më tepër luftonin për territore sesa për një koncept kombëtar, abstrakt dhe të panjohur asokohe edhe për vet francezët që ishin shumë para nesh?

Askush nuk guxon ta prek "Rilindjen", s’paku të diskutojë dhe të shprehet lirshëm ashtu siç e garanton këtë KARTA E TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT. Kosova nuk ka të drejta as nuk ka liri, ajo e njeh vetëm dhunën dhe përçmimin.

Pasi që nuk guxojmë ta prekim "RILINDJEN TONË KOMBËTARE" duhet të themi se ekzistojmë prej kur kemi lindur! Ne nuk guxojmë ta prekim gjuhën (letrare), sepse mendojmë se njëherë e kanë krijuar të paret tanë, që padrejtësisht është krijuar kështu dhe mbeti si krijesë që nga ajo ditë, ashtu siç mbeti i cunguar vet shteti ynë fqinjë SHQIPËRIA.
Pra, identiteti nacional i shqiptarëve paska ekzistuar para formimit të identiteteve kombëtare të Europës Perendimore? Në këtë dimension kuptimi edhe gazetari bëhet pre e këtij dogmatizmi ideologjik. Ai i lë të flasin sa të duan vendasit e tij, sepse ata nuk janë të krisur të thonë gjëra që nuk thuhen për opinion, pikërisht në këtë ditë. Ndërsa, në tribuna shkencore ata mund të flasin çka të donë, nuk i merr vesh njeri. Mendimet e tyre nuk arrijnë deri tek masat, kjo është e rëndësishme. Po të thuhen gjërat shkurt e shqip ndodh e keqja, mund të ftohet populli, atëherë nuk ka kuptim as FESTA E MADHE, do të mund të përmbysej historia jonë?!
Simboli, Historia, GJUHA LETRARE! MITI nuk preket, sepse ato krijohen që të mos ndryshohen. Sipas kësaj logjike, populli shqiptar, populli anglez e populli gjerman, u krijuan me një dekret. Zoti për Anglinë anglezët i fali. Po populli malazez? E në fund kombi kosovar apo dardan, nuk është krijesë njerëzore, krijim siç duam ne?

Nëse ne e pengojmë këtë rrjedh normale të historisë, ne pengojmë lindjet e reja dhe krijimin e identiteteve të reja, dëshirës së Zotit dhe vullnetit të njerëzve. Nëse nuk preket flamuri, kjo do të vlente edhe për gjuhën shqipe, gjuhën tonë letrare, e cila është kusht për formimin e identitetit të ri kombëtar.
Festa e Flamurit kësaj here provoi se shqiptarët, andej dhe këndej kufirit, akoma nuk kanë kurajon t’i qasen zhbërjes së tabuve. Por e harrojnë një gjë, shumë të rëndësishme. Ne nuk mund të rrojmë në konzervë me historitë e vjetruara, sepse edhe ata që e kanë shkruar atë më parë e kanë përshtatur sipas kohës dhe rrethanave në të cilën kanë jetuar. Shqiptarët e harrojnë një gjë shumë thelbësore, pse duhet kosovarët ta kenë dialektin e tyre, sepse kështu nuk mund ta ruash popullin apo historinë në konzervë? Assesi. Nëse i kthehemi krijimit dhe lindjes së Shqipërisë ashtu siç e kemi sot, të cunguar, çka mund të themi, kur lindi ajo? A e kishim këtë gjuhë që kemi sot para 1912, po flamurin cilin kishim, fenë, etj. A ishin ata që ishin, a janë ata sot, të njëjtë. A mund ta mendojmë formimin e kombeve pa krijimin e gjuhës, flamurit dhe himnit kombëtar. Natyrisht se jo. A mund të ketë një strukturë të tillë sociale pa ndryshime e pa procese zhvillimi. Assesi. Nëse nuk jemi të gatshëm t’i thyejmë mitet dhe tabutë, atëherë ne pranojmë një histori të njëanshme, jofaktike por mitike. Shikuar nga kjo prizmë, historia e Kosovës dhe historia e shqiptarëve është një histori e ruajtur në konzervë!

Të fillojmë nga viti 1991. Që atëherë shqiptarët e Kosovës kërkuan Republikën e më vonë Pavarësinë. Kërkimi i pavarësisë dhe realizimi i saj kërkon identitet të ri, i cili tani duhet të formohet. Në dallim nga zvarritja e krijimit të identitetit kombëtar në Kosovë, fqinjët tanë malazez brenda një viti krijuan apo sajuan flamurin e tyre kombëtar, e diferencuan gjuhën nga serbishtja e shpallën kishën e tyre autoqefale ortodokse e kështu me radhë. Por Kosova dhe kosovarët akoma rropaten me të vjetrat. Flamuri i Dardanisë u përdhuna dhe u dogj, gjuha e gegnishtes nuk pranohet as nga "baballarët" e elitës së letrave shqipe dhe debatet lidhur me simbolet dhe elementet që e formon identitetin tonë të ri ende vazhdojnë.
Kosovarët tani pasi e dogjën flamurin e Dardanisë presin, me siguri që në qëndisjen e tij të marrin pjesë edhe aktorët tjerë të skenës politike, të majtë dhe të djathtë. Flamuri i Dardanisë u quajt partiak, edhe pse ka elemente më të mira që të bëhet shtetëror. Ky flamur që u dogj më 28 Nëntor në sy të opinionit dhe para botës, e ka yllin e fiseve të mesjetës, që duhet ta kish bartur edhe Skënderbeu. E ka shqiponjën dhe tepër i rëndësishme është emërimi i saj me mbishkrimin e Dardanisë, që vërteton vazhdimësinë e popullit dardan nga antika e këndej. Në një konkurs të ri, me siguri bashkësia ndërkombëtare për ta qëndisur atë do t’i pyes edhe minoritetet. Nga ky kompozicion do të jetë flamuri i ardhshëm, një kreaturë që nuk do t’i përngjajë më askujt.

Në të ardhmen ka gjasë që Kosova ta ndërrojë edhe emrin e vet, të mos quhet më Kosovë. Nëse duan njerëzit. Edhe ashtu është fjalë serbe dhe turke, dhe mund të bëhet ndryshe vetëm nëse pranojnë edhe minoritetet. Në fazën më të rëndësishme politike shqiptaret në Kosovë shpejtojnë ta ndryshojnë historinë me flakë e me çizme. Mirë është të ndryshohet historia, nëse u shkon për shtati dhe është në interes të njerëzve, përndryshe nuk ka kuptim ekzistenca e saj. Me dinamikën e ngjarjeve, vetëm brenda një dite doli sheshit se shqiptarët në Kosovë kanë punë më të mençur sesa bisedimet për statusin e Kosovës, pra t’i djegin flamujt "partiak".

Një e mirë nga ky skandal është fakti se shqiptarët në këtë ditë u treguan shumë solidarë dhe respektuan simbolet kombëtare të minoriteteve joshqiptare. Për fat të mirë. Skandali i djegies së flamujve, i simboleve kombëtare, lind dyshimet se statusi i Kosovës mund të zvarritet deri në pakufi. Kosovarët, apo shqiptarët, akoma nuk e dinë se çka duan, ata akoma nuk janë të formuar si komb dhe kërkojnë identitet të ri. Dhe, deri sa të merren vesh mes veti se çka janë dhe si duan të jenë, nuk do të ketë zgjidhje fatlume për ta...!



(Temë e  magjistraturës në "Univerzitetin e Lirë"/ Freie Univerzitat të Berlinit)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...