Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/10

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”


Nga Rasim Bebo



U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Amerikë u lëshua dhe nje deklaratë nga VATRA. “70 vjet nga tragjedia çame”,ku u shkrua në prozë dhe poezi, u fol me mallëngjim dhe me zemërim për shkaktarët e kësaj tërkuze 70 vjeçare, gjatë së cilës nuk u arrit ajo ombrellë mbrojtëse e “Rezolutës Çame” për të shkuar në OKB, BE, Konges Amerikan, ashtu siç e bëri fqinji jugor para 10-11 vjetëve, Rezolutën greke për të mohuar të vërtetën historike, se gjoja “Çamëria nuk ekziston”. O, Zot, sa armiq të mëdhenj ka prodhuar ky atdhe, tradhtarësh, sidomos në këto 23 vjetët e fundit. Si ka mundësi të mohojë Çamërinë ky “mullari” i kalbur grek, në një bashkim “Fe ortodokse + gjuha greke” ?… Kur ky kombi grek, është pa kombësi, pa racë, pa etnicitet. Boll të dish sado pak greqisht dhe të jesh ortodoks. Një“Mullar”, me 6 kombësi të ndryshme: Shqiptarë, sllavë, bullgarë, rumunë, turq, evgjitë etj. Pra, një konglomerat popujsh, që kisha greke i ka të grumbulluara dhe të lidhur me litarin e xhutës hindjane, (si të anijeve që i lidhin nëpër skela). Mbi këtë “mullar”në shtetin grek, sot sundon ligji nr. 1363, i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e proselektizmit (konvertim fetar). Nëse në Greqi ndërron fenë ortodokse, menjëherë burgosesh. Çfarë vërehen prapa këtyre kodeve greke kishtare e shtetërore?

1. Shteti grek e ka të ligjshme të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë (!).

2. Të tërë ortodoksit shqiptarë konsiderohen greke dhe duhet të drejtohen nga shteti grek.

3. Vendet e ortodoksëve shqiptarë, qenkan greke e në fatet e tyre u dashka ndërhyrja e shtetit grek.

Grekut i është shtuar oreksi dhe kur nuk shikon pengesa, ka filluar kohë më parë për të krijuar “Mullarin e dytë” në Tiranë duke grumbulluar: PD, PS, LSI, PDIU, qeverinë, Akademinë e Shkencave. I kanë lidhur, po me atë litar dhe të kyçur me çelës të hallakatur dhe mbi këtë është Kisha greke që e komandon komisari i saj Janullatos. Pengesë kryesore për bashkimin natyral të trojeve shqiptare janë “të dy “mullarët”, i Athinës dhe i Tiranës”. Bile nuk duan as bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Është fatkeqësi për ne që të futemi në BE, vetëm Shqipëria Londineze, pa trojet e saj shqiptare. Kështu që Çamërinë, greku e ka të ligjëruar se nuk “EKSISTON”, me rezolutën që u ka dërguar forumeve ndërkombëtare, dhe tani i thellohet më shumë varri. Mullaristët e Athinës, influencojnë me prepotencë ndaj mullarit të Tiranës. Për këtë, shikoni faktet: Ministri i jashtëm grek, kur flet me plot kompetencë në qeverinë shqiptare në Tiranë: “Digjoni, ju, shqiptarë! …kujdes: mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mos prekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse …”. (Eshref Ymeri, “24-10-2013, ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve).

Kështu që Rezoluta Çame vazhdon të jetë e pamirtuar dhe e bllokuar me urdhër të Athinës. Në vitin 2004, ishte një shans, për të zgjidhur një padrejtësi historike, u njohëm në mënyre të detajuar me rezolutën dhe e mbështetëm menjëherë për ta miratuar nga të gjithë deputetët, thotë kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi. Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy barrierat kryesore që sabotuan rezolutën. Nano, me telefon nga zyra, tërhoqi deputetët socialist nga mbledhja në prag të votimit, ndërsa Sali Berisha me Xhozefina Topallin, e të tjerë, u larguan nga mbledhja në momentin para votimit. Në parlament ishin 108 deputetë për të votuar. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, pas votimit jep përfundimin: Rezoluta Çame nuk u miratua, pse kishte marrë 53 vota pro dhe 55 kundra. Rezoluta Çame e pa miratuar shkoi në arkiv. Pas 9 vjetëve, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryetarëve të PD dhe PS u duheshin pesë deputetët çamë për elektoratin e tyre dhe për t’i marrë me lajka, urdhëruan deputetin socialiste me detyrë, kryetar i Komisionit të jashtëm, Fatos Beja, që nxori nga arkivi i kuvendit votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolutë është miratuar, por nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Oh. Çfarë mashtrimi!… Kur vetë deputetët çamë bashkë me kryetarin e tyre e marrin rezolutën “gjoja” për miratim dhe nuk e nxjerrin në parlament për të vepruar me të kundra rezolutës greke, që ka 10 vjet dërguar Forumeve Botërore se “Çamëria nuk ekziston” … Pra, kjo është tradhti e deputetëve Çamë. Sot nuk duhen fjalët e bukura me oratori të zgjedhur të Shpëtim Idrizit, por duhet vepruar për miratimin e Rezolutës dhe dërguar OKB, BE, Kongresit Amerikan. Boll e ka bllokuar Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe tani në këto 23 vjetët e fundit nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe si është filluar, kush e di sa do të vazhdojë akoma bllokohet, në qoftë se deputetët çamë nuk vënë kushte : “O, Rezolutën Çame ose largimin nga Parlamenti “. Por ju, zotërinj i jeni futur biznesit dhe spekulloni mbi plagët e gjakut që rrjedh për 70 vjet Çamëria martire, për fajin e bijve të saj që e tradhtojnë.


Ja kush është megallomani Shpëtim Idrizi: “… Por, unë po ju garantoj në emër të 5 deputetëve të PDIU-së që nuk do ta lejojmë më këtë, duke filluar që nga kjo ditë. Ne për këtë jemi këtu në këtë parlament. Kemi heshtur kur ky parlament është kthyer në arenë përbaltjeje dhe denigrimi reciprok. E kemi parë këtë me shumë dhimbje se kauza jonë kombëtariste është përbashkuese. Ne ju duam bashkë për të bërë Punë të Mira për Shqipërinë, si kur jeni në kalë sikur jeni në këmbë, por ne për çështjen kombëtare, për çështjen çame e për t’i parë shqiptarët bashkë kudo që i ka vënë Zoti, nuk do të heshtim kurrë. Po ju garantoj për këtë që nga kjo séancë. Ne jemi një parlament, ku shumica e sotme në pushtet, propozoi një rezolutë, e cila e shpallte çështjen çame si çështje kryesore të diplomacisë sonë. Ajo rezolutë, ashtu si dhe rezoluta e 2004-ës, pra dy rezoluta që PDIU-ja i vuri në lëvizje, i imponojnë qeverisë, të vijë të raportojë periodikisht se çfarë është bërë për zgjidhjen e çështjes çame…”. (Shpëtim Idrizi, “Ftesë për reflektim …”, 26-6-2014).

Me sa mend thua, se pret të të vijë qeveria për të raportuar për zgjidhjen e çështjes çame, kur ajo të tërheq me kapistër për interesat e saj?!… Më mirë kërkoja grekut këtë raportim, se sa Sali Berishës dhe Edi Ramës, se këta janë më grek se greku. Jo z. Shpëtim Idrizi, ju duhet të shkëputeni nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që luan sot qeveria shqiptare për ta humbur Çamërinë. Duhet patjetër të kërkoni miratimin e Rezolutës Çame, sa më parë dhe dërgimin e saj bashkë me dosjen e masakrave të bëra nga greku, Forumeve të Larta Botërore, për t’i thënë grekut, ndal, sepse ka gënjyer dhe manipuluar me rezolutën që ka dërguar para 11 vjetëve.

Deklarata e VATRËS ka rëndësi të madhe, kur akuzon grekun si zakonisht, si përpara 100 vjetëve dhe kurdoherë në vazhdim. Është kjo VATRA që hodhi themelet e Shqipërisë që kemi sot. “VATRA dhe DIELLI që në fillim shpallën se “Kryefjala e jonë është: Shqipëria për Shqipëtarët. Dielli u bë avokat për çështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtje të çështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmin dhe gjuhën e bukur shqipe. Editorët e parë të saj ishin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, etj. Vazhdon për 106 vite, ( në atë rrugë sot sy patrembur vazhdon editori Prof. Dr. Dalip Greca. Shën. im). (D. Greca“DIELLI zeri I VATRËS, …” 18 qershor 2014). VATRA: Nënvizon: “70 vjet nga tragjedia çame, Greqia ende mban të ngarkuar ndërgjegjen e Kombit Helen me peshën e rëndë të krimit antinjerëzor, duke dhunuar, kështu, emrin “Djepi i lashtë i demokracisë”. Greqia refuzon njohjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame, vazhdon të njollosë historinë e vet. Shkel të gjitha normat e demokracisë dhe normat ligjore ndërkombëtare. Genocidi grek mbi popullsinë çame është plagë e hapur në trupin e Kombit Shqiptar, gjaku dhe borxhi nuk harrohen kurrë, por mund të paguhen ose të falen. Kjo është në dorën e Greqisë”. (DIELLI 25-6-2014). E nderuara Zonja Vatra “derri do plumbin”. Te dy mullarët në Athinë dhe në Tiranë kërkojnë vetë-eksplodimin, për vetë-shkatërrim. Greqia ia ka frikën Çamërisë, ose Thesprotisë, se është vatra më e lashtë e qytetërimit pellazg. Historianët kohën e fundit deklaruan: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. (Prof. Gene Haddlebury).

“Prandaj në te vërtetë Greqia dhe Shqipëria duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy, ata duhet në fillim të ulen në tavolinë të barabartë dhe jo duke ngritur kurthe. Është e vërtetë se Greqia gëzon një privilegj në BE edhe më gjerë, kjo falë mashtrimit historik që është bërë prej kaq shekujsh, por e vërteta vonon, por nuk harron”. (nga Arben Llalla).

PËR TY, ÇAMËRI, KEMI LËNË PAS AMANETIN …


Nga Rasim Bebo



Pak kohë më parë, këtu në Amerikë, vdiqën dy çamë, të ardhur në Shqipëri rreth moshës 10 – vjeçare, pas masakrës së qershorit 1944. Safet Rojba dhe Rexhep Llaja, i pari nga Margëllëçi dhe i dyti nga Filati, shpresonin vazhdimisht të ktheheshin në vendlindjen e tyre, në shtëpitë e tyre në mallin dhe varrezat e tyre. Por nuk qe kismet dhe para se të mbyllnin sytë lanë amanetin, për Çamërinë e Çliruar dhe për gjithë Shqipërinë Natyrale. Ky amanet i hershëm i të gjithë çamëve, sot është vënë në qendër të lëvizjes së politologut Koço Danaj, i përkrahur nga SHBA.



Edhe poeti e shkrimtari Qamil Buxheli, deri para vdekjes, ëndërroi amanetin e tij për ÇAMËRINË, duke lënë këto vargje të pavdekshme:

ÇAMËRIA TRIME. “O Çamëria Trime! / O Çamëria Trime! / O motra Çamëri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu përule ti. / Me burra e gra suljote, / me djem që tundin malet, / me vajzat shtojzovalle. / Ti çave trumundanat. / E theve çdo pusi. / O motër Çamëri! / O trimja Çamëri! / Një shekull zë e ngryset, / që kur si shqipe mali, / me zëmër të zhuritur, / për mbi folenë e prishur / qëndron edhe sot në qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu motër mbahu, / se dita shpejt do vijë. / Në tokën e pa sosur. / Me gjak e djersë brumosur. Me varret e të parëve. / Me gjuhën e shqiptarëve. / Me gjuhën prej bilbili, / Që i këndoi Naimi … / Do zbardhë dita motër. Pranvera do të vijë! … (Dodona, f. 515).

Dy pleq, rreth të tetëdhjetave, shokë të vjetër, Hasani me Dautin, u përgatitën: të veshur e mbathur mirë, me para dhe pasaporta të rregullta, me nga një bastun në dorë, u gjendën para sportelit të doganës greke në Kakavi. Pas një përshëndetjeje me fjalën, tungjatjeta, ata dorëzuan të dy pasaportat. Kur sportelisti, hapi dhe lexoi pasaportat, i shikoi të dy pleqtë me një urrejtje e neveritje pazakonshme dhe pastaj ulëriu: “Oqi Çamëria, pijene a podho !” (Ska Çamëri, shporruni këndej)… Ai u grisi pasaportat dhe ua hodhi në fytyrë.

Të vrarë shpirtërisht, atyre gati sa nuk u ra damllaja. U mbështetën te muri, pak metra larg sportelit dhe ashtu rrëshqitas, me kurriz te muri u ulën në tokë.

Hasani filloi të recitojë disa vargje pikëllimi (nga Qazim Shemaj): - Çamëria është atje ku ka qënë, ne jemi këtu, jemi çamë, si mundet të mohoj vendin tim e unë gjallë këtu? Kjo është toka e jonë. Mure të rënë, të rjepur, / dhe bluja e qiellit e mekur. / Një xhevze e ndryshkur anës vatrës. / që pjek kafe vreri erërave të natës./ Ca trandafila rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / Të vetmet që vdekja ka harruar t’i marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur e shkretë. / Tek ngjitesh e ulesh në këtë tatëpjtë. /Asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të prêt! / Heshtja në heshtje! / Ha veten e vet! “. Dhe ne do ta pimë një kafe vreri për t’i tundur pesëdeputetët çamë… – e mbylli recitimin ai.

-E mo, Hasan, – ia ktheu Dauti, – shikon si futen shumë grekë në Shqipëri pa asnjë pengesë, kurse për ne u bë kiameti, të shkonim në shtëpitë tona… Ku qëndron Traktati i Miqësisë, pse nuk ka reciprocitet, “me lejon – të të lejoj”. Ç’është kjo përulje kaq e madhe. Ku është “shteti”? Kjo qeveri me kuptimin e plotë, është, si ka thënë Dritero Agolli, kohë më parë: “shkërdhatokraci”, bashkë me Akademinë e Shkencave. Ku janë këto penat e ndritura të kombit shqiptar që heshtin për këto evenimente shumë të rëndësishme, kur greku ka arritur të thotë “ÇAMËRIA NUK EKZISTON”. Kur sot në Shqipëri nga 35-40 mijë çamë që erdhën si pasojë e atij genocidi të llahtarshëm grek të qershorit 1944, kanë arritur afërsisht në gjysmë milioni çamë të shtuar në rrugën natyrale, pra, rreth 15 herë më shumë dhe në parlament përfaqësohen nga 5 deputetë…

Dauti i kujtoi Hasanit, se zgjedhjet e fundit Parlamentare, si dhe ato lokale, e konfirmuan, PDIU-në, si forcën e katërt politike në vend. Po çfarë kanë bërë për Çamërinë?… Asgjë dhe më keq akoma, ata tallen me elektoratin çam, duke ulur dhe ngritur për 70 vjet, ende të pa miratuar Rezolutën Çame nga Parlamenti Shqiptar.

-Prit more Hasan, – i thotë Dauti!- Ministri i jashtëm grek, u shpreh para qeverisë se “Çamëria nuk ekziston” dhe ata pesë deputetët çamë heshtën, u tërhoqën me kapistër kali për elektoratin e PD e PS dhe dalin në sipërfaqe me një demagogji të gënjeshtër dhe mashtruese, se gjoja nxorën nga pluhuri i harresës tekstin e Rezolutës Çame, të aprovuar më 8 prillin e 2004-ës… – Kështu e mbyllën muhabetin të dy pleqtë dhe me zëmër të thyer u kthyen në shtëpitë e tyre, por jo të Çamëri. Servet Pëllumbi, ish kryetar i Parlamentit, thotë: “Më 8 prill 1944 u njohëm në mënyrë të detajuar me Rezolutën Çame dhe e mbështetën të gjithë, grupi ynë i parlamentit ishte dakord për ta miratuar. Por kjo rezolutë pengohej nga Brenda, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy bariera kryesore që sabotuan rezoluten (sipas diktatit nga Athina). Kur pa pritur mbërriti një telefonatë nga kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ishte një urdhër i prerë, që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro i rezolutës. Kështu ata gjatë votimit u larguan dhe nuk morën pjesë. Kjo ishte një thikë pas shpine për Çamërinë dhe çamët. Unë, thotë Sabit Brrokaj nuk e zbatova atë urdhër dhe qendrova e votova prorezolutës çame. Fatos Nano më quajti “tradhtarë të PS-së”. Unë e quajta spiun të grekut. “

Rezoluta Çame që u hodh në votim në Parlament, më 8 prill 2004 nuk fitoi, rezultati ishte 53 pro rezolutës çame dhe 55 kundra, me 108 deputetët që kanë qenë të pranishëm në atë séancë. Do të fitonte Rezoluta Çame, po të kishte qëndruar Sali Berisha, Jozefina Topalli me të vetët, por këta u larguan para votimit. Kryetari i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi, deklaroi se kjo rezolute nuk ishte aprovuar. Këtu duket hapur marrëveshja e Sali Berishës me Fatos Nanon, për kundra rezolutës Çame, në shërbim të hapur me grekun. Dhe jo vetëm kaq, po filluan edhe të tallen me Rezolutën Çame. Këta zotërinj, në pragun e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, u duheshin deputetet çamë, prandaj urdhëruan kryetarin e komisionit të jashtëm, Fatos Beja, të nxjerrë nga arkivi i Kuvendit, votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolute ishte miratuar, por nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi kishte deklaruar, se kjo rezolute nuk ishte miratuar. Shpëtim Idrizi del si flamurtar duke shkundur Parlamentin Shqiptar për demaskimin e shtrembërimin dhe fshehur (gjoja) miratimin e Rezolutës çame te 2004-ës. PDIU-ja me Shpëtim Idrizin, bëjnë një përflakje të pështirë, për të u tallur më shumë me elektoratin çam, se do të krijohet një komision hetimor, për të sqaruar dhe zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar. PDIU vazhdon të mbetet e mendimit, se miratimi i rezolutës, është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes çame. Më tej, vazhdon demagogu Rama: “… se çështja Çame nuk meriton vetëm të trajtohet, por meriton të çohet përpara drejt zgjidhjes, sepse ky është një detyrim shtetëror tashmë që buron nga vetë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë”. Ndërsa hipokriti Sali Berisha thotë: “Çështja Çame duhet zgjidhur me përputhje me Traktatin e Miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Kjo është ngritur në të gjitha takimet, … nga kryetari I PD me autoritetet më të larta të vendit mik, me të cilët është takuar… Ku Shqipëria ka bërë të qartë se nuk ka asnjë pretendim territorial…Traktati i Miqësisë ka një klauzolë ku çështja e pronësisë së shqiptarëve të Greqisë dhe të grekëve në Shqipëri do te zgjidhen mbi bazën e procedurave teknike”. Hajde dhe merru vesh me këta dallkaukë. Kur Greqia e ka të ligjëruar, se Çamëria nuk ekziston dhe nuk pranon asnjë marrëveshje historiko-shkencore për Çamërinë. Ajo e ka bërë rezolutën e saj, një dekadë më parë në OKB-se, EB, Kongresit Amerikan dhe e ka ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston” Kurse ju zotërinj të PD, PS, dhe PDIU-së, po talleni me Rezolutën e pa miratuar, të kthyer në një “paçavure” dhe mashtroni duke shkruar: “Aprovimi i saj nga kryesia e kuvendit dhe dërgimi për botim në fletoren Zyrtare, erdhi pas përfundimit të hetimeve nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ku u konkludua se rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuar. Ish-kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli e dërgoi draftin e miratuar për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri. (gazeta “ÇAMËRIA”, 13 tetor 2013). Zotërinj deputetë Çamë, përpara se ta kalonit këtë “Rezolutë të miratuar” në raftet e fletores Zyrtare për gjumë, ju duhet t’ia paraqitnit parlamentit për ta parë dhe aprovuar si një dokument i kërkuar për 70 vjet “REZOLUTE ÇAME” dhe Parlamenti bashkë me dosjen e masakrave greke t’ia dërgonte menjëherë OKB-se, BE, Kongresit Amerikan. Kur ju nuk e kërkuat këtë nga Parlamenti, si fuqi e katërtë që jeni në Parlament, atëherë ju gënjeni, ju mashtroni. Jeni deputet të pabesë, jeni vetëm për të bërë biznes. Ju shkelët amanetin prindërve tuaj, Ju shkelët mbi gjakun e masakrës greke që u është bërë familjeve tuaja dhe gjithë Çamërisë. Ju jeni kthyer në shërbëtorë të grekut, më keq se Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Kërkoni ta shlyeni këtë turp, shkoni në Çamëri me 100 djem çam dhe atje do mësoni si të veproni.

JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR !…


Nga Rasim Bebo



Gjatë dy dekadave të fundit, ne shqiptarët, kemi shkelur amanetin kryesor të Fan Nolit: “Ruhuni nga kisha greke, në qoftë se nuk doni t’u bëjë gjëmën”. Dhe prandaj na ka zënë mallkimi i tij. Qeveritarёt tanë ende nuk mbledhin mendjen, por vazhdojnë ti krehin mjekrën e Janullatosit me përkëdheli dhe atij i shtohet oreksi pafundësisht.

Janullatosit i duhet sqaruar, se fondacionet, si Onasis, Niarko, Lacis, Asarqi, Kokalis etj., janë fondacione të kolauduara mirë me institucionet e shtetit grek, të cilët kanë kontribuar gjithmonë në përhapjen e helenizimit. (kutia postare 7456).



Janillatosi është i vetëshpallur dhe qarkullon si një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, duke e dokumentuar këtë, jo vetëm në botimet kishtare, por duke e gdhendur veten edhe nëpër muret e kishave shqiptare, me pllaka të gurta, gjë e pangjarë kjo në të gjallë. Qarkullon me makinat e blinduara të kryepeshkopit, tok me luksin skandaloz, ku jetojnë e hijeshohen misionarët grekë në Shqipëri… Ky njeri është më i rrezikshëm nga sa e pandehim ne. (Foti Cici, 2006 “Ethet e Janullatosit”).

Prof. Dr. Eshref Ymeri e ka përcaktuar: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz”… Atij nuk i thotë askush ndal, kur do të ngrejë në piedestal armiqtë e Shqipërisë, si shenjtorë dhe heronj të grekut, në tokën Shqiptare.

Këto ditët e fundit është hapur fjala, për ngritjen prej tij, të një monumenti për peshkop Fotin në Korçë. Kur dihet historikisht se peshkop Foti, në bashkëpunim me peshkop Karavangjelin e Kosturit, vranë Papa Kristo Negovanin më 12 shkurt 1905, duke dërguar një bandë për ta masakruar në mes të fshatit bashkë me të vëllanë dhe tre bashkëfshatarë të tjerë. Papa Kristo ishte patrioti i kthyer në symbol të Atdheut, Kombit dhe Gjuhës së tij shqipe. Luftëtari Bajo Topulli, sipas të cilit: “Gjaku i Papa Kristo Negovanit, duhej të merrej me nder e për fitim të gjithë Kombit”. Dhe për këtë i derdhi plumbin peshkop Fotit.

Zhan Klod Faveirial thotë: “…Murgu Kozma, roli i të cilit ka qenë tepër rrënimtar për kombin shqiptar … ky ishte një agjent politik, i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek, të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. Më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashë Beratit ai ekzekutohet, (Historia e Shqipërisë. Bot. 2004, f. 389).

Sot pas 235 vjetëve, Kur qeveria dhe Akademia e shkencave heshtin, Janullatosi kërkon të shpallë luftën e shenjtë për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Historianët e sotëm grek e quajnë atë “Flamurtarë i flakët i helenizmit”.

Kohën e fundit Janullatosi shoqëroi të ftuarin Vasili Gjokatas, prefekt i Thesprotisë, për të parë kishat e reja kushtuar Murgut Shën Kozma. Të dy personalitetet bënë lutje për shpirtin e Shën Kozmait në kishat e ndërtuara për nder të tij në Mursi, Aliko, Livadhja, Vrisera, Himarë, Çarçovë. Këto janë gurë themeli, për të shkruar historinë greke. (Gazeta “BOTA SOT” 12-12-2013). Ndërsa ish kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, e shpalli Janullatosin “Qytetar Nderi”. Mëso z. Edi Rama se, “armiku i vjeter mik nuk bëhet.” Kurse ju, Janullatos, duhet të dini mirë, se për Shqipërinë jeni i huaj dhe si i tille ua kaloni tërë helenistëve të parë, Kozmait dhe Fotit, etj. që luftonin kundra gjuhës dhe kombit shqiptar. Për këtë mision antishqiptar, këtu tek ky vend, ata gjetën vdekjen. Ju nuk e analizoni këtë ?… Kur ende mbani në fuqi “ligjin e luftës” si “vend armik” dhe shtetasit shqiptar si “armiq”, duhet ta merrni me mend edhe përfundimin tuaj.

Në debatin aktual, ndërmjet Sinodit të Shenjtë dhe ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, del në sipërfaqe se bashkohen të gjithë në një pikë: “Çdo istitucion fetar që del nga linja kombëtare, përbën rrezik për një komb. Mirë zotërinj, po kur ka shkelje, ku është shteti, ligji për t’i ndaluar dhe arrestuar shkelësit, por bëni debat, ndërsa qeveria me heshtje mënjanohet, nga eprori i saj Janullatos. Në formimin e statusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse përcaktohet se Hierarkia Kishtare, duhet të jetë e gjitha shqiptare dhe ky është një element themelor. Ky është kushti themelor, për ekzistencën e shteteve kombëtare. Në momentin që është cenuar kjo, sigurisht që përbën një rrezik shumë të madh. Pra, Sinodi i shenjtë është i paligjshëm. Ai është ndërtuar sipas udhëheqësit, Janullatos dhe jo sipas ligjit. Janullatosi i ka zgjedhur vetë këta njerëz dhe i ka vënë në detyra të rëndësishme si në Gjirokastër, Berat e Korçë, që të zbatojnë planin e Helenizimit grek në Shqipëri. Qe te krijosh një sinod të shenjtë, duhet që kryepeshkopi, i cili e drejton, të jetë i aprovuar si nga Patrikana edhe nga shteti. Janullatosi, me sinodin e shenjte ka krijuar një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. “ (“Dielli”,” Historianët…” pril 2014, f. 25. )

Si përfundim çfarë nxorët ju me këtë debat?! Asgjë. Vazhdon po ajo statukuo. Në statutin e vitit 1950, me 92 nene, i votuar e i nënshkruar nga delegatët e atëhershëm dhe miratuar nga kuvendi popullor, në vitin 1993 u shtua pika “2”. Kuvendi Kleriko Laik (21 janarit 1993), ku kryepeshkopi bëri centralizimin e administratës së të gjithë kishave të Shqipërisë nën komandën e tij. Në kuvendin Kleriko Laik të datës 9 maj 1996, statutit iu shtua pika “3” dhe iu shtuan tre nene të reja. Neni 93, i cili shfuqizoi nënshtetësinë shqiptare të kryepeshkopit, neni 94 i cili vinte peshkopatat e Korçës, Beratit dhe të Gjirokastrës nën pushtetin e kryepeshkopit, dhe neni 95, i cili nisi themelimin e shoqatave të rinisë dhe të gruas brenda KOASH-it. Ishin këto shkelje, që shkaktuan reagime të ashpra nga bota ortodokse, me në krye Patrikanën. (Foti Cici korik 2005).

Janullatosi, asnjëherë nuk ka qenë i ekuilibruar ose i balancuar në Shqipëri, për të ndaluar gjakrat e për të dhënë mesazhe paqeje në momente kyçe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në rastin e vrasjes së të riut Aristotel Guma, ai ngriti gjithë njerëzit në këmbë, ngriti meshë për shpirtin e tij. Tani pyesim: Pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tij për masakrimin e tmerrshëm që i bënë në burgjet greke të ndjerit Kudret Kume. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhje, kur tri gra me mbiemrin guma gjithashtu, të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. Bëhet pyetja: kujt i shërbejnë të gjitha këto?… (Kutia postare 7456).

Më 1 qershor 2014, në Tiranë, u përurua Kisha-Katedrale e re ortodokse shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”. Për këtë ngjarje Janullatosi kishte ftuar figurat kryesore të kishave ortodokse si Patriarku Vartelomeo i Stambollit, Patriarku i Jeruzalemit, i Serbisë, i Rumanisë, i Qipros, i Athinës, i Varshavës si dhe vetë Janullatosi. Në këtë ceremoni morën pjese personalitetet e larta të vendit, Bujar Nishani, Edi Rama , Ilir Meta, Lulzim Basha etj.

Një njohje të këtillë masive, e kemi përjetuar në prill 1937 me marrjen e TOMOS-it nga Patrikana e Stambollit, që e zyrtarizoi kishën e ngritur në Tiranë, më 1922, nga mendja e ndritur e Imzot Fan S. Nolit dhe e mbretit Ahmet Zog.

Fatkeqësisht, atmosfera e këtij tubimi u dëmtua rëndë nga i “ftuari” Patriarku Irenej, i Kishës Ortodokse Serbe. Ky, mohoi humbjen e jetës së mijëra shqiptarëve – kryesisht të Kosovës – nga duart e xhelatëve serbë.

Nga znj. Vilhelme Vranari: “Sa e hidhur është kur të nxjerr gjuhën e këlthet si zot vatani, shovinisti i kishës greke dhe asaj serbë, i cili duke na përqeshur thotë “Kosova është zëmra e Serbisë”. … dhe disa e quajnë “fat të madh praninë e këtyre të ashtuquajturve apostuj, a të dërguar të Zotit”. Shqiptari i sinqertë, vë duart në kokë dhe këlthet:” Përse ndodh ky absurditet? Si e pranojnë këtë fyerje e cenim të dinjitetit e të indentiteti kombëtar vallë? Nga ç’baltë janë gatuar këta njerëz mendjemykur e shpirtkalbur që pranojnë “Apologjinë e Djallit?” Turp, turp për të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë dhe janë të lumtur, që një klerik i huaj drejton kishën shqiptare dhe meshën e mbanë në gjuhën greke! O Zot ç’farë mban mbi tokë. Janullatosit po i bie shtëpia e tij dhe kërkon të ngrejë shtëpinë tonë … Kjo është Shqipëria e paradokseve. Pse ia lëndoni kockat Nolit dhe Visarion Xhuvanit? Atë kohë kur Shqipëria nuk ishte ende shtet dhe ata, jo vetëm themeluan Kishën Autoqefale Shqiptare me 1922, por nuk pranuan vartësin e saj nga kisha greke, kundërshtuan Patrikanën e Kostandinopojës dhe shërbesat fetare bëheshin në gjuhën shqipe”. (Kamillafi i “Hirësisë” si …“Tribuna Shqiptare” 10-6-2014).

Irenej, në Tirane na kujton Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, që sollën “Bratsvo-jedinstfo” (vllazërim- bashkim) me thikë pas shpine. Me urdhër të Titos krijuan degën e PKJ ne Tiranë duke marrë nga rruga Enver Hoxhën, qe bridhte natën klubeve te Parisit. Ndërsa gjeniu Dhori Pano, i futi dy tre tulla në çantë që e mbante për t’u dukur. (Dodona, f. 689). Ai u kthy në Shqipëri pa diplome ne xhep. Miladini e caktoi ne krye të PKSH. Kështu vazhdoi platforma e miqësisë sllavo-greke, që kaloi nga Enveri te Ramis Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, duke u drejtuar nga kupola Nexhmije me suiten e saj. Nexhmija nuk ka faj, kur kolegu i Ramis Alisë, Ten Siao Pini, të shoqen e Maocedunit, me gjithë besniket e saj e çoi nga burgu në pushkatim. Ndërsa Ramizi e çoi ne burg për ta mbrojtur.

Irenej komentoi se: “… sërbët asnjehere nuk kanë qënë armiqësuar në raport me shqiptarët”. Jo, z. Irenej! Ju dolët nga moçalet e Vollgës, si njerëz të egër, që jetonit duke gjuajtur peshk dhe kafshë të egra. Bashkë me një turmë të madhe të kombinuar sllavësh, avarësh, të racës mongole, filluat invazionin prej viteve 580-617. Vratë, plaçkitët, rrëmbyet, dogjët, Ilirinë, Epirin, Thrakën, Greqinë. Më vonë kulmin e arriti në vendin tonë Serbia, me pushtimin e Stefan Dushanit 1308-1355, një ndjekje e tmerrshme kundër katolikëve. Vazhduan reprezaljet, sidomos nga vitet 1840 me daljen e Naçertanies të kryeministrit serb Gerashanin. E pabesueshme dhe e rrezikshme: mohimi i krimit te kryer, rrezikon përsëritjen në rastin më të parë. Ai duhet demaskuar. Urrejtjen turke, e zbrazën mbi kokat e myslimanëve shqiptarë, që shpërtheu 1877-1878 kundër banorëve shqiptarë të Nishit, Leskovaçit, Kurshumlisë, Preshevës, kur mbi 250.000 kaluan në Kosovë, që njihen edhe sot si “Muhaxhirë”. Serbët kërkojnë një Kosovë pa shqiptarë. V. Gjorgjeviçi, i përshkruan: “…kafshë të egra me bisht që kalojnë natën të varur nga pemët e pyllit. Jo z. Gjorgjeviç. “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dy mijëvjeçarë të qytetërimit të lashtë” (At jergj Fishta). Më aktualia, është hyrja me forcë e armatës serbe në Kosovë më 1998-1999, që shkaktoi vdekje, dhunim, djegie, plaçkitje, dëbim, katastrofe të lemerishme… U.Ç.K. dhe NATO i vunë vulën pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Irenej dhe Janullatosi Shqipërinë e kanë halë në sy, synojnë ta ndajnë bashkë te lumi Shkumbin. Për këtë Janullatosi po e godit djepin kombit shqiptar dhe e kthen Shqipërinë në helenizëm, duke e qëndisur me kisha te stilit grek, me disa kisha në emër të Shën Kozmait, po ngrenë shkolla greke dhe varreza të ushtarëve grekë të vrarë para më tepër se 70 vjetëve e të lënë të pa varrosur që nga 28 tetori i 1940 deri më 15 prill të 1941. Dhe u kujtuan tani duke mbushur sarkofagët me kufoma shqiptarësh. Çfarë absurditeti?!… Taciti romak thoshte: “Humbi turpi , sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk e njeh turpin. Shpifja, gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën… të vrasë historinë”. Këtu ndodh akoma më poshtë se kaq!

Janullatosi ka deklaruar në gazetën “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e Shqiptarëve, se feja e shqiptarëve është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundra Rilindjes Kombëtare.” Janullatosi në vazhdim nuk do të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të KOASH, përpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. Kur ju, Janullatos, mohoni të meshoni në gjuhën shqipe të ligjëruar, dhe merrni guximin të meshoni në gjuhën greke, do të thotë të atakoni djepin e kombit, të qënësisë dhe formimit shqiptar. Është një revoltë e madhe për çdo shqiptar, Janullatosi po e armatos trurin, por duhet të armatosni duart kundra këtij helenizimi të pështirë. Shqiptarët janë në vendin e tyre, dhe kur i huaji që vjen, e prek në dinjitetin e tij, si komb atij, i digjet toka nën këmbë, ashtu si ju dogj murgut Kozma dhe peshkop Fotit.

Prof. Arben Llalla thotë: “Anastas Janullatosi valëvit flamurin Vorio-Epirit. Zbardhen faktet që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare. Para tij është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, më 15 gusht 2013 në Derviçan, ku dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1913-1914, duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë.” Zoti Arben, ju bëni mirë që shkruani dhe flisni, por qeveria dhe akademikët shqiptarë janë bërë një me grekun, ata po prishin imazhin e Shqipërisë në botë për të penguar hyrjen në BE. Ata nuk çajnë kokë që historiani grekë Nikollas Stavros thotë: “Futja në dorë të kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Kjo deklarate e lëshuar më 22-10-2013, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe dinjitetin e Republikës së Shqipërisë, të cilën e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste.

Ka akoma më keq, kur ministri grek i tund shkopin qeveris shqiptare. Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI: “Me 14-10-2013 ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve duke i puthur dorën më parë Janullatosit… Venizellosi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë! … kujdes: Kjo varet nga Greqia, se rruga për në Evropë kalon nga Athina. Prandaj mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi I çështjes çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, heshtja për mosnjohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë nga ana e Greqisë, krijimi i komisionit të varrezave për ushtarët grekë, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse, avancimi i të drejtave të minoritetit grek e kështu me radhë”. Dhe qeveria hesht në dëm të Kombit shqiptar, si e përcakton Mit’hat Frashëri: “Rrëmbejnë kazmën e i bien themelit, për të shkatërruar këtë ndërtesë që mezi e ngritën Rilindësit”. Jemi të bindur që juve z. Janullatos u vret sytë pallati i kulturës në Përmet me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”, po kështu edhe pallati muze i Themistokli Gërmenjit dhe i flamurit në Korçë. Për Kishën e Përmetit i kërkove ndihmë Athinës, për eleminimin e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, duke dalë mbi legjislacionin shqiptar. Ndërsa për monumentin muze të patriotit të madh Themistokli Gërmenji, bëtë që ai u gjet në mëngjesin e 11 gushtit 2012 gurë mbi gurë e shkatërruar me buldozerë.

Të kuptojmë shtetin. Zonja Magdalena Ollbrajt, në mars të vitit 1997, kur renegati Kiço Mustaqi, ish ministri i mbrojtjes shqiptare, kishte ardhur nga Greqia me 400 andartë grekë dhe piketonte flamurët grekë në Shqipërinë Jugore, Sekretaria Amerikane e pyeti ministrin grek, “Ju doni të pushtoni Shqipërinë e Jugut, por edhe ne nuk do ta ndalojmë Turqinë që t’u bjerë juve.” Fill pas kësaj deklarate, Kryeministria turke, Tansu Çilleri, i dha ultimatumin grekut, për t’u kthyer mbrapsht dhe ata u tërhoq menjëherë. Katrahura e vitit 1997 dhe e janarit të vitit 2011, u përgatit dhe u drejtua nga grekët me qeverinë tradhtare shqiptare, që kaloi mbi pellgjet e gjakut të 3500 të vrarëve dhe 11000 të plagosurve dhe se fundi grabitën firmat piramidale që përfunduan në Athinë.

Tani të kuptohemi, Janullatos, se keni prekur tabanin e këtij kombi, që është shumë më i vjetër se kombi i juaj grek. Buldozeri është aty, dhe në vend të shoferit grek do ta marrë një shofer shqiptar, që do të prishë të gjitha ato që keni bërë të stilit grek si dhe ato monumente që keni bërë dhe mund të bëni si atë të peshkop Fotit. Por duhet të dini dhe kuptimin e mbiemrit tuaj: Jani-llathos që do thote greqisht “Jani i gabuar”. Pra, jeni i gabuar, në qëllim të gabuar, në vend të gabuar. Këto që po të them, o greku Janullatos, mbaji në mendje, dhe i lini pas të shkruara, se jeni plak !…

FIGURAT ÇAME NË HISTORINË BOTËRORE



Faik Konica

Nga Rasim Bebo

Në enciklopedinë Kamus Ul Alam, “Fjalori i Botës” të Sami Frashërit, shkruhet se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetёm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë,  ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet edhe një numër tjetër shumë i  madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër, që ne nuk ua dimë emrat.” Ai thotë se çamёt janë më të zgjuarit e toskëve, i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre. Ndërsa Robert d’Angeli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë. Çamëria, apo Epiri, ka nxjerrë personalitete të spikatura.
    
kroni 















Mbreti Kroni dhe mbretëresha Dhea (Dhemetra), kur lindën Zeusin ua dhanë shqiponjave, që  ta dërgonin në Kretë në shpellën e Kuritëve. Zeusi kur u rrit mori shqipet e tij dhe erdhi në Shqipëri, në Dodonë, ku luftoi me Titanët dhe Gjigandët e Akrokeraunëve. Në këtë kohë Zeusi mbante shëngjetat e arta që e ndihmuan për të zërë fronin. (Dr. Kristo Floqi, “Histori…”,1937)



dodona DODONA. “Herodoti pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai në Thesproti (Çamëri) i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI), i cili Zeusin e trajton jo vetëm si “pellazg” por ai e cileson për më tepër si “Dodonas”, (çam, në Çamërinë e sotme.  (M. Arefi, “Mikenët – pellazgët”, f. 67.).
    Grekët, me manipulimet e tyre, Zeusin e quajnë grek, të marë nga pellazgët, bashkë me gjithë sistemin e perëndive Dodonase (Artemisin, Apollonin, Athenanë, Afërditën, Poseidonin, Dionizin, Panin etj. (Dh. Pilika, “Pellazgët”, f.177). Grekët  kanë ardhur me mijëra vjet më pas Zeusit. Ndërsa romakët e quajnë Zeusin, Jupiter dhe e vendosën statujën e tij në një nga kodrat e Romës.
    Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e Vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinë etj. “Shqiptaret rrjedhin nga Ilirët dhe këta nga Pellazgët që janë banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekë). Herodoti, (VIII,44). (M. Aref, “Shqiptaret”, f. 108)
 
 
akili

















Akili dhe Odisea, këta luftëtarë të shquar të Luftës së Trojës (1250 p. k.) janë Thesprotas, nga Çamëria e sotme. Kjo ka qenë një luftë civile ndërmjet trojano-trojanëve. Midis Trojanëve të Mikenës dhe Trojanëve të Dardanisë, Priamit, Hektorit, Paridit etj.,  i së njëjtës kombësi. (E. Kocaqi, “Albanët”, bot 1998 f.98). Shoku i ngushtë i Akilit, Patrokli, u vra në dyluftim me Hektorin. Akili vendosi të mos ia jepte varrit kufomën e mikut të vet, përpara se të merrte kokën e Hektorit…Trojanët u mbyllën në qytet. Vetëm Hektori mbeti jashtë mureve. Priami plak e pa me frike Akilin, të veshur me mburojë vezulluese… Dyluftimi filloi. Të dy heronjtë hodhën në fillim shtizat. Me guximin e të dëshpëruarit, Hektori nxori shpatën dhe u turr mbi armikun. Akili lëshoi me tërë forcën një shigjetë tjetër, e cila e shpoi këtë herë Hektorin. Akili mori mburojën e të vdekurit dhe duke tërhequr trupin e Hektorit prapa koçisë. E zvarriti deri tek tenda e tij…. (Karl Grimberg “ “Historia … , bot. 2003, f. 254)

DESHQIPTARIZIM I LETËRSISË KOMBËTARE




Prof.Dr.Rasim Bebo


Ka mbërritur në shkolla një listë e re librash, të rekomanduara për bibliotekat shkollore, të cilën Ministria e Arsimit e ka publikuar më 28 Tetor.

Aty janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimoree Kosovës, si dhe “De Rada”, dyqindvjetori i të cilit, kremtohet sivjet. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter, shpalli më 28 Tetor me gjuhë ultimative qëështë karakteristikë e kësaj qeverie, një liste me treqind e tetëdhjetë e pesë tituj, e cila është një sakatim i listës shumëvjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, ku ishin hequr titujt e armiqve politikë dhe ishin shtuar si me sustë mjaft tituj nga shtëpite botuese.

 Ky është një skandal kombëtar i botuar së fundi në shtypin tonë. (Ramiz Dërmaku, “Skandal” gazeta Bota Sot, marrë nga Gazeta 55)

Gjatë këtyre dy dekadave, kupola e drejtuar nga guvernatori Janullatos, përveç qilizmës që i bëri tokës shqiptare, duke mbjellë në të vorreza të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, duke mbjellë shkolla greke, duke ndërtuar kisha të stilit grek dhe kisha me emër të shenjtorit Shën Kozma, i cili është ekzekutuar në vitin 1779 nga qeveritarët shqiptarë të kohës.

Historianët grekë, të orientuar nga kisha greke,kanë shkruar artikuj të veshur me “dinakërinë greke”, se çamët nëÇamëri (muslimanët) janë kolonë turqish dhe për këtë nuk duhen të njihen si popull shqiptar autokton. Por Qeverisja Shqiptare dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur.Kështu erdhi si pasojëedhe deklarimi i tyre se “Çamëria nuk ekziston”.

Forumet botërore e ligjëruan,sepse nuk u doli përpara nga ne, një kundër-rezolutë për Çamërinë, që të kundërshtonte rezolutën greke.

Sllavët na rrëmbejnë emrin “Maqedoni” dhe ne na quajnë ardhacakë dhe “ashkla” të mbetura gjatë kohërave. Ne duhet të kemi parasysh, “se ata që nuk kujtojne të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, siç thotë historiani amerikan George Santajama.

Me fjalët “Shqipëri lindore”, “veri-lindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vëndin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër mbi katërmijëvjeçar.”

A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës, vendosin në Strugë pllakatën përkujtimore pas njëqind vjetëve të “kryengritjes Maqedono-Shqiptare” kundër okupatorit serb. Tëkuptojmë këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e Maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundër serbëve. Sa gënjeshtër e hapur. A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo-maqedonët të luftojnë kundër sllavo-serbëve?

Historiani Maqedon Andonov Polianski e quan popullatën sllave në Maqedoni “maqedonas”, kur ata kanë ardhur një mijë vjet pas Aleksandrit të madh të Maqedonisë. Kur e pyesim për këtë, ai thotë, ne me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por kur erdhëm në Maqedoni ne jemi maqedonas.

 Kështu grekët mohuan Çamërine dhe sllavët përvetësuan emrin maqedon dhe uzurpuan pushtetin. Ndërsa qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë në përkrahje të deshqiptarizimit, kjo është një fatkesi e madhe.

Personaliteti shqiptaro-amerikan, zoti dhe zonja Dioguardi deklaruan se historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e njezetë”.

Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Rrepublikës së Shqipërise, dhe më tej. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit ështëshqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”. (nga Eshref Ymeri)

Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, e perforcuan mendimin e Janullatosit, per te zhdukur të gjithë mendimin shqiptar me të gjithë perfaqësuesit e vet, duke nisur me Branko Merxhanin e duke vijuar me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën e Anton Harapin. Këta e mbushën me antizogizëm dhe antinacionalizëm.

Po kështu albanologu At Zef Valentini është fshirënë mënyrë metodike nga lista e vjetër. Hakmarrja është shekullore dhe të njëjtin fat kanë pësuar edhe kujtimet e papërseritshme tëAt Zef Pëllumit, “Nder i Kombit” të vlerësuara edhe me “Penën e Artë” nga MTKRS-ja, vetëm se këto shënime janë shpluhurosur prej kohës.

Mungesa e krejt të ashtuquajturit neoshqiptarizëm, pason goditjen si me sopatë të gjithë mendimit shqiptar para luftës së II botërore dhe ështënjë krasitje e gabuar, në listën e re të qeverisë së Edi Ramës, mungesa në listë e krijimtarisë së Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e Eqerem Kryeziut.

Nuk është një harrese në kuptimin e mirfilltë të fjalës, pasi librat e tyre kanëqenë rregullisht në të gjitha listat e Ministrisë së Arsimit që nga viti 2006, por është një qëndrimi i turpshëm, për të cilin anëtaret e bordit duhen te skuqen dhe Ministria duhet te nxjerrë përgjegjësitë e vërteta të këtij sakrilegji. Kështu është sakatuar prejlistës së botimit,me një të rënë të lapsit,krejt botimi i shqiptarëve të Kosovës.

Voluntarizmi për sakatimin e listës së vjetër rekomanduese, ka goditur kryesisht qëndrimet perëndimore të shqiptarëve, ndërkohë që shtesat e reja, janë thellësisht riciklime tëopinioneve bolshevike, të viteve të shkuara në të ashtuquajturat “studime të reja shqiptare”.

Serish si shpëtojmë dot krahasimit, kur qëmtojmë se në listëështë shtuar një studim për Skënderbeun i gazetarit Virgjil Kule dhe jo studimi i Aurel Plasarit,ku përfshihen edhe studime për Kutelin e Camajn, janë fshirë njësoj sic janë fshirë edhe tituj e perfshirë në kolanën “Inteligenda”.

Mungesa ulëritëse e listës, e cila shkon fiks sipas historikut të mungesave tëçfarëdollojshme të kryeministrit Edi Rama, është mungesa e çfarëdolloj libri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

Libra të pafund në shqip, të shkruar nga studiues, poetë e historian janë rrëzuar, ndërkohë që në shqip janë botuar prej vitesh edhe cikli i poezive të nënë Terezës, e cila gjithashtu po provon censurën e re të mirditores Lindita Nikolla.

Kjo censure orientale,është përdorur edhe për librat në shqip të Atit të Shenjtë Benedikti XVI, apo historianit hebre më i njohur i shekullit XXI Simon Sebag Montefiore.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi ministria, s’ka dalë formalisht me shkresën e vet me firmë e vulë qe u ka nisur drejtorive rajonale në rrethe, por thirrja mbetet që sa më shpejt lista të miratohet, qoftë edhe vetëm me klientelën e lartpërmendur të mazhorancës.

 Nuk ka asnjë problem që librat e Jorgo Bules, Rudina Xhunges, Arben Putos, Shaban Sinanit e Floresha Dados shkojnëpreferencialisht në shkollat tona nëntëvjecare e të mesme, dhe NënëTereza, Jeronim De Rada, Branko Merxhani, Ibrahim Rugova, Ali Podrimja dhe At Zef Pëllumbi sërish censurohen.

Duhet përcaktuar fajtori për sakrilegjin e 28 Tetorit e po ashtu duhet zyrtarizuar edhe bllokimi i 30 Tetorit. Ministria Lindita Nikolla, duhet të gjejë fajtorin, nëse nuk do të konsiderohet vetë fajtore për sakatimin e listës së vjetër dhe harresat e tmerrshme të De Radës, Nënë Terezës e Ibrahim Rugovës.

 Kurse Edi Rama, i cili pati kohë gjatë tetë viteve të opozitës, të bënte lojën e peshtirë të përshtyrjes së botuesve, kur ata s’ishin në grigjen e tij, tani ka detyrimin të denoncojë listën e të kthejë në shinat e një tradite pozitive, e cila synon arsimin kombëtar dhe jo arsimin partiak enverist. (me shkurtime nga Redaksia 5/11/2014).

 Tiranë 10 nentor 2014

Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexoni:

http://www.gazetarepublika.al/2013/01/bashkebisedim-me-historianin-rasim-bebokombi-dhe-e-ardhmja-jane-ylli-polar-i-shqiptareve/




2014/11/09

EDVIN KRISTAQ RAMA ; THIRRJEN QË E BËRA NË OKB DO TA PËRSERITE EDHE NË BEOGRAD : NJIHNI SHTETIN E KOSOVËS




Shkruan Flori Bruqi


Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martes do të udhëtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.



Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Edvin Kristaq  Rama nuk do të shkojë apo nuk do t’i lejohet të vizitojë qytetet shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh....

Analistët në Shqipëri vlerësojnë në mënyra të ndryshme qëndrimin dyditor të Edvin Kristaq  Ramës dhe impaktin që do të ketë kjo vizitë në raportet mes dy vendeve. Për drejtorin e të përditshmes “Tema”, Mero Baze, kjo vizitë është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e “aktorllëkut” para perëndimit. Pra, “serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata”, thotë Baze për “Deutsche Welle-n”. “

Analisti Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në Televizionin kombëtar KLAN bën një paralelizëm mes vizitës së të hënës të kryeministrit Edi Rama me atë të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, kur ky i fundit, sipas tij, u soll dukshëm si një vasal politik i Titos. Për Fevziun, sot jemi në një kontekst tjetër, pasi Rama do të udhëtojë në Beograd, si kryeministër i një vendi anëtar i NATO –s, si kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia, që e ka GDP-në për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë, që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s'ka asnjë dilemë për përkatësinë euro – atlantike të tij.

Ndërsa komentatori politik Mentor Nazarko i shikon nga një këndvështrim tjetër pritmëritë e vajtjes së kryeministrit shqiptar në Serbi. “Të paktën relaksim të raporteve mes dy vendeve pas.klimës së krijuar nga ndeshja e Beogradit”, thotë Nazarko. “Ndikimi perëndimor, kryesisht ai gjerman, i biznesit serb që po kërkon hapësira të reja, por dhe qasja moderuese e politikës zyrtare shqiptare, do e përcaktojnë këtë relaksim. Shqipëria dhe kombi shqiptar ka fituar mbi Serbinë, falë aleancës me Perëndimin në fundshekullin e 20-të ndaj duhet ta trajtojë me.njëfarë zemërgjerësie vigjilente fqinjin ende të traumatizuar serb, siç u duk dhe me ngjarjet e Beogradit” thotë Nazarko.




rama ne okb


Kohë më parë Kryeministri i Shqipërisë në OKB  ka deklaruar se, integrimi i vendit në Bashkimin Europian, është një ndër prioritetet e qeverisë, por edhe prioritet i të gjitha vendeve të Ballkanit.

Për më shumë se 10 minuta, për herë të parë në sallën e OKB-së, Kryeministri i, Edvin Kristaq Rama tha se, Shqipëria nuk është vendi me imazhin e keq që është personifikuar nga disa filma që janë bërë nga Hollivudi.

Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël, me potenciale të mëdha, që aktorët e mëdhenj Al Paçino, Roberto Deniro, Dustin Hofman duhet ta njohin.


(Në foto: Kryeministri Edvin Kristaq  Rama gjatë fjalës në OKB)

SHQIPËRIA, VEND I VOGËL ME POTENCIAL TË MADH

“Shqipëria është një vend i vogël me potencial të madh, me bukuri të jashtëzakonshme dhe sfida ime është që ky potenciat të rrihet të arrihet dhe të bëhet i prekshëm. Por për këtë gjë, do të duhet mirëkuptim nga miqtë dhe partnerët. Filmat si “Taken 1”, “Taken 2, “Bishti i Qenit”, apo dhe filma të tjerë, etj janë me subjekte që nuk flasin mirë për Shqipërinë dhe prandaj aktorët e mëdhej, Liam Nelson, Roberto De Niro, Dustin Hofman, duhet ta njohin këtë vend”, tha në fillim të fjalës së tij, Kryeminstri Edvin Kristaq Rama .

KORRUPSIONI DUHET TË MUNDET

Në fjalimin e tij, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së, kryeministri Edvin Kristaq Rama  tha se, korrupsioni është një e keqe që duhet luftuar dhe Shqipëria do ta mundë. “Korrupsioni është një fenomen që bën të njëjtën gjë, që bën edhe një shpatë në një fytyrë të bukur, e shkatërron atë.

Korrupsioni kthen pas investitorëve të huaj pas. Korrupsioni duhet të mundet që të kemi investime, që të investojmë në turizëm, që ta shijojmë. Z. President bota ka ndryshuar mjaft kohët e fundit. Reforma e ndërmarrë nga OKB-ja duhet të ndryshojë botën”, tha Edvin Kristaq Rama .

SHQIPËRIA, SYNIM PËR TU ANËTARËSUAR NË BE

“OKB –ja është një prej organizmave më të rëndësishëm botëror, ne u bashkuan në mesin e shekullit të kaluar. Por kjo organizatë nuk është e vetme, pasi BE është një tjetër synim i yni. Nëse BE-ja ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, rajonit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serbë, malazezë, maqedonas, boshnjakë, duhet ti mbajmë sytë drejt BE, për një të ardhme më të mirë më të begatë. Bashkëpunimi që nuk do bazohet në ekonomi, nuk do të rezultojë efikas.

Ne nuk duhet të merremi për gjëra që na humbi kohë, pasi askush nga ne nuk e ka këtë luks. Ky bashkëpunim i sukseshëm ka një kriter për arritjen e bashkëpunimit ekonomik", theksoi Edvin Kristaq Rama .

THIRRJA E EDVIN KRISTAQ RAMËS: NJIHNI SHTETIN E KOSOVËS

Gjatë fjalës së tij në OKB, kryeministri i Shqipërisë,  Edvin Kristaq Rama ka bërë thirrje që ata shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë. Në fjalën e tij, Rama tha se, Kosova deri më tani është njohur nga 104 vende, ndërsa ka ende vende që janë skeptike për të. “U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Rama, duke mos përmendur emrat e vendeve që ende nuk e kanë njohur, si Greqia, Serbia, Spanja, Rusia, apo vende të tjera.

“Vizioni im për Shqipërinë është një vizion që Ballkani të punojë së bashkë. Prandaj ta themi që luftërat janë pjesë e të shkuarës. Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë starton një eopkë të re në Europën juglindore. Dialogu me ndihmën e BE-së, sfidon çdo vend të rajonit në perfomaancat e reja të bashkëpunimi dhe kooperimit. Ka ende disa, aty-këtu që mendojnë se i përkasin të kaluarës. Por e vërtetë që mbizotëron është se Thaçi dhe Daçiç kanë ditur tu bëjnë ballë edhe sulmeve të ndryshme nga ata që nuk besonin në arritjet e marrëveshjeve.

Është thelbësore që epokën e re, ta jetojmë pa e kthyer kokën pas, tek luftërat. Prandaj Shqipëria është e angazhuar për paqen në rajon dhe prandaj do të punojë për pavarësinë e Kosovës.

U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë laujatur një rol të rëndësishëm.

Për ata që janë skeptikë them: Populli i Kosovë, e meritojnë të njihet si Republikë. Në këtë angazhim do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt BE”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.

“Kroacia është bashkuar me BE-në, ne po presim në rradhën, po kështu edhe Serbia dhe Kosova. Duke pasur parasysh se çdo vend në rajon ka zëvendësuar politikat e ndarjen me atë të bashkimit, ne mund të demostrojmë që shumë kemi ndryshuar dhe sa shumë shpejt mund të ecim të zëmë vendin tonë përkrah vendeve të BE. Le të jenë Ballkani që kaq gjatë është njohur për luftën dhe gjakëderdhjen të njihet si vendi bashkimit dhe i ecjes para”, tha Edvin Kristaq Rama  fjalës së tij.

rama ne okb

(Në foto: Kryeministri Edvin Kristaq  Rama gjatë fjalës në OKB)

EDVIN KRISTAQ RAMA: SIRIA NJË TRAGJEDI E TMERRSHME

Gjatë fjalës së tij, në OKB, kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama , nuk la paprekur edhe krizën siriane, luftën civile që ka marrë më shumë se 100 mijë jetë njerëzish. “Z. Presidentit do të doja që të flisja për një tragjedi më të tmerrshme humane. Deri tani ka marrë më shumë se 100 mijë jetë, ka sjellë një vend në mes të shkatërrimit. Përdorimi i armëve kimike përbën një krim që nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”.

Sipas Edvin Kristaq Ramës , marrëveshja për asgjësimin e armëve kimike është një fije shprese. “Megjithatë me ketë pamje të zbehtë, ka ende një fije shprese që ka lindur. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar një rezolutë për shkatërrimit e armëve kimike në Siri, që duhet të implementohet”, tha Rama, duke folur për Sirinë.

EDVIN KRISTAQ RAMA: RILINDJEN DO TA BËJMË

Kryeministri Edvin Kristaq Rama  tha se, Rilindja e Shqipërisë edhe pse do të të jetë e vështirë, do të arrihet.

“Ndërsa ngjitesha në këtë foltore ndjeva se çdo të thotë të jesh lideri i një vendit dhe historikun e këtij vendi. Ndjeva sfidat që ka arritur dhe që nuk ka arritur. Ndërsa garoja për postin tim zgjodha temën e Rilindjes, por të gjithë e dinë që këto fjalë janë pjesa më e lehtë, pasi këto fjalë duhet ti kthejmë në punë. Duhet të mbështetemi në organizata të ndryshme, qeveri të ndryshme, institucione të tjera, nga ku mund të mësojmë për të ecur para.

Rilindje nën kupton një Shqipëri të re, do të duhet kohe, mirëkuptim, lidership, etj, por e di dhe besoj se mund të arrihet”, tha në fund të fjalës së tij, në OKB, kryeministri i Shqipërisë,Edvin Kristaq Rama 

rama


Evin Kristaq  Rama të shkoj në Serbi si Lider i Kombit shqiptar


Pas vizitës historike të Kolosit dhe Fitimtarit të LDB Enver Hoxha, në Beograd pas Konferences së Paqes në Paris me 1946-të kur kërkoi nga Jugosllavia dhe Josip Broz Tito rikthimin e Kosovës dhe viseve të tjera nën kufinjët e Shqipërisë edhe Kryeministri ynë mbarëkombëtar burreshtetasi i nivelit boteror lideri i shqiptareve dhe i Ballkanit duhet ta vizitojë Beogradin dhe Kosovën Lindore Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc .Enveri nderpreu cdo mardhanie me Jugosllavet dhe Titon pse tradhtuan dhe nuk respektuan Bujanin dhe i luftoi ata për vdekje si dhe grekët një jetë ,kurse nga Edi presim ti deklasojë shovenistet serb në tavolinë të bisedimeve shqiptaro-serbe madje madje do deshiroja hyje si opcion edhe shkembimi i territoreve Leposavici Zubin Potoku dhe Zvecani ikin në Serbi kurse Kosova Lindore e aneksuar me 1956-të ti rikthehet Kosovës dhe Shqipërisë .



Po po E Edvin Kristaq Rama duhet të shkoj në Beograd përkunder shovenizmit serb të rishfaqur në Beograd me 14 Tetor në ndeshjen Serbi-Shqiperi ku bishat serbe terrorizuan një ekip Kombetar në Futboll me sharje fyerje etiketime djegje Flamujve Kombetar dhe NATOS kafshëria serbe nuk është e panjohur për ne nga 1844-2000 janë vrarë mbi 600 mijë shqiptar janë aneksuar qindra fshatra Toplices kemi zhvilluar sa esa luftera te pergjakshme me ta dhe gjenocidi serb nuk guxon të harrohet kurrë brez pas brezi dhe Serbia duhet të ketë një Nurenberg të dytë.



Edvin Kristaq Rama  nese do të realizon nesër vizitën e tij të parë në Beograd duhet  të jetë shumë dinjitoz dhe duhet ti kerkoje Serbisë llogari dhe ti uli tensionet dhe te mos provokojë Kombin Shqiptar shumëmilionesh ,

Edvini e di se në krye te Serbise ka vetem ndryshime kozmetike sepse prap populli serb i votoi mbetjet e ish Jugosllavise,Dobrica Qosiqit, Sllobodan Millosheviqit,Vojisllav  Sheshelit dhe Koshtunices e di mirë Edvin Kristaq Rama se kush ishin keta gjakeprishur aktiv në të gjitha luftërat Ballkanike të Serbisë Hitleriane .

Mardhenie shqiptaro-serbe ideale Europa nuk duhet të kërkojë nga ne por nga Beogradi i cili duhet kërkoje falje për gjenocidin mbi ne te paguaje demet e luftes dhe të ndricohet fati i të zhdukurve që nga intelektuali i madh Ukshin Hoti e mijëra të tjerë .

Nuk është hera e parë që bisedojmë me serbosllavet edhe lideret shqiptar Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti kanë negociuar me serbo-sllavomaqedonasit dhe nuk kanë leshuar pe përkunder fushates kunder tyre .

Shqiptarët e Preshevës presin mesazhe të qarta nga Edi Rama


Bisedime perfekte nuk ka unë i besoj fatet e Kombit  Edvin Kristaq Ramës  dhe ky duhet të jetë në lartesinë e detyres ,dikur Jugosllavet intononin himnin tonë në kohen  e vizitës së  Enver Hoxhës  në Beograd,tash prapë nese do kemi një vizitë Serbia do duhet ta nderojë Edvin Kristaq Ramen me ceremoni e protokoll shteti dhe ta respektoj jo vetem si lider i Kombit shqiptar por edhe i Ballkanit .



Ne shqiptaret duhet ti lemë inatet menjanë bajraktarizmat kur është në pyetje ceshtja madhore shqiptare e pazgjedhur ne me diplomaci ose luftë duhet ti korigjojmë padrejtesitë Historike ndaj nesh që nga Konferencat e mallkuara Shen Stefanit Berlinit ,Londres etj



Edvin Kristaq Rama  duhet jetë sa ma dinjitoz dhe i guximshëm dhe pastaj ai me siguri d0 ta  meriton besimin tonë ...Ai besojmë që ka vlera dhe do ua thote troç shovenistave serbomedhenjë të gjitha .

Image result for EDVIN RAMA DHE SERBIA
Shqiptarët e Preshevës presin mesazhe të qarta nga Edvin Kristaq  Rama

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, vlerësohet të jetë pozitive nga udhëheqësit dhe qytetarët e Luginës së Preshevës. Madje, thonë se mikpritja për, siç e quajnë ata kryeministrin e tyre, do të bëhet në mënyrë shqiptare.



Por, sipas tyre, Qeveria në Beograd, me një dinakëri të madhe ia shtyu vizitën Ramës, duke ia lënë me 10 nëntor, pikërisht kur me 10 dhe 11 nëntor në Serbi është festë zyrtare dhe kjo për ta zbehur jashtë mase këtë vizitë historike të një kryeministri shqiptarë.




Megjithatë, ata presin nga Edvin Kristaq Rama që qartazi dhe prerazi të theksoj para kryeministrit serb që shqiptarët e Preshevës meritojnë të drejta, nëse jo me shumë, po aq sa serbët në Kosovë, sidomos në veriun e vendit.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa vizita e kryeministrit shqiptarë në Beograd nuk bëhet me një dëshirë shumë të madhe të Beogradit zyrtarë, sikurse nuk do të bëhet me një dëshirë shumë të madhe as të Tiranës zyrtare, por janë procese politike që ua imponon BE-ja dhe fuqitë e mëdha botërore që janë vendosëse për politikën në botë.

Ai shton se ndryshimi i datës së ardhjes së kryeministrit, Edi Rama në Beograd dhe Preshevë, është bërë me një mjeshtri dhe dinakëri shumë të madhe nga zyrtarët në Beograd, me qëllim zbehjen e kësaj vizite, meqë me datën 10 dhe 11 nëntor 2014 në Serbi, është festë zyrtare.

“Data 10 dhe 11 nëntor 2014  janë ditë feste në Serbi, është një festë e Serbisë gjenerale dhe institucionet nuk punojnë, mbase në ato dy ditë feste janë të detyrueshme edhe institucionet shkollore, edhe institucionet publike, edhe institucionet vendore, në këtë drejtim për të minimizuar dhe për zbehur në më masë shumë të madhe vizitën e kryeministrit Edi Rama, qoftë në Beograd, qoftë në Preshevë, kanë planifikuar me dinakërinë me të madhe ditët e festës të vij një kryeministër shqiptarë”, tha Mustafa .



Mirëpo, ende nuk dihet nëse Qeveria e Beogradit do të lejoj kryeministrin Rama që të vizitoj edhe Preshevën, ndonëse në agjendën e tij është paraparë që ai të shkoj edhe në Preshevë.

Megjithatë, kryetari Mustafa, thekson se shkuarja e kryeministrit shqiptar pas shumë decenieve në Serbi shënon një hap kah gatishmëria për të zgjidhur problemet me dialog paqësor dhe duke ia thënë të gjitha parregullsitë karshi shqiptarëve të Luginës, homologut të tij në sy. Kjo, pasi sipas tij, shqiptarët e Luginës është shumë e natyrshme që akoma janë në një diskriminim të paparë, me metoda të moderuara nga Qeveria e Serbisë.

Prandaj, Mustafa kërkon nga Rama që në takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq të bëjë kërkesa të qarta për shqiptarët e Luginës.

Edhe qytetarët presin me entuziazëm vizitën e Ramës në Beograd dhe Preshevë, duke e vlerësuar si vizitë historike dhe që do të bëjë që kryeministri shqiptar ta shoh gjendjen reale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vizita e kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Beograd ishte paraparë të bëhet me 23 tetor, megjithatë ajo është shtyrë për 10 nëntor.



Borislav Ljuba Tadiq: Mbroni shqiptarët, Edvin Kristaq Rama të vije në Beograd



Partia Social Demokrate e Serbisë (SDS) e ish presidentit serb, Bors Tadiq, sonte përmes një njoftimi i ka dënuar ashpër aktet e dhunshme të huliganëve ndaj shqiptarëve dhe pasurisë së tyre në shumë qytete të Serbisë.

“I ftojmë organet përgjegjëse që sa më parë t’i gjejnë dhe t’i sanksionojnë ata që i kryen këto akte dhe që të dalin në mbrojtje të gjithë qytetarëve tonë dhe të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese”, thuhet në njoftimin e SDS-it.

Lideri i SDS-it, Boris Tadiq ka deklaruar në njoftim se nuk duhet lejuar që provokimet politike dhe dhuna e tifozëve nga një ndeshje futbolli të cenojë të gjitha ato që janë arritur deri me tash në zhvillimin e dialogut dhe kompromisin historik ndërmjet popullit serb dhe shqiptar.

“Sjella agresive dhe nxitja e frikës nacionaliste në ditët e kaluara edhe nga ana serbe edhe nga ana shqiptare, janë rezultat i parregullsive në ndeshje futbollit, mirëpo këto sjellje duhet urgjentisht të largohen nga niveli politik. Shpresoj që këto ndodhi janë incidente individuale dhe se kryeministri shqiptar do të vije në vizitë në Beograd dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë”, ka thënë Tadiq.

“I ftojmë anëtarët dhe miqtë e partisë sonë, si dhe të gjithë qytetarët, që të mbrojnë komshinjtë e tyre shqiptarë dhe bashkëkombësit nga secili lloj i agresionit dhe sulmit në lirinë e tyre”, thuhet në njoftim.



Lëvizja “Vatra” ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që me homologun e tij serb të diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm zbatimin e shtatë pikave që do të përmirësonin sadopak jetën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas një komunikate të ‘Vatrës’, publikuar nga “Express”, gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë dhe pikërisht kjo vizitë nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Këto janë shtatë pikat e shoqatës “Vatra”:

-Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, pasi kjo pjesë është ndër më të varfëruat në gjithë kontinentin e Europës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vetë Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetarëve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.

-Serbia t’i ndalë arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuara nga kuzhinat e pushtetit serb. Të ndalet ndjekja dhe keqtrajtimi i ish-ushtarëve të UÇPMB-së që po vazhdon prej 13 vitesh.

-Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është: Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre. Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant "Lleshit" Ridvan Qazimi.

-Të fillojë implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësuesve politikë i dalë nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.

-Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e shtetit serb.



-Të lejohet hapja e universitetit në gjuhën shqipe në Kosovën Lindore.

-Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës. Të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në aspekt zyrtar dhe të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...