Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/10

Një romancier nuk mund të jetë kurrë lexues i vetes


Përktheu: Blerta Hyska
Marrë nga gazeta Le Monde.

Dua vetëm t’ju them sa i lumtur ndihem këtu mes jush dhe sa i mallëngjyer nga nderi që më keni bërë duke më dhënë çmimin “Nobel” për letërsinë.

via modiano patrick modiano olivier roller )


Është hera e parë që duhet të mbaj një fjalim para kaq shumë njerëzve dhe ndiej njëfarë frike. Mund të mendohet se një ushtrim i tillë është diçka e natyrshme dhe e lehtë për një shkrimtar. Por një shkrimtar - ose të paktën një romancier - ka shpesh marrëdhënie të vështira me fjalën. Dhe nëse kujtojmë ndarjen që bëhet në shkollë midis “me shkrim” dhe “me gojë”, një romancier ka më tepër dhunti me shkrim se me gojë. Ai e ka për zakon të heshtë nëse dëshiron të përshkohet nga një atmosferë, ai duhet të shkrihet me turmën. Dëgjon bisedat pa rënë në sy, dhe nëse ndërhyn në këto të fundit, kjo ndodh për të bërë disa pyetje të matura me qëllim për të kuptuar më mirë burrat dhe gratë që e rrethojnë. Fjala e tij është ngurruese, për shkak të zakonit të tij për të korrigjuar shkrimet. Sigurisht, pas shumë korrigjimesh, stili i tij duket i pastër. Por kur merr fjalën, ai nuk ka më mundësi të korrigjojë ngurrimet e tij.
Përveç kësaj, unë i përkas një brezi ku fëmijët nuk lejoheshin të flisnin, me përjashtim të disa rasteve të rralla dhe me kusht që të kërkonin leje. Por askush nuk ua vinte veshin dhe shumë shpesh u ndërpritej fjala. Ja përse disa prej nesh kanë vështirësi në të shprehur, herë ngurrojnë, herë flasin shumë shpejt, a thua se kanë frikë mos i ndërpresin. Sigurisht, prej këtej vjen dëshira për të shkruar, që edhe mua, si shumë të tjerë, më ka kapluar në të dalë të fëmijërisë. Ju shpresoni që të rriturit t’ju lexojnë. Kështu, ata do të jenë të detyruar t’ju dëgjojnë pa ju ndërprerë dhe do të marrin vesh një herë e mirë gjithçka mbani brenda.

Një romancier nuk mund të jetë kurrë lexues i vetes

Lajmi për këtë çmim m’u duk ireal dhe kisha nevojë të ngutshme të kuptoja përse më keni zgjedhur. Atë ditë, kurrë më parë nuk kisha kuptuar aq qartë se sa i verbër është një romancier karshi librave të tij dhe se lexuesit e tij dinë shumë më tepër se ai rreth asaj që ka shkruar. Një romancier nuk mund të jetë kurrë lexues i vetes, vetëm në rastet kur korrigjon në dorëshkrim gabimet e sintaksës, përsëritjet, apo kur heq një paragraf të tepërt. Ai ka një përfytyrim konfuz dhe të paplotë të librave të tij, ashtu si një piktor që pikturon një afresk në tavan, i shtrirë mbi skelë, punon detajet nga fare afër, pa patur një ide të së tërës.

Punë e çuditshme dhe vetmitare kjo e të shkruarit. Ju përjetoni momente shkurajimi kur shkruani faqet e para të një romani. Çdo ditë keni përshtypjen se jeni në rrugë të gabuar. Dhe në këtë moment është i madh tundimi për t’u kthyer mbrapsht dhe për të marrë një rrugë tjetër. Nuk duhet rënë pre e këtij tundimi, por duhet vazhduar rruga. Është pak si të jesh në timonin e një makine, në dimër, në një rrugë me akull, ku nuk duket asgjë. Ju nuk keni zgjidhje tjetër, nuk mund të ktheheni pas, duhet të vazhdoni t’i jepni para duke menduar se rruga do të përmirësohet dhe mjegulla do të shpërndahet.
Afër fundit të një libri, ju duket sikur ai fillon të shkëputet nga ju dhe po merr tashmë frymë i lirë, ashtu si fëmijët në shkollë, ditën e fundit para pushimeve verore. Të shpërqendruar dhe të zhurmshëm nuk e dëgjojnë më mësuesin. Madje do të thosha që në momentin kur po shkruani paragrafët e fundit, libri iu shfaq njëfarë armiqësie, aq ngutet për t’u liruar nga ju.

Dhe ja, me të shkruar fjalën e fundit, ai largohet. Mori fund, ai nuk ka më nevojë për ju, ju ka harruar tashmë. Tani e tutje janë lexuesit që do ta bëjnë të jetojë. Në këtë moment, ju ndieni një zbrazëti të madhe dhe ndjesinë se ju kanë braktisur. Dhe gjithashtu pakënaqësi për këtë lidhje mes librit dhe jush, që u këput shumë shpejt. Pakënaqësia dhe ndjesia se diçka ka mbetur pa u bërë, ju shtyjnë të shkruani librin tjetër, për të rivendosur ekuilibrin, pa e arritur kurrë atë. Sa më shumë kalojnë vitet, librat ndjekin njëri-tjetrin dhe lexuesit këtë do “ta quajnë vepër”. Por ju vetë keni ndjesinë se ishte vetëm një ikje e gjatë nga diçka.

Po, lexuesi di më tepër rreth një libri se vetë autori. Mes romanit dhe lexuesit të tij, ndodh diçka e ngjashme me procesin e larjes së fotografive, ashtu si kryhej para erës digjitale. Në momentin e larjes në dhomën e errët, fotografia qartësohej pak nga pak. Gjatë leximit të një romani, zhvillohet i njëjti proces kimik. Por që të ekzistojë një marrëdhënie e tillë mes autorit dhe lexuesit të tij, duhet që romancieri të mos e sforcojë kurrë lexuesin - në kuptimin që thuhet për një këngëtar kur sforcon zërin e tij - por ta tërheqë pa u ndier dhe t’i lërë kohën e mjaftueshme që libri ta depërtojë pak nga pak, dhe kjo nëpërmjet një arti që ngjan me akupunkturën, ku mjafton të shpohen me gjilpërë disa vende të caktuara dhe rryma shpërhapet në sistemin nervor.

Çdo libër, gjatë kohës kur shkruhet, e fshin të mëparshmin

Kjo marrëdhënie intime dhe plotësuese mes romancierit dhe lexuesit të tij, besoj se ekziston edhe në botën muzikore. Unë gjithmonë kam menduar se të shkruarit është afër me muzikën, por shumë më pak i pastër se ajo, dhe gjithmonë i kam patur zili muzikantët, të cilët më dukeshin se merreshin me një art të epërm ndaj romanit - dhe poetët që janë më afër muzikantëve se romancierët. Kam shkruar poezi në fëmijërinë time dhe, me shumë gjasë, falë kësaj kam kuptuar këtë thënie të lexuar diku: “Prozatorët e mirë dalin nga poetët e këqij”. Dhe në lidhje me muzikën, një romancier duhet të tërheqë pas vetes të gjithë njerëzit, peizazhet, rrugët që ka vërejtur në një partiturë muzikore ku ndodhen të njëjtat fragmente melodike nga një libër në tjetrin, por kjo partiturë muzikore atij do t’i duket e papërkryer. Një romancieri i mbetet gjithmonë peng që nuk është bërë muzikant “puro” dhe nuk ka kompozuar Nokturnet e Shopenit.

Mungesa e kthjelltësisë dhe e vështrimit kritik të një romancieri ndaj veprës së tij lidhet edhe me një dukuri tjetër që e kam vënë re në rastin tim dhe në shumë të tjerë: çdo libër i ri, gjatë kohës kur shkruhet, e fshin të mëparshmin, aq sa më krijohet përshtypja se e kam harruar. Unë kujtoja se i kisha shkruar njëri pas tjetrit të shkëputur, shoqëruar me harresa të njëpasnjëshme, por shpesh të njëjtat fytyra, të njëjtët emra, të njëjtët vende, të njëjtat fjali venë e vijnë, si motive të një tapicerie që kemi endur në gjendje gjysmë fjetje. Gjendje gjysmë fjetje apo një ëndërr me sy hapur. Një romancier është shpesh somnambul, aq shumë është i pushtuar nga ajo që do të shkruajë, e trembemi se mos e shtypin makinat kur kalon rrugën. Por harrojmë saktësinë e jashtëzakonshme të somnambulëve, ata ecin mbi çati pa u rrëzuar kurrë.

Në deklaratën që shoqëroi dhënien e çmimit “Nobel”, mbajta mend këtë fjali që ishte aludim për luftën e fundit botërore: “Ai ka shpalosur botën e Okupacioni”. Unë, si gjithë ata dhe ato që lindën në vitin 1945, jam një fëmijë i luftës dhe, më saktësisht, meqë kam lindur në Paris, një fëmijë që ia detyron lindjen e tij Parisit gjatë Okupacionit. Ata që kanë jetuar në Paris në atë kohë, kanë dashur ta harrojnë, ose, le të themi, kanë dashur të mbajnë mend vetëm vogëlsira të jetës së përditshme, nga ato që krijonin iluzionin se ishte një jetë e zakonshme, jo fort e ndryshme nga ajo që kishin patur në kohë normale. Kur më vonë, fëmijët e tyre i pyesnin rreth asaj kohe dhe rreth atij Parisi, përgjigjet e tyre ishin evazive. Ose ata heshtnin, sikur të donin të fshinin nga kujtesa ato vite të errëta dhe sikur na mbanin një të fshehtë. Por të ndodhur përballë heshtjes së prindërve tanë, ne morëm me mend gjithçka kishte ndodhur, njëlloj sikur ta kishim jetuar vetë.

Parisi gjatë “Pushtimit”, një qytet që dukej “si hije e vetes”

Qytet i çuditshëm, Parisi gjatë Pushtimit. Në dukje, jeta vazhdonte “si më parë”: teatrot, kinematë, sallat e koncerteve ishin hapur. Dëgjoheshin këngë në radio. Madje në kinema dhe teatër kishte më tepër njerëz se para luftës, a thua se këto vende ishin strehime kur njerëzit mblidheshin dhe shtrëngoheshin njëri pas tjetrit për t’u ndier më të sigurt. Por detaje të pazakonta dëshmonin se Parisi nuk ishte më ai i dikurshmi. Mungesa e makinave e bënte një qytet të heshtur - një heshtje ku dëgjohej shushurima e pemëve, kërcitja e thundrave të kuajve, zhurma e hapave të turmës në bulevard, zhaurima e zërave. Në heshtjen e rrugëve dhe të errësirës që pllakoste në dimër rreth orës 500 të mbrëmjes dhe gjatë së cilës ndalohej edhe ndriçimi më i vagullt në dritare, ky qytet dukej si hije e vetes - qyteti “pa vështrim”, si thoshin pushtuesit nazistë. Të rriturit dhe fëmijët mund të zhdukeshin nga një moment në tjetrin, pa lënë gjurmë, madje edhe mes miqsh, flisnim nën zë dhe bisedat nuk ishin asnjëherë të sinqerta, sepse ndihej rreziku në ajër.

Në këtë Paris makthi, ku rrezikoje të ishe viktimë e një denoncimi apo e një arrestimi në të dalë të metrosë, ndodhnin takime të rastësishme midis personash që nuk do të ishin ndeshur kurrë në kohë paqeje, dashuri kalimtare lulëzonin gjatë orëve të shtetrrethimit, pa e ditur nëse do të takoheshin më ditët më pas. Pikërisht pas takimesh të tilla pa të nesërme, dhe ndonjëherë takime të gabuara, lindën më vonë fëmijë. Ja përse Parisi gjatë pushtimit ka qenë gjithmonë për mua si një natë e zanafillës. Po të mos ishte ai, nuk do të kisha lindur kurrë. Ky Paris nuk më është ndarë kurrë dhe drita e tij e veshur depërton ndonjëherë nëpër librat e mi.

Kjo është edhe prova se te një shkrimtar data e lindjes dhe epoka e tij lë gjurmë të pashlyeshme tek ai, edhe nëse nuk është përfshirë drejtpërdrejt në politikë, edhe nëse krijon përshtypjen e të vetmuarit, i mbyllur në atë që quhet “kulla e fildishtë”. Edhe nëse shkruan poema, ato janë pasqyrimi i kohës ku jeton, dhe nuk mund të ishin shkruar në një kohë tjetër.

Ja për shembull poema e Yats-it, ky shkrimtar i madh irlandez, që më prek gjithmonë kur e lexoj: Mjellmat e egra në Coole... Në një park, Yats-i sodit mjellmat që rrëshqasin mbi ujë.

Vjeshta e nëntëmbëdhjetë ka zbritur mbi mua
Që kur i numërova për herë të parë;
I pashë, para se të përfundoja numërimin,
Të ngriheshin papritur
Dhe gugatnin gëzueshëm duke ardhur rrotull në gjysmë rrathë
Me flatrat e tyre zhurmëmëdha,
Por tani vozitin të qeta mbi ujë,
Madhështore dhe bukurishumë.
Në cilat kallamishte do ndërtojnë fole,
Në breg të ç’liqeni, ç’pellgu vallë?
Do të magjepsin të tjerë sy, kur të mitë të hap një ditë,
Dhe ato të kenë fluturuar?

Mjellmat shfaqen shpesh në poezinë e shekullit XIX - te Bodleri ose Mallarme. Por kjo poemë e Yeats-it nuk mund të ishte shkruar në shekullin XIX. Me ritmin e saj të veçantë dhe melankolinë, i përket shekullit XX, madje vitit kur është shkruar.

Por ndodh edhe që një shkrimtar i shekullit XXI të ndihet, me raste, i burgosur i kohës së tij dhe leximi i romancierëve të mëdhenj të shekullit XIX - Balzak, Dikens, Tolstoi, Dostojevski - t’i ngjallë njëfarë nostalgjie. Në atë epokë, koha rridhte më ngadalë dhe kjo i shkonte për shtat punës së një romancieri sepse ai e përqendronte më mirë energjinë dhe vëmendjen. Që atëherë, koha është përshpejtuar, çka shpjegon dallimin e madh ndërmjet monumenteve romaneske të së shkuarës, të ndërtuar si katedrale, me veprat pa vazhdimësi dhe të copëzuara të sotme.
Product Details
Nga ky këndvështrim, unë i përkas brezit të ndërmjetëm, dhe jam kureshtar të di se në ç’mënyrë brezat e ardhshëm që janë lindur me internetin, celularin, e-mail-et, twitter-at, do ta shprehin në letërsi këtë botë ku secili është “i lidhur” gjithë kohën dhe ku “rrjetet sociale” cenojnë intimitetin dhe sekretin tonë, që na përkisnin ende deri para pak kohe - sekreti që u jepte thellësi njerëzve dhe mund të shndërrohej në temë të madhe romani. Por dua të mbetem optimist për të ardhmen e letërsisë dhe jam i bindur se shkrimtarët e të ardhmes do ta vazhdojnë misionin, ashtu si çdo brez që prej Homerit…

Për më tepër, një shkrimtar, ashtu si çdo artist tjetër, sado i lidhur qoftë me epokën e tij, aq ngushtë sa të mos i shpëtojë dot, sa edhe ajrin që thith e quajmë “ajri i kohës”, ai, prapëseprapë, shpreh në veprat e tij diçka të pakohë. Në vëniet në skenë të veprave të Racine-s apo Shekspirit, pak rëndësi ka nëse personazhet janë të veshur sipas kohës antike apo regjisori ka vendosur t’i veshë me bluxhins dhe xhup lëkure. Janë hollësi pa rëndësi. Kur lexojmë Tolstoin, harrojmë që Ana Karenina mbante fustane të vitit 1870, aq e afërt na duket edhe pas një shekulli e gjysmë. Dhe pastaj, disa shkrimtarë si Edgar Poe, Melville apo Stendal, janë kuptuar më mirë 200 vjet pas vdekjes, sesa nga bashkëkohësit.
Tolstoi shkrihej me qiellin dhe peizazhin që përshkruante
Product Details
Përfundimisht, cila është distanca e duhur ku duhet të qëndrojë një romancier? Anash jetës, për ta përshkruar atë, sepse nëse jeni brenda saj - në veprim - do të keni një imazh të turbullt. Por kjo distancë e vogël nuk e pengon fuqinë e tij për t’u identifikuar me personazhet dhe me ata apo ato që e kanë frymëzuar në jetën reale. Floberi ka thënë: “Zonja Bovari jam unë”.

 Dhe Tolstoi u identifikua menjëherë me atë që e pa të hidhej në shinat e trenit një natë, në një stacion të Rusisë. Kjo dhunti për t’u identifikuar shkonte aq larg, saqë Tolstoi shkrihej me qiellin dhe peizazhin që përshkruante dhe që ai e përthithte të tërin, deri dhe përplasjen më të lehtë të qerpikëve të Ana Kareninës. Kjo gjendje e dytë është e kundërta e narcizmit, sepse kërkon harrimin e vetes dhe përqendrim të madh në të njëjtën kohë, me qëllim që të ngacmohesh nga detaji më i vogël. Kjo kërkon gjithashtu njëfarë vetmie. Ajo nuk është mbyllje në vetvete, por falë asaj arrin një shkallë të tillë përqendrimi dhe largpamësie ndaj botës që të rrethon, që të mund ta zhvendosësh në roman.

Kam besuar gjithmonë se poeti dhe romancieri i veshin me mister qenie që duken të zaptuara nga jeta e përditshme, gjëra në dukje të zakonshme - dhe kjo si pasojë e vëzhgimit të vëmendshëm dhe në një mënyrë pothuaj hipnotike. Nën vështrimin e tyre, jeta e zakonshme mbështillet me mister dhe merr një lloj fosforeshence që nuk e kishte në pamje të parë, por e kishte të fshehur në thellësi. Roli i poetit dhe romancierit, por edhe i piktorit, është të shpalosë këtë mister dhe fosforeshencë të fshehur te çdo njeri.
Product Details
Më shkon mendja te kushëriri im i largët, piktori Amedeo Modigliani, punimet më prekëse të të cilit janë ato për të cilat ka zgjedhur modele anonime, fëmijë dhe vajza endacake, shërbëtore, fshatarë, shegertë. Ai i ka pikturuar me penel të mprehtë, çka të kujton traditën e shquar toskane, Botticelli-n dhe piktorët sienezë të Quattrocento-s. Kështu ai u ka dhënë - ose më saktë ka zbuluar - gjithë hijeshinë dhe fisnikërinë që ndodhej pas pamjes së tyre të përulur. Puna e romancierit duhet të shkojë në këtë drejtim. Imagjinata e tij nuk duhet ta shformojë realitetin, duhet ta përshkojë në thellësi dhe ta vendosë këtë realitet para vetes së tij, me forcën e rrezeve infra të kuqe apo ultraviolet për të gjetur atë që fshihet pas dukjes. Dhe unë gati-gati besoj se në rastin më të mirë, romancieri është një lloj fallxhori, madje edhe vizionari. Dhe gjithashtu sizmograf, gati për të regjistruar lëvizjet më të paperceptueshme.
Product Details
Gjithmonë kam ngurruar para leximit të biografisë së këtij apo atij shkrimtari që kam admiruar. Biografët shpesh merren me hollësi, dëshmi jo gjithmonë të sakta, me tipare karakteri që shkaktojnë hutim ose zhgënjim, dhe kjo më sjell ndër mend zhurmimet në disa emisione në radio që i bëjnë të padëgjueshme muzikën dhe zërat. Vetëm leximi i librave të tij na hap derën për në intimitetin e shkrimtarit, dhe vetëm aty ai është në formën e tij të plotë dhe na flet me zë të ulët pa patur asnjë zhurmues parazit aty rrotull.
Product Details
Por duke lexuar biografinë e një shkrimtari, zbulojmë ndonjë ngjarje që ka lënë gjurmë në fëmijërinë e tij dhe është bërë matricë e veprës së tij të ardhshme, edhe pse ai mund të mos jetë gjithmonë i vetëdijshëm për këtë, kjo ngjarje, në forma të ndryshme, nuk u ndahet librave të tij. Sot, sjell në mend Alfred Hitchcock, ai nuk ishte shkrimtar, por megjithatë filmat e tij kanë forcën dhe kohezionin e një vepre romaneske. Kur i biri ishte pesë vjeç, babai i Hitchcock-ut e dërgoi t’i çonte një letër një miku të tij, komisar policie. Djali çoi letrën, polici e mbylli në një qeli nga ato ku mbahen gjatë natës kriminelë të ndryshëm. Fëmija, i trembur deri në palcë, kishte qëndruar aty një orë, pastaj komisari e kishte liruar duke i thënë: “Ti e di tashmë atë që të pret, nëse do të bësh diçka të keqe në jetë”. Ky komisar policie, me parime të çuditshme edukimi, është pa dyshim në origjinë të atmosferës së lënë pezull dhe ankthit që gjendet në të gjithë filmat e Alfred Hitchcock-ut.
Product Details
Vetëm kohë më vonë, fëmijëria ime më është dukur enigmatike

Nuk dua t’ju bezdis me rastin tim personal, por besoj se disa ngjarje nga fëmijëria ime kanë shërbyer më vonë si matricë e librave të mi. Shumë shpesh ndodhesha larg prindërve të mi, më çonin te miq të tyre për të cilët unë nuk dija asgjë, dhe nëpër vende e banesa të ndryshme. Për momentin, një fëmijë nuk habitet nga asgjë, edhe në u ndodhtë në situata të çuditshme, atij i duket normale. Vetëm kohë më vonë fëmijëria ime m’u duk enigmatike dhe u përpoqa të merrja vesh më tepër për njerëzit te të cilit më kishin lënë prindërit dhe për vendet e ndryshme ku kam jetuar. Por nuk ia kam dalë të identifikoj pjesën më të madhe të këtyre njerëzve, as të gjej me saktësi topografike të gjitha vendet dhe shtëpitë e të shkuarës. Kjo dëshirë për të zgjidhur enigmat, pa ia arritur vërtet, dhe për të zbuluar misterin, më ka ngjallur dëshirën për të shkruar, a thua se e shkruara dhe imagjinarja do të më ndihmonin të zgjidhja, më në fund, enigmat dhe misteret.
Product Details
Dhe meqë jemi te “misteret”, unë sjell në mend një roman francez të shekullit XIX: Misteret e Parisit. Qyteti i madh, pra Parisi, qyteti im i lindjes, lidhet me përshtypjet e mia të para të fëmijërisë dhe këto përshtypje ishin aq të forta, saqë prej atëherë nuk kam reshtur së eksploruari “misteret e Parisit”.

Rreth moshës 9 a 10 vjeç, më ndodhte të shëtisja vetëm dhe, me gjithë frikën se mos humbisja, shkoja larg nëpër lagje që nuk i njihja, në të djathtë të lumit Senë. Por ishte ditë dhe kjo më qetësonte. Në fillim të adoleshencës, përpiqesha të mposhtja frikën time dhe të bridhja natën me metro, në lagje edhe më të largëta. Kështu e mësojmë qytetin, dhe në lidhje me këtë, kam ndjekur shembullin e shumë romancierëve që admiroj dhe për të cilët, që prej shekullit XIX, qytetet e mëdha - Paris, Londër, Shën Petërsburg, Stockholm - kanë qenë dekor dhe temë kryesore e librave të tyre.
Product Details
Edgar Poe në novelën “Njeriu i turmave” ka qenë ndër të parët që ka shkruar për ato valë njerëzore që sodiste pas xhamave të kafesë dhe që rrëshqisnin pa reshtur në trotuare. Ai vë re një burrë të moshuar me pamje të çuditshme dhe e ndjek pas gjatë natës në lagje të ndryshme të Londrës për të marrë vesh më shumë për të. Por i panjohuri është “njeriu i turmës” dhe është e kotë ta ndjekësh, sepse ai do të mbetet gjithmonë anonim dhe nuk do të dimë kurrë ndonjë gjë për të. Ai nuk ka ekzistencë individuale, ai thjesht bën pjesë në këtë masë kalimtarësh që ecin ose shtyjnë njëri-tjetrin dhe humbin nëpër rrugë.

Falë topografisë së një qyteti, ju kujtohet gjithë jeta juaj

Më kujtohet edhe një ngjarje nga rinia e poetit Thomas de Quincey, që e shënjoi për jetë. Në Londër, në turmën e Oxford Street, ai u lidh me një vajzë të re, një nga ato takime rastësore në qytetet e mëdha. Ai kaloi shumë ditë në shoqërinë e saj por iu desh të largohej nga Londra për ca kohë. Kishin rënë dakord që pas një jave ajo ta priste çdo mbrëmje në të njëjtën orë, në cep të Tichfield Street. Por ata të dy nuk u takuan kurrë më. “Sigurisht, ne e kemi kërkuar shumë herë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, në labirintin e madh Londër; ndoshta kemi qenë vetëm 18 metra larg - nuk duhen më tepër për të pësuar një ndarje të përjetshme.”
Product Details
Për ata që kanë lindur dhe kanë jetuar në të njëjtin qytet, me kalimin e viteve, çdo lagje, çdo rrugë e qytetit, të sjell në mend një kujtim, një takim, një hidhërim, një çast lumturie. Shpesh, e njëjta rrugë ju kujton ngjarje të ndryshme, në mënyrë të tillë që falë topografisë së një qyteti, na kujtohet e gjithë jeta, shtresë pas shtrese, sikur mund të deshifroni shkrimet e mbivendosura të një palimpsesti. Dhe gjithashtu jetën e të tjerëve, të mijëra të panjohurve, të hasur nëpër rrugë apo në korridoret e metrove në orët e pikut.
Product Details
Kështu, kur isha i ri, përpiqesha të gjeja numëratorë të vjetër të Parisit, për të ndihmuar veten për të shkruar, sidomos ato që emrat ishin vendosur sipas rrugëve ose sipas numrit të banesave. Më dukej sikur faqe pas faqeje, kisha para syve një radiografi të qytetit, por të një qyteti të përpirë, si Atlantida, dhe sikur thithja aromë kohe. Ngaqë kishin kaluar vite, e vetmja gjurmë që kishin lënë ata mijëra të panjohur, ishin emrat, adresat dhe numrat e telefonit. Ndonjëherë, një emër zhdukej nga një vit në tjetrin. Kishte diçka marramendëse teksa shfletoja ato numëratorë të vjetër duke menduar se tash e tutje numrat e telefonit nuk përgjigjeshin. Kohë më vonë, më pataksën vargjet e një poeme të Ossip Mandelstam-it:

U ktheva përsëri në qytetin tim, familjar deri në ofshamë,
Deri në gungat e fëmijërisë, deri në nervat nën lëkurë,
Shën Petërburg!
Të telefonave tim, numrat ke ti,
Shën Petërburg! Kam adresat e dikurshme,
I njoh nga zëri të vdekurit.

Po, më duket se shfletimi i numëratorëve të vjetër të Parisit më ngjali dëshirën për të shkruar librat e mi të parë. Mjaftonte të nënvizoja me laps emrin e një të panjohuri, adresën, numrin e telefonit, dhe të përfytyroja si kishte qenë jeta e tij ndër ata qindra mijëra njerëz.

Mund të humbësh ose të zhdukesh në një qytet të madh. Mund të ndryshosh identitet dhe të jetosh një jetë të re. Mund t’i futesh një hetimi të gjatë për të gjetur gjurmët e dikujt, duke patur si fillim vetëm një a dy adresa në një lagje të humbur. Banesa e fundit e njohur. Ky shënim i shkurtër që figuron në skedën e kërkimit, më ka bërë gjithmonë efekt të çuditshëm. Temat e zhdukjes, të identitetit, të kohës që kalon, janë të lidhura gjithmonë me topografinë e qyteteve të mëdha. Ja përse, që prej shekullit XIX kanë qenë shpesh fusha të romancierëve dhe disa prej më të mëdhenjve janë të lidhur me një qytet: Balzaku dhe Parisi, Dikensi dhe Londra, Dostojevski dhe Shën Pertërburgu, Nagaï Kafû dhe Tokio, Hjalmar Söderberg dhe Stokholm.
Product Details
I përkas një brezi që është ndikuar nga këta romancierë dhe ka dashur edhe ai të eksplorojë atë që Bodleri e quante “palat e dredhëzuara të kryeqyteteve të mëdha”. Sigurisht, këto kanë ndryshuar që prej 50 vjetësh, pra që prej epokës kur adoleshentët e moshës sime përjetonin ndjesi të forta duke zbuluar qytetin e tyre. Disa qytete, në Amerikë dhe në atë që quhej bota e tretë, janë kthyer në “megapole” me përmasa shqetësuese. Banorët e tyre janë ngujuar në lagje shpesh të braktisura dhe në klimë lufte sociale. Getot janë shtuar dhe janë bërë gjithnjë e më tentakulare. Deri në shekullin XX, romancierët ruanin një vizion deri diku “romantik” për qytetin, jo shumë i ndryshëm nga ai i Dikensit apo Bodlerit. Dhe pikërisht për këtë arsye do të doja të dija se si romancierët e ardhshëm do t’i trajtojnë këto përqendrime urbane gjiganteske në veprat e tyre.

Të lindurit në vitin 1945 “më ka bërë më të ndjeshëm ndaj temës së kujtesës dhe harrimit”
Ju patët mirësinë të shpreheni për librat e mi se karakterizohen nga “arti i kujtesës me të cilin përshkruhen fate njerëzore nga më të pakapshmit”. Por një kompliment i tillë shkon përtej personit tim. Kjo kujtesë e veçantë që përpiqet të mbledhë disa grimca të së kaluarës dhe ato pak gjurmë që kanë lënë mbi tokë anonimë dhe të panjohur, është gjithashtu e lidhur me datën time të lindjes: 1945. Të lindësh në vitin 1945, pasi u shkatërruan qytete dhe u zhdukën popullsi të tëra, më ka bërë mua, dhe ata ta brezit tim, më të ndjeshëm ndaj temave të kujtesës dhe harrimit.
Product Details
Fatkeqësisht, më duket se kërkimi i kohës së humbur nuk mund të bëhet më me forcën dhe çiltërsinë e Marsel Prustit. Shoqëria që ai përshkruante ishte ende e qëndrueshme, shoqëri e shekullit XIX. Kujtesa e Prustit bën të dalë në sipërfaqe e kaluara me të gjitha detajet e saj, si një tablo e gjallë. Sot kam përshtypjen se kujtesa është shumë më e pasigurt dhe duhet të luftojë pareshtur kundër amnezisë dhe harrimit. Për shkak të kësaj shtrese, të kësaj mase harrimi që mbulon gjithçka, arrijmë të kapim vetëm fragmente nga e kaluara, gjurmë të ndërprera, fate njerëzore të përvjedhura dhe pothuaj të pakapshme.
Product Details
Por është, pa dyshim, talenti i romancierit që, mbi faqen e bardhë të harresës, nxjerr në dritë fjalë gjysmë të fshira, si ato ajsbergët e humbur që dalin në sipërfaqe të oqeanit.


Miq dhe dashamirës të librit dhe të Shtëpisë Botuese Toena,

kemi kënaqësinë të ndajmë me ju fjalimin e shkrimtarit francez Patrick Modiano gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit "Nobel" për letërsinë.



Irena Toçi

Botimet Toena
Rruga "M. Gjollesha"
K.P. 1420
Tirane - Albania
Tel. ++355 422 40 116
Fax  ++355 422 40 117

Facebook: Botimet Toena 


Pas gjurmëve tragjike të “Ikjes së Madhe”


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Mpakja dëshpëruese e popullsisë së vendit tonë

Librin e shkrimtarit dhe të publicistit të talentuar Albert Zholi, me titull “Ikja e madhe: emigracioni i shqiptarëve në Greqi”, të cilin Shtëpia Botuese “Thamiras”,e ka vënë në qarkullim në vitin 1997, nuk më kishte qëlluar rasti ta lexoja më parë. Me zotin Albert u takuam një ditë verën që kaloi aty pranë Pallatit të Kulturës, kur një miku im na krijoi rastin për t’u njohur. Shkëmbyem numrat e telefonave dhe e lamë të takoheshim dikur. U takuam pas ca ditësh. Pavarësisht se nuk njihesha më parë me këtë publicist të mirënjohur në faqet e shtypit të Tiranës, artikujt, analizat dhe intervistat e tij i kisha ndjekur rregullisht në faqet e internetit. Më bënte përshtypje puna e tij e palodhur dhe pasioni i tij i admirueshëm për të hyrë në botën e njerëzve të të gjitha shtresave të popullsisë.

E pyeta për librin se mos i gjendej ndonjë kopje. Më premtoi të ma dërgonte me internet, pasi kopje nuk gjendeshin më. Libri ishte botuar 17 vjet më parë.E lexova në internet. Një libër prekës që të trondit për të vërtetat që autori shpalos në faqet e tij. Eh, ky emigracioni i shkretë i shqiptarëve! Kur mbarova së lexuari faqen e fundit, më erdhën ndër mend menjëherë ca vargje tëdhimbshme të këngës së poetit dhe të këngëtarit mitik Neço Muka Himarioti “Vajza e valëve”: “…

Jutë bukur zogj, te ju kam një shpresë, ju që çani det’ e male, dua t’ju pyés, e mjera, dua t’ju pyés: vallë mos e patë? Rron apo nuk rron? Ndonjë lajm a ndonjë letër? Vallë më kujton, e mjera, vallë më kujton?...”.

Albert Zholi, si njëgazetar me një talent mjaft të spikatur, që ka jetuar dhe punuar disa vjet në Greqi, ka ditur të hyjë mjeshtërisht në të gjitha poret e shoqërisë greke: nëpër faqet e librit shpalosen pamje të gjithfarëllojshme të realitetit grek, që nga mjediset luksoze me drita llamburitëse, supermarketet me produkte të bollshme ushqimore, pallatet e bukura hijerënda e deri te zgëqet e braktisura e të pista, ku enden lloj-lloj njerëzish nga radhët e hajdutëve, e prostitutave, e lypsarëve dhe e kriminelëve tërëndomtë.

Ky libër është i pari që i shpalos lexuesit një të vërtetë tragjike për një zhvendosje kaq të madhe të një mase njerëzore shqiptare, e cila i largohet atdheut të vet sikur atje të kishte pllakosur murtaja. Historia e zhvendosjeve masive të njerëzve nga një hapësirë në një tjetër, është e kahershme.
Në sagat irlandeze dhe groenlandeze flitet për udhëtimet e lundërtarëve groenlandezë drejt Amerikës rreth vitit 1000 të erës sonë, nën drejtimin e vikingut Lejf Erikson (970-1020). Historianët irlandezë argumentojnë se që në shek.VI në Amerikë ka qëndruar për ca kohë lundërtari legjendar Sent-Brendan, për çka bën fjalë një libër i lashtë kelt. Ndërsa, në bazë të të dhënave arkeologjike, zhvendosjet masive të njerëzve drejt Amerikës kanë pas filluar shtatëdhjetë mijë vjet më parë, kur nga Azia, përmes ngushticës së Beringut (“urës së akullt”), fise tëshekullit të gurit patën lëvizur drejt kontinentit të ri.

Brenda kontinentit evropian, mund të mjaftohemi me një zhvendosje masive njerëzish që pati filluar jo me dyndjen e hunëve që mendohet se popullonin hapësirat sipër Kinës Veriore, por me lëvizjen e gotëve që patën braktisur territorin e Suedisë Qëndrore, e cila asokohe quhej Goti, dhe u dyndën drejt brigjeve të Detit të Zi në shek.II-III të erës sonë. Arsyen kryesore të kësaj dyndjeje masive që vazhdoi drejt jugut gjatë gjysmës së mijëvjeçarit të parë (nga shek. II deri në shek. VII), shkencëtarët e shpjegojnë me uljet e ndjeshme të temperaturave, çka pati sjellë si pasojë zhdukjen e kafshëve të gjuetisë.

Si veçori karakteristike e zhvendosjes së njerëzve në kontinentin tonë ka shërbyer fakti se bërthama e Perandorisë Romake të Perëndimit, përfshirë fillimisht Italinë, Galinë, Spanjën dhe pjesërisht Dakinë, për ku qe drejtuar masa e të shpërngulurve gjermanë, në fillim të shek V të erës sonë, ishte mjaft e populluar prej vetë romakëve dhe prej popujve keltë të romanizuar. Prandaj zhvendosja në fjalë qe shoqëruar me konflikte kulturore, gjuhësore dhe më vonë edhe me komflikte fetare. Ato zhvendosje të mëdha të masës së njerëzve krijuan parakushtet për formimin dhe për zhvillimin nëkontinentin tonë të shteteve të reja në periudhën e mesjetës.

Por zhvendosjet masive të shqiptarëve i ka shoqëruar një fat tragjik. Zhvendosja e parë masive ishte e dhunshme. Le të sjellim ndër mend për një çastrrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r. rrafshoi 70 qytete dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës. Ky ishte rezultati i përplasjes së përgjakshme të Romës me Ilirinë që pati vazhduar pandërprerje gjatë një periudhe 60-vjeçare (228-168 p.e.r.).

Zhvendosja e dytë masive erdhi pas vdekjes së Skënderbeut, kur rreth 200 mijë shqiptarë, për t’i shpëtuar zgjedhës turke, u detyruan të zhvendosen drejt Italisë së Jugut, ku u themeluan kolonitë arbëreshe.

Zhvendosja e tretë masive ishte kjo e funddhjetorit dhe e fillimjanarit të viteve 1990-1991, të cilën Albert Zholi e ka bërë objekt të studimit të tij mjaft interesant në faqet e librit të lartpërmendur.
Arsyet e largimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, duke filluar nga vera e vitit 1990 dhe më pas, gjenden në realitetin e vajtueshëm që krijoi diktatura e egër komuniste, veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit të grahmave të saj. Varfëria proverbiale që pllakosi mbarë vendin tonë për qejfin e diktaturës më të egër dhe më shtazarake enveriane që ka njohur historia e kombit shqiptar, ishte arsyeja kryesore që qindra mijë të rinj dhe familjarë u detyruan të braktisin atdheun që për ta ishte shndërruar në një skëterrë të vërtetë. Zbrazja e atdheut prej të rinjve shqiptarë dhe prej pjesës tjetër të popullsisë më të aftë për punë, ishte pasojë ekrimit më të rëndë që diktatura enveriane bëri në vendin tonë.

 Një vend me pasuri të bollshme mbitokësore dhe nëntokësore, me rezerva të pamata energjetike, me kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit detar dhe malor, me një popullsi me mesataren më të re të moshës në kontinentin evropian, mund të qe shndërruar në një oaz të begatë në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit, në një vend të dëshiruar për mjaft investitorë dhe turistë të huaj. Por banda komuniste e Enver Hoxhës, këtë vend të bekuar nga Hyjnia e shndërroi në një bunker të vërtetë, të mbështjellë me tela me gjemba, vetë u mbyll brenda Bllokut kriminal, të rrethuar nga muri i bajonetave të diktaturës, dhe popullin po e çonte drejt degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit.

Autori, me mjaft vërtetësi, i ka dhënë lexuesit një pasqyrë të qartë të gjendjes ekonomike ku e kishte katandisur vendin tonë diktatura komuniste, e cila do të jepte shenjat e para të shkërmoqjes që në dhjetor të vitit 1985, kur gjashtë pjesëtar të familjes Popa kërkuan strehim politik në ambasadën italiane.

 Pas pesë vjetësh, në korrik të vitit 1990, shkërmoqja e ngrehinës socialiste enveriane do të merrte përmasa gjigante me dyndjen drejt ambasadave të huaja të 4795 vetave. Mes të larguarve, pati edhe nga ata që grisën pasaportat shqiptare dhe i flakën poshtë, sikur të ishin të infektuara me mikrobin e kolerës. Ato skena ishin llahtarisëse për faktin se mikrobin e kolerës së varfërisë rrënuese e kishte mbjellë në Shqipëri banda kriminale e Enver Hoxhës dhe pasaportat e gjora shqiptare nuk kishin ndonjë faj. Por të larguarit e shkretë të muajit korrik nuk kishin se ku ta shfrehnin mllefin e tyre që u ziente përbrenda për vite me radhë.

Ca muaj më pas, në fundin e dhjetorit 1990 dhe në ditët e para të janarit të vitit 1991, dyndja e njerëzve drejt kufirit grek mori përmasa mitike. Largimi marramendës i njerëzve drejt territorit grek ishte aq i paimagjinueshëm, saqë të kujtonte një ushtri të mposhtur që tërhiqet në panik e sipër. Largimi i njerëzve drejt Greqisë në palcë të dimrit, domosdo që u shoqërua dhe me viktima të shumta që nuk dihet se në ç’humnera përfunduan apo thjesht ngrinë nga të ftohtët. Kur lexon rrëfimet e autorit në faqet e librit për atë ikje të gjëmshme në një mot të acartë, nuk mund të mos tronditesh deri në palcë. Keqardhja e thellë për ata njerëz të mjerë, të katandisur në pikë të hallit për kafshatën e gojës, lexuesit ia pushton qenien në çdo qelizë.

Kaq mjeshtërisht i ka pasqyruar Albert Zholi ato skena tronditëse të largimit masiv të njerëzve drejt së panjohurës.

Çdo lexues gjakftohtë i këtij libri, kur ka kthyer faqen e fundit të tij, rri e vret mendjen: po si qe e mundur që ata mijëra njerëz që hynë në ambasadat e huaja në korrik të vitit 1990 dhe ata qindra mijëra që u dyndën drejt kufirit grek, nuk hasën në asnjë pengesë? Lexuesit, me të drejtë, i lind dyshimi se në këtë mes ka pas ekzistuar një marrëveshje e fshehtë mes autoriteteve komuniste të Tiranës dhe autoriteteve të huaja.

Me siguri që duhet të jenë vënë disa kushte. Por mbetet enigmë se cilat kanë qenëato kushte që duhet t’u jenë vënë autoriteteve komuniste shqiptare nga vendet e Evropës Perëndimore, para se të hapeshin dyert e ambasadave. Ndoshta kushti kryesor mund të ketë qenë vendosja e pluralizmit politik.


Sa për kushtet që pati vënë Greqia para Tiranës zyrtare për hapjen e kufirit, mund të thuhet me siguri të plotë se ato u bënë të njohura shumë shpejt, me vizitën e rrufeshme të kryeministrit grek Micotaqis në Tiranë më 13 janar 1991, kur kishin kaluar gati dy javë nga hapja kat e kat e kufirit grek.

Në takimin që pati me Ramiz Alinë, Micotaqisi shtroi kërkesën e parë politike: kërkoi me këmbëngulje që në Tiranë të dërgohej Janullatosi, gjoja nën maskën e eksarkut, por që në të vërtetë synohej të hidhej në dorë drejtimi i kishës ortodokse fanoliane, siç u bë fakti i kryer më 02 gusht 1992.

 Pushtimin e kishës ortodokse fanoliane e pranon haptas historiani grek Nikolas Stavros, i cili në librin e tij me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar shkoqur fare:
“Hedhja në dorë e kishës ortodokse të Shqipërisë, është fitorja jonë më e madhe në shek. XX”.
Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane, me kontributin e drejtpërdrejtë të Athinës zyrtare, përmes shumave kolosale të parave që kalonin nëpër duart e Janullatosit, bëri të mundur të ngrihen varreza për ushtarët agresorë grekë, manastire dhe memorialenë nderim të tyre, të ndërtohet katedralja gjigante në qendër të Tiranës që u bën karshillëk të gjitha institucioneve qëndrore pranë Sheshit Skënderbej, e cila të krijon përshtypjen sikur Shqipëria është një vend ortodoks.

Pas vizitës së Micotaqisit dhe tradhtisë kombëtare që bëri Ramiz Alia në takimin me të, për shitjen e kishës fanoliane kishës shoviniste greke, shovinizmi grekokaragjoz, përmes Janullatosit, i ka futur kthetrat thellë në punët e brendshme të vendit tonë dhe deri tani, në Shqipëri, ende s’po dalin dot në skenë burra me dinjitet të lartë kombëtar që t’i presin ato kthetra një herë e mirë dhe t’i flakin në koshin e plehrave, të rivendosin autoritetin e nëpërkëmbur të Nolit të Madh dhe të të gjithë martirëve të ortodoksisë shqiptare,si edhe të krijojnë kushte për ardhjen në krye të kishës në fjalë të një Kryepeshkopi me gjuhë, me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare.

Më 17 maj 1993, kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi ishte për vizitë në Greqi. Gjatë asaj vizite, pala greke nguli këmbë që të shfuqizohej ligji për zonat minoritare, i vendosur nga regjimi komunist dhe që përcaktonte si të tilla zonat me popullsi kompakte minoritare. Sigurisht, duke pasur si peng emigrantët shqiptarë, Athina vinte dhe i shtonte gjithnjë e më shumë presionet ndaj palës shqiptare, për t’i zhvatur asaj sa më shumë lëshime politike, siç edhe ia ka zhvatur deri tani. Pra, sipas palës greke, Shqipëria duhej të shpikte të tjera zona “minoriteti”, se kështu i donte qejfi shovinizmit grekokaragjoz, i cili ka vënë edhe një tellall të regjur, si puna e Vangjel Dules, i cili çirret në të gjitha udhëkryqet se Himara na qenka zonë “minoriteti”.

Albert Zholi shkruan në libër me shumë të drejtë se populli grek i priti shumë mirë emigrantët e parë. Por kufijtë i hapi klasa politike greke në pushtet, nuk i hapi populli grek që s’e pyeti kush.

 Se po të pyetej edhe populli grek, atëherë mund të lindte edhe ndonjë rezervë nga ana e tij: mirë që do të hapen kufijtë, por kush na siguron se midis emigrantëve nuk do të sulen drejt Greqisë edhe elementë nga radhët e vulgut shqiptar, si dembelë, hajdutë, hileqarë, imoralë,ish-të burgosur ordinerë, kriminelë, mashtrues, parazitë, vrasës etj.?

 Gjithë këta përfaqësues të fundërrinave të shoqërisë shqiptare, siç rrëfen me shumë objektivitet Albert Zholi, do të hapnin shumë probleme në radhët e emigrantëve korrektë, të ndershëm shqiptarë, të cilëve do t’ua nxinin faqen para opinionit publik grek.

Duhet thënë se Athina zyrtare, në këndvështrimin tim, i shqeu kufijtë me Shqipërinë për dy arsye.
Së pari,Greqia, tradicionalisht, ka qenë e përkëdhelura e Evropës, e cila e ka mbajtur gjithmonë me pekule. Përveç kësaj, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, në Greqi kanë qenë të instaluara dy baza të fuqishme ushtarake amerikane, për çka ajo shpërblehej çdo vit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një shumë prej 2 miliardë e 100 milionë dollarë. Këto ishin të ardhura kolosale që futeshin qyl në bankën e shtetit grek. Turizmi ishte, gjithashtu, një burim të ardhurash kolosale. Veç kësaj, siç doli nga kriza e fundit që Greqia përjetoi dhe vazhdon ta përjetojë ende,

Athina zyrtare, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, e ka mashtruar rregullisht Bashkimin Evropian për gjendjen e vet finaciare, duke zhvatur prej tij male të tëra me kredi. Kjo bëri që shoqëria greke të aristokratizohej në kulm dhe erdhi një ditë që ajo, e tejvelur tashmë, sipas klasës politike greke, nuk kishte qejf të merrej më me punë të rëndomta, dosido, të cilat vendosi t’ua linte në kurriz emigrantëve që do të dyndeshin drejt saj pas shembjes së sistemit komunist në vendet fqinje.

 Dhe përparësi për t’u dyndur drejt Greqisë do t’u jepeshin emigrantëve shqiptarë, si më të varfërit në mbarë kontinentin.

Së dyti, hapja e kufirit me Shqipërinë fshihte në vetvete, çka është më kryesorja, një prapavijë tepër të djallëzuar: emigrantët shqiptarë Athina do t’i shfrytëzonte si peng për të zhvatur nga Tirana sa më shumë lëshime politike. Këtë fakt, dikur, para vitit 1990, e ka pranuar në një mënyrë konfidenciale vetë Papuliasi, kur ishte ministër i punëve të jashtme. Dhe mbarë shqiptarët janë dëshmitarë se deri tani Greqia i ka zhvatur Shqipërisë lëshime politike skandaloze, të cilat nuk mund të komentohen ndryshe, përveçse si tradhti kombëtare nga ana e klasës politike të Tiranës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ika zhvatur Athinës kurrfarë lëshimi.

Në këto pazare të pista mes Athinës e Tiranës, më të humbur kanë dalë emigrantët shqiptarë, ndaj të cilëve shteti grek ka mbajtur një qëndrim shovinist dhe racist të kulluar. Këtu po majtohem vetëm me dy fakte:

“Neemigrantëtshqiptarëkemiqenënë 20 vjetviktimapolitikee çdoqeveriegreke,

neemigrantëtshqiptarëjemipërdorurngaqeveritëgrekesiviktimatëpresionevepolitiketëqeverivegrekendajShqipërisë. Prandajedhepseqëngaviti 2001, nëLigjineemigracionit 2910/2001 parashikohejqë çdoemigrantqëplotëson 10 vjetqëndrimipunenëGreqi, fitonshtetësinëgreke, derimësot, më 2011, asnjëemigrantshqiptarnukekafituarshtetësinëgreke.

KjoështëprovësiaepërdorimittëemigrantëveekonomikëshqiptarësimjetpresionipolitiktëqeverivegrekendajShqipërisë” (Citohetsipas: JakupB. Gjoça. “Përse ne - të tjerët emigrantë- nuk jemi të njëjtë me 300 emigrantët e grevës së urisë”. Marrë nga faqja e internetit. 28 shkurt 2011).

“Populli dhe qeveria greke i pritën fillimisht krahëhapur emigrantët, por brenda një kohe të shkurtër Athina zyrtare tregoi prirjen që praninë e emigrantëve të paligjshëm ta shfrytëzonte si një mjet presioni për realizimin e pretendimeve që lidheshin me minoritetin grek që jetonte në Shqipëri dhe që pjesa më aktive e tij, në masë të madhe, kishte emigruar gjithashtu në Greqi”. (Citohet sipas: Robert Goro. “Ditari i krizave”. Shënime mbi marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet 1993-1996”. Botimet “Toena”. Marrë nga faqja e internetit “Athinë- Tiranë. Ditari i krizave”. Shtator 2012).

Skenat që Albert Zholi përshkruan për fatkeqësitë e shumë emigrantëve, madje të fëmijëve të vegjël, të trafikuar nga mafia shqiptare,janë me të vërtetë tronditëse: fëmijë të moshës së njomë, 10-12-vjeç, viktima të trafikut të mafies shqiptare, në bashkëpunim me mafiem greke, qëenden nëpër mjediset e Athinës, duke lypur rrugëve, trotuareve, para semaforëve e gjithandej, vajza bukuroshe, të mashtruara prej njerëzish të hurit dhe të litarit që kanë përfunduar ose në prostituta, si puna e një bukurosheje me hire të magjishme që e quanin Karmen, ose të dëshpëruara deri në shpirtplagosje, si puna e Matildës, të cilat marrin rrugën e kthimit për në atdhe, pa kurrfarë shprese vetëngushëllimi, ta lëndojnë shpirtin thellë. Albert Zholi, me humanizmin e admirueshëm që e karakterizon, ka hyrë mjeshtërisht në psikologjinë e shumë emigrantëve fatgremisur që enden në dhe të huaj për të siguruar kafshatën e shkretë. Por ajo që lexuesit i lë një përshtypje të pashlyeshme në kujtesë,është fakti që Albert Zholi, me shqetësimin e një gazetari të ndershëm shqiptar, ngre zërin e tij të fuqishëm për shpërfilljen skandaloze të klasës politike shqiptare ndaj emigrantëve në Greqi.

 Kjo shpërfillje është e papërfytyrueshme, por, fatkeqësisht, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një realitet i dhimbshëm që nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër. Ajo i ka pas zëmëruar keq emigrantët e gjorë me klasën politike të Tiranës dhe i ka ftohur me atdheun amë.

Më ka bërë përshtypje të thellë parathënia e bukur e Mihallaq Qillerit në këtë libër. Ai shkruan për vendin tonë fatkeq:

“Edhe ashtu i paktë siç ka qenë, me pjesë të tëra territori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t’i rritej shtati, duke u bashkuar me Kosovën martire, ky dhe u mpak nga njerëzit që po i iknin, shumica pa kthim”.

Shprehja “po i iknin, shumica pa kthim” më la një vrragë të thellë në shpirt. Është një e vërtetë tragjike që e pohon njëkrijues i talentuar në lëmin e letrave shqipe. Dhe ky është fakt. Shpërfillja e klasës politike ndaj emigrantëve në Greqi, shoqërohet me pasoja të pariparueshme për Republikën e Shqipërisë: ata emigrantë që nuk kanë arritur ta gjejnë dot veten në realitetin grek, nuk shikojnë asnjë perspektivë për t’u kthyer në atdhe, prandaj detyrohen të emigrojnë në vende perëndimore, deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Më kujtohet një bisedë telefonike që pata para ca ditësh me njërin prej tyre: dikur, në periudhën e diktaturës komuniste, ai ka qenë përkthyes në Redaksinë e Botimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, ku punoja edhe unë asokohe. Në vitin 1992 ai emigroi në Greqi familjarisht. Por pas disa vjetësh, pasi nuk u ngul dot atje, emigroi drejt Perëndimit dhe tani jeton në Boston, ku është rregulluar shumë mirë familjarisht. Kur e pyeta nëse mendon të rikthehet në Shqipëri, më tha: as që bëhet fjalë.

Por midis emigrantëve tanë në Greqi, siç thekson autori i këtij libri, ka shumë nga ata që punët u kanë shkuar mirë, janë sistemuar për bukuri, kanë hapur bizneset e tyre, kanë blerë shtëpi, kanë depozita të majme bankare. Pra, rrojnë për bukuri, meqenëse kanë hyrë mirë në indin e shoqërisë greke. Por, me kalimin e kohës, duke mos parë kurrfarë interesimi nga ana e Tiranës zyrtare, domosdo që këta emigrantë do të vijnë duke u “arvanitizuar”, duke e harruar gjuhën shqipe dhe duke shkëputur edhe çdo lidhje me atdheun e tyre të dikurshëm.

Kjo është fatkeqësi e rëndë kombëtare që e ka burimin te faji i rëndë, mëkatar, i pafalshëm i Tiranës zyrtare në qëndrimin ndaj emigrantëve. Në qoftë se Tirana zyrtare do të kishte qenë e vendosur në raport me emigrantët dhe në tërësi në marrëdhëniet e saj me Greqinë, me siguri që ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe: ligji paradoksal i luftës do të ishte shfuqizuar, emigrantët do ta ndienin ngrohtësinë e shtetit amë,

Çështja Çame do të kishte hyrë në rrugën e zgjidhjes. Por Tirana zyrtare zgjodhi rrugën e servilizmittë pështirëdhe të lëshimeve të vazhdueshme politike në raportet e saj me Greqinë, lëshime këto që bien era thjesht tradhti kombëtare, prandaj edhe Athina zyrtare nuk ushqen kurrfarë respekti ndaj saj, duke e shtrirë këtë mungesë respekti edhe ndaj çdo qytetari shqiptar, përfshirë këtu edhe emigrantët. Shfaqjen më skandaloze të mungesës së respektit ndaj Tiranës zyrtare, e manifestoi açik ministri i jashtëm grek Venizellos, i cili, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 14 tetor 2013, në konferencën e shtypit deklaroi pa iu dridhur qerpiku: nuk e njoh Çështjen Çame!

Libri i Albert Zholit është një kontribut mjaft i shquar në publicistikën shqiptare për faktin se në të hidhet dritë mbi një ngjarje epokale në historinë e Republikës së Shqipërisë në periudhën e një kthese dramatike pas shembjes së diktaturës komuniste.

Botimin e këtij libri duhej ta kishte sponsorizuar shteti shqiptar,për të lënë vulën e vet në zbulimin që Albert Zholi u bën shkaqeve që nxitën atë zhvendosje mitike të një përqindjeje të konsiderueshme të popullsisë shqiptare drejtvendeve të huaja e sidomos drejt Greqisë. Por shteti s’mund ta bënte një sponsorizim të tillë se atij nuk i ka interesuar kurrë fati i qindra mijëra emigrantëve që e braktisën atdheun me lot e me vaj dëshpërimi në buzë, shumica prej tyre përgjithmonë, siç thotë shkrimtari dhe dramaturgu i nderuar Mihallaq Qilleri.

Më bën përshtypje figura e gazetarit, e publicistit dhe e shkrimtarit të talentuar Albert Zholi. I admirueshëm në heshtjen e tij, punon pa zhurmë e pa bujë, nuk rreket të dalë nëpër ekrane televizionesh dhe të rrahë gjoksin për punën që bën. Por, çuditërisht, asnjë moderator kanalesh televizive s’e ka ftuar një herë dhe ta intervistojë për atë punë aq të mundimshme që ka përballuar dhe vazhdon të parballojë në botën e gazetarisë dhe të publicistikës. Përkundrazi, moderatorët ftojnë nëpër studiot e televizioneve vetëm ca “gjithologë” të çngjyrosur që janë “specialistë” për gjithçka, që u kanë mbirë në sy teleshikuesve dhe që janë bërë për ta si puna e gjellës së thartuar.

10 dhjetor 2014




Mbetjet spitalore në Shqipëri konsiderohen te rrezikshme per shendetin e popullates

Nga Flori Bruqi


Mbetjet spitalore konsiderohen te rrezikshme per shendetin e popullates ndaj trajtimi tyre tashme do te behet me nje Rregullore te vecante. Keshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren Per administrimin e mbetjeve spitalore dhe ngarkoi Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Ministrine e Shendetesise si dhe organet e njesive te qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi

Tashme me vendim te Keshillit te Ministrave percaktohen procedurat rregullat dhe standardet teknike per administrimin e mbetjeve spitalore me qellim mbrojtjen e shendetit publik dhe te mjedisit. Qellimi dhe objekti i kesaj rregulloreje eshte percaktimi i procedurave rregullave dhe standardeve teknike per administrimin e mbetjeve spitalore me qellim mbrojtjen e shendetit publik dhe te mjedisit. Sipas rregullores Mbetjet spitalore jane mbetjet e krijuara nga prodhuesit e mbetjeve ku perfshihen mbetjet e rrezikshme dhe jo te rrezikshme te cilat renditen ne paragrafin 18 te vendimit nr. 99 date 18.2.2005 te vendimit te Keshillit te Ministrave Per miratimin e Katalogut Shqiptar te Klasifikimit te Mbetjeve ndersa Prodhues i mbetjes eshte personi fizik dhe juridik i cili zoteron ose administron nje institucion shendetesor qe krijon mbetje spitalore duke perfshire dhe duke mos u kufizuar vetem ne spitale poliklinika qendrat shendetesore kabinete mjekesore qendra mjekesore kabinete dentare klinika dentare laboratore dentare qendra diagnostike depo farmaceutike farmacite qendra kozmetike qendra te tatuazhit qendra te rehabilitimit nga droga laboratoret e shendetit publik institucionet kerkimore-shkencore banka e gjakut morget sherbimet funerale klinikat veterinare sherbimet ambulatore te infermierise qe vizitojne paciente ne banesa. Rregullorja percakton gjithashtu zoteruesin e mbetjeve spitalore institucionin shendetesor ku krijohen keto mbetje si dhe transportin e tyre si duhet te transportohen ato.



Mbetjet



Rregullorja vecon disa mbetje spitalore qe jane konsideruar si mbetje infektuese te cilat ndoten nga patogjenet si bakteret viruset parazitet ose kerpudhat dhe perfshijne kulturat nga puna ne laborator mbeturinat nga nderhyrjet kirurgjikale dhe autopsite mbeturinat nga pacientet e infektuar materialet apo

pajisjet qe jane per tu hedhur ne kontakt me keta paciente me kafshe te infektuara si dhe materialet dhe pajisjet e mjekeve dhe te personelit tjeter qe kane qene ne kontakt me paciente te

infektuar. Nga kjo rregullore perjashtohen mbetjet e individeve prodhues te mbetjeve spitalore kur keto prodhohen gjate vetemjekimit ose gjate sherbimit mjekesor ne banese pervecse kur individi detyrohet ti vendose mjetet e mprehta ne kontejnere rezistente ndaj shpimeve dhe ti largoje ato ne perputhje me rregullat e miratuara nga Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe Ministri i Shendetesise.

Mbetje te tjera spitalore quhen dhe mbetjet patologjike ku perfshihen indet organet pjese te trupit placentat gjaku dhe

lengjet e tjera te organizmit te njeriut mbetjet farmaceutike ku hyjne produktet farmaceutike te skaduara ose te paperdorshme produktet farmaceutike te kontaminuar nga renia/rrezimi pertoke barnat e teperta vaksinat ose serumet dhe sendet e hedhura te perdorura gjate trajtimit te barnave te tilla si shishe

kuti doreza maska tuba ose shishe mbetjet radioaktive qe perfshijne mbeturinat e lengeta te ngurta dhe te gazta te ndotura me lende radioaktive te prodhuara nga analizat in vitro te indeve dhe lengjeve te trupit per qellime diagnostike dhe terapeutike.



Mbetjet e rrezikshme



Ne mbetjet e rrezikshme spitalore sipas kesaj rregulloreje hyjne mbeturinat e infektuara patologjike shpuese farmaceutike toksike kimike dhe radioaktive ujin dhe tretes te infektuar ndersa mbetjet e parrezikshme perfshijne letrat sendet prej qelqi plastike kartonet ambalazhet mbeturinat ushqimore mbeturina druri dhe ndertimi. Rregullorja parashikon gjithashtu administrimin e mbetjeve dhe magazinimin e tyre i cili duhet te grumbulloje perkohesisht ne nje vend te caktuar i mbetjet spitalore sipas kerkesave te paragrafit 8.5 te kesaj rregulloreje.



Prodhuesit

Cdo prodhues i mbetjeve spitalore eshte I detyruar te regjistrohet ne Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave brenda tre muajsh nga hyrja ne fuqi e kesaj rregulloreje ndersa prodhuesit qe fillojne veprimtarine e tyre pas botimit te saj ne Fletoren Zyrtare jo me vone se 30 dite para fillimit te veprimtarise qe krijon mbetje spitalore.

Rregullorja e miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave detyron prodhuesit e ketyre mbetjeve spitalore te jene pergjegjes per

1. Grumbullimin e kontrolluar te mbetjeve spitalore prane institucionit shendetesor

2. Ndarjen e mbetjeve spitalore te parrezikshme te llojit urban nga mbetjet spitalore te rrezikshme

3. Ambalazhimin etiketimin magazinimin grumbullimin trajtimin transportimin dhe asgjesimin ne menyre te pershtatshme te mbetjeve spitalore te gjeneruara prej tyre

4. Shpenzimet e transportit asgjesimit ose riciklimit te mbetjeve spitalore te gjeneruara prej tyre. Kjo pergjegjesi eshte e pashmangshme dhe e pavarur nga pergjegjesia e ndonje personi te trete te ngarkuar nga prodhuesi per te ndermarre keto veprimtari

5. Te gjitha demet e shkaktuara ne menyre direket ose indirekte ne mjedis dhe ne shendetin publik nga procesi i grumbullimit magazinimit transportimit dhe asgjesimit te mbetjeve spitalore te krijuara prej tyre.





Trajtimi i mbetjeve



Sipas Rregullores cdo prodhues i mbetjeve spitalore eshte pergjegjes per trajtimin e mbetjeve qe nga prodhimi grumbullimi ndarja transporti magazinimi perpunimi dhe deri tek asgjesimi i tyre. Prodhuesi i ketyre mbetjeve duhet te ndaje qe ne burim elementet e rrezikshme nga ato te parrezikshme te mbetjeve spitalore sipas rregullores se brendshme per administrimin e mbetjeve spitalore dhe duhet ti magazinoje ato te ndara. Ne rast se ne vendin e prodhimit apo gjate transportit mbetjet spitalore te rrezikshme ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme perzihen me mbetje spitalore te parrezikshme keto mbetje spitalore do te trajtohen si mbetje te rrezikshme. Mbetjet spitalore te rrezikshme ambalazhohen dhe etiketohen ne perputhje me rregulloren dhe magazinohen te ndara nga mbetjet e tjera ato duhet te transportohen per tu trajtuar ne nje vend tjeter magazinimi ne terren i tyre behet ne nje zone te caktuar ne brendesi apo ne afersi te vendeve te trajtimit apo te pikave te nisjes.

pikave te nisjes.

2014/12/09

Mbetjet spitalore në Kosovë janë të rrezikshme, trajtimi i tyre duhet të jetë dhe bëhët me ligj



Me VKM, të gjithë subjektet që prodhojnë mbetje spitalore duhet të bëjnë administrimin korrekt të tyre. Janë të rrezikshme për popullatën
Mbetjet spitalore konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e popullatës, ndaj trajtimi tyre tashmë do të bëhet më një ligj të veçantë. Tashmë, me vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen procedurat, rregullat dhe standardet teknike për administrimin e mbetjeve spitalore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit. Kjo rregullore është hartuar nga Ministria e Mjedisit në Bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,si dhe AVUK-un gjegjsisht me MBPZHR (Kryeinspektoratin sanitar  të Republikës së Kosovës ) dhe do të zbatohet nga të gjithë personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, vendas dhe të huaj veprimtaritë, e të cilëve krijojnë mbetje spitalore. Sanksionet ndaj subjekteve, të cilët nuk zbatojnë ligjin, do të jenë deri në mbyllje të aktivitetit.
Detyrimet

Ligji për Administrimin e Mbetjeve spitalore ka parashikuar një sërë detyrimesh ndaj prodhuesve të këtyre mbetjeve, të cilët do të jenë përgjegjës grumbullimin e kontrolluar të mbetjeve spitalore pranë institucionit shëndetësor. Gjithashtu, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë ndarjen e mbetjeve spitalore të parrezikshme (të llojit urban) nga mbetjet spitalore të rrezikshme dhe të bëjnë ambalazhimin, etiketimin, magazinimin, grumbullimin, trajtimin, transportimin dhe asgjësimin në mënyrë të përshtatshme të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. Ndërkohë, subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore duhet të mbulojnë shpenzimet e transportit, asgjësimit ose riciklimit të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. "Kjo përgjegjësi është e pashmangshme dhe e pavarur nga përgjegjësia e ndonjë personi të tretë të ngarkuar nga prodhuesi për të ndërmarrë këto aktivitete", - bëhet e ditur në VKM, duke u shtuar se të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë direkte ose indirekte në mjedis dhe shëndetin publik nga procesi i grumbullimit, magazinimit, transportimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore të krijuara prej tyre.

Trajtimi

Çdo prodhues i mbetjeve spitalore është përgjegjës për trajtimin e mbetjeve që nga prodhimi, grumbullimi, ndarja, transporti, magazinimi, përpunimi dhe deri tek asgjësimi i tyre. Kështu bëhet e ditur në ligjin për Administrimin e Mbetjeve Spitalore, duke u shtuar se çdo prodhues ndan që në burim elementët e rrezikshëm nga ata të parrezikshëm të mbetjeve spitalore, sipas Rregullores së Brendshme për Administrimin e Mbetjeve Spitalore dhe i magazinon ato të ndara. "Në rast se në vendin e prodhimit apo gjatë transportit, mbetjet spitalore të rrezikshme, në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme përzihen me mbetje spitalore të parrezikshme, këto mbetje spitalore do të trajtohen si mbetje të rrezikshme", - bëhet e ditur në ligj, duke u shpjeguar se kur mbetjet spitalore duhet të transportohen për t'u trajtuar në vend tjetër, magazinimi në terren i tyre bëhet në një zonë të caktuar në brendësi apo në afërsi të vendeve të trajtimit apo të pikave të nisjes, duke përmbushur kërkesat e mëposhtme, ku duhet të lejohet hyrja vetëm e personave që kanë kualifikim për të administruar mbetje spitalore.

Sipas specialistëve, mbetjet e rrezikshme janë mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar
Specialistët: Ja cilat janë mbetjet e rrezikshme spitalore
Mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar. Këto jenë mbete spitalore të rrezikshme, të cilat kërcënojnë shëndetin e popullatës. Specialistët shpjegojnë se instrumente të mprehtë janë të gjitha sendet e infektuara apo të painfektuara që mund të shkaktojnë shpime apo prerje, duke përfshirë dhe mos u kufizuar vetëm tek aget, shiringat, bisturitë, lamat, gërshërët, tubat kapilarë dhe instrumentet e tjerë të mprehtë. Ndërsa mbetje infektuese janë të gjitha mbeturinat e ndotura nga çdo lloj patogjeni si bakteret, viruset, parazitët ose kërpudhat dhe përfshijnë kulturat nga puna në laborator, mbeturinat nga ndërhyrjet kirurgjikale dhe autopsitë, mbeturinat nga pacientët e infektuar, si dhe materialet apo pajisjet (që janë për t'u hedhur) në kontakt me këta pacientë, me kafshë të infektuara, si dhe materialet dhe pajisjet e mjekëve dhe të personelit tjetër, që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar.

Sa i takon mbetjeve patologjike specialistët përfshijnë indet, organet, pjesë të trupit, placentat, gjakun dhe lëngjet e tjera të organizmit të njeriut. "Mbetje farmaceutike përfshijnë produktet farmaceutike të skaduara ose të papërdorshme, produktet farmaceutike të kontaminuara nga rënia / rrëzimi përtokë, barnat e tepërta, vaksinat ose serumet dhe sendet e hedhura të përdorura gjatë trajtimit të barnave të tilla si shishe, kuti, doreza, maska, tuba ose shishe", - pohojnë specialistët, duke shtuar se po aq të rrezikshme janë edhe mbetjet radioaktive që përfshijnë mbeturinat e lëngëta, të ngurta dhe të gazta, të ndotura me lëndë radioaktive, të prodhuara nga analizat "in vitro" të indeve dhe lëngjeve të trupit, si dhe nga imazheria "in vivo" e organeve të ndryshme për qëllime diagnostike dhe terapeutike.

Flori Bruqi

2014/12/08

PROZA E VILHELME VRANARI (HAXHIRAJ) ËSHTË E NJE EVROPIAN DHE BOTËRORË NIVELI




"Ka ndjerë lëvizje shpirti.Ardhur nga mjegullina qiellore.Rrëzoheshin kështu meteorë.Brenda atij shpirti, goditje galaktikash.Pika e vesës.Përmbi varrin e askujt.Pika e lotit përmbi krahë-drurësh lakuriq,tatëpjetë bregut po zbret.Shkapërdredhur.Kështu nis një rrëfim,poetja dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari(Haxhiraj)...


Përgatiti: Flori Bruqi



https://groups.yahoo.com/neo/groups/cameria/conversations/messages/8164

Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lindur në Kaninë të Vlorës më 1945. Origjinën e ka nga një familje me tradita kulturore dhe atdhetare, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti.

Qysh fëmijë ka njohur rrugën e internimeve. Jeta e saj ka qenë vetëm vuajtje dhe mjerim.

Lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, e ka fshikulluar pa mëshirë qysh 6 vjeçe.

Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e ka kryer sa në internim dhe sa nga një vend në tjetrin. Tetëvjeçaren e përfiundoi në shkollën e -I-rë shqipe “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës.

Pas diplomimit në shkollën pedagogjike “Jani Minga”, punoi pak vite mësuese në fshat dhe njëkohësisht vazhdonte Universitetin Shtetëror të Tiranës, dega Gjuhësi-Histori me korrispondencë. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi, kur duhej të likuidonte edhe tri lëndë.

Internohet përsëri me gjithë familje e tjera (Vranari) dhe i mohojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit. Me këmbëngulje dhe vullnet arriti të rifitojë të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi. U diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë.

Punoi 25 vjet punëtore dhe vetëm pas viteve 90-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdoi gjithë kohën pa punë. Është njëra nga 4-5 femrat e para që u ngritëm kundër diktaturës.

Është themeluese dhe ka qenë Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e Këshillit Kombëtar të L.D. G.Sh.dhe të P.D.Sh Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten. Në dhjetor 1996 , (në moshën 52 vjeç) u realizua ëndrra e saj.

Doli nga botimi vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (tregim, novelë), fabulën dhe romanin. Tani pas 12 vitesh po boton të 20 vepër letrare dhe ka gati për botim disa vepra: romane, përralla, tregime, novela, poezi, gjëegjëza, skica letrare, skenare për fëmijë dhe 3 përkëthime. Gjinia letrare, ku autorja ndihet më mirë është romani.

Një vepër e suksesshme kanë qenë: Trilogjia “Vështroni Meduzën”( 3 volume), ku në mbi 1100 fq, përshkruhet jeta reale shqiptare duke nisur nga shek. i XV-të dhe deri në diktaturë. Në romanin me titull “Rrëfim në të perënduar”, ngrihem me forcë kundër dhunës ndaj femrës.

Edhe në veprat e tjera spikat personazhi femër dhe problemet sociale që shqtësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Në romanin “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me një dashuri të madhe mes dy të rinjëve, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore, mbi hendekun që hapi lufta e klasave dhe kundër kohës. Kjo dashuri e madhe, e sinqertë nuk njohu as një lloj pengese dhe vëshirësi, por i sfidoi ato.

Sapo ka botuar një përrallë për fëmijë. Paralel me këtë roman , po boton një libër me fabula e gjëegjëza. Aktualisht vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, si te gazeta Standard dhe “Ndryshe, dhe “R:D-ja” dhe Illyria –në SHBA, Fjala e Lirë Londër etje.

Si dhe Kr/redaktore e Gazetës Kanina. Në këtë punë voluminoze ka shumë rëndësi dhe shumë vlerë kritika dhe bashkëpunimi me njeriun më të shquar të fushës së letrave, estetin dhe njohësin e mirfilltë të letërsisë shqiptare e asaj botërore, Prof. Dr. Adriatik Kallulli. Në krijimtarinë letrare ka mbështetjen e familjes së saj.

Edhe pse është në moshën 64 vjeç, e pranon sfidën, duke u ballafaquar me të gjitha krijimet e letërsisë shqipe.

Curriculum vitae Vilhelme Vranari (Haxhiraj) Datëlindja -1945 Lindur -në Kaninë të Vlorës Banimi -në Vlorë Gjendja civile -martuar me dy fëmijë

Në 1952 -55 -internim------- 1958-1962 -kryen arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike “Jani Minga “Vlorë

-1962- 1966 -vazhdon studimet e larta (pa shkëputje nga puna)U.T. dega Histori- Gjuhësi

-1965 -kryen një kurs specializimi (tremujor) për Ekonomi shtëpiake pranë Ministrisë së Arsimit Tiranë.

-1962- 1966 -punon mësuese në arsimin 8-vjeçar në fshat.

-16 gusht 1966 -del jashtë rradhëve të arsimit për arsye politike dhe i mohohet e drejta e marrjes së diplomës, periudhë internimi.

-1970-1975 -kryen përsëri studimet e larta dega Histori-Gjeografi.

-1975 -mbron Historinë e Shqipërisë me temën: “Krahina Autoktone e Shqipërisë Jugore”.
-1966-1969 - periudhë internimi------

-1969- 1991 -punëtore krahu -1991-1997 - mësuese( rikthehet në profesioni që adhuronte aq shumë.

-1992- 1997 - zv/drejtore në shkollën “Ismail Qemali” Vlorë

-Nga 1997-ta -e pushojnë dhe vazhdon të jetë pa punë edhe pse i duheshin edhe 7 vite të tjera pune për të fituar pension të plotë.

-1991 -Ndër të parat femra që u aktivizua në jetën politike të qytetit të saj ,Vlorës dhe të të gjithë vendit me P.D.

-1991-1998 -Kryetare e L.D.G. dega Vlorë, anëtare e Këshillit - Kombëtar të Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të P.Demokratike

-Më 8 prill-1992 -Shkruan artikuj në media mbi të drejtat dhe liritë e gruas.

-21 prill 1992 -Është e para grua që i paraqiti Kuvendit Shqiptar me shkrim peticionin për të drejtat dhe liritë e gruas, pjesëmarrja e saj në jetën politike, legalizimin e emi- grantëve si dhe kujdesi i shtetit për Krahinën Autoktone Shqiptare të Himarës.

2002-2003 -në moshë 58 vjeçare kryen dy kurse kualifikimi të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve bazë të kompjutrit. *KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARES Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

-Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bangat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës, më e egra që ka njohur njerëzimi Filloi të botojë më 1996.

*1996 -2008, në 12 vite ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini, ku zë një vend të konsiderushëm letërsia për fëmijë. Në këtë letërsi autorja shkruan në përputhje me veçoritë psikike të moshës, Vlerësime me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) është vlerësuar si brenda dhe jashtë shtetit me këto çmime:

*Në vitin 2006 me çmimin “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”-nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve dega Vlorë

*Më 2007 për “Poezinë e mirinterpretuar” – Lidhja e shkrimtarëve dhe Biblioteka Vlorë.

*Më 2008 me çmimin “Protagonist i vitit 2008”, si romanciere dhe për prurje të madhe në letërsi, dhënë nga Bashkia Vlorë.

*Më 18 prill 2009 me ÇMIMIN NACIONAL” GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”- Torino-ITALI, çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri.

* Më 10-6-2009 Vilhelme Vranari (Haxhiraj), vlerësohet me çmimin: “MIRËNJOHJE E LIDHJES SË PRIZRENIT” në Kosovë.

*KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARES Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

-Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bangat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës, më e egra që ka njohur njerëzimi Filloi të botojë më 1996.

*1996 -2008, në 12 vite ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini, ku zë një vend të konsiderushëm letërsia për fëmijë. Në këtë letërsi autorja shkruan në përputhje me veçoritë psikike të moshës, Botime të autoresVilhelme Vranari (Haxhiraj):

*Në poezi:

1-Loti nuk ka faj

2-Të pres

*Në prozë të shkurtër:

3-Mamaja- novelë

4- Kush e vrau Kaftanazin- (6 skica letrare, 3 tregime, 5 novela)

*Në prozë të gjatë- romane:

5 -Dhembje nëne

6 -Jetë në udhëkryq

7 -Ringjallur si Krishti

8 -Amanti i Arbërisë

9- Rrëfim në të perënduar

10- Unaza e Prangosur

*Trilogji :

Vështroni Meduzën

11-Prolog Jete -romani i parë

12-Vështroni Meduzën -romani i dytë

13-Dilema e së Nesërmes -romani i tretë

* Letërsi për fëmijë:

14- 10 fabula -fabula

15- Bëmat e Dhelprës -fabula -2002

16 -Ne jemi lulet e jetës –fabula -2003

17 -Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj - përralla -2008

18- E dini se ’emër kam?! -fabula e gjëegjëza -2008

*Përkthime nga gjuha italiane në botim:

1- Natën e mirë arush!

2- Zbulimi i Universit nga Bobobobs

3- Fabula të Ezopit

*Disa skenarë për fëmijë që janë vënë në skenë.

1- Gjallesat e pyllit ankohen

2- Fëmijë, jemi edhe ne…

3-Atdhe, shpresa jote jemi ne.

4- Në festën e Abetares

5- Gëzuar festën mësuese

6- Festojmë së bashku 1 Qershorin

7-Mirëseardhe Vit i Ri Janè në botim për vitin 2009 :

1- “Rrugë pa kthim”(vëllim me 5 tregime, 6 novela dhe 10 skica letrare)

2- Zonja me karafila të bardhë -roman

* Përrallat e vendit blu- cikël përrallash,

3-“Përrallat e Kuçedrës me Dragoin”-libri parë, ku përfshihen 3 përralla dhe një tregim:

-Mbreti Pleurat, Sirena dhe Zanat (përalla e parë)

-Në mbretërinë e Errësirës “ II-të

-Lufta e Dagoit me Lubinë e Kaonisë “ III-të

-Një Engjëll me emrin “Iris” -tregim-

*Janë redaktuar dhe presin dritën e botimit përrallat me temë nga historia jonë duke nisur nga Dardania dhe deri në Trojë:

*1- Xhuxhi, gjiganti dhe Dragoi ( Libri i dytë i ciklit “Përrallat e vendit Blu”,ku përfshihen

-Lubia e pangopur, Llufa

-Korkyra e zezë

-Gjiganti dhe Xhuxhi

2-Mall - vëllim me poezi

- 3- Ese dhe Analiza mbi politikën në Demokraci, mbi kulturën dhe problemet egruas

*Është duke punuar studimin shkencor-historik:

* Gj. Arianiti, Princ i Kaninës,Vlorës dhe Himarës (monografi)-studim

*L.D. e Gruas -segment i rëndësishëm i shoqërisë, parë në prizmin e mohimit të vlerave të saj.

-Katër (4) romane artistikë

-Një cikël përrallash fantastiko-historike- vazhdimësi e të parave-

-Ese dhe publicistikë prej (1992- 2009...)

-Kanina dhe njerëzit që i dhanë emrin.

*Pas 1990 Është marrë dhe merret me publicistikë në disa prej organeve mediatike të përditshme dhe periodike, Standard, Ndryshe, R.D, Illyria- Fjala e Lirë dhjetëra artikuj nga 1992-2008.

*Aktualisht: Kryeredaktore e gazetës “Kanina” Disa vlerësime mbi krijimtarinë e autores Vilhelme Vranari( Haxhiraj) nga kritikë, analistë dhe lexues:

* “ Vilhelmja ka ardhur në sofrën e shkrimtarëve, si një kirurg me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë. Petro Marko s është më..

Por ja, sot e kemi sot mes nesh.” Prof. Odhise Grillo( shkrimtar- redaktor i 11 librave të autores) * “Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vendosur një gurë të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Vilhelmja ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot.” Dhionis Bubani ( shkrimtar)

* “Me veprat e saj autorja nëpërmjet mesazheve që jep, i bën një nder kombit. Përmes veprave psiko -sociale, Vilhelmja i bën autopsinë shoqërisë sonë dje dhe sot.” Uran Butka ( studiues-shkrimtar) * “Vilhelmja është shkrimtare unikale…Pasuria jetësore që sjellë në mijëra faqe është mbresëlënëse, autentike, dhe në shumë aspekte e papërfshirë në vepra autorësh të tjerë.

Më e rëndësishmja, më e veçanta është interpretimi thellësisht demokratik që ajo iu bën ngjarjeve, personazheve, realiteteteve shqiptare. Kjo vlerë e saj ideore-botëkuptimore është një prurje shumë shumë e rëndësishme në letërsinë tonë. ” Prof. Dr. Adriatik Kallulli ( kritik, estet letrar) .....etj.

* “Miku im Odhise! Të gjitha librat që më dërgove e kanë një mesatare, por po veçoj romanin “Dhembje nëne “ të vlonjates, Vranari…Eh, ’të bësh?!

Librat e mirë shkruhen rrallë Rifat Kukaj (shkrimtar Kosovë) * “Vilhelmja nuk doli e kushtëzuar për të plotësuar mangësitë që la realizmi socialist, jo…Ajo doli natyrshëm dhe tregon atë çka i flet shpirti për realitetin real, të cilin e përjeton me dhembje...por përballë fatit të hidhur, dhuron shumë dashuri.

Një antitezë e çuditshme… por tejet reale.” Nestor Jonuzi (Piktor i Popullit) * “Një grua , një nënë, një zonjë e fisme po troket fortë, tingëllueshëm në portat e letërsisë shqipe. Porta është e rënd … trokitja është e vonuar…për shkak të prejardhjes së saj ,prej një dere fisnike, që në një sistem tjetër shoqëror do të shërbente si pasaportë identiteti për të ngjitur shkallët e jetës…megjithatë ajo është këmbëngulëse.

Pasioni i rinisë ka ngelur i pashuar ” Teodor Laço shkrimtar-dramaturg * Si mbiemri i saj Vrana, qielli ishte i vrenjtur për të. Duheshin vite që që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta thoshte fjalën e saj. Ajo ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtrat e lënduar njerëzor, sepse lëndën e marr nga jeta njerëzore, nga realiteti, të cilën e ngre në art ” Akademik Prof. Xhevahir Spahiu ( poet)

* “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajtën Markezi me fustan. Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.” Visar Zhiti ( poet) * Asnjëherë nuk shtihet në atë që ngrihet në mbrojtje të dinjitit njerëzor, në atë që, autorja Haxhiraj, gjatë tërë jetës qëndroi përballë së keqes.

Urime për guximin që ke për të thënë të vërtetën, që shpesh herë nuk guxojnë ta thon녔 Ali Podrimja ( poet kosovar) Panairi Vlorë mars 2003

* “Lexoni shkrimet e Vilhelme Vranarit (Haxhiraj) dhe … do të gjeni veten, si kundërshtar të së keqes, si shqiptarë të vërtetë, trima, bujar dhe humanë... Falenderojmë Zotin që i ka dhuruar kombit një grua, me një talent të veçant …Cila grua tjetër na ka falur, deri më sot, kaq patos e zemërçiltërsi për vete, popullin dhe historinë tonë? “ Bedri Çoku ( ish i burgosur politik- shkrimtar-publicist)



* “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, Vlora ka Musinenë e vetë. Kjo është shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) . Me trilogjinë “Vështroni Meduzën”,na ka dhuruar veprën më të arrirë në letërsinë e këtyre 15 viteve të demokracisë, që e quaj “Saga e Vranajve”.

Me të drejtë e quaj Musine Kokalari e Vlorës. Sot ajo është shkrimtarja e hekurt, që përballet me të vërtetën e hidhur.” Bujar Leskaj ( Ministër i Kulturës, Deputet ) Panairi i librit Nëntor Tirana 2005)

* Fisnikërinë e Vilhelmes e ndesh në fisnikërinë e personazheve të saj. Nëpërmjet veprave të saj, të drejtën e sheh në sy në mënyrë realiste…jo vetëm autorja por çdo nënë, çdo motër dhe çdo bij ” Margarita Xhepa (Artiste e Popullit)

* “ Është fat që në kolanën e letërsisë shqipe u shtua edhe një shkrimtare, një femër trime, e cila përmes librave të saj, ka pasur guximin të thotë atë që të tjerët nuk kanë mundur ta shprehin, të vërtetën e hidhur të realitetit që përjetuam ” Agim Musta (Analist-shkrimtar, ish i burgosur politik)

* Është kënaqësi për lexuesin dhe për kritikën profesionale, kur komunikon me një letërsi që e sheh realitetin ndryshe, sipas realizmit real dhe të vërtetës së jetës. Një letërsi me kahje të re historike, ndesh gjatë leximit të librave të shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Lexojeni dhe do të ndjeni kënaqësinë shpirtërore me diçka që s’keni guxuar t’ia pohoni as vetes.” Mexhid Prençi ( Publicist. analist)

* Kam ndjekur krijimtarinë letrare të shkrimtares Vilhelme Vranari ( Haxhiraj) dhe theksoj se është një rast i rrallë, i pari dhe i vetëm në letërsi…Autorja i ka bërë radiografinë dhe autopsinë regjimit diktatorial… krijimtaria e saj ka vlera të mëdha artistike, psiko-sociale dhe atdhetare. Shaban Xhyheri ( lexues i rregulltë, ish i burgosur politik)

* “Vilhelme Vranari me zërin e saj…duke i folur kohës…përciell mesazhe kuptimplote për fisnikërimin e shoqërisë.” Prof. Dr. Bardhosh Gaçe ( studius- poet)

*”Vilhelme Haxhiraj solli një letërsi e re, LETËRSI NDRYSHE . Trilogjia “Vështroni Meduzën”, kompozuar me linja të hapura, me pesonazhe që vazhdojnë edhe në veprat e ardhme, të kujtojnë Balzakun...dominim i kulturave elitare është shumësia cilësore dhe i tillë bëhesh vetëm përmes origjinalitetit kombëtar që përfshin subjekte, tema, karaktere dhe mjete shprehëse .” Fisnik Sina ( Gazetar- Analist-redaktor)

* “ Vilhelmja s’u mbështet në supin e ndonjë “lisi”. Ajo ishte në këmbë. Koha nuk e kishte pritur. …duhej të rendëte si maratonomak për të kapur kohën e humbur… Vonë, por koha erdhi…e me të drejtë ajo u klith kohëve të mbrapshta: “Jam këtu!” Myrteza Mara (poet -Kryetar i L. Sh. dega Vlorë)

*“Pema e Vilhelme Vranarit është ajo e shpirtrave të heshtur, të atyre që s’flasin dot më dhe të atyre që iu mohua fjala në kundërshtim me zanafillën tonë biblike, që na mëson se fjala është e para.” Laureta Petoshati ( poete- përkthyese- publiciste)

* “Duhet të të digjet shpirti si zjarr që t’u thuash të tjerëve diçka. Ky mendim të vjen në mend kur ke përpara librat e njërës prej zërave identikë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të shkrimtares më interesante të letërsisë sonë ” Mujë Buçpapaj ( gazetar- shkrimtar)

* “ Vlora e ka një flamurtare për të drejtat e gruas, por e ka lënë në heshtje. Vlora e ka një zonj … një shkrimtare , me të cilën nesër do të mburret ” Vangjel Sako (gazetar )

* “Duke u rreshtuar në krahun e intelektualeve të shquara, përparimtare, me palcë kombëtare, Vilhelmja është mishërim i së mirës, lufton pa mëshirë të keqen dhe na kujton viganët e këtij grupimi : Ernest Heminguej e Petro Marko. Albert Abazi (poet -publicist)

* “Veprat e autores V. Vranari, qëndrojnë krenare në kolanën e librit shqip, me temë sfidat e femrës në udhëkryqet e jetës .” Efrosina Papa- (Mësuese- gzetare në ATV)

* Romanet e Vilhelmes janë një dëshmi e gjallë dhe një thirrje për antikomunizëm dhe denoncim për çdo lloj diktature të vjetër dhe të re.” Redin Hafizi

* “Vështroni Meduzën”, letërsi bashkëkohore…e para e këtij lloji, ku lexuesi përballet me një realizëm, ku përmes fakteve, ngjarjeve…Vilhelmja, shkrimtarje e dhembjes njerëzore, ka ditur të ngrejë në art atë që kërkon sot lexuesi, letërsinë bashkëkohore Lejla Gorrishti- (recensuese e 11 librave të autores)

* ”Vilhelme Vranari e ardhur në këtë botë me një mision të shenjtë, të ringjallë shpirtrat njerëzor, duke parë të vjetrën të shembet, këlthet: “O njerëz, mos lejoni tragjeditë të përsëriten!” Enver Qama ( shkrimtar-analist)

* “Pak kush i lëvron skicat letrare. Përse?! As unë nuk e di arsyen…Por skicat e Vilhelmes jenë me nivel në të gjithë treguesit. Kam të drejtë të theksoj se, i ngjajnë floririt, i cili…si do që më i pakët, është më i vyeri ndër metalet e tjerë Hilmi Bani ( piktor)

* Vilhelme Haxhiraj, një autore femër, një nënë, nuk e frenon fantazinë e saj për të thënë të vërtetën e hidhur… apelon: “Femra nuk është mall tregu që shitet dhe blihet, por një qenie njerëzore që duhet vlerësuar ” Boro Nazaj ( poet - gazetar)

* “Rrëfim në të Perënduar”, ky libër do të bëjë që ta gjeni veten të strukur diku mes mijëra shkronjave dhe pa dashur do të belbëzoni:” Kjo është edhe jeta ime, edhe jotja, edhe e asaj ” Ndaj autorja Haxhiraj po i dhuron leuesit një libër për të gjith ”. Dr. Arta Musaraj (Bezhani) Dekane në U. “ I. Qemali”

*Vilhelmja ka sjellë në letërsi tema dhe personazhe të rinj. Autorja punon me fuqinë dhe penën e Balzakut, e cila për moshën, prurjen e bollshme dhe larminë e krijimtarisë, duhet admiruar dhe vlerësuar. Sidomos pushteti nuk duhet të hesht… Abdurraman Meçe( matematicien, poet)...

(Përgatiti:Flori Bruqi)



"Analizë e vëllimit me skica, tregime dhe novela me titull “Rrugë pa kthim “...

Nga Mujë Buçpapaj


Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është një penë e fortë e letërsisë shqipe. Ajo ka krijuar një profil të qartë si prozatore duke ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit përmes personazhezh që mbartin fatin dhe fatalitetin e shoqërisë sonë. Proza e saj ka përmasat e një drame globale.




Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është një shkrimtare erudite, me shumë kulturë dhe me shumë hapësirë. Ajo lëvron të gjitha gjinitë letrare dhe ato publicistike, si prozën e gjatë dhe të shkurtër, poezinë, fejtonin, fabulën skicën letrare. Lëvron të gjitha gjinitë e publicistikës, nga reportazhi, komenti, analiza, lajmi, kronika etj, duke u bërë e njohur në vend dhe jashtë tij.
Haxhiraj para pak muajsh është nderuar me çmimin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu " për poezi, akorduar nga shoqata "Vatra Arbëreshe" dhe Ministria e Kulturës e Italisë. Ajo ka marrë disa çmime prestigjioze në Shqipëri dhe në Kosovë.


“Rrugë pa kthim” është libri i fundit i shkrimtares vlonjate, Vilhelme Haxhiraj, me skica, tregime dhe novela, që këto ditë do të dalë nga botimi . Libri është i kompozuar bukur dhe shkruar me një stil të përkryer. Nëse sot mund të flasim për një sukses të letërsisë shqipe të pasrealizmit socialist, krijimtaria e Vilhelme Haxhiraj(Vranari) e botuar tërësisht pas vitit 1990, e përmbush këtë përkufizim. Ajo është padyshim një nga emrat që kjo letërsi mund të mburret.


Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar si Vilhelme Haxhiraj. Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe. Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e orientuar politikisht. Së dyti solli një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës dhe gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50-vjecare. Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe mbrojti atë.
Proza e Vilhelme Haxhiraj (Vranari) për fat të keq nuk është përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare në mënyrë që bota të njihte letërsinë e saj dhe artin e saj tronditës, megjithatë pa frikë mund të them se proza e Vranarit është e një niveli europian dhe botëror.

Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin , e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009.

Që të dyja këto shkrimtare që kaluan shumicën e jetës në “Perandorinë e së Keqes”,siç pati deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm përsekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Por dallon edhe tek vuajtjet e Vranarit, të cilat janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist që të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.



Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është Pinjolle e një familjeje të lashtë, atdhetare dhe me kulturë. Familja Vrana kishte një nga 3 bibliotekat më të mëdha të Vlorës, e cila si gjithë pasuria, u sekuestrua nga komunistët medikokër dhe injorantë, sapo ata erdhën në pushtet.

Për këtë shkak Vilhelmen do ta ndiqnin pas dy pasione të mëdha ; arsimimi dhe mesimdhënja. Kjo shkrimtare e shquar ka një histori të dhimbshme të përpjekjeve për t'u shkolluar. Disa herë i është ndërprerë shkolla, dhe disa herë e ka rifilluar atë me të njëjtin pasion. Falë këtyre përpjekjeve ajo arrinë që të diplomohet, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Më së fundi ajo ka arritur të ushtrojë të drejtën e mësimdhënies vetëm në vitet 1990. Në vitin 1997 shkrimtarja, ku do të pushohej përsèri për shkaqe politike, si eksponente e Partisë Demokratike.
Prej atëherë shkrimtares nuk i është ofruar më asnjë punë dhe librat i boton me të ardhurat që siguron nga një pension gjysmak.

Pavarësisht sfidave tronditëse, një forcë e jashtëzakonshme e ka shtyrë shkrimtaren të shkruaj libra, e ka inspiruar atë t’i tregojë botës dhimbjet e saj, duke bërë që holokausti komunist të mos harrohet kurrë.

2.

Një bllok të vecantë në librin “Rrugë pa kthim” përbëjnë skicat letrare. Vilhelme Haxhiraj(Vranari) ndoshta është e vetmja shkrimtare shqiptare që jo vetëm po e mban gjallë skicën letrare, por mund të themi se është shndërruar në emrin më të suksesshëm të krejt letërsisë shqipe, që merret me këtë zhanër.

Një numer skicash të përzgjedhura për t’u përfshirë në vëllim, si:
“Njeriu “Njeri”, “Përjetësi”, “E bardhë …e blertë”, “Bisedë me jetën”, “Identiteti i saj…Një femër”, “Portret Nëne”, “Atdheu i saj ishte e gjithë Bota”, “Krijuesi”, “Kur digjet shpirti, tymoset mendja “, “Dora e ngrohtë e një miku”, janë krijime të fuqishme letrare që ngrejnë nivelin e skciës në mënyrë të befasishme, por të merituar. Shkrimtarja është një vëzhguese e hollë e jetës sociale në vend dhe kjo pasqyrohet në të gjitha skicat e saj, por edhe në tregimet.
3.
Kapituli i tregimeve përbëhet nga “Mbresat e këngës së vjetër”, “Endrra e muzgut të përhimtë”, “Natë e pagjumtë”, “Hakmarrja”,“Pasuri e të gjithëve”, tregime të cilat zbulojnë një dimension të fuqishëm të letërsisë së Haxhirajt.

Vilhelme Haxhiraj(Vranari) ka në prozën e saj një dimension të fortë politik, përfshirë trondijet, shkëlqimet, dramat dhe katastrofat e saj. Si shumë shkrimtarë të shquar të Europës ish-komuniste të pas viteve 1990, që nga Haveli deri tek Rugova dhe Pjetër Arbnori, ajo është përfshirë me pasion në zhvillimet e vrullshme politike të cilat çuan në rrëzimin e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë, në Vlorë, por dhe në nivel kombëtar ?
Shkrimtarja thotë në mënyrë sfiduese se “politika më bëri të jem vetvetja”, sido që në mars të vitit 1997, ajo dhe familja e saj u dënuan me vdekje nga kundërshtarët politikë, agresivë dhe intolerantë ndaj ideve të saj të lirisë dhe demokracisë.

4.
Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është shkrimtare mjaft cilësore, por edhe shumë prodhimtare. Ajo është autore e 21 librave në prozë, përfshirë këtu 10 (dhjetë) romane të sukseshme. Proza e gjatë mbetet prioriteti i saj, apo edhe sfera ku zëri i saj bëhet më unik. Edhe në librin “Rrugë pa kthim shkrimtarja ka përfshirë gjashtë novela interesante, të cilat çojnë më tej suksesin e saj të provuar.“Rruga drejt Nirvanës”, “Vetgjyqësia”, “Ende gjallë, “Besim i verbër”, “Besnikëria”, “Rrugë pa kthim”, krijojnë hartën e një shqetësimi universal brenda një bote shpeshherë të turbullt dhe kërcënuese.
Si në të gjitha veprat e saj edhe në këtë libër të fundit, Vranari e merr tematikën nga jeta e përditshme, nga realiteti shqiptar, duke ngritur gjykime të forta dhe shpesh deshpëruese për kthesat dramatike që merr herë pas here jeta në këtë vend.

Ajo është shrimtare e cila e zbulon njeriun si një rezultat të keqkuptimeve të mëdha politike, sociale dhe njerëzore, komploteve, tradhëtive, intolerancës deri në shkatrrimin e jetës.
Për këto arsye kritika e ka klasifikuar prozën e saj tek “romanet psiko-socialë”. Personazhi kryesor është femra, e parë në këndvështrime të ndryshme: si nënë, gjyshe, vajzë, motër, bashkëshorte, etj.

Pena e Vilhelmës është një gjykatëse e rreptë e historisë. Në gjithë krijimtarinë e saj ajo mban qëndrim kritik ndaj problemeve politike e sociale që e shqetësojnë pambarimisht shoqërinë tonë, por edhe atë si krijuese.

Vilhelme Haxhiraj(Vranari) , sic do të thoshte disidenti i madh Sollzhenicin është një shkrimtare e angazhuar politikisht. Ajo është një nga themelueset e levizjes kombëtare për të drejtat e gruas në shoqëri. Ajo ka një kontribut të shquar për avancimin e të drejtave të grave, por edhe për parandalimin e dhunës kundër gruas etj. Për gati 20 vjet Vranari nuk ka reshtur së kërkuari të drejtat për barazi gjinore, për pjesmarrjen e gruas në legjislativ, ekzkutiv dhe drejtësi, për heqjen e turnit të tretë për femrat, për javën e punës 5 ditshe, për legalizimin e refugjatëve dhe bashkimin familjar, për integrimin e shtresës të të përndjekurve politikë etj. Ajo ka sensibilizuar opinionin nëpërmjet krijimtarisë dhe pjesëmarjes në shumë nisma konkrete kundër dhunës në familje (ndaj gruas dhe fëmijëve), kundër trafikimit të qenieve njerëzore, drogës etj.
Gjithë kjo dramë rrënqethëse që kaloi shoqëria jonë është pasqyruar në krijimtarinë e gjërë të shkrimtares, me shumë dije dhe talent.

Ajo sot është në kulmin e krijimtarisë së saj. Pas “Rrugë pa kthim”, shumë vepra të reja janë të skicuara, të tjerat janë në proces shkrimi dhe botimi.

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari), e shpjegon më mirë se cdo kritik këtë shpërthim të pandërprerë, këtë rrugë pa kthim drejt panteonit të emrave të shquar të letërsisë tonë. “ Nuk e harroj dot dhunën morale, mohimin e vlerave, kur mund të bëhesha dikush qysh në rini, por nisa të botoj në moshën 52 vjeçe. Askush nuk mund të ma kthejë rininë, buzëqeshjen, ëndrrat dhe dëshirat që m’i vranë pa mëshirë. Veçse kjo më bëri më këmbëngulse në kërkim të së mirës njerëzore.” Ky është një mision i madh që e kalon kohën tonë dhe përceptimin tonë, duke ju drejtuar përjetësisë si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj të botës, mospërfillëse dhe krenare.

LEXONI :

MBRESAT E KËNGËS SË VJETËR

- tregim-

E lehtë si hapat e vashës së dashuruar...joshëse si puhiza që ledhaton bregun, aroma e pranverës ndihet gjithkund. Janë ditët më të praruara të fundmarsit. Mjediset e panairit të librit më mbajtën të ngërthyer si me darë. Syri lakmitar rrëshqet mbi titujt e librave të panumërt nëpër pavionet e çdo shtëpie botuese. Vizitorët e shumtë kërkojnë të realizojnë shijet letrare, ndaj hallakaten për të gjetur autorët e tyre të parapëlqyer.
Matanë shatërvanit, që ndodhej në mes të atij auditori kulture të sajuar dhe mes luleve, më kapi syri një amfiteatër të improvizuar mjeshtërisht prej një skenografi të talentuar. Karriget e heshtura ngjasonin me një skenë baleti që pret muzikën dhe ata të nisin kërcimin.
Papritur, si me magji u dëgjuan tinguj të ëmbël muzikorë, që u shpërndanë valë-valë në gjithë sallën.
Isha i ftuar në një paraqitje libri. Për disa çaste ngela me mëdyshje, në mes të “amfiteatrit”. Mu duk se diçka nuk shkonte. Karrike të boshatisura...Mbi të gjitha mungonte autorja.
“Mos jam herët, apo mos vallë, takimi s’do të bëhet? S’e di...s’e di!”-ishte një pyetje pa përgjigje që më mundonte.
Duke u hallakatur sa nga njëra stendë në tjetrën, pas pak, përmes mikrofonit, u dëgjua një zë që lajmëronte paraqitjen e dy librave të autores së qytetit, ku isha ftuar. Çuditërisht karriget u mbushën. Madje shumë të tjerë ngelën në këmbë.
Ishte një takim disi i veçantë. Aty nuk u mbajtën fjalime të bujshme. Për çudi s’kishte as emra të dëgjuar të letërsisë. Ata ishin lexuesit e thjeshtë të veprave të autores. Mes tyre kishte intelektualë të mirëfilltë, por pa tituj shkencorë. Këtu qëndronte bukuria e takimit. Ishin ata, lexuesit që shprehën mendimet dhe vërejtjet e tyre rreth librave të saj. Ata cituan vargjet e këngës së saj...këngës së saj të vjetër dhe të re. Ishte një këngë e gjatë gjysmëshekullore. Ata citonin, kurse ajo mes një hijeje trishtimi në fytyrë, nisi të kujtonte:
“Sa gjatë e kam kënduar këtë këngë?! Ishte një këngë “Live” .Ishte kënga e jetës. Ishte kënga jonë... e gjithë atyre që ua kishin ndalur këngën në mes, ndaj e këndonim nën zë. Kishim frikë se mos këngën tonë e dëgjonin ata që kërcenin mbi kokat tona ...ata vallëzonin mbi një dysheme gjysmë kalbësirë... gjysmë të rrënuar...
Gjithsesi, ata kërcenin... kërcenin pa pushim...
-Si ka mundësi?! Kënga jonë ishte pa zë...dhe ....dhe ata nuk mund të kërcenin me atë ritëm, sa të ngadaltë aq dhe vajtues dhe tejet të trishtuar. Ata tinguj të trishtë të këngës sonë i ndjenim vetëm ne...ne që ishim poshtë. Dhe... tingujt rrëqethës përshkonin tejpërtej trupat tanë të sfilitur, shpirtrat tanë të munduar, zemrat tona të lënduara...
Mbajta vesh...por jo, jo...Ata nuk kërcenin me ritmin e këngës sonë. Mbajta vesh... Që sipër nesh dëgjohej një këngë rreshtore, monotone, çjerrëse, një muzikë e diktuar së cilës, as ata dhe askush tjetër s’kishin të drejtë t’ia ndryshonin ritmin, se ndryshe...
E megjithatë, ata vazhdonin të kërcenin...
Më kujtohet ajo natë...Ishte duke aguar e nesërmja... një ditë e re. Një kërcitje e fortë u dëgjua dhe më pas...dyshemeja u shemb...Ata ranë poshtë tek ne...Ishin rrëzuar kundër dëshirës së tyre, sepse ... Ata kurrë nuk e imagjinonin veten në asnjë vend tjetër. Vetëm të ishin sipër, gjithmonë atje lart, mbi të tjerët...E kishin mani të qëndruarit në krye...Kurse mua më vinte keq për ata, për kërcimin e tyre që iu ndërpre.
Por...për çudi ata nisën të këndonin me ne këngën tonë “Live”, veçse me zë më të lartë se ne. O Zot! Ne vazhdonim nën zë, ende të trembur...kishim frikë edhe pse godina e tyre e vjetëruar gjendej për tokë...e shndërruar në grumbuj gërmadhash dhe përsëri ishim të trembur. Ne i vështronim në heshtje me dhembje dhe vazhdonim këngën mbyturazi, kurse ata me klithma çjerrëse...A s’duket si një paradoks, që ata pëlqenin këngën tonë?! Si ndryshuan kështu menjëherë?! Ç’u kishte ndodhur vallë, sa hap e mbyll sytë?!”-mendoi ajo me sy të shqyer.
Unë ndiqja dhe studioja autoren. Doja t’ia zhbiroja mendimin e saj për vlerësimin që po bënte auditori më i përzgjedhur që kishim hasur ndonjëherë. Por një buzëqeshje ironie u end në fytyrën e saj dhe pas pak shikimin e zhvendosi me qetësi, duke e tretur atje sipër. Nuk di në ishte shpërfillje a diçka tjetër...Padashur sytë më shkuan në drejtimin e shikimit të saj. Ja, atje, shikimi më kapi një grumbull njerëzish.
Ata sipër e kishin lënë muzikën dhe kishin dalë të dëgjonin se si tingëllonte kënga e saj “Live”.Midis tyre dhe nesh, që përsëri ishim poshtë, qëndronin të tjerët, ata që ishin mësuar të prisnin drejtimin e erës. Më zuri syri disa prej atyre që dyshemeja e kalbur i hodhi tek ne. Ata qëndronin mes shkallëve. Përsëri në mes...Sy e vesh përqëndruar poshtë, kurse këmbët dhe mendjen me drejtimin për atje lart. Si duket donin të përvetësonin këngën tonë. Po, po...për t’ua mësuar atyre që ishin sipër.
Ne, si për inat të të dy palëve, nisëm të këndojmë “Live” me zë të lartë, si kurrë ndonjëherë. Na dukej çudi se veshët tanë ishin mësuar të dëgjonin vetëm nën zë. Ata qëndronin në mes, tani jo më mbi një dysheme të kalbur, por mbi bazament mermeri. Tani janë të sigurt që s’ bijen më tek ne, por do të ngjiten tek ata sipër.
Medet! Ne përsëri poshtë. Pa u menduar gjatë ia morëm këngës të gjithë së bashku, këngës sonë. Bashkë me ta edhe unë... Ishte kënga “Live” e autores.
Këndonim me sa zë që kishim, me një zë kumbues, që bëri të dridhen xhamat, duke i tkurruar ata që ishin sipër e sidomos ata dyfytyrshit e mesit që prisnin... e prisnin.
E dini çfarë? Donin të mbaronte kënga jonë, kënga e jetës, kënga e së vërtetës.
Por a mund të fshihet e vërteta? Ajo është një këngë e vjetër në kohë të re, ndaj do të këndohet në eternitet..

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...