Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/20

KUSH NUK FLET ME EMNA ?!

Fritz Radovani

Nga Fritz Radovani

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…”

Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”…

Me rasën e shumë të përfolunave “hapje dosjesh”, lexoj artikuj e shumë mendime që jepen për këte veprim që asht një “dëshirë” ma shumë se 24 vjeçare e zhvillimeve demokratike në Shqipni. Më kujtohet mirë kur kam kerkue në mbledhjen e zhvillueme në Komitetin Ekz. K.P. të Rrethit Shkodres, në Shtator të vitit 1991 nga z. Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Përsekutuemëve Politik të Shkodres”, dhe mbas pak ditësh, z. Pashko, erdhi në Shkoder dhe komunikoj kerkesen time, që bana në emnin e BSPSh së Shkodres. Me komunikimin e Tij, shoqnohej edhe një porosi: “Kini kujdes në zgjedhjen e drejtuesit, që të përfaqsohet nga një figure e paster!..”. Për këte figurë kam shkue tek z. Bardh Shiroka, Karlet Luka, ku ishte prezent Dedë Gjomarkaj…dhe mbasi këta nuk u zotuen, kryesisht nga mosbesimi tek e ardhmja, dhe jo nga papestërtia e vet, kemi bisedue me Lin Martinin, për të cilin ishe plotsisht dakord, mbasi kishe edhe një thanje për Te, vite ma parë nga At Pjeter Mëshkalla: “Ndër djelmët shkodranë që kanë vuejtë dënimin në Burrel, Lini asht kenë ma i miri djalë me qendrimin e Tij”. Dhe Lini u zgjodh Kryetar i Shoqatës. Një ditë pa u kujtue askush, mora vesh se Pjeter Arbnori dhe Ali Kazazi, kishin formue një fraksion tjetër me epitetin “shoqata ‘antikomuniste”…


Kështu, si gjithkund, “demokratët”, edhe këtu filluene përçamjen…

Në vitin 1992, PD fitoi zgjedhjet, dhe qeverisja kaloi në drejtimin e saj.

Me zgjedhjen e Filip Guraziut kryetar Bashkije i Shkodres, kam shkue dhe i kam paraqitë edhe një projekt të vizatuem për një Monument të Viktimave të komunizmit në Zallin e Kirit, pikrisht aty, ku janë krye vrasjet ma të shumta. Shoqata bani edhe një njohtim në gazeten “Pishtari” për idenë time në lidhje me Monumentin, dhe mbas pak ditësh u njohtue se nga Amerika kishin dergue “disa” dollarë ndihmë për ndertimin e tij.

Deri sot, me sa dij unë, nuk asht ba asnjë veprim në këte drejtim. E hapa këte temë, mbasi “hapja e Dosjeve” ka me tregue edhe kush i saboton veprimet e Shoqatave të të Persekutuemëve Politik në Shqipni? – Po, si do të merren vesh këta sabotime?
Kampi i Tepelenës, Vizatim Lek Pervizi
Kampi i Tepelenës, Vizatim Lek Pervizi

Kryesisht, veprimet antidemokratike, duhet të publikohen me Emna! Autorët që veprojnë ashtu, duhen publikue haptas dhe PA FRIKË, kush nuk do me shkrue haptas të mbyllin gojen dhe të mos gabojnë me shkrue me sigla, ose njeni apo dikush… Ata që do të vazhdojnë me shkrue me “nënkuptime” ase sigla, nuk kanë nevojë fare me ua hapë dosjet, mbasi ua kanë hapë vetes së vet. Shkrimet me sigla kanë autorë të gjithë “ata”, që “i ka çue e ama, me la gojën…”, deri ndër tavolinat e Kuvendit Popullor apo Presidencë, dhe nuk kanë kurajo me thanë haptas: “Ne nuk jemi për këte vend, mbasi na mungon kryesoria, Pastertia e figurës së Shtetasit Shqiptar”! Ka ardhë koha me ua thanë haptas: “Pusho, dhe qerou nga ky vend, se ishe dhe mbetesh agjent i sigurimit të PPSh”!

Hapja e Dosjeve vërtetë asht një pastrim i dëshrueshëm prej shumë vitësh, nga të gjithë ne që endè nuk njohim vrasësit e njerëzve tanë shumë të dashtun, po njëheri asht edhe një qetësi shpirtnore për të gjithë ata që me dekada kanë jetue tue mendue me vete: “Kush ishte gjakbasi i njeriut tim?!”, dhe kjo, asht ma e randsishmja e hapjes së tyne.

Porsa, rifilloi tashti diskutimi i “Hapjes së Dosjeve”, rifilloi njëheri edhe akuza ndaj të burgosunve politik, që kishte bazë imorale shpifjen! Agjentët e vjetër fillojnë me shpifë kundër mjaftë figurave të Nderueme Atdhetare, madje deri tek i pavdekshmi dhe i panjollosuni asnjëherë, Martiri Prof. Arshi Pipa! Edhe ajo shpifje ka bazen e vet, po aty, ku asht “fabrikue” gjithmonë ma e flliquna mënyrë njollosje ndaj Atyne Figurave!

Sot, lexova, z. Kolec Traboini, botoi emnat e nënshkruesëve për pushkatimin e të Ndjerëve Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj, me 24 Maji 1973…

Nënshkruesit ishin: “Haxhi Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Dhimiter Shuteriqi,Vito Kapo dhe Spiro Moisiu.” Asnjë nga këta emna nuk më çuditë. Ishte vendi dhe detyra!

Madje, as edhe ata që do të vijnë ma vonë ndër shkrimet pasuese. Ky dokument u thotë shpifësve haptas dhe “me shkronja të mëdha”, si dikur, “fletë rrufetë”: “Ndaloni pak “vrapin” kur kerkoni me akuzue njerëz të pafajshëm, dhe veshtroni me kujdes se deri ku kishte mërrijtë “pushka dhe thika e pabesë” e agjentave të vjeter dhe të rijë e komunistëve agjenta: “Me nënshkrue me vra njerëz të Pafajshëm” ministri i arësimit Kahreman Ylli dhe, kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipnisë, Dhimiter Shuteriqi… apo do të shohim shpejtë edhe “dr. prof e akademikët”, që nuk asht larg mjerisht ajo kohë, bashkë me publikimin atyne që predikojnë “demokracinë”…

Po kje se, asht thanë se vërtetë do të hapen dosjet, ata duhen hapë pa kushte dhe pa asnjë ndryshim nga e verteta sado e hidhun kjoftë për ata që i kanë sherbye atij vend vllavrasës, torturues, shpifës, hakmarrës, shnjerzor, shnderues, kriminal dhe terrorist!

Betimit të Presidentit dhe Figurave të tjera të Shtetit Shqiptar, duhet ti shtohet se: “Nuk jam kenë as nuk jam agjent i sigurimit shtetit komunist, dhe agjent i huej…etj.” Nëse, mbas Betimit vertetohet e kunderta, ai duhet dënue per tradhëti të naltë!

Unë jam për publikimin e plotë të listave emnore të nëpunësve agjentë, dhe të gjithë atyne që kanë marrë edhe rroga apo dekorata e shperblime për agjenturë, tue fillue nga viti i parë i thëmelimit të Sigurimit Shtetit komunist, 21 Prill 1943, dhe me vazhdue me organet e Ndjekjes, brigadat e pushkatimit, hetuesitë, gjykatat, vrasësit e mësheftë të organeve të PKSh (PPSh), që mëshefeshin nën masken e Frontit Demokratik… dhe, kur të jenë ba të njohun këta bisha, duhet vazhdue me emnat e vitëve pasuese deri në vitin 1992. Atëherë, mund të fillohet me të “dhunuemit” ndër hetuesi apo kampe pune, reparte ushtarake etj…Për të mërrijtë në vazhdimsinë e tyne deri ndër ditët tona, ku nuk duhet të perjashtohen asnjëherë, datlindja, vend lindja, vendpunimi, koha e saktë e shërbimit, dhe vdekja, për mos me krijue analogji tjera me emnat e vërtetë të agjentëve.

Ata përsona që kërkojnë saktësi për shpifsat, vrasësit apo dhunuesit ndaj tyne, duhet me çdo kusht, ti drejtohen Zyres përkatëse të Arshivave dhe dokumentave, që asnjëherë, nuk duhet të jenë në varësinë e institucioneve të njollosuna me ata krime.

Njerzit ma të “pafalshmit” e të mësheftit deri sot, janë hartuesit dhe projektuesit e Dosjeve Konsultative, ku projektohej arrestimi, dënimi dhe përfundimi i Viktimave të Pafajshme, për me ushtrue terrorin që kerkonte ideatori terrorist Enver Hoxha.

Rrugët tjera vetem të çojnë tek thanja popullore: “Më ka çue nana..me la gojën”!



Melbourne, 2014.

Floripress

VLERËSIME TË PËRKUSHTUARA PËR NJË PENË TË SUKSESEVE



Nga Xheladin Mjeku



Ibrahim Hajdarmataj: “BLERIMI I NJË FUSHE ME KRIJIME TË BUKURA”, Përmbledhje artikujsh studimor, kritikë dhe vlerësime për krijimtarinë letrare të shkrimtarit Viron Kona, botoi SHB “WEST PRINT”-Tiranë, 2010




Autori Ibrahim Hajdarmataj


Vjen tek lexuesi një përmbledhje voluminoze me artikuj studimor, kritika dhe vlerësime mbi krijimtarinë e shkrimtarit Viron Kona, të realizuar me përkushtim nga Ibrahim Hajdarmataj, krijues, pedagog dhe publicist, që tashmë ka zënë vend meritor tek lexuesi dhe studiuesi i apasionuar nga kjo fushëveprimtari krijuese, duke shpërndarë rrezet e dijes e të shkencës që ngërthen brenda kopertinave të saj.

“Nëpërmjet këtij libri, shpreh dëshirën dhe kënaqësinë t’i paraqes lexuesit një sërë shkrimesh dhe artikujsh studimorë rreth krijimtarisë letrare të Viron Konës, shkrimtar i njohur i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Qëllimi dhe dëshira për këtë botim, nuk është vetëm për të bërë më të njohura vlerat e këtij krijuesi, por për të treguar se letërsia shqipe, veçanërisht në vitet e demokracisë, përfshin një hapësirë të gjerë, ku shkruajnë dhe botojnë shumë autorë, e midis tyre, edhe mjaft emra që tashmë kanë zënë vendin e merituar në këtë letërsi. E them me bindje se, Viron Kona, tashmë është një autor, i cili është fokusuar dhe përbën një objekt studimi për penën e studiuesve dhe të lexuesve të shumtë të letërsisë”,-shprehet autori, në Hyrjen e këtij libri studimesh, ku spikat dëshira dhe guximi i qasjes së kësaj tematike, duke mbledhur këtu mbi gjashtëdhjetë emra studiuesish, me më shumë se tetëdhjetë njësi tematike për librat e shumtë që janë shqyrtuar në mënyra të ndryshme, sipas afiniteteve dhe interesimeve të autorëve të ndryshëm, për t’u afruar një pasqyrë sa më të kënaqshme dhe reale të gjithë adhuruesve dhe lexuesve të veprimtarisë letrare të Viron Konës.



Përmbledhje tematike mbi krijimtarinë për fëmijë


Kryesisht, e tërë krijimtaria e Viron Konës, që shqyrtohet këtu i përket letërsisë për fëmijë, dhe marrë në tërësi këtë libër, vjen si një monografi e autorit, duke shtjelluar dhe shkoqitur në mënyrë studimore shkrimet dhe temat e librave të tij, gjithnjë duke përcjellur edhe me informacione tjera për jetën dhe aktivitetet e autorit që studiohet këtu. Është një përmbledhje me elemente të monografisë dhe studimit gjithëpërfshirës në fushëveprimtarinë e tij për fëmijë, duke dhënë mundësinë e shtjellimit të temave nga shumë krijues e studiues, njohës të veprës letrare të Viron Konës, emri i të cilit tashmë zë vend meritor në letrat shqipe, si njëri ndër krijuesit meritor dhe të suksesshëm.

Në këtë libër voluminoz të mbi gjashtëdhjetë autorëve, si: Gjovalin Shkurtaj, Koço Bihiku, Shefik Osmani, Pajtim Bejtja, Hektor Veshi, Murat Gecaj, Qazim Dushku, Pandora Dedja, Hyskë Borobojka, Dallan Shapllo, Ndoc Gjetja, Vjollca Spaho, Lule Shameti (Dhromi), Merita Thartori (Kuçi), Çelik Petriti, Petrit Malushi, Fatmir Terziu, Kadri Tarelli, Agim Cerga, Koço Kosta, Ibrahim Hajdarmataj, e të tjerë që prezantohen në këtë libër, gjejmë shkrime e studime të shumta për veprat letrare të Viron Konës. Nga biografia e autorit mësojmë se deri tash ka botuar mbi njëzetëekatër vëllime me tregime e romane për të rritur e për fëmijë: “Etja që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m’i zbukuroni plagët”, “Pulëbardhat përbindëshe”, “Ujkonja”. “Bubulinoja çamarrok”, “E fsheta e pyellit”, “Dardi”, “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin e amantëve”, “Dëgjoma zemrën, Budapest”, “Drithërimat e yjeve”, “Delfini i dy deteve”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Yje mbi Bosfor”, “Aventurat e Korabit”, e të tjera.

Emra të këtillë të lartëpërmendur dhe të tjerë që aderojnë këtu me shkrimet dhe analizimet e tyre për veprat letrare në prozë të shkrimtarit për fëmijë dhe të rinjë Viron Kona, dëshmojnë për rëndësinë e vlerave të kësaj krijimtarie, sa provokuese dhe pretendente e një vlere të pakontestueshme, aq edhe për mesazhin e fuqishëm tek lexuesi i tij i vullnetshëm dhe me mjaftë admirim. Shprishja në fije të holla studimi e zbërthimi e vlerave të mbrujtura brenda kopertinave të këtyre librave, që me një fjalë nënkuptojnë hapjen e një thesari të mbledhur gjithandej trojeve shqiptare, nëpër vendeve të ndryshme të botës, deri në fshehtësitë e detit dhe të legjendave të shumta, për të mësuar sa më shumë nga fshehtësitë e botës, ku imagjinata e fëmjëve gjithnjë është ndër absorbueset më të fuqishme dhe mbamendja më e gjatë e këtyre vlerave të transponuara në vlera arti e kulture.

Përveç analizave, mbresave dhe shqyrtimeve të shumta të bëra nga studiues të shumtë, nuk mungojnë edhe vlerësime e rrjeshtime të reja për vlerat dhe karakteristikat e autorit, si: “Shkrimtar i vëmendshëm ndaj jetës dhe karaktereve” (Dalan Shapllo), ‘Shkrimtari dhe publicisti Viron Kona në krye të krijimtarisë letrare për fëmijë” (Pandora Dedja), “Një cilësi e re në letërsinë shqipe” (Agim Qoku), “Thellësia e shpirtit njerëzor” (Bashkim Minga), “Subjekte të thjeshta të ndërtuara me origjinalitet” (Bardhyl Dake), “Vërtetësi dhe gjetje psikologjike interesante” (Agim Cerga), “Shkrimtari Viron Kona, në kufijtë e legjendes dhe të së ardhmes” (Sejdo Harka), “Krijimtarinë e Viron Konës e shikojmë si krijimtari dramatike” (Përparim Kalemi), “Një prurje e re në letërsinë tonë” (Lule Shameti-Dhromi), “Gërshetimi i realitetit me fantazinë shkencore ka rrëmbyer mendjet e fëmijëve” (Petrit Malushi), “Viron Kona: Njeri i mirë e i dashur dhe shkrimtar i talentuar” (Csaba Balkus-kritik hungarez) e shumë vlerësime të këtilla që mund të takon lexuesi këtu, për të dhënë një pasqyrë të gjërë interesimesh nga njohës dhe studiues të ndryshëm të kësaj krijimtarie.



Derisa vështruam pjesën e shkrimeve analitike nga studiues të fushës së letërsisë, që mund të konsiderohet kapitull i veçantë, që në fillim hetohet edhe pjesa tjetër e shkrimeve me synim komunikimin e lexuesit me librin e Vironit, qoftë nëpër shkolla, biblioteka, tek lexues dhe adhurues të shumtë, që nuk hezitojnë të japin përshtypjet, mbresat dhe të insistojnë secili në mënyrën dhe mundësinë e vet të prekjes së vlerave dhe ndiesisë së fjalës artistiko-letrare dhe mendimit filozofik të shkimtarit të frytshëm dhe serioz në letrat shqipe të profilit letrar për fëmijë dhe të rinjë, Viron Konës. Vetë mënyra e shtjellimit të temave dhe takimeve me lexues e pasionant të kësaj krijimtarie, gjithandej nëpër shkolla, biblioteka, institucione kulture e arti, nëpër qytete e lokalitete të ndryshme, dëshmon bindshëm për interesimet e mëdha të lexuesve të shtresave të ndryshme në mësimin dhe kuptimin e vlerave dhe mesazheve të fuqishme dhe plot dritë ardhmërie të krijimtarisë së Viron Konës.

Përcjellja e krijimtarisë së Viron Konës edhe në qarqet shkollore, duke e lexuar, duke shtjelluar tema të reja për veprat e botuara, duke dhënë vlerësime, mendime nga më të ndryshmet e deri tek pëlqimet e nxënësve, që konsistojnë në mishërimin me këtë literaturë, vlerat e të cilës vijnë edhe si shprehje artistike, letrare dhe mesazh i qartë për ngritjen edukative dhe përkushtimit për një jetë të re në frymën e civilizimeve të botës së zhvilluar. Emrat si: Murat Gecaj, vlerësimi i të cilit ka qenë edhe pagëzori i titullit të këtij libri, pastaj Andon Andoni, Vjollca Spaho, Merita Thartori-Kuqi, etj. flasim hapur për evokimet dhe kontaktet miqësore me autorin dhe veprimtarinëe tij letrare për vite të tëra Pastaj përshtypjet nga lexuesit e vegjël dhe mësuesit e tyre nëpër shkollat e vendit dhe në bibliotekat e qyteteve dhe shkollave gjithandej, që dëshmon edhe ky citim nga një pjesëmarrëse e këtyre diskutime dhe promovime të librave të autorit, Xhemile Hilaj: “Unë jam shumë e lumtur që kam librin: “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”…Ai na mëson se nuk duhet të jemi egoistë dhe nuk duhet të shpërfillim njëri-tjetrin…” Edhe kjo pjesë e lexuesëve dhe analizuesëve në mundësinë e vet të shtjellimit shquhen për angazhimet e tyre në forma të ndryshme të prekjes së lëndës artistike të kësaj krijimtarie, dëshmojnë interesimet e nduarenduarta për ta përvetësuar këtë vlerë, si dhuratë nga entuziasmi i përkushtuar i penës së Viron Konës.

Vazhdimi pas tri pikave

Nga nëntitulli nënkuptohet se gjithë lënda e përfshirë në këtë libër do të shqyrtohej pa ndonjë vështirësi, pa marrë parasysh shtjellimin e temave nga studiues dhe njohës të letërsisë, por nuk do të kishte asnjë arsye pastaj që lexuesi të bridhte nëpër gjithë ato shkrime e tema të larmishme që vijnë njëra pas tjetrës si buqeta lulesh në ndonjë datë a festë të shënuar, për të shprehur falënderimet dhe urimin për një rrugëtim të pandalshëm tutje nëpër labirinthet dhe krajatat e fushë-hulumtimeve dhe fushë-gjetjeve të reja për ndërtimin dhe shtjellimin e prozës së autorit.

Një libër i vëllimshëm që synon të përmbledh gjithë atë lëndë të publikuar e të zhvilluar në kohë të ndryshme, me qëllim të paraqitjes sa më komplete dhe të argumentuar me shumë pamje nga takimet e ndryshme të opinionit dashamirës të autorit dhe krijimtarisë së tij, bën të kuptohet se kemi të bëjmë me një paraqitje të mirë dhe objektive të kësaj krijimtarie të dëshmuar prej vitesh.

Sajimi i kësaj përmbledhjeje shkrimesh autoriale nga më të ndryshmet, e preokupojnë hartuesin e saj, Ibrahim Hajdarmatajn edhe për faktin se ky libër mund të shfrytëzohet edhe nga studiues të letërsisë, veçanërisht të asaj për fëmijë, ku Viron Konës i takon një vend meritor. Poashtu janë tri arsye që të bëhet ky organizim i këtillë, dhe atë nga nevoja që të paraqitet një autobibliografi më komplete, pastaj mendimet dhe analizat e shumë studiuesve dhe njohësve të mirë të kësaj krijimtarie dhe e trea, pjesa promovuese nga masat e gjëra të lexuesve, duke e bërë komplete njohjen dhe publikimin e krijimtarisë së tij. Ky libër do t’i paraprinte bindshëm edhe një prezantimi komplet të krijimtarisë së Viron Konës, duke e ndihmuar lexuesin ta kuptoj dhe ta njoh më gjerësisht tërë veprimtarinë e tij shumëvjeçare. Gjuha e rrjedhshme e komunikative, pastaj mjetet përcjellëse, kryesisht fotografi të portreteve të autorëve, pjesë nga takimet e lexuesve dhe kopertinat e librave që janë shqyrtuar, janë edhe një shembull se sa e afërt është kjo përmbledhje artikujsh studimor, kritikë dhe vlerësimesh për krijimtarinë letrare të shkrimtarit Viron Kona për lexuesin e saj.

Mbyllja e këtij shkrimi, ka për qëllim vetëm një informacion sa më të shkurtër rreth asaj që është prezantuar këtu, për të hapur rrugën për të lexuar e mësuar më shumë për atë që shtjellohet rreth veprimtarisë krijuese të Viron Konës. Shenja e pikësimit prej tri pikave, paralajmëron vazhdimin e mëtutjeshëm të rrugëtimit nëpër librin e prezantuar dhe për të absorbuar nektarin e vlerave studiuese, mbresave dhe kujtimeve të lexuesve dhe studiuesve të brezave dhe moshave të ndryshme.

Skifter Këlliçi: Anton Mazreku, Enver Hoxha dhe disa ndodhi nga historia e TVSH




Shkrimtari dhe komentatori i njohur, Skifter Këlliçi, ka botuar së fundmi librin ngjarje humoristike “Unë, Çelentano dhe polici”. Ky libër është vazhdimi i “Historisë e RTVSH-së, që Këlliçi ka botuar më 2004, por tashmë treguar me humor. Në këtë libër, Skifter Këlliçi, përfshin një hapësirë kohore prej më shumë se gjysmë shekulli (1938-1985). Tregimet humoristike nisin me episode gazmore, ku objekt bëhet mikrofoni, kamera në duart e legjendave të tyre, folës, komentatorë etj. Janë tregime që lexohen me endje dhe kërshëri të madhe. Në një intervistë për “Tirana Observer”, Këlliçi tregon se pse e botoi këtë libër, disa ndodhi nga historia e TVSH dhe pse u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skifter së fundmi ke botuar vëllimin me ngjarje humoristike “Unë, Çelentano dhe polici”. Përse ky libër?

Më duket se krejt rastësisht. Më shumë se dhjetë vjet të shkuara pashë të botoheshin në një nga gazetat e përditshme një cikël tregimesh humoristik me titull “Rrëfenja nga Amerika”, me autor humoristin e njohur Pëllumb Kulla. Nga sa shihej autori ishte frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Atëherë m’u kujtuan sa e sa ndodhi gazmore që kisha dëgjuar nga punonjësit e vjetër të Radio Tiranës dhe sa të tjera që kisha përjetuar pastaj atje gjatë punës si gazetar, për të cilat bëj fjalë edhe në hyrjen e librit. Për disa ditë, bazuar mbi to shkrova tri tregime dhe ia dërgova kryeredaktorit të po asaj gazete. Ai i pëlqeu dhe më propozoi që të shkruaja dhe të tjera dhe t’i botonte çdo të diel. Dhe kështu ndodhi. Dhe kur u ktheva në pranvere të vitit 2004 nga Amerika në Tiranë, shokë më thanë se ishin lexuar me ëndje nga lexuesit. Ata më nxitën t’i botoja edhe si libër. Por m’u duk një hap i guximshëm në fushën e humorit të shkurtër, ku shkelja për herë të parë.

Dhe u desh që të kalonin dhjetë vjet që të bindeshe t’i botoje?

Po, falë botuesit dhe shokut tim, Marengen Shehu, drejtues i Shtëpisë Botuese “Erik”. Duke qenë në vitet 1980-90 gazetar në RTVSH ai, i lexoi dhe vendosi t‘i botonte menjëherë. Dhe për këtë i jam mirënjohës.

Në këtë libër, tregimet dhe pse humoristike, janë ngjarje të vërteta që i ke përjetuar dhe vetë. Cila nga këto histori veçon më shumë?

Tregimet “Qenushi që këndoi në mikrofon, (1938)“Punonjës të Radios para togës së pushkatimit, (1943), “Anton Mazreku së bashku me Riza Lushtën dhe Loro Boriçin në stadiumin e Torinos”(1942), që ju para disa ditësh botuat në faqet e kësaj gazete, ”Unë Çelentano dhe polici, (1962), ”Lopa, agjente e imperializmit amerikan!”. ”Nga stadiumi, drejt e në Rajonin e policisë, (1972,) etj…
10628084_10204356982037182_5121309507042562366_n
Skifter, ju promovoni gjininë e shkurtër të humorit pas botimit të dy romaneve humoristike “Tirani ngrihet nga varri” dhe “Politikanët mëkatare fluturojnë “Mars”. A është e pate të vështirë që këto ngjarje t’i trajtosh në tregime të shkurtra?

Kurrë nuk kisha menduar se do të shkruaja tregime humoristike, sepse unë nuk di të rrëfej as edhe një barsoletë dhe ato që i tregoj keq, edhe i harroj. Por, siç e thashë, duke qenë ngjarje të vërteta dhe të shkurtra nuk e pata të vështirë t’i hidhja në letër. Siç duket dora “m’u mësua” edhe të shkruajë humor dhe më pas pa lindën dy romanet humoristike “Tirani ngrihet nga varri’ dhe “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”. Atëherë m’u krijua bindja se tregime e mësipërme t’i mund t’i përmbledh në një libër.


Në foto: A.Mazreku dhe S.Kellici, shtator 1962


Është, pra ky libër vazhdimi i “Historisë e RTVSH-së, (1938-1990), që keni botuar më 2004, por tashmë treguar me humor, ashtu siç shkruan në hyrje të tij?

Them se po. Madje në një mënyrë a një tjetër, plotëson mangësi që pas aq vitesh vërëhej në atë libër që ka karakter shkencor.



A.Mazreku dhe S.Kellici, shtator 1962Në shkrime të ndryshme, në romanin “Tirana dy orë para dënimit” , botuar para disa vitesh, madje dhe disa nga tregimet e këtij libri janë të bazuara në jetën e Anton Mazrekut, dukuri që dëshmon se ti e vlerëson këtë figurë. Ka ngjarje të tjera që mund të përfshiheshin në libër?


Sigurisht! Në romanin “Tirana dy orë para dënimit”, kushtuar përjashtimit mizor të kësaj skuadre nga kampionati i viti 1966-67 kur ajo po fitonte titullin kampion, Mazreku është një nga personazhe kryesore dhe aty përshkruaj një episod ku Mazreku kujton Enver Hoxhën, shokun e tij të Liceut të Korçës, në vitet ‘30-të të shekullit të kaluar. Por vdekja e parakohshme e tij në moshën 61-vjeçare, (1969), nuk më dha mundësi jo vetëm mua, por dhe kolegëve të mi gazetarë, të njiheshim me shumë hollësi nga jeta e këtij veprimtari të madh të sportit tonë. Ato tregime që përfshihen në vëllimin “Unë, Çelentano dhe polici” janë vetëm disa grimca nga jeta e tij, mbështetur në ngjarje humoristike. Por veprimtaria e tij ishte e mbushur edhe me ngjarje dramatike, që u kulmua më 1966 kur pa pritur e nxorën në pension në moshën 56-vjeçare, sigurisht me dijeninë e shokut të tij të ngushtë, Enver Hoxhës, si intelektual i “brezit të vjetër”. Pas vdekjes, diktatori nuk u kujtua t’i dërgonte qoftë dhe një telegram të shkurtër ngushëllimi familjes, gjë që kishte bërë edhe për njerëz të thjeshtë që ka njohur gjatë luftës, siç dëshmojnë telegrame të tilla të botuara në vëllimet “Juaji, Enver Hoxha”.



Në libër ke përfshirë dhe ato ngjarje që i quan ‘intermexo tragjike”, një nga të cilat i kushtohet edhe dy gazetarëve të njohur të Radio Tirabës, Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos, vërtet tragjike.

-Fadili u arrestua mbrëmjen e 5 gushtit të viti 1963 para syve të mi duke dalë nga godina e Radio Tiranës. Vangjeli disa ditë ma parë. Fjala e tyre e tyre e fundit pas vendimit të trupit gjykues, vdekje me pushkatim, siç i përshkruaj në intermexon që u kam kushtuar, janë më se heroike. Rrallë kush nga të dënuarit është shprehur me aq urrejtje kundër diktaturës komuniste dhe vetë Enver Hoxhës.

Në libër përfshihet edhe një intermexo tragjike që i kushtohet Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH(1972).

Kjo është ngjarja më tragjike në këtë institucion që solli dënimet e rënda me burgim të Todi Lubonjës, drejtorit të përgjithshëm të RTVSH-së dhe të regjisorit të talentuar të këtij festivali, Mihal Luarasit e sa e sa dënimeve të tjera të rënda të artistëve shqiptarë pas Plenumit të 4-t famëkeq, (1973).

Dhe të tëra nga mendja satanike e Enver Hoxhës. Them kështu, sepse Todi Lubonja çdo të re që solli në RTVSH e bëri me miratimin e Ramiz Alisë që e kishte shok fëmijërie. Më kujtohet madje se veprimtaritë ndërkombëtare sportive që TVSH-ja nisi t’i transmetonte me propozimin tim, siç më ka thënë atëherë edhe Todi Lubonja, u miratuan edhe nga vetë diktatori.

Të kthehemi pak tek jeta dhe karriera jote. Ju jeni ndër komentatorët më të njohur sportivë në Shqipëri. Cila ka qenë ndeshja më e vështirë që ke transmetuar gjatë karrierës tënde?

Ajo e zhvilluar në korrik të vitit 1961 në stadiumin “Dinamo”, (sot “Selman Stërmasi”, midis “Partizanit’ dhe “Dinamos”, finale për titullin kampion. Takimi i parë u mbyll 1-1 më gjithë shtesën prej 30 minutash. Edhe takimi dytë pas 120 minutash mbeti i bardhë 0-0. Në shtesën e fundit me golin e Panos fitoi ‘Partizani’. Pra, pas më shumë se 250 minutash lojë…

Tani meqë nuk je më komentator, mund të na shuash kuriozitetin se me cilin ekip ishte tifoz Skifter Këlliçi?

Me origjinë jam tiranas, por nënën e kisha nga Shkodra. U bëra tifoz me “Vllazninë”, sepse më 1945-46 kur ajo fitoi dy kampionate kishte kapiten Loro Boriçin, të cilin e adhuroja. Më 1948-50 ai kreu shërbimin ushtarak dhe luajti me “Partizanin. U bëra tifoz i kësaj skuadre, sepse vetëm ajo mund ta mposhte “Dinanom”. Por kur “17 Nëntori” nisi të shkëlqente në vitet ‘60-të admirova këtë skuadër. Por gjatë komenteve të mia kam vlerësuar skuadrën që fituar me meritë. Komentatorit të mirë nuk i lejohet të bëhet tifoz dhe si pasojë subjektiv.

Cili nga emisarët e kohës së Enver Hoxhës ishte “tifoz i çmendur”? Dhe a kanë ushtruar presion ndaj teje?

Tifozi i tillë ishte Petrit Dume. Madje që ndërhynte dhe në punë të trajnerëve. Një herë kur “Partizani” humbi në Korçë, ndali autobusin e skuadrës diku, pa arritur në Tiranë de iu hakërrye si i ndërkryer lojtarëve. Në përgjithësi byroistët, veç Kadri Hazbiut, ishin tifozë të “Partizanit”. Ndër ta dhe Ramiz Alia. Është për të ardhur keq që më 1986, siç më ka thënë vite më vone vetë Marash Hajati ish-drejtor i RTVSH-së se me urdhër të Ramiz Alisë unë nuk drejtova më “Rubrikën Sportive” dhe nuk bëra më komente të ndeshjeve ndërkombatare, sepse u “ngjaja komentatorëve italianë’ dhe përdorja “gjuhë të figurshme”.

Është folur shumë për Enver Hoxhën, por pak veta i dinë pasionet sportive të diktatorit. Duke qenë se ju jeni marrë një jetë me sport, ai dini të thoni që diktatori ishte tifoz? A e kishte pasion ai futbollin, apo kishte ndonjë pasion tjetër?

Enver Hoxha që nga viti 1946 kur përfunduan Lojërat Ballkanike dhe deri sa vdiq, ka ardhur shumë pak herë në stadium, kryesisht në manifestime fizkulturore dhe spartakiada. Herën e fundit erdhi ne tetor të vitit 1984 ne ceremoninë e hapjes së spartakiadës kombëtare, me rastin e 40-vjetorit të Çlirimit. Që të ngjitej në tribunë u ndërtua enkas një ashensor, sepse ai mezi zvarriste këmbët, aq sa në prill të vitit 1985 vdiq. As ai, as Mehmet Shehu dhe as Hysni Kapo nuk ishin tifozë. Por Enver Hoxha pëlqente gjuetinë dhe jo rrallë shkonte me Mehmet Shehun për gjah. Siç duket që të shtyhej dhe zhvillonte më tutje instinktin tij vrastar.

Cila është arsyeja e largimit tuaj në Amerikë dhe cilat janë planet e së ardhmes të Skifter Këlliçit?

Të them të drejtën edhe pas shembjes së komunizmit dhe vendosjes së sistemit demokratik, pashë që disa nga gazetarët që merreshin me sportin në RTVSH, thjesht për arsye ambicieje, më mënjanuan. Mendova më shumë për të ardhmen e djalit tim, kur në vitet 1990-2000 shkolla po humbiste çdo perspektivë. Dhe kështu e pashë të udhës të vendosesha në Amerikë. Djali duke mbaruar studimet e larta për muzikë, ka tashmë të ardhme. Unë dhe gruaja ime, Natasha, ish-gazetare në Radio Tirana humbëm disi… Por unë besoj se prapë dola i fituar. Librat e shkruar si dhe dossierët e botuar edhe në gazetën tuaj, për probleme të letërsisë, gjuhës disa problemeve historike dëshmojnë për këtë. Doemos edhe në fushën e sportit. Në mungesë të mikrofonit kam penën, fryt i të cilit është edhe vëllimi i fundit me tregime humoristik “Unë Çelentano dhe polici”, ku përfshihen dhe ngjarje sportive.

2014/12/17

SOT NË PRISHTINË U MBAJTËN TAKIMET LETRARE ESAT MEKULI


NGA FLORI  BRUQI 







Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon më 17 dhjetor 2014 takimin tradicional letrar ESAD MEKULI,Takimi letrar zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.




Image result for jeronim de rada
    Jeronim de Rada 


Pas një heshtjeje pak a shumë të gjatë në të cilën e kemi lënë krijimtarinë e tij poetike, ja, sot po e përkujtojmë Esad Mekulin.I merituar për ndërprerjen e kësaj heshtjeje, në asnjë mënyrë të arsyeshme, është shkrimtari i cili e ka njohur herët Esad Mekulin, është shkrimtari i cili ka bashkëpunuar me Esad Mekulin, është shkrimtari i cili ka gëzuar kujdesin e Esad Mekulit në kohën kur shumëkush nuk kishte guxim të tregonte kujdes ndaj tij,tha kryetarja e Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës,Dr.Flora Brovina.



Humanistja dhe letrarja Dr.Flora Brovina , e ka ndier për detyrë kulturore, letrare dhe, më në fund, kombëtare, që ta thyejë një heshtje me të cilën jo vetëm se cenohej një meritë e madhe letrare e kulturore, por me të cilën cenohej e vërteta historike-letrare për zhvillimin e letërsisë sonë në disa vite para Luftës së Parë Botërore dhe sidomos pas kësaj lufte.Kur e përkujtojmë Esad Mekulin, ne përkujtojmë Poetin, Kryeredaktorin e “Jetës së re”dhe Përkthyesin.


Dr.Flora Brovina 

Por, kur e përkujtojmë Esad Mekulin, ne në të njëjtën kohë e përkujtojmë Njeriun etik.Esad Mekuli perceptohej si njeri i qetë, i qëndruar, i fjalës, si njeri në të cilin mund të mbështeteshe në çdo situatë dhe në çdo kohë; si njeri i përkushtuar ndaj vlerave, në radhë të parë ndaj vlerave kulturore; si njeri i cili në vazhdimësi u shmangej mundësive për krijim të karrierës politike,tha Brovina....


Kanë kaluar 200 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, shkrimtarit të “Këngët e Milosaos, bir i sundimtarit të Shkodrës”. De Rada, i cili njihet si estet, publicist, linguist, mësues, e mbledhës i folklorit, ka vënë themelet në shumë fusha të artit shqiptar. Sipas Kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë, viti 2014 është shpallur “Viti i De Radës”. Gjatë këtij viti janë organizuar shumë aktivitet për 200-vjetorin e lindjes së De Radës, e njëra prej tyre është edhe një tryezë letrare  e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Prishtinës.





Në programin e paraditës në Sesionin letrar të LSHK-së "Esat Mekuli" me titull "De Rada dhe Rilindja Kombëtare" u lexuan  këto kumtesa:



1.Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja,"De Rada dhe Rilindja kombëtare" në mes tjerash tha:

"Një shkrimtar është i madh kur vepra e tij në radhë të parë ka vlerë të madhe artistike, ka thënë akademik Rexhep Qosja, duke iu referuar veprës së Jeronim de Radës. “De Rada është i rëndësishëm për shkak të vlerës estetike të veprave të tij poetike. Interpretimi, shpjegimi dhe vlerësimi i veprave të tij të shkruar në vargje dëshmojnë se mendimi i De Radës është i thellë”, ka thënë Qosja, derisa ka treguar se arsyet pse De Rada është shkrimtar i madh, janë risitë që i sjell në historinë e letërsisë shqipe. Për këto risi Qosja ka folur duke e krahasuar veprën e De Radës me letërsinë para tij. “Letërsia para Rilindjes Kombëtare në pjesën më të madhe të saj është letërsi me tematikë fetare. De Rada është shkrimtari i parë që në mënyrën më të dukshme e më të vetëdijshme shkëputet prej tematikës fetare me veprat e tij artistike”, është shprehur Qosja, derisa ka thënë se De Rada shkruan me vargje, shkruan me figurëshmëri, shkruan me kulturë, shkruan me dije, shkruan me mjete gjuhësore e artistike që ne nuk mund t’i gjejmë në letërsinë e vjetër".....

Doc dr.Alisa Velaj

2.Doc dr.Alisa Velaj,nga Vlora :"Fragmentarizmi si tipar i modernitetit në poemën "Këngët e Milosaos"të De Radës;ka thënë se viti 2014 i shpallur viti i Jeronim De Radës, ishte një rast i mirë, që nëpërmjet tryezave, sesioneve, konferencave, e tubimeve të tjera shkencore të shihej se deri më tani shkenca jonë letrare sa ka arritur ta studiojë në mënyrë të plotë veprën letrare të dijetarit të romantizmit shqiptar, ta vlerësojë drejt meritën e këtij kolosi që letërsinë shqipe. “Viti i De Radës” ishte një rast i mirë që të shihet se shkenca jonë e gjuhësisë, sa ka arritur të vlerësojë kontributin e De Radës si hartues i alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe, si studiues i prejardhjes së gjuhës shqipe, si studiues dhe mësues i shqipes dhe ta studiojë gjuhën e De Radës, gjuhën e arbëreshëve të shekullit XIX, e krahasuar me gjuhën e shkrimtarëve tanë më të vjetër, sidomos me gjuhën e Buzukut, Budit, Bardhit, e Bogdanit, me gjuhën e sotme të arbëreshe që edhe sot ruan tiparet e shqipes”, ka thënë profesoresha e mirënjohur shqiptare Alisa Velaj nga Vlora.


Prof.Dr.Emin Kabashi


3.Prof.Dr.Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës:"Mendimi estetik i Jeronim De 

Radës" studiuesi Emin Kabashi, ka thënë se për të kuptuar qartësisht përmasat evropiane të estetikës së De Radës, mendimin e tij estetik mund të na hyjë në punë përkufizimi i të dy kulturave, jo për të krijuar rrafshin e ngjashmërive, por për të hetuar shtratin e përbashkët të këtij mendimi estetik.

“De Rada në veprën e tij estetike ‘Parimet e estetikës’ është filozof, sociolog e poet, kur vijnë në shprehje, sidomos idetë e tij politike, etike, estetike, njësoj si filozofët dhe estetët gjermanë, francezë e italianë. Çështjet që i ka trajtuar De Rada në veprën e tij janë të shpirtit, të intelektit, të ndjenjave e të ndërgjegjes”, ka thënë Kabashi, duke shtuar se krijuesi ynë i letërsisë moderne shqipe ka ndjekur këtë rrafsh të komunikimit për të argumentuar parimet e tij filozofike dhe estetike. “Kërkesa e intelektit i plotëson me dije, kërkesat e shpirtit i plotëson me të bukurën. Të bukurën e shpreh në virtyte morale, është mendimtar i thellë dhe origjinal, për ndryshim nga sivëllezërit e tij evropian, sidomos ata gjerman dhe ata italian, me të cilët kishte kontakte dhe kishte bërë përvojë jetësore dhe krijuese”, është shprehur Emin Kabashi.




Prof.dr.Shefkije Islamaj

4.Prof.dr.Shefkije Islamaj,nga Instituti Albanologjik i Prishtinës:""Poezia e De Radës-burimet poetike dhe gjuhësore";

Prof.dr.Vebi Bexheti

4.Prof.dr.Vebi Bexheti,lexoi kumtesën me titull "Poezia popullore arbëreshe-pikënisje e krijimtraisë artistike të de Radës";

Doc.dr.Edlira Mantho


5.Doc.dr.Edlira Mantho,nga Gjirokastra  lexoi kumtesën me titull"Publicistika dhe letërkembimet e Jeronim de Radës".

Në sesionin letrar të pasditës u peruruan dy vepra letrare.

 Doc.Dr.Helena Grillo

Sonte në mbremje  u mbajtë  një Akademi letrare  për nderë të Esat Mekulit,ku kumtesën për jetë dhe vepren letrare të Mekulit  e lexoi studiuesja shqiptare  Doc.Dr.Helena Grillo me titull : "Metafora konceptuale si ngjizje e aktit soditës në lirikën e Esat Mekulit".



Shkrimtari Adem Dema#i foli për jetën dhe vepren e Esat Mekulit 



Poeti Dibran Fylli


Poeti Hidajet Hyseni


Poeti Adem Zaolluzha

Poeti shqiptar nga Mali i Zi Ali Daci

Në  sesionin e këtij takimi letrar  poezitë e tyre i lexuan këta shkrimtar :Muhamet Kërveshi,Brikenë Ceraja,Agim Berisha,Bedri Zyberaj,Behram Hoti,Adem Zaplluzha,Dibran Fylli,Myrvete Kabashi-Leku,Nebih Bunjaku,Ferit Lamaj,Fatime Ahmetaj,Jusuf Bislimi,,Hidajet Hyseni,Flori Bruqi, Ali Daci,Sanije Ahmeti,Sare Gjergji,Sheremet Sopi   si dhe  u ndanë tri çmime  letrare nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës  : "Bardi I"  ( Bedri Zyberaj), "Bardi II"(Ferit Lamaj) dhe "Bardi III"(Fatime Ahmeti).


Çmimi letrar "Bardi  I " e morri poeti  Bedri Zyberaj



Çmimi letrar "Bardi  II " e morri satiristi nga Tirana Ferit Lamaj


Çmimi letrar "Bardi  III" e morri poetja kosovare Fatime Ahmeti(Fara Faraoni)

Gjatë  takimeve të shkrimtareve


Gjatë  takimeve të shkrimtareve

Gjatë  takimeve të shkrimtareve(në sesionin e pushimit të poetëve etj.



Gjatë  takimeve të shkrimtareve

Gajtë pauzes së shkrimtareve 


Nga Flori Bruqi: THEM SE ËSHTË ZBRAZËSI

E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë


(Babait tim Prof.Maxhun Bruqit)


Gjithë jetën,me laps në dorë edukojë breznitë e kohës,
Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…
...
Hartat e Shqipërisë Etnike ua mësojë tinëzisht
Ndër breze -duke qërruar sytë e yjeve polar
në retinën e tij delikate
Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,
Në mundimit e madh në kohë të pa kohë ,

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve , për Ariun e vogël,
kishte emision dijen më fytyrë të qeshur
E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë
Kishte dhimbjen e vet për Atdheun e ndarë pike e pesë …
E shijojë Rilindjen e Kombit
Kërkoj nëpër hapësira qiejsh e resh,Alpet e lira shqiptare
Të veshura me kostum një shekullor
E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë
Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…
i rijësuar në mote....




RELIKTET TONA

(Pa Kosovën nuk do të isha)

Shfletojmë historinë
Rreshta të shkruar
Me gjak
Nëpër faqe
Gjurmët tona shfaqen
Herë breshëritë nxijnë
Arat me misër kudo që ishin
Ngjanin në varreza të Mëdha
Kur rritej vdekja
Ku binin gjethe të rrëkëllyera
Më të freskëta
Se zambakët e majit
Mani i kombajnës
Thasët mbush
Misër e grurë
Në këtë Dhe’
Tash e tutje
Gjumi do të oshtijë
Nga përrenjtë e ëndrrave
E paepur
Kjo ishte rruga jote
Ndërmjet njerëzve
Me njerëz
Dhe butonët
E dritës.



AGIMET E KOSOVËS

Çerekshekujt
Në kurriz të maleve
Lanë gjurmët e kanioneve,
E Ti
Kosovë
U dole para
Agimeve të mëdha,
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijtë e saj
Kosovë
U dole përpara relikteve’
Qindvjetëshe
Kur Trolli pinte gjak
Përtypte barot
Fashatonte plagën
Dhe pashë
Mes atij
Ingranazhi
Yje
Dhe nën Yje
Togun e pusirave
Amësinë Tënde
Sfidojmë
Të bartim
Si një Agim mbi mal
Duke t’i fshirë me Yje
Muzgjet e hijeve
Vezullim urojmë
Brezave që vijnë
Me tepritë e zellit
Në cepat e Yjeve.


GJAK SHEKULLOR

Mëmëdheu
Lëshoi një britmë
Një zjarr
Si lumi si era si gjaku
Mirësinë i shpërtheu te pragu
Të dua o hyjneshë e Agimit
Me Heliosin e Apolonin
Me vajtje-ardhjet
Me duart
E forta
Të bashkëfshatarëve
Të bashkuara përgjithmonë
Në shpresën ndjellamirë
Eliksirin
Unë-
Ndjej në shpirt
Se biri yt
Unë jam
Frymëzimin tënd
Borxh e kam
Ç’përqarje të sjell
Në qepalla
Gjysmë të mbyllura
Këngët shpesh t’i mbjell
Me besë e shpresë
Për të ardhmen tonë.



RRJEDHAT E KOSOVËS

Atdhe
T’u desh të afrohesh
Nga thellësitë e viteve
Deri te kjo kohë
Me dyfek e gjalmë
Që kurrë s’qenë të ftohta, t’u desh
Të vishë
Në këto male pranë
Në këtë baltë
Në këtë Tokë
Dhe të dilje
Ti kështu si je
T’u desh
Flakë vullkani
Atdhe
Po zbardh sot mëngjesi
Flamur të kuq
Shkaba dykrenëshe lart
Frymëzim i ri
Në zemrat e sizifëve
në buzëqeshjet e triumfuesve
Në përparsat e shpirthirshmëve
Në çdo fabrikë
Uzinë
Faqe mali
Madhështore
Do të duhej të buçiste
Kënga e vështrimeve të ndezura
Me fjalët
Zotim
Gdhendës mermeri
Sypatrembur
Duke u futur
Me kraharorët masivë
Në rreshtat e mëdhenj
Të detit tekanjoz.


REKUIEM I PËRLIGJUR

Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë,
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s’e fal Prometeun,
pa ia treguar fshehurisht intrigën,
dashuritë digjen e përvëlohen,
sa fort,
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë,
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë,
të lënë shtrëngatën… e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim,
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmim



SHPRESA TË DJEGURA

Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe
Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë
Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...
 


PORTRETI I NËNËS
 
"Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin"
(Biri yt Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë
Të tjerët shpresojnë…
Ja dhoma…
Ora mbi radio
Trëndafilat e freskët
Mbi tavolinë
Tok(gati) e gjithë familja
Babai qëndron e mejton
Ndoshta…
Kujton profiling e dhëndrrit
Ja rrudhat e nënës sime
(Kujtoj zënkën e prindërve për mua)
Tik-taku i orës
Dikur pushon
Në orën 4 të mëngjesit
Një qetësi…
Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime
Në dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokët
Shoqet
Babai
Të dashurit….
****
Dhe një hije
Më ndjek pas
Shëndijë kohe
Profil i Nënës
Zjarr i Diellit!
 


 RREZE DRITE

Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat
Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur
Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat



LIRI FJALE

Në ditën e takimit më fole
me zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Dielli kopshtin me lule,
përse qe aq e ashpër
mos vallë
në qytetin tënd ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar,
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sall për vete?
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta,
mos hesht as mos ik luleborë
sigurisht ti ke për t’qeshur një ditë
dhe lufta mes unit tënd e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…



MENDIM I KREDHUR


Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj.



AKUARELI I DIELLIT
                            (S.H)


Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S.H...…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Hga fshatrat malorë…


LAJTMOTIV I SINQERTË

U këndoj të thjeshtave,
të urtave,
fjalës së dashur,
dritës së qartë,
të gjitha ëndrrave
me lajtmotiv të sinqertë,
të gjitha këngëve
përherë me kryerresht,
femrave -
ejani në këngë
nëna dhe motra,
të dashura gra
hyni në këngë,
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë.

KUJTESA



Nese kaloj rruges sate
nese te sjell buqet me lule
nese te te pershendes i merzitur
nese s'me veren akoma
me fale mikeshe e dashur
nese kujtoj se iken pellumbat
nese Venecia permyset
nese kujtesa me nxit te lundroj
ti hapi krahet te me pranosh
nese perseris ndonje gaf
e nisem drejt Yllesise se Enderruar
flas me ty e me engjejt
ndiej se do vije casti tjeter
nje nate e mrekulluar
qe do na shpie ne kopsht te dyve
nese te bezdis pakptim
jam i vetem me mundojne ta dish
apo mos te vije keq aspak
nje dhurate do ta sjell
moj mike
me puthje e me gaz

THEM SE ËSHTË ZBRAZËSI


Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie...

Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit...

Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët...
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…

Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur...

Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…

Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!...
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare...

Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.

Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë...
me premtimet nëpër plehra hedhur.

Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili....
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.

Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë....



QYTETI ME SHI 
                  (K.B)

Asgje s'kam ne dore
vec ne tastier shtyp keto vargje
e te perqafoj nga larg me mall
Thua eja ne Çarrabreg
ketu ne Isniq  bie shi
jam me temparature
porsi ti

Duhet te gjejme tjeter dite
nje mbremje
te dalim bashke si dy zogj
te flutruojem tej e tej
ne perqafim
Nje njeren faqe ta le nje shenje puthjeje
ne tjetren nje cope diell
e ti perbime me sy
qe te humbas ne zgafellat e tyre
Me duaj
ndac mos me duaj
une i kam thene vetes:Te dua


TE DASHUR

Te rinj jemi ne miqesi
dhe ne qofte se dashurohemi
nje gje dije
do duhemi shume
E bota mund te flase cfare te do
ka dicka qe nuk fshehet
Shiko
edhe toka sillet
gjithcka ndryshon
Vetem fjalet do mbesim
sepse do takohemi
dhe do bisedojme
deshirojme apo jo ta duam njeri-tjetrin
Dhe per ne
s'ka fjale
s'do kete as hamendje
vete fjalet do cojne pakez dallge
por gjithcka do qetesohet
Nje shprese ma mban se do me duash
si une Ty...



FJALET E ZAKONTA
                          (K.B) 


Per fjalet e mia cdo here
Marr leje nga zemra
Dhe kur t'ia nis ndokujt
Dua qe ta bejne te lumtur
Buzegazin dhe fytyren tende
Si ta shoh moj K.B
As diten as nate s'qetesohem
S'me lene kmendimet gjaku
Dua te jem perdite me ty
Te rrefejme dicka te bukur
Dhe te mos lodhemi per aske
As per fjalet e botes



VETEM ZEMRA 

                   (K.B)

Asgje nuk do humbasesh
ketu dielli nxen e fshehet nen re
Zbret mbremja une meditoj
ne tastier ve ndonje titull poezie
dhe vargje qe rrjedhin si lotet
Vetem zemra na ndieka
kete shpirt te vetmuar
bjer ne zemeren time ti
te ma kthesh qetesine
Fli o engjell
te nesermen m'i trego endrrat



LIRI FJALE

Në ditën e takimit me fole
më zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Diellin kopshtin me lule
përse qe aq e ashpër
Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sal për vete
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do të qesh një ditë
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…



Ç’RËNDËSI KISHTE E KA GJITHÇKA!

Pensionistët flasin
për infarkt miokardi
e parashikojnë fundin
në stolat e parqeve publike
mes glasave të sorrave
mes gjilpërave të përgjakura...
Më ndalin në rrugë
përpara vitrinave të mbushura
xhepat e zbrazur të tyre më pyesin për orën
apo për racën e majmunit
Është tre pasdite,
gjithçka kundërmon vdekje...
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi
të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta
Ç’rëndësi ka?!


POETI NË KOMISARIAT 

Poeti në komisariat
ata nuk e dinë
se poeti në komisariat
është torturuar
për mëkatin e bërë:
“Fjalës i kishte dhënë shumë fuqi...”
Fjala vriste më shumë se shpata,
fjala shëronte më shumë se mjalta...
Poetit i duhej dhënë kupa e helmit
të shpejtë apo të ngadalshëm
Ç’rëndësi ka?!

GUXIM SHQIPTAR 

Një libër tjetër
Herët në mëngjes
një vashë rregullon flokët
përpara pasqyrës
në ndërtesën përballë...
Unë mbyll librin “Guximi shqiptar”
e lë mbi tavolinë
ulem dhe hap një libër tjetër.

INTIGANTI DHE GAZETAT 


Intriganti dhe gazetat
Sa të mërzitshëm janë
Intriganti,"Ekspressi", birra e Pejës
femrat, librat, pasqyrat!...
Sa e mërzitshme
është të ulesh e të presësh vdekjen
ndërkohë njerëzia kurvëron,
ha, punon apo bën plazh në det
nën diellin e pistë të kotësisë
dhe nuk e di a do të ndodh gjë,
po nëse ndodh
ç’rëndësi ka?!

ISHTE KOHË TJETËR

(Mikut tim të ndjerë-Poetit Iljaz Prokshit)

Ishte dhembja para dy vjetësh
Poeti Iljaz Prokshi thoshte,
në një poemë
se nuk do të ndalonte së ndjeri
dhimbjen e pritjes së një gruaje,
sepse e vetmja gjë
që do t’i mbetej prej saj,
ishte dhimbja,
Ishte kohë tjetër.
Iljazi, është i vdekur
edhe dashuria e tij po ashtu
edhe ne do të jemi një ditë...
Jeta qenka një përpëlitje
mes të hapjes e mbylljes së syve.
Iljazi gjithmonë donte të rrinte,
po nuk e kishte mundësinë
se i frikësohej vetmisë
kur të varet me puthje në buzë...
Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka
kur jetën e plagos çdo gjë?!


NË KËTË BOTË GJITHÇKA GJYKOHET

http://floripress.blogspot.com/2014/08/ne-kete-bote-gjithcka-gjykohet-poezi.html?q=poezi+nga+flori+bruqi



2014/12/16

Suicide phenomenon in Kosovo

 


Creative Critical Thinking

Professor: Elife Krasniqi


Dardan Sylaj



Suicide phenomenon in Kosovo!
           
            

All people live a life, but they choose different methods and different ways to live their life. Some people are wise, and try hard in order to have a fun in life and have an easy one. On the other hand, there are people who do not care that much about life which leads them to having difficulties and barriers. Even though we all have problems that sometimes it seems there is no solution, we come up with a good solution. In contrast, there are some people who do not have self confidence or simply they cannot come up with the solution of the problem and the only door left to them seems to be committing suicide.


                        Based on the statistics that American Association of Suicide (AAS) and Diagnoses of System Manual (DSM) gave, we can come to the conclusion that suicide comes usually from depression, the usage of drugs, and there might be also people affected by the war in 1999 in Kosovo which gives people stress that comes from the trauma that is won during the war. This also might happen some years after the war is ended.

             In Kosovo there is done a research by (UNICEF)[1] but the exact number of people who use heroine is not mention, but is said that the number is increased a lot especially in Prishtina. This has all started to have a rapid growth after the war in 99 in Kosovo. When talking about suicide in Kosovo, in the report of the UNMIK police is said that it is quiet difficult to know about the true number of suicides because firstly they are not considered as crime and the other issue that makes it difficulty is the family of a person who commits suicide where they sometimes covers the crime scene just so they don’t have a loss of face. This makes us become suspicious about this fact because it might happen that in Kosovo there are a much higher number of suicides which were not told. [2]

            There is a novel written by: H. Balzac "E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here",by this he meant not to commit suicide for real, but the way we feel during the life time. We all had a hard time where we wished we were dead, but when the problem was solved we were free and happy and enjoying the life. Not being able to solve problems, having pressure to be successful, and in case there is no positive conclusion are mostly the cases which lead most of the time to the commitment of suicide.

 The phenomena of suicide always existed and it will be present in anytime, anyplace, and in any regime.
            Flori Bruqi in his article describes some of the characteristics of the people who wish to commit suicide and how they think of it for a long time. They have lots of thoughts if they should do commit suicide for real or not, they also plan how to do, where to do, when to do and lots of other things in details.

 It is very important to keep in mind that these people who think of committing suicide are very easy to be pointed out if you know them from before. In this article talks about the study that is done about the commitment of suicide and they got results that around 80% of the people who commit suicide talks about some symptoms they are facing.   

Firstly, they change their character; they become closed on their selves, uncertain, without strong will power, nervous, sensitive, sad, and worried. Secondly, they have changes in their behavior where they find hard to concentrate in work, school, they don’t care much about their looking, their obligations. Thirdly, they have changes in the eating. 

They have no anxious to eat and so they become slim, it may happen also that they over consume food, they lose interest of friends, sex, their preferred hobbies, they don’t usually have a positive hope for the future etc.  Other symptoms that you may see when someone wants to suicide are also that they pay all their debts, they say goodbye to their friends, family, and all relatives, they also can give for free their most favorable items in their life etc.[3]
 
            The number of suicide in Kosovo is being increased, only in the first month of year 2009, 8 suicides cases were reported and 17 other trying to commit suicide. The age of those people is from 25-45[4]. In Prizren it was reported by Nexhmedin Krasniqi (commander in the rural management of Prizren) that from the beginning on year 2009 till now there are 5 suicides cases, and this is very bad not just for the families of the suicide people but for the whole of Kosovo. He also commented as how institutions have to react and make a study where they could prevent suicide. Actually there is one project that is started for the prevention of the suicide. In this project it is involved Dr. Shukrie Statovci from QKUK.[5]
           
            When mentioned before that there are much more attempts to commit suicide than we have the final act of suicide, this happens because they fail to do so. 


This happens because of two major reasons: first is that they might be stopped by any person who tries to save his life, and the second reason why they fail to commit suicide is that they give up to the idea of committing suicide in the last moment and so they start to think about the new life where he/she might find himself. 


So it is important to see people how they are feeling for real and not make an opinion that it is ok, they will change with the time. We should react right away because it might be too late and you will never forgive yourself because you had the opportunity to help a person and you did not do.[6]
        
         In my opinion Suicide is not an illness that can be cured by taking a vaccine, but it is a social issue that have always been and it will continue to happen all the time. This does not happen only in poor countries, but it happens also in the developed countries.


 Suicide can be affected by different factors such as media, love, society, their weak personality, unemployment, and other things that will stop a victim to think of a solution and so they try to commit suicide. 

Most of the people who try to commit suicide cannot kill themselves, but unfortunately some of them do commit suicide. In my opinion people who commit suicide must be crazy firstly and then kill themselves. People must think of solution because there is no single thing in this planet that does not have a solution.
            Suicide is horrible. I say so because I remember when the guy jumped from his flat in city of Prishtina where he was left uncovered for around 4 hours, and I also remember well that I had problems because I used to remember that scene for a week or two and it was not good at all.

 If people who want to commit suicide see these kinds of scenes might probably be influenced to do the same thing. I wish people become aware of this and try to help other people who need help, and this wish goes to government as well because they are the one who should take this initiative and open different clubs where people can express their worries, their feelings, and their thoughts without being spread in the public. Once more I would say that I do not accept suicide, and I think that I would never do suicide because this is not the way of solving problems.



Work cited:

            Bruqi, Flori.” VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI.”shqip.dk. posted on 2005.<http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&file=article&sid=1433>
            Dotan, Natan.” Rritet në Kosovë niveli i vetvrasjeve që prej luftës.” setimes.com. posted on 02/04/2003,<http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2003/04/030313-NATAN-001>
            KTV,”Vetëvritet një 22-vjeçar.” Posted on March 03, 2009. <http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16342&Itemid=40>
           KTV,”Numri i vetëvrasjeve, në Kosovë, është në rritje, ka theksuar policia”,posted on march 07, 2009<http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16459&Itemid=40>
            KTV,” Tentim vetevrasje ne Prishtine - KTV & RTK.” YouTube, posted on December 19, 2008. <http://www.youtube.com/watch?v=_x2xiC3KIjM>
            Nora Hasani and Zana Limani “Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën.” birn Kosovo, posted on 2009, <http://kosovo.birn.eu.com/al/1/70/3174/?tpl=80>
            rtv21,” Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë.” telegrafi.com posted on February20, 2009, <http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3572>




[1] Hold my Hand - Premiere of a feature film produced by young artists in Kosovo
[2] Rritet në Kosovë niveli i vetëvrasjeve që prej luftës
[3] VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI
[4] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[5] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[6] Tentim vetëvrasjeve ne Prishtine - KTV & RTK

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...