Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/05

Agjencioni "Floripress"nga Prishtina,shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit Ismet Orraj(1968-1989)




Ismet ( Avdi) Qorraj (21 janar 1968- 28 mars 1989) i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars 1989.
Trimëria e dëshmorit 21 vjeçar, Ismetit është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës Ilire!


Ai shkojë  në përjetësi si dëshmor, ashtu si jetove, i nderuar, bujar, i urtë dhe trim.


Atëditë në këto demostrata u vranë nga forcat serbo-malazeze pesë trima deçanas ...


Flijimi  i tyre ishte  ideal i nisur që moti. 

Dëshmorë atë ditë me shi ,furtunë , gazë lotsjellës e plumba dum-dum ranë heroikisht në logun e betejës Ismet Qorraj nga fshati Carrabreg ,Sali Hadergjonaj nga fshati Voksh, Agim Kukleci nga fshati Isniq, dhe Mujë Mehmetaj nga fshati Maznikë.

Ata ishin në sy te armikut  gjakatar që u ndoqën  dhe u vranë në Demostratat e para për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës -Republikë. Ata kishin  një ideal e ajo  ishte Liria  dhe pavarësia e vendit tonë të larë në gjak.

Të dashur letrar shqiptar,

Ju poezitë dhe Tregimet për vendin e parë,dytë dhe të tretë  për Konkursin letrar gjithëkombëtar "Ismet Qorraj " mund ti dërgoni deri më datën 25.03.2015 ora 15:00 me internet. 

Shpërblimet janë:

1.Vendi i parë 350 euro
2.Vendi i dytë 300 euro
3.Vendi i tretë 250 euro

POezitë dhe tregimet do të vlerësohen nga Komisioni Letrar (shkrimtar më reputacion kombëtar nga trojet shqiptare) .

Libri me poezi për Ismet Qorrajn ,do të botohët në në kuadër të Edicionit kombëtar në internet  të  Agjencionit "Floripress" gjegjsisht nga Fondacioni  i kompanisë ndërkombëtare "Flomed",me seli në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të vdekjës së këtij timi nga fshati Çarrabreg i Deçanit.

 Poezitë dhe tregimet duhet ti dërgoni me  Postë elektronike ( me emër dhe mbiemër).

 Poashtu duhet me atachment të dërgoni një fotografi dhe  biografi(deri 20 rreshta) në këtë adresat elektronike deri me datë 25 mars 2015.

Poezitë dhe tregimet e shpërblyera  (do të publikohën  sipas abc-es së  emrave dhe mbiemrave të shkrimtarëve) në  Faqën zyrtare të facebooc .com ; në faqën zyrtare të  Agjencionit "Floripress"  si dhe libër prej 3000 kopjeve me titull "Ismet Qorraj-Pishtar i lirisë"(Poezi dhe Tregime).

Libri do të botohet në kuadër të jubileut  26 vjeqar të këtij trimi Deçanas.

Postimi  i shkrimeve pranohet prej datës (3.3.2015 deri me 25.3.2015 ora 15:00) në këta e-maila :

floribruqi@live.com
floribruqi@yahoo.com
ptcflomed@yahoo.com


Me respekt,

Agjencioni Floripress

Editori : Flori Bruqi

2015/03/04

Eridutizmi i Shefik Shkodrës ....


Shefik Shkodra lindi në vitin 1948 në Desivojcë të Kamenicës (Dardanë) së Kosovës, është shkrimtar shqiptar.


Kreu Fakultetin Filologjik - Gjuhë dhe letërsi Frënge në Prishtinë. Është profesor i Gjuhës Frënge.

Me botimin e vjershave ka filluar si nxënës i shkollës së mesme, që nga vitet e shtatëdhjeta e deri më sot. Poezitë e tij kanë zënë vend në disa përmbledhje me bashkautorë. Ka botuar studimin monografik Albania e Konicës - Pergamenë shqiptare, Rilindja Prishtinë, 1995.

"Rrëfejza satirike Demoniane", Gjilan, 2001. Po ashtu ka shkruar një mori artikujsh për libra, si dhe për artet pamore në të përditshmen Rilindja në Kosovë. Ka botuar edhe në revistat tjera si Jeta e re,

 Zëri i rinisë, Flaka e Vëllazërimit etj. Dhe, përmbledhja e fundit me poezi: "Shtjella", 2006 - botoi “Era” Prishtinë, profesor i Gjuhës dhe letërsisë Frënge në SHMM, ku jeton e krijon në Gjilan.

Veprat


| Studimin monografik Albania e Konicës - Pergamenë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1995

| Vëllimin letrar (grup autorësh): "'Agurrona", Gjilan, dhe redaktoi revistën "SogjitimeNr. I,II, III,1995-98

| Libri dokumentar "Kohëngjeshje bamirësie", grup autorësh, SHBHK "Nëna Terezë", Gjilan, 2000

| Rrëfejza satirike Demoniane, Gjilan, 2001

| Përmbledhja me poezi: "Shtjella", 2006 - botoi “Era” Prishtinë

Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi,Prishtinë,2015.





Image result for libri



-“Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”

Pjesa Verilindore e trungut shqiptar, gjithnjë gjatë historisë ishte e para që u përball me mbrojtjen e kufirit nga mësymjet e fqinjëve veriorë, të cilët gjithnjë synim e kishin pasur gllabërimin e tokave shqiptare. Pikërisht kjo temë, që prej kohësh e kishte preokupuar autorin Shefik Shkodra, i cili ka nxjerrë në dritë veprën më të re të tij “Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”. Kjo vepër, të cilën autori e ka ndarë në pesë kapituj, nis me një historik të shkurtër të popullit shqiptar dhe ndalet me theks të veçantë te ndjekja dhe shpërngulja e popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kohë kur nën trysninë serbe, rreth 700 fshatra të banuara me shqiptarë u boshatisën, duke lënë tërë pronën bashkë me tokat stërgjyshore.
Image result for libri
Autori me mjeshtri të rrallë ka përshkruar edhe dhunën serbe e cila është ushtruar ndaj popullatës shqiptare, por edhe rezistencën e shqiptarëve në mbrojtjen e vatrave të tyre stërgjyshore, pastaj Luftën e Parë Ballkanike e Luftën e Parë Botërore, jetën e rëndë nën Serbi e nën Mbretërinë e Jugosllavisë, por edhe përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë në vatrat e tyre, për rezistencën në male e për të bëmat e kryetrimave shqiptare. Në kapitullin e tretë ku vend qendror zë zona e qëndresës për trojet etnike të Shqipërisë Verilindore, autori me theks të veçantë ndalet te fshati Shahiq, një ndër fshatrat më në lindje, për të përshkruar edhe jetën dhe veprën e kryepersonazhit të këtij libri, Lam Hasan Shahiqi. Gjithsesi Lufta e Dytë Botërore është periudha kur kryepersonazhi u shqua më së tepërmi në mbrojtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë e autori flet edhe për sulmin e Gjilanit nga
Lëvizja e Rezistencës Shqiptare. Ai flet edhe për rënien e Lam Shahiqit në fushën e nderit gjatë betejës së Kikës. Në këtë libër një vend me rëndësi zë edhe Beteja e Gollakut pas së cilës forcat serbe kryen masakra dhe dhunë të paparë mbi popullatën shqiptare, në mesin e tyre edhe ndaj pjesëtarëve të familjes Shahiqi.

Autori Shefik Shkodra flet edhe për trashëgimtarët e familjes Shahiqi, duke u ndalë edhe te portretet e kësaj familjeje, kurse ky libër për hartimin e të cilit janë hulumtuar shumë dokumente të kohës dhe një literaturë e begatë është shumë i rëndësishëm për studimin i historisë sonë më të re, andaj ky libër si i tillë do t’u shërbejë studiuesve të historisë për ndriçimin e historisë sonë të lavdishme.

Shefik Shkodra është koautor i disa librave e veprat autoriale më të njohura të tij janë „Albania e Faik Konicës – pergamenë shqiptare”, „Shtjella” dhe „Erëverë”. Autori jeton dhe vepron në Gjilan.

(Agjncioni Floripress:Flori Bruqi)




2.


KRIPA NË UDHËT E TOKËS

Gjoksmadhja jonë koha, asnjëherë s´më ka lënë të bredhi jashtë saj. Në kohë kam gjetur prindërit e jetës; diellin, tokën dhe ajrin, shprehet shkrimtari me mbiemrin kombëtar, Shefik Shkodra. Gjyshërit tanë kanë shkyer thesin e miellit, për t´ia qepur rrobat njëri- tjetrit. Gjuha është grua që lindë vazhdimisht fjalë dhe figura të reja. Gjuha jeton tek çdo njeri, dhe është e bukur sa atë e nderojmë, dhe është e dashur sa atë e duami. Autori s´më kujtohet por është një krijues nga tanët.

Shkrimtari dhe publicisti, Shefik Shkodra, u lind në vitin 1948 në Desivojcë të Dardanës. Arsimin e detyrueshëm fillor e kreu në vendlindje, dhe në Hogosht, arsimin e mesmen në Gjilan, ndërsa u kulturua me diplomë Fakulteti, dega Frengjisht, në Universitetin e Prishtinës. Jeta dhe biografia e Shefik Shkodrës është një roman tronditës. Vendlindja e poetit Shefik Shkodra ka pamje epike, dhe të afshët për frymëzim. Ore, dua të shkruaj krejt i vetëm / për një këmishë shiu e vetëtimash / që lagej e thahej mbi trupin tim… / për një këmishë përherë të re!..

Në kohën e sundimit serb, Desivojca ishte e lënë prapa shpinës së zotit. Mungesa e parasë, varfëria, mungesa e rrugëve, dhe të gjitha së bashku, ishin për të ardhur keq. Formimi i intelektualit në kohën time, rrëfen Shefik Shkodra, ishte me vuajtje dhe beteja. Shtjellën unë e kam përjetuar nëpër të gjitha moshat e jetës. Fëmijëria e rëndë, dhe rinia e mbushur me zemërime, janë mbresat në shumë poezi të mia. Në vitin 1966, unë përjetova një gëzim të madh, kur m’u botua poezia e parë në Revistën letrare, „Jeta e re“.

Ç´është shtjella, ajo është diçka që të mbështjellë e të palosë – forcë që s’pyet. Është shtrëngatë - dredhë. Të hedh në tokën e ëndrrës. Por edhe të gjuan e të përplasë me gjësendet nëpër botë të ndryshme tmerri. Kështu e kam ndie poezinë. Në vendin ku jam lindur unë, shtëpinë e kam brenda, në natyrën e pyllit. Natyra në vendlindjen time ka sajuar bukuri vërtetë poetike. Çdo pamje në natyrën e vendlindjes më thërret; poet, eja tek unë, këndomë, jam e bukur për secilin varg.

Veprimtaria poetike e poetit Shefik Shkodra, nuk është e pakët, por vëllimet e tij janë të paktë. Njëherë, censura politike, e pastaj edhe kushtet materiale. Burgu i pushtuesit ishte me vazhdime. Liroheshe prej një burgu të vogël, të përpinte burgu i madh. Prandaj poeti Shefik Shkodra ka të botuar vetëm një pjesë të krijimtarisë së tij. Shefik Shkodra deri tash ka botuar këto përmbledheje librash; 1 . Shtjella, 2 . Erëverë, por ai shkroi edhe nga historia, historia e letërsisë, publicistikë, etj. Poezia e tij është e shpërndarë nëpër periodikun e gjerë të hapësirës gjuhësore të shqipes. Në poezinë „Kurbeti“ poeti Shefik Shkodra magjeps me bukurinë poetike, me dramën e jetës përbrenda, dhe me ngjyrat më reale komunikon me plagët e popullit tonë: S’ka dyshim se më merr malli për verën time. / Vëlla, dua ta rikujtoj këngën e karkalecit / dhe gjyshin pranë gurit të vatrës në mendime! Dhe poeti s´ndalet së kënduari;

Jam përmalluar për tufën e deleve / për ogiçët me kambana e shtagat e lojës... Në jetën time si poet, jo rrallë jam ndodhur para kufomave lakuriqe, të një shoku të rënë, apo të një miku të vrarë. Bisedat me veten time kanë qenë ndër më të ngrohtat. Kafshët e egra dhe kafshët e buta unë i kam njohur si fëmijë. Dhe si fëmijë kurrë s´kam dashur të jem ujk, por Qen, jo se jo. Edhe pse ujku është bir Qeni. Po e them këtë se në jetë kam vuajtur shumë nga dora e përgjakur e armikut. Krenarinë e rëndë të samarit të pushtuesit unë kurrë s´e kam pranuar. Njerëzit me samar të pushtuesit i kam fshikulluar.

Dashuria është e të gjithëve, më thotë poeti Shkodra, me të e pimë ujin e jetës:/ Jehona nga pylli gris velin e thurur të soditjeve! / Qiellit të egër me peshë përlajnë retë njëra-tjetrën / Ajo ushtimë shurdhësie vjen grykës së gjerë! / ... Këto dhe vargjet e tjera tregojnë për vlerën poetike të poezisë tê Shefik Shkodrës. Poetët, më thotë Shefiku, janë të çuditshëm. Jo njëherë, por disa herë i kam treguar qiellit dëmet e erës dhe të borës në dimër. Dehjen e shiut me vërshime unë e kam urryer. Natyra poetike e vendlindjes sime, është aq tërheqëse, aq frymëzuese, sa s´të lë të këputesh nga ajo copë tokë hyjnore.

Ndërgjegjja e poetit është e shenjtë, ajo s´guxon të thyhet as me çmime klanesh dhe as me dhurata miqësh. E vërteta për mua është e shenjtë, më thotë poeti Shefik Shkodra. Shkova në stinën e verës, në muajin e qershorit / u enda pas fluturave e u përmallova / si të mos isha ai që isha; / u djersita dhe mbeta / hullitë ballit shpejt m’i dhuroi koha / dhe rrugë të re më shtoi /. Unë kujtoj se poeti i përket poezisë dhe jo poezia poetit. Në ujëvarat e përrojeve që thurin zërin e mallit / lash kujtim dhembjen e fëmijërisë / truallin e larë me gjak që s’fshihet!..

Jeta morale e njeriut thotë Oskar Wilde, është lëndë e pasur për artin. Mirëpo, arti i vërtetë, sado imoral qoftë, ( kam lexuar tek Erza Paund ) prodhon dëshmi të vërtetë. Unë kujtoj shprehet poeti nga Gjilani, Shefik Shkodra, s´e problemet e artit, dhe të letërsisë, janë probleme të jetës. Shkrimtarët e mirëfilltë, shkrimtarët me forcë artistike, lehtësisht shkruajnë dhe krijojnë, i tillë vlersoj s´e është edhe poeti ynë, Shefik Shkodra.

Rrustem Geci - Dortmund





.Censorët e postmonizmit - Shefik Shkodra



3.



Censorët e postmonizmit




Në ndeja popullore, tradicionale, me njerëz të zejeve të ndryshme, mëson aq gjëra të bukura në jetë sa nuk do t’i gjesh në çfarëdo mësonjëtore evropiane e botërore. Shkurt, më mirë se me disa intelektualë - tregtarë të mallit kulturor. E ka thënë dikush përafërsisht kështu diçka, para meje, nuk më kujtohet sinqerisht kush kur. Njëra prej thënieve e dëgjuar është edhe kjo: “nuk ta blejnë mallin, mjeshtërinë, po ata që ende nuk kanë e mësuar!” Nuk ka sa duhet ‘myshteri’ edhe sot për krijimtarinë letrare artistike. Nuk ka subvencionime. Nuk ka vlerësues real dhe objektiv për këtë zeje. Është përzier politika me letërsinë e degë të tjera të artit e të kulturës. Barazimi është shprehur krejt me para. Edhe krijimtaria letrare. Këto faje i bartin disa njerëz që udhëheqin kulturën, por edhe disa që merren me këtë zanat drejtpërdrejt. Ata që e quajnë veten kompetentë - krijues të paprekshëm. Ata (disa) dëshirojnë t’i shohin veç hundët e veta, duke pas përfituar diç nga lidhjet konfidenciale e tepër sekrete, me mundësi për të abstrahuar çdo gjë tjetër përreth tyre. Askush nuk dëshiron t’ia thotë të metat e dobësitë askujt. Mirë, ka thënë ai me përvojë (ndoshta, Ramiz Kelmendi): “ka njerëz që më shumë kanë shkruar libra sesa që kanë lexuar!”

Një herë ishte censurë nga diktatura e monizmit shtetëror. Tash, në emër të një liberalizmi e demokracie, u mbushën vitrinat me emra letrarësh. Dhe jo veç ata që vërtet kanë prirje për këtë zeje, por edhe ata që veç e kanë mësuar alfabetin. Po, mirë, le të shkruajë e botojë kush si të dojë, sado që kjo veprimtari e padefinuar te ne po i shkakton dëm krijimtarisë serioze e të mirëfilltë. Kjo farë euforie e diletantizmi ka ndodhur edhe te shoqëritë e tjera të mëhershme dhe kjo tashmë ka kaluar dhe janë gjetur forma të përshtatshme për tregun e tyre.



Sikur të ishte krejt e vërtetë

E bukura artistike sikur dhunohet e dirigjohet nga mekanikët e komercialistët. Po, herë-herë edhe nga egoistë e përçarës (si ndonjë poet mëhalle e oborri) që po bëjnë grupime selektive sipas tekeve dhe interesit individual. Sikur kur del në natyrë për vikende të lira me familjarë e miq. Sikur ata janë financues e patron kapitalistësh...

Kur dëshiron të tregosh se i je përkushtuar krijimtarisë letrare, s’ke nevojë t’i shash të tjerët. Të rrahësh gjoks e të bësh lavde për vete. Si fërfëllon këndesi krahët dhe kërlesh pendlat përreth ndonjë pule të pehatshme para mashkullit, njësoj përpjekja jote, të thërrasësh miletin se vetëm ti je kompetent në këtë anë për këtë punë. Sikur vetëm ty Zoti ta fali dhuntinë artistike me përvojën paralindëse dhe atë tash e mban në dorë. Kujt të duash t’ia hapësh derën, këndo e lë jashtë ceremonisë. Fantazi e shtjerrë dhe e sëmurë! Është e pajustifikueshme të thuhet se vetëm një është me nja dy-tre vetë në Anamoravë. Këta dy-tre i mbështetë sa për nevoja tuat, në realitet egoja jote as këta nuk do t’i përfillte në do rrethana të tjera. Po jashtë këtyre të tjerë nuk ka! Janë të pallogaritshëm në këtë vend. I nderuar, bën ndarje shumë të ngushta. Veç provincialistë e mëhallaxhinj dalim para botës. Apriori, me çfarë aftësie del me “ky është krijues letrar, ky tjetri jo!” Shpirti i poetit nuk është aq i ngrysur e aq i ngushtë, duke pas caktuar masë aq të padhimbshme për të tjerët. Dhe shumë inkompetent! Shfrytëzon burime financiare legale e më shumë ilegale, por jo për të gjithë. Jo për qëllim uniteti prej etikes poetike e edhe kombëtare. Shkon e merr njerëz më larg që të thuash para vendasve, “ja, unë jam këtu, unë bëj letërsi dhe unë qerasi kë dua!” Mëkatit nuk i ndruhet dikush asnjëherë. Merr vesh, ti njeri i kalemit dhe frymëqitës i “shenjtë”, me të cilën i përvëlon njerëzit pas shpine. Apo, ndoshta fryma jote edhe e ndonjërit si ty është frymë qelbanikësh. Si ua merr mendja lexues i nderuar? Lavdëraçi a ka brirë? Jo! Çka thotë? Rrah gjoks. Duke i urryer të tjerët, e bën vetën qesharak para botës. Kësi çartafelli është vështirë ta gjesh, jo veç në nahi, por në krejt vendin. Është shprehje jo poetike, por egoiste e narcizoide. Narcis, aq shumë je i dashuruar në vetvete me ‘dëshmi’ se ke tejkaluar provën aretiniane, pa e njohur kush ishte Aretini dhe veprat e tij, bile edhe atdhedashurinë e hedh në sprova nëpër kohë. Nuk mund ta quan kush tipin e tillë në emër të vet, pos - Ftigan! Është emër i gjinisë mashkullore, kur dikush tërbohet dhe thyen e prish çdo gjë për teke të tij personale, të tjerët i gënjen se po ndërton.



Dilema për gjendjen shpirtërore

E merr disi shumë të formuar (mos jemi keqkuptuar ndonjë herë), madje ia shtrëngon dorën kur e përshëndet, që ta rrëmbejë me zemër gjithashtu. Po mendja i ikën te smira, pastaj te uzurpimet, duke mbiçmuar vetën si vlerë të pakontestueshme e tej mase. Po si ke për ta ndryshuar botën?! Nëse veç mendon diç të tillë, mbetesh i marrë. Bota është rrethi yt, në të djathtë e në të majtë, para e mbrapa. Nga personalitete që del herë-herë diçka e buku dhe e dashur si rrjedh lumi. Njerëzorja që të ngazëllen. Tek të del para si një kreator i vërtetë që lëshon rreze e frymë me mbresa të amshueshme. Një imazh që të veton në mendje ngjyra-ngjyra e me një nuancë të një hullie në sfondin e rimtë. Me fjalët e tij si qenie profetike. Shenjti qoftë! Thua, për të mirë!...e preksha si magjinë që jep forcë në mendje të intelektualit. Kërshëria të mbush me lezet njeriu para se gjithash, nga një botë pa diktime e ardhur, njëkohësisht edhe e panjohur deri në atë çast. Do të thotë, sikur është e vërtetë, me prejardhje të veçantë. Fët! Si hije e një trupi të padimensione, si ëndërr që të merr në ankth. Të trishton e nuk e merr shumë të rrezikshëm. Po ngadalë, ta zë frymën hija e zezë



S’bëhet krijues askush me tituj të varguar

Asnjëherë s’më ka shqetësuar puna e askujt. E atyre që i njoh më gëzon kurdoherë. Nuk kam dashur që ta ngacmoj për çfarëdo rasti askënd. Ti mua e askënd s’e bën krijues. Vargu i titujve të librave, herë-herë, është më shumë reklamë ambicioze. Kujt i thua se vetëm ti je i gjallë me këngën tënde propaganduese politike. I mashtron oborrtarët, po nuk ke krijuar gjë të re. I di kush ishin poetët dhe shkrimtarët botërorë, të shkon mendja të mos e prekësh penën më me dorë. Ëndërr e mirë, si në shtrat me më të dashurën hyjneshë – kredhje e zgjim për diç të gjallimit dhe diç që e ruan me xhelozi deri në lindjen e frytit.



Epilogu

Goma e përqyrravtë fshin e të lë pa zë, pa këngë, të vetmen e jetës reale që ke pasur. Vetvetes ia qet zërin e zi. Po ku e ke atë fryt që ke krijuar e do t’ia dhurosh njerëzimit: kur ishe në zez’ditë, a në ëmbëlsirat e aristokracisë. Panlaver! Kur dhe ku të mori harresa dhe nata e vetmisë me dhjetëra kilometra largësi, i përbaltur dhe i humbur në oborr pranë shtëpisë. Po, kur e pe vdekjen me sy? Sa herë dhe kur u ktheve në këtë botës pas vdekjes? A ishe syçelë e i gjithmonshëm, në dritë të hënës kur mbarove rrokjet më të dashura të jetës? Cila ishte dashnorja më e bukur e më e dashur që të la gjithë vjetët varur në hurin e hiçit? A e kishe ronitur kokën tënde ndonjëherë nëpër tryeza zdralesh nga thyerja e zemrës? Të ka përvëluar zëri i këngëtares me raki nga dhimbja e pamatshme e në pamundësi të rrëfehet te injoranca?! Sigurisht, qeshesh se ke mësuar edhe pak politikë. Lindjen e ke ushtruar nëpër sokake, kudo e ke hedhur frytin në mbeturina nëpër kontejnerë. Arti për artistin është dhimbja më e vështirë në lindje! Ti ditën bën lojë artistike e palaçoje për elitat e përkohshme, natën atë të shtrigave. Pragmatist i peshatshëm! Të ndërzen ndonjë thadrim në rast përmjerrje dhe ngul grafite pa...çfarë krijon...? rrenë! Si ta merr mendja, i lirë je. Veç, të gjithë i fut në strajcën tënde, enkas të goditur aty për aty. Ndryshe mbetesh ngordhavec. Po dhe pa forcë, s’ke kthetra t’i qërosh aq të tjerët.

Prandaj, vijon edhe me krijimtarinë e dredhive, kurrë i korrigjuar!

 (Shefik Shkodra)


4.


ARSIMI DHE E NESËRMJA E JONË

Për fjalë e nga fjalët shumë të pasur dalim, më shumë se askush tjetër. Por, si shihet për shumëçka veç fjalët po na mbulojnë. Do të duhej që të hapim sytë, se, dikush a ndoshta të gjithë, ky brez, do të mbetemi në borxhe për gjeneratat e ardhshme. Një herë, me këta të sotshmit që i kemi para sysh të bëjmë diçka.

Qeveria duhet të bëjë përpjekje pareshtur për mëkëmbjen dhe forcimin e shtetit, gjithnjë në angazhim të të gjithë resorëve të vet. Me ministritë e veta duhet të jetë e angazhuar për një bazë të zhvillimit ekonomik para se gjithash. Në rend të parë do të vinte, prova për prodhimtari sa më të madhe nga vendi dhe një barazim import-eksporti. Por edhe një mbikëqyrje për cilësinë e atyre prodhimeve. Në këtë mënyrë, investimi do të sillte të ardhura në këtë drejtim dhe punësim më të qëndrueshëm. Në resorin e drejtësisë do të merreshin masa për një ligj që do të zbatohej dhe do të pavarësoheshin gjykatat në tërësi. Me mbikëqyrje dhe me siguri, më parë nga njerëzit në institucione që keqpërdorin pozitat e tyre, duke i shkaktuar dëme shoqërisë në përgjithësi. As shëndetësia dhe administrata nuk duhet të lihen anash. Më së shumti duhet pasur kujdes me arsimin tonë sot.

Të mos mbetet arsimi sot për nesër

E di se ky titull nuk është për herë të parë. Po ka shumë që flitet, e më shumë do të duhej të thuhet si të punohet. Dhe më duhet që edhe kësaj herë t’i përmendi disa gjëra që na sjellin çdo ditë vërdallë. Të gjithë kur i dëgjon, e edhe qytetarë e rëndomtë, të rrëfejnë shumë për rëndësinë e arsimit. Nganjëherë habitem se, nuk po ditsha asgjë për këtë lëmi në krahasim me të tjerët, e edhe ata që janë përgjegjës në krye të kësaj pune mjaft flasin.

Qeveria në përgjithësi, dhe Ministria e Arsimit në veçanti, pas intervenimeve në infrastrukturë shkollore dhe ngritjen e kuadrit kualifikues, do të duhej të merrej shpejt edhe me veprime shumë adekuate e praktike. Pas vullnetit politik e atdhetar, refleksi duhet të jetë i shpejtë për eliminimin e të gjitha dukurive negative që mund të shfaqen në arsim dhe edukim, duke pas në sy të gjitha lëvizjet. Mbikëqyrja e të gjitha niveleve shkollore për cilësinë e mësimdhënies. Më parë, duhet ta dimë se nuk kemi nevojë aq të madhe për universitete dhe kolegje në Kosovë. Ato universitete, kolegje e shkolla të tjera duhet të kenë një shtrirje të limituar e të verifikuar në çdo pikëpamje. I tërë arsimimi privat universitar do të duhej të ketë kritere për kryerjen e asaj shkalle universitare. Është anakronizëm që kandidati, i cili mezi e ka kryer shkollën e mesme (me dysha, “i hequr qafe”), tash në universitetin privat, ka para, dhe del kandidati me nota të shkëlqyeshme. Kjo mund të ndodhë, por shumë rrallë, për mos me thënë kurrë.

Do të thosha, edhe sektori privat edhe ai publik duhet të jenë në syrin vëzhgues. Në sektorin privat do të ishte mirë që të fshihet një pjesë e madhe e atyre universiteteve dhe kolegjeve si të pa nevojshme nga ata të agjencionit për akreditim, të tepërta në prodhimin e kuadrove dhe profileve të reja, me pak merita ose kurrfarë, veç pagesës që i bëhet pronarit dhe mësimdhënësve. Ky shtim është më tepër shumëzim profilesh me karakter komercial dhe jo përgatitje për veprim praktik e me njohuri të mjaftueshme. Në universitete private dhe kolegje, regjistrohen nxënës (kandidatë) që duan një njohuri shumë më solide, prandaj edhe paguajnë dhe sigurojnë kushte më të mira, për një punë më të suksesshme.

Prandaj, do të ishte nevojë shumë e ngutshme, që të shqyrtohet mundësia për kufizimin e atyre universiteteve dhe kolegjeve. Ndryshe, e nesërmja jonë do të bartë pasoja të rënda. Nuk duhet dhënë diploma analfabetëve. Me përjashtim të ndonjërit që punon me vetëdije, është mbushë me profile gjithfarësh.

Plan-programet dhe literatura

Alfabet për mësimdhënësit do ishte plan-programi, përpunimi i tyre prej njerëzve ekspert e me përvojë. Pa tenderë në punimin e tyre, me tekste shumë të zgjedhura për materie. Me zgjedhje, përpilues e përkthyes të aftë. Do të duhej që për përpilimin e plan-programeve të zgjidhen njerëz që vërtet kanë përvojë dhe afinitet në ndërtimin e kornizave veç e veç për të gjitha materiet dhe për të gjitha nivelet e arsimit. Të eliminohen të gjitha familjarizimet, tenderizmat e alibitë e pa dobishme për këtë çështje. Të kthehen dhe rehabilitohen lëndët që janë shumë të domosdoshme në plan-programe, si latinishtja në shkollat e mjekësisë dhe në katedra tjera si filologjia, por edhe në materiet e biologjisë, kthimin e historisë e gjeografisë në disa shkolla profesionale, etj.

Është koha të inaugurohet një rregull i përgjithshëm

Pa një disiplinë të mirëfilltë nuk ka arsimim të nivelit të duhur e solid. Në kuadër të disiplinës do të hynte puna me orar të saktë e mësimdhënësve; angazhimi i tyre vetëm në një institucion; përgatitjet e tyre me shkrim e me gojë; shkoqitja e plan-programit si duhet. Sjelljet e tyre me nxënës dhe të tjerë gjatë punës në shkollë dhe për shkollën.

Disiplina (rregulli) në institucionet shkollore e universitare, duhet pasur parasysh vijueshmërinë e mësimdhënësve gjithashtu edhe të nxënësve, në të gjitha nivelet. Nuk duhet lejuar që nxënësit (studentët) ta presin mësimdhënësin gjithmonë me orë e me ditë (nëpër fakultete), për ligjërata e ushtrime. Afati i provimit, kur shënohet dhe caktohet, duhet të respektohet pa tjetër, veç në rast sëmundje apo vdekje. Nuk arsyetohet që mësimdhënësi të punojë në dy vende e më tepër. Nuk arsyetohet që ministri apo zyrtari tjetër i institucioneve publike të punojë nëpër ato universitete private, por edhe në atë publik. Shpeshherë ngecja në punë ndodh për këtë arsye. Nuk preferohet në asnjë vend normal në Evropë e botë të mos çmohet hierarkia. Jashtë këtij procesi është të falet dija, apo të blihet sikur po ndodh në disa raste të publikuara e shumë të pa publikuara. Nuk lejohet një shoqërorizim intim me nxënësit (studentët) dhe keqpërdorimi i pozitës së mësimdhënësit. Kjo çdo kund sanksionohet urgjentisht. Arsimtari që ka pas marrëdhënie intime me nxënësen, studenten nuk mund të jetë mësimdhënës edhe më tutje. Këto po ndodhin te ne. Nuk mundet një mësimdhënës të bëhet tiran para të rinjve, sikur që nuk duhet ta lejojë veten të nëpërkëmbet. Edhe nxënësit (studentët) e rregullt duhet ta respektojnë rendin shtëpiak. Në të kundërtën, do të duhej të dënohej mungesa e tij, rrahja, si që ka ndodh edhe vrasja e njëri-tjetrit në shkollat tona. Rregullore për disiplinë nuk mund të jetë, kur nxënësi bën edhe njëqind (100) mungesa pa arsye, largohet për tri ditë dhe kthehet në shkollë. Kësaj i thonë një keqpërdorim dhe një shkelje e çfarëdo rregulloreje juridike. Por, edhe një lojë me personelin mësimdhënës e drejtorinë e shkollës, me drejtorinë komunale, me pedagogët e mësimdhënësit, etj.

Duhet të punojnë entet pedagogjike. Këshilltarët që do të përcillnin punën e çdo mësimdhënësi duhet të jenë njerëz të përgatitur, me përvojë, të disiplinuar e autoritarë. Pas përcjelljes së punës së atyre që për një kohë të caktuar nuk tregojnë aftësi për mësimdhënës dhe nuk duan apo s’mundën ta ushtrojnë këtë zanat le të largohen. Secili nuk është për arsim e edukim. Në Kosovë nuk ka punësim, pos administratës, policisë dhe një numri shumë të kufizuar në shëndetësi, të gjithë konkurrojnë për mësimdhënës nëpër shkolla e universitete. Këshilltarët duhet të përcjellin edhe punën dhe sjelljen e nxënësve bashkë me mësimdhënës të shkollave.

Integrimi i kombëtares në procesin mësimor

Nuk duhet të mendohet se, veç kozmopolitizmi vjen në shprehje nëpër Evropë e në vende tjera të botës. Edhe ata e kanë lidhjen me vendin e tyre, e respektojnë dhe shfaqin ndjenjën e atdhetarizmit. Arsimimi dhe edukimi te ne është domosdoshmëri të ruajë komponentin e kombëtares. Të kthehet lënda e historisë nëpër disa shkolla dhe të luaj rolin e vet si shkencë. Pavarësisht se kush e çka dëshiron të bëhen shqiptarët, gjithnjë preferohet ta ruajmë e ta kultivojmë traditën, historinë tonë (jo me nacionalizëm romantik), por realisht për të kaluarën. Nuk duam komb pa emër (asnjanës), duke u shkri në gjithçka që nuk ka emër të vetin objektiv. Kemi thënë edhe më parë, ‘nuk na duan askush më shumë, nëse e braktisim kombëtaren dhe shndërrohemi në diçka tjetër’. Kombëtarja nuk është lëndë e veçantë, por nëpër mes atyre lëndëve mësimore, si gjuha dhe letërsia, historia, etj. Dhe këto i rregullon plan-programi.

Pra, gjatë gjithë të mësuarit në nivele të ndryshme, nuk duhet ta harrojmë edhe elementin albanologjik. Nuk do të duhej të kultivojmë ëndrra për sajimin e një kombi të ri, e një gjuhe të re. Ndryshe, kemi thënë edhe më herët është e pajustifikueshme dhe shumë qesharake me atë “kombin kosovar” dhe atë “gjuhën e nënës”, që po e trumbetojnë disa, të veçantë këtu në Kosovë. Në shkollë fëmija, gjithqysh duhet të mësojë edhe gegërisht, sikur që e mëson këtë gjuhën standarde sot. Është absurde ngase, të gjitha kombet me shtete të veta e kanë një gjuhë të standardizuar. Ne nuk jemi ende komb i pavarur me të gjitha trojet shqiptare, etj. Gjuha mund të plotësohet e të begatohet me të gjitha elementet e të gjitha provincializmave si dhe ato të gegërishtes.

Po rinia jonë, do të ishte më mirë të frymëzohej në diçka shqiptare, në diçka ngjashëm me kulturën dhe traditën për ta mbajtur veten sa më larg shtigjeve të rrezikshme në ditët e sotme. Më mirë me organizime të mbrëmjeve me koncerte muzikore, orë letrare, shfaqje teatrale e me ndonjë ekspozitë etj. se sa të shkojnë të gjithë nëpër kafene edhe gjatë kohës së mësimit. Të gjithë me duhan e me alkool në gojë, e një pjesë e tyre edhe me konsumimin e drogave. Për nj riparim të përgjithshëm do të duhej të angazhohen të gjithë.

 (Shefik Shkodra)

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: Askush nuk ka organizuar vrasje







Image result for tom doshi

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar publikisht lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi se ndaj tij ishte organizuar një vrasje.

Image result for tom doshi


Ai tha se askush nuk ka organizuar vrasje të deputetit Tom Doshi por se lidhur me këto deklarime vijojnë hetimet. Në një dalje për mediat Tahiri deklaroi se del publikisht për t’iu dhënë fund atyre që i quajti spekulime të pabaza të deputetit Tom Doshi.



Duke bërë një renditje të fakteve për të cilat pohoi se është në dijeni, Tahiri tha se më 6 shtator me kërkesë të Kryeministrit është takuar me Tom Doshin në Durrës në një banesë rezidenciale. Ai bëri me dije se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe se aty deputeti Doshi i ka rrëfyer se ka zbuluar komplotin për vrasjen e tij, si dhe kishte zbuluar ekzekutuesin dhe porositësin.
Image result for tom doshi
“Më tha se vrasësin e pretenduar e kishte në ato momente në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit. Gjatë këtij takimi Doshi më tha se personi që kishte marrë porosinë ishte nga Fushë Kruja dhe se porosinë e kishte marrë nga Fatjon Skënderi, ish shofer i Fatmir Mediut”, tha Tahiri. Në vijim ministri deklaroi se deputeti Doshi i kishte thënë se pesë ditë para takimit me të Fatjon Skënderit i ishte bërë atentat pa pasoja.
Image result for tom doshi
Duke cituar fjalët e deputetit Doshi, Tahiri tha se në rrugë private Doshi kishte zbuluar se në mjediset e lokal “Viva” në ish-Bllok ish-shoferi i Fatmir Mediut, bashkë me ish-nëndrejtorin e policisë Agron Kuliçin, kunatin e Sali Berishës Agim Ramën, Prokurorin e Krimeve të Rënda Eugen Beci, shtetasin Ymer Lala dhe pronarin e lokalit Ylli Xhaxhollari, kishin organizuar vrasjen.

Në vijim Tahiri tha se Doshi këmbëngul se edhe vetë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ishte përfshirë në komplot përmes Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Becit dhe ndaj nuk mund të ndiqej rruga ligjore, deri në një shkarkim të tij nga Parlamenti. Sipas Tahirit, Doshi i kishte thënë se vrasja e tij kërkohej për llogari të Sali Berishës, që siç tha Ministri i Brendshëm ishte betuar të hakmerej për humbjen e rëndë në Shkodër gjatë zgjedhjeve. Tahiri deklaroi se Doshi ishte i bindur se përmes prokurorit Beci, organizatorët kishin siguruar mbështetjen e kryeprokurorit Llalla.

Image result for tom doshi


Tahiri tha se menjëherë pas takimit i ka thënë Kryeministrit se gjithë rrëfimi i është dukur i dyshimtë dhe se nuk i është dukur se ka pasur gjurmë për vrasje dhe se e ka nxitur deputetin Doshi të ndjekë rrugën ligjore për denoncimin e tij. “Deputeti Doshi këmbënguli se përderisa kishte zbuluar se në komplotin për vrasjen e tij ishte përfshirë Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ishte e pavend të bënte diçka të tillë. I kam thënë Tom Doshit se nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç rrugës ligjore.




Në fund Doshi kërkoi që të takoja personin që sipas tij ishte vrasësi i porositur dhe i penduar, për ta nxitur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke përdorur mekanizmin mbrojtës të shtetit për ata që bashkëpunojnë me drejtësinë. Zotëria mu prezantua si Duri nga Fushë Kruja por që nuk foli vetë por që pohonte me kokë dhe pëshpërima se kishte marrë porosi dhe se këtë porosi ia kishte rrëfyer vetë deputeti”, deklaroi Tahiri.
Image result for tom doshi
Sipas ministrit pavarësisht se deputeti Doshi nuk ka pranuar të ndjekë rrugën ligjore për denoncimet e tij, Policia e Shtetit me iniciativë ka nisur veprimet paraprake dhe se pas kësaj ka takuar Kryeministritn, kryeparlamentarin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të cilin tha se ishte në dijeni të pretendimeve të Doshit, pasi ishin takuar më parë dhe se u shpreh i gatshëm për të hetuar. Ministri deklaroi se policia i ka shqyrtuar me përgjegjësi shqetësimet e deputetit Doshi pavarësisht se nuk kishte asnjë provë të vetme u shoqërua Fatjon Skënderi.
Tom Doshi: Kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nesër dorëzoj provat

Edhe pas dëshmisë së Durim Bamit, i cili përgënjeshtroi totalisht akuzat e deputetit Tom Doshi, ky i fundit deklaron se nesër dorëzon provat në Prokurori. Në faqen e tij të Facebook, Doshi shkruan se ka kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë dhe ditën e nesërme do të dorëzojë provat.

Tom Doshi gjithashtu deklaron se do të flasë sonte në mbrëmjen drejtpërdrejt me të gjithë shqiptarët në një emision televiziv.

“Kam kontaktuar sot me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ti dhënë dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time, që nesër paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia. Para çdo gjëje për mua si person është e rëndësishme transparenca me publikun dhe votuesin. Sot kam vendosur të komunikoj drejtpërdrejtë dhe hapur me të gjithë shqiptarët”, deklaron Doshi.

Të hënën, deputeti socialist Tom Doshi u përjashtua nga grupi parlamentar dhe menjëherë pas daljes nga selia rozë deklaroi se Ilir Meta, ka paguar persona për të vrarë atë dhe deputetin e PD-së Mhill Fufi. Pas akuzave të tij, policia shoqëroi dhe mori në pyetje personin e porositur për të kryer vrasjet sipas Doshit, Durim Bami.
Image result for tom doshi
Ky i fundit ka deklaruar para prokurorëve se “Tom Doshi thuri skenarin e atentatit dhe më bleu një makinë luksoze për të thënë versionin e tij në zyrën e ministrit Tahiri”.
I riu ka përgënjeshtruar pretendimet e deputetit Tom Doshi.
Image result for tom doshi
“U pagova nga Doshi për të thënë versionin e tij. Thashë para kamerës ç’më kërkoi Doshi. Thashë në kamera që mora urdhër nga lart. Doshi me bleu një automjet luksoz. Më çoi te Tahiri të thosha emrin e Metës. Në zyrën e Tahirit foli thuajse gjithë kohës Tom Doshi”, mësohet të ketë thënë 36-vjeçari.

Opozitarët fajësojnë “dorën e zezë” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusia kufizoi edhe pjesëmarrjen në funeralin e opozitarit të vrarë
Autori: Lajmi.net.TVBotaLajme15:30, 3 Mars 2015
Borsi Nemstov, opozitari i vrarë rus
Borsi Nemstov, opozitari i vrarë rus
Dhjetëra mijëra rusë i kanë dhënë lamtumirën e fundit opozitarit të vrarë, Boris Nemtsov, i cili javën e kaluar u qellua pas shpine derisa po ecte rrugës nga restoranti në drejtim të shtëpisë së tij në Moskë.
Nemtsov, 55 vjeçar, një kritik i madh i pushtetit, po ecte me të dashurën e tij ukrainase, Anna Durytska, kur ai u qëllua katër herë, ndërkohë që për atentatin ndaj tij, analistë dhe opozitarë fajësojnë “dorën e zezë” të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ukrainasja, një modele 23 vjeçare, u mor në pyetje nga policia, dhe më pas u lejua të kthehet në Ukranië. Ajo, sipas policisë, ka thënë se nuk e ka parë vrasësin që e kishte goditur nga mbrapa të dashurin e saj.
Edhe Shërbimi Federal i Mbrojtjes i Rusisë ka dal me deklaratë se kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë, nuk kanë marrë ndonjë pamje të atentatorit, pasi sipas këtij shërbimi, ato janë të fokusuara në drejtim të Kremlinit.

Trupi i pajetë i opozitarit rus, i vrarë të premten afër Kremlinit


Funerali i opozitarit u mbajt në kryeqytetin rus, në Moskë, dhe pastaj arkivoli me trupin e pajetë të Nemtsov u dërgua në varrezat e qytetit, aty ku më 2006 u varros edhe gazetarja e vrarë Anna Politkovskaya, njofton BBC, raporton lajmi.net
Disa politikanë të Bashkimit Evropian dhe lideri i opozitës i Rusisë u ndaluan të marrin pjesë në funeralin e kritikut të ashpër të presidentit Vladimir Putin, i cili prej vitit të kaluar ka acaruar raportet mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në dy rajone të tjera të Ukrainës.
Nemtsov u qëllua për vdekje në një urë, pranë murit të Kremlinit, mbrëmjen e së premtes, dhe ata që e njohën do ta kujtojnë si një njeri, i cili ishte plot energji dhe jetë që besonte me pasion në demokraci.
1
Ai kurrë nuk kishte frikë të fliste atë që mendonte. Vitin e fundit ai kishte qenë një kundërshtar i ashpër i presidentit Putin, duke e akuzuar atë për korrupsionin dhe nxitjen e luftës në Ukrainë.
Deputetja letoneze, Sandra Kalniete, i tha BBC-së se asaj i ishte refuzuar hyrja në Rusi në aeroportin Sheremetievo në Moskë, pa një shpjegim të duhur. Ajo tha se kishte pritur dy orë në aeroport para se t’i refuzohej hyrja.
Edhe senatorit polak, Bogdan Boruseëicz, i ishte mohuar viza hyrëse për të marrë pjesë në funeralin e Nemstov, i cili u vra pranë murit të Kremlinit, por autoritetet nuk kanë asnjë të dhënë as të dyshuar për atentatorin.
Autoritetet ruse mosdhënien e vizave hyrëse për disa politikanë nga shtetet evropiane e kanë lidhur me sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë për përfshirjen e saj në konfliktin e Ukrainës.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se vendimi i autoriteteve ruse për të mos lejuar disa politikanë evropian të marrin pjesë në funeralin e opozitarit rus është “arbitrar” dhe i dënueshëm nga Bashkimi Evropian.
Edhe kreut të opozitës ruse, Aleksei Navalny, i ishte mohuar leja e autoriteteve të burgut për të marrë pjesë në funeral, ku ai po vuan një dënim 15 ditorë për shpërndarjen e fletushkave që bënin thirrje për një protestë kundër pushtetit rus.
Ai kishte apeluar kundër vendimit të gjykatës që nuk e lejoi për të marrë pjesë në funeral, por Gjyka e Apelit, ka caktuar ditën e mërkurë për ta shqyrtuar kërkesën e kryeopozitarit rus.
Presidenti Putin nuk mori pjesë në funeral, por Kremlini zyrtar kishte njoftuar se kreu i Federatës Ruse do të dërgojë një përfaqësues në vend të tij.
Në funeralin sotëm në Moskë ishte edhe ish kryeministri Britanik, John Major, i cili u tha gazetarëve se është në të mirën e Rusisë që të bëhet një hetim i plotë e transparent lidhur me vrasjen e opozitarit Nemtsov. Ai tha se kjo ishte vizita më e trishtuar e tij në Moskë dhe se nuk do të heshtë derisa të zbardhet kjo vrasje.
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër qendër të Moskës edhe të dielën për të nderuar opozitarin Nemtsov. Aleatët e tij kanë akuzuar Kremlinin të përfshirje në vrasje, por presidenti Putin dënoi vrasjen duke thënë se ishte e “turpshëm” dhe “provokuese”, dhe duke u zotuar për të gjetur vrasësin.



Manekenia ukrainase Ana Durickaja , e cila ishte në shoqëri të politikanit rus Boris Nemtsov i cili u vra, ka thënë se nuk e ka parë vrasësin por vetëm veturën e tij.






Ajo në një deklaratë për një stacion televiziv në Rusi ka thënë se nuk kishte parë asgjë të dyshimtë para vrasjes, e po ashtu tha se nuk ka arritur ta shoh as vrasësin.




Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar vrasjen e Nemtsovit, dhe në xhirim shihen momente para dhe pas vrasjes, por jo edhe momenti i vrasjes.

Borsi Nemstov, opozitari i vrarë rus
Borsi Nemstov, opozitari i vrarë rus Borsi Nemstov, opozitari i vrarë rus
Udhëheqësi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) ka thënë sot se ka të dyshuar për vrasjen e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov, por ai nuk ka dhënë ndonjë të dhënë tjetër.
Aleksandr Bortnikov, ka thënë se gjithmonë ka të dyshuar, por nuk ka treguar nëse janë gati të zgjidhin rastin.

Nemtsov, një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, është vrarë afër Kremlinit më 27 shkurt.

Ai është varrosur në periferi të Moskës në një ceremoni emocionale ku morën pjesë mijëra njerëz.

Putin e ka quajtur provokim vrasjen e tij më qëllim destabilizimin e vendit ndërsa është zotuar se do të sjellë para drejtësisë personat që janë përgjegjës.

Kundërshtarët e qeverisë frikësohen se kjo mund të mos ndodh, duke kujtuar vrasjen e disa kritikëve të Kremlinit në të kaluarën, raste këto që nuk janë zgjidhur asnjëherë.

Hetuesit kanë thënë se janë duke shikuar disa motive të vrasjes së Nemtsovit, përfshirë edhe ekstremistët islamik, konfliktin në Ukrainë dhe jetën e tij private.

A mund të qeveriset me Kosovën?

Blerim Shala, opinionist i rregullt në Lajmi.net


Është kjo një pyetje brutale, e rëndë, e mundimshme. Për shumëkë është paradoksale. Nuk do të duhej të bëhej fare. Sepse është e kotë. Së paku në shikim të parë. Megjithatë, duhet shtuar këtu që kjo pyetje nuk ka të bëjë me këtë apo atë përbërje të një Qeverie të Kosovës, me këtë apo atë formulë politike të qeverisjes. Ka të bëjë me thelbin e nocionit të qeverisjes, të udhëheqjes me një shtet.
Kosova si territor është bërë e lirë në vitin 1999 me popullatë të njohur, me përbërje etnike të ditur, me kufijtë e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, dhe është bërë shtet në vitin 2008, mbi të gjitha, sepse rrjedha historike dhe politike në Kosovë dhe përreth saj, ka vërtetuar që kosovarët duhet të qeverisin me vetveten, apo që askush tjetër nuk ka të drejtë të qeverisë me ta.

Një qeveri funksionale, zatën, është njëri prej elementeve kyç të një shteti.

Bërja e Kosovës me Qeveri të mirëfilltë, në nivelin qendror, ka nisë më 2001, me dokumentin themelor ligjor, Kornizën Kushtetuese, me zgjedhjet e përgjithshme të po atij viti, ndërsa është rrumbullakuar në vitin 2008, me shpalljen e shtetit të Kosovës, me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me transformimin e Qeverisë së përkohshme të Kosovës, të periudhës së Administrimit ndërkombëtarë, në Qeveri të Republikës së Kosovës. Natyrisht, qeverisja me Kosovën nënkupton edhe segmentin legjislativ (Kuvendin e Kosovës), garantuesin suprem të funksionimit të shtetit (Presidentin) dhe segmentin gjyqësor (drejtësinë). Gjithsesi, qeverisja me Kosovën për shkaqe të njohura për të gjithë, ka edhe atë dimensionin e ndjeshëm të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë.

Në teori pra, gjithçka është definuar si duhet. Kosova në këtë aspekt, me letra (si thuhet), madje prinë përballë shumicës së shteteve të kësaj ane të Evropës së definiuar si Ballkani Perëndimorë.

Por çfarë na thotë realiteti?

Si mund ta zëmë të shpjegohet fakti i muajve të fundit që dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u larguan nga vendi i tyre dhe ia mësynë Perëndimit, ilegalisht?

Janë bërë një mori interpretimesh të kësaj dukurie. Njëra prej tyre, që është dëgjuar goxha shpesh, flet për një zhgënjim të përgjithshëm të qytetarëve me politikën kosovare. Nuk ka si të mos ndërlidhet ky konstatim me bindjen e shumëkujt prej atyre që shkuan nga Kosova, që ky vend nuk po qeveriset si duhet.

Janë edhe disa elemente të tjera që shfaqen si pyetje, për të cilat përgjigjja është në kërkim e sipër. Ndërsa pa adresimin e tyre, nuk do të mund të hiqet qafe ajo pyetja e rëndë e bërë krejt në fillim.

Ta zëmë, autoritetet qendrore të Kosovës, akoma nuk qeverisin si duhet me një pjesë të territorit të vendit, apo me Veriun. Është thënë shumë herë që, derisa integriteti territorial i Kosovës ka garancitë e duhura ndërkombëtare (por jo edhe ato finalet, të cilat merren me anëtarësimin në OKB, dhe më pas, me hyrjen në Paktin NATO), integrimi i kësaj pjese të Kosovës është temë e papërfunduar. Ndryshe, as që do të kishte nevojë të ketë bisedime në Bruksel.

Pastaj, edhe në segmentin shumë të rëndësishëm të Sundimit të Ligjit, nuk kemi arritë që të bëhemi zot të vetvetes, të qeverisim me vetveten. EULEX është ende këndejpari, ndërsa krijimi i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, është një tjetër dëshmi e deficitit të theksuar kosovar në këtë fushë, i cili është krijuar prej nesh dhe prej ndërkombëtarëve.

Gjithashtu, këtu mund të flitet shumë edhe për mungesat e theksuara në ekonominë kosovare, në fushën sociale poashtu, të cilat pastaj shpiejnë në konkludimet thellësisht mëdyshëse sa i përket qeverisjes me vend.

Këtu nuk ka si të mos përmendet edhe dimensioni i një stabiliteti politik, i cili shquhet me një konsensus politik në një shtet për çështjet e interesit kombëtarë/ shtetërorë, dhe me një rivalitet të mirëfilltë në një politikë dhe në një shoqëri demokratike.

Një konsensus i tillë nuk ekziston në Kosovë, për gati asnjërën prej këtyre çështjeve, hiç këtu temën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Po shihet pra që pyetja e nisjes së këtij shkrimi, paska qëndrueshmërinë e saj.

Sidoqoftë, përkundër të gjithave, Kosova nuk ka fare këtu alternativë. Pra, duhet të mbërrijë, sa më parë që është e mundur, në stadin kur në plotëni do të qeverisë me veten.


2.


Kur u lind, kur u shpall, shteti i Kosovës, shtatë vjet më parë, ne ishim më të pjekur, më të mençur, më të matur, më të mirë se sa që jemi sot.
E dini: Numri shtatë ka një veçori dhe një cilësi në legjenda. Edhe në ato shqiptare.
E kuptuam: Numri shtatë nuk pati kurrfarë domethënie të posaçme, në realitetin kosovar të 17 shkurtit. Në ditën kur shënuam ngathtë, pa kurrfarë kreativiteti, kot madje, lodhshëm disi, përvjetorin e pavarësisë. Në atë stilin e kryerjes së një detyrimi.

Nuk ka këndejpari vullnet, disponim, as dije (madje), për ta bërë ndryshe këtë festim. Për tu marrë me të gjitha arritjet, sukseset, por edhe gabimet dhe dështimet që kanë ndodhur në shtetin e Kosovës që nga ai 17 shkurti i vitit 2008.

Në një ditë si kjo, mbase, do të duhej të prezantohej një lloj i ‘Raportit të Progresit’, të cilin do ta bënim ne vetë pra, për 12 muajt e kaluar në shtetin dhe në shoqërinë kosovare.
Do të mund të bëhej ky një Akt (a veprim) tradicional.

Do të duhej pastaj sa më parë që është e mundur, në muajt e ardhshëm, të krijohet një Këshill i Veçantë Organizativ, i cili në përbërjen e tij do të ishte bashkim i legjitimitetit dhe kreativitetit, që do të kishte një mandat trevjeçarë për përgatitjen e kremtimit të Ditës së Pavarësisë tash e tutje, me një synim të posaçëm për shënimin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të shtetit të Kosovës, me 17 shkurt të vitit 2018.

Një vlerë e përbashkët politike që do të duhej të ishte si Top 1, si prioritet absolut politik, do të duhej të ishte që Kosova, atë 17 shkurt (të vitit 2018), ta pret si shtet me anëtarësi të plotë në OKB: Me flamurin e saj që do të valëvitej në East River, në New York, në selinë e OKB-së.

Diçka e tillë është e arritshme. Dihet se çka do të duhej të bëhej në ndërkohë nga politika kosovare që atë ditë, Kosova ta pret me ulësen në OKB.

Poashtu, nëse qysh tash do të nisnim të bënim bashkë idetë dhe propozimet e duhura dhe të mençura për anën artistike dhe kulturore të shënimit të Një Dekade të ekzistimit të shtetit të Kosovës, nuk do të ishte aq vështirë që me atë 17 shkurtin e vitit 2018, të bënim një ngjarje madhore politike dhe kulturore në Kosovë.

Këtu, gjithsesi do të duhej të ftonim të gjithë ata politikanë, diplomatë, intelektualë perëndimorë që na ndihmuan aq shumë në rrugëtimin kah çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

Dhe kështu me radhë. Janë këto vetëm disa ide a propozime.

Ka shumë punë për tu bërë tash e tutje në shtetin e Kosovës. Bërja e shtetit, para shtatë viteve ka qenë hapi i mbramë i një Lëvizje politike për pavarësimin e Kosovës. Dhe ka qenë, realisht, hapi i parë, më i madhi, gjithsesi, në dyzimin e këtij shteti me ndryshimin rrënjësor të shoqërisë kosovare dhe të jetës së qytetarëve të këtij vendi.

Kjo nuk ka ndodhur. Fajtorët janë të shumtë. Dhe fare të paktë janë ata që duan të gjejnë udhën që Kosova, si shtet, si shoqëri, të ecën përpara, pa qenë e detyruar që sërish të përballet me një dështim të përmasave të një katastrofe natyrore.

Andej, zaten, ia kem mësy ne. Dhe jemi goxha të vyeshëm në këtë aspekt. Po punojmë madje, me të madhe, që sa më parë që është e mundur të mbërrimë në stadin e përplasjes.
Me pasojat e saj, do të merremi më vonë.

Ka të ngjarë që ky rrëfimi për shtatëvjetorin e shtetit të Kosovës, t’i përngjet, natyrisht, jo në të gjithë përbërësit e vet, por në atë idenë kryesore, kallëzimit të filmit ‘The curious case of Benjamin Button’, të regjisorit David Fincher, me kryeprotagonist aktorin e njohur Brad Pitt.

Benjamin Button lind si plak, dhe duke jetuar, përtërihet, dhe vdes si foshnje.
Pra, ai bënë një jetë fare të kundërt me atë të rëndomtën, të secilit njeri.

Kur u lind, kur u shpall, shteti i Kosovës, shtatë vjet më parë, ne ishim më të pjekur, më të mençur, më të matur, më të mirë. Madje.

E dinim fare mirë se çka duhet bërë tash e tutje me veten, me Kosovën.
Duke kaluar vitet, në vend se të rritemi, të zhvillohemi, të ndreqemi tutje, me ne ka ndodhë e kundërta. Po zvogëlohemi, po tkurremi, po bëhemi të mbrapshtë.
Dhe po mendojmë se kinse e dimë çka duhet bërë me veten dhe me Kosovën.


3.

Për të mbërritur këtu ku jemi, është dashtë goxha mund nga të gjitha palët e mundshme, sepse ndryshe nuk do të kishim një shpërthim të këtillë në sheshet e Prishtinës, dhe një ikje të kësisoj nga Kosova.
Po dëmtohet imazhi i Kosovës. Po dukemi keq pra. Para vetes dhe para Botës.
Është kjo njëra prej faturave të dëmtimit të Kosovës që po ndodhë javëve të fundit.
Kështu po thonë të gjithë: Edhe Qeveria, edhe opozita, edhe qytetarët e thjeshtë.

Dy pamje janë të ndërlidhura këtu, në mbërritjen tek ky përfundim. Ajo e para, përcjell tabllot e përleshjes midis policëve dhe protestuesve, që ka ndodhë në rrugët e Prishtinës, me 27 janar. Ajo e dyta, lidhet ma xhirimet e autobusëve, të cilët deri para pak ditësh, me plotë shqiptarë të Kosovës, shkonin në Serbi, ku prej andej, udhëtarët e tyre gjenin rrugë për të dalë ilegalisht në Hungari dhe në Evropë.

Gjërat që duken pra. Që nuk të lënë pa reaguar. Që janë të mbushura me emocione. Nuk është njësoj këtu, në shpjegim të këtyre dukurive, si kur flitet në përgjithësi për rend dhe për ligj, për krim dhe për korrupsion, për mënyrën se si funksionon shteti.

Këtu gjithçka shihet. Dhe në fillim, një shtet, një shoqëri, në këto raste, kur një fenomen merr trajtën fare të dukshme, të prekshme, të matshme, duhet të bëj gjithçka, për tu marrë me këtë dimensionin që ka dalë në shesh, e pastaj, edhe me shkaqet e kësaj dukurie, për të mbërritur sa më parë që është e mundur tek masat që duhet ndërmarrë për ta trajtuar dhe për ta ndreçur një zhvillim politik, ekonomik, social, që shpërtheu në sipërfaqe në këtë mënyrën më të dhimbshme.

Këto pamjet e mbrama flasin keq për Kosovën. Mund këtu të shkëmbehen akuza sa të duash, në të gjitha adresat e mundshme politike, por për të mbërri këtu ku jemi, është dashtë goxha mund dhe përpjekje nga të gjitha palët e mundshme, sepse ndryshe nuk do të kishim një shpërthim të kësisoj të urrejtjes politike në sheshet e Prishtinës, dhe një ikje të këtyre përmasave nga Kosova.

E tëra për shumëkënd po i përngjet një katastrofe natyrore, një tërmeti të madh. Mund të jetë. Natyrisht, në një shtet që funksionon si duhet, së pari, reagimi ndaj kësaj sprove shfaqë një organizim goxha të mirë, që me sukses ia del të përballet me pasojat e një katastrofe natyrore. Së dyti, në atë shtet, ndërtimi bëhet ashtu siç duhet, pra, në respektim të parametrave që parashohin edhe dridhje të mëdha të tokës, prandaj, në parim, dëmet janë më të vogla.

Tërmeti dhe goditjet e natyrës nuk mund të ndalen. Kurrë. Mësa pakënaqësitë politike dhe sociale, në një shtet dhe shoqëri demokratike.

Në rastin e Kosovës, siç po kuptohet dhe po shihet (çka është më e keqja), gjithnjë e më shumë, as nuk kemi bërë si duhet ndërtimin e demokracisë dhe të shtetit, as nuk po dimë si të trajtojmë dy sprovat e mëdha, të cilat kanë dalë në shesh.

Ndërtimi i shtetit dhe i demokracisë, së paku në një element, është si tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. As këto ndërmarrje, nuk ndalen kurrë, apo, nuk arrijnë asnjëherë një stad kur mund të thuhet që puna është kryer. Por një shtet ka qëndrueshmërinë e tij, sikur organizmi i një njeriu, atëherë kur ka të forcuar imunitetin e tij në përballjen me problemet e vazhdueshme që janë ‘sëmundje’ të pashmangashme në jetën e një shoqërie.

Në shembullin e Kosovës, po shihet që jemi larg sigurimit të këtij imuniteti, dhe mbërritjes tek një qëndrueshmëri afatgjatë. Dhe dëmtimi këtu po na vjen prej të gjitha anëve. Më së shumti, për fatin tonë të keq, prej vetvetes, prej mentalitetit tonë politik (dhe jo vetëm politik), të trashëguar nga e kaluara. Në shumë aspekte, ne jemi ende robër të këtij mentaliteti. Ai në flet me mosdurim, me mllef, me urrejtje, përditë, kudo në Kosovë.

Imazhi i vendit prandaj, në masë të madhe është reflektim i gjendjes reale në vend.

U pata thënë, ju kujtohet kur Rita Ora xhiroi spotin e saj udhëve të Prishtinës, që ajo bëri më shumë për Kosovën, për dukjen e saj në Botë, sesa e gjithë politika e Kosovës.

Ia vlen ta shikoni edhe një herë këtë spot. Jo vetëm nëse dëshironi sërish t’i ktheheni një ngjarjeje që na bëri të gjithëve të ndihemi mirë, por edhe nëse ju ka marrë malli t’i shihni flamujt e shtetit të Kosovës, udhëve të Prishtinës. Ata më nuk gjinden askund në kryeqytetin e Kosovës.

Kaq për imazhin. Dhe kaq për shtetin e Kosovës.

Behgjet Pacolli: Enver Robelli, shihemi në gjykatë



Ish zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar padi kundër publicistit Enver Robelli për siç thotë ai për shpifje.


Lexojeni reagimin e plotë të Pacollit:

Unë dua ta respektoj kërkesën e miqve të mi që mos të zhytem në polemika me qënje si Robelli.Unë për herë të fundit shkruaj për këtë qenie e nga sot merren me te avokatët e mij ne Zvicër edhe në Kroaci.

Kërkoj ndjesë nga lexuesit që i rëndoj më këtë çështje

Ka dallim midis realitetit dhe shpifjeve të Enver Robelli dhe ndaj po shkruaj dhe njëherë tjetër.. Unë dje vetëm i kam treguar opinionit dhe miqve të mi arsyjet pse që sa kohë Enver Robelli më fyen, më shan, shpif e gënjen publikun duke përdorur mundësinë e tij që ka si gazetar, apo rrugë të gjarprueme si frëngjia e facebookut ku kujton jotrimërisht se nuk e kap ligji apo kodi etik i medias zvicerane.

 A thua çka do të bënte ai po të kishte mundësi tjera?

 Thashë se ai ka ndryshuar qëndrim pasi më kërkoi e unë refuzova ti ja jep, 60 mijë euro. Unë ju them se kjo është arsyeja themelore. A donte të shitej, por unë nuk doja ta blija, kjo është çështja.

Unë i them Robellit se nuk e njoh as dhunën, e as shpifjet e as fjalorin e rrugaqëve. Unë nuk kërcënoj e shantazhoj njerëz se nuk kam nevojë. Kur duhet, atëherë unë veproj me rrugë të ligjshme.

 Sot Robelli shpifi e kërcënoi më shpifje të tjera dhe ma dha mundësinë që unë ta përndjek atë juridikisht këtu tani, në Zvicër (mu duk se përmendte policinë e Zvicrës) ku askujt nuk i falet asgjë.

 Për fat të mirë qytetarët e Kosovës kanë kuptuar (edhe nga realiteti marrëdhënieve të Robellit me mua )po edhe nga gjuha që përdor ai arsyen e vërtetë pse ai më sulmon mua.

 Gjuha e tij nuk lidhet me kërkimin profesional e të vërtetës, me standardet etike të gazetarisë zvicerane apo ato të të ndërmarrjes Koha.

Forma shprehje të tilla lidhën vetëm më frustrimet personale ( kjo shprehët të shumë njerëz të pa realizuar në jetën e tyre) që më vonë marin formën e urrejtjës që në shumë raste shndërrohet bile edhe në dhunë.

Nga sot, si e thash më lartë me Robellin merren avokatët e mi edhe në Zagreb, Zuerich e gjetiu.


2.

Maloku- Robellit: A ja ke lyp a s’ja ke lyp paret Pacollit, trego

Kandidati për deputetë nga radhët e LDK-së, Valon Maloku i është drejtuar gazetarit Enver Robellit me fjalën patetik.Maloku në një postim në Facebook ka theksuar se kjo që po bënë Robelli nuk quhet gazetari.

Lexoni postimin e plotë:

Patetik Robelli. Kjo nuk quhet gazetari.

Cfare hamam gazetarie, qe pasi e personalizoi çështjen me Pacollin tre herë veç sot po shkruan gjana që kinse i paska dijtë e si paska shkruar ma heret. Sende që veç i dijmë moti.
Ke lyp apo si ke lyp paret. Kjo është çështja. Nuk është marre me lyp pagesë për punën tënde.

Prof Dr Sali Berisha: Rasti Doshi, Fufi eshte nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.


Akuza e Tom Doshit se Meta – Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve, eshte me e renda ne 25 vitet e fundit deklaron ish Kryeministri Berisha!!
Te dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve te parlamentit shqiptar, jane akuzat me te renda publike ne tere historine e pluralizmit shqiptar shkruan ish Kryeministri Berisha.
Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit te vendit, Ilir Meta, ne marreveshje me Edi Ramen, ka paguar per vrasjen pra eleminimin fizik te tij dhe deputetit te PD Mhill Fufi. Doshinjoftoi para mediave se per akuzen e tij, me e renda 25 vitet e fundit, disponon fakte te cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashte vendit.
Personalisht kam degjuar dhe denoncuar ne Parlament per perpjekje te drejtuesve te mazhorances per eleminim te eksponenteve te saj. Por akuzat tronditese te deputetit Tom Doshi, i njohur per miqesine e ngushte me Ramen por edhe Meten, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pelqim te Rames ka paguar para per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD, Mehill Fufi, jane nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe cdo perpjekje per te eleminuar fizikisht deputetet e Parlamentit pavaresisht nga spektri i tyre politik, theksoj me kete rast se sipas ketyre akuzave klika ne pushtet projekton destabilizimin e Shqiperise! I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi, guxim dhe pergjegjesi te larte akuzat e renda per vrasje politike me pagese nga kreu i parlamentit, me porosi ose miratim te kreut te qeverise dhe te vendos para ligjit cdo person te implikuarbne skenare kriminale. Ju bej thirrje qytetareve te vendit te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin nga klika e vrasesve ne krye te pushteti. Mare nga fb

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...