Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/18

Traktati i Tolerancës: Një manifest kundër ekstremizmit fetar

“Traktati i tolerancës”/ Luan Rama, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe njohës i mirë i letërsisë franceze, flet për librin e Volter, sjellë në shqip nga “Saras” 
Alda Bardhyli
Traktati i tolerances (2)Volteri nuk mundi ta shihte përfundimin e Revolucionit Francez, kur feja u nda nga shteti. Mësimi i Revolucionit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mbetet një nga fitoret e mëdha të botës së lirë e të qytetëruar. Atje ku shtetet sundojnë përmes fesë, liria është e cunguar, e privuar, e vrarë. Në librin “Traktati i tolerancës”, Volter përçon pikërisht këto ide… Pesimist mbi raportet që shfaqeshin midis fesë dhe shtetit, Europa e së ardhmes që ai parashikoi i ngjason Europës së sotme. Luan Rama, ish-ambasador në Paris, dhe njohës i mirë i botës letrare e filozofisë franceze, e ka lexuar herët Volterin. Disa muaj ai ndjeu nga afër tronditjen e Francës pas sulmeve në revistën satirike “Charlei and Hebddo”. Më poshtë, ai vjen në një intervistë për këtë libër, sjellë së fundmi në shqip nga botimet “Saras”.
Francezët i janë rikthyer Volterit, shkruante pak kohë më parë një media europiane. Në fakt “Traktati i tolerancës” ka qenë një ndër librat më të shitur këto kohë…
Luan Rama
Luan Rama
Është e vërtetë që me ngjarjet e “Charlie Hebdo” në Francë dhe me aktet e shumta të një terrorizmi ekstrem e integrist, Volteri (François-Marie Arouet, 1694-1778) është rikthyer jo vetëm në Francë por dhe në gjithë Europën, tashmë e kërcënuar seriozisht nga integrizmi islamik. Libri i tij është në stendat e para të librarive. Madje shprehjes “Unë jam Charlie” i është shtuar dhe “Je suis Voltaire!” (“Unë jam Volteri!”). Dhe është e kuptueshme. Volteri ishte nga të parët iluministë, i ndjekur nga Rousseau, (i konsideruar si një nga perkursorët e parë të Revolucionit Francez), që përmes një ngjarje të ndodhur në Toulouse në vitin 1762, ku turma amorfe dhe fanatike, e nxitur nga urrejtja fetare akuzon një baba për vrasjen e të birit që gjoja donte të konvertohej (por që ai thjesht ishte vetëvrarë), arriti të bëjë një akuzë të fortë politike e filozofike kundër fanatizmit dhe intolerancës fetare (Volteri këtu na bën të kujtojmë dhe Artur Miller me dramën e tij Shtrigat e Salemit, diçka kjo e përngjashme). Edhe pse “Lufta e Religjioneve” veçanërisht në jugun e Francës kishte mbaruar; edhe pse “Editi i Natntes” i mbretit Henri IV, në fundin e luftërave fetare (ku morën pjesë masivisht dhe stradiotët shqiptarë, mes të cilëve Merkur Bua, Meneshi, Muzaka, etj.) kishte vendosur më së fundi paqen mes protestantëve dhe katolikëve, duke lejuar lirinë e besimit dhe tolerancën mes besimeve, kjo urrejtje vazhdonte përsëri. Ishin teologët ata që e nxisnin këtë urrejtje. Kështu, kjo vepër e Volterit, kjo akuzë e fortë sociale e politike, gjeti vetveten në përgjigjen ndaj aktit terrorist të Parisit, por dhe gjithë akteve të fanatizmit fetar të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit dhe akteve që përjetojmë sot me ritin e kokave të prera në Irak e Siri dhe shkatërrimin e kulturave mijëvjeçare, ku një grup fanatikësh dhe teologësh të rremë të profetit kërkojnë krijimin e një rendi të ri botëror sipas dogmës së tyre.
Një traktat kundër fanatizmit apo një ese e mrekullueshme filozofike? Cili është ky libër?
Traktati i tolerancës” apo “Traktati i tolerancës me rastin e vdekjes së Calas“, siç e ka shkruar titullin Volter në kohën e tij, është njëherësh dhe një traktat kundër fanatizmit por dhe një ese e mrekullueshme filozofike, të cilën ai e shkroi në vrullin e këtyre ngjarjeve tronditëse dhe pasi kishte botuar më parë ese të tjera të mrekullueshme si “Shkrime filozofike“, “Kandidi”, “Zadig”, “Fanatizmi ose Profeti Muhamet”…. Në Zadig, është njeriu që do të zbulojë të vërtetën, ta nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërkohë që të tjerët duan ta errësojnë… është si të thuash vetë Volteri… Abedin Pashë Dino, Sami Frashëri, Hoxha Tahsin, e të tjerë që përkthyen Volterin, frymëzoheshin pikërisht nga këto mësime të Volterit, që liria e fesë t’i shërbente paqes dhe dashurisë mes njerëzve dhe jo që feja të ishte instrument i dhunës. Sigurisht, kjo ese e Volterit, më shumë një vepër luftarake se refleksion, e cila është në sistemin e teksteve shkollore të Europës, duhet të hyjë gjerësisht edhe në tekstet e shkollës shqiptare, pasi bashkë me disa tekste të tjera rreth tolerancës, përbëjnë boshtin e një edukimi qytetar. Kjo ese bëhet një referencë urgjente për të treguar se ku na çon fanatizmi dhe dogma fetare apo çdo fanatizëm kundër së drejtës njerëzore, së drejtës së fjalës, shtypit, kritikës. Thënia e Volterit se “unë nuk jam dakord me atë që thoni, por do luftoj që ju të mund ta shprehni mendimin tuaj” është bërë një thënie proverbiale për të gjithë njerëzit dhe në veçanti për liderët politikë e shpirtërorë. Sigurisht, në kohën e tij, ai e konsideronte islamin më pak të rrezikshëm se integristët kristianë, por po të ishte ende gjallë, ai do të zhgënjehej që furrat e druve ku digjeshin heretikët e Inkuizicionit, tashmë janë në vendet e Orientit ku dikur lulëzonte kultura e progresi shkencor. I përkthyer në arabisht, ky tekst do të ishte një mësim i vërtetë historik e aktual e do t’i bënte padyshim nder botës arabe. Volteri ishte i ndërgjegjshëm kur shtronte këtë çështje që siç shkruante ai “meriton vëmendjen e kohës sonë dhe të ardhmes…”.
Volteri kritikon qëndrimin që shteti ka mbajtur historikisht ndaj feve duke mos e ndarë lirinë sipas terreneve të duhura. A është devijuar sot ky raport?
Në esenë e tij, Volteri bën dhe një kujtesë historike rreth pasojave që fanatizmi fetar i ka sjellë njerëzimit. Ai na kujton grindjen dhe luftën e madhe midis dy teologëve të mëdhenj të kishës kristiane, mes peshkopit Aleksandër dhe murgut Arius, një grindje që për tre shekuj solli veç luftëra fetare. U desh të ndërhynte perandori Konstandin që të vendoste paqen dhe dogmën përfundimtare që kjo luftë të ndalonte. Por Volteri është dhe një pararendës i gazetarisë së “investigimit”, i zbulimit të faktit, i hetimit të ngjarjeve, çka u pasua më vonë me Emil Zola dhe thirrjen e tij “J’açuse!” (Akuzoj!), për “Çështjen Drejfys”), etj. Duke marrë shkas nga ngjarja ku turma, klerikët dhe gjyqtarët e Toulouse-s kërkuan linçimin e një familje të tërë (nga e cila mbeti gjallë veç gruaja e mjerë e Jean Calas) ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin, gjykatësit e saj si dhe klerikët, të cilët i lanë rrugë dhe u bënë mbështetës të arbitraritetit, fanatizmit, krimit. Me esenë e tij mbi tolerancën, Volteri u pozicionua kundër fesë, madje dhe kundër mbretit. Në atë kohë (për kohën e tij në Europë thuhej “shekulli i Volterit”), ai ishte një nga iluministët më të mëdhenj krahas Descartes, Rousseau, Bossuet, etj. Më parë, ai kishte botuar fshehurazi në Amsterdam veprën e tij të titulluar Zadig, një kritikë e ashpër kundër fanatizmit fetar dhe obskurantizmit, por u detyrua të deklarojë se ajo nuk ishte vepra e tij. Vdekja e së dashurës së tij, zhgënjimi nga dashuria, frika ndaj ndëshkimit dhe burgimit në burgun e Bastille-s dhe ftesa e perandorit të Prusisë Josef II, e bënë që ai ta linte Francën dhe të shkonte në Berlin. Në letrat e tij, Perandori Josef i shkruante: “Vazhdoni Zotëri të ndriçoni botën! Pishtari i së vërtetës nuk mund të besohet më mirë sesa në dorën tuaj!…”. Ai do të kthehej në Francë 28 vite më vonë dhe kthimi i tij në Paris u prit me duartrokitjet e parisianëve. Ishte nga të parët që hyri në Panteonin francez që në vitin 1791, pas Mirabeau-së. Në fakt dhe ngjarje personale kanë ndikuar në akuzën e tij ndaj teologëve klerikalë të kohës. Kur një e dashur e tij aktore vdiq, prifti nuk pranoi ta varroste në varrezat e kishës, meqë aktoret konsideroheshin të shkishëruara. Kështu Volteri e varrosi në cep të qytetit, në një varr pa gur dhe pa emër. Por ai u revoltua akoma më shumë kur në të njëjtën kohë, në Angli, një aktore ishte varrosur në varrezat e Westminster Abbey, dhe në shkrimet e tij ai do t’i bënte himn tolerancës angleze, çka u konsiderua si një blasfelm nga kisha katolike franceze. Në fakt, Volteri nuk e arriti kohën e Revolucionit, kur feja u nda nga shteti. Mësimi i Revolucionit Francez ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mbetet një nga fitoret e mëdha të botës së lirë e të qytetëruar. Atje ku shtetet sundojnë përmes fesë, liria është e cunguar, e privuar, e vrarë. Integrizmi i sotëm pikërisht këtë kërkon. Dhe kjo padyshim të çon drejt luftërash të reja. Ja pse gjithçka varet nga arsimimi, kultura, kujtesa historike, që inkuzicionet e çdo lloji e ngjyre të mos t’i rikthehen përsëri shoqërisë njerëzore, pra ato të mbeten si referenca për të ardhmen.
Në fakt, libri i Volterit duket si një orakull parashikimi mbi atë se çfarë do të ndodhte në të ardhmen ose atë që ndodh sot, ku segmente të caktuara në emër të fesë janë kthyer në një rrezik për shoqërinë…
Padyshim që libri i Volterit është një manifest i vërtetë i cili duhet të bëhet aktual në të gjithë botën dhe së pari në vendet ku integrizmi ka shpërthyer në mënyrë të frikshme. Volteri, si iluminist që ishte dhe që besonte te roli i fjalës, kulturës, artit në lartësimin shpirtëror të luftës, nuk mendoj se ai mund ta parashikonte krimin e sotëm që është nga më barbarët që mund të imagjinohet, kur në emër të fesë, dhe fëmijët vihen të presin kokat e të “pafeve”, siç ndodh me shtetin islamik në Irak. Volteri besonte te toleranca universale dhe shpresonte se ajo do të arrihej shumë shpejt: “Ky glob, – shkruan ai në ‘Traktatin e tolerancës’, – që është i vogël sa një pikë, vërtitet në hapësirë si planetët e tjerë. Ne jemi të humbur në këtë gjithësi të pamat. Dhe njeriu, është pak në gjithë këtë krijim…” – Dhe më tutje ai shton: “Nuk duhet art aq i madh apo një elokuencë e rafinuar për të provuar se kristianët duhet ta tolerojnë njëri-tjetrin. Por unë po shkoj më larg: ne duhet t’i shohim gjithë njerëzit si vëllezërit tanë. Si?… Vëllai im një turk? Një kinez? Një hebre? Një indokinez? Po, padyshim… a nuk jemi ne bij të një Ati?…”. Pra “Traktati i tolerancës” i Volterit ka një karakter universal dhe të gjithkohshëm. Të ngjan se ai është distancuar nga bota, duke e parë nga lart dhe duke shtruar pyetjen themelore e tragjike: Përse kaq gjak, përse kaq krime, përse duhet të vritemi, kur jemi pjella të së njëjtës tokë !… Dhe vërtet, çfarë i shtyn ata të rinj të shkatërrojnë varret e hebrenjve, myslimanëve, etj… Përse kjo urrejtje? Para pak kohësh, dëmtimi i një statuje të një martiri të ngjashëm si Jean Calas, dy shekuj e gjysmë më parë apo veç tre vjet pas ndëshkimit në të Calas në Toulouse, risolli jehonën e asaj historie të dhimbshme në Abbeville të Francës. Një ditë ishte gjetur një kryq i madh i dëmtuar dhe peshkopi e bëri aq problem sa turma dhe klerikët e gjetën një të pafajshëm për ta martirizuar La Barre. Dhe për më tepër, në dhomën e tij ishte gjetur libri i Volterit “Fjalori filozofik”!…
Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak. Gjykoni pra ndërmjet këtyre dy rivaliteteve: një nënë që pranon t’i therin të birin dhe asaj që e fal, por mjafton që ta lënë të gjallë! – shkruan Volter.
Shembulli i Volterit është domethënës dhe flet shumë, por shembuj të tillë kanë përshkuar historinë e njerëzimit. Por le të shohim ngjarjet e sotme: ka nëna integristësh që shfaqen në video që transmetohen nga TV Aljazeira, krah djemve të tyre para se ata të kryejnë vrasje masive përmes akteve vetëvrasëse… madje kemi parë dhe fëmijë që i çojnë me ndërgjegje drejt vdekjes në emër të martirit, apo vajza. Kjo është shprehja më e tmerrshme e indoktrinimit, pasi ata njerëz nuk lindin “vrasës:, ata bëhen të tillë në emër të një ideologjie të caktuar, në emër të një dogme apo “mësimi fetar” të deformuar, çka ka filluar tashmë të denoncohet nga disa intelektualë arabë, mjerisht veçse në diasporë, në vendet perëndimore. Dhe po të rishikojmë historitë, të gjitha luftërat civile janë nxitur nga intoleranca…
Shqipëria është një vend me një histori të trishtë në raport me fenë. Kam parasysh vitet e diktaturës, kur feja ishte e ndaluar. Kjo histori e jona në raport me besimin na ka bërë më tolerantë apo më intolerantë?
Sigurisht, në historinë shqiptare ka pasur dhe akte ekstreme të fanatizmit fetar, paçka se edhe pse një pjesë e shqiptarëve u islamizuan, ata i ruajtën ritet pagane apo kristiane, duke qenë kështu të dualizuar, në një kohë që identiteti i tyre lidhej me të qenët shqiptar. Këtë e dëshmojnë dhe shumë gjeografë, historianë, studiues e konsuj të ndryshëm që kanë udhëtuar në Shqipëri gjatë shekujve të fundit, për çka shkruaj dhe në librin tim Bujtës të largët. Një nga ato eksese kam pasur mundësi ta studioj në një nga arkivat e Kishës Lazariste në Paris dhe që tregonte konvertimin me forcë nga guvernatori otoman, gjer në shfarosje të tri fshatrave shqiptare në mesin e shekullit XVIII, të cilët pësuan një nga kalvaret më të tmerrshme të historisë së besimit. Ishte intoleranca ajo që i çoi drejt vdekjes. Ka qenë intoleranca, ajo që ka çuar drejt gjenocideve në Ballkan, siç ka ndodhur kundër boshnjakëve, kosovarëve, apo në fillim të shekullit XX ndaj armenëve. Ndërsa lidhur me fenë në kohën totalitare, krimet ndaj klerikëve kanë qenë monstruoze dhe sot ka një homazh unanim ndaj tyre, nga të gjitha kahet e besimeve në Shqipëri. Mendoj se kjo anë e dhimbshme e historisë sonë të re na ka bërë dhe duhet të na bëjë tolerantë. Intoleranca gjithnjë sjell intolerancë, luftë, shkatërrim dhe këtë duhet ta kenë parasysh dhe ata hoxhallarë edhe shqiptarë si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri), që sot janë bërë predikatorë të intolerancës. Unë personalisht, edhe pse një (até, jam në paqe dhe i respektoj këto fe, i kam lexuar librat e tyre të shenjtë, pasi në to është një pjesë e historisë njerëzore dhe e urtisë universale. Por le të rivijmë edhe një herë në mësimet e ‘Traktatit të tolerancës’ së Volterit. Ai shkruante: “Sa më pak dogma, aq më pak grindje e përçarje, aq më pak mjerim… Çdo ditë arsyeja depërton në Francë… duhen kultivuar frutat e kësaj arsyeje dhe për më tepër është e pamundur që t’i pengosh ato të hedhin rrënjë… Kështu mund ta qeverisim Francën, pasi ajo u ndriçua nga Pascal, Bossuet, Descartes…: Ja pra roli i dijes për shoqërinë tonë. Që të përparosh, që të shkosh drejt progresit duhet dija, duhet kultivuar arësyeja, duhet që dhe në shkolla të futet më gjerësisht filozofia, kjo shkencë e madhe që udhëheq shkencat e tjera, pasi pa një Sokrat, pa një Platon, Galilé, Erazmi, pa utopinë e krijimit të një bote të re, shoqëria botërore nuk do të vinte gjer në këto kulme e modernitet edhe pse ende bien rrufetë e dogmës, të urrejtjes fanatike, të barbarisë!…

Nëse toleranca është e rrezikshme dhe popujt që e lejojnë

Disa kanë thënë se po të tregohemi zemërdhembshur ndaj vëllezërve tanë endacakë, të cilët i luten Zotit me një frëngjishte të keqe, do të ishte njësoj sikur t’u jepje armët në dorë; se do të shihnim me sy beteja të reja si ato në Zharnak, Monkontur, Kutra, Drë dhe Sën Denis[1]. Këtë nuk kam si ta di, sepse nuk jam profet; por, nuk më duket arsyetim i logjikshëm të themi: “Këta njerëz ngritën krye kur u solla keq, prandaj do të ngrenë krye edhe kur t’u bëj mirë”.
Do të doja të merrja guximin të ftoja ata që janë në krye të qeverisë dhe ata që janë të lindur për të drejtuar, të shqyrtojnë me maturi nëse duhet pasur vërtet frikë se mosmirësia shkakton të njëjtat kryengritje si mizoria; nëse ajo që ka ngjarë në disa rrethana duhet patjetër të ndodhë në raste të tjera dhe nëse kohët, opinioni apo zakonet kanë mbetur ende të njëjtat.
Pa dyshim që ashtu si ne, edhe hygenotë janë dehur nga fanatizmi dhe përlyer me gjak. Por, a është vallë brezi i sotëm po aq mizor sa etërit e tyre? Nuk kanë arritur vallë koha, përparimi i arsyes, librat e mirë dhe fisnikëria e shoqërisë të ndikojnë tek udhëheqësit shpirtërorë të këtyre njerëzve? Po ne, nuk e vëmë dot re që pesëdhjetë vjetët e fundit pothuajse gjithë Europa ka ndryshuar faqe?
Qeveria është forcuar ngado, ndërkohë që zakonet janë përmirësuar. Përveç kësaj, edhe policia, e mbështetur nga ushtri të shumta në numër e në gatishmëri për gjithçka, na jep siguri që mos i trembemi kthimit të kohëve të vjetra, kur fshatarët kalvinistë luftonin me ata katolikë, rekrutuar nxitimthi pas mbjelljeve dhe para të korrave.
Të tjera kohë, të tjera shqetësime. Do të ishte e pakuptimtë që sot të këpusim koka në Sorbonë, sepse dikur kërkoi që Zhana D’Ark të digjej në turrën e druve; sepse i hoqi të drejtën e fronit Henrit  III, se shkishëroi dhe dëboi të madhin Henri IV.
Pa dyshim që nuk do të merremi as me të tjerë individë të mbretërisë, të cilët në ato kohë të trazuara kryen të njëjtat mizori. Kjo jo vetëm që do të ishte padrejtësi, por edhe po aq marrëzi sa të spastronim të gjithë banorët e Marsejës, sepse në vitin 1720 kanë qenë të sëmurë nga murtaja.
Mos duhet ta shkretojmë Romën, ashtu siç bënë trupat e Sharlit V, sepse në vitin 1585 Papa Siksti V u premtoi të mos paguanin faljet për nëntë vjet të gjithë francezëve që do të rroknin armët kundër mbretit të tyre? Nuk mjafton vallë të pengojmë Romën të kryejë sërish të tilla batërdi?
Tërbimi që frymëzojnë mendja dogmatike dhe abuzimi me fenë e krishterë të keqkuptuar, ka bërë të derdhet shumë gjak e ka shkaktuar po aq fatkeqësi në Gjermani, në Angli e Holandë, sa edhe në Francë. Megjithatë, sot në këto shtete dallimet fetare nuk shkaktojnë asnjë telash; hebrenjtë, katolikët, grekët, luterianët, kalvinistë, anabaptistët, socinianët[2], menonitët[3], moravianët[4] dhe shumë të tjerë, jetojnë si vëllezër dhe japin të njëjtën ndihmesë në të mirën e shoqërisë.
Në Holandë nuk ka më frikë njeri se debatet e shkaktuara nga Gomarius [Shënimi 9] mbi paracaktimin e fatit mund të përfundojnë me prerjen e  kokës së guvernatorit. Në Londër nuk druhet më njeri se grindjet mes presbiterianëve dhe katolikëve për liturgji e veladonë, do të shuhen nga gjaku i një mbreti në gijotinë [Shënimi 10]. Irlanda e populluar dhe pasuruar nuk do të shohë më katolikët e saj t’i bëjnë Zotit fli për dy muaj rresht qytetarët e saj protestantë, t’i varrosin të gjallë, të varin nënat në trekëmbësh, të lidhin vajzat në qafën e nënave dhe t’i shohin duke dhënë shpirt bashkë; t’u çajnë barkun grave shtatzëna, t’u nxjerrin fëmijët e paformuar mirë dhe t’ua hedhin t’i hanë derrat e qentë; të vënë kamat në duart e të burgosurve të lidhur dhe t’ua drejtojnë në kraharorin e grave, etërve, nënave dhe bijave të tyre, me mendimin për t’i dënuar, vrarë e shfarosur të gjithë. Kështu raporton Rapin-Thoiras, oficer në Irlandë, pothuajse bashkëkohës i këtyre gjëmave. Këto do të gjejmë edhe në analet dhe historitë e Anglisë. Por pa dyshim që gjëra të tilla nuk do të ndodhim më kurrë.
Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që i ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi.
Në Francë kemi një zonë të begatë ku ka më shumë luterianë sesa katolikë. Universiteti i Alzasës është në duart e luterianëve. Ata kanë një pjesë të posteve në bashki dhe që kur ra nën zotërimin e mbretërve tanë, qetësinë e kësaj province nuk e ka trazuar kurrë as grindja më e vogël fetare. Përse? Sepse nuk është përndjekur asnjeri. Mos i trazoni zemrat dhe ato do të rrahin për ju.
Nuk them se ata që nuk kanë të njëjtën fe si princi, duhet të kenë të njëjtat poste e të gëzojnë të njëjtat ndere si ata që i përkasin fesë mbizotëruese. Në Angli, katolikët që shihen si përkrahës të pretendentit, nuk zënë dot poste. Madje paguajnë dyfishin e taksave, por për gjëra të tjera gëzojnë të njëjtat të drejta qytetare.
Janë hedhur dyshime se disa peshkopë francezë mendojnë që nuk është as në interesin, as në nderin e tyre të kenë kalvinistë në dioqezat e tyre dhe se kjo është pengesa më e madhe për tolerancën. Unë nuk e besoj. Në Francë peshkopët janë njerëz fisnikë që mendojnë e veprojnë siç i ka hije prejardhjes së tyre. Janë bamirës e bujarë dhe u duhet dhënë haku. Ata duhet të mendojnë edhe vetë se, është e sigurt që famullitarët e ikur nuk do të konvertohen në dhé të huaj dhe sapo të kthehen, do të ndriçohen nga mësimet e priftërinjve dhe do të preken nga shembujt e tyre. Do të ishte nder t’i konvertoje dhe pushteti kishtar do të forcohej edhe më shumë. Sa më shumë qytetarë të ketë, aq më shumë do të rriten të ardhurat e prelatëve.
Një peshkop nga Varmia e Polonisë, kishte një anabaptist si bujk dhe një socinian si tagrambledhës. I thanë ta përzinte njërin, sepse nuk besonte te bashkësendërtimi[5]dhe tjetrin, sepse nuk pagëzonte të birin pesëmbëdhjetëvjeçar. Peshkopi u përgjigj se në botën tjetër ata do të dënoheshin përjetësisht, por në këtë botë ishin shumë të nevojshëm për të.
Dalim pak nga strofka jonë e vogël e le të shqyrtojmë pjesën tjetër të rruzullit. Sulltani sundon në paqe mbi njëzet popuj të feve të ndryshme; dyqind mijë grekëve në Kostandinopojë nuk u kanoset asnjë rrezik; vetë myftiu emëron dhe i paraqet sulltanit emrin e patriarkut grek, madje pranohen edhe ata katolikë. Sulltani emëron peshkopët katolikë në disa ishuj të Greqisë [Shënimi 11] sipas këtij formulimi: “E urdhëroj të shkojë e të shërbejë si peshkop në ishullin Kios, sipas zakonit dhe ceremonive të tyre të lashta.” Kjo perandori është plot me jakobinë, nestorianë[6], monotelitë[7]; aty ka koptë[8], ithtarë të Shën Gjonit, hebrenj, zoroastrianë, hindu. Por, analet turke nuk përmendin asnjë kryengritje të nxitur nga fetë.
Shkoni në Indi, në Persi, në Tartari dhe do të gjeni të njëjtën tolerancë e qetësi. Në perandorinë e tij, Pjetri i Madh u ka dhënë përparësi të gjitha kulteve. Tregtia dhe bujqësia begatojnë, ndërkohë që shteti nuk ka pasur kurrë probleme.
Qeveria kineze që njihet prej katër mijë vjetësh, ka pasur vetëm kultin e pasardhësve të Noes, adhurimin e një Zoti të vetëm. Megjithatë, ajo lejon edhe besëtytnitë Fô dhe një mori priftërinjsh budistë, që do të ishin të rrezikshme sikur mos ishin nën kontrollin e gjykatave të mençura.
Është e vërtetë që i madhi Jung Çing, ndoshta perandori më i urtë dhe më shpirtmadh që mund të ketë pasur Kina, i ka përzënë jezuitët. Por, jo sepse ishte jotolerant: përkundrazi, të tillë ishin jezuitët. Ja si shkruajnë ata vetë në Letra misionare[9], se çfarë u thotë ky princ i urtë: “E di që feja juaj nuk është tolerante. E di ç’keni bërë në Filipine dhe Japoni. Ju mashtruat tim atë, por mos kujtoni se do të ma hidhni edhe mua”. Po të lexojmë të gjithë fjalimin që u mbajti, do të shohim që është njeriu më i urtë dhe mëshirëmadh.
Si mund t’i mbante ai pranë mjekët europianë, të cilët ndërsa shtireshin sikurse i tregonin oborrit termometra dhe eolisfera[10], thurnin intriga? Çfarë do të kishte thënë ai sikur të kishte lexuar historinë dhe të kishte mësuar mbi kohët tona gjatë Ligës dhe Komplotit të Barutit[11]?
Atij i mjaftonin të dhënat mbi grindjet e turpshme të jezuitëve, dominikanëve, françeskanëve, të priftërinjve të pavarur, të cilët i binin perandorisë së tij kryq e tërthor. Kishin ardhur të predikonin të vërtetën dhe mallkonin njëri-tjetrin. Perandori s’bëri gjë tjetër veçse përzuri disa zullumqarë të huaj. Por me sa mirësi që i largoi! Çfarë kujdesi atëror tregoi që të ktheheshin shëndoshë e mirë dhe të mos lejonte njeri t’i fyente gjatë udhës! Madje, vetë dëbimi i tyre qe mësim për tolerancën dhe njerëzillëkun.
Japonezët [Shënimi 12] ishin njerëzit më tolerantë mbi dhé. Në perandorinë e tyre praktikoheshin dymbëdhjetë fe paqtore. Jezuitët sollën të trembëdhjetën. Por, pa kaluar shumë, treguan se ishin jotolerantë me të tjerët dhe dihet se si rrodhën ngjarjet. U ndez një luftë civile edhe më e tmerrshme se ajo e Ligës, që shkretoi gjithë vendin. Më në fund, feja e krishterë u la në gjak. Japonezët e mbyllën perandorinë e tyre dhe na shihnin si shtazë të egra, njësoj si ato që anglezët shfarosën në ishullin e tyre. Ministri Kolbert[12], i cili e dinte sa nevojë kishim ne për japonezët, por jo ata për ne, u mundua më kot të riniste tregtinë me perandorinë e tyre. Ata u treguan të palëkundur në vendimin e tyre.
Kështu, gjithë kontinenti ynë tregon se mostoleranca as nuk duhet predikuar, as nuk duhet ushtruar.
Hidhini një sy hemisferës tjetër. Shikoni Karolinën, ligjet e së cilës i hartoi filozofi i urtë, Loke. Mjaftuan shtatë baballarë për të ngritur një kult publik të miratuar me ligj dhe kjo liri nuk ka shkaktuar asnjë trazirë. Zot na ruaj sikur të na shkasë goja dhe Franca të ndjekë shembullin e tyre! Këtë po e përmendim vetëm të tregojmë se kufiri deri ku mund të shkojë toleranca nuk ka sjellë as mospajtimin më të vogël. Por, ç’ka është e dobishme dhe e mirë në një koloni të re, nuk është e përshtatshme për një mbretëri të vjetër.
Ç’na mbetet të themi për njerëzit primitivë, që ne me tallje i quajmë kuejkër[13], por të cilët, edhe pse ndjekin zakone qesharake, kanë qenë shumë të virtytshëm dhe u kanë dhënë të tjerëve një mësim të mirë mbi paqen? Në Pensilvani jetojnë rreth njëqind mijë të tillë. Në atdheun e tyre të lumtur nuk njihen as grindjet, as mospajtimet dhe vetë emri i qytetit kryesor, Filadelfia, i cili u kujton vazhdimisht se njerëzit janë vëllezër, është shembull dhe turp për popujt që nuk dinë ç’do të thotë tolerancë.
Dhe së fundi, toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak. Gjykoni pra, ndërmjet këtyre rivaleve: një nëne që pranon t’i therin të birin dhe asaj që e fal, por mjaft ta lënë të gjallë!
Këtu unë po flas vetëm në interes të kombeve dhe ndërkohë që e respektoj teologjinë, nëpërmjet kësaj eseje dëshiroj të mirën fizike dhe morale të shoqërisë. I lutem çdo lexuesi të paanshëm që këto të vërteta t’i peshojë mirë, t’i ndreqë dhe t’i përhapë. Lexuesit e vëmendshëm që i shprehin lirshëm mendimet e tyre, shkojnë gjithnjë më larg se autori [Shënimi 13].
[1]Vende ku u zhvilluan betejat kryesore të Luftërave Fetare në Francë, ndërmjet katolikëve dhe hygenove.
[2]Grup fetar që mori emrin nga teologu italian, Fausto Sozini.
[3]Sekt anabaptistësh që mori emrin nga prifti holandez, Menno Simonsz.
[4]Lëvizje protestante që merr emrin nga krahina e Moravisë në Çeki.
[5] Bashkimi  i tre personave të Trinisë.
[6] Sekt kristian që mori emrin nga Nestori, peshkop në Kostandinopojë në shekullin IV.
[7] Doktrinë kristologjike e shekullit VII.
[8] Anëtarë të kishës egjiptiane.
[9]Koleksion prej 34 letrash dërguar nga jezuitët misionarë në Kinë, në Lindje, Indi, Amerikë etj.
[10]Aparat shpikur nga Heroni i Aleksandrisë, formuar nga një sferë bosh e lëvizshme për të treguar aftësinë lëvizëse të avullit.
[11]Komplot i katolikëve anglezë më 5 nëntor 1605 për të hedhur në erë Parlamentin, mbretin Xhejms dhe familjen e tij.
[12] Jean-Baptiste Colbert – Burrë shteti francez (Reims 1619-Paris 1683).
[13] Quaker – Nga anglishtja. Anëtar i një grupi fetar me traditë protestante të quajtur “Shoqëria e Miqve”

Valter Gjoni - Viti jubilar i 115-vjetorit të vdekjes



Rrugës për te varri i Naim Frashërit nga
 Branko Merxhani, revista “Minerva”, 
1934.
9 prill 1940, 75-vjetori i rivarrimit nga pushtuesit italian
Varrimi i parë, 20 tetor 1900
Varrimi i parë, 20 tetor 1900
Varrimi i parë, 20 tetor 1900
Varreza “MerdivenKoj” në Stamboll, pranë kësaj teqeje ka qenë varri i Naim Frashërit.
“Atje tutje, në rrëzë të sipërfaqes ku bashkohen ca rrape, me një varr të mermertë, ka një gur të stolisur me një mbishkrim turçe. Njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vendi dhe nga njëra anë e tij po bien copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i madh, që është krijonjësi i parë i shqiptarisë së re, është bërë flija e mosmirënjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vendi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ ka asnjeri që ia di varrin e tij, përveç një gruaje plakë, e teqes …”
Varrimi i dytë, 3 qershor 1937
MBRETI ZOG SOLLI NË SHQIPËRI 
ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT 
(1937)
Ceremonia e vitit 1937
Varrimi i dytë, 3 qershor 1937
Varrimi i dytë, 3 qershor 1937
Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 deri në vitin 1939, Mbreti Zog i kushtoi një vëmendje përkujtimit, vlerësimit e nderimit të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar me pushkë apo me penë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre figurave patriotike, në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, me nismën e Mbretit Zog u bë e mundur sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili që nga viti 1900 prehej në varrezën “MerdivenKoj” në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqen e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit.

Ceremonitë madhështore në Tiranë nga zyrtarët
 e mbretërisë shqiptare 1937
“Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pas dreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet ‘Bagëti e Bujqësi’ ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin ‘Naim’. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit. Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serregji, Kryetari i Parlamentit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Jashtëm, Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficerë, gazetarë, nëpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni ‘Deja’ paraqiti armë se automobili me arkivolin e ‘yllit të idhës shqiptare’ po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe e cila me dhembjen mbante vështrimin nga automobili që binte eshtrat e një ‘shenjtori shqiptar’, nuk u ndie fare se zemra e të gjithë verrinte pa pritur se Naimi erdhi. Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: ‘Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam vdekur!…'”.
Gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937

Varrimi i tretë, 9 prill 1940
JAKOMONI, MËKËMBËSI I MBRETIT VIKTOR EMANUELI III PËR SHQIPËRINË, I VENDOS ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT NË NJË VARR MONUMENTAL (1940) 
Varrimi i tretë, 9 prill 1940
Varrimi i tretë, 9 prill 1940
Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Homazh nga balilat (fëmijë të organizatave fashiste, viti 1940).
Fashistët italianë synuan t’i “ridimensiononin” figurat tona kombëtare. Kjo ndodhi edhe me Naim Frashërin, madje duke u përpjekur të evidentonin paralelizma, që të argumentonin se në poezitë e tij kishte ide fashiste. Më 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental të ideuar dhe financuar nga Jakomoni, në të cilin kishte edhe një shënim: “DHURATË E SHKËLQESISË SË TIJ, MËKËMBËSIT TË PËRGJITHSHËM, FRANÇESKO JAKOMONI”.

HOMAZHE NË VARRIN MONUMENT
Homazhe në varrin monument
Homazhe në varrin monument
Ceremonia fetare nga Kryegjyshi bektashi
Lutje pas zhvarrimit, Kryegjyshi Dedej dhe Kryeministri Vërlaci.
Shpërngulja e trupit të poetit nga italianët.
CEREMONIA SIPAS PROTOKOLLIT USHTARAK ITALIAN
Mëkëmbësi i Mbretit Jakomoni Tiranë, me autoritetet, i pranishëm në transferimin e trupit të poetit Frashëri.
Tre balila (fëmijë të organizatës fashiste) qëndrojnë rojë në varrin e poetit Frashëri.
Një repart i trupës së policisë
bën homazhe në varrin e poetit Frashëri.
Burra civilë dhe udhëheqësit fetarë pranë memorialit të poetit Frashëri.
Ceremonia e transferimit të trupit të poetit Frashëri.

Varrimi i katërt, 20 prill 1950
Varrimi i katërt, 20 prill 1950
Varrimi i katërt, 20 prill 1950
Me shigjetë është varri i poetit në krah të Kryeministrisë, aty ku sot është Piramida.
Varri monumental i poetit, në Kryegjyshatën Bektashiane, gjatë viteve të para të regjimit komunist, u çmontua dhe iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura duke e kthyer në një varr pa identitet.
Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit u bë në qendër të Tiranës varrimi i katërt i poetit.

Varrimi i pestë, 10 qershor 1978

ENVER HOXHA RIVARROS ESHTRAT E VËLLEZËRVE FRASHËRI (1978)

Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia.

Ceremonia në sheshin “Skënderbej” (1978) 
Varrimi i pestë, 10 qershor 1978
Varrimi i pestë, 10 qershor 1978
Qeveria komuniste, e cila kishte ndaluar veprimtarinë fetare të të gjitha komuniteteve fetare, organizon në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi pranë lulishtes së Kryeministrisë.
Nga sheshi “Skënderbej” të vendosur në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të shoqëruar nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin e Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin. Eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke.
Enver Hoxha, drejtuesi i partisë-shtet dhe Kryeministri Mehmet Shehu para varrit monumental, realizuar nga skulptorët e njohur Odhise Paskali dhe Thoma Thomaj (1978).
Mund të ketë edhe një rivarrim tjetër.
“Rruga e Zotitështë e vlefshmepërtëgjithë, nëkëtërrugëmerrkuptim jeta. I lutemZotittëlartësuartë na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dheatdhetar, dukepërbuzuregoizmin, vesin e ulëtdheligësinë”, thanëfjalën e tijkrue i Kryegjyshatës BotëroreBektashiane.

Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi.

Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi
Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi
Naimi mishëron binomin komb dhe fe.
“Rruga e Zotit është e vlefshme për të gjithë, në këtë rrugë merr kuptim jeta. I lutem Zotit të lartësuar të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar, duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët e ligësinë dhe në këtë këndvështrim poeti i besimit bektashi Naim Frashëri i solli një kuptim të ri hyjnores. Pranohet nga të gjithë se pikëpamjet e tij iluministe shpesh të formuluara sipas modelit bektashi synonin të vendosnin themelet teorike të lëvizjes kombëtare shqiptare, Naimi për ne mishëron binomin komb dhe fe, por ky binom nga regjime të ndryshme u prish duke e zhvarrosur dhe rivarrosur. Ne dëshirojmë që këto vlera t’i rikthehen poetit dhe filozofit bektashi, ndaj nuk mohojmë se dëshirojmë dhe po punojmë që ta kemi përsëri në mesin tonë, në Kryegjyshatë, në këtë vend të shenjtë të mbarë kombit dhe bektashizmit.”

Normand Hodges, një ish-oficer i CIA-s ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane.

marily4


Normand Hodges, një ish-oficer i CIA-s, aktualisht 78 vjeç, pretendon se në jetën e tij ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane. Ngjarjet kriminale ai thotë se i ka ekzekutuar mes viteve 1959-1972, përfshirë edhe eliminimin fizik të aktores Marilyn Monroe. Për 41 vjet ai ka punuar për CIA-n si një agjent operativ i kualifikimit të lartë. Thotë se shpesh është rekrutuar si vrasës me pagesë për të eliminuar persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e vendit.
Normand Hodges,
I stërvitur si snajper dhe intensivisht në arte marciale, Hodges ka thënë gjithashtu se ka një eksperiencë të gjerë në dëmtimin e njerëzve edhe përmes metodave jokonvencionale, duke iu referuar helmeve dhe eksplozivëve. Pretendon se viktimat ishin kryesisht aktivistë politikë, gazetarë dhe krerë të sindikatave, por edhe shkencëtarë e artistë idetë e të cilëve përbënin kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Vrasja e Marilyn Monroe është një krim që atij nuk i shqitet nga mendja. Pavarësisht kësaj nuk është penduar pasi aktorja përbënte rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj dhe duhej eliminuar.

Ne kishim prova se Marilyn Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy-n, por edhe me Fidel Castro-n. Eprori im, Jimmy Hayëorth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë. Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhrave. E bëra për Amerikën! Ajo mund t’i kishte kaluar informacione strategjike komunistëve dhe ne nuk mund ta lejonim këtë. Prandaj duhet të vdiste dhe unë bëra atë që duhet të bëja”, ka thënë Hodges. Nuk dihen se sa i vërtetë është rrëfimi i Normand Hodges.

Njerëzit flasin për “vrasjet e Kievit”


Aktualitet – Çfarë po ndodh së fundmi në Ukrainë? Një sërë vrasjesh në një hark të shkurtër kohor kanë shtuar ankthin e spekulimet publike, duke marrë tashmë emrin “Vrasjet e Kievit”. Çfarë i lidh dhe çfarë i ndan këto vrasje dhe pse ato shihen të lidhura me fatin e ish-presidentit të rrëzuar të Ukrainës, Viktor Janukoviç?

Auch der jüngere Sohn des gestürzten ukrainischen Präsidenten Viktor Janukowitsch (Foto) starb unter tragischen Umständen: Er brach mit seinem Wagen auf dem russischen Baikalsee durchs Eis und starb

Është 16 prill 2015, pasdite vonë. Në redaksinë e gazetës “Ukrajinska Pravda” (E vërteta ukrainase) mbizotëron tensioni. Vetëm para pak orëve, gazetarët kanë mësuar se ish-deputeti i Partisë së Rajoneve, Oleg Kallashnikov, është qëlluar për vdekje të mërkurën mbrëma. Kur papritur mbërrin edhe lajmi tjetër në seksionin e lajmeve.

Autori i skandaleve, gazetari Oles Busina, u vra gjithashtu ditën për diell në afërsi të shtëpisë së tij në Kiev. Këtë e bëri të ditur këshilltari e ministrit të Brendshëm dhe deputeti i Parlamentit në Kiev, Anton Gerashçenko. Sipas të dhënave të ofruara prej tij, dy të dyshuar me maska kishin qëlluar katër herë nga një makinë e markës “Ford Focus” e pastaj ishin zhdukur.

vrasjet ne Kiev (1)

Busina shihej prej vitesh si provokator dhe para së gjithash ishte shumë i njohur atje për qëndrimet e tij pro-ruse. “Ideali im është ringritja e Perandorisë Ruse, e në vend të kësaj, unë duhet t’u përshtatem kushteve të vështira që më shtyjnë drejt ndërtimit të një Ukraine të pavarur”, thuhet në një prej lajtmotiveve të tij.

Para së gjithash, në librin e tij “Vampiri i Taras Shevçenkos” (botuar në vitin 2000), në të cilin ai përpiqet të diskreditojë Shevçenkon, një ndër shkrimtarët më të famshëm ukrainas. Kjo në Ukrainë shkaktoi reagime të ashpra. Në vitin 2012, Busina kandidoi për partinë “Blloku Rus” në zgjedhjet parlamentare.


vrasjet ne Kiev (2)

Në Kiev ka disa zëra që thonë se mes dy vrasjeve ka një lidhje. Deputeti Gerashçenko shprehu dyshimin se pas vrasjeve fshihet një Anti-Maidan, pra një kundërprotestë apo organizim për Maidanin proeuropian. Ky emër iu dha lëvizjes në kryeqytetin ukrainas që nisi si protestë ndaj ndryshimit të kursit të ish-presidentit të atëhershëm, Janukoviç. Ky i fundit donte të çonte vendin drejt Bashkimit Europian, por në momentin e fundit, nga frika e reagimit të ashpër rus, vendosi për momentin të kundërtën.

Ka ndarje brenda shoqërisë ukrainase mes proeuropianëve dhe atyre që më mirë do të donin të ishin pjesë e Rusisë ose të paktën që Moskën të mos e sfidonin me një konflikt të rëndë e direkt, në të cilin shumë ukrainas humbën dhe jetën. Për momentin, në Kiev sfondi dhe arsyet e këtyre ngjarjeve po hetohen ende. Si të shtënat ndaj Kallashnikovit, ashtu dhe ato mbi Businën, mund të kishin një lidhje me njëra-tjetrën.

vrasjet ne Kiev (3)

Në emisionin “Lidhje direkte me Vladimir Putinin”, i cili u transmetua pak minuta pas vrasjes së Oles Businës në kanalin e televizionit shtetëror rus, Presidenti rus, që tashmë e kishte marrë vesh lajmin, tha se nuk ishte hera e parë që në Ukrainë kryheshin vrasje politike. Ndërkohë, “janë regjistruar një seri syresh, dhe në këto raste nuk është hetuar”, shtoi ai. Më pas Putin hoqi një paralele me rastin e hetimeve për çështjen e Boris Nemcov dhe vuri re se në Rusi të paktën ata që kanë kryer vrasjen, të paktën janë arrestuar. Në Ukrainë, as që bëhet fjalë, dhe Europa e SHBA i mbyllin sytë e veshët para këtyre vrasjeve.

“Rastet janë një paradë e vrasjeve politike”
vrasjet ne Kiev (4)
Redaktori i revistës “Ukrajunskyj Tyzhden”, Denis Kasanskij, e përshkroi vrasjen e Businës në Facebook si një “kopje politike të vrasjes së Boris Nemcovit”. Motivet për të janë të qarta, shkruante më tej redaktori. “Rusisë po i jepet edhe një shkak tjetër që të diskreditojë Ukrainën. A s’vriten tek ne opozitarët në mes të ditës mu në qendër të kryeqytetit? Edhe tek ju e njëjta gjë? A nuk ka te ne represion? Ka edhe tek ju!” – shkruante ai.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, beson se pas këtyre vrasjeve fshihet një përpjekje për të destabilizuar Ukrainën. Si pasojë, ai ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe efektiv. Ndërsa parlamentarja ukrainase, Viktoria Sjumar (Narodnij Front) i përshkroi dy rastet e vrasjeve si një “paradë vrasjesh politike”, që duan të ndezin situatën në prag të 9 majit.

Muajt e fundit ka pasur vrasje misterioze

Vrasjet e dy zëdhënësve më në zë të Kremlinit në Kiev, paraqesin një seri të tërë vrasjesh misterioze që lidhen me ish-presidentin e rrëzuar, Viktor Janukoviç, të cilit i përkiste edhe Kallashnikov. Sipas policisë, në raste të tjera bëhej fjalë më shumë për vetëvrasje. Çdo gjë filloi me hedhjen nga dritarja e katit të 17-të, më 28 shkurt 2015 të deputetit, anëtarit të Partisë së Rajoneve, Michail Çeçetov. Më 10 mars, ish-deputeti Stanislav Melnik, që shpesh ishte parë nën shoqërinë e oligarkut Rinat Ahmetov, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kiev.

Melnik duhet të ketë qëlluar veten, siç kishte bërë më parë edhe ish-guvernatori i Zaporozhjes, Oleksandr Peklushenko, i cili më 12 mars u gjet i vdekur në jug të Ukrainës. Peklushenko dyshohet se kishte rrahur studentët në protestat e sheshit “Majdan”. Ai thuhet se kishte vrarë veten, sipas një versioni, pasi kishte pasur frikë nga një proces gjyqësor që mund të niste ndaj tij.

Njerëzit flasin për “vrasjet e Kievit”

Në këtë zinxhir vrasjesh misterioze, bën pjesë edhe vdekja e djalit të vogël të Janukoviçit, i cili në fund të marsit u përplas me një minibus në akujt e liqenit të Bajkalit në Siberi dhe hetimet treguan se ai kishte qenë i dehur. Të besuarit e ish-presidentit ukrainas, folën për një aksident.

Së fundmi, edhe vrasja e gazetarit Sergej Suhobok, në natën e 13 prillit, në Kiev, iu shtua këtij zinxhiri. Sipas policisë, kjo vrasje ka një karakter plotësisht tjetër. Suhobok nuk kishte asnjë lidhje me Partinë e Rajoneve, e as me Rusinë. Ai ishte një ndër themeluesit e portalit të lajmeve “Obkom”, dhe kishte punuar edhe te media të tjera që kishin qenë kritike ndaj qeverisë së Leonid Kuçmas dhe më vonë dhe ndaj Viktor Janukoviçit.

Megjithëse janë arrestuar dy vetë dhe flitet se Suhobok kishte vdekur si pasojë e rrahjeve, motivet e vrasjes kanë mbetur të pasqaruara. Por edhe ky rast u përket padyshim atyre që thuhet se janë “vrasjet e Kievit”, të cilat nuk po shqetësojnë vetëm analistë e politikanë, por padyshim se kanë futur në ankth e frikë mbarë Ukrainën.

2015/04/16

Kurimi i sëmundjeve të femrave

Nga Flori Bruqi

Cka eshte Klamidia




Menstruacionet dhe sëmundjet vaginale

Sistemi riprodhues femëror

Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret. Tubat e Falopit përfaqësojnë zgjatime të mitrës. Janë të ndërtuar nga shtresa muskuli të lëmuar dhe epiteli me qerpikë, që lejon lëvizjet peristaltike të nevojshme për avancimin e oocitëve dhe të qelizës (qelizave) spermatike. Tubat e Falopit janë edhe vendet e pllenimit.



Mitra dhe vezoret

Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin. Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit. Përfaqëson edhe një rrugëkalimi të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar. Mirta vazhdon me qefën e mitrës, që më tej vazhdon me vaginën. Vagina është një tub muskulor, rreth 7.5 cm i gjatë. Vagina është e veshur (së brendshmi) me lëkurë të modifikuar, që është një epitel luspor (luspak) që shfaq ndryshime ciklike. Shtrihet nga qafa e mitërs e deri jashtë trupit. Është organi që pret penisin; shërben edhe si kanal i lindjes. Organet gjenitale të femrës njihen si vulva; përfshihen klitorin që përputhet me penisin tek mashkulli, dhe përbëhet kryesisht nga ind ngrehës (tendosës, erektues). Buzët (labia) ndahen në buzët e mëdha dhe buzët e vogla. Vulva përfshin edhe daljen jashtë trupit të uretrës femërore. Gjendrat e gjoksit i përkasin organeve seksuale femërore dytësore. Janë të ndërtuara nga dukte dhe shakuj të rrethuar nga ind fibroz dhe lyror. Funksioni i tyre është që të prodhojnë qumësht pas lindjes për ushqyerjen e bebes.



Dy vezoret gjenden, pezull, në zgavrën pelvike, me anë ligamentesh. Vezoret përbëhen nga oocitë në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo oocit rrethohet nga qeliza të specializuara që prodhojnë hormone. Kjo strukturë njihet si folikuli ovarian dhe përfaqëson strukturën bazë të vezoreve. Funksion kryesor i vezoreve është të prodhojnë oocitë, nga të cilët do të zhvillohen qelizat vezë. Vezoret kanë edhe një funksion endokrin: ato prodhojnë hormone si estrogjeni dhe progesteroni.


Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve

Menstruacioni i parë (menarha) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjeç. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat më herët hyjnë në pubertet. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm.

Kohëzgjatja e ciklit menstrual

Gjatë vitit të parë deri në dy vite mundet me qenë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjas diku rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjas edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht cikli zgjatë 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet në moshën 46 vjeçare dhe mbërrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49 vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël dhe ato që merren me sport, më të gjata.

Kohëzgjatja e gjakderdhjes

Gjakderdhja te femrat e moshës së re përafërsisht zgjatë 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare gjakderdhja zgjatë 5-6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtë se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë. Femrat me peshë më të vogël sidomos ato që konsumojnë duhanin gjakderdhin më shumë, ndërsa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.

Ndërprerja e menstruacioneve

Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut. Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë). Menopauza është ndërprerja e menstruacioneve e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51 vjeçare, ndërsa tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët.

Çfarë janë çrregullimet menstruale?

Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare nuk është paraqitur, dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare. Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si dyshim në amenorrenë primare. Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaft të shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Po ashtu, gjakderdhja është e ndryshme, dikush gjakderdh më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të mungojë fare, ndërsa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e mungesës së ovulimit në ciklin paraprak. Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin.

Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta?

Shkaktarët e amenorresë (mungesa e menstruacioneve). Te adoleshentet nevojitet një kohë që ovulacioni të stabilizohet, e ndonjëherë gjakderdhjet edhe ndalen për disa muaj. Çdo herë që menstruacionet mungojnë, duhet vërtetuar a bëhet fjalë për shtatzëni apo jo, edhe pse secila situatë me stres, madje edhe brenga për shtatzëni, mund të ndikoj në mungesën e gjakderdhjes..

Sindromi i vezoreve policistike. Ky sindrom paraqitet të 6% e femrave dhe është rezultat i asaj që vezoret formojnë sasi të mëdha të androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Formimi i rritur i androgjenëve sjellë deri te koncentrimi i lartë i HL (hormonit luteinizues) dhe koncentrim të zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk mund të prodhojnë vezë të pjekur. Kur folikulet nuk mund të prodhojnë veze, ato fryhen me lëng dhe shndërrohen në ciste.

Shkaktarët e tjerë. Terapia e karcinomës mund t’i shkatërrojë folikulet dhe çrregullon funksionin e vezoreve. Sindromi Turner është çrregullim i rrallë gjenetik te i cili mungon kromozomi x, prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjëndrën tiroide, qoftë si pasojë e prodhimit të rritur (hipertiroidizmi) apo të zvogëluar (hipotiroidizmi) mund ta ndërprejnë ciklin. Sindroma Cushing (çrregullim i gjëndrës mbiveshkore), poashtu mund të shkaktojë amenorrenë.

Dhembjet para mestruacioneve

Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.

Dallohet dismenorea primare te e cila shfaqet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional nga dismenorea sekondare e cila shfaqet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.

Pse paraqitet?

Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom. Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë nga fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës. Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve ‘bashkëngjitëse’ në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal. Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.

Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.

Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, irritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.



Dieta ushqimore dhe e përzgjedhur gjatë mestruacioneve

Arsyeja kryesore e dhimbjeve mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve, prandaj këshillohet që ushqimi te jetë sa më i përzgjedhur, këshillohet të përdoren këto ushqime:

– Përdorimi i sa më shumë karbohidrateve komplekse, gjenden kryesisht tek farërat e pasura me fibra si; thjerrëza, fasulja, fenugreek (hilba), mashurkat , turmus (Lupin), etj.

-Përdorimi i perimeve me gjethe jeshile si; spinaqi, sallatë jeshile, lakërishte (ëatercress), mëllagë, lakër, lule lakër. Këto perime është mirë që të konsumohen më shumë të paziera.



– Prodhimet e detit.

– Burimet e vitaminës E; vaji i ullirit, gruri, veza, patatja, lajthitë, etj.



Ushqimet që nuk duhen konsumuar gjatë mestruacioneve

– Rekomandohet mos konsumimi i pijeve dhe ushqimeve që përmbajnë kafeinë.

– Pakësimi i konsumimit të sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirat e shpejta.

– Pakësimi i kripës dhe ushqimet me shumë kripë në pergjithësi.



– Pakësimi i konsumimit të mishit të kuq.



Bimët që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve

– Majdanosi, selinoja, kokë lakra, sallata jeshile; këshillohet që të konsumohen një javë para menstruacioneve, sepse nxitin urinimin dhe pakëson mundësinë e fryrjes së këmbëve dhe fryrjen e gjoksit për arsye të bllokimit të ujrave në trup.

– Taraxacum ; kjo bimë ka vecori në pastrimin e ujrave të bllokuara në trup, gjethet e kësaj bime përdoren në sallatë ose si caj.

– Mendër, janball, kopër; gjethet e mendrës dhe farat e kopërit perzihen me ujin e zier të janballit dhe me pas pihet. Ky caj bimor lehtëson dhembjet.

– Sherebela; pihet çdo ditë 2-3 filxhanë caji, në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

– Kamomili; kuron dhimbjet e barkut, pihet 1-2 filxhan çaji në ditë; mënyra e përgatitje: merret një lugë me kamomil dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet i mbuluar për 10 minuta dhe pihet 25-30 min para ose pas ngrënies, mund ta ëmbëltoni me mjalt.

– Vaji i farës së qimnonit; lyhet fundi i barkut dhe vagina.

– Çaji i mendrës qetësues i menstruacioneve, kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, kundër infeksioneve, etj.

– Lakërishtë (ëatercress) ndihmon në nxitjen e nxjerrjes së gjakut të keq, perzihet 2-3 lugë lakërishtë e zier me një gotë qumësht.

– Salepi; ruan mitrën nga hemorragjitë dhe e forcon atë. Mënyra e përdorimit është e njohur në vendin tonë; merren 1-2 lugë salep dhe përzihet me një gotë qumësht dhe më pas zihet në zjarr, ëmbëlsohet sipas dëshirës.

– Përzierja e disa çajrave bimorë, si; gjethet e bliut, mëllaga, lulet e zufës (Hyssop). Ky çaj duhet të pihet para menstruacioneve për rreth një javë.

* Çajrat është mirë të ëmbëltohen me mjalt, dhe të pihen 20- 30 min para ose pas ngrënies.



Preparate bimore për çrregullimet menstruale

– Lulebalsami (Hypericum perforatum), çaji i kësaj bime është rregullues i ciklit mujor, anti stresues, qetësues, kuron infeksionin e fshikësës së urinës, etj.

– Fenugreek, rregulluese e ciklit mujor, pihet para gjumit.

– Rozmarina, çaji i rozmarinës përdoret si caj cdo ditë për qetësimin e dhimbjeve, forcon zemrën, pastrues,etj.

– Alchemilla Vulgaris, kjo bimë shëron shumë prej sëmundjeve të grave, përdoret si caj.

Për Sekrecionet Vaginale

– Kamomili: përdoret lëngu i përfituar nga lulet e kamomilit për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe. Një lugë e madhe nga lulet e kamomilit me një litër ujë të nxehtë por jo të vluar, lihet për 5-10 minuta, pastaj filtrohet dhe përdoret.

– Lëkura e Ahut: 4 lugë të mëdha nga lëkura e bluar e ahut, shtohet në 1 litër ujë dhe lihet të vlojë për 15 minuta, pastaj përdoret i nxehtë për shpëlarje vaginale.

– Gjethet e Arrës, një dorë nga gjethet e arrës shtohen në 1 litër ujë të vluar, lihet për 10 minuta pastaj përdoret për shpëlarje.



********************

Infeksionet me te shpeshta te cilat barten me marrëdhënie seksuale te femrat janë:



Sëmundjet të cilat barten me marrëdhënie seksuale



Sëmundjet seksuale transmisive janë¬: HIV, vaginoza bakteriale, kandida, trihomona, herpesi gjenital, gonorea dhe sifilisi. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga sëmundjet transmisive seksuale është kondomi, çoftë për seks vaginal, oral apo anal.

Shpeshherë sekreti vaginal na tregon shumë. Femrat kanë një sasi të vogël të sekretit vaginal. Sekreti vaginal ndryshon nga sasia, konsistenca. Sasia e sekretit vaginal është më e shtuar në kohën e ovulacionit dhe disa ditë para menstruacioneve.



Gjithashtu sekreti mund te jetë shumë i shtuar te femrat të cilat marrin tableta kontraceptiv ose kanë të vendosur spiralen. Ndërsa zvogëlimi i dukshëm i sekretit vaginal paraqitet te femrat në menopauzë. Sekreti vaginal normal ka ngjyrë të bardhë, por bëhet i verdhë dhe me një erë shumë të lehtë kur ka kontakt me ajrin për arsye të intereakcionit kemikal të quajtur oksidimi.



Kur kemi të bëjmë me sëmundjet seksuale transmisive, sekreti vaginal ndryshon, bëhet më i trashë, ka erë dhe konsistenca ndryshon. Ka shumë produkte të ndryshme të cilat shiten për larje intime, por ato preparate nuk janë të nevojshme, sepse muri i vaginës është shumë i ndjeshëm dhe produkte të tilla shkaktojnë ndryshime dhe irritim.



Infeksionet më të shpeshta te cilat barten me marrëdhënie seksuale te femrat janë:



Vaginoza bakteriale

Image result for Vaginoza bakteriale



Vaginoza bakteriale është një ndër infeksionet më te shpeshta te femrat, infeksion i cili përcillet me sekret, me erë të rëndë peshku, dhimbje dhe djegie. Mund të bartet me marrëdhënie seksuale, por nuk është e domosdoshme.



Diagnostikimi bëhet me marrjen e strishos (sekretit) për ekzaminim laboratorik. Trajtohet me antibiotikë.



 Partneri duhet të trajtohet nëse kjo përsëritet shpesh. Te shtatzënat ky infeksion mund të shkaktojë lindje parakohe, prandaj trajtimi është shumë i domosdoshëm.



Kandida


Ky lloj infeksioni nuk është infeksion strikt, i cili bartet me marrëdhënie seksuale. Paraqitet me kruarje, djegie dhe skuqje.



Zakonisht paraqitet te ato femra të cilat marrin tableta kontraceptive, antibiotikë ose asteroide, si dhe gjatë shtatzënisë; poashtu edhe te femrat me sëmundje te sheqerit.


 Te meshkujt paraqitet me skuqje te organit gjenital, por shpesh nuk kanë simptoma. Trajtimi bëhet me antimikotikë (Canesten). Meshkujt trajtohen vetëm nëse kanë simptome.



Trihomona

Është infeksion që atakon të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat, por simptomat me së shpeshti paraqiten te femrat. Simptomat e këtij infeksioni janë sekreti ngjyrë të verdhë ose të gjelbër me erë peshku, skuqje, djegieje e vaginës.



Ndonjëherë ky infeksion është asimtomatik, por zbulohet me Papa test. Shkaktohet nga paraziti i quajtur protozoa Trichomonas vaginalis. Infeksioni bartet me marrëdhënie seksuale. Është shumë i rrezikshëm te shtatzënat, sepse shkakton pëlcitje të parakohshme të cipave të lëngut amnial si dhe lindje para kohe. Diagnostifikimi bëhet me teste laboratorike të sekretit vaginal, ndërsa te meshkujt, lëng nga uretra. Shërimi i partnerit është i domosdoshëm edhe nëse nuk ka simptome. Trajtimi bëhet me antibiotikë zakonisht me dozë të vetme Mentronidazol (Flagyl).



Herpes Simplex Virusi



Infeksion i cili bartet me marrëdhënie seksuale. Femra kur ka virus të herpesit gjenital, zhvillohen lezione të ngjashme me herpes labial rreth vaginës dhe anusit, atëherë kur virusi është aktiv. Mund të paraqiten lezione të vetme apo grupe të cilat janë të dhimbshme dhe zgjasin disa javë. Herpesi shkaktohet nga virusi herpes simplex. Janë dy tipe të Herpesit 1 dhe 2. Zakonisht tipi 2 (HSV2) shkakton herpesin gjenital, ndërsa tipi 1 shkakton herpesin rreth gojës. Bartet me marrëdhënie seksuale të pa mbrojtur ose seks oral. Herpesi mund të bartet nga lëkura në lëkurë. Për diagnostikimin e këtij infeksion bëhet marrja e strishos nga lezioni për ekzaminim në laborator. Trajtimi bëhet me barin antiviral. psh Aciklovir (Zovirax). Meshkujt trajtohen nëse kanë ataqe të infeksionit, dmth., paraqitje të lezioneve, por kjo mund të përsëritet edhe pas shërimit. Te femrat sulmet e tilla paraqiten kur janë nën stres emocional dhe traumë.



Lythat gjenitale
Image result for Lythat gjenitale
Te ky lloj i infeksionit paraqiten lytha te vogla në vulvë, vaginë, anus ose cerviks (te meshkujt në penis). Ky infeksion paraqitet dy muaj apo me shumë pas marrëdhënies së pa mbrojtur. Shpeshherë mund të infektoheni nga ky virus, por nuk paraqiten lythat dhe nuk e dimë a jemi te infektuar nga ky virus apo jo. Lythat shkaktohen nga virusi i quajtur human papilloma virus (HPV).

Image result for Lythat gjenitale
Se paku ka 50 lloje të këtij virusi. Trajtimi i këtij infeksioni bëhet në disa mënyra. Mënyra më e thjesht është aplikimi i kremit të quajtur podphillin i cili duhet të aplikohet disa herë dhe duhet disa ditë të largohen krejtësisht.


Image result for Lythat gjenitale
Mënyra tjetër është ngrirja dhe djegia e lythave. Pas të gjitha trajtimeve, lythat mund të paraqiten përsëri.



Infeksioni me kllamidia

Cka eshte Klamidia

Klamidia është infeksion i cili bartet përmes kontaktit seksual, shkaktari i të cilit është bakteria Chlamydia trachomatis, e cila infekton vetëm qeniet njerëzore.

Si bartet klamidia?

 Klamidia mund të bartet përmes seksit vaginal, anal ose oral si dhe mund të bartet nga nëna në foshnje.

Cilat janë simptomet e klamidias?

Ky njihet si infeksion “i heshtur” seksual. Ndodh që simptomet të mungojnë por kur paraqiten i ngjajnë atyre të gonoresë, prandaj ndodh shpesh që bëhen gabime gjatë diagnostifikimit të tij.


Image result for Infeksioni me kllamidia


Klamidia tek femra lezbike dhe biseksuale

Vendi primar që preket nga infeksioni tek femrat është qafa e mitrës, pjesa që lidh vaginën me mitrën. Infeksioni i qafës së mitrës njihet si cervitis. Simptomet e Klamidias tek femrat mund të përfshijnë:
  • Djegësim vaginal
  • Sekret të shtuar vaginal
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje në, ose sekrecion nga rektumi
  • Dhimbje e pazakontë në pjesën e poshtme të abdomenit
  • Dhimbje të rëndë pelvike nga infeksioni që është shtrirë nga qafa e mitrës  në traktin e sipërm riprodhues.
  • Gjakderdhje vaginale në mes të ciklit menstrual
Image result for Infeksioni me kllamidia
Simptomet e Klamidias tek meshkujt gej dhe biseksual

Vendi primar që preket nga infeksioni tek meshkujt është uretra, tubi brenda penisit që bartë urinën dhe spermën. Infeksioni i uretrës njihet si uretrit.  Simptomet e Klamidias tek meshkujt mund të përfshijnë:
  • djegësim dhe dhimbje gjatë urinimit
  • sekrecion nga uretra e penisit
  • dhimbje në testikuj
  • dhimbje në, ose sekrecion nga rektumi
  • kruarje të pakëndshme përreth kokës së penisit

Shërimi

Shërimi i klamidias është shumë i thjeshtë duke përdorur antibiotikë siç është azitromicina ose doksiciklina. Për ata që janë të diagnostifikuar me klamidi rekomandohet që të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale deri në shërim të plotë.

Diagnozën e përcakton vetëm mjeku specialist (gjinekologu), në bazë të testeve laboratorike me anë të mostrave që merren nga qafa e mitrës apo urina (tek femrat) dhe në bazë të testeve laboratorike për klamidian nga mostrat nga lëngjet trupore ose urina (tek meshkujt). Këshillohet që partneri/ja t’i bëjë analizat gjithashtu.

Ju nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale së paku për një javë pasi ta keni përfunduar terapinë me antibiotikë.  Do t’ju duhet të përmbaheni nga marrëdhëniet seksuale për një kohë më të gjatë nëse partneri/ja juaj nuk është shëruar, me qëllim që të mos infektoheni sërish. Nuk duhet të keni marrëdhënie derisa të zhduken simptomet e juaja.
Image result for Infeksioni me kllamidia
Komplikimet

Komplikimet nga mostrajtimi i klamidias zakonisht prekin femrat më shumë se meshkujt. Tek femrat, infeksioni i patrajtuar mund të përhapet në mitër ose tubat fallopiane dhe të shkaktojë sëmundje inflamatore të pelvikut që mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të tubave fallopiane, mitrës dhe indet rrethuese që si pasojë çojnë në dhimbje kronike të pelvikut, sterilitet dhe shtatëzëni ektopike (shtatëzënia jashtë mitrës).
Komplikimet e klamidias tek meshkujt nuk janë të zakonshme por mund të përfshijnë dhimbje, ethe dhe në rastet e rralla sterilitet. Komplikimet tek meshkujt janë të rralla. Infkesioni mund të përhapet tek epidimisi (tubi i cili bart spermën nga testikujt) duke shkaktuar dhimbje, ethe dhe rrallë, sterilitet.

Në rastet e rralla, infeksioni gjenital klamidial mund të shkaktojë dhe të shoqërohej me dëmtime të lëkurës dhe inflamacion të syve dhe uretrës (Sindromi Reiter).

Nëse nuk shërohet, infeksioni klamidial mund të çoj në probleme serioze riprodhuese dhe probleme tjera me pasoja afatshkurta ashtu edhe afatgjata. Si vetë sëmundja, dëmtimi që shkaktohet nga klamidia është shpesh “i heshtur”.

Parandalimi

Ekzistojnë disa mënyra dhe gjëra të cilat mund t’i bëni për të ulur rrezikun e marrjes së infeksionit të klamidias. Në vijim janë disa metoda të zakonshme për parandalimin e klamidias:  të përmbaheni nga marrëdhëniet seksuale, të jeni besnik, të përdorni kondom, të testoheni (së paku një herë në vit), mësoni simptomet e klamidias, tregoni partnerit nëse jeni infektuar me klamidi.
Pra, Infeksioni me kllamidia është infeksion i cili nuk ka simptome të lehta apo fare nuk ka. Nëse ky infeksion nuk trajtohet mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të pelvikut (PID) dhe infertilitet. Te disa femra shkakton sekret të shtuar, djegie gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut, temperaturë, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale si dhe gjakderdhje jo normale. Te meshkujt, shkakton simptome të cystitit, sekret nga organi gjenital i mashkullit, djegie gjatë urinimit, skuqje si dhe ënjtje e testisëve, por mund të mos kenë fare simptome.

Shkaktohet nga bakteria e quajtur Chlamydia trachomatis. Bartja e infeksionit bëhet vetëm me rrugë seksuale. Ky infeksion bartet nga nëna e infektuar te foshnja gjatë lindjes vaginale. Bakteria chlamydia shkakton dy të tretat e infeksionit te pelviku (PID). Diagnostikimi bëhet me marrjen e strishos nga cerviksi te meshkujt, nga retra, si dhe bëhet analizë të gjakut dhe urinës.

Trajtimi bëhet me antibiotikë sa me shpejt që bëhet diagnostikimi dhe duhet të trajtohen të dy partnerët.


Gonorea

Gonococcal lesion on the skin PHIL 2038 lores.jpg

Shkaktohet nga bakteria Neisseria gonorrhoea. Afekton vaginen, cerviksin, uretren dhe rektumin. Është gjithashtu një ndër shkaktarët e shpeshtë të infeksionit të pelvikut.



 Paraqitet me ndryshime në sekretin vaginal, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, dhimbje në fund të barkut, djegie gjatë urinimit si dhe simptome të infeksionit rektal (zorrës së trashë), kruarje, skuqje, gjakderdhje dhe dhimbje të zorrës së trashë.




Te meshkujt, simptomat paraqiten dy deri në pesë ditë pas marrëdhënies së pambrojtur. Diagnostikimi bëhet me teste të ndryshme laboratorike.

Image result for Gonorrhea

Ky infeksion është gjithashtu shumë i rrezikshëm te shtatzënat. Trajtimi bëhet te të dy partnerët me doza të mëdha të antibiotikëve.



Sifilisi

Ky infeksion shkaktohet nga organizmat (shumë të afërt me bakterie) të vegjël të quajtur spirochaet-treponema pallidum. Koha e paraqitjes së simptomeve pas infektimit me sifilis është mesatarja 21 ditë. Infeksioni lokalizohet në hyrje të vaginës dhe retrës, me paraqitjen e ulcerave të vogla të quajtura chancre. Simtomat janë të shumta dhe është shumë vështirë të diagnostikohet nëse nuk bëhet testi serologjik. Shërimi i sifilisit bëhet sipas trajtimit më të vjetër dhe ende shumë efektiv me antibiotikë-penicilinë. Në rast të mostrajtimit te sifilisit mund të dëmtojë zemrën, aortën, trurin, sytë dhe eshtrat.



*********************

Çka është Sifilisi?

Çka është Sifilisi?

Çka është sifilisi? 

Sifilisi është një lloj i sëmundjes seksualisht të transmetueshme. Kjo vjen si rezultat i infeksionit bakterial të traktit gjenital me bakterie të quajtur Treponema pallidum.
Si bartet sifilisi?

Sifilisi shpesh bartet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me plagën e shkaktuar nga sifilisi, gjatë seksit vaginal, anal apo oral. Këto plagë kryesisht shfaqen në gjenitalet e jashtme, vaginë, anus ose në rektum. Plagët mund të shfaqen gjithashtu në buzë dhe në gojë. Gjithashtu sifilisi mund të bartet nga femra shtatzënë e cila është e infektuar në foshnjën e saj.  Bakteria e sifilisit (treponema pallidum) është e brishtë. Prandaj, sifilisi nuk mund të bartet përmes përdorimit të tualetit, pishinave, vaskave, veshjeve të përbashkëta ose të përdorimit të enëve ose mjeteve të njëjta të ngrënit.
Cilat janë simptomet e sifilisit?

Sifilisi ka disa stade. Simptomet dallojnë në secilën fazë, por shpesh nuk ka simptome, edhe pse mund të ndodhin dëme serioze.
Stadi parësor: 

Plagët e hapura pa dhimbje, shpesh shfaqen gjatë 3 javësh deri në 3 muaj pas infeksionit. Plaga e hapur mund të shfaqet kudo në trup. Vendet më të shpeshta ku shfaqen këto është penisi tek meshkujt, afër hapjes vaginale tek femrat ose në anus dhe rektum. Pas një kohe, plagët shfaqen në buzë ose në gojë. Zmadhimi i gjëndrave mund të shfaqet afër plagës; për shembull, nëse plaga është paraqitur në penis ose afër vaginës, gjëndra në ije rritet. Të dyja si plagët dhe gjëndrat e zmadhuara shpesh zgjasin 3 deri në 6 javë dhe pastaj zhduken. Por infeksioni nuk zhduket; ai vazhdon në stadin dytësor;
Stadi dytësor: 
Simptomet në stadin dytësor zakonisht shfaqen gjatë 2-3 muajve pas marrjes së infeksionit. Ndonjëherë ato përputhen me sifilisin parësor por ndonjëherë simptomet vazhdojnë deri në 6 muaj. Simptomi më i zakonshëm janë puçrrat në lëkurë që mund të shfaqen kudo në trup dhe shpesh – jo si puçrrat e tjera të lëkurës – përfshijnë shuplakat e duarve dhe plagët në shputat e këmbëve.  Puçrrat zakonisht nuk shkaktojnë kruarje. Simptomet e tjera të zakonshme janë gjëndrat e zmadhuara në pjesët e ndryshme të trupit, ethet, lodhje, humbja e flokëve, humbja e peshës dhe kokëdhimbjet. Simptomet janë si ato që paraqiten tek problemet e tjera shëndetësore, prandaj sifilisi ndryshe quhet “imitator i mirë”. Simptomet e sifilisit dytësor zakonisht zgjasin nga 1 deri 3 muaj por ndonjëherë edhe më gjatë dhe pas një kohe simptomet shfaqen dhe largohen gjatë një ose dy viteve. Por edhe pas zhdukjes së simptomave të sifilisit dytësor, infeksioni vazhdon;
Latent:
 Sifilisi latent nuk shkakton simptome. Infeksioni mund të zbulohet vetëm përmes analizave të gjakut. Nëse nuk trajtohet, sifilisi latent vazhdon gjatë tërë jetës. Shumë nga këto infeksione kurrë nuk shkaktojnë probleme serioze por shpesh sëmundja përparon deri tek stadi përfundimtar, i quajtur sifilisi terciar.
Terciar (i vonshëm): Rreth një e treta e njerëzve të patrajtuar nga sëmundja e sifilisit kanë dëme serioze në organet e ndryshme dhe sistemet trupore. Sifilisi terciar mund të shfaqet gjatë çdo kohe nga një vit deri në 50 vite pas marrjes së infeksionit; në shumicës e rasteve shfaqet brenda 20 viteve. Truri, zemra, mëlqia dhe eshtrat janë organet më të zakonshme që preken nga kjo sëmundje. Sifilisi terciar mund të shkaktojë paralizë, problemet mendore, verbim, shurdhim, infarkt në zemër dhe vdekje.

Image result for Sifilisi
Sifilisi tek femrat lezbike dhe biseksuale

Lezbikët dhe femrat biseksuale nuk janë imune ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, prandaj ato duhet të testohen për këto sëmundje. Sifilisi është shumë infektues dhe mund ta bartë kontakti i ngushtë me lëkurë gjatë seksit ose ndarja e lodrave seksuale mund ta bartë atë. Simptomet nuk shfaqen gjithmonë por mund të përfshijnë plagët e hapura në vaginë, anus ose fyt. Gjithashtu mund të keni skuqje me puçrra në trup ose simptomet e ftohjes. Çfarëdo kontakti siç është seksi oral ose përdorimi i dorës së njëjtë me të cilën e keni prekur veten dhe pastaj partnerin e juaj mund të shkaktojë rrezik. Dy femra që janë të dyja me menstruacionet janë në një rrezik më të lartë.

Image result for Sifilisi
Sifilisi tek meshkujt gej dhe biseksual

Pas disa viteve të fundit, ka pasur një rritje drastike të numrit të rasteve të reja me sifilis tek meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, në qytetet dhe vendet e ndryshme. Kjo lidhej pjesërisht me  meshkujt gej që gjejnë partneret e tyre seksuale përmes internetit. Studimi i bërë në San Francisko tregon se 23 përqind të meshkujve me rastet e reja të sifilisit raportuan se kanë përdorur internetin për të gjetur partnerë seksual.
Shërimi
Image result for Sifilisi
Sifilisi mund të shërohet lehtë në stadet e hershme. Vetëm një injekcion intramuskular me penicilinë, antibiotik, e shëron personin i cili ka pasur sifilis për më pak se një vit.Dozimet shtesë nevojiten për të trajtuar personat që kanë pasur sifilis më gjatë se një vit.  Për personat që janë alergjik ndaj penicilinës, ekzistojnë antibiotikë tjerë që mund ta trajtojnë sifilisin. Nuk ka mjete tjera shtëpiake apo medikamentet tjera që do ta kurojnë sifilisin. Trajtimi do ta vras bakterien e sifilisit dhe parandalojë dëme të mëtejshme por nuk do ta riparojë dëmin që tashmë është shkaktuar. Pasi ekziston trajtimi efektiv, është me rëndësi që personat të testohen për sifilis nëse sjellja e tyre seksuale i vë në rrezik të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.  Personat që janë duke u trajtuar për sëmundjen e sifilisit duhet të abstenojnë nga kontakti seksual me partnerët e ri derisa të shërohen plotësisht plagët e sifilisit. Personat me sifilis duhet ta njoftojnë partnerin e tyre seksual që edhe ata të testohen dhe të marrin mjekimin nëse është e nevojshme.

Komplikimet
Image result for Sifilisi
Nëse mbetet i patrajtuar, sifilisi mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit. Ka gjasa që sifilisi ta prek zemrën, sytë, trurin, sistemin nervor, eshtrat dhe nyjet.  Sifilisi mund të shkaktojë sëmundje mendore, verbim, problemet neurologjike, sëmundjet e zemrës dhe vdekje,
Një sëmundje e cila shkaktohet nga sifilisi është neurosifilisi. Kur bakteria e cila shkakton sifilisin sulmon sistemin nervor, tek njerëzit e infektuar mund të zhvillohet neurosifilisi. Disa persona me neurosifilis mund mos të kenë komplikime. Por shumica kanë. Disa nga komplikimet përshfijnë kokëdhimbjet, qafë të ngrirë, ethe, sulme dhe simptomat e tjera të përafërta me sulm në tru (mpirja, dobësi, probleme me shikim). Mund të kalojnë deri 20 vite që të zhvillohet neurosifilisi që nga infeksioni.
Parandalimi

E vetmja mënyrë e sigurt për ta parandaluar sifilisin është që të keni marrëdhënie reciproke monogame me një partner i cili nuk është i infektuar, të përdorni kondom pasi që ata mund ta zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, por vetëm nëse kondomi mbulon plagët e sifilisit, të mos përdorni alkool dhe droga tjera të cilat mund ta mjegullojnë gjykimin e juaj dhe t’ju çoj të hyni në marrëdhënie të pasigurta seksuale, të flisni me mjekun dhe partnerin (ët) e juaj seksual dhe të testoheni.
Cistet, armiku i trupit të femrës
Image result for Cistet, armiku i trupit të femrës
Mund të themi se pothuajse çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trupi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Pra, janë të gjitha shqetësime, që i detyrohen një infeksioni të veshkave shkaktuar nga disa baktere, të cilat jetojnë në brendësi të trupit të njeriut, pa dhënë probleme, por që kur prekin veshkat i pezmatojnë. Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t‘i drejtohet doktorit personal, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Natyrisht që analiza më e rëndësishme është urinokultura, e cila shërben për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilaçe antibakteriale duhen përdorur për të luftuar infeksionin. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t‘i nënshtroheni një ekografie të aparatit urinar ose një urografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër, si pielonefriti, një infeksion që prek pjesën e sipërme të aparatit urinar.
Image result for Cistet, armiku i trupit të femrës
Ç’janë kistet?

Cistet në vezore janë të mbushura me lëng apo përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohen në vezore. Numri i diagnozave të cisteve është rritur me zgjerimin e përdorimit të kontrolleve fizikale dhe ultrazërit. çdo muaj, vezoret normale krijojnë ciste të vogla që quhen gjëndra Graf, nga të cilat njëra në mesin e cikleve është dominues dhe arrin madhësinë deri në 2.4 cm dhe nga ai lëshohen qeliza të pjekura vezore gjatë evoluimit. Kur gjëndra shpërthen bëhet një trup i verdhë, i cili është i madhësisë prek 1.2 deri në 2 cm kur është e pjekur dhe ka mes ciste. Nëse nuk ndodh pllenimi, ajo zvogëlohet dhe zhduket, ndërsa në rast të pllenimit së pari rritet dhe pastaj zvogëlohet gjatë shtatzënësisë.

Llojet

Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet funksionale të shumëfishta krijohen si rezultat i rritjes së stimulimit hormonal apo ndjeshmërisë së tepërt. P.sh paraqiten gjatë procesit të kurimit të jopjellorisë kur vezoret stimulohen me ilaçe të caktuara. Kështu, nëse nuk rregullohet doza e duhur dhe vjen deri te stimulimi i tepërt, atëherë krijohet ciste.

Faktorët

Por cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë një sulm cistit akut? Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “cistitin e muajit të mjaltit”. Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë). Ndonjëherë bakteret e zorrëve mund të jenë të pranishme në zonën gjenitale dhe gjatë një marrëdhënieje mund të infektojnë rrugët urinare. Për të shmangur këtë të keqe, është mirë që pas çdo takimi të zjarrtë të bëni urinën. Edhe femrat që vuajnë nga kapsllëku kronik, preken më shpejt nga infeksioni i rrugëve urinare. Kështu, bakteret e pranishme për një kohë të gjatë në zorrë, mund të shkaktojnë djegie dhe inflamacion në rrugët urinare. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate dhe ushqime integrale. Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.

Higjiena

Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehazhin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.

Grupmoshat e rrezikuara

Cilat mosha janë më të rrezikuara? Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Për shembull te vajzat e vogla mungojnë ende mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur një femër ka shumë partnerë dhe kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Dhe në fund në menopauzë (ashtu siç u ndodh vajzave të vogla). Te gratë në menopauzë mungojnë sërish mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave, kështu që bakteret mund të jenë të pranishme në pjesën e poshtme të organit gjenital.



Cistet në vezore, cilat prej tyre janë të rrezikshme dhe cilat jo

Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve. Cistet në vezore shpesh shkaktojnë panik të madh nga frika për tumor, edhe pse shumica prej tyre janë plotësisht të parrezikshme. Cistet mund të paraqiten në cilëndo moshë, por më së shpeshti janë në periudhën e riprodhimit dhe janë të rralla pas menopauzës. Cistet në vezore paraqiten gati tek të gjitha femrat në periudhën e riprodhimit. Shumica e këtyre cisteve janë funksionale dhe të parrezikshme. Cistet në vezore janë të mbushura me lëng apo përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohen në vezore. Numri i diagnozave të cisteve është rritur me zgjerimin e përdorimit të kontrolleve fizikale dhe ultrazërit. Çdo muaj, vezoret normale krijojnë ciste të vogla që quhen gjëndra Graf, nga të cilat njëra në mesin e cikleve është dominues dhe arrin madhësinë deri në 2.4 cm dhe nga ai lëshohen qeliza të pjekura vezore gjatë evoluimit. Kur gjëndra shpërthen bëhet një trup i verdhë, i cili është i madhësisë prek 1.2 deri në 2 cm kur është e pjekur dhe ka mes ciste. Nëse nuk ndodh pllenimi, ajo zvogëlohet dhe zhduket, ndërsa në rast të pllenimit së pari rritet dhe pastaj zvogëlohet gjatë shtatzënësisë. Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet funksionale të shumëfishta krijohen si rezultat i rritjes së stimulimit hormonal apo ndjeshmërisë së tepërt. Për shembull paraqiten gjatë procesit të kurimit të jo-pjellorisë kur vezoret stimulohen me ilaçe të caktuara. Kështu, nëse nuk rregullohet doza e duhur dhe vjen deri te stimulimi i tepërt, atëherë krijohet ciste.

Dallimi

Simptomat te cistet e parrezikshme janë kryesisht të njëjta. Paraqitet dhimbje në stomak dhe ndjenja e pakëndshme e presionit në zorrën e trashë, apo fshikëz. Po ashtu, paraqitet edhe çrregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe çrregullime në tretje. Për sa i përket diagnostikimit të cisteve, së pari, duhet të bëhet ultrazëri, i cili tregon karakteristikat morfologjike të cistit. Cistet e thjeshta kanë një gropë dhe një mur të hollë përreth saj dhe tek ato ka shumë pak gjasa që të jenë të rrezikshme. Cistet komplekse kanë disa pjesë, trashja e murit, ndarje dhe çrregullim në përmbajtjen e cistit. Tek këto ekziston dyshimi për tumore të rrezikshëm. Pas kontrollit të parë, mundeni lirisht të bëni ultrazërin trans-vaginal, i cili në detaje tregon strukturën e mitrës, ndërsa ultrazëri trans-vaginal është zgjidhje edhe më e mirë, sepse tregon masa të mëdha dhe mundëson kontrollin e strukturë në gropën e stomakut (veshkat, mëlçinë, lëngjet e lira). Kurimi tek cistet e thjeshta nuk është i nevojshëm. Tek paraqitja e cisteve tek femrat që janë në menopauzë është e nevojshme të bëhet CA125 (tumor-shënuesi për mitër dhe vezore). Natyrisht, kurimi kryhet sipas shkaktarit. Cistet që janë paraqitur që herët dhe pas gjashtë muajsh terapie ende qëndrojnë, ndërsa janë më të mëdha se 5 deri 10 centimetra, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjike. E njëjta vlen edhe për cistet komplekse. Operimet kryhen me metodë kirurgjike laparaskopike dhe klasike. Gjatë shtatzënësisë, për shkak të kontrolleve të ultrazërit, cistet në vezore shpesh vërehen. Kurimi i cisteve tek shtatzënat është i njëjtë tek të gjitha femrat: cistet e parrezikshme, vetëm përcillen dhe kryesisht tërhiqen në mënyrë spontane. Cistet e tjera që janë aty më shumë se gjashtë muaj dhe janë të madhësisë mes 5 dhe 10 centimetra, apo ato që janë shenja të dyshimta se janë të rrezikshme, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Me rastin e heqjes së cisteve, fëmija nuk është në kurrfarë rreziku.

Pasojat

Problemi kryesor te gratë me sindromën e vezoreve policistike është shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5 për qind, mundet që sërish të rivendosë funksionin e vezoreve gjerësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pak probleme me rritje të kolesterolit, lipideve dhe insulinës. Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese. Në kuadër të mjekimit të sterilitetit (shterpësisë), problemi kryesor janë ciklet anovulatore. Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar. Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromën e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e çrregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve (amenorreja), e cila mund të mjekohet me dhënien e terapisë me gestagjene ose kontraceptivë oralë dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet me dhënien e barnave antiandrogjenik. Për këtë qëllim në rend të parë aplikohet bari ciproteronacetat (ose Diane 3 5; Androcur), i cili përshkruhet në bazë të skemave të caktuara gjerësisht, skema e kundërt e Kauffmann-it ose skema sipas Hammerstein-it. Përveç këtyre barnave edhe pse me një përqindje më të vogël të inhibimit të receptorëve androgjenik, mund të përdorët klormadinonacetati (Belara, Neo-Eunomin) dhe dienogest (Valette). Nëse shfaqen probleme të theksuara metabolike si rezistenca periferike në insulinë dhe hiperinsulinemia që është edhe shkak i problemit me kolesterol dhe lipide si dhe një varg problemesh të tjera metabolike dhe endokrinologjike që së bashku çojnë drejt shfaqjes së sëmundjes së sheqerit e cila haset në rreth 80″90 për qind të rasteve me sindromën e vezoreve polikistike të pamjekuara, përdoret metoformina (Glucophage). Sindromi i vezoreve policistike mund të trajtohet edhe me rrugë kirurgjike (laparoskopi ose laparotomi), e njohur si resekcioni i vezoreve në formë pyke, qëllimi kryesor i së cilës është të zvogëlohet vëllimi i vezoreve të rritur dhe në këtë mënyrë edhe uljen e prodhimit të shtuar të hormoneve seksuale mashkullore.

Çfarë është sindroma e vezoreve policistike

Image result for sindroma e vezoreve policistike
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) përfshin një varg simptomash, fillimisht me një ndryshim të ndërtimit të vezoreve të cilat gjatë vizitës ultrasonografike japin një ndërtim karakteristik, madhësia e të cilave ndryshon nga madhësia normale e deri në shumë të rritur. Nën kapsulën e vezoreve shfaqen një varg folikulash të vogla, që i japin pamjen e qafores me rruaza me madhësi maksimale deri në 7-8 mm. Kjo sindromë është përshkruar në vitin 1905, nga ana e Stein-it dhe Leventhal-it si një grumbull simptomash: amenore (mungesë e menstruacioneve), shtim i peshës- majmëri dhe vezore policistike. Sindroma e vezoreve policistike shfaqet në rreth 3 për qind të adoleshenteve dhe femrave të rritura. Mund të paraqitet që nga menstruacioni i parë. Shpesh diagnostikohet te femrat e reja, fillimisht për shkak të cikleve menstruale të parregullta gjatë pubertetit, që bëhen shkak për paraqitjen e hiperandrogjenemisë (shtim i nivelit të hormoneve seksuale mashkullore”androgjeneve), në moshën para pubertetit. Niveli i ngritur i testosteronit vepron në gjëndrat dhjamore duke shkaktuar shfaqjen e seboresë (krunde në flokë) puçrrave-akne sidomos në fytyrë. Testosteroni, me veprimin në folikulën e qimeve, nxit shfaqjen e qimeve (hiruzitizëm) të tipit mashkullor, ndërsa qimet e kokës hollohen, dobësohen dhe fillojnë e bien duke imituar rënie të flokut të tipit mashkullor (tullac).

Cistet në të shumtën e rasteve janë të parrezikshme

Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet në vezore shpesh shkaktojnë panik të madh nga frika për tumor, edhe pse shumica prej tyre janë plotësisht të parrezikshme. Cistet mund të paraqiten në cilëndo moshë, por më së shpeshti janë në periudhën e riprodhimit dhe janë të rralla pas menopauzës. Cistet në vezore paraqiten gati tek të gjitha femrat në periudhën e riprodhimit. Shumica e këtyre cisteve janë funksionale dhe të parrezikshme.

Simptomat

Simptomat tek cistet e parrezikshme janë kryesisht të njëjta. Paraqitet dhimbje në stomak dhe ndjejnë e pakëndshme e presionit në zorrën e trashë, apo fshikëz. Po ashtu, paraqitet edhe çrregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe çrregullime në tretje.

Diagnoza

Së pari bëhet ultrazëri, i cili tregon karakteristikat morfologjike të cistes. Cistet e thjeshta kanë një gropë dhe një muri të hollë përreth saj dhe tek ato ka shumë pak gjasa që të jenë të rrezikshme. Cistet komplekse kanë disa pjesë, trashja e murit, ndarje dhe çrregullim në përmbajtjen e cistes. Tek këto ekziston dyshimi për tumore të rrezikshëm. Pas kontrollit të parë, mundeni lirisht të bëni ultrazërin trans-vagjinal, i cili në detaje tregon strukturën e mitrës, ndërsa ultrazëri trans-vagjinal është zgjidhje edhe më e mirë, sepse tregon masa të mëdha dhe mundëson kontrollin e strukturë në gropën e stomakut (veshkat, mëlçinë, lëngjet e lira).

Kurimi

Kurimi tek cistet e thjeshta nuk është i nevojshëm. Tek paraqitja e cistes tek femrat që janë në menopauzë është e nevojshme të bëhet CA125 (tumor-shënuesi për mitër dhe vezorë). Natyrisht, kurimi kryhet sipas shkaktarit. Cistet që janë paraqitur qysh moti dhe pas gjashtë muajsh terapie ende qëndrojnë, ndërsa janë më të mëdha se 5 deri 10 centimetra, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjike. E njëjta vlen edhe për cistet komplekse. Operimet kryhen me metodë kirurgjike laparaskopike dhe klasike.

Shtatzënia

Gjatë shtatzënësisë, për shkak të kontrolleve të ultrazërit, cistet në vezore shpesh vërehen. Kurimi i cisteve tek shtatzënat është e njëjtë tek të gjitha femrat: ciste e parrezikshme, vetëm përcillen dhe kryesisht tërhiqen në mënyrë spontane. Cistet e tjera që janë aty më shumë se gjashtë muaj dhe janë të madhësisë mes 5 dhe 10 centimetra, apo ato që janë shenja të dyshimta se janë të rrezikshme, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Me rastin e heqjes së cisteve, fëmija nuk është në kurrfarë rreziku.



Pyetjet më të shpeshta mbi kancerin e qafës së mitrës

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?


Image result for kanceri i qafes se mitres
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafen e mitrës. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës dhe lidh atë me vaginen. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar.

Sa i shpeshtë është kanceri i qafës së mitrës?

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshës 40 vjec. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve, kanceri i qafës së mitrës kapet në faza shumë të avancuara. Çdo vit rreth 500000 gra në botë preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë çdo 2 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Në Evropë çdo 18 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës është kanceri që haset më shpesh tek femrat pas kancerit të gjirit. Në Shqipëri rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u rritur, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.
Image result for kanceri i qafes se mitres


Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?

Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Virusi i papilomes njerëzore ose HPV. Ka më shumë se 100 tipe virusesh të HPV, por një pjesë prej tyre janë viruse me rrezikshmëri të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus që mbetet i fshehur në organizëm pa dhënë asnjë shenje sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV është më i zakonshëm në grupmoshat e reja të cilat janë seksualisht aktive.

Sa kohë do kanceri i qafës së mitrës të zhvillohet?

Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit në qafen e mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 vjet deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij kanceri i jep mundësi çdo femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

Cilat femra rrezikohen prej kancerit të qafës së mitrës?

Çdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës.

Por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse:

*Ka filluar herët aktivitetin seksual.

*Ka partnere seksual të shumtë.

*Ka partnere të cilët kanë pasur shumë partnerë seksualë.

*Ka një infeksion nga virusi i papilomes njerëzore-HPV.

*Nëna, motra apo gjyshja e tyre ka pasur kancer të qafës së mitrës.

*Ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS.

*Pi duhan.

*Ka pasur shtatzëni të shumta.

*Ka imunitet të ulët.

Si mund të mbroheni nga kanceri i qafës se mitrës?

Rreziku në qafën e mitrës zvogëlohet nëse ju:

*Vaksinoheni me vaksinën kundër virusit HPV që shkakton kancerin e mitrës.

*Bëni rregullisht PAP TESTIN.

Të dyja së bashku ju mbrojnë nga kanceri i qafës së mitrës.

Ç’duhet bërë nëse rezultati i testit është jo normal?

Nëse PAP Testi tregon një dyshim apo një gjendje jo normale, mjeku do t’u kërkojë të përsërisni testin pas 6 muajsh apo do t’u kërkojë të kryeni një ekzaminim të quajtur kolposkopi. Gjatë saj shikohet nga afër qafa e mitrës, nëpërmjet një instrumenti që vepron si mikroskop por që quhet kolposkop. Gjithashtu mjeku mund të marrë një material të vogël nga indet e qafës së mitrës për t’i ekzaminuar në laborator. Kjo procedurë quhet BIOPSI. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurt për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.



******


Kanceri i gjirit

Image result for Kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancerëve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund ta shkaktojnë këtë.

Image result for Kanceri i gjirit

Minimizimi i rrezikut

Faktorët rrezikues janë listuar si më poshtë, nisur nga rëndësia e tyre:

Në bazë të studimeve, sëmundja e shekullit është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Shmangia e dhënies gji, lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t‘i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Mungesa e aktivitetit të rregullt seksual.

-Abortet.

-Stresi kronik.

-Injektimet në gji.

-Qëndrim i tejzgjatur në diell.

Mënyra jo e shëndetshëm e jetesës (obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike).

Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur:



Masat parandaluese

1. Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë nëse jeni mbipeshë.

2. Përpiquni të minimizoni stresin. Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.

3. Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.

4. Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Mundohuni t‘i ndiqni të gjitha rekomandimet e mësipërme, por sërish ju jeni të ekspozuar nga rreziku i prekjes së kësaj sëmundjeje, ky është një nga disavantazhet e të qenit femër.



************************



Sëmundjet e zemrës janë vrasëset më të mëdha të femrave

Image result for Sëmundjet e zemrës janë vrasëset më të mëdha të femrave

Sëmundjet e zemrës nuk prekin vetëm meshkujt, por janë vrasëset më të mëdha të femrave në SHBA.

Afërsisht 40% të të gjitha femrave që vdesin kanë si shkaktar të vdekjes sulmet në zemër ose sëmundjet e zemrës.

“Në këtë mënyrë vdesin më shumë gra sesa numri i grave që vdesin nga të gjitha llojet e kancerit të marra së bashku”, thuhet në një botim të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.

Me gjithë përpjekjet për të edukuar femrat në lidhje me rrezikun nga këto sëmundje, 45% e grave amerikane nuk e dinë se rreziqet më të mëdha për shëndetin e tyre vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e zemrës.



Disa fakte tronditëse:

-13% e grave amerikane i shohin sëmundjet e zemrës (por jo sulmet e zemrës) si një rrezik për shëndetin.

-Sëmundjet kardiovaskulare vrasin afërsisht gjysmë milioni gra në vit në SHBA.

-Një amerikane në minutë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Afërsisht një e treta e të gjitha femrave dhe e meshkujve moshërritur në SHBA vuajnë nga ndonjë formë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e një banori ose banoreje të SHBA-së çdo 35 sekonda.

Më shumë gra amerikane mbi moshën 25-vjeçare vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa nga çdo sëmundje tjetër.

64% e të gjitha grave amerikane që kanë vdekur befasisht nga sëmundje koronare të zemrës, kanë vdekur pa pasur simptoma të mëhershme.

Ndërkohë që numri i grave amerikane që vdesin nga kanceri është 1 në 30, numri i atyre që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare është 1 në 2.6.



5 këshilla për një zemër të shëndetshme

Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rrezikues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:

1. Mos pini duhan!


Image result for Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat.
Image result for Mos pini duhan!

 Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

3. Ushqime të shëndetshme për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

4. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

5. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni: Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak. Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.





Këshillat e mjekëve për një zemër të shëndetshme



1. Mos pini duhan

Image result for ushtrime fizike

2. Merruni me ushtrime, dhe vetëm ushtrime



3. Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën



4. Ruani peshën normale të trupit


Image result for ushqimi i shendetshem
5. Bëni rregullisht ekzaminime dhe vizita mjekësore



Moshat më të prekura nga problemet në zemër

Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla. Vetëm një në katër persona të rrezikuar me atak kardiak arrin të kurohet brenda një ore pasi është shqetësuar. Këta janë ata të sëmurë me sëmundje zemre të cilët janë prezantuar nga mjekët kardiologë në kursin e fundit të kongresit të mbajtur për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Image result for Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës

Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës



Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së grave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt nevojave të ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime kanë arritur studimet mjekësore nga shkenca dhe mjekët kardiologë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga të një infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnë nëse vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar zemrën të punojë më qetë.



Funksioni i zemrës dobësohet nga dieta

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.



Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...