Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/01

Ben Blushi: Romani "kandidati" një satirë me politikanët dhe gazetarët e kohës

Floripress :Flori Bruqi 

Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar.Ai është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Edukimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.

Të jetosh në ishull.jpg
Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.

Libra të botuar

Të jetosh në ishull - 2008
Otello, Arapi i Vlorës - 2009
Shqipëria - 2011
Hëna e Shqipërisë - 2014
Kandidati - 2015


*****

Ka dy ditë që në libraritë e Shqipërisë  është romani i ri i Ben Blushit “Kandidati”. Në këtë prozë të tij të katërt autori i vendos ngjarjet në ditët tona, madje në një mjedis që ai e njeh shumë mirë, në atë mediatiko-politik.
Fabula e romanit të ri zhvillillohet në sfondin e një palë zgjedhjeve ku si për çudi megjithëse kandidati i qytetit të Basenit vdes, ai arrin të zgjidhet sërish nga populli.
Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Autori e ka vetportretizuar edhe veten në libër, ashtu sikurse bëri me portalin më të ri në tregun mediatik shqiptar “Kalemi”, apo me persanazhe të tjera të peisazhit mediatik.
Përngjasimi i personazheve letrarë me ata realë është një taktikë e njohur e përdorur nga shumë shkrimtarë me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të kuriozitetit të publikut.

Ngjarjet e romanit të ri zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.
Po kush është Kadim Sedini tek libri i ri i Blushit? Ai quhet Kadim Sedini dhe emri i tij ngjan shumë me atë të Qazim Sejdinit, që rifitoi Bashkinë e Elbasanit, ku Blushi është deputet.
Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Në subjektin e Blushit, zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet. Si dhe tre romanet e mëparshme, edhe “Kandidati” pritet të provokojë debatin politik për shkak se subjekti është marrë nga politika shqiptare, të cilën autori e tregon me të gjitha dritëhijet e saj përmes një gjuhe letrare, për të cilën Ben Blushi ka treguar se nuk ka munguar asnjëherë. Në vitin 2008, Blushi botoi romanin e tij të parë, “Të jetosh në ishull”, në vitin 2009 “Otello, Arapi i Vlorës” i cili fitoi Çmimin Europian të Letërsisë, në vitin 2011 botoi “Shqipëria” dhe në vitin 2014 esenë politike “Hëna e Shqipëris딝.

Shqipëria (roman).JPG
Megjithëse edhe në këtë rast ashtu sikurse ndodh rëndom, vetë autorët i mohojnë këto ngjashmëri, për shkak se ata i konsiderojnë personazhet e veprave të tyre si krijesa ekzluzive të fantazisë së vet.
Pikërisht ky debat dhe kjo kundërthënje pritet të shpërthejë edhe njëherë për “Kandidati-n”e Blushit, me të cilin sapo të ndeshen lexuesit përpos kënaqësisë estetike do të kenë marin edhe atë të përballjes me personazhe që i njohin shumë mirë.

*****
Hëna e Shqipërisë.jpg

Hëna e Shqipërisë Gjinia: Publicistikë. Autori: Ben Blushi.

Shtëpia botuese: "UET Press". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 300.

Mbi librin:

Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. "Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë", thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një "Shqipëria ç'do të bëhet" e ditëve tona, por që përndryshe asaj të shkruar vite më parë prej Sami Frashërit, nuk ka brenda asnjë fije romantizëm dhe ndoshta për këtë është titulluar "Hëna e Shqipërisë".

Hëna në librin e Blushit simbolizon pesimizmin dhe libri shkon në këtë frymë, edhe pse Blushi bën në fund një kthesë dhe ndoshta kritikë edhe për veten. "Pesimizmi është i ngjashëm me diabetin. Ai është një sëmundje që e mpin nevojën për ndryshim. Është si diabeti për trupin e njeriut. Prek të gjitha shqisat, duke zvogëluar shpejtësinë e reflekseve dhe kalbur ngadalë", shkruan ai.

Por eseja e Blushit, e botuar nga "UET-PRESS" është më realiste sesa metaforat dhe figurat mbi pesimizmin. Ai bën një përshkrim të detajuar të asaj që është sot Shqipëria.

Një vend në krizë, që sipas tij do të vijojë gjatë me një politikë të paaftë për të bërë reforma dhe të lidhur fort me biznesin, saqë siç shkruan ai, është e pamundur tashmë të dallosh se cili është politikani dhe cili është biznesmeni. Edhe pse nuk ka ndonjë referencë apo përmendje, libri qartazi reflekton edhe mospajtimin me qeverinë e Edi Ramës.

Ajo shihet e paaftë të ndalojë pabarazinë që thellohet e që sipas autorit do të bëjë që shqiptarët e pasur dhe fëmijët e tyre të kenë më shumë në të ardhmen e të varfërit të jenë më të varfër. Një diferencë që do të theksohet në arsimim dhe do të prodhojë shtresa të margjinalizuara që do të shtyhen drejt ekstremeve fetare e nacionaliste. Nuk bëhet fjalë për fraza të nxjerra prej meditimit. Autori ka referenca për ndryshimet sociale dhe statistika nga institucione ndërkombëtare që tregojnë se si përkeqësohen treguesit socialë të vendit.

Libri nuk kursen askënd dhe dikush mund ta shohë edhe si një pasqyrë ku mund të shohim veten në të ardhmen (dhe të sotmen), sigurisht nëse gjërat nuk ndryshojnë prej atyre rastësive historike të cilave në të ardhmen u referohemi me sikur. "Sikur Enver Hoxha të ishte dashuruar në Francë, komunizmi shqiptar nuk do kishte qenë aq i përgjakshëm", thuhet ndër rreshtat e librit, duke perifrazuar disa paragrafë që Blushi ia kushton pikërisht paparashikueshmërisë së të ardhmes.

Libri në fillim mund të duket një përshkrim futurist. Një nisje prej fantashkence edhe pse i referohet disa prej parashikimeve më të besueshme të shkencës së klimës që e sheh të ardhmen e këtij "Kopshti Shkëmbor të Evropës Juglindore", siç e quante Faik Konica, më të varfër në pasuri me të cilat deri tani jemi mburrur.

Do të mungojë uji dhe klima sigurisht nuk do të jetë kjo e sotmja. Bota (ajo pjesë që investon dhe i beson këto ndryshime) është duke ndryshuar për t'iu përshtatur këtyre ndryshimeve, për të cilat në Shqipëri pakkush ka kohë të flasë i zhytur në të përditshmen e ngjarjeve të vogla.

Blushi bën pikërisht këtë. Ai flet për gjërat të cilat shihen ose si shumë të largëta, ose probleme që nuk na përkasin në një vend me njerëz të fokusuar në ngritjen sa më të shpejtë të pasurive apo të gjetjes së një pune me mik. Ai provokon duke gërvishtur besimet fetare, diçka që sigurisht do të krijojë shumë kundërshtime.

Nuk kursen asnjë prej atyre që ndodhen në Shqipëri dhe parashikon radikalizim të tyre. Një farë "lufte të vogël qytetërimesh", pasojë e arsimit të pakët dhe pabarazisë që rritet. Dhe mjaft mund të thonë se pjesërisht parashikimet e Blushit u bënë të vërteta ndërsa libri ndodhej në botim. Shqiptarë që luftojnë për shtet islamik në Siri nën flamuj organizatash terroriste apo të tjerë shqiptarë që "mbysin" me fjalë urrejtje njëri tjetrin në rrjete sociale apo gazeta për shkak të besimit fetarë. Mes tyre ai gjen edhe të kundërtën, pjesën tolerante që sipas tij duhet të përkrahet.

Blushi flet për të pasur që do të shtyjnë më shumë izolimin e Shqipërisë dhe pabarazinë e saj. Ngase kjo, parashikon ai, u krijon atyre mundësinë të ruajnë "feudet" që u japin pushtet dhe u garantojnë pasurinë. Ai beson se forca e tyre dhe shkrirja e kufijve mes politikës dhe biznesit do të vijë duke u zmadhuar, pasi në Shqipëri ka politikanë që duan të bëhen biznesmenë dhe biznesmenë që nëse nuk janë tashmë politikanë, duan t'i futen politikës.

Të thëna prej Blushit një personazh i politikës e gjithë kjo bëhet më e vërtetë. Por përtej kësaj autori nuk mëton të japë zgjidhje, edhe pse bën disa parashikime, për daljen prej krizës, për daljen prej pesimizmit. Ai shtron pyetjet që nuk janë bërë apo që bëhen nënzë dhe që ndoshta në këtë mënyre do të shtrohen edhe për zgjidhje.

"Çfarë do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do të kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit?

Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? A do të kryqëzohet raca jonë? A do të ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?". Këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve që ngrihen në libër. Një pjesë marrin përgjigje po aty, të tjera shtrohen për t'u diskutuar, ndërsa autori duket se i fton shqiptarët të reflektojnë për të ardhmen.


*****
Otello, Arapi i Vlorës.jpg

"Otello, Arapi i Vlorës", është roman nga Ben Blushit.Një botim i shtëpisë botuese "Toena" maj 2009.

Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën. Sfondi historik është real: Vlora e viteve para pushtimit turk dhe përpjekjet e kryezotit të saj, Balshës II, për të zgjeruar zotërimet e tij dhe për të përballuar vërshimin e turqve në Jug të vendit, vrasja e tij në fushën e betejës dhe drejtimi i principatës nga e shoqja, Komita Muzaka, aleanca me serbët nëpërmjet martesës së vajzës së saj, Rugina, me princin serb Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzuan Kasi, qëndrimi indiferent i Venedikut, si dhe i të gjitha principatave të tjera italike, duke e lënë të vetme Vlorën, si dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me pushtuesit e rinj që vinin nga Azia e largët.

Familja Contarini nga Venecia, pasardhës të Marko Polos nga babai dhe vlonjatë nga e ëma, plotësojnë kuadrin historik në anën tjetër të detit Adriatik, duke na nxitur imagjinatën për tablonë e jetës reale të kësaj zone mesdhetare para më shumë se gjashtëqind vjetësh, temë kjo mjaft e preferuar për autorin e librit.


Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur “Otello, Arapi i Venedikut”, në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur.

Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj.


Romani i dytë i Blushit është mbi të gjitha një roman mbi dashurinë. Dhe atje ku ka Otello, Desdemonë e Jago nuk mund të mungojnë xhelozitë, tradhtitë, intrigat, ligësitë, vuajtjet e vrasjet në një shoqëri të zhytur në vese e interesa të paskrupullta.

Stili rrëfimtar, tashmë i njohur i autorit, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë, pa dyshim, e vendosin romanin “Otello, Arapi i Vlorës” në radhën e veprave më të bukura dhe më të arrira të letërsisë shqipe Gjendet në këtë roman edhe mënyra e mendimit të shqiptarit, forca e gruas shqiptare, këta njerëz që për luftën shesin dhe paqen dhe për këtë të fundit, shesin dhe vendin...Do të gjejmë në këtë roman edhe aleancat aty ku shqiptarët duan të arrijnë për t'u bërë më të fortë...do të gjejmë në këtë vepër edhe turqit, që Blushi na i sjell si biseksual (në kapitullin e përshkruar si homoseksual) por edhe intrigues, intriga, që pse jo i kanë mësuar nga shqiptarët. Por do të gjejmë edhe venedikasit, që e shohin Vlorën si një mall. Mall që ka një çmim. E jo si një tokë që ka diell dhe det; halle dhe varfëri; luftë dhe vdekje. Një Vlorë, që shet flamurin e vet për të shmangur luftën



Personazhet
Otello Është padyshim personazhi kryesor dhe i çdo faqeje. Është Desdemona ajo që e blen në tregun venedikas dhe më pas kërkon t'i gjejë një emër. Dhe këtu, Blushi, mendon se zezakut që vjen nga Afrika e Largët, ti vërë edhe emrin Obama, si presidenti aktual amerikan.

Por nuk është ky synimi i tij. Ky është një detaj, të cilin, studiuesit do ta analizojnë pse e ka futur. Ai do të ketë emrin Otello dhe fillimisht, do të jetë kukulla e Desdemonës. Otellon e njohim në Venedik si djalë të vogël që fillon të njohë jetën. Prindërit e shitën që ai të mos vdiste.

Babai i kishte thënë: "Ai që jeton vetëm me diell bëhet akrep, ai që jeton vetëm me ujë, bëhet peshk. Unë të nxora në diell, por ujin duhet ta gjesh vetë" (Otello, Arapi i Vlorës). Këtu fillon filozofia për jetën e Otellos, por edhe filozofia e vetë jetës.

Nga Venediku, Otellon e shohim në Vlorë jo rastësisht. Aty do të zhvillohet edhe vetë jeta e tij. Ai do të përdoret si kavie për të zbuluar sëmundje që në Vlorë fliteshin se i sillnin të zinjtë si ai; por do të konsiderohet edhe si xhind, si lugat, si njeri që sjell ters dhe jo i mirëpritur nga vlonjatët; por do ta gjejmë edhe në burg, fillimisht si të pafuqishëm dhe si një vajzë për turkun, më vonë si një burrë të rritur që Vlora e çon në luftë edhe kundër turkut.

Do të shohim një Otello të sinqertë që vetëm rrugës mëson se ç'është pabesia dhe poshtërsia, të cilën Otello e mëson nga shqiptarët; gjejmë një Otello që nuk shet, nuk shet as shpirtin as fjalën, por dashuron. Dhe për këtë edhe mashtrohet. Më vonë rikthimi i Otellos në Venedik. Pasi ka mësuar shumë nga poshtërsitë, nuk e lejon veten në poshtërsitë e kompromiset që i ofron Jago, e aty, sheh dhe fundin e tij.



Desdemona Vajza venedikase, por që në deje i rrjedh gjak shqiptari, paraqitet e butë, e sinqertë, e padjallëzuar. Një vajzë që ka humbur nënën shumë herët dhe që shpesh shfaqet naive. Otello është kukulla e saj, por është i zi. "Do ta blejmë, i thotë i ati, meqë e do.

Ti mund të bësh çdo gjë me këtë njeri: ta mësosh, ta ushqesh, la lash, ta krehësh, ta veshësh, ta rrisësh, ta rrahësh, ta përzësh, ta marrësh prapë, ta puthësh: por vetëm një gjë nuk të lejohet: ta duash" (Otello...faqe 38). Por në përfundim, a e deshi Desdemona Otellon?

Ajo ruajti shaminë e dashurisë së Otellos, që atij ia kishte falur nëna, por ngjarjet ndryshuan kur Otello shkoi në Vlorë. Në libër do të gjejmë fundin dramatik të Desdemonës, ashtu sikurse në tragjedinë shekspiriane, por si shkohet deri aty, do të zbulohet në faqet e librit.



Albano Contarini Është biznesmeni venedikas, vlonjat nga e ëma. Është personazhi që na jep më së miri rrëfimin për jetën. Një jetë që ka një çmim, sikurse çdo gjë tjetër. Një rrëfim brilant në librin e Blushit, në një leksion jete që ai u bën fëmijëve të tij.

"E ardhmja do të jetë më e shtrenjtë dhe më e pasigurt. Ne do të jetojmë mirë por kjo nuk do të na mjaftojë të blejmë ato që duam, apo ato që shiten. Ata që shesin e kanë mësuar këtë, ose më saktë ne që blejmë ua kemi mësuar këtë, atyre që shesin...Një arsye më shumë për të provuar se e ardhmja do të jetë e shtrenjtë dhe e vështirë..." (Otello...faqe 27).

Në fakt asgjë nga ato që Albano u tregon fëmijëve në vitet 1300 nuk ndryshon nga sot, dhe ky është elementi real i librit të Blushit. Duke u futur shpirtin e biznesit fëmijëve të vet, Albano shkon në Vlorë për të blerë kripë, por aty përballet me kërkesën e princeshës së Vlorës për të shitur qytetin. A ka interes Albano ta blejë me anë të senatit, një qytet që po pushtohet nga turqit? Po çfarë çmimi do të ketë qyteti shqiptar?



Stefan Gjika Personazh tipik shqiptar. Një mjek që u kthye nga studimet kur malaria përfshiu Vlorën dhe prej saj vdiqën nëna dhe motra e tij, pikërisht në duart e tij. Një njeri i dhënë tërësisht pas profesionit, me një personazh të skalitur gjatë në shumë faqe libri.

Ka edhe intrigën brenda personalitetit të tij, ka fortësinë, si një lab i sprovuar, por edhe një shpirt të butë. Është mjeku që përdor si kavie Otellon, vetëm për të zbuluar sëmundjet, me një këmbëngulje disa vjeçare. Një njeri që nuk beson te dashuria, aq sa ç'mund të besojë edhe tek jeta. Vdekja e tij nuk vjen për shkak të dashurisë për Vlorën, por për shkak të profesionit të tij.



Balsha II, Komita Muzaka, Rugina dhe Andrea Këta janë personazhet shqiptarë të skalitur në libër. Dy të parët janë Paria e Vlorës. Burrë dhe grua. Një burrë i etur për pushtet dhe për pushtim, një grua që kërkon paqe për popullin që e konsideron princeshë. Fuqia e një burri që qëndron te shpata, madje kërkon t’ia hedhë edhe vëllait të vet Balsha I.

Një personazh që tregohet i fortë dhe tinzar, tregtar dhe luftëtar. Nga ana tjetër, jo strateg. Ndoshta edhe pse ka hyrë dhëndër në Vlorë. Do të zgjerojë domenet e veta, por nuk mund të dalë triumfator para turqve. "Vlora nuk ka pasur kurrë sundimtarin e duhur.

Shqiptarët nuk i duan sundimtarët e vet dhe prandaj nuk u binden. Balsha ishte i çmendur dhe askush nuk u gëzua që e mori Vlorën si dhuratë paje dhe pastaj e përdori si një thikë për të sulmuar qytete të tjera..." (Otello...faqe 240).


Komita gjendet në vështirësi. E vetmuar, kërkon një prijës për Vlorën. Karakteri i femrës së fortë dhe të pamëshirshme shqiptare na shfaqet në romanin e Blushit te Komita Muzaka. Ajo nuk të fal. Ajo thjesht bën kompromise. Edhe Otellon e shikon si një peng për kompromis, por ndërkohë e shtyrë nga vajza e saj Rugina, që ka marrë shumë nga i ati për nga tipi i saj disi tinzar ajo arrin të mposhtë edhe inatin për ta kthyer në djallëzi.

Por Vlora ka nevoj për heronj. Dhe Blushi nuk e ka lënë pa të. Na ka dhënë në këtë roman Andrean, që hyri në burg se vrau dikë që i shau motrën. Ky është tipi i vlonjatit dhe sot. Nuk duron ti shash motrën. Por në burg hyn si një djalë me buzët ende me qumësht që prehjen dhe mbrojtjen e vet e gjen në krahët e Otellos. E më pas, e nxjerrin nga burgu për të mbrojtur Vlorën nga turqit. Këtu, del figura e tij prej heroi. Por heronjtë vdesin. Dhe koka e Andreas i shkon Komitës në një tepsi argjendi nga turqit.



Hamiti Blushi ka skalitur një personazh tipik turk siç është Hamiti. Fillimisht e njeh Vlorën nëpërmjet tregtisë së shpatave. Por ndesh në pabesinë e Balshës. Dhe pikërisht, në burgun e Vlorës, vazhdon e shtjellon pabesitë. Blushi na e sjell në roman si një homoseksual që gjen dashuri tek Otello.

Dhe prej xhelozisë që ka për të, nuk i toleron asgjë. Madje as kokën e Andreas. Por nga ana tjetër, Blushi na jep një turk që na tregon edhe karakterin e shqiptarëve. "Nëse shqiptarët do të dinin të ndryshonin veten, Vlora nuk do të ishte kaq e mjerë. Megjithatë, unë nuk i urrej ata.

Urrejtja që kanë për njëri-tjetrin, mjafton dhe më shijon sepse më shërben për t'i pushtuar shpejt, pa i lodhur ushtarët e mi...(Otello..faqe 241). Por duke marrë djallëzitë e Vlorës, ai i pabesë tregohet me Komitën, e cila e nxjerr nga burgu për ta ndihmuar, por që ai kthehet në Vlorë për ta pushtuar. Por diku-diku, na paraqitet dhe i dobët. Nuk do të luftojë me Komitën por kërkon të martohet me të. Sigurisht Komita nuk pranon dhe kërkon aleanca të reja. Po si?



Kasi Shqiptarët duket sikur dhe në shekuj s'kanë ditur të bëjnë aleancat e duhura. Edhe në vitet 1300-1400 kanë lidhur aleanca gjysmake. Në librin e Blushit, Komita, duke refuzuar Hamitin për martesë, marton Ruginën, vajzën e vet me një princ serb, Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzojnë me emrin Kasi.

Por ky, nuk e ka mendjen te Vlora. E ka mendjen te bukuria dhe dashuria. Nuk i intereson shumë mbrojtja e qytetit. Na paraqitet në roman një djalë i bukur, me tipare të qeshura, një djalë, që ka qef gjuetinë, kalërimin, seksin e dashurinë por jo luftën. Vlora është fatkeqe që ka gjetur këtë personazh për ta mbrojtur, sepse përveçse bëhet burri i Ruginës, ai na paraqitet në Venedik jo pranë senatit për të kërkuar mbrojtjen e tij, por për tu hedhur në krahët e virgjër të Desdemonës që e di shumë mirë se nuk e ka të sajin, as ai atë sepse është princi serb i shqiptarëve. Por që gjen ngushëllim nga dashuria. Po finalja? Lexuesit do ta zbulojnë në libër...


******
Ben Blushi -Te jetosh në ishull

Këtë e arriti Ben Blushi me romanin e tij "Të jetosh në Ishull". Arsyeja nuk është vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese për shoqërinë shqiptare, sa është jehona e krijuar prej miqve të autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kanë çfarë të shkruajnë e të flasin diçka kreative. Përparësia e beletristikes është se autori mund të shkruaj si të dojë dhe lexuesi ta kuptojë si të dojë.

Ne verën e vitit 1992 bashkë me mikun tim Edison Ypin shkuam tek Ismail Kadare në banesën e tij në Tiranë. Gjatë bisedës, Edisoni bëri pyetjen: "Aman Ismail na trego si e gjete aty tek romani "Prilli i thyer" kur vritet Gjorgu: nuk thua se e qëlloi plumbi e u shtri për toke, por u ngrit globi e i ra fytyrës". Ismaili u përgjigj: "Po, erdhi koha qe personazhi duhej të vritej dhe nuk po dija si ta beja këtë. M'u kujtua kjo mënyrë dhe e bëra". Ndërsa a e di se si ma shpjegoi ky miku im (Edisoni e kishte fjalën për mua): Kadare ka dashur të tregojë se Kanuni e ka zhvilluar personalitetin e individualitetin e shqiptarit, tendence kjo e kushtetuatave moderne, deri në atë masë sa mund të ngrihej globi e t'i binte sipër por assesi që Gjorgu (shqiptari) të shtrihet për tokë". Ismaili tha: "po nuk e kisha menduar kështu por kështu mund të jetë."

Në rastin e romanit "Të jetosh në ishulll" nuk është e vështirë për të kuptuar se çfarë ka dashur të paraqesë Ben Blushi. Që nga titulli i romanit shihet tendenca që autori e kupton botën e tij si një ishull në mes të detit. Ishulli ortodoks në dallgët e detit musliman. Projeksionet historike i ndihmojnë atij të shtjellojë idenë e ishullit. Sadoqe këto projeksione historike janë të pasakta, mitologjia e zhvilluar në kohën e romantizmit nacional e bënë të vetën.

Ideja se muslimanizimi i ka marre në qafë shqiptarët nuk është e re tek shqiptaret e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual në Tiranë e Prishtine, kështu që libri nuk e ka anën heretike por atë trendi.(Prof.Dr.Nexhmedin Spahiu)

Në fakt, asnjëherë një popull i zhvilluar nuk mund të sundohet nga një popull më pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botën pikërisht për shkak se është kombi më i zhvilluar i botës. Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmet e saj ajo ishte
shoqëria më e përparuar e kohës. Pushtimi Osman, përjashto këtu shkatërrimet që sillte lufta, sillte kulturë e civilizim. Këtë e dëshmon fakti që vendbanimet që u islamizuan të parat ishin qytetet e më pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipëria e dëshmojnë edhe sot e kësaj dite se popullsia e krishtere kryesisht është e koncentruar në viset malore kurse ajo muslimane në viset e rrafshta. Me një fjalë, Perandoria Osmane ishte ajo çfarë është Amerika sot. Në një mënyrë apo tjetër ne jemi të pushtuar nga Amerika dhe do t'ishte absusde të themi se fshatrat shqiptare janë më të amerikanizuara se qytetet shqiptare.

Mirëpo pavarësisht se kush paraqet civilizimin e kulturën objektivisht e kush primitivizmin prap se prap secili individ apo komunitet ka të drejtë të ketë perceptimin e vet për kulturën dhe civilizimin. Në vitin 1998 tek po udhëtoja në autobus me një fshatar maqedon, për të hyrë në bisedë, i lavdërova presidentin e atëhershëm maqedon Kiro Gligorov si njeri që e shpëtoi Maqedoninë nga lufta. Fshatari reagoi fuqishëm: "Mos ma përmend atë pis të ndyer". Përse e pyeta. Si përse?- mu përgjigj- ai matuf të ketë dashnore. (Ne mediat e atëhershme ishte publikuar një aferë e tij dashurie me një aktore të re). Po i thash: edhe presidenti Clinton pat aferë dashurie.


Lëre Clintonin - më tha fshatari maqedon, ai është amerikan dhe nuk ka kulturë, po çfarë t'i bëjmë këtij pisit tonë Gligorovit që na turpëroi para botës. Pra, kështu perceptonte fshatari maqedon: Maqedonia e civilizuar dhe me kulturë dhe Amerika e pacivilizuar!.

U ndala dhe mendova: sa mirë që ka mendim aq të lartë për vetën e tij dhe komunitetin e tij maqedoni i shkretë me opinga të grisura. Kështu edhe Ben Blushi ka të drejtë të mendojë se sa superiore është kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane. Kështu duket se ai e përcepton atë dhe nëse nuk mund ta thotë këtë haptazi sepse si politikan i duhen votat e atyre qe mendojnë dhe ndjejnë ndryshe, e thotë këtë përmes gjuhës së personazheve.

Ai nuk e thotë se Sali Berisha është i keq sepse është musliman, por aluzioni i tij me personazhin Sali Benishi është i qartë. Thjesht, Blushi përmes romanit të tij tregon se Sali Berishën para se ta sheh si një përfaqësues të një ideologjie tjetër politike e sheh atë si një musliman. Ky fakt është tronditës për shoqërinë shqiptare dhe sëkëndejmi shoqëria shqiptare ndjehet e provokuar nga ky roman. Ishulli të jep ndjenjën e të qenët i rrethuar nga rreziku. Për Ben Blushin këta janë muslimanët e Sali Berishës, ndërsa për fshatarin maqedon këta janë amerikanët e Bill Clintonit të cilët i kanë futur virusin e marrëzisë presidentit Gligorov.

Botimi i romanit me temë provokative për mua është një element pozitiv për shoqërinë shqiptare. Sfidimi me të tregon një emancipim të shoqërisë shqiptare. Ky është fakt inkurajues. Botimi dhe buja e këtij romani u jep të kuptojnë të gjithë atyre që ndjehen se jetojnë në ishullin ortodoks në detin e dalldisur musliman se dallgët e këtij deti kanë një harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarëve është e pabazë.

Ky roman dhe buja rreth tij është një rast i mire për ta mposhtur një herë e mirë idenë dominuese në mesin e qarqeve intelektuale snobiste në Kosovë e Shqiperi se Perandoria Osmane është shkaktare e prapambetjes shqiptare, ide kjo që gjeneron arsyetim për mos të hululmtuar shkaqet e verteta të prapambetjes.

Nese bota lindore i paska lënë prapa shqiptarët, si spjegohet fakti se çdo kryeqytet i vendeve islamike eshte 100 here më i zhvilluar e më i rregulluar se sa Tirana e Prishtina? Popujt e tjerë muslimanë kane njerëz të shkences, artit, kultures, arkitektures etj, që i njeh bota, ndërsa një shqiptar mund të bëjë emër në botë vetëm nëse largohet nga Shqipëria, Kosova ...Shqiptarja më e njohur në botë: Nëna Tereze ka bërë emër jo duke ikur në Perëndim por në Lindje, në Kalkutë.

 Te jetosh ne ishull, Ben Blushi

Vende islamike si Pakistani, e Turqia kane pasë kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund te presin shqiptaret femer kryeministre? Nuk është islamizmi që i pengon shqiptaret të mos kenë ujë, rrymë e mos me dijtë me prodhu asnjë gjë origjinale që të tjerët t'i kopjonin këto produkte.
Edhe nëse diçka shqiptarët prodhojnë ajo është kopje e diçkahit që prodhohet diku në Perëndim apo në Lindje.

Të akuzosh shqiptarët muslimanë se janë pro-orientalë është njësoj si të akuzosh ortodoksët shqiptarë se janë pro-grekë. Realiteti është se anti-grekët më të mëdhenjë mes shqiptarëve sot i gjenë në mesin e ortodoksëve shqiptarë dhe anti- orientalët më të fortë i gjenë në mesin e muslimanëve shqiptarë.
Ben Blushi përbuzë shumicën shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por në fakt ai nuk bënë asgjë tjetër, pos që e tregon mercenarizmin e tij në kohën moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi, shqiptarët ishin pjesa më e vrazhdë e këtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme në botë është Amerika ne jemi populli më proamerikan në botë. Kjo tregon se shqiptarët nuk i ka afruar me Lindjen dashuria për islamin e as nuk i afron me Perendimin dashuria për krishtërimin, por ata kanë anuar në njërën apo anën tjetër të prirur për të qenë në krah me më të fortin.

Logjikë kjo të cilën e ndjek edhe Ben Blushi: nëse do që të të shitet libri atëherë bëjë atë çfarë është trendi në Shqipëri: shfryju ndaj muslimanëve. Ndonjë përkthim i mirë i romanit mund ta bëjë shumë të lexuar edhe në Perëndim jo për shkak të vlerave artistike apo të vërtetave historike sa për arsye që u jep ndjenjën e mirë atyre që ndjehen të krishterë.

Shkrimtarët me fitimet më të mëdha në vitin 2015

Ndryshe nga çmund të mendohet, leximi rezulton në fakt një industri mjaft fitimprurëse. E këtë e tregojnë më së miri edhe vlerat që posedojnë shkrimtarët më të paguar të vitit 2015, që bashkë me famën janë shpërblyer me shifra marramendëse për punën e tyre.
Të qenët “një artist i uritur” nuk është një “pun딝 për këdo. Siç na rezulton, shkrimi i librave ashtu siç duhet, mund të jetë një mënyrë shumë fitimprurëse e kalimit të kohës.
Revista “Forbes”, edhe këtë vit, si zakonisht, ka publikuar në stilin e saj të njohur, një renditje për shkrimtarët që kanë arritur të mbledhin më shumë të ardhura gjatë këtij viti dhe sasia e parave për të cilat bëhet fjalë, duket se është marramendëse.
  1. John Grisham, 14 milionë dollarë
Fitimet e Grisham nga romani i tij më i fundit, “Gray Mountain”, së bashku me honorarët nga librat e mëparshëm, e kanë ndihmuar atë të klasifikohet ndër dhjetë shkrimtarët më të pasur të vitit. Po ashtu, shitjet tregojnë se historitë e krimit të Grisham mbeten ende të preferuara edhe pas kaq vitesh nga publikimi i tyre. Kjo është gjë e mirë, sepse pakti i Grisham për vetëm një libër në vit, është disi i ngadaltë krahasuar me disa autorë të tjerë në këtë listë.
  1. Nora Roberts, 18 milionë dollarë
Libri më i fundit i Nora Roberts nuk ka pasur shitje të mëdha, historia e saj e 200 librave që vazhdojnë të shiten, i kanë ofruar sasi të mëdha parash. Klasikët e Roberts ende mbushin raftet e librave nëpër librari dhe duket se i kanë siguruar një vend në listën e shkrimtarëve që fitojnë më shumë për të paktën disa vite të tjera.
  1. Stephen King, 19 milionë dollarë
Shkrimtari i zhanrit horror, Stephen King, bën aq shumë para saqë është e frikshme. Megjithatë, sipas “Forbes”, fitimet e tij janë ulur krahasuar me vitet e shkuara. Me gjithë uljen, fitimet e tij mbeten ende të larta.
  1. J. K. Rowling, 19 milionë dollarë
Asnjë libër të ri “Harry Potter”, por ky nuk është problem! J. K. Rowling është ende një nga shkrimtaret më të paguara në planet. Duke shkruar si Robert Galbraith, Rowling ka ndërtuar një karrierë të dytë si një shkrimtare e krimit triller.
  1. Janet Evanovich, 21 milionë dollarë
Evanovich është e njohur për serinë e saj të shkëlqyer të mistereve “Stephanie Plum”. Ajo është një shkrimtare pjellore, sepse nxjerr disa libra në vit. Nuk është mister fakti që Evanovich fitoi më shumë se 20 milionë dollarë këtë vit.
  1. Jeff Kinney, 23 milionë dollarë
Jeff Kinney është autori i serive “Wimpy Kid”. Aftësia e tij për tu lidhur me lexuesit e rinj, e ka bërë një milioner për të disatën herë. Kinney është gjithashtu shkrimtari që fiton më shumë nga lista e librave për fëmijë.
  1. Danielle Steel, 25 milionë dollarë
Sipas “Forbes”, shumica e të ardhurave të Steel vijnë nga përparimet e romaneve të saj. Dhe ajo publikon shumë, duke qenë se ka shkruar rreth 100 romane që nga debutimi në vitet 1970. Me disa para ekstra që i vijnë nga librat e mëparshëm, Steel do të vazhdojë të fitojë goxha para në vitet në vijim.
  1. Veronica Roth, 25 milionë dollarë
Trilogjia “Divergent” e Veronica Roth i dha asaj shumë para në kohën kur shumica e karrierës së saj ende i shtrihej para syve. Roth është vetëm 26 vjeçe, gjë që e bën atë shkrimtaren më të re të listës. Do të jetë diçka e këndshme të shohim se si do ti përparojë karriera.
  1. John Green, 26 milionë dollarë
26 milionë dollarët e Green nuk i afrohen fare maksimales që ky autor çon në shtëpi, por gjithsesi, është ende një shifër e lartë. Green kryeson një grup autorësh të rinj që po pushtojnë listën e atyre që fitojnë më shumë. Siç e thekson dhe “Forbes”, industria tani po sheh gjithnjë e më shumë shkrimtarë të rinj milionerë.
  1. James Patterson, 89 milionë dollarë
Patterson është shkrimtari që fiton më shumë para në një vit mes të gjithë shkrimtarëve të tjerë. Ai publikon çdo vit më shumë se dhjetë libra, natyrisht edhe me bashkautorë të tjerë. Patterson është gjithashtu i njohur për bujarinë e tij, ndaj ndoshta është personi i duhur për të qenë në krye të klasifikimit. 

Pse keqkuptohet Gramoz Pashko pas 25 vitesh


Për të dytin vit radhazi Fondacioni për Liri Ekonomike ka hapur aplikimet për Çmimin Pashko 2015, një çmim me vlerë 2500 euro për punimin më të mirë doktoral në ekonomi me frymëzim liberal. Por që nga lançimi i çmimit ka pasur shumë kritika, shumë skepticizëm ndaj Pashkos dhe ndaj ideve të tij.

Pse arrin të shqetësojë Pashko edhe sot pas 25 vitesh, pse keqkuptohet dhe sulmohet ai? Një përgjigje për këtë ekonomisti Dritan Shano, anëtar i bordit të FLE-së, e gjen tek mungesa e kulturës së lirisë dhe mungesës së respektit për inciativën individuale, tek tentativa për të krijuar një shtet të fortë.

“Sot që liria ekonomike është tkurrur, sot kur ekonomia e tregut dergjet e shkelmuar nga korporatat politike, kur zotërinjtë, kur kapitalistët po zëvendësohen me “shokët”, me “o vëlla”, “o flori”, është krejt e natyrshme qe idetë e lirisë individuale dhe ekonomike qe promovonte Gramoz Pashko te kritikohen dhe te shtohet numri i skeptikëve. Idetë e tij shqetësojnë shqiptarët e sotëm sepse trashegimia paternaliste vazhdon të mbetet e fortë dhe po promovohet fort nga Qeveria Socialiste. Sipas një formati oriental per mënyrën e funksionimit të ekonomisë së tregut. Kjo parashikon favorin e drejtorit, deputetit, të ministrit. Shqipëria është e mbushur me njerëz që kanë nostalgji për shtetin totalitar sepse nuk e mbajnë dot peshën e lirisë. Të asaj Lirie që promovonte Pashko. Ai favorizonte marrjen e riskut individual dhe jo sigurinë kolektive. Ai ishte për të nxitur këdo që ka një mendim ndryshe. Një kontribut ndryshe. Pashko promovonte idene ku shteti i hap rrugë individit dhe sipërmarrjes, ku marrëdhëniet ekonomike, politike, shoqërore janë vullnetare dhe nuk kryhen nga autoritarizmi dhe arbitraritetit i shtetit, dhe as nga frika e ndëshkimit shtetëror. Idetë e tij godisnin në zemër ekzsitencën e zvetënuar të individit shqiptar në shekuj sepse Pashko identifikonte kulturën paternaliste si një nga problemet më të mëdha në rrugëtimin tonë drejt ekonomisë së tregut dhe civilizimit perëndimor. Kultura paternaliste që është në themel të etatizmit, duket sikur të mban ngrohtë, të sigurtë, por ajo nuk të le të lirë të kesh sukses individual. Kjo kulturë i buzëqesh vetëm kolektivizmit”, thotë Shano në një reagim ndaj kritikave.

Më tej duke marrë shkas nga sjellja aktuale e qeverisë ndaj ekonomisë, Shano thekson se “në Shqipëri sot kemi njerëz që brohorasin për shprehjen se do bëjmë shtet me çdo kusht. Ka shumë që kënaqen nga kjo gjë, pasi e dinë se kështu mund të rrojnë në kurriz të tjerëve duke qenë besnikë të partisë. Natyrisht që idetë Pashkos do i shqetësojnë gjithmonë këta njerëz”.

Po cilat ishin idetë e Gramoz Pashkos? Për çfarë mbahet mend? A ka ai ndonjë faj për atë çfarë ndodhi me ekonominë shqitare në këto 25 vite tranzicion?

Shano thotë se Gramoz Pashko ishte dhe mbetet një nga mendjet që mbeten më të qartat për promovimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri.
“I vetmi ekonomist me nje projekt dhe vision të ristrukturimit të thellë të ekonomisë, përpara se ekonomistët e tjerë të hynin në autopilot duke thjesht ekzekutuar marrëveshjet me FMN-në. Idetë e Pashkos, në fakt, mbollën farën e kapitalizmit në Shqipëri. Gramoz Pashko i zbatoi idetë et ij për një periudhe shume te shkurter nga 11 Qershori deri ne 6 Dhjetor

Gjatë kesaj kohe u liberalizuan çmimet, tregtia, u lejuan investimet, filloi shpërndarja e tokës dhe u kryen privatizimet e para të dyqaneve. Këto ishin idetë e tij. A mund të ishin bërë ato më mirë? Me mendtë e sotme ndoshta. Por në kohën kur u kryen ato i dhanë mundësi Shqipërisë të mbijetonte. Të ushqehej. Dhe të mësonte se kush guxonte fitonte. Të mësonte se çfarë ishte kapitalizmi. Këtë bëri Gramoz Pashko. U mësoi Shqiptarëve çështë liria ekonomike, mundësia për të zgjedhur. Për të mos pritur nga shteti. Aq i madh ishte impakti i këtyre ideve që u zbatuan në kaq pak kohë, saqë kundërshtarëve të tij, iu bë shumë e lehtë atëherë dhe kështu vazhdon edhe sot, ti faturonin Gramoz Pashkos shkatërrimet e inventarit fizik të aseteve publike që filluan në 1992 1993, kohë gjatë së cilës Pashko nuk ishte në qeveri, dhe nuk kishte asnjë mundësi të vetme të influenconte vendimmarrjen politike dhe ekonomike apo dhe sjelljen e agjentëve ekonomikë dhe shoqërorë që u verifikua në atë koh딝.

Ylljet Aliçka botohet në çekisht

Promovimi i librit në çekisht dhe mbrëmja e leximit në bibliotekën “Vaclav Havel”, një bashkëbisedim me studentë e pedagogë nga Universiteti i Pragës dhe një intervistë në një prej gazetave të rëndësishme të vendit…Ylljet Aliçka flet për rëndësinë e prezantimit të letërsisë shqipe në një vend ku kjo e fundit është pak e njohur…
Për një vend që ka një të kaluar të ngjashme në komunizëm, me drama që mbarten edhe sot e me përpjekje të shoqërisë për të bërë paqe me të, letërsia shqipe është fare pak e njohur për lexuesin çek…
Ylljet Aliçka me përmbledhjen me tregime të shkurtra “Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit ton딝, i cili u promovua në Pragë dy ditë më parë, bëhet shkrimtari i dytë shqiptar pas Ismail Kadaresë që përkthehet në gjuhën çeke.
Një mbrëmje leximi dhe diskutimi në bibliotekën “Vaclav Havel” bëri bashkë kritikë, studiues, shkrimtarë e njerëz të medias, përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e Çekisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori shqiptar në Republikën Çeke, Riza Poda.
Prezantimi i librit u bë nga shkrimtari i njohur çek, Jachim Topol, bashkëpunëtor njëkohësisht i Vaclav Havel-it. Zgjedhja e kësaj biblioteke për prezantimin e librit ishte një befasi e këndshme për Aliçkën, i cili ka pasur rastin ta takojë dhe të bisedojë personalisht me filozofin dhe politikanin e famshëm çek, Vaclav Havel.
Kritikja letrare dhe përkthyesja e shkrimtarit Ismail Kadare, Hana Tomkova bëri një panoramim të krijimtarisë së shkrimtarit Aliçka.
Aktorë nga teatri i Pragës lexuan tregime të autorit, ndërsa gazetari i gazetës më të madhe çeke “DNES”, zhvilloi një intervistë të gjatë me shkrimtarin Aliçka.
Tema për të cilën u diskutua ishte “Të mendojmë, të punojmë, të jetojmë si revolucionar딝.
Tregimet e shkurtra të Aliçkës sjellin në retrospektivë jetën dhe përditshmërinë shqiptare, komunizmin dhe kolapsin. Autori tregon eksperiencën e tij në shtetin i cili në krahasim me shtetet e tjera europiane kaloi në regjime të ndryshme, në zhvillime politike të rrepta dhe ideologji të llojllojshme. Të lexosh letërsi në vitet e 80-ta në Shqipëri ishte e ndaluar, shumë autorë ishin të ndaluar nga shteti dhe u futën në listën e zezë.
Shkrimtari shqiptar, i ftuar nga Universiteti i Pragës, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë, ku u fol për veprën letrare, për komunizmin, për çmimin Nobel – Kadarenë e Kunderën. “Kishte mjaft interes. Letërsia shqipe në Çeki është thuajse e panjohur. Është përkthyer Kadare, dhe unë tani. Ka vështirësi për tu njohur e botuar në këto vende”, – shprehet vetë autori.

Kosova dinjitoze në “Frankfurti 2015“

7.100 botues 100 shtete 600 agjentë letraë 10.000 gazetarë 280.000 vizitorë 30 botues nga Kosova MKRS-ja ka ndihmuar me 9.500,00 euro pjesëmarrjen e Kosovës
 Një rekord i ri botëror
Sapo është mbyllur panairi i 67-të i librit, “Frankfurti 2015″, ngjarja më e madhe në botë e industrisë së librit. Morën pjesë mbi 7.100 botues nga 100 vende të botës, përfshi edhe Kosovën, me një stendë simpatike, dinjitoze dhe të pëlqyeshme, e cila në ditët 14-18 tetor 2015 u solli vizitorëve të shumtë rreth 350 tituj, nga të cilët gjysma të rinj, botuar brenda dy panaireve.
Image

Nuk do mend se kjo ngjarje e madhe në fushën e librit radhiti shtete e botues, agjenci të të drejtash të autorit, ofroi larushi botimesh, përkthimesh, promovimesh, por edhe kontraktimesh për një vit të tërë, botime që do shohin dritën e botimit deri në edicionin e ardhshëm.
Më se 10.000 gazetarë të akredituar, ndoqën në vazhdimësi të gjitha ngjarjet e këtij eventi me më se 280.000 vizitorë, shumë afër pritshmërisë së organizatorit, lakuar me të drejtë me shifrën 300-mijëshe…
Kosov a, pa dyshim, ruajti trendin e prezantimit gjithnjë në rritje, qoftë me numrin e botuesve, qoftë me tituj e ekspozuar, cilësinë e tyre, llojllojshmërinë, fizionominë…
Më se 30 botues nën siglën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, e përgjegjshme për afirmimin e duhur në relacione ndërkombëtare, u arrit një prezantim më se dinjitoz, përpos ekspozimit edhe me aktivitete të tjera, si promovime librash, takime me vizitorë të huaj e bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.
Botimet e botuesve, sipas renditjes alfabetike: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, AIKD 99, Alb-Med, Albas, Anton Pashku, Artini, BSS, Buzuku, Cuneus, Dija, Drita, Dukagjini, Faik Konica, Fondacioni Ibrahim Rugova, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Koha, KREK, Libri Shkollor, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Mendimi pozitiv, Neokultura, Njeri L.L.C., Pa, Pema, Rugova Art, Tenda, Titanik, Universiteti i Prishtinës dhe Universum press.
Stendën e Kosovës gjatë katër ditëve e vizituan Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Z. Skender Xhakaliu, Konsulli i Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, Vehbi Miftari dhe Nysret Krasniqi, këshilltarë të lartë të Ministrit të Kulturës së Kosovës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përfaqësues e anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Poetëve të Mërgatës , botues të shumtë e delegacione të vendeve mike, disa edhe të rajonit, biblioteka e librarë vendesh të ndryshme, gazetarë e përfaqësues mediesh elektronike dhe të shkruara, por e veçanta është numri i madh i bashkatdhetarëve që ndoqën këtë ngjarje të madhe të librit, sidomos gjatë fundjavës.
Nga titujt e ekspozuar do të kenë zgjuar interesin pa dyshim monografitë dhe albumet shteruese të Kos ovës si “Kosova” shqip e anglisht e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Majestic – Kosova Madhështore” e Arben Islamit, nga i cili album është marrë edhe imazhi përfaqësues i stendës, tejet mbresëlënës, duke e radhitur stendën e Kosovës ndër stendat tejet simpatike të panairit, pastaj monografitë albumet: “Bekim Fehmiu, Odiseu i Kosovës” përgatitur nga Fahri Musliu, “Kosova – Vend për tu zbuluar A Land to Discover” e Ismail Gagicës, “Monumentet, 1-2″ të Artan Krasniqit,
Botuesi Buzuku solli Nobelin e vjemë, Patrick Modiano, me 11 tituj nga të cilët 7 qenë ekspozuar ndërsa të tjerët, sipas botuesit Besian Zeneli, pritet të dalin së shpejti nga shtypi, i cili bëri të ditur edhe për mundësinë e marrjes së të drejtës së botimit në shqip të Nobelit 2015, Svetlana Aleksieviç, një dëshmi kjo e të qenit koherent të botuesve të Kososvëme rrjedhat botërore të letërsisë dhe të përkthimit.
Image

Tituj e autorë të tjerë që duhet veçuar: “Emri i autonomis딝 dhe “Ambasadori i Melkizedekut” të Veton Surroit , poezitë e Xhevdet Bajrajt shqip e spanjisht, “Copa ime e qiellit Mi Cachito de Cielo”, “Veç Pavarësi, asgjë më pak Ibrahim Rugova në shtypin gjermanofon “ përzgjedhur e përkthyer nga Enver Robelli botime këto të Kohës; Dan Fante,Janis Ricos, Kujtim M. Shala, Jean-Paul Sartre, August Strindberg, Elisabet Kaestli, Roland Gjoza, Veli Karahoda, Adem Gashi, Albanë Mehmetaj, Xhavit Beqiri, etj. të Buzukut, “Diferentia specifica” e Ibrahim Rugovës, botim i Fondacionit Ibrahim Rugova, “Shqiptarët dhe shqipja” e Qemal Muratit, botim i Institutit Albanologjik, romani i Rexhep Murtez Shalës “Anonim profan word , “Rrëfimet e maestros” i Agron Y. Gashit, “Porosia ime për shqiptarët”e Mark Krasniqit, “Nga grupi revolucionar te Fronti i Republikës” me autorë Mehmet H ajrizi dhe Gani Sylaj, një bashkëbotim i Institutit të Historisë dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutajt, botime të ndryshme universitare si ato të Universum Press, etj.
Image
Mbështetja e MKRS-së me 9.500,00 euro mundësoi që Kosova të prezantohet dinjitetshëm gjë që nuk mund të thuhet për Shqipërinë, e lënë në mëshirë të fatit, me një stendë modeste, për tu vlerësuar megjithatë, e botuesve Onufri, Minerva dhe Botimpex.
Image
Gjatë këtij panairi u arrit edhe një rekord i ri botëror nga Patrick Sinner,i shtetit gjerman Hesse,me dymbëdhjetë vullnetarë të tij, duke ndërtuar një zinxhir dominojemë të gjatin deri më tani me më se 10.200 libra, të botimit aktual Rekordet Botërore Guinness.
Panairi i ardhshëm, i 68-të,”Frankfurti 2016″ do të mbahet nga 19-23 tetor 2016, ndërsa mysafire nderi do të jenë Holanda dhe Flandra .


Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja: Shqiptarët i vetmi komb, ku ajka kritikon gjuhën standarde



Nga Rexhep Qosja
Prej se është shpallur e krijuar, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972, në Tiranë, dhe e pranuar prej shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre, gjuha e njësuar letrare kombëtare, tani e quajtur më shpesh, gjuha standarde, vazhdon të jetë e kritikuar apo, madje, e mohuar prej dy anësh, në të vërtetë prej dy fronteve: prej frontit që mund të quhet politik e ideologjik dhe prej frontit që mund të quhet krahinor e dialektor. Megjithëse partizanët e këtyre dy fronteve, argumentet e tyre me të cilat i kritikojnë qoftë edhe parimet themelore të saj apo, madje, e mohojnë në tërësi dhe kërkojnë Kongres të ri, megjithëse, pra, partizanët e këtyre dy fronteve argumentet e tyre i quajmë kur shkencore, kur historike e kur thjesht kulturore, është e padyshimtë se ato kanë karakter në njërën anë politik e ideologjik, kurse në anën tjetër krahinor e dialektor. Partizanët e frontit të parë politik dhe ideologjik, që e kritikojnë apo, madje, e mohojnë gjuhën e sotme standarde të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit vijnë prej së djathtës, por, nuk ndodh gjithnjë kështu: një numër i tyre, sado më i vogël, vjen edhe prej së majtës. Kështu mund të thuhet edhe kur është fjala për frontin krahinor e dialektor. Sado mund të hamendësohet se partizanët e këtij fronti, të cilët e kritikojnë apo, e mohojnë gjuhën e sotme standarde, të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit, vijnë prej krahinave të Veriut dhe prej dialektit të gegërishtes, prapë nuk mund të thuhet se gjithnjë ndodh kështu: një numër i tyre, sado shumë i vogël, vjen edhe prej Shqipërisë së Mesme.
Nyja e kundërthënieve në jetën tonë kulturore kombëtare, jo rrallë, ndodh të jetë e ndërlikuar po aq sa nyja e kundërthënieve në jetën tonë politike kombëtare. Këto dy fronte midis të cilave gjëllin, zhvillohet, pasurohet dhe përsoset gjuha e njësuar letrare kombëtare nuk janë krijuar pas shpërbërjes së institucioneve politike dhe shtetërore komuniste në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, që konsiderohen krijuesit të gjuhës së sotme standarde: ato janë paraqitur, natyrisht me numër më të vogël partizanësh se sot, menjëherë posa është shpallur e krijuar gjuha e njësuar letrare kombëtare, domethënë gjuha e sotme standarde. Dhe, janë paraqitur në diasporë: në Europë dhe në SHBA. Kritika dhe, madje, mohimet që i janë bërë gjuhës standarde në diasporë gjatë nuk janë marrë seriozisht prej krijuesve të kësaj gjuhe, prandaj, po ashtu gjatë, nuk u janë dhënë përgjigje as politike, as shkencore. Janë parë qartë dhe janë dendësuar me përgjigje edhe politike, edhe shkencore pas rënies së komunizmit, kur është parë se numri i kritikëve apo, madje, i mohuesve të kësaj gjuhe po shtohej dhe po përshtrihej, sidomos në Shqipërinë shtetërore një herë e pastaj edhe në Kosovë. Kronika e kritikës apo e mohimeve që i bëhen gjuhës së njësuar letrare kombëtare gjithsesi është interesante dhe ajo do të jetë dikur një krye i veçantë, gjithsesi i çuditshëm, i historisë së gjuhës shqipe në përgjithësi. Do të jetë kronikë interesante, madje, e çuditshme, jo pse është shkencore, po pse është çka është: politike e ideologjike, në njërën anë dhe krahinore e dialektore, në anën tjetër. Pse them kështu? Njohuritë e mia mbi historinë e gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde të popujve europianë nuk më bëjnë të mundshme të pohoj se këto gjuhë janë kritikuar apo janë mohuar me të ashtuquajturat argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore. Kritika apo mohimi i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, të disa prej këtyre popujve mund të jetë mbështetur në argumente etnike apo fetare, po jo politike dhe krahinore.
Dhe, kjo ka ndodhur te popujt e shteteve të përbëra, federative, po jo te popujt e shteteve kombëtare. Kështu, fjala vjen, gjuha letrare ruse, domethënë gjuha standarde ruse në Rusinë cariste dhe më vonë në Bashkimin Sovjetik është kritikuar apo është mohuar prej pjesëtarëve të etnive të tjera të shtetit rus, në të vërtetë të federatës së quajtur Bashkimi Sovjetik. Gjuha letrare, domethënë gjuha standarde, serbokroate është kritikuar apo është mohuar prej kroatëve e më vonë prej myslimanëve dhe prej malazezve po ashtu me të dhënë etnike, por prej kroatëve dhe myslimanëve edhe me të dhëna fetare. Shqipëria shtetërore dhe Kosova janë shtetet e vetme kombëtare në Europë sot, domethënë shqiptarët janë kombi i vetëm në Europë sot, në gjirin e të cilit paraqiten intelektualë, gazetarë, gjuhëtarë, zyrtarë politikë, që gjuhën letrare kombëtare, e kritikojnë apo, madje, e mohojnë me argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore Prej viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar e deri sot është shkruar jo pak si për shkaqet e paraqitjes së këtyre kritikave e mohimeve, ashtu edhe për të dhënat politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore në të cilat mbështeten ato kritike dhe mohime. Nuk e quaj të nevojshme ti përsëris, i bindur se i dini të gjithë, kurse disa prej jush edhe më mirë se unë. Pa qëllimin që tia mohoj kujt të drejtën e paraqitjes së lirë qoftë edhe të mendimeve më profane, më sektare, apo më separatiste, lejohem të them se mohimi i gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë i gjuhës së sotme standarde, që bëhet prej dy fronteve të sipërpërmendura prej frontit politik e ideologjik dhe prej frontit krahinor e dialektor, është shprehje e krizës së përgjithshme morale, të mos them e patologjisë shoqërore, që e rëndon jetën shqiptare sot. Dhe, kjo krizë jo vetëm se vërehet, por pasojat e saj i përjetojmë në të gjitha fushat e jetës: më së pari e më së shumti në fushën e jetës politike e pastaj edhe në fushën e jetës kulturore.
Pse them kështu? Them kështu sepse nuk mund të quhet racional, as natyrisht, etik jo vetëm mohimi, por nuk mund të quhet racionale, as, natyrisht etike as kritika që një gjuhë letrare kombëtare, domethënë një gjuhë standarde, i bëhet për shkaqe politike, domethënë pse është krijuar në një rend politik dhe kushtetutar juridik të caktuar. Të gjitha gjuhët letrare kombëtare, të gjitha gjuhët standarde, në këtë botë janë krijuar në një rend të caktuar politik e ideologjik dhe kushtetutar juridik, i cili ose është përmbysur prej revolucionit, ose është tejkaluar në procesin e zhvillimit historik. Por askush te këta popuj nuk është ngritur që me të dhëna të shtira politike e ideologjike të mohojë atë gjuhë. Po tu nënshtroheshin gjuhët standarde pikëpamjeve politike e ideologjike të partive grupeve e vetjeve të ndryshme, atëherë numri i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, në historinë e popujve të veçantë do të ishte i pafund, kurse dëmet kulturore shoqërore në përgjithësi po ashtu të pafund. Në qoftë se nuk mund të quhet racionale, as natyrisht etike, kritika aq më pak mund të quhet racionale a etik mohimi që gjuhës letrare kombëtare i bëhet për shkaqe krahinore e dialektore: domethënë pse është krijuar duke u mbështetur në përparësitë qoftë objektive, qoftë të supozuara gjuhësore, kulturore, historike të një dialekti karshi dialekteve a të folmeve të tjera. Krizat shoqërore, qoftë edhe kur paraqiten në trajtë të patologjive më afatgjata, zakonisht, janë dukuri kaluese. Dhe, janë kaluese jo pse merr fund njëherë e përgjithmonë paraqitja e tyre. Ato, siç dihet, zëvendësojnë njëra tjetrën në rrjedhën e kohës. Ne sot kemi një luftë politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, për krijimin e dy gjuhëve standarde dialektore; dhe kemi përpjekjet e shtuara për krijimin e një kombi të ri brenda kombit ekzistues shqiptar! Pas shtjellimit të mësipërm për shkaqet e kritikës apo, madje, të mohimit të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde, dhe për karakterin e tyre politik e ideologjik dhe krahinor e dialektor, është e arsyeshme, madje e domosdoshme, tani të shtrohet pyetja: ku na çojnë përpjekjet e partizanëve të këtyre dy fronteve që kërkojnë ndryshimin e parimeve themelore të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, krijimin e dy gjuhëve dialektore standarde? Sikundër na mëson historia, politikat separatiste në jetën e një populli në shumicën e herëve kanë çimentuar themelet e ndarjeve apo të shpërbërjeve të tyre. Rrjedhimisht del përfundimi se përpjekjet për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare apo për krijimin e dy gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde dialektore përfaqësojnë konkretizimin e politikës dhe të ideologjisë së shpërbërjes në fushën më integruese të jetës kombëtare në fushën e kulturës. Në qoftë se ky pohim është i saktë, e unë tjetër përgjigje nuk di ti jap pyetjes së shtruar, atëherë vetvetiu shtrohet edhe një pyetje: a kemi ne sot një ide kombëtare. E me togfjalëshin ide kombëtare unë kuptoj idenë integruese në jetën e popullit shqiptar siç ishin gjatë 150 vjetëve të fundit ideja e ruajtjes së tërësisë së tokave etnike në vitin 1912, kur krijohet shteti shqiptar jashtë të cilit mbesin gati gjysma e trojeve etnike dhe më tepër se gjysma e popullit shqiptar dhe ideja e bashkimit kombëtar pas këtij viti. Po ta mbështesim përgjigjen në krizën që e jeton Shqipëria tani e njëzet vjet dhe në disa ide të prodhuara prej intelektualëve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë atëherë do të përgjigjem: jo. Neve sot na mungon Ideja kombëtare. Kjo përgjigje na shpie në fusha të tjera të kërkimeve që do të duhej të bëheshin në jetën politike e kulturore shqiptare sot. Është në të mirën e kombit shqiptar sot dhe nesër që këto kërkime të bëhen sa më parë.

Emigrantët shqiptarë në SHBA para 100 vitesh



Këto portrete prekëse tregojnë fytyra e emigrantëve që zbarkuan në Amerikë përpara 100 vitesh për të ndihmuar në ndërtimin e një shteti modern.
Imazhet janë shpërndarë nga Libraria Publike në Nju Jork.
Mes tyre është edhe një ushtar shqiptar, që mbërriti në Ellis Island diku mes viteve 1906-1914.
6_1445978321-8867974

7_1445978325-5841335
8_1445978330-5144998

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...