Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/15

Procesi i verifikimit të ankesave të veteranëve për statusin e tyre, është në përfundim e sipër


Shkumbin Demaliaj's photo.
Ushtaraku i Luftës së Kosovës , Shkumbin Demalijaj nga Strellci i Epërm
Shkumbin Demaliaj, anëtar i Komisionit të veteranëve nga Zona e Dukagjinit, ka deklaruar se procesi i verifikimit të ankesave të veteranëve për statusin e tyre, është në përfundim e sipër dhe emrat e tyre do të bëhen publikë shumë shpejt.
Demaliaj thotë se shumica e ankesave janë miratuar dhe janë eliminuar të gjitha gabimet dhe parregullsitë në fazat e deritashme.
Kur përfundon verifikimi i veteranëve
Po ashtu, Demaliaj ka thënë se një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces, e kanë luajtur komandantët brigadave e posaçërisht ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Prof.Dr.Ferid Agani: Kufiri mes Mitrovicave është në Suhodoll

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka folur për punën që ka bërë dikasteri që drejton në regjistrimin dhe legalizmin e objekteve pa leje.

prokuroria-po-heton-ministrin-euml-e-ferid-aganit-p-euml-r-keqp-euml-rdorimet-milion-euml-she_hd
Prof.Dr.Ferid Agani

Ai ka thënë se do të ketë një ligj të ri që rregullon këtë fushë, pasi ai i tanishmi ka disa mangësi, njofton Klan Kosova.
“Projektligji i ri është i gatshëm për miratim në Qeveri dhe unë pres që deri ne muajin prill të kryhen të gjitha procedurat për miratimin e këtij projektligji”.
“Ligji i ri do të ketë afate të reja edhe për ato ndërtime që nuk kanë mundur të aplikojnë deri me 11 qershor të vitit të kaluar. Pas miratimit të ligjit të ri do të jetë një periudhë një vjeçare për aplikimin për legalizim, në ligjin e ri do të ketë disa korrigjime që kemi has më parë”.
Sipas tij ligji do t’i thjeshtojë procedurat dhe do ta bëjë më të lehtë procesin e legalizimit.
“Ligji i ri i thjeshton dukshëm procedurat. Do krijohen rrethana sociale më të mira për shumë qytetarë. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të kemi një numër më të madh për legalizime. Qytetarët na kanë bërë të kuptojmë që kostoja ekonomike është shumë e lartë për aplikim”.
Agani ka folur edhe për problematikën e vërshimeve, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në një varg komunash të vendit, duke premtuar rregullimi e shtratit të lumenjëve, njofton Klan Kosova.
“Problemi i vërshimeve është problem global, ne duhet të jemi shumë më të përgatitur për ta përballuar këtë problem, këtë vit jemi shumë më të përgatitur për këto dukuri krahasim me vitet tjera”.
“Do t’i rregullojmë lumenjtë, shtretërit e tyre. Pikësëpari përgjegjësia është tek qytetarët që mbushin me mbeturina lumenjtë, po ashtu edhe tek komunat që nuk mbikëqyrin lumenjtë”.
“Kemi ndarë mjete për lumin Llap dhe Sitnica, njëjtë do të ketë intervenime në vende tjera. Janë 352 mijë ndërtime pa leje në gjithë territorin e Kosovës, nuk është vetëm një Prevallë por është një problem nacional, ne do të punojmë për t’i adresuar të gjitha çështjet”.
Sa i përket kufirit mes komunave Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut ai ka thënë se vija ndarëse është në fshatin Suhodoll.
“Më nuk ka dilema për kufirin në mes komunave, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicës së Veriut – është vija në fshatin Suhodoll që e përcakton këtë. Kufiri administrativ është i qartë në mes dy komunave këtë e ka pranuar edhe zoti Zhbogar”.

Haxhi Shala: Heshtja e institucioneve të sigurisë le me kuptu që pozita po i djegë vet veturat e zyret!


“Qe prej mesit te Shtatorit une s’kam marre pjese asnjihere ne takimet e AKI’s, ne vend meje ka qene deputetja Duda Balje”, tha i ftuemi i dyte ne Rrokum Roll, Haxhi Shala nga Nisma per Kosoven.
Deputeti tha se djegia e objektit te Presidences asht veprim i Qeverise.
Shala vleresoi se edhe AKI edhe Policia e dijne se kush i ban keto veprime, por qysh tha ai le te dalin me i tregue por jo tue anue kah pushteti.
“Menjihere sa u gjuejten mollotovat, drejtori i Policise dhe disa ministra e drejtuen gishtin kah opozita”, tha ai tue shtue se kjo ka mund me u zbulue shume shpejt me ane te kamerave te policise.
Per sulmin ndaj shtepise se Kryeministrit, Shala tha se kjo ka mund me ndodh edhe nga pakenaqesia e elektoratit te LDK’s per shkak te votimit te Thacit per President, e qysh tha ai, me ane te viktimizimit Kryeministri po mundohet me mbajte afer elektoratin.
“Po te ishin aktiviste te opozites, moti ishin kap e ishin akuzue”, tha Shala tue shtue se kjo “heshtje” nga institucionet len me kuptue se keto veprime jane ba nga Qeveria.
Me keto veprime, Shala tha se po bllokohet edhe integriteti i vendit.
Tue diskutue per kontrollimin e deputeteve ne Kuvend e per skanerin me vlere 270 mije euro, Shala tha se ka pase kontrolle t’ashper, tue e theksue ate te deputetit Rexhep Selimi.
“Partite opozitare kane me dale me nji qendrim te perbashket per bojkotim ose jo te Kuvendit, liderat tane jane tue diskutue per qendrimet, por ne seancen e neserme Nisma s’ka me marre pjese”, tha ai.
Ne fund te bisedes Shala i bani thirrje qytetareve per me marre pjese ne protesten e 26 Marsit, te thirrun nga opozita.
“Sa ma i madh te jete numri i qytetareve, aq ma ndikim ka me pase per me marre keta vendimin per doreheqje”, tha ai tue ju referue Qeverise.

Presidentja e Kosovës , Z.AtifeteJahjaga: Jam e zhgënjyer nga dështimi i deputetëve

Presidentja , Atifete Jahjaga ka reaguar në rrjetin social Facebook pas dështimit të emërimit të anëtarëve të rijnë të OSHP’së, në seancën e sotme, e që emërimi i tyre është njeri nga kushtet e BE’së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Sipas Jahjagës duhet që të gjendet një zgjidhje para se të jetë vonë.

Atifete-Jahjaga
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Jahjagës:
“Dua ta shpreh qartazi dhe publikisht zhgënjimin tim me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot dështuan të emërojnë anëtarët e rinj të Organit Shqyrtues të Prokurimit, njëri nga kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky dështim, në ditët kur në Kosovë pritet ekipi i Bashkimit Evropian për të vlerësuar përparimin e Kosovës në plotësimin e kritereve që jemi zotuar t’i përmbushim, rrezikon të vazhdojë t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar për shkak të interesave të ngushta të atyre që prioritet kryesor duhet ta kenë mirëqenien e qytetarëve.
OSHP-ja është institucion i rëndësishëm dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion si dhe ndikimi politik mbi të ka kohë që është bërë pengesë për zhvillimet pozitive në Kosovë.
U bëj thirrje institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit dhe të gjitha subjekteve politike që të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë që ky kriter të plotësohet pa vonesë”, ka shkruar në reagimin e saj e para e vendit, e cila pas disa javësh do të zëvendësohet nga pasardhësi i saj, presidenti i ri, Hashim Thaçi”, ka shkruar ajo.

Perversitetet e serbëve, ja çfarë kërkojnë në faqet pornografike

Vetëm gjatë vitit të kaluar ueb-faqja, “Pornohub” që përmban materiale dhe filma të ndryshëm për të rritur, është vizituar mjaft nga serbët, të cilët në një raport të ri kanë kaluar të paktën 7 minuta e 48 sekonda në ditë, derisa vizita mesatare botërore konsiderohet të jetë prej 9 minuta e 20 sekonda.
Serbet-1


Por nuk janë vetëm meshkujt e këtij vendi që kanë vizituar shumë këtë ueb-faqe, pasi edhe femrat ishin aktive, madje 31 për qind e tyre kanë shikuar filma porno, që i bie se ato kanë shikuar për shtatë për qind më shumë sesa mesatarja botërore, transmeton Telegrafi.
Serbët zakonisht kërkojnë në këtë ueb-faqe filma porno serbë, filma amator, me njerka, me zonja më të vjetra dhe me adoleshente.
Ndër aktoret më të kërkuara, serbët në mënyrë aktive i kanë kërkuar Lis Ann, Mia Khalifa, Kim Kardashian, Asa Akira dhe Madison Ivy.
Sa i përket nivelit global, serbët gjenden në vendin e 41-të të vendeve që më së shumti shikojnë pornografi.

Nënë Tereza shpallet shenjtore më 4 shtator 2016.

Nënë Tereza shpallet shenjtore më 4 shtator 2016. Njoftimin e bëri Papa Françesku, që sqaroi se procedura do të zhvillohet në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë Jubileut të Mëshirës dhe jo në Kalkuta, siç shpresonte Kisha Katolike në Indi.
Dhjetorin e një viti më parë, Vatikani i njohu shqiptares së madhe mrekullinë e dytë, shërimin e një 35-vjeçari brazilian me tumor në kokë, të cilit mjekët i kishin hequr çdo shpresë për jetën. Falë lutjeve ndaj Nënë Terezës, i riu u shërua pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.
nene-tereza-640x380
Mrekullia e saj e parë, ajo që i solli dhe Lumturimin në vitin 2003, ishte një tjetër sherim, ai i indianes Monika Besra që vuante nga kanceri i stomakut.
Humanistja e jashtëzakonshme ndërroi jetë shtatorin e vitit 1997 në moshën 87 – vjeçare. Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës numeronin mbi 4,000 motra dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh që punonin në 610 misione në 123 vende të botës.
Aktiviteti i tyre përfshinte dhe qendra për të sëmurët me HIV/AIDS, për lebrozët, të sëmurët nga tuberkulozi, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla.

5 gjërat që vetëm psikopatët i bëjnë

Para se të mund ta dallosh një psikopat, duhet të dish kuptimin e tyre. Psikopat nuk është vetëm një diagnozë mjekësorë. Psikopatët dhe sociopatët bien nën diagnozën e çrregullimit antisocial të personalitetit, që mund të variojë nga faktorë gjentikë apo ambientalë, transmeton lajmi.net.
Ata nuk janë të lehtë për t’u dalluar, dhe janë shumë të pëlqyeshëm- të paktën në fillim. Por pas një kohe, natyra e tyre e vërtetë del në pah.
Ja 5 gjëra që i bëjnë ata:
Janë shumë sharmantë.
Psikopatët gjithmonë pëlqehen nga të gjithë. Duken si njerëz shumë të hijshëm që dinë të flasin me të tjerët. Zgjuarsia e tyre zakonisht i tërheq njerëzit. Gjithashtu kanë edhe histori interesante. Tregimet e tyre i portretizojnë ata në një pozitë të favorshme dhe të besueshme. Njerëzit e përfundojnë një bisedë me një psikopat duke u ndjerë shumë mirë.
Nuk përjetojnë keqardhje.
Mungesa e fajita mund të jetë flamuri i parë i kuq që ju tregon se dikush është psikopat. Psikopatët nuk mund të ndjejnë keqardhje të vërtetë. Nuk pranojnë përgjegjësinë pasi lëndojnë ndjenjat e dikujt, por i fajësojnë të tjerët. Një psikopat mund të thotë se dikush “e ka merituar” të trajtohet keq. Ose kur ofendojnë dikë mund të thonë “Ajo duhet të jetë më pak sensitive,” ose “Siç duket ai nuk e pranon realitetin.”
Janë shumë arrogantë.
Psikopatët kanë një sens të fryrë rëndësie. Ashtu si narcisistët, ata mendojnë se rregullat e zakonshme nuk i aplikohen atyre. Gjitashtu kanë një ide madhështore për potencialin e tyre. Besojnë se janë më të mirët në gjithçka që bëjnë.
Marrin rreziqe të mëdha.
Psikopatët kanë pak konsideratë për sigurinë, sidomos të njerëzve të tjerë. Zakonisht gënjejnë, tradhtojnë dhe vjedhin që të shkojnë përpara. Kjo sjellje mund të jetë toksike. Edhe pse jo të gjithë nga ata angazhohen në aktivitete të jashtëligjshme, ata që e bëjnë, i planifikojnë mirë krimet.
Janë manipulatorë profesionalë.
Ata nuk eksperiencojnë emocione të vërteta ndaj të tjerëve. Por mund t’i imitojnë emocionet e të tjerëve dhe duken shumë reale. Si rezultat, të dashurit rreth tyre nuk kanë asnjë ide që këta nuk mund të ndjejnë për askë.
Psikopatët janë shumë të mirë në manipulimin e emocioneve të të tjerëve. I bëjnë lajka në një mënyrë që duken shumë të sinqerta. Dhe pas një kohe, i bëjnë njerëzit rreth tyre të bëjnë gjëra që normalisht nuk do i bënin. Gjithashtu fajësojnë dhe fitojnë simpatinë e njerëzve për nevojat e tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...