Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/29

Shpërthen Eni Çobani: Nuk të njoh! Gazetari i publikon tabulatin

-Lidhur me kërcënimin, gazetari i ka bërë publike tabulatin duke i dëshmuar qartë Eni Çobanit, e cila i tha se do të përballet me drejtësinë. 
Juristja e njohur ka pranuar tashmë se ajo nuk e njeh gazetarin Telnis Skuqi. 

"Jugunews" ka siguruar tabulatine thirrjes marëse në telefonin celular të gazetarit, nga një numër që për të pretendohet se është telefonuar nga Eni Çobani. 

Telefonata sipas tabulatit është rregjistruar në orën 15:39 minuta të ditës 28 tetor dhe biseda ka zgjatur 1 min e 18 sekonda.

Ja si nisi sherri mes Eni Çobanit dhe Saimir Kodrës në "Opinion"

Një skandal në sistemin e drejtësisë i denoncuar nga emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, ka sjellë edhe përçarjen e moderatorit të emisionit, Saimir Kodra dhe avokates Eni Çobani. E gjitha kjo ka ndodhur live, teksa mbrëmjen e djeshme, ata kanë qënë të ftuar në emisionin "Opinion". 


























Në videon në fjalë dalin nën shesh të vërtetat, përpos asaj videoje ku afera seksuale shfaqej rëndom. Debati mes Saimirit dhe avokates nisi pasi kjo e fundit pranoi publikisht se e njihte në thelb çështjen dhe se në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka ardhur vjehrra e saj. 

Në kundërpërgigje të rrufeshme, Saimiri i thotë se pse nuk e ka denoncuar këtë rast, por znj. Eni tha se kjo do ndodhte kur të vinte çasti i duhur. 

Moderatori i emisionit "Stop" në Tv Klan tha se historia e kësaj gruaje është stresuese, deri në marrjen e një vendimi në 27 shkurt të vitit 2015. Gjatë rrëfimit ai tha se gruaja në fjalë kishte ardhur në zyrën e tij duke qarë, ndërsa vuri në dukje persekutimin që i kishin bërë asaj. Ndër të tjera, Saimiri tha se regjistrimet janë një orë e gjysmë audio, me protagonist gjyqtaren dhe kryetarin e gjykatës, në tre momente të ndara dhe se ato janë bërë më herët. 

Por situata mori një rrjedhë tjetër në "Opinion", ku Eni Çobani, në kundërpërgjigje të rrëfimit të Saimirit tregoi të vertetat tronditëse. 

Ajo tha se ka qënë njeriu i parë që e ka transmetuar këtë histori dhe që ka qënë në dijeni të kësaj afere seksuale. Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin. Ajo tha më tej se ka qënë e shokuar që gruaja këtë video e mbante në telefon.

Kjo është gruaja që demaskoi gjyqtarin qejfli të Gjirokastrës

Publikimi i video-skandalit të djeshëm ku kryegjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Guxim Boçi i kërkonte favore seksuale një zonje në këmbim të dhënies së drejtëisë ka shkaktuar një termet në sistemin e drejtësisë.


Të gjitha regjistrimet ndaj gjyqtarit janë bërë nga një zonjë rreth të 40-ave, nënë e dy fëmijëve nga Gjirokastra. Mësohet se ajo është larguar nga vendi pak para publikimit të regjistrimeve.

Zbulohet historia e dhimbshme që fshihet pas skandalit seksual të Gjirokastrës

Historia e skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi duket se shkon përtej një abuzimi me detyrën apo një veprimi korruptiv. Në mes është një histori e dhimbshme njerëzore, ku më shumë se gruaja denoncuese, viktimë është një person tjetër, ish-vjehrra e saj, aktualisht në moshën 70 vjeçare.


Bëhet fjalë për një histori që ka nisur në vitin 2007 pas një kredie të pashlyer prej 7 milionë lekësh, për të cilën është lënë kolateral në bankë një vilë tre katëshe në qytetin e Gjirokastres, pronë e vjehrrës së gruas që inçizoi gjykatësin Guxim Boçi teksa i kërkonte favore seksuale.

Edhe pse ishte pikërisht “seksi”, i cili tërhoqi vëmendjen e medias dhe opinionin publik, pas asaj historie fshihet vuajtja dhe dhuna disa vjeçare ndaj vjehrrës së nusës denoncuese, raporton Albeu.com.

Mbrëmë nuk ishte hera e parë që historia në fjalë është bërë mediatike.

Pikërisht në prill të vitit 2016, ka qenë vjehrra e nusës denoncuese që është nxjerrë me zor në emisionin “Shiheni në Gjyq” prej vëllait të saj, në shtëpinë e të cilit ajo banonte prej më shumë se dy vitesh e gjysmë pasi nusja e kishte nxjerrë nga prona e saj, vila tre katëshe në Gjirokastër.

Çfarë ka ndodhur?

Sipas rrëfimit që ka bërë ish-vjehrra, ajo kishte në pronësi një vilë tre katëshe në qytetin e Gjirokastrës, ku në kat të parë kishte një furrë ku punonte vetë me të birin, në kat të dytë kishin zyra të dhëna me qira dhe në kat të tretë, shtëpinë ku banonin. Në vitin 2007 ata marrin një kredi 7 milionë lekë duke lënë kolateral pikërisht vilën. Këstet e kredisë do të shlyheshin nga të ardhurat që përfitoheshin prej aktivitetit të furrës, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që vjehrra mendonte se djali me nusen po shlyenin kredinë, një ditë njoftohet se banka kishte filluar procedurat marrjes së udhrit të ekzekutimit në gjykatë për vilën. Vjehrra e nusës denoncuese merr borxh paratë dhe shlyen një pjesë të detyrimeve ndaj bankës duke rinegociuar kredinë.

Në këtë moment fillojnë grindjet në familje dhe nusja që denoncoi gjykatësin rreh vjehrrën duke i lënë shenja të mëdha në fytyrë dhe trup. Njëkohësisht, nusja merr edhe një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Gjirokastrës duke nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin dhe vjehrrën.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe nusja nis procedurat e marrjes në pronësi të vilës tre katëshe duke e humbur atë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Çështja shkoj në Apel dhe dyshohet se është pikërisht ky proces gjyqësor, për të cilin nusja ka kontaktuar kryegjyqtarin e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi për ta ndihmuar që t’i merrte pronën vjehrrës së saj.

Ky është momenti ku nusja bie pre e një ngacmimi seksual ndërkohë që ishte në kërkim të një zgjidhjeje për të përvetësuar pronën e ish-bashkëshortit dhe ish-vjehrrës

Përse e inçizova gjyqtarin që më kërkoi favore seksuale

Gruaja që denoncoi për favore seksuale kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët e kanë marrë në pyetje për 6 orë.
Me nisjen e hetimeve në lidhje me skandalin e audiopërgjimit që e dëmtuara realizoi me gjyqtarin Boçi, Prokuroria ka filluar me dëshminë e 40-vjeçares Rudina I.

Nëna e dy fëmijëve ka shpjeguar me detaje të gjitha bisedat me gjyqtarin gjatë takimeve me të, në lidhje me proceset gjyqësore që kishte të hapura për pronësinë. Ajo i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor.

Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta. Po kështu, Rudina I. ka dëshmuar para prokurorëve se bashkë me përgjimet ku gjyqtari i kërkonte favore seksuale u ka dorëzuar gazetarëve edhe regjistrime ku ai e kërcënonte.

E dëmtuara ka dhënë shpjegime të hollësishme para hetuesve të Krimeve të Rënda për rrethanat se si është takuar me kryetarin e Gjykatës, i cili ishte mik i babait të saj e më pas vendimin për të kryer një aludoi përgjim, që ta denonconte atë publikisht.

Burime nga organi i Akuzës thane dje se 40-vjeçarja Rudina I. ka treguar para hetuesve të gjitha peripecitë që ka kaluar, që nga njohja me bashkëshortin, martesën në moshë shumë të re, kontratën fiktive të shitjes së pronës që i ka kaluar vjehrrës dhe divorcin.

Ndërsa ka vijuar më pas me kalvarin e proceseve gjyqësore, deri te njohja dhe takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Burimet thanë se e dëmtuara ka pranuar se historia e ka fillesën në momentin e nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin, ku më pas i është drejtuar Gjykatës për ndarjen e pasurisë, duke qenë se i kishte të dy fëmijët nën kujdestari.

Ajo ka shpjeguar se ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshme të kontratës fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit, që ishte bërë vite më parë. Padi të cilën ish-vjehrra e saj e kishte kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës.

Duke mos pasur rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e saj, ajo ka kërkuar ndihmën e kryetarit të gjykatës, i cili ishte mik i të atit. Por, gjatë bisedave me të, ka kuptuar se ndihma e tij ishte thjesht e orientimit për të paguar lekë e në fund arriti deri aty sa i kërkoi favore seksuale në çdo takim.

Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-vjehrrës. Rudina ka shpjeguar se biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit

Saimir Kodra-Eni Çobanit: Mos më acaro, do nis denoncimet për ty

Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare.



























Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Ky skandal është edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion.

Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj ka bërë me dije se pas publikimit të këtij materiali Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Vezajt, presim një reagim zyrtar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh, po në këtë televizion është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin.

Çobani tha unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale.

Ndërsa, drejtuesi i emisionit STOP, Saimir Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja. Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.

Debati në Opinion është tensionuar mes drejtuesit të emisionit Stop dhe Eni Çobanit në lidhje me skandalin e publikuar sonte në emision. Çobani tha se unë e njoh shumë mirë këtë ngjarje, e njoh në thelb çështjen.

Kodra u shpreh se prezenca e juaj këtu sot do të na spostojë të gjithë boshtin e temës. Ai i tha Çobanit mundohu t’i përgjigjesh pyetjeve që të bën Blendi.

Kodra: Zonja tek ty ka ardhur për një konflikt.

Çobani: Jo nuk ka ardhur zonja, por ka ardhur vjehrra.

Kodra: Ke një konportim shumë acarues përballë meje. Më acaron

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se flet si "Don Zhuan" përpara grave socialiste.

Sipas ish-kryeministrit të vendit, Rama flet banalitete me gratë socialiste.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Fol e fol nuk ka te sosur! 75 minuta llogore nga piktori deshtak per t'u paraqitur krenarisht si Don Zhuan para grave dhe vajzave te PS!!

Te dashur miq, sot piktori deshtak mbylli ekranet televizive me llogorene e rradhes, fol e fol nuk ka te sosur, qe kete te shtune ishte fiks 75 minuta dhe qe kishte si permbajtje te vetme:

-Mashtrimin e paskrupullt se ai ne parlament nuk e kishte quajtur monster deputeten e PD, zonjen Albina Deda por e kishte quajtur moter, paçka se te pakten 65 vete, deputete dhe roje qe mbronin Ramen, qe ishin aty, e degjuan se ai i terbuar e quajti monster.

Por kete betim para grave te PS nuk ja besojne Rames as grate dhe bashkepuntoret me te aferta te tij, qe siç kane njoftuar mediat, kane provuar grushtat turinjve ne publik, thyerjen apo nxjerrjen e kraheve prej tij ne akcese terbimi.

Sidoqofte, Rama sot nuk beri gje tjeter veçse perseriti ate qe beri kur shkruajti ne FB dy vjet me pare, qe "te arrestohet me burg ministri Imami per korrupsion", dhe vetem dy jave me vone deklaroi paturpesisht se ate status ne FB e tij nuk e kishte shkruajtur ai por ja kishin shkruajtur te tjere. Apo siç beri ne parlament kur do te shante me gjuhe halabaku si "maskara apo rrot k... ", dhe kur e dhane mediat me keto fjale, te denja vetem per te, tha se ai me ato fjale nuk po i drejtohej njeriu te veçante!

Te njejten gje, Rama, si mashtrues ordiner, tha dje se diten e enjte ne parlament ai me shprehjen "fute ate veze ne miter" nuk i ishte drejtuar nje deputeteje te PD por nje deputeti, a thua se sipas tij, veze, vezore dhe miter paskan burrat. Me kete genjeshter bajate ai deshmon se ai per te genjyer nuk njeh asnje kufi!

Ne llogorene e tij te gjate prej 75 minutash, ne nje audience me gra, nena, motra, vajza, shefi i ekzekutivit te mazhorances se qelbesirave, perdori pushtetin ekzekutiv per t'u paraqitur jo si kryeminister, me nje kod etik te caktuar, por si nje brigand, si nje birbo i vertet, sikur te ishte ne nje show me audience erotike apo pornografike dhe jo me gra, vjaza, familjare te rregullta dhe iu tha atyre me krenari, se ai ishte nje Don Zhuan madje dhe se s'mund te mos ishte nje feminist, sikur ato te kishin shkuar ne ate takim per ate qellim!

Koprolaline e tij te gjate e te neveritshme prej 75 minutash, Rama nuk harroi ta mbylli me apoteozen per Lindita Nikollen!!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...