Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/28

Nga Flori Bruqi : Le ta dijë Serbija se Ushtria amerikane do të largohen vetëm kur Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.


Senatori republikan John McCain.


Delegacioni i rëndësishëm i senatorëve me shumë peshë do të vijnë në Kosovë, të udhëhequr nga miku i madh Senatori republikan John McCain.

Ata do të japin përkrahjen për shtetin tonë.


Vizita e tyre do të ndodh në ditën kur kremtohet 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Senatori McCain ka një qëndrim tepër të ashpër ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit. Para disa kohësh, ai e quajti presidenti rus zt.Vladimir Putinin kriminel e vrasës.

“Tani, unë besoj se Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel. Ai është një produkt i KGB-së dhe do të shfrytëzojë çdo përparësi, që mund të sigurojë”, kishte thënë John McCain.

Gjenerali amerikan John Matiss


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka buxhetin më të madh në botë për ushtrinë.

Janë rreth 600 miliardë dollarë që SHBA-ja shpenzon çdo vit për ta mirëmbajtur ushtrinë e vet – larg më shumë se sa shteti që vjen pas saj.


Disa milionë nga ky buxhet shkojnë edhe për trupat amerikane që ndihmojnë sigurinë në Kosovë.


Image result for ushtaret amerikane ne kosove

Sipas planifikimit buxhetor për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë mbi 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë.

Kurse në vitin paraprak shifra ishte edhe më e madhe , mbi 111 milionë dollarë.
Related image
Për trupat e ushtrisë amerikanë dhe punën e tyre në Kosovë ka folur edhe Sekretari (Ministri) i ri i Amerikës, John Matiss, i cili ka thënë se ushtria amerikane do të largohen vetëm kur Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.

NGA FLORI BRUQI : FUNDI I GËNJESHTRAVE SERBE PËR KOSOVËN...



Para pak çastesh raportoi që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, gjenrali ushtarak amerikan James N. Mattis në një raport me shkrim që i ka dorëzuar Senatit, ndër të tjera ka folur edhe për Kosovën. ku flet për Kosovën, ku ndër të tjera jep dy lajme të mira, thotë se FSK duhet të shndërrohet në Ushtri, derisa thotë se Serbia do ta njoh Kosovën para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Image result for flamuri amerikan dhe aikosovar

Ndryshe, pas ardhjes së presidentit të ri Amerikan, Donald Trump kishte parashikime se Kosova do ta humb mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë, por ky raport i të parit të Pentagonit, sikur ka demantuar këta zëra.

Mattis në këtë raport thekson se NATO do të qëndroj në Kosovë, për aq sa do të ketë nevojë. Ku në raportin e tij, me shkrim Mattis tregon se kur Serbia do ta njeh shtetin e Kosovës dhe se si SHBA do ta mbrojnë shtetin kosovar.

Historia e ka vërtetuar se sa herë që shqiptarët kanë arritur të bashkohen mes veti e kanë shtyrë fuqishëm procesin kombëtar përpara.

Involvimi amerikan në rajon ka bërë që të arrihen shumë marrëveshje që në fund kanë sjellë paqen apo kanë ndalë konfliktet etnike. Prej këtu kemi përpjekje të vazhdueshme të përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë në rajon si Catherine Ashton   ,Shtefan  Fyle   ,Filip Riker për t’i bindur qeveritë se duhet ecur drejtë demokracisë dhe respektuar marrëveshjet apo armëpushimet e arritura.

Prandaj mund të thuhet se edhe gjatë administratës së Barak Obamës, vërehej njëfarë angazhimi diplomatik amerikan në Evropë nën drejtimin e sekretarit John  Kerry  ,përkundër asaj se SHBA- të më tepër aktualisht ishin fokusuar në Azi-Pacifik.


Ballkani nuk del jashtë interesit të politikës amerikane, përderisa forcat nacionaliste vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe të paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Bosnja,Kosova dhe Maqedonia janë zona të vlimeve etnike dhe me anë të kësaj apo këtyre marrëveshjeve, amerikanët mundohen t’i zvogëlojnë konfliktet e izoluara. Ndërsa Serbia dhe Shqipëria nëpërmes politikave të balancuara mund t’i japin rajonit një drejtim tjetër drejtë përparimit demokratik.

Por,deri më tani Serbia dhe politikat e qeverive serbe kanë qenë destabilizuese për Ballkanin, dhe ky shtet tani është përpjekur të dëshmojë se mund të bëhet palë në ndonjë marrëveshje dhe ta zbatojë atë.




Shefi i Pentagonit James N. Mattis
FSK të bëhet ushtri dhe të ofrojë siguri të brendshme në Kosovë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis ka theksuar se NATO do të qëndroj në Kosovë për aq sa ka nevojë. Ai këto komente i ka bërë në një intervistë dhënë për mediat.

Në këtë intervistë, sekretari i mbrotjes thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.

Ai e ka mbështetur dialogun Prishtië- Beograd derisa ka theksuar shtuar, se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në vazhdim i gjeni pyetjet e sekretarit të mbrojtjës ku flet për Kosovën:

Përafërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili së pari u vendos në vitin 1999, dhe sot përbëhet nga një personel prej 4.600 pjesëtarve nga 30 shtete. Çfarë përpjekjesh të mëdha mendoni se kërkohen në mënyrë që të reduktohet edhe më shumë apo të eliminohet prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë?

James N. Mattis: Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komunteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj.

Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon.

Image result for flamuri amerikan dhe aikosovarRelated image

Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare.

Sipas mendimit tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të rëndësishëm në Kosovë?

James N. Mattis: Po. Përpjekjet e BE-së janë esenciale në zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për stabilitetin e saj, dhe përfshirja më e madhe e saj duhet të inkurajohet.

Ajo tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke udhëhequr normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit.

Gjithashtu, Bashkimi Europian ndihmon duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Image


Politika mbështetëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës nuk do të ndryshojë as me administratën e re të Donald Trumpit,shefit të Pentagonit James N.Mattis dhe të Sekretarit të shtetit amerikan Mike Pence-s



Mike Pence

Kjo mund të kuptohet edhe në një dokument 56 faqesh si pjesë e Reformës së Mbrojtjes ku Sekretari (Ministri) i Mbrojtjes, James Mattis, shkruan se Kosova duhet të formojë ushtrinë e saj dhe se Serbia besohet ta njohë Kosovën para se të dyja bashkë të futen në Bashkimin Europian.

“Kosova është një shembull që tregon se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkushtohet në mbrojtjen e vlerave dhe interesave të veta.

Në përgjithësi, atje do të rekomandoja reduktime (të trupave) konform situatës së sigurisë në terren, por për momentin, Forca e ka të vështirë të sigurojë stabilitetin në regjion.


James Mattis

Për më tepër, para se te reduktohet prezenca ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandat për sigurimin dhe mbrojtjen territoriale, një ndryshim që do të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese me mbështetjen e Parlamentit”, shkruan Mattis i pyetur se si duhet të veprojë tutje SHBA me prezencën e saj ushtarake në Kosovë.

Ai vazhdon duke lavdëruar përpjekjet e Bashkimit Europian në raport me Kosovën dhe Serbinë, ndërsa pohon se Serbia pritet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE.

“Përpjekjet e Bashkimit Europian janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, dhe përfshirja e mëtejme duhet të inkurajohet.

BE veçmë po luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë me përpjekjen për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut.


 Dialogu mundëson dy vendet të lëvizin përpara me planet e tyre për anëtarësim në BE, në kuptueshmërinë se njohja e sovraniteti të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit”.


Enkelejd Lamaj :Gruaja e fotografit dhe Gruaja e 8 marsit...

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Një burrë në kërkim të një dhurate speciale për ditën e 8 Marsit.
Një grua në gjendje të mundësojë çdo dhuratë speciale.
Një histori e shkurtër, ku askush nuk është ashtu siç duket.

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)
Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje, Shqipëri. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar "Fytyra tjetër e natës". Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmës. Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë. Ka botuar : "Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003) "Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011). "Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014). * Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)


Ka botuar :

"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)
"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011).
* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit
 -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

Titulli: Gruaja e fotografit (ebook)
Gjinia: Roman, Thriller
Formati (ebook - epub)
Autori: Enkelejd Lamaj
Shtëpia botuese: Autori
Viti: 2012
ISBN: 978-130-183-7199

Nën Pemën e Jetës duke e pritë Godonë.


Klara Buda është shkrimtare, eseiste dhe gazetare shqiptare, intelektuale poliglote e erudite e formuar në Francë, një zë i fuqishëm gjatë luftës së Kosovës, si shefe e shërbimit shqip në Radio Francë Paris dhe si firma e dytë e peticionit të intelektualëve franceze, është një penë prestigjioze në shërbim të free speech dhe çështjes shqiptare në botë, që i promovon gazeta e saj e pavarur klarabudapost.com.




Klara Buda është shkrimtare, eseiste dhe gazetare shqiptare.



Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, ajo ndryshon drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në École Pratique des Hautes Études, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplôme d’Étude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale. Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve. Ne vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të rfi të cilën e drejtoi deri në vitin 2010.

Romani i saj Kloroform është pritur shumë mirë nga kritika. Në ketë roman, Klara Buda përshkruan gjithë absurditetin e një sistemi lirivrasës. Por ishuj lirie - diku më të shtrirë e diku më të plotë - ruajnë shpirtrat nga shkatërrimi dhe i ndihmojnë individët të mbijetojnë, edhe pse nën diktaturë. Përmes një rrëfimi mjeshtëror, Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë.




@Klarabudapost: Republika e Kulturës


“Në një nga pub-et e famshme, lexoj shprehjen: “You are what you read.” Dhe them me vete: ka shumë shtete që meritojnë epitete të ndryshme, por Irlanda, ndryshe, mund të quhet Republika e Kulturës. Po, Republika e Kulturës, fuqia e së cilës, si autoritet suprem, rri prajshëm mbi krejt organizmin e shtetit…”NU

Ndue Ukaj

Prishtine, 26 mars 2016

Një rrëfim nga Irlanda

“Kur takon Godonë “Është natë e bubullimat s’kanë të ndalur.

Të dridhet trupi i lagur nga shiu i rrëmbyeshëm.

Nën Pemën e Jetës duke e pritë Godonë.

E pritja t’ka shndërrua’ në statujë moderne,

Ku folenë e jetës e kanë korbat e natës e zogjtë vetmitarë.”



Janë vargje të poezisë sime Godo nuk vjen, të cilat më rrinin para syve të mi të lodhur, pas një udhëtimi të gjatë drejt Dublinit. Derisa aeroplani nga Zurich zbriste sipas ritmit të tij në Aeroportin e Dublinit, mua më rrihte zemra, dhe nga dritarja kundroja magjishëm qytetin e dritave dhe harmonisë. Më dukej sikur më priste Godo i famshëm i Samuel Becketit- dhe jo vetëm i tij- tek më rrëfente për ëndrrat e enigmën e pritjes. Për misterin e ekzistencës së tij. Godo i Becketit, s’është dosido personazh. Ai është një kryepersonazh, i cili, ka influencuar dukshëm në botën e artit e të kulturës. Më ka frymëzuar edhe mua, ndaj edhe libri im i dytë me poezi, mban titullin “Godo nuk vjen.” Rrallë më ndodh të mbaj mend vargje të mia, por ato momente, derisa aeroplani ateronte, në kokën time tingëllonin vargjet: Është furtunë e rruga nga Irlanda është e pakalueshme Deti nuk kapërcehet me hapa të vegjël netëve me shi Kur vetmia t’ përpinë si toka e plasaritur nga tërmeti Kur dhembja s’ka kohë e as deshifrime shkencore. Godo nuk vjen, sepse pritja e ka molepsë. Në gjumë t’rehatshëm i përkund ëndrrat e mia e ëndrrat tua. Ai nuk vjen as nën Pemën e Jetës as në teatrin e çudirave Bën gjumin e pritjes që s’e kupton koha jote e koha jonë. Godo i Sumuel Becketit më ka shoqëruar gjatë në imagjinatën time, më ka tunduar gjatë: më ka trishtuar, hutuar e kënaqur. Sepse, ai nuk është vetëm një rravgim poetik rreth pritjes e ardhjes, rreth absurdit të pritjes, por është një personazh që në imagjinatën e njerëzimit ka hapur dilema të shumta. Po, sepse ne gjithmonë presim diçka. Jemi qenie në pritje, ndaj Godo banon në secilin prej nesh. Dëshira për të njohur vende tjera e për të takuar popuj të ndryshëm, është e ngjizur përbrenda njeriut. Është nga ato dëshirat e flakta, që na çojnë drejt aventurave pa fund. A nuk veproi kështu Bajroni kur filloi shtegtimet e tij për t’i njohur dhe përjetuar kulturat tjera: të largëta e ekzotike për kohën! Po, pa dyshim. Sepse vetëm duke i kuptuar të tjerët, e njohim ma mirë vetveten, dhe i kuptojmë vlerat e dallimeve, ato që na tërheqin drejt vlerave të përbotshme. Irlanda, me kulturën e saj- edhe pse popullsi jo fort i madhe- ka hyrë dinjitetshëm në hartën e vlerave të përbotshme, dhe aty, zotëron hapësirë shumë ma të madhe sesa është territori i saj gjeografik.

Irlanda- atdhe i kulturës, haresë dhe gëzimit Nata e parë kaloi me shpejtësi. Të nesërmen, vizitojmë qytetin. Takimet e para janë me drejtues të institucioneve të kulturës. Ndodhemi mes malit e detit ku dikush priti Godonë e dikush shkroi Republikën Ndërgjegjes. Ndërsa dikush tjetër skaliti portretin e artistit në rini, tek sodiste botën rrethepërqark dhe shpjegonte dilemat: si marshonte kah e nesërmja. Është James Joyce, ai shtegtar romanësh, që rikthen kohën prapa, dhe gjen një personazh antik, Odiseun, për t’na dëftuar: sesa e rëndësishme është që të nesërmen ta ndërtojmë mbi të kaluarën. Jo vetëm të nesërmen e botës artistike! Irlanda është vendlindja e korifenjve të letërsisë botërore: W. B. Yeats, George Bernand Shaw, James Joyce, Samuel Beckettit e Samues Heaneyit; shkrimtarë këta (veç James Joyce-it) që kanë fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Irlanda është atdheu edhe Jonathan Swift, Oscar Wilde, dhe shumë figurave të mëdha të kulturës e artit botëror. Por Irlanda njihet kudo në botë edhe për Irish Coeffi, për birrën Guinnes, për e rock-un e famshëm, për Irish River Dance, dhe sigurisht, për pub-et e famshme. Po, Irlanda është atdheu i haresë dhe gëzimit. Të duhet një ditë që ta kuptosh se Irlanda ka një popullsi fisnike e vitale. Këtë e vëren kudo. Një popull të apasionuar pas kulturës e artit. Një popull, që ndjehet tejmase krenar për kulturën e vet. Teksa takoheshim dhe bisedonim me ta për kulturën, librat, bashkëpunimin kulturor, më dukej sikur tërë kohën na pëshpëritnin: “Dëgjoni: ne nuk jemi dosido popull. Ne jemi Irlanda.” Vetëm në saje të kësaj- të këtij vetëbesimi, irlandezët kanë arrit që të zënë kaq shumë hapësirë në hartën e kulturës së përbotshme, aty ku nuk hyhet lehtësisht. Në hartën e vlerave të përbotshme, populli irlandez nuk ka zënë hapësirë në saje të fuqisë ekonomike: as të asaj ushtarake a politike, por me flamurin e kulturës. Dhe sot, Irlanda shkëlqen edhe në ekonomi, politikë e sfera tjera të jetës. Sepse Irlanda marshon kah e nesërmja me kulturë, dhe me kulturë përfton vëmendjen e botës mbarë. Këto pak evidenca të lartshënuara, janë dëshmi të pakta, të asaj çfarë vërtet është Irlanda, ndaj rrëfim për të është tjetërfare. Është rrëfim që të magjeps dhe të kënaq estetkisht e shpirtërisht, ashtu siç të kënaqin veprat artistike të irlandezëve të famshëm. Ashtu siç të kënaq arkitektura e tyre e prajshme e me shije. Ashtu siç të kënaq njerëzia e tyre e pashembullt. Ka shumë shtete e popuj që na joshin për gjëra të ndryshme. Irlanda, për mendimin tim, përbën një rast specifik, sepse ajo e joshë botën nëpërmjet kulturës, autoriteti i së cilës ka arrit të shtrihet në krejt planetin, dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njerëzimit. “Ju vini këtu për burrat e vdekur”, na thotë shkrimtarja irlandeze Sarah Webb, pasi dëgjon rrëfimet tona për heronjtë e kulturës irlandeze, ata që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen e njerëzimit. E në fakt, në Irlanda nuk shkohet është vetëm për burrat e vdekur. Sepse ishulli i gjelbër vazhdon ta mrekullojë botën me kulturë. Me art e muzikë. Me pube, birra, whiskey e rock. Aty, mes detit e maleve, në Dún Laoghaire, jeton një nga yjet më të famshëm të rokut botëror, Bono i rock grupit të famshëm U2. Po, aty kanë lindur dhe jetuar katër nobelistët e letërsisë. Dhe mu aty, mbahet një festival prestigjioz i letërsisë: “Mountains to sea dlr Book Festival.” Në një nga pub-et e famshme, lexoj shprehjen: “You are what you read.” Dhe them me vete: ka shumë shtete që meritojnë epitete të ndryshme, por Irlanda, ndryshe, mund të quhet Republika e Kulturës. Po, Republika e Kulturës, fuqia e së cilës, si autoritet suprem, rri prajshëm mbi krejt organizmin e shtetit; kultivon mburrjen dhe krenarinë, dhe i bën ata të fuqishëm përballë sfidave të kohës. “Ka pak shteti që jetojnë nën pushtetin e kulturës”, them unë, teksa përpara na shfaqet muzeu i James Joyce. “Autoriteti i kulturës, do të thosha”, shton miku im Arsim Canolli.

Me miqtë dhe kolegët, Zeqir Hamiti e Arsim Canolli, të etshëm për të parë e përjetuar sa më shumë, vizitojmë muzeun e Joyce-it.

Dublini magjik

Pastaj radhën e ka Dublin, në të cilin rrinte hirshëm autoriteti i kulturës, me katedralet e larta e muzetë e bukur, dhe veçmas me bibliotekën e famshme Trinity College Library, ku ruheshin libra të vjetër, e ndër të tjera edhe Libri i Kellit, një vlerë e madhe e njerëzimit. Biblioteka ishte magjike, me pamje impozante, me portrete shkrimtarësh e dijetarësh që i jepnin shpirt, tamam si një parajse. Derisa përjeton ato momente kënaqësie, në mes turmës së turistëve pafund, të kujtohet Borgesi. Dhe s’ke sesi të mos pajtohesh me pohimin se “parajsa do të jetë në formë biblioteke.” E kur je në Trinity College Library, në Dublinin e kulturës, mbetesh pa fjalë dhe e kupton sa shumë të drejtë kishte shkrimtari i labirinteve. Pastaj shkojmë në Tempell Bar e Gogarty Pub. E pub-et në Irlandë nuk janë vetëm pube. Ato janë institucione që përfaqësojnë konstitucionin shpirtëror të këtij populli: artin, muzikën, vallëzimin, letërsinë. Aty i ndesh të gjitha. Në harmoni me njëra tjetrën. Është mahnitëse të shihesh në mosha të ndryshme, që pinin e dëfreheshin në harmoni. E aty lexoja mendime të autorëve të famshëm irlandez, teksa Guinnisi pihej, këndohee e vallëzohej më ngazëllim. Nën jehun e muzikës fantastike në Gogarty Pub, ne zbraznim birrat Guinnisi me shpejtësi dhe mahniteshim me vitalitetin e këtij populli të hareshëm e pa kurrfarë komplekse. Ishte para festës së Shën Patrikut, këtij apostulli të Irlandës. Atmosfera kudo ishte festive. Që nga aeroporti, i cili ishte i dekoruar në mënyrë të veçantë, deri te ngjyrat nëpër bare, ku dominon e gjelbra tipike irlandeze.

Kujtesa historike Irlanda është një rrëfim prej të cilit mund të mësojë bota- veçmas ajo, e cila, për arsye të ndryshme historike, ka pas fatin të përjetoi robëri e sundime. Në përkim me mësimin se liria është aftësia për të vepruar, popujt e përparuar, lirinë kur e fitojnë, e ndjejnë në plotëni. Irlandezët, ata që u mbajtën gjatë nën pushtimin anglez, jetojnë me krenari të tashmen e tyre dhe mësojnë nga e kaluara. Janë bërë anëtar të BE-së, por kanë pasur sfida. Dhe në fillim të 90-tave, e rifitojnë besimin dhe e rikthejnë krenarinë. “Ndodhen tri gjëra që në të bënim një rikthim të fuqishëm”, shpjegon Tim Carry, i cili kishte organizuar një pritje të mrekullueshme për ne. “E para, zgjidhet një presidente femër. E dyta, prezantohemi me sukses të jashtëzakonshëm me River Dans në Eurovision, dhe e treta e mposhtim Italinë në futboll.” Sot, Dublini dhe Irlanda e jetonin me një mirëqenie për lakmi. Aty ushtronin veprimtaritë e tyre afariste korporata të mëdha, si Facebook, Google. etj. Krejt kjo është në saje të autoritetit të kulturës. Irlandezët të kaluarën e tyre e shihnin me krenari: me mburrje, pa përbuzje, ndonëse e dinë se para një shekulli ishin të varfër dhe u detyruan të emigronin në masë të madhe drejt Amerikës.

Libri dhe letërsia Në Irlandë asgjë nuk dukej se e zëvendëson kulturën e librit. E gjen në furrat e bukurës, në pube, nëpër sheshe e rrugë, me një pllakë ku kujtohet një shkrimtar, me një gur ku janë gdhendur mendime të një shkrimtari tjetër. Letërsia na këshillon si të zgjohemi nga molepsja, si ta kthejmë shikimin kah horizontet dhe jo nga humnera. Po, mund të harrosh emra, mund të harrosh rrugë, por s’mund ta harrosh dashurinë tënde, e as të kaluarën tënde. E nëse provon t’i mbyllësh dyert të kaluarës, ajo hynë nga dritarja, pati shkruar shkrimtari Carlos Fuentes. Teksa në Gogarty Pub muzika rock argëtonte një publik shumë të hareshëm, aty mund të lexoje vargje a mendime të shkrimtarëve W.B. Yeats-it S. Heaney, të J. Joyce-it, S. Becketit. E ti s’ka sesi të mos ndjesh një ngazëllim të brendshëm kur kupton se ato pabe janë të vjetra, dhe në to kanë pirë kafe, Irish Whiskey, dhe kanë shkruar gjitha këto figura të mëdha të artit botëror. Asnjë popull nuk mund të ecë përpara, nëse të kaluarën e vet e shikon me përbuzje. E urren. E refuzon. Apo edhe ma keq: tenton ta tjetërson. “Letërsia është rruga ma e mirë që bota t’iu njoh, është çelës”, na porositë me shumë dashamirësi Bert Wriget, i cili shpreh gatishmërinë maksimale për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha te ndryshme të kulturës, e veçmas në përkthime. Dhe na tregon mënyrën sesi kanë arrit festivalin e tyre ta vendosin në hartën e kulturës botërore. Festivlain “Mountains to sea dlr Book Festival e defilojnë më shumë se 7 mijë vizitorë.

Takimet e shumta me shkrimtarë, pjesëmarrja nëpër aktivitete letrare, orët letrare, ndarja çmimit prestigjioz nga The Irish Times Poetry Now Award, takimi me poetin e madh Paul Moldoon, janë kujtime të paharrueshme nga një udhëtim tejet mbresëlënës në Republikën e Kulturës, një vendi prej të cilit mund të mësojmë shumë.

Cikël poetik nga Mirko Gashi ( 1939-1995)







10155424_10152385549796310_9080030394377579911_n

Nostalgji  për poetin -boem Mirko Gashi 
(  1939-1995)




SHKUARJA E BOHEMËVE

Bohemët nuk vdesin, ata shkojnë ose i kthehen tokës së dehur njësoj si ata. Nuk janë të kota shprehjet ‘ishte bërë tokë, tapë, fitil, xurxull’. Sado pezhorative, në të parë, po aq dhe të vërteta, se shpërfaqin thelbin e të qenit të bohemit, dëshirën dhe fuqinë e tij për të qenë tjetër, për ta shikuar veten dhe të tjerët nga një dimension i tretë. Ndaj në trutë e tyre aq shpesh fiket drita. Bota në errësirë është më misterioze, më madhështore, apo jo?

Janë njerëz të humbur me siguri, sepse dëshirojnë t’i pastrojnë trutë nga kujtimet e hidhura të fëmijërisë, nga traumat dhe tmerret, që ua kanë ngjethur mishtë që fëmijë.
Të dehurit është forma më sublime e kundërshtimit, e rezistencës që mund të bëjë një artist kundër botës kriminele. Punë e madhe pse askush askurrë nuk do t’i kuptojë sinjalet dhe mesazhet e tyre qortuese. Ata, ashtu pranë gotës, do t’i thonë hapur botës: ju vazhdoni, por pa mua! Unë edhe ashtu i takoj një bote, një race tjetër njerëzore. Mospërfilljen e tyre fisnike bota do ta gjykojë edhe më egërsisht se fëmijërinë e tyre: do t’i fyejë, do t’i nënçmojë, do të provojë t’i shkelë me makinë, t’i helmojë me ushqim, t’i vrasë në dashuri, t’i ther në pabesi. Dhe, në aktin final të jetës së tyre, Zhozefë Fushetë, në vend se në gijotinë, do t’ua presin kokën për së vdekuri në mbledhje komemorative, në varrime, në përkujtime gazetash!?! Dhe ata, si gjithmonë, ashtu në heshtje, do të kundërshtojnë, pa çka se bota asnjëherë askurrë nuk do t’i marrë vesh shenjat që i dërgon bohemi, qoftë edhe si meit.

Dhe Mirkon e kisha mik! Plot katër vjet, sa plot katërqind.
Kujtimi i tij për nënën serbe, që e kishte nxitur pothuajse me pahir ta mësonte shqipen, ishte nga kujtimet e tij më të dashura dhe më të dhimbshme. Sikur edhe sot më tingëllojnë në veshë fjalët ‘Biro, ti je shqiptar, ti duhet ta mësosh shqipen!’ -që i përsëriste aq shpesh. Dhe Mirkoja, jo vetëm e mësoi, por edhe ligjëroi në shqipe. Libri i tij i parë “Në vorbullën e ujit” qe, është dhe do jetë një nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike, botuar në vitet shtatëdhjetë.

Nga bohemia jonë e përbashkët nuk më hiqet nga mendja peytja si refren, që ia bënte gati çdo njërit, që ulej të pinim së bashku:
– E di ti si dehet ky miku im? – e pyeste pa një, pa dy.
– Jo, -përgjigjej natyrisht i porsaardhuri.
– Me ta parë kamerierin! Ha-ha-haaa!….
Edhe shah luanim shumë shpesh. Ishte me të vërtetë mjeshtër në lojën e shahut, po humbjen e kishte zët. Kur njëherë pata një bilanc pak më të mirë, m’u kthye e më tha:
– Kali yt po kërcen si të ishte lipicaner!
Mirkoja ishte edhe i keq. Jo rrallë dergjej spitaleve, duke më lënë fillikat vetëm pranë gotës. Kur e shihte se e lodhte tepër rakia, që e shpiknim të shoqëruar vetëm me ujë të zotit, mundohej të shërohej nëpër spitale e klinika, drejtorët e të cilave ishin zakonisht pijanikë kronikë!
Dhe kthehej përsëri në këndin e vjetër të Bistros
– Ishte e kotë. Krejt bota është e dehur. Ha-ha-haaa!…
Po unë u hakmora. Rashë dhe unë në spital nga një tonsilo-faringjit akut. Mora gjashtë muaj ekstencilinë dhe plot dy vjet e lashë vetëm, me gjithë dhimbjet e padurueshme të muskujve dhe pagjumësinë kronike.
Por, boehmisë, si dashurisë së parë, iu ktheva prapë. Por jo me Mirkon, se ai ishte larg, kurse Zhozef Fushetë ishin pranë dhe kudo! (Ata, që vuajnë të jenë të mëdhenj, për t’i zhdukur më në fund krijuesit e tyre! Se, asnjëherë nuk kanë qenë të vegjël!)
Dhe një këshillë e tij, që ma kishte thënë në çastet e dëshpërimit dhe zhgënjimit të thellë, sidomos me disa snobë e skribomanë, që kapardiseshin si gjelat në pleh me çmimet e ndryshme letrare dhe zhurmën në shtyp: ‘Aut Caesar aut nihil !’, që do të duhej ta kishte parasysh secili i ri, që e merr lapsin në dorë.

Dhe, fare në fund, në vend se të qoftë dheu i lehtë, hajt, gëzuar! Për të mirë! Është kjo stina e largimit të qetë të bohemëve ose e kthimit të tyre në boheminë e vërtetë. Një Zot e di…

Abdullah Konushevci



*********************

“Mirko Gashi në rrethet letrare ka qenë i njohur si poet bohem, i cili nuk pajtohej me konventat e shoqërisë, prandaj doemos e bënte jetën e vet të veçantë, ashtu të dëshiruar, të vetëzgjedhur, si artist endacak duke bredhur midis realitetit dhe ëndrrës, midis jetës dhe vdekjes, midis gëzimit dhe vizionit.”

“Mirko Gashi hyn në radhën e atyre pak poetëve tanë bashkëkohorë, i cili nuk ngarend mbas sasisë, por është i dhënë qenësisht pas krijimit të poezisë dhe me përkushtim e zhvillon dhe e thellon procesin e vet krijues poetik”, ka shkruar për të studiuesi  Prof.Dr.Anton Nikë Berisha.

*********************

“Mos vdeksha pa ia kushtuar kësaj shtëpie një poezi, sepse këtu një kohë ka jetuar poeti dhe njeriu i madh, Jusuf Gërvalla”, ishte shprehur poeti Mirko Gashi, i cili për vite kishte pasur dy dhoma me qira në ketë shtëpi të rrezbitur nga lagështia dhe të mbuluar nga minjtë. Këto kujtime i sjellë një bashkëbanues në atë shtëpi, student i asaj kohe i makinerisë i cili edhe gati pas tri dekadash ruan kujtimet për poetin Gashi, si te ishin ato një pronë e veçantë e tij. ( kujton I.M)

*********************

“ Kam mundur të bëhem “dikush” por kam mbetur “një poet i shkretë” rrugëve të Prishtinës, kafeneve. Pra, poezia shumëçka më mori e pak gjë më dha. S’është poet ai i cili nuk e jep edhe jetën për fjalët e veta…” ( Mirko Gashi)

“Unë vetëm e përshkruaj jetën. Ashtu siç është e vrazhdë, e hidhur, shumë më pak e hareshme. Ne poezinë time i këndoj hidhësisë sepse më shumë e kam përjetuar atë. Duke i kënduar dëshiroj që sidomos të rinjtë, mos ta përjetojnë kurrë..”( Mirko Gashi)


*********************

Mirko Gashi (1939-1995), born in Kraljevo in Serbia, attended elementary school in Presheva and secondary school in Gjilan. He studied journalism in Belgrade and worked subsequently as a reporter for the newspaper Flaka e vëllazërimit (Flame of Brotherhood) in Skopje and for Radio Prishtina. He was much admired in the 1980s for his verse, which was compiled in particular in the collections: Gjarpëri i shtëpise, Prishtina 1980 (The House Snake); Arbor vitae, Prishtina 1988 (The Tree of Life); and Plagë uji, Prishtina 1990 (Water Wound). He also translated much Kosova Albanian literature into BCS (Serbo-Croatian). Always a rebel, and suffering increasingly from depression in later years, Gashi turned to alcohol for salvation and died of it in July 1995.(Flori Bruqi)


                                                                           **********





Mirko Gashi i biri i atdhetarit Mark Gashi, u lind më 02 01. 1939 në Kralevë, Serbi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë, Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë. Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët. Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë. Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.

Tituj të veprave

“Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972
“Netët e bardha”, Prishtinë 1975
“Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977
“Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980
“Arbror vitae”, Prishtinë 1988
“Plagë uji”, Prishtinë 1990

Përkthime

Poezitë e Din Mehmetit
Poezitë e Qerim Ujkanit
Poezitë e Sabri Hamitit
Poezitë e Ibrahim Kadriut
Drama “Gof” të Anton Pashkut
“Anija e vjetër” të Resul Shabanit
“Bregu i pikëllimit” të Teki Dërvishit
“Memoaret” të Ismet Shaqirit etj.


Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë


2.-


pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë


Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile


Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-


ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-


Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"


Nisja e dashurisë - Atlandtida e ime


Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj si zurkajë
a në këtë moshë
me dashuri s’u josh

jetoja pa mostra
bëja zustra

me çdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
shkorva edhe
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e I pasur
por I tëri në poezi

tavern
më çeli
kaverna
në çdo tavern
nga një kavernë

po qe besa
s’më la shpresa
se një herë në jetë
do të më pariqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës
më shpien në orë letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonn e diturisë
zë filli I dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre
i pafre
Sa gjumin e pamatur e kisha pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit

u harruan tavernat
u mbyllën kavernat
në prehërin e hënës

sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
Eta nuk m’ishte vetëm floçkë
ajo m’ishte loçkë
ar
thesar

dre o dre
I pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
kush është Ikari
kush Amstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve
pastaj diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji
lanetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhen ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart flet një alt
Eta Eta
e ajo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida



Buzë lumit

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret


Liria

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.


Ura e Maskatarit

Ilan, ilan –
na quanin asokohe
në Gjilan
e ne
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje
le e rritë

S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak
në çdo vatër

Shkrepnin vetëtimat

S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë
e nënës loke
trishtim – qumësht
për çdo jetim

Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu

Kjo urë
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë


Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë

Ilan, ilan –
na quanin askokohe
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë

Në bebëzat
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.


Përgatiti :Flori Bruqi

70 VJET GROPOSJE E KULTURËS EUROPJANE NË BALTEN SLLAVE...


Nga Fritz RADOVANI

■1946 Po mbyllej me vendosjen e diktaturës barbare komuniste nga tirani E. Hoxha.
Shqipnia perditë e ma keq po groposej në balten sllavokomuniste nga drejtuesit PKSh, një “parti vrastare e terrorizuese antikombtare” me të gjitha tiparet sllavo - anadollake.
■Vetem me rastin e hymjes në Tiranë, me 12 nandor 1944, terroristi Enver Hoxha ka vra nga Familja atdhetare Kokalari e Gjinokastres të nderuemit Muntaz, Vesim dhe Syrja, intelektual të shquem dhe Atdhetarë të perkushtuem. Musine dhe Hamid Kokalari kanë vue gurë të pakrahasueshëm në thëmelet e kulturës sonë me prioritet Europjan.
Nuk do të persëris vrasjet e bame në Shkoder nga 29 nandori 1944, po do të tregoj disa nga krimet e kryeme ndaj disa Klerikëve Katolik në gjithë Shqipninë, muejt e fundit të vitit 1946, kur qeveria komuniste zbatonte shkatrrimin Atdhetar e kulturor të vendit.
■Mbas deshtimit të organizuem me “plasjen e parakohëshme” të Lëvizjes së Postribës, nga sigurimi i shtetit dhe drejtuesit e Ndjekjes së “popullit”, rifillojnë arrestimet me At Karlo Serreqin në Dukagjin me 11 Tetor 1946. Mbas sa vuejtjesh në hetuesi nder duertë të Xhemal Selimit me shokun e tij Nevzat Haznedari, i falet jeta dhe vdes në burg në 1954.
■Me 26 Tetor 1946 arrestohet Don Jakë Zekaj, nga Zadrima. Një perkthyes i pashoq. Nga veprat e perkthyeme prej Tij, nuk dihet sa janë botue në “gjuhën e ndysuar”...
■Fillon në Tiranë porosia e “vllezërve titistë”... Me 27 Tetor 1946 arrestohen Don Shtjefen Kurti e At Pjeter Mëshkalla, Klerikë që kanë lanë histori të shkrueme me gjak!
■Të nesermen, me 28 Tetor po në Tiranë arrestohet At Pashko Gjadri, edhe ky jezuit. Ka studjue në Kroaci dhe Itali. Në Shqipni ka punue per një kohë të gjatë në Elbasan, ku ka dhanë një ndihmesë të madhe per afrimin me Kishen Ortodokse Shqiptare. Asht dënue 6 vjetë e mbasi doli nga burgu vdiq shpejtë në 1953. Dijmë shumë pak per Te...
■Po me 28 Tetor 1946 arrestohet poligloti At Mëhill Troshani, i cili fliste e shkruente: Latinisht, greqisht, italisht, gjermanisht, sllavisht, rumanisht dhe bullgarisht... Edhe At Mëhilli arrestohet se ka Pagëzue një fëmijë, dënohet 8 vjetë kur po bante 80 vjetët. Kur u lirue vdiq mbas pak muejsh në vitin 1983. Zhduken edhe perkthimet njëherit me Te...
■Në Korçë me 31 Tetor 1946 arrestohet Papa Josif Mihajli. Dënohet 5 vjet burg dhe e nisin në kampin e Maliqit, ku me 26 Tetor 1948 e mbysin të gjallë në balten e kënetës...
■Në Mirditë me 6 Nandor 1946 arrestohet Don Preng Qafalia. Dënohet një vit burg, po nga torturat në hetuesi keqsohet me shndet dhe vdes pak muej mbasi u lirue...
■Me 10 Nandor 1946 vritet pabesisht në Reç Don Luigj Pici. Nuk ishte dakord me vendimin e gjykatës së Shkodres, per pushkatimin e Klerikëve të akuzuem me grupin e Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Këte Ai e deklaroi haptas...
■Me 12 Nandor 1946 në Elbasan arrestohet At Petraq Isaku. I njohun per shpetim të shumë ushtarëve italian e shqiptar nga burgjet e kampet gjermane.
■Në Shkoder me 12 Nandor arrestohen At Donat Kurti, Don Mark Hasi dhe Don Anton Muzaj. Arrestimi i Tyne asht fillimi i ngjarjeve të mnershme të “futjes armëve në Kishë”.
■Me 14 Nandor 1946 pushkatohet në Tuz të Malit të Zi Imzot Nikoll Tusha, atdhetar që kishte ngritë Flamurin e Shqipnisë me Caf Beg Ulqinin, në 1940 në Kishen e Ulqinit.
■Me 15 Nandor arrestohet në Shkoder Zv. Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni, dhe Abat i Mirditës, Imzot Frano Gjini. U pushkatue me 11 Mars 1948 në Zallin e Kirit.
■Me 15 Nandor 1946 u arrestue edhe Provinçiali i Françeskanve At Mati Prennushi.
■16 Nandor 1946 pushkatohet Don Zef Marksen, gjerman që ishte dënue dy vjet burg.
■16 Nandor arrestohet Fra Ndue Vila, se nuk ua dha çelsin per “futje armësh në Kishë.”
■Me 17 Nandor 1946 Kuvendi Fretenve kthehet në burg, dhe hapet në mengjes heret nga sigurimi i shtetit Kisha dhe Kuvendi, ku “ekspozohen arkat me municion e armatime”.
■Me këte rasë arrestohen: Imzot Nikoll Deda, Don Tom Laca, Don Ndoc Sahatçia, Don Nikoll Shelqeti, At Frano Kiri, Fra Zef Pllumbi, At Gjon Karma, At Konrrad Gjolaj etj.
■Me 25 Nandor pushkatohet në Prizren grupi i Shqiptarëve “Katoliçeskaja Banda”.
■Me 2 Dhjetor 1946 vdes në korrent elektrik At Bernardin Palaj, një dijetar i vertetë.
■Me 4 Dhjetor arrestohet At Leon Kabashi, i lauruem në Akademi të Firencës si piktor.
■Me 4 Dhjetor në Dukagjin arrestohet At Alfons Çuni, i akuzuem per “mbajtje arme”...
■Me 6 Dhjetor arrestohet Imzot Jul Bonati, i kthyem pak ditë perpara nga Italia...
Mbas largimit nga Shqipnia me 25 Maji 1945 nga qeveria komuniste e Tiranës, të Imz. Leone G.B. Nigris, Delegat Apostolik i Vatikanit në Shqipni, emnohet Imz. Frano Gjini.
Vdekja e Imz. Luigj Bumçit në 1945, dhe Imz. Gasper Thaçit në 1946, arrestimet e Imz. Bernardin Shllakut, Imz. Vinçenc Prennushit, pushkatimi i Imz. Nikoll Tushës në Tuz, arrestimi i Provinçialit të Françeskanve At Mati Prennushi, dhe i Imz. Bonatit, mund të themi se Kleri Katolik Shqiptar mbeti pa asnjë drejtues në asnjë Argjipeshkvi.
Kuvendet e Motrave Stigmatine dhe Servite u mbyllen dhe u kthyen në hetuesi e burgje.
■10 Dhjetor 1946, arrestohet At Sebastjan Deda, nga Shkreli. Dënohet 5 vjet burg...
■11 Dhjetor 1946 arrestohet At Aleks Baqli, i cili kalon jeten nder burgje e kampe pune.
***
■Gjithë ky terror kunder Klerit Katolik asht ba në tre muej, tetor, nandor dhjetor 1946!
Në fundin e vitit 1946 në Shkoder nuk ka ma as shkolla të ulta dhe as, të mesme, si dhe as Seminare per pergatitje Klerikësh tek Françeskanët dhe as tek Jezuitët. U shtetizuen muzeumet dhe bibliotekat e tyne, tue u ndalue me ligj edhe botimet e revistave si dhe të librave shkollore e personale të dijetarëve e profesorëve të lauruem në 24 universitete të Europës Perëndimore. Në vitin 1993 kemi përgatitë me Prof. Simon Pepen një tregues të Klerit Katolik me shifrat e universiteteve, të hetuesive, burgjeve, dënimeve dhe kemi percaktue saktësisht edhe vitet e burgjeve të Klerikëve Katolik nder burgjet komuniste, po mjerisht, si gjithshka tjeter, jo vetem, cungohen shifrat po edhe pervetsohet autorsia.
■Me “perjashtimin nga shkollat” Shqiptare të letrarëve dhe gjuhtarëve të mëdhej tue fillue nga At Gjergj Fishta, Zadeja, Shantoja, Sirdani, Harapi, Prennushi etj... Apo, historianët Etnit Sirdani, Harapi, Rrota, Palaj etj... Dhe, tue varrosë edhe Gjuhen Letrare Shqipe nder zallishta apo këneta të “kongreseve të ndysueme” siç, i ka quejtë Prof. Arshi Pipa, ne nuk kemi ba asgja ma pak, po ma shumë se dishronin sllavokomunistët e Stalinit dhe Titos në 1946, per të cilët diplomati z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, thotë: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona... Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…
70 VJET QË QEVERITARËT E SHQIPNISË ZBATOJNË POROSITË E ...
■1946 “... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.
■1950 Pa kalue as kater vjet, Kleri Katolik ndodhet para një dhune tjeter të udhzueme nga qendra botnore e terrorit komunist, nga Moska stalinjane: Me “nenshkrue Statutin e Kishës”... Dhe, ja si e shpjegon At Konrrad Gjolaj, në librin “Çinarët” faqe 125 qendrimin burrnor të pathyeshem të Don Kolec Prennushit, në mbledhjen e Klerit në fillim të vitit 1950: “Këta do të na kërcnojnë se do të mbyllin Kishat tona, në kjoftë se na nuk e miratojmë këte Projekt - Statut kështu si asht këtu. Ky Projekt-Statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhe mbas miratimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prap se prap.
Jam i sigurt se do të na thonë se do t’ ju vrasim, por asht ma mirë me ba shka kanë ndër mend sot se ma vonë. Lè të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, sësa me firmue këte dhe, nesër prap kanë me na mbytë por, na do të vdesim me faqe të zezë. E na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi hupë se hupë.
Komunistët kështu kanë ba ku e kanë marrë pushtetin, në Rusi, në Spajë e kudo.
Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush janë....Këta janë gjithkund njisoj...!”
■Dhe me të vertetë edhe sot vazhdon me u vertetue thanja e Don Kolec Prennushit se:
“Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush janë....Këta janë gjithkund njisoj...!”
■Atëherë, shka duhet të presim tjeter prej tyne?..
Po sa intelektual dhe profesora u zhduken nga terrori pse kishin studjue në Europë?!
Detyra e tyne asht groposja e kulturës Europjano Perëndimore në llomin sllavokomunist!
“Akademia e Shkencave” në Shqipni, varrosi jo vetem personalitetet e shkencës dhe të kulturës sonë, po edhe Veprat ku bulonte, lulzonte dhe jehonte Gjuha e bukur Shqipe!
E kjo “Epokë groposje”... filloi me At Fishten, dhe vazhdon me Kishen e Vaut të Dejës... Apo me shtëpinë e Luigj Gurakuqit dhe germadhat e fshatit Fishtë...

(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.)

“AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR” 2010.( Punue nga bashkautorët Daniel GAZULLI dhe Fritz RADOVANI.)




Në çdo fushë ku veproi At Fishta, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa ndërmarrjeve nga ma të vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej arësimit tek muzika, prej humorit tek politika...
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej vullkanit fuqishëm e të pashuem të shpirtit Shqiptar. Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem, sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe brilante.
I gjithë universi intelektual i At Fishtës ka pasë si yll polar interesat e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse do të kishte për çka me kja.”
Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të ashprin, vargun e lahutës, që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e atdhetarëve të etun për liri e t’i ndezte flakë me guxim për luftën e këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa Herojëve që nisen në luftë u thotë:
S’ kan shka bajn? Po a thue të desin?
T’desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin…
E ban këte, jo për mëni ndaj sllavëve, por, sepse, siç e ka thanë në një intervistë, po të ndodhte e të rihumbëte lirinë Shqipnia, “kishin me plasë dhime sa janë bjeshkët tona.”
Si mund të quhet shovenist Poeti i një kombi 12 shekuj nën robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijëve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na e quejnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Serbi e vjetër?!...
Atyne po, u thotë:
T’i mësojnë fëmijtë mbas sotit
mos t’ lakmojnë tokës s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
At Fishta nuk ngurron t’ i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhé të coptuem, prandaj:
Me gjith këta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat mbledhë si janë n’London.
Gjuha e Tij asht thellësisht popullore, pse ishte i vetëdijshëm se po shkruente një vepër që do të ishte universitet atdhetarie për Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumë vend thotë Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarët në Jugosllavi, duke mësuar përmendsh “Lahuten e Malcisë”, përvetësuen arësimin kombëtar, kur ky mungonte.”
Por që të gjykosh Lahuten, duhet të rijetosh historinë me dhimbje, siç e jetoi Poeti.
Në këto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lëshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethëse, tue u ngjeshë për parzem të malësorit.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm e fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen:
Ndalnju, burra! Ku veni!
Pashi Zotin, lëshoni hutat,
se mjaft gjak asht derdhë!…
Në prag të ditës së madhe të 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajë thellë në truellin arbnor e degë që piqeshin me bjeshkët. Penës së Tij, veç kangëve të para të Lahutës, i përkisnin sa vepra të tjera, ato “Pika vese” që dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepër satirike e pashoqe deri më sot në letërsinë shqipe, bash ato anza të lëshueme rrugëve të Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, ku tue përqeshë me humorin e hollë shkodranë, here tue thumbue keq e jo rrallë tue fishkullue pa mëshirë. Penës së Tij i përkisnin veprat e para dramatike, origjinale, të përshtatuna a të përkthyeme, ndër të cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu në skenë prej Atij vetë më 1909, sidhe plot libra për shkollat tona Shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumë vepra mangut. Përgjysë andërrat, përgjysë shpresat, përgjysë vetë Atdheu e që Ai e vajtoi... me “LOT GJAKU”. E gati si tue lëshue piskamën, porositë:
Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerëzimit:
“Unë këtu sundoj! N’ këtë shkamb mue m’ vuni Zoti,
E këndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?
Fati i vendit do të vazhdonte të ishte i trazuem edhe pothuej për një 10 – vjeçar. Filloi me rrethimin malazez të Shkodrës, e vazhdoi me trazime të pafund deri në Korçë, Gjirokastër e ma përtej...
As në ato ditë të vështira At Fishta nuk u step. Ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e Shkodrës prej knjazit të Cetinës, atëherë kur botoi të parën revistë shprese mbrenda Atdheut e që e quejti “Hylli i Dritës”, bashkë me Gurakuqin, Mjedjën, Logorecin, tue themelue “Komisinë letrare”, e në fund të Luftës së Madhe, që trandi botën, po bashkë me Gurakuqin e Bumçin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem në Versajën hijerandë. Ai kapërceu edhe Atllantikun, deri në Amerikë, për të shpëtue ç’mund të shpëtohej nga e shumëvuejtuna dhe e nëpërkambuna Shqiptari.
Në proçesverbalin e mbledhjes të Komisisë thuhet: “U vendue me themelue një drejtshkrim sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet”, ishte ai parim mbi të cilin punohej për Bashkim, parim që u shkel me te dy kamët në Kongresin famëkeq të vitit 1972 e që nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrës ndaj Atdheut, Nëse la mangut diku, i la pikërisht detyrës së Tij si “klerik”. Por, do të thotë ndokush, si arrijti atëherë aq nalt edhe në hierarkinë ekleziastike?
...Asht rast i rrallë, ndoshta i vetëm, që pikërisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritën edhe në hierarkinë fetare, që për nevoja të Atdheut i ishte dashtë ta linte shpesh mënjëanë. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartë vargjet e maposhtëme, ku, mbasi andërron me çelë një shkollë të naltë në Shkodër, thotë:
Por n’Shqipni pse nji meshtar
Posë se prift do t’jetë Shqiptar,
Shqiptar, po pa dredha.
Unë rektor e profesorë
Sakristan e baçeva
T’gjithë shqiptarë i zgjodha.
Kur lufta mbaroi dhe paqa mirë a keq u vendos, punët sërishmi nuk shkuen dhe aq mbarë. Mehmurët që kishin heqë fesat dhe ishin veshë allafranga, mendonin si të banin zap popullin e jo si ta udhëhiqnin atë. Këta “batalla fytyrë-fudullë, batakçij e me nji lasker kulturë, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumë turq se shqiptarë, të gatshëm të bashkëpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe të përmbushnin nepset e tyne prej lubishë të pangopuna. Shumë kohë ma parë Poeti i kishte jetue këto mënxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne të lyrosun, sa kishte humbë durimin tue iu drejtue Zotit:
O perendi, a ndjeve?
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’errfe
lisat n’per male kot.
Ishin kohë të turbullta, kur, si thotë Poeti,
“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarët.”
E për me ba Shqiptarët Ai ishte që:
Në vitin 1913, thëmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën “Hylli i Dritës.”
Në vitin 1916, themeloi e drejtoi fletoren “Posta e Shqipnisë.”
Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Parisit.
Në vitin 1921 asht zgjedhë deputet i Shkodres në Parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1921 asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
Në vitin 1930 asht në Athinë anëtar i delegacionit të Konferencës Ndërballkanike.
Në vitin 1931 asht ftue për mbrojtjen e të drejtave të Shqipnisë dhe të Shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e Tij, në 1931 në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht.
Në vitin 1931 asht ftue në New York me përfaqsuesit e 60 shteteve të Botës ku u zgjodh anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në Amerikë.
Me 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para Parlamentare në historinë e Shqipnisë, Shkodra e dërgon At Fishten përfaqësues të vetin bashkë me miqtë e Tij Gurakuqin e Mjedën dhe Parlamenti e zgjedh Nënkryetar të Kuvendit Kombëtar. Ky polemist i shkelqyeshëm në lamen e gazetarisë, me prodhimtari ma të madhe se çdo gazetar profesionist, do të shfaqej në Parlament si një orator i pashoq, një atdhetar i flaktë në akuzën kundër Serbisë për masakrat mbi vëllaznit kosovarë; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasë nder me e pasë çdo parlament i Europës”, siç shkruente një gazetar i huej që ndiqte punimet.
Me fjalën e Tij të zjarrtë i tregoi mbarë Europës se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, që luftoi pa i ba syni vek për të Drejtat e Shqiptarëve për vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjëve grabitqarë të Tokave tona përrreth, të cilët vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitë mëdha.
Polemikës së At Fishtës i jep shpirt satira, me ndihmën e së cilës realizoi pikturën estetike të së keqes. Ai godet me forcë të gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato të zyrtarëve ma të naltë. Këte luftë e ban me guxim, pa pyetë se me cilin binte në kontraditë. Prandaj edhe asht quejtë mbreti i polemikës Shqiptare. Nuk trajtoi në to asnjëherë çashtje vetjake, pse si synim i polemikës së Tij të ashpër ishte lufta kundër pseodoatdhetarëve “me barkun kodër” dhe “xhepat e frymë”...
“Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik. Ky babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikë”.
Një portret i përkryem i “udhëheqësit” tonë të ardhshëm...

Shenim nga FR: Ky material asht një pjesë e shkëputun nga libri: “AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR” 2010.
Punue nga bashkautorët Daniel GAZULLI dhe Fritz RADOVANI.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...