Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/14

Nga FLORI BRUQI : LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIA

Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësojë urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

..As që kam ndërmend të marr gjithsecilin shkrimtar emër për emër dhe të shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetëm t'ju rrëfej se cili është thelbi i mësimeve të Frojdit; kësodore lexuesi mund të gjykojë vetë për këtë. Po i rendis çështjet më të rëndësishme sa më shkurt të jetë e mundur.

1.Forca e brendshme në të gjitha format e jetës është instinktive: libidoja, që në vetevete është e pandryshueshme dhe e pamoralshme, "fara e çdo veprimi dhe e çdo vetie që meriton të ndëshkohet".

2.Gjendjet zanafillore të kësaj force gjatë aktivitetit krijues janë në kuptimin e zakonshëm të fjalës, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrëdhënia më e rëndësishme dhe e dukshme mes individëve është marrëdhënia seksuale.

3.Me shtimin e rëndësisë së sistemit nervor qendror me më shumë kontroll qendror se sa periferik, numri i formave të kënaqësisë me të cilat libidoja përshtatet, bëhet kryekrejet më i madh.

4.Njeriu ndryshon nga pjesa tjetër e botës tjetër organike në faktin se evolucioni i tij nuk ka përfunduar.

5.Njohja e vetëdijes shënoi një hap të madh në evolucion dhe gjithçka shenjojmë si të keqe dhe mëkate, është rrjedhojë e kësaj. Frojdi ndryshon nga të dy, Rusoi i cili mohonte Rënien, duke ua mveshur të keqen rrrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerëzit janë të këqinj për kah natyra. Ai e shihte të keqen tek ta dhe bënte një jetë vetmitarësh.) dhe poashtu prej doktrinës teologjike që e quan Rënien rezultat të një zgjedhjeje të paramenduar duke e bërë njeriun kësisoj moralisht përgjegjës.

6.Rezultat i Rënies qe një ndërgjegje e ndarë në vend të ndërgjegjes në nivelin e kafshës, që përbëhej më së paku prej tre pjesësh: e pandërgjegjshmja, nënndërgjegja e vetëdijshme, nënndërgjegja e vetëdijshme, gjtihë çka e moralshmja dhe shoqëria kërkon e që duhet harruar dhe të mos shprehet.

7.Doktrina e shekullit XIX për progresin evolucionist të njerëzores që mposht kafshëroren dhe shuan instinktet shtazore është më së shumti e gënjeshtërt. Paraardhësit filogjenetikë të njeriut ishin të përunjur dhe socialë, ndërkohë që egërsia, dhuna, lufta, të gjitha të ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetërimi të ketë arritur një nivel të lartë. Një epokë e artë po të flasim në mënyrë përqasëse (ndërsa kërkimet antropologjike priren drejt kësaj), është një fakt historik.

8.Ajo çka quajmë të keqe ishte dikur e mirë ose është tejkaluar dhe nuk u çua më tej nga mendja e ndërgjegjshme me idetë e saj morale. Është kjo çështje e Frojdit që shtjelloi D.H.Lawrenc-i dhe së cilës i kushtoi jetën e tij: Njeriu është imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon këtë të vërtetë. Më e rrezikshmja në shkrimet e Lawrenc-it është lehtësia me të cilën mësimet e tij për të pandërgjegjshmen, me çka kupton nëndërgjegjen e pavetëdijshme, mund të interpretohet si domethënëse që "duhet lënë ndërgjegja jote e vetëdijshme të shprehë veten", si acte gratuite e Andre Zhidit. Në marrëdhëniet njerëzore kjo në vetvete mund të ketë një efekt çlirues për individin. Nëse i marri do të këmbëngulte në marrëzinë e tij, do të bëhej i mençur. Porse marrëzia marrëzi mbetet sidoqoftë dhe një këshillë e llojit "Zemërimi është i drejtë - drejtësia kurrë nuk është e tillë", e cila në jetën private është një kërkesë për ndershmëri emocionale, përbën një këshillë politike të dalëboje, kur kjo do të thotë "bjeru atyre që të kundërshtojnë". Po kështu, qëndrimi i Lawrenc-it në faktin se nëse doni të dini se çfarë është njeriu, duhet të këqyrni jetën e tij seksuale, fare mirë mund të bëjë të besojnë shumë syresh që përmbushja e nevojës seksuale është i vetmi aktivitet i nevojshëm.

9.Jo vetëm çfarë ne njohim si mëkat ose krim, por të gjitha sëmundjet janë të qëllimshme. Janë një përpjekje për t'u kuruar.

10.Gjithë ndryshimi, si ai paravajtës, si prapavajtës, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po të ishte kënaqësia seksuale krejtësisht e mjaftueshme, evolucioni njerëzor s'do të kishte ndodhur kurrë. Sëmundja dhe aktiviteti intelektual janë të dyja reagime kundrejt së njëjtës gjë, por jo të barazvlershme.

11.Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrëdhënieve me prindërit tanë.

12.Në zanafillë të të gjitha ndjenjave dhe mëkatit është një ndjenjë faji. 13.Kurimi përqendrohet në heqjen e kësaj ndjenje faji, në faljen e mëkateve nëpërmjet rrëfimit, rijetimin e përvojës dhe faljen, kuptimin e domethënies së saj.

14.Detyra e psikologjisë ose artit në lidhje me sa u përmend më sipër, nuk është t'u tregojë njerëzve se si të sillen, por të tërheqë vëmendjen e tyre te ajo çka ndërgjegja e pavetëdijshme rreket t'u kumtojë dhe duke zgjeruar njohuritë e tyre për të mirën e të keqen, t'i bëjë më të zotë të zgjedhin, që të mund të jenë shumë herë më tepër të përgjegjshëm moralisht për fatin e tyre.

15.Për këtë arsye, Psikologjia u kundërvihet të gjitha përgjithësimeve. I bën njerëzit t'i përmbahen vetëm një përgjithësimi dhe padyshim do të vijë një kohë kur gjërat të rrjedhin asisoj që ai të mos mund të zbatohet. Atëherë ose do të përforcojë përgjithësimin, situatën, ndrydhjen, kur t'u fanitet, ose do të përfaqësojë pikëpamjen e kundërt. Vlera e këshillës varet krejtësisht nga konteksti. Ju nuk mund t'u tregoni njerëzve se ç'duhet të bëjnë, mundeni vetëm t'u rrëfeni parabola: dhe kjo është ajo që mund të quhet me të vërtetë art, histori të veçanta për njerëz dhe përvoja të veçanta e në varësi të nevojave të ngutshme e specifike ai mund të nxjerrë përfundimet e veta.

16.Të dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dështimet e qytetërimeve, njëri nga të varfrit, tjetri nga të sëmurët. Të dy e shohin sjelljen njerëzore të determinuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Të dy duan një botë ku zgjedhja racionale dhe vetëdeterminimi janë të mundshëm. Ndryshimi mes tyre është në mënyrë të pashmangshme ndryshim mes njeriut që studion turmat në rrugë dhe njeriut që sheh pacientin, ose të paktën familjen në klinikën private. Marksi e sheh kahjen e marrëdhënieve mes botës së jashtme dhe të brendshme pa të fshehta, Frojdi anasjelltas. Kështu, të dy janë dyshimtarë kundrejt njëri-tjetrit. Socialistët akuzojnë psikologët për prishje të status quo-së, ndërsa përpiqen t'i përshtatin neurotikën sistemit social, duke e privuar atë nga një revolucion i mundshëm. Psikologët kundërpërgjigjen se socialistët përpiqen t'i japin pikë vetes me terma që as vetë nuk i kuptojnë, ose me faktin që etja për para është forma e vetme e etjes për pushtet - kështu që pasi të kenë marrë pushtetin me revolucion, do të rikrijojnë të njëjtat kushte. Të dy kanë të drejtë. Për aq sa qytetërimi mbetet siç numri i pacientëve që mund të shërojë psikologu është shumë i vogël, dhe sapo socializmi të marrë pushtetin, duhet të mësojë të drejtojë energjinë e tij të brendshme, pra do të ketë nevojën e psikologut.

Përmbyllje: Frojdi ka patur ndikime të dukshme teknike në letërsi posaçërisht në shtjellimin e kohës dhe hapësirës dhe përdorimin e fjalëve më shumë me vijueshmëri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vëmendjen e shkrimtarit kah materiale të tilla si ëndrrat dhe neurozat, gjer më tash të shpërfillura; kah marrëdhënie që gjer më tani nuk janë marrë parasysh sikundër është marrëdhënia mes njerëzve që luajnë tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai është përvetësuar nga irracionalistët e etur për t'u ikur ndërgjegjes së tyre. Porse këto nuk qenë... shqetësimi ynë. Unë u rreka të rrëfej se çfarë drite hodhi Frojdi mbi gjenezën e artistit, rendit dhe funksionit të tij në shoqëri dhe çfarë kërkesash ka ai për shkrimtarin serioz. Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësoj urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...


http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=6836

Dy të vërtetat janë se Lulzim Basha është vërtet i trembur dhe se dikush po përpiqet ta vrasë atë.


"Ja kush do që t’a vrasë Bashën, ai është në çadër…"
Gazetari Mero Baze sot në një shkrim në “Tema” ka analizuar informacionet rreth një atentati ndaj kreut demokrat Lulzim Basha.

Baze shkruan se “dy të vërtetat janë se Lulzim Basha është vërtet i trembur dhe se dikush po përpiqet ta vrasë atë.

Dy gënjeshtrat janë që Lulzim Basha nuk është i trembur nga një vrasës ordiner dhe se askush nuk është paguar ta vrasë atë.

I vetmi vrasës i Lulzim Bashës është brenda çadrës së lirisë”.




Nga MERO BAZE

Dje ishte një ditë e keqe për Lulzim Bashën. Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, u shprehën hapur kundër politikave të tij dhe kërkuan kthimin urgjent në Kuvend, votimin e Reformës në Drejtësi dhe marrjen pjesë në zgjedhje.

E kërkoi Komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e Lartë e BE Mogherini. Shtetet e Bashkuara po ashtu po i kërkojnë zyrtarisht të bëjë të njëjtën gjë.

Kancelarja Merkel i ka dhënë mesazhe të qarta përmes të dërguarve të saj, për atë që e pret PD, nëse bojkoton Kuvendin, zgjedhjet dhe Reformën në Drejtësi.

Kjo mund të bëjë që Basha ta arkivojë si here të fundit marrjen pjesë në një Kongres të Partive Popullore dhe zyrtarë të rëndësishëm të PD, të izolohen dhe të kenë të drejtë të shkojnë vetëm në kazinonë e Budvës dhe plazhet e Turqisë.

Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe sa i përket fjalorit politik të tij. Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, rrëshqiti papritur në një gjuhë vulgare dhe konspirative, shumë herë më e vjetër se retorika komuniste e Enver Hoxhës në vitet ’70.

As Nesti Nase e Reiz Malile s’kanë guxuar të thonë marrëzira të tilla për SHBA e Europën, në një regjim izolacionalist si stalinizimi shqiptar.

Me atë gjuhë, Lulzim Basha ua ka hequr të drejtën ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë, të raportojnë për të dhe e ka ngritur “stekën” tek zyrtarët e lartë të BE e SHBA që të merren me të, duke i hequr vizën si një politikan bashkëpunues me ta.

Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe për faktin se Edi Rama po merr përditë e më shumë mbështetje dhe inkurajim të hyjë në zgjedhje dhe të bëjë zgjedhje të drejta e të ndershme, edhe nëse PD vendos të vetësakriñkohet nga frika e Reformës dhe humbjes në zgjedhje.

Bujar Nishani nga ana tjetër ka nisur njerëzit e tij tek Edi Rama për të ñlluar negociatat, për të nxjerrë Bashën nga ky batak. Dhe ky është akoma më shumë një lajm i hidhur për Bashën.

Pas gjithë këtyre lajmeve të këqija për të, pas një tronditjeje që lexohet në fytyrën e çdo demokrati nga paniku i mos hyrjes në zgjedhje dhe defaktorizimit të PD, ai e kishte të nevojshme të gdhihej si viktimë.

Njerëzit duhet të gjenin sot një arsye t’u vinte keq për Lulzim Bashën. Dhe Lulzim Basha e ka gjetur agjencinë e duhur funerale për të bërë shërbimet, përmes Blendi Fevziut.

Njerëzit e afërt të tij, shpërndanë sot lajmin se dikush ka dashur të vrasë Lulzim Bashën. Burimi shkon larg tek një shtet fqinj, i cili ka marrë vesh nga një tjetër shtet fqinj, se një njeri që paska dashur të vrasë dhe Berishën më 2011, do të vrasë tani Bashën.

Dhe kështu rreziku është ilustruar me shtimin e badigardëve, për të cilët Garda thotë se janë procedurë normale para çdo procesi zgjedhor. Në këtë histori ka dy gjëra të vërteta dhe dy gënjeshtra.

Dy të vërtetat janë se Lulzim Basha është vërtet i trembur dhe se dikush po përpiqet ta vrasë atë. Dy gënjeshtrat janë që Lulzim
Basha nuk është i trembur nga një vrasës ordiner dhe se askush nuk është paguar ta vrasë atë.

I vetmi vrasës i Lulzim Bashës është brenda çadrës së lirisë. Ai quhet Sali Berisha. Ai është përdhunuesi real i Lulzim Bashës, që e ka detyruar të futet në çadër për hallin e tij dhe ta pushkatojë politikisht, për ta bërë njëpërdorimsh.

Shumë zyrtarë perëndimorë që injorojnë bojkotin e PD, kanë parasysh pikërisht hallin e Sali Berishës dhe e konsiderojnë shpëtimin e Shqipërisë nga ky njeri, si një çlirim.

Ky njeri e detyroi Lulzim Bashën të ngrejë çadrën që të mos ngrihen komisionet e Vetting-ut dhe pastaj me shpresë se Ilir Meta do mbajë vallen e tyre, ta bllokojnë këtë proces dhe pas zgjedhjeve të reja. Dhe kjo po i shkakton Lulzim Bashës vdekjen e tij politike. Ai po pushkatohet dita-ditës nga Perëndimi, si një i marrë peng, që për t’u çliruar, duhet vrarë bashkë me pengmarrësin.

Përpjekja e tij për t’u shfaqur si viktimë pas pushkatimit potlik që po i bën Perëndimi, është një naivitet që nuk prek askënd. Askush nuk do vdekjen ñzike të Lulzim Bashës, bile as lëndimin e tij.

Edhe pse është një ministër që ka varrosur me dorë të vet për karrigen e tij, katër qytetarë dhe ka lënë tetë fëmijë jetimë, askush nuk ka kërkuar që drejtësia të vendoset në vend përmes gjakmarrjes. Askush nuk ka ndërmend t’ia bëjë këtë nder Lulzim Bashës. Berishës jo e jo.

Problemi real që ka Lulzim Basha është se ai ngjan si një i vdekur dhe i pakallur. Atë e ka vrarë politikisht Sali Berisha dhe nuk e varros askush. Ai sillet si somnabul nën një çadër, me shpresë se kështu do t’i shpëtojë ikjes përfundimtare për në Holandë. Ai praktikisht është i vdekur dhe e ka vrarë Sali Berisha. Formalitetet e përcjelljes nuk kanë shumë rëndësi. Dikur do bëhen.

Pritet rrezikim i sigurisë në Republikën e Kosovës!



Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës.Këto informata kanë shkaktuar panikë në vend.Shumë patrulla të policisë dhe të njesiteve të KFOR-it shihen rrugëve të kryeqytetit.Sot disa të huaj që punojnë në Kosovë tashmë nga frika kanë filluar ta lëshojnë Kosovën .
Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.

Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar, bashkëpunim ky i mirëpritur nga PK-ja, i cili në vazhdimësi po tregon rezultate pozitive në realizimin e detyrave policore dhe sigurisë së përgjithshme në vend.


Informim i opinionit lidhur me deklarimet e pavërteta të z.Dardan Molliqaj





Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me deklarimet e z.Molliqaj në konferencën e mbajtur sot me (13.04.2017), ku ndër të tjera deklaron dhe publikon shkrimet se “Policia udhëhiqet nga strukturat kriminale të PDK-së”, dhe “Për vite përgjimet nga Policia e Kosovës janë bërë jashtëligjshëm”, reagon fuqishëm ndaj kësaj deklarate të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon:



Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e sajë ligjor ka për mision Ruajtjen e Rendit dhe Sigurisë Publike, Sigurinë e Përgjithshme në vend, si dhe funksionon në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.



Struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese për të gjitha çështjet organizative, operacionale dhe hetimore brenda PK-se.


Sa i përket dyshimeve dhe deklarimeve të pavërteta të z.Molliqaj, i cili përpiqet të paraqes Policinë e Kosovës si institucion jo profesional, dëshirojmë edhe një herë të ri-theksojmë se Policia e Kosovës është institucion profesional, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga çfarëdo ndikimi apo pretendimi nga jashtë, duke përfshire edhe pretendimet e pavërteta dhe tendencioze të z.Molliqaj.


Tendenca për të paraqitur PK-në, si institucion i ndikuar nga faktorë të jashtëm e në veçanti duke u përpjekur të linçojë stafin menaxherial të PK-së, nuk kuptohet ndryshe veç se njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë personelin policor, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.


Referuar edhe deklarimeve rreth realizimit të përgjimeve, sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithë herë bazuar në urdhër të ligjshëm të Gjykatës kompetente.



Policia e Kosovës vlerëson se është shume indikativë deklarata e z.Molliqaj, për faktin se në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar njëqind përqind në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik, dhe kjo qasje i shkon në dobi vetëm armiqve të shtetit të Kosovës e jo qytetarëve të saj.



Angazhimi dhe përkushtimi i PK-së do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve për policinë, dhe në asnjë rrethanë pretendimet si këto të z. Molliqaj, nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për ti shërbyer vendit.



Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.



Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z.Molliqaj.

SHKOLLAT SHQIPTARE JU PRESIN !


                                                Nga At Gjergj FISHTA O.F.M.

    ATDHEUT

Në 115 vjetorin e botimit... Strofat janë të prekuna të gjitha ma vonë nga Autori.
Kjo kangë e botueme së parit në vitin 1902 (libri i tretë i këndimit), u botue prej Shoqnisë “Bashkimi”. Prej dorëshkrimit shohim se kjé shkrue me 12-3-1896.

1.      N’ ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ ty mendoj kur soset dita,
Têrri boten kur e mblon.
2.      Veç se ty të shoh un n’ anderr,
Veç se ty, çuet, t’ kam n’ mendim;
Nder t’ vështira ti m’ jé qanderr,
Per ty i lehtë m’ vjen çdo ndeshkim.
3.      Tjera brigje, fusha e zalle
Un kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N’ tjera lule syu m’ u rrèk;
4.      Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’ rri,
Ma i kulluet nji lum s’ dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.
5.      N’ ty ma i bukur lulzon Prielli,
Janë ma t’ kandshme stinë e mot;
N’ ty bylbyli pa lé dielli
Kndon ma ambel t’ Madhit Zot.
6.      Pa ty lules s’ m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’ bjen;
Mue pa ty nuk m’ del prendvera,
Pa ty dielli nuk m’ shkelxen.
7.      Dersa t’ mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’ kam me t’ harrue,
Edhe n’ vorr me t’ permendë kam.
         
                                               Nga Don Ndre MJEDJA:

ANDERR

                                          (Botue heren e parë në 1909)

                        Pezull prei qiellit fluturonte e shkreta
                        E si dielli n’ mjesditë rreze shperdake;
                        Engjëll nder cucat o nji çikë giake
                        Qi veç, qielli numron nder valle t’ veta.

                        Arit i kishte flokët, e kish si zgjeta
                        Driten e syve e mollzat rrumullake,
                        E buzët e vocrra me të ngjyme gjake,
                        Qi kur i pash krejt’ i mahnitun meta.

Mandej si njeri, qi prej gjumit ngihet,
                        Mora zemër e e pveta me trimni:
                        “Engjëll a vajzë je ti, o bukurija?”

                        Qeshi goca nji herë, si vashë qi pîhet,
                        Uli kryet teposhtë e me dashtuni
                        “Moter e nanë, tha, m’ ke – jam Shqyptarija!”

Nga Luigj GURAKUQI:

                                            
SHQIPTARVE LIDHË NË BESË
Për të gjithë an' jemi rrethue
Anmiqt kqyrin me u avitë:
Don' tok't tona me i zaptue,
Don'krejt faret me na qitë.
N’ sulmin tonë' pushka s'na pret
S'na rren parja, i bim shqelm arit
N'luft ' tuj dekun për vend t'vet
Si me le i bahet Shqiptarit!
                                    Bini djem me gjith’ furi,
Pret prej jush Shqypja liri! 

Shenim nga Fritz Radovani: Mbasi t’i lexoni këto poezi, Ju lutem, vetem per një minut mendoni shkatrrimin e Shqipnisë nga “Revolucioni Ideologjik e Kulturor i vitit 1967”!
■Deri kur do të vazhdojnë nder shkollat Shqiptare kjo urrejtje?!
            Vazhdon Pjesa XIII.

            Melbourne, 14 Prill 2017.

2017/04/13

Akademiku francez Prof.Dr. MauriceDruon : Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetra të botës

Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetër të botës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez Maurice Druon, duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas.

Druon ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare. Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha). Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma. Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.

Sipas Druon, baballarët e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas

“Të kërkojmë etimologjinë e emrit të parë që përcaktojnë Pellazgët Athinas: Cranaens. Dihet se Athinasit ishin më të fuqishmit e Grekëve, dihet se Perëndesha Minervë ishte ajo që i ka dhënë emrin e vet Athinës, se kjo Perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit

Në Cranaens ne i gjejmë dy rrënjë Shqiptare «Kry» që në të shumës do të thotë «Krena» dhe ens mbrapashtesa e rrënjës «gjins» ose «gjens» siç edhe shqiptohet në disa zona të Shqipërisë. «Kréna», do të thotë Kokë, Shef, «gjins» ose «gjens», njerëz, burra ose banorë. Crenaens ishin pra drejtuesit, kokat e burrave, njerëzit e Greqisë apo të preferuarit e Perëndeshës Minerve.

Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia, dhe baballarët e Shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të sunduar nga Hektori në njërën anë dhe nga Akili në anën tjetër.”

Senatori amerikan, John McCai : Ushtria e Kosovës të bëhet me ndryshime kushtetuese

Image

Senatori amerikan John McCain viziton sot Republikën e  Kosovës

Senatori amerikan, John McCain, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Ky çmim, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Po ashtu, McCain pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan.

Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë McCain në Beograd.

Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

"Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë", ka thënë McCain.

Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë.

Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët.

Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës.

John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama.



Senatori amerikan John McCain dha porosi të qarta për shtetin e Kosovës se ushtria e Kosovës duhet t bëhet me ndryshime kushtetuese.

McCain në një adresim drejtuar qytetarëve të Kosovës në seancën solemne tha se procesi i transformimit të FSK-së duhet të jetë gradual dhe të ketë qasje për të ardhmen e saj.

Senatori amerikan gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilit paqja dheprosperiteti i shtetit më të ri në Evropë varet nga suksesi në këto bisedime.

Ai me këtë rast lavdëroi të dyja palët në bisedime, i cili sipas McCain ka sjell përparim të rëndësishëm.

“Porosia ime për ju është: Avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE është në interesin e serbëve dhe qytetarëve të Kosovës. Është jetik për një të ardhme të përbashkët në BE për të dyja shtetet”, tha MsCain.

McCain po ashtu tha se dy popujt duhet të mendojnë për pajtim mes vete. Ai me këtë rast përmendi edhe luftën mes SHBA-ve dhe Vietnamit, të cilat tash kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

Sipas tij po të thoshte dikush në atë kohë se do të ndodhë pajtimi, asnjëherë nuk do ta besonte por kjo tash është e vërtetë.

“Pajtimi është proces jo i lehtë, por në fund e kuptuam se edhe pse nuk duhet të harrojmë të kaluarën duhet të mendojmë për të ndërtuar të ardhmen. E vetmja shpresë është ndërtimi i jetës dhe aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’u pajtuar dhe shëruar”, tha McCain.

Ai tha me këtë rast se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëjnë këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar.

“Ju nuk do të ecni vetëm. Amerika dhe unë do të jemi me juve”, tha senatori amerikan.

McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

***

Senatori amerikan, John McCain ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën mbetet e pandryshuar dhe e fuqishme.

“Porosia ime është e thjeshtë, përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë dhe me paqe mbetet e fuqishme”.

“Kemi dëgjuar nganjëherë që në Uashington kemi mospajtime, duhet ta dini, se anëtarët e Kongresit të SHBA-ve janë plotësisht të përkushtuar për të punuar me juve dhe për ta vazhduar mbështetjen e paqes në Kosovë dhe rajon”.

“Përkushtimi i SHBA-ve ka qenë apartiak, kam kujtime të këndshme kur punoja ngushtë me Joe Biden për veprim të shpejtë për ta ndalur gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë dhe përfundimisht edhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”.

McCain në fjalën e tij drejtuar deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se është krenar me arritjet e Kosovës.

***





“Jam krenar që jam në Kosovë dhe jam dëshmitar i përparimit sepse në 9 vjetët e kaluara Kosova ka ndërtuar Qeverinë nga themeli, është njohur nga më shumë se 100 vende. Kosova i është bashkuar organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe ka arritur përparim duke arritur edhe disa prej qëllimeve më të rëndësishme”.

“Kosova poashtu ka bërë edhe integrimin e serbëve, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Senatori amerikan McCain në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës iu drejtua ligjvënësve lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se miratimi i marrëveshjes për shënjimin e territorit me Malin e Zi paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse më lejoni si një mik i vjetër, dëshiroj të tua bëjë të ditura shpresat e misa drejtë të ardhmes së Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2015 ishte hapi i parë, tani është koha që ta vazhdoni mashën e përparimit. Miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi do të paraqiste një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

Senatori McCain: Falë Nënë Terezës unë kam një bijë të mrekullueshme

Senatori amerikan McCain në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës i cili iu drejtua ligjvënsëve kujtoi një histori me Nënë Terezën.

Ai tha se kur para disa viteve ka shkuar ne Kalkutë me gruan e tij, atje ata i morën dy fëmijë në Amerikë për tu ndihmuar pasi këta fëmijë ishin shumë të sëmurë.

“Kur ne shkuam atje me gruan timë ku ishte Nena Tereze, ajo erdhi me dy femijë në krahe, të cilat kishin sëmundje vdekjeprurësse dhe ajo na tha: Merrni ose do të vdesin. Ne i morem ne Amerike, ku njeren e adoptoi nje familje amerikane, ndersa tjetra u be vajza jone, Bridget, te cilen e duam shume”, u shpreh McCain.

McCain tha se falë Nënë Terezë, sot ai ka një vajzë të merkullueshme.


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i përcjell presidentit amerikan Donald   Trumpit porosi nëpërmjet senatorit John McCain

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit ka folur për takimin e tij me Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, gjatë një vizite në Uashington, pak ditë pas inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai, më këtë rast falënderoi Trumpin dhe SHBA’të për mbështetjen për Kosovën. Këto, Veseli i tha në fillim të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në të cilën deputetëve po iu adresohet Senatori amerikan, John McCain, që po qëndron në Prishtinë.

“Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë nga rajoni që takoi presidentin Trump”, tha Veseli.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës ju lutem shprehni mirënjohje atij dhe SHBA’ve për mbështetjen për Kosovën”, porositi Veseli senatorin McCain.

Veseli tutje foli edhe për lidhjet, siç tha ai të forta, mes SHBA’ve dhe Kosovës, duke përmendur edhe kontributin e senatorit McCain dhe senatorëve tjerë amerikan që përkrahen Kosovën.

“Kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme. [...] Ne ja kemi dal që ta shpërblejmë këmbënguljen tuaj. [...] Kosova gjithmonë do të jetë simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit. Kosova do të jetë simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësi në Evropën Juglindore”, tha ndër-tjera kryeparlamentari.


******


Senatori McCain flet para deputetëve

Senatori amerikan, John McCain po iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosoëvs në senacën solemne.

Senatori John McCain është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kurse pas seancës, ai do ta takojë edhe kryeministrin, Isa Mustafa.

McCain po viziton Kosovën, gjatë vizitës që u ka bërë shteteve të rajonit, ku ka takuar krerët më të lartë shtetërorë.


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain. Pas takimit me Veselin, senatori McCain do të mbajë një fjalim rasti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast mbahet edhe seancë solemne për të nderuar prezencën e tij.

Ndërkohë, menjëherë pas seancës senatori do të takoj kryeministrin Isa Mustafa.

Ndryshe, senatori amerikan McCain erdhi dje në një vizitë zyrtare në Kosovë, dhe po vazhdon takimet gjatë ditës me krerët e shtetit kosovar.

Senatori amerikan John McCain arrin në Kosovë

Senatori amerikan, John McCain ka arritur në Kosovë. McCain gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë si vazhdimësi e vizitave që u ka bërë shteteve të rajonit.

Ai pritet t`u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë një senace solemne.



Studentja shqiptare Gordana Hajkoja,me prejardhje nga Shkodra që po i marton shqiptaret me serbë!!!




Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë.

Media serbe shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t’u martuar me shqiptare.

“Më herët kam pasur më tepër kohë, dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet”, tregon bukuroshja Gordana.

Së pari njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë.

Pastaj e mbushin një formular mbi gjendjen e tij pronësore, a ka qenë i martuar, a ka fëmijë, më pas aranzhohet udhëtimi në Shqipëri, ku vizitohen vajzat. Kur dhëndri vendos për njërën, aranzhohet takimi me familjen e saj, ku gjithqysh përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses.


Image

Marko Milutinovic nga Uzice dhe Manjola nga Shqipëria


“Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit potencial atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të”.

“Shpesh vjen deri te ngritja e zërit, sidomos kur babai garanton për virgjërinë e nuses, e më vonë dhëndri kumton se ajo megjithatë nuk ishte, dhe jo rrallë shkaktohet kaos”, tregon Gordana.

Çmimet e shërbimeve të agjencisë sillen prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij pronësore, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim. Të gjithë tentojnë që të kryejnë punë sa më shpejtë sepse për çdo takim shtesë çmimi rritet për 200 euro.

“Në Shqipëri nëse vajza nuk është e martuar, nuk studion, e ka më tepër se 20 vjet, rrethi i saj e trajton se si “asaj i ka kaluar koha”, dhe askush nuk e do më.

Image

Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash për t’u martuar me shqiptare.



Gjithashtu për shqiptaret nuk paraqet problem diferenca në moshë, me rëndësi është se dhëndri të jetë i pasur dhe të respektojë gruan.

Nëse vajza në shikim të parë është e kënaqur me dhëndrin, atëherë shkohet te ai “për të vërtetuar pasurinë e tij” dhe të konstatohet e gjithë ajo që është shkruar në formular. Shpenzimet e udhëtimit i bart dhëndri.

“Kanë ndodhur disa situata të pakëndshme. E mbaj mend kur nusja është ankuar në burrin se është alkoolist dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, sepse burri e ka keqtrajtuar, e në një rast tjetër ajo nuk e ka parë fare burrin sepse ai e ka mbyllur atë në stallë me lopë, dhe kështu ajo e shkreta edhe e ka kaluar natën aty”.

“Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61 vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se nëpërmjet të njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19 vjeçe të virgjër dhe është martuar me të.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...