Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/11

Arrestohet arsimtarja që është zënë duke kryer marrëdhënie seksuale me tre nxënës

Arrestohet arsimtarja që është zënë duke kryer marrëdhënie seksuale me tre nxënës (Foto)

Arsimtarja Erin McAuliffe 25-vjeçe nga Karolina e Veriut, është arrestuar nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me tre nxënës të saj ku njëri prej tyre ishte 16-vjeç kurse dy tjerët 17.


Një zyrtar policor ka refuzuar të flasë për mediat lidhur me nxënësit dhe nëpunësit e shkollës, që numëron hiq më pak se 1.300 nxënës.


Në këtë shkollë vijojnë mësimet nxënësit nga klasa e parë deri tek e 12-ta. Kurse gjykimi i arsimtares së arrestuar pritet të filloj të hënën.


Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar nga policia e Karolinës së Veriut ku edhe ka ndodhur ngjarja, thuhet se arsimtarja ka kryer seks me të mitur në kampusin e shkollës.



Ajo ishte përjashtuar nga shkolla më 4 maj, kurse katër pesë ditë më vonë është arrestuar.



Por është interesant fakti se si një grup i nxënësve, kanë nënshkruar një peticion me të cilin kërkojnë rikthimin e arsimtares së tyre në shkollës, në mesin e të cilëve janë edhe disa prindër që pretendojnë se akuzat ndaj saj janë të pabaza.

Skllavja e seksit lirohet nga zinxhirët, përdhunohej prej dy muajsh nga vrasësi serik


Ky është momenti kur një grua që ishte marrë peng si skllave seksi, lirohet nga zinxhirët që ishte lidhur prej vrasësit serik.

Skllavja e seksit lirohet nga zinxhirët, përdhunohej prej dy muajsh nga vrasësi serik (Video)


Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2016. Këto pamje janë bërë publike së fundmi nga autoritetet amerikane.

Më 3 nëntor 2016, policia shkoi në shtëpinë e vrasësit serik Todd Kohlhepp për të kërkuar Kala Brown dhe të dashurin e saj, pasi çifti ishte zhdukur për rreth 2 muaj. Nga verifikimet e policisë, rezultoi se celulari i 30-vjeçares tregonte se ajo ka qenë në atë zonë kur u zhduk.

Policia gjeti 30-vjeçaren Kala Brown, që ishte rrëmbyer nga Todd Kohlhepp, i cili e kishte mbyllur brenda një kontejneri në pronën e tij dhe e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Efektivët e policisë thanë se kishin dëgjuar të bërtitura që vinin nga brenda kontejnerit. Pasi hapën dyert, aty zbuluan gruan që ishte lidhur me zinxhirë dhe mbahej peng për 2 muaj.



Autori kishte marrë peng edhe të dashurin e 30-vjeçares, Charlie Karver.

Ky i fundit ishte vrarë nga rrëmbyesi, i cili e kishte qëlluar tre herë me armë në kraharor, e kishte mbështjellë me tapet dhe e kishte varrosur.


Këtë gjë e ka konfirmuar edhe e dashura e tij, e cila kishte parë të gjithë skenën e dhimbshme. Ajo tha gjithashtu se në atë zonë ka disa trupa të varrosur, që dyshohet se janë vrarë nga Todd Kohlepp.

Vrasësi i kishte treguar asaj se kishte ekzekutuar një çift të martuar dhe kishte vrarë 4 persona të tjerë.

Autori Todd Kohlhepp u arrestua nga policia dhe pranoi të bashkëpunonte duke treguar të gjitha krimet e tij.

Vjedhje të votave në Fushë Kosovë?


Sipas një fotografie që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet një kuti me fletëvotime duke u futur në një furgon.
Vjedhje të votave në Fushë Kosovë? (Foto)

Në raportimet e mediave del se kjo foto është bërë në Fushë Kosovë.

Por, se a është vjedhje votash apo jo, mbetet të shihet.


Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

“Është çështje e prokurorisë, ne nuk mund të flasim për çështje të paverifikuara. Ne nuk mundemi me verifiku, këtë mund ta bëjë prokuroria”, ka qenë përgjigja e Dakës.

Rënie drastike e votuesve në Skenderaj krahasuar me vitin 2014


Sipas krahasimeve të bëra nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014, në Skenderaj sivjet ka rënie të madhe të votuesve.


Në Skenderaj në vitin 2014 kishin votuar deri në orën 19:00 26 mijë e 664 persona, apo në përqindje 51,06, shkruan Express.

Ndërsa, sivjet deri në orën 19:00 qytetarët e Skenderajt votuan vetëm 19 mijë e 863 apo në përqindje 39,74.

Nis numërimi i votave, në faqen e KQZ-së dalin rezultatet e para


Një orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve, në faqen zyrtare në internet të Komisionit Qendror Zgjedhor nisin të dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017.


Më herët KQZ ka raportuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë me 759,549 votues apo 41.45 për qind.

Për të parë rrjedhjen e numërimit të votave.

http://rezultatet.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

Rezultatet Preliminare
Tabela Radhitja grafike Pita grafiku
LogoSubjekti PolitikNumri i votavePërqindja e votave te vlefshme

12 Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës
14.85836,10%

16 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ALEANCA KOSOVA E RE
8.85521,52%

35 Lëvizja VETËVENDOSJE!
6.87916,71%

22 GRAĐANSKA INICIJATIVA SRPSKA LISTA
5.28612,84%

30 KOALICIJA VAKAT
1.5523,77%

11 JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
8151,98%

32 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
4261,04%

29 FJALA
4101,00%

17 POKRET ZA GORA
3500,85%

21 SAMOSTALNA LIBERALNA STRANKA
3060,74%

15 GRAĐANSKA INICIJATIVA GORE
3020,73%

18 PROGRESIVNA DEMOKRATSKA STRANKA
2080,51%

34 KOALICIJA SDA
1530,37%

26 KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ
1480,36%

33 KOSOVA TÜRK ADALET PARTISI
1140,28%

19 PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS
840,20%

20 INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
840,20%

27 PARTIJA KOSOVSKIH SRBA-AKTIVNA GRAĐANSKA INICIJATIVA
790,19%

13 PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
700,17%

28 PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT
370,09%

36 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
340,08%

24 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
300,07%

25 KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA
240,06%

23 NAPREDNA SNAGA KOSOVA
220,05%

14 G I EROMENDJE ALTERNATIVA
160,04%

31 GI. ZA PROSPERITET KOSOVA
150,04%
*Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta
Te dhënat nga votimi
Votues te regjistruar1.872.941
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve2.490
Numri / përqindja e vendvotimeve nga te cilët janë derguar te dhëna196 / 7,87%
Numri i nënshkrimeve në LPV / Numri i fletëvotimeve brenda kutisë së votimit44362 /44348
Numri i fletëvotimeve të vlefshme41.183
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme3.151
Përqindja e votuesve qe kane votuar ne vendvotimet qe kane dërguar te dhëna35,75%
Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në kutinë e votimit1877

Për zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike shpenzuan afro një milion euro në media


D+ dhe Çohu! dy organizatat e vetme të cilat monitorojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë publikuar sot të dhënat që lidhen me shpenzimet që kanë bërë partitë politike në televizione, portale, gazeta si dhe xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore.


Bazuar në të dhënat e monitorimit, koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën janë shpenzuesit më të mëdhenj gjatë kësaj fushate.

Për këtë koalicion, D+ dhe Çohu! kanë identifikuar shpenzimet në vlerë tregu prej:

• 116,560.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 104,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 57,410.00 euro në xhirimin e video spoteve zgjedhore;

• 52,000.00 euro në reklama ne portale;


• 8,170.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media: 338,140.00 euro

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Alternativës, i janë identifikuar këto shpenzime në raport me çmimet e tregut:

• 70,850.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 80,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 64,130.00 euro në xhirimin i video spoteve zgjedhore;

• 44,100.00 euro në reklama në portale;

• 10,360.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media 269,440.00 euro

Në anën tjetër, Vetëvendosjes i janë identifikuar këto shpenzime:

• 12,638.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 60,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 4,150.00 euro në xhirimin e video spoteve zgjedhore;

• 6,325.00 euro në reklama në portale;

• 1,300.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media 84,413.00 euro

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Pas 10 ditë fushate, sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vendvotimet u hapën në ora 7:00 të mëngjesit, ndërkaq u mbyllën në ora 19:00.


Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare – me 971 kandidatë për deputetë.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmbante 1,872,941 votues.

 Numri i votuesve të rinj ishte 155,202 votues.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.

Ndërkohë, në Klan Kosova u publikuan rezultatet e para të Exit Pollit të cilat që në start u paralajmëruan si befasuese.



“Pas këtyre rezultateve, nuk di se si do të zhvillohet e ardhmja e partive politike”, ka thënë gazetari Baton Haxhiu, drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës. “Rezultati do të jetë shokues për secilin që do ta dëgjojë”!

Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.


“Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar.

Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur”, ka thënë ai. “Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin”!

“40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera”, është rezultati i shpallur i Exit Pollit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...