Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/26

Krijimi i kulteve të rreme ?!



Nga Skënder MULLIQI

Të gjitha zgjedhjet e deritashme në Kosovë nuk sollën gjë të hajrit nga ajo që ishte premtuar gjatë fushatave elektorale. Na u përseriten situatat politike, kur protagonistët e njejtë arritën në krye të shtetit. Vazhduan të njejtën politikë nënçmuese karshi premtimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore. Mbetën në pushtet oligarkët politiko-finanaciar. Mbeten në shtëpitë e tyre gjysma ose më shumë të atyre të cilët kishin të drejtë vote. Pse ndodhi kjo rregulisht deri me tani duhet të bëhët një analizë e posaqme. Sigurisht së ka ekzistuar edhe dilema për kënd ta qesin votën. Kjo ndikoi shumë që të mbesin të njejtat garnitura politike në pushtet.

Mos dalja masovike në votime bëri që të mbeten në pushtet gariniturat e kriminalizuara dhe të korruptuara. Mos dalja në votime dhe vjedhjet industriale i kan dëmtuar ato pak principe të demokracisë, kur duhej që të bëhëshin ndryshimet në pushtet. Për aq sa dalin në zgjedhje për aq edhe kemi shtet të fortë ose të dobët. Dihet së dalja në zgjedhje ishte ishte e ulët, dhe mu për ate e kemi këtë gjendje degraduese politike dhe të rrjedhave ekonomike. Mos dalja masovike në votime rezultoi më gjendje sociale të mjerueshme, me paga minimale, më numer të madh të pa punësuarve, me penzione të dobëta etj. Të një shumicë ekziston logjika” se nuk kam çka dalë në zgjedhje së nuk do të këtë ndryshime”.

Kjo logjikë përkundrazi ka bër që të trashen krimi dhe korrupcioni si dukurit më fataliste që janë për çdo shoqëri demokratike. Ka ardhur koha që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e daljës masovike në zgjedhje. Të kuptojnë së nese nuk i përgjigjen procesit zgjedhor bëhën bashkëfajtor të gjendjes së keqe. Mos dalja në votime është kapitulim para të keqës dhe pranimi i statustit të robit. Në Kosovë qytetarët më të drejtë vote ishte dashur të kuptojnë se nese dojnë ta kemi një ardhmeri të ndritur nuk duhet të pranojnë ti kaplon ndjenja e kapitulimit dhe ndjenja e defetizmit.

Ky do të ishte një shëmbull i diletantizmit qytetarë me elemente të fatalizmit. Mos ngritja e vetëdijës qytetare don të thotë mos avancim së pari të vetës dhe mos avansim të proceseve demokratike. Kjo temë më duket mua më shumë i takon domenit dhe një studimi në fushën e sociologjisë. Mos të kapemi ashtu të them pas kulteve të rreme dhe të pavlera të atyre që gjenden në krye të partive politike dhe në krye të shtetit. Në zgjedhjet e radhës do të duhej të mbretëronte logjika pozitive për ndryshime përmbajtësore. Të zgjedhim ata që vërtetë kan vlera dhe moral politikë, e jo të përcaktohemi si deri me tash në njerëzit e konsumuar, të cilët nuk i sollën të mira Kosovës veq dëme në vazhdimësi.

Ti heqim qafe njerëzit të cilët më qëndrimet dhe veprimet e tyre politike na sollën shtetin në pikëpyetje dhe na sollën mirëqenjën në pikën më të ulët. Kjo kastë politike jo që nuk meriton kurrfarë respekti, por përkundrazi meriton të marrë dënimin më të rëndë të popullit. Pasurimi i tyre i pafund është treguesi më i mirë së më çfarë njerëzish kemi të bëjmë. Këta nuk janë udhëheqës shtetëror, por janë do banda të cilat janë ba bashkë për të ruajtur pasurinë e paligjshme dhe për ti vazhduar hajnit dhe keqperdorimet. Në fakt këta janë mësuar të jetojnë në menyrë të pandershme, dhe nga të pandershimit dhe të pa moralët politik, është iluzion të presim diçka të hajrit…

Eh na populli: „i lashtë, i leshtë, i besës, i trimënisë, i fjalës, i punës, i intelektit, i rrahhagjokësit, i vallznillakut, i bashkimit, i luftës, i atdhedashurisë

Pa të keqe ndaj askujt, ndaj asnji individi apo grupi, shul shqip për të gjithë ne nga pak!

Xhevat Rexhaj




Eh na populli: „i lashtë, i leshtë, i besës, i trimënisë, i fjalës, i punës, i intelektit, i rrahhagjokësit, i vallznillakut, i bashkimit, i luftës, i atdhedashurisë e i shumë gjërave të tjera që si ka asnji komb në rruzullin tokësor…!!!“, kur kujtojmë data historie ta merre mendja se as Gjermania nuk ashtë ma e fortë se na shypet?

Diplomacia e dobët e Kosovës?!



Nga Skënder MULLIQI

Është tashmë e qartë së nuk kemi njerëz të mirëfilltë të diplomacisë. Që shumë kohë janë stopuar njohjet. Janë stopuar së nuk kemi minister të Punëve të Jashtme të hajrit dhe staf komplet diplomatik. Enver Hoxhaj është treguar edhe herën e parë shumë diplomat i ngathët dhe i pa autoritet. Edhe tash është po ai Enver Hoxhaj i cili nuk din kush as qka është duke punuar.



Edhe Thaçi një kohë sa ishte minister i Punëve të Jashtme ishte i dobët, siç është i dobët edhe si president i vendit. Nuk kemi prurje të reja nuk kemi investitorë të jashtem, dhe unë për veten time nuk di së qka punojnë këta njerëz në krye të shtetit dhe të diplomacisë së Kosovës.


Po punësojnë njerëz militantë partiakë më begraund shumë të dobët politikë dhe profesional, ose më diploma shkel e shko. Është mbushur Qeveria e Kosovës më njerëz që tybe as vet nuk dinë së cili është profesioni apo puna e tyre. Sorollatën koridoreve të zyrave qeveritare dhe marrin paga pa kurrfarë mundi. Ne, jemi shtet i vogël dhe sigurisht së shumë më pak kemi nevojë për aq shumë njerëz në institucione, të cilët veq sa e kan sterngarkuar buxhetin edhe ashtu të dobët të Republikës së Kosovës. U folë për riformatizim e u la ajo punë krejt ë. U la të funksionoj një qeveri gadi sa e Kinës !!! Mos vet hiq.

Deri sa qytetarëve nuk u kthehet besimi i humbur në institucione të shtetit nuk ka prosperitet dhe zhvillim. Nuk bëhën ose bëhën fare pak publike konkursët për pranime në punë. Kur shkojnë punët sa për t’i përmbushur kërkesat e grupeve të caktuara politike, nuk do të kemi diplomaci të hajrit.


Të gjitha pushtet e pas luftës na krijuan situata gadi të jashtëzakonshme politike dhe e kolapsuan Kosovën më rrjedha të dobëta të politikës ekonomike dhe sociale. Kjo kastë politike e delegjitimuar shkoj aq largë në veprimet e veta hazarde gadi në përmbysjën e institucioneve të shtetit.



E dërguan Kosovën në rrugën pa krye si në planin e jashtem, ashtu edhe në planin e mbrendshem. Ky pushtet aktual veq aferave të çdo ditëshme nuk është duke i dhënë asgjë popullit dhe shtetit.


Kosova e ka humbur pavarësinë politike dhe pavarësinë ekonomike. Kjo politikë aktuale nuk është duke gjetur formula adekuate për dalje nga kriza e katandisur institucionale tash e një kohë të gjatë.


Këta në krye të shtetit në vend që ti mbrojnë interesat vitale shtetërore, po i mbrojnë pa fije turpi interesat përsonale. Pushteti interesimin e ndryshimeve pozitive moti e ka humbur, por as opozita nuk është duke u gjendur mirë në një situatë të tillë. Asnjë pushtet nuk punon ashtu siq duhet, kur opozita nuk e kontrollon rreptë punën e tij.


Kosova ka njerëz të dijshem dhe mjaftë të zhdervjelltë politikisht të cilën gjë e kam theksuar disa herë deri më tash. Nuk ka zhvillim të gjithëmbarshem kur shteti u lejohet matrapazëve politikë, kur pushteti lihet shumë gjatë në duar të atyre të cilët e ropën vendin pa asnjë mëshirë. Me ata që kanë afera kriminale nuk ka shtet ndërtim dhe mirëqenje, ka vetëm rrënim.


Këta njerëz të cilët janë në pushtet janë njerëz të konsumuar politikisht. Duke filluar nga Presidenti i shtetit, për të vazhduar të Kreu i ekzekutivit, të Qeveria komplet dhe të Parlamenti e kanë humbur legjitimitetin. Këta e kan burgosur një popull të terë si në geto…

Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova - trim, shembull në modesti, në profesion, në politikë

Personaliteti, veprimtaria dhe kontributi i individit, shiqohet dhe vlersohet, në konstelacion me kushtet dhe kohen në të cilën vepron ose ka vepruar.

Një herë e takova Rugoven në Kosovë


Image result for ibrahim rugova dhe anton cetta

Ndodhi kjo, diku në mes të viteve të shtatëdhijeta. Kohë pas kohe, e vizitoja Anton Çeten, në Institutin albanologjik në Prishtinë. E kishte zyren mu në hyrje të ndërteses. Gjatë një vizite, u dëgju trokitja dhe u hap dera. Eja Ibrahim, I tha Antoni, njoftou me Luz Tomen. U përshëndetem. Më falni, këthehëm për dy minuta, tha Ibrahim Rugova. U këthy me tri kafe dhe u ulëm. I pari foli Anton Çeta: Luz, a e shef këtë djal, sa herë të hynë ose delë nga ndërtesa, kurr nuk kalon pa e hapë derën me më përshëndetë. Bravo I qoftë I thashë.




Në vazhdim më drejtohet Ibrahimi. Luz, t'a lexoj emrin nga një herë në Rilindje. Para do kohe, nga një familje të një fshati afër Klines, me të njejtin mbiemer, u arrestuan tre-katër veta, për një konflikt me serb, me pasoja të vdekjes. Nxitoi Antoni, po Ibrahim, ishte vëllau I Luzit me tre kushërinjë. Ka qenë akoma kohë e "nxehtë" dhe nuk e harroj se reagimet patën marrë përmasa tha Ibrahimi. Megjithatë, më vjenë mirë që të paskan, për donjë ndihmë. Në vazhdim, pinim kafe dhe e bamë një muhabet të mirë.


Një shiqim mbrapa



Edhe nën okupim, ndodhë që, një periudhë të dallon nga tjetra, në favor ose disfavor. Nën okupimin serb dhe në kuadër të ish Jugosllavisë, periudha e viteve të shtatëdhijeta, e shekullit të kaluar, ka qenë e vetëmja periudhë, në të cilën kosovarët, kanë pa sadopak dritë. Në fakt, pas largimit të ekstremistit sërb, famëkeqit Rankoviq, filloi një ndryshim pozitiv. Demonstratat studentore të vitit 1968 kërkonin Kosoven Republikë, gjë që u kundërshtu. Megjithatë me disa amandamente kushtetuese, ndodhen ndryshime ne favor të njisive federale, ndërsa në Kosovë, për herë të parë fillon aplikimi I gjuhes shqipe në adminisstratë. Ndodhi që, në ndërkohë të lind edhe Univerziteti I Prishtines. Në lidhje me këtë, forcat reakcionare serbe, duke aludu në akcionin për mbledhje të armeve në Kosovë, në dekaden e pesdhijetave, thonin se, me hapjen e Univerzitetit I keni armatosur shqipëtarët.(Luz Tomaj)



Image result for kushtetuta 1974 e kosoves

Kushtetuta e RSFJ – 1974

Kësaj Kushtetute I parapriu një debat I gjërë dhe I gjatë. Pretendohej një decentralizim në mënyrë që shum kompetenca nga federata të transferohen në njësitë federale, kështu që federata më shum përmbante elemente të konfederates, në mënyrë që të sigurohet një lloj balancimi ndërmjet tendencave konfliktore që manifestoheshin në sferen interetnike. Dy krahinat e atëherëshme, e sidomos Kosova, përpiqeshin për status të republikave. Angazhohej sfera politike por edhe strukturat tjera. Nuk mund e të mos potencoj angazhimin e profesorit të shquar, tani I ndjeri Gazmend Zajmi si dhe të ndjerit Esat Stavilecit, të cilët e argumentonin të drejten e shqipëtarve për barabarsi me popujt tjerë. Kërkesa për Republikë nuk u aprovu. U bë një lloj kompromisi, një gjysëm zgjidhje. Që të dy krahinave, Kushtetuta ua pranoi elementin konstituiv të federates dhe statusin e njësive federale, por, deri sa republikat merrnin pjesë me nga 20 përfaqsues në Kuvendin federativ, krahinat merrnin pjesë me nga 10 përfaqsues. Kuptohet, pas kësaj kushtetute, edhe njësitë federale I aprovojnë kushtetutat e reja. Për herë të parë në histori, Kosova nxjerrë Kushtetutë, bile të shkruar në gjuhë shqipe. Struktura e pushtetarëve, në pushtet dhe administratë, përcaktohej në proporcion me strukturen e popullatës. Për herë të parë pra, shqipëtarët qeverisnin me Kosovën.

Image result for kushtetuta 1974 e kosoves

Hugh Seton - në librin NATIONS and STATES

Profesori anglez HUGH Seton – Watson, në librin kombet dhe shtetet, botuar me 1977, përveq tjerash, bënë fjalë edhe për ish Jugosllavinë. Në Jugosllavi, thot ai, gjindet përafërsisht 1/3 e popullit shqipëtar dhe shtrihen në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, përbuzë kufirit me Shqipëri. Prandaj, mendon profesori, këtu çëndron mundësija objektive për problemin e ardhëshëm politikë në Jugosllavi. Kërkesa eventuale e shqipëtarve, thot autori, për t'iu bashku Shqipëris ose, për të themeluar republiken e shtatë në kuadër të Jugosllavis, në parim, nuk mund të rrefuzohet.

Image result for kushtetuta 1974 e kosoves
Dy dekadat e ardhëshme

Parashikimi I profesorit Hugh u bë realitet. Që në fillim të tetëdhijetave, vëreheshin simptome të luhatjes së temeleve të federates, temele të cilët, kurrnjëher, nuk kanë qenë stabil. Në vitin 1981, kosovarët filluan t'a ngritin zërin dhe, pa as një as dy, kërkonin Kosovën republikë. Në këtë kohë isha larguar nga Kosova por, me kujdes e përcellëja situatën. Nuk mund të thëmë asgjë që nuk është thënë, por mund të përsëriti se, ngjarjet, kërkesat dhe demonstratat e kosovarëve, kundërshtoheshin dhe shtypëshin me brutalitetin më të egër të pushtetit serb. Ngjarjet kualifikoheshin si nacionaliste, iredentiste, separatiste etj. Ato në fakt ishin nacionaliste sepse kërkohej e drejta nacionale. Përveç masave brutale, pushteti serb, përpiçëj me u arsyetu se nga një komb nuk mund të egzistojnë dy shtete. Profesorët e përmendur, insistonin dhe thonin se, në atë kohë egzistonin dy Gjermani, dy Korea etj.

Përveç masave brutale ndaj demonstruesve që, në fakt, ishte populli i Kosovës, u zhvillu edhe përndjekja dhe ndëshkimi I kuadrave, në të gjitha sferat. Shfrytëzoheshin vetëm ata, të cilët Millosheviqi I quante shqipëtar të ndershëm, pra shqipëtar kundër popullit të vet. Kahë fundi I tetëdhijetave, Serbija, edhe në formën normative e dekrahinizoi Kosovën.

Image result for ibrahim rugova ne skenen politike

Ibrahim Rugova delë në skenë

Lindi në dhjetor ndërsa, në janarin vijues, regjimi sërbo-jugosllav, ia egzekutoi babain dhe gjyshin. Ibrahimi nuk pati fat me gëzuar dashurin dhe përkrahjen e babait. Megjithatë, me lindje, lind edhe fati I njeriut. Ndonse jetim, u rrit, u arsimu dhe e arrijti kulminacionin në profesion. Zatën, edhe profesioni, të cilin e kishte zgjedhur, ia mundësonte me kuptuar historin dhe veçanërisht kulturen, vlerën dhe rëndësinë e kombit.

Shkrimtarët e zgjodhen kryetar të shoqates

Në fundvitet e tetëdhijetave, karshi ngjarjeve që pandërprerë zhvilloheshin në Kosovë, Shoqata e shkrimtarve, e krijuesve, e intelektualëve, e cila në një mënyrë ishte transformuar në një levizje të fuqishme, duke I dhënë shoqates edhe ngjyra të orgnizates politike, çfarë e kërkkonte koha dhe kushtet në shoqërinë kosovare, e zgjodhen për Kryetar të shoqates. Jamë shum I sigurtë se Ibrahimi nuk I ka rrahë gjoks kësaj pozite, por, kjo ka ndodhë si rezultat I vullnetit të lirë të shoqates.

Më lehtë ka qenë me rrokë pushken me dalë n'mal

Se me rrokë timonin me I pri popullit

Në fundin e vitit 1989, një grup I intelektualve kosovar, me qellim që tëgjitha ato kërkesa të popullit të marrin edhe një formë të organizuar, marrin inicijativen për themelimin e subjektit politikë, themelimin e Lidhjes demokratike të Kosoves. Në atë kohë, nën kushtet egzistuese, themelimi I këti subjekti, nuk e kishte karakterin dhe qëllimet e marrjes së pushstetit në Kosovë, por qëllimin e krijimit të një rendi që, në mënyrë të organizuar, me iu kundërvu agresionit serbomadh. Grupi organizativ, e zgjedhë Ibrahim Rugoven kryetar të LDK-së.

Me këtë zgjedhje, fjalët e moqme thonë e qiti veten n'telhyqe. Gabon çdo ai I cili mendon se, me marrjen e këti posti, këti obligimi, Ibrahimi nuk e ka mendu edhe atë që, ai regjim I cili ia egzekutoi babain, do të përpiqet me likuidu edhe vet Ibrahimin. Kështu kam mendu edhe unë.

Formimi I LDK-s, erdhi diku menjëherë pas referendumit serb, për ndryshimin e kushtetutes, me të cilen suprimohej statusi I krahines së Kosoves. Shqipëtarët, në Kosovë, natyrisht, nuk iu përgjegjen referendumit. Përkundrazi, tani organizimi fillon të mkëmbet. Vitin vijues, me 2 korrik, Parlamenti I Kosoves, aprovon Deklaraten kushtetuese, me të cilen, Kosoven e shpallë Republikë, ndërsa me 7 shtator 1990 nxjerr edhe Kushtetuten - Kushtetuta e Kaqanikut. Tani, Ibrahim Rugova ishte, t'a quaj transmetues I zërit të popullit të Kosoves. Nxitonte, me ndihmen dhe përkrahjen e bashkpuntorve, me ndihmen e dijaspores, në shtetet dhe institucionet europiane dhe në SHBA. E spjegonte brutalitetin dhe represionin e Serbisë, të cilat e bënin jeten e padurueshme në Kosovë, e spjegonte historin e Kosoves dhe në atë konstelacion lidhej me Dardaninë si trevë historike shqipëtare.

Rugova dhe bashkëpuntorët e tij, në baza të diapazonit të njohurive dhe në baza të këmbimit të mendimeve me ndërkombëtarët, e kishin të qartë se, kufijt e shteteve egzistuese, në mënyrë rigoroze rrespektohen, prandaj, me të drejtë, nuk insistonin në bashkimin kombëtar por në Kosovën shtet I pavarur.

Image result for ibrahim rugova ne skenen politike

Me punën e vet, Ibrahimi e fitoi besimin dhe përkrahjen e plotë të popullit. Flitej se Ibrahimi ishte BA E GJETË me I pri popullit. E kishte përkrahjen e plotë të shtresës intelektuale. Ishte formuar edhe rrethi I bashkëpunëtorve, si rreth më I ngushtë. Në atë rreth dhe më gjërë nuk vërehej donji kierarki por dominonte këmbimi I mendimeve. Ibrahimi potenconte se me kombin, me çështjen kombëtare, nuk mundemi dhe nuk duhet të bëjmë demagogji. Çdo subjekt, madje edhe individ, duhet t'a dijë se çka është në interes të kombit. Mohimi I pales tjetër, mohimi apriori I mendimit ndryshe, të këthen në logjikë moniste, thonte Rugova.

( Duke I shkruar këta rrjesht, po më shkonë mendja ke situata aktuale në qarqet politike në Kosovë. Mendimi I subjektit tjeter ose mendimi ndryshe, jo vetëm qe rrefuzohen në mënyrë apsolute por, shpesh vjenë në shprehje edhe gadishmerija e çërimit të hesapeve në mënyrë fizike.)

Në se t'ka zënë nata, nuk dihej a të qel drita, por u shpall pavarsija e Kosoves

Në vazhdim, viti 1991, organizohet dhe zhvillohet REFERENDUMI me të cilin, populli I Kosoves vendos dhe shpallë Kosoven shtet të pavarur. Vitin e ardhëshëm, në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Zgjidhen anëtarët e parlamentit dhe, me votë të drejtëpërdrejtë, populli zgjedhë Ibrahim Rugoven president të parë, të shtetit të pavarur të Kosoves, ndonse ishte nën rrethana okupuese.

Rugova pra, me bashkëpuntorët e vet, I organizoi dhe realizoi, të gjitha aktivitetet e përmendura shtetformuese, në kohë dhe kushte, në të cilat, Serbija nuk e ndalte egersin dhe brutalitetin e vet. Në ato kushte dihej se të zënë nata por nuk dihej se a të qelë drita. Për të rrumbullaksu proçesin shtetformues, emrohet edhe qeveria, e cila vepronte në egzil.

Image result for Madeleine Albright - për Rugoven

Madeleine Albright - për Rugoven

Në librin Madam secretary, duke bërë fjalë për Kosoven, në cilsi të Sekretarit të SHBA, përveç tjerash flet edhe për Rugoven. Të ulesh dhe të bisedojshë me Ibrahim Rugoven, menjëherë e kuptoja se bisedoj me një njeri, me një profesor, me një figurë akademike. I qetë, intelegjent.

Albright kishte plot të drejtë

Nuk kam pasë fat me qenë I afërt me Ibrahim Rugovën, por I kam njoft ose I kam njoftuar disa figura të cilët kanë qenë bashkëpuntor më të ngushtë të Ibrahimit. Kur I mendoj këto figura, është lehtë me kuptuar mënyren e komunikimit të ati rrethi. Është lehtë me kuptuar se Ibrahimi nuk ka qenë njeri I cili e rrahë tavolinen, nuk ka qenë njeri I cili bëhet më katolik se papa, por ka qenë njeri I këmbimit të mendimeve. Ka patur fat që edhe bashkpunëtorët e ngushtë kanë qenë figura të shquara. Mjafton vetëm të përmendish emrin e Fehmi Aganit, të cilin, sado pak e kam njoftë, madje edhe e kam taku në SHBA. Bile ishte I shoqëruar nga z. Edita Tahiri. Ali Aliu, te cilin nuk e kam njoftë por e njoftova gjithashtu në SHBA. Bajram Kelmendi, ishte një figurë temperamente por edhe një jurist tejet I mpreftë, I guximshëm. Nekibe Kelmendi, me të cilën, për disa vite, vetëm një mur na I ndante zyret, juriste tejetë e aftë, e qetë, intelegjente, e civilizuar. Ishin këta vetëm disa dhe e paramendoj se si zhvillohej këmbimi I mendimeve dhe bashkëpunimi në mes tyre.

Takimi I dytë dhe I fundit me Rugoven

Thuaja të gjitha aktivitetet me komunitetin shqipëtar, në SHBA, zhvilloheshin në qytetin e New Yorkut. Unë çëndroja pak më jasht këti qyteti. Përmes mjeteve të informimit, kuptova se Rugova kishte ardhë në New York, për aktivitetet në axhenden e tij si burrë shteti me pushtetarët e SHBA-ve. Gjatë vizitave të tija, në SHBA, zakonisht e kontaktonte edhe komunitetin. Ishin vitet e para të 90-tave kur edhe kishte lindë ideja për organnizimin e degëve të LDK edhe në dijasporë. Në një mengjes, ke unë erdhen nja 3-4 djema të rinjë, të cilët vraponin në aktivitete në interes të Kosoves. Zakonisht më quajshin baca Luz. E kemi caktuar një takim me presidentin Rugova, në Bronx. Na të gjith jemi të rinjë. A mundesh me ardhë me ne. Natyrisht se pranova. Takimi ishte caktuar në lokalet e kosovarit Harry Bajraktarit, në Bronx. Në kohen e caktuar, hyrëm mbrenda. Unë nuk e kisha vështir më e identifiku, por nuk ishte lehtë për Ibrahimin. Ishim taku vetëm një herë para afro 20 viteve. U përshendetëm dhe u ulëm. Vërej se më shiqon me një pasiguri. Luz a jemi taku neve donjëherë. Buzqesha dhe I thash se ka qenë kaherë. Jemi taku në Zyre të Anton Çetes. U ngrit dhe u përshendetem edhe një herë. U zhvillu një bisedë t'a quaj joformale, rreth Anton Çetes, pastaj a njof Bajram Kelmendin, Anton Kolen, në atë kohë ishte nënkryetar I LDK etj.

Unë edhe në atë kohen e kaluar e kam pasë zakon që edhe funkcionerët më të lartë, me I thirrë me emër, me atë parashtesen shok. Edhe në këtë rast, Rugoves iu drejtova me Ibrahim. Dikush reagoi dhe më pyeti se a e di se Ibrahim Rugova është kryetar I Kosoves? Mu duk se reagimi ishte pak arogant. Nuk më erdh radha, reagoi Ibrahimi. Neve njifemi kaherë, edhe unë e quajta Luz e jo zotni. Vazhdova. Është aktualizu në komunitet çështja e themellimit të degëve të LDK-s. Apsolutikisht e përkrahi inicijativen dhe brenda mundësive do të kontriboj, ndonse e mbaj një mendim pakëz më ndryshe por nuk deshiroj me e kompliku situaten dhe nuk është lehtë me e realizu. Më nxiti t'ia thëm mendimin. Në se në këto kushte nuk mund të bëhet bashkimi kombëtar në trevat etnike, këtu askush nuk I pengon format e organizimit. Në këtë komunitet gjinden shqipëtarët nga Shqiprija, Kosova, Maqedonija, Mali I Zi dhe nga Serbija. Prandaj e udhes kishte me qenë formimi I një shoqate gjithshqiptare, ndërsa në kuadër të shoqatës të formohen degët e partive të ndryshme politike.

Luz, mendimit nuk mun t'I bëhet asnjë vërejtje. Mund të shtrohet vetëm pyetja e mundësive, e angazhimeve e organizimeve etj. Dhe e mira është se kjo iniciativë mund të ndërmirret në çdo kohë. Ndërkaq, sa I përket LDK-s, e ka marrë përsipër Ali Aliu dhe, të lutëm që brenda mundësive t'a ndihmojsh.


Gjatë bisedave, unë prap e quajta Ibrahim dhe në një mënyrë e pyeta. Populli e shpalli pavarsin e Kosoves, e zgjedhi parlamentin dhe Ty për kryetar. Obligim se jo mahi në prezencen e kushteve egzistuese në Kosovë. E pyeta për mendimin se për kenë punon koha. Eee more Luz, e di se ti e dinë situatën shumë mirë, e di se edhe familja e jote ka vra serb, e di edhe atë se populli I Kosoves më mbështet dhe më ndëgjon. Shpesh mendoj dhe duhet me mendu se popullin nuk banë me e qitë diku pa qenë I sigurtë se edhe mundet me dalë. Për momentin, unë dhe bashkpunëtorët e mij, përpiqemi maksimalisht me informu komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë, me e tërheqë vemendjen e tyre, në mënyrë që dikush të çëndron prapa nesh.
Image result for ibrahim rugova me klinton
Edhe më këtë rast e përforcova bindjen se Ibrahimi të bënte përshtypjen e njeriut të thjesht, që unë e quaj modest, në të cilin egziston një diapazon I gjërë I kultures, I njohurive kombëtare dhe politike.

Edhe një herë me Anton Çeten



Në New York, kishte ndodhë një konflikt, rrahje në mes dy shqipëtarëve. Prap do djema të rinjë kërkuan ndihmen për pajtes. Kur menduam se ishte puna afër, pala e dëmtuar pranoj pajtimin me kusht që të vij Anton Çeta. Insistova mjaft duke iu thënë se muj me ndërmarr diç që Antoni të shkon ke familja e të dëmtuarit. Jo vetëm në se vjen këtu. Disa muaj më vonë deshti rasti që Antoni kishte ardhë në New York. Prap vrapuan aktivistat. E takova Antonin, ia spjegova rastin dhe e luta për këtë punë. Finalizimi I pajtimit u bë në qytetin ku jetoja unë, në Stamford.

Image result for ibrahim rugova me klinton
Pas kryerjes së pajtimit dhe darkës, na mbet kohë që të bisedojmë për shumë gjëra. I tregova se e kisha takuar Ibrahhimin një herë, këtu në SHBA. Në bisedë e sipër ma la edhe një fjalë, të cilën nuk e kërkova, për Rugoven. Shife Luz, Ibrahimi tani ka hyrë edhe në politikë. Ti e dinë më tha se politika I ka binarët e vet dhe kurrë nuk I dihet. Një gjë tha e di. Ibrahimi është njeri, njeri I cili mund edhe të gabon por njeri I paster si loti.

Image result for ibrahim rugova bush

Në fund

Të gjithë e dimë historin e ngjarjeve në Kosovë, para luftes, gjatë luftes dhe tani pasë luftes. Nuk është vështir me kuptu se edhe mendimet janë të ndara përkitazi me vlerat e Rugoves. Ato ndarje mund të konsiderohen normale por shkuarja në ekstrem nuk është normale. Në se unë e vlersoj lartë figuren e Ibrahim Rugoves, nuk don të thot se I nençmoj vlerat e UÇK-s. Jo, të gjitha ngjarjet nuk ndodhin në një kohë, sejcila e ka vleren e vet. Nuk besoj se njerzit kanë shku me luftuar për Kosoven në mënyrë që më pas të rrahin gjoks se unë ose neve iu çlirum. Jo, atë kontribut nuk ua harron populli

Albin Kurti ti po mëton të zgjidhesh Kryeministër ?!


A guxon ti nga A. Demaqi e R. Qosja që të bësh një simbolikë te e fundit, të nderosh Varrin e Presidentit Rugova ?

Xhevat Rexhaj

Republika e Kosovës nisi rrugëtimin legjitim e legal nën frymën, dhe organizimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës e përkrahur nga 99% e popullit ( terminologji që ti shumë e përmend, o Albin). Si motor me brum vlerash pro perëndimore studenti i M. Bartesit, Ibrahim Rugova u vnue në krye të ecjës së pandalur për pavarësi të Kosovës. Popullin e kishte mbrapa ngase nuk i rrejti asnjihere, ishte i drejte dhe ishte fjalë pak por vepra shumë qysh nga zyrat e Washingtonit e deri në Bruksel, të tjerat nuk po i ceki fare, sepse janë pjekje historie e realiteti.



E deshi pra populli i vet Presidentin Rugova, e deshi secila shtrese qytetare, dhe fëmijët lindnin nën emnin e Republikës së Kosovës. Po more Albin edhe ty tu krijue mundësia që nga Malësia e Bjeshkëve të studiosh në sistemin shkollor të pavarur të minsitrisë së R. së Kosovës. Po pra edhe ti ishe ne UP, dhe mbarove studimet me vulën në Diplomë, ku të shkruan Republika e Kosovës, apo jo o Albin në vitet e 90-ta pra.

https://www.fjala.info/albin-kurti-ti-po-meton-te-zgjidhesh-kryeminister/

“Me Flori Bruqin” Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:


Nga Gjin Musa _Romë




Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).Është doktor I shkencave(2013) dhe Anëtarë I rregullt I Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York(2016).

Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdimësi . Është anëtar i Kryesisë së Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Biografia krijuese e shkencëtarit , shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar 42 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe më mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2018).

Shkrimtari dhe Studiuesi Prof.Dr.Flori Bruqi ,Ph.D është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë kohësh. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, dhe tash më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë studiues, shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, artin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë dëgjoni intervistën.

Dhe më poshtë intervista e plotë :


Gjin Musa : -Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Flori Bruqi:Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


Gjin Musa : -Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Flori Bruqi: Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht...

Fraksimile , nga një ndër liprat e fundit të Flori Bruqit ..

Gjin Musa: - Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Flori Bruqi : Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

Gjin Musa: -Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Flori Bruqi : Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të ndurduarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floripress ” ka rreth 300 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 4.200’000 klikime …

Gjin Musa : … që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Flori Bruqi : Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

Gjin Musa : -Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Flori Bruqi : Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


Gjin Musa : -Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Flori Bruqi : Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.
Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj,Prof.Rasim Bebon
 etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…

Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,Akademik prof.Dr.Eshref Ymerin,Ph.D; Akademik Prof.Dr.Skendër Kodrën,Ph.D, Akademik prof.Dr. Naim Kelmendin,Ph.D,Akademik Prof.Dr.Mehdi Hysenin . Prof.Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Prof.Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Prof.Rushit Ramabajën etj.

Gjin Musa:-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Flori Bruqi :Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,
politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

Gjin Musa: -Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?


Flori Bruqi : Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

Gjin Musa: -Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Flori Bruqi :Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.

Gjin Musa :-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Flori Bruqi : Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.

Gjin Musa:-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja në reportazhe është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Flori Bruqi :Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat e mia që ju I potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

Gjin Musa: -Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Flori Bruqi :Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.


Gjin Musa: - Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Flori Bruqi :Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

Gjin Musa :-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist dhe shkencëtar ?

Flori Bruqi :Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

Gjin Musa:-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Flori Bruqi : Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

Gjin Musa :-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare, kosovare dhe talentet e reja.

Flori Bruqi :Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

Gjin Musa :-Çfarë dëshironi të shtoni për dëgjuesit tonë….

Flori Bruqi :Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Intervistoi: Gjin Musa ,gazetar




*****
Fotoporteti


Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).

 Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Kryesisë së  Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore. 

Gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Flori Bruqi,ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.

Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.

 Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.

Veprat e botuara :


Deri më tash ka botuar këta libra :


1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.
42. Dëshmi të krimit të pandeshkuar,Tiranë-Prishtinë,2017.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2018).
Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .

Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.ky e kryen funksionin e Drejtorit për mardhenie me medie në Akademi për New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Romë, prill                                                                                   Gjin Musa ,Gazetar



*****


Po kush është Gjin Musa ?

Gjin Musa ka lindur me 15.06.1952, në fshatin Nanmavriq të Bajrakut të Shalës, Dukagjin.

Është larguar nga vendlindja, pa i mbushur mirë tre vjeç. Prindërit e tij vendosen në qytetin e Shkodrës. Aty përballë Kishës së Shënkollit. Me kalimin e viteve, vendosen në fshatin Kukël të Lokalitetit Bushat, kështu quhej aso kohe.

Arsimimi dhe dija ishin pasioni i jetës. Me shumë dëshirë dhe pasion shërbeu në radhët e ushtrisë, si në aviacion dhe për një periudhë kohe komandant i rep. 2203/b pranë detashmentit të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Mbështetja maksimale e Komandantit të Detashmentit, Gjeneral Milto Kosova ia rritën dëshirën dhe pasionin për uniformën ushtarake.(Agjencioni Floripress)

2018/04/25

Albanologut Milan Shuflaj emrin dhe gjakun ia ruan Shqipëria

Image result for kujtim mateli
Nga Kujtim Mateli

Viti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, siç është quajtur viti 2018, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së tij, është një vit i shenjtë për shqiptarët kudo që ata ndodhen. Në këtë kuadër,




Forumi i mbrojtjes së Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare organizoi këto ditë një veprimtari shkencore përkujtimore për nder të albanologut kroat Milan Shuflaj me temë: “Milan Shuflai-dëshmori i Albanologjisë dhe mik i përjetshëm i shqiptarëve”.


Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Forumit të mbrojtjes së Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare akademik Pal Trashaj, i cili me punën e tij të pandalur është bërë gardiani i kësaj pasurie mbarëkombëtare. Pasi foli për rëndësinë e kësaj figure të shquar të Albanologjisë, për kontributin e tij të çmuar, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e shumtë të këtij takimi. Ishin të pranishëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, Akademia e Shkencave e Shqipërisë,




Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, shkrimtarë, studiues dhe historianë, njerëz të artit dhe kulturës, si dhe grupe folklorike nga jugu në veri. Përmendim disa prej tyre si: akademik Gudar Beqiraj, akademik Skënder Kodra, akademik Agron Fico, akademik Flori Bruqi, znj. Xhevahire Xhelaj, shkrimtari Arben Kondi, historianët: Nuri Dragoj, Eleni Kocaqi dhe Agustin Maka , studiuesi Anastas Shuke, av. Agron Gjedia, dhe shumë të tjerë që kishin mbushur mjedisin ku u zhvillua ky takim.

Image result for Albanologut Milan Shuflaj emrin dhe gjakun ia ruan Shqipëria ... ne zemren shqiptare

Presidenti i kompanisë “Stefani &CO”, prodhuesi i birrës së famshme Stela, dr. Stefan Pinguli për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie kishte vënë në dispozicion mjediset kulturore të kompanisë së tij. Takimi mori një gjallëri të veçantë, kur në skenë u ngjit grupi i Bënçës, një nga grupet më të spikatur jo vetëm të rrethit të Tepelenës, por dhe të krejt Labërisë. Mjeshtrat e mëdhenj të këngës, Parua dhe Goliku që aq bukur e shprehin këngën e trevave Jugore, sollën për të pranishmit emocione të forta. Ajo sallë e vogël u kthye në një skenë festivali. Këngë të moçme që sollën pranë pjesëmarrësve historinë tonë të lavdishme, në përpjekje me armiq të egër dhe barbar, por dhe me fuqi evropiane që nuk e mbështetën Shqipërinë në ato çaste historike të formimit të kombit shqiptar. Gabriel Raposhi, këngëtari nga Shkodra, i solli sallës të tjera emocione. Zëri i tij melodioz u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme duke shoqëruar ritmin e këngës.

Dr. Stefan Pinguli mbajti kumtesën për jetën dhe veprën e albanologut të shquar Milan Shuflaj, i cili u lind në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Punoi shumë për të thelluar njohuritë e tij në fushë të Albanologjisë duke i dhënë lexuesit të kohës së tij, por dhe brezave të sotëm disa vepra të mrekullueshme. Për veprimtarinë shkencore të Milan Shuflajt në fushë të Albanologjisë u interesua dhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish, rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë, në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain.



Këtë takim shkencor përkujtimor të organizuar nga Forumi i mbrojtjes së Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare e përshëndeti dhe akademik Gudar Beqiraj, i cili ka kryer detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i falënderoi të pranishmit dhe organizatorët e këtij takimi dhe nënvizoi kontributin e madh që Milan Shuflaj i ka dhënë Albanologjisë, kontribut të cilin e vulosi me jetën e tij.

Zëvendës kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, prof. dr. Agron Fico, solli përshëndetjet e diasporës dhe të institucionit shkencor që ai përfaqëson duke lartësuar kontributin e akademik Pal Trashaj në veprimtaritë që organizon për të sjellë sa më pranë njerëzve figurat e ndritura që kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë. Vlerësoi figurën madhore të albanologut Milan Shuflaj dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i Bashkisë Lezhë, z. Ardian Laçi, i cili vuri në dukje kontributin e lezhianëve në mbështje të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe qytetin e Lezhës si vendin ku Skënderbeu kishte kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e botës evropiane dhe vendprehja e eshtrave të tij. Konfirmoi gjithashtu dhe angazhimin e tij për të bërë më shumë në të ardhmen dhe nga Bashkia e Lezhës.

Shkrimtari dhe akademiku Flori Bruqi, foli për jetën dhe veprën e akademik Skënder Kodrës, i pranishëm në atë takim, cili u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosën për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene të Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.
Një nga pikat kulmore të tij është dhe pjesëmarrja në Luftën e Kosovës të vitit 1999, në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai, ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra. Është kryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.
Historiania Eleni Kocaqi, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me ligjëratën e saj. Ajo theksoi rolin e madh të albanologut Milan Shuflaj, në përballje me qarqet antishqiptare që kërkonin zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Evropës dhe tjetërsimin e trojeve shqiptare nga fqinjët tanë.
Prof. Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria” i përshëndeti të pranishmit duke theksuar rolin e madh dhe kontributin e figurave të shquara të kombit tonë.
Vëmendjen e pjesëmarrësve e tërhoqën këngëtarët Llesh dhe Gjin Prenga, instrumentisti Gjovalin Ndreca dhe recituesi i talentuar Kolë Kunora.
Mbylljen e punimeve e bëri organizatori i këtij takimi, akademik Pal Trashaj. Në emër të forumit që ai përfaqëson vlerësoi kumtesat dhe fjalën përshëndetëse të pjesëmarrësve si një vlerë të çmuar në mendimin shkencor në fushë të Albanologjisë duke rreshtuar dhe disa figura të tjera historike dhe shkencore që kërkojnë të marrin vëmendjen e duhur në të ardhmen,
Në mbyllje të këtij shkrimi nuk mund të lihet pa përmendur moderatori i këtij takimi, z. Marce Llacaj, i cili me fjalën e tij artistike, i dha vlerë dhe risi këtij takimi.
Në kuadër të Vitit Gjergj Kastriot Skenderbeu, takime të shumta kanë planifikuar shoqata dhe organizata që veprojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Sjellja sa më pranë njerëzve, e figurave të shquara që janë bërë pjesë e lavdishme e historisë së popullit tonë, do të bëjë që shqiptarët ta duan më shumë atdheun e tyre dhe të kontribojnë për të, akoma më tepër në të ardhmen.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...