Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/21

EMRAT – 15 bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe operativët që ndiqnin Vilson Blloshmin prej 13 vjetësh


Vilson Bllomshi 

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti, Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”, “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”, “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”…

Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.

Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi. Më poshtë marrë nga ky libër sjellim “Listën emërore të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976.

Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

Nr.160 – b.p Studenti” – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail Gjymenga- op.Vesel Gjorga

Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati

Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat karriqi

Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi -op. Xhevat Karriqi

Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga

Burimi: “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, fq.179


Po kush ishte Vilson Blloshmi ?


Vilson Blloshmi , lindi më 18 mars të vitit 1948,në Bërzeshtë te Librazhdit.Ai ishte vetem nje poet gje qe i kushtoi edhe jeten. Vilson Blloshmi bashke me Genc Leken u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimtarinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Vilson Blloshmi, ishte mësues dhe poet i talentuar që aspiroi për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimin e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë, për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: “Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH”. Akuzat ishin të rënda për “krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë”.

Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, “që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja”. Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: “Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtarinë armiqësore”. Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, “vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije”...(Flori Bruqi)

Presidentja kroate në Kuvend znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç : Shqiptarët sakrifikuan jetët e tyre për Kroacinë, ne nuk harrojmë…


“Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të pakët”. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për ftesën.

“I nderuar president, kreu i Kuvendit, kryeministër, deputëtët dhe përfaqësues së qeverisë, përfaqësues të trupës diplomatike, së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen parlamentit që më kanë bërë këtë ftesë.

Të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik, por edhe me një gjë të fortë.

Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të paktë. Ne në fakt ishim pjesë e së njëjtës ushtri. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetët e tyre për Kroacinë. Më besoni se, Kroacia nuk harron.

Shqiptarët janë tërësisht të integruar janë qytetarë të respektuar në Kroaci. Ata janë të përkushtuar dhe të mbajnë gjallë lidhjet. Ata janë një shembull se si pakicat mund të bëhen një urë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve Shqipëri dhe Kroaci.

Kroatët dhe shqiptarët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që nga mesjeta.

Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE.

Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë së bashku dhe qoftë një miqësi sa më e gjatë midis dy vendeve”,- u shpreh ndër të tjera, Kitaroviç.

Vojsava Tribalda Kastrioti, gjak i pastër arbëror


Image result for cila eshte origjina e vojsava kastriotit nga brunilda ternova

Nga Brunilda Ternova

I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkëshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik të Triballëve, por nuk përcakton përkatësinë etnike të saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqësore të ndersjelltë me atë të Kastriotëve.

Gjon Muzakaj, mik i familjes së Skënderbeut dhe bashkëkohës i tij në “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj dhe pesë fëmijë femra”.


Sipas Fan S. Nolit, është Gjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thenit zotit Skënderbeg, gruaja e të thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga një derë e fisme”.

Lind pyetja: Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje dhe kushëri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qenë e ditur jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë bashkëkohës të Muzakës, të trashëgimtarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve rreth kësaj çështje, të cilët thonë se meqenëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qenë e nevojshme të trajtohej më tej përkatësia e saj etnike.

Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente të bashkëkohësve të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra, ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, që mbante titujt aristokrat Dukë i Ferrandinos dhe Markez i Triballëve, ishte gjak i pastër arbëror dhe mbante të njëjtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë se ata ishin të një gjaku arbër, kishin të njëjtën përkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.

Nga disa studiues si zotëruesi i krahinës së Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe këtë e dëshmojnë autoret: Anonimi në veprën ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e të tjerë, te cilët shprehen se Vojsava ishte e bija e princit të Pollogut.

Image result for cila eshte origjina e vojsava kastriotit nga brunilda ternova

Cilës etni i përkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavës?

Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe shembjes së perandorisë së tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arbërisë u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropave të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell një fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit zotëruesi i trevës së Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrej një principatë mjaft të fuqishme”.

Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihme despotit të Beratit, vjehrrit të tij, Andrea Muzaka për marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajleviq. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Të njëjtin fat me atë të M. Krajlevicit patën edhe princër të tjerë serb, që sunduan në territoret shqipetare të ardhur në pushtet gjatë sundimit të S. Dushanit.

Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli, argumentojnë se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e të tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zotërues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet të ishte arbër, pasi një princ serb nuk mund të ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnik arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqiptar, shkrimtari Ismail Kadare është shprehur: ”Është absurde, që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë te mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundës së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.

Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni, i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”.

Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.

Aleksandër Kutolo (Alessandro Cutolo) në veprën e tij “Skënderbeu” fq. 20 botuar në Milano, në 1940 shkruan: ”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijen e një kreu tjetër shqiptarë të shkëlqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsaves e paraqet arbëror të shkëlqyer.

Fan S. Noli, në punimin e dytë “Historia e Skënderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph në “Croniques” fq. 308, shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.

Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), në burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbëror në lindje deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, përfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues e bindës të kundërt me autorët e lartëpërmendur, hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnis arbërore dhe jo asaj sllave.

Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij Historia Romana. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin Ballkanin dhe më gjerë.

Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.

Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.

Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.

Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.

Sipas Strabonit, “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.

Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra, nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.

Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.

Më në fund, Dion Kassi I cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.

Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erës së re: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII para erës së re dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre.

Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 para erës së re. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 para erës së re mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.

Histori në Hungari: A ke p.... ti?!

A ke piçkë ti?
Kështu e pyeste përditë shitësi i dyqanit të ushqimeve gruan e kryeministrit, Janush Kadar, të Hungarisë. Vietnamezja e bukur skuqej dhe nuk fliste asnjë fjalë.
Dikur kjo pyetje u bë e padurueshme dhe i tregon burrit të saj kryeministër.
I shoqi e porosit, që t'i thoshte shitësit, po, kam.
A ke piçkë ti, e pyeti si zakonisht shitësi gruan e kryeministrit.
Po kam piçkë, u përgjigj menjëherë ajo.
Po pse nuk ta fut ty kryeministri por na e fut ne të tjerëve...

Histori me Hungari
Rexhep Shahu

Dëshmorët e fjalës janë fati i lirisë!

Nje Falenderim te perzemert poetit Petrit Ruka qe asnjehere nuk mungoi te jete aty ku duhet ne kohen e vendin e duhur ne gjithe nismat e Klubit te Poezise dhe Revistes Illz. Faleminderit per pjesemarrjen ne sofren e shkrimtareve kryesore te vendit qe  po nderojne poetin martir Havzi Nela ne 30 vjetorin e varjes.

PETRIT RUKA

DËSHMORËT E FJALËS JANË FATI I LIRISË

Sa do e çuditshme që të duket e sado e dhimbshme të jetë, do të ishte një anomali e pashpjegueshme, që kombit shqiptar t'i mungonte qoftë edhe një poet i vrarë prej shtetit në shekullin që sapo lamë pas.
Kjo do të ishte për të vënë kujën dhe jo e kundërta. Sepse historia jonë do të nxinte me një vrimë bosh kozmike, po të mos të kish asnjë betejë të fjalës me shtetin. E për pasojë dhe dëshmorët e kësaj lufte.
Është njësoj sikur  liria të mungonte si një ndjenjë krejt e panjohur tek një popull i tërë dhe kjo mynxyrë, për fat, nuk u ka ndodhur kurrë shqiptarëve.
Përkundrazi, është ajo me të cilën ne mund të krenohemi se këtë luftë e kemi zhvilluar mbase më shumë se sa fqinjët e tjerë dhe e kemi fituar. Me disa vdekje radhë, duke e filluar me atë të Trifon Xhagjikës në Tepelenë e për ta vazhduar me më të fundit, me Havzi Nelën në Kukës.
Midis tyre ka poetë të tjerë të burgosur e të vrarë, që ia rrisin lavdinë betejës së fjalës së lirë me shtetin. Me shtetin apo shtetet, që gjithmonë armikun e tyre më të tmerrshëm kanë këngën e njeriut për liri.
Në pamundësi për të asgjësuar tërë lirinë që është e pafundme dhe e gjithëgjendshme tek çdo nënshtetas i gjallë, shteti dhe shtetet godasin dhe mbysin pa iu dridhur qerpiku poetët, farën e rrallë dhe më të mirë që mbin shenjtërisht brenda një kombi, marrin e shuajnë pikërisht atë frymë që është më e rrezikshmja, rrëzojnë tempujt që të mos ketë shenja për rrugë dhe vende për t'u falur.
E dinë që frymën dhe fjalën nuk e shpon plumbi dhe se lidh dot litari, por të dyja palët janë të dënuar që ta kryejnë këtë luftë për jetë a vdekje. Është një destin i lirisë, një lloj ADN e pandryshueshme e saj.
 Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Shqipëria nuk ka si të bëj përjashtim nga ky rregull jete. Dhe duhet të ndjehemi me fat në vend që të trishtohemi.
 Është i vetmi rast i rrallë kur të rënët e kësaj lufte janë të mezi pritur njësoj si liria dhe ata janë shkallët e saj ku ajo ngjitet.
 Detyra jonë, e tërë të tjerëve që fati nuk i shënoj për të tillë, është t'u përulemi e t'i nderojmë, t'u vëmë shenja kundra harresës e t'ua shpërndajmë hirin dhe magjinë që zotëronin në sa më shumë kopje shpirtrash njerëzorë.
Ta rrethojmë shtetin me sa më shumë tempuj të tillë lirie e nderimi. Që pushtetarët të pengohen në sa më shumë prej këtyre shenjave, t'u ngatërrohen këmbët e mendja në sa më shumë projektorë të tillë drite, t'u kujtohen sa më shpesh humbjet në dyluftimet me ta dhe së fundi t'i detyrojmë turpërisht që të nënshkruajnë po vetë lejet e monumenteve të ngritura për ata.
 Liria për fat të keq përparon milimetër pas milimetri se e ka rrugën të vështirë dhe të gjatë. Trifon Xhagjika e Havzi Nela për atë luftuan, për milimetrin e tyre të lirisë.
 Por me nderimin ndaj tyre ndodh ndryshe. Sepse marrin pjesë qindra mijëra njerëz në të. Dhe vetëm me një frymëmarrje të tyre mund të bësh një qiell të tërë dashurie e tua vendosësh si kurorë mbi kokë poetëve martirë.
 Ne jemi me fat që Trifoni, Genci, Vilsoni, Havziu na i dhanë këtë  luks jete. Mund të kishim ikur nga kjo jetë pa këtë mundësi, pa e provuar një nderim kaq sublim si ky ndaj fjalës.
Si mund të kenë më ata ftohtë me tërë këtë frymë dhembshurie rreth tyre?
 Apo jo Trifon?
 A ke më ftohtë Havzi?!

Protestë e një poeti të pa punë!

I dashur Havzi, sot lexoje kete shkrim timin qe ta dish mendimin tim, vec nuk eshte shkrim per analfabeta funksionale...

Rexhep Shahu

Protestë e kotë e një poeti të papunë

Edhe të tjerët e dinin se toka rrotullohet por kishin fëmijë...
Kështu ma perifrazoi sot miku im poetin e madh Jevtushenko, poezinë e tij për Galileun. A thua kemi mbërri në këtë pikë, në këtë fazë, në këtë gjendje. A thua duhet me ikë nga ky vend se qëndrimi këtu po konsiderohet heroizëm i madh, sakrificë e madhe. A thua kemi mbërri sot në Shqipëri të jemi gjallë pahiri.
Nuk më han as lima as sharra, nuk më hy në sy asgjë, nuk më duhet asgjë. Mbërrina dhe e pashë me sytë e mi se dhunuesi im, ai që më ka përbuzë dhe për përbuzje më ka hedhë në rrugë të madhe, duartrokitet e puthet nga mbrojtësi im, nga miku im, nga ai tek i cili kam shpresuar si te zoti, nga ambasadori i Amerikës.
Reforma e përfolur e drejtësisë është përralla bajate e këtij viti, e kësaj qeverie, e kësaj vere të mërzitshme. Reagimet e mia emocionale rreth reformës e zhvillimeve rreth saj nuk janë mësimet e partisë e të shokut Enver kundër imperializmit amerikan, pasi unë kujtoj se jam në luftë prej kohësh me antiamerikanët e Tiranës që fshihen më së shumti me kryet në rërë e bythët në qiell. Të gjithë e dinë, e shohin, e ndjejnë, por unë jam si ai fëmija i vogël budalla që bërtas e them se mbreti është lakuriq, shihjani bolet sa të mëdhaja i paska, sepse unë nuk di të mos jem fëmijë dhe fatkeqësisht e shoh botën si poet, si një poet i përbuzur nga qeveria që puthet e duartrokitet nga ambasadori amerikan, i cili merr pjesë në protestat e eksponentëve socialistë, në protestë qeveritare kundër opozitës (!!!) dhe nga ajo protestë qeveritare kundër opozitës, rast i rrallë besoj në botë, kërcënohet opozita me udhëzime specifike nga Uashingtoni, për pasoja të rënda afatgjata (jo në shtatë breza).
Mua nuk më përfshijnë ato udhëzimet specifike. Sepse unë nuk jam votues në parlament, as drejtues i lartë, as shtetas amerikan në Shqipëri, as ndonjë njeri i rëndësishëm si spiun. Unë thjeshtë jam një qytetar i botës një milingonë që fati ka dashtë e nuk më kanë shkelë akoma me këmbë pashallarët e këtij vendi, ndonëse bukën ma kanë heqë për hakmarrje.
Ato qytetarët në protestën e rrallë të qeverisë kundër opozitës si kor i ambasadorit amerikan, protestë që nxori si lider të saj e si udhëheqës ambasadorin amerikan, a thua ishin qytetarë amerikanë me pasosha amerikanë.
Ato porositë e vecanta, udhëzimet specifike për pasoja të rënda për sot e për nesër, pse duheshin dhënë në publik, dhe nga prehëri i disa eksponentëve socialistë. Si demaskimet e dikurshme para popullit, i mbaj mend ato demaskime ku ta merrnin bojën. Ka sot shumë zyrtarë, deputetë, eksponentë publikë që kanë qenë demaskues profesionistë për armiqtë e partisë e popullit dhe sot u bëhet leshi kacurrel dhe bëjnë ligjin tek ne.
Sa pak njerëz në atë protestë socialiste? Apo hajt mo sa për recitimin e ambasadorit duhej krijuar ai sfond. Me cfarë fondi a thua u financua protesta qeveritare kundër opozitës. Me fondet e Sorosit mbase, po ai Sorosi mbrojtësi i pakicave, gjithë llojet e pakicave dhe vendosjen e botës në dorë të pakicave, ku po më le mua shumicën. Unë e di akoma se jam shumicë shqiptare në këtë vend edhe pak ditë, muaj a vite sa të shprazet plotësisht ky vend me ndihmën e miqve më të mëdhej të këtij vendi që cimentojnë në pushtet qeveritë më antishqiptare për interesat e tyre meskine, të përkohshme, përsonale e pragmatiste.
A thua a i është drejtuar ndonjëherë më ashpër ndonjë ambasador ndonjëherë qeverisë komuniste të këtij vendi sa iu drejtua ambasadori aktual opozitës së këtij vendi. Çudi, opozita problem, çudi, opozita sikur ka frenat në dorë, çudi. A thua qeveria në hije qenka më e fortë se qeveria në dritë, pra qeveria e opozitës më e fortë se qeveria e pozitës.
A thua do ta votojnë reformën ato deputetët kriminelë që ambasadori ka këkuar të ikin nga parlamenti. Ato 19 deputetet kriminelë. Po ato deputetët që ambasadori i ka kontestuar direkt me emra e mbiemra, a do ta votojnë reformën, a janë thirrë nga ambasadori ta votojnë reformën, a duhet vota e tyre, a vlen vota e tyre, a i jep ngjyrë, shije, aromë vota e tyre reformës së shumëpritur e përfolur. A u bënë të ndershëm tani këto deputetë, a u qepën e u bënë të ndershëm e të virgjër.
Po ato deputetët e deputetet që dikur kanë patur shenja, puçrra, gunga, lytha në fytyrë, që djemve a vajzave u vinte pështirë ti puthnin kur ishin të rij, dhe për të hequr këto puçrra e shenja që të shtohet deshira e puthësve për ti puthë, ata kanë bërë shumë e shumë operacione plastike të kushtueshme në klinika speciale dhe nuk dihet kurrë se si e ku i kanë marrë lekët e këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale, a vlen vota e këtyre lloj deputetëve, a është votë e ndershme për reformën më të rëndësishme që nga Ismail Qemali.
Po vota e deputetëve që me ndonjë kioskë janë bërë milionerë e sot miliarderë ndërtues qiellgërvishësish, a vlen për reformen tonë, a janë vota të ndershme votat e atyre që udhëheqin ekonominë gjigante kriminale të vendit dhe që për ta mbrojtur këtë ekonomi drejtohet gishti i akuzës te gjyqtarë e prokurorë që ata të mos guxojnë kurrë të llomotisin.
Po vota e atyre lloj deputetëve ministria a ishministra që u thonin investitorëve të huaj, sa është pjesa ime, përqindja ime në investimin tënd, a vlen vota e këtyre lloj deputetëve.
Po vota e atyre sekserëve për caktim deputetësh a pushtetarësh vendorë apo zyrtarësh të lartë në funksione të ndryshme, që përveçse merrnin para të madhe e thonin ndonjëherë se po i marrim për partinë dhe shpërbleheshin edhe me seks si donin e kur donin e ku donin, brenda e jashtë vendit, a vlen, a duhet vota e ketyre lloj deputetëve, a është votë e drejtë e ndershme e ligjshmë, e virgjër apo është votë lavire.
Shumë ujë ka rrjedhë e do të rrjedhë në këtë vend, shumë ambasadorë do të rrjedhin, reforma do bëhet, bizneset do të shtohen, rjepjety e njerzve do të vazhdojnë të njejta, do të duhet të shkojnë të japin rryshfete jashtë vendit tek të huajt sepse nuk është shipje shqiptare rryshfeti e korrupsioni.
Por reforma rroftë, qejfi juaj u mbaroftë veç reforma do të jetë e kryer në këtë vend kur nuk duhet t'i kujtohet kurrë askujt ajo që iu kujtua sot mikut tim
Edhe të tjerët e dinin se toka rrotullohet por kishin fëmijë...
A ndive z. Ambasador. Amerika nuk investon para, por Liri, Siguri.
Amerika na ka shpëtuar nga të tjerët dhe ne jemi sot shtet dhe na ka shpëtuar prej Frikës, ajo e vret Frikën.
Unë e besoj thellësisht këtë, para se të vinit ju, tani që jeni ju edhe pasi të ikni ju, se asnjë bandë nuk mund të qeverisë gjithë fatet gjithmonë, nuk mund t'i mbajë peng gjithmonë Fatet e një kombi që ia dëbojnë njerzit përditë.

2018/07/20

Bleona Qerreti nuk është 'normal', zhvishet midis xhirimeve

Bleona nuk është
Për këngëtaren Bleona Qereti, fama nuk ka limit, pasi që tashmë pothuajse të gjitha i ka provuar, e kemi parë në fustan rrjetë, gjysëm të zhveshur, në shumë fotosesione nudo.



Image result for bleona qereti


Megjithatë të zhveshur plotësisht s'kemi pasur rast më parë.Deri sot, ku në një fotografi të postuar në profilin e saj në Instagram, Bleona na shfaqet e zhveshur plotësisht nga një skenë e xhirimeve të cilën është duke e realizuar.
Image result for bleona qereti

Ndër të tjera, në fotografinë e postuar, Bleona ka shkruar:"Vetëm në LA LA LAND ju mund të mbani këtë (ose ndoshta mos vishni asgjë) dhe askush nuk është..."

Image result for bleona qereti

Image result for bleona qereti

Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti




Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti

Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti


Image result for bleona qereti

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...