Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/20

Mjeku Arqile Gjikondi: 20 përqind e meshkujve janë impotentë. Shkaqet dhe kurimi i saj

Image result for arqile gjikondi

Mjeku Arqile Gjikondi


Çrregullimet seksuale janë ndër sëmundjet më shkatërruese për një mashkull, dhe kjo jo vetëm në kuadrin e shëndetit riprodhues, por edhe për sa i përket psikikës, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Grupmosha ku hasen më shpesh është ajo 20-45 vjeç dhe llogaritet që preken rreth 20% e meshkujve të rinj.

Ndër këto çrregullime mund të përmendim rënien e dëshirës për seks, mungesën e ereksionit, ejakulacionin e shpejtë, ndryshim apo zvogëlim në ngjyrë dhe sasi të spermës, dhimbjet e testikujve apo fund barkut, dhimbjet përreth zonës anale, shqetësimet urinare dhe defikimin e shpeshtë.

Arqile Gjikondi, mjek nefrolog-internist, tregon se shumica e meshkujve që vuajnë nga çrregullimet seksuale kanë probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarrenë), hemorroidet (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës, gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës apo në qeset e spermës, që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën.

Një ndikim jo të vogël këto çrregullime kanë në jetën bashkëshortore apo në çift, ku shumica e këtyre meshkujve refuzojnë njohjen me femra, ndahen nga të dashurat apo gratë, akuzohen për tradhti, gjë që çon në divorce dhe kanë vështirësi për të bërë fëmijë.

Megjithëse në shumicën e rasteve nuk ka një shkak të dallueshëm përse fillojnë/ ndodhin këto çrregullime, ushqyerja jo shëndetshëm (fast food, pica, alkooli, pijet energjik etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe neglizhimi për t’iu drejtuar mjekut që në fillimet e sëmundjes, mendohet të luajnë një rol të rëndësishëm.

Doktor, çfarë do të kuptojmë me çrregullime seksuale?

Çrregullimet seksuale janë të shumëllojshme. Është një univers për sa i përket çrregullimeve të këtij tipi. Ato janë shumë të ndryshme nga një fazë në një tjetër, dhe shpesh nuk kanë asnjë shkak të dallueshëm përse fillojnë (ne nuk e gjejmë dot arsyen e saktë përse ndodhin) dhe për pasojë edhe mjekimet janë jo gjithmonë të sakta dhe efektive.

Cilët janë disa nga çrregullimet më të shpeshta?

Duke u nisur nga praktika mjekësore, çrregullimet më të shpeshta që unë vërej tek djemtë e rinj janë rënia e shpejtë e ereksionit, ose nuk kanë fare ereksion kur janë me një femër, ndërsa në masturbim janë disi më mirë.
Rënia e dëshirës për seks (libido). Nuk iu bëjnë përshtypje skenat erotike, nuk iu shkon mendja për seks ose e bëjnë të detyruar nga rrethanat.
Kanë ejakulacion të shpejtë. Nuk kanë qëndrueshmëri gjatë aktit seksual (e zgjasin vetëm disa sekonda ose pak minuta) në kundërshtim me dëshirën e tyre për ta zgjatur sa më shumë.
Nuk ndiejnë orgazmën (kënaqësinë e ejakulacionit) ose e ndiejnë shumë pak.
Zvogëlohet sasia e spermës, hollohet ose trashet shumë, disa herë bëhet spermë me kokrra si silikon, disa herë ndryshon ngjyra (bëhet e verdhë ose e kuqe ose jeshile), ndërkohë ndryshon edhe aroma e spermës, bëhet mjaft e rëndë.
Shpeshherë këta meshkuj kanë dhimbje në fund të barkut, dhimbje të testikujve (të njërit apo të dy testeve), dhimbje, djegie gjatë ereksionit, ose gjatë dhe pas ejakulacionit, dhimbje shtrënguese të organeve gjenitale (iu duket sikur kanë mbathjet e ngushta), kanë dhimbje përreth zonës anale, iu duket sikur duhet të defekojnë vazhdimisht, apo kanë edhe shqetësime urinare, ngrihen natën, urinojnë më shpesh se shokët e tyre, kanë urgjencë në urinim etj
Çfarë ndikon në shfaqjen e këtyre çrregullimeve/ faktorët predispozues?

Ashtu si e përmendëm edhe më lart, shpeshherë ne (mjekët) nuk jemi në gjendje të përcaktojmë gjithmonë shkakun e këtyre çrregullimeve dhe gjendemi në situatë të vështirë përpara këtyre pacientëve të rinj që kërkojnë domosdoshmërisht një shpjegim për këtë sëmundje ‘miserable’ që i ka ndodhur, por në shumicën e rasteve mundet që të përcaktojmë shkaqet e sëmundjes, sidomos në pacientët që kanë një rënie seksuale të papritur.

Zakonisht kërkohet për sëmundje seksualisht të transmentueshme (Gonore, Chlamydia , Trichomonas etj) por në shumë raste këta pacientë rezultojnë të pastër nga këto mikrobe, ndërkohë që gjejmë mikrobe që zakonisht rriten në zorrën e trashë ose në lëkurë.

Duke u nisur nga observimet në klinikë, shumica e këtyre meshkujve vuajnë me probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarre), hemorroide (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës , gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës (që quhet truri i seksit) apo në qeset e spermës që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën.

Pra, në këtë rast preken disa organe që janë përgjegjëse për aktivitetin seksual të mashkullit (prostatë, vezikulat seminal, kanalet e spermës, muskujt kontraktues të legenit dhe anusit etj).

Është mjaft e rëndësishme të theksohet se përgjithësisht analizat dhe ekzaminimet me EKO të këtyre pacientëve janë krejt normale dhe për këtë arsye shpesh këtyre pacientëve iu thuhet që janë çrregullime psikike!

Rreth 70% e këtyre pacientëve vuajnë me Hemorroide aktive ose të fshehura, në të tashmen ose në të shkuarën.

Faktorë predispozues janë disa:

E para ushqimi i sotëm është mjaft i pashëndetshëm (fast food, pica, alkool, pijet energjike, alkooli etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe padituria dhe vështirësia që kanë këta pacientë që t’i drejtohen mjekut që në fillimet e sëmundjes (përfshijnë edhe simptomat e sëmundjeve të zorrës së trashë), sa më i shpejtë mjekimi aq më efikas është në shumicën e rasteve.

Sa shqetësuese janë dhe sa shpesh hasen këto çrregullime?

Çrregullimet seksuale janë nga sëmundjet më shkatërruese për një mashkull të ri për sa i përket psikikës së tij, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Shpesh ndahen nga të dashurat, gratë, refuzojnë njohjen me femra, kanë vështirësi për të bërë fëmijë. Pra, në përgjithësi bien në një depresion të thellë që shumë shpesh lë gjurmë në psikikën e këtyre personave për një kohë të gjatë. Këta pacientë mund të kenë duruar për kohë të gjatë dhimbjet e çrregullimeve urinare, por kur fillojnë të shfaqen simptomat seksuale, atëherë gjendja bëhen shumë e rëndë dhe drejtohen tek mjeku shumë të alarmuar dhe të paduruar për shërimin e tyre. Është një katastrofë e përditshme në jetën e tyre dhe janë shumë të vështirë edhe për t’u mjekuar edhe nga ana psikologjike (jetojnë 24 orë me panik dhe depresion).

Grupmosha më e prekur?

Nga praktika ime, grupmosha më e prekur është 20 deri 45 vjeç, pra moshat më aktive në drejtim seksual. Llogaritet që vuajnë rreth 20% e meshkujve të rinj (dikush më pak, dikush më shumë).

Pse është shtuar numri i rasteve tek moshat e reja?

Është e vërtetë që është shtuar numri i rasteve tek moshat e reja dhe kjo për disa arsye: Në radhë të parë është shtuar mjaft aktiviteti seksual i meshkujve që në moshë mjaft të re, me shumë partnere, dhe infeksionet e fshehta bëjnë kërdinë tek këta djem, sepse nuk kanë simptoma të dukshme, ndërkohë me kalimin e kohës infeksioni seksual zhvillohet duke dëmtuar në heshtje organet gjenitale, derisa shfaqet me simptomat e sipër përmendura. Shkak tjetër është edhe mënyra e ushqimit me mjaft fast food, mish, pije energjike etj.

Në të gjithë botën e qytetëruar është vërejtur një rënie e theksuar e numrit të spermatozoideve tek meshkujt dhe kjo akoma nuk ka një shpjegim të saktë, por gjithmonë synohet në drejtim të ushqimit jo të shëndetshëm apo stresit etj.

A i vlerësojnë sa duhet/ kërkojnë meshkujt ndihmë?

Ashtu siç edhe e përmenda më lart, pacientët i vlerësojnë çrregullimet seksuale, shpesh edhe me panik, por vlerësojnë vetëm në fazën kur kanë filluar të shfaqen çrregullimet e seksit, ndërkohë që nuk kanë vlerësuar çrregullimet e mundshme në periudhat e mëparshme (dhimbjet, kapsllëkun, hemorroidet apo çrregullimet urinare). Kjo gjë e vështirëson mjaft mjekimin efikas dhe të shpejtë, ashtu siç e kërkojnë me të drejtë pacientët.

Si dhe sa ndikojnë në jetën në çift?

Kanë shumë shpesh konflikte me të dashurat ose me gratë për arsye se akuzohen pa të drejtë për tradhti nga ana e partnerëve gjë që çon edhe në divorce të çiftit. Në praktikën time, rreth 30-40 % e takimeve dhe vizitave organizohen nga partneret femra të meshkujve (sidomos bashkëshortet), pasi vetë mashkulli përgjithësisht nuk e pranon që është i sëmurë seksualisht, ose iu vjen zor të vizitohen për këto probleme.

Po në problemet e prostatës, çfarë ndikimi kanë?

Po, përgjithësisht këta meshkuj janë të predispozuar që më vonë të zhvillojnë zmadhime të prostatës në moshat e pjekura më shpejt se meshkujt me një rini normale, por çuditërisht ka shumë pak studime në këtë fushë. Shumica e studimeve janë përqendruar në shfaqjen e kancerit të prostatës tek këta pacientë dhe për fat të mirë nuk është vënë re ndonjë shtim i dukshëm i kancerit të prostatës tek këta pacientë (megjithëse studimet janë të pamjaftueshme dhe kontradiktore).

Si bëhet trajtimi i këtyre çrregullimeve dhe ku konsiston ai?

Trajtimi i këtyre çrregullimeve është mjaft kompleks në varësi të shkakut që zbulojmë si përgjegjës për rënien seksuale (nëse e zbulojmë, natyrisht).

Nëse mendohet që pacienti vuan nga inflamacioni (irritim) i organeve gjenital përgjegjëse për seksin, atëherë rruga më e logjikshme dhe ajo çfarë kemi në dispozicion janë përdorimi i antibiotikëve fillimisht, përdorimi i antiinflamtorëve, shëndoshja e sistemit të zorrës së trashë, procedura fizioterapeutike për shëndoshjen e muskulaturës përgjegjëse për organet e seksit etj.

Përdoren mjaft edhe preparate natyrale (bimore ose kripëra minerale), qetësues nervorë (të ankthit, panikut, depresionit). Kuptohet që është një sëmundje shumë komplekse në trajtim, por për fat të mirë shumica e pacientëve shërohen relativisht shpejt dhe me mjekime të thjeshta (gjithmonë në varësi të shkakut).

Parandalimi?

Parandalimi më duket i vështirë në kohën që jetojmë sot. Thjesht meshkujt duhet të jenë të vëmendshëm për çdo simptomë që nuk e kanë pasur më përpara dhe duhet të konsultohen me mjekun.

IMPOTENCA FEMËRORE, SHKAQET DHE SIMPTOMAT

A ekziston impotenca seksuale te femrat? Edhe në universin femëror mund të flitet për impotencë? Kemi dëgjuar të flitet vetëm për impotencë mashkullore, por jo për impotencë femërore, duke menduar që te femrat nuk ndodh diçka e tillë. Por, çfarë është impotenca femërore dhe cilat janë shkaqet.
Image result for impotenca femroreDëshirë e ulët seksuale, vështirësi në arritjen e orgazmës dhe dhimbje gjatë seksit. Statistikat flasin për një problem që prek 40% të grave në të gjithë botën dhe që reflektohet në jetën sociale e në veçanti në raportin në çift.




Shohim para së gjithash cilat mund të jenë shkaqet e një problemi që duket se prek më shumë gratë mbi 40 vjeç, si dhe gratë në periudhën pas lindjes. Mes shkaqeve fizike mund të jenë diabeti, presioni i lartë dhe infeksionet gjenitale. Mes shkaqeve psikologjike: ndjesia e mospërshtatjes, depresioni, mungesa e vetëvlerësimit, abuzimet seksuale, struktura kulturore ose fetare, frika e një shtatzënie, stresi ose lodhja. Mes shkaqeve hormonale, niveli i ulët i estrogjenit ose menopauza.

Related image

Në shumicën e rasteve problemi është i lidhur direkt me nivelin e ulët të dëshirës seksuale, por termi është përdorur edhe për të klasifikuar problemet e orgazmës ose dhimbje gjatë seksit.

Impotenca seksuale femërore, megjithatë, mund të jetë rezultat i sëmundjeve më të rënda, të tilla si kanceri.

Related image


Impotenca seksuale femërore është një problem që, për shkak të natyrës së turpshme, mund të shkaktojë vështirësi të ndryshme në jetën e një gruaje, dhe simptomat mund të mund të përfshijnë:

-Mungesa e dëshirës seksuale

-Pamundësia për të arritur eksitim

-Mungesa e orgazmës

-Marrëdhëniet e dhimbshme seksuale


Floripress/Flori Bruqi



Forcën mashkullore e keni te gruri i mbirë, si u jep fund problemeve seksuale!



Një guidë natyrale për formulat që zgjidhin problemet e impotencës. Si të bëni grurin kurativ për këto raste, çajrat dhe lëngjet e duhura.

Shkaqet kryesore të impotencës zakonisht janë të lidhura me stresin, ngrënien, ushqimin jo të shëndetshëm dhe në fund, pesha.

Sigurisht, mjeku ka rolin e tij madhor dhe do t‘ju rekomandojë ilaçet, por ato vijnë “në paketë” me efektet anësore…

Ndaj, në vijim, ju rekomandojmë që të provoni edhe disa kura natyrale, të dedikuara për impotencën.

FORMULA ME BAZË AGRUMET

Ky ilaç natyral për impotencën ka ndihmuar kaq shumë njerëz, që nga kohët e vjetra, prandaj ju mund ta provoni.

Ne rekomandojmë që të gjithë përbërësit që përdorni për këtë recetë, të jenë organikë dhe me cilësi të lartë.

Këtu është ajo që ju duhet të bëni.

1. Lani dhe pastroni plotësisht 1.5 kg rrënjë selino, 1 kg karrota, 1 kg mollë, 1/2 kg arra,

2-3 limona, 2-3 portokalle (agrumeve t’u hiqet lëkura).

2. Kaloni të gjithë përbërësit e mësipërm në mikser/blender dhe masën që përfotni, kalojeni në një enë plastike.

3. Shtojini 1/2 kg mjaltë dhe 1 L verë të bardhë natyrale me cilësi të lartë dhe përzieni përsëri, derisa përbërja të bëhet vërtet homogjene.

4. Derdhni përzierjen në kavanoza qelqi, mbyllini ato dhe mbajini në frigorifer për 7 ditët e ardhshme për t’u marinuar.

5. Merrni 2 lugë gjelle të këtij ilaçi të shijshëm, 30 minuta para ngrënies kryesore të ditës.

Rezultate imazhesh për gruri i mbire


Rezultate imazhesh për gruri i mbire
MBINI GRURIN

Për 20 ditët në vazhdim, të trajtimit, ndiqni paralelisht këtë mjet për impotencë:

* Merrni 60/80 gr grurë organik, çdo ditë, për darkë (sipas recetës së mëposhtme të përgatitjes).

* Ju mund të merrni grurin me fruta për 30 ditët e ardhshme.

* Ndaleni trajtimin për një muaj dhe pastaj rifillojeni atë, derisa trupi të ringjallet krejtësisht.

SI TË PËRGATISNI GRURIN:

Lani grurin dhe vendoseni në një kavanoz të mbushur me ujë të ngrohtë.

Lëreni grurin në kavanoz gjatë 24 orëve të ardhshme, kështu që fillon të mbijë.

Shpëlajeni grurin, vendoseni në një tas të thellë dhe mbajeni gjithmonë në lagështirë.

Pas 30 ditësh, gruri është gati për përdorim.

Rezultate imazhesh për manteli i zonjes

Rezultate imazhesh për manteli i zonjes

ÇAJ “MANTELI I ZONJËS”

Çaji i mantelit të Zonjës (Alchemilla vulgaris) është njësoj efektiv edhe te burrat, ashtu si te gratë për fertilitetin (shihni artikullin e faqes përballë).

Vepron si rregullator i hormoneve dhe kundër impotencës, bëni këtë çaj:

Vloni 1 lugë çaji të plotë të bimëve, në një gotë me ujë të nxehtë dhe lini atë të mbushur për 30 sekonda.

Pini 4 gota të këtij çaji në ditë.

Rezultate imazhesh për Shepherd’s Purse


Rezultate imazhesh për Shepherd’s Purse

KURA ME “QESEN E BARIUT”

Kur Manteli i Zonjës kombinohet me bimën e Qeses së Bariut (anglisht: Shepherd’s Purse plant, latinisht:

Capsella bursa-pastoris, Family: N.O. Cruciferae), mund të përftohet një çaj i fuqishëm që rikthen potencën mashkullore.

Theksojmë këtu, se edhe bima e Qeses së Bariut është jashtëzakonisht e gjendshme në Shqipëri, në çdo cep të saj(shihni foton).

Bëhet fjalë për një barishte që ne e kemi konsideruar gjithnjë “të keqe”, është e hollë dhe paksa e gjatë, me lule të vockla të bardha, ndërsa mund ta identifikoni lehtë për shkak të gjetheve të vogla në formë zemre.

Ashtu si Manteli i Zonjës, edhe kjo bimë zakonisht është shkulur nga arrat ose lëndinat, si bimë të këqija, kur në fakt vlerat curative të tyre janë të jashtëzakonshme.

Bëni një esencë të thjeshtë nga bima “qesja e bariut”, si më poshtë.

Lani dhe grini imët bimët e freskëta dhe pastaj vendosni në një shishe qelqi.

Hidhni 38-40 ° C alkool të rafinuar mbi bimë, ndërsa shishja të mbushet.

Mbani shishen në një vend të freskët për 2 javët e ardhshme.

Përdorni ilaçin që krijuat për të fërkuar zonën e barkut, disa herë në ditë, derisa fuqia fillon të rivendoset.

Ju do të kuptoni vete kur kjo të ndodhë.

Gjithashtu, mund të pini çaj të përgatitur nga kjo bimë, përgatitja është njësoj si me Mantelin e Zonjës; mund t’i alternoni gjatë ditës të dyja këto.

Rezultate imazhesh për mjalte dhe polen

Rezultate imazhesh për mjalte dhe polen


Mjaltë dhe polen, ilaçi për impotencë

Mjaltë dhe polen: Shtoni 3-4 lugë gjelle të mjaltit të lëngët, në një shishe qelqi prej 500 ml, 1/4 lugë gjelle të polenit dhe mbushni pjesën tjetër me ujë të filtruar.

Mbylleni shishen dhe lëreni të marinohet për 2 ditë, në temperaturën e dhomës, duke e perzier një herë në ditë.

Pini 2-3 gota të ilaçit, çdo ditë, në stomak bosh.

Kur fuqia seksuale dobësohet, kjo është receta e duhur
Në rast se ju është dobësuar fuqia seksuale , ju rekomandojmë recetën me lëng qepe dhe mjaltë, që sipas mjekëve alternativë, rrit potencën seksuale dhe ndihmon në problemet kundër sterilitetit.

RECETA

Duhet marrë tri kokë qepe dhe të shtrydhen mirë.

Të merret sasi e njëjtë e mjaltit (aq sa ka lëng qepe) dhe këto të bëhen bashkë, e pastaj të vendosen në zjarr të ngadaltë.

Të zihen gjithnjë, derisa të zhduket shkuma e mjaltit.

Pastaj, kjo përzierje e zier futet në shishe dhe merret nga një lugë pas drekës, për çdo ditë.

Nëse në këtë përzierje vendoset edhe fara zezë, ajo i jep fuqi të madhe seksuale, edhe nëse personi është plak i rraskapitur.

Mund edhe të kombinoni:

10 thelpinj hudhër të qëruara, me 500 ml qumësht, 2-3 lugë mjaltë, 250 ml ujë.

Ju duhet të vendosni ujin dhe qumështin në një çajnik dhe të shtoni hudhrën e grirë.

Më pas çajnikun vendoseni në nxehtësi mesatare, derisa të ziejë.

Në momentin që ka zierë dhe ftohet pak, shtoni mjaltin dhe përziejini.

Kjo pije duhet të konsumohet e ngrohtë, dy filxhanë çaji në ditë.

Pasi ta mbarojë masa e përgatitur, mund ta ribëni sërish, deri në përmirësim.

Rezultate imazhesh për impotence food


Rezultate imazhesh për impotence food

Dieta ushqimore, 5 shtyllat bazë

1. Se pari, ju do të duhet te ndaloni ushqimet jo të shëndetshme dhe ta merrni situatën në duart tuaja:

Hani ushqime të pasura me vitamina A, B, C dhe E, flavonoide, kalcium, magnez, selen dhe acide esenciale yndyrore, me fjalë të tjera: më shumë fruta, drithëra, qumësht, kërpudha dhe vajra të shtypura të ftohtë.

2. Pini sa më shumë lëngje të freskëta të bëra me fruta dhe gjethe.

Hani fara luledielli të papërpunuar, kikirikë, arra herë pas here (ato janë të pasura me Vitamina B).

3. Të preferuara: gruri i mbirë, prodhimet e bletës (mjaltë, polen etj) qumështi i freskët, veza e freskët, elbi, perimet e freskëta, peshku, fasulja e bardhë, kungulli, bizelja, mjalti natyral, karrota.

4. Çajra nga: Konopica, Heraklia, Manteli i Zonjës, Ginseng, nigella sativa, fenugreek, xhenxhenfil, kanella, lëngu i rrushit, etj.

5. Pini lëng të freskët shege.

Pa aftësia seksuale mashkullore,problem real,por i shërueshëm !!!


Kur të paraqitet problemi i libidosë, nuk duhet të heshtet, por duhet të diskutohet me ekipin profesionist, në mënyrë qe te zgjidhet ky problem.

Impotenca e mashkullit, problem real, por i shërueshëm!

Mungesa e libidos mund të reflektohet dhe si pamundësi dhe paaftësi të përjetohet orgazma, zvogëlim i dëshirës për marrëdhënie seksuale, si dhe humbje e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale. Njëra nga arsyet mund të jetë ndonjë problem psikik, ndërkaq arsye tjetër mund të jetë prodhimi i zvogëluar i te ashtuquajtura hormone gonadotrope.


Një gjë është shumë e rëndësishme: nëse ju nuk ndiheni ashtu siç ju dëshironi, as dëshira për seksin nuk do të ndryshoj nga ndjenja e juaj e përgjithshme. Në lidhje me seksin shumë është folur për vitaminën E.

 Në të vërtet është treguar se ai ndikon në rritjen e frytshmërisë tek të dy gjinitë dhe ndihmon në trajtimin e impotencës tek meshkujt.

Impotenca është paaftësi e arritjes apo mbajtjes së ereksionit. Ereksioni paraqitet kur enët e gjakut në penis mbushen me gjak dhe forcojnë organin. Procesi iniciohet përmes stimulimit seksual, i cili inicion dërgimin e sinjaleve nga nervat në tru dhe boshtin kurrizor deri tek arteriet në penis, duke i udhëzuar ato të hapen. Shumica e meshkujve përjetojnë problem të përkohshme me mbajtën e ereksionit, por kjo nuk është arsye për shqetësim.


Arsyeja kryesore e impotencës është qarkullimi i dobët dhe i zvogëluar i gjakut nëpër penis si pasoj e arteriosklerozës, hapjes së arterieve. Arsye tjera të mundshme janë dhe diabeti, disbalanci hormonal, çrregullimi i nervave, sëmundjet e prostatës apo efektet anësore të medikamenteve. Vetëm një rast në dhjete ka burim psikologjik.

Për këtë arsye ereksioni ndodhë pa dëshirë në kohën e gjumit, duke aplikuar “testin e pullës postare” është e mundur të verifikohet nëse problem është i natyrës fizike apo psikologjike. Rreth penisit vendosni një shirit të pullave postare në atë mënyrë që të bashkoni të dy anët e shiritit. Nëse ereksioni ka ndodhur gjate natës, në mëngjes shiriti i pullave postare do të jetë i këputur dhe në këtë rast burimi sigurisht se është i natyrës psikologjike. Ky lloj i ereksionit zakonisht ka të bëjë me stresin.


Edhe një vlerë ushqyese që vlen të përmendet kur është në pyetje seksi është zinku. Pjesa dërmuese e zinkut në trupin e mashkullit është gjetur në prostatë, ndërkaq mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj atrofi të testiteve dhe disfunksion në funksionin e prostatës. Ekzistojnë vitamina që përmirësojnë nivelin energjetik, e me këtë përmirësohet edhe seksualtiteti i organizmit.

Ushqimi ka ndikim të madh në përmirësimin e këtij problem. Ushqimet që ndikojnë pozitivisht janë: ostrigat, ushqimet me luspa të të gjitha llojeve, tharmi i birrës, orizi integral, drithërat integrale, krundet e grurit, embrioni i grurit, farat e lulediellit dhe kungullit.

Ushqimet e yndyrshme mund të çrregullojnë dukshëm hormonet e meshkujve, dhe përmes kësaj te ndikojnë në jetën e tyre seksuale. Është e zakonshme të shohim mashkullin e vërtetë të han shumë mish – sigurisht për shkak të burrërisë së tij, forcës fizike dhe qëndrueshmërisë në luftë.

Por kjo shprehi mund të ketë efekte të kundërta. Mishi dhe yndyrat e tij nuk janë mënyra më e mirë që mashkulli të rrisë burimet e hormoneve mashkullore. Ushqimi i yndyrshëm me kalimin e kohës mund të zvogëlojë interesimin e mashkullit për seks.

Konsumimi i shpeshtë i burgerëve të yndyrshëm, pulës së fërguar, patateve të fërguara, djathit dhe akullores mund të ndikoj në dy mënyra në seksualitetin e mashkullit: ushqimet e yndyrshme e shëndoshin njeriun, ndërkaq njerëzit me më shumë yndyra në organizmin e tyre kanë dhe nivel më të ulët të testosteronit.
Me këtë ushqimi i yndyrshëm mund të parandaloje ereksionin. Ushqimet e begatshme me yndyra sjellin deri tek plasaritja e arterieve të cilat e furnizojnë organin mashkullor me gjak dhe kështu edhe mundëson ereksionin sikurse që dhe ngushton dhe arteriet tjera. Plasaritja e arterieve është arsyeja kryesore e impotencës.

Frustrimet në lidhje me impotencën nuk mund të zgjidhen sot për nesër, por kërkojnë shumë përkushtim dhe aftësi të kënaqësisë me partnerin.

Nëse dëshironi t’i ndihmoni vetës rreth impotencës atëherë duhet që nga menyja e ushqimeve tuaja të largoni çdo gjë që përmban kofein. Nëse mendoni se alkooli mund të ndikoj si afrodiziak atëherë jeni gabim. Çdo lloj alkooli është i ndaluar, përveç verës së kuqe e cila hyn në grupin e afrodiziakëve të mirë. Ushqimet tjera që llogariten si afrodiziak të mirë janë: kërpudha tartufi, spinaqi, qepa, hudhra, speci, brokoli, perimet rrënjore (selino, karota), shalqiri, pjepri, dredhëza, bajamja (bademi), arra, lajthia, por gjithmonë të papjekura.

Definitivisht, nëse keni problem me impotencën duhet të ushqeheni shëndetshëm – ajo shërohet edhe me ushqim. Hani shëndetshëm dhe kjo do t’ju ndihmoj.

Bajamet (bademi)

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por edhe pse bajamja është shumë e pasur me yndyra (13 gr yndyrë në 30 gr bajame) ajo mund të jetë me shumë vlerë për zemrën tuaj. Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një mbrojtës tjetër i zemrës suaj.

Bajamja edhe me një veti dallohet nga ushqimet e grupit të njëjtë që i takon (arrat, lajthitë): ato janë burim i përkryer i kalciumit joqumështor; 30 gr bajame përmbajnë rreth 10% të sasisë së rekomanduar ditore të këtij minerali.


Speci (i kuq)

Speci i kuq dhe i ëmbël nuk është ndoshta në trend sikurse speci i djegës chili, por tani që po flasim për ushqim të shëndetshëm ai në mënyrën e tij është shumë i “djegës”. Një spec përmban më shumë vitaminë C sesa një portokall. Në përmbajtje speci i kuq ka shumë betakaroten. Përmban dhe likopen-karotenoid i cili mund të ndihmoj në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Qepa

Qepa, sot, qëndron në krye të listës së ushqimeve me përmbajtje antikancerogjene. Qepa mund të parandaloj reakcionet antiinflamatore, të cilat ndikojnë në paraqitjen e alergjive dhe astmës. Përkrah kësaj qepa ndikon si parandalues dhe në paraqitjen e sulmit në zemër dhe në tru në atë mënyrë që zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut. Ka shumë njerëz që nuk e konsumojnë qepën për shkak të erës së saj karakteristike. Që të parandaloni erën e qepës mjafton që të përtypni një degëz të majdanozit të freskët.

Vitamina E (tokoferoli)– një antioksidant i fuqishëm ndihmon në preventimin e akumulimit të pllakave në arterie.

Kalciumi ndihmon në ndërtimin e eshtrave më të fortë, por ndihmon dhe në rregullimin e punës së zemrës dhe normalizimin e shtypjes së gjakut.


Pyetje për seksin? Përgjigjet që jep andrologu i njohur Dr. Evi Dani



Mjeku i njohur androlog Dr. Evi Dani i përgjigjet qytetarëve shqiptarë lidhur me pyetje që ata kanë për çështje të ndryshme seksuale. Jo vetëm mjekësi për seksin, por shumë këshilla për çështjet seksuale.



1- E kam ereksionin shumë të shkurtër. Si ta zgjas në kohë sepse kjo gjë më bën të ndihem shumë keq psikologjikisht?

– Nëse e mbani mendjen gjithë kohën se si ta zgjasni ereksionin, do të ndjeni presion në vetvete dhe nuk do të arrini kurrë ta bëni një gjë të tillë. Më parë duhet të qetësoheni dhe t’i gëzoheni çdo momenti që kaloni në intimitet me partneren tuaj, pa qenë nevoja për një ereksion shumë të gjatë. Edhe zgjatja e ereksionit më shumë se normalja, është shumë i dëmshëm. Nëse partnerja juaj është e kënaqur, duhet të jeni edhe ju. Lojërat paraprake, siç është preludi i dashurisë, janë një akt shumë i mirë për të zgjatur intimitetin.

2- A ka mundësi që t’i ulet mashkullit niveli i testosteronit? E bëj këtë pyetje, sepse im shoq, kohët e fundit, s’ka oreks fare për seks dhe më thotë që ka probleme me testosteronet…

– Sigurisht që është e mundur ulja e nivelit të testosteronit te një mashkull. Përderisa jua konfirmon këtë gjë vetë bashkëshorti juaj, do të thotë që është vizituar dhe e ka me baza këtë që thotë. Nëse thjesht ka një dyshim për këtë gjë, atëherë duhet të jeni ju që t’i sugjeroni të shkojë te mjeku, të bëjë disa analiza e të marrë një mjekim për rregullimin e nivelit të testosteronit.

3- Kam një djalë 5 vjeç, që e kam kapur disa herë mat duke prekur organin e tij gjenital dhe kjo gjë më ka trembur. A është normale kjo gjë dhe a duhet t’i tregoj unë atij në lidhje me krijimin e fëmijës, sepse më pyet shpesh?

– Është normale që një fëmijë i asaj moshe ose edhe më i vogël, të prekë organin e tij, sepse është kurioz dhe do të njohë trupin e tij. Ajo çfarë duhet të bëni ju si prindër, është të bisedoni hapur me fëmijën tuaj dhe t’i shpjegoni që ai një ditë do të rritet dhe do t’i kuptojë më mirë ato çfarë do t’i shpjegoni ju rreth organeve dhe krijimit të fëmijës. Veç kësaj, duhet t’i tregoni se duhet të jetë i kujdesshëm, plus që nuk duhet të lejojë njeri t’ia prekë pjesët intime të trupit të tij, përveçse me lejen e tij, kur të rritet. Më mirë ta marrë informacionin nga ju, në lidhje me çdo pyetje që ju bën, sesa ta mësojë nëpërmjet internetit apo televizorit, sepse në këtë mënyrë, mund të marrë drejtimin e gabuar, mund ta kuptojë jo si duhet. Kur u flet prindi, ata e kanë më të lehtë t’i kuptojnë.

4- Partnerja ime nuk pranon të bëjë seks. Edhe pse më thotë që më dashuron, më thotë “prit, se nuk ndihem gati”, por sa më shumë më refuzon, aq më shumë më josh. Si mendoni ju, ta pres apo të ndahem nga ajo se ndoshta nuk e tërheq?

– E kuptoj gjendjen tuaj, sepse është si ajo “molla e ndaluar” e cila të josh më tepër, por duhet të tregoheni i duruar përderisa jua ka kërkuar këtë gjë. Nëse vërtet e dashuroni, duhet të dini të prisni, që çdo gjë të vijë natyrshëm e pa sforcime. Përderisa rri me ju, ajo sigurisht që ju do, por nuk ndihet gati, për shkak të frikës, ndonjë tabuje, ose ka nevojë për më shumë siguri nga ana juaj. Nuk më duket zgjidhje nga ana juaj ndarja për shkak të refuzimit të saj; vetëm nëse ju nuk e dashuroni vërtet.

5- Jam një vajzë që, nën efektin e pijes a nuk e di se çfarë, kam kaluar një natë jo të zakonshme, natë pasioni, me një djalë që kisha vetëm dy herë që e takoja. Problemi është se nuk mund ta harroj, edhe pse ishim të ndërgjegjshëm që të dy që ishte vetëm një natë dhe kaq.

– Mendoj se pyetja juaj i shkon më shumë për shtat një psikologu, përderisa ka të bëjë më shumë me anën shpirtërore. Në lidhje me natën pasionante, mendoj se do ta harroni shpejt, sepse ju jeni akoma nën efektin e saj dhe, me sa kuptoj, është hera e parë që bëni një veprim të tillë. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se ajo natë nuk ka qenë gjë tjetër veçse një pasion seksual i çastit. Nëse vazhdoni të ndjeni për të, mendoj se duhet ta rivlerësoni situatën, ose të krijoni një mundësi tjetër takimi me këtë djalë. Nëse shikoni që tërheqja është e dyanshme, pse jo, mund të lindë diçka përtej pasionit dhe një ndjenjë dashurie që e bën më të plotë dhe më të bukur natën tuaj të pasionit.

6- A mund të merret sëmundja e SIDA-s vetëm me një akt seksual? Jam bërë merak sepse kam bërë seks me një femër e cila më pas dëgjova që ishte shumë e pisët dhe mund të kishte edhe sëmundje.

– Ka pasur edhe raste të tilla që vetëm me një akt seksual e kanë marrë virusin HIV. Ju uroni që ajo të mos ketë qenë e infektuar me këtë virus. Pastaj, diçka më habit me ju, si mund të bëni seks pa u mbrojtur, aq më tepër me një femër me të cilën nuk keni marrëdhënie të rregullta dhe thjesht keni kaluar disa orë me të? Bëni shumë gabim! Megjithatë, jeni ende në kohë të bëni një vizitë për të hequr merakun.

7- Jam i sëmurë me diabet dhe më është ulur shumë dëshira seksuale sepse nuk kam potencën që kam pasur. A mund të marr viagra për të rritur potencën, apo duhet të këshillohem me mjekun.

– Nuk e di moshën tuaj, por është e vërtetë që shpesh, diabeti ndikon në uljen e potencës seksuale. Ka edhe preparate të tjera përveç viagres që merren për rritjen e potencës seksuale, siç është Levitra dhe Cialis. Një metodë tjetër është dhe injeksioni intrakavernoz, i cili ka një efekt shumë të mirë. Megjithatë, unë do t’ju rekomandoja të flisnit më parë me mjekun tuaj, si dhe të këshilloheni edhe me mjekun androlog më pas, për të parë se cili preparat bën më shumë për rastin tuaj. 8- Djali im është me shyta dhe kam frikë se mos më bëhet steril. Në cilat raste rrezikon të bëhet i tillë? - Po të trajtohen siç duhet shytat dhe të mos kalojnë në infeksion, nuk rrezikon të bëhet steril. Shytat janë një sëmundje virale që shkakton imunitet të përhershëm. Çdo dëmtim i organeve të riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre, bëhet premisë për dëmtimin e tubave seminite, përgjegjëse për prodhimin e spermatozoidëve. Kështu, duhet patur kujdes, ato duhet të trajtohen siç duhet që të mos kalojnë në infeksion.
Pyetje për seksin? Përgjigjet që jep andrologu i njohur Dr. Evi Dani


9- Çfarë shenjash shfaq infeksioni balanopastitis? Kam disa çrregullime që më shqetësojnë dhe doja të dija nëse jam prekur nga ky infeksion.

– Balanopastitisi është një patologji që haset shpesh te meshkujt. Shenjat e tij janë: Skuqje dhe kruarje e lafshës së kokës së penisit dhe shtim i një sekrecioni me erë të rëndë që, po të avancojë, ndikon në pamundësinë e kryerjes së aktit seksual. Duke qenë se dyshoni, një vizitë tek andrologu do t’ju qetësonte.

10- Jemi një çift që nuk bëjmë dot fëmijë, spermatozoidët na dolën me dy bishta. Çfarë do të thotë kjo? Ne, marrëdhënien seksuale e kemi shumë të mirë.

- Një nga parametrat e një spermograme është studimi morfologjik i spermatozoidëve. Spermatozoidi ka shtatë patologji të kokës, dy patologji të pjesës së mesme dhe katër patologji të bishtit. Prania e spermatozoidëve me dy bishta është një nga patologjitë, por nuk është shkaktare kryesore e pamundësisë për të bërë fëmijë. Sidoqoftë, shoh që informacioni juaj është i turbullt, ndaj ju këshilloj një konsultë, për sqarime të mëtejshme.

Floripress & Intervista 

Dr. Evin Dani: Andropauza, analiza që u ndryshon jetën meshkujve




Dr. Evin Dani,androlog 

 Kryerja e analizës së nivelit të testosteronit dhe marrja e mjekimit u ndryshon tërësisht jetën meshkujve mbi 50 vjeç”. Deklarata vjen nga mjeku androlog, Evin Dani, i cili shpjegon në detaje shenjat e sëmundjes dhe masat thjeshta, që “rinojnë” këta pacientë.



Doktor, çfarë është andropauza?

Andropauza është një koncept i ri, i studiuar 20 vitet e fundit si dukuri klinike. Ka pasur një debat për termin “andropauzë”, ndaj shkencëtarët kanë vendosur ta quajnë hipogonadizëm. Fjala hipogonadizëm do të thotë ulje e nivelit të testosteronit. Tek mashkulli, një nga hormonet kryesore që jep karakteristikat mashkullore, që janë: qimet, muskujt etj. është testosteroni. Nëse do të kemi mungesë të nivelit të testosteronit dhe kjo mungesë është para pubertetit, atëherë kemi një patalogji shumë të rëndë që është hipogonadizmi, që shpeshherë është i lindur. Këta meshkuj janë fatkeqë në drejtim të zhvillimit të tyre: kanë mungesë qimëzimi, mungesë shtati, organe seksuale të pazhvilluara, sëmuren shumë më shpejt, janë të paaftë për të bërë jetë seksuale të shëndetshme dhe nuk kanë mundësi riprodhimi. Nëse mungesa e testosteronit ndodh pas pubertetit, kemi të bëjmë me sëmundje serioze që ndodh te fëmijët. Kemi dëmtime të organeve të testit dhe sigurisht që kjo patologji lidhet me riprodhimin. Ndërkohë që, në rastin e andropauzës kjo ndodh për arsye se kemi një rënie të nivelit të testosteronit në një moshë mbi 40 vjeç. Me rritjen e moshës fillon ndryshimi i qelizave të organeve, që shoqërohen me shumë sëmundje. Në rastin kur kemi ulje të nivelit të testosteronit nën 3.46 nanogram/ ml, atëherë kemi të bëjmë me rastin e andropauzës.

Përveç faktorit moshë, a ka faktorë të tjerë që ndikojnë në uljen e nivelit të testosteronit?

Çdo sëmundje në drejtim të dëmtimit të testeve jep ulje të nivelit të testosteronit: një traumë, një infeksion, sëmundjet kanceroze, kanceri i prostatës, etj. Për shembull, në rastin e kancerit të prostatës meshkujt duhet të marrin trajtim për uljen e nivelit të testosteronit për të ulur agresivitetin e kësaj patologjie, në mënyrë që të parandalohet një sëmundje shumë herë më e rrezikshme. Përtej këtyre rasteve, ulja e testosteronit vjen në mënyrë të natyrshme dhe pothuajse të pakuptimtë: në mënyrë të heshtur. Me kalimin e viteve, rëndohet dhe pacienti fillon të ketë ankesa.

Cilat janë disa nga shenjat e andropauzës?


Një nga shenjat e para është se pacienti nis të ankohet për disfunksionin eretik, pra impotencës seksuale. Testosteroni është nja nga hormonet kryesore që është i lidhur me ereksionin, pra me aktivitetin seksual. Dëmtimi i nivelit të tij bën që qelizat, enët e gjakut, që janë përgjegjëse për ereksionin të dëmtohen dhe të mos funksionojnë ashtu siç duhet. Në rastin konkret, këta persona kanë pamundësi për të bërë aktin seksual. Kjo shoqërohet edhe me rënien e dëshirës seksuale: pra nëse themi që dëshira seksuale është një proces, një moment i vendosur në bazë të një gjëndre që ndodhet në tru, që është përgjegjëse për dëshirën seksuale, pavarësisht se nuk kemi patologji që kanë lidhje me këtë gjëndër, shikojmë që këta persona kanë rënie të dëshirës seksuale. Po ashtu, ata kanë një këputje, lodhje të përgjithshme. Janë persona të cilët lodhen shpejt për shkak të funksioneve metabolike që luan testosteroni. Testosteroni është një nga hormonet kryesore në metabolizmin e muskulaturës dhe sigurisht ulja e nivelit bën që këta persona të kenë dobësim të muskulaturës. Po ashtu, këta persona kanë një djersitje të pakuptimtë gjatë natës. Një tjetër shenjë e rëndësishme është anemia e pashpjegueshme. Tjetër shenjë është osteoporoza. Një nga shkaqet e frakturave të ndryshme në një moshë mbi 60 vjeç është andropauza. Këtyre personave u prishet edhe gjumi: flenë gjatë ditës dhe zgjohen gjatë natës. Po ashtu, bëhen edhe më depresivë: nuk flasin, mbyllen në vetvete.



Si diagnostikohet andropauza?

Gjendjet e mësipërme, pacienti i ka në mënyrë të heshtur dhe shpeshherë familjarët nuk i kuptojnë dot. Shpesh ne dëgjojmë fëmijët që iu thonë prindërve, kur i shohin të lodhur se përse dalin nga shtëpia. Po ashtu, kur konstatojnë aneminë u japin hekur, por nuk e kuptojnë që kjo anemi u vjen nga mungesa e testosteronit. Po ashtu, kur këta persona bëhen depresivë, gjithë familjarët thonë: “u fut në dhomën e vet sepse nuk dëgjon dot zhurma” dhe nuk e kuptojnë dot se kjo vjen nga ulja e nivelit të testosteronit. Gjithmonë këto shenja justifikohen me faktorin moshë. Për fat të keq, këto shenja nuk njihen as nga mjekët e familjes. Ata kërkojnë një sërë analizash dhe në fund nuk arrijnë të zgjidhin dot problemin. Përgjithësisht ata nuk u kërkojnë të bëjnë një analizë për të matur nivelin e testosteronit. Ndaj do të ishte mirë që testosteroni të bëhej nga të gjitha moshat e pse jo të futej edhe në paketën e check-up-it.

A mjekohet andropauza?

Në momentin që ne konstatojnë ulje të nivelit të testosteronit, atëherë mund të themi që në këtë rast kemi andropauzë. Ndërkohë që marrja e mjekimit me testosteron këta person i bën ‘si dita me natën’. Nga një person i lodhur, anemik, i depresuar, me djersitje natën, pa kryer aktin seksual, ata rinohen. Marrja e testosteronit ua bën jetën të shkëlqyer, shumë aktive dhe njëkohësisht ndihmon dhe familjarët, sepse një burrë në moshë të thyer e që ankohet është një barrë për ta, sidomos me jetën aktive që bëjnë aktualisht. Është një gjë shumë e thjeshtë: bëj analizën e nivelit të testosteronit, merr mjekimin dhe ndryshimi është i jashtëzakonshëm. Është një problem lehtësisht i diagnostikueshëm.

Në çfarë moshe një mashkull duhet të fillojë të dyshojë se është duke kaluar andropauzën?
Zakonisht shenjat e para fillojnë mbi moshën 50 vjeç, por mbi moshën 60 vjeç ne duhet të kemi kujdes dhe të fillojmë marrjen e testosteronit. Ndërkohë që, te moshat e reja kemi të bëjmë me patologji të tjera, që vijnë nga faktorë të tjerë.

Kur duhet të drejtohet një mashkull te mjeku, nëse ka dyshime se është duke kaluar andropauzën?
Të gjithë meshkujt që kanë probleme me shëndetin riprodhues, impotencën apo edhe me patologji të tjera që lidhen me dëmtimin e organeve seksuale duhet të drejtohen te andrologu, që është mjeku specialist. Shpeshherë ndodh që pacientët të drejtohen te specialisti i gabuar, duke marrë dhe mjekimin e gabuar.

Ola Mitre & Floripress

Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil.

EVIN DANI
Njeri prej andrologëve më të njohur shqiptar Dr.Evi Dani nga Tirana ,thotë :

"Para viteve 80, dështonim me mjekimin e impotencës seksuale. Në vitin 1980 një mjek francez bëri një injeksion gabimisht në trupin e penisit, injeksionin papaverin dhe pa që penisi bëri ereksion që mbajti disa orë. Pas kësaj filloi të studiojë edhe një herë fiziologjinë, anatominë, vaskularizimin e penisit. Kjo qe një kthesë e konceptit, e mjekimit të impotencës seksuale.

Sigurisht që kjo u ndoq shumë shpejt nga dy autorë të tjerë, nga një autor që përdori injeksionin në penis të prostoglandinave.

Një autor tjetër, Branklei, përdori një preparat tjetër që quhet fentolamina. Ishte një periudhë kohe e artë për ne, një periudhë kohe shumë e suksesshme për arsye se në atë kohë ne filluam t’i përdorim këto preparate me një sukses fantastik.

Nëse para viteve ’90 mundësia për t’i mjekuar ishte vetëm me preparate qetësues të sistemit nervor, se koncepti ishte që janë probleme psikologjike, tashmë gjthçka kishte ndryshuar.

Krahas këtyre ishte edhe pompa me vakum. Me këtë aparat, duke krijuar një vakum në penis, arrihej që të kishte ereksion. Luftonim të zgjidhnim problemin.

Në vitin 1997, dolën për herë të parë fosfodiesteraza 5 inhibitor, preparate që kanë një efekt të shkëlqyer, ku futen grupi i viagrës, cialis, stendra etj, preparate që përdoren në mënyrë masive me efekte shumë të mira.

Marrja e preparateve nga goja është një mënyrë shumë komode dhe ereksioni arrihet shumë mirë. Por ndodh që në këto preparate, pavarësisht se kanë cilësi shumë të mirë, nuk e marrim efektin siç duam. Pra, preparatet e reja nuk e japin efektin siç duam. Te njerëz të veçantë këto preparate nuk kanë efekt. Në rastet kur këto merren nga goja, kanë efekte të larta, por jo 100% të sigurta. Dhe në këtë grup hyjnë edhe shumë pacientë që nuk mund t’i marrin këto preparate. Për këtë grup pacientësh kthehemi dhe një herë mbrapa për të përdorur skemat e mjekimit që deri më sot mund të duken të lëna pas dere, për arsye se kemi këto të fundit. Nëse njerëzit nuk kanë efekt me ilaçet nga goja, ne fillojmë dhe përdorim injeksionet.

Tani shiten afërsisht në vendet europiane 14 milionë preparate të fosfodisteraza, për shembull viagra. Mund të përdoren 132 mijë injeksione në penis.

Preparati më i përdorur është prostoglandina 1. Prostoglandina 1 në bazë të dozës përdoren intrainjeksion intravenoz në penis. Pacientit i mësohet sesi t’i injektohet. Pas 10 minutash, pacienti ka ereksion të fortë që vazhdon 1 deri në 2 orë. Ereksioni është cilësisht shumë i mirë. Pacienti mund të bëjë një akt cilësor seksual, pa asnjë lloj problemi dhe shumë i kënaqur. Por doza ka shumë rëndësi. Prandaj nuk mund të përdoret pa orientimin e mjekut.

Në një përqindje rastesh, pacientët kanë dhimbje të penisit gjatë momentit të injeksionit. Preparati mund të ketë një rrezikshmëri, jo të lartë, mund të ketë priapizëm, që do të thotë: ai pacient që pasi ka arritur ereksionin, penisi arrin në ereksion dhe kalon mbi 4 apo 6 orë në ereksion dhe pacienti fillon të ketë shqetësime. Se penisi nuk ulet dot. Në këtë rast pacienti ka dhimbje, ka shqetësime, ka shumë probleme dhe duhet t’i drejtohet mjekut për të bërë kundërveprimin e këtij ilaçi.

Preparat tjetër është fentolamina, i cili përdoret në grada të caktura për të pasur ereksion në këtë drejtim. Edhe në këtë rast nuk mund të themi që kemi 100% ereksion. Rezultatet arrijnë në 70-80% të rasteve. Me efekte shumë të mira.

Preparatet duhen përdorur me shumë kujdes dhe duhet patjetër konsulta e mjekut sesi do të injektohet.

Veç injeksionit dhe tabletave nga goja janë edhe disa preparate në formë xheli, që përdoren duke u futur në kanalin e urinës nëpërmjet një mekanizmi të thjeshtë, i cili thithet nëpërmjet uretrës. Në rastet kur nuk nuk mund të përdoret injeksioni se pacienti e ka me frikë, e ka të dhimbshme, atëherë përdoren këto forma dhe përdoren me efekte shumë të mira.

Kohët e fundit ka dalë preparat në formë pike, që futen në uretër dhe kalon duke padur efektin e vet siç duhet. Ky preparat vitaros, në formë pomade, që lyen kokën e penisit dhe një sasi e fut në kanalin e uretrës me efekte shumë të mira. Një nga preparatet e kohëve të fundit.

Këto preparate ne i përdorim thuajse në të gjitha rastet në pacientët që kanë kancer të prostatës dhe kanë hequr prostatën. Heqja e prostatës krijon probleme, se prishet vaskularizimi, prishet sidomos inervimi i vetë penisit dhe bën të pamundur aktin seksual. Por në rastin që përdorim këto preparate kemi pasur rezultate në 60-70% të rasteve të këtyre pacientëve. Efikasiteti është thuajse i sigurtë",thoti dr.Evi Dani.




Në kohën e sotme. Në të gjitha rastet që vuajnë nga impotenca seksuale, qoftë edhe ato shumë të rënda, deri para një periudhe kohe të pamundur për t’u mjekuar, ne kemi mundësi që me skemat tona të mjekimit, me të dhënat tona të kenë efektin e tyre.

Një mashkull që nuk ka ereksion, mund të bëjë shumë mirë fëmijë, si një rast që një mashkull mund të bëjë shumë mirë aktin seksual, por nuk bën fëmijë. Mekanizmat janë të ndara.

Impotenca prek të gjithë, por ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat

Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil. Meshkuj, mos u pikëlloni, ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat.

Nëse nuk merresh me sport, me ndonjë rekreacion, së paku përkohësisht tendosi muskujt. Kjo është e mirë për trupin dhe penisin tënd, nëpërmjet strukturës së të cilit qarkullon gjaku, sasia e të cilit është përgjegjëse për ereksionin tënd.

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për ereksion të shëndetshëm. Çfarëdo ushtrimi qoftë i intensitetit mesatar nxit lirimin e endorfinës, e cila ndikon pozitivisht në gjendjen e mirë shpirtërore. Gjithashtu, kjo forcon afshin tuaj seksual, sensacionin gjatë stimulimit dhe reagimin erektil.


Heqja e shtresave yndyrore nga trupi do të shtojë edhe më shumë nivelin e vetëbesimit tuaj – është konfirmur që gjatësia e penisit shtohet me reduktimin e shtresave yndyrore në regjionet përreth.

Stomaku i mbushur nxit përgjumje dhe vështirëson ereksionin, prandaj duhet shmangur ushqimin e tepërt në darkë para se të shkoni në krevat.

Diabeti dhe kolesterina e rritur gjithashtu mund t’jua bëjnë “shtratin e butë”. Andaj shmanguni ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar, ëmbëlsirave. Pra, reduktoni në minimum.

Po qe se problemi yti me ereksionin vazhdon edhe më tej, pasi që t’u përmbahesh këtyre këshillave, kërko ndihmë tek urologu.

****



Me impotence nenkuptojme ate gjendje kur nje mashkull nuk mund te kete nje ereksion (ngritje te organit mashkullor) ne ate nivel dhe me ate fortesi sa per te kryer maredhenie seksuale. Pasja kohe pas kohe e problemeve me ereksionin, nuk eshte domosdoshmerisht shkak per tu shqetesuar; por nese kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, atehere mund te behet shkaktar i stresit, i prishjeve te maredhenieve me partnerin si dhe humbjen e vetebesimit.

Mendohet qe afersisht 1 ne 10 meshkuj te rritur do te vuajne nga impotenca afatgjate. Shume personave ju ka ndodhur te kene patur rastesisht probleme me ereksionin qe mund te kene patur arsye te ndryshme, si nga pirja e sasie te madhe alkoli, stresi ose lodhje e madhe.

Shenjat

Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:

Veshtiresia per te patur nje ereksion
Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
Ulja e deshires seksuale
Faktoret e rrezikut

Me kalimin e viteve, mashkullit i duhet me shume kohe per te patur nje ereksion; po ashtu penisi nuk forcohet aqe sa ne moshe te re. Burrit i duhet ta preke me shume penisin per te patur ereksion dhe per ta mbajtur ate per nje kohe me te gjate. Kjo situate nuk eshte pasoje e te qenit i moshuar por zakonisht si rrjedhoje e semundjeve te tjera dhe marjes se medikamenteve qe jane te shpeshta ne keto mosha.

Faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e ereksionit jane:

Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.

Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.

Mbipesha sidomos obeziteti.

Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.

Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.

Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.

Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.

Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.

Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat sidhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.

Nderlikimet

Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:

Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
Stres ose ankth
Nenvleresim i vetvetes
Probleme martesore ose me partneren
Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Analizat dhe diagnoza

Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera, ose rekomandohet te vizitohet nga specialisti perkates.

Ne keto ekzaminime perfshihen:

Ekzaminimi fizik. Me kete nenkuptohet komtrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.

Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.

Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.

Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate.

Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjez, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.

Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...