Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/20

Anëtaret e rinjë të shkrimtarëve në LSHK

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
PRANIME TË REJA NË LSHK

Në kuadër të takimit letrar “Esad Mekuli” të LSHK-së, që u mbajt më 17.12.2018, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u shpall lista e anëtarëve të rinj të pranuar në radhët e LSHK-së. Që të gjithë të pranuarit së paku kanë nga dy vepra të botuara, por dhe të tillë me 6-7 botime të gjinive të ndryshme; ka dhe anëtarë që edhe më herët kanë qenë anëtarë të LSHK-së dhe pas një kohe sërish kanë aderuar:

Ajete Pavata
Andrin Kabashi
Beqir Ismaili
Diella Çitaku
Drita Ruhani
Fejzë Demiri
Gazmend B. Bytyçi
Habib Zogaj
Hysen Berisha
Ismet Krasniqi
Isuf Sahitaj
Kudusi Lama
Mevlude Maliqi
Minire Rukovci – Hyseni
Muharrem Blakaj
Neki Lulaj
Nuhi Potoku
Rexhep Halimi
Sadbere Gagica – Spahija
Shaban Beqiraj
Shake, Dake Mahmutaj

Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri GALICA

2018/12/18

Mesazh i qartë i presidentit amerikan Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë



Nga Flori Bruqi



Presidenti amerikan Donald Trump i ka ftuar homologët e tij, kosovarin Hashim Thaçi dhe serbin Aleksandar Vuçiq në Washington.


Rezultate imazhesh për hashim thaçi dhe donald trump

Mirëpo, këta dy të fundit duhet të plotësojnë një kusht për të shkuar në “Shtëpinë e Bardhë”

Ata duhet të arrijnë marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.







Letra e presidentit amerikan Donald Trump, dërguar në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçit ku trajton çështjet e proceseve historike për Kosovën,  po vlerësohet si porosi me mbështetje të madhe në këtë çështje.


Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Letrën e ka publikuar Thaçi në Facebook. Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.





Letra e plotë, e presidentit të SHBA drejtuar Hashim Thaçit: ”

I nderuar z. President: Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.




Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike” .

https://web.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/2349973388406340/?type=3&theater




Imazh i ngjashëm


Është përkushtim i SHBA-së për mbështetje të fuqishme të Kosovës, në procesin e dialogut. Mbështetje për Kosovën si projekt perëndimor anglo-amerikan në të drejtën e saj të plotë, në terësinë e saj tokësore, (territorin kushtetues) si shtet sovran dhe i pazhbëshëm, i barabartë me fqinjtë kundrejt BE-së dhe entitet i pavarur euro-atlantik.


Imazh i ngjashëm


”Natyrisht. Kuvendi ka votuar një ekip negociator që mbetet i hapur për LDK-në dhe VV-në dhe është e pritshme qe sidomos LDK si parti institucionaliste t’i bashkëngjitet grupit.



Shpresojmë që  po realizohet vizioni i Kryeministrit zt.Ramush Haradinaj, i cili pareshtur ka kërkuar që SHBA të jetë e përfshirë në dialog, si garante e një marrëveshjeje ligjërisht obligative, që është njohje reciproke.











Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të mirë letrën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë  zt.Ramush Haradinaj.


“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
“Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka thënë Veseli.

“Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar ai.
Veseli me këtë rast ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që bashkë ta forcojnë Kosovën.
“Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.




Mesazhet e presidentit amerikan Donald Trump për Kosovën dërguar në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi, nuk janë komentuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike.


Në një përgjigjie të dhënë , nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo çështje do të diskutohet të mërkurën, në mbledhjen e rregullt të kësaj partie.


Duke qenë se presidenti Donald Trump në letrën e tij ka kërkuar unitet nga liderët sa i përket përfaqësimit në negociata në procesin e marrëveshjes Kosovë- Serbi, Halil Matoshi këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj tha se mesazhi i shefit të shtetit amerikan do të ketë efekt dhe pret që ekipit negociator t’i bashkohet edhe LDK-ja.


Se cili do të jetë veprimi i mëtejshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbetet të shihet pas mbledhjes së nesërme.





Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë se sa shumë ka avancuar dialogu mes Thaçit me dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Nga letra e Trump mund të shihet se sa ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe sa afër marrëveshjes janë. Sot në mënyrë simultane është lajmi i ardhur nga Brukseli ku Brukseli dhe Washtingtoni e “emërojnë” Thaçin si përfaqësues i Kosovës me Serbinë”


Por Dedën në këtë letër e ka shqetësuar edhe diçka tjetër.


“Më shqetëson paragrafi i fundit i letrës së Trump që e bënë të qartë që ekziston mundësia se në një kohë të shkurtë Thaçi dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen. Është shqetësuese pasi Thaçi nuk ka dakordancë në Kosovë që të jetë përfaqësues, e dyta nuk ka dakordancë që korrigjimi i kufirit me Serbinë të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Deda.


Megjithatë sipas Dedës e gjithë kjo ka qenë e pritshme për një arsye.


“E gjithë kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh refuzimin e partive të mëdha politike për të bërë konsensus e këto parti të mëdha do të kenë përgjegjësinë më të madhe nëse Thaçi pa mandat e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë që përfshin ndarjen e Kosovës me korrigjimin e kufirit”, ka thënë mes tjerash Deda.


Letër publike për Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës




Prof dr Riza Smaka

(Riza Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).
 Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.)

Letër e hapur:

Kryeministrit  të  RK-së   z .Ramush Haradinaj-t dhe,
 Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit

Të  shpallet  nule Rezoluta ( 8-10 korrik 1945, Prizren)  e  Kuvendit të KAKM-së  për Aneksimin e Kosovës  dhe Metohisë   Sërbisë  Federale

Akti politik  e veçanërisht akti  juridik i miratuar  në  rrethana të  dhunës, mashtrimit apo lajthimit, kurdoherë, ab initio  është  nul!

Sipas   doktrinës  juridike si dhe  zgjidhjeve juridike të mira , çfarë do akti  juridik apo politik qe do të miratohej nga apo në rrethana të  dhunës, mashtrimit apo lajthimit, apriori, ab ovo , ab initio  është nul, i   cili ,   përderis  do të   egzistonte de facti,   nuk do të prodhonte    efekte juridike as afektime politike valide! 

Në rrethanat e  aplikimit të  dhunshëm të aktit   juridik apo politik të miratuar ( Vis, Claem, Precario) nga dhuna , mashtrimi apo lajthimi,efektet   juridike si dhe afektimet  politike kurdoherë mbetën  të natyrës  faktike ndersa  në rastin e  shpalljes nul  të tij , të  gjitha efektet dhe afektimet  praktike, për dallim të abrogimit , nga fillimi  e përfundimisht , nulohen dhe konsiderohen  invalide dhe  inegzistente  juridikisht!

Në  Prizren, gjatë   gjatë  seancës nga  8- 10 korrik 1945   të   KANÇKKAKM së( Kuvendit të Këshillit Nacional Antifashist Çlirimtar të Krahinës së Kosovës dhe Metohisë ), në rrethana të  administrimit dhe të  pushtetit ushtarak ,  të  dhunës , kanosjes, mashtrimit e lajthimit ka qenë  imponuar  Rezoluta  ( 8-10 korrik 1945 , Pz.) për Aneksimin e Kosovës dhe Metohisë Sërbisë Federale.

Në  seancën  e KANÇK-së  e KAKM-së, ka qenë  miratuar Rezoluta e sipërtheksuar vetëm atëherë  kur , autoritetet politike , ushtarake  e policore de facti të  Sërbisë Federale,jo pak nga  delegatët   parimorë dhe kundërshtarë të aneksimit të Kosovës nga Sërbia , i kanë qenë   likuiduar  fizikisht , shumë sish  i kanë qenë   deprivuar nga liria  si dhe të  tjerë  i  kanë qenë  joshur  me  benefite funksionale e materjale !

Seandejmi,  miratimi i  Rezolutës së sipërthënë ka qenë imponuar  me mjete të  dhunës  politike,  ushtarake – policore , ndaj, si e tillë  ishte dhe mbetët   politikisht e gabuar, e padrejtë dhe e dëmshme si dhe  juridikisht absolutisht  nule .

Poashtu , Rezoluta e  KANÇKAKM-së e datës 8-10 korrik 1945, pos miratimit Vis , Claem , Precario nën rrethana të  dhunës , mashtimit e lajthimit  politik – ushtarak[ë e policorë, ka qenë dhe është në kundërshtim me :

- Rezolutën e KANÇKM të miratuar në Bujan në seancën e  mbajtur gjatë datave 31 dhjetor 1943, 1@2 janar 1944 , me të  cilën, konform me  të  drejtën e pamohueshme për vetëvendosjen politike të  popullit shumicë absolute të Kosovës, ka qenë  aprovuar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë    madje edhe me

- Rezolutën e  KOMINTERN-it (  Konferencës Ndërkombëtare të  Partive Komuniste)  të miratuar  në  vitin 1924, me të  cilën, nder të tjera, ka qenë   aprovuar  formimi i Republikës Socialiste Fshatare të Kosovës ,alternativisht, të pavarur ose të bashkuar me Republikës Socialiste Fshatare të Shqipërisë, të  njëjtë  me republikat  socialiste fshatare të Sërboisë, Kroacisë , Sllovenisë,

- Rezolutën e Konferencës IV-të të PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë)  të miratuar në  Drezden me të cilën ka qenë pranuar dhe konfirmuar  Rezoluta e sipërthënë e KOMINTERN-it si dhe në  kundërshtim me

- Rezolutën  e  Konferencës së  V-të  të Vendit e PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë )  me të  cilën, autoritetet politike  e shtetërore të Jugosllavisë së dytë  deri në  vitin 1945   e  kanë  pasë konfirmuar dhe përfillur   subjektivitetin   politik të  Kosovës konform me  dokumentet politike të  sipërtheksuara.

- Në  vitin 1945 , kur PKJ-ja dhe institucionet shtetërore të  ish Jugosllavisë kur  kanë  qenë të predominuara nga provenienca dhe influenca centraliste  sërbe hegjemone dhe antishqiptare,  nder të tjera ,  ka qenë  imponuar me dhunë , mashtrime e lajthime   Rezoluta   (8-10 korrikut 1945 ,  Prizren)  e  Këshillit Popullor të KANÇKAKM-së,  për aneksimin e KAKM-së  ( atëherë, Kosova quhej Krahinë Autonome  Kosovës dhe Metohisë) Sërbisë Federale, sic!

Me  nulimin e Rezolutës së Këshillit Popullor të Këshillit Antifashist Çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë  të datës 8-10 korrik 1945, në  funksion të  statusit politik të Kosovës,  do të  nulohej  suprestruktuara   juridike e ish Jugosllavisë së dytë  përkatësisht e Sëbisë  (1945- 92- 99) .

Një rast analog, si precedent

Në  dhjetorin e vitit 1918 , në rrethana të dhunës, mashtrimit dhe   lajthimit, ka qenë  miratuar Rezoluta për  aneksimin (bashkëngjitjen )  e  Mbretërisë së Malit të Zi, Mbretërisë së Sërbisë.

Javë më parë , Parlamenti i Republikës së Malit të  Zi,   sipas propozimit të  arsyetuar të Qeverisë së Malit të Zi, e ka nuluar  Rezolutën për  aneksimin  e Mbretërisë së Malit të Zi Mbretërisë së Sërbisë duke e cilësuar juridkisht   absolutisht nule.

Përfundime

Duke vlerësuar  se, Rezoluta  e  imponuar me dhunë, mashtrime e lajthime ,  në seancën 8-10 korrik 1945 e KANÇKAKM-së , në Prizren, ishte dhe është  juridikisht absolutisht nule ,shpallja nule e asaj Rezolute , është politikisht oportune dhe   dhe juridikisht e justifikuar, Kryeministrit z Ramush Haradinaj , i propozoj qe, në procedurë  parlamentare , Kuvendit të RK-së , t’i  prezantojë   dhe arsyetojë  nulimin e Rezolutës së KANÇKAKM-së të imponuar në seancën e datës 8-10 korrik 1945 në Prizren si dhe Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit, qe propozimin e Qeverisë së RK-së të procedojë dhe mbështes për miratim në procedurë parlamentare .

Prof dr Riza Smaka   

   (rizasmk@hotmail.com)

Dje në Bruksel ka përfunduar takimi në mes të delegacionit të Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin nga BE-ja të udhëhequr nga Federica Mogherini.



Pas këtij takimi, me dakordim të të dyja palëve është anuluar konferenca e përbashkët.

Haradinaj, Mogherinit: Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE

“Është anuluar konferenca e përbashkët me dakordim të të dyja palëve, shkaku i qëndrimeve të kundërta”, ka thënë Gashi.

Këto qëndrime kanë pasur të bëjnë rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para delegacionit të BE-së tha se ” Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës”

Haradinaj më tej ka kërkuar nga BE-ja që të t’i respektojnë arritjet e shtetit të Kosovës.

“Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju: Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne. Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërisht në realizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.


Fjala e tij e plotë:

Të nderuar qytetarë,
Kjo është fjala ime e plotë në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sot në Bruksel.

RH

E nderuar Përfaqësuese e Lartë Mogherini,

I nderuar z. Danielsson,

Të nderuar përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së,

Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.

Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

Qëndroj këtu sot si kryeministër i një shteti sovran. Unë përfaqësoj popullin tim që ka vuajtur për besimin e tij në liri – dhe vazhdon të vuajë edhe sot.

Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj.

Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.

Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.

Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE. Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.

Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:

Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.

Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes europiane.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.

Si Kryeministër, ndodhem këtu për t’iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni ju të dëgjoni, ose për çka jeni njoftuar nga dikush tjetër. Realiteti është se ne jemi shtet sovran, demokratik dhe multi-etnik, dhe bazuar në këtë të vërtetë të padiskutueshme, ne duam të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Prandaj, si Kryeministër, unë kam ecur përpara dhe kam paraqitur një draft Marrëveshje Gjithëpërfshirëse që e keni parë, si hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim përpara. Përveç kësaj, më 15 dhjetor Parlamenti i Kosovës votoi delegacionin e Kosovës për dialog. Delegacioni do të bashkëkryesohet nga Zëvendëskryeministri Limaj dhe kreu i Partisë Social Demokratike të partisë opozitare Shpend Ahmeti. Është delegacion gjithëpërfshirës me synimin që të përfshihen edhe palë të tjera. Ky është hap madhor në demokracinë tonë dhe i përgëzoj të gjithë deputetët e Kosovës që votuan delegacionin.

Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.

Të nderuara shtete anëtare,

Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.

Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!

Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.

Faleminderit!

Të lumtë President i Kosovës,zt.Hashim Thaçi !

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se “ne sot ndodhemi këtu, dy dekada pas luftës së përgjakshme dhe dhjetë vite pas pavarësisë së Kosovës”.
“Jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme kur jemi në një gjendje krejt normale në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar. Ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, në mision dhe qëllim”, ka thënë Thaçi, duke aluduar në transformimin e FSK-së në Ushtri.


Thaçi në KS të OKB-së: Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhë në Kosovë, vendimi për Ushtrinë i natyrshëm (Fjalimi i plotë)

“Nëse Kosova ka bërë gabim, është se ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar, dhe assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë nderi më tani, nuk e treguan në raport me Kosovën”.
“Më thoni ju lutemi çka ka të jashtëzakonshme këtu, nuk ka asgjë fare të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.
Fjalimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Kam nderin që sot të jem para jush në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës.
Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit për vëmendjen e vazhdueshme karshi Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.
Unë kurrë nuk do të harroj që në ditët më të rënda për mua dhe qytetarët e Kosovës, nga ky forum jehuan zëra shprese dhe thirrje për paqe.
Unë dhe populli im kurrë nuk do të harrojmë se kur po përballeshim me momentet më të rënda për ne, ju u shndërruat në zërin tonë.
Ju falënderojmë përgjithmonë.
Falë jush, u mësua për dhunën sistematike, spastrimin etnik, mijëra qytetarë të pafajshëm që sot nuk janë më në mesin tonë, mijëra që ende janë të zhdukur dhe për mbi 20.000 gra që ende jetojnë me dhimbjen dhe stigmën e dhunës seksuale të përjetuar gjatë luftës, nga Serbia.
Ju ishit zëri ynë, kur neve na mungonte një i tillë.
Por, të nderuar zonja dhe zotërinj,
Ne sot ndodhemi këtu 2 dekada pas luftës së përgjakshme dhe mbi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës.
Jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohën e një situate krejt normale dhe progresi substancial në Kosovë.
Kur angazhimi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja e juaj është e nevojshme për të adresuar probleme të vërteta me të cilat përballet bota sot.
Të nderuar të pranishëm,
Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar.
Në fakt, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, i drejtë në mision dhe qëllim.
Nëse Kosova ka bërë gabim është sepse ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë.
Vendimi për ushtrinë është i vonuar e assesi i gabuar.
Është i vonuar, sepse kemi pritur, vullnet të mirë nga ata që kurrë deri më sot nuk e treguan në raport me shtetin e Kosovës.
Por tani, Republika e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ka ndërmarrë një hap të natyrshëm për themelimin e ushtrisë së saj.
Më thoni ju lutem çka ka të jashtëzakonshme këtu?
Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, asgjë fare, që është në kundërshtim me Rezolutën 1244, pakon e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Kosovës apo të drejtën ndërkombëtare.
Pikë së pari, Rezoluta 1244, përkatësisht paragrafi 15, i referohet vetëm demilitarizimit të UÇK-së, proces ky i përmbyllur në kohë rekorde dhe pa asnjë incident në shtator të vitit 1999.
Dhe i vlerësuar lartë edhe nga Këshilli i Sigurimit dhe sekretari i atëhershëm Kofi Annan.
Ishte vlerësuar lart edhe nga NATO dhe kjo mbështetet nga dëshmitë dhe raportet ekzistuese të NATO-s, por edhe të UNMIK-ut në atë kohë.
Së dyti, pakoja gjithëpërfshirëse e presidentit Ahtisari, i cili ishte edhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për negociata lidhur me statusin final të Kosovë, në nenin 52 nënvizon qartë të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.
Për më tepër, rishikimi i sektorit të sigurisë, i realizuar në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, thekson shumë qartë të drejtën e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.
Dhe në fund fare, vijon më e rëndësishmja, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që duhet theksuar se është marrë me kërkesën e shtetit serb, nënvizon qartë si loti se Kosova nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj.
Dhe rrjedhimisht, është e drejtë e pakontestueshme e Kosovës që të ketë ushtrinë e saj.
Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovës me mbështetje unanime politike nga të zgjedhurit e popullit.
Pavarësisht nëse i pëlqen kjo dikujt apo jo.
Shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar.
Por, jo edhe qytetarët serbë të Kosovës.
Më lejoni, zonja dhe zotërinj,
Në cilësinë time si President i Republikës së Kosovës dhe si Komandant Suprem tua them troç se ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.
Transformimi i misionit të FSK-së nuk është një hap të cilin e kemi ndërmarrë si mesazh kundër askujt.
Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kërcënim kundër askujt.
Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet profesionale dhe shumetnike.
Mbi 10 për qind e ushtarëve janë nga komunitetet joshumicë.
Serbë, malazezë, kroatë, turq, boshnjakë, romë, egjiptianë, ashkalinj, etj.
Një forcë, e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës.
Çdo fëmijë, çdo të ri, çdo të re, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi.
Të nderuar të pranishëm,
Populli im, për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithnjë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake, pikërisht pasi ajo historikisht ka qenë e huaj dhe ka qenë simbol represioni.
Por, ushtarët e Kosovës do të jenë ushtarë të paqes dhe ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon.
Mua më vjen keq që disa qytetarë serbë të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, janë detyruar dhunshëm të japin dorëheqje si rezultat i presionit sistematik të ushtruar mbi ta nga shteti i Serbisë.
Për mua kanë qenë rrëqethëse rrëfimet e disa ushtarëve nga komuniteti serb për intimidimin që u është bërë nga shteti i Serbisë.
Familjet e tyre janë sulmuar.
Shtëpitë u janë goditur me granata.
Dhe shumë prej tyre janë mbajtur me orë të tëra nga policia e Serbisë kur kanë udhëtuar në Serbi.
Kjo është vërtetë e tmerrshme.
Më vjen shumë keq për ta, sepse e di që shumica dërrmuese e tyre e kanë dorëzuar uniformën e tyre me lot në sy dhe me zemër të thyer.
Por, unë dua t’ju garantoj të gjithëve se ne nuk do të zmbrapsemi asnjëherë nga përpjekja jonë për të përfshirë edhe më shumë të gjitha komunitetet në ushtrinë e Kosovës.
Kjo është ushtri, e cila do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.
Kërcënimi i vetëm që i vjen rajonit janë thirrjet joracionale për luftë dhe konflikt që burojnë nga fqinji ynë verior.
Gjithashtu, më lejoni t’ju siguroj se Kosova do të respektojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim me KFOR-in.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n.
E gjithë puna jonë do të jetë e koordinuar me NATO-n.
Themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet perceptuar asnjëherë si një përpjekje për të dyfishuar misionin e NATO-s në Kosovë.
Përkundrazi, vendimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e ushtrisë është në funksion të drejtpërdrejtë të ndërtimit të mekanizmave, të cilët do ta bënin vendin tonë edhe më të aftë për të kontribuar në sigurinë lokale dhe më gjerë.
Qëllimi jonë është që të zhvendosim paradigmën nga një vend i cili ka qenë konsumues i sigurisë dhe të bëhemi kontribuues i paqes dhe stabilitetit.
Por, kjo në asnjë mënyrë nuk ndërhyn me misionin aktual të NATO-së në Kosovë.
Përkundrazi, Ushtria e Kosovës vetëm do ta ndihmojë dhe plotësojë atë.
KFOR edhe sot, pas 20 vitesh, shihet si mision shpëtimtar.
Qytetarët e vendit tim i respektojnë pjesëtarët e NATO-s si heronj.
Ende u dhurojnë lule.
Dhe përjetë do t’u jenë falënderues.
Të nderuar të pranishëm,
Unë jam krenar që jam presidenti i vendit më pro NATO dhe më pro BE në botë.
Pavarësisht vështirësive dhe pavarësisht padrejtësive që po na bëhen, posaçërisht në procesin e liberalizimit të vizave, ne si vend qëndrojmë të palëkundur në orientimin tonë.
Nuk kemi dhe as nuk kërkojmë alternativë tjetër, rrugë tjetër.
E ardhmja e Kosovës dhe e ardhmja e rajonit tonë është në strukturat euroatlantike.
Andaj, të nderuar të pranishëm, kjo pashmangshëm na shpie tek esenca e çështjes në fjalë.
Problemi të cilin kanë fqinjët tanë verior sot nuk është ushtria e Kosovës, por ekzistenca e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Këto rrethana e bëjnë dialogun ndërmjet dy vendeve tona proces kyç. Pa dialog dhe pa marrëveshje finale, ne shndërrohemi në vende që prodhojnë drama të pafund dhe të panevojshme për konsum të brendshëm elektoral.
Por, të dëmshëm për të ardhmen e vendeve tona.
Ju lutem, vetëm hidhni një sy fushatës së ndyrë që Serbia udhëhoqi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Më thoni ju lutem kush përfiton nga mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë?
Përfiton vetëm krimi i organizuar.
Përfiton terrorizmi.
A thoni që unë duhet ta denigroj tani këtë forum duke përdorur gjuhën dhe metodat e përdorura nga Serbia kundër Kosovës?
Të them të drejtën, unë sinqerisht ndjej keqardhje për sjelljen e tyre.
Është më se e natyrshme që një sjellje e tillë të pasohet me masa të marra nga institucionet e Kosovës për produktet serbe të cilat hyjnë në Kosovë.
Pra, Kosova nuk e ka provokuar këtë situatë.
Ky reaksion është pasojë e veprimeve agresore të Serbisë.
Unë dua të besoj që kjo gjendje do të tejkalohet në një të ardhmen e afërt.
Prishtina dhe Brukseli janë duke komunikuar intensivisht për këtë çështje.
Të nderuar të pranishëm,
Megjithatë, në Kosovë, ne mbetemi të vendosur për paqe dhe dialog me Serbinë.
Për këtë qëllim, Kuvendi i Kosovës javën e kaluar miratoi rezolutën për dialog dhe strukturën e ekipit negociator, me përfshirje pozitë-opozitë dhe shoqëri civile.
Për sa kohë që ne nuk kemi një marrëveshje përfundimtare dhe të implementueshme, situatat e tilla do të përsëriten vazhdimisht.
Unë dhe populli i Kosovës nuk e mbështesim konfliktin.
Në fakt, ne asnjëherë në historinë tonë nuk e kemi shkaktuar asnjë konflikt.
Gjithmonë kemi qenë viktimë.
Gjithmonë kemi luftuar për mbijetesë.
Paqja nuk nënkupton mungesën e mospajtimeve, por ky cikël i dhunshëm duhet të marrë fund.
Ushtrimi i forcës për shoqëritë demokratike do të thotë monolog, jo dialog.
Andaj, është detyra e gjeneratës sime që të lëmë pas një rajon pa konflikte, një rajon në paqe të qëndrueshme.
Një Ballkan funksional në të cilin Kosova dhe Serbia, si dy vende të pavarura, aspirojnë të ardhmen evropiane.
Unë e di shumë mirë se ndërtimi i paqes për liderët është shumë më sfidues, madje edhe më i rrezikshëm sesa të bërit e luftës.
Por, paqja është detyrimi ynë ndaj fëmijëve tanë.
Ndaj brezave që pasojnë.
Atyre ua kemi borxh një të ardhme pa konflikte.
Kosova është gati.
Ne jemi gati për dialog.
Ne jemi gati për vendime të vështira.
Por, edhe jemi njëkohësisht të vetëdijshëm se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë moment historik, do të pësojnë të gjitha palët e përfshira.
Të nderuar të pranishëm,
Dy dekada më parë, në një ditë të rëndomtë si kjo, unë kam qenë në uniformë, duke luftuar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Jam shumë krenar për të kaluarën time dhe të bashkëluftëtarëve të mi.
Sot si president i shtetit të pavarur të Kosovës, jam i vetëdijshëm që kam përpara edhe një sfidë tjetër të madhe.
Betejën për ardhmërinë tonë.
Betejën për paqen.
Betejën për të përmbyllur një konflikt shekullor mes dy popujve tanë.
E di që nuk do të jetë aspak e lehtë.
E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore.
Por, ato janë të domosdoshme.
Unë besoj thellësisht se një marrëveshje e tillë do të kishte fuqi transformuese në rajonin tonë.
Një marrëveshje e tillë do të ndryshonte prioritetet.
Askush më nuk do të mund të fitonte vota duke nxitur urrejtje.
Askush nuk do të mund të materializonte frikën.
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse do t’i hapte derën një lidershipi të ri që synim kryesor do ta kishte reformat dhe zhvillimin.
Unë besoj plotësisht në një të ardhme, ku Kosova dhe Serbia ulen si të barabarta në tryezën e familjes evropiane.
Unë besoj në një të ardhme ku ushtarët e Kosovës dhe ata të Serbisë shërbejnë përkrah njëri-tjetrit në misione paqeruajtëse anekënd botës.
Unë besoj në një të ardhme të tillë, sepse e kam përjetuar të pamundurën, të pabesueshmen, e cila ka ndodhur para syve të mi.
Unë frymëzohem çdo ditë nga sportistët kosovarë të cilët na mësojnë se kthimi është i mundshëm edhe pas dështimit, se flamuri ynë mund të ngrihet edhe në vende që nuk e kanë njohur ende shtetin tonë.
Frymëzohem nga gazetarët të cilët më kritikojnë çdo ditë dhe më bëjnë president më të mirë të vendit tim.
Frymëzohem nga qytetarët e Kosovës që përkundër dhimbjeve që kanë vuajtur, rrënimeve dhe humbjeve, asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga vlerat dhe parimet dhe ende këmbëngulin në liri, barazi, drejtësi e dinjitet.
Unë besoj në një të ardhme evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë.
Një të ardhme pa intriga, konflikte dhe urrejtje.
Mbetet në dorën tonë që ta jetësojmë këtë të ardhme.
Shpejt, në javët dhe muajt e ardhshëm.
Me një marrëveshje paqësore finale Kosovë-Serbi, ligjërisht obliguese, pa kufij në baza etnike, pa shkëmbim popullatash, por me njohje reciproke si vende të pavarura e sovrane e shtete me shoqëri shumetnike.
Ju faleminderit!
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Shkrimtarja e mirënjohur shqiptare nga Vlora,“Mjeshtre e Madhe e Penës”, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Anëtare e re e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York.



Rezultate imazhesh për vilheme haxhiraj

   Më 30 tetor 2018 shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj u pranua anëtarja më e re e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në Nev York, me të drejta të plota si Akademike, me këtë motivacion: “Si autore me shumë kontribute, me krijimtari letrare të bollshme në disa gjini, në studime, publicistikë si brenda e jashtë atdheut dhe një vlerë e pamohueshme që nderon kombin!” 


Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj    Vlorë  u  organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”, ditën e shtunë,  datë 15 Dhjetor 2018...në  lokal “Gorishti”, ora 10_oo paradite.

Takimin e nderonte Akademik.Prof.Dr. Eshref  Ymeri,shkrimtarë nga Durrësi, Berati, Fieri, natyrisht dhe shkimtarë të Vlorës, si dhe shumë qytetarë e dashamirës të letërsisë. Gjithashtu merrnin pjesë Lidhja e shkrimtarëve “P.Marko”me kryetarin  z. Albert Habazaj, Sh AK. “Ali Asllani”, Sh.A.K.“Dukati” etj...Nuk mungonte ekipi botues i veprave të autores, Shtypshkronjës “Europrint me presidentin Vladimir Gaba dhe dy zonjusha korektore. Europrint i bëri autores si dhuratë fletëpalosjen. 

Moderator i takimit Z. Fitim Haxhiraj.

-Z. Albert Habazaj Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “P.Marko” çeli diskutimet.
Poeti durrsak, Agim Bajrami freskoi mjedisin me fjalët e tij të ngrohta dhe citoi poezinë filozofike,“Hija ime” nga vëllimi poetik i autores me titull “Sa do të doja
-Lejla Gorishti, redaktore dhe  njohëse e krijmtarisë së autores në  urimet e rastit, shprehu anën shpirtërore artistike të krijimtarisë së autores.

-Rainhardi 6 vjeçar përshëndeti Nëna Vilin, Gjyshin,Mamin dhe Babin me një poezi, kurse auditorin me Himnin e Flamurit. Zëri i ëmbël,i sinqertë dhe i pafajshëm bëri përshtyje dhe  ngriti në këmbë auditorin që e shoqëroi me këngë.

-Akademik Prof.Dr. Eshrefi në fjalën e urimit shpalosi vlerat e shkrimtares Vrana Haxhiraj .

 -Kadri Tarelli , studiuesi dhe kritiku durrsak,përshëndeti autoren.

-Mjeshtri i Madh i Sportit, Mexhid Haxhiu përshëndeti e lexoi një mesazh  urimi të Akademik Prof.dr.Flori Bruqi( drejtor i marrëdhënieve me publikun për ASHASHA për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe New York.)

 Z.SehitBeluli lexoi një dedikim poetik  për shkrimtaren .

Pësrshëndeti kryetari i Sh.A.K. “Labëria” ,z.Ahmet Dema!

-Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri i dorëzoi  Çertifiktën 

Akademikes shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Gjakovarja Vjollca Tytyni, pas fjalës përshëndetëse, lexoi Mirënjohjen e autores drejtuar Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York!

AKADEMISË  SHQIPTARE  AMERIKANE    SHKENCAVE  DHE
                  ARTEVE  ME  SELI    NEW  YORK (ASHASHA) !

                               MIRËNJOHJE:

       Të nderuar Anëtarë të Senatit të ASHASHA!

 I nderuar z. President i ASHASHA, Akademik.Prof.Dr. SKËNDER KODRA!

    Nga ky tubim vlerash, i zhvilluar në Vlorë, sot më 15-12-2018, Ju shpreh falënderimet e mirënjohjen time dhe të familjes Haxhiraj, për vendimin e datës 30 tetor 2018, sipas të cilit Ju aprovuat pranimin tim si anëtare e AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE me të drejta të plota.

    Ky anëtarsim ishte një lajm i papritur për mua, ndaj dhe erdhi shumë i këndshëm pasi më vlerësuat me titullin e lartë e të nderuar “Akademike”.

Anëtarësimi im në Akademinë Shkencore dhe të Arteve,është nder për Kombin, për Vlorën, për Kaninën (vendlindjen time), se vjen nga vendi më demokratik në botë,  ShBA. Titulli”Akademike”ka nderuar së tepërmi mua e familjen time, duke më bërë më të përgjegjshme për të dhënë më të mirat e qenies sime në dobi të letërsisë, publicistikës dhe studimit, duke vënë në pah të vërtetat e realitetit të çdo kohe, gjë që ndikon në rritjen ee ndërgjegjes sonë kombëtare.

 Kjo arrihet me vullnet, punë dhe në bashkëpunim të frytshëm me Akademikët e Institucionit tuaj të kualifikuar.

                                            Me konsiderata të veçanta!

                                            Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë, 15-12-2018

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...