Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/15

Një Skënderbe me ngjyra siç nuk e keni parë ndonjëherë!




Nga Ilir Ikonomi

Është nxjerrë nga një ribotim italisht i vitit 1646 që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës. Libri titullohet:




“Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo.”

Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhë e zi.

Por 50 vjet pas daljes së botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë librin dhe t’i stilizojë portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij.

Në këtë Skënderbe me ngjyra, bereta “alla carmagnola” është e gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur në portretin e Gentile Bellinit ose në atë të Cristofano dell’Altissimos që ruhet në Firence.

Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara.

Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe.


***
Rezultate imazhesh për ilir ikonomi


Ilir Ikonomi lindi në Pogradec më 1 shtator 1954 dhe e kaloi fëmijërinë në Tiranë dhe Berat. Kreu studimet e larta për gjuhë kineze në Pekin (1978). Punoi si përkthyes në Radio Tirana (1978-1991), pastaj si gazetar për agjencinë e lajmeve Reuter. Prej vitit 1992 jeton në SHBA dhe punon për VOA (Zëri i Amerikës). Është autor i librit "Faik Konica, jeta në Uashington"

Ky libër flet kryesisht për jetën e Faik Konicës[1] gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e deri sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.

"Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka pasur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithherë për vendin e tij." - Sami Repishti, Doktor i Shkencave.

"Me këtë libër, Ilir Ikonomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj." - Bejtullah Destani

"Vlera kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër - çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare." - thotë Profesor Kristo Frashëri.

Ilir Ikonomi është gjithashtu autor i librave "Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit" (UET Press, 2012) dhe "Pushtimi, ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar" (UET Press, 2012).

Pesë defekte të gazetarit shqiptar sot

Fatos Baxhaku.jpg
FATOS BAXHAKU

Këtë bashkëbisedim do të desha ta nis duke ndarë me ju ndjesinë e çuditshme që më kanë shkaktuar kohët e fundit dy gjëra: E para është një autoreklamë në njërin prej kanaleve tona televizive kombëtare, me anë të së cilës i bëhet thirrje publikut që të bashkëpunojë në dhënien e informacioneve. Thirrja bazë e kësaj reklame është: Mjafton një telefonatë dhe bëhesh edhe ti reporter! Gjëja e dytë që më ka shtënë disi në mendime është titulli provokues i një libri të profesorit francez Eric Scherer. A na duhen më gazetarët? Kështu titullohet libri. Janë në fakt dy gjëra të cilat mund ta tronditin deri diku besimin që ke pasur në vlerat e një profesioni të ushtruar që prej 20 vjetësh.

Tashmë është thuajse e pranuar prej të gjithëve se fusha në të cilën operojmë, pra gazetaria dhe në tërësi bota e mediave është një sferë shoqërore gati-gati më vete, nga më të rëndësishmet e shoqërisë. Vetëm se kjo sferë është disi e ngatërruar dhe e çrregullt, ajo jeton dhe shumë herë edhe mbijeton vetëm si bashkësi e ndërfutur me bashkësi simotra të tjera. Ne bashkëjetojmë me ekonominë jo vetëm sepse lajmi ekonomik dhe informacioni ekonomik, që ne raportojmë, është me rëndësi të dorës së parë për krejt jetën e shoqërisë, porse dhe sepse ne vetë përbëjmë një aktivitet ekonomik më vete. Në bashkëjetojmë me politikën, jo vetëm si përçues të qëndrimeve e premtimeve politike, apo preferencave zgjedhore, por edhe sepse shumë gazeta, televizione, radio, rrjete sociale janë shprehës direkt të vullnetit politik të njërës apo tjetrës parti. Mediat janë gjithashtu në një farë kuptimi edhe edukatorë e mësues, ato përçojnë qëndrime morale dhe etike, informacione kulturore, kultivojnë shije dhe zbavitin. Pra ne na duhet të bashkëjetojmë gjerësisht edhe me kulturën.

Duke qenë se vërtitemi në një sferë të tillë të ngatërruar edhe figura e gazetarit është disi ndryshe nga ajo e profesionistëve të fushave të tjera, ku objekti i punës është më i qartë, orari më i fiksuar dhe jeta më e rregullt. Ka qenë kështu në periudhën parainternet dhe besoj se kështu është edhe në periudhën pasinternet, veçse në kohët që jetojmë kanë ndodhur ndryshime të qenësishme në raportet e reporterit me veten, dhe në marrëdhëniet e tij me profesionin dhe pra edhe me publikun.

Që të mund të kuptojmë ndryshimet, në pak minuta, do të mundohem që të kujtoj veten dhe kolegët e mi përgjatë punës këtu e 20 vjet më parë. Do të përqendrohem kryesisht në shtypin e shkruar, fushë që e kam më për zemër dhe ku kam punuar më gjatë. Asokohe, pra bëhet fjalë pas vitit 1992 e më tej, në fushën mediatike në Shqipëri ndodhi një hop i madh. U kalua brenda një kohe relativisht të shkurtër nga mbretërimi i propagandës në mbretërinë e lajmit, hapi i parë i madh i krijimit të një shtypi kombëtar me të vërtetë modern. Njerëzit që e bënë këtë, pra gazetarët e asaj kohe, nuk ishin të gjithë njerëz që në të ritë e tyre kishin ëndërruar të bëheshin gazetarë apo reporterë të famshëm si ata që kishin parë ndër filma. Duke qenë se asokohe ende nuk kishte filluar shkollimi profesional i gazetarëve, pjesa më e madhe e tyre vinin nga profesione të tjera. Ata vendosën të bëhen gazetarë sepse e quajtën veten pjesë të rëndësishme të entuziazmit të përgjithshëm që kishte kapluar tërë shoqërinë shqiptare asaj kohe. Më shumë se një profesion gazetaria shihej jo vetëm prej nesh reporterëve por edhe nga publiku, si një mision, si një urë që, më në fund, e dërgonte të vërtetën në shtëpitë e varfra të shqiptarëve.

Me siguri kolegët tanë të rinj sot do të venë buzën në gaz teksa do të kenë mundësinë të lexojnë ndonjë gazetë a revistë të atyre kohëve. Ndjehej që në ajër një lloj naiviteti, mungesë profesionalizmi në raportimin, përzgjedhjen dhe shkrimin e lajmeve, porsa ama hapi i parë i madh ishte hedhur: lajmi, e vërteta kishte fituar vendin që i takonte.

Burimet e informacionit ishin fare të pakta, një abonim në ATSH që transmetonte kryesisht lajme zyrtare, korrespondentët e rretheve, lajmet e të cilëve kopjoheshin me dorë nga sekretaret, dhe vetë puna e reporterëve të pakët. Në shumë redaksi një kompjuter i vetëm quhej luks dhe faqosja ishte ende primitive. Interneti ishte për ne një gjë aq e largët sa edhe ishujt Havai.

Ishin kohë kur një lajm i gjetur ruhej me fanatizëm të madh. Konkurrenca mes reporterëve ishte e madhe dhe shumë herë madje edhe e ashpër, por ama solidariteti profesional dhe njerëzor ishin në shkallën maksimale. Më kujtohet këtu solidariteti i shtypit edhe atij rival me grevën e gazetarëve të Koha Jonë, apo rasti i djegies së redaksisë së kësaj gazete, apo i burgosjes së Frangajt dhe Lekës.

Tani le të kalojmë në gjendjen e sotme të gazetarisë dhe të gazetarëve. Sipas meje dy janë ndryshimet e mëdha që kanë përcaktuar lindjen e një lloji të ri të gazetarisë. Ndryshimi i parë i madh ishte hapja e shkollave të gazetarisë. Me gjithë mangësitë e paevitueshme në fazën e parë, me gjithë lidhjen ende të dobët me punën konkrete në terren, këto shkolla kontribuan në një shkallë të dukshme në rritjen e shkallës së profesionalizmit ndonëse asnjë herë nuk duhet të harrojmë që jo detyrimisht një student i gazetarisë bëhet automatikisht gazetar. Për të arritur deri aty duhet një rrugë e gjatë plot mund e sakrifica. Sido që të jetë të diplomuarit në gazetari, të cilët sot përbëjnë skeletin e shtypit, të paktën të atij të shkruar, ku jam përqendruar, solli një frymë e gjallëri të re në shtyp.

Ndryshimin e dytë të madh e solli cunami me emrin Internet. Si kudo në botë, por ama me efekt edhe më të theksuar te ne, Interneti zgjeroi burimet, e bëri botën dhe pra edhe Shqipërinë më të vogël, e shndërroi vendin në një redaksi gjigante, i afroi edhe më gazetarët me kërkesat e publikut, me burimet e informacionit, e zgjeroi gati pa fund arkivin personal të secilit. Jo vetëm kaq, Interneti e ka bërë publikun nëpërmjet rrjeteve sociale pjesë të vetë medias. Opinione, qëndrime, kritika, histori personale, njoftime të thjeshta deri dje të paarritshme në shtyp janë bërë pjesë e një media gjigante në shqip, një media që mund ta quajmë fare mirë një media e shtuar.

Deri këtu folëm për të mirat që kanë sjellë në shtyp këto dy ndryshime të mëdha, pra shkollimi i gazetarëve dhe Interneti, porse si çdo ilaç revolucionar edhe Interneti ka efektet e veta anësore të dëmshme, efekte të cilat, nëse harrohen apo lihen pa kuruar, mund ta çojnë pacientin, pra shtypin në krizë. Mendoj se ka ardhur koha që disa efekte anësore, disa dregëza të pacientit shtyp, t’i diskutojmë hapur mes kolegësh të vjetër e të rinj. Sigurisht që këto janë mendime krejt personale, tërësisht subjektive që burojnë nga përvoja ime redaksionale. Këto vërejtje gjithashtu nuk i takojnë aspak pjesës së mbarë të gazetarëve shqiptarë të cilët përbëjnë shumicën e shtypit.

Apatia. Kam vënë re me trishtim shumë prej kolegëve të sotëm, që vijnë në redaksi duke tërhequr këmbët zvarrë, si me pahir, sikur të duan të thonë “dreq o punë, ç’na gjeti!”, dhe largohen prej andej duke fluturuar, njësoj sikur po i pret ndonjë parajsë tokësore. Janë në moshën kur mund të japin kulmin e punës së tyre, por duken të lodhur që në mëngjes. Të bëhesh gazetar është një zgjedhje e vështirë në jetë. Kjo zgjedhje në shumicën e rasteve nuk të bën të famshëm, kërkon një jetë të lodhshme, kërkon që shumë gjëra që për të tjerët janë normale për ty të jenë gati të pamundura, por ama të jep një mijë e një kënaqësi të tjera. Gazetaria nuk është vend për gjumashë apatikë. Kush mendon të kundërtën le të bëhet më mirë zëdhënës apo deputet. Me siguri do të ndjehet më pak i bezdisur.

Mungesa e kuriozitetit. Të jesh gazetar do të thotë në radhë të parë të jesh kurioz, të të bëjnë përshtypje gjëra të jetës së përditshme, të rënda, të këqija, por edhe të bukura, të këndshme, të rralla. Nëse bëjmë një analizë fare të rastësishme të secilës prej ditëve në shtyp do të shohim se ato janë të mbushura thjesht me konferenca shtypi, deklarata të politikës apo të policisë dhe kaq.

Mungesa e të dyshuarit. Gazetari, për nga raca së cilës i përket, duhet të jetë gjithnjë dyshues. Madje dyshues deri në bezdi. Verifikimi i lajmit nga sa më shumë burime është një nga parametrat universalë të punës tonë. Për fat të keq nuk janë të pakta rastet te ne, kur nuk shihet përtej dukjes së lajmit, të deklaratës apo qëndrimit, pozicione të cilat jo vetëm na largojnë nga e vërteta, por edhe e shtojnë rrezikun e manipulimit të shtypit prej burimeve të mirëmenduara.

Mungesa e ideve. Unë nuk dua të luaj rolin e veteranit, që rrëfen betejat e fituara, porse rasti i mëposhtëm mund të jetë vërtet domethënës në krahasimin e shtypit më parë dhe sot. Përgjatë periudhës 1994-1996 së bashku me kolegët Andrea Stefani, Edmond Laçi, Carlo Bollino, Sokol Balla, Hektor Pustina, Arjan Çani, Armand Mero, Rezear Xhaxhiu e plot të tjerë, shumica prej të cilëve disa prej njerëzve më të shquar në media sot, patëm rastin të kalonim një përvojë të veçantë profesionale. Për motive teknike “Gazeta Shqiptare”, ku punim të gjithë asokohe, shtypej një ditë me vonesë, pra numri, që bëhej gati të hënën dilte në treg të mërkurën. Kjo kërkonte që çdo lajm, që të ruante freskinë, të ishte një gjetje më vete, një ide që gazetat e tjera nuk e kishin. Kështu vetëm me anë të ideve, të kërkimit, e thënë shqip e vrarjes së mendjes u arrit që kjo gazetë jo vetëm të mbijetonte, por të bëhej, sikurse është edhe sot, një nga më të njohurat në tregun mediatik. Këtë kërkesë, e të qenit ndryshe, e gjetjes së ideve, për fat të keq e shoh shumë rrallë sot.

Gjuha e mangët. Kudo në botën e zhvilluar shtypi dhe media në përgjithësi modifikojnë vazhdimisht gjuhën. Aq e zhvilluar është sot kjo marrëdhënie sa që prej kohësh kanë dalë fjalorë të posaçëm mbi gjuhën e mediave. Nuk ndodh aspak kështu te ne. Të vetmet shpikje tonat kanë mbetur “bluzat e bardha”, “togat e zeza”, “blutë”… Nuk mund të mbetesh gazetar nëse nuk lexon përditë jo vetëm shtypin, jo vetëm internetin, por edhe sa më shumë libra dhe çdo gjë tjetër që të bie në dorë. Vetëm kështu mund të pasurosh mendjen me ide dhe fjalë, koncepte etj.

Në këtë listë prej pesë pikash mund të zgjatesha edhe më, por ndoshta këtu nuk është vendi dhe as do të ishte e drejtë që të metat të kapërcejnë rezultat e padiskutueshme që kanë arritur gazetarët shqiptarë në këto dy dekadat e fundit. Në thelb këto vërejtje që përmenda pak më lart nuk përbëjnë gjë tjetër veçse dëshirën time të pamatë për t’i parë më mirë e më solidë kolegët me të cilët ndaj të njëjtin profesion.

Mbase ka ardhur koha që, njësoj si në profesione të tjera të rëndësishme si mjekët e avokatët, të kemi edhe ne Urdhrin tonë profesional të njohur zyrtarisht edhe nga qeveria. Do të ishte pikërisht ky urdhër që do të licenconte të drejtën e ushtrimit të profesionit për secilin prej nesh, do të kategorizonte secilin prej nesh në bazë të vjetërsisë në punë, cilësisë dhe sasisë së punës së kryer, do të bënte marrëveshje kolektive me shoqatat e pronarëve dhe mbase edhe me shtetin dhe do të merrte atributet e një gjykate profesionale që jep dënime deri në heqjen e të drejtës së profesionit në raste të shkeljeve të rënda të etikës apo në raste të stisjes së lajmeve të gënjeshtra.

Do të doja që, në përfundim, t’ia hiqja vetes atë ndjesinë e sikletshme që më krijoi pyetja e profesor Scherer-it. A na duhen më gazetarët? A i duhen më gazetarët shoqërisë. Sigurisht që po. Sigurisht që i duhen. Jetë e mot është dashur gjithherë një lajmës. Vetëm se tani na duhet të lundrojmë ca më shumë në një det të paanë që quhet Internet. Ndonëse një lundrim i gjatë në të mund të na i bjerrë disa prej cilësive të reporterit të vjetër klasik, ai sërish mbetet një det i mrekullueshëm.

*Shkrimi është një përshtatje e kumtesës së autorit mbajtur në seminarin “Përgjegjësia e gazetarëve në demokraci”, organizuar nga Qendra shqiptaro-gjermane për trajnimin e gazetarëve pranë Fakultetit Filologjik.


****

Fatos Baxhaku,është  një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 1990. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Fatos Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe " 20 Vjetori", (sot Dora D'Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin "Ismail Qemali". Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetes Shqiptare". Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin "Klan". Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme "XXL". Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin "Vizion Plus". Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem "Shqip". Aktualisht (2015) eshte gazetar ne profesion te lire.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe "Tunel" (Vizion Plus), "Rrugetim" (Top Channel), "Shtepa e Vjeter" (Digitalb).si edhe i shue dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes..

Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..

Botime

Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens - Wien 1996. (Bashkeautor Karl Kaser).

Gur - 2008

Në Mirditë & rreth e rrotull - 2009

Roje - 2010

Çadra e kuqe : histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI - 2013

Gra te pergjitheshme - 2014 (me bashkeautore Klodiana Kapo)

Televizionet, imazhi, gazetaria sot dhe dikur

13390944_807856276025031_1496058851_n.jpg

Liridona Kuçi

Hap televizorin, shoh kanalin e parë nuk kishte diçka interesante, kaloj dhe disa kanale tjera, njejtë. 

Papritur me kap syri një emision showbizi. Ok, hap zërin dhe hedh pultin mënjanë. Prezantuesja e emisionit flet për të rejat e javës, projektet e artistëve tanë, etj..

 Diku te 45 minuta zgjati emisioni dhe rreth 50% i informacionit kishte doza seksiste. 

Thash “po hajt më, edhe ti sa mendje perverse ke ndonjëherë, pastaj sheh vetëm anën negative të gjërave, mbase redaktori i emisionit duhet të jetë ndonjë burrë dhe ç’faj ka prezantuesja në këtë rast”. 

E lash me kaq, nisën të më neveritin reklamat që filluan “Bleje këtë produkt, e bën burrin tuaj të lumtur”, “Do ta bësh për vete atë? 

Aroma këtij parfumi do ta çmend” dhe reklama të tjera të këtij lloji. Ndërroj kanalin, kishte filluar diku një emision sporti, megjithëse vetëm i tillë s’mu duk. 

Një vajzë e bukur, me një fizik poashtu të bukur, një djalë i pashëm dhe një burrë në moshë udhëhiqnin emisionin.

 Desha të them, këta dy të fundit udhëhiqnin emisionin.

 Vajza ishte një suvenir në atë studio televizive, ku herë-herë ndërhynte me ndonjë batutë, ndonjë pyetje.

 Dukej qartë që produksioni kishte vendosur të kishte një femër e pashme në atë emision, politika e tyre ishte e tillë, megjithëse kishte prezantuese më të zonjat në atë fushë, por ndoshta nuk hynin në shijet e produksionit, redaktorit.

 Po i njëjti avaz! Reklama, emisione që vetëm ulin vajzën dhe gruan. 

Përse përmes gazetarisë përcillen mesazhe seksiste?

 Shpesh dalin flasin për vlera dhe antivlera nëpër mediume, moral, moral, moral. 

Kush është ai apo ajo që përcakton moralin e një femre që del në tv, bën punën e vet? 

Jam rritur nga një nënë që ka qënë pjesë e ekranit mbi një dekadë, kam dëgjuar shumë teksa flitej për të edhe familjarët e mi kanë marrë shpesh komente me ironi, por ne ishim mësuar.

 Në një vend ku akoma profesionet janë të ndara për burra apo gra, në nje vend ku ke frikë t’ja zgjasësh mikrofonin për një anketë një gruaje apo një vajze sepse mund të të bëjnë rezil po doli në televizor, mund të presësh gjithçka. 

Fëmijët e gazetarëve janë mësuar me këto gjëra, janë ballafaquar shpesh me lloj-lloj njeriu, me komente të ndryshme. 

Duke u rritur mendoja se gjërat do të ndryshojnë. Në atë kohë nuk kishte shitje imazhi në televizion, kishte gazetari të mirëfilltë. Sot gjërat kanë ndryshuar, për të qënë pjesë e një mediumi (po flas në përgjithësi, por ka edhe përjashtime) duhet ta shesësh imazhin, duhet të jesh e pashme, nuk ka lidhje a ke shkollë, por mbi të gjitha a ke talent. 

Padyshim një prej faktorëve kyç është edhe bukuria, por ç’të duhet ta dëgjosh një prezantuese e cila ka dështuar në botën e modës, muzikës dhe i qaset ekranit, por nga ana tjetër s’di dy fjalë të bëj bashkë?

Edhe gazetaria është art, art i fjalës që nuk mund ta bëjë çdo njeri. Dua t’ia hedh fajin të gjithëve, edhe unë vet jam fajtore që mbase po bëhem kaq paragjykuese, por ja, ç’të bëj! 

Përditë shohim programe televizive pa koncept, pa informacione bazë, projekte shkel e shko ku kanë për qëllim të tërheqin teleshikues, të fitojnë emër, fonde si televizione me shikueshmëri të madhe. 

Formula më e lehtë është të marrësh një vazjë, t’i japësh privilegjin e famës, të bëhet produkt i atij mediumi dhe nën trysninë e këtyre elementeve ta komandosh si do ti. 

Më pas ta paragjykosh, mandej të thotë i madh e vogël “Ej shihe këtë që del në tv, ç’është kjo”. Nuk e di edhe çfarë të mendoj ndonjëherë, ç’po ndodh vërtëtë, ç’është ky kaos mediatik?

Gazetaria sot dhe dje, Rexho: Në terren akoma gazetarët e para 10 viteve


Në një kohë kur çdo foto përbën lajm, personazhet publike, kryesisht ato të shoëbiz vetëofrohen, çdokush identifikohet me një portal. Po gazetaria, është më lehtë sot të bësh gazetari apo ishte dikur?

Për gazetarin e medias rozë Eraldo Rexho, paçka lehtësirave në dukje ,sot është më vështirë të bësh gazetari të mirë. I ftuar në BOOM, ai tha se më dëshpërues është fakti se ka humbur pasioni për të bërë gazetari.

Rexho: Është shumë herë më e vështirë, kam nisur gazetarinë rozë në 2008.Sot padiskutim është shumë më e vështirë, personazhet kanë median e tyre dhe nuk i plas. Kur vjen puna për promovim të punëve të tyre, ai thotë kam 200 mijë ndjekës në Instagram dhe nuk kam interes ta jap ty që ke 200 mijë ndjekës. Dhe problemi tjetër është se sot nuk ka më njerëz që duan ta bëjnë këtë gjë. Sot shumica e gazetarëve të rinj punojnë më shumë për para dhe famë sesa për pasion. Ne kemi gazetarë terreni të njëjtë njerëz që kanë qenë para 10 vitesh, nuk ka ndryshuar gjë në këtë raport. Shumë pak njerëz shoh me pasionin për të bërë gazetarinë e terrenit apo gazetarinë aktive, që ti je gjithmonë në kërkim të një lajmi, gjithmonë në ndjekje të tij.

Fitohet me këtë lloj gazetarie?

Rexho: Në këtë kohë që të gjithë kanë një portal nuk mendoj se fitohet më. Facebook ka krijuar disa lehtësira, ka bërë një makinacion që ti të fitosh para përmes klikimeve. Edhe disa partnerë, biznese të rëndësishme që vazhdojnë të mbështesin iniciativa të kësaj natyre. Me gjithë modestinë që më karakterizon, gjithmonë jam përpjekur të bëj një lloj diference në këtë treg. Herë ja dal, herë edhe unë bëhem pjesë e kësaj gjëje. Jam përpjekur që të paktën të bëhem burimi i parë i informacionit për portalet e tjera, me burimet dhe kontaktet e mia, me kërkesat e mia dhe marrëdhënien time jegjatë në shoëbiz. Jam përpjekur të përdor të gjitha lidhjet e mia për të krijuar lajme që të tjerër nuk i kanë dhe unë jam i pari që i prodhoj.

Pse të duan të gjithë artistët?

Rexho: Kur ka qenë rasti për të treguar të vërtetat i kam treguar ashtu siç kanë qenë, nuk kam bërë shtrembërim apo manipulim të saj. U kam dhënë atë që më kanë dhënë mua. Nuk mund të tregohem mosmirënjohës me dikë që në një moment të caktuar të jetës sime ku nuk kam qenë në këtë lulzimin që jam sot, autoritetin që kam sot në treg, më kanë besuar ekskluzivitete nga jeta e tyre. Unë jam një njeri që i kujtoj shumë gjërat dhe të mirat që njerëzit më kanë bërë.

Hipokrizia ndërkombëtare dhe gjenocidi në Kosovës


Fotografia e profilit të Bardhyl Mahmuti


Nga Bardhyl Beqir Mahmuti 

Në 20 vjetorin e aktit gjenocidar në Reçak, nënkoloneli serb Goran Radosavljeviq-Guri dhe kriminelët tjerë që kryen gjenocidin kundër shqiptarëve jetojnë të lirë në Serbi. Ndërsa në Hagë, prokurorë ndërkombëtarë të bazuar në dosjet e sajuara prej Shërbimit Sekret të Serbisë marrin në pyetje gjeneralë të UÇK-së!

 Kjo është hipokrizi ndërkombëtare ndaj krimit të gjenocidit!

Po sjell për lexuesin pjesë nga dy artikujt e gazetarit Pierre Hazan, i cili në janar të vitit 1999 ishte i dërguari special në Kosovë i gazetës franceze “Libération”.

Në artikullin e titulluar “Masakra e Reçakut: rrëfimi i një dëshmitari çelës....”, Pierre Hazan-i sjell rrëfimin e dëshmitarit: “Rreth orës 15:45, një çerek ore pas përfundimit të të shtënave, forcat serbe u larguan nga fshati (...) 

Ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka. Njëri nga njerëzit e mi e mori.

 Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllait të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. 

Fshatarët na thanë se nja njëzet burra ishin arrestuar (...) Ora ishte rreth 17:30. Bënte terr i zi. I mora 5 të plagosur. Të gjithë civilë. Këtë të premte, për herë të parë dhe të vetme, një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim. 

Ajo ishte në gjendje tejet të shqetësuar. Vajza e saj ishte e plagosur. Jemi afruar rreth 400 ose 500 metra afër përroit, por nuk pamë gjë. Në orën 18:00 u larguam nga Reçaku...”

“Të shtunën në orën 8:45”- vazhdon tregimin vëzhguesi i OSBE-së, që gazetari e paraqet vetëm me emrin «Mike»- “ne u kthyem përsëri në Reçak. Ushtarët e UÇK-së ishin aty. 

Ata i zbuluan të vdekurit në të njëjtën kohë me ne (...). Disa media pretendojnë se ata kanë organizuar një inskenim për ta bërë të besueshme masakrën.

 Duhet të kishin qenë gjeni të inskenimit, të pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për aktrim (...). I morëm gëzhojat si prova. Ndoshta nja dy duzina gëzhoja dhe karikatorë. Ushtarët e UÇK-së i morën 9 shokët e tyre. 

Kufoma pa koka. I pashë nja njëzet kufoma në përrua, të ekzekutuara me nga një plumb në kokë. Mandej kufoma të tjera përreth. Këta, sipas asaj që shihej, kanë tentuar të iknin.

 Pastaj zbrita në fshat, aty ku viktimat ishin vrarë me nga një plumb në kokë ose duke u përpjekur të iknin. 
Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Pashë trupin e një djaloshi 12-vjeçar, i vrarë me një plumb pas qafe, pranë kufomës së babait të vet. 

Pashë kufomën e një burri pa kokë, të cilën e gjeti vëllai i tij. I kishin mbetur flokët e hequra me lëkurën e kafkës. A janë gjymtuar këta trupa apo kafshët ua kanë ngrënë mishin? Nuk e di! 

Vëllai i vuri ndërmjet shpatullave atë që kishte mbetur nga koka…”
Në artikullin “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, Pierre Hazan-i filloi dëshminë e fshatarëve të Reçakut me thëniet e një fëmije të vrarë në këtë aksion.

 “Kujdes mami, ata do të vrasin!”, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12-vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe.

 Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha. ‘Ata e vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë’” rrëfente nëna e tij, Eminja.

“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 20 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do të na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma nga të katër anët”, tha Rama, një burrë rreth dyzet vjeç. 

Fotografia e Bardhyl Mahmuti

“Pjesa tjetër e grupit u dërguan në përrua. Policët serbë i prisnin që t’i vrisnin.”

“Të shtunën, trupat e këtyre njëzet burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. 

Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. 

Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azemit, 62-vjeçar.

 Kufoma e tij, pa kokë, ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllai i tij, Bedriu, 55-vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë. Në fshat ishte edhe një kufomë e një burri të gjymtuar.

 Një adoleshent sapo kishte gjetur kufomat e tre vëllezërve të tij...” “E shtunë pasdite”, vazhdon Pierre Hazan-i.

“Ora ishte gati 15:00 kur erdhi gjenerali Walker, shefi i Misionit të OSBE-së. Të mbijetuarit nga kjo ngjarje e dërguan Walker-in te përroi ku ishin të shtrira mbi njëzet viktima”. “Janë vrarë me nga një plumb në kokë ose pas qafe”, deklaroi pa asnjë dyshim William Walker-i...

Më gjerësisht Kapitulli i Tretë i librit «Mashtrimi i Madh»

RAUL MARKOT E DIASPORES DREJT MBLEDJES FINALE TE KOMITETIT QENDROR TE PARTISE KOMUNISTE TE RINDERTUAR….



ZEF PERGEGA

Vazhdojne intesivisht pergatitjet per mbedhjen perfunditare te komitetit qendror te partise sllavo komuniste ne diasporen shqiptare ne Amerike, mbsai ato kane arritur keto pese vitet e fundit te fashisin punen dhe veprimtarite e 250 shoqatave dhe te futen ne isntitucionet e kultit katolik, duke ushtruar nen hundet e liderve fetar veprimtari te hapur politke dhe destructive sidos duke fyer inteligjencen dhe njerezit mediatike.

Komiteti qendror do te zgjedhe organet drejtuese dhe byrone politike.

 Qe tani pretenduesit kane filluar jo vetem te lene mjekerr si marksite, por eshte te sillen si shallkuqet e guerileve. Tani mediat komuniste jane hedhur ne sulm mbasi jane financuar jo vetem nga shteti shqiptar e serb, por ne sinkron kane arritur te marrin shume te konsiderueshme nga kultet. 

Madje ne nje liste kemi pare shpenzimet ku ishin 10 mije e 900 dollare shpenzime per miqte, ndersa kishin dhene 100 dollare per ndihme humanitare, kur ka rreth 7 mije pleqe e plaka neper shtepite e pleqeve, qindara neper spitale dhe asnje object ndihme humanizmi apo tjeter ne jeten e tyre nuk u eshte dhene, 

Shume prej tyre kane kontribute ne humanizem , atr, culture, patriotizem etj.

Qellimisht organizata te partise komuniste ne Amerike ne bashkepunim me ndoje lider fetar kane minuar perpjekjet e diaspores per hapjen e shkolles shqipe, ngritjen e qendres se cultures, te mbeshtetura nga dy shtetet te cilat nuk kane mundesuar as celjen e konsullatave respective ne Amerike.

Me ke eshte e lidhur ministria e diaspores?! 

Ministri ka bere vizita pikerisht ne shtepite dhe lokalet e ketyre eksponeteve shume te rrezikshem per demokracine, po ashtu shume te thekur ne porjektet e fshehta per asimilimin e virtytit patriotik te shqiptareve.

 Ditet e fundit mberriti dhe nje ekip i televizionit shqiptar, i cili ka spikatur njerezit e vet, per ti promovuar sipas listes te hartuar nga ministria e diaspores. 

Po keta te ministrise a kane lare ndonje pjete ne restorantet e Amerikes, kur ka te tille edhe me grada shkencore qe e kane bere nje gje te tille?!. 

Si mund te punesohen ne kete ministri njerez , te cilet vijne nga familjet e bimbasheve te krimit dhe droges.

Kush do ta pefaqesoje diasporen ne samitin e diaspores qe syri.net na e deshmon se do te mbahet me 28 skur deri me 2 mars, 2019?!

 Arma e rrepte e sigurimit te shtetit ne diaspore e ka mpreh shpaten edhe njehere per situaten. 

Delegatet e saj do te zgjidhen ne komitetin qendror sipas listes se ministrise se diaspores.

Ministria e diaspores nuk ka asnje kontakt me grupet dhe specialistet e diaspores ne hartimin e krijimit të një strukturë të plotë dhe efikase për realizmin e platformës së programeve që do të transmetohen në RTSH Diaspora, 

Cfare emisionesh mund te krijohem kur tv shqiptar nuk ka kontakte me mediat ne komuntete por me strukturat e sigurimit te shtetit?!

BIOGRAFI PRAPASHTESASH



Ardian Vehbiu


Të gjithë i njohim fjalët rekordmen, kongresmen, biznesmen: shqipja i ka huazuar relativisht vonë nga anglishtja. Të tjera të ngjashme qarkullojnë, në hapësira më të ngushta të ligjërimit. Shqipfolësi është në gjendje t’i analizojë këto si rekord-men, kongres-men, super-men, biznes-men dhe të faktorizojë që andej morfemën -men, për ta interpretuar si prapashtesë. Arsyeja për këtë, është se fjalë si rekord, kongres, super dhe biznes kanë hyrë gjithashtu në shqipe. Prandaj edhe kongres-men do të analizohet njëlloj si qeveri-tar. Prapashtesa -men, e distiluar nga një numër i vogël huazimesh nga anglishtja, vjen e përdoret pastaj për të krijuar ndonjë fjalë të re brenda shqipes, të tillë si bllokmen. Kjo e fundit, bllokmen, nuk është huazuar nga ndonjë anglishte *blockman që nuk ekziston; prandaj, edhe pse duket si huazim, është në të vërtetë pseudo-huazim, ose pseuo-anglezizëm: të tilla i gjen edhe në gjuhë të tjera. Dhe bllokmen në shqipe u krijua pikërisht atëherë kur ligjërimi, veçanërisht diskursi publicistik dhe politik, kish nevojë për të – zyrtarisht në fillim të viteve 1990, për të shënjuar hierarkët e lartë të pushtetit, PPSH-së dhe shtetit totalitar, që jetonin në “bllok” – ose lagjen rezidenciale të Tiranës të rezervuar për “udhëheqjen” dhe familjet përkatëse. Dëgjoje atëherë të flitej për “gjyqet e bllokmenëve”.

Gjithsesi, me kalimin e viteve, fjala ndërroi disi kuptim, për të shënjuar jo aq ish-rezidentët e bllokut, sesa të gjithë ata njerëz që mbeteshin të lidhur, në një mënyrë ose në një tjetër, me hierarkitë e bllokut të dikurshëm. Kjo e ka lejuar, mes të tjerash, Berishën, të quajë bllokmen edhe Edi Ramën, që në bllok nuk ka jetuar ndonjëherë; dhe pikërisht ngaqë te Rama ai do të vëjë në dukje të mësuarit me privilegjin që i vogël, titullimin dhe kompleksin e superioritetit. Për arsye të ngjashme, edhe Berishën e kanë quajtur bllokmen – ai u ka shërbyer, me cilësinë e mjekut, familjeve të bllokut të dikurshëm. Atij blloku që vijon ta kushtëzojë politikën shqiptare.

Njëlloj si kongresmen dhe biznesmen, edhe kjo bllokmen e sjell me vete një aromë të lehtë amerikanizmi, si produkt i një këndvështrimi të jetës që do t’i shkonte një amerikani “tipik” ose, përndryshe, një të amerikanizuari. Ajo e-ja, në prapashtesën -men, i përgjigjet megjithatë -a-së të origjinalit -man (congressman, businessman); nuk është e shumësit, por vetëm sa rimerr me një farë besnikërie shqiptimin e /æ/-së të amerikanishtes. Çfarë dëshmon se fjala ka hyrë nëpërmjet ligjërimit të folur, dhe kushedi është përdorur edhe para 1990-ës, në ligjërimin privat, ndonjëherë subversiv, si një fjalë për të emërtuar “ata të bllokut”, ose kastën sunduese në Shqipërinë totalitare (e cila përfshintë jo vetëm hierarkët e lartë, por edhe familjarët e tyre). Përndryshe, e njëjta prapashtesë, del si -a në fjalët kameraman, ombudsman e ndonjë tjetër, që kanë hyrë në shqipe me rrugë librore (kameraman, me gjasë, jo nga anglishtja).

Shqipja e sotme njeh edhe të paktën dy prapashtesa të tjera -man: E para ndeshet në fjalë librore si megaloman, mitoman, kleptoman, kokainoman, grekoman, piroman, etj. dhe ka hyrë në shqipe nga gjuhët neolatine, me fjalë librore, me prejardhje, në analizë të fundit, nga greqishtja e vjetër, edhe pse fjalët që e bartin janë sot ndërkombëtarizma. Të dytën e gjen në fjalë të ligjërimit popullor, si fjalaman, qaraman, laraman, gjataman leckaman, zhelaman, trashaman, shurraman, pordhaman, çalaman, frikaman; Xhuvani dhe Çabej, në monografinë e tyre për prapashtesat e shqipes, e japin si të toskërishtes dhe, me gjasë, të huazuar nga sllavishtja. As njëra as tjetra nga këto dy prapashtesa homonimike nuk kanë lidhje gjenetike me -men të kongresmen-it e të biznesmen-it.

Një prapashtesë e tretë, që vetëm sa përvijohet në emra njerëzish me prejardhje në thelb orientale si dragoman, terxhuman, ataman, dushman, otoman (dragoman dhe terxhuman vijnë nga e njëjta fjalë burim, e gjuhëve semite), nuk ka fituar produktivitet në shqipe (në kuptimin: nuk është përdorur për të formuar fjalë të reja), ngaqë tema e atyre huazimeve nuk veçohet dot nga folësi i zakonshëm: drag-, terxh-, ata-, dush- nuk duan të thotë gjë në shqipe.

Sikur bllokmen të mos mjaftonte, ia ku ia ka behur edhe një tjetër pseudo-anglezizëm, këtë herë më shumë e ligjërimit bisedor: drogmen – e formuar nga shqipja drogë, me kuptimin “lëndë narkotike ose stimulante”, dhe prapashtesa ­-men: sërish, pa ndonjë anglishte *drugman përgjegjëse. Këtë fjalë e ka analizuar Xhevat Lloshi (Ndërhyrja e huazimeve angleze), duke vënë në dukje se një fjalë si drogaman është përfshirë në Fjalorin e 1980-ës, por “kjo është një trajtë që nuk përdoret në gjuhën shqipe” – këtu do të shtoja se, me gjasë, autorët e fjalorit kanë bërë një përpjekje për ta përfshirë këtë drogaman në grupin fjalaman, çalaman, etj. Lloshi vetë e nxjerr nga italishtja drogomane (që edhe në italishte është e rrallë, krahasuar me tossicomane, narcomane, etj.); dhe përmend pastaj edhe drogaxhi, si fjalë të ligjërimit të shkujdesur, përndryshe sinonime.

Më tej, duke e krahasuar shqipen drogë me sinonimin narkotik, ai vëren se e para është specializuar në fushën tematike të vesit, nën ndikimin e anglishtes drug, edhe pse e ka ruajtur formën drogë, që i përgjigjet italishtes; ndërsa narkotik është “ngulitur në fushën e mjekësisë”, ku “lidhet kryesisht me narkozën.” Lloshi ka pa dyshim të drejtë kur e cilëson fjalën drogë si të fushës tematike të vesit (krahas me fjalët e tjera të lidhura me të si bëj drogë, shes drogë, drogohem, i droguar), por nga konstatimet e tij të tjera vështirë se mund qëndrojnë: italishtja drogomane është tepër e rrallë, për të depërtuar edhe në shqipe dhe për të dhënë atje drogaman; në një kohë që edhe mbiemri narkotik, sidomos në togfjalëshin lëndët narkotike, mbizotëron në ligjërimin formal, gjithnjë në referim ndaj “vesit”. Me fjalë të tjera, situata është më fluide se ç’i rezulton atij studiuesi dhe diferencimi mes drogë dhe narkotik priret të shprehet më shumë në regjistër, sesa në semantikë.



Me këto të dhëna parasysh, duket sikur drogmen të jetë formim i brendshëm i shqipes, sipas modelit të bllokmen: një pseudo-anglezizëm i lindur brenda ligjërimit të shkujdesur ose bisedor, për të shënjuar dikë që ose përdor drogat, ose ka krijuar varfëri prej tyre, ose i trafikon sipas modelit “amerikan” të vesit – të konsumuar kryesisht nga filmat dhe televizioni. Tek e fundit, karakteristikë e ndikimit të anglishtes së Amerikës dhe kulturës amerikane në shqipe nuk është vetëm hyrja e huazimeve të reja, por edhe madje sidomos përftimi i pseudo-huazimeve, nga ata përdorues të shqipes që duan të duken si të amerikanizuar. Merret vesh se kjo realizohet lehtë nëpërmjet atyre morfemave produktive që ndeshen rëndom në huazimet e mirëfillta nga anglishtja, si -men.


*****

Ardian Vehbiu (Tiranë, 1959) është një autor dhe publicist shqiptar. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1983-1990 ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Më pas ka qenë mësues i shqipes në Institutin Oriental të Napolit... Që prej vitit 1996 jeton në New York.


Gjatë viteve ka botuar: “Zhargonet e Kombit” (Sejko, Elbasan 2004); “Kuzhinat e Kujtesës” (Sejko, Elbasan 2006); “Kulla e Sahatit” (K&B, Tiranë 2003); “Fraktalet e Shqipes” (Excipere, Çabej, Tiranë 2007); “Midis zhgënjimit dhe mitit”, kushtuar ballafaqimeve amerikane me realitetin botëror pas 11 shtatorit 2001 (Max, Tiranë, 2007); dhe “Folklori i elitave” (Morava, Tiranë 2009).etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...