Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/02

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tur në Europë


Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tur në Europë

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të takohet javën e ardhshme me liderët e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe, në një turne në Europë ku pritet të vizitojë edhe Finlandën dhe Groenlandën, njoftoi të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit. Pompeo do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel më 7 maj në Berlin, ndërsa të nesërmen do të zhvillojë një takim me Kryeministren britanike, Theresa May, në Londër. Merkel nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet e kundërta me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar në mënyrë të përsëritur politikën e saj të dyerve të hapura për migrantët. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës janë të tendosura që prej ardhjes në pushtet të miliarderit republikan, kryesisht për çështje kyçe si Irani, tregtia apo ndryshimet klimatike. Pompeo do të përgatisë terrenin në Londër, për vizitën e ardhshme nga data 3 deri më 5 qershor, të Presidentit Trump, gjithashtu kritik i menaxhimit të Brexit, nga Theresa May.

Hillary Clinton : Donald Trump i dha udhëzime Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale



Lavrov hedh poshtë akuzat e demokratëve amerikanë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë akuzat nga  Hillary Clinton se Rusia qëndron prapa rrjedhjes në media të komunikimeve të brendshme partiake. Lavrov, në fillim të takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm në Laos, është pyetur nëse “hackerët” rusë kanë ndërhyrë në kompjuterat e demokratëve duke marrë komunikime të brendshme që thonë se partia e favorizonte Clinton kundrejt rivalit partiak, Benie Sanders. Këshilltarët e Clintonit kanë thënë Rusia qëndron prapa kësaj duke thënë se ata duan përkrahjen e kundërkandidatit republikan, Donald Trump i cili së fundi ka folur për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Lavrov ka thënë se përgjigja e drejtë ndaj këtyre akuzave do të duhej të përfshinte edhe gjuhë vulgare. Edhe Trump e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se “është një nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit”.





Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se beson se fushata e presidentit Donald Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Clinton tha se Qeveria ruse ka dashur të shpërndajë informacione te rreme për të, por “nuk ka mundur ta bëjë pa qenë e udhëzuar nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhëna”. “Jemi duke marrë informacione për të gjitha kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë”, tha Clinton. Komentet e saj u bënë një ditë pasi Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humbur zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit.





Ndërsa president, Donald Trump ka thënë sedemokratja kundërshtare  Hillary Clinton, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kundërshtarë të fortë si presidentin rus, Vladimir Putin.“Hillary ka dëshire të luaje ashpër me Rusinë. Por Putin e shikon atë dhe qesh”, ka thënë Trump, teksa ka bërë fushatë në Virginia. Këto deklarata të Trump, vijnë vetëm një ditë pasi demokratët e akuzuan atë se ka inkurajuar Rusinë që të ndërhyje në zgjedhjet në SHBA, përmes sulmeve kibernetike. Duke hedhur poshtë akuzat e Clintonit dhe demokratëve, Trump ka përsëritur premtimin e tij se do të punoje me Putinin “për të zgjidhur problemet” që vijnë nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ndërkaq Clinton ka thënë se ajo do të bëje çdo gjë për të mposhtur atë. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sulmet kibernetike ndaj demokratëve.


Donald Trump: Vladimir Putin ka qënë një president më i mirë se Barak Obama


Në të njëjtën ditë kur shefi i Pentagonit akuzoi Rusinë si shkaktare të paqëndrueshmërise globale, Donald Trump mbushi me lëvdata liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një forumi ku ai dhe rivalja demokrate duhet t’iu përgjigjeshin pyetjeve të veteranëve ushtarakë. Trump  tha për presidentin  rus  se ka qenë një udhëheqës shumë më i mirë se Barack Obama.


 Ndërsa Hillary Clintonit iu desh të mbronte pozitat e saj pas skandalit të e-mail-eve.

Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë,atëbotë  dilnin me radhë në skenë dhe kishin në dispozicion 30 minuta. 

Duke kujtuar se Putini gëzonte 82% të mbështetjeve në Rusi, Trump theksoi se ai e zotëronte shumë mirë vendin e tij dhe se nëse do të fitonte zgjedhjet e nëntorit do të vendoste një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Manjati i pasurive të paluajtshme shkaktoi reagime të ashpra së fundmi kur i kërkoi Rusisë të gjente e-mail-et që Clinton kishte fshirë nga serveri i saj. Ndërkohë, kandidatja demokrate, e cila u shfaq e para në skenë, u përball me kritikat e veteranëve lidhur me atë që e quajtën mungesë përgjegjshmërie në administrimin e e-mail-eve të klasifikuara. Klinton tha gjithashtu se votimi i Senatit në favor të luftës në Irak në vitin 2002 kishte qenë një gabim. Ndërsa u zotua se në Irak nuk do të dërgohen më trupa tokësore, ajo akuzoi rivalin republikan se dikur kishte mbështetur ndërhyrjen ushtarake.

Egjipt, zbulohen 40 mumje





Një tjetër zbulim sensacional pritet tu shtohet atraksioneve për të vizituar Egjiptin. 40 mumie që besohet se janë mbi 2 mijë vjet të vjetra, është zbulimi i disatën rradhaz në javët e fundit. Mumiet janë zbuluar në një seri dhomash varrimi në provincën Minya në jug të Kajros. Zyrtarët thonë se varreza ku janë gjetur këto mumie mund të datojë që nga epoka Ptolemeike, që është më e vjetër sesa epoka Romake dhe Bizantine. “Varreza përbëhet nga një numër dhomash të varrimit, që kanë një numër të madh të mumieve njerëzore, të gjinive dhe moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë”, tha Ministria për Antikitete e Egjiptit. “Që të gjitha (mumiet) janë në gjendje të mirë dhe disa janë të mbështjella me çarçaf dhe kanë shkrime dekoruese”, njoftoi ministria. Arkeologu Rami Rasmi i tha agjencisë së lajmeve AFP se 12 fëmijë dhe gjashtë kafshë janë në mesin e 40 mumieve të zbuluara. Të tjerët janë burra dhe gra të moshave madhore. Në këtë varrezë po ashtu janë gjetur edhe artefakte të tjera si enë nga qeramika dhe papiruse. Varrezat në Minya ishin zbuluar gjatë gërmimeve që nisën në shkurtin e vitit 2018. Ministria për Antikitete tha se kjo zonë përmbante varreza që me gjasë “i përkasin një familjeje të vogël borgjeze”. Egjipti muajt e fundit ka njoftuar për një seri gjetjesh antike dhe zyrtarët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit.

Shqipëria duhet të ngrejë një muze të gjuhëve

Apel publik i Floripress-it 


Gjuha shqipe dhe popullsia që e ka folur atë, ka kaluar sipas të gjitha etapave të gjuhëve të tjera indoeuropiane dhe studimi i saj në vazhdim duhet të konsiderojë këtë.

 Studiues e shkrimtarë mendojnë se zbulimet shqiptare janë përpara një sfide transformimi sipas kuptimit të trashëgimisë dhe trendit shkencor.

 Apeli i drejtohet si autoriteteve shkencore, ashtu edhe atyre zyrtare për të arritur standartet që sjellin përfundime në fusha që askush s’mund t’i studiojë si shqipfolësit.

Referuar përvojave të zhvilluara ata avancojnë me kurajo kur mendojnë se kultura dhe studimet shqiptare e meritojnë një muze të gjuhëve.

Përveç Shqipërisë, Kosovës dhe tani së fundmi edhe Maqedonisë, gjuha shqipe flitet me popullsi të konsiderueshme në Mal të Zi,Çamëri  ,  Kroaci, Greqi e Itali etj.


  Misioni i sotëm shkencor i studiuesve të shqipes e kulturës së përcjellë prej saj, është më shumë se historik, për të dokumentuar së paku fenomene për të cilat sot gjykojnë paraardhësit e hershëm. 

Dhe këtu është fjala si për autoritet shkencor ashtu edhe për personalitet përfaqësues në shkenca.

F.B.

Kosova dhe kutia e Pandorës- Pas Berlinit? E po ku jemi!


Kosova dhe kutia e Pandorës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në "Përballë"


Historia e shumëpërfolur e kutisë së Pandorës nis me grindjen e Zotave në Olimp. Kur Prometeu vodhi zjarrin, Zeusi, mbreti i perëndive, u hakmorr duke dërguar Pandorën tunduese tek vëllai i Prometeut. Pandora u dërgua në tokë bashkë me kutinë dhe premtoi se nuk do ta hapte kurrë atë. Por kurioziteti për të parë se çfarë kishte brenda e shtyu ta hapte dhe nga ajo dolën sëmundje, xhelozi, urrejtje, vdekje dhe turli far telashesh. Megjithë nxitimin për të mbyllur kutine djajte tashmë kishin dalë dhe brenda kutisë mbeti vetëm Shpresa. Pandora kuptoi se ishte ushtare në lojën e madhe të vendosur nga Zotët.

Nga kjo histori kemi mbërritur të idioma “kutia e Pandorës”, që do të thotë të bësh ose të fillosh diçka që do të shkaktonte shumë probleme të paparashikuara.

Hapja e debatit, në gusht të vitit të kaluar për korrgjimin/ndryshimin/shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë bëri që në fjalorin e ditës të rikthehet togëfjalëshi “kutia e Pandorës”.

Sonte në Përballe do të Flasim për Zeusin, Zotat, telashet, shpresën dhe të ardhmen. Do të flasim me njeriun, deklarimet e të cilit rikthyen në debatin e ditës “kutinë e Pandorës”, njeriun që fiks 20 vjet më parë kur ishte vetëm 30 vjeç drejtonte delegacionn e Kosovës në bisedimet e Rambujes dhe që sot drejton shtetin më të ri në kontinent dhe vendin më proamerikan në glob.

Presidenti Thaçi mirëserdhe në #Përballë!

Ju ktheheni nga Uashingtoni dhe pak ditë më parë se të niseshit në Uashington, në përgjigje të letrës së Presidentit Trump të datës 18 dhjetor ju i thoni “pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani”. Pse mendoni se marrëveshja është afër tani.?

Vlerësoj se interesimi i SHBA për zgjidhjen finale të angazhimeve tona për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra ky interesim i SHBA duhet vlerësuar lart dhe ky koordinim me Bashkimin Europian. Siç dihet, ky proces udhëhiqet nga BE, nga zonja Mogherini dhe ka një koordinim dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fokus i Uashingtonit dhe Brukselit është i një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor. Ju përmendët “kutinë e Pandorës” që ndoshta do të flasim më vonë, por mund të theksoj se në letrën e dërguar nga Presidentit Trump mua si President i Kosovës, por edhe Vucciccit si President i Serbisë, të cilit i thotë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë shpejt, atëherë do të pendoheni, por në të njëjtën kohë thekson shumë qartë edhe në drejtimin tim si president i Kosovës, tek institucionet e Kosovës, tek populli i Kosovës, duhet të shkoni nga e ardhmja është momenti për të arritur një marrëveshje, për normalizim, në të njëjtën kohë…
…citoj letrën… “një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”…

Po unë besoj plotësisht në këtë qasje sepse nëse dështon mund të kemi një kthim në tragjedi, tragjedi që i përmende edhe më herët që do t’i kushtojnë shumë Kosovës…
…Çfarë e gjeti Maqedoninë që priti 30 vjet për të arritur një marrëveshje me Greqinë?

Përplasje, urrejtje, armiqësi, varfëri, izolim dhe tani pas 27 vitesh arrihet një marrëveshje historike dhe hapet perspiktiva për Maqedoninë për të qenë pjesë e NATO-s, prandaj…
Zoti President, ju kërkoni dhe thoni në letrën drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që “jeni i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëni kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar”. Për çfarë kompromisesh e keni fjalën?

Ne duhet të jemi të hapur dhe transparent, ne duhet të jemi realist përballë zhvillimeve të reja. E para ajo çfarë ne duam të arrijmë është kjo: njohja e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kosova kërkon njohjen nga Serbia. A e njeh Kosova Serbinë?

Unë pres që mbas arritjes së marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë të ketë një njohje reciproke si dy vende të pavarura…
..A ka pretendime territoriale Kosova ndaj Serbisë?

Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt, por për të njohur Serbia Kosovën nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një proces i vështirë,
..ky është telash i tyre…

Por është i domosdoshëm dhe në të njëtën kohë kërkohet kreativitet edhe nga ana jonë edhe kompromise të dyanshme që të përmbyllen njëherë e mirë të gjitha çështjet e hapura sepse marrëveshja bëhet për shumë çështje që janë të hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, një marrëveshje gjithpërfshirëse që do të përmbyllte njëherë e përgjithmonë, …do të jetë një marrëveshje përfundimtare, marrëveshje me njohje reciproke dhe marrëveshje që i hap rrugë të sigurtë Kosovës për në NATO dhe në Bashkimin Europian, por edhe Serbisë drejt perspektivës europiane.
Zoti President, nëse flasim për “interesa të balancuara”, është e qartë që interesi i Serbisë është të avancojë drejt Bashkimit Europian, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën edhe pse para ka “karrotën” shumë të madhe, ofertës shumë të mirë që i bën Bashkimi Europian, çfarë oferte tjetër do ta shtynte të njihte Kosovën?

Lëvizja e Serbisë drejt perspektivës europiane nuk ka asgjë të keqe as për Kosovën, as për Ballkanin Perëndimor…
…por ajo është nën presion. Ajo tashmë është nën presion të zgjidhë çështjen e Kosovës….

…pikërisht këtë desha të them. Para lëvizjes drejt perspektivës europiane duhet të definohet qartë territori, duhet të definohet qartë popullata e dy vendeve. Bashkimi Europian nuk na pranon me problemet që i kemi të hapura tash e një shekull, nuk na pranojnë me problemet lokale, problemet ballkanike, me këto armiqësi, me këto incidente me këto probleme që janë dhe që kërkojnë zgjidhje. Prandaj kemi rifokusim të jashtzakonshëm të SHBA, të vetë Presidentit Trump, të vetë BE-së që në veçanti pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, tani është radha e Kosovës dhe e Serbisë, kështu që unë mendoj se mund të arrihet marrëveshja…
Zoti President ju i keni “provuar” në kurrizin tuaj në kuptimin metaforik, administratat e Shteteve të Bashkuara, administratën e Shtëpisë së Bardhë që nga Presidenti Klinton, Presidenti Bush, Presidenti Obama dhe tani së fundmi Presidenti Trump. Nëse do të flasim për ndjesiën tuaj si kryetar i shtetit të Kosovës, a është administrata aktuale e Shtëpisë së Bardhë, ideale për çështjen shqiptare?

Ju e thatë unë kam punuar me 5 administrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë periudhës së Presidentit Klinton ne kemi fituar lirinë, kanë ndodhur bombardimet e NATO-s. Gjatë periudhës së presidentit Bush kemi fituar pavarësinë, e kemi ruajtur vëmendjen e administratës së Presidentit Obama dhe zëvendëspresidentit Bajden dhe natyrisht që e tërë kjo vazhdimësi e mesazheve dhe këmbëngulsisë së Presidentit Bush të vjetër, të ndjerit- për të vazhduar tash që unë shoh një rifokusim për zgjidhjen definitive, si dy vende të pavarura të të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë nga administrata e Presidentit Trump. Ditët e fundit në Uashington gjatë Lutjeve të Mëngjesit, kam takuar edhe sekretarin Pompeu, por pak javë më herët kam qenë edhe zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, edhe në departamentin e Shtetit dhe kam diskutuar edhe me kongresmenë edhe me senatorë. Qëndrimi dhe pozicioni i SHBA është i qartë: shfrytëzoni momentumin të dy vendet, lëvizni drejt së ardhmes euro- atlantike. Përndryshe… sot janë 100 mijë probleme nëpër botë dhe ne duhet të jemi… të ndihemi mirë dhe të gëzuar që kemi rritjen e interesimit të BE dhe SHBA për përmbylljen e njëherë e përgjithmonë të problemit Kosovë-Serbi, si dy vende të pavarura. Wshtë fat që nuk jemi të harruar dhe nëse gabojmë do të mbetemi të izoluar.
Çfarë konsideroni gabim në këtë rast?

Gabim e shoh vonesën që bashkësia ndërkombëtare e ka treguar për t’i hyrë këtij procesi kaq seriozisht sa ç’i ka hyrë tani. Prandaj unë tani shoh vetëm benefite dhe nuk shoh diçka negative. Unë, që prej 20 viteve jam ose bashkarisht në krye të proceseve ose kur kam qenë vetëm në krye të proceseve nuk e kam pa politikën e SHBA me konspiracione dhe paranoja, apo atë të BE-sw. Çdo herë që Kosova ka qenë bashkë me Bashkimin Europian, me SHBA dhe NATO-n ka dalë e suksesshme. Por duhet kuptuar se sot në Serbi nuk është më në pushtet Sllobodan Millosheviçi, natyrisht është një njeri që ka punuar me Sllobodan Millosheviçin, por që ka dalë lider në një proces zgjedhor…
Kur erdhi në Kosovë të fundit nuk duket se dallonte nga gjuha e Sllobodan Millosheviçit madje pati vlerësime për Sllobodan Millosheviçin dhe tha se ka patur synime të mira, por ka gabuar….

Ai e ka marrë përgjigjen edhe prej nesh si lider të Kosovës, por edhe prej botës. Ka qenë një gabim që ende është duke e paguar…
Zoti President ju i njihni serbët, i njihni në disa nivele, i njihni edhe në kohën që keni qenë në luftë i njihni edhe në kohën që zhvilloni negociata me to. Çfarë duan serbët?

Duhet bërë dallimi mes serbëve të Kosovës dhe shtetit…
…Jo e kam fjalën për Serbinë si shtet…Çfarë kërkon Serbia?

Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, janë shtetas të Kosovës, kanë të drejtë për dy shtetësi, do t’i kryejnë të gjitha të drejtat afirmative, do të respektohet trashëgimia kulturore serbe, do të respektohen manastiret, kishat, do të respektohet një angazhim më afirmativ në shëndetësi dhe në kulturë dhe në edukim, por edhe në zhvillimin ekonomik, edhe në investime, pra në të gjitha sferat e integrimit të tyre…institucionale dhe shoqërore.
Më lejoni ta fokusoj pyetjen pak ndryshe…

…ndërsa se çfarë do shteti i Serbisë… Serbia ende e ka Kosovën në Kushtetutë, në preambulën e Kushtetutës së vet, por Kosova është vend sovran. Sot fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është të ndodhin ndryshime, të arrihet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, nëse Serbia ndryshon Kushtetutën e vet dhe që të definohet qartë territori i Serbisë, territori i Kosovës dhe që të dy vendet lëvizin më shpejt, më mirë dhe në mënyrë shumë më cilësore drejt të ardhmes europiane, ndryshe do të mbesim siç mbeti Maqedonia për një kohë të gjatë duke shikuar….
E lehtë të thuhet dhe e vështirë të bëhet. Ju jeni “lojtar” me përvojë politike në Kosovë dhe rajon në një analizë të shpejtë politike: fatori politik në Prishtinë për këtë çështje kaq vendimtare nuk është unik, faktori politik në Tiranë nuk është unik, faktori politik ndërkombëtar nuk është unik. Më lejoni t’u citoj se çfarë tha së fundmi ambasadori gjerman në Këshillin e Sigurimit, ai u shpreh kundër ndryshimit të kufijve dhe tha se anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes një marrëveshje detyruese…. çfarë ju bën ju optimist dhe këmbëngulës në idenë që do të ketë një marrëveshje të shpejtë me Serbinë, duke patur parasysh këtë panoramë?

Unë njihem prej një kohe të gjatë me ambasadorin e Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, zotin Heusgen. Natyrisht pajtohem plotësisht dhe kam biseduar gjerë e gjatë me vite të tëra me zotin Heusgen edhe përsa i përket zhvillimeve të fundit dhe natyrisht, ai i njeh shumë mirë rrethanat edhe në Kosovë edhe në rajon. I tërë synimi është që të ketë një marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që në preambulën e marrëveshjes të jetë ndryshimi i rezolutës 1244 të OKB, që pika e parë e marrëveshjes të jetë që Kosova dhe Serbia të njihen si dy vende të pavarura, natyrisht duke respektuar territoret e vendeve përkatëse….
Rezoluta 1244 i referohet Kosovës, z. Vuçiç flet për Kosovë e Metohi, dmth…

Shiko ato janë sllogane të Beogradit që ndoshta nuk do të ndalen kurrë dhe ne nuk mund të ndryshojmë se çfarë ai mendon apo artikulon. Kosova është Kosovë nuk është Kosovë dhe Metohi. Por kjo është në slloganin e zakonshëm dhe tradicional të Serbisë që shfrytëzohet për opinionin e brendshëm. Sa i përket skenës në Prishtinë edhe në periudhën e marrëveshjes së Rambujesë ka patur dallime….
…ju në atë kohë keni qenë dyshues për marrëveshjen…

Po kam qenë dyshues dhe kam qenë luftarak për realizimin e objektivave madhore tonat, por nuk mund t’i arrish të gjitha me një hap. Kam patur rezerva edhe për dokumentin e Ahtisaarit që po japim shumë, por e kemi bërë kompromisin në emër të asaj që me këtë dokument do të pranoheheshim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Rusia nuk do të na pengojë. Realisht e pranuam dokumentin e Ahtisaarit megjithë ato lëshime dhe kompromise, kompromise kemi bërë edhe në Rambuje dhe në fund përsëri Rusia e vuri veton dhe sot jetojmë më atë dokument. Kështu që ajo që … nuk është as bibël as kuran duhet të evolojë….
E keni fjalën për pakon e Ahtisaarit? Çfarë mund t’i ofrohet minoritetit serb dhe interesave serbe më shumë se çfarë ofron paketa Ahtisaari?

Realisht…
…5% e popullsisë kontrollon 20% të territorit, vende të sigurta në Kuvend…çfarë mund t’i ofrohet më tepër?

Mendoj se nga Kuvendi duhet t’u hiqet e drejta e vendeve që i kanë….
..të siguruara…

Të siguruara. Duhet të përcillet një model i procesit zgjedhor, duhet të vijoj të respektohet e drejta e dyshtetësisë, duhet të respektohet e drejta e tyre për të votuar për Parlamentin apo zgjedhjet në Serbi sikur që duhet të zyrtarizohet e drejta e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc për dy shtetësi në raport me shtetin e Kosovës dhe gjithashtu edhe për pjesëmarrje në zgjedhje për Parlamentin e Kosovës dhe të institucioneve të tjera….
Zoti President prej 7 vitesh ju jeni në bisedime me Serbinë…

Kështu që duhet të ketë të drejta…
…reciproke

Edhe komuniteti serb në Kosovë edhe komuniteti shqiptar në hapësira në Serbi.
Pse nuk e keni shtruar çështjen e reciprocitetit në këtë mënyrë që thoni sot në studio, gjatë 7 viteve që keni biseduar me Beogradin nga 2011 në 2018 në Bruksel?

Ka qenë nivel tjetër i bisedimeve teknike, për integrimin e veriut në institucionet e vendit dhe shoqërinë serbe në shoqërinë kosovare, ndërsa tani është nivel tjetër i debatit, dialogut dhe..është niveli më i lartë dhe përfundimtar.
Zoti President, në opinionin tuaj serbët dëshirojnë të shohin në rajon një shtet shqiptar apo dy shtete shqiptare?

Ka teori të ndryshme, ka ide të ndryshme, opinione të ndryshme…
Opinioni juaj?

…opinione të ndryshme shfaqen nëpër të gjitha mediumet e Beogradit dhe më vjen shumë keq që përkthehen në mënyrë shumë të shpejtë dhe ndonjëherë shtrembërohen në mediumet që botohen në gjuhën shqipe. Ajo që mund të them është kjo: Kosova, unë besoj…
Jo çfarë duam ne, çfarë duan ata sipas leximit tuaj?

Se çfarë duan ata, ata nuk e kanë diskutuar me mua në tavolinë. Unë mund të imagjinoj se çfarë duan ata, por e di çka dua unë për shtetin tim, shtetin e Kosovës. Unë besoj në shtetin e Kosovës, kam lexuar deklaratën e shpalljes së Pavarësisë, i besoj stabilitetit të këtij shteti, i besoj të ardhmes për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian, por në të njëjtën kohë i besoj një rajoni pa kufi apo një rajoni nën ombrellën euro-atlantike me kufij të hapur.
Presidenti i Serbisë Vuçiç, kur flet për këtë çështje flet për marrëdhënie mes shqiptarëve dhe serbëve dhe nuk flet për marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë?

Sërish po them se unë nuk mund të ndryshoj qasjen e tij, fjalorin e tij nuk mund ta përmirësoj por raporti mes shqiptarëve dhe serbëve kalon përmes Prishtinës. Kosova ka qenë në konflikt për më tepër se një shekull me Serbinë. Ju përmendët kutinë e Pandorës – xhelozi, urrejtje, mllef, sëmundje, tw gjitha të këqiat që kanë ekzistuar mes dy kombeve kanë qenë në relacionin mes shqiptarëve në ish Jugosllavisw dhe pastaj mes shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. “Kutia e Pandorës” sot është e hapur, zgjidhja e problemit përfundimtar e problemit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë e mbyll kutinë e Pandorës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse mund të arrihet një marrëveshje paqësore, pa probleme, pa konflikte, pa viktima, pa tragjedi, pa spastrime etnike dhe gjenocid. Prandaj besoj dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga mbështetja e gjithë vendeve të rajonit që e shohin mundësinë e dialogut dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë- Serbi si një mesazh jashtëzakonisht të mirë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen europiane. Ky ishte qëndrimi i liderëve të Malit të Zi, gjithashtu të Maqedonisë, por edhe i vendeve të tjera me të cilat kemi diskutuar edhe në Davos, por që kemi diskutuar në Bruksel, në takimet e përbashkëta. Prandaj zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë i jep fund frikës për konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve dhe definitivisht instalohet paqja. Kjo ka efekte të jashtzakonshme, sepse në një vend me opinione dhe efekte negative askush nuk vjen me investu, do të kemi realisht një transformim të plotë të shtetit të Kosovës, të shoqërisë së Kosovës, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, zhvillim të vendeve të punës dhe fokusim në punët tona.
Që nga muaji gusht kur ju jeni shprehur për mundësinë e një marrëveshje, çështja më e debatueshme ka qenë semantika e përdorur: shkëmbim, ndryshim, korrigjim, së fundmi kur u kthyet nga Uashingtoni përdorët termin: “korrigjim i lehtë” i kufijeve. Ju e dini shumë mirë që Jugosllavia është shpërbërë bazuar në parimin e Badinterit- njësitë e federatës secila me kufijtë e vet. A nuk e rrezikon të kthehet në precedent Kosova duke ndryshuar kufijtë e vet sado lehtë “të korrigjueshëm”?

Mund të jetë precedent pozitiv, zgjidhja e çështjes përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke…
Në këtë rast precedenti ka vetëm konotacion negativ…

…dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia nuk do ta japë si dhuratë njohjen e Kosovës, por në një proces të diskutimit të çështjeve të ndjeshme. Ne kemi bërë demarkimin e kufirit edhe me Maqedoninë si shtet dhe…
Po. Edhe me Malin e Zi.

…por kemi nënshkruar marrëveshje dhe kemi kaluar…
Po, por në këto raste të dy vendet e kanë njohur Kosovën…

…e kemi kaluar në Kuvend.
Dakord, por ndryshon shumë për shkak se të dy vendet e kanë njohur Kosovën.

Jo jo…
…dhe në të dy rastet Kosova ka lënë territor.

Dhe gjithashtu e kemi kryer edhe me Malin e Zi, trazira ka patur, gazësjellës në Kuvend, sa zhurmë, imazhi negativ dhe i keq për Kosovën.
Dakord, por diferenca është se këto dy vende e kanë njohur Kosovën.

Dhe kemi arritur të kemi një marrëveshje mirëkuptimi për korrigjimin dhe lëshimin e kufirit…
Pra, janë dy vende që e njohin Kosovën.

Pikërisht. Tash janë 410 km kufi mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kufijtë duhet të instalojmë definitivisht mbi bazat e njohjes reciproke, prej demarkimit…që…
Kufijtë i ka vendosur lufta që ju keni qenë drejtues se ku do të jenë dhe ka qenë NATO që është vendosur duke ditur kufijtë e Kosovës dhe kufijtë në Ballkan janë vendosur nga lufta ose nga Fuqitë e Mëdha..apo jo?

Ok, por me vullnet nuk janë bërë kurrë. Kufijtë e Shqipërisë nuk janë me vullnetin e popullit shqiptar e as…
Po, janë vendosur nga Fuqitë e Mëdha..

E as hapësirat e kufijve të tjerëve, gjithmonë kanë qenë…
Dakord, dakord janë vendosur nga Fuqitë e Mëdha. Pyetja është: këto kufij që diskutohen sot është vullnet i fuqive të mëdha, SHBA- Rusi dhe ju po zbatoni këtë vullnet apo është një gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë…

Është gabim të fokusohemi vetëm në një çështje që …zyrtarizimi kufijve…mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë
Sepse kjo ka marrë vëmendjen …

…marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, do të jetë çështja e të zhdukurve, çështja e refugjatëve, trashëgimia kulturore serbe, edukimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe shumë e shumë segmente të tjera që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t’u zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Por natyrisht se asnjë shtet nuk e njeh njëri- tjetrin, uroj që kjo të ndodhë, pastaj me demarkimin e kufirit me caktimin e vijave kufitare ku do të jenë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, ata të NATO-s dhe pastaj ndodh njohja reciproke. Pa njohjen e kufijve reciprokë, njëri me tjetrin nuk do të ketë njohje…
Zoti President ju e dini…

..është jo logjike me mendu dikush që Serbia vetëm do të zgjohet dikush në mëngjes dhe do të thotë: “e njoh pavarësinë e Kosovës”. Ajo nuk mund të ndodhë. E di që ka skeptik, e di që ka kritik, le të më thonë ata mua si e mendojnë zgjidhjen, si mendojnë me ju imponu Beogradit njohjen për Kosovën. Realisht jemi duke kaluar një situatë të status-quo dhe çmimi është i jashtzakonshëm.
Mirë, flasim për…

..jemi duke kaluar një situatë të konfliktit të ngrirë, me rreziqe potenciale për gjëra të këqija që i përmende, urrejtje, probleme, tragjedi, incidente dhe gjëra të cilat ndodhin dhe janë të pariparueshme për rajonin tonë, sepse mjafton një shkëndi dhe …
Flasim për disa arritje në Kosovë. Për shkak të luftës së UÇK-sw dhe ndërhyrjes së NATO-s vendi u çlirua, për shkak të përkrahjes perëndimore vendi mori Pavarësinë, e cila u çertifikua nga Gjykata Ndërkombëtare, vendi nisi procesin e bisedimeve me Serbinë nën mbikqyrjen e BE-së, nënshkroi 33 marrëveshje. Në një nga marrëveshjet e nënshkruara më 2013 thuhej se nuk do të pengohej Kosova për t’u anëtarësuar në Organizmat Ndërkombëtare dhe Serbia bëri çfarë mundi që Kosova të mos anëtarësohej në UNESCO më 2015 dhe në Interpol më 2018. Ju keni informacione që unë nuk i kam, ju dini gjëra që unë nuk i di, pse ju jeni optimist që kjo marrëveshje që flisini do të jetë e qëndrueshme?

Unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet…
Marrëveshja mund të arrihet po pse mund të jetë e qëndrueshme?

Do të jetë e qëndrueshme sepse ka garancinë e plotë të BE-së, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra dëshmitarët janë të fuqishëm.
18 nga 28 vendet e Bashkimit Europian, së paku 18 janë shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve, kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe kundër idesë së prekjes së kufijve… 18 nga 28 të prira nga Gjermania…

Unë mund të them atë që të gjitha shtetet e BE, janë në favor të dialogut, të negociatave të përmbylljes njëherë e përgjithmonë të gjitha çështjeve të hapura dhe në të njëjtën kohë të zyrtarizimit të kufijve. Pra Bashkimi Europian në këtë drejtim është unik.
Kancelarja Merkel në takimin në Bosnjë, kancelarja Merkel në takimin me kryeministren e Kroacisë, në shumë raste publike vetë kancelarja dhe më pas zyrtarë të lartë gjermanë janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve me idenë se hapet kutia e Pandorës.

Kutia e Pandorës e theksoj është e hapur. Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi e mbyll atë kuti dhe është debat krejt shterp. Ajo që mund të them është kjo – ajo që unë kam diskutuar vetë me kancelaren Merkel. Kancelarja Merkel ka dërguar mesazhin e qartë: e keni mbështetjen për dialog, për negociata dhe natyrisht për marrëveshjen eventuale të vullnetit tuaj reciprok askush nuk mund t’i del përballë.
Dakord. Le të kalojmë te kjo që ju e quani mbështetje për dialogun dhe mbështetje për të mbërritur te marrëveshja. Në një vështrim retrospektiv duke parë që nga muaji gusht a gjykoni se ju vetë si nismëtar i këtij procesi të rëndësishëm do të duhet të kishit patur një qasje tjetër me faktori politik në Prishtinë, me faktorin politik në Tiranë që të mos ndodhemi në situatën ku mungon konsensusi për një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme?

Shiko kur kemi filluar luftën e UÇK kemi qenë një grup i vogël i djemve të Kosovës.
Paqja është më e vështirë se lufta…

Është e vërtetë se për liderët më i rrezikshëm është ndërtimi i paqese se fillimi apo zhvillimi luftës dhe për këtë jam shumë i vëmendshëm, por çdo herë, në çdo angazhim kemi hasur në vështirësi, kemi hasur në pengesa, me stwrkëmbësa ndonjëherë krejt të panevojshme. Ju e dini që edhe në Rambuje kanë dalë njerëz edhe nga Prishtina edhe nga Tirana: mos e nënshkruani se po kapitulloni. Ndodhi mrekullia. Është fat që e nënshkruam. Edhe tash ka opinione të ndryshme, por ajo që është me rëndësi dhe unë opinionet i respektoj: të gjithë janë për dialog, të gjithë janë për negociata dhe të gjithë janë për mbylljen e konfliktit njëherë e përgjithmonë të Kosovës me Serbinë duke u respektuar vullneti i dyanshëm, interesat e balancuara dhe një zgjidhje ku janë garant SHBA dhe BE.
Me çfarë çmimi arrihet kjo?

Kemi paguar shumë, i kemi 13 mijë e 500 civile të vrarë nga shteti i Serbisë, rreth 400 masakra të kryer nga shteti i Serbisë. Rreth 20 mijë gra dhe burra të dhunuar nga strukturat e shtetit të Serbisë. Mbi 40% e infrastrukturës në Kosovë ka qenë e shkatërruar, çmimi ka qenë i jashtzakonshëm deri në përmasat e spastrimit etnik dhe gjenocidit. Mirëpo, ne ato gjëra nuk duhet t’i harrojmë, përkundrazi ne i kujtojmë, i respektojmë si sakrificë e jashtzakonshme e në të njëjtën kohë shohim nga e ardhmja. Nuk janë Kosova dhe Serbia vendet e para dhe të fundit që kanë luftuar mes vedi dhe që janë ulur, kanë diskutuar dhe kanë arritur paqe. Po të shohim nga modeli gjermano – francez si mundësi për Ballkanin Perëndimor të një zgjidhje paqësore për një paqe të përhershme e të ikim nga armiqësia e përhershme mes dy shteteve dhe popujve tanë. Unë jam optimist, është momenti i mirë, ekziston vullneti i lidershipit për të diskutuar çështjet më të rëndësishme. Pse tash? Se më herët Beogradi nuk ka pranuar as të ulet për të diskutuar për njohje e kanë konsideruar Kosovën si vend të vetin, “e kemi në kushtetutë” Kosova është Serbi, Kosova është Jeruzalemi i Serbisë. Ok. Sot liderët e Beogradit, ata që janë… asnjë kënaqësi mua nuk më sjell për t’u ulur me Vuçiçin sepse tërë jetën më ka luftuar, më ka luftuar jo vetëm në rrafshin politik, por edhe fizik, por për hir të fëmijëve… dhe të gjeneratave të ardhshme kam obligim me u ul. Kosova nuk mund të marr riskun e dështimit të dialogut. Arrijmë marrëveshje Ok. nuk e arrijmë ok.
Një thënie e vjetër thotë: djemtë e rinj bëjnë luftën, të vjetrit bëjnë paqen. A është e mundur arritja e një marrëveshje mes shqiptarëve dhe Serbëve?

Zoti President, historia juaj njihet dhe ju përmendët pak më parë Rambujenë. Shumë shpejt për të folur për historinë, por ngaqë ju keni një aktivitet politik, ushtarak, social në Kosovë të shtrirë në më shumë se dy dekada…a dëshironi ju të mbaheni mend në histori si njeriu që çliroi Kosovën apo si njeriu që bëri pazar për kufijtë e saj?

Unë jam një nga bashkëthemeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kam luftuar ushtarin dhe policin serb me pushkë në dorë dhe ndjehem shumë krenar. Jam akuzuar, jam shpifur, jam etiketuar pwr gjërat më të ulta, më të ndryshme në atë periudhë se gjoja ne jemi njerëz të Sheshelit, të Milosheviçit, etj etj
Dhe ende figuroni i kërkuar në Serbi?

Por gjithmonë më ka mbajtur shpresa dhe besimi në drejtësinë e luftës tonë, për të ardhur në masivizimin e plotë në tërë Kosovën të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra jam nga ata që kam luftuar përballë Serbisë, ushtrisë dhe policisë me pushkë në dorë për vite të tëra dhe në të njëjtën kohë jam edhe nga ata që jam ulur kam dialoguar, kam negociuar dhe kam nënshkruar marrëveshjet e paqes. Ne nuk kemi nisur luftën me ndjejt në luftë gjithmnonë, nuk kemi nisur luftën për me vra, por me arritur të drejtat tona ekzistenciale, për me fitu lirinë dhe pavarësinë. Sakrifica e qytetarëve të Kosovës është ndërlidhur drejtpërdrejt me angazhimet që kemi patur për liri. Gjithë ata bashkëluftëtarë e dëshmorë që kanë rënë në istikame unë i kam udhërrëfyes në çdo angazhim, në çdo qasje, në çdo vendimarrje, por për aq sa e shoh madhështore dhe mrekulli fitoren e luftës në të njëjtën kohë e shoh si diçka shumë fisnike edhe mundësinë e bërjes së paqes me armikun e quajtur Serbi.
Po por a rrezikon Kosova që pasi fitoi luftën, të humbasë paqen?

Edhe kemi fituar luftën, edhe kemi fituar paqen. Kosova është vend sovran. Paqja më e madhe, fitorja më e madhe paqësore për mua është realizimi objektivit të tretë: e para ka qenë liria e Kosovës e kemi relizuar, e dyta pavarësia dhe tash anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE. Pa qenë Kosova në NATO në BE është e cënuar, është e lënduar, është e pazhvilluar, është e izoluar është një vend që ka ngecur derisa i kemi këto njohje që i kemi mbi 100, kemi stanjacion në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne nuk mund të bëhemi rast Palestina e Ballkanit Perëndimor apo modeli i tyre, vrapojmë një njohje atje, një njohje këndej, pretendim për anëtarësim aty. Ne duhet të arrijmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë paqësore edhe të kemi njohje reciproke dhe të anëtarësohemi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ku do të arrijmë njohje globale.
Ka vende që në botë që i njohin vetëm 20 vende dhe qytetarët e tyre jetojnë shumë mirë, po përmend rastin e Tajvanit. Pse duhet vënë prioritet me çdo çmim dhe kusht njohjen ndërkombëtare kur jeta e qytetarëve në Kosovë, krimi organizuar, korrupsioni, ajri në Prishtinë nuk varen nga ulësja në Kombet e Bashkuara por nga mënyra si qeveriset në Prishtinë dhe si ndërtohen institucionet.

Po, si në të gjitha vendet e rajonit edhe në Kosovë ka dukuri negative, ka edhe korrupsion, edhe krim të organizuar edhe trafiqe ka edhe dukuri të tjera me të cilat po përballemi dhe po luftojmë…
Pse duhet të ndodhë kjo kur Kosova është shtet i ri vetëm 11 vjeç këtë jave dhe mund të ishte shteti model në rajon dhe jo të përmendet për probleme….

Realisht për kohëzgjatjen e vet si shtet, Kosova është model në Ballkanin Perëndimor sepse kemi arritur progres në disa segmente më tepër se disa shtete që janë shtete tash e 30 vite apo 100 vite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse e sheh sot modelin e zhvillimit të policisë së Kosovës është model në rajon, inteligjenca e Kosovës është më modeli në rajon sepse nuk ka fare ndikim politika, nuk ka fare ndikim…
Pse të mos ishte model edhe ajri më i pastër në Prishtinë edhe lufta ndaj korrupsionit, edhe gjyqësori të ishte i pavarur që sot të mos kishte nevojë për dhoma speciale…

Pikërisht sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka qenë me fat se ka qenë misioni i OKB-së ..UNMIK-u.
I dështuar…

– Unë nuk do të thoja i dështuar. Kemi fituar një përvojë të mirë. Ka qenë misioni europian i rendit dhe ligjit, EULEX, me siguri thua i dështuar…Për mua nuk është i dështuar.

I dështuar jo vetëm sipas meje por sipas vlerësimit të shumë ekspertëve

Ka patur dështime dhe dobësi plot, por institucionet e Kosovës, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat kanë mësuar shumë, po nuk ka vend në rajon që ka më tepër të akuzuar të niveleve të larta, prej ministri, zv./ministri, deputet e kryetar komunash sesa Kosova. Eshtë vlerësim edhe vetë i BE-së dhe Komisionit Europian se Kosova ka zbatuar në tërësi çështjet dhe kriteret për liberalizimin e vizave përfshirë edhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. A ka patur mundësi për më mirë? Patjetër që kishte mundësi. Kemi bërë gabime, kemi bërë lëshime, po mësojmë prej atyre gabimeve. Pse tash nuk është ajri më i pastër, pikërisht se janë vonuar investitorët për të ardhur dhe për të investuar në sektorin e energjisë dhe për të sjellë teknologjinë moderne në vend të asaj që kemi tash KEK-un, që ka një teknologji të stërvjetëruar të Jugosllavisë…
Pak më parë përmendët z. Vuçiç, thatë se keni luftuar kundër tij dhe tashmë jeni të gatshëm për t’u ulur dhe të bërë paqe me të. A jeni takuar me Presidentin Vuçiç jashtë kamerave në Romë?

– Jam takuar me presidentin Vuçiç jashtë kamerave disa herë në Bruksel, në korridore dhe në salla…

Takim që nuk ka qenë publik….

– Jam takuar në Vatikan në kohë të caktuara kur ka qenë në ceremoni të ndryshme, gjithashtu jemi takuar edhe në Paris kur kemi qenë në konferencën ndërkombëtare të paqes, gjithashtu edhe në Vjenë jemi takuar, Nju Jork kështu që …

Çfarë?

– Vetëm të bëj sqarimin: jemi takuar në takime të liderëve të ndryshëm ku kemi diskutuar hapur pa kamera, për zhvilimet në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa negociatat të gjitha pa dallim kanë qenë të hapura, transparente dhe në asnjë rrethanë, në asnjë çmim dhe kurrëndonjëherë asnjë …

Çfarë keni biseduar me z. Vuçiç që mund ta ndani me publikun?

– Si?

Çfarë keni biseduar me Presidentin Vuçiç që mund ta ndani me publikun?

– Jo, diçka nga ajo që e theksova këtu, e kam theksuar edhe në konferenca për shtyp, në deklarata se kapitulli fundit apo faza e fundit e dialogut Kosovë – Serbi dhe e kam theksuar qartë edhe në prani të tij edhe në prani të partnerëve ndërkombëtarë se ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe Kosova anëtarësohet në OKB. Për diçka të tillë jam i gatshmë që gjithë kapitalin tim njerëzor, kombëtar dhe politik të invetoj për të arritur një marrëveshje të tillë.

Ju keni folur për një kompromis të dhimbshëm…

– …Nëse sot dikush nga skena politike kudoqoftë në botën shqiptare të ketë kritikë e kuptoj dhe e mirëkuptoj nga ana tjetër e di, që fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë, gjeneratat e ardhshme do ta aprovojnë dhe do të dalin mbi këtë xhelozi, urrejtje, armiqësi, e gjëra të niveleve tona të konspiracioneve dhe paranojave ballkanase në shërbim të investimeve tona të rëndësishme. Pra, politika edhe në Kosovë, por edhe më gjerë, edhe në hapësirat e tjera shqiptare duhet të fokusohet në vendim marrje strategjike e jo në taktika të lojërave elektorale politike ditore. Një gjë të tillë unë e kam tejkaluar një kohë të gjatë.

Në pozicionin që ju jeni si kryetar shteti nuk jeni në garë elektorale, por ju keni thënë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare është i nevojshëm një “kompromis i dhimbshëm”. çfarë dhimbje duhet të kalojë Kosova këtë radhë për të marrë marrëveshjen përfundimtare?

– Mendoj që përmbyllja e marrëveshjes Kosovë – Serbi nuk celebrohet vetëm në Prishtinë…

Është një ftesë për të festuar në Shtëpinë e Bardhë…

– Mendoj se duhet të jemi realist dhe kush mendon se do të mund të festojë vetëm Beogradi, mendoj se do të zhgënjehet keq. Edhe Presidenti Trump e ka sqaruar shumë mirë, do të jetë një marrëveshje e interesave të ballancuara…

Ai flet për një marrëveshje që merr në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

– Ajo që desha të theksoj është kjo: edhe në Rambuje kemi bërë kompromis, edhe në Vjenë kemi bërë kompromis për pakon e Presidentit Ahtisaari dhe marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve me mbi një shekull armiqësi duhet të ketë tolerancë, duhet të ketë mirëkuptim, fleksibilitet, kreativitet, edhe natyrisht me një substancë kompromisi…

Çfarë është një gjë që ju nuk do ta toleronit…

– …mes dy shteteve dhe shoqërive tona.

Çfarë është një gjë që ju nuk do ta toleronit…?

– Nuk do të toleroj në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim një marrëveshje e propozuar nëse nuk garantohet njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB, një gjë të tillë as që e lejoj të hapet për diskutim. Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë Asosacion me kopetenca ekzekutive në Kosovë…

Po pse e keni nënshkruar atë?

– Jo, nuk e kemi nënshkruar…asosacion me kopetenca ekzekutive që krijon një model të Republika Serbska në Kosovë dhe shtetin e Kosovës e defunksionalizon, këto dy gjëra në asnjë rrethanë me asnjë çmim nuk lejoj as të diskutohen e lerë më të përfshihen në përmbajtjen e marrëveshjes.

Domethënë marrëveshjet nuk janë debate territoresh….

Unë mendoj se Kosova dhe BE dhe SHBA kanë njerëz kreativ, kanë njerëz mendjehapur që do të gjenden edhe formulime, edhe ide, edhe sugjerime që i hapin rrugë mundësisë për marrëveshje përfundimtare. Dhe natyrisht uroj që të jetë e bekuar dhe unë besoj fuqishëm që do të jetë e bekuar nga Shtëpia e Bardhë dhe diçka që është e bekuar nga Shtëpia e Bardhë për Kosovën jam i bindur se do të jetë e bekuar edhe nga shumica e qytetarëve të Kosovës, sepse sot Kosova ka themeluar delegacion zyrtar të Kosovës. Tash tri takime janë pa Presidentin. Presidenti i beson atij delegacioni dhe çdo marrëveshje që mund të arrinë ata. Janë njerëz seriozë, kanë dalë nga vota e parlamentarëve, kanë legjitimitet qytetar. Natyrisht që unë do të jap këshillat dhe rekomandimet e mia. Kështu që marrëveshja përfundimtare do të kalojë përmes Parlamentit apo referendumit, kështu që nuk është e një individi. Por unë insistoj, punoj dhe shtyj proçesin, që të arrihet marrëveshja. Dhe e shoh të mundshme që viti 2019 të jetë viti I marrëveshjes historike, paqësore, përfundimtare, njohja reciproke Kosovë- Serbi.
President, a rrezikon Kosova të jetë në një aventurë dhe një gur shahu lojën e shahut mes Fuqive të Mëdha, SHBA, BE, Rusi?
– Jo, përkundrazi. Shoh një mundësi reale të një angazhimi të gjithanshëm të faktorit ndërkombëtar, të BE-së, të SHBA-së dhe në të njëjtën kohë dhe nga takimi që kam zhvilluar, i hapur dhe transparent, me presidentin e Rusisë Putin, e kam pyetur shumë hapur si President i Kosovës, nëse arrin Kosova dhe Serbia marrëveshje, cili do të jetë pozicioni juaj. Tha, ne do ta mbështesim…

Me çfarë çmimi? Pse e mbështet Rusia?

Të lutem, nuk kemi diskutuar gjëra të tilla. Kemi diskutuar vetëm në aspektin e përgjithshëm. Dhe pyetja e dytë, për hir të opinionit e kam pyetur, po nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, ndodh njohja reciproke, çështja e Kosovës kalon në Këshillin e Sigurimit, cili do të jetë pozicioni juaj. “Ne nuk mund të sillemi më serbë se Serbia”, më tha. Dhe këtu qëndrojnë dy faktorë që janë shumë të rëndësishëm pse është momenti tani. Serbia nuk është ulur kurrë të diskutoj për mundësinë e njohjes në raport me Kosovën, si vend i pavarur dhe Sovran. Tani ekziston një vullnet. Duhet shfrytëzuar ky vullnet sepse është një lidership që po pranon për hir të së ardhmes evropiane të shtetit të vet, jo se na do neve. Dhe në anën tjetër ne kemi një moment që Rusia…. Unë nuk jam i entuzizmuar prej atij takimi, por unë dua të shpresoj se ekziston një vullnet që kjo marrëveshje të pranohet edhe nga Rusia. Secili faktor në botë le të më bindë mua që e bind Rusinë për ta hequr veton në Këshillin e Sigurimit, unë do t’i duartrokas dhe i shkoj mbrapa. Por lehtë është me qenë skeptic dhe me kritiku, lehtë është me fol për luftra e lehtë është me fol për tragjedi, lehtë është me fol për armiqësi e urrejtje, por më vështirë është me bë paqe, mirëkuptim, dialog dhe marrëveshje përfundimtare.
Në Paris 84 kryetar shtetesh, si arritët të rregullonit takim me Presidentin e Rusisë, Putin?

Ka qenë në sallën ….
Protokolli francez ndihmoi?

Jo, jo, ka qenë i drejtpërdrejt, mes këshilltarëve të mi dhe këshilltarëve të Presidentit Putin që kanë qenë në sallë të dy palët dhe natyrisht ka ndodhur një komunikim dhe është lehtësuar takimi. Ka qenë i drejtpërdrejt mes delegacionit të Kosovës dhe delegacionit të Rusisë. Ka qenë takim i hapur. Në atë sallë aty ka qenë edhe Presidentin Macron, edhe kancelarja Merkel, edhe Presidenti Trump. Kështu që çdo gjë ka qenë e hapur, ka qenë transparente dhe ka qenë bisedë për mua korrekte.
Ju po udhëhiqni një proces për të bërë një marrëveshje finale dhe po përpiqeni të bindni opinionin publik, faktorët politik, faktorin shqiptar në rajon, por nuk keni arritur dot të bindni bashkëluftëtartë tuaj. Domethënë kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe në deklarimet e fundit para disa ditësh thotë se taksa nuk do të hiqet. Ju apeloni që të dëgjohet këshilla e SHBA për të hequr ose pezulluar taksën dhe të fillojnë bisedimet. Domethënë një njeri që ju ndjek nga Prishtina apo nga Tirana thotë kur nuk bindet Ramush Haradinaj, si do të bindem unë për këtë punë?

Unë sa po vij nga takimi me liderët politik, ku ka qenë edhe Kryeministri, edhe Kryetari i Kuvendit, i ftuar nga Kryetari i Kuvendit në këtë takim, dhe liderët e tjerë të partive politike palamentare, patnerë të koalicionit dhe opozitës. Natyrisht vendimmarrja përsa i përket kësaj çështjeje i takon qeverisë, por ne mund ta dëmtojmë Serbinë për disa million euro, por në asnjë rrethanë në asnjë çmim nuk guxojmë ta cënojmë raportin tonë me Uashingtonin sepse nuk ka çmim, nuk ka para që e paguan raportin e nderë dhe të përkeqësuar të Kosovës me SHBA. Unë nuk besoj që ka liderë në Kosovë që ndjehet mirë pse kemi dëmtuar Serbinë pak million euro dhe që kemi fituar një flakareshë nga SHBA fillestar, ndërsa pasojat e sanksioneve të tjera ende nuk ndjehen.
Ju vet si ndjeheni me taksën?

Realisht pozicioni im është shumë i qartë. Kosova nuk duhet të jetë ajo që kërkon vështirësi në proçesin e dialogut. Nuk duhet t’i adresojë vetvetes përgjegjësinë e vonesave, të dështimit… nuk dështon dialogu, por mund të ndodh që vonohet për javë të caktuara e në të njëjtën kohë nuk duhet të perceptohemi në botë, siç po ndodh aktualisht si faktor destruktiv. Ti mund të ulesh në dialog, negociata. Merresh vesh, okay. Nuk merresh vesh, gjithashtu është plotësisht e pranueshme. Por askush në botë nuk të kupton pse nuk ulesh në tavolinë. Pse ke frikë? Gjatë kohës kur Serbia na ka djeg dhe pjek, jem ul në tavolinë me të në Rambuje dhe gjatë kohës për proçesin e pavarësisë që nuk dihej se si do të përmbyllej ai proçes jemi ulur, ndërsa tash që jemi palë të barabarta, palë sovrane…
… po, por qëndrimi thotë ulemi në tavolinë menjëherë, më njih, ulemi dhe bisedojmë për gjithçka…

… as Kosova nuk duhet ta vështirësojë dialogun, as Serbia nuk duhet ta kushtëzoj dialogun. Prandaj unë besoj se në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjendet një rrugë kreative e një angazhimi të dy vendeve….
Sa I bindur jeni ju që do ta mbështes publiku në Kosovë marrëveshjen?

Derisa populli shqiptar në Kosovë është popullata më proamerikane në botë dhe përderisa një marrëveshje e tillë është e zotuar që të bekohet nga Shtëpia e Bardhë dhe një marrëveshje që respekton sovranitetin e Kosovë, unë nuk e di kush mund të ishte kundër. Prandaj unë do ta mbështes një marrëveshje të tillë kur është në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve e në të njëjtën kohë kur është plotësisht në përputhshmëri me kriteret dhe standardet e BE-së dhe mbështetjen 100% të Shtëpisë së Bardhë.
Është një pyetje që ju është bërë shpesh dhe ju e keni dhënë përgjigjen, por do të doja t’jua bëja sërish. A keni ju personalisht frikë nga Gjykata Speciale? Domethënë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj kanë dashur t’jua bëjnë këtë pyetje. Ndjeheni ju nën presion për shkak të Gjykatës Speciale të ngritur në Hagë?

Unë më në presion kam qenë në Rambuje sesa në çdo herë në jetën time. Kur po flas kam ecur me kilometra e kilometra bjeshkëve të Pashtrikut për të kaluar e për të shkuar në konferencën në Rambuje. Një presion i jashtëzakonshëm i luftrave, vrasjeve e deri në spastrim etnik dhe ai ka qenë presioni më i madh, i gjendjes së popullit tim. Fati im është i lidhur me fatin e qytetarëve të Kosovës. Kam qenë i ndjekur, i përndjekur dhe i dënuar disa herë nga Serbia. Kurrë gjëra të tilla nuk më kanë bërë përshtypje. Lufta e UçK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. Nuk kam shkelur ndonjë ligj ndërkombëtar. Lufta e UçK-së është krenaria e jetës time. Nuk ka çmim që e cënon atë krenari. Prandaj duke besuar në partneritet me SHBA, BE dhe Nato për t’i hapur rrugë të sigurtë të ardhmes evropiane, unë vet e kam shtyrë këtë proçes në Kuvendin e Kosovës, që Kosova të mos izolohet dhe të mos marrë kritika prej partnerëve tanë. Kështu që ne duhet të besojmë në drejtësi pa dashur që të pretendojë dikush që të involvohet në….
A besoni ju te drejtësia ndërkombëtare?

Unë besoj në drejtësinë vendore, besoj edhe në drejtësinë ndërkombëtare. Sikur që besoj se askush nuk pretendon të shtrembëroj apo të rishkruaj historinë e Kosovës sot kur Serbia ka kryer spastrim etnik dhe askush nuk është dënuar për atë spastrim etnik nga drejtësia ndërkombëtare. Apo që janë kryer mbi 400 masakra në Kosovë kundër shqiptarëve dhe askush nuk ka marrë asnjë dënim nga Serbia prej drejtësisë ndërkombëtare. E di se ndaj Kosovës ka ndodhur padrejtësi historike sepse është faza e katërt që Kosova e kalon, njerëzit e UCK, njëherë me UN, pastaj me Eulex, UMNIK dhe tash me Gjykatën Speciale nw Hagw. E theksoj, Kosova nuk duhet të shoh çmim në raport me ruajtjen e kultivimin e të ardhmes së sigurtë në BE, me NATO-n dhe SHBA. Gjykata është një çmim i vogël në raport të respektit të jashtëzakonshëm dhe maksimal të hisedarëvë çlirimtar dhe shtetndërtues të Kosovës, para së gjithash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kam dëgjuar zyrtar të Kosovës që thonë që “kur kam nisur këtë punë kam menduar se do ta kaloj pjesën tjetër të jetës nëpër burgje dhe tashmë që Kosova është e lirë dhe e pavarur nuk kam asnjë problem se ç’do të ndodhë”….

Unë nuk komentoj të tjerët, por kur kam filluar luftën kundër Serbisë, në 1992 kur pakkush ka besuar, së bashku me Kadri Veselin, Adem Jasharin, Sami Lushtakun dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Jakup Nurën, ka qenë një moment që pakkush ka menduar se mund t’I rezitohet Serbisë e lerë mo me ia kthy pushkën Serbisë. Tash kemi kaluar rreth 25-26 vite nga ajo kohë. Unë nuk e kam nis luftën as me vdek, as me shku në burg. Për me shku në burg s’ka pas shans në Serbi. Pse? Sepse kam qenë I zotuar dhe I betuar që në asnjë rast nuk do të dorëzoheshai gjallë, kurrë në jetë. Tash janë rrethana tjera. Kosova u tregu shumë e përgjegjshme. Jemi vendi me kooperues me drejtësinë ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perendimor. Por ne kemi fituar lirinë dhe pavarësinë.
Ndaj kësaj ju keni thënë “ndaj çlirimtarëve tanë në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe”. Kjo është….

Gjykata Speciale është çmimi i lirisë së Kosovës. Kaq.
Dhe ju i qëndroni kësaj që thoni “në emër të drejtësisë po bëhet padrejtësia më e madhe ndaj nesh”?

E theksoj Gjykata Speciale është çmimi i lirisë së Kosovës. Ne kemi qenë para dy dilemave, se unë kam qenë kryeministër atëherë, pastaj edhe zv, kryeministër dhe ministër i jashtëm. Dilemma e parë apo propozimi I parë ka qenë të bëjmë kështu si e kemi bërë së bashku me BE dhe SHBA, me një presion të hatashëm nga SHBA se nuk ka pasur ndonjë entuziazëm për themelimin e kësaj gjykate, apo jo… Dhe nëse ne refuzonim SHBA, atëherë opsioni tjetër ka qenë me u kriju kjo gjykatë nga Këshlli i Sigurimit, ku do të ishte edhe Rusia, edhe Kina…
Ishte një lloj kërcënimi që ju bë…

Po, definitivisht po. Prandaj një gjë të tillë nuk do ta lejoja në asnjë rrethanë me i sfidu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është. Nuk e përjashtoj mundësinë që kjo është diçka edhe me kënaq Serbinë.
Një koment për një deklarim të zëdhënëses se Mogherinit, Koçijançiç, e cila u shpreh menjëherë një ditë pasi Kuvendi I Kosovës miratoi statusin për Trepçën….

Ka qenë deklarim I gabuar.
Pse nuk e keni deklaruar publikisht vet?

Po nuk mund të merrem me çështje të politikës ditore, sa deklarime, sa zëdhënësi flet poshtë-lart
Po, por vendosja e Trepçës nga zëdhënësja e Komisionit Europian nuk më duket…

Unë i kam komunikimet zyrtare me Mogherinin dhe autorietet e tjera të BE-së, prandaj nuk ishte fort i nevojshëm ai entuziazëm publik. është me rëndësi me tregu pozicionin këtu edhe kaq.
Para se të shkonit në SHBA, në Mëngjesin e Lutjeve, ju patët një bisedë telefonike, jo vetëm ju, por edhe kryeministri i Shqipërisë, me John Bolton, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, një post shumë i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.. Me një fjali, çfarë kërkoi Bolton nga ju?

Bolton me një fjali shumë shkurt e them kërkoi pezullimin e taksës dhe hapjen e mundësisë për dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, përndryshe siç ka theksuar dhe ai, SHBA-së është duke i humbur durimi.
çfarë ju thotë kryeministri kur ju e vendosni përballë këtij realiteti të ashpër?

është kjo një çështje e partnerëve të koalicionit që ata i diskutojnë, por ne sot jemi takuar dhe kam parë një atmosferë jo të lehtë në raportin e institucioneve të Kosovës me SHBA, një diçka e tillë që nuk do të mund të imagjinonte askush se mund ti ndodhte Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E theksoj se asnjë dëm ndaj Serbisë nuk justifikon raportin e përkeqësuar të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pozicioni Tiranës zyrtare. çfarë prisni nga Shqipëria në këtë stad të ri të zhvillimeve në Kosovë, është java që festohet edhe 11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë

Besoj që Shqipëria ka dhënë angazhimin e vet. Pozicioni i Shqipërisë është shumë i qartë dhe i kryeministrit Rama që mbështet dialogun dhe negociatat dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me mbështetje të BE dhe SHBA. Mendoj se ky është qëndrim shumë i drejtë, shumë korrekt dhe duhet të mbështetet edhe prej bartësve të tjerë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Kosova ka liderët e vet, ka institucionet e veta, i del zot vetes, merr vendime vetë.
Kur kryeministri Rama në mbledhjen mes dy qeverive u shpreh për një partneritet strategjik me Serbinë, çfarë menduat kur dëgjuat këtë deklarim?

Nëse arrihet marrëveshja paqësore, nëse hapen mundësitë e komunikimit, hapet edhe mundësia e tregtisë, mundësia e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale, nëse pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodh një paqe e përhershme përmes një partneriteti strategjik mes Francës dhe Gjermanisë, unë uroj që kjo të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë gjithashtu dhe ky do të ishte një mesazh shumë i mirë për krejt Ballkanin Perëndimor. Por në të njëjtën kohë e di se duhet mund i madh, duhet angazhim i madh, duhet durim i madh, vendime strategjike të jashtzakonshme të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Nuk do të jetë edhe e lehtë. E para që luftë të mos ketë kurrë më, të mos ketë tragjedi, ndërsa çdo angazhim për paqe, çdo dialog ndihmon në arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Më mirë është me humb kohë duke dialoguar për paqë se sa konflikt sado i shkurtër të jetë që kushton jetë njerëzish.
E shihni të mundshme realizimin e marrëveshjes me Serbinë gjatë këtij viti që është quajtur edhe viti i marrëveshjes.?

Shumë vështirë, por unë shpresoj dhe besoj që po.
Në raport me dy vendet, ju keni jetuar në Tiranë në vitet 90, tashmë vini si President. Pse është bërë kaq pak që komunikimi i njerëzve, institucioneve, bizneseve, të mos jetë kaq problematik saç është sot?

Realisht përparim ka ndodhur, progres ka ndodhur. Sot investime edhe të shqiptarëve të Kosovës në Tiranë edhe të shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë, nga Shqipëria në Kosovë ka më tepër sepse janë rrethanat pak më gjeneroze të autoriteteve kosovare për investitorët nga Shqipëria. Ajo që mund të them se një komunikim më të mirë nuk ka patur kurrë, takohen, bisedojnë kanë arritur marrëveshje në segmente të ndryshme të jetës institucionale, është hapur segmenti doganor në Durrës, shpresoj që do të ndodhin edhe implementime të marrëveshjeve të tjera mes dy qeverive.

Në “Përballë” Ramush Haradinaj, komandanti që vijon”luftën”


Haradinaj në "Përballë": Falja, i vetmi kompromis që i ofrojmë Serbisë!


Njeriu që do të intervistoj sot ka dhënë shumë për Kosovën: ai ka luftuar me armë në dorë, është plagosur, anëtarë të familjes së tij kanë dhënë jetën në luftë për çlirimin e vendit,

Ai vetë ka provuar në duar prangat në disa shtete (në Ljubjanë, në Paris, në Hagë).

Prej 18 muajsh ai është për herë të dytë kryeministër i shtetit më të ri në kontinent, shtetit të dytë shqiptar, që vetëm dy javë më parë festoi 11 vjetorin e pavarësisë.

Ai thotë se e do çdo shqiptar kudo që ndodhet dhe është i sinqertë kur thekson se kur vjen çështja tek afrimi i Shqipërisë me Kosovën më shumë se punë kemi fjalë.

Kur e pyesin njerëz që nuk e dinë ku bie Kosova, thotë se në Kosovë do të gjeni bujari dhe mikpritje sepse “bota (nënkupto këtu Perëndimin) është treguar shumë bujare me ne”.

Perëndimi, që zhvilloi për Kosovën luftën e parë dhe deri tani të vetme për të drejtat e njeriut dhe jo për territor apo influencë, sot duket i ndarë pikërisht për debatin e hapur për “kufijtë e Kosovës”.

Me stilin që duhet ta ketë trashëgim nga koha e luftës, kryeministri drejton qeverinë në një mënyrë që të kujton mobilizimin e trupave në betejë.

Si për ironi, betejat që zhvillon në paqe të kujtojnë thënien e Mit‘hat Frashërit: shqiptarët do të fitojnë çdo luftë me kusht që të mbyllin luftërat me njëri – tjetrin!

Kryeministri është njeri që bashkon (koalicioni që i dha drejtimin e qeverisë është dëshmi e forcës së tij imponuese dhe bashkuese), por edhe njeri që ndan me qëndrimet e tij të forta, më i diskutuari rasti i taksës.

Edhe kur bashkon, edhe kur ndan, ai është i vendosur dhe këmbëngulës. Por shpesh në politikë të kesh të drejtë është një gjë dhe të bindësh është një gjë tjetër. – Për qëndrimin për taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës i është mohuar së fundmi edhe marrja e vizës për të udhëtuar në SHBA.

Jeta e tij është dëshmi se është i gatshëm të mbaj kosto dhe kjo është një cilësi sublime: Pyetja është po kur kostot rrezikon t’i mbajë vendi?!

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës- mirëserdhe në Televizionin Publik të Shqipërisë.

– Ju faleminderit Lutfi, ju faleminderit.



Në mendjet e të gjithëve është një çështje ku duket që ju mbani pozicionin tuaj dhe nuk lëvizni: çështja e taksës. Ka një opinion që thotë se në raport me Serbinë, taksa është një vendim i drejtë dhe i vonuar, por në raport me partnerët strategjikë (dhe këtu po veçoj dy vende SHBA dhe Gjermania që duket se kanë nuanca në debatin për marrëveshjen finale), kjo taksë po kthehet në kundërproduktive për shkak se i lë Serbisë një alibi dhe nuk e detyron të ulet në tavolinë. Presioni është drejtuar kryesisht ndaj jush, është një gjë e rrallë që në marrëdhëniet mes dy qeverive aleate, tre institucione të rëndësishme (Pentagoni, Departamenti Shtetit, Këshilli i Sigurisë) ju drejtohen duke kërkuar, pezullimin e taksës për një periudhë të përkohshme. Ju keni dhënë shpesh shpjegime, por në raport me miqtë, me partnerët, me Perëndimin, me vendin që ju thoni nuk e keni gënjyer asnjëhere, – cila është përgjigja që ju jepni?

– Eshtë me rëndësi që të shpjegohet se Kosova e pavaruar e 17 shkurtit është një kompromis se dihet që e drejta e shqiptarëve në Ballkan ka mbetur peng, nuk është realizuar në plotninë e vet dhe Kosova e pavarur e 17 shkurtit me territorin që ka me kufijtë e vet është një zgjidhje kompromisi dhe shpërblim për të drejtën e shqiptarëve. Pra, Kosova i është dhënë krejt shqiptarëve- Shqipërisë, shqiptarëve të Maqedonisë, shqiptarëve në Mal të Zi, në Preshevë, në diasporë- kudo që janë, pra është shpëblyer e drejta jonë me një rezultat që është Kosova e pavarur. Mirëpo ky shpërblim ta quaj ashtu ka ardhur pas një sakrifice të jashtzakonshme. Janë qindra vjet përpjekje për me qenë i lirë dhe lufta e fundit e udhëhur nga UÇK dhe e përkrahur nga NATO ka lënë plagë të mëdha dhe dhimbje të mëdha. Jo se këto nuk i dinë shqiptarët kudo që jetojnë, por e vërteta e asaj që përfaqësoj unë sot si kryetar qeverie, pra është një qeveri që ka dalë nga procese të gjata, të vështira, të dhimbshme edhe nga viti 1999 deri në 2019 që jemi tash, janë 20 vjet. 20 vjet proceset nuk kanë marrë epilog në Kosovë, në Serbi. Pas 20 vitesh të agresionit të Serbisë, kemi agresion diplomatik, agresion politik, agresion në fushën e sigurisë- kuptohet që qeveria e Kosovës është detyruar me i thënë ndal. Atë që tha Presidenti Bush kur ishte në Shqipëri- që tha enough is eunough – ka me ardh dita me u bo Kosova e pavarur. Do të thotë ky nuk është vendim i rastësishëm dhe ta themi ashtu, i rastit.



Zoti Kryeministër, Kosova ka mbërritur në ditën që ju thoni: është çliruar, krahas betejës së UÇK-së, është çliruar me përkrahjen e Miqve dhe tani miqtë po thonë që do të shkojmë në një epilog tjetër dhe kërkojmë që ju të mos na zhgënjeni! Presidenti Trump, përveç çështjes së Koresë së Veriut, në një kohë të shkurtër i drejton dy herë mesazh udhëheqjes së Kosovës, thotë që dështimi për të kapur këtë mundësi do të ishte një kthim tragjik pas, një shans për një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodh shpesh. Në letrën e dytë ai thotë që normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për integrimin në strukturat perëndimore të Kosovës….

– Është e vërtetë dhe do të thotë se unë e shoh ndryshe nga qasja që ju e paraqisni. Presidenti Trump në letrën e parë është tematike, ka të bëj për dialogun Kosovë – Serbi dhe shprehet në respekt të Kosovës së pavarur dhe sovrane, në letrën e dytë ku na uron shtetësinë, po ashtu Kosovës së pavarur dhe sovrane. Në të njëjtën kohë e shpreh edhe rëndësinë e një marrëveshje Kosovë – Serbi për të cilën edhe ne jemi, dhe ne dëshirojmë të marrim këtë mundësi, por në anglisht edhe amerikanët e kanë BUT, nuk shkohet në tavolinë t’u lëshu pe akoma pa u ul. Nuk mundet me i qit viktimës, Kosovës kushte, atë desha me ju than, ne e dimë që e kemi marrë ndihmën pa të cilën ndoshta nuk do të ishim kështu si jemi, por nëse Kosova e pranon që pala që ja ka shkaktuar gjithë këto të këqija, ndër shekuj, nuk është fjala vetëm për luftën e fundit, por ndër shekuj, tani me vendos kushte?! Me na vendos ne kushte- ne që kemi 20 mijë zonja të dhunueme në Kosovë, nëse dikujt i hyn në mend se çka po flas, ne kemi ende viktima të pagjetura dhe Vuçic qet kushte?!! Do të pranojmë të ulemi me kosovarët, por me e heq taksën. Më falni por për çfarë e keni fjalën? Kush për çfarë e ka fjalën?! Nuk mundet Serbia me shit me zor kundër vullnetit të Kosovës, mallrat e veta në Kosovë me ato pare, që janë shumë, me shku me ble armë në Moskë që me na rreziku prapë, me na vra prapë. Serbia mundet me shit, mundet me përfitu prej tregut në Kosovë nëse bën paqe politike dhe me njohje.

Kryeministër, këndvështrimi juaj dhe qëndrimi juaj është i qartë në këtë çështje, por ajo që vëzhgues të jetës politike brenda qoftë edhe miq të shqiptarëve shohin që ka një kthim, dmth nëse për dekada presioni i Perëndimit dhe “delja e zezë” në rajon ka qenë Serbia, tashmë si ndodhi që presioni është ndaj Kosovës?

– Shiko, kthimi nuk është i rastësishëm. Pse ka ndodh kthimi? Sepse Kosovës kanë provu me ja servir që fati i shtetësisë së Kosovës do të varet më tej nga tavolina e Brukselit dhe nga Beogradi. Këtë e kam ndryshuar prej ardhjes në qeveri dhe këtë e them pa asnjë hezitim. Fati i Kosovës është në Kosovë. E ardhmja e Kosovës ndërtohet në Kosovë. Kosova ekziston për shkak të vetvetes dhe të popullit të vet. Edhe formimi ushtrisë, edhe veprime të tjera në forcim të sovranitetit të vendit janë reale, nuk janë më fiktive. Pra, Kosova nuk është më një vend që e pret fatin e vet nga disponimi i dikujt në Bruksel apo Beograd. Kosova ekziston si shtet, më vete. Nuk jemi “delja e zezë”, por kemi ardhur në tavolinë. Pra kemi qenë jashtë tavolinës, nuk na kanë trajtu- na kanë lënë 20 vjet kështu si jemi. Ma në fund kemi ardhur në tavolinë. Si erdhëm në tavolinë? Erdhëm se u forcuam si Kosovë. Nëse vazhdojmë me u forcu brenda. Shiko, nuk ka pa dhimbje punë të madhe. Nuk e kemi fituar as qershorin e 1999-tës pa do mospajtime. Nuk e kemi fitu as 17 shkuritn 2008, pa do energji e mospajtime. Nuk e kemi fituar as ushtrinë pa do mospajtime, mos harroni. Nuk do ta fitojmë njohjen nga Serbia duke u përshtat duke u nënshtru ende pa shku në tavolinë. Nëse ti e fillon të shkumen në tavolinë me lëshime pe… çfarë marrëveshje finale do të kemi?!



Kryeministër ju përmendët But (por), por është edhe shprehja ever say never (kurrë mos thuaj kurrë). Ka diçka jo tamam politike në qëndrimin tuaj – ka sugjerime që çështja e taksës të trajtohet si çështje teknike dhe ajo që ju thatë: a dëshirojnë konsumatorët të konsumojnë mallrat e prodhuara në Serbi- një fushatë sensibilizuese e qeverisë apo përdorimi i mjeteve të tjera alternative që të krijojë të njëjtin efekt presioni ndaj Serbisë- nuk do të ishin opsione për t’i konsideruar?

– Shikoni, politika ashtu si vlerësohet tek shqiptarët ka me u ndryshu. Ju e shihni, nuk i kemi trendet më të mira. Pse i kemi këto trende tani? Pse jemi kaq vonë? Për shkak se standartet tona të të bërit politikë- shumica janë të gabueme… përshtatshmëria, servilizmi, nënshtrimi, pazaret, shantazhet…

Kryeministër po flasim për raportet me Uashingtonin, le të themi edhe Berlinin…..

– Shiko shumë drejt po të kuptoj për çka po flasim, por edhe unë shumë drejt po të shpjegoj: nuk ka nevojë Uashingtoni as për servil, as për mashtrues që shkojn atje në Uashington dhe u thonë: ju duam shumë e në të njëtin kohë i duam krejt… ata kanë nevojë për njerëz që janë të zotët e vendit vet. Një ditë prej ditësh Amerikës i konvenon që Kosova të jetë vetvetja, jo gjithë kohën me t’i dhënë detyra dikush. Nuk është ashtu bota, nuk është politika ashtu. Nuk jemi mirë kështu as për veten, as për Amerikën. Me servilizëm mundesh me nxjerr ndonjë profit të cakuar, ndonjë elemet të caktuar, por e vetmja mënyrë me qenë në tavolinë i trajtum është kur e zhvillon vendin tënd, Kosovën, forcon rendin dhe ligjin, forcon institucionet e sigurisë, forcon sistemin demokratik, respekton mediat e lira, respekton demokracinë tënde, e respekton opozitën- këto janë ato që bëjnë fuqinë e një vendi dhe i rrisin respektin. Ne jemi me Amerikën në çdo temë të botës, pra sa i përket Venezuelës jemi me Amerikën, sa i përket sanksioneve dhe politikave ekonomike ndëshkuese, ndaj ekonomisë së Kinës, ekonomisë së Rusisë, ndaj Iranit jemi me Amerikën – sa i përket politikës në Lindjen e Mesme jemi me Amerikën. Pra, është vetëm një temë që kam mendim ndryshe dhe që e kam marrë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së vendit dhe kjo temë ka të bëj jo me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë dhe unë jam vija e frontit- pra jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusine. Duke qenë kështu, ky është qëndrim sovran i Kosovës…e Serbia … ne mund me e vazhdu bisedën gjatë, por shqiptarët duhet me dalë prej këtij mentaliteti servil se nuk do të ketë dobi për kërkënd.



Zoti kryeministër, nëse Kosova dhe Shqipëria do të ishin shtete me institucione të forta, me drejtësi të pavarur, me ekonomi konkurruese, me media vërtet të pavarura, kjo bisedë nuk do të bëhej, ndoshta ne jemi dekada larg kësaj situate. Ajo çfarë është shqetësuese është se ju thoni se jeni ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit, por letra e dërguar thotë…”Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona” – letër e nëshkruar nga tre institucione të rëndësishme. Pozicioni juaj është krejt i qartë, por bëhet fjalë që Presidenti i Amerikës thotë: e shoh marrëveshjen që është e mundshme…

– Edhe unë e shoh..



Si e shihni ju epilogun?

– Edhe unë e pres që të ketë marrëveshje. Po ashtu edhe administrata e Amerikës në të gjitha temat qeverisëse të këtij vendi ka vlerësim serioz për punën e Kosovës. Nëse nuk flasim për tarifën sot, por e merr totalin e asaj çfarë ndodh në Kosovë kanë vlerësim serioz, ndërsa Ministri i Jashtëm gjerman i dha vlerësim reformave në Kosovë- mos harroni.



Po diskutojmë vetëm për një pikë, për të cilën edhe Ministri i Jashtëm gjerman…

– …A mund ta mbajmë bisedën edhe pak këtu se unë po e shoh që je vetëm te një pikë…, por Ministri i Jashtëm gjerman dhe gjermanët nuk bëjnë lavdata, nuk të japin fal kurrgja…



…edhe si natyrë….

– Hiç e kanë sistemin e tillë. Ata pa i bind mirë nuk ta thonë atë fjalë, për cilin shtet në Ballkan Ministri i Jashtëm gjerman kur foli tha vlerësojmë, duhet të vlerësohen tha reformat në Kosovë. I dogji Vuçiçit se nuk e tha për Serbinë e mund t’i ketë djegë edhe plot të tjerëve. Pse po flasin? Shikoni ne nuk jemi pa kredit. Ne po i kryejmë punët e shtëpisë në Kosovë, si vend, si Kosovë. Kemi në një temë dallim. Nuk e kam dallimin me Amerikën. E kam dallimin me armikun tim të qindra vjetëve e për të cilin du edhe unë me pas opinion qysh zgjidhet problemi jem me to- se jam palë. Nuk mundet dikush me më tregu mu qysh ka me u zgjidh problemi mes Kosovës dhe Serbisë? Do të dëgjohem unë se jam palë.



Po mire, pse kjo palë nuk është në një zë të përbashkët?…as në Prishtinë, e as në Tiranë. Me çfarë krediti i shkon miqve dhe u thua: kemi këtë qëndrim?!

– Shiko, ne miqtë na njohin. Edhe miqtë na testojnë sa jemi të vendosur për t’u mbajt në të drejtën tonë. Nëse ne bëjm servilizmin, shkojmë një e nga një atje dhe mundohemi me u dhënë atyre ndonjë ide qysh duam ne me rregullu botën pa e marrë respektin e popullit tënd dhe pa e dit populli yt se çfarë është ajo ide, kuptohet që nuk do ta kesh të lehtë atëherë. Unë e kam vështirë se jam i vetëm në këto që i them…fatkeqësisht si institucione, por shiko nuk është kjo as lazdrim, as privilegj. Nëse ne heqim dorë në këtë etapë prej të drejtës tonë pse Amerika atëherë me e mbrojt të drejtën tonë. I pari që do të pranosh ta zemë edhe sakrificat për të drejtën tënde je ti vetë, pastaj tjetri të vlerëson. Është një testim. Ju siguroj që është një testim për Kosovën, sa është e vendosur me mbet në të drejtën e vet, shtet i pavarur, sovran, me territor, me kufij, pa një Republikë të Dodikut brenda. Kjo ka ndodhur në Kosovë. Pra, nuk është taksa si taksë, as nuk është suspendimi si veprim, por është kualiteti finales me çka do të merremi vesh, këtu është fjala për finalen. A do të jetë njohja reciproke pa dëme të brendshme apo me dëme të brendshme qofshin dëme të natyrës së territorit apo kufijve qofshin dëmet e Republikës së Dodikut këtu. Duke qenë kështu kuptohet që unë s’mundem me pas qëndrim tjetër. Edhe i lus krejt politikanët shqiptar kudo që janë që të mos ta neglizhojnë se nëse ne trajtohemi dhe ia nisim tash me hapa prapa si do të arrijmë ne në finale? Për këtë kemi mbetur 20 vjet për këto politikanë, për këtë logjikë vendimmarrëse, servile, mashtruese dhe kemi shku e i kemi mashtru edhe miqtë u kemi dhënë opinione të gabume për proceset. Koha është me e thënë të vërtetën në tavolinë, me u ditë. Shiko- një Kosovë e 17 shkurtit është një minimum, është një kompromis për të drejtën e shqiptarëve nuk mundet ajo edhe me u zvogëlu më shumë!



Kur jeni zgjedhur kryeministër keni vendosur objektiva të mëdha për veten, ushtria, Trepça, anëtarësimi në Interpol, sigurisht që keni objektiva që doni t’i arrini dhe të përmirësoni jetën e qytetarëve në Kosovë. Do t’ia vlente të sakrifikonit këto synime apo objektiva të tjerë për shkak të çështjes së taksës?

– Nuk shpjegohen kështu. Ushtria do të thotë është e drejtë e Kosovës, me kushtetutë me ligje.



…është një gjë që e arritët.

– Po, po, por ajo i ka takuar këtij populli është vonuar shumë fatkeqësisht. Duhet të ishte bërë kaherë, por është bë më në fund. Dhe a e di si është bërë? 107 deputetë e kanë votuar. ⅔ e Parlamentit tonë bëjnë 80 vota. 107 deputetë e kanë votuar Ushtrinë e Kosovës, që është diçka e mrekullueshme, që i ka takuar këtij populli pa dallim; të gjitha partitë politike, komunitetet, hiq serbët që nuk ishin në seancë. Trepça është pasuri e Kosovës. Eshtë në Kosovë.



Në dokumentin prej 30 faqesh për marrëveshje me Serbinë nënvizohet anëtarësimi në OKB i Kosovës. Nëse Serbia bie dakord, anëtarësimi në OKB është në dorë të fuqive të tjera të mëdha si Rusia apo Kina. Çfarë kuptimi ka të kërkosh ulëse në OKB nga Serbia?

– Kush tha se e kërkojmë?



Objektivi final i deklaruar është Kosova të fitojë ulëse në OKB…

– Eshtë e drejtë e jona. Jemi shtet i pavaruar. Jemi njoh nga mbi 100 shtete. Ne kërkojmë me u zbatu e drejta jonë në OKB, e në të gjitha organizimet ndërkombëtare, me u anëtarësu në NATO si dhe me u anëtarësu në BE, pra është e drejtë e jona. Çështja e njohjes reciproke i zgjidh edhe këto…



Jo domosdoshmërisht.

– Shiko pajtohem me ju, por procesi i njohjes mund ta përfshijë edhe mospengimin e anëtarësimit në OKB. Nuk është njohja vetëm në favor tonin. Mos e harroni këtë. Nuk është vetëm Kosova që ka interes për njohje. Përndryshe pse na kishte njoh Serbia. Po Serbia nuk mundet me ec më tutje në asnjë proces të vetin integrues drejt BE-së pa e njoh Kosovën. Kushti më kryesor për me ec me përmbyll kapitujt për një aspirant në BE është zgjidhja e çdo kontesti me fqinjtë. Pra Serbia e ka edhe ajo interesin.



Mirë. Pse u ngut Kosova në këtë debat, kur presioni ishte mbi Serbinë?

– Debati për kufijtë, nuk e di për besë. Kjo është e habitshme pse ka ndodh kështu. Mendoj që është gabim i madh.

Ku duhet ta kërkoj këtë përgjigje?

– Shiko kjo iniciativë është e Serbisë. Serbia ka një kërkesë të tillë të vazhdueshme prej Graçaninit e deri më sot. Të gjithë intelektualët serbë kanë thënë se duhet ta bëjmë një ndarje mes shqiptarëve dhe serbëve, ta marrim një pjesë të Kosovës, një pjesë ta marrë Shqipëria, pra me e pre këtë vend. Kjo ka vazhdu në kohë të Xhinxhit (ish kryeministër i Serbisë 2001-203) vazhdon edhe sot, por kjo i përputhet shumë politikave të Vladimir Putinit, se ai përpos që ka aneksu, përpos se ka pushtue e sulmue disa vende fqinje ai ende…ende e ka në plan ridizanjimin e kufijve me vendet që i ka fqinjë, të BRSS -së së vjetër që kanë qenë dikur anëtare të Paktit apo të Unionit të tij- pra kjo i shkon përshtatje atij dhe vetëm atij, askujt tjetër



Nëse flasim për marrëveshjen finale me Serbinë a ka ardhur koha për reciprocitet me Serbinë, të drejtat që ka minoriteti serb në Kosovë në barazpeshë me të drejtat e minoritetit shqiptar në Serbi?

– Vështirë e zbatueshme, e kërkueshme po- duhet me u kërku kjo duhet me vlejt.



Pse nuk është kërkuar?

– Tani në platformën e delegacionit shtetëror është pjesë, është pjesë, mirëpo prap garancat për zbatim janë të vogla për shkak se megjithatë më tutje mbetet në diskrecionin e institucioneve përkatëse me i zbatu, pra ajo edhe mund të premtohet, mund të merren obligime por vështirë është me u bazu në të.



Quid pro quo. Kokë për kokë.

– Nuk jemi krejt ashtu të fort e të zot.

S’jeni aq të fort e të zot…?

– Jo, jo unë du me qenë real dhe i sinqertë. Kapaciteti i Kosovës së sotme është i mjaftueshëm dhe është garancë që jemi zot shtëpie në Kosovë, por nuk është Kosova aq e fortë sa me i dal zot shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan fatkeqësit. Pra nuk e kemi at kapacitet të mjaftueshëm.



Marrëveshjet e rëndësishme dhe të mëdha që arrihen në tavolinë kërkojnë kompromis. A është e përgatitur Kosova për një kompromis tjetër me Serbinë?

– Për ne duhet theksuar se Serbia ende nuk ka kërku falje për ato që i ka bo në Kosovë. Fakti i njohjes dhe i marrëdhënieve nënkupton një lloj pajtimi realisht një lloj falje. Jo falje ligjore, por fakti se kur njihemi reciprocikisht, krijojmë marrëdhënie diplomatike nënkupton një etapë të re të marrëdhënieve Kosovë – Serbi në këtë rast edhe shqiptaro – serbe se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë edhe të shqiptarëve në fund të fundit. Pra është një kapitull i ri dhe për ne nuk është dhe aq i thjeshtë, pas dhimbjeve dhe pas gjithë atyre që kemi kaluar, pra ky është kompromisi i madh që do të bëjmë ne.



Pranimin e faljes..?

– Shiko është një lloj dhënie e faljes se kur njihemni reciprocikisht, zhvillojmë marrëdhënie të tjera dhe kalojmë në një etapë tjetër të marrëdhënieve vetvetiu është një lloj paqeje, është një marrëveshje paqeje. Për ne kjo e ka kompromisin se është kompromis i madh, dhimbje që kemi për atë që na ka ndodh në periudhat që i dinë të gjithë. Ju përshembull e dini që gjysma e popullit këtu ka ardhur atje, kanë lëshu pothuaj gjithë Kosovën dhe kanë shkuar në Shqipëri, Maqedoni e vende të tjera. Pra është kompromis i madh. Por te çështja e kufijve, a duhet me ndodh, a duhet me u nguc kufijtë, shikoni në Ballkan nuk ka kufi perfekt dhe lëvizja me kufinj është e rrezikshme. Do të thotë se këto kufi që ka Kosova sot janë mbi 50 vjet. Hapja e këtyre kufijve nuk garanton më qëndrueshmëri. E para ne e hapim 17 shkurtin, hapim të arriturën tonë më të madhe të Kosovës e kësisoj nuk dihet më ku ndalet kjo. Nuk ka kurkush që garanton se hapja e kufijve është në dobi të shqiptarëve. Shqiptarët e kanë perspektivën duke u konsoliduar, duke u zhvilluar duke u bashkëvepruar, duke u ndërlidhur ndërvete, por nëse tash nisim ne me rivizatu kufijtë nuk do të jemi në dobi tonën.



Si e shihni Kosovën kur ndodhet mes alternativës së Zajednicës me fuqi ekzekutive dhe marrëveshjes për territor apo e thënë ndryshe: land for peace (tokë në këmbim të paqes)?

– Fiktive janë këto.



Debat i stisur?

– Atë thashë, pare janë hedhur shumë. Plot think tank, mekanizma të ndryshëm nëpër Europë se lëre në Ballkan marrin indirekt pare prej Rusisë.



A ka hetime qeveria e Kosovës për këto financime?

– Sigurisht ne non-stop jemi në këto tema. Kemi inteligjencën tonë, ka Shqipëria inteligjencën e vet, janë shërbimet aleate këtu, të gjithë e dinë se ç’po bën Rusia, sa para po shtin e çka po bën..



Ka hetime specifike për atë që ju thoni kanë hedhur para për të nxitur debatin e “korrektimit të kufijve”?

– Tani duhet me shku në gjykatë se nëse ua konfirmoj këtë, por krejt rastësisht nuk flasim. Edhe ne kemi mjaftueshëm informacion, qysh ka edhe Tirana zyrtare, qysh kanë të gjithë. Shihni propagandën që bën me fake neës dhe me SPUTNIK-un edhe me satelitë të tjerë, me ndikimin në zgjedhjet europiane, me tendencën e puçit në Mal të Zi kur ishte kryeministri ishte i rrezikum. Donte me e shti në sherr edhe Serbinë me Malin e Zi se përfshiu shtetas serb me vra kryeministrin e Malit të Zi, pra me i shti në luftë. Krejt këto procese të hapjes së temave që nuk mund të mbyllen janë tendencë e Rusisë me na mbajt gjatë kështu si jemi.



A i druheni ju një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Rusisë ku pjesë e zgjidhjes së problemeve globale është edhe Kosova?

– Jo unë i gëzohem nëse kishte mujt me u arrit ajo marrëveshje. Nuk kam unë gjë kundër dhe mendoj se aty do të ishte fati ynë se Kosova i takon familjes së Amerikës dhe popujve të lirë që i prin Amerika. Edhe ku me e marr me u arrit ajo marrëveshje. Kuptohet Rusia ka dalë, pra nuk e ka më fuqinë në Ballkan, mundohet me pengu, provoi në Maqedoni, por dështoi, tani i ka mbet Serbia, Bosnja dhe Kosova me vazhdu, por me Kosovën e ka të pamundur se është zonë tjetër, janë njerëz të lirë…por aty ku ishit ju mes dy zgjidhjeve: kufijtë ose zajednica, ekziston edhe e treta: është kushtetuta e Kosovës. Shumë lehtë është me vazhdu me mbet me kushtetutën. Më lehtë është me e mbrojt vetveten në atë që je sesa me hap eksperimente për veten.



Sot ka një kontekst tjetër, gjërat po ndryshojnë, gjëra që ishin të pamendueshme po bëhen të pashmangshme, fqinji i Kosovës- Maqedonia e tjetërsoi kushtetutën në këmbim të një marrëveshje që do t’i hapë rrugën europiane që i kishte bllokuar Greqia me apo pa të drejtë?

– Mirë, po kush është Greqia? Eshtë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Kush është Serbia? Mos harroni është mbetja e një federate që kanë qenë 8 njësi, është mbetja, njëra nga këto që i ka shkaktu tragjedi minimumi tri popujve: boshnjak, kroat dhe shqiptar edhe bëni këto dallime. Ne nuk jemi palë me Greqinë, një vend që nuk ka bo luftë 50 vitet e fundit ta zemë, që është anëtar i BE-së dhe NATO-s.



Po flisnim për tabu-në e prekjes së Kushtetutës.

– E kuptoj unë tabu-në, por dallojnë kontestet. Ne jemi në kontest me mbetjet e shtetit presidenti i së cilit ka vdek në burg- Millosheviçi, i cili ka shkaktu tragjedi, i cili duhet të sanksionohet. Në rrethana të tjera sanksionimi nuk ish dasht vetëm me largu trupat prej Kosovës, por edhe me reduktu numrin e tankseve, numrin e kësaj e numrin e asaj për tragjeditë që kanë shkaktue.





A shikoni ju një qasje tjetër ju ..po përdor fjalën “Perëndim” ndaj Serbisë?. Duket e harruar pjesa e tragjedisë ballkanike me luftra pothuaj në çdo njësi përbërëse të ish Federatës?

– Kur e harrojmë ne e harrojnë edhe të tjerët. Nëse ne e dimë çka duam dhe e dimë me respektu veten, atëherë mos u mërzitni. Nuk bohet kundër vullnetit të popullit të Kosovës kurrgjë. Mos u mërzitni. Vetëm ne duhet ta dimë çka duam. Ma i lehti opsion. Po e marrim shembull LDK-në, parti e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova dikur, një parti e shquar për një lëvizje paqësore. Çfarë është më e lehtë për LDK-në sot? A është më e lehtë me hap kufi e territore e me mbrojt pastaj? A është më e lehtë një Republikë e Dodikut apo kushtetuta që i kemi cu duart krejt për të…



Po…

– Më fal, por ka rëndësi ta bëjmë diferencën…



Por, por delegacioni i Kosovës ka firmosur marrëveshjen…

– Po duhet ta kuptoni një gjë, po i servohet popullit tonë gjoja ti je kështu dhe vetëm këto dy zgjidhje kemi. Nuk është e vërtetë..



Po, por në këtë rast flasim që delegacionit të Kosovës nuk i ka vendosur kush armën kokë për të firmosur në Bruksel.

– …më fal për PDK-në, për PDK-në e Adem Jasharit e të UÇK-së çka është më e lehtë me hap kufijtë tash me Serbinë? Me pru një Republika Serbska në Kosovë? Më e lehtë është kushtetuta e vendit se e kemi shkruar bashkë me miqtë tanë, me Perëndimin është kushtetuta më e re në Europë, …



5% e minoritetit serb që jeton në Kosovë, ka gjuhën e vet zyrtare, vendet e sigurta në Parlament, të drejta që nuk i ka kush në Europë pse sipas jush e gjen sërish Kosova veten me këtë debat të hapur?

– Shikoni. Çështja e njohjes Kosovë – Serbi është edhe çështja edhe e interesit të Kosovës. Nëse shteti fqinj Serbia ka interes me qytetarët serb të Kosovës të cilët janë bashkkombas, siç mund të ketë Shqipëria për shqiptarët e Preshevës se i konsideron bashkombas kjo është legjitime, ne nuk jemi kundër këtyre aspekteve të respektimit të komuniteteve, të drejtave të njeriut.



Këto janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

– Po janë.



Çfarë kërkohet më tepër?

– Nuk po kërkohet asgjë. Me u respektu kushtetuta, atë thashë unë.



Çfarë kërkohet jo nga Kosova, por çfarë kërkon Serbia?

– Shiko Serbia mundet me pas një listë dëshirash. Edhe të tjerë mundet me pas, po ti çfarë do prej vetes dhe prej Kosovës. Shumica e spektrit politik në Kosovë sot, shumica do me u respektu Kosova e 17 shkurtit, kushtetuta jonë, territori, kufijtë, sovraniteti, integriteti territorial. Këto janë. Nuk po kërkojmë diçka tjetër. Po jemi të interesuar për njohje me Serbinë, pa prek elemente bazë të shtetit. Nëse do të preket qoftë edhe një nga këto elemente nuk na vyen njohja. Rrimë pa njohje. Konsolidohemi. Forcojmë ushtrinë, forcojmë veten, forcojmë ekonominë, rendin e ligjin, sovranitetin. Kontrollojmë çdo pjesë të Kosovës. Çdo metër katror të Kosovës e kontrollon Kosova se dëgjoj shpesh diskutime: “s’ke kontroll atje”. Jo. Çdo metër katror të Kosovës e kontrollojmë. Total. Edhe policia e Kosovës sot nuk besoj se ke në rajon polici më të aftë. Njësitë elitë të policisë sonë nuk besoj se ka në rajon njësi më të aftë, as nuk e ke në Serbi, as në Mal të Zi askërkund, hiç.I kemi plot raste që edhe situatat më të vështira i kanë zgjidh në mënyrë e duhur. Po du me u rikthy dhe me e thënë me siguri: mos të krijojmë presione fiktive; mos të krijojmë situata pa rrugëdalje, mos ta bindim veten se bohemi më miq me Amerikën duke ja heq taksën Rusit se Rusit ja kemi qit ne jo Serbisë.



U rikthyet te taksa…

– Shiko të gjitha edhe dialogu, edhe njohja edhe krejt po vijnë aty. Për shembull Vulini (Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtes së Serbisë) po shkon dhe blen armë në Rusi, e njëjta ushtri që na ka myt dikur, edhe duhet me pagu ratat çdo tre muaj, nja dy nuk ka mbërrit me i pagu se nuk ka patur para. Shihni çfarë po ndodh. Në Kosovë janë hapur shumë vende pune, gjatë kësaj kohe, kemi hapur vende pune… unë kam hapur vende pune në Shqipëri…



Maqedoni…

– Edhe në Maqedoni fatmirësisht një pjesë e madhe e popullit është bashkkombas i yti dhe i jemi, por ne kemi hapur vende të punës në Shqipëri. Sipërmarrësit e Shqipërisë na thonë: ju lutem vazhdoni kështu.



Fqinjin nuk e zgjedh vetë. Po të ishte e mundur kjo bota do të ishte ndryshe. Ju si e shihni finale me Serbinë…?

– Shqiptarët janë të mirë si fqinj. Nuk ka popull më të respektueshëm se ne. Shumica e popullit serb i çmon shqiptarët, për vlerat, për virtytin, për respektin. Shikoni tani paqja është në vullnetin dy palësh. Nuk bëhet paqja vetëm prej njërit, nuk bëhet paqja vetëm prej viktimës e keni parasysh. Ne jemi për me jetu në paqe me Serbinë siç jemi për të jetuar në paqe me çdo fqinj tonin. Shqiptarët jetojnë me plot fqinj. Nuk kemi axhendë kërcënimi apo të rreziqeve ndaj të tjerëve. Por duhet, duhet të sigurojmë të vërtetën tonë, mirëqenien tonë, jetesën tonë, këtë e kemi obligim.



Prej 18 muajsh që jeni në drejtimin e qeverisë Kosova merret me çështje të mëdha ekzistenciale me apo pa dëshirën tuaj, ndërkohë që jeta e qytetarëve në Kosovë ka dinamikën e vet, përtej taksës. Ju vetë keni thënë: dy njollat e Kosovës janë korrupsioni dhe bërllogu. Indeksi i fundit i Transparency International radhit Shqipërinë dhe Kosovën në vendet e fundit në Europë sa i përket perceptimit të korrupsionit. Ajri në Prishtinë dëmton mushkritë e gjithë qytetarëve, të pasur, të varfër, shqiptarë apo serb qofshin. Si e gjen veten mes trajtimit të problemeve të mëdha ekzistenciale dhe trajtimit të problemeve të jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës?

– Nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona bazë. Pra, edhe pse përballemi me të tilla. Këtë vit e kemi shpallur si vitin e ekonomisë, pra jemi non-stop në tema ekonomike, çdo ditë vetëm ekonomi. Pastaj atë që thashë që ministri jashtëm gjerman lavdëroi reformat- kjo ka të bëj me pakon ligjore të luftës kundër krimit, të luftës kundër korrupsionit, të konfliktit të interesit dhe këto ligje u votuan në fund të vitit që shkoi. Unë mendoj se rritja e buxhetit për gjyqësorin…shikoni në Kosovë paga e gjyqtarit është rritur 100%, pra nëse ka qenë 800 euro, është 1600. Në Kosovë buxheit për gjyqësorin është rritur 100%…



Çështja është a është rritur cilësia e drejtësisë se pagat…

– A mundem me e shpjegu: ju kemi mbyll çdo argument të mos suksesit. Pra ju kemi dhënë përkrahje me mandatin ligjore që kanë, por edhe përkrahjen financiare.



Nëse Kosova do të kishte drejtësinë e duhur, sot nuk do të kishim nevojë të kishim gjykatë speciale në Hagë.

– Më fal, më fal. Nuk po themi ne që Kosova e ka pas apo e ka, por…



Hapat që…

– Jo jo ne po flasim për investimin konkret të këtij vendi sa i përket…kush e bën ligjin, pra e bën norma, pastaj e bëjnë njerëzit- sistemi gjyqësor. Ligjet na janë lavdëruar, prej departamentit të shtetit kemi marrë shkresa, pra në vjeshtën që shkoi, në fund të vitit që shkoi jemi lavdëruar publikisht nga departamenti amerikan i shtetit për pakon ligjore, ashtu si na lavdëroi Gjermania, Anglia etj. Njëkohësisht njerëzve që janë në punë, përpos përkrahjes ligjore që kanë ju kemi dhënë pare ..edhe detyrën e kanë. Shihni edhe një element që është shumë interesant. Sa aktakuza janë hapur për korrupsion në Kosovë? Ka dhjetëra aktakuza të të gjitha niveleve prej ministrave në detyrë e deri te më i vogli. Ka ndodh diçka në Kosovë. Nuk kemi prit me na ardhur dikush me na bo vettingun, as me na bo ne ligjin, por po punojmë. Unë jam, ju e thatë qe 18 muaj, jam në punë. Unë që atëherë jam në punë, po që atëherë kjo ka ndodh në Kosovë. Pra paga e gjyqtarit të Kosovës është rritur 100%. Nuk po flas fjalë kot. Pse po i them këto? Ne nuk e neglizhojmë gjendjen me korrupsionin dhe krimin. Dhe jemi në punë. Gjykata speciale është karakter tjetër. Shiko: tri herë bashkësia ndërkombëtare bani filtra me shqiptarët. Njëherë me UNMIK, 8 vjet, Tribunali për ish Jugosllavi 10 vjet, Eulex 10 vjet, filtri katërt. Ne jemi të zot sot me procesu çfarëdo rasti në institucionet vendore. Kush ka kry krim mundet me u ballafaqu me ligjin në Kosovë. Nëse sot ke aktakuzë për 15 vetë, komandantë të UÇK-së, për rastin e veteranëve qysh e dini dhe ministra në detyrë, pra gjyqësori ynë nuk është një gjyqësor mos me u respektu…



Ju përmendët veteranët, nuk doja t’a hapja këtë temë, por meqë e përmendët. Sa veteranë janë në Kosovë?

– Nuk e kam shifrën e saktë, por…



Përafërsisht…?

– Për besë nuk mundem me fol. Po vdesin njerëzit. Për shembull supozohet që në muaj përafërsisht mbi 100 vdesin. Fatkeqësisht. Mosha, dikush ka qenë në luftë mes 40-50, tani është mes 60 e më shumë.



Fqinji tjetër i shtetit të Kosovës- Shqipëria. Zoti kryeministër idenë e bashkimit me Shqipërinë ju e shihni si ëndërr romantike-? instrument që i ka ardhur koha për ta vënë në veprim? apo instrument shantazhi ndaj BE-së dhe ndonjë tjetri?

– Unë mendoj se…ëndërr… kjo nuk është ëndërr e quaj ashtu është domosdoshmëri e shqiptarëve, integrimi i ndërsjelltë, kjo në fund të fundit është për shkaqe racionale se flasim një gjuhë, se nëse shkruan atje në një produkt: përqindja…kaq përqind sheqer, kaq yndyrë, kaq ato e…lexon konsumatori edhe në Sarandë, edhe në Progonat edhe Theth, edhe në Kamenicë edhe në Bistricë të Mitrovicës, pra i njëjti konsumator, e njëjta gjuhë pra ka plot arsye pse duhet të shtohet integrimi i ndërsjelltë, të thellohet. Nuk mendohet që ky integrim i ndërsjelltë i shqiptarëve bie ndesh me rregullimet e sotme shtetërore, pra nuk pengon funksionimin e shteteve, nuk cënon kushtetuetshmërinë e shteteve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, por njëkohësisht nuk është në kundërshtim as me logjikën e BE-së ose me logjikën e globalizmit. Ajo që unë shoh ndonjëherë me habi është se ne shumë bisedojmë për këtë temë edhe flasim, lavdërohemi si thatë ju edhe kërcënojmë e shantazhojmë të tjerë e ku di unë, ama në praktikë pastaj mungojnë veprimet e duhura.



Pse? 20 vjet Kosovë e çliruar, 11vjet shtet…

– Shiko mendoj se ka përparime. Unë nuk po them se nuk ka përparime e zhvillime, lëvizje ka shumë më shumë tani.



Aty ku nuk kanë dorë shtetet ka akoma më shumë integrim…

– Shiko edhe shtetet kanë bo, edhe ne me Shqipërinë ta zemë, kemi nënshkruar, kemi liberalizuar, kemi hequr barriera tarifore, kemi bo plot punë, por prap duhet të bëjmë më shumë. Më së pari unë e kam shumë zor me i thënë Shqipërisë fqinj, nuk e ndjej veten mirë…

Ishte fqinj në kuptimin e respektimit të shtetit të Kosovës…

– Shiko fqinj e kam edhe një kojshi timin, në kuptimin e njëjtë me vendet e tjera nuk e përjetojmë Shqipërinë ashtu.



Ju e shihni si dy vëllezër me shtëpi të veçantë.

– Po, po e përjetojmë ndryshe. Unë jam…më së pari u bëj thirrje sipërmarrësve në Shqipëri të gjithëve që seriozisht ta shqyrtojnë bashkëpunimin me Kosovën. Pra që të vijnë të investojnë….



Duhet të jetë rrugë me dy kalime….

– Njëkohësisht…



Biznesi shqiptar gjen më lehtësi, biznesi Kosovës në Shqipëri nuk gjen…

– Aty deshta me dal, dhe po ashtu integroni idetë e bizneseve tona atje. Pse? Se ato ju sjellin ju këtu dhe anasjelltas, pra vjen njeri atje nga aty krijohet lidhja me ardh këtu. Pra nëse ai vjen atje do të gjej një partner, një palë, ajo palë mund të vij këtu. Pra duhet të thellojmë bashkëpunimin ekonomik. Studentëve, ju bëj thirrje të vijnë të studiojnë në Prishtinë, fëmijëve të Shkodrës, Sarandës, Gjirokastrës… i bëj thirrje shkollave të mesme, maturantët e Kosovës që vijnë dhe shohin Shqipërinë, ta bëjnë edhe nga Shqipëria, të vijnë fëmija në një eskursion një ditor të shohin Prekazin, Mitrovicën, Kaçanikun..



Kjo tani është në dorë të Besa Shahinit.

– Në dorë të secilit. Unë mendoj se është në dorë të secilit, është në dorë të qeverisë, të drejtorëve të shkollave të fëmijëve….



Për të shkuar atje dhe për të ardhur këtu, shqiptarëve në të dy anët u duhet të ndalojnë në dy stacione: një në Morinë dhe një në Kalimash. A ja keni ngritur si çështje kryeministrit Rama që taksa, tarifa në rrugën e Kombit është e lartë, nuk është e arsyeshme?

– E kemi biseduar.



Cila ka qenë përgjigja?

– Me thënë të drejtën shpjegimet janë…



Se nëse flasim për lehtësim…

– Shpjegimi i tij ka qenë që meqë rruga nuk është e përfunduar krejt, ka një kosto përfundimi, pastaj edhe mirëmbatja edhe vështirësistë buxhetore e krejt këto, por mendoj që është një logjikë e gabume në total pra. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën. Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Eshtë e pashpjegueshme. Ne jemi keq. Ne i kemi dy punë që duhet t’i bëjmë me Shqipërinë në infrastrukturë. Eshtë hekurudha. Duhet të kemi linjën hekurudhore Kosovë- Durrës, është në interes të Shqipërisë shumë dhe kanali i gazit. Shqipëria si operator përfiton nëse gazi i Kosovës vjen nga Shqipëria. Eshtë gabim për Kosovën me e marr gazin prej Maqedonisë.



Këto janë gjëra që kërkojnë dekada….

– Jo, jo dikur ka qenë dekada, tashmë jo. Në të kaluarën, këto projekte kanë zgjat shumë, tani ju e shihni që …



Projekti interkonjeksionit i gatshëm, i përfunduar dhe penguar nga Serbia dhe që do të bënte kompatibël energjinë e dy vendeve- hidro dhe termo.

– Ky problem ekziston. Funksionalizimi është kthyer në problem të transmisioneve ndërkombëtare, përsëri do të zgjidhet, nuk jemi larg shumë. Kanali i gazit nuk është projekt i pa realizueshëm dhe nuk ka nevojë me marr shumë kohë. Nëse ka dakordim të ndërsjelltë- mund të kryhet para tre vjetëve. Hekurudha mundet me u kry para tre vjetëve. Nuk është kosto e madhe. 340 milionë (euro) është kosto në pjesën e Shqipërisë. Ne kemi investu në autostradë për Shkup qindra milionë, kemi autorrugën e Dukagjinit që po ashtu presim me e përmbyll. Kemi investime në hekurudha të Kosovës 200 milionë.



Po flasim për hekurudhë që duam të ndërtojmë dhe kemi rrugën e Kombit që ekziston. Nëse flasim për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave….flasim për hekurudhë kur nuk kemi zgjidhur…

– Më vjen keq. E kam zor me komentu vendime të qeverisë së Shqipërisë në territorin e Shqipërisë.



Edhe kur këto vendime i konsideroni të gabuara?

– Jo, shiko duhet të bëjmë një minimum kujdesi. Ua thashë mendimin tim. Mua më duket e habitshme kjo qasje e tillë. Megjithatë është një vendim që e ka marrë Shqipëria. Nëse ta zemë është një tarifë e vendosur në një rrugë në Shkup, Shqipëria e ka zor me thënë pse e ke bo.



Nëse mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë për…

– I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë .. ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjindet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje.



Sa të rëndësishme i konsideroni raportet personale mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë për të avancuar projekte të përbashkëta?

– Janë me shumë rëndësi. Unë bëj shumë kujdes. I ruaj këto raporte. Kam raporte të mira me krejt lidershipin e Shqipërisë. Nëse ka ndonjëherë ndonjë situatë të mos pajtimit me ndonjë temë, se unë kam edhe në Kosovë mospajtim ose me Presidentin ose me kryeparlamentarin ose me dikënd tjetër, mirëpo unë prap se prap i shoh me shumë kujdes marrëdhëniet personale si me Presidentin Meta, si me z. Ruçi, z. Basha, me znj Kryemadhi, me kryeministrin Berisha, pastaj kam plot miq në të dy partitë. Pandeli Majko është i rregullt, vjen dhe kemi komunikim shumë të mirë me të, me Fatmir Mediun e PR-së, do të thotë kemi kush e di sa miq, janë shumë. Nuk bëjmë dallime pra tilla dhe bëjmë kujdes shumë. Unë bëj kujdes shumë. Mundohem në maksimum për të ruajtur një marrëdhënie edhe personale, edhe njerëzore, por edhe institucionale, edhe vëllazërore sepse kemi interes jetik ta kemi këtë marrëdhënie. Kur jam në Tiranë ndihem shumë mirë me thënë të drejtën. Ndihem si në shtëpi. Pastaj kemi plot miq personal, çdokund në Shqipëri.



Ministra dhe zëvëndësministra nga Kosova në qeverinë e Tiranës. A vjen koha që do të ketë ministra dhe zëvëndësministra nga Shqipëria në qeverinë e Prishtinës?

– Shiko, nuk kam ndonjë koment për këtë pjesë. Nuk dua të komentoj. Do të thotë nëse unë i bëj punët mirë në Kosovë, kjo është në dobi të Shqipërisë. Çdo punë të mirë që e bën Kosova është në dobi të Shqipërisë se faktorizohemi si shqiptarë. Nëse Shqipëria i bën punët mirë në Shqipëri i ndihmon shumë kosovarët i ndihmon të gjithëve me fuqizimin e vetvetes. Kur punët shkojnë vështirë ose keq tek ne i dobësojmë interesat tona.



Çfarë mund të mësoj Kosova nga Shqipëria?

– Shumëçka. Shqipëria është shtet me traditë. Ka 100 vjet shtet. Ka shumëçka, Përvoja të mira. Sikundër ne e ndjejmë edhe shqetësimin për proceset që shkojnë vështirë në Shqipëri, na shqetësojnë edhe ne me thënë të drejtën.



Keni koment për zhvillimet e ditëve të fundit në Shqipëri?

– Më vjen keq që unë me shit mend ose me i tregu Shqipërisë që duhet me bo punë, por më vjen keq kur i shohim proceset që janë të tilla. Nuk është aq lehtë me i pa. Shpresoj që çdo gjë të kalojë mirë dhe do të ketë një epilog të mirë dhe të ketë një rezultat që nuk e dobëson Shqipërinë. çdo proces shpresoj që nuk do ta dobësoj Shqipërinë. Frika jonë është nga dobësimi Shqipërisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...