Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/24

Rrëfen studentja: Cimeret e mia sa herë mbeteshin pa para, dilnin e kërkonin para për kinse të sëmurët



Rrëfen studentja: Cimeret e mia sa herë mbeteshin pa para, dilnin e kërkonin para për kinse të sëmurët

Është shpeshtuar dukuria e kërkimit të parave nga qytetarët me pretendim se po kërkohen për persona të sëmurë.

Gjatë një hulumtimi të “Radio Kosovës”, është hasur në individë të ndryshëm të cilët në emër të kërkim lëmoshës për persona me sëmundje të rënda, kërkojnë para, qoftë nëpër rrugë apo edhe banesa të qytetarëve.

Një rast i tillë është hasur në një ndërtesë në kryeqytet, ku një vajzë kërkonte para dhe thotë se është studente në Fakultetin Ekonomik në UP, ndërsa paratë po i kërkon për një vajzë të sëmurë. Në kërkesën e “Radio Kosovës” për prezantim të dokumentacionit të të sëmurit dhe vajzës që po kërkonte lëmoshë, ajo reagon ashpër dhe largohet.

Shkup, fëmijët detyrohen të lypin sa më shumë para



Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Dhjetëra fëmijë çdo ditë mbushin rrugët e Shkupit, por edhe të qyteteve të tjera të vendit, në kërkim të lëmoshës. Të shfrytëzuar nga prindërit, gjyshërit apo personat e tjerë, ata nxirren në rrugë për të punuar ose lypur.

“Sa vjet i ke? 11 e gjysëm; Në shkollë shkon? – Po; Kur ishe në shkollë? – Në mëngjes; Kush të thotë të punosh? -Vetë; Pra ke dëshirë vetë që të punosh? – Po; Ke kohë për ti mësuar mësimet pastaj? – Po; Sa krembanana i shet në ditë? – I shes nji ose dy kuti; Edhe parat kujt ia jep? Në shtëpi i çoj, babit tim”, u shpreh fëmija.

Ndërsa moshatarët e tyre ndjekin mësimet, këta fëmijë janë të detyruar të bredhin rrugëve me qëllim që të fitojnë sa më shumë para.

“Unë mendoj që lypja apo keqpërdorimi i fëmijëve është fytyra e mjerimit dhe është vetëm simptom. Ne kemi problem me një sëmundje, ta quaj, më të thellë e cila është varfëria e skajshme në të cilën gjenden ato, prandaj ne apelojmë shpesh se duhet ndërmarr politika publike të cilat do të operojnë në nivele të ndryshme”, deklaroi Albulena Karaga – Punëtore e paqes në Ambasadën e fëmijëve “Megjashi”.

Avokati i popullit, Ixhet Mehmeti thotë se nuk ka të dhëna konkrete se sa është numri i fëmijëve që ekspozohen në rrugë dhe se ky është një problem mjaft shqetësues dhe aktual në Maqedoni. Edhe pse shfrytëzimi I fëmijëve dënohet me ligj , në Maqedoni nuk është bërë asgjë për parandalimin e kësaj dukurie.

“Është bërë dukuri në shtete me demokraci të brishtë apo ne tranzicion nëse doni më butë që të mendojnë se e kanë kry punën vetëm e vetëm se kanë miratu një ligj për një sferë apo per një fushë të caktuar po edhe ktu konkretisht. Nuk mjafton të miratohet vetëm norma juridike pra ligji që ajo të jetë e ndaluar por duhet të grumbullohen një mori kushtesh te tjera të sigurohet që të mos vijë deri te një dukuri e tillë dmth sa pushteti krijon kushte që të realiziohet ai ligj ashtu si është e shkruar”, theksoi Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.

Mos figurimi i këtyre fëmijëve në regjistrin amë paraqet një problem tjetër serioz. Nga ambasada e fëmijëve vazhdimisht apelojnë që këto fëmijë të kyçen në procesin arsimor, gjë që do të ndikonte dukshëm në zbutjen e dukshme të kësaj dukurie.

Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

“Të lutem më ndihmo”, “Zoti ta ndihmoftë familjen”, “ A kini për bukë”, këto janë klithmat që i dëgjojmë çdo mëngjes dhe mbrëmje në sheshet dhe rrugët e Prishtinës, thirrje këto që lëndojnë shpirtin e çdo kalimtari pa pasur mundësi mbase edhe për t’i ndihmuar.

Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe
Edhe pse ekonomia e Kosovës dhe gjendja sociale e qytetarëve nuk është për lavdatë, pamjet e tilla nuk përkojnë me kulturën shqiptare për të shtrirë dorën për të kërkuar lëmoshë.


Video e huazuar nga Kosova Post : 






 

Për një gjendje të tillë, qytetarët akuzojnë institucionet për anashkalimin e kësaj problematike. Duke supozuar se lypsarët në kryeqytet janë grupe të organizuara që dirigjohen nga boset e tyre.

Por fatkeqësisht kjo është një dukuri e cila ka lëshuar rrënjë, dhe këta ‘lypsar’, janë të ‘punësuarit’ e dikujt që pa mëshirë i shfrytëzon ata për përfitimet e veta personale.

Pamjet e tilla të lypsarëve, jo vetëm që krijojnë një imazh të keq për Kosovën, por njëkohësisht është pamje prekëse për qytetarët në përgjithësi, derisa shumica e tyre e kuptojnë se ata janë të manipuluar, ata prapë ndjejnë keqardhje për shfrytëzimin e tyre.

Trajtimi i kësaj dukurie është edhe në domenin e Policisë së Kosovës e cila duhet të kujdeset dhe të mbykqyrë se si është organizuar ky rrjet.

Në Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore nuk kanë dhënë detaje nëse kanë në programin e tyre mbykqyrje të përhershme të ‘organizimit të lypsarëve’ , por kanë bërë të ditur se kanë vepruar në momente të caktuar për identifikimin e tyre duke hapur kallëzime penale ndaj personave të dyshuar se mund të jenë pre e rrjetit të trafikimit.


Gjatë vitit 2018 me qëllim të verifikimit dhe hetimit të gjitha veprave penale që ndërlidhen me trafikimin me njerëz, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka identifikuar edhe raste kur persona apo vetë prindërit kanë qëndruar prapa tyre, apo detyruar fëmijët për të kërkuar lëmoshë apo kryer punë tjera të cilat nuk janë të përshtatshme apo edhe të ndaluara për t’i kryer fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastet e identifikuara si keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve janë ngritur kallëzime penale për 30 raste gjatë vitit që lamë pas, të identifikuar si viktima kanë qenë 60 fëmijë.





Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka identifikuar 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, 13 persona të dyshuar dhe ka iniciuar 10 raste për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës” në zbatim të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshë-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit” që ka zgjatur nga 3 deri më 7 dhjetor në gjithë territorin e Kosovës.


No media source currently available
0:000:00:370:22



Në realizim të këtij plani, pos të gjitha Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga stacionet policore përkatëse, ka njoftuar policia.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Gjate zbatimit të këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe


Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),
Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,
Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,
Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,
Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktime e trafikimit,
Shtetasit e huaj janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të Huaj,
Për shtetasit kosovarë, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.


Imazh i ngjashëm

Trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të jetë një sfidë për institucionet e Kosovës. 



Imazh i ngjashëm

Autoritetet e rendit në Kosovë raportojnë se gratë që shfrytëzohen për prostitucion dhe fëmijët që detyrohen të punojnë, janë dy profilet më të shfrytëzuara. Sipas tyre, gjatë një viti, raportohen më shumë se 30 viktima të trafikimit.


Imazh i ngjashëm


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se në nëntëmujorin e këtij viti, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka ngritur kallëzim penal në prokuroritë përkatëse për 16 raste të trafikimit me njerëz.



Imazh i ngjashëm

"Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, vërehet një rënie e lehtë e rasteve të trafikimit me njerëz. Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 31, ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 22. 


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe


Njëra nga format më të shpeshta apo më të theksuara të shfrytëzimit të viktimave të trafikimit, është ajo e shfrytëzimit seksual, e në disa raste edhe kërkim-lëmosha dhe puna e detyruar", bëri të ditur Hoxha.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Tutje, zëdhënësi Hoxha tha po ashtu se kategoria më e prekur që lidhet me trafikimin, janë femrat e moshës së re, duke përfshire edhe raste kur viktimat janë edhe fëmijë.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Trafikimi me njerëz që konsiderohet si dukuri kriminale e ndërlidhur me krimin e organizuar trans-kufitar, ka shtyrë autoritetet e rendit që të nënshkruajnë marrëveshje të shumta me shtetet e rajonit e më gjerë.


Imazh i ngjashëm

Policia e Kosovës, lidhur me këtë çështje ka nënshkruar 74 marrëveshje bilaterale në angazhimin për parandalimin e kësaj dukurie. 



Po ashtu, Policia e Kosovës në kuadër të vlerësimeve strategjike, të rreziqeve dhe kërcënimeve nga krimi i organizuar dhe krimet e rënda, ka radhitur dukurinë e trafikimit me njerëz si një nga kërcënimet kryesore.

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë


Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me shumicë votash.

Akademikët e kanë votuar me 35 vota pro dhe 6 kundër, kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, pozicion për të cilin i vetmi në garë ishte Skënder Gjinushi.

Ndërkohë që për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

***



Rezultate imazhesh për skender gjinushi

Skënder Gjinushi (Vlorë, 24 dhjetor 1949) është politikan dhe matematicien shqiptar, ish Zëvendës Kryeministër si dhe Ministër i Arsimit dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Gjinushi kreu Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë 5-vjeçare. Doktoraturë në Universitetin "Pierre et Marie Curie", Paris (Francë). Doktor i Shkencave, Universiteti i Tiranës. Mban titullin Profesor Doktor në Matematikë.

Veprimtaria profesionale

Gjatë viteve 1973 - 1987: pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;

Gjatë viteve 1987 - 1990: Ministër i Arsimit;

Që nga viti 1986: Profesor;

Që nga viti 1989: anëtar i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria politike

Gjatë viteve 1987 - 1991: Ministër i Arsimit; shkurt 1991: jep dorëheqjen;

Në vitin 1991 dhe në vazhdim: Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, anëtare e I.S; deputet në Legjislaturat XI, XIII, XV e XVI;

Gjatë viteve 1997 - 2001: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;

Që nga korriku i vitit 2002 e gjer në shtator të vitit 2005: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.



Rezultate imazhesh për sofokli tole

Vasil Sofokli  Tole (22 nëntor 1963, Përmet) është kompozitor dhe etnomuzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.


Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 në shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Në periudhën 1983-1987 kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e kompozicionit dhe pas diplomimit deri më 1991, punon në Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri" të qytetit të Përmetit. Prej vitit 1991 është pedagog i kompozicionit dhe i folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt-it dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, barazvlerës i Profesorit të Asociuar.

Është autor i këtyre librave: “Muzika dhe Letërsia”, Onufri (1997); “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Teknotrade (1998); “Folklori muzikor-polifonia shqiptare” vëllimi I, Sh.B.L.U. (1999); “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U. (2000); si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.

Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi, etj.

Krijimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo, të performuara edhe në vende të tjera veç Shqipërisë, në Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi e të tjera.

Ka fituar mjaft çmime, përfshirë atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), apo çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998).

Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika” në Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të shoqatës bibliografike botërore Literatura e Abstrakteve Muzikore RILM me qendër në Nju Jork (1995), bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike CIOFF, president i Këshillit të Muzikës Shqiptare dhe si i tillë, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s, anëtar i shoqatës gjermane për të drejtat autoriale të muzikës GEMA që prej 1997-ës, anëtar i SEM-it (1999) në Sh.B.A.,

Organizatës Ndërkombëtare për Artet Popullore IOV në Austri, Shoqatës për Etnomuzikologji SEM në Indiana të Shteteve të Bashkuara, si dhe për dy vjet, nga 1997-a në 1999 drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.Etj.


Rezultate imazhesh për Salvator Bushati


Akademik Prof. dr. eng.Salvator L. Bushati(26.5.1949) është  Gjeofizikant, përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë, Shqipëri dhe u diplomua si inxhinier gjeofizikant pranë Fakultetit të Gjeologji Minierave,Universiteti Politeknik i Tiranës (1970-1974).

Fillimisht, punoi në Ndërmarrjen Gjeofizike, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si inxhinier gjeofizikant. Ka kryer disa specializime pasuniversitare pranë univeristeteve të huaja si “Pierre and Marie Curie” dhe në mjaft vende të tjera europiane. Ka një karrierë të pasur shkencore, profesionale dhe pedagogjike. Në fillimet e para të veprimtarisë së tij ai drejtoi grupin kërkimor shkencor në studimet eksperimentale mbi mundësitë e përdorimit të
metodave gjeofizike në kërkimin e mineralit të kromit në Shqipëri, duke vendosur bazat metodike gjeofizike, teorike dhe praktike të përdorimit të gravimetrisë e magnetometrisë në kërkimin e kromit
(1974-1980), studime këto që u konkretizuan me projektime e zbulime të shumta të vendburimeve të mineralit të kromit në Shqipëri. Në vitin 1981 krijoi dhe drejtoi Departamentin e Kërkimeve Krahinore Gjeofizike dhe Gjeokimike dhe ndërmori kryerjen e disa studimeve, që realizoheshin për herë të parë në
Shqipëri. Gjatë viteve 1995-1999, drejtoi Ndërmarrjen Gjeofizike të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, duke e fuqizuar dhe lartësuar atë në një institucion me parametra bashkëkohor të studimeve e kërkimeve
aplikative e bazë, e shndërruar në Qendrën e Kërkimeve Gjeofizike, Gjeokimike dhe të Mjedisit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ai është autor i shumë studimeve të kryera për herë të parë në Shqipëri, si: “Rrjeti Gravimetrik i Shqipërisë” (1986); “Harta Gravimetrike e Shqipërisë”, “Rrjeti Magnetometrik i Shqipërisë” (1996), “Harta Magnetometrike e Shqipërisë” (1998), kontribut i Shqipërisë në “Harta Magnetike e Europës” (botimi i 1999 dhe ajo e rinovuar 2011) etj. Në vitin 1999 konkuron dhe punësohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku krijon dhe drejton një strukturë të re: Njësinë e Projekteve të Kërkimit, Zhvillimit Teknologjik e Inovacionit, të ASHSH. Në 2002 emërohet Sekretar
Shkencor i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike të ASHSH dhe më 2008 përzgjidhet Anëtar I Asamblesë së ASHSH dhe fiton titullin “Akademik” e më pas, nga Asambleja e ASHSH, zgjidhet Sekretar Shkencor i ASHSH, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë institucion (2009-2013); më pas (2014) zgjidhet Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike i ASHSH. Në vitin 2010 zgjidhet Anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve, Austri. Gjatë veprimtarisë në ASHSH ai drejton dhe
bashkëpunon në realizimin e shumë projekteve në kuadrin e programeve kombëtare si dhe ndërkombëtare me partnerë të Rrjetit të Akademisë së Shkencave në Europë (ALLEA); të Botës (IAP) e të
akademive të vendeve në zhvillim (TWAS); të institucioneve prestigjoze si CNR-Itali; Rrjetit të universiteteve italiane (CONISMA), etj. Ne këtë kuadër janë realizuar studime të shumta, si në “Studimi i Liqenit të Shkodrës dhe Bunës”; “Projektimi i Qëndrës Ndërkombëtare të Shkencave Detare (CISM)”, etj.
Aktualisht S.B. po punon për realizimin e projektit madhor “Studimi hidrogjeologjik, hidrologjik dhe hidraulik të Liqenit të Shkodrës në sistemin ujor Drin-Moraça-Liqeni i Shkodrës –Lumi Buna”, në kuadër tëprogramit IPA.

Prof. Bushati ka një veprimtari të gjerë shkencore botuese: autor i 29 librave, monografive e teksteve mësimore; mbi 156 artikujve të botuar jashtë e brënda vendit; pjesëmarrjes në mbi 119 veprimtari
shkencore; shumë studime (22) e projekte (52); organizime shkencore (35) dhe aktivitete të tjera të botuara (7); anëtar në mbi 27 institucione të huaja dhe 28 brënda vendit. Për veprimtarinë e tij ai ka marrë Medaljen e Punës: “Për veprimtari të shquar në përpilimin e intepretimin e hartave gjeofizike për Hartën e re Gjeologjike në shkallë 1: 200000 (1984); Diskun e Artë: “Për kontribut të veçantë për shkencën dhe shoqërinë ndërkombëtare”, përzgjedhur nga Bashkësia e Shkencave të Tokës, SHBA(1996); Medalje për kontributin në Simpoziumin e I-rë Ndërkombëtar të Studimeve të BESEC-ut (6-7 Maj,2005); Medalje për “Bashkëpunim të çmuar” akorduar nga Profesorët Italian të Institutit për KërkimeMjedisore Didaktike (Ireda, Napoli-21 Prill,2011).

Fusha shkencore të kompetencës

Shkencat e tokës dhe gjeofizike: Inxhinieri gjeofizike (prej 1974); Aplikimi i metodave Matematikore në përpunimin e të dhënave dhe interpretimin e informacionit me anë të kompjuterit, krijimi i programeve të algoritmit për këto qëllime(prej 1972); Aplikimi dhe baza e studimeve mbi metodat e reja gjeofizike, si Graviteti dhe Magnetizmi (prej 1974), dhe ajo e mikro rilevimeve magnetike (prej 1975) në zbulimin evendburimeve minerale, të kromit e bakrit; Studimet rajonale gjeofizike të gravitetit (prej 1980);
Studime rajonale gjeofizike magnetike (prej 1981); Zgjerimi i fushës së aplikimit të metodave gjeofizike në kërkimin e kromit, bakrit, asbestit, boksideve, kërkimit të mineraleve të rënda, të rralla dhe të çmuara; në studimin në fushën e inxhinierisë gjeologjike dhe hidrogjeologjisë; me aplikimin e gravitetit dhe metodat magnetike (prej 1980); Rrjeti Magnetik i Shqipërisë (prej 1987); 

Kartografimet magnetike

(të detajuara prej 1975 dhe ato rajonale prej 1978); Rrjeti gravitacional i Shqipërisë (prej 1988);

Kartografimet gravimetrike (të detajuar prej 1974 dhe ato rajonale prej 1978); Studime Paleomagnetike(prej 1992); Studime Gjeotermike (prej 2001);

Politika në S&TI: Programe Shkencore; Programe kombëtare për Kërkim-Zhvillim dhe Inovacion;

Strategji të kërkimit e të arsimit të lartë; Metodologji e ekpertiza mbi Politikat dhe Veprimet në lidhje me Zhvillimin e Qëndrueshëm; Strategji për RTD&I (kombëtare, rajonale & ndërkombëtare); Raporte shkencore kombëtare; Hartimin dhe menaxhimin e projekteve; Politika mjedisore; monitorime.Etj.

Rezultate imazhesh për Neki Frashëri

Neki Frashëri kreu studimet universitare dhe u diplomua me medaljen e artë në degën e Matematikës të Specialitetit, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës, në vitet 1971-1976.

Përfundoi disertacionin mbi “Aspekte matematike dhe algoritme të elementeve të fundme në përkuljen e pllakave” në Universitetin e Tiranës, më 1984-1985. Mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”nga Këshilli Shkencor i Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (ish-INIMA) më 1991,titullin “Drejtues kërkimesh (“Profesor)" nga Këshilli i Lartë i Atestimit më 1994, dhe titullin “Akademik” nga Akademia e Shkencave më 2008. Me mbarimin e studimeve universitare punoi si matematikan në
Drejtorinë e ndërtimit të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku realizoi zbatime të metodave matematike në fushën e ndërtimit. Njëkohësisht kontribuoi në fushën e modelimeve matematike në
gjeofizikë, për llogaritjen e kurbave të sondimeve elektrike vertikale në mjedis detar. Në periudhën 1978- 1979 punoi në grupin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave pranë Qendrës së Matematikës Llogaritëse në Tiranë. Me mbarimin e projektit të regjistrimit, kaloi në Katedrën e Matematikës të Specialitetit, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës. Më 1984 mbrojti para Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, disertacionin mbi zbatimin e elementeve të
fundme në përkuljen e pllakave elastike. Po në 1984 me krijimin e Katedrës së Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u transferua në këtë katedër dhe më pas, u dërgua në Francë në shkollën e kompanisë BULL, Francë, për studimin e sistemeve të shfrytëzimit të kompjuterëve dhe rrjetet informatike. Në 1988 u transferua pranë Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA).

Në fillim të viteve ’90, në rolin e nëndrejtorit të institutit (1993), kontribuoi në riorientimin e INIMA-s drejt rrjeteve lokale me teknologjinë Ethernet, sistemet Unix dhe Linux dhe protokollin e InternetitTCP/IP. Drejtoi ekipin e INIMA-s në pjesëmarrjen në tri projekte europiane në periudhat 1994-1997, me eksperimentimin e shërbimeve të internetit; drejtoi Projektin për Shqipërinë mbi problemin e kompjuterëve të vitit 2000, të financuar nga Programi InfoDev i Bankës Botërore në 1999-2000.

Kontribuoi në përfshirjen e INIMA-s në projektet europiane të Programeve Kuadër 5, 6 dhe 7, në veçanti në projektet e rëndësishme për rajonin e Ballkanit si SEEREN, SEE-GRID, HP-SEE dhe ISOTEIA për instalimin dhe shfrytëzimin e teknologjive të rrjeteve dhe sistemeve paralele në rajonin e Europës Juglindore dhe zbatimet e tyre në shkencat e tokës. Me shkrirjen e INIMA-s në vitin 2007, kaloi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në rolin e drejtorit të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim të Teknologjive
të Informacionit (ish- INIMA) të Fakultetit të sapokrijuar të Teknologjisë së Informacionit, më 2008. Po këtë vit u pranua si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Krahas punës kërkimore, vazhdon dhënien e leksioneve mbi programimin në mjedise të shpërndara dhe elementeve e kriptografisë në
degën e Inxhinierisë informatike të Universitetit Politeknik, dhe leksionet e sistemeve të shfrytëzimit dhe sistemet e shpërndara, në degën e Informatikës ekonomike në Universitetin e Tiranës.Etj.

Përgatiti: Akademik Prof.Dr.Flori Brruqi,Ph.D.


Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj në Kumanovë u vranë të lidhur, nuk pranuan 35 milionë euro?!



Ndrecaj dhe Rizaj në Kumanovë u vranë të lidhur, nuk pranuan 35 milionë euro?!

Gjatë seancës gjyqësore për rastin e përleshjes së armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, të akuzuarit ndër të cilēt Sami Ukshini tha se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë të lidhur.

Sami Ukshini gjatë seancës pyeti gjykatësin se pse nuk saktëson prokuroria se kush nga anëtarët e grupit ka ardhur për para, e kush për ideal.

Sipas komandant Sokolit, ata që kanë ditur trikun e shtetit tanimë janë të vdekur.

“Më 9 maj luftimet përfunduan diku rreth orës 21:30 dhe pas dorëzimit Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë të lidhur se nuk pranuan marrëveshjen prej 35 milionë euro që të heshtin për montimin e këtij rasti, të ofruar nga shërbimi i Ivanovit dhe Gruevskit. Cili shtet normal do të bënte pazar me terroristë, siç na quani ju!? Ish pushteti ka qenë i kriminalizuar në bashkëpunim me shqiptarët, andaj unë nuk i besoj kësaj gjykate”, u shpreh Sami Ukshini, i akuzuar, shkruan TV21.tv.

Të akuzuarit e tjerë, si Genc Sefaj, Enver Hoxha-Klajn, Ardian Bujari dhe Landrit Rrustemaj, në fjalën e tyre përfundimtare para gjykatës, pohuan se në Maqedoni kanë ardhur për ideal dhe jo për para.

Sipas Sefajt, prokuroria me provat që ka paraqitur në seancë nuk ka arritur të dëshmojë akuzat e ngritura.

“I them gjykatës se keni pasur shansin historik për të hedh dritë mbi këtë rast të montuar, nëse jo për neve të paktën jeni dashur për popullin tuaj, por ja qe nuk deshët ta bëni këtë as për nderë të policëve të vrarë. Ne e dimë të vërtetën, por duhet ta dini edhe ju. Ne nuk jemi terroristë, por vetëm njerëz që kërkojnë status më të mirë për shqiptarët. Vet shteti i ka vra edhe policët edhe djemtë tanë”, tha Genc Sefaj, i akuzuar.

Kujtojmë që një muaj më parë, në fjalën përfundimtare prokuroria kërkoi dënimin me burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit, nën akuzën për terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Për pjesëmarrje në konflikt të armatosur akuzohen 20 shtetas të Kosovës dhe 9 shtetas të Maqedonisë, kurse për logjistikë akuzohen 8 shtetas të tjerë të Maqedonisë.

Në konfliktin e 9 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë u vranë 10 persona të armatosur dhe 8 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Maqedonisë.

Shkrimtari serb Momçilo Seliq. kërkon guerilë speciale për Kosovën

Rezultate imazhesh për Momçilo Seliq


Është e pamundur të mbahet konflikti i ngrirë në Kosovë, sepse Serbia është rënë në gjunjë, madje ajo është e shtrirë, ka deklaruar  shkrimtari serb Momçilo Seliq.

Sipas tij, marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës është e pamundshme, sepse, ka thënë, Perëndimi, sikur dhe pala tjetër, nuk e respekton asnjë marrëveshje.

Seliq ka theksuar se “se ajo që është marrë me dhunë, duhet ta kthejmë me dhunë, ndërsa derisa të vijë kjo kohë ( e marrjes), duhet zhvilluar një guerilë speciale”.

Shkrimtari serb që kërkon guerilë speciale për Kosovën

Serbia do të durojë sa të mundet derisa të mos e arrijë zgjidhjen në mënyrën si edhe është krijuar problemi , sepse “aktin e dhunës duhet thyer me dhunë“, ka thënë ai.

“Të presim,ashtu siç kemi pritur 500 vjet për at zgjidhur aktin e dhunshëm të osmanlinjve”, ka potencuar Seliq.

Ka shtuar se zgjidhja e kompromisit ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk mund të ketë, pasi ato janë palë të pabarabarta,

Ai është i sigurt se “Prishtina nuk është Prishtinë për Washington e Beogradi nuk është as Beograd”.

Për të ideja e ndarjes është e papranueshme .

Momçillo Seliq, , nuk sheh zgjidhje as me ndonjë marrëveshje të arritur në ndonjë konferencë ndërkombëtare duke theksuar se gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është respektuar asnjë nga këto marrëveshje.


Seliq mendon se ulësja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, sepse, tha, OKB-ja do të bëjë atë që e dëshiron.

Sipas tij, edhe nëse Serbia e pranon këtë ulëse, apetiti i shqiptarëve nuk do të ndalet në kufijtë aktualë.

“Është mirë shikohet harta dhe të shihet se deri ku dëshirojnë ata të shkojnë me Shqipërinë e madhe”, ka thënë Seliq duke shtuar se është kundër mbajtjes së referendumit për Kosovën.

https://www.danas.rs/drustvo/selic-sporazum-beograda-i-pristine-nemoguc-zapad-nedosledan/

https://srbin.info/2018/09/06/momcilo-selic-politikon-imamo-pravo-na-pobunu-narod-je-jos-uvek-naoruzan/?lang=lat

Si e muarën fronin në vitët -90 -ta nacionalistët serb Sllobodan Millosheviç,Dobrica Qosiq,Tomisllav Nikoliq etj.

Rezultate imazhesh për flori bruqi

NGA FLORI BRUQI

“AKADEMIKET DOBRICA QOSIQ,ANTONIJE ISAKOVIQ,LJUBOMIR TADIQ....TASH BORIVOJE LJUBOMIR TADIQ JANË SHPIRTI I ZHVILLIMIT SERB”...

Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin....

Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.

Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj...

“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa eintelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në Ish-Jugosllavi.

 Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq.

Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri. 

Boris Kraigher dhe Tihomir Vlashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.

Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. 

Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.

 Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.

Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikëmbrojtje nga shqiptarët. Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë. 

Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë, duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte masakruar.

Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri. Ishin dy kandidatë. I pari ishteshkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. 

I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.
Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. 

Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr. 

Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën, të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.

 Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën. Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.

Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri.

KURVA SERBI...PËRSERITË HISTORINË...

Sërbia, e cila shkaktoj gjakderdhjën më të madhe në Ballkan, pas luftës së dytë botërore, në vend se të mendoj seriozisht për antarësimin e saj në botën e civilizuar dhe të qytetëruar, akoma vazhdon të veproj në frymën mesjetare . 

Nuk ka shenja të këndelljës dhe çdo qeveritar sërb, i cili vie në pushtet mundohet të forcoj pozitën, në kurriz të Kosovës. Kjo tregon se një pjesë e madhe e popullit sërb ende jeton në iluzione për Kosovën sërbe.

Kosova pagoj shumë shtrejtë shkëputjen nga kthetrat e kolonizatorve sërb, u deshtë me shumë se një qind vite rezistencë aktive që të arrihet kjo shkëputje, e cila ishte mbrojtë me të gjitha mjetet nga shovenistet serbë. 

Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj më të civilizuar, pa dyshim, deri me tash do të kishte ndodhur shumë e pritura falja publike nga pala sërbe, për krimet dhe plaçkitjet e bëra në Kosovë, sidomos gjatë luftës së fundit.

Një gjë e tillë nuk besohet të ndodhe as gjatë këtij shekulli, për aq sa do të jetë edhe ëndrra e tyre që serish të gllabërojnë tokat shqiptare. 

Kësaj radhe nuk do të përsëritet fati i Nishit, Prokupljës, Kurshumlisë dhe trojeve tjera shqiptare që u okupuan definivisht nga sërbët.

Është fakt i pa mohueshëm, se në prolongimin e definimit të statusit definitive të Kosovës , rrol të madh ka Beogradi .Janë ende aktive lidhjet dhe koalicionet e vjetra diplomatike pro sërbe të cilat frenuan dhe sabotuan çdo lëvizje pozitive në Kosovë. 

Inskenimet që bëhen në Kosovë lidhur me presionet e shqiptarve ndaj pakicës sërbe, janë pjellë dhe rezultat i këtyre lidhjeve.

Ata do të vazhdojnë me këtë lojë intrigante edhe në të ardhmën. Në këtë formë të luftës speciale, blehej koha e cila është aq me vlerë për Beogradin...

Edhe pas pavarësisë së Kosovës, do të aktivizohen demonët, të cilët do të luajn rrolin e viktimës, ashtu si Vuk Drashkoviq, i cili në OKB, kohë më parë, sërbet i cilësoj si populli më i shtypur në botë !!!

Autori i romanit “ Thika ” ,ish ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë , Vuk Drashkoviq është shumë i njohur për fjalët e mëdha dhe patetike, vlenë të kujtojmë thënjet e tijë nga filozofia çetnike në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 09.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij sërb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”.

 Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.09.1990.

Është sukses i diplomacisë sërbe, mashtrimi perfid që i bënë disa qarqeve ndërkombëtare miope dhe proserbe, të cilët me qëllim apo pa qëllim perceptojnë genjeshtrat sërbe si të vërteta. 

Shifet qartë në çdo hap rezultati i shkollës së babait të kombit sërb Dobrica Qosiq.

Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithë asaj çka ndodhi në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon, është pavarësia e plotë dhe pa kushte. Populli i Kosovës është i lodhur së tepërmi nga intrigat dhe shantazhimet e llojllojshme.

Edhe përkundrejt këtyre problemeve tejet serioze, sidomos në rrafshin social, për hirë të aspiratave shekullore për pavarësi, populli shqiptar tregon dëgjueshmeri qytetare dhe urtësi..

Cdo shtyerje e qëllimt e zgjidhjës së drejtë të qështjës së Kosovës është tendencioze dhe ka për qëllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e aspiratës së këtij populli për vetëvendosje.

Është koha e fundit që qendrat vendim marrëse të reagojnë në mënyrë preventive dhe racionale. 

Lajkat sërbe qe iu bëhen disa nga diplomatëve të dërguar si misionar për vlerësime të standardeve në Kosovë, duhet të demaskohen publikisht. 

Të ju ipet shansa perfaqesuesve legjitim shqiptarë, që faktet relevante dhe të pa mohueshme e të arriturave në Kosovë ti prezentojnë në forumet përkatëse ndërkombëtare, aty ku pikërisht gënjeshtrat sërbe bëhen publike dhe marrin trajtë institucionale.

Shpresojmë që rasti i Kosovës të mos bëhet presedan në historinë e vendeve të ish kolonizuara në botë, ashtu që sërish t’i lejohet ish kolonizatorit të vendos për fatin e viktimes së vetë.

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të udhëtojë për në Moskë, ku ai do të marrë pjesë në kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Tomislav Nikoliq, udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, SNS, i cili të dielën u zgjodh president i ri i Serbisë, ka pranuar më herët një ftesë për të marrë pjesë në kongresin e partisë së Rusisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Nikoliqi do të marrë pjesë në këtë ngjarje në kapacitetin e tij si udhëheqës i SNS-së. Ai ju drejtua t kongresit Rus dhe  mbajti atëkohë  një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo ishte  vizita e tij e  parë dhe e fundit  jashtë vendit, që kur ai u  zgjodh president. Mandati i tij në detyrë  fillojë kur ai u betue  në një ceremoni në parlamentin e Serbisë, në fillim të qershorit.

22 maj 2012.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...