Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/09

A keni menduar ndonjëher dorheqjen Rama flet pa doreza


Ama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.


 Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mundësinë e largimit të tij nga politika dhe dhënien e dorëheqjes pa kërkesën e opozitës.

Në një intervistë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasilin në Top Channel, Rama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.

Keni 21 vite në politikë, dhe vjen një moment që rendimenti i qeverisjes është i dobët. Keni menduar ndonjëherë këtë që të thoni kam bërë sa kam mundur dhe tani do largohem për të hapur rrugë të rinjve?

Kam në politike që në 1998, nuk kam qenë në nivele shumë të larta, falë meje ministri u bë shumë i rëndësishëm. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u bë shumë i rëndësishëm ai post. Pastaj kalova si kryetar partie dhe kalova shkretërirën si kryetar në opozitë. Dhe tani jam këtu, por nëse do kisha ndjesi që qeveria po shkon jo mirë apo të isha lodhur, sigurisht që do e kisha menduar largimin. Nuk kam as të parën dhe as të dytën dhe do e çoj këtë punë deri në fund.

Kujtojmë se opozita kërkon prej disa muajsh largimin e Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sali Berisha ka një paralajmerim të fortë për Ramën largohun ose



Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat e ardhshme të opozitës.

Teksa theksoi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen më 30 qershor, Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të largohet para se të ketë një fund të tmerrshëm.

Sipas tij, Rama nuk ka mbështetjen e popullit dhe se është 100% i humbur në “betejën” me opozitën.

A do të ketë zgjedhje?

“Shqipëria është në një situatë shumë kritike. Kosova ka arritje të mëdha, dhe një prej tyre është procesi zgjedhor i pranuar në tërësi. Rama është njeriu më i rrezikshëm për votat. Në PS kurrë nuk votohet, që kur ka ardhur ky. Unë e dija që ky nuk bën zgjedhje2, deklaroi Berisha.

A ishte gabim marrëveshja e 2017?

“Që të merrje një vendim për të dalë nga zgjedhjet pa e provuar që ky nuk bën zgjedhje, nuk mund të kishte. Duhet ta pësosh që të mësosh. Prandaj e mbështea marrëveshjen. Basha i njohu zgjedhjet dhe shkuam në parlament.

Çfarë ndodhi?

Dolën dosjet. Filluan fushata dhe dita e zgjedhjeve dhe ministra e deputetë gjithë ditën në telefon me banda. Me Avdylajt që bënin të heshtnin çdo bandë në Durrës, me Bajrat, me Ndokët etj. Rama e transferoi prokurorin e dosjeve në Pogradec. Është vetë i regjistruar duke folur për zgjedhjet. Direkt vetë, Tani thotë ato nuk janë prova. Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Shkrimtari bën kryeministrin për një lek! Rama qeveris me 100 ujqër, nuk i hyn në sy mishi i deles



Rama qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles

Shkrimtari Zija Çela ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit Adi Krasta, ku ka komentuar më gjerësisht qeverinë e kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Shkrimtari është shprehur se Ramapo qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopën me atë të popullit fukara. Pakënaqësitë e popullit kanë ardhur vetëm nga skmaja, ka shtuar më tej shkrimtari.

Gazetari e ka pyetur edhe nëse do të ketë përplasje civile në Shqipëri. Shkrimtari është përgjigjur se zemra e tij nuk do që një gjë e tillë të ndodhë. Ai ka thënë se nuk do të ketë aq shumë turbullira për luftë civile.

Shkrimtari u shpreh:

Problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele.
Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen. Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi.
Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë

Edi Rama në dilemën e Enverit në 1955!


“Mutinëria” e pushtetit

Një analizë ku detyrohem të shërbej si akademik

Në vitin 1953 vdes Stalini me të cilin ishin lidhur të gjithë shtetarët e vendeve të Lindjes dhe edhe më fort akoma Enveri! Histori e gjatë.

Mirëpo Hrushovi që erdhi në fuqi në Bashkimin Sovjetik e rrëzoi nga piedestali paraardhësin dhe nisi një fazë destalinizimi në vendin e tij! Edhe kjo është histori tjetër më vete! Mirëpo ai donte që edhe udhëheqësit prostalinistë në vendet e tjera ish socialiste të hiqeshin. Kështu ndodhi në Poloni, Hungari, Cekosllovaki, Bullgari e gjetiu!

Në fuqi vinin hrushovianët! Enveri kësaj po i rrezistonte, mirëpo ndihej i dobët! Edhe e kritikonte Stalinin, por edhe e bënte pa qejf sepse e dinte që Hrushovi donte t’a qëronte.

Ndërkohë vartësit e tij prosovjetikë në Shqipëri kishin nisur të ngrinin veshët dhe të mendonin se kishte ardhur koha e tyre.

Pikërisht në 1955 ndodh diçka e fortë simbolike. Sovjetikët ftojnë një delegacion qeveritar shqiptar në Moskë. Për rrjedhojë atë do të duhej ta udhëhiqte kryeministri prosovjetik i kohës Mehmet Shehu. Deri këtu nuk dukej ndonjë kurth a gjë e pazakontë. Mirëpo sovjetikët ftojnë edhe Enverin në delegacion jo si sekretar i parë i partisë, por thjeshtë si anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor. Pra, ai edhe duhej të ishte në delegacion, por edhe nuk mund ta drejtonte delegacionin.

Kështu përgjatë vizitës disajavëshe në Bashkimin Sovjetik Enveri duhej të pranonte të ishte poshtë Mehmetit. Për të përballuar sulmin nga jashtë, pra nga sovjetikët, ai pranon të lëshojë vendin e parë dhe të kalojë në rrangje më të ulta në delegacion. Atë e kishin rrëzuar të tijtë!

Ku e shoh krahasimin dhe ngjashmërinë me Edin Ramën sot si kryeministër?

Edi Rama deri para lëvizjes studentore ishte pushtetari i parë dhe i pakundërshtueshëm, drejtuesi i pakontestuar i aradhes së vet pushtetare! I doroviste të tijët kur donte, i fyente kur donte, i tallte kur donte, i lëviste nga postet kur donte!

Erdhën revoltat studentore, por ai nuk e kuptoi se ato ishin paralajmërimi i një termëti që tashmë e kishte lëvizur shtresën gjeologjike dhe valën e lëkundjes po e sillte mbi tokë. Opozita la mandatet dhe populli nisi të dali në rrugë. Përpara kërkesës të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje pa ikur ai nga froni kryeministror, Edi Rama fillimisht u soll me arrogancë pastaj pak e nga pak e kuptoi se ishte përballë një sulmi serioz.

Si Enveri në 1955 përpara sulmit hrushovian ndonëse Hrushovi dhe Lulzim Basha nuk kanë asgjë të përbashkët midis tyre.

Në këto kushte Enveri ishte i detyruar t’i thërriste mendjes. Nuk mund t’i mbante të dy frontet, edhe kundër armikut të jashtëm, revoltave popullore, edhe kundër bashkëpuntorëve, partnerëve dhe të pakënaqurve dhe arrivistëve në kampin e tij.

Për të përballuar revoltat popullore që duan t’a rrëzojnë, edhe Edi Rama nuk kishte asnjë rrugë tjetër veçse të pranohej të rrëzohej nga të tijtë që sikurse duket fare qartë ja kanë kushtëzuar ndihmën dhe përkrahjen : “Ne të ndihmojmë me kusht që të biesh nga kali, të jesh thjesht njeri nga ne, formalisht në krye, por pushtetin e vërtetë do ta kemi ne!”

Sikurse Enverin që e cuan bashkë me të tjerët thjesht si anëtar në delegacion, e fyen, e poshtëruan, por titullin e sekretarit të parë nuk ja hoqën! Atyre që e rrëzuan për aq javë sa vazhdoi vizita, nuk u interesonte kjo gjë, i lanë ofiqin, por i rrëmbyen pushtetin!

Edhe sot Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, përballë revoltave deklaron se nuk jep dorëheqjen, kurse në kampin e tij as e kanë pyetur fare, sepse tashmë e kanë hequr. Titullin e ofiqit ja kanë lënë, kryeministër i thonë, por në fakt ka tashmë çelësat e kashtës!

Ngjarjet me akademinë e shkencave të shqipërisë, sado dytësore në raport me revoltat popullore, janë treguesi sdimbolik i kësaj. Shpesh raportet e pushtetit shfaqen simbolisht në ngjarje shke,core, sportive, kulturore. A nuk u hap Kina duke luajtiur ping pong?

Përpara disa muajsh Edi Rama krenohej që do t’a bënte reformën e plotë në Akademinë e Shkencave, angazhohej publikisht, kurse tani jo vetëm u detyrua të kthehet te ish ministri i diktaturës për ta bërë kryetar akademie, por edhe i pranoi si ëngjëj, nga halli, si çeçua, edhe akademikët që më parë i përbuste si të paaftë dhe akademinë si farsë. Madje u detyrua që edhe të bënte sikur nuk e kishte problem që ta dhunonte edhe deputetja e vet Eglantina Gjermeni që bashkë me disa të tjerë bëri siç thonë francezët një “mutinëri” – kryengritje në pallat – duke ja dhunuar Edi Ramës ministren dhe zëvendësministrin e arsimit, duke e detyruar kryeministrin të lëpijë atë që kishte pështyrë, duke u a marrë nga dora variantin ligjor të s. gj. dhe e cuar vetë në Kuvend. Pa ja fërshëllyer fare ekzekutivit dhe Edi Ramës!

Cfarë turpërimi i pranuar gjoja duke bërë sikur ishte edhe dëshira e tij, ose duke heshtur. Hesht si Enveri në 1955!

Enveri në delegacion bënte sikur nuk e vinte re se e kishin hequr, se e kishin rrëzuar të tijët! Kënaqej duke luajtur me emrin e sekretarit të parë. Edhe Edi Rama bën sikur nuk e kupton se e kanë hequr “ujqit” dshe “dhelprat” brenda kampit të vet. Nuk dorëhiqet përpara protestave popullore, por në fakt pranon ta kenë hequr brenda kampit të tij!

Eshtë hequr tashmë në tre kuptime.

E para, në kuptimin partiak. Brenda kampit të tij paradisa kohësh kishte tri parti që integroheshin dhe mbivendoseshin me njera tjetrën. Sundonte Rilindja me partinë e 99 e nënçave, pastaj vinte partia e punës dhe në fund partia socialiste. Kurse tani e para vjen partia e punës, më pas vjen partia socialiste që rivalizon me Rilindjen. Gjithsesi kupola drejtuese tani është ajo e vitit 1980 dhe më parë. Kjo u konkretizua në kreun e akademisë të shkencave. Brenda kampit qeveritar Rilindja është përmbysur.

E dyta në plani e statusit pushtetar personal. Edi Rama tani në radhën e drejtuesve shtetrorë realë është besoj figura e katërt ose e pestë, ndofta edhe e gjashta ose e shtata. Vjen i pari, AI që ka pushtetin, pastaj vjen kryetari i akademisë së shkencave, më pas vjen dikush që formalisht është nën Ramën, vijnë më poshtë edhe një ose dy ministra dhe në fund dikush që është përzënë nga qeveria, por që në hije ka pushtetin e kërcënimit. Pastaj në radhë më poshtë vjen kryeministri ynë. Shumë më poshtë! Prandaj gjendja është bërë delikate për vendin sepse ai që ka titullin për të qeverisur është përzënë nga të tijët me vetë dëshirën e tij, për t’u mbrojtur nga protestat e drejta popullore, kurse ata që e ushtrojnë realisht pushtetin nuk e kanë tagrin për të qenë ushtruesit e tij.

E treta janë përmbysur funksionet dhe nuk e njeh më “qeni të zonë”. Deputetët janë bërë të pakomandueshëm nga Edi Rama, asnjë prej ministrave tashmë nuk heq dot nga posti, socialistët e vjetër as që duan të dinë për të dhe i bëjnë puçe natën dhe ditën dhe madje i dalin edhe me foto andej nga hanë darka e dreka. Kandidati për kryetar bashkie ja mori me hir e me pahir të drejtën e kandidimit ndonëse flirtonte hapur me kundërshtarët e kryeministrit të tij! E ironizojnë hapur dhe ai bën sikur nuk e kupton lojën e tyre dhe luan ende me postin e kryeministrit pa pushtet.

Ata që e kanë rrëzuar e lenë të vuajë duke e lënë të jetë qirambajtësi i ndërtesës të kryeministrisë ku nuk është më pushteti. Kryeministri ynë mbron me policë një ndërtesë ku nuk ka më asgjë. Mbrojtësit e tij, pra ata që e kanë rrëzuar nga pushteti dëshirojnë që opozita t’a sulmojë sa më fort kryeministrin e gjorë sepse sa më i dobët të jetë ai, aq më shumë do të kërkojë ndihmën e tyre, dhe aq më poshtë ata gradualisht do t’a radhisin Edi Ramën në hierarkinë e pushtetit. Nga i shtati mund ta radhisin te vendi i dhjetë apo edhe më poshtë sepse në politikë po të rrëshkiti këmba, e pata paralajmërruar vite më parë, as Henri Cili dhe as liberalizmi rural nuk të njeh më për udhëheqës reformash si ato të vitit 1936 (sikurse e ka pas deklaruar në shtyp), lëre pastaj të tjerët.

I ka ndodhur një revoltë në anije, e kanë përmbysyr, ka rënë viktimë e një “mutinërie”, sikurse thuhet në frëngjisht kur detarët ngrihen në revoltë ndaj kapitenit dhe marrin komandën e anijes! Ministret apo ministrat e hequr b ëjnë sikur merren me punë të tjera dhe heshtin duke treguar se e kanë braktisur anijen! Ja bëjnë me isharete opozitës!

Cfarë i mbetej të bënte Enverit në 1955 për t’a zgjidhur hallin e tij!

E para ta linte pushtetin dhe Shqipërinë të destalinizohej!

E dyta, alternativa e kundërt, ta rimerrte pushtetin, ti qëronte armiqtë e brendshëm, të kthehej te stalinizmi, dhe të izolohej nga e gjithë bota.

Uroj që Edi Rama të mos e marri si të mundshëm këtë variantin e dytë, sikurse bëri me kryetarin e akademisë të shkencave, por duhet përmbyllet ne lexime të thella të historisë, të hyjë në një reflektim të thellë e të qetë, (nëse është vetëm çështje reflektimi – cka e dyshoj) sepse shenjat e para të pasojave nga një alternativë e tillë janë dhënë : stalinistët po i hypin mbi kokë dhe po i marrin të gjitha postet, emisionet televizive, funksionet, nuk po e pyesin, dhe izolimi nga bota ka dhënë shenja të forta se ka nisur.

Kujdes historinë!

Nuk është zanat për kapterra në lirim a goenocidistësh që gënjejnë si derra a anti – Hamletianësh që në vend të babës dhe nënës kanë akademinë e shkencave, por te ajo histori që të thërret nga larg : Poqese ndjek të njejtën rrugë matematikisht je i humbur!

Nga: Artan Fuga

Edi Rama i majte apo palaco !?


Nje shkrim nga Jonus Reme



Qe nga Emerimi i Partise “Rilindje” shihet qarte se kemi te bejme me nje rilindje , nje reformim te Partise Se Punes , te diktatorit Enver Hoxha zevendesi i tij autokrat quhet Edi Rama , cfare risolli ne jete Edi Rama me Rilindjen e tij , asgje me pak se rilindjen e burokracise , korrupsionit , totalitarizmit dhe diktatures psikologjike dhe fizike ndaj popullit! Edi Rama ndryshe nga shoku i tij Enver Hoxha e ka kthyer Shqiperine ne Kanabistan pra e ka thyer drogen ne monopol ky eshte nje inovacion ne dobi te tij dhe maniakeve te droguar si puna e tij !



 Pervec se nuk ja ka idene se cfare eshte e majta edhe nuk eshte aspak i majte eshte nje hajdut dhe zaptues bashkepunues me Shokun e tij Erjon Veliajn njeriun qe propagandon se po ringjall Tiranen duke dhunuar dhe zaptuar shtepite e shume familjeve ne Astir e ne Bregun e lumit duke i dhunuar ata psikologjikisht dhe fizikisht , verehet qarte tipari i tyre diktatorial dhe dhunues ne momentin qe dhunojne disa banore si gjithe te tjeret qe jane ne procedure legalizimi dhe per me teper edhe femijet e tyre nepermjet gazit lotsjelles por me e rende se kjo eshte infektimi propagandues i ERTV qe ofendon IQ e popullit kinse po i informon ata se Shqiperia po Ndryshon , kjo eshte e vertete po ndryshon dhe po shkon ne gremine ! Edi Rama ndryshe nga te majtet e tjere qe pavaresisht ideologjise se tyre politike ofrojne mundesi sociale , jo vetem qe nuk i ka ofruar keto mundesi por e ka zhytur popullin thelle

Duke u mundesuar keto sherbime vetem “lumpen proletareve” te tij te cilet nuk jane tjeter vetem disa lajkatare qe kane shitur dinjitetin e tyre dhe paguhen per te komentuar ne statusin e tij “Edver Ramen” i cili ndryshe nga i majti Bernie Sanders qe kerkon taksimin e Korporatave ne Shba , ky takson ketu ne Shqiperi biznesin e vogel dhe per me teper torturon ate xhajen qe shet cigare te hapura buze rruges duke i marre kafshaten e bukes , dhe keto para per cudi shkojne tek korporatat dhe bizneset e tij ose ke vila e tij luksoze , ndoshta i perdor edhe per konsumin e tij ditor si narkoman qe eshte , Ne Shqiperi te dashur lexues nuk kemi te bejme vetem me keqqeverisje por me vjedhje , burokraci dhe harbuteri diktatoriale sipas stilit te Edi Rames , ndaj te behemi bashke te majte , te djathe e cfaredo qofshi ta hedhim poshte diktatorin qe ka rilindur dhe kasten e tij mafioze qe ne para syve te botes shitet sociale dhe propagandon se po na con ne Europe por po na con ne Grope , Enver Hoxha ka rilindur dhe ai quhet Edi Rama, Stop Diktatures , Bashkohemi per ta bere Shqiperine si gjithe Europa , Shqiperia do te Behet !

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok, e njohur si ish vila e diktatorit Enver Hoxha.




Sali Berisha reagon me tone të ashpra kundër Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok, e njohur si ish vila e diktatorit Enver Hoxha.

Është një darkë pune për të koordinuar fushatën elektorale të 30 qershorit, sipas burimeve të PS-së.

Mësohet se fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00. Po ashtu pjesë e diskutimeve ka qenë dhe kriza politike, por ka pak detaje për ato që janë thënë.

Megjithatë këtë takim, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si provokim ndaj opozitës dhe shqiptarëve, pasi u zhvillua në ish vilën e diktatorit.



“Miq, takimi i sotshëm antihistorik i narkohorrave të narkoshtetit në Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës se Dytë Botërore është provokacioni me ulet i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbarëe shqiptarëve. Ky akt është gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishëm për mbare shqiptarët tëngrihen dhe me të gjitha mjetet e mosbindjes civile te përmbysin klikën e narkoshtetit të bastardeve të xhelatëve te diktaturës hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!”, shkruan Berisha.

Ai shkon dhe më tej teksa shkruan se kjo qeveri duhet të largohet me çdo sakrificë dhe Rama e ministrat e tij të kenë fundin e “etërve te tyre xhelat të popullit shqiptar”.

Edi Rama përsëri nga Dibra me tone kërcenuese për presidentin Ilir Meta


Kryeministri Edi Rama nga Dibra foli edhe njëherë për vendimin e presidentit Ilir Metës për shtyrje të zgjedhjeve.
Rama theksoi se vendimi është konflikt-nxitës dhe përçarës, ndërsa shtoi se Ilir Meta ka humbur moralin tashmë për të qenë figura mbrojtëse e Kushtetutës të Shqipërisë.

Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh më tej se opozitarët e sotëm kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe.

Ata po i bëjnë dëm Shqipërisë, duke i hedhur vetëm baltë. Nuk kanë kursyer që të hedhin baltë në çdo gazetë, në çdo portal, në çdo media të huaj. Ata bëjnë propagandë si në kohën e nazizmit. Nuk kanë pushuar një ditë me akuzat më monstruoze, me qëllim që të hyjnë te shpirtrat e njerëzve se gjoja ata që thonë ata janë të vërteta”, tha ai.

Edi Rama u shpreh në fund se e djathta e Berisha kanë fituar në vitet e para të demokracisë në sajë të përçarjes të së majtës e se kjo gjë nuk do të ndodhë më

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...