Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/09/20

Debatet parazgjedhore për kryeministër të Kosovës


Kosovo's prime minister, Ramush Haradinaj, talks during an interview with Reuters in Pristina in October.

Ramush Haradinaj flet për programet qeverisëse të Kadri  Veselit,Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, gjatë një intervistë të dhënë për medie  ka folur për kundër-kandidatët e tij politikë.

Ai ka thënë se premtimet që po bëhen nga ana e tyre janë jo reale.

“Ka një lloj jo realizimi tek oponentët, për shkak se jam në qeveri dhe i di temat dhe mundem me vlerësu premtimet reale. 

Kadri Veseli është duke folur për legalizim të objekteve, nuk e di nëse i ka tregu dikush së është aprovuar ligji para një viti, ligji është aprovu në qeveri dhe nuk ka punë për legalizim.

Vjosa Osmani thotë se dua me ç’kap shtetin, me i thanë Vjosës me kanë që e ç’kap shtetin nuk e kishit kap sepse LDK ka qenë pjesë e qeverisë.

Albin Kurti ka fol për ekonomi, gati na ka kthy në kohën sikur në Shqipëri, mendon që duhet me u kthy në një ekonomi komuniste, me i thanë se ka dështu ajo ekonomi në gjithë botën”, ka theksuar ai.



Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk synon që të krijohet formula e njëjtë e qeverisë.

“Synoj qeveri më të mirë, qëllimi qeverisës është të mos krijohet ekipi i njëjtë. Fakti që kam shkuar zgjedhje kështu është që synojë tjetër qeveri, nuk është mirë të vazhdohet qeverisja e njëjte nëse partitë e njëjta rikthehen në qeverisje është vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka folur edhe për tema tjera të rëndësishëm si dialogu dhe taksa. 

Ai ka thënë se partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut, dhe se deri tani procesi i dialogut ka qenë jo transparent. 

Gjithashtu ai ka pohuar se taksa 100 për qind duhet të mbetet deri në njohje dhe marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë brenda kufijve ekzistues.

Rezultate imazhesh për kadri veseli
Kadri Veseli: Më lanë në lloç kur Amerika e kërkoi suspendimin e taksës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Veseli në Zonën Zgjedhore tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-të e kërkuarn suspendimin e taksës për 120 ditë, njofton Klan Kosova.

”Ku të janë SHBA dhe BE do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.

”Qëndrimi ynë për taksën. Kam bërë një mund shumë të madh. Nuk kanë qenë mirënjohës. Me SHBA-të e kam ofruar opsionin”.

”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë, mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.


”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-të sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.

Rezultate imazhesh për albin kurti

Albin Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit

Në mesin e javës tjetër, një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.

“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Albin Kurti për gazetën Delo.

Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.


“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.


Flori Bruqi

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon shumë për personalitetin tuaj


Me sa duket gjithçka që bëjmë ka lidhje me personalitetin tonë. Dhe tashmë do të mësoni se çfarë tregon mënyra së si ju laheni për personalitetin tuaj.

Me siguri asnjëri prej nesh nuk lahet njësoj dhe ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje se ky është një tregues për atë që ju jeni në fakt.

Lani fytyrën tuaj të parën

Kjo do të thotë që jeni shumë të shqetësuar rreth asaj se si njerëzit ju perceptojnë juve, kështu që ju doni të kujdeseni maksimalisht për atë që të tjerët vërejnë së pari kur ju shohin: fytyrën tuaj. Ju jeni gjithmonë të shqetësuar për atë që të tjerët mendojnë për ju dhe ndonjëherë është frustruese për ju, sepse keni turp. Është e vështirë për këtë lloj personi të dëgjojë mendimet negative rreth vetes.

Nëse lani krahët ose këmbët


Nëse jeni një nga ata që i kushtoni vëmendje këmbëve së pari është e mundur që ju jeni një person i përulur dhe këmbët tuaja janë të forta në tokë. Megjithatë, ekziston një mënyrë tjetër për ta parë këtë. Krahët ose këmbët janë gjithashtu simbole të forcës dhe vetëkontrollit. Prandaj, larja e kësaj pjese të trupit së pari tregon se nuk keni frikë të shprehni zgjedhjet dhe preferencat tuaja. Nëse tentoni të lani sqetullat tuaja të parat ka të ngjarë që të jeni të njohur në qarqet tuaja shoqërore dhe të konsideroheni një person i besueshëm dhe i ndershëm.

Nëse lani pjesët tuaja intime të parat

Nëse lani më parë pjesët intime, ndoshta jeni një person shumë i turpshëm. Ju mund të konsideroni veten si një introvert ose me vetëbesim të ulët. Mos i kushtoni shumë vëmendje grupeve sociale, megjithatë, ata që ju njohin mirë do të thonë se ju jeni personi më i sinqertë në Tokë.


Nëse lani gjoksin tuaj të parin

Nëse e lani gjoksin tuaj gjatë dushit, ka shumë të ngjarë që të ndiheni të sigurt dhe të lumtur me situatën tuaj aktuale. Ju jeni praktik, shumë i thjeshtë dhe i vendosur në mënyrë të drejtë në atë që punoni. Ju pëlqeni të jeni të pavarur dhe njerëzit t’ju admirojnë për këtë.

Nëse lani flokët

Nëse koka ose flokët tuaj janë ato që lani në dush së pari, ju jeni një person që pëlqen disiplinën dhe rendin. Pjesa e sipërme e trupit tuaj zakonisht nënkupton forcën dhe larja e flokëve tuaj së pari tregon se ju keni një mendim të fortë për çdo gjë dhe mendoni se jeni praktik. Ju gjithashtu e menaxhoni shumë mirë motin dhe jeni të njohur për përpikërinë tuaj. Shpesh e vendosni inteligjencën mbi pasurinë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e miqve tuaj.

Nëse lani shpatullat dhe qafën tuaj së pari

Njerëzit që punojnë me vështirësi shpesh lajnë qafën dhe supet si fillim. Kjo zonë tregon ngarkesën dhe gjithmonë doni të hiqni atë peshë për të marrë gjithçka në mënyrë perfekte. Ju jeni një person pozitiv dhe ambicioz dhe pritni nga të tjerët. Ju jeni shumë konkurrues, doni të jeni një hap përpara të gjithëve.

Nëse ju lani supet tuaja së pari

Shpina juaj reflekton ndërgjegjen tuaj. Larja e kësaj zone së pari, thotë shumë për natyrën tuaj të rezervuar. Ju jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm dhe mos u besoni njerëzve lehtësisht. Ju keni zakon të gërmoni në gjëra të thella dhe të merrni vendime me kujdes. Të qenit i vetëm nuk ju ndihmon të shkëputeni nga gjithçka, por të gëzoni si moment.

Skeletet e “Dashnorëve të Modenës”, ishin në fakt burra, zbuluan shkencëtarët italianë.

Skeletet u zbuluan në vitin 2009 në qytetin verior të Modenës, që datojnë nga shekujt 4 dhe 6 pas Krishtit, por ishin aq shumë të dëmtuar sa gjinia e tyre nuk mund të përcaktohej, kështu që supozohej se bëhej fjalë për një burrë dhe grua, raportoi Reuters, transmeton Reporteri.net. Sidoqoftë, duke ekzaminuar proteinën e pranishme në smaltin e dhëmbëve, shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës vërtetuan se bëhet fjalët për skeletet e dy burrave.


“Ne ishim në gjendje të nxirrnim proteina nga smalti i dhëmbëve të të dy individëve, dhe t’i identifikojmë ata si të gjinisë mashkullore shkruajtën 20 shkencëtarë të përfshirë në një punim të botuar në revistën Sscientific Reports.

Shkencëtarët kanë deklaruar se është e pamundur të përcaktohet orientimi seksual i dy skeleteve. Ata mund të ishin miq, vëllezër apo shokë të luftës. Ndërsa ne nuk mund të përjashtojmë që dy personat ishin të dashuruar, ka gjasa që njerëzit që i varrosën aty vendosnin të tregonin një lidhje të tillë mes tyre duke vendosur trupat e tyre në mënyrë të tillë, shkruajnë shkencëtarët në raport.

Politikanë, revolucionarë, kriminelë dhe yje


Cili është fjalimi i Martin Luther Kingut që ndërroi Amerikën? Kush ishte njeriu që ka mundur të heq Stalinin nga pushteti? A është vërtet Khomeini lideri i cili nisi Lëvizjen anti-perëndimore te shtetet islamike? Pse Marilyn Monroe gjendet në këtë listë? Kush ishte në të vërtetë Ernesto Che Guevara?

NOBELIST DHE MARTIR – MARTIN LUTHER KING

King është shumë i njohur në Amerikë sesa në Evropë. Ky me siguri meriton të gjendet në këtë listë sepse veprimtaria e tij politike bëri që të ndryshojë historia në shtetin më të rëndësishëm të epokës sonë, në SHBA. Fjalimi i tij legjendar “I have a dream”, i mbajtur në Uashington, në vitin 1963, para 250 mijë vetave, njihet thuaja përmendësh nga çdo qytetar amerikan.
King ishte prijetar i një lëvizjeje paqësore të llojit gandist, sepse kuptoi që kjo rezistencë mund të bëjë shumë më tepër për përmirësimin e të drejtave të afro-amerikanëve në Amerikë se sa çfarëdo rebelimi i dhunshëm. Përndryshe, King kishte studiuar teologjinë, së pari në Universitetin Crozer të Pensylvanisë e pastaj edhe në atë të Bostonit. Në Boston edhe doktoroi, në vitin 1955.
Pas doktorimit, vendoset në një kishë në Alabama. Në fillim, King mendonte që përmes rrugëve legale, mund të ndikojë në ndryshimin e pozicionit të zezakëve, por së shpejti ky kuptoi që në rrethanat e atëhershme, nuk mund të bëhet shumë në këtë mënyrë. Prandaj, vendosi të inicojl një lëvizje të rezistencës së padhunshme. Kësaj lëvizjeje, me kalimin e kohës, nisën t’i bashkangjiten edhe qytetarë tjerë të Amerikës, të racave të ndryshme.
Pas fjalimit të tij njëmend të madhërishëm në Uashington, King nisi të çmohej shumë kudo në Amerikë. “TIME” e pat shpallur Kingun “njeriun e vitit”, ndërsa vitin tjetër, më 1964, ai mori çmimin Nobel për Paqe. Megjithatë, Kingu kishte telashe të mëdha dhe atë jo vetëm me pushtetin. Edhe në mesin e afro-amerikanëve kishte të pakënaqur me mungesën e rezultateve konkrete të lëvizjes së tij. Këta shkonin te Malcolm X dhe “Panterët e Zi”, të tij, që predikonin rezistencë me të gjitha mjetet e mundshme. Pastaj, midis të bardhëve, King gjithnjë e më shumë shihej si burim i problemit dhe si një i deleguar i djallit. Po ashtu, edhe tek përkrahësit e tij, gjithnjë e më shuml shtoheshin dyshimet për sukses dhe madje haptasi predikohej ateizmi.
Së fundit, King nisi të flasë edhe kundër inkuadrimit të Amerikës në Luftën e Vietnamit, gjë që po ashtu shihej si problematike në atë kohë.
Martin Luther King u vra me 4 prill të vitit 1968, në Memphis. Për vrasjen e tij u dënua James Earl Ray, i cili më vonë vdiq në burg. Pakkush ka besuar që Ray ka qenë i vetmuar në këtë vrasje, ashtu si në rastin e vrasjes së Kennedyt, kur thuaja askush nuk besonte që Lee Harvey Osvald ishte vrasësi i vetëm i tij.
Në vitin 1999, Gjykata më Mephis e ka shpallur të pafajshëm James Earl Rayin. Vrasësit e njëmendtë të Kingut nuk janë gjetur sot e kësaj dite. Por, dyshimet shkojnë tek pushteti i atëhershëm amerikan dhe shërbimet sekrete të cilat ishin të interesuara të heqin qafe Kingun.
SUNDUESI I GJYSMËS SË EVROPËS – STALINI
“Manifesti i partisë komuniste” i Karl Marksit (Karl Marx), është një nga librat që ndikuan më së shumti në historinë e njerëzimit në shekujt XIX dhe XX. Është një libër i hollë të cilin me siguri nuk e njohin gjeneratat e reja të kosovarëve, edhe pse Kosova, ashtu si edhe gjysma e Evropës, ka jetuar nën komunizëm për gati gjysmë shekulli. Në fund të këtij regjimi, është përpiluar “Libri i zi i komunizmit”, i cili është diku njëzet herë a më shumë më i trashë se “Manifesti”, në të cilin janë përmendur krimet kryesore të bëra në emër të komunizmit në Evropë dhe gjetiu.
Natyrisht, këtu ka pak rëndësi që Marksi dhe miku i tij Engelsi (Friedrich Engels), kur shkruan “Manifestin” mendonin që komunizmi duhet të instalohet në shtetet më të pasura dhe më të industrializuara të Perëndimit, e jo në Rusi dhe në vendet më të varfra të Evropës. Marksi në disa raste me përçmim kishte shkruar dhe folur për Rusinë, por Rusia u bë atdheu i realizimit të ideve të tij.
Revolucioni komunisto-bolshevik do të ndodhë në tetor të vitit 1917 në Petrogradin e atëhershëm (i cili më vonë do të ndërrojë emrin në Leningrad e sërish do të kthehet në Petrograd). Këtij revolucioni do t’i prinë Vladimir Iliq Lenini, një ithtarë i madh i veprës së Karl Marksit. Pas vdekjes së Leninit, në vitin 1924 do të nisë lufta politike për trashëgiminë e tij midis Lav Trockit (Leon Trotsky), Komandantit të Parë të Armatës së Kuqe dhe Josif Visarionoviq Stalinit, i cili kishte studjuar teologjinë për tu bërë pastaj revolucionar. Trocki do të humbë këtë luftë dhe do të dëbohet nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1940, një agjent i NKVD-së (Shërbimit Sekret Sovjetik), do ta vrasë Trockin në Meksiko.
Stalini do të sundojë me “dorë të hekurt” me Bashkimin Sovjetik, por edhe organizatën gjithkomuniste të quajtur Kominterna. Do të krijojë një mori kampesh përqëndrimi, në të cilat do t’i dërgojë miliona armiq të tij. Thuhet që në periudhën e sundimit të tij kanë vdekur në Bashkimin Sovjetik mbi 20 milionë veta.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Stalini dhe Bashkimi Sovjetik do të sundojnë me Gjysmën e Evropës: Prej Baltikut deri në Adriatik, si është thënë atëherë.
Stalini do të vdesë në vitin 1953. Tri vjet më vonë, Nikita Krushovi, i cili do të dalë si trashëgimtar i tij, do të nisë të kritikojë Stalinin për terrorin e tij. Por, Stalini, sot e kësaj dite vazhdon të jetë politikan i çmuar në Rusi.
Roli i tij ka qenë shumë i rëndësishëm edhe në zhvillimet në këtë pjesë të Evropës. Liderët serbë të asaj kohe kanë thënë që Stalini ka përkrahur idetë që Shqipëria të absorbohet nga Jugosllavia e atëhershme, ndërsa Enver Hoxha, diktatori shqiptar, do të shkruajë të kundërtën: Që Stalini do ta shpëtojë Shqipërinë nga Jugosllavia.
GJITHÇKA NISI NË IRAN – KHOMEINI
Në vitet e shtatëdhjeta të Shekullit XX, Irani ka qenë njëri prej aleatëve kryesorë të Amerikës. Nën udhëheqjesn e Shah Reza Pahlavit, Irani ishte një shtet sekular, me lidhje të forta me Perëndimin, çfarë ishte dhe mbeti sot e kësaj dite Turqia. Gratë atëbotë kishin të drejtë vote, urbanizimi dhe industrializimi i Iranit kishte marrë hov të madh, Irani ishte shtet që zhvillohej mjaft shpejtë. Megjithatë, tej kësaj përshtypjeje të parë, gjendja në Iran ishte larg asaj të dëshiruarës. Varfëria e popullatës ishte shumë e madhe, korrupsioni në pushtet i pakufishëm, njëkohësisht, luksi i familjes Pahlavi dhe përkrahësve të tyre tepër provokues. Demonstratat e njëpasnjëshme dhe reagimet e vrazhda të forcave të sigurimit bënë që t’i vijë fundi regjimit të Pahlavit, përkundër përpjekjeve të SHBA-së që disi të ruajë këtë aleat në Azi, i cili aq shumë i nevojitej viteve të shtatëdhjeta.
Pas Pahlavit, në Teheran kthehet Ajatollah Homeini (Sayyid Ruhollah Mūsavi Khomeini), i cili për vite kishte qëndruar në Paris, i dëbuar nga ky regjim. Iranianët e pritën Homeinin si shpëtimtar. Ky nuk vonoi dhe shpalli që në Iran më nuk kanë çfarë të kërkojnë amerikanët. Për më tepër, Homeini cilësoi Amerikën si “djallin e madh”, i cili kundërshton Islamizmin. Studentët ekstremistë iraninë, në vijim të porosive të Homeinit, hynë në Ambasadën e SHBA-së në Teheran dhe kidnapuan 52 diplomatë dhe teknikë të kësaj ambasade. Administrata e presidentit Xhimi Karter u mundua t’i lirojë ata në të gjitha mënyrat: Prej sanksioneve ekonomike deri te përpjekja e pasuksesshme e forcaeve elite të cilat dështuan, duke lënë prapa tetë ushtarë amerikanë të vrarë në shkretëtirat e Iranit. Pengjet u liruan tek në vitin 1981. Një vit më parë, Irani hyri në një luftë tetëvjeçare me fqiun Irakun, e cila nuk solli fitues por vetëm qindra mijëra vetë të vrarë.
Ajaltollah Homeini vdes në vitin 1989, duke lënë prapa vetes një shtet fetar. Shembulli i Homeinit dhe Iranit u ndoq nga shumë lëvizje islamiste. Llogaritet që ndikimi i Homeinit ishte njëmend vendimtar në forcimin e lëvizjeve politike dhe fetare në botën islamike, posaçërisht në Afganistanin fqi, i cili në vitet e tetëdhjeta luftonte për çlirimin nga forcat okupatore të Bashkimit Sovjetik.
Sot Irani nuk është më një shtet rigjid fetar, por megjithatë, ai vazhdon të cilëoshte nga Uashingtoni si pjesë përbërëse e “Boshtit të së Keqes”, tok me Irakun dhe Korenë e Veriut.
FEMRA MË E NJOHUR E SHEKULLIT XX – MARILYN MONROE
Mund të thoni që kalimi prej një ideologu dhe fetari, çfarë është Homeini, në një aktore dhe bukuroshe çfarë ishte Marilyn Monroe, është një lloj provokimi i qëllimshëm. Por, Marilyn Monroe e ka vendin në këtë listë sepse ajo ka ndikuar shumë në jetën, filmin dhe kulturën e Amerikës së viteve të pesëdhjeta e të gjashtëdhjeta. Rrëfimi për Norma Jeanin, siç është emri origjinal i Marilyn Monroes, është pak a shumë i njohur për të gjithë juve. Norma Jean u martua herët dhe me siguri jeta e saj do të ishte e mërzitshme dhe aspak interesante për ne, sikur një fotograf, i quajtur David Conover, nuk e zbuloi në fabrikën ku kjo punonte.
Nuk vonoi dhe Norma Jean ndërron emrin në Marilyn Monroe, nënshkruan kontratën me “20th Century Fox”, bëhet biondinë (në “origjinal” ishte abrashe) dhe xhiron filmin e parë “Burrat preferojnë biondinat”, për të cilin merr honorarin në vlerë prej 125 dollarë. Marilyn Monroe, në vijim të popullaritetit martohet me Joe DiMaggian, legjendën e bejsbollit amerikan. Martesa do të zgjasë vetëm nëntë muaj, sepse dallimet në karaktere ishin shumë të mëdha. Edhe martesa tjetër e Monroes, me shkrimtarin e madh amerikan Arthur Miller, do të përcillet me një interesim shumë të madh të opinionit amerikan. Kësaj here, martesa zgjati më shumë, gati tre vjet, por Marilyn u shkurorëzua sërish. Pastaj, ajo u bë e njohur për aferat e saja të dashurisë me presidentin John F. Kennedy dhe vëllaun e tij Robert. Të gjithë mbajnë në mend se si Marilyn i ka kënduar “Happy Birthday Mr.President”, John Kennedyt, për ditëlindje.
Marilyn Monroe do të gjendet e vdekur, në apartamentin e saj, në vitin 1962, kur kishte vetëm 36 vjeçe. Versioni zyrtar i vdekjes së saj është që ajo bëri vetëvrasje, duke përdorur barëra për qetësim, pa të cilat nuk mund të flinte. Megjithatë, sot e kësaj dite, vdekja e saj cilësohet si enigmatike dhe e pasqaruar deri në fund. Shumëkush është i prirë të lidhë vdekjen e saj me lidhjet që kishte me vëllezërit Kennedy.
Sidoqoftë, popullariteti i saj nuk pësoi fare rënie pas vdekjes. Përkundrazi. Filmat e saj janë përherë shumë të popullarizuar, ndërsa CD-të me muzikën e filmave, ku edhe kjo këndon, janë gjithmonë të mirëpritur nga publiku.
Në vitin 1999, kur Magazina “Playboy”, më e njohura në botë për “shijen mashkullore” bëri përzgjedhjen e njëqind femrave më joshëse të shekullit XX, Marilyn Monroe pothuaj nuk kishte konkurrencë të denjë. Ajo pra u shpall si Njëshi i botës femërore në qindvjeçarin e kaluar.
Por, pakkush mund të kontestojë që ajo vdiq si femra më e famshme dhe njëkohësisht më fatkeqe në Amerikë.
MJEK DHE REVOLUCIONAR – CHE
Çe Guevara (Ernesto Che Guevara), me mjekër dhe flokë të gjata të denja për një rok-yll, me beretën dhe yllin në të, me një shikim të veçantë, është një nga fotografitë më të njohura të shekullit XX. Këtë askush nuk e mohon. Por nuk janë të shumtë ata që dinë sot detaje të biografisë së këtij revolucionari i cili tok me Fidel Castron bëri që Kuba të shndërrohet në shtet komunist. Filmi “Evita” i Alan Parkerit, me Madonnën në rolin e Eva Peronit, gruas së Juan Peronit, kryetarit të Argjentinës dhe Antonio Banderasin në rolin e Çe Guevarës, bëri që publiku të njihet pak më shumë për Çe Guevarën.
Çe Guevera u lind në Argjentinë. Nën ndikimin e madh të së ëmës, Ernesto nisi të interesohet shumë për letërsi. Ernesto ishte shumë inteligjent dhe prej letërsisë së shpejti kaloi në vepra filozofike dhe politike. Ndër autorët e tij më të preferuar ishin Karl Marxin dhe Sigmund Freudi. Ernesto ishte i dhënë shumë edhe pas sporteve të ndryshme, edhe pse ishte i sëmurë prej astmës.
Kriza e madhe ekonomike në Argjentinë, në kohën e Juan Peronit, bëri që Guevara të humbë në tërësi besimin në një rend demokratik parlamentar. Për më tepër, ai mendonte që SHBA-ja është armiku kryesor i Argjentinës dhe klasës punëtore.
Por, do të kalojë një kohë derisa ky të mos përcaktohet për metoda revolucionare. Në Universitetin e Buenos-Ajresit, do të studiojë mjekësinë dhe gazetarinë. Udhëtoi shumë nëpër Amerikën Latine. Në Mexico City do të njihet me vëllezërit Castro – Fidelin dhe Raulin. Posaçërisht u afrua me Fidelin i cili e thirri për t’iu bashkangjitur në luftën për krijimin e pushtetit komunist në Kubë. Ernesto Guevara mori nofkën Çe dhe u bë njëri prej komandantëve më të njohur të ushtrisë revolucionare kubaneze.
Pas vendosjes së regjimit të ri në Kubë, ishte personaliteti i dytë për nga rëndësia në Havanë, menjëherë pas Castros. Në vitin 1965, do të botojë librin “Socializmi dhe Njeriu”, në të cilin shprehte idetë dhe qëndrimet e tij, të afërta me Anarkizmin. Largimi i tij nga marksizmi dhe këmbëngulësia e tij që ishte pasojë e karakterit të tij, bëri që ky të largohet nga Kuba.
Çe do të udhëtojë në Afrikë për të bërë revolucion atje, pastaj do të kthehet në Bolivi, prapë me synime për të ndryshuar botën. Nuk do të vonojë dhe ushtria boliviane do ta zë dhe ekzekutojë. Edhe fotografitë e Çe Guevarës të vrarë, do të qarkullojnë pastaj në tërë botën.
Prej atëherë, Çe Guevara u shndërrua në njërin ndër mitet bashkëkohore, që personfikon një kryengritës i cili s’pajtohet me botën. U harruan përcaktimet e tij komuniste dhe mbetë gjallë vetëm karakteri i tij rebelues

Pa diplomë në xhep, por shumë të suksesshëm: Lista e njerëzve milionerë dhe që bënë historinë


Shumica e njerëzve mendojnë sesa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më shumë gjasa ka të bëhesh i suksesshëm.

Përgjithësisht personat që lënë shkollën ose marrin një arsimim minimal, pritet të përfundojnë në pozicione të ulëta pune me paga qesharake.


Kjo është ideja që na përcillet që në fëmijëri dhe kultivohet në mendjen tonë për të gjithë jetën.

Mësohemi të shohim përpara shumë larg dhe harrojmë se mjetet për sukses mund të jenë para syve tanë në çdo moment.

Njihuni me persona të famshëm, edukimi i të cilëve bën përjashtim nga rregulli:


Xhon D. Rrokfeler, miliarder

Përpara se të bëhej njeriu më i pasur në histori, Xhon Rrokfeler ishte djali më i vogël i një artisti të panjohur dhe një gruaje me shkollë të mesme në provincën e Cleveland, Ohaio.

Megjithëse kishte një farë edukimi, në moshën 16-vjeçare Rrokfeler vendosi se ishte koha për ta lënë shkollën dhe për të filluar një karrierë, me qëllimin e vetëm për të siguruar 100 000 dollarët e jetës së tij.


Është e sigurt se ai e përmbushi qëllimin dhe shumë shpejt e kaloi atë.

Rrokfeler themeloi firmën e tij në industrinë e naftës, “Standart Oil”, duke krijuar kështu një monopol në këtë fushë. Në vitin 1902,

Rrokfeler kapi shifrën prej 200 milionë dollarësh dhe para se të vdiste pasuria e tij u vlerësua miliarda dollarë.

Horac Grilei, gazetar dhe kongresmen

Horac Grilei ka lindur në Hampshire në fillim të shekullit XIX, për t’u bërë më pas një prej gazetarëve më të dëgjuar në historinë e Amerikës. Ishte gjithashtu një kongresmen dhe anëtar i Partisë Republikane të SHBA-së. Ai arriti deri këtu pa pasur asnjë arsim të veçantë.

Në moshën 15-vjeçare Horac Grili u largua nga shtëpia për të praktikuar një zanat, së bashku me një tipograf në Vermont.

Në moshën 20-vjeçare u zhvendos në Nju Jork dhe filloi punë në gazetat “The New Yorker” dhe “The New York Tribune”. Kjo e fundit ishte gazeta që e bëri të njohur.

Horac Grili dha ndihmesë në gjetjen e një qyteti në Kolorado, qytet i cili në ditët e sotme mban emrin e tij.

Karriera e shkëlqyer e Horac Grilit përbën një kontrast të dukshëm me nivelin e tij të arsimit, por është padyshim në të njëjtin nivel me përpjekjet e tij. Historia e gazetarisë amerikane e ka vlerësuar maksimalisht këtë njeri.

Xhon Glen, astronaut

Gjatë garës së tensionuar të hapësirës, zhvilluar në vitet 1950 dhe 1960, një burrë u shfaq si fytyra e përpjekjeve të Amerikës, për të mundur sovjetikët në betejën e hapësirës dhe uljes në Hënë. Ky burrë quhej Xhon Glen.

Ai ishte heroi i luftës dhe një prej astronautëve më të njohur në histori, pavarësisht se e kishte lënë universitetin përgjysmë. Glen frekuentonte Universitetin “Muskingum”, ku studionte shkencë.

Bombardimet japoneze në Pearl Harbor e detyruan që ta linte kolegjin dhe të hynte në ushtri për të marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Amerika e nderon këtë njeri duke e quajtur si një prej astronautëve që ndihmoi jashtëzakonisht shtetin në një situatë të vështirë.

Steve Jobs, bashkëthemelues i kompanisë “Apple”

Ka nxjerrë shumë mendimtarë të mëdhenj fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI dhe disa prej tyre kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, pa përfunduar universitetin apo ndonjë arsim tjetër më të lartë, për shembull Bill Gates dhe Mark Zuckerberg.

Megjithatë vlerësohet se mendja më e madhe e teknologjisë së shekullit të kaluar ishte Steve Jobs, bashkëthemeluesi i kompanisë “Apple”.

Jobs dhe kolegu i tij krijuan kompjuterët e parë personalë, ose siç njihen ndryshe laptop, dhe ndihmuan për shpikjen e produkteve të tjera revolucionare si “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”.

Të gjitha këto me një frekuentim vetëm 6-mujor të universitetit nga Steve Jobs. Steve ishte dhënë për adoptim me kushtin e vetëm nga nëna biologjike, se prindërit adoptues duhet t’i jepnin atij një nivel të lartë arsimimi.

Pol dhe Klara, prindërit birësues, duket se nuk e kanë përmbushur plotësisht këtë porosi. Steve Jobs kishte një pasuri, e cila pas vdekjes së tij u vlerësua se arrinte deri në 8 miliardë dollarë.

Mark Tuejn, autor dhe mendimtar

Padyshim shkrimtari dhe komiku amerikan, më i njohur në histori, Mark Tuejn, e fitoi famën e tij pasi krijoi personazhet e Tom Sojerit dhe Hakërbej Fin.

Në fakt thuhet se libri i tij “Aventurat e Hakërbej Fin” konsiderohet prej shumë njerëzve si novela më e mirë amerikane.

Aspak keq për një djalë, me një edukim të dobët dhe me një zanat që në moshën 11-vjeçare.

Kur mbushi 18 vjeç Tuejn punonte si tipograf në qytete të tilla si Nju Jork, Filadelfia, St. Luis, ndërsa netët i kalonte duke lexuar në bibliotekën kombëtare.

Librat ishin lidhja e tij më e madhe me dijen, ai lexonte gjithçka, përpara se të bëhej ndër të tjera një kapiten anijesh me avuj. Ai vazhdoi të punonte derisa shpërtheu Lufta Civile e Amerikës.

Pas një shërbimi të shkurtër në ushtrinë e Konfederatës ai filloi udhëtimet rreth vendit duke shkruar gjithë kohës. Tuejn është një shembull i qartë sesi zgjuarsia nuk mund të mësohet, ajo lind.

Henri Ford, industrialist dhe sipërmarrës

Në historinë e Amerikës, pak njerëz e kanë përcjellë kaq mirë idenë e një burri të formuar në mënyrë autodidakte, sa Henri Ford. Ai është një nga personat që kujtohet për krijimin e industrisë së automobilave në Amerikë.

Ford kishte një shkollim shumë të kufizuar, duke qenë se kishte lindur në një fermë në periferi të Detroit, rritur me një baba që besonte se një ditë djali i tij do të drejtonte fermën e familjes.

Por përkundrazi Ford la shtëpinë në moshën 17-vjeçare dhe u largua në qendër të Detroit, ku u bë nxënës i një mekaniku. Një karrierë kjo, të cilën ai e çoi në nivele të larta dhe që i shërbeu për t’u bërë më pas një industrialist i pasur.

Ford, pavarësisht arsimit të tij, krijoi linjën e automjeteve për Asamblenë Amerikane. Nuk kaloi shumë kohë dhe Detroiti u quajt qyteti i motorëve, për shkak të punës së palodhshme të Henri Ford. Ai vdiq në vitin 1947, duke lënë një pasuri që vlente 60 milionë dollarë.

Uilliam Shekspir, poet dhe dramaturg

Një nga emrat më të njohur në histori, Uilliam Shekspir, krijoi disa nga punët më të njohura dhe të dashura të botës, që nga Romeo dhe Zhulieta deri te Makbethi. Jeta e tij është shumë pak e njohur dhe e mbushur me errësirë në lidhje me të dhënat e arsimit të tij.

Studiuesit janë të lëkundur në lidhje me faktin nëse ai studioi në shkollën “King’s New Scool”, apo nëse sipas shkrimeve të tij ai nuk ishte pjesë e asnjë shkolle pas moshës 13-vjeçare.

Është shumë e habitshme që një njeri, i cili ka meritën për shpikjen e më shumë se 1700 fjalëve, sipas të gjitha llogarive nuk kishte as arsim të mesëm. Puna e tij është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, dramat e Shekspirit janë luajtur në teatrot botërorë dhe shumë filma vazhdojnë të krijohen frymëzuar nga veprat e tij.

Uillson Çërçill, burrë shteti dhe udhëheqës lufte

Një prej figurave më të forta politike të shekullit XX, një mendje e njohur dhe një autor shprehjesh të famshme.

Çërçilli lindi në një familje aristokrate. Nuk është aspak çudi të mendosh se ai u rrit për të qenë në radhët e atyre të cilët do ta çonin Mbretërinë e Bashkuar drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Çudia është se nëse ai nuk do të përfshihej në listat e personave të rëndësishëm, shkaku do të ishte arsimimi i tij i ulët.

Çërcilli, duke qenë se vinte nga një familje e ngritur, kishte mundësinë për të marrë edukimin më të lartë të mundshëm.

Ai, nga ana tjetër, e pa shkollën si të vështirë dhe për këtë arsye e ndoqi shumë pak.

Për të kaluarën e tij akademike ai është përfolur shumë herë. Në shërbimin ushtarak dha gjithashtu një rendiment të ulët. Aplikoi tri herë për të hyrë në Universitetin Mbretëror të Ushtrisë, por u pranua vetëm për shërbim në kalorësi, sepse aty kërkesat për aftësi të mira në matematikë ishin të ulëta.

Vlerësohet si një nga udhëheqësit më të mirë të kohës së luftës në shekullin XX, shërbeu si Kryeministër dy herë në 1940-1945 dhe 1951-1955. I njohur si burrë shteti dhe orator i shkëlqyer, Çërçilli ishte gjithashtu oficer në ushtrinë angleze gjatë luftës, historian, shkrimtar dhe artist.

Është i vetmi Kryeministër britanik, i cili është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi dhe personi i parë që i është dhënë çmimi “Qytetar Nderi i Amerikës”.

Abraham Linkoln, President i SHBA-së

Ndoshta Presidenti më i njohur në historinë e Amerikës. Abraham Linkoln ishte burri i 16 që drejtoi SHBA-në. Ajo ishte ndoshta koha më e vështirë, sepse trazirat ishin të shumta gjatë luftës civile mes skllavopronarëve të jugut dhe kapitalistëve të veriut.

Abraham Linkoln njihet si njeriu që i dha fund skllavërisë në Amerikë edhe pse jo nëpërmjet dekretit të tij për lirimin e skllevërve, i cili nuk kaloi në Kongres.

Linkoln njihej si përtac dhe si personi i edukuar pak a shumë vetë. Këto paragjykime nuk e larguan atë nga karriera e tij si politikan i suksesshëm, e cila vlerësohet të ketë ardhur nga leximet me qirinj, që ai bënte në kabinën e tij të drunjtë.

Albert Ajnshtajn, fizikan

Burri i etiketuar si gjeni, burri që publikoi më shumë se 300 punime shkencore, njeriu që fshihet pas formulës së njohur të fizikës E=MC2, njeriu që nxori teorinë e relativitetit, burri që fitoi çmimin “Nobel”, ishte në fakt një gjimnazist i dorëhequr. Përpjekja e tij për të hyrë në universitet u kundërshtua, pasi nuk mori provimet e hyrjes.

Por kjo nuk e ndaloi Ajnshtajnin të bëhej shkencëtari më i njohur i kohëve moderne, ndihmesa e të cilit ka një rëndësi thelbësore në përparimet e deritanishme shkencore. Ai është shembulli ideal i frymëzimit për studentët, të cilët dëshirojnë të bëhen gjeni.

Pra, nëse arsimi juaj nuk është në nivelet e kërkuara, mos u shqetësoni, keni më shumë mundësi se të tjerët për t’u bërë një miliarder.

Shtetet më të rrezikshme për të jetuar ose punuar


Rezultatet e një anketimi të fundit nga “InterNations” kanë treguar se çfarë do të thotë të jetoni dhe punoni në 64 shtete të ndryshme të botës.

Për këtë anketim, janë marrë përgjigjet e mbi 20,000 njerëzve rreth kualitetit të jetës, kostos së jetesës, financave personale, etj., transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, anketimi e ka mbuluar edhe temën e sigurisë – më saktësisht faktorët si paqja, siguria personale dhe stabiliteti ekonomik.
Mandej, rezultatet janë përpiluar asisoj për ta krijuar një listë me vendet të cilat janë më të rrezikshmet për të jetuar.
1: Brazili
Një mërgimtar i anketuar nga Zelanda e Re thotë se ekziston një ndjenjë e brendshme e njerëzve që jetojnë me frikë.
Një tjetër mërgimtar gjerman është ankuar se niveli i lartë i pabarazisë dhe brutalitetit në shoqëri është shqetësues dhe se e bën të ndihet jo komod.
“Kaosi politik ka shkaktuar shumë probleme dhe parehati në vendin tim të punës”, ka shtuar ai.
2: Afrika Jugore
Anketuesit kanë deklaruar se jeta në këtë vend është pak më e lehtë, por ndihen sikurse nuk e kanë lirinë për të ecur ose për t’u shëtitur kudo dhe se tërë kohën frikësohen për sigurinë e tyre.

Një mërgimtar belg është ankuar për rrethanat e pasigurta politike, racizmin, korrupsionin dhe shkallën e lartë të krimit.
3: Nigeria
“Në të vërtetë nuk jemi të lirë, nuk mund të ecim rrugëve dhe nuk mund të shoqërohemi me nigerianët. Gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut”, ka deklaruar një anketues hungarez.
4: Argjentina
Anketuesit mërgimtarë të cilët jetojnë ose punojnë në Argjentinë kanë deklaruar se ky shtet nuk është i sigurt dhe se njerëzit nuk janë miqësorë.
5: India
Supozimet rreth femrave të huaja se janë të “lehta” për t’u zënë, e bëjnë Indinë vend të pasigurt. Veç kësaj, edhe politika, tensionet sociale dhe ndotja e madhe e ajrit e bëjnë atë një shtet të pasigurt.
“Njerëzit më shikojnë tërë kohën, më fotografojnë, më flasin keq, provojnë të më mashtrojnë vetëm se supozojnë që jam turist i pasur” – ka deklaruar një tjetër mërgimtar kanadez.

10 gjenitë e botës moderne dhe llojet e drogave që kanë përdoru


Ja çfarë drogash kanë përdorur disa nga gjenitë e botës moderne.

1- Charles Dickens – Opium

Kur ky autor i njohur ecte nëpër rrugët e Londrës, në to mbizotëronin strofullat e opiumit. Ai i përshkroi ato në punën e tij të fundit të papërfunduar – Misteri i Edwin Drood. Dickens-i sikur shumë autor të njohur të periudhës viktoriane, ishte i varur për shumë kohë në një tretësirë të opiumit të njohur si laudanum, dhe e përdori për shumë vite sidomos në periudhën pak para se të vdiste.
2- Morgan Freeman – Marihuanë
“Asnjëherë mos hiqni dorë nga kanabis”, – tha në një intervistë për The Guardian aktori i njohur Freeman. Ai gjithashtu e quajti atë si bari (kanabisi) i Zotit.

3- Vincent van Gogh – Absinth
Të gjithë e dimë që van Gogh, edhe pse një artist tejet i talentuar, kishte një anë të çmendur. Çfarw nuk është shumë e ditur është droga e tij e preferuar, absinthi dhe droga digitalis, të cilat kanë mundur të ndikojnë në punën dhe sjelljen e tij. Ai i ka përdorur absinthin dhe digitalis për të trajtuar epilepsinë, ankthin dhe depresionin. Fatkeqësisht të dyja substancat ndikojnë që të shihen objektet me ngjyrë të verdhë dhe me pika të verdha – çfarw thotë shumë për pikturat e tij!
4- Steve Jobs – LSD

Para se të ndryshonte rrjedhën e teknologjisë, Steve Jobs ishte vetëm një adoleshent i zakonshëm që rrinte në konviktin e tij duke i dëgjuar Pink Floyd. Sipas një kolegu të tij Daniel Kottke “ata ishin në kërkim të kuptimit më të mirë të vetëdijes duke përdorur një variacion të LSD-së të quajtur Rreze e diellit e portokalltë.”
5- Sherlock Holmes – Kokainë dhe morfinë
Jo, Sherlock Holmes nuk është person real, por ai kishte një mendje briliante dhe shumë njerëz nuk e kanë kuptuar që në libra ai ishte përdorues i rregullt i drogës. Holmes përdorte kokainën dhe morfinën për të ikur, siç thoshte ai, nga “rutina e mërzitshme e ekzistencës” dhe si mënyrë për të stimuluar “trurin e tij tepër aktiv në periudhat kur nuk kishte raste interesante për t’i zgjidhur.”
6- Sigmund Freud – Kokainë
Ishte viti 1884 kur babai i psikoanalizës moderne porositi gramët e parë të kokainës prej farmacisë lokale ku jetonte ai. “Në depresionin tim të fundit mora kokainë përsëri dhe një dozë e vogël më qoi në qiellin e shtatë. Në këtë moment jam duke mbledhur literaturë për këngët lavdëruese që i janë bërë kësaj substance magjike,” i shkroi ai më vonë të fejuarës së tij.
7- Francis Crick – LSD
Francis Crick është fitues i çmimit Nobel dhe babi i gjenetikës moderne. Pas vdekjes së tij në vitin 2004 u bë e ditur që ai ishte nën ndikimin e LSD-së kur për herë të parë ra në përfundim të strukturës spirale të dyfishtë të ADN-së, para 50 viteve.
8- Thomas Edison – Eliksir të kokainës
Në vitin 1863, kimisti francez Angelo Mariani shpiku “Verë Mariani”, një verë Bordo (Bordeaux) të bërë me gjethe të kokës, përbërësi aktiv i kokainës. Edisoni ka qenë njëri prej shumë njerëzve të asaj periudhe që rregullisht kishte konsumuar këtë eliksir të pasuruar me kokainë.
9- Carl Sagan – Marihuanë
Sagan-i mund të jetë i vetmi në univers që mund të përshkruhet si astronom, astrofizikan, kozmolog dhe konsumues i rregullt i marihuanës. “Eksperienca e kanabisit më ka përmirësuar shumë vlerësimin për art, një subjekt që kurrë më parë nuk e kam vlerësuar shumë,” shkroi ai. “Kuptimi i qëllimit të artistit, të cilin e arrijë kur jam nën ndikim të marihuanës, mbartet edhe kur më lëshon efekti i saj. Kjo është një nga shumë kufijtë e njerëzimit që kanabisi më ka ndihmuar ta tejkalojë.”
10- Oliver Stone
Regjisori legjendar i filmave ka “tymosur marihuanë në të gjithë botën, nga Vietnami dhe Tailanda deri në Xhamaika dhe në Sudanin Jugor. Por ai tha se marihuana më e mirë bëhet në ShBA dhe mund të jetë industri e madhe në rritje për taksapaguesit, nëse do të legalizohej,” raporton Huffington Post.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...