Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/22

Arif Molliqi(1953-)

Rezultati i imazhit për arif molliqaj"


Arif Molliqi u lind në Llukë të Epërm të Deçanit, ose saktësisht, me 11 janar 1953 hapi sytë për herë të parë në Llukë. 

Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Deçan. Studioi në Universitetin e Prishtinës, për gazetari.

Në moshën e rinisë filloi të shkruajë dhe botoi poezi. Fillimisht shkroi satirë me pseudonimet Boksh Baruti, Topuz Bërryli, më vonë poezi, prozë dhe dramë.

Deri më tash ka botuar këto libra:

1.“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994

2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996

3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,

4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999

5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000

6. “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000

7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001

8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren, 2002

9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003

10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, 2004

11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e R. Kosovës, në vitin 2003/2004.

12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006

13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007.

14. “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008

15. „Një hije bënte rrugë”, poezi, botoi „Faik Konica, Prishtinë 2009

16. ”Simfoni për darkën e Qenit”, (roman), 2013, F. Konica

17.“E dashura ime Eva”, (poezi), ShB PA, Prishtinë, 2014

18. “Kryeqyteti i lakuriqëve”, (roman), Armagedoni, Prishtinë, 

2017 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sipas konkursit letrar)

19. “Lluka e Epërme nëpër shekuj”, (monografi), Armagedoni, 2017

20. “Si kripën të kam dashtë”, (poezi), Armagedoni, Prishtinë, 

2018 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës)

Autori është prezantuar edhe në disa libra dhe antologji:

1. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,

2. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006

3. Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”. Valman, Rumani, 2006

4. Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006

5. Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezantuar nga një forum gjerman në një mbrëmje poetike në Hamburg më 2007.

6. Kopi Kyçyku & Ardian Kyçyku në revisten “HAEMUS” prezantohet rumanisht

Çmimet:

„Zëri i rinisë“ 1983, për poezinë “Pjeter Bogdani”

Për poezi në konkursin e Zërit të K, 1998,çmimin e parë

Çmimin e dytë për poezi të Zëri i K. 1999

Çmimin e parë të konkursit "Takimet e Azem Shkrelit" në mërgatë, për librin më të mirë, 2010

Çmimin e parë për poezi kushtua “Jusuf Gërvalla” 2015

Çmimin për poezi: “Nëntori i poetik 2017”,

A. Molliqi, nga viti 1994 jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Aziz(Nebih) Rexhepi(1961-)


Rezultati i imazhit për aziz rexhepi"

 Aziz(Nebih) Rexhepi , u lind me 17 shkurt 1961 në fshatin Komogllavë , KK Ferizaj.

 Shkollen fillore e kreu në Komogllavë , ndërsa shkollën e mesme e kreu në Ferizaj. 

 Fakultetin  si dhe Masterin i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetin e Prishtines ,kurse  Doktoraturën për Menaxhmentë  e kreu në UET  të Tiranës.

Gjatë bitit  1985 - 1991, ishte udhëheqës i Shërbimit Komercial në Organizatën Themelore “Tregëtia”në Ferizaj ( Kombinati Bujqësor Industrial) ku gjatë asaj kohe ishte caktuar Themelues i Kooperativës “Komogllava” në Komogllavë.

Në vitin  2005 ishte mësimdhënës i lëndeve të Ekonomisë në Shkollën e Mesme të Ekonomisë, në Ferizaj. 

Gjatë vitit 1992 ishte menagjer në një biznes të tij privat në Ferizaj. 

Në vitin 2012 ishte njeri prej hartuesve të planë-programeve për shkollat tona  në kuadër të MASHT-it.

Në vitin 2013 ishte Drejtor i Shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj. 

Po kështu gjatë viteve shkollore 2011-2014 ,ka qenë ligjërues në Kolegjin Universitar “Vizioni për Arsim”, në Ferizaj.

Në vitet 2017/2018 ka punuar profesor i rregullt në Kolegjin Universitar “UBT”, Prishtinë si dhe është mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, (USHAF)në lëndët e Menaxhmentit dhe Ekomomisë(2018).

Ai ka të përfunduara mbi 30 seminare dhe trajnime të ndryshme në lëmin e arsimit dhe të biznesit etj.

Ka të publikuara dhjetra punime shkencore dhe nga lëmia e ekonomisë ,kryesisht në NVM(Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme).

Prof. As. Dr. Aziz(Nebih) Rexhepi, është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Disa ngapunimet e publikuara në Revista Shkencore me faktorë ndërkombëtar dhe kombëtar:

-Hulumtimi empirik krahasues mbi stilet e vendimarrjes në organizatat publike dhe private.(Revista shqiptare sociale ekonomike Tiranë ISSN 2222 5846 Viti XX Nr1(78)2014,Faqe 67-76 Tiranë)

-The managerial affection towards the application of motivation of personnel in small and medium enterprises in Ferizaj European akademik research ISSN 2286-4822 ,Vol. III, Issue 1/ April 2016, Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+) Busau Rumania

-Work satisfacion-comparision between public and private sector International Journal of Current Research and Review Volume ISSN 352-885, Volume 1, No. 1-16,faqe 238 – 250Madrid Spain February 2016.

-Resources as a challenge in effective Motivation of Human decision making in SMEs in KosovoEuropean akademik research Vol. III, Issue 12/ March 2016, Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+) Busau Rumania.

-The managerial affection towards the application of motivation of personnel in small and medium enterprises International Multidisciplinary Research Journal European Academic Research ISSN 2286-4822 ISSN-L 2286-4822 Impact Factor: 3.4546 Madrid.

-Emprische Forschung der Mitarbeitermotivation in KMU in Ferizaj Academic Journal of Business, -Economics and Accountancy ISSN 1726-9699 Slovakia 2016.

-Rëndesia e motivimit të personelit NVM-te e Ferizajit dhe procesi i vendimarrjes Hulumtimi dhe shkenca ne shekullin e dyte te pavarsise se Shqiperise.Etj.

Flori Bruqi

2019/11/21

Beqë Cufaj(1970-)


Rezultate imazhesh për beqe cufaj

Beqë Cufaj u lind në Deçan me 3 dhjetor 1970. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Deçan kurse ka mbaruar studimet për Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Më pas ai vazhdon të jetojë dhe punojë si shkrimtar e publicist në Gjermani.


Është një nga autorët më të përkthyer dhe botuar në gjuhët e huaja. Esetë dhe tregimet e tij janë botuar në gjuhë të ndryshme dhe antologji evropiane, si në gjermanishte, frëngjishte, anglishte, italishte, holandishte, kroatishte, serbishte, hungarishte etj. Shkruan kolumne të rregullta për gazetat KOHA Ditore, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Neue Zürcher Zeitung etj.

Cufaj ka botuar në gjuhën shqipe librat :

"Balada Budallaqe", poezi, Shtëpia Botuese, Rilindja, 1994
"205", tregime, Dukagjini, 1996
"Kosova", ese dhe reportazhe nga Lufta e Kosovës botuar në gjermanishte nga Zsolnay Verlag, Vjenë- Munih, 2000
Shkëlqimi i Huaj, Roman, 2003, Shtëpia Botuese Dukagjini,
"Der Glanz der Fremde", Roman botuar në gjermanisht nga Zsolnay Verlag, Vjenë Munih, 2005


Cufaj është ambasadori i tretë i Kosovës në Berlin, pas Vilson Mirditës dhe Skënder Xhakaliut. Është misioni më i madh diplomatik i Kosovës dhe krahas Gjermanisë mbulon edhe Danimarkën. Se cilat do të jenë prioritetet në punën e tij...

 Por që kultura do të zërë një vend të veçantë, kjo është diçka e vetëkuptueshme për shkrimtarin Cufaj: "Ne jemi një komb i vogël që nganjëherë harron faktin që vetëm me kulturë mund të përfaqësohemi në këtë vend”.

Në zyrën e tij sheh dy skulptura të vogla te këndi i pritjes. Ato quhen "Vertreibung” "Përndjekje” dhe "Versöhnung" (Pajtim), një dhuratë e skulptorit gjerman Armin Guther (1931-2017) për Ambasadën e Kosovës. Për Cufajn simbol i një lidhjeje edhe më të veçantë mes dy vendeve që i bashkon përjetimi i i luftës.

Janë lidhje të veçanta mes Gjermanisë dhe Kosovës, thotë Cufaj dhe ka parasysh në radhë të parë 400 mijë qytetarët me prejadhje nga Kosova që jetojnë në Gjermani. Por ka edhe shumë gjermanë që kanë qenë të angazhuar në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit në kuadër të KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut e të ngjashme. Ai do t'i sistemojë dhe t'i kanalizojë të gjitha këto lidhje në mënyrë që shtetasit e tij të zënë një vend sa më të rëndësishëm në këtë shtet të fuqishëm.

Hajro Ulqinaku (1938-)


hajro ulqinaku-250x150

Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë jugosllave, sot pjesë e Malit të Zi. Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti.Hajro Ulqinaku është autor i disa veprave teatrale, më e njohura ndër ta është drama Tërë bota Kosovë.


Libra për fëmijë :Fëmijët e detit;Margaritarët e zez;Çelësi i artë;Kolovajza e florinjtë e Hënës

Mbrëmje pulëbardhash;Fëmijëria në bregdet;Gjiri i Shpresës; Ligji i detit;Ani, Ben, ani;Bukuria e detit;Panorama e detit;Thesari i piratëve;Pëllumbat në antenë;Mos qaj Kestrina;Barka me vela (ose Barka me visare);Limani i Qetësisë;Lulekuqet mbi banka;Ishulli i Gjelbër;Libri për detin 6 + 1

Drama:Tërë bota Kosovë



Hajro Ulqinaku është shkrimtari i ekzotikës bregdetare të Ulqinit, njohës shumë i mirë i mjediseve të detit, nga ku e merr temën pothuajse tërë krijimtaria e tij letrare për fëmijë.

Hajro Ulqinaku, duke qenë edhe poet, tërësinë e veprës së vet e ka parë dhe trajtuar me një kolor mbresëlënës poetik, çka e ka bërë mjaft tërheqëse dhe interesante, por edhe emocionale, veçantisht për lexuesin fëmijë e të riun. Krijimi i emocioneve nëpërmjet përjetimeve që përfton lexuesi gjatë shfletimit të veprës, luajnë një rol efektiv e ngacmues në pasurimin e botës e të ndërgjegjes, si dhe në edukimin në frymën e dashurisë për të bukurën, për detin, për jetën.

Hajro Ulqinaku është shkrimtari i ekzotikës bregdetare të Ulqinit, njohës shumë i mirë i mjediseve të detit, nga ku e merr temën pothuajse tërë krijimtaria e tij letrare për fëmijë.

Hajro Ulqinaku, duke qenë edhe poet, tërësinë e veprës së vet e ka parë dhe trajtuar me një kolor mbresëlënës poetik, çka e ka bërë mjaft tërheqëse dhe interesante, por edhe emocionale, veçantisht për lexuesin fëmijë e të riun. Krijimi i emocioneve nëpërmjet përjetimeve që përfton lexuesi gjatë shfletimit të veprës, luajnë një rol efektiv e ngacmues në pasurimin e botës e të ndërgjegjes, si dhe në edukimin në frymën e dashurisë për të bukurën, për detin, për jetën.

Flori Bruqi

Skënder Temali (1946-)

Skender temali.jpg



Skënder Temali lindi në Shkodër më 30 korrik 1946, në një familje të vjetër shkodrane. Ka kryer Universitetin "Luigj Gurakuqi", në degën gjuhë shqipe-letërsi dhe për 15 vjet (1966-1981) punoi gazetar në Radio Shkodra, revistën "10 korriku" e gazetën "Jeta e re", ku ka transmetuar e botuar me qindra artikuj problemorë, reportazhe letrare, përshkrime, portrete, skica, etj.


Prej një çerek shekulli, drejtues e mësues në shkolla të mesme të vendlindjes së tij, ku prej 20 vitesh e aktualisht jep lëndën e gjuhës shqipe e letërsisë në shkollën teknike 5-vjeçare pyjore të Shkodrës.


Ka botuar cikle poetike e tregime që gjimnazist në almanakët letrarë “Shkodra”, në shtypin letrar të kohës “Zëri i rinisë”, “Drita”, “nëntori” e revistat për fëmijë. Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura dhe janë vlerësuar me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, në konkursin e 7-të ndërkombëtar, të shpallur nga shoqata e artistëve dhe shkrimtarëve "Cristalide" në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia e shumë shtete të botës, ai u nderua me çmimin special të jurisë, me tregimin "Këpucët e turpit".


Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1967 si dhe Ambasador i Paqes e anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Paqes.


Është autor i 12 librave. Njihet edhe si redaktor i dhjetra librave artistikë të shkrimtarëve të rinj.


Botime më vete:


1) Këngë cigane (vjersha e poema) -Viti 1971


2) Kjo ndodhi në Lis (roman) -Viti 1982


3) Ballo në mbrëmjen e maturës (novela) -Viti 2001


4) Ishte një lajthishte (poemë për fëmijë) -Viti 2001


5) Këpucët e turpit (tregime) -Viti 2002


6) Nesër do të them mirëmëngjes (novelë) -Viti 2002


7) Studentja e Bolonjes (novelë) – Viti 2004


8) Gjuha shqipe (tekst alternativ mësimor) me bashkëautor -Viti 2003.


9) Shtëpia pa pasqyra (tregime) – 2006


10) Askushi (roman, botuar në Maqedoni) – 2006


11) Tre shokët (vjersha e poema për fëmijë) - 2007


12) Lirika të hershme dhe të vona – (2009)


Etj.



Enti Poligrafik “Gjergj Fishta” në Lezhë botoi novelën më të re të shkrimtarit Skender Temali me titull “Stina e divorceve”, për të cilën biblioteka “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës në bashkëpunim me klubin e shkrimtarëve Shkodër, në kuadrin e veprimtarive kushtuar Ditës Botërore të Librit, organizuan promovimin e këtij vëllimi.

Ashtu si dhe tek novelat e mëparshme "Ballo në mbrëmjen e maturës", “Nesër do të them mirëmëngjes” dhe “Studentja e Bolonjës” autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme. Megi dhe Didi, dy vajza të ditëve tona, me një botë shpirtërore të pasur, dijnë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre.





CURRICULUM VITAE -POEZI

Vëllimi i ri poetik i Skënder Temalit, cili për nga mesazhet që përcjell e vlerat artistike që mbart, duket sikur është vazhdim i librit të mëparshëm me motive filozofike “Kur vuaj, shkruaj” dhe përkon me 50-vjetorin që ai boton krijime në shtypin letrar të kohës. Edhe pse një pjesë e krijimeve të vëllimit janë rrugëtimi poetik i autorit i shprehur në marrëdhëniet e tij shoqërore e familjare, përthyhen me ngjarje reale të kohës. Këto poezi janë shkruar në dimër-pranverën e vitit 2013. Drejt tyre ka shtegtuar edhe ndonjë poezi e botuar më parë, për të gjetur strehë këtu. Qëllimisht autori ua ka hapur derën, pasi pa to, siç është shprehur në parathënie, nuk skicohesha siç doja as unë e as koha që jetoj.





KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Ndryshe nga vëllimet e tjera poetike të këtij autori, ai ndahet në tre pjesë.
Për herë të parë ai lëvron poezinë me motive filozofike, përmes të cilave u qaset ideve të ndryshme, përcjell mesazhe dhe i lë hapësirë edhe lexuesit për interpretime të ndryshme nga çfarë ai i ka ofruar.
Me interes janë gjithashtu edhe ciklet "Motivet e Jugut" dhe "Përkushtime".

Vëllimi është botim i shtëpisë botuese “Rozafat” në Shkodër. 2012.


“LIRIKA TË HERSHME DHE TË VONA”


Në këtë libër autori ka përmbledhur poezi të shkruara në afro gjysmë shekulli. Ashtu siç thotë dhe në parathënie, ka përfshirë ato poezi që ka pasur më për zemër, duke u thënë lamtumirë shumë të tjerave.

Vëllimi është i ndarë në ciklin e lirikave, të motiveve kosovare, të baladave dhe të poemës “Unë, Ballkani dhe Europa”, e cila e mbyll edhe vëllimin e 12-të të shkrimtarit.

Në këtë libër të ri spikat çiltërsia e ndjenjës, mendimi i pjekur e shpesh edhe meditativ e filozofik, çka shpreh edhe shkallëzimin e pjekurisë artistike të poetit Skender Temali.

Vëllimi është botim i shtëpisë botuese “Rozafat” në Shkodër.


TRE SHOKËT

Janë 7 vjersha dhe një poemë për fëmijë, botuar në vëllimin "Tre shokët", që ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur për fëmijë Xhahid Bushati dhe për piktor-ilustrator, Piktorin e Merituar, Agim Faja.
Thuajse të gjitha poezitë kanë subjekt dhe kjo rrit interesimin e fëmijëve për t'i lexuar. Gjuha e tyre është e thjeshtë, e kapshme për parashkollorët dhe vargu i rimuar e i rrjedhshëm shijohet menjëherë pre tyre. Një kopësht fëmijësh në Shkodër e ka mësuar përmendësh këtë vëllim, ndërsa Flaka Zhaveli nga Gjakova, që është protagoniste e poezisë "Mirënjohje", me këtë poezi ka fituar çmim të parë si recituese në konkursin kombëtar të vitit të parë të lirisë në Kosovë.
Veç kënaqësisë estetike, poezitë dhe sidomos poema përcjellin edhe mjaft mesazhe edukative.
Libri është botuar nga shtëpia botuese "Camaj-Pipa" në Shkodër, në vitin 2007.



"ASKUSHI", ROMAN I RRUGËS SË LIRISË SË INDIVIDIT


Romani "Askushi" i Skender Temalit, i veçantë në llojin e tij, përmes personazheve të skalitur, sjell të djeshmen në agoninë e saj, ku e drejta e individit ishte nën thundrën e dhunës. Diktatura kishte tjetërsuar shumë nga tiparet e njeriut.

Autori e njeh mirë kohën për të cilën shkruan. Personazhet e romanit janë realë, të ngjan se diku i ke takuar dje, ata nuk janë të stisur, por pjesë e një realiteti tronditës.

Faqe pas faqeje lexuesi futen në vorbullën e ngjarjeve të fundit të viteve ‚80 të shekullit të kaluar. Shpesh herë kjo jetë e dhënë me dritë-hijet e saj, të rrëmben, bëhesh pjesë e rrjedhës së kohës, jeton me shqetësimet, ëndërrat e dramat e njerëzve.


Trajtimi që autori i bën lirisë së individit mbase përbën një nga vlerat kryesore të këtij romani, madje ai mund të quhet pa droje roman i luftës për liri e të drejta njerëzore. Këtë autori S.Temali e bën thjeshtë, pa rënë në deklaratizëm apo prozë të thatë, më tepër duke zbërthyer konstruksionin shpirtëror të Cen Shkrelit, i cili mbart edhe tragjizmin, edhe lirizmin, edhe shpresën për një jetë më të mirë, pa diktaturë e pa diktatorë.

Gjuha e romanit është e punuar, e pasur me me frazeologjizma, çka ia shton më shumë vlerat romanit. Ajo ndihmon shumë në individualizimin e personazheve.

Romani është botuar nga shtëpia botuese "Idriz Seferi" në Maqedoni, 2006.


GJUHA SHQIPE

Është një nga tekstet e para të gjuhës shqipe të futura në shkollat e mesme të Shqipërisë (mos qoftë krejt i pari), me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, në tetor të vitit 2002, i destinuar si tekst eksperimental për shkollën e mesme pyjore të Shkodrës.

Përmes 68 temave mësimore, dy bashkëautorët, Mimoza Gjokutaj dhe Skender Temali kanë harmonizuar tema të gjuhës shqipe me ato të kuminikimit e të letërsisë. Ky botim paraqitet si një alternativë për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat e mesme profesionale. Teksti, krahas koncepteve që lidhen me gjuhën, përfshin edhe shumë veprimtari praktike, të cilat vijnë në formën e një praktikumi.


STUDENTJA E BOLONJËS

Në vitin 2004, shkrimtari Skender Temali u paraqit para lexuesve me novelën "Studentja e Bolonjës", e cila ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Skender Drini.
Tema që trajton autori në këtë novelë është e marrë nga ditët tona dhe tregon odisenë e Ketit, një maturanteje që me të dashurin e saj Arsenin, do të kaptojnë detin, ajo për të studiuar, ndërsa ai…Ai ka të tjera plane…I lidhur me qindra fije sa me mafiozë italianë e shqiptarë, ai do të arrijë ta hedhë Ketin në krahët e një bosi plak, zotit Karlo, Serzhios e të tjerëve. Në novelë, faqe pas faqeje shpalosen përpjekjet e jashtëzakonshme të Ketit për të mos rënë pre e joshjeve marramendëse të kapove bolonjezë dhe për të shpëtuar prej thonjve të tyre. Monologjet e brendshme të Ketit nuk ia ulin intensitetin aksionit e as e zbehin dramacitetin, por përkundrazi e lidhin me botën e brendshme të lexuesit duke shërbyer si një urë ku do të hedhë hapa të tjerë...


"Shtëpia pa pasqyra" tregime

Në vëllimin me tregime “Shtëpia pa pasqyra” autori Skender Temali vijon sërish të trajtojë temën e preferuar të tij, atë të intelektualit dhe të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni të pa cak. Një inxhinier dhe një shkrimtar, në tregimet “Metamorfoza” dhe “Ftesa”, tregojnë se si kushtet ekonomike dhe ato sociale ndikojnë në shprishjen e në ngritjen e konstruksionit shpirtëror të njeriut, në përgjithësi, dhe të intelektualit shqiptar, në veçanti.

Në tregimet e tjera, autori ka ardhur duke e zgjëruar rrethin tematik. Përmes tyre, sidomos tek tregimi “Shtëpia pa pasqyra” dhe “Muri” ai i thur hymne dashurisë së pastërt e të sinqertë.

Të shtatë tregimet shquhen për një sondim në botën e brendshme shpirtërore të personazheve, për dialogun ekspresiv dhe frymën e kohës që i karakterizon.

Libri me tregime “Shtëpia pa pasqyra” është botim i shtëpisë botuese “Shtjefni” në Shkodër. Ai ka për redaktor shkrimtarin Skender Drini.


"Nesër do të them mirëmëngjes"

Ky vëllim, i cili është i gjashti për autorin, sjell para lexuesit me art e vërtetësi jetën e ditëve tona, zig-zaket e dy grupeve shoqërore:
të maturantëve të një shkolle dhe të disa vagabondëve që bëjnë rolin e të fortit e përpiqen ta mbajnë peng qytetin.

Duke qenë novelë e formës mozaik në pasqyrimin e këtyre realiteteve, autori ka dijtur të depërtojë në botën e brendshme shpirtërore të të rinjve; veprimet e Xuxit, kapobandës dhe të vajzave maturante e të mësuesit të tyre, i kanë dhënë dramacitet novelës, e bëjnë të ndiqet me interes faqe pas faqeje.

Autori Skender Temali, tashmë i njohur për trajtimin e temave të ditës e sidomos të fatit të intelektualit shqiptar në këtë periudhë të vështirë tranzicioni, përmes kësaj novele ka arritur të hedhë më shumë dritë tek e ardhmja, e përfaqësuar nga një grup vajzash dhe mësuesi i tyre-shkrimtar.
Ata, kush më shumë e kush më pak, guxojnë t'i bëjnë sfidë grupit të vagabondëve, duke e prezantuar veten edhe si bij të së ardhmes.
Linja e dashurisë, mes Odetës dhe Fisnikut, edhe pse fluide, është shpresë e dashuri më tepër për të nesërmen.

Libri "Nesër do të them mirëmëngjes" i shkrimtarit Skender Temali është botim i Shtëpisë Botuese "Shtjefni" në Shkodër dhe ka për redaktor Nikolla Spatharin.


KEPUCET E TURPIT

Në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik "Gjergj Fishta" boton vëllimin me tregime te Skender Temalit, "Këpucët e turpit", që ka për redaktor shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur, Nikolla Spathari.

Në këtë vëllim autori ka përfshirë 8 tregime, tematika e të cilëve fokuson jetën e përditshme shqiptare dhe në mënyrë të veçantë atë të rinisë e të intelektualit në udhëkryqet e jetës.

Titullin vëllimi e ka marrë nga tregimi me të njëjtin titull, me të cilin autori pat fituar çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të shoqatës së artistëve dhe shkrimtarëve "Cristalide" në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia dhe shumë vende të botës. Juria e këtij konkursi për tregimin e "shkrimtarit Temali nga Shqipëria" është shprehur se "…ai është një tregim thesar për dy arsye themelore: thjeshtësinë e leksikut dhe dramën psikologjike". Ky tregim ka njohur disa botime brenda e jashtë vendit. Meqë ai është në formatin e tregimit-sintezë, po ua paraqesim:


ISHTE NJE LAJTHISHTE

Po në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik "Gjergj Fishta", do të botojë poemën për fëmijë të Skënder Temali, "Ishte një lajthishte", me ilustrime nga Brikena Berdo.

Me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, autori, përmes një subjekti sa interesant e aq tërheqës, i ka thyrur hymne dashurisë për nënën dhe për atdheun, si dy nga dashuritë më të patjetërsueshme për shqiptarin.



"BALLO NE MBRËMJEN E MATURËS"


Pas gati dy dekadash që nuk kishte publikuar asnjë libër, shkrimtari Skender Temali i jep lexuesit në vitin 2001 vëllimin me novela "Ballo në mbrëmjen e maturës".

Në 172 faqet e librit janë përfshirë tri novela: "Ballo në mbrëmjen e maturës", "S'kishte si të ndodhte ndryshe" dhe "Shkretëtira e shpirtit".

Në të tri novelat bie në sy përpjekja e shkrimtarit për të dhënë lëvizjet e kohës që jetojmë përmes lëvizjeve shpirtërore, pasurimit e varfërimit të botës së brendshme të njeriut, me tendencë-lirinë e individit.

Analiza psikologjike që shkrimtari i bën tek novela e parë "Ballo në mbrëmjen e maturës", Zhulit, tregon se shkrimtari ka arritur të depërtojë në botën e brendshme shpirtërore të një gruaje, e cila duke mbrojtur dashurinë e saj kërkon të mbrojë familjen. Ndonëse titulli duket se ka të bëjë me maturantët, në të vërtetë, në festën e pasprovimeve të tyre, provim ka dhënë ndërgjegja e bashkëshortit të Zhulit-kësaj mësuesje model morali, që tradhtitë e të shoqit i beson dhe s'i beson, i përjeton thellë deri në pejzat e shpirtit të saj të ndjeshëm. Më pas...lexojeni këtë novelë e dy të tjerat, me besimin se do të gjeni ngjarje e përjetime të ngjashme nga jeta juaj e përditshme.


KJO NDODHI NË LIS



Është romani i parë i shkrimtarit, i botuar në vitin 1982, nga shtëpia botuese "Naim Frashëri"-Tiranë, me redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Dhimitër Xhuvani.

Ky roman, ka fokosur ngjarje të një rrethine të Shkodrës, vendlindja e autorit, në vitet e Luftës së II Botëërore. Rreth personazhit kryesor, ilegalit e më pas partizanit Nuri Martina, autori ka pranëvënë të tjerë personazhe, të ndarë preras në dy kampe: pushtues nazifashistë e bashkëpunëtorë të tyre dhe luftëtarë lirie. Ngjarjet shkojnë deri në ditët e para të pasçlirimit, ku zbulohet qartë edhe fytyra e tradhtisë.

Romani është botuar në një tirazh prej 10.000 kopjesh.


KËNGË CIGANE

Pasi kishte botuar disa cikle poetike tek faqja letrare e gazetës "Zëri i Rinisë", gazeta "Drita" e revista letrare "Nëntori", poeti Skender Temali prezantimin e parë me vëllimin me vjersha e poema "Këngë cigane" e bëri në vitin 1971, 40 vjet më parë, duke u renditur krahas me poetë të tjerë bashkëkohës që lanë gjurmë me botimet e tyre të para poetike. Vëllimi është botim i shtëpisë botuese "Naim Frashëri" në Tiranë dhe ka pasë për redaktor poetin Agim Shehu. Rreth tij janë botuar shkrime kritike në gazetën "Drita", "Jeta e re" dhe në Kosovë.
Poezitë dhe dy poemat shquhen për lirizëm spontan, origjinalitet e mendim. Rrethi tematik i tyre ka një diapazon të gjërë dhe e fut lexuesin në atmosferat jetike të kohës. Si rrallë në vëllimet e botuara asokohe, i ka shpëtuar syrit të çensurës poezia "Puthjet". Ka dy poezi për Kosovën, edhe këto të rralla në vëllimet poetike.

Flori Bruqi

Resmi Osmani (1940-)


Rezultati i imazhit për resmi osmani"

Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën Prof.Dr.i shkencave.

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,
kritikës së artit dhe publicistikës.

Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. 

Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri poet i zemrave njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. 



Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.




Prof.Dr.Resmi Osmani, në vijimesi ka publikuar ne shtypin elektronik dhe ate te printuar ,nga viti 2016-2019 rreth 70  tregime dhe artikuj studimorë dhe esse, kurse ne vitin 2019 publikoi tre libra te rinj: romanet historike"Pas Trojës" dhe "Andrea Topia dhe princesha Helena" dhe nje vëllim me tri novela. Po pergatit për botim vëllimin e ri me tregime.

Berim (Bajram) Ramosaj(1962-)


Rezultati i imazhit për berim ramosaj"

Berim  (Bajram) Ramosaj, lindi më 04 qershor 1962, Deçan.

Studimet e larta, Berimi i kreu në vitin 1983, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Zagrebit. 

Me të kryer studimet e larta këthehet në vendlindje ku nga viti 1984 fillon të punojë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, fillimisht bashkëpunëtor e pastaj si ligjërues i lëndës se Menaxhmentit. Krahas kësaj ndjekë mësimet dyvjeçare pas universitare në drejtim të qeverisjes së ekonomisë në Univeristetin e Zagrebit, të cilat i përfundon si magjistër më 1985. 

Në vitin 1999 është zgjedhur Profesor Inordinar për lëndën e Menaxhmnentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. 

Me hapjen e Universitetit në Tetovë, fillon edhe ligjërimin në këtë universitet në lëndën e qeverisjes së sipërmarjes dhe ndërmarjes. 

Më tej, po këtë lëndë, e ligjëron dhe në studimet pasuniversitare në Fakultetin Teknik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe në Universitetin e Europës Juglindore.

Krahas kësaj, në periudhën janari 2000 – shkurt 2003 ishte kryeshef i ekzekutivit (CEO) në Komunën e Prishtinës. 

Në periudhën 2003-2006 ishte këshilltar i Presidentit të Kosovës për çështjet ekonomike. 

Në vitin 2007, zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe aty është kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së.

Nga nëntori i vitit 2009 është emëruar këshilltar i jashtëm i Presidentit Sejdiu për ekonomi, pozicion të cilin e mbanë dhe tani (2011).


Ka publikuar 25 punime shkencore në revista shkencore me recension nga fusha e menaxhmentit; ka botuar pesë libra nga fusha e Menaxhmentit (Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës, viti 1991, Bazat e Menaxhmentit, viti 1993, - katër ribotime, Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes, viti 1998 dhe Menaxhimi financiar i ndërmarrjes ekonomike, viti 2003 dhe Menaxhmenti kreativ&lidership viti 2006.

Ishte pjesëmarrës i disa projekteve shkencore-hulumtuese dhe i konferencave shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Njihet si profesor qe vlereson ne menyr jo te drejt studentet e tij .


Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës: Fakulteti Ekonomik

Bazat e Menaxhmentit, Sjellje Organizative, Lidership, Menaxhment Financiar (2011-)


Shef i Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikes pranë Fakultetetit ekonomik, ku gjendet edhe sot (2009-)

Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL): Fakulteti
Administrim Biznesi (2009-2012)

Profesor në Kolegjin “Iliria”: Fakulteti Ekonomik (2008- )

Profesor në Kolegjin “Dardania”: Fakulteti Ekonomik (2008-2011)

Profesor në Kolegjin “Globus”: Fakulteti Ekonomik (2008-2011)

Profesor inordinar (Asocuar) në Universitetin e Prishtinës: Fakulteti Ekonomik (2000)

Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës: Fakulteti Ekonomik
(1996-1999)

Docent (Profesor Asistent) në Universitetin e Prishtinës: Fakulteti
Ekonomik (1995-2000)

 Asistent në Universitetin e Prishtinës: Fakultetin Ekonomik (1984-1995)

Studimet themelore: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik (1983)“Ekonomist i Diplomuar”

Studimet pas-universitare (Magjistratura): Universiteti i Zagrebit (1985)“Magjistër i Shkencave Ekonomike”

Doktorata në Universitetin e Prishtinës (1994)“Doktor i Shkencave Ekonomike”

LIBRA SHKENCORE TE BOTUARA


Management: Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi;Vatra,
 Prishtine (2006)

Management: Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes
ekonomike -Dukagjini, Prtishtinë (2004)

Management: Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërrmarjes
ekonomike - Dukagjini, Prishtinë (2003)

Management: Bazat e menaxhimit- Universiteti i Prishtinës, Teksti
universitar i lejuar sipas Vendimit të Kuvendit të Universitetit të Prishtinës nr.165/74,1993, Prishtine (Pesë ribotime 1996, 2000, 2003, 2006, 2008).

 Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës - Rilindja, Prishtinë (1991)

Etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...