Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/18

Gjyle Mulliqi-Osmani(1954-)

Rezultate imazhesh për gjyle mulliqi osmani


Prof.Dr.Gjyle H.Mulliqi-Osmani lindi më 02 prill 1954 në Pejë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Pejë.

Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetn e Prishtinës më 2 nëntor 1978. 

Në Zagreb e kreu specializimin për Mikrobiologji në Shkollën e Shendetit Publik"Andrija Stampar" .

Studimet pasuniversitare i kreu në  Shëndetësinë Publike me Epidemiologji në  Universitetin e  Prishtinës.Magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë  në Prishtinë më   25 qershor 1994, ndërsa doktoroi në Shkencat mjekësore pranë  Fakultetit të  Mjekësisë në Prishtinë më  datën 13.12.2001 .

Është specialiste e Mikrobiologjisë.Punoi  në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë si dhe Profesoreshë e rregulltë në shumë  lëndë mjekësore :“Mikrobiologji” ; “Mjekësisë sociale me statistikë mjekësore dhe informatikë”;  „ Mjekësisë familjare dhe Mjekësisë të punës” në Fakultetinë e Mjekësisë në Prishtinë.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.


Publikimet Shkencore :


1.Gj.Mulliqi-Osmani: " Korelacioni në mes te veçorive Fizike, Kimike dhe Bakteriologjike të Ujit të Pijshëm dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Tubit tretës",1997.


2.Reintjes R, Dedushaj I, Gjini A,Jorgensen TR, Cotter B,Lieftucht A, D'Ancona F,Dennis DT, Kosoy MA,Mulliqi-Osmani G, Grunow R,Kalaveshi A, Gashi L, Humolli,I.:" Tularemia outbreak
investigation in Kosovo: case control and environmental ",2002.


3.Kalaveshi A, Mulliqi Gj :"Epidemiological Characteristics of CCHF in Kosova 1995- 2002",2002.

4.L.Raka, Gj.Mulliqi-Osmani,L. Berisha ,L. Begolli ,Sh.Omeragiq , L.Parsons , M.Salfinger , A. Jaka , A. Kurti,Xh. Jakupi : "Etiology and susceptibility of urinary tract isolates in Kosova", 2004.


5.Gj.Mulliqi Osmani dhe L.Raka :"Mostrimi në mikrobiologjinë klinike",2005.


6.Ilir Begolli , Mirije Begolli ,Drita Salihu , Valbona Zhjeqi,Gjyle Mulliqi – Osmani .Linda Laçi , Bujar Fejzullahu, Fatos Sada , Visare Mujko , Mirushe Emini : “Building sustainable Health 
education capacities for reproductive health dedicated for Youth”,
2006.

7.L. Raka, D. Zoutman, Gj.Mulliqi, S.Krasniqi, I.Dedushaj,A. Vishaj, N.Raka S. Ahmeti,M. Shala, Y. Elezi.:" Prevalence of nosocomial infections in the high risk units at the University Clinical Center of Kosova",2006.


8.L. Raka, A. Krasniqi, F. Hoxha,Rr. Musa, Gj. Mulliqi, S.Krasniqi, A. Kurti, A.Dervishaj,B.Nuhiu, B.Kelmendi,D.Limani, I.Tolaj.:"Surgical site infections in abdominal surgical ward at Kosova teaching hospital",2007.


9.Raka L, Krasniqi A, Hoxha F,Musa R, Mulliqi G, Krasniqi S,Kurti A, Dervishaj A, Nuhiu B,Kelmendi B, Limani D, Tolaj I.:
"Surgical site infections in anabdominal surgical ward aKosovo Teaching Hospital',2008.



10.G. Spahija, Gj. Mulliqi, L.Raka, N. Spahija, Z. Bukoshi, F.Hoxha, A. Krasniqi :" Prevalence of nosocomial infections in adult intensive care units at Kosova teaching hospital",2008.

11.Gj Mulliqi Osmani , L.Raka,D.Zoutman, J.P.Horcajada:
"Mikrobiologjia e sepsës",2008.


12.L. Raka, Gj.Mulliqi, "The challenges of implementing infection control procedures in hospitals with limited resources",2009.


13.G. Lila, Gj.Mulliqi, Rr.Bajrami, A. Kurti, L. Raka, E. Azizi:
" Bacteriological examination of ice cream samples in the 2003-2006 period in Kosovo",2009.


14.L. Raka, S. Kalenić, Z. Bošnjak,A. Budimir, S. Katić, D. Šijak,Gj. Mulliqi, D. Zoutman,I.Dedushaj, A. Krasniqi, A.Jaka.Molecular epidemiology of Acinetobacter baumannii in Brazilian Journal of Infectious Disease ",2009.

15.Xhevat Jakupi, Gjyle Mulliqi Osmani, Naser Ramadani , Selvete Krasniqi, Arlinda Jakupi"Prevalenca dhe Ndjesheria ne antimikrobik e pseudomonas aeuriginosa në mostrat nga
Qendra Klinike Universitare e Kosoves",2010.


16.Gjyle Mulliqi, Lul Raka, Shqipe Svarqa, Lumturije Pajaziti,Arsim Kurti , Greta Lila.:"Flora e izoluar nga mostrat e kavitetit oral dhe arsyeshmëria e ekzaminimeve të tilla",2011.

17.Ramiz Hotia, Aferdita NuraLamaa, Gjyle MulliqiOsmanib, Naser Tronia,Fatbardh Gashia,Hamit Ismailia, Veprim Thaçi:"Synthesis of 4-Triazolylaminoand 4-Benzothiazolylamino-3-nitro-2H-[1]-Benzopyran-2-ones and their Antimicrobial Activity",2014.


18.Gunar Gunther, Gabriela , B. Gomez, Christoph Lange1, Stephan Rupert3,Frank van Leth , Gjyle Mulliqi, Agreta Gecaj-Gashi, Antigona Hasani, Burbuqe Bruqi:"Availability, price and
affordability of anti-tuberculosis drugs in Europe: A TBNET survey",2014.


19.Gjyle Mulliqi-Osmani, Ariana Kalaveshi, Lul Raka1,Rukije Mehmeti:"Ecuria e tuberkulozit në Kosovë dhe ndjeshmëria e M.tuberculosis ndaj antituberkulotikëve",2014.



20.Rrezarta Bajrami, Gjyle Mulliqi-Osmani, Lul Raka, Greta Lila, Arsim Kurti. "Candida species and their susceptibility patterns to antifungals',2015.

21.Greta Lila, Gjyle MulliqiOsmani, Lul Raka, Rrezarta Bajrami , Arsim Kurti, Elvir Azizi:" Prevalence and antimicrobial susceptibility patterns of E. coli from urine samples in Kosovo:,2015.

22.Gjyle Mulliqi Osmani :"Sfidat e avansimit të mikrobiologjisë moderne në Kosovë",2016.

23.L Raka1, H Goosens, G Mulliqi, A Versporten, S Krasniqi, T Kostyanev, AKurti, C Lammens, A Kurti,F Paasch, V Uka, A Jakupi,A Loku, D Raka :"Capacity building to implement
state of the art surveillance systems for antibiotic consumption and resistance in kosovo”: results of European Union research project in Kosovo'',2015.

24.Gjyle Mulliqi-Osmani,Lul Raka, Arsim Kurti, Rrezarta Bajrami, Greta Lila: "Urinary Tract Infections",2016

25.Ramiz Hotia, Idriz Vehapib,Gjyle Mulliqi-Osmanic, Hamit Ismailid"Synthesis of Some New Heteroarylamino-3-Nitro-2H- [1]-Benzopyran-2-ones and their Antibacterial Activity",2016.

26.Rrezarta Bajrami, Gjyle Mulliqi, Arsim Kurti, GretaLila, Lul Raka :"Comparison of GeneXpert MTB/RIF and conventional methods for the diagnosis of tuberculosis in Kosovo",2016.

Etj.

Flori Bruqi

2020/01/17

DRITEHIJE NE FJALORET E AKADEMISE


Deri sot ky është i pari botim që bën një shqyrtim kritik të fjalorëve të hartuar nga Akademia e Shkencave (Instituti i Gjuhësisë e i Letërsisë) më 1980, 2002, 2006. 

Ballafaqohen pasuritë leksikore të këtyre fjalorëve me pasuritë leksikore që ka gjuha shqipe. Mangësitë që dalin në pah janë thelbësore. Me pasoja afatgjata për gjuhën, kulturën dhe qytetërimin shqiptar.

Libri i drejtohet një lexuesi të gjerë, jo vetëm gjuhëtarëve. Për këtë arsye është shkruar me stil të çlirët, si sprovë (ese), gjithnjë duke iu përmbajtur kritereve shkencore.

Në libër jepen mendime edhe si mund të dilet nga gjendja.

ETRUSKET FILLOJNE TE FLASIN



Pak nga pak përpara syve të mi tabloja nisi të merte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.Përpara një spektakli të tillë filologët dhe historianët ishin ndarë në dy kampe. Njëra palë përpiqej të gjente qoftë edhe sinjalin më të vogël që fliste për akspansionin ilir. Ata mbështeteshin mbi të gjitha në dy gjuhë, njëra e lashtë dhe tjetra moderne, mesapishtja dhe shqipja, të ruajnë një fond ilir, ndërkohë që në gjuhën thrake dhe maqedonase gjenden veçse disa thërrime të mjera; përpjekja e tyre ishte që ky fond të kthehej në një bazë per fitoret e ardhshme, sidomos në drejtim të gjuhës etruske.

HYRJE NE INDOEUROPIANISTIKE


Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një “hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane”, si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.

Përkthimi, një histori pasioni

Rezultate imazhesh për eshref ymeri
Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.

Shtegtimet lirike në poezinë e Elida Buçpapajt


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Onufri” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim vëllimin poetik me titull “Ujshëm” të poetes, publicistes dhe përkthyeses së talentuar Elida Buçpapaj. Libri përmban dymbëdhjetë cikle me 42 poezi dhe zë një vëllim prej 172 faqesh. Ai e pasuron më tej krijimtarinë letare të kësaj poeteje, e cila, përveç botimit të vëllimeve të mëparshme poetike, ka sjellë në gjuhën shqipe edhe përkthime të shumta nga krijimtaria e mjaft poetëve të huaj.

Ky vëllim më ra në dorë ca kohë më parë dhe kur e mbarova së lexuari para dy ditësh, më la mbresa të fuqishme për lirizmin e tij mahnitës. Madje lirizmi përbën boshtin kryesor të krejt poezive të këtij vëllimi. Problemi i lirizmit, si një fenomen estetik, dëshmon për aftësinë e autores për trajtimin e dukurive të jetës së përditshme. Përmbajtja psikologjike e përjetimeve të saj përbën themelin e lirizmit të këtij vëllimi, në të cilin ajo ka krijuar një unitet artistiko-psikologjik, duke filluar nga sistemi i figurave dhe i motiveve lirike, deri te përsosja ritmike dhe intonative. Lirizmi përbën njërën nga karakteristikat e të menduarit artistikisht të Elidës, që bazohet në përjetimet personale gjatë perceptimit të ngjarjeve në morinë e realiteteve shqiptare, çka gjen pasqyrim në gjendjen e saj shpirtërore.

Përmes lirikës poetike, Elida shpreh mallin për atdheun e dashur, prej të cilit është larguar rreth një çerek shekulli më parë dhe ëndrrat e kanë ndjekur pas orë e çast për t’u kthye në gjirin e tij. Shtegtimet e saj lirike, duke filluar që nga Amerika dhe deri te atdheu amë, janë me të vërtetë emocionuese. Në shtegtimet e saj ndihet dëshpërimi i ikanakëve, të cilët jeta i detyroi të braktisin vatrat amtare dhe të marrin arratinë drejt vendeve të huaja. Dhe fajin për këtë poetja ua vë politikanëve parazitë, në përshkrimin e të cilëve lirizmi i saj vjen e merr tiparet e një revolte patetike.

Shumë prekëse është poezia “Refugjatët”, të cilëve Evropa, siç shkruan poetja, “ua mbyt anijen e shpresave”. (Ah, Evropë, Evropë! Ndaj nesh ti ke ushyer smirë, për gjuhën tonë të shenjtë, të dëlirë, se prej saj ke marrë shumë dije, se është një gjuhë perëndie. Ndaj Plini Plaku vetë ka thënë: latini që kur është zënë, me alfabetin tonë ka nxënë. Leibnici yt dikur ka shkruar, këtu e dy shekuj të shkuar: kulturën tonë parakristiane, që ta mësojmë ne kësaj ane, na duhet shqipja kapedane. Për ne ke qenë përherë një dhelpër, ndaj kurrë nuk more pamje tjetër. T’i them këto, Evropë e mpitë, që ta kthjellosh trurin një ditë).

Në të njëjtën kohë, në poezitë“Heshtja”, “Indiferencë”, “Populli” etj. Elidën e kaplon një zjarr poetik për heshtjen e popullit para një grushti politikanësh, të zhveshur nga dinjiteti kombëtar dhe të zhytur në botën e aferave korruptive. Poeten e revolton heshtja e njerëzve në vendin tonë, i cili ndodhet në kushtet e një neodiktature. Kur i lexova këto poezi dhe disa të tjera për gjendjen ku është katandisur vendi ynë në atë neodiktaturë, m’u kujtuan fjalët e regjisorit rus të filmave dokumentarëVitali Manski (1963):

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, - vazhdon regjisori, - “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve”(Citohet sipas: “Ç’ka në kokë diktatori?”. Marrë nga “Novaja gazjeta”. 29 qershor 2016).

Shtrohet pyetja: mos vallë edhe populli ynë, në kushtet e neodiktaturës, është duke ecur në gjurmët e popullit rus?

Lexuesin e ngre peshë poezia kushtuar Nënë Terezës, humanistes emblematike në mbarë rruzullin tokësor. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e kësaj poezie, mund t’i shtrojë vetes pyetjen:

“Perëndimi evropian vallë a e ka vrarë mendjen ndonjëherë se si shpjegohet që pikërisht Skënderbeu dhe Nënë Tereza kanë dalë nga radhët e etnosit shqiptar?”.

Sigurisht që nuk e ka vrarë kurrë mendjen ndonjëherë, se ndryshe, edhe për fajin tonë, nuk do të na i kishte bërë çarçaf trojet tona etnike. Personaliteti i Skënderbeut dhe i Nënë Terezës janë dëshmia më kuptimplote e fisnikërisë së kombit shqiptar, të cilin gjithmonë e ka pasë karakterizuar shpirti i madhështisë, i mishëruar gjatë shekujve në humanizmin dhe në mikpritjen proverbiale.

Lexuesit i ngjallin mallëngjim të thellë poezitë“Kosova dashuria ime” (Kosova mon amour) dhe “Të du Kosovë”. Në vargjet poetike të Elidës, Kosova lartohet mjeshtërisht, si krenaria e mbarë kombit shqiptar, si “tanku” i kreut të “kolonës” mbarëshqiptare. Por Elidën zemërndezur e ha një merak përbrenda: mos vallë edhe Kosova ka filluar të ecë në gjurmët e atdheut amë në instalimin e neodiktaturës?

Plot aromë ngrohtësie tingëllon lirizmi poetik në poezitë kushtuar mjediseve zvicerane, si “Berna”, “lumi Aare”, “Urat e Bernës” etj.

Në vargjet poetike të Elidës gjejnë pasqyrimin e vet pylli i heshtur në dremitjen e vet të magjishme, qielli kryelartë, deti hijerëndë, shiu jetëdhënës dhe retë endacake në bredhërimat e tyre nëpër hapësirat e përjetësisë.

Ciklin e fundit të këtij vëllimi poetik, me titull “Nënës time”, Elida ia kushton kujtimit të nënës së saj të dashur, Lili Skënderit, e cila u nda nga jeta më 08 shkurt 2016. Në ato vargje Elida ka derdhur gulshet e shpirtit të saj të brengosur, mallin përvëlues për nënën e saj të shtrenjtë, bashkëshorten e poetit të shquar lirik Vehbi Skënderi, i cili, ashtu si Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci, kurrë nuk e pati ulur kokën para diktatorit dhe diktaturës.

Në lirizmin poetik të Elidës vjen e përftohet figura e personalitetit të saj, të ravijëzuar edhe psikologjikisht, edhe emocionalisht, me reagimet përkatëse karakteristike ndaj realitetit mjedisor dhe ngjarjeve të përjetuara. Poezia e kësaj poeteje me një personalitet të konsoliduar intelektual, dëshmon për shkallën e formimit të saj kulturor. Ajo është mjeshtre e gdhendjes së fjalës poetike. Puna profesionale me fjalën poetike nuk është një zeje e arrirë për të gjithë poetët, por sidoqoftë janë pikërisht ata që e mbajnë të ndezur zjarrin e përjetshëm të poezisë. Talenti i Elidës qëndron në pasqyrimin e realitetit me vërtetësi artistike.

Poeti mund të jetë edhe doktor i shpirtit njerëzor, edhe mësues i jetës, edhe piktor, instrumente të të cilit janë jo ngjyrat e tablosë, por aftësia për ndërtimin e rimave. Poezitë e Elidës dëshmojnë më së miri se ajo është një mjeshtre me shije të hollë në strukturimin e vargjeve të tyre. PoetiishquarrusAleksandërBllok (1880-1921)kathënë:

“Ç’ështëpoeti? Një njeri që hedh në letër vargje? Natyrisht që jo. Ai quhet poet jo se hedh në letër vargje. Por sepse kur hedh në letër vargje, do të thotë se ai sjell në harmoni fjalët me tingujt, sepse ai është bir i harmonisë, është poet”.

Dhe me të vërtetë: në lirizmin poetik të Elidës, në këndvështrimin tim, nuk janë rimat ato që përbëjnëveçorinë kryesore të poezisë së saj, por është thellësia, saktësia dhe përmasa e riprodhimit të gjithçkaje që ajo percepton në jetën e ditëve tona.

Santa Barbara, Kaliforni

10 janar 2020



MOS LEJONIN PËR TË DËSHTUAR AMERIKA DHE BE-ja NË KOSOVË!...

Letër e hapur nga Shefqet DIBRANI (Shkrimtar)


I nderuar Ambasador i SHBA-ve në Kosovë z. Philip S. Kosneth,
Të nderuar përfaqësues të BE-së dhe vendeve mike në Kosovë,

Tash është një moment historik për të ushtruar ndikimin e SHBA-së dhe të vendeve mike nga BE-ja, mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE, për ta nxjerr Kosovën nga kriza në të cilën e kanë futur drejtuesit e tyre politikë, të cilët janë duke zhvilluar një politikë antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, e padurueshme për ne kosovarët dhe e pa tolerueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare?!
Edhe vitin e kaluar, (në letrën e datës, 19 gusht 2019), e kam shprehur të njëjtin shqetësim për gjendjen në Kosovë. Në atë letër, si herëve të tjera, pra edhe sot, vazhdimisht kam kërkuar dhe po kërkoj edhe tash për ndërhyrjen tuaj në demokracinë e brishtë kosovare, nëse dëshironi për tu zgjedhur problemet e ngatërruara politike në Kosovë, dhe për tu formuar sa më shpejt edhe institucionet shtetërore.
Parashikimet kanë qenë të sakta, dhe kjo ka ardhur nga njohja e shkëlqyer e proceseve politike në Kosovë, madje me mundësinë e sugjerimit se si mund të zgjidhen problemet e ngatërruara dhe si duhet të dilet nga këto kriza.
Fatkeqësisht apeli, i një shkrimtari dhe apelet tjera të intelektualëve nuk po merren parasysh, por Kosova ende po përballet me probleme të mëdha të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejt, por ato nuk arrihen pa presionin e BE-së dhe të Amerikës, mbi politikanët hileqar dhe abuzues me vullnetin e votës së qytetarëve.

Po ua ritheksoj se dështimi i LDK-së, që është rezultat i komunistit Isa Mustafa, i cili bashkë me klanin e Institut RIINVES dhe atë Brezin e Republikës, janë në një luftë të hapët antiamerikane dhe në një luftë të përhershme edhe kundër Bashkimit Evropian, prandaj Ambasadorët e vendeve mike, nuk duhet të lejoni për të dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovë!

Sipas të gjitha gjasave Kosova po shkon drejt një kaosi dhe anarkie e cila do t’i ketë edhe pasojat e veta. Sepse strukturat e udhëheqjeve politike (sidomos ajo në LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa), nuk mund të jetë e sinqertë pa bërë asnjë reformë dhe pa bërë ndryshime substanciale brenda vet subjektit që ai përfaqëson.

Nga ky solucion që tashmë po i udhëheq bisedimet për formimin e Qeverisë, (në mënyrë të veçantë po e ritheksojë, këta të LDK-së, të cilët i kemi provuar, qe 40 Vjet duke ua përkëdhelur dështimet), nuk do të ketë sukses. Isa Mustafa, vazhdimisht dhe kurdoherë ka prodhuar vonesa dhe ngërçe politike, Ai është finok komunist i cili po bënë një luftë të ashpër antiamerikane, prandaj nuk i dëshiron as Kosovës, një qeveri që do të bënte reforma dhe ndryshime substanciale!

Këto takime janë farsë mediatike, sa për të  mashtruar opinionin dhe bashkë me te edhe Juve. Këto takime janë komplote për t’ua plotësuar apetitet grupeve të interesit, klaneve kriminale që janë sistemuar brenda LDK-së, kuptohet duke mos i përjashtuar as ato shtresime të kësaj natyre edhe brenda vet subjektit VETËVENDOSJE!

Të nderuar Ambasadorë,

ju jeni dëshmitar se gjatë zgjedhjeve, LDK-ja e pat garantuar popullin se do ta formojë Qeverinë me LVV-në,  por tashti po shihet se ky premtim paska qenë farsë dhe mashtrim, pasi komunisti Isa Mustafa kurrë nuk i ka mbajtur fjalët dhe nuk i ka plotësuar premtimet, prandaj mos u befasoni pse as tashti me Albin Kurtin, nuk po i mban fjalët, nuk po i plotëson premtimet?!
Për Komunistët (pra edhe për të tillët si Isa Mustafa), populli, elektorati, Kryesia e Partisë, Këshilli i Përgjithshëm, janë letra të pavlerë për t’i maskuar komplekset e veta, sepse KOMUNISTI nuk merakoset për prishjen e raporteve me partnerët e Kosovës siç janë  Amerika, vendet e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.
Prandaj po bëjmë edhe këtë apel publik se teknokrati komunist Isa Mustafa, i cili ka ardhur në krye të LDK-së pa qenë më parë anëtar i saj, pa trysnin tuaj të mos pritet e shpresohet se mund të lëshoj pe në kërkesat e tij megalomane, sepse ka dhjetë vjet ai është HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve lokale dhe nacionale, por kurrë nuk ka marrë përgjegjësi, andaj edhe tashti po sillet si FITIMTAR!...
Isa Mustafa, është përfaqësuesi më tipik i komunistit, ndërsa ju vet e dini se komunizmi ka prodhuar një mentalitet antiamerikan i cili udhëhiqet nga principi se mbi kombin dhe mbi Amerikën qëndron ideologjia e tyre komuniste!...

Zvicër / St. Gallen, 17 janar 2020.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...