Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/08

Erza Voca Mulaj(1976-)




Dr.spec.cand.Ph.D- Erza Voca  Mulaj, lindi më 07 shtator 1976 ,

në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në Istog (1990),ndërsa Shkollën e  mjekësisë "Ali Sokoli ", e kreu në vitin 1994 në Prishtinë.

 Studimet e  Stomatologjisë i regjistroi në vitin shkollor  1996/1997  ndërsa ato i kreu në vitin 2005.


Specializojë Protetikën   Stomatologjike në Qendren Universitare Klinike   Stomatologjike në Prishtinë ( 2011).


Gjatë luftës punoi  në Tiranë , në  rehabilitimin e refugjatëve të sëmurë në Qendrën  “MED-Tirana-CRS" .


Punojë mjeke stomatologe në  Komunën e Kastriotit në Kosovë  , si dhe në Klinikën gjermane -ZahnärztlichevTagesklinikv (2012).


Për një kohë ka punuar si  stomatologe  në Kampin ushtarak Amerikan  në Bonsteel si dhe në  Akademinë Italiane të Nutricionit në Kolegjin "Fama"në Prishtinë  (2016).



Është e punësuar në  Qendrën Klinike  Stomatolgjike Universitare

 të Kosovës (QKSUK),Specialiste e protetikës klinike stomatologjike dhe e  profesionalizuar në implantet  e protetikës  në Sistemin CaDCAM. 

Vazhdon studimet  doktorale për Stomatologji në Universitetin Bullgar të Mjekësisë, në Sofie .  


Merret me publikime  shkencore .  Ka të botuara disa tekste nga protetika fikse , emergjenca mjekësore dentare  (2019). 


Është pjesëmarrëse me punime shkencore në disa Kongrese ,  

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga universiteti publik në Soffia UNIBIT(Bullgari)  etj. 


Është autore dhe bashkëautore e disa  artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit.


Botime: 


1. “Planifikimi i trajtimit paraprotetikor dhe protetik ne Implantologji” Konferenca e 22 kombetare dentare, Tirane, 2016


2.Erza Mulaj: “Ushqehu fillimisht - Hani mire qe te ndjeheni mire”, Kolegji" Fama ", Prishtinë, 2017.


3.Erza Mulaj : “Emergjenca dentare”,Libër,  grup autoresh,

Prishtinë, 2018.


4.Erza Mulaj and Islam Borinca : " Element of Lifestyle has been selected to be part of the book:"Social Science:Global Perspectives” by Prof Dr.Antony White from University of Edinburgh,United Kingdoms, 2018.


3. Naser Rugova, Astrit Ajeti, Erza Mulaj:"Global Health Diplomacy Trends-Kosovo trends,The Knowledge Institute" - Internationa Journal volume 2, 2018.


4.Erza Voca Mulaj, Islam Borinca:" Nutritional Education as Indicative Element of Lifestyle" ,Published on Open Journal of Social Sciences, 2018.


5.Erza Mulaj, B. Lenjani “Sport Dental Trauma”, 

International Conference of Sport Emergency Medicine, Prishtine, 2018

6. Erza Mulaj, Basri  Lenjani : “Traumat Dentare” 2nd Annual Congress of Trauma and Emergency Surgery,; Ohrid, Macedonia, 2018


7. Erza Mulaj, Arben Murtezani, Bylbyl Reqica : “Single Implants in frontal maxilla - a functional and aesthetic problem” .


8.Erza Mulaj:"The Association of Oral Surgeons from Macedonian Dental Society", Skopje, 2019



Etj.


Është anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro - Amerikane në Nju Jork , Prishtinë , Tiranë dhe Shkup.




Flori Bruqi




2020/02/06

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i ka bërë ofertë zyrtare komandantit të Koshares, Hisen Berishës që të bëhet zëvendësministër i dytë.


Kjo ofertë e Qunit vije pasi Berisha nuk arriti të bëhet pjesë e kryesisë së PDK-së.Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Për t’u bërë zëvendësministër, Quni ka kërkuar nga Hisen Berisha që të bëhet pjesë e LDK-së.

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot”, kanë konfirmuar se, për momentin është duke u diskutuar oferta e Qunit nga komandanti i Koshares, i cili është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por që nuk arriti të marrë votat e duhura për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.

Pas shqyrtimit, pritet që Berisha ta konfirmon këtë ftesë, e që sipas burimit tonë, ai mund edhe të pranon që të rikthehet në LDK dhe të bëhet zëvendëskryeministër i Mbrojtjes nga radhët e kësaj partie.

Burimi tutje thotë se, synimi i ministrit Anton Quni është edhe rikthimi i Rrustem Berishës në LDK.Madje, Quni kishte kërkuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, që të angazhohet si këshilltar i tij.Berisha ka sqaruar se nuk do të pranojë të bëhet këshilltar politik i tij, por shtoi se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë ministrit Quni, qoftë si këshilltar i jashtëm apo edhe të angazhohet në këshillimin e tij në formë miqësore.

“Po unë isha aty dhe u befasova me propozimin e tij, por megjithatë unë e kam shprehur gatishmërinë që çkado që ka nevojë e që është në interes të FSK-së jam i gatshëm me ndihmu.

 Por jo si këshilltar, sepse unë veç e kam statusin e rregulluar, domethënë 70% të rrogës e marr një vit”.

“Nuk kam arsye për me nxënë një vend aty, por jam i gatshëm qoftë si këshilltar i jashtëm, qoftë edhe vetëm kështu me i ndihmu kur ka një temë ose çka do që e vlerëson për ndonjë konsultë që mundem me i ndihmu”, deklaroi ai.Komandanti i Koshares, Hisen Berisha gjithmonë ka pas lidhje shpirtërore me LDK, por i lidh edhe beteja e Koshares.

Beteja e Koshares është një ndër luftërat më të ashpra që kishte ndodhur në Kosovë, ku në këtë betejë humbjet e forcave serbe ishin jashtëzakonisht të mëdha.Anton Quni, Hisen Berisha dhe Rrustem Berisha, por edhe shumë komandantë, dëshmorë e heronj të tjerë, ishin dhe mbetën në historinë e luftës së lavdishme të Kosovës.

Ata ndryshe njiheshin edhe si ushtarë të Ibrahim Rugovës, apo FARK-ut.

Heroi i gjallë i Kosovës,Ramush Haradinaj, takimi i fundit si kryeministër, me sekretarin amerikan Mike Pompeo


Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ka ndarë tavolinën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë ceremonisë së “Lutjeve të Mëngjesit”, që organizohet në Washington.


Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Heroi i  gjallë i Kosovës,zt. Ramush Haradinaj, që përfundoi mandatin si kryeministër me vizitë në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, përmes disa fotografive ka njoftuar se me Pompeon diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.Ish-kryeministri thotë se me sekretarin amerikan të Shtetit ka folur edhe për rolin e Kosovës në rajon e më gjerë.

Image may contain: 5 people, people sitting, suit and indoor
Shkrimi i plotë i zt.Ramush Haradinajt:

I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qysh u dekoruan e po dekorohen edhe “aktivistët” e Gazimestanit 1989?!



JUSUF  BYTYÇI


Posaçërisht nga përfundimi i Luftës Çlirimtare të viteve 1998/99, në Kosovë, njerëzit, me rrahagjoks, nisën lavdet, vetëlavdërimet për “heroizmat” e tyre! U lavdëruan tepër dhe u vetëlavdëruan komandantë, ish-ushtarë-luftëtarë të dalluar dhe dezertorë, pa dallim! U lavdëruan e vetëlavdëruan edhe ata që nuk kishin bërë asgjë të mirë për vendin, çështjen dhe kombin. “Verifikimin” e meritave edhe jo meritave, respektivisht “heroizmat” e trimave dhe tucave e dezertorëve, me apo pa mirënjohje në letër, e bënin, kush tjetër, pos krerëve institucionalë, apo atyre, nga Shoqatat e “OJQ”-të, nga të cilët, fare qartë diheshin edhe ata që pothuaj s’e kishin bërë kurrë një të mirë për popullin shqiptar! Më e keqja pas vetëlavderimeve ose ndarjes së dekoratave, mirënjohjeve dhe titujve goxha me nam, ishte miratimi me aplaudim dhe një heshtje e çuditshme! Mirënjohja e njëjtë, qoftë për meritorët apo kategorinë tjetër, në fakt e ka zbehur edhe figurën-personalitetin e dalluar, respektivisht dëshmorin-heroin e betejave. Malisheva është një nga komunat ose lokalitetet, popullata e së cilës, padyshim ka merita të pakontestueshme për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Por kjo qytezë ose kjo komunë, nuk është aq e madhe sa të mos njihen njerëzit, edhe ushtarët-luftëtarët e dalluar, edhe tucat apo frikacakët-dezertorë! Edhe Kosova, po ashtu nuk është aq e papërthekueshme, sa të mos njihen të mirët dhe të këqinjt! E kudo në Kosovë, u dëshmuan dukuri të dëmshme, lavdërues e vetëlavdërues, edhe me ndonjë dokument! “Rrugëtimi” i tillë me, dhe pa meritë, duket se nuk ka të ndalur, ky avaz vazhdon edhe më tej, në forma të ndryshme! Pos certifikatave falso për “kontribut” në luftë, tash e 20 vite, janë ndarë edhe Mirënjohje, Çmime, Dekorata e tituj të ndryshëm, pa dallim, për njerëz meritorë edhe për ata që pothuaj vetëm për familjet e tyre, një të mirë nuk ia kishin bërë vendit e popullit!
Në komunën e Malishevës, gjatë viteve të pas luftës, tash e 20 vite, qeverisjet komunale, pos mirënjohjeve për ndonjë kontribut eventual, ndanë edhe Çmime tradicionale për çdo vit, shënim të përvjetorit festiv të Çlirimit. Janë ndarë çmime për trimëri e heroizëm, për kontribut në Arsim, dhe Shëndetësi! Ndër laureatë, kishte emra të respektuar, më pak meritorë, por edhe të atillë që kanë befasuar për të keq, të atillë, që madje ishin shquar për aktivitet dëmtues të interesit kombëtar, dhe si aktivistë të Gazimestanit famëkeq 1989!
Dhe çuditërisht, në institucionet qeverisëse, ishin marrë për kuadro edhe vizitorët e Gazimestanit famëkeq. U sistemuan në segmente të rëndësishme apo u avancuan në pozita njerëzit që kishin qenë pjesëmarrës të Gazimestanit, vendit të shenjtë të lavdërimeve Millosheviqiane, në vitin kur Serbia kishte rrënuar-suprimuar me dhunë të drejtat kushtetuese të Kosovës dhe popullit me shumicë absolute shqiptare! Dhe në aktivitete të ndryshme, përvjetorë të të rënëve, ne prapë ndeshemi me fjalime megalomane, lavdërime të tepërta, me vlerësime tepër bajate, vetëlavderime dhe ndarje mirënjohjesh për “merita” e “merita”! Edhe nga mediet, personalizohen meritat e njerëzve politikë, ish-komandantë të luftës, të cilët edhe vetëlavdërohen për “vizionin” e tyre edhe para 30 viteve, kur askush s’i njihte! Por vetëlavdërimi individual pa përmendur as edhe një emër shoku apo veprimtari, si më 30 janar 2020, në rrëfime retrospektivë për masakrën e forcave policore dhe ushtarake të ish-Jugisllavisë më 30 janar 1990 në Malishevë, edhe për ceremoninë e varrimit të martirëve, Ali D. Kryeziu, nga Bubaveci, e Hysni Avdullah Mzreku, nga Malisheva, dukej qartë se s’kishte të bënte me vertetësi! Jo vetëm vetëlavderimet pompoze, por edhe lavdërimet e tepërta, pavarësisht nga meritat, edhe mirënjohjet miqësore e të jaranisë, janë njëjtë, të dëmshme! Janë po aq të dëmshme, sa edhe barazimi i ish-ushtarit, luftëtarit të dalluar në luftë dhe dëshmorit të rënë në beteja, me tucat, dezertorët, matrapazët dhe ata që u vranë në rrethana të çuditshme në zonat e lira dhe për qëllime të caktuara. As presidenti i vendit, nuk ka arsye që t’ju ndajë çmime, dekorata e tituj, atyre që nuk kanë biografi të pastër dhe histori të saktë për kontribut, qoftë para apo pas luftës Çlirimtare! Nuk ka logjikë të barazohen dëshmorët dhe heronjtë, me jo dëshmorë, me jo heronj, dezertorë dhe persona tepër kontraverz! Barazimi i figurave-personaliteteve të shquara, me ata që nuk ishin absolutisht në linjë të drejtë me popullin dhe interesat e shtetit të Kosovës, zbeh thellë edhe çmimet!
Çdo përpjekje për histori falso e gënjeshtrash, do të na dëmtojë si popull, si shoqëri dhe si institucione!

Qeveria e Albin Kurtit nis shqyrtimin e vendimeve të qeverisë Haradinaj në detyrë


Rezultati i imazhit për albin kurti ramush haradinaj


Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i rishqyrtojë të gjitha vendimet, përfshirë edhe emërimet në pozita të larta të institucioneve publike, pas datës 19 korrik 2019, ditë kjo kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje.

 Nga dorëheqja e Haradinajt, Qeveria e kaluar e Kosovës ka punuar si qeveri në detyrë, me kompetenca të kufizuara.


Haradinaj, pati dhënë dorëheqje, më 19 korrik 2019 , pasi që kishte marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kosovës, Prof.Dr.Avdullah Hoti, në një prononcim për medie tha se të gjitha vendimet e marra gjatë asaj periudhe do të shqyrtohen dhe analizohen nga persona kompetentë brenda zyrës së kryeministrit, për t’u vlerësuar nëse kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Plani ynë, dakordimi ynë i përbashkët, është që ne të analizojmë vendimet e qeverisë nga momenti i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Pra, nga data 19 korrik, 2019 e këndej, për të parë nëse ato vendime kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi, me procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen për ato emërime, por edhe nga aspekti i legjitimitetit të marrjes së vendimeve të tilla sepse një qeveri që është në dorëheqje, duhet të përkujdeset vetëm për mbarëvajtjen e punës së institucioneve. Pra mbarëvajtjes së punëve që janë të nevojshme për të funksionuar dhe për të bërë shërbimet bazike për qytetarët dhe për bizneset”, ka thënë zt.Hoti. 

Vetëm gjatë mbledhjes se fundit të qeverisë në largim të udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, më 22 janar 2020, iu është vazhduar mandati për tri vjet dy drejtorëve, njërit në Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit(AKI) dhe tjetrit në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës(SHGJK).

Edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare konsiderojnë se është e drejtë e pakontestueshme e Qeverisë Kurti për të vlerësuar ligjshmërinë e çdo vendimi që është marrë nga qeveria në dorëheqje.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se krahas shumë vendimeve të marra nga qeveria në largim, është edhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe inspektorit të Përgjithshëm të kësaj agjencie.

Sipas Miftarajt, Qeveria Kurti duhet të rishikojë pozitat në të cilat janë emëruar persona në periudhën e qeverisë në largim se a janë legjitim, por, siç thotë ai, assesi nuk ka të drejtë të largojë njerëz nga puna për shkak të bindjeve politike.

“Flasim për vendime për të cilat nuk janë respektuar procedurat dhe rregullat, të cilat kanë mundur të sjellin emërime të larta, që bien në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe ligjit”, tha ai.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar, si kryeministër në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte emëruar Kreshnik Gashin, drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërkaq Burim Ramadanin në pozitën e inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Kurse në janar të këtij viti, nga pozita e kryeministrit në largim, Haradinaj i vazhdoi mandatin edhe për tri vjet drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Gjatë kësaj periudhe, sipas shoqërisë civile, ka pasur edhe emërime në misionet diplomatike, pastaj të noterëve të rinj. Ndërkohë, shumica e institucioneve qendrore dhe lokale kishin shpallur konkurse për vende të reja të punës. Në kohën e hapjes së shumë konkurseve, edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte reaguar duke i kërkuar qeverisë në detyrë që të mos vazhdonte me hapjen e konkurseve, pasi që ato mund të konsideroheshin joligjore.

Edhe Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shprehet se qeveria duhet të analizojë vendimet dhe nëse vërtetohet se ka bazë joligjore duhet të ndryshohen.

“Qeveria e ka një zyre ligjore dhe besoj se gjithçka ka shkuar në bazë të ligjit, por nëse gjendet se ka munguar kompetenca në emërimin e personave në pozita të caktuara ose mandati nuk i ka lejuar miratimin apo emërimin e këtyre personave, atëherë konsideroj se këto vendime mund të rishikohen nga ekzekutivi dhe të ndryshohet, pasi këto vendime bartin pasoja për shoqërinë në përgjithësi”, tha Spahija.

Pas dorëheqjes së tij nga detyra e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ishte drejtuar më 29 korrik  2019 Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë në rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së tij.

Por, më 4 shtator 2019 , Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka cilësuar të papranueshme për interpretim kërkesën e zt.Ramush Haradinaj, dhe “konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese”.

Lëvizja Vetëvendosje, edhe para se të vinte në pushtet, i kishte bërë thirrje qeverisë në detyrë, që të mos keqpërdorej, siç ishte thënë, tranzicioni qeverisës, duke i tërhequr vërejtjen se “personat që bëhen pjesë e këtyre manipulimeve do mbajnë përgjegjësi”. Vendimet dhe emërimet e tyre, edhe atëherë ishte thënë se do të zhbëhen.

Veç Lasgushit, fletërrufé i drejtonin edhe Eqrem Çabejt, gjuhëtarit më të madh shqiptar të shekullit XX.



Prof.Muhamet Hamiti

Llazar Gushon, alias Lasgush Poradecin, poetin më të madh shqiptar të shekullit XX, diktatura e Enver Hoxhës e akuzonte se bëhej “pengesë për përhapjen dhe leximin e librit”. Patjetër edhe për “shkelje të disiplinës proletare”!

Marie Poradeci, e bija e Poetit, ka rrëfyer kështu:


“Një ditë shoqja e bibliotekës i tha: – që PERSONI që nuk dorëzon librin në afat dënohet me ligj. Pse si thotë ligji? – pyeti Llazar Gusho -ja. – Po ja – i tha shoqja e bibliotekës duke e përsëritur edhe një herë. – PERSONI që nuk dorëzon librin në afat dënohet me ligj. – E po mirë tha Lazari – këtu nuk thotë ligji asgjë për mua, sepse unë nuk jam PERSON, jam PERSONALITET.”

Ky ishte refuzimi estetik që Lasgushi i bënte diktaturës së Enver Hoxhës.

Veç Lasgushit, fletërrufé i drejtonin edhe Eqrem Çabejt, gjuhëtarit më të madh shqiptar  të shekullit XX.

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila i ka quajtur kosovarët “njerëz të zbritur nga malet”.




Alon Ben-Meir, në një postim në Facebook, e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe.

Ai ka thënë se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit.

Eksperti amerikan ka thënë se për këtë duhet të reagojë edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar: “Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës ‘janë njerëz të zbritur nga malet …’ Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarët. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...