Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/21

Gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Nga Sali Bollati Gjenocidi përkufizohet si një “shkatërrim i paramenduar dhe sistematik në tërësi ose pjesërisht të një grupi etnik, racor, fetar ose grupi nacional”. Më 1821, kur filloi kryengritja për pavarësi, popullsia shqiptare përbënte shumicën ndërsa të ashtuquajturit grekë ishin pakicë në Greqi. Thuhet “të ashtuquajturit grekë” sepse historiani greko-amerikan L. Stavrianos pohon se në kohën kur Greqia e sotme ishte nën perandorinë romake, ato që banonin atje nuk njihnin histori të lashtë greke dhe parapëlqenin ta quanin veten “romei”, d.m.th. pasardhës të Romës, dhe jo helenë apo grekër. Edhe çamët e krishterë e quanin veten romei dhe jo grekë. Aq më tepër, gjuha që flasin edhe sot ata të krishterë çamë në Çamëri ashtu si arbëreshët e Italisë është “Gluha e Perëndisë”, siç thoshte Naim Frashëri, dhe është e njëjta e folur me të cilën është shkruar edhe libri i parë shqip nga Gjon Buzuku. Në kryengritjen e viteve 1821-183, pothuaj të tërë udhëheqësit e saj ishin shqiptarë të krishterë (arvanitas dhe çamë). Heroi kryesor ose më saktë idhulli i kryengritjes për pavarësinë e Greqisë ishte çami suliot Marko Boçari. Ai ishte në fakt edhe autori i parë i fjalorit shqip-greqisht. Stërnipi i tij Kolë Boçari shkruan nga Griffith University në Queensland të Australisë se: ”… prindërit e mij nuk më kanë folur asnjëherë greqisht, sepse ata ishin shumë krenarë të trashëgimisë shqiptare dhe të fisit Boçari”. Më 26 Qershor 1821, një nga udhëheqësit e kryengritjes greke, Dhimitër Ipsilanti iu drejtohej dy figurave më të spikatura dhe më me peshë të Çamërisë: “Shumë kurajozë, kryetar Pronjo dhe Çapari dhe gjithë Çamëve, iu Përshëndes! ….Unë dhe atdheu iu falenderojmë. Prijës burrërorë dhe aleatë besnikë, tani të bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë!”. Arvanitasi Aristidh Kola shkruan se në këtë kohë në Greqi nuk bëhej vetëm luftë kundër pushtuesit shekullor osman, por qarqe të caktuara greke kishin kaluar edhe në një luftë fetare. Shkaku i vërtetë i brutalitetit të politikës greke që me shpërthimin e kryengritjes më 1821 ishte asgjësimi i etnive të padëshiruara si arvanitasit, vllehët, sllavomaqedonasit dhe hebrenjtë, për të krijuar artificialisht një shtet “homogjen” grek. Bandat greke gjatë marshimeve drejt krahinave me banorë të etnisë jo greke për nga feja dhe kombësia klithnin parullën “Përpara me kryqin në njërën dorë e në tjetrën thikën”. Krahina shqiptare e Çamërisë nuk iu bashkua Greqisë së krijuar mbas vitit 1832. Megjithatë “megalidea’” kërkonte që Greqia të ishte si pasardhëse e perandorisë fetare bizantine. Dhe për ta vënë në jetë filloi më 1854 dërgimi në rajonet shqiptare i bandave të rekrutuara në Greqi nën drejtimin e gjeneralit Grivas. Ata nuk ndaleshin përpara asnjë krimi për ti detyruar banorët e krishterë të bashkoheshin me ta. Ato tentativa u përsëritën edhe më 1866, po pa sukses. Kuptimplotë është se në ngjarjen e Lëkurësit të Sarandës më 1878 të krishterët e Epirit ishin të parët që prapsen agresorët grekë me armë në dorë. Kështu lufta me vendosmëri e Çamëve dhe e Lebërve i largoi grekërit. Mbas luftës ruso-turke, me Paktin e Shën Stefanit dhe më vonë me atë të Kongresit të Berlinit më 1878, fuqitë e mëdha europiane vendosën që Greqisë t’i bashkohej edhe Janina me krahinën e Çamërisë. Por dega Jugore e Lidhjes së Prizrenit e drejtuar nga Abdyl Frashëri dhe Abedin Pashë Dino nga Çamëria bëri të gjitha përpjekjet për të bindur Fuqitë e Mëdha se Çamëria është krahinë thjesht shqiptare dhe nuk ka sesi të ndahet nga trojet e tjera shqiptare. Përveç anës diplomatike u organizuan shumë forca të armatosura shqiptare për të mbrojtur Çamërinë. Në një nga peticionet e shumta dërguar nga Preveza më 20 Qershor 1880 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, midis të tjerave theksohej se ”Mbledhja Shqiptare e Jugut, e frymëzuar nga ndjenjat patriotike dhe të kombësisë, proteston përpara Europës kundër pretendimeve të padrejta dhe shkatërrimtare të Greqisë, kundër copëtimit të vendit tonë dhe kundër aneksimit të krahinave tona, aneksim që ne do ta zmbrapsim duke luftuar deri në pikën e fundit të gjakut tonë. Ne jemi të gjithë të vendosur për të qëndruar deri në fund, për të shpëtuar tokën tonë, ekzistencën tonë dhe kombësinë tonë të kërcënuar nga armiqtë tanë fqinjë”. Në saje të këtyre përpjekjeve dhe vendosmërisë shqiptare, Kongresi i Berlinit u tërhoq nga vendimi i mëparshëm dhe Çamëria mbeti e pandarë nga trojet e tjera shqiptare. Edhe mbas kësaj shovinistat grekë nuk i pushuan veprimet e tyre për të vënë në jetë qëllimin bizantin. Metropoliti i Çamërisë më 1910 lëshon urdhrin që vashat çame duhet të shkojnë në shkollat greke, me qëllim që nesër kur të bëhen nëna të mos u flasin fëmijëve gjuhën shqipe, por vetëm greqisht. Çamët ishin firmëtarë të pavarësisë shqiptare dhe Çamëria u pushtua nga grekërit në Mars të vitit 1913, domethënë tre muaj pas shpalljes së pavarësisë shqiptare. Muaj më vonë, me gjithë luftën e atdhetarëve çamë (midis tyre edhe i riu Ibrahim Bollati, babi im) e shqiptarëve të tjerë, fuqitë e mëdha europiane padrejtësisht e shkëputën krahinën shqiptare të Çamërisë bashkë me të gjithë Vilajetin e Janinës dhe ia ngjitën Greqisë. Menjëherë mbas pushtimit, filloi menjëherë vënia në veprim e “megalidesë” duke eliminuar shqiptarët. Grekërit mblodhën 73 krerët e Çamërisë dhe pa asnjë lloj gjykimi i pushkatuan në Prroin e Selanit pranë Paramithisë. Mbas këtyre vrasjeve dhe mohimit të gjitha të drejtave civile, shqiptarëve të Çamërisë iu morën pasuritë e tokat dhe ua ndanë të tjerëve duke vendosur në to emigrantë ortodoks të ardhur nga Azia e Vogë. Popullsia shqiptare e Çamërisë u përdor si popullsi shkëmbyese midis turqve islamikë dhe ortodoksëve grekë të Azisë së vogël. Me dekret ligje e qarkore si ajo e Ministrisë së Bujqësisë e 1 Tetorit 1922, urdhërohej administrata e Përgjithshme e Epirit që ”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e muslimanëve shqiptarë”. Në qytetet kryesore të Çamërisë në Paramithi, Filat, Gumenicë e Margelliç u hapën zyra të posaçme për shtetëzimin e pronave të muslimanëve shqiptare me një farë shpërblimi qesharak që faktikisht nuk iu dha asnjëherë pronarëve të ligjshëm. Edhe ato pakë prona që mbetën të pashtetzuara, pronarëve të vërtet iu ndalua me ligj shitja e tyre dhe nuk u kompensuan asnjëherë. Në një studim të botuar në “Balcanica Etnographia” më 2003, profesorja e Universitetit të Berlinit, Georgia Kretsi, iu dha çamëve titullin kuptimplotë: “Pronarë të ligjshëm pa prona”. Megjithëse më 1926, kryeministri i Greqisë i asaj kohe, arvanitasi Teodoros Pangallos, bëri një deklaratë zyrtare në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, nëpërmjet të cilës Greqia njihte minoritetin shqiptar që jetonte në territoret e veta dhe nuk i quante muslimanët shqiptarë si turq për t’u shkëmbyer me grekët e dëbuar nga Turqia. Pangallosi deklaronte: “…Teza që është mbajtur deri më sot se ortodoksit shqiptarë janë grekë është e gabuar, prandaj mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepirote që përfaqësonin skajet më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”. Gjatë një takimi që patëm si kryesi e shoqatës “Çamëria” në Shtator 1997 me ish-ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Paskal Milua, e pyeta në se e kishte diskutuar me ministrin e jashtëm grek Pangallos (nip i arvanitit Teodoros Pangallos) problemin tonë të Çamërisë. Paskal Milua u përgjigj se “ministri grek kundërshtoi me vendosmëri duke thënë se në qoftë se ngrihet ky problem nga pala shqiptare, do të ndërpriten bisedimet menjiherë”. Greqia, në kundërshtim me sa bënte qeveria shqiptare për të ashtuquajtur minoritet grek në Shqipëri, nuk lejonte të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe, nuk kishte asnjë të zgjedhur ose të komanduar çamë në administratën greke. Me 1936 me ligj filloi ndërrimi i emërtimeve shqip të fshatrave shqiptare me emra grekë, bile edhe krahinës ja hoqën emrin Çamëri duke e zëvendësuar me Thesproti. Ende pa filluar lufta italo-greke të gjithë meshkujt çamë nga mosha 13 e deri në 70 vjeç u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Korint, duke na lënë neve të vegjlit vetëm me nënat dhe pleqtë pa asnjë mbështetje. Djemve të futur në ushtri në vënd të pushkëve iu dhanë kazma e lopata. Kur Italia pushtoi përkohësisht Çamërinë dhe më vonë kur Gjermania pushtoi të gjithë Greqine, në ndryshim me krahinat shqiptare të Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë që iu bashkuan qeverisë së Tiranës, krahina shqiptare e Çamërisë mbeti nën administratën e qeverisë kuislinge greke të Ralisit në Athinë. Në shkurt 1943 u krijua çeta Çamëria që më vonë u transformua në Batalionin Çamëria. Dhe ishin trima e këtij batalioni që luftuan gjatë 56 ditëve kundër gjermanëve. Forcat partizane Çame ju bashkuan edhe lëvizjes greke kundër pushtuesve gjermanë, u futën në divizionin e 15 të ushtrisë bashkë me sllavomaqedonasit që banonin në Greqinë verilindore. Autori M. Mazower midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke me pushtuesit nazistë se “…në Athinë anëtarët e EDES-it të komanduara nga Zerva, hyn në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend duke mbajtur lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit”. Forcat e Napoleon Zervës, në marrëveshje me gjermanët që po tërhiqeshin, hynë në Paramithi më 27 Qershor dhe me pabesinë karakteristike greke tentuan të gënjenin qytetarët paramithiotë se nuk do të vepronin ndaj popullsisë civile. Unë isha 7 vjeç kur u zgjuam në mëngjes nga krisma e armëve. Nëna na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisëm për në shtëpinë e daj Muhametit që ishte ngjitur me sahatin, në qendër të qytetit. Shtëpia e jonë ngjitur me kullën mesjetare të Bollatatëve ndodhet në krye të Paramithisë dhe sot është transformuar në Muze. Vëllai i madh 13 vjeçar Ferhati u largua me vrap për në shtëpinë e halla Shazos për të qenë si gjithmonë me kushëririn dhe bashkëmoshatarin e tij, Avniun, por rrugës i vranë të fshehur në një kaçube. Kur mbërritëm në shtëpinë e Dajës, djali i xhaxhait të nënës, Qazim Bako, i thotë babait tim që të ikim se grekërit do na vrasin (ai në fakt u largua dhe vdiq në Tiranë më 1982). Babai im i mjerë e kundërshtoi largimin, duke i thënë se nuk mund t’i lejë vetëm fëmijët dhe gruan, nuk kam bërë asnjëherë ndonjë veprim kundër grekërve, përkundrazi i kam përkrahur e ndihmuar në çdo rast nevoje, kështu që nuk mund të largohem vetëm. Por fatkeqësisht, mbas gjysmë ore hynë zervistat në dhomë dhe e rrëmbyen me forcë babain e shkretë duke mos e lenë as këpucët t’i mbathte. Fjalët e babait shumë të dashur që na rriste dhe edukonte dhe rrëmbimin e tij kur neve qanim e bërtisnim nuk mund t’i heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkë me dhjetëra të tjerë të pafajshëm i pushkatuan në oborrin e shkollës. Mbasi rrëmbyen babain, nëna na ngriti dhe u nisëm përsëri për në shtëpi. Kur hymë në oborrin e madh të shtëpisë u tmerruam; aty gjetëm kufomën e gjakosur të gjyshit 82 vjeçar, të cilin mbasi e kishin tërhequr zvarrë nëpër shkallët e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kësaj skene të tmerrshme, nëna e dashur, na morri dhe na çoi në ish ndërtesën e Medresesë. Aty gjetëm të strehuar edhe shumë familje të tjera. Mbas pak kohe na nxorën përjashta në oborr për të na pushkatuar. Tek dera e madhe e oborrit pranë mitralozit të ngrehur, qëndronte një ushtar zervist. Nëna e shkretë na mblodhi rreth vehtes si pula zogjtë e vetë duke ju falur Zotit për mëshirë. Faktikisht, mbas pakë kohe arriti një zervist tjetër dhe e urdhëroi atë që ta ngrinte mitralozin për në një vend tjetër. Për një çast kujtuam se shpëtuam. Por Jo. Një oficer zervist erdhi dhe morri nënën time shumë të dashur. Ajo nxori nga gjoksi të vetmen fotografi të babait tashmë të pushkatuar dhe më porositi që ta ruaj si gjë të shenjtë. Mbas pak morëm lajmin e keq se edhe nënën 36 vjeçare e kishin pushkatuan brenda në xhaminë e Bollatatëve. Kjo është një pjesë jete e jetuar me tmerr në kalvarin e Paramithisë ku masakruan në mënyrën gjakatare një kushërirë e imja Sanije Bollati të cilën e dogjën me benzinë, ndërsa 56-vjeçarit Omer Muratit i rropën një pjesë të lëkurës dhe mbasi ja lyen me kripë ja ngjitën përsëri. Jani Sharra shkruan se “…Familja e Muharrem Bollatit që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur as fajin më të vogël”. Brenda dy ditësh mbi 600 shqiptarë të pafajshëm u torturuan dhe u vranë nga fashistët grekë. Mbetëm neve të katër, Qerimeja 10 vjeçare, unë, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2-vjeçare. Kështu ne bashkë me afro 200 të tjerë të mbetur, na grumbulluan në shtëpinë e madhe të Muhedinëve që e transformuan në kamp përqendrimi. Aty vuajtëm deri në nëntor së bashku me Teto Zybiden të cilës i kishin pushkatuar të shoqin, kishte mbetur me djalin, Tasinin 4 muajsh. Po aty në burg nga uria, papastërtia dhe sëmundjet vdes motra e vogël Makbulja dhe gjyshja 72 vjeçe. Faktikisht në ato 6 muaj vdiqën aty mbi 200 njerëz, kryesisht fëmijë e plaka. Nga fundi i Nëntorit 1944, ushtarët britanikë të pranishëm në vend na pyetën se ku të na transferonin në Turqi, Egjipt, Angli ose gjetkë. Por ato pakë gra që kishin mbetur gjallë këmbëngulën që duam të na shpini vetëm në Shqipëri, se Shqipëria është nëna e jonë. Dhe ata na çuan një natë në Gumenicë dhe të nesërmen na hipën në 4 motovedeta dhe na nxorën në Sarandë e Himarë. Nga Himara, në mes të dimrit të ashpër kam hecur në këmbë. Nata na zuri të vendosur ne këmbët e një ure. Aty në të ftohtë, Faruku duke qarë i kërkonte Tetos. Nuk më ndahen nga kujtesa fjalët dhe të qarët e tij dhe tonat bashkë që nuk kishim as edhe një copë bukë për t’i shuar urinë. Nga të ftohtit i hipën ethe dhe dridhje të forta dhe të nesërmen kur mbërritëm në Dukat ishte krejtësisht i këputur e mezi qëndronte në këmbë. Për fat të mirë partizanët na hipën në një makinë. Mbasi mbërritëm në Vlorë , tetoja e shpuri drejtë e në spital, por fatkeqësisht të nesërmen vdiq. Kështu nga nëntë veta mbeta unë me Qerimenë 10-vjeçare. Në vizitën e parë, mbas 66 vjetësh, më 2010 në vendlindjen time Paramithi, nuk gjeta asnjë varrezë tonën, meqenëse ishin shembur të 9 xhamijat bashkë me varrezat qindravjeçare të tyre, ndërsa varrezat masive të martirëve të Qershorit 1944 ishte betonuar dhe mbi të zhvilloheshin lodra basketbolli. Në gjithë Çamërinë mbas masakrave të tmerrshme u vranë dhe pushkatuan mbi 2900 njerëz të pafajshëm, kryesisht fëmijë e pleq, ndërsa rrugës së dimrit për në Shqipëri vdiqën edhe mbi 2000 të tjerë, këta varrosur në Plloçë. Pra nga rreth 30000 njerëz, mbi 5000 humbën jetën ose mbi 16% e popullsisë çame. Kohët e fundit në atë vend që partizanët na mirëpritën dhe na hipën në makinë është ngritur një përmendore si falënderim për mikpritjen e çamëve nga bashkatdhetarët tanë, vlonjatët e Dukatit. Në Dokumentat e Departamentit të Shtetit të SHBA me Nr. 84/3 të Misionit Amerikan në Tiranë 1945-1946, shkruhet: “Simbas informacioneve që kam mundur të mbledh në lidhje me Çështjen Çame, më 1944 dhe deri në muajt e parë të vitit 1945, autoritetet në Greqinë veriperëndimore kryen masakra të tmerrshme dhe dëbuan me dhunë 25000 çamë, banorë të Çamërisë nga shtëpijat e tyre, ku ata kishin jetuar në shekuj dhe i hodhën ata matanë kufirit, mbasi u kishin rrëmbyer tokat dhe pasuritë e tyre. Shumica e 2900 vrarëve ishin fëmijë sepse ata dhe pleqtë përbënin shumicën e refugjatëve”. Në një letër që udhëheqësi i masakrave, gjenerali grek Napoleon Zerva, i shkruante më 1956 një miku dhe ish-bashkëpunëtori të tij në masakrat: “I dashur Koço Dani, bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin e atdheut nga çamët muslimanë, të cilët i qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmit, duke ia bërë të mundur malësorëve të zbresin në fusha. Për këtë ta ndiejmë veten krenarë”. Çamëria është Shqipëri, atje edhe sot jeton popullatë çame e besimit të krishterë që flet shqip, por fatkeqësisht nuk e ndjen akoma dorën e Nënës Shqipëri.

Diçka e madhe është duke ndodhur në Itali dhe Ballkan, Ju nuk jeni në vetëdije…

Ndërsa në Itali titujt, transmetimet dhe mediat sociale pushtohen nga “koronavirusi” tani shumë i diskutuar, njekohësisht 20,000 trupa amerikane po zbarkojnë në më shumë se 7 aeroporte evropiane dhe atyre do t’u shtohen 10,000 ushtarë të tjerë amerikanë tashmë të pranishëm në Evropë dhe 7,000 ushtarë të tjerë nga vende të ndryshme të Evropës. Gjithsej 37,000 ushtarë të armatosur.. për çfarë qëllimi? Për t’i ndihmuar shtetet të ndalojnë këtë virus të hiperbolizuar, apo të ndihmojnë ata që e kontaktojnë? Absolutisht jo! Ata arritën të zhvendoseshin ose, duke përdorur fjalët e oficerëve të lartë amerikanë për t’u “përhapur” në territorin evropian për të filluar “Evropian Defender 20” i cili do të fillojë në prill dhe do të përfundojë në korrik! A janë informuar qytetarët për atë që është? Natyrisht jo! “Europe Defender 20” është një ushtrim i hartuar nga qeveria amerikane në bashkëpunim me NATO-n për të “testuar” strategjitë që do të përdoren nga SH.B.A. dhe Evropa (e cila konfirmon nënshtrimin e saj ndaj SHBA) Nëse ekziston një kërcënim që të çojë në një luftë hipotetike. Kërcënim nga kush? Është e qartë që oficerët amerikanë kënaqen me përgjigjen pa bërë sqarime dhe duke përdorur frazën e përgjithshme “kërcënim hipotetik”. Natyrisht, i vetmi kërcënim hipotetik që mund t’i atribuohet mendimit amerikan është Rusia (aleati i Kinës) me të cilën ata prej kohësh kanë krijuar vullnetarisht tensione të mëdha. Por le ta analizojmë. Për këtë stërvitje, përveç 37,000 personave te personelit ushtarak, do të importohen 14,000 automjete ushtarake (pra tanke, helikopterë etj.) dhe proporcionalisht sa më shumë municione. Kështu që shihet “virusi”: ushtarët do të vijnë me maska ​​dhe masa paraprake për ta bërë këtë “stërvitje”? Natyrisht jo! Sipas oficerëve amerikanë, këta ushtarë janë të shëndetshëm prandaj në përputhje me ta ata janë të lirë nga kontraktimi i “koronavirusit”. Diçka nuk korenspondon! E çuditshme: 1. Nëse do ishte vetëm një ushtrim nuk shtyhet duke pasur parasysh shënimin e OBSH për përhapjen e këtij virusi dhe mediave, kaosit social, shëndetësor, politik dhe ekonomik që po gjeneron në botë? 2. Pse qytetarët mund ta marrin këtë virus dhe ushtria amerikane mund të lëvizë pa probleme? 3. Pse u vendos që këtë ushtrim ta zhvillojmë gjeografikisht në një pozicion që do të parashikonte një konflikt hipotetik me Rusinë dhe jo në fusha të tjera që shikojnë horizonte të tjera? 4. Pse 95% e mediave nuk flasin për këtë? 5. Pse nuk flasin të gjithë përfaqësuesit e politikës italiane? 6. Nëse ushtarët janë të përjashtuar, a do të thotë kjo se virusi nuk është ai që po emocionohet aq shumë apo ekziston tashmë mundësia e një vaksine dhe prandaj për ta bërë një qenie njerëzore imune dhe nuk thuhet? 7. Nëse ushtarët amerikanë do të kontraktonin virusin, a nuk do të bëhen ata vetë një shkak eksponencial i zgjerimit të virusit? Rusia shtroi pyetje të shumta për këtë ushtrim, për të cilën nuk ka marrë një përgjigje dhe në bazë të kësaj ajo tashmë është shprehur se do të mbajë në gatishmëri pozicionin e saj ushtarak brenda kufijve të saj, gjë që nuk parandalon një skenar të tillë qetësues me dy palë të armatosura: stërvitje ose përveç nëse është kështu. Për radhitje: Kina, aleati i Rusisë, lidhi një kontratë muaj më parë me Italinë (një vend themelor për Evropën për marrëdhëniet që lidhen me tregtinë në Mesdhe dhe për pozicionin e saj strategjik nëse ka konflikte) për t’i bërë marrëdhëniet tregtare të qëndrueshme dhe më të rëndësishme midis Italisë dhe Kinës dhe bërjen e fuqisë së Amerikës mbi Italinë më pak të rëndësishme, por jo të parëndësishme. Koronavirusi fillon nga këtu dhe fillon nga Kina, por shpërthen tepër në Itali, jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, por mbi të gjitha ushqehet nga media botërore, pavarësisht se çështja nxitëse nuk ka lidhje me një italian. Për vite me radhë, Kina dhe Rusia kanë qenë kundërshtarët e padiskutueshëm të tregtisë së Sh.B.A. sepse rëndësia e tyre dëmton në masë të madhe monopolin e dollarit në tregun global dhe kjo, për Sh.B.A., po krijon humbje të konsiderueshme të energjisë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë gjeopolitik

Koronavirusi dhe spiunazhi, zbulohet roli i shërbimeve sekrete me sëmundjen globale

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency). Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve. Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona. Çfarë sjell kjo? Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë. Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë.

Diçka e madhe është duke ndodhur në Itali dhe Ballkan, Ju nuk jeni në vetëdije…

Ndërsa në Itali titujt, transmetimet dhe mediat sociale pushtohen nga “koronavirusi” tani shumë i diskutuar, njekohësisht 20,000 trupa amerikane po zbarkojnë në më shumë se 7 aeroporte evropiane dhe atyre do t’u shtohen 10,000 ushtarë të tjerë amerikanë tashmë të pranishëm në Evropë dhe 7,000 ushtarë të tjerë nga vende të ndryshme të Evropës. Gjithsej 37,000 ushtarë të armatosur.. për çfarë qëllimi? Për t’i ndihmuar shtetet të ndalojnë këtë virus të hiperbolizuar, apo të ndihmojnë ata që e kontaktojnë? Absolutisht jo! Ata arritën të zhvendoseshin ose, duke përdorur fjalët e oficerëve të lartë amerikanë për t’u “përhapur” në territorin evropian për të filluar “Evropian Defender 20” i cili do të fillojë në prill dhe do të përfundojë në korrik! A janë informuar qytetarët për atë që është? Natyrisht jo! “Europe Defender 20” është një ushtrim i hartuar nga qeveria amerikane në bashkëpunim me NATO-n për të “testuar” strategjitë që do të përdoren nga SH.B.A. dhe Evropa (e cila konfirmon nënshtrimin e saj ndaj SHBA) Nëse ekziston një kërcënim që të çojë në një luftë hipotetike. Kërcënim nga kush? Është e qartë që oficerët amerikanë kënaqen me përgjigjen pa bërë sqarime dhe duke përdorur frazën e përgjithshme “kërcënim hipotetik”. Natyrisht, i vetmi kërcënim hipotetik që mund t’i atribuohet mendimit amerikan është Rusia (aleati i Kinës) me të cilën ata prej kohësh kanë krijuar vullnetarisht tensione të mëdha. Por le ta analizojmë. Për këtë stërvitje, përveç 37,000 personave te personelit ushtarak, do të importohen 14,000 automjete ushtarake (pra tanke, helikopterë etj.) dhe proporcionalisht sa më shumë municione. Kështu që shihet “virusi”: ushtarët do të vijnë me maska ​​dhe masa paraprake për ta bërë këtë “stërvitje”? Natyrisht jo! Sipas oficerëve amerikanë, këta ushtarë janë të shëndetshëm prandaj në përputhje me ta ata janë të lirë nga kontraktimi i “koronavirusit”. Diçka nuk korenspondon! E çuditshme: 1. Nëse do ishte vetëm një ushtrim nuk shtyhet duke pasur parasysh shënimin e OBSH për përhapjen e këtij virusi dhe mediave, kaosit social, shëndetësor, politik dhe ekonomik që po gjeneron në botë? 2. Pse qytetarët mund ta marrin këtë virus dhe ushtria amerikane mund të lëvizë pa probleme? 3. Pse u vendos që këtë ushtrim ta zhvillojmë gjeografikisht në një pozicion që do të parashikonte një konflikt hipotetik me Rusinë dhe jo në fusha të tjera që shikojnë horizonte të tjera? 4. Pse 95% e mediave nuk flasin për këtë? 5. Pse nuk flasin të gjithë përfaqësuesit e politikës italiane? 6. Nëse ushtarët janë të përjashtuar, a do të thotë kjo se virusi nuk është ai që po emocionohet aq shumë apo ekziston tashmë mundësia e një vaksine dhe prandaj për ta bërë një qenie njerëzore imune dhe nuk thuhet? 7. Nëse ushtarët amerikanë do të kontraktonin virusin, a nuk do të bëhen ata vetë një shkak eksponencial i zgjerimit të virusit? Rusia shtroi pyetje të shumta për këtë ushtrim, për të cilën nuk ka marrë një përgjigje dhe në bazë të kësaj ajo tashmë është shprehur se do të mbajë në gatishmëri pozicionin e saj ushtarak brenda kufijve të saj, gjë që nuk parandalon një skenar të tillë qetësues me dy palë të armatosura: stërvitje ose përveç nëse është kështu. Për radhitje: Kina, aleati i Rusisë, lidhi një kontratë muaj më parë me Italinë (një vend themelor për Evropën për marrëdhëniet që lidhen me tregtinë në Mesdhe dhe për pozicionin e saj strategjik nëse ka konflikte) për t’i bërë marrëdhëniet tregtare të qëndrueshme dhe më të rëndësishme midis Italisë dhe Kinës dhe bërjen e fuqisë së Amerikës mbi Italinë më pak të rëndësishme, por jo të parëndësishme. Koronavirusi fillon nga këtu dhe fillon nga Kina, por shpërthen tepër në Itali, jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, por mbi të gjitha ushqehet nga media botërore, pavarësisht se çështja nxitëse nuk ka lidhje me një italian. Për vite me radhë, Kina dhe Rusia kanë qenë kundërshtarët e padiskutueshëm të tregtisë së Sh.B.A. sepse rëndësia e tyre dëmton në masë të madhe monopolin e dollarit në tregun global dhe kjo, për Sh.B.A., po krijon humbje të konsiderueshme të energjisë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë gjeopolitik Burimi/as.gogle.press/

A e dinit që Soros Komandon Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut ???

E Dy muaj pas botimit të tij, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) më në fund i është përgjigjur raportit të ECLJ që zbuloi ekzistencën në një shkallë të gjerë të konflikteve të interesit midis 18 gjyqtarëve të gjykatës së lartë të Strasburgut dhe 7 OJQ të financuara nga Georges Soros, përfshirë shoqërinë e hapur dhe të diskutueshme të Hapur. Por është në mënyrën e vet që GJEDNJ është përgjigjur: jo duke kontestuar fakte të padiskutueshme, zbulimi i të cilave shkaktoi një skandal në të gjithë Evropën; as duke miratuar masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e konflikteve të tilla të interesit; akoma më pak duke sanksionuar këta gjyqtarë, siç do të kishte bërë çdo autoritet kombëtar disiplinor gjyqësor. Ai u përgjigj në drejtim të kundërt: duke zgjedhur gjyqtarin më të diskutueshëm, Bullgarin Yonko Grozev, në postin e rëndësishëm të “presidentit të seksionit”. Në të vërtetë, Grozev ka kaluar tërë karrierën e tij si avokat dhe aktivist në OJQ afër George Soros ose financuar nga ai, derisa u bë një nga udhëheqësit botërorë të degës së Shoqërisë së Hapur që specializohet në përdorimin e institucioneve gjyqësore për qëllime politike (Open Nisma për Drejtësinë e Shoqërisë). Ai u bë i njohur, ndër të tjera, si avokat për një grup grash punk (Pussy Riot) të cilat kryen një veprim sakrifikues në Katedralen e Moskës. Tashmë në 2014, modalitetet e emërimit të tij në Strasburg ishin sfiduar, pasi tre anëtarë të komitetit bullgar të përzgjedhjes ishin bashkëpunëtorët e tij të OJQ-ve. Një ankesë drejtuar Këshillit të Evropës nga një organizatë lokale në lidhje me parregullsinë e procedurës së përzgjedhjes u hodh poshtë. Në këto kushte ky aktivist, i cili nuk kishte përvojë si magjistrat (si shumica e gjyqtarëve në Strasburg), u bë një nga 47 gjykatësit e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Menjëherë pas zgjedhjes së tij, kolegët e tij të rinj vendosën në favor të tij në çështjen Pussy Riot dhe urdhëruan Rusinë që t’i paguante atij, siç është zakon, një kompensim thelbësor. Si gjykatës, atij iu morën çështjet që ai kishte sjellë para GJEDNJ vetë si avokat, ose që ishin sjellë nga ish-OJQ-të e tij. Ndërsa në 9 nga këto raste ai hoqi dorë nga ulja e tij si gjyqtar siç ishte detyra e tij, ai ende mori pjesë në gjykimin e të paktën 10 çështjeve të tjera të sjella ose të mbështetura nga OJQ-të të cilat ai vetë kishte themeluar ose drejtuar deri vonë. (Një listë e këtyre rasteve është në dispozicion në anekset e raportit). Një sjellje e tillë përbën një shkelje serioze dhe të përsëritur të detyrimeve themelore etike të një gjyqtari. Në çdo shtet të rregulluar nga shteti i ligjit, autori i shkeljeve të tilla do të ishte i nënshtruar ndaj sanksioneve të rënda disiplinore. Për më tepër, pas botimit të raportit, Ministri Bullgar i Drejtësisë ngriti publikisht mundësinë e shkarkimit të Yonko Grozev, ndërsa theksoi se i takonte GJEDNJ-së të vendoste. Yonko Grozev mbrojti veten duke sulmuar ECLJ dhe duke deklaruar të pamundur shkarkimin e tij, pasi të gjithë gjyqtarët e përmendur në raport do të duhej të hiqeshin nga detyra. Kështu do të ishte sikur ai të mbrohej nga gjykatësit e tjerë të përfshirë. Eshtë e qartë, zgjedhja e tij si president i sektorit e vërtetoi atë të drejtë. Ish-gjykatësit që kishin lexuar dhe miratuar raportin para botimit të tij kishin paralajmëruar ECLJ për këtë reagim të mundshëm të mbrojtjes së ndërsjellë. Katër nga nëntë gjyqtarët e seksionit të cilit i përket Bullgaria janë, për më tepër, midis 18 gjyqtarëve të implikuar. REPORT THIS ADPRIVACY SETTINGS I zgjedhur në këtë mënyrë, Yonko Grozev do të drejtojë njërën nga pesë seksionet e Gjykatës, do të ushtrojë kompetenca të përgjithshme drejtuese brenda Gjykatës dhe do të ulet sistematikisht në çështjet më të rëndësishme. Ai gjithashtu, ndër të tjera, do të jetë gjykatësi i deontologjisë në seksionin e tij dhe do të vendosë i vetëm, rast pas rasti, nëse do të ftojë, lejojë ose refuzojë ndërhyrjen e OJQ-ve në raste. KEDNJ nuk i nënshtrohet ndonjë kontrolli KEDNJ është organi më i lartë gjyqësor në Evropë. Ajo u krijua për të kërkuar që autoritetet politike kombëtare të respektojnë disa vlera morale. Duke vepruar kështu, nuk i nënshtrohet asnjë kundër-fuqie ose autoriteti mbikëqyrës. Ka fjalën e fundit. Hipoteza se “Ndërgjegjja e Evropës”, siç e quan vetë, mund të mungojë në ndërgjegje, mund të dështojë në detyrimet e saj deontologjike dhe të keqpërdoret për qëllime ideologjike nuk është marrë në konsideratë. Sidoqoftë, duhet thënë se në disa fusha gjykimet e saj kanë shkuar shumë përtej asaj për të cilën shtetet janë zotuar. Mënyra në të cilën Gjykata reagoi ndaj publikimit të raportit tregoi, për më tepër, se ajo nuk ishte e aftë të rregullohej si duhet. Për më tepër, zgjedhja e Yonko Grozev si President i Seksionit konfirmon forcën e disa rrjeteve të ndikimit brenda GJEDNJ. Rivendosja e integritetit të Gjykatës Evropiane I vetmi organ që mund të ushtrojë një farë pushteti mbi GJEDNJ, në mungesë të mbikëqyrjes, është Komiteti i Ministrave, organi diplomatik që bashkon ambasadorët e 47 Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës. Megjithatë, disa anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sapo i kanë referuar çështjen Komitetit të Ministrave. Ata denoncojnë “problemin sistemik të konfliktit të interesave midis OJQ-ve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane” dhe Komitetit të Ministrave për të specifikuar masat që synon të marrë për të korrigjuar konfliktin e interesit dhe për të “rivendosur integritetin e Gjykatës Evropiane”. është, pra, në axhendën e Komitetit të Ministrave, i cili do të duhet t’i përgjigjet qartë. Pyetje të tjera të ngjashme janë bërë gjithashtu në Evropë nga parlamentarë kombëtarë dhe evropianë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila është përgjegjëse për zgjedhjen përfundimtare të gjyqtarëve të KEDNJ-së, gjithashtu mund të merret me këtë çështje nga deputetët. Kjo do të bënte të mundur kryerjen e një hetimi parlamentar dhe rekomandimin e GJEDNJ-së miratimin e masave të nevojshme për të siguruar paanësinë e gjyqtarëve të saj. Raporti i ECLJ sugjeron në këtë aspekt, ndër të tjera, që Gjykata duhet të zbatojë në vetvete rregullat që vendos mbi gjykatat kombëtare në këtë fushë. Një propozim për këtë qëllim do t’i paraqitet gjithashtu nga ECLJ Byrosë së Asamblesë Parlamentare, duke ndjekur procedurën zyrtare të peticionit që lejon çdo person të kërkojë përfshirjen e një teme në agjendën e tij (ky peticion mund të nënshkruhet në këtë faqe). Eshtë e përshtatshme të veprohet, jo në një frymë të luftës ideologjike, por nga një shqetësim për drejtësinë.

Nëna e Skënderbeut ishte shqiptare e pastër nga Pollogu i Iliridës

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit. Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën. Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,. Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike. Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda. Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët. -Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut. -Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda. 2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë. 3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine. Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut. Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut. Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman. 4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut. Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët. Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët. Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët. Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava. Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982) Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj. Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut . Ja çka thotë një dokument osman nga Arhivi i Stambollit. Oruç Bin Adil Është autor i njerës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi). Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender (shqiptarin Iskenderbeg) në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo serbin ose maqedonin Iskender; në Maqedoni,Greqi ose Serbi Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhinjtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..” Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhinjtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në origjinal është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut. Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.

Një jetë për Kosovën – Intervistë me z. Halil Geci !

Ky shkrim është nxjerrur nga Intervista në Radioprojekti Kopenhagë,me gazetarin e mirënjohur Luigj Shkodrani Z.Halil Gecin,i cili njihet për shkrimet e shumta të guximshme dhe shumë domethënse karshi rrugëtimit që po kalon Kosova nga politikanet e pa pergjegjshëm duke u sjellur Kosovës marrëveshje të dëmshme. Halili flet për bisedimet e vonuara dhe mos levizja e Kosovarve në zonen Shengen,ai thotë se Kosova është mbajtur pengë nga vetë Hashimi dhe kriminelet rreth tij. Radioprojekti Kopenhagë,radio e cila ndegjohet gjithandej në perendim ,deri edhe në Amerikë e ne Australinë e largët . Halili mbushi me energji mërgimtaret që të na bashkohen sic na u keni bashkuar në luftë dhe paqe ,që së bashku ti cojm në shtëpi ata që për 20 vite na gënjyen na vranë e na plackiten. Njëra nder pytjet e gazetarit ishte edhe kjo: – Cila nga qeverit e Kosovës nga shpallja e pavarsis e deri me sot ka bërë më shumë për Kosovën? Halili përgjigjet: “Nese ka bërë dikush ajo ka qenë qeveria Haradinaj” 1.Qeveria Haradinaj ishte ajo që e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte përkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices. 2.Qeveria Haradinaj e bëri ushtrin. 3.E bëri ligjin për Trepcen. 4.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit. Për këto dhe shumë tjera lexojeni intervisten nga gazetari Luigj Shkodrani Gazetari Luigj Shkodrani- “Z.Halil Geci ju njihni në Kosovë dhe ma gjërë si familje e madhe dhe që keni kontribuar shumë për qështje kombëtare e vecmas njiheni si familje e që keni dhënë shumë për Kosovën. A na tregon separi që të ndegjohet nga ju dhe goja e juaj për ndegjuasit e radios tonë,historikun e shkurtër për familjen tuaj”? H.Geci: – Përshendetje për ju Luigj dhe për gjithë bashkëatdhetaret shqipëtar dhe vecmas për ndegjuesit e Radios suaj, ju deshiroj ta kalojm mirë. Unë quhem Halil Geci ne Kosovë njihemi si 7 vëllezër unë jam vëllai i madhë Halili pastaj është Fadili,Haxhi, Gania,Nebihi,Nehati,dhe më i vogli Esati. Njihemi si nipat e Bajraktarit nga Llausha e Drenices nga një familje me gjendje të mesme ekonomike,me një bagazh të fort historik e kombëtar jo ndoshta shumë nga ne të rinjët,por bagazhin kombetar e kemi trashigimi nga paraardhësit tonë baba,babgjysh,katragjyshi dhe stergjyshërit tanë,për familjen tonë flet libri i shkruar nga Dr.Islam Dobra dhe Dr.Kajtaz Rrecaj “Bajraku i Llaushes nepër shekuj”. Në kohen e Titos familja jonë ishim të leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejtën e shkollimit, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim, burrat e familjes sime ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e shaban polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos.Në luftën e dytë botrore janë vrarë të gjithë meshkujt e familjes sonë,djemët më të mdhenjë pas luftës 1945 kishin mbetur 5 vjeq deri 12 vjeq edhe ata ishin shpetuar te dajallaret të veshur në rroba vajzash për t’mos rënë në sy se janë djemt e Miftar e Halil Bajraktarit. Babgjyshi jonë Halili ishte komandant i çetave Ballistike e vullnetare,në anen e Xhafer Deves plot 12 vite ishte pergjegjës i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë. Kështu që neve kemi një histori me përmbi dy shekuj luftë e sakrificë për liri,varret e të parve të tonë janë në Serbi atje ku kishin shkuar nga Drenica të luftojn dhe të i mbrojn tokat Shqipëtare te NISHI E TOPLICA. Në luften e fundit ishim të angazhuar 7 Vellezërit aq sa ishim dhe dy djemet e mi gjithsej 9,në politikë ishim në LDK dhe mbeshtetnim fuqishem liderin Rugova i takojm djathtizmit dhe mundohemi ta mbajm gjall frymen djathtise. Në kohen e Titos familja jonë ishte e leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejten e shkollimi, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim,burrat e familjes time ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e Shaban Polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos. Gazetari Luigj Shkodrani : – “A na tregoni si ndodhi që ju të vini nga një parti pacifiste që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova ti jeni ndër të paret që kapet pushken për liri” ? H.Geci: – Kur filloi shperbërja e Jugosllavisë Kosova dhe populli i saj pat fatin të udhëhiqet nga bota akademike e asaj kohe me në krye me Ibrahim Rugovën,Fehmi Aganin,Akademik Idriz Ajetin,Akademik Mark Krasniqi . Akademik Zejnullah Rrahmanin,Magjistrin dhe Albanologun shkrimtarin publicistin e madh Skender (Rrustem)Blakaj, ish presidentin edhe sot të nderuar Dr Fatmir Sejdiun, Dr. Shkenceve Rexhep Gjergjin,Ish ministrin e Arsimit Rexhep Osmani mr,Naip Zeken,Dr.Edita Tahirin, Publicistin dhe shkrimtarin e madh Jusuf Bugjovin,Anton Kolen,Kolë Berishen ka edhe të tjerë që po ju hy në hak e që spo me kujtohen per momentin,dhe kështu ne e patem leht të ju bashkohemi mendjes dhe trurit të kombit,ngase mirë e dinim se nuk jemi më të menqur se këta që i permenda.Nga ajo kohë deri me sot po bëhen 30 vite që u rreshtuam në këte parti.Ne si vëllezër në atë kohë ishim të ri dhe jetonim në bashksi familjare,unë isha vëllau më i madhë , isha kryefamiljari që më duhej kujdes që ti ruaj 6 vëllezer tjerë që i kisha si dhe afro 50 antar sa ishim,kohrat e vështira,dita dites vinin duke u veshtersuar situata politike,gjdo here ngushtohej rrethi i veprimit.Kur Serbia suprimoi autonomin e vitit 74 ,duke mos lënë pikë hapsire të jetohet, i mbyllur shkollat, fakultetet,spitalet, na helmonin fëminet në shkolla ,na vriteshin ushtaret në kazerma ushtarake atje ku sherbenin,e qka mos.Levizja gjithpopullore LDK-ja s ishë deputetet e autonomis të Kosovën të sistemit monist,u organizuan se bashku me LDK-n dhe Ibrahim Rugovën dhe e shpallen kushtetuen e Kaqanikut ku Kosova juridikisht u bë shtet i barabart me ish repuplikat tjera Jugosllave ,nese do ekzistonte Jugosllavia, Kosova do të ishte si subjekt i barabart me repuplikat tjera në Jugosllavi .Nese shperbëhet ne do mbesnim si subjekt i barabart me republikat tjera, që kishim drejt shkputje me kushtetuten e Kaqanikut njësoj si Republikat tjera ,të hapur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqiperia. Shpërberja e Jugosllavisë ndodhi,Kosova mbeti subjekt i vetem sipas kushtetus së Kaqanikut e shpallur me 7 shtator 1990.LDK-ja në ate kohë ngriti institucionet e saj qeverin në ekzil me kryeministrin të asaj kohe Bujar Bukoshin. Filuam me mbledhjen e 3% nga mergimtaret që e mbajten gjallë arsimin shendetsin më vonë edhe luften ku edhe vetë emigrantet moren pjes në luftë direkte në terren, Kosova Kosova veq ishte shkëputur nga planprogramet e Serbisë.Pak më vonë filloi edhe rezistenca e armatosur me njësi guerile,si ajo e Adem Jasharit,Zahir Pajazitit,Sali Qekajt, ku ne me 9 meshkuj sa ishim ju bashkangjitem njisiteve guerile të udhehequra nga Adem,Hamez dhe Shaban Jashari…….! Duke kryer aksionet sipas urdhërit të tij.Aksioni i 6 korrikut i vitit 1992 ku me urdhër të Adem Jasharit nisiti i gueriles të Llaushes me në krye vëllan tonë Gani Gecin kryen aksionin e parë në qender të Skenderaj mbi policin Serbe, ku vritet një policë dhe plagosen disa tjerë policë….., pastaj fillon lufta në Qirez e Likoshan, 5 dit më vonë rrethohet Ademi dhe bënë luften se bashku me vëllaun Hamzen,baban Shabanin,dajen Osman,Bashkimi dhe me të gjithë familjen që ishin të pregaditur thuaja të gjithë dinin ta perdornin pushken në luftë të pa barabart me armikun. Gazetari:Luigj Shkodrani . – “Ju njiheni si dajallar dhe niper,me Adem Jasharin,si ndodhi që Adem Jashari të luftoi i vetem me familje e të mos i ndihmoi UÇK-ja”? H.Geci – Po keni te drejt Ademi është nip i Gecve të Llaushes nip i kushernijeve të mi por me ne kishte një lidhje më ndryshe.Ademin e tradhëtuan shoket e vetë por edhe LPK-ja që udhëheqej nga Xhavit Haliti Ibrahim Kelmendi Hashim Thaqi dhe disa të tjerë që ne i quajm komandantet e Rognerit në Tiran… ku Ademin e lanë pa armatim,edhe pse ai kërkonte vazhdimisht ata binin armatim, por ua shperndanin grupeve të tyre Marksiste-Leniniste Enveriste ,dhe Ademin e anashkalonin,e quanin si të afërt me Rugoven. Për këto dhe tjera flasim heren tjetër,por pergjigjjen që ti kerkon ishte kjo!Ademit nuk ju gjenden afër asnjë nga shoket e tij, ata që gjithmon rrinin me të,fatkeqsia është se asnjë nga shoket e tij nuk e ka krisur asnjë kapcoll, me perjashtim të Naim Lushtakut ku ka rezistuar nga kulla e tij aq sa deri ju kan hargjuar predhat…. ata që sua ndalim pushken policis dhe ushtris Serbe për tri dit rresht ishim ne dajallaret e Llaushes pikërisht unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun por edhe me Sejdi e Jetullah Geci që ishin dajet e Ademit që Sejdia dhe Jetullahi e kishin nënen e Ademit hallë. Vlenë të theksohet se policia dhe ushtria Serbe se pari e kishin rrethuar Llaushen që të mos mundemi te ju shkojm në ndihmë Ademit pastaj kan filluar granatimet mbi familjen legjendare të Shabanit. Unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun truprojen e presidentit Rugova ku pas lufte në liri u vranë nga një pritë e organizuar në makinen e vëllait ton Ganis nga një atentat i territ,brenda në makin vritet edhe gazetari i botes sot Bekim Kastrati dhe plagoset vëllau i jonë Ganiu. Po dalim te tema ne se bashku me Ganiun dhe Besim Dajakun ndrruam pozicione dhe dolem në vendin ku mundem të luftonim dhe ashtu bëmë shkuam….në vendin ku shiheshin shum afër forcat e policis dhe gjandarmaris Serbe aty kishim armen më të rëndë një Pushkomitrolez 12.7 m Gulinov quhej … kerkova nga një kusheri që të zenim pusi me armet e gjata sa kishim,dhe vetë rash në roven ku ishte përforcuar mitrolezi e matem largesin nga vendi ku ishim dhe filluam luften nga nuk e pritshin se kemi aso armesh sa ta kapi projektin ku ishin ata, me mua ishte vëllau Ganiu Besim Dajaku dhe Jetullah Geci , dhe luften e bëmë të gjithë së bashku ku armiku u zu në befasi dhe pesoi bukur do humbje në polici….. na diktuan dhe filluan te na gjuanin me snajperka ku falë Zotit shpëtuam. U terhiqem nga ai vendë dhe dolem në anen e kundert aty ku vishin perfocime me ushtar e polici dhe aty sa ke dita me ato arme sa kishim u afroheshim forcave Serbe gjuanim drejt tyre me aq sa kishim fuqi ngase armet tona ishin të lehta dhe predhat e Gulinovit vetem se u hargjuan.Tri dit rresht u munduam me aq sa mundem por mundesia ishte e vogel. Gazetari Luigj Shkodrani : – Në diaspor dihet se ka pasur vrasje politike dhe ende asnjë nuk u zbulua,qka ndodhi dhe pse u vran këta njerëz? H.Geci – Në Kosovë vazalet e Serbisë disa nga komandantet e Rognerit kishin marrur për detyr ti vrasin atëdhetaret ata që ishin rreshtuar pas presidentit Rugova e që kishin orientime proamerikane dhe qellimi i tyre ishte që disa ti vrasin dhe disa ti friksojn ku permes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma, Thaqi me kompani ka ardhur në krye të pushtetit dhe me ardhjen e tyre në pushtet,më nuk është vrarë asnjë aktivist i LDK-s. LDK-s i ka kushtuar shumë shtrenjt orientimi pro VATIKAN pro Amerikanë,duke ja vrarë LDK-s dhe Amerikes bashkpuntoret me proamerikan në botë,vrasesit dhe urdherdhënsit e atdhetatarve të LDK-s dhe perkrahsve të Amerikes janë disa nga pushtetaret e sotit që gjinden në institucionet tona,me të cilat ka shqaluar Kosova. Gazetari Luigj Shkodrani : – Si ndodhi dhe pse ndodhi rënja e qeveris ku diaspora ju ka gëzuar kualicionit VV-LDK,dhe su bë më shumë se 50 ditë u rrëzua,kujt i konvenoi kjo situat? H.Geci – Kjo situat i ka konvenuar se pari Vuçiçit dhe Serbis,pastaj gansterat e luftes që sot janë në politikë,ju friksuan qeveris LDK-VV nga frika e konfiskimit të pasurive të pa ligjshme kan bërë milioner duke zhvatur gjdokund aty ku kan mundur,njeri ndër ta ishte Isa Mustafa aktualisht kryetari i LDK-s i cili dyshohet për hajnit e 3% për lidhjen e ti edhe sot me UDB-n Serbe,dhe bizneset e ti të fuqishme që i mbanë me Beogradin. Qeveria u rrëzua pikërisht nga frika se Albini dhe Vjosa Osmani vendosen që ti gjurmojn milionat dhe bizneset e tyre të pa ligjshme,dhe pikrisht për kte Hashimi dhe Isa kerkuan ndihmen e Vuçiçit që lista Serbe të jetë pjesë e kualicionit pa të cilen listë nuk bëhej numri i 61 deputetve aq sa për ta bërë qeverinë. Vuçiç ishte i bindur se do të fitonte në bisedimet me Kosovën në Washington dhe mu për ata ja bëri qeverin Hashimit dhe Ises,qeveri kjo që na kushtoi me bërjen hisedar të Serbis në Ujmanin Trump dhe me bërjen e Jugosllavisë të re mini-shengeni që Serbia e nënshkruajti në Washington daljen në detin Shqipëtar. Gazetari Luigj Shkodrani : – Zotri Geci qka mendon për bisedimet ku shumë kush bënë kritika ekstreme,për minishengenin ujmanin zajdnicen e tjera bisedime te tejzgjatura me Serbin ku për shumë vite bisedimesh nuk u pa asnjë perparim? H.Geci – Sa i perket Ujmanit dhe mini-shengenit,u mundova tua shpjegoi në pytjen paraprake,me minishengen shqipëtaret janë të rrethuar me toka sllave,nga Greqia Maqedonia,Serbia,Mali i Zi,minishengeni do të jet bombë ku do ti vrasi ekonomikisht Shqipërin dhe Kosovën,pra do të pushtohen me ekonomi ku shqiptaret do detyrohen të punojn si rrobagji(puntor krahu) duke pastruar WC-et sllave për kafshat goje.Kurse pytja ishte pse u stergjaten aq shum bisedimet me Serbin, ndegjoni Serbia nuk hynë në bisedime nese nuk fiton,ajo se pari lansoi ndrrimin e teritoreve duke e kushtezuar Hashimin me gjykaten speciale,kerkonte shumë që se paku ta nxjerri bashkimin e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive,ose ma mirë te themi Serbia e donë Bosniozimin e Kosovës ,kjo lojë ekziston në tavolinen e Brukselit,si bashksi kjo e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ,ku e ka nënshkruar Isa Must Tradhëtin e Hashimit dhe Ises po e pson Kosova e mjerë. Pra Serbia e priste që gjykata speciale e ndertuar në Hagë ti ngrit aktakuzat për ta aktivizuar përpjekjet e saj për të perfituar një Serbi të vogël në Kosovë,duke e kushtezuar Thaqin” a po jep territor a po shkon në burgë”pikërisht kjo është arsya për të cilen ka ndodhur të stergjaten bisedimet Kosovë-Serbi. Gazetari Luigj Shkodrani: – A ka mundur Kosova te bëjë më shumë për ta ngritur ndonjë aktakuzë për krimet që ka bërë Serbia? H.Geci -Po si nuk ka mundur kush i ka ndaluar prokuroret e vendit të mbledhin matriale të bollshme për masakrat që ka bërë Serbia mbi popullin civil të pa armatosur. Kjo ka ndodhur për arsye të ligshtive që kan bërë disa nga argatet se bashku me Hashimin. Hashimi ishte pjesë e agjentures Franceze dhe komandohej nga sherbimi Frances i DEGES dhe ai Serbë ku të gjithë këta kanë rënë pre e tyre sherbimeve ku ja kanë parë sherrin edhe Kosova e le ma shokët e tij…..! Dhe mu per ata Serbia e kishte leht ngase brenda i kishte spiunat e vetë në krye të UQK-s dhe shum leht i ka mbledhur dëshmit,sa për ti detyruar Kosovën ta formoi gjykaten speciale. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush Kosoves ia mbylli dyert , për në Evrop populli apo politika kush janë fajtor !? H.Geci – Askush tjeter pos politika,populli i Kosovës është populli më pro përendimor në botë,këta mendonin se Europa ua hap dyret një populli kur në krye të institucioneve gjinden njerëz me dyshime për krime dhe vrasje kundër kunershtarve politik vetem pse mendojn ndryshe nga ata. Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse më shumë shpres kishin Kosovaret në 1998-9 se sa sot!? H.Geci – Atëhere e kishim vetem një deshirë, lirin dhe shporrjen e armikut nga vatrat tona pa varsisht humbjeve mendonim se kushdo që të mbeti e gëzon lirin. Kurse sot këta hajna e matrapaz pasurin e Kosovës e kan futur në doren e 20 personave. Pra kuptone se ua kan vrarë shpresen ketij populli jo vetem rinisë por edhe shtresave tjera.Pikërisht shpresa e asaj kohe na mbante gjallë se Serbin e hoqem qafe tash do e ndertojm ardhmerin tone vet,por fatkeqsisht ashtu nuk ndodhi dhe komandatat kishin pas luftuar me vjedhë e uzurpuar. Gazetari Luigj Shkodrani – Vrasja e Ahmet Krasniqit dhe shumë vrasje tjera pse ndodhi,interes i kujt ishte ky!? H.Geci – Vrasja e ministrit të mbrojtjes por edhe të tjerë bashkkombasve ishte interes i Serbis qëllimi ishte që të vritet mjedis Tirane ministri i Mbrojtjes e të mos lejohet të futet strategu i luftes në Kosovë,e Kosova të luftoi bashkim-buzukqe kjo ishte njera nga arsyet, por ka edhe të tjera arsye,me prapavija të dukshme pervetsimi i luftes nga LPK-ja që njihet si parti e brigadave të kuqe e që njihet për spiunat e saj të lidhur me Serbi. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush po i bënë hije atdhetarizmit në Kosovë? H.Geci – Komunistat ata që dje ishin me Serbi dhe dikur formonon fabriken e seperatistve dhe irredentistave,sot të njëjtit e kan kthyer të njëjten fabrikë në prodhimin e antiamerikanistave ky është Isa me kompanin e kuqe i kapur fort nga Hashimi dhe UDB-ja e Serbisë. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush i përmbysi zgjedhjet e fundit në Kosovë? H.Geci – prodhuesit e fabrikes të antiamerikanizmit. Nga frika që Albini dhe Vjosa po ua zbulojn milionat dhe pasurit e komandatve të Bllaces dhe të Rognerit. Pasuri këto prrallore që as vetë nuk din se si ti arsyetojn. Gazetari Luigj Shkodrani – Si ka mundesi që ta shkarkoin një qeveri që i fitoi zgjedhjet pse ndodhi kjo? H.Geci – Këte e thash edhe më parë, ndodhen pse ju frksuan Albinit dhe Vjoses që ta ruajn pasurit u bashkuan të gjith së bashku dhe u bënë me Beogradin dhe e rrezuan,qeverin e posa formuar nga djem dhe gra shumë të pregaditura për ta quar vendin para. Kjo ishte njëra ndër arsyet,arsya e dytë ishte se me Albinin dhe Vjosen nuk do ju ecte projekti i Zajdnices me kompetenca ekzekutive,si dhe ndarja e Ujmanit me hisedar Serbinë,dhe as i mini-shengenit kjo ndoshta ju duket e thjesht por kjo ishte arsyeja. Gazetari Luigj Shkodrani: – A mundet Kosova të bëj ndryshime me këta njerëz të njëjtit që për 20 vite janë në pushtet? H.Geci – Jo kurrë me këta njerz nuk ka shtet këta janë mësuar me vjedhë dhe kan instaluar të gjitha aparaturat shtetrore për ta mbrojtur njëri tjetrin, me gjyqe me prokuror,me arsim me shëndetsi,skan lan segmet të jetes pa e përvetsuar. Gazetari Luigj Shkodrani – Cilat nga qeverit ka bë më se shumti për Kosovën? H.Geci – Qeveria Haradinaj i cili ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte perkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices Hatadinaj ju tha haptazi se ua hoqa nga tavolina Kristaqit dhe Thaqit miliardat ku Rama e paditi në gjykat,kjo ka qenë realiteti ,pastaj Haradinaj e bëri ushtrin,E bëri ligjin për Trepqen.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit. Gazetari Luigj Shkodrani – Pse sipas mendimit tënd pse jan shtyrë aq shumë bisedimet Kosovë- Serbi? H.Geci – Me sa duket u pergjigja edhe më parë në këtë pyetje Sebia priti gjykaten speciale derisa u ndertuar dhe u aktivizua, gjykatë kjo që u votuar në parlament nga vetë Kosovaret,për të cilen gjykat ka punuar Serbia ne bashkpunim me nderkombtaret,që të perfitoi duke e kushtezuar Hashim Brojen dhe argatet e tij,a po jepni teritore a ju qova në burgë. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush ishte Ibrahim Rugova për ju? H.Geci – Ibrahim Rugova ishte një intelektual i madhë një strateg që ka ditë ku të rreshtohet,ishte i lindur nga vetë Perëndia me orientime pro perendimore pro Romë pro Bruksel dhe pro Amerikë ,që me urtësin e tij dhe mendjen e mpreht ka zgjedhur rrugën andej nga vjen Liria,ishte një nacionalist i urtë dhe i pa thyeshëm.Për t’lindur një figur si Ibrahim Rugova duhet te presim me shekuj. Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse disa në ate “prizmin” e shanë Rugovën,gjoja se ka shkuar tek Milloshi me deshirë ? H.Geci – Ibrahim Rugovën e shajnë ata që nuk din gjë për të dhe ata që nuk e kan njohur.Disa nga intelektualet e shajn nga inatet personale,ngase formimi i tij si njeri i letrave i urtë fjal pak e punë shumë e kan xhelozuar madheshtin e tij,si Qosja edhe disa të tjerë. Pastaj në kohën kur Rugova e ka marrur përgjegjsin politike mbi Kosovën kan qenë kohë të vështira për ta bartur ate projekt aq të madhë pavarsin e Kosovës,Qosjes dhe shumë të tjerve nuk ua ka mbajtur prapanica te ju prijnë proceseve ngase në atë kohë ka qenë shumë të vështira,ka qenë e mundur të i ndodhë ndonjë e keqe atij dhe familjes së tij. Pytja tjeter e juaja ishte pse ka shkuar në Beograd? Rugova nuk ka shkuar me dëshirë në Beograd,ishte i detyruar me dhunë,Milloshevici donte ta digjte figuren e tij para popullit,kinse ka ardhur me deshirë dhe po kerkon ndalimin e bombardimeve nga NATOJA,pastaj disa nga spiunet e Milloshevicit që ishin veshur si qlirimtar thonin para e vrasim Rugovën se sa Milloshevicin, ata që më vonë i bënë atentat,dhe ja vranë disa nga bashkpuntoret e tij si Xhemajl Mustafen, Enver Maloku Ukë Bytyqin Smajl Hajdarin Tahir Zema truprojen e Presidentit Besim Dajakun Shaban Manajn I vranë dhe ja plagosen një numër shumë të madhë, aktivistesh dhe luftetaresh të cilet vriteshin vetem me ja permendur emrin Rugovë. Këtë më së miri e ka shpjeguar Adnan Merofci në librat e tij medja si dhe gazetarja gjermane që ka qenë prezente në shtëpin e Rugovës gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij nga forcat speciale Serbe dhe detyrimit të dhunshëm të Rugovës për në Beograd.Këta që dje e quanin Rugovën tradhëtar sot puthen dhe bëjnë biznese me ata që nuk kan lanë gjë pa bërë mbi këtë popull dhe mbi këtë dhe…! Qak si peshqesh për dhunen po tentoin ti falin çetnikve,territore dhe të bëjnë një Serbi të vogel në ktëtë vend të vogel,plus permes kishave ju kan nda edhe ekstra territore, ose katër Serbia tjera brenda jugut të Kosovës.! Pa e llogaritur komunat veriore dmth një kacer ekstra në jugun e Kosovës. Pra Rugova ishte ai që thoshte se pa Amerikën nuk ka ardhmëri Kosova as Shqiperia. Gazetari Luigj Shkodrani: – Zonjes Citaku ju dha urdher të kthehet në Kosovë pse ndodhi që me urdher të kthehet në Kosovë? H.Geci: – Po Thaqi nuk e lëshon presidencen derisa ta lë pasardhesin e tij ndoshta mendon se znj.Vlora të bëhet presidente e ardheshme ose e cakton në ndonjë vend ku mundet ti ndihmoi atij në të ardhmen ku ai do te perballet me drejtësin,kështu qe Thaqi e ka shansen ti bëjë president apo presidente kë të do ai ngase deputetet e LDK-s i ka me vete dhe më te sigurt se ata të PDK-s,e ka Isen me Veliun,Lutfi Hazirin,Haki Rugovën me të cilet i kan bizneset dhe poshtërsit e perbashkta ngase LDK-n e kan marrur njerzit që dje e kan sharë e shantazhuar LDK si dhe liderin e saj Rugovën,pra deri me sot LDK është në doren e Thaqit dhe sherbimeve tjera si dhe të apostofuarve ma lart të cilet ja kryejn punen Hashimit përmes Ises pikë per pikë. Thaqi me LDK-n i fali Malit Zi 8226 h tokë,përmes LDK-s dhe Ises u zgjodhë Kryetar Shteti, përmes LDK-s e nënshkrujti Zajednicen,asnjë të keqe Thaqi nuk ka mundur te ja bëjë Kosovës pa miratimin e LDK-s dhe Ises me argatet e tij. Gazetari Luigj Shkodrani : – Z. Halil a keni menduar ndonjëherë të tërhiqeni nga LDK-ja? H.Geci: – Jo kurrë nuk kam menduar dhe nuk do të iki nga shtëpia ime, me ua leshuar rrugën atyre që i kan sjellë sherbimet me parashutë,ata që dje kan kërkuar njerëz me pages për ta vrarë Rugovën,unë luften demokratike do ta bëjë brenda shtëpis sime,aty ku jam rritë e plakë brenda subjektit tim,atij subjekti për të cilin mbaj barrët e rënda mbi supet e mia dhe familjes time duke ju dalur në mbrojtje kolosve të sajë të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.Pra unë kam qenë gjithmon pjesë e këtij subjekti që dikur ishte levizje,dhe ka ngjarë që se kam lejuar veten tu dali para akademikve,e me thënë unë di më mirë se ju. Gazetari Luigj Shkodrani : – Për sa din Ju, z.Geci flasin shkrimet tuaja,ku brenda tyre tregojn një brumë të mirë kombëtarë ? H. Geci : – Po shkrimet i kam bërë nga frika se po dëmtohet Kosova dhe me aq sa di e mundem ju kam ra të gjitha ngjyrave dhe partive duke mos kursyar askënd qofshin ata edhe të afermit e mi,që populli të jetë i pregaditur për zgjedhjet e ardhshme, dhe që ti hapin syt mirë dhe ti denojn me votë ata që i kan bërë keq Kosovës. Gazetari Luigj Shkodrani : – Z.Halil ju jeni një familje e madhe dhe keni një popullaritet të jashtzakonshem pytja ime është kjo”a ju ka shkuar mendje të krijoni një parti ju vet”? H.Geci: – Jo asnjeherë,z.Luigj , kjo i bije sikur me ardhur dikush në studio të radios tuaj,dhe ti ta lësh studion dhe te ikësh,kjo te unë nuk do te ndodhë,dhe asnjherë nuk kemi menduar ne si familje të jemi dikushi, por jemi menduar që përmes LDK-s ta japim kontributin tonë aq sa kishim mundësi për Kosovën. Dy nga vëllezërit e mi kan qen me mandate deputet njëri dy mandate tjetri një mandat,dhe permes ushtrimit të deputetit e kan dhënë kontributin e vetë aq sa kan mundur, ka ndodhur njëherë një kuvend i karrikave ku kan shkuar pas Akademik Dacit edhe ajo ishte parti djathtisete dhe pas pak kohe jan kthyer në shtëpin e tyre në LDK. Gazetari Luigj Shkodrani : – Si e shihni Kosovën në vitet e ardhshme? H.Geci: – Kosova ka pasur mundësi të jetë një shtet i fortë sikur që është Zvicrra,së pari ka resurse natyrore që nuk mundet të krahasohet asnjë vend në Evropë,pastaj ka një rini të shkelqyshme dhe një popull për nga mosha mesatare më të riun në Evropë,një popull liridashes që ka dhënë shumë gjak e sakrifica nëpër shekuj për lirin e vendit të tij. Por politikat aktuale e kan lodhur shumë këtë popull,ngase nga kjo këst politike gjithqka është politizuar,jan kapur të gjitha segmentet e jetes,duke u nisur nga arsimi shendetsia,pasuria shoqerore,gjykata, duke ngritur numrin e veteranve të rrejshëm nga 15 mij sa ishin në 60 mij duke punsuar familjar e bashkpartiak,hajni ,pra Kosovën e shohë mirë kur këta të ikin nga pushteti. Gazetari Luigj Shkodrani: – Z.Halil cili do të ishte mesazhi juaj për bashkatdhetarët? H.Geci: – Bashkatdhetarve të mi ju uroi të mirat e botës,i lusë që ti shkollojn fëmijet dhe ti edukoin se si ta duan atdheun,që neser të kthehen e ti sherbejn atdheut, tonë ,ngase shkollat e Shqipëris dhe Kosovës jan mbushur me diploma të pa merituar, prandaj profesionalizmi dhe shkollimi i fëmive të juaj nga atje ku vini neser do i duhen këtij vendi. Dhe së fundi po afrohen zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri ejani mos i llogaritni hargjimet dhe denoni me votë ata që deri sot i kan dëmtuar tej mase interesat e vendit. Ju pershendes ju z.Luigj stafin e radios të juaj dhe gjithë bashkatdhetaret dhe ju kerkoi falje nese i kam bezdisur. Kjo interviste u realizua nga Luigj Shkodrani , gazetar i radio Projektit 21 – Danimarke .

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...