Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/21

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina Bodinaku përfundon me urgjencë në spital, publikohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi në internet

 

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Balina Bodinaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, për shkak të pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ndodhet në spital duke marrë serum.

“Do të jemi bashkë sonte në BBV?”, ka shkuar ajo, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, të cilët pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ajo do të jetë në spektaklin e kësaj të premte.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me opinionisten, ndaj do të duhet të presim njoftimin e radhës nga vetë ajo ose spektaklin e sotëm për të mësuar më shumë.

Kujtojmë që Balina ka spikatur për opinionet e saj në këtë ‘reality show’, dhe jo pak herë është bërë pjesë e mediave sociale për shkak të tyre.

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Ermal Mamaqi sonte hyn në Big Brother VIP, pjesë e shtëpisë më të famshme do të jetë dhe gazetari shumë i njohur

 







Ermal Mamaqi ka bërë sërish një postim dukengritur dyshimet se ai mund të bëhet sot pjesë e këtij ‘reality shoë’.

Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani dhe Drini Zeqo Ermali paralajmëron futjen në Big Brother VIP.

E BUJSHME! Ermal Mamaqi sonte hyn në Big Brother VIP, pjesë e

Mund të përjashtohet direkt! Ky është banori që pritet të dënohet sonte nga Big Brother pasi i dha informacione nga jashtë Beatrixës

 

Mund të përjashtohet direkt! Ky është banori që pritet

Një zarf i zi mbrëmë u fut në shtëpinë e Big Brother VIP, ku sipas produksionit njëri nga banorët i ka dhënë informacione Beatrixës e që ka ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.

Në rrjete sociale tanimë po qarkullon video e këtij momenti, e që ky banor po del të jetë nga të rinjtë, saktësisht Arbëri.

Beatrix dhe Arbëri flasin se si sfida e vërtetë e të gjithëve aty brenda është kur të dalin jashtë dhe të ballafaqohen me publikun.

Derisa Arbëri nga ky nominim e sheh të rrezikuar më shumë Beatrixën.

Kujtojmë se në nominim janë Einxhel, Donald dhe Beatrix, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së “Pandorës” nga ana e Arbërit. Ky është banori që pritet të dënohet sonte nga Big Brother pasi i dha informacione nga jashtë Beatrixës.

Genc Burimi: Në 6 mars 2022 Prof.dr.Sali Berisha do ta mundë Lulzim Bashën...Bravën !!!!


Genc Burimi: Në 6 mars Berisha do ta mundë Bashën...

Gazetari Genc Burimi u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit objektivi i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës. Ai shtoi se këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës.

“Këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës. Ky është një moment që të ndahet se cili grup në PD është dominues, ai i Berishës apo i Bashës. Objektivi për mua i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës, pasi demokratikisht nuk quhet ndryshe. Berisha është më lart se sa Basha në raport me elektoralin. Berisha ka një veti që nuk e ka Basha, duke paraqitur edhe kandidatë të pavarur dhe të thotë se do t’i mbështesë ai. Berisha dhe Basha qartazi duan ta evitojnë rrugën e drejtësisë, por secili grup po flet me rezultatet e veta. Asnjë grup nuk kanë bërë një ankesë penale se i takon partia. Nuk e bëjnë sepse e dinë fare mirë se çfarë ndodh. Unë do të doja që të shkonin te drejtësia në këtë rast dhe ta vendosë drejtësia. Berisha besoj se nuk do t’i shkojë kësaj rruge, por mund të paraqesë kandidatë të pavarur dhe t’i mbështesë ata. Mjafton që këta kandidatë të marrin shumë vota dhe deklaron fitoren”

Sot 16 vite pa Ibrahim Rugovën, amaneti i fundit që la për Kosovën: Mos e prishni miqësinë me SHBA-të! Osmani: Udhërrëfyes se si punohet për shtetin



Në këtë ditë të ngarkuar emocionalisht të këtij viti ,  kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më tipik ndër të shquarit e historisë kombëtare , Presidentin e parë të shtetit të pavarur të shqiptarëve,Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugovën , i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli  që e nxehë Kosovën ,ai vazhdimisht rritet në Qiellin e kujtesës sonë kombëtare., të Dradanisë Ilirke.



Omicron rrit rastet e të infektuarëve, epidemiologu: Piku do të jetë në fund të Janarit! Virusi lehtësisht i dallueshëm përmes PCR! Ja përse s’duhet të shqetësoheni

 

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, epidemiologu Ilir Alimehmeti bëri një analizë të situatës së përgjithshme të Covid-19 në Shqipëri, varianti ‘Omicron’ dhe disa ide se kur mund të përfundojë pandemia plotësisht.

Ai deklaroi se covid-19 po rrit rastet e të infektuarve por kjo nuk është shqetësuese sipas tij:


Është një rrugë e qartë drejt endemizmit, por për momentin jemi akoma në rritje të rasteve ne do të na duhen më shumë kohë  sepse jemi 4 javë më pas nga pikëpamja epidemiologjike. deri nga fundi janarit ne do të jemi dicka në rritje me rastet e reja, deri tani spitali nuk po tregon shenja alarmante prandaj nuk është shqetësuse.

Ndërsa u shpreh se ka disa simptoma dalluese të Omicronit të cilat janë më të lehta se Delta por shpesh nuk kapen dot nga testi shpejt por përmes PCR:

Simptomat janë dhimbje gryke, hundë të zëna, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi të ngjashëm me gripin. Ajo që e ndan është PCR, testet e shpejta kanë një ulje të lehtë të sensitivitetit përkundrejt Deltës, por është edhe rrjedhojë e faktit se koha që mund ta kapnim me Deltën, tamponin e shpejtë e bënim nga dita 2 deri nëë ditën e pestë por është  shpejtë prandaj tani dritarja e saj është ngushtuar tani. Dhe ka një gjasë që kjo dritare mos e kap më viursin por Pcr po

I pyetur nëse duhen  vaksinuar personat që e kanë kaluar Covid-19 ai shprehet se në të dyja rastet riinfektimi është i mundshëm:

Mund të riinfektohen por jemi shumë të qartë që një person që ka kaluar në mënyrë natyrore , ka pasur një përgjigje imunitare shumë më të gjerë sesa personat që janë vaksinuar, sepse personat që janë vaksinuar kanë marr vetëm proteinën spajk.  E njeh atë protein dhe nëse ndryshon pak diferenca është e madhe ndërkohë që kush e ka kaluar në mënyrë natyrore jo vetëm njeh proteinën spajk por njeh edhe nuklokapsidin që është mbështjellja e virusit por njeh edhe proteinat që ndodhen brenda virusit vet sepse është shumuar tek ky person. Pra do ta kalojë shumë lehtë nëse riinfektohet.

Po ata që janë vaksinuar?

Sërish shumicën dërrmuese të rasteve e kalon më lehtë dhe me Deltën ne këtë shifër e kishin ndërmjet 95% ky ishte efektiviteti në format e rënda në varësi të vaksinës. Ndërkohë që për të riinfektuarit ky efektivitet ishte 99.5%, pra qartësisht më i lartë.

Ndërsa u shpreh se Omicron trajtohet me paracetamol dhe pije të ngrohta dhe se antibiotiku s’bën asgjë për virusin, prandaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pa recetën e mjekut:

Nëqoftëse mjeku e rekomandon dhe ka parë diçka  që shkon për infeksion bacterial atëherë bën sens antibiotiku. Antibitoku nuk jepet pa recetë mjeku, nuk mund ta japi dot farmacisti, nuk mund ta blesh dot vetë për këtë arsye, nuk vlerëson dot nëse ke nevojë sepse për virus nuk bën asgjë. Ama cfarë ndodh në kokën e njerëzve , marrin antibotik për 3-5 ditë ndërkohë ky është zgjidhur vet sepse thjesht kanë kaluar ato 3-5 ditëqë ju thash më parë.në këto 4-5 ditë shenjat janë virale, trajtohet me paracetamol me ibuprofen në varësi të nevojës, jo të kesh regjim fiks, me pije të ngrohta, me lëngje, me ushqim të rregullt. Nëqoftese vendosen ndërlikimet pleumonia klasike atëherë këtu është ndërhyrja nga mjeku që vendos nëse duhet të bësh këto ekzaminime apo mjekime.

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci tregon 5 fazat e pandemisë! Ja në cilën ndodhet bota me COVID-19


Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci 




Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci  dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID. Faza e parë e pandemisë, ose "pandemia e vërtetë", sipas Fauci-t, është një periudhë në të cilën "e gjithë bota ndikohet shumë negativisht, sikurse për momentin," tha ai në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror.

Faza e parë pasohet nga ngadalësimi dhe konkretisht ngadalësimi i numrit të rasteve pozitive. Në shumë vende ku mbizotëron mutacioni Omicron, shpërthimi i rasteve u pasua me depërshkallëzimin. Në Afrikën e Jugut, vala e katërt e pandemisë Omicron zgjati vetëm tre javë gjithsej, ndërsa në Britani shtrimet në spital kanë filluar tashmë të bien, pas një muaji.


Faza tjetër është kontrolli ose ajo që disa e quajnë endemi. Kjo do të thotë që COVID-19 do të integrohet në gamën e gjerë të sëmundjeve infektive që përjetojmë zakonisht, si gripi apo ftohja e zakonshme.

"Kontrolli do të thotë se virusi është i pranishëm, por në një nivel që nuk shqetëson shoqërinë," tha Fauci, i cili shpreson se kjo do të ndodhë. I pyetur nëse Covid-19 do të bëhej endemik në 2022, Fauci tha: "Nuk e dimë".

Pas kontrollit vjen eliminimi. Sipas Fauci-t, eliminimi i një pandemie ndodh kur virusi është ende i pranishëm në botë, por është zhdukur nga rajone ose vende të caktuara. Fauci citon shembullin e poliomielitit , i cili është zhdukur nga shumë vende në glob. Njerëzit janë ende shumë larg arritjes së kësaj me COVID, thonë shkencëtarët.

Faza e fundit është çrrënjosja , por që është pothuajse e pamundur të arrihet.

Fauci vëren se lija ishte e vetmja sëmundje infektive njerëzore e çrrënjosur ndonjëherë, teksa për COVI u shpreh: "Kjo nuk do të ndodhë me këtë virus."

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...