Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/25

Avionët e shteteve anëtare të NATO-s, që janë përdorur në bombardimin e Jugosllavisë


                          Shkruan :Skender Jashari

Fillimi i Operacionit Forcat Aleate, që konsistonte në bombardimin e Jugosllavisë, më 24 mars 1999, në ora 20:00 sipas orës lokale në Kosovë, NATO-ja kishte në dispozicion 344 avion ushtarak të pozicionuar në bazat ajrore në Europë, prej tyre ishin 214 avion ushtarak të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s.[1] Shtuar këtyre edhe 2 B-2 që fluturonin nga Misuri në SHBA, për 15 orë në një drejtim dhe që hapën fushatën e bombardimit të Jugosllavisë,[2] kurse 6 B-52 hapën poashtu fushatën, të cilët lëshuan projektil AGM-86C.[3] Paralelisht me këtë nga deti Adriatik tre anije( Uss Gonzalez, USS Philippine Sea, USS Nicholson) dhe dy nëndetëse( USS Albuquerque, USS Miami)  dhe nëndetsja britanike( HMS Splendid) gjuajtën raketat Tomahawk Land Attacck Missile( TLAM-s), në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.[4] Caku i parë i goditur pak pas orës 08:00 p.m. ishte në afërsi të Prishtinës, në rrjetin e energjisë elektrike që la pa rrymë, e pastaj ajroporti i Batajnicës.[5]

Numri i avionëve të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate, u rrit ndjeshëm  si në numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe në numrin e sulmeve që u kryen. Numri i avionëve më 13 prill( në ditën e 20 të  Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit numri në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340.[6] Kontributi i 19 anëtarëve të NATO-s, ishte i ndryshëm, nga lejimi i hapësirës ajrore, infrastrukturës së tyre, bazave të tyre ushtarake dhe ajroporteve të tyre, shpesh edhe me kosto të konsiderueshme shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve civile.[7] Kurse më 7 maj  1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në process për të vendosur 1.100 avion,  prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin  277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.[8]



[1] William S. Cohen and Henry H. Shelton. “Department of Defense Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report to Congress.” (Washington: Department of Defense, 31 January 2000), faqe 31; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84; US Dept. of Defense, "Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report" (31 Jan. 2000), faqe 31-32.

[2] Chris Hellman, “Lessons of Kosovo: More B-2 Bombers?” Weekly Defense Monitor, 3, no. 24, (Washington, DC: Center for Defense Information, 24 June 1999). Six of these aircraft rotated in pairs from Whiteman, conducting around fifty missions throughout the conflict; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84.

[3] Dag Henriksen, NATO’s Gamble: Combining Diplomacy and Airpower in the Kosovo Crisis, (Annapolis, MD: Naval Institute Press, 2007), faqe 175; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 87; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20.

[4] Benjamin S. Lambeth, NATO's Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 20; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[5] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20-21.

[6] NATO statistics refer to 400 aircraft on day one. The lower figure comes from Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 31.


[1] William S. Cohen and Henry H. Shelton. “Department of Defense Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report to Congress.” (Washington: Department of Defense, 31 January 2000), faqe 31; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84; US Dept. of Defense, "Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report" (31 Jan. 2000), faqe 31-32.

[1] Chris Hellman, “Lessons of Kosovo: More B-2 Bombers?” Weekly Defense Monitor, 3, no. 24, (Washington, DC: Center for Defense Information, 24 June 1999). Six of these aircraft rotated in pairs from Whiteman, conducting around fifty missions throughout the conflict; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84.

[1] Dag Henriksen, NATO’s Gamble: Combining Diplomacy and Airpower in the Kosovo Crisis, (Annapolis, MD: Naval Institute Press, 2007), faqe 175; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 87; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20.

[1] Benjamin S. Lambeth, NATO's Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 20; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[1] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20-21.

[1] NATO statistics refer to 400 aircraft on day one. The lower figure comes from Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 31.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe xix.

[1] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 31.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe xix; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[1] Benjamin S. Lambeth, NATO's Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 276; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[1] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 8; https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78.

[1] https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 95.

[1] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 33.

[1] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 33.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78.

[1] https://www.academia.edu/31574193/Die_jugoslawische_Luftverteidigung  (10.04.2016).

[1] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/  (10.04.2016).

[1] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/  (10.04.2016).

[1] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe  32; John Gordon IV, Bruce Nardulli, and Walter L. Perry, “The Operational Challenges of Task Force Hawk,” Joint Forces Quarterly, (Autumn/Winter 2001-02): faqe 54; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84; https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 32.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 38.

[1] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.

[1] Gregory Ball, “Operation Allied Force,” (Washington, DC: Joint Base Anacostia Bolling, 23 August 2012), http://www.afhso.af.mil/topics/factsheets/factsheet.asp?id=18652 (qasur 31 dhjetor 2013); Wesley K. Clark, “The United States and NATO: The Way Ahead,” Paramaters, 29, (Winter 1999-2000): faqe 10;

http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 108.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 38.

https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf

Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj kushte për krijimin e Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.



                                    Shkruan :Refik Hasani 



 Serbia, fillimisht  do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore

                                                                              

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson: 
                                                                                                                     
,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”

I kujtoj gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit.

Se  në Serbin Jugore,    është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 Dhe kemi organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, përveqë Referendumi-t ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqëm  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëveshja e Konçulit.  

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej  të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.


Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kemi organizuar Referendum. 


Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.

2023/03/24

24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

                              Shkruan Flori Bruqi

24 vjet më parë, forcat paqëruajtëse të NATO-s nisën bombardimet mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi.


Ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veri-atlantike, NATO, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 24 vjet më parë, me 24 mars 1999 , shënoi fillimin e bombardimeve për 78 ditë mbi këto caqe.





Në këtë ditë filloi dhe ngjallja e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër.





Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe përfunduan pas 78 ditësh me marrëveshjen e Kumanovës, e cila në qarqe të ndryshme cilësohet edhe si kapitullim i Serbisë.




Pak ditë më vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, përmes së cilës Kosova do të administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara.




Por, me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.





Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, në vitin 1999 u vendosën rreth 50,000 ushtarë nga 36 vende të ndryshme botërore, nga të cilët 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.




Ndërkaq, sot, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.









Pas 78 ditëve të bombardimeve, që filluan në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të një milion shqiptarëve të Kosovës, që ishin strehuar, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe në shumë vende të botës.


Ky përvjetor shënohet si ditë e shpëtimit kombëtar për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe si shkëndijë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Për të rikujtuar këtë datë historike, Agjencioni Floripress  ka kontaktuar me disa drejtues e ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Naim Kelmendin  dhe Gani Gecin  të cilët kanë rrëfyer se si e kujtojnë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nga e morën lajmin, në ç’vende ndodheshin, ç’disponim ishte etj.

Gani Geci , ish-ushtar i UÇK-së, rrëfen se kush ja ka kumtuar lajmin i pari për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe me cilët bashkëluftëtarë ka qenë në atë moment.





“Ditën kur u largua nga Kosova misioni i OSBE-së, mision në të cilin ishin ushtarakët më të rryer të forcave të NATO-s, në fshatin Llaushë erdhi një mik i imi i forcave angleze i cili shërbente në OSBE me të cilin krijova një miqësi, dhe ai erdhi para se të largohej nga Kosova te unë dhe më tha ‘tani do të fillon lufta e vërtetë dhe nëse do hajde me neve me gjithë armë kështu si je dhe të dërgoj deri në Maqedoni. Jo i thash, shkoni ju dhe nëse unë do të kem jetë ju prap këtu do të më gjeni. Dhe pas 78 ditësh të bombardimeve ndaj Serbisë, oficeri i Mbretërisë së Bashkuar u kthye prap, por tani me një helikopter ushtarak të NATOS me ç’rast zbarkoi në fshatin Kotorr ku erdhi për t’i marrë komandantët e UÇK-së nga Drenica dhe me kishte kërkuar mua, por këta komandantët tonë me treguan tek pas një muaji”, rrëfen Geci .Ndërsa Ushtarin e UCK-së, reporterin e gazetes "Bota sot" Bombardimet e Nato-s e gjeti në frontin e Luftës në Koshare....duke raportuar pothuaja çdo ditë nga vija e frontit për Bota sot ,edicionin ndërkombëtar-Zvicër dhe Kosovë.

Reportei i luftës për "Bota sot", Naim Klemendi.
ka rapostuar pothuaja çdo ditë nga vija e parë e frontit në 
Kosharën legjendare.(1999)


Beteja legjendare e Kosharës




Me vrasjen e Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes ndryshuan gjërat. Emisarët e dërguar në Ministri nga LPK-ja dhe LBDK-ja e muarën “kalanë nga mbrenda” pa zhurmë. Ministria, edhe më tutje ishte zyrtarisht subjekt ushtarak i Republikës së Kosovës, por faktikisht kishte rënë në duar të komplotistëve, qëllimi i të cilëve ishte të dëmtohej sa më tepër Ministria duke e penguar në realizimin e detyrave ushtarake. 






Me këtë gjendje nuk u pajtuan një pjesë e oficerëve atdhetar, të departizuar, që çështjen kombërare e venin mbi interesat partiake, grupore dhe personale, siç ishin Salih Çeku, Agim Ramadani, Anton Quni, Tahir Zemaj, Sylejman Kollçaku, Nazif Ramabaja, Xhafer Gashi, Bashkim Kalaveshi, Sadri Lokaj, Fadil Hadërgjonaj, Gjon Gjuka, Skënder Rexhahmetaj, Hysen Berisha e shumë tjerë. ushtarët e Brigadës 134 e kërkonin komandantin e tyre kolonel Tahir Zemën të vinte në Papaj, Halil Bicaj, i cili u zgjodh Ministër i Mbrojtjes në vend të Ahmet Krasniqit nga Bujar Bukoshi, nuk e lejonte atë të shkonte tek ushtarët dhe ushtarakët e Brigadës së tij, por i jepte detyra tjera, të cilat Zemaj sipas rregullave ushtarake ishte i detyruar t’i kryente. 




Pasi që Salih Çeku kishte qenë zëvendës komandant për moral dhe çështje politike i Brigadës 134, që nga formimi i saj me rregullat ushtarake i takonte ta komandonte deri sa të vinte Komandanti i saj Tahir Zemaj. Edhe pse Salih Çeku ka kërkuar disa herë të vinte Tahir Zema, apo edhe ndonjë tjetër me grada më të larta se të tijat, Ministria e Mbrojtjes mbeti e shurdhër në kërkesën e tij. 




Vetëm pas vdekjes së Salih Çekut erdhi Fadil Hadërgjonaj për ta komanduar Brigadën 134. Tahir Zemaj e kishte dërguar Salih Çekun në Ministri, tek Ahmet Krasniqi për t`i hetuar shkaqet e mosardhjes së armatimit, që ishte dashur të vinte në Jasiq të Kosovës nepërmjet Shqipërisë. Punën më të madhe në aftësimin e njësive dhe përpilimin e Planit Operativ për thyerjen e kufirit e kanë bërë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Çuni, Xhafer Gashi, Hysen Berisha etj. Siç thotë Xhafer Gashi, Shef i zbulimit dhe kundrazbulimit i njësive ushtarake që bëheshin gati për thyerjen e kufirit në intervisten e tij të botuar në “Bota sot” më 2 mars 2000, “kanë marrë pjesë në përgaditjen e planit operativ dhe aftësimin e njësive operative edhe këta eprorë : Feriz Tërshnjeva, Skënder Hasangjekaj, Musa Gjakova, Skënder Rexhahmetaj, Farush Thaçi, Isuf Haklaj, Musa Dragaj, Sabahate Tolaj, më vonë edhe Sadri Lokaj, Adem Dahri, Naser Vllasi, Afrim Bekaj, pastaj Milazim Maraj, Gani Gjukaj etj ». kufirin e kanë thyer njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Brigada 134, Brigada 131 dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’Delta’’nën udhëheqjen e ushtarakëve dhe komandantëve: Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. Vendimin për thyerjen e kufirit e kanë marrë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. SHP i UÇK-së nëpërmjet Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, kërkuan nga Agim Ramadani dhe Salih Çeku në një takim që e mbajtën së bashku, që pa pëlqimin e tyre të mos ndërmerrnin kurrfarë aksioni luftarak,.





 Së pesti, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi patën një takim të fshehtë me Rrustem Berishën pak kohë para se të fillonte aksioni për thyerjen e kufirit, për të cilin Rustem Berisha nuk u ka raportuar anëtarëve të shtabit mos publikimi i thyerjes së kufirit nga TVSH-ja dhe gazetat që i kontrollonte SHIK-u, pararoja staliniste e LPK-ës, dhe partiakët dhe karrieristët e shtirë të LBDK-ës për më tepër se një javë, tregon se kanë shpresuar se Beteja e Kosharës do të përfundonte me humbje për njësitë tona. kur gazeta jonë kombëtare “Bota sot” arriti ta njoftonte opinionin tonë për thyerjen e kufirit nga ana e njësive operative të UÇK-së komplotistët ndërruan taktikë duke bërë poteza të studjuar mirë për ta përvehtësuar atë Betejë, për qëllimet e tyre karrjeriste. 




 Me gjysmë zëri treguan edhe për vrasjen e Agim Ramadanit dhe Salih Çekut dhe dëshmorëve të tjerë, për luftimet që zhvilloheshin në mes forcave të shkaut dhe forcave të UÇK-ës. Halil Bicaj me Shtabin e tij bëhet dorëlirë për dhënjen e armatimit modern vetëm pas thyerjes së kufirit, dhe kur mori dritën e gjelbërt nga “këshilltarët” që ia kishin caktuar komplotistët në Ministri. Edhe dërgimi i armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes u përdor për qëllime komplotiste....

2023/03/23

Pasi e shau Profesor dr. Kujtim Shala, gazetari Gëzim Mekuli ka frikë se Albin Kurtin mund ta vrasin e aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese

 


Gëzim Mekuli

Pasi e shau Kujtim Shala, Gëzim Mekuli ka frikë se Kurtin mund ta vrasin

Bazuar në këtë sharje, Mekuli prtendon se kryeministrin edhe mund ta vrasin.

“... kryeministrin e parë të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhtar”, e nesër, mos ardhtë ajo ditë, kam frikë se do ta... (të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)." - ka shkruar gazetari që përkrah VV-në.Ai ka krahasuar Albin Kurtin edhe me Hasan Prishtinën.

Sipas tij, pas vrasjes elegji vajtuese mund t'i shkruante Çun Lajçi.

Statusi i plotë:

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

"na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor!"

S'pari na e'shanë', pastaj na i thanë 'tradhëtorë' dhe në fund edhe e vranë. Kënd' e vranë, do të pyeste ajo/ai i painformuari e i palexuari? Hasan Prishtinën, dee!

Pse po e përzinë ti Hasan Prishtinën me Albin Kurtin, bre, do të pyesni ju, të dashur lexues të lexuar.

Po i përzijë këta t'dy sepse edhe Albinin, Kryeministrin e parë, të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e "shanë", sot na e quajtën edhe "tradhëtar", e nesër, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kam frikë se do t'a .... (Të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)

Të dashur lexues të lexuar,

Ndoshta, kjo klasë e dykëmbëshave të degjeneruar, këta banditë me karvata, të më falni përsëri, me kravata, që ditën në Kuvend na duken hajvana, e natën herë trullana e herë-herë kurvana, e që jo rastësisht, i detyruan të bëhen Deputet, do të donin që Albin Kurtin t'a shihnin në fatin e zi të Hasan Prishtinës, e Çun Lajqin ta bënin Gjergj Fishtë, duke shkru ky elegji vajtuese për Albin Kurtin:

"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor.!

Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi janë armë të rrezikshme, kujdes Deputet, Gazetarë e Analista, mos luani me to.

Akademik Hakif Bajrami - MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE: MARRËVESHJA E KATËRT JUGOSLLAVO TURKE TITO-KYPRILI PËR DEPORTIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI SIPAS NENIT 2 TË KONVENTËS SË VITIT 1938

 

Akademik Hakif Bajrami - MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE

 
(SPLIT më 3 III 1953)
Diktatori Tito do ta nënshkruaj këtë Marrëveshje neofashiste pa e konsultuar fare parlamentin. E vërteta, Konventa e vitit 1938 nuk u ratifikua sepse reagoi opinioni shqiptar. Përndryshe, shtetet e Evropës e pelqenin çdo Pazar që do t` i largonte të gjithë shqiptarët MUSLIMAN nga Ballkani. Mbi këto qëndrime, qarqet Jugosllavo-Turke më 1947 filluan ta aktualizojnë çështjen e Konventës 11 korrikut 1938, duke i bërë përgatitjet, sidomos nga pala jugosllave me një dinakëri dhe qëllim pansllavist. Lidhur me këtë Titistët e dinin se në Turqinë kemajliste mbulesa e gruas ishte e ndaluar. Prandaj, do të fillojnë për ta evituar këtë pengesë, duke ua hequr femrave ferexhenë. Hapi vijues ishte krijimi i një popullsie SALDUESE, një kombësie që nuk ishte ndier se ekziston në viset shqiptare. Fjala është për krijimin e kombësisë turke. Dhe, më 1948 nuk do të arrijnë për t` i grumbulluar më shumë se 1914 turq, të cilët si thuhet në dokumentet e PKJ-ës u “konvertuan brenda 15 ditëve”. (KEF/1948/T+UDB-a).
Fillimi i punës së agjentëve antishqiptar për ta krijuar kombësinë turke në Jugosllavi 1949-1951
Misioni i Hulusi Kajnanit (1949/1953) ishte identik me atë të Jashar Nabiut më 1937/1938. Që të dy ishin agjent të sigurimit shtetëror, ekspert për nacionalitete joturke. Ata në epokat e tyre, dëshmojnë 86 dokumente sekrete, e kishin shndërruar qëndrimin në Beograd sikur të ishin në ndonjë lagje të Stambollit. Natyrisht, përkrah tyre NUK do të jetë jo tash Ilija Milikiqi (nga 1935-1939), por i tërë Shtabi i Aleksandër Rankoviqit (1950-1966). E në shtab ishin edhe: Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviq (i programuar për dhunë në Duakgjin), Vojkan Llukiq (i programuar për dhunë në Rrafshin e Kosovës dhe Maqedonisë deri te Prespa), Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukçeviq dhe Pavle Iviçeviq. Pas një javë punë, Krste Cervenkovski do të lidhet në Beograd me Mehmet Kyprilin (ambasador fuqiplotë i Republikës Turqisë në Beograd, për ndryshe vëllai i MPJ Fuad Kyprili). Në saje të punës intensive, ku me kërcënime, e ku me shantazhe dhe ofrim të funksioneve deri me regjistrimin e popullatës (1951) do të arrijnë për t`i rekrutuar jo më pak se 54 212 turqë, mjaftueshëm sa për ta filluar Musolini i kuq në Beograd, që ta ftojë për vizitë Fuat Kyprilin për ta lidhë Marrëveshjen Xhentelmene e quajtur “TITO-KYPRILI” Split 1953.
E kjo Marrëveshje e kishte një parathënie. Fjala është për vizitën ilegale të Koça Popoviqit, Krste Crvenkovskit dhe Ali Shukriut në Turqi më 1952. Këta, në një hotel në Stamboll biseduan dy ditë me Hulusi Kajnanin dhe dy nëpunës të lartë të Xhelal Bajarit. Dokumenti thekson se derisa Ali Shukriu “flente” në Hotel, duke e gjurmuar njëfarë Kurteshin, K. Popoviqi dhe K. Cervenkovski e hapën rrugën e pazarit që Konventa 1938, të “ratifikohet” në stilin “tet a tet” (Tito-Kyprili).
 
MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE
(mars 1953 e kishte këtë përmbajtje)
 
1.Nuk përmendet Konventa 1938, por nënkuptohet. Fjala është për popullsi të religjionit të njëjtë (me turq).

2. Nuk përkufizohet sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht. Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.

3. Obligimet e dyanshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë” të njerëzve në të dy drejtimet. Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të domosdoshme konzullare.

4. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyanshëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme. Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë menjëherë*.
 
*(KEF/D. Tajna –Albanija 1949/1964; Mërgata shqiptare: Ëma e mërgatës/1953-1967).
Përfundim tragjik i këtij pazari për shqiptarë: Më 1951-1952 shpërngulën 37000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq (të konvertuar); Më 1953 shpërngulën 19300; Më 1954 shpërngulën 17500; Më 1955 shpërngulën 51000; Më 1956 shpërngulën 7710; Më 1957 shpërngulën 41300; Më 1958 shpërngulën 41300; Më 1959 shpërngulën 32000; Më 1960 shpërngulën 27880; Më 1961 shpërngulën 31600; Më 1962 shpërngulën 15940; Më 1963 shpërngulën 25720; Më 1964 shpërngulën 21530; Më 1965/6 shpërngulën 19821.Në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u sollën 64 220 kolonë sllavë*. *(Shih Jedan elaborat za resavanje kolonialne politike na jugu/tajni dok/1965/6-KEF.)
 
SIPAS VLLADIMIR DEDIERIT NË ARKIVIN E TITOS ËSHTË GJETUR TËRË DOKUMENTACIONI I KONVENTAVE (28 XI 1933; 24 VI 1934; 11 korrik 1938 dhe ky referat special i përpiluar më 1939.

PROJEKTI PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NGA VISET JUGORE NË TURQI, Beograd, mars 1939

I
Shpërngulja e popullsisë myslimane e theksuar në pikën një të nenit 1, të Konventës për shpërngulje donte bëhet nga trevat e numëruara nga neni 2 i Konventës, përkatësisht nga rrethet e Serbisë Jugore dhe Malit Zi .
II
Për të gjitha punët rreth zbatimit të Konventës për shpërnguljen e popullsisë myslimane, të themelohen institucione speciale ku do të përfshihen organet ushtarake dhe civile në kryerjen e detyrës së caktuar sipas nevojës, e që me kohë dhe shpejt do ta kanë ndihmën e kërkuar.
III
Këto institucione speciale do të jenë: 1. Komiteti qendror në Beograd, si organ suprem mbikëqyrës. 2.Inspektorrri suprem në Shkup si organ kryesor organizativ dhe ekzekutiv për shpërngulje. 3. Dy inspektorate lëvizëse, si organe ndihmëse për inspektoratin suprem në Shkup.
IV
Në Komitetin qendror në Beograd do të hyjnë përfaqësuesit e ministrive: Të Punëve të Brendshme; të Punëve të Jashtme; Ushtrisë dhe Marinës; Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë. Përfaqësuesit dhe zëvendësit e tyre do t` i caktojnë ministrat kompetentë.
V
Komiteti qendror për shpërngulje është kompetent: 1. Të ndërmarrë të gjitha masat e duhura me qëllim të organizimit të shpërnguljes dhe të kujdeset për zbatimin e drejtë të Konventës si dhe t` i plotësojë të gjitha obligimet që dalin nga Konventa. 2. Të japi instruksione të obligueshme për punë rreth përgatitjes dhe kryerjes së shpërnguljes. 3. Që të zbatojë mbikëqyrjen e punës së inspektoratit Suprem dhe të inspektorëve të krahinave.
VI
Në krye të Inspektoratit Suprem në Shkup do të qëndrojë Inspektori Suprem, të cilin si përfaqësues i pushtetit mbretëror, do ta vendosë MPB, duke e caktuar në atë pozitë një nëpunës të lartë krahinor ministror, i cili është me përvojë dhe njohës i mirë i situatës në Serbinë Jugore. Atij, MPB do t` ia caktojë një numër të caktuar ndihmësish të rinjë.
Inspektorati Suprem në Shkup, do t` i caktojë si bashkëpunëtor nga një përfaqësues i Ministrisë së Ushtrisë dhe Marinës si dhe Ministrisë së Brendshme, sipas nevojës që do ta caktojë për punë të Inspektoratit Suprem në Shkup duke llogaritur edhe një numër nëpunësish profesional nga resorët tjera.
VII
Detyrat e Inspektoratit Suprem
1.Në bazë të autorizimeve më të gjëra, nga Qeveria Mbretërore dhe Komiteti Qendror për shpërngulje, të veprojë për realizimin e qëllimeve të Konventës. 2. Që në vendin përkatës të organizojë shpërnguljen sipas dispozitave të theksuara në Konventë, që do të thotë sipas Komitetit Qendror për shpërngulje në Serbinë Jugore. 3. Që si organ kolektiv t` i kryej të gjitha detyrat e shpërnguljes, si dhe punët e parapara me nenin 18 të Konventës së nënshkruar për shpërngulje. 4. Që të organizojë punën e inspektorëve lëvizës, duke iu dhënë të gjitha urdhëresat dhe udhëzimet për punën e tyre. 5. Të kryej të gjitha punët lidhur me shpërnguljen që ia jep për detyrë Komiteti Qendror për shpërngulje me seli në Beograd.
VIII
Në krye të inspektorateve lëvizëse, si organe ndihmëse të Inspektorit Suprem në Shkup janë instruktorët, të cilët së bashku me numrin e nevojshëm të personalit ndihmës, i përcakton MPB. Inspektorët drejtpërdrejt janë të varur nga Inspektorati Suprem, i cili do t` ua caktojë vendin dhe krahinën dhe do t` ua japë të gjitha udhëzimet dhe urdhëresat e nevojshme për punë.
IX

Detyrat e Inspektoratit për shpërngulje
1.Që sipas urdhëresave të udhëzimeve të Inspektoratit Suprem t` i kryejë të gjitha punët administrative dhe teknike në vend, që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe rregullimin e të dhënave sistematike, klimatike dhe të tjera për personat, të cilët duhet të shpërngulën, t` i përpilojë regjistrat e duhur me qëllim të përpilimit të regjistrave te të shpërngulurve për t` i dërguar këta deri në stacionin më të afërm hekurudhor, së bashku me orenditë shtëpiake dhe gjësendet e tjera të lëvizshme. 2. Të organizojë të gjitha transportet e të shpërngulurve dhe gjerave të tyre të lëvizshme: bagëtive dhe gjërave tjera deri te stacioni hekurudhor. 3. Që në krahinën e tij të vendosë të shpërngulurit në vagonët e caktuar. 4. Që të kujdeset për transportin e rregullt dhe të shpejtë nëpër territorin e tyre dhe në përgjithësi të organizojë dhe kryej të gjitha shërbimet e transportit te të shpërngulurve. 5. Që për çdo familje të shpërngulur të sigurojë të dhëna të mundshme sesa familje bujqësore po shpërngulen, sa tokë kanë dhe shtëpi e ndërtesa ekonomike tjera i posedojnë. Të dhënat t` i shënojnë në regjistrat e saktë për t` ua dërguar organeve agrare më së largu në afatin prej 20 ditësh, nga fillimi i shpërnguljes. Për punën e mëtejme duhet të punohet në përputhje me nenin 6 të Konventës për shpërngulje. 6. T` i kryej të gjitha punët e tjera, të cilat i cakton Inspektorati Suprem me qellim të zbatimit të drejtë të dispozitave të Konventës për shpërngulje, si dhe dispozitave përkatëse të Ligjit për KOLONIZIM të interesuarve.
X
Për zbatimin e kësaj Konvente për shpërngulje dhe të gjitha veprimeve lidhur me te, të gjitha ministritë kompetente me kohë duhet t` i kryejnë punët e organizimit duke llogaritur të gjitha shërbimet dhe të sigurojnë sa më parë financat e nevojshme për ekstra (korrupsion të personave turq në nivele më të larta) dhe intra ( financa që duhet siguruar nga puna joprofitabile e doganave shtetërore) shërbime.
XI
Komiteti Qendror i caktuar për shpërngulje me seli në Beograd, me autorizimet e plota zyrtare të drejtojë aksionin e plotë për shpërngulje sipas dispozitave të Konventës për shpërngulje të popullsisë MUSLIMANE nga Serbia Jugore. Këtij Projekti të punës i kanë paraprirë disa mbledhje të zgjeruara dhe të ekspertëve, të organizuara nga inspektorët e MPB, sidomos zotërisë Kunoviq dhe MB, zotëri Magovçeviq. Mbledhje janë mbajtur edhe me ekspertë të MPJ. Në të gjitha takimet janë bërë përgatitjet për zbatimin e Konventës. Në mbledhjen e fundit jemi autorizuar ta përpilojmë këtë Projekt për ta dërguar në MPJ për punë të mëtejme. Edhe MPJ-ës ia kemi përgatitur një historik të gjithë kësaj çështje strategjike për interesat nacionale dhe shtetërore.”*
*(Dok. gjendet në AJ. Fondi 66, i përpiluar nga Petar A Kunoviq dhe Voja Magovqeviq në mars 1939).

PSE PO I BOTOI KATËR KONVENTA-PËR FAKTIN SE SHQIPTARËT DUHET TË MËSOJNË NGA KONVENTA E PESTË, SI PASOJË (1998/1999) ishte paraparë që në Kosovë mos të mbetet shqiptarë i gjallë, deri më 28 VI 1999.
Por, lufta e UÇK-ës dhe e NATOS, bënë që plani i masonerisë për një “Ballkan të krishterë” të dështojë, pikërisht më 10 qershor 1999, kur ushtria dhe policia Serbe me mercenarë nga shumë vende të Botës u detyrua të KAPITULLOJË në Kumanovë.
U kthehemi temës së pasojave të konventave
Në një dokument të MPJ të Jugosllavisë (1939) theksohet historiati i përpilimit të Konventës famëkeqe Jugosllavo-Turke më 11 korrik 1938, e cila në prag të Luftës Dytë Botërore, parashihte shfarosje totale të popullsisë FSHATARE shqiptare në Jugosllavi. Konventa ishte rezultat i konventave të mëparme në mes Turqisë dhe Greqisë (1923); Turqisë dhe Bullgarisë më 1937; Turqisë dhe Rumanisë (4 shtator 1938); nga udhëzimet e Këshillit të Antantës Ballkanike në shkurt 1938; Në kuvendin e Antantës Ballkanike, më 25-27 korrik 1938 MPJ i Turqisë Ruzhdi Aras, do të kërkojë popullsi nga ish viset e Perandorisë; Në MPJ të Jugosllavisë mbledhje mbaheshin në kontinuitet, për ta shfrytëzuar shansin e shekullit: më 6 mars, më 13 prill, më 30 maj, më 15-16 qershor 1938. Konventa Jugoslalvo-Turke u konstatua e kryer më 11 korrik 1938, duke u përafruar nga dy zyrtarë jugosllav ( M. R. dhe V. M) dhe zyrtari i Republikës Turqisë Hasan Saka dhe Dr C. Astrogan. Gjatë përpilimit të konventës ishin të pranishëm përfaqësuesi i Greqisë dhe një opservator nga Qeveria Greke. E vërteta, gjatë gjithë kohës sa u përgatit Konventa, Gjeneral Shtabi i Turqisë zhvillonte debate se prej kah duhet filluar LUFTA, për ta kthuer serish fuqinë turke në Ballkan. Ky debat zhvillohej në shembullin e majorit Beqir Grebene, që ishte kthyer në Shqipëri në fund të vitit 1913, krejt me program për t` i shpallë luftë Serbisë dhe Greqisë, dhe për ta kthyer shansin e një PRINCI mysliman, karshi qendrimit të papranuar në Trieshtë (mars 1913), se Shqipërisë i duhet në princ i krishterë evropian; përkatësisht përpjekjes së Kuvendit të Krujës (maj 1913), se Shqipërisë i duhet një princ Mysliman, ku fjalën kryesore e kishte Esat Pasha. E dështimi i dy kuvendeve dhe instalimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri, do t` u jep fund pazareve, për një kohë, por jo që ta ndalë luftën e Esat Pashës kundër Ismail Qemailit. E vërteta, Beqir Grebene me planin e tij legal ( e kishte planin ilegal të xhonturqve) e kishte bindë edhe Hasan Prishtinën se ai po angazhohej që ta kthej Kosovën dhe Çamërinë nën sundimin e Qeverisë Vlorës. Bisedimet me konsullin bullgar në Vlorë (Pavllovin) e binden Ismail Qemalin të pranoi një aleancë të mundshme: Turqi-Bullgari-Shqipëri. Por këta politikanë nuk e kuptonin se Fuqitë Evropiane ishin të ndara në DY TABORRE kundërshtare: GJERMANIA, AUSTRO-HUNGARIA dhe ITALIA ishin boshti; Kurse Anglia, Franca dhe Rusia ishin Antanta. E shqiptarët u rreshtuan andej kah ishte Austro-Hungaria.
Deri me tash në historiografi ka mbretëruar mendimi 1918-1941, se: “Turqia kishte nevojë për popullsi”. E vërteta, ishte se Republika e Turqisë aspironte ta përsëritë historinë me një Beqir Grebene të Dytë, por jo të dënohet me vdekje nga evropianët (holandezët). E vërteta, Turqia e kishte të njohur mbarimin e kongreseve shqiptare në Trieshtë( ku dominuan të krishterët) dhe në Krujë me organizim të Esat Pashps, ku dominuan myslimanët. Po jo vetëm kaq, MPJ e Turqisë ishte në dijeni pse nga Gjenerali Trollamn u PENGUA Kongresi panëshqiptar i paraparë të mbahet në Elbasan më 5 mars 1916.
Të përfundojmë, se major Beqir Grebenea në fund të vitit 1913 dhe fillim 1914 e kishte shti në hasmëri me Evropën Ismail Qemalin, sepse KINSE provoi ta kthej pushtetin e Sulltanit në Shqipëri. Prapavija ishte aq perfide sa që Esat Pasha një kohë i ndejti pranë, sepse “paska ardhur ta çlirojë Kosovën dhe Çamërinë. Kuptohet se Beqir Grebene u nxu dhe sipas porosisë së atyre që ishin pro Prncit Krishter në maras 1913 në Trieshtë, u dënua me vdekje, duke ia kthyer burgimit e përjetshëm me 20 oficerë të tjerë xhonturq. Por tërë pazarin e prishi Lufta e Parë Botërore.
Më 1938, Jashar Nabiu ishte REGJISOR i Konventës 1938 për faktet se: Ahmet Zogu ishte shpallë Mbret i shqiptarëve pa e pyetur Ankaranë; për faktin se ishte martuar me një hungareze; për faktin se donte ta zhveshte nga popullsia shqiptare nën Jugosllavinë, e cila për çdo kohë mund t` i jepte PESË divizione. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore. E vërteta në këtë kohë (1938) Italia ishte në gatishmëri ta okupojë Shqipërinë që praktikisht konsiderohej e plagosur. Jo vetëm kaq, Italia u kishte premtuar disa komiteteve shqiptare se: “do t` i bashkojë të gjitha tokat shqiptare nën protektoratin e saj”. Pra, Konventa për shfarosjen unanime (neni 2 i konventës) e shqiptarëve deri më 1944 (neni 4 i konv.), konsideronte Shefqet Verlaci ishte jugoslavo-turk, por jo pa hisen e Antantës Ballkanike, e cila ideohej nga Franca si krijuese e Mbretërisë SKS (Jugosllave), për ta penguar dominimin e ndikimit gjerman në Ballkan. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore.
Konventa e KATËRTË (1953), ishte e ideuar nga agjenturat Perëndimore për ta ZHVESHË pushtetin e Enver Hoxhës nga GJASHTË DIVIZIONET që konsideronte se i ka në Kosovë dhe Maqedoni. Pra nuk ishte në esencë Enver Hoxha e as ideologjia sepse edhe Tito ishte komunist, por ishte fjala për shfarosje të një populli që ishte me shumicë absolute mysliman. E dikush do të thotë e pse Turqia ishte hisedar në këtë aksion, sepse fanatikët turq, mendonin se “Shqiptarët e kanë shkatërruar Perandorinë e tyre”, akuzë kjo që nuk ka asnjë të vërtetë. Ata nuk e kuptonin se kush është Evropë dhe rekonkuista e saj. Ideator i kësaj konvente xhentelmene (1953) ishte Hulusi KEJNANI, agjent i UDB-ës; MI6 dhe një shërbimi ndër më të fuqishmit në botë. Qendra e tyre ishte në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës.
Historia tragjike shqiptare e shpërnguljes u përsëritë edhe në fund të shekullit. Në këtë kohë, Kosova ka pasë tradhtarë më shumë se kurdoherë më parë. Por kishte PATRIOTË me të guximshëm se sa në tërë historinë kombëtare së bashku, të ngjitur si mishi e thoni në UÇK, sepse e kreu punën së bashku me NATO-n.
Sot, jemi në shansë të shekullit për bashkim kombëtar. Mendoni, flisni dhe veproni e ta bëjmë Shqipërinë Etnike, ashtu si projektuan Rilindësit famëlartë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...