Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/28

Pamela Anderson djeg rrjetin, publikon foto me rroba banjo të kuqe buzë detit

 

Seksbomba Pamela Anderson, e cila edhe pse 55 vjeçe, vijon të mahnitë fansat me format e saj perfektë.

Ylli i “Baywatch” ka vërtetuar se mosha është thjesht një numër për të, teksa ka pozuar me rroba banjo të kuqe në një plazh, në perëndim të diellit në Malibu.

Në foto aktorja shihet më në formë se kurrë, sikur të ishte një vajzë e re.

55-vjeçarja i ka bërë rrobat e banjos të kuqe të njohura në vitet 1990, falë filmit komedi Baywatch. Ajo luajti shpëtimtaren CJ Parker, me protagonist David Hasselhoff.


1/12




Edhe Arbana Osmani , po e tepron më ndërhyrjet në jetë private të Luizit ,ajo sqaron edhe një herë publikun: Linçimi jashtë është i tepërt

Arbana Osmani, moderatore e Big Brother Vip, ka postuar në Instagram një deklaratë sqaruese për një diskutim të puntatës së djeshme.

Kjo nisi nga disa deklarata të Luizit, konkurrent i Big Brother, ndaj Efit e cila është gjithashtu banore e shtëpisë. Luizi tha për Efin, se si një  vajzë që ka qenë pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, është turp ta kesh afër dhe se sipas mendimit të tij nuk do donte që ta shikonte motrën e tij në të njëjtën pozitë.

Pas kësaj deklarate, moderatorja reagoi paksa e revoltuar, ku përmendi edhe Kiarën si shembull, pasi ish banorja pak më parë ishte shprehur e prekur kur kishte marrë vesh që vëllait të saj i kishin thënë:“Shikoje motrën tënde, çfarë bën poshtë jorganit”.

Ky reagim nxiti debate por edhe keqinterpretime, ku Arbana në një moment gjatë spektaklit sqaroi deklaratën e saj, dhe të njëjtën gjë bëri edhe sot në Instagram, ku sqaroi edhe njëherë reagimin, dhe tha se nuk ka dashur të lëndojë asnjë, aq më tepër vajzat që marrin pjesë në programe të tilla televizive, të cilat shpesh janë të sulmuara.

“Edhe një herë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për ‘vajzat e Përputhen’.

Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show (spektakël) si ‘Big Brother’ apo ‘Përputhen’ ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se momenti që më ka bërë tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit ‘Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit’.

Nuk e bën një vajzë me ‘turp’ fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj, janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është më se i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj.

Dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Arbana Osmani në Instagram.

Studimi i “Nature Medicine”: Cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Cigaret elektronike mund të ndihmojnë në lënien e duhanit. Studimi i kryer nga “Cochrane Library” tregon se përdorimi i cigareve elektronike ka ndikuar në uljen e shitjeve të cigareve tradicionale.

Pajisjet që përdorin teknologjinë e ngrohjes reduktojnë riskun e ekspozimit ndaj substancave të dëmshme.

Debati për dobinë e cigareve elektronike si ndihmës për ndërprerjen e pirjes së duhanit është një temë mjaft sensitive në shumë vende të Evropës dhe një artikull i botuar në revistën “Nature Medicine” përpiqet të bëjë një bilanc të situatës dhe të arrijë në përfundime bazuar në fakte.

Autorët komentojnë provat e disponueshme nga studimi i kryer nga “Cochrane Library”, që nënvizon se ekziston një nivel i lartë sigurie për efektivitetin e cigareve elektronike në arritjen e normave dukshëm më të larta të lënies së duhanit, kundrejt terapisë zëvendësuese me nikotinë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale shumë më shpejt se në të kaluarën. Ekzistojnë gjithashtu prova që politikat që kanë kufizuar përdorimin e cigareve elektronike kanë rritur, pa dashur, pirjen e cigareve tradicionale.

Raporti rrezik/përfitim 

Cigaret elektronike nuk janë produkte me zero risk, por sasia e provave deri më tani tregon se ato janë sigurisht më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale dhe kjo është gjithashtu e vërtetë në terma afatgjatë, duke pasur parasysh se aerosoli i tyre përmban nivele të substancave të dëmshme ose potencialisht të dëmshme deri në 95% më pak se tymi i cigares. Rreziku absolut në sistemin kardiovaskular, pulmonar dhe riprodhues ekziston, por duhet të krahasohet gjithmonë në raport me rrezikun dukshëm më të lartë të pirjes së duhanit.

Duhet theksuar se cigaret elektronike nuk janë të njëjta me produktet që përdorin teknologjinë e ngrohjes. Këto pajisje të kontrolluara dhe sofistikuara përdorin teknologjinë e ngrohjes dhe jo asaj me djegie duke shmangur ndezjen e zjarrit, krijimin e hirit apo tymit. Në këtë mënyrë gjenerohet një mbetje aerosoli e cila përbëhet nga një sasi shumë më e ulët e kimikateve të dëmshme, duke reduktuar riskun e ekspozimit ndaj substanace të dëmshme siç është katrani.

Politika kontradiktore shëndetësore

Autorët e artikullit përmbledhin qasjet në disa vende të ndryshme, ku politikat shëndetësore variojnë nga kufizimet në shijet e cigareve elektronike, deri te ndalimet e plota të shitjes së cigareve elektronike, si dhe nga rregulloret e marketingut, tek kufizimet e përmbajtjes së nikotinës dhe taksat e paisjeve vape deri te ligjet për moshën minimale të shitjes.

Përfundimet

Ndërsa cigaret elektronike mund të përbëjnë rrezik për varësinë ndaj nikotinës për disa të rinj, tek duhanpirësit e rriturit tashmë të varur nga cigaret tradicionale, ato shërbejnë gjithashtu si një alternativë e rëndësishme dhe më pak e rrezikshme.

Natyrisht, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga pirja e cigareve, por ato mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi në shëndetin publik. Megjithatë, pranimi i nxitjes së cigareve elektronike si një mjet për ndërprerjen e cigareve tradicionale ka të ngjarë të varet nga përpjekjet e vazhdueshme për të reduktuar aksesin dhe përdorimin e këtyre produkteve nga të miturit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar bashkëpunëtorët e vrasjes së Nikulajt/ Policia kontrollon shtëpinë e Edmond Haxhisë, çfarë dëshmoi e ëma

 

Policia ka kryer sërish kontrolle në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Kontrollet u kryen pasi 300 metra pranë banesës, në lumin Kakarriq u gjet motori që ekzekutori portugez përdori për të shkuar në lokalin ku vrau biznesmenin dhe për t’u larguar pasi kreu porosinë.

Në pyetje është marrë sërish nëna e Haxhisë, e cila i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur. “Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur ajo para bluve.

Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë kanë nxjerrë zbuluar bashkëpunëtorët e këtij krimi, të cilët kanë qëndruar në hotelin dhe lokalin e Nikulajt për disa javë. Gazetarja Brixhilda Deda ka siguruar videot, ku duket qartë identiteti i autorëve, të cilët hiqeshin si turistë. Ata janë identifikuar si Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike;  Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Dyshohet se Haxhia ka porositur vrasjen, me qëllimin e hakmarrjes. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn. Vrasja dyshohet se është planifikuar në Londër, ku këta shtetas jetojnë.

Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.

Pas Haxhiajt, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.

Ndërsa në muajin mars, mbërritën 3 britanikë mes tyre dhe një vajzë që kryenin rolin e vëzhguesit duke u fshehur mes dukjes si turistë. Ata kanë shkuar edhe brenda lokalit që konsiderohej vendi më i sigurt për Ardian Nikulajn dhe kishin fotografuar ambientet dhe studiuar daljet. I fundit në Shqipëri ka mbërritur Steven Hunt, i cili erdhi nga Rinasi më 11 prill dhe dyshohet se ishte personi që njoftoi Ruben Saraivën se objektivi ishte i vetëm në tavolinë dhe mund të vepronte.

Të gjithë lanë Shqipërinë brenda 2 ditëve pasi kryen vrasjen por nuk mundën të fshehin gjithë gjurmët e lëna pas. Dëshmi të personave që kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e ndodhura mes tyre në javët e qëndrimit në shtëpi, mjetet e marra me qira, si dhe sende të përdorura prej tyre shërbyen për identifikimin e tyre dhe dokumentimin e autorësisë në vrasje.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

Qetniku i shtetit serb Aleksandër Vuçiç: Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO, shpresojmë ta bëje Spanja dhe Hungaria

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.

Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga  gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiç tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë sot se autoritetet kanë njoftuar komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, për lëvizjet e reja të Prishtinës, hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

 Interneti ka  ndikim në jetën  shoqërore  qoftë   në aspektin pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.


Në varësi prej qëllimeve e interesave, në internet hidhen programe dhe informacione, ku distanca në mes ideve-mendimeve dhe divergjencave po zvogëlohet dita ditёs dhe interneti po bёhet njё treg media me plot pseudovlera. 

Koha jonё po jep shembuj se si mjetet e kulturёs masive mund tё shёrbejnë pёr tё krijuar idhuj tё rrejshëm, me qёllim qё tё krijohen monopolet e pushteteve politike, kulturore dhe ekonomike.

 Nёse vёshtrojmё me kujdes realitetin e shoqёrisё, nё relacion me internetin, do tё gjejmё efekte negative nё pjesën mё tё madhe tё shoqёrisё, sidomos nё ato pjesё tё shoqёrisё qё nuk dinë si ta shfrytёzojё në mënyrë konstruktive.

 Pra, keqpërdorin mundёsitë e mёdha qё ofron interneti.

 Interneti ёshtё shpikja mё e madhe e shekullit XX, ku pjekuria e mendjes njerёzore ёshtё e lartё, mirёpo kjo nuk e mohon faktin qё ai tё jetё mjeti medial mё i dёmshёm nё kёtё shekull. 

Zhvillimi i teknologjisё, dhe pёrdorimi i saj joadekuat, tregon pёr rritjen e anёs negative dhe daljes jashtё kontrollit tё gjёrave nё shoqёrinё moderne.

Kompjuteri dhe interneti në shtёpitё tona futen me pretekstin shumё tё çiltёr, pёr tё qenё të dobishёm, që tё ngrihet shkalla e arsimit tё gjeneratave me qёllimin e lartpёrmendur.

“Njerёzit janё ajo çfarё shohin”.

(1) Me kёtё konstatim e fillon veprën e tij, me tё njёjtin titull, filozofi italian Stefan Zecchi.

 Nё qendёr tё studimit tё tij ai vendos ndikimin nё rritje tё mjeteve tё komunikimit masiv, nё zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqёrore. 

Domosdo fokusi përqendrohet në risitë që sjell ky ndikim, e sidomos në pasojat negative që reflektohen në shoqëri, për shkak të këtij ndikimi. Studimi në fjalë, me një këndvështrim filozofik, është përpjekja e radhës për të nxjerrë në pah dhe për të vlerësuar një fenomen, përmasat dhe pushteti i të cilit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndërpersonale, bashkëkohore e më tej. 

Kjo për faktin se pakufishmëria e materialeve qё mund tё gjurmohen nё internet dhe koha e gjatё e kaluar duke i shfrytёzuar ato, shkakton efekte tё ndryshme te njeriu, duke filluar nga “etja” e paparё pёr tё hulumtuar nёpёr rrjet dhe çrregullimet e ndryshme nё jetёn sociale, e deri nё raste ekstreme, vdekje shkaktuar nga qёndrimi tepёr i gjatё para kompjuterit.

 Kёto efekte reflektohen nё mënyra tё ndryshme nё bashkëveprim social tё individёve. 

Pёrdorues tё interneti ka nga të gjitha grupet sociale, por ata qё ndikohen mё shumё nga ai, janë grupmoshat e reja pёr arsye se personaliteti i tyre ёshtё ende i paformuar plotësisht, prandaj ata janë shumё mё të prirur pёr t’iu ekspozuar ndikimeve tё ndryshme. 

Megjithёse mendohet se ndikimi i internetit tek tё rinjtë ёshtё kryesisht pozitiv, studiues tё ndryshёm flasin tё kundërtën. 

Ja se ç’shkruan njё mjek i njohur psikiatër, nё ShBA - Eugenio Borgna:

 ”Kam njё ndjenjё shumё tё çuditshme, më duket sikur jam jashtё botёs, kur nuk arrij tё ndez faqet e mia tё zakonshme, tё hap adresat e mia nё postёn elektronike. Ndihem i rrethuar nga vetmia, larg miqve tё mi me tё cilёt kam kontakte on line, jashtё çdo mundёsie pёr t’u shkruar atyre”.

(2)Kjo ёshtё deshmia e njё pacienti të mjekut nё fjalë, i cili mblodhi dëshmi tё tilla për librin “Arkipelogu i emocioneve”, ku, në mes të tjerash, thekson se epoka e kompjuterit shёnon rrezik fatal, tё radikalizmit tё vetmisë dhe tё dëmtimit tё marrёdhёnieve psikologjike dhe njerёzore nga përmbajtja emocionale, aq shumё domethёnëse . Interneti provokon sidromin e vetmisë on line, njё patologji e njohur dhe e studiuar, sipas sё cilёs mёsohemi qё tё marrim kёnaqёsinë jo nga kontakti njerёzor me miqtë dhe tё afёrmit, po nga njё ekran.

(3)Vështruar nga aspekti historiko-shkencor, zbulimet e shkencëtarëve nё fushёn e zhvillimit teknologjik, kanё sjellё tё mira tё panumёrta për njerёzimin dhe, nёse pёrdoren si duhet, ato do tё shёrbejnё pёr mirёqenie të njeriut. 

Mirёpo, realiteti dёshmon se kёto njohuri dhe arritje shkencore shpeshherё janё pёrdorur nё mёnyra johumane, prandaj ne sot nё botё kemi “rrezikshmëri tё jetёs”, pёr shkak tё zhvillimit teknologjik. 

Pёr shembull, armёt nukleare ose, thёnё thjesht, ndotja e ambientit ёshtё një nga pasojat e zhvillimit teknologjik. 

Shikuar nga ky kёndvështrim, bota negative e internetit ka sjellë pasoja dhe efekte negative nё shoqëri, dhe kёto efekte negative shfaqen në shqyrtimin e temave kapitale, siç janë:
 Varёsia ndaj Internetit, Kriminaliteti nё Internet, Dhuna, Pornografia nё Internet etj..

Nё kёto tema pasqyrohen dёmet e internetit, që, fatkeqësisht, shpesh janё inspirim për shumë krime dhe sjellje asociale, duke u shfaqur ”ndjenja e imitimit” tё materialeve qё gjenden tashmё “pa doganë” nё internet. 

Se ku ka arritur efekti negativ i internetit, do tё pёrmend njё shembull: 

Më 28 gusht 2003, dy tё rinj pranuan se kishin vrarё njё burrё dhe njё grua tё frymëzuar nga loja “Grand Theft Auto”, e cila është e njohur, pёr skena të dhunshme, dhe shembuj tё ngjashëm sot kemi mjaft.

(4)Gjithashtu, mund tё themi se ajo çfarё shihet nё mas-media (nё kёtё rast nё internet) reflektohet nё realitetin e pёrditshёm, i cili gjithashtu pasqyrohet çdo ditё nё media. 

Ky rreth vicioz ka njё kryefjalё: ”Njeriu ёshtё çfarё sheh”.

Flori Bruqi

Rreziqet që u shkakton adoleshentëve përdorimi i tepërt i internetit

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendet e përhapura në gjithë botën. 

Por, sikurse edhe në shumë vende tjera, edhe në Kosovë shqetësuese mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.

 Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, derisa 97 për qind e fëmijëve kanë qasje në internet. 

Kështu thuhet në hulumtimet e bëra nga organizatat që merren me studime kibernetike.

 Gjithashtu, fëmijët gjatë përdorimit të internetit kanë takime me njerëz të panjohur, shohin skena dhune apo pornografi, kanë ngacmime të ndryshme, që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor, thonë psikologët në vend.

 Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara i tha medieve elektronike  se shpesh kanë kërkesa nga prindërit që t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre për gjendjen emocionale, që ka çuar deri në tentim-vetëvrasje fëmijët, për shkak të ngacmimeve në internet.

 “Interneti i ka të mirat dhe të metat e veta. 

Nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar sidomos tek fëmijët, ka efekte shumë negative. 

Kemi pasur kërkesa për ndihmë nga prindërit, por edhe nga vetë fëmijët, kur fëmijët janë të rrezikuar dhe kanë problem.

 Kemi pasur raste kur fëmija ka qenë para aktit të vetëvrasjes , për shkak të postimeve të fotove në publik nga shokët e tyre, dhe më pas tallja nga fëmijët tjerë. 

Kemi qëlluar në kohën dhe momentin e duhur dhe me ndihmën e psikologëve është evituar më e keqja. 

Rastet e tilla nuk janë të rralla”. “Gjatë hulumtimeve tona të vazhdueshme kemi hasur në atë se fëmijët kanë takime me njerëz të panjohur, pornografia që e shohin fëmijët, lojërat online dhe varësia nga to, si dhe rrjetet sociale, e që janë shumë të përdorura”, tha Zymeri. 

 Në anën tjetër, psikologu Besnik Peci bëri të ditur se ngacmimet përmes interneti janë çështje e diskutueshme në nivel global. 

Por, më së shpeshti viktima janë fëmijët, ku sidomos lojërat e ndryshme kibernetike kanë ndikuar emocionalisht apo edhe kanë çuar deri në vetëvrasje, pasi që ata nuk kanë identitet emocional. 

 “Dhuna përmes internetit është e në raste të caktuara më e rëndë sesa dhuna emocionale dhe psikologjike që e marrin fëmijët. 

Si rezultat i kësaj, fëmijët në të ardhmen kanë pasoja, si psikologjike ashtu edhe emocionale si dhe integrimi i tyre në shoqëri është shumë i vështirë si rezultat i talljeve publike, që bëjnë fëmijët në kurriz të tjetrit”, thotë Peci. 

Psikologu  Peci shton tutje se duhet bërë më shumë në aspektin e përfshirjes së kësaj pike në planprogramet shkollore në Kosovë.

 “Mendoj se në planprogramet shkollore duhet marrë hapa konkret dhe të zbatohen ato sa i përket përdorimit të drejtë të internetit. 

Mendoj se është bërë më se e domosdoshme prezenca e psikologëve në shkolla dhe bashkëpunimi i trekëndëshit fëmijë, prind, mësimdhënës në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga kjo dukuri”, tha Peci.

 Por, Zymeri shton se bëjnë vazhdimisht fushata vetëdijësuese në shkolla e terren, ku tashmë po përdoret edhe trekëndëshi fëmijë-prind-arsimtar për t’i ndihmuar fëmijët në rast nevoje, pikërisht nga përdorimi i gabuar i internetit.

 Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të Qendrës për Studime të Avancuara, 43 për qind e fëmijëve në Kosovë që kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, 32 për qind e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur.



Sociologu Fredi Kamberi ka shpjeguar për medie se “përdorimi masiv i teknologjisë informative dhe në përgjithësi rrjeteve sociale, është goxha i përhapur jo vetëm në mjediset tona sociale, si në Kosovë, po ashtu edhe në vendet tjera të Ballkanit dhe më gjerë”. 

 Madje, sipas tij, në disa raste prindërit shfrytëzojnë “telefonat e mençur” si mjet argëtimi për fëmijët, gjë që mund të prodhojë kundër-efekt. 

 Përderisa është rritur dukshëm përdorimi i teknologjive informative nga moshat e reja, njëkohësisht është rritur edhe shqetësimi i prindërve dhe profesionistëve të fushave sociale mbi pasojat e teknologjive të tilla, sidomos nga varësia, shpjegon Kamberi.

 “Prandaj, duhet nënvizuar se teknologjitë e reja, përdorimi i tepërt i tyre ndikon te fëmijët në aspektin kognitiv (njohës) të tyre, ndikon në uljen e performancës dhe cilësisë së mësimit, ndikon në aspektin e socializimit të fëmijëve me fëmijë të tjerë, për shkak se gradualisht ‘miku fizik’ është duke u zëvendësuar me ‘mikun virtual’ dhe pothuajse tërë energjia, emocioni, pasioni, komunikimi, tashmë është shndërruar në një botë virtuale”.

 “Po ashtu, ky përdorim i tepërt i teknologjive informative, ka ndikuar në rritjen e dhunës së fëmijëve, bullizmit, agresivitetit dhe sjelljeve devijonte”.

 Për kundër gjithë këtyre aspekteve negative, Kamberi thotë se ka edhe aspekte pozitive të përdorimit të teknologjisë, por varësia ndaj tyre mund të shndërrohet një obsesion dhe të ketë pasoja të shumta. 

 “Ne jemi të vetëdijshëm se gjeneratat e reja kanë lindur në një botë digjitale, e cila është vështirë të shmanget, sepse ka edhe disa përfitime, si nga aspekti i zhvillimit të përgjithshëm, po ashtu edhe nga ai material. 

Mirëpo, përdorimi i tyre pa ndonjë limit shkakton probleme të theksuara”.

 Si ndikon teknologjia digjitale në mirëqenien mendore të fëmijëve? 

Teknologjia digjitale pa dyshim ka edhe aspekte pozitive, por edhe negative. 

“Disa nga aspektet pozitive janë edhe zhvillimi i shkathtësive për jetë, mësimi i gjuhëve të huaja”, është shprehur ai.

 “Mirëpo, në aspektin negativ teknologjitë e tilla mund të ndikojnë në rritjen e agresivitetit te fëmijët, sjelljet josociale, uljen e performancës së mësimit, rritjen e obezitetit, duke qëndruar shumë gjatë me teknologji të tilla, probleme me miopinë (problemet me sy) etj”. 

 “Po ashtu, varësia nga teknologjitë informative ndikon edhe izolimin social të fëmijëve, në vetminë, rrit ankthin dhe depresionin social”.

 Sa i ndihmon përdorimi i teknologjisë fëmijët? 

“Përdorimi i teknologjive nga fëmijët, sipas moshës, ka edhe efekte pozitive, sidomos në zhvillimin e imagjinatës dhe shkathtësive për jetë, ndikon në zhvillimin e gjuhës si mjet i komunikimit, por edhe përfitimit të njohurive të reja” është shprehur ai. 


 Mirëpo, paraprakisht ekspertët e fushës sugjerojnë se duhet që të: Zbatohen kufijtë kohorë në pajisjet dhe mediat digjitale, duke përdorur aplikacione të kontrollit prindëror. 

Ato ndihmojnë të sigurohemi që fëmijët të kenë një ekuilibër të kohës para ekranit dhe aktiviteteve jashtë ekranit, si dhe një angazhim të mjaftueshëm shoqëror e personal për të lejuar një zhvillim të shëndetshëm dhe për të parandaluar izolimin dhe vetminë. Duhet të komunikohet me fëmijët lidhur me raportet e tyre me bashkëmoshatarë. 

Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e shqetësimeve në lidhje me mungesën e marrëdhënieve në jetën reale, si dhe përfitimet sociale që një fëmijë percepton nga aktivitetet e tyre në internet. 

Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të jeni të vetëdijshëm për përmbajtje të papërshtatshme ose ngacmime kibernetike që mund të kenë ndikim negativ te fëmija. 

 Duhet të ketë një model të zakoneve të shëndetshme për përdorimin e pajisjes. 

Është e rëndësishme që prindërit të shpenzojnë mjaft kohë (cilësore) ballë për ballë duke u angazhuar me fëmijët për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm social dhe emocional. 

 Pra, me fjalë të tjera duhet të ndërmerren hapa paraprak për të zbutur faktorët e mundshëm të rrezikut për fëmijët, përkatësisht duke përfshirë qasjen e kufizuar në teknologji. 

Kjo nënkupton shtimin e kontrolleve prindërore për të kufizuar sasinë e kohës që fëmijët kalojnë në pajisjen e tyre celulare ose në televizor. 

 A ka më shumë dëm apo dobi në përdorimin e teknologjisë në moshat e hershme?

 “Kujtoj se kjo varet kryesisht nga përdorimi, përkatësisht qëllimi i përdorimit të teknologjive informative. 

Nëse këto teknologji përdoren në kuptimin e zhvillimit të fëmijëve dhe sipas rekomandimeve të profesionistëve bazuar në moshë, atëherë padyshim se ka dobi”. 

 “Por, nëse eventualisht përdorimi i teknologjive të tilla shndërrohet në një rutinë, varësi, jashtë limitit, atëherë mund të ketë efekte negative, të cilat ndikojnë në personalitetin e fëmijëve” ka thënë Kamberi për medie .

    Cilat janë efektet shëndetësore dhe fizike?

 Normalisht që shpenzimi i kohës së tepërt para ekranin ka pasoja të shumta te fëmijët, sidomos te moshat më të reja. Mirëpo, prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar mbi atë se çfarë i servojnë fëmijëve të tyre, duke analizuar përmbajtjen, strukturën, gjuhën, por edhe personazhet e akterëve.

 Kjo për shkak se fëmijët kanë modelimin e tyre social dhe ata janë imituesit më të mëdhenj, që do të thotë sipas asaj që shohin fëmijët qoftë nga prindërit, familjarët apo në ekran edhe imitojnë duke i marrë rolet e tyre si modele sociale, shpjegon ai. 

 Pra, në moshat e hershme, sidomos në zhvillimin psiko-motorik të fëmijëve ka rëndësi të madhe modelimi social dhe fëmijët nëse qëndrojnë shumë kohë pran ekranit mund të kenë probleme, përfshirë marrjen e gjuhës si model qoftë pozitive ose negative, pastaj dhunë, agresivitet e kështu me radhë, shpjegon sociologu. 

 Ndërkaq Merita Sejdiu, një mësuese fëmijësh, në një kopsht në Prishtinë, thotë për medie , se promovimi i aktiviteteve në natyrë, pëveç se është shumë i rëndësishëm për fëmijët, gjithashtu i ndihmon ata të largohen nga zakonet dhe fiksimet e padobishme të pajisjeve teknologjike.

 “Fëmijët duhet të mësojnë të shijojnë aktivitete rekreative që i largojnë ata nga fiksimi i tyre me pajisjet teknologjike. 

Loja e pa-strukturuar jashtë botës digjitale stimulon kreativitetin. Koha e lirë nga pajisjet digjitale duhet të jetë prioritet i përditshëm, veçanërisht për fëmijët më të vegjël”. 

 Ajo këshillon prindërit të bëhen një shembull i mirë, “për shkak se fëmijët janë imitues të mëdhenj, është e rëndësishme që prindërit të kufizojnë përdorimin e tyre para fëmijëve.

 Kjo do t’i bëjë ata më të disponueshëm për t’u argëtuar reciprokisht gjithashtu”.


 Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga mediet e shkruara dhe elektronike  nuk lejohet pa përmendur burimin e informacionit .

Flori Bruqi 


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...