
Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/05/18
Mbi përbërjen gjenetike të shqiptarëve dhe serbëve
Prof. Dr. Alban Lauka,PHD.
Deklarata e Mustafa Nanos lidhur me “gjakun” e shqiptarëve po nxit reagime të shumta, shpeshherë, po aq pa vend sa edhe deklarata fillestare. Në rastin më flagrant, janë botuar edhe të dhëna gjenetike të linjave atërore, të shoqëruara me interpretime të gabuara, që duket sikur mbështesin idenë e “gjakut serb” ndër shqiptarë.
Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elemente te gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashem,por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtet ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymëne identitetit kombëtar shqiptar, me gjuhën dhe traditat tona. Por e vërteta e thjeshtë që del nga të gjitha të dhënat e deritanishme gjenetike tregon se ndër të gjithë popujt e Europës Lindore e Juglindore, shqiptarët janë populli me influx-in më të kufizuar të linjave atërore sllave.
Testi gjenentik i linjës atërore mbështetet në faktin se kromozomi Y, trashëgohet drejtpërdrejt nga babai tek i biri, pra pa u shartuar me materialin gjenetik të nënës. Si pasojë, të gjithë pasardhësit mashkullorë tëçdo burri kanë të njëjtin kromozom Y si ai vetë, përveç ndonjë mutacioni. Duke i grupuar linjat atërore sipas mutacioneve, kemi haplogrupet që janë përmendur këto ditë: R1b, R1a, I, J, E1b1b, G, etj, si dhe shumë nëndegë të tyre.
closevolume_off
Gabimi në krahasimet që qarkullojnënë rrjet qëndron në përqëndrimin në këto grupe të mëdha dhe mospërfilljen e nëndegëve.
Për shembull, R1b dhe R1a janë nëndegë të haplogrupit R, por janëndarë prej rreth 23 mijë vjetesh, kur nuk kishte as shqiptarë as serbë, madje as indo-europianë.Gjithashtu, është gabim tu vishen etiketat “Europë Perëndimore” shqiptarëve të grupit R1b apo “Lindje e Mesme” shqiptarëve të grupit E1b1b, pasi nëndegët të cilave u përkasin shqiptarët kanë qenë në Ballkan prej mijëra vitesh. Pra, duhen shikuar nëndegët e këtyre grupeve, për të dalluar ndarjet më të vonshme.
Edhe pse duhen më shumë teste për një pasqyrë sa më të drejtë të të gjithë popullsisë, nga testimet e deritanishme teshqiptarëve përmes komanive të ndryshme del se shumica dërrmuese e linjave atërore mes neshutakojnë disa nëndegëve të veçanta: nëngrupit E1b1b, nëndegës E-V13; nëngrupit J, nëndegës J2b2-L283; nëngrupit R1b, nëndegës R1b-Z2103>BY611. Të tri këto nëndegë, ose degëparaardhëse të tyre, gjenden në Ballkan, të paktën prej Epokës së Bronzit (Mathieson et al, 2017). Sipas Projektit Shqiptar për ADN, këto tri degë paleo-Ballkanike përfaësojnë rreth 78% të linjave atërore ndër shqiptarë,kurse ndër shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës shifra është rreth 83% (Veseli, 2018). Nëndegët qëzakonisht gjenden ndër sllavë, I2a1 dhe R1a-M417, përbëjnëvetëm 10-15% të linjave shqiptare, edhe pse kohët e fundit po dalin të dhëna që disa prej këtyre linjave mund të jenë veçuar para etnogjenezës sllave, gjatë Mesjetës së hershme. Studimet shkencore, edhe për shkak të kostos, mbështeten nërezolucion më të ulët testimi dhe numër më të ultët testesh, nxjerrin shifra të përafërta (Boattini et al, 2015; Ferri et al, 2010; Battaglia et al, 2009).
Nga ana tjetër, ndër serbë, nëndegët tipike sllave I2a1 dhe R1a-M417 përfaqësojnë respektivisht rreth 45-47% të linjave atërore, kurse tri nëndegët e lartpërmendura paleo-Ballkanike vetëm 22-28% (Battaglia et al, 2009; Regueiro et al, 2012). Pjesa tjetër përbëhet nga linja me prejardhje nga Europa Perëndimore e Veriore, si dhe nga Azia, në masë më të kufizuar. Pra, pjesa më e madhe e linjave atërore serbe vjen nga dyndjet e Mesjetës së hershme, më së shumti nga dyndjet sllave, ndërsa një pakicë e konsiderueshme është pasardhëse e linjave “vendase”. Të dhënat flasin për një përqëndrim të këtyre linjave të lashta Ballkanike në pjesët jugore e lindore të Malit të Zi, si dhe në jug të Serbisë, pra pikëtisht në zonat me prani historike të shqiptarëve. Si përfundim, nëse mund të flitet për ADN të ngjashme mes shqiptarëve dhe serbëve, ështëpikërisht në sajë të këtij element ballkanik të asimiluar nga sllavët, e jo nga “gjaku serb” mes shqiptarëve, aq më tepër mes shqiptarëve të Kosovës.
Si përfundim dua tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të mjaftohen me spekulime pa themel si të Nano-s, apo me “analiza” sipërfaësore që qarkullojnë në rrjet, por t’i bashkohen Projektit Shqiptar për ADN (në FTDNA:https://www.familytreedna.com/groups/albanian-bloodlines/about/background; në Facebook: https://web.facebook.com/groups/gjenetika/) ku mund të merret informacion i saktë e i hollësishëm për të dhënat e deritanishme, si dhe për mundësitë e ndryshme për tu testuar. Sa më shumë teste, aq më pak llafe boshe!
Referenca:
Mathieson et al. (2017). The Genomic History Of Southeastern Europe. Marrë nga http://www.biorxiv.org/content/early/2017/05/30/135616
Veseli (2018). Statistikat. Marrë nga http://www.gjenetika.com/statistikat/
Ferri, G., Tofanelli, S., Alù, M., Taglioli, L., Radheshi, E., Corradini, B., & ... Beduschi, G. (2010). Y-STR variation in Albanian populations: implications on the match probabilities and the genetic legacy of the minority claiming an Egyptian descent. International Journal Of Legal Medicine, 124(5), 363-370. doi:10.1007/s00414-010-0432-x
Sarno, S., Tofanelli, S., De Fanti, S., Quagliariello, A., Bortolini, E., Ferri, G., & ... Pettener, D. (2016). Shared language, diverging genetic histories: high-resolution analysis of Y-chromosome variability in Calabrian and Sicilian Arbereshe. European Journal Of Human Genetics: EJHG, 24(4), 600-606. doi:10.1038/ejhg.2015.138
Battaglia, V., Fornarino, S., Al-Zahery, N., Olivieri, A., Pala, M., Myres, N. M., & ... Semino, O. (2009). Y-chromosomal evidence of the cultural diffusion of agriculture in southeast Europe. European Journal Of Human Genetics, 17(6), 820. doi:10.1038/ejhg.2008.249
Regueiro, M., Rivera, L., Damnjanovic, T., Lukovic, L., Milasin, J., & Herrera, R. J. (2012). High levels of Paleolithic Y-chromosome lineages characterize Serbia. Gene, 49859-67. doi:10.1016/j.gene.2012.01.030
Përpjekje për zbardhjen e prejardhjes së shqiptarëve sipas studimeve gjenetike
Shkruan LULZIM BLAKA
Studimet gjenetike, do të mundësojnë në kthjellimin e kësaj teme, pasi që historia si shkencë e vetme, është e vështirë të jap sqarim të qartë. Përderisa është diskutuar gjerë e gjatë rreth prejardhjes së shqiptarëve, ku janë dhënë teori të ndryshme (pellazge, ilire, trake dhe kelte), gjenetika, kjo shkencë relativisht e re, por në kulminacionin e saj, po e vërteton se shqiptarët e sotëm janë pasardhës te Pellazgeve, ndërsa vet pellazgët, janë formuar nga 4 grupime gjenetike. Këto grupime gjenetike, të ngulitura në Ballkan në periudha të ndryshme parahistorike, gjetën strehë tek njëri tjetri dhe krijuan një civilizim të vetëm, ku shqiptarët janë trashëguesit kryesor (gjuha, tradita, kultura), ndërsa edhe kombet e tjera të Ballkanit, morën elemente të tyre përmes ndikimeve të fqinjësisë apo edhe asimilimit.
Pellazgët, pothuajse në të gjitha periudhat historike ishin të ndarë në 3 mbretëri: Iliria, Maqedonia dhe Molosia (më vonë e quajtur Epiri). Ata gjithashtu iu nenshtruan asimilimit, e një pjesë e tyre bashkë me ardhacakët e parë nga Karpatet, formuan fiset helene, të cilat u vendosën në bregdetin e Egjeut. Në ndërkohë, trakasit, vetëm se kishin filluar simbiozen me Pellazgët, ku sipas të dhënave historike, fisi i famshëm dardan, të ardhur nga Thesalia, janë bashkuar me disa fise trake. Pellazgët kanë pësuar edhe helenizimin, romanizimin dhe sllavizimin, ku dhe kanë humbur shumë territore, banorët e të cilave u asimiluan.
Helenët ishin një popullatë indo-europiane që erdhi nga mbi-Danubi dhe u vendosën në brigjet e Egjeut. Ata bashkjetuan me pellazgët që I gjetën aty, asimiluan një pjesë të tyre dhe krijuan civilizimin e njohur Helen. Ata themeluan qytetet-shtete të tyre, për qëllime tregtare edhe në territorin pellazg, ku patën ndikim të madh kulturor-politik.
Romakët, erdhën me dhunë, shkatërruan mbrëteritë dhe bashkimet e ndryshme të fiseve pellazge e trake dhe themeluan institucionet e veta, të cilat ndikuan në jetën shoqërore-politike të Ballkanit. Popullata pellazge, u ndikua shumë nga ky proces, një numër i konsiderueshëm u romanizua tërësisht, duke e zvogëluar dukshëm territorin pellazg.
Serbët, një fis sllav i mbi-Danubit, që filloi plaçkitjen e trojeve pellazge që nga shekulli 6, u vendos përfundimisht në gadishull në shekullin 8. Duke shfrytëzuar rënie-ngritjet e Bizantit dhe Bullgarisë, ata krijuan mbretëritë e tyre, e më vonë edhe Perandorinë Serbe, e cila nuk i njohi shqiptarët si popull shtetformues. Një numër i madh iku në malet e sotme të Shqipërisë Veriore, e një numër shumë i madh u serbizua. Në kohën kur Perandoria Serbe po dobësohej, nga rrezistenca e shqiptarëve nga Jugu e deri ne Veri, por dhe shkaqe të tjera, shqiptarët u njohën si popull shtetformues. Por atëherë ishte shumë vonë: Osmanët ishin futur në Evropë.
Ideologjitë nacionaliste, pretendojnë në pastërtinë e popujve. Në fakt, edhe vet pellazgët, kishin përbërje të përzier gjenetike, varësisht nga lëvizjet e njerëzve të parë. Të dhënat gjenetike të shqiptarëve deri më tani, nuk përfshijnë numër të madh të mostrave. Deri në kohën kur po shkruhet ky artikull janë 769 mostra të shqiptarëve, nga studimet e ndryshme (136 nga territori i Republikës së Shqipërisë, 114 nga Republika e Kosovës, 64 nga shqiptarët e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe 455 mostra të Projektit shqiptar për ADN). Është bërë dhe një studim me 223 mostra të Arbëreshëve të Italisë, që ka të dhëna shumë të përafërta me shqiptarët e Ballkanit (dallimi +-2%). Por të dhënat po plotësohen dita ditës me studime të ndryshme, e do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, të ndermarin në mënyrë institucionale një studim të përbashkët, ku do të përfshihen më shumë mostra, në mënyrë që të dhënat të jenë sa më precize.
Në mënyrë private, një grup të rinjsh shqiptarë, profesionistë e entuziastë të gjenetikës, kanë filluar një studim, ku kanë mbledhur deri më tani 455 mostra në Projektin shqiptar për ADN. Sapo të arrihet një numër më i madh i mostrave, ne do të përfshijmë edhe këtë studim në statistikat e shqiptarëve. Vlen të ceket, se rezultatet janë shumë interesante, pasi që ky është një studim shumë i avansuar, si dhe jep detale edhe për prejardhjen gjenetike të Fiseve Shqiptare.
Historia e perberesve gjenetike te shqiptareve — 4 haplogrupet kryesore
Haplogrupi I2a1: Është variant i haplogrupit I2, një haplogrup shumë i vjetër, origjina e të cilit nuk është përcaktuar definitivisht. Janë 2 teori: teoria e origjinës evropiane (që ky gjen është i popullatës së parë që erdhi në Evropë) dhe teoria e origjinës anadollake-kaukaziane. Sido që të jetë, varianti që gjendet tek shqiptarët është i kohës së Neolitit dhe ka shtrirje sidomos në Shqipërinë e Jugut dhe Dalmaci. Ky gjen ka vjetërsi në trojet shqiptare rreth 20.000 vjet.
Haplogrupi J2B: Te shqiptarët është i përfaqësuar me degën e tij J2B2-L283 me vjetërsi 9100 vite. Ama e ketij haplogrupi J2B2-M241, ka origjinen në Anadoll para 14.000 vitesh, aty ku u zhvilluan civilizimet e para dhe bujqesia. Në kohët e hershme të Neolitit (para 10 mijë vitesh), ndahet në dy degë, ku njëra migron në Azinë Jugore, e tjetra në Ballkan. Kjo degë shumë e vjetër ballkanike, para 5800 vitesh ka pësuar kulminacionin e rritjes, zhvillimit dhe shpërndarjes.
Haplogrupi R1B: është i shpërndarë në tërë Evropën Perëndimore me përqindje të mëdha në Francë, Angli, Gjermani e të tjera. Si grup është më i vonshëm në Evropë e Ballkan, pasi që ardhja e tij daton në periudhën e hershme të Bronzit. Te shqiptarët përfaqesohet me variantin R1B-M269 dhe ndarjet e hershme të tij para 6400 vitesh. Një kohë të gjatë ky gjen është llogaritur “Kelt”, por, me përparimin e gjenetikës, shihet qartë se varianti që gjendet tek shqiptarët është i ndryshëm nga varianti kelt R1B-L51.
Haplogrupi E1B: Në Ballkan dhe Evropë, është i përfaqësuar me degën e tij që vazhdimisht e gjejmë si E1B-V13. Një teori i jep origjinë ballkanike të para Neolitit, ndërsa teoria më e përhapur tregon se mutacioni V13 ka ndodhur ne Levant, para 8 mijë vitesh, prej nga ka ardhur ne Ballkan në kohën e Neolitit. Mostra me e vjetër është gjendur në Spanjë dhe daton 7000 vjet. Kjo popullatë, ka pasur shtrirje masive para 4300 vitesh, gjatë periudhës së hershme të Bronzit, ku është zgjeruar dhe shpërndarë.
Perberja gjenetike e shqiptareve
Deri më tani nuk është bërë analizë gjithpërfshirëse e tërë shqiptarëve, por ka analiza të ndara, që janë bashkuar në këtë artikull me kujdesin më të madh. Studimet janë berë nga Semino (viti 2000 me 51 mostra shqiptarësh), Pericic (viti 2005 me 114 mostra te shqiptareve te Kosoves), Bosch (viti 2006 me 30 mostra nga Tirana), dhe Battaglia (viti 2008 me 55 mostra nga Shqipëria dhe 64 mostra të shqiptarëve të IRJM). Këtu do përfshijmë dhe rezultatet e 455 mostrave të Projektit Shqiptar të ADN, “Albanian Bloodlines” (FamilyTreeDNA + YSEQ). Gjithashtu Sarno ne vitin 2015 ka bere nje studim me 223 mostra te arberesheve te Italise.
Rezultati i 769 mostrave, të shqiptarëve nga Ballkani është me sa vijon:
E1b = 32.5%
J2B = 20.8%
R1b = 19.9%
I2 dhe I1= 13.4 %
R1a = 5.9%
Tjera = 7.5%
Perberja gjenetike e disa shteteve fqinje
Maqedonia — i (30.5%); E1b1b (21.5%); J (16%); R1a (13.5%); R1b (12.5%), G (4%), T (1.5%), Q (0.5%), N (0.5).
Mali i Zi — i (37%); E1b1b (27%); R1b (9.5%); J (9.5%); R1a (7.5%); G (2.5%), Q (2%), N (1.5%)
Serbia — i (42%); E1b1b (18%); R1a (16%); J (8.5%); R1b (8%); G (2%), N (2%), Q (1.5%), T (1%).
Greqia — J (26%); E1b1b (21%); i (14.5%); R1b (15.5%); R1a (11.5%); G (6.5%); T (4.5%)
Turqia — J (33%); R1b (16%); E1b1b (11%); G (11%); R1a (7.5%); i (5.5%); dhe te tjera 16%.
Analizat në Greqi janë me mbi 1000 mostra, Turqi, Serbi dhe Maqedoni arrin në rreth 1000 mostra, dhe në Mal te Zi me rreth 500 mostra.
Gjenetika vërtetoi por dhe sfidoi historinë
Fakte interesante, nxjerren nga studimet e deritashme gjenetike që qartësojnë disa probleme të pazgjidhura nga historianet:
- Populli shqiptar është formuar nga popujt e vjeter proto-ballkanik: Pellazget dhe Trakët. Gjuha shqipe, është formuar në një proces shumëshekullor dhe është vazhdimësi e gjuhës proto-ballkanike Pellazgishtes. Kjo gjuhë është folur nga Dardanet, Pellazgët dhe Trakët në Boeti, Thesali, Trojë, Iliri, Epir, Maqedoni e Traki, dmth gjuha e parë e njohur e njerëzve të bardhë (Prima Lingua). Gegërishtja, që është gjuhë Njërrokëshe, është vazhdimësi direkte e gjuhës së vjetër pellazgishte. Toskërishtja si dialekt shumërrokësh, u zhvillua nga Gegërishtja, si fazë kalimtare e formimit madej, të gjuhëve evropiane. Për ta fshehur vazhdimësinë e Gegërishtes nga gjuha pellazge, gjuha pellazge me pa të drejtë nga disa studiues quhet: dialekti aeolik helen.
- Shqiptaret nuk janë të vetmit pasardhës të proto-ballkanikëve. Pas shpërnguljes masive të helenëve dhe sllavëve të jugut, popullata nga Danubi e deri ne Vardar, Dalmacia, Bosnia, Hercegovina, Sllovenia dhe Greqia e sotme, iu nënshtrua një procesi të asimilimit, ku një pjesë e madhe bashkjetoi dhe u shkri me ardhacakët, per te formuar fiset e popujt që më vonë u formuan si kombe sllave e greke që jetojnë në Greqi, Serbi, Kroaci, Bosnje, Slloveni e IRJM.
- Përbërja gjenetike e popullit të IRJM, Serbisë dhe Malit të Zi, tregon se gjeneza sllave e tyre është minoritare, pasi qe ata u rritën e u zhvilluan në dëm të popullsive të vjetra pellazge (ilirëve, maqedonëve, epirotëve dhe trakëve).
-Shqiptaret ngjajnë gjenetikisht më së shumti me helenët: 87% e heleneve, kanë gjenet e njëjta me shqiptarët e sotëm. Fakt ky që e tregon shkallën e lartë të asimilimit.
- Grupi që më së shumti i rrezistoi asimilimit sllav, ishte J2B2, i cili mund të themi se ne Ballkan është ekskluzivisht te shqiptarët e sotëm dhe grekët.
- Secili grup gjenetik, pasuroi dhe ndërtoi mentalitetin e sotëm shqiptar. Haplogrupi E1B përfaqëson kulturën e civilizimeve të vjetra afrikane-egjiptiane; haplogrupi J2B2 kulturën e shtetformimit dhe hapjes ndaj vlerave univerzale njerëzore; haplogrupi R1b përfaqëson shkollimin, përparimin e zhvillimin; ndërsa haplogrupi I2a1 mentalitetin e luftës, mbrojtjes dhe sigurisë. Që të gjitha këto, na bëjnë komb të pasur, të kompletuar, por edhe diskutues, kritikues dhe analizues për situatat që do të na paraqiten në të ardhmen.
Përgatiti F.B.
Etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit
Linjat atërore (Y-DNA) tona me ato antike nga periudha të ndryshme në Ballkan. Në studimin e sivjetshëm “The Genomic History of Southeastern Europe”, janë analizuar eshtra të ADN antike nga Evropa juglindore nga periudha të ndryshme. Në Ballkan, në kohën e Neolitit nga kulturat siç është Vinça, janë gjetur Y-DNA haplogrupe që sot janë gati jo-egzistuese në popullatën shqiptare, siç është G2a. Që do të thotë, gjenetikisht (për nga Y-DNA) nuk ka ndonjë kontinuitet midis popullatave Neolitike me etninë tonë, ose me ndonjë etni tjetër moderne.
Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103, në Ballkan paraqiten në kohën e Bronzit.
Haplogrupi E-V13 ose dega paraardhëse e tij, edhe pse ka qenë prezente në kohën e Neolitit në Ballkan, duket që nuk ka qenë ndonjë faktor deri në kohën e Bronzit.
Duhen më shumë mostra të ADN antike nga kohët e lashta nga Ballkani për me dhënë diçka definitive, por aktualisht duket që etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit, ndoshta pikërisht në Ballkanin perëndimor, që koincidon me paraqitjen e popullatave Paleo-Ballkanike, siç janë Ilirët.
Flori Bruqi
2023/05/17
Ç’përfshihet sot në tekstet e këngëve shqipe?
Kohët moderne në shoqërinë njerëzore, me veprime të ashtuquajtura demokratike për nga natyra, sjellin ndryshime të mëdha, jo vetëm tek ai që ne e quajmë qenie të arsyeshme e të vetëdijshme, por edhe tek artet e bukura dhe krijimi i vullnetshëm i së njëjtave. Për sa i përket asaj se si këto të fundit kanë arritur të zhvillohen e të lënë gjurmë në atë që ne sot e njohim me emrin jetë, kalimi i shekujve e dëshmon jo vetëm zhvillimin e hovshëm a të ngadalshëm të tyre, por, edhe mënyrën se si me anë të së njëjtave njeriu arrinte ta shprehte botën e tij të brendshme, idenë dhe çdo synim që kishte për të nesërmen. E këto të fundit nuk lidheshin vetëm me atë se si ai do ta paraqiste veten dhe sa do të arrinte ta thoshte ndoshta dhe mendimin më të fshehur, por, edhe atë se si do ta bindte tjetrin se ajo që ai e paraqiste, ishte e drejtë dhe e nevojshme për t’u ndjekur.
KY jeri, me vetëdijen më të madhe, do ta shprehte botën e tij jo vetëm në artin muzikor, për tekstet e këngëve të të cilit do të flitet më poshtë, por, edhe në të gjitha artet e tjera, të cilat ia mundësonin një shprehje më të lirshme e më të kapshme për botën. Domethënë, në të gjitha artet, ai, nuk mbeti vetëm me atë se si kishte rrugëtuar arti dhe ç’të reja kishte sjellë, por, u ngjiz edhe pas asaj se si do të ishte të shprehurit në të ardhmen, te e cila, sërish do të ndihmonte po ai si faktor kryesor.
Ajo për të cilën sot të gjithë jemi dëshmitarë është lirshmëria e tepruar dhe pakujdesia në lidhje me krijimin e artit muzikor, teksa ky i fundit çdo ditë e më shumë na ofron një pamje për të cilën nuk ndihemi të rehatshëm, meqë, fund e krye e pasqyron atë që për ne nuk është e drejtë, e aq më keq, është dhe larg pamjes pozitive për të rinjtë.
Nëse ndalemi të shohim se çfarë konkretisht përfshijnë këto këngë, që sot, njerëzit i kanë të dëgjuara kudo, vërehet fakti i një shpërdorimi të madh jo vetëm për sa i përket elementit gjuhë (së cilës, fjalët, jo vetëm që i fliten me shkurtesa, por, edhe i zëvendësohen me fjalë të gjuhëve të huaja), por, edhe për vetë tekstin e shkujdesur e të pakontrolluar brenda tyre. Kjo e fundit thuhet duke u nisur dhe nga vetë fakti që, kurrë më parë, në tekstet e këngëve shqipe, nuk është bërë thirrje që njerëzimi, me theks të veçantë rinia jonë, të ecë rrugëve të gabuara dhe pa marrë parasysh se si do ta kishte të nesërmen, të bënte pjesë të jetës së tij edhe elementet më negative e më të dëmshme për shëndetin e tij, si fizik, ashtu për edhe atë mendor.
Nëse në një të kaluar, tekstet e këngëve tona, paraqisnin atë natyrën tërheqëse dhe pozitive për vetë qenien njerëzore, që me vetëdijen më të madhe insistonte në të mirën e përgjithshme dhe edukimin e drejtë qoftë dhe me disa vargje të lehta, ose herë të tjera, me shfrytëzimin e elementeve më të bukura të natyrës mundohej që njeriun ta drejtonte e ta përafronte kah e mira. Sot, shumë më ndryshe se këto raste, tekstet e këngëve tona, ashtu siç edhe shihet, përmbajnë brenda vetes një gjuhë të çrregullt, një fjalor të shkujdesur, fyerje të hapura, ngacmime dhe provokime gjinore të natyrave të ndryshme. Gjithë kjo vjen si pasojë e dëshirës së marrë, që, ajo që dëgjohet nga një “këngëtar” i caktuar, që, në një mënyrë a në një tjetër fiton famë të shpejtë (me: thirrje për rrahje, nxitje për konsumim të llojeve të ndryshme të drogës apo inkuadrimeve në grupe të rrezikshme rrugësh), të bëhet model i padrejtë për mbarë shoqërinë në këto kohë moderne.
Mungesa e kontrollimit të këtyre teksteve, si dhe ndërgjegjja e ulët e krijuesve të vetëquajtur “artistë” sjellë deri tek ajo që njihet si degradim i shoqërisë njerëzore, si pasojë e një ndjekjeje të gabuar të artit të sotëm. E njëjta, çdo ditë e më shumë jo vetëm që helmohet nga ajo që është negative për veten, por, me shumë qejf i rreket diçkaje të tillë, me shpresë se gënjeshtra e të tjerëve për të do të jetë e vërtetë.
Shoqëria jonë duhet të edukohet drejtë dhe ky edukim të bëjë që artet e kohës moderne të mos japin atë që nuk duhet, sepse të tillat për njerëzimin janë të bollshme e po ia zënë frymën. Arti duhet të mbetet i bukur në çdo kohë, e njeriu krijuesi më i arsyeshëm i tij.
Ura e Ibrit duhet të hapet, Mitrovica duhet bashkuar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se vendim për hapjen e urës mbi Ibrit është duke u trajtuar dhe pritet që ditët në vazhdim të dërgohet në instancat tjera. Mbi këtë urë, në të cilën prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, vetëm këmbësorët për Insajderin ka folur analistin serb, Dusan Janjiç.
Janjiç i tha Insajderit se jo vetëm ura por duhet të hapen të dyja komunat, që njerëzit të jenë të lirë për të bashkëpunuar.
“Së pari nuk kam asnjë dyshim që ura duhet të hapet dhe jo vetëm ura. Realisht qyteti i Mitrovicës duhet të funksionojë në kuadër të Asociacionit të Komunave. Jam duke folur për një diskutim që ka qenë tepër serioz gjatë kohës së UNMK-ut në 1993 dhe bazuar në atë ide është formuar Komuna e Mitrovicës së Veriut...”, tha Janjic.
Analisti shprehet i bindur që Mitrovica e ndarë në dysh, jug e veri do të bashkohet.
“Unë jam i sigurt që do të jetë e bashkuar, është e vetmja mënyrë për të funksionuar, dhe që s’duhet të ketë urë të brendshme. Kur flasim për situatën e sotme, fatkeqësisht ka një luftë për të vendosur mbi të ardhmen e qytetarëve e jo për të treguar për nevojat e rëndësishme të tyre, që të kenë lirinë, të kenë bashkëpunimin, apo për të gjetur punë në anën tjetër”, u shpreh ai për Insajderin.
Derisa flet për Urën mbi Iber, Janjic thotë se ia kujton kohë e ndërmjetësueses së Bashkimit Evropian, Federica Mogherin.
Përmend se si ura simbolizon ndarjen, dëbimet e shqiptarëve e serbëve nga veriu në jug e anasjelltas.
“Fatkeqësisht, tani kemi një situatë që po duket si në periudhën e Mogernit, nuk jam i sigurt për vitin por ka pasur shumë histori që ura do të hapet ose rihapet, por çka ndodhi? Përgjatë rrugës diçka u realizua, tani kemi vetëm xhandarmerinë italiane por s’kemi lirinë e njerëzve të shkojnë nëse ju iu duhet diçka dhe fatkeqësisht çështja e urës siç ka qenë në kohën e Mogerinit 1999. Është simboli i ndarjes së qyteteve të Mitrovicës, prapa këtij simboli qëndron çështja e sigurisë”.
“Njerëzit nuk po ndjehen të sigurte, nuk i besojnë njëri-tjetrit e dimë që kjo po shkaktohet edhe nga ndërkombëtarët, qëndrimi i trupave të policisë është një lloj presioni për shqiptarët dhe po ashtu është frika e njëjtë është nga ana e palës serbe dhe më në fund në vitin 1999 kur u vendos Ura e Ibrit në thelb situate u degradua, pati shumë presion për shqiptarët që ta lënë Mitrovicën e Veriut , poashtu edhe ndaj serbëve që qëndronin në anën jugore”, ka deklaruar analisti.
Ai thotë se nëse qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është serioz për hapjen e urës, duhet të mendoj për ri-intergrimin e qytetarëve në ato anë.
“Nuk jam shumë i sigurt për datën, por teksa po flasim për komunat veriore të Kosovës ishin mbi 8 mijë familje shqiptare që iu tha se duhet të lëvizin, për këtë nuk është shumë e lehtë të thuash; po, do ta ri-hapim. Nëse me të vërtete po insistoni t’a hapin, duhet të dalin me një program të saktë për ri-integrimin e njerëzve”, potencoi ai.
I pyetur nëse mund të ketë eskalim të situatës, në rast të hapjes së Urës, Janjiç tha “Nuk ka shanse që të ketë ndonjë eskalim të situatës, pikë së pari sepse siguria është në nivel në Veri”, teksa kritikoi palën kosovare duke thënë se “Qeveria e Kosovës nuk po e njeh realitetin edhe pse e dinë shumë mirë, vetëm janë duke bërë gjoja lojëra të vështira ndërsa në anën tjetër Serbia ka rrezikun të humbas fuqinë”.
Ai foli edhe për pasojat që mund të ketë Serbia në rast se nuk pranon të bashkëpunojë.
“Beogradi e di që nuk do të ketë mundësi që të rivendos komplet struktura të reja të sigurisë, të organizojë njerëz, të organizojë demostrata – gjë që ska mundësi sepse do të ktheheshin në të kaluarën, në 1999-ën. Fatkeqësisht kjo është situata momenatale, në të njëjtën kohë nuk do të njohim progresin e pikave të normalizimit të marrëdhënieve, dialogun”.
“Tani Kurti, Vuçiq dhe Lajçak janë duke punuar mbi marrëveshjet, çështja e normalizimit të marrëdhënieve është më e thellë, dhe çështja e hapjes së Urës, mund të hap konflikte të reja”, deklaroi Janjic.
Lajçak: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret përmes dialogut
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Mitrovicës duhet të merret përmes dialogut.
“Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj që gjithçka që përfshinë të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”.
“Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh, por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj po e përsëris gjithmonë që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje. Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, tha Lajcak ditë më parë.
A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Evropën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si “strategjikisht të rëndësishëm”.
Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë
Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.
Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.
NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.
Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim
Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.
Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.
Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t’u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës?
Dokumenti i CIA-së ( Central Intelligence Agency ), trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup dhe Nish

Shkruan Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi ,PHD
AAAS.

..... Dokumenti i Agjencisë intelegjente Amerikane CIA
( Central Intelligence Agency ), trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup deri në Nish.
Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë edhe 12 vjet (në vitin 2035).

Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur. Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA( Central Intelligence Agency) dhe Agjencisë Ruse GRU: (Гла́вное управле́ние Генера́льного шта́ба Вооружённых сил Росси́йской Федера́ции Glavnoje upravlenije General'nogo shtaba Vooruzhonnykh sil Rossiyskoy Federatsii ). Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare. Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen e Maqedonisë, SHBA faktor nxitës Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen Shqipëria Natyrore e ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA. Nga paniku i Shqipërisë së Madhe, Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë. Analisti grek Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real. Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania. Shqipëria Natyrore E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të Madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së". “NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës. Marrëveshja Serbi-Kosovë Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...