Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/18

Si u vra luftëtari Xhevat Jusufi, nga ‘komandantët’ milioner, pasi nuk pranoi ta heqë foton e Rugovës!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Ish kryetari i Vushtrrisë dhe zyrtarë të FSK-së nderojnë Xhevat Jusufin

Vrasjet politike

Pak veta mund ta besojnë sot, se dikush në luftë është vrarë, vetëm pse një ushtarak apo udhëheqës nuk ka pranuar ta heq fotografinë e Ibrahim Rugovës nga zyrat e tij të shtabit të luftës.

Më e dhimbshmja dhe njëkohësisht më trishtuesja është se një luftëtar u vra, pamëshirshëm për shkak të ideologjisë së një grupi tjetër, që në qendër të besimit e kishin ‘enverizmin’, dhe nuk mund të pajtoheshin me demokratin dhe suksesin diplomatik dhe politik të presidentit Rugova.

close
volume_off

Rrënimin e Rugovës e shihnin nëpërmjet vrasjes së mbështetësve të tij. Lufta, ishte një moment, ku ata besonin se do të mund t’i qëronin hesapet me të, duke shpresuar ta linin të vetmuar dhe të izoluar.

Kjo viktimë ishte ndihmëskomandanti i Logjistikës për Zonën Operative të Shalës Xhevat Jusufi, i cili ishte një nga ata shqiptarë të vendosur, që nuk mund t’i ndryshonte pikëpamjet dhe sjelljet e tij, as nën kërcënim e armëve.

“Xhevat Jusufit, i cili ishte komandant në shtabin e Bares, për vizitë i shkoi Jakup Krasniqi me Rrahman Ramen, të cilët i dhanë urdhër, “hiqe atë mut prej atyhit”, fjalën e kishin për fotografinë e Rugovës që Xhevati e kishte në mur”, deklaron një burim yni.

Kurse Jusufi ua kthen: “kush hamomin jeni ju që vini këtu në shtab timin dhe më komandoni se çka me ba, kur qe sa muaj asnjë fishek të vetëm nuk ma keni dërguar”!

“Të nesërmen e thërrasin në Shtabin e Përgjithshëm në Likovc ku edhe atje përlahet me ata”, rrëfen burimi.

Në atentatin e 3 janarit 1999, në Smrekonicë në të cilin u vra ndihmëskomandanti për logjistikë në ZOSH, Xhevat Jusufi (tash Heroi i Kosovës) u plagos shumë rëndë Zymer Halimi-Besi, ish zëvendëskomandant i Brigadës 141 “Mehë Uka”, i cili më vonë do të kishte detyra të larta, gjeneral në TMK dhe më pas në FSK.

Ajo, që ndodhi të nesërmen, prita përputhet, të paktën nga konteksti i ngjarjeve dhe akuzave për vrasje politike, se ajo kishte lidhje me kërcënimin që iu bë në zyre, dhe me urdhrat për ekzekutime që bëheshin sipas një liste të hartuar nga anëtarët e Shtabit të “Rognerit”.

Ende nuk ka informacione nëse kjo vrasje do të hetohet nga Gjykata speciale, veçse ky rast nëse argumentohet nga specialja do të përbënte një nga rastet më flagrante të vrasjes për bindje politike, pas konfliktit verbal.

Është e habitshme se pse nuk u vra edhe shoqëruesi i tij, nëse ishte një sulm apo pritë e vendosur nga serbët, dhe meqë ndodhej në të njëjtin automjet. Edhe pse plagoset rëndë.

Në vitin 2015 me rastin e 16 vjetorit të vrasjes, do të vendoste kurora me lule te lapidari i tij, komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, që besohet të ketë qenë në momentin e kërcënimit tek ai.

Në Bare të Mitrovicës, një shkollë është emëruar me emrin e tij “Xhevat Jusufi”, ku ai kishte dhënë mësim si arsimtar dhe madje kishte qenë drejtor i asaj shkolle. Përmendorja e tij është e vendosur në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, dhe të paktën është nderuar gjatë viteve sa udhëhoqi me Vushtrrinë Xhafer Tahiri i LDK-së.

Ai u vra sepse nuk u tërhoq edhe pas marrjes në pyetje. Vendi ku iu bë prita sipas luftëtarëve të kohës, ishte zonë e çliruar, dhe nuk kishte forca serbe. Të vetmet forca që mund të lëviznin ishin ato të UÇK-së. Fakti se ai u ekzekutua me shpejtësi, vetëm pak momente pas daljes nga selia e Shtabit të UÇK-së, i implikon këta udhëheqës, që të dëshmojnë se pse dhe çka është kërcënuar, dhe madje se kush mund ti jetë vënë pas.

Nderime apo përpjekje për fshehje gjurmësh?

Madje ata i kanë bërë edhe një përmendore. Realisht Xhevati i meriton të dyja nderimet, por nuk e meriton ai dhe familja e tij, që këto nderime të vijnë nga këta njerëz.

Xhevati i qe bashkuar UÇK-së në prill të vitit 1998, në rajonin e Shalës, për shkak të zotësive të dëshmuara luftarake dhe trimërisë, është emëruar ndihmës komandant për logjistikë i Zonës Operative të Shalës.

Sipas raportimeve të krahut të ‘komandantëve’, ai u vra në një detyrë nga pusia më 3 janar 1999 në afërsi të Smrekonicës.

Pas vrasjes së ndihmëskomandantit të Logjistikës për Zonën Operative të Shalës, Xhevat Jusufi dhe plagosjes së Besit-zëvendëskomandant i Brigadës 141 “Mehë Uka”, në krye të Njësisë Speciale u emërua komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak...

Vetëm 5 ditë më vonë nga atentati, më 8 janar 1999, nga njësite të UÇK-së, u zunë robër 8 ushtarakë serbë (një skuadër) të ushtrisë jugosllave. Dhe ata u trajtuan si robër lufte dhe thuhet se mahnitën botën.

Sipas një dëshmie-shkrimi të Qazim Bajgoraliut ish kryetar i LDK-së në Gjermani, edhe Xhevat Jusufi, edhe një epror tjetër në Zonën e Shalës, ishin ankuar se nuk po ndihmoheshin me mjete materiale, as nga fondi ‘Vendlindja thërret”, as nga fondi i Qeverisë së Republikës. Madje sipas dëshmisë së Bajgoraliut, kjo ndihmë nuk i kishte shkuar as pas vrasjes së Jusufit.

Edhe ky veprimtar i LDK-së e mbyllë shkrimin me pyetjen se kush e vrasu Xhevat Jusufin?

Bota sot,19 nëntor 2023.

2024/01/17

Dyzetë vjet nga vrasja e vëllezërve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës


                                         

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.


Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.

Pas kroatëve në ekzil, Qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova.

Atentati ka ndodhur, përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa: HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit.

Në mot me borë, diku në 40 metrat e para vetura ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë, një person nga një distancë prej tre metrave ka shtënë.


Krahas kësaj, një person tjetër ka gjuajtur dhe iu ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.

Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur, pasi që Bardhoshit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit.

Si pasojë e kësaj, vetura ka vazhduar më tutje të ecën derisa përplaset me një garazhe.

Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.


Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”.

Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime. Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë “Ka qenë UDB-ja”. Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën.

Një polic në vendin e ngjarjes thotë: “E tëra dukej si pas një ekzekutimi”. Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i, Siegfried Hubner: duhet qëlluar me katër plumba, “tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”.


Koha dhe atentati ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto  40 vite.Ky eshte romani i pare i shkruar në gjuhën shqipe pë vrasjen e Jusuf,Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës i shkruar në Gjuhën shqipe dhe i botuar në ish Jugosllavi , i përuruar në vitët 80' në Prishtinë, nën tytat e okuptorëve serbojugosllavë.

REDAKTOR: Mehmet Kajtazi, RECENSENT: Daut Demaku.Botues Grafoprint, Prishtinë.

Autori u morr në pyetje nga organet e sigurimit serb(MUP-it dhe KOS-it).

Libri është përkthyer  brenda 1 dite nga UDB-a serbe....dhe KOS-i 

ushtrak serb në Prishtinë.


chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.sa-kra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf

Shkruan: Flori BRUQI

 

 

VRASËSIT E LIRIDONËVE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "Vrasësit e Liridonëve" mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

 „Literaturë“

 

 

 

 

 

 

2024/01/16

Kryeçetnikët serb Sllobodan Millosheviq,Ivica Daciç dhe ALeksandër Vuçiç janë fajtorët kryesor pë Masakren e Reqakut,Mejës,Qyshkut etj.

 Nga Flori Bruqi



Pamje nga masakra e Reçakut

Edhe pas 2 decenieve të  mbarimit të  luftës në Koosovë dhe Masakrave tjera Serbia ende nuk ka reflektuar. 


Për më tepër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para pak kohësh masakrën e Reçakut e cilësoi fabrikim të shqiptarëve.Një gjë të tillë e ka pasë bë Millosheviqi.Ivica Daciçi .

 Për  deklarata të tilla një gjykatë në Kosovë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, po ashtu masakrën e Reçakut e cilësoi trillim të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare. 

Janë 3 njerëz përgjegjës kryesorë për masakrën e Reçakut, dhimbjen ndaj shqiptarëve dhe turpërimin e vet Serbisë përballë ndërgjegjes njerëzore: Slobodan Millosheviq , Ivica Daciçi , Aleksandër Vuçiq. I pari e kreu, i dyti dhe i treti i  frymëzoi krimin dhe mohon krimin e që janë po ashtu krime sa vet urdhëdhënësit dhe kryesit e saj. 

Vrasja e 45 civilëve duke përfshirë gra, fëmijë e pleq shënjon mbishkrimin e këtij krimi si ndër më  çnjerëzoret më histori të njerëzimit. Pas krimit barbarët serbë ishin munduar që të fshihnin ngjarjen sikur s`ka ndodhur asgjë, me tendenca maksimale për ta paraqitur si “vrasje e terroristeve”. 

close
volume_off

Fatmirësisht në vendin e krimit erdhi shpejt ish shefi i OSBE-së William Walke, i trishtuar nga ajo çfarë pa, z.Walker alarmoi botën për krimin çnjerëzor çka edhe solli bombardimet e NATO-s. Përkundër të gjitha fakteve presidenti aktual i Serbisë mohon krimin në fjalën, imagjino çfarë mund të mohoi e gënjej ai kur mohon diçka që s’do koment.

Tesla i tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie

 


USA :AUTO & TEK

13/12/2023 23:40

Tesla ka njoftuar të mërkurën se do t’i tërheqë mbi dy milionë vetura nga rrugët në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të pajisura me sistemin e avancuar ndihmës-shofer, apo autopilot, pasi një rregullator i sigurisë ngriti shqetësime për sigurinë e këtij sistemi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut (AKST) tha se ka dy vjet që është duke e hetuar kompaninë për prodhimin e veturave, e cila udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk, për të parë nëse veturat Tesla garantojnë se shoferët janë të vëmendshëm kur e përdorin autopilotin.

Besohet se tërheqja e të gjitha këtyre veturave do të bëhet nga rrugët amerikane.

Tesla tha se kontrollet softuerike të sistemit autopilot “mund të mos mjaftojnë për t’i parandaluar shoferët nga keqpërdorimi i autopilotit” dhe mund ta rrisë rrezikun për përplasje.

Ann Carlson nga AKST tha për Reuters në gusht se “është shumë e rëndësishme që sistemet për vëzhgimin e shoferëve ta kenë parasysh se njerëzit i besojnë teknologjisë më shumë seç duhet”.

Autopiloti i Teslës ka për qëllim t’ua mundësojë veturave drejtimin e timonit, gazin dhe frenimin në mënyrë automatike vetëm brenda korsisë së tyre, ndërsa autopiloti i avancuar mund të ndihmojë edhe në ndërrimin e korsisë në autostrada, por nuk i bën veturat plotësisht të pavarura në vozitje.

Tesla nuk ka treguar nëse do t’i tërheqë veturat edhe nga shtetet e tjera, përveç SHBA-së.

Një zëdhënës i Ministrisë së Transportit të Italisë tha se nuk është i vetëdijshëm nëse në Itali do të ndërmerren veprime të njëjta.

Rregullatorët në Gjermani kanë thënë se po i shikojnë këtë çështje.

Kush e vrau Jezu Krishtin

 


OPINION


Shkruan: Ben Blushi

Jezu Krishti duhet të jetë i vetmi njeri në histori që ndryshoi botën pa e patur në plan.

Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte të ishte i krishterë. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjithëse është themeluesi i Krishtërimit.

Jezu Krishti kishte disa talente të cilat në kohën e tij ishin të rralla. Fliste rrjedhshëm, dinte të lexonte, ishte karizmatik dhe kishte aftësinë të mblidhte pasues të shumtë të cilët e ndoqën edhe pas vdekjes.

Në atë kohë njerëzit nuk mund të beheshin as mbretër dhe as prijësa pasi këto funksione ose trashëgoheshin ose jepeshin nga romakët.

Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli : profesionin e profetit. Në këtë mënyrë Jezu Krishti u shpall profet dhe shkëlqeu mbi të gjithë profetët e tjerë para tij.

Por 2000 vjet më parë, që të ishe profet, duhet të bindje njerëzit se ishe i gatshëm të vdisje për ta. Megjithëse kishte frikë Jezu Krishti e kërkoi vdekjen me guxim dhe pa asnjë dilemë.

Por përpara se të vdiste ai dëshmoi se ishte shumë ambicjoz.Ai ishte një djalë i ri, idealist i pakënaqur që donte të ndryshonte mënyrën se di drejtohej populli hebre.

Për këtë shkak hebrenjtë dhe romakët e vranë. Si një kërcënim.Jezu Krishti ishte kërcënim për pushtetin politik dhe atë fetar. Ai ishte kërcënim në tokë dhe në qiell.

Pas vdekjes, jeta e tij ndryshoi totalisht. Ringjallja ishte mohimi i jetës së tij para vdekjes.Jezu Krishti u përdor për të krijuar një fe e cila në shumicën e rasteve që iu dhanë, bëri gjithshka që ai nuk e kishte dashur. Kjo fe vrau dhe persekutoi pak a shumë këdo, paganë,të krishterë, muslimanë, hebrenj, duke kërkuar dominim, pasuri dhe pushtet.

Nga një instrument dashurije, Krishtërimi u kthye në një instrument force. Në këtë mënyrë helmoi dhe fetë e tjera duke i udhëhequr në rrugën e ndarjes, dhunës dhe izolimit.

Krishtërimi është një fe për të cilën Jezu Krishti nuk ka menduar asnjë cast. Krishtërimi lindi nga vdekja e Jezu Krishtit dhe kjo është një arsye më shumë që ai nuk duhet të kishte vdekur.

Vdekja e tij la një zbrazëti që u mbush me urrejtje, kur jeta e tij ishte e mbushur me dashuri.

Megjithëse romakët janë direkt përgjegjës për vrasjen e tij, ata fajësuan hebrenjtë për atë vrasje. Kjo lojë fetare mes dy popujve është shkaku i të gjitha peripecive të hebrenjve në histori. Ata u akuzuan si tradhtarë të Krishtit dhe prandaj u përsekutuan nga të krishterët vazhdimisht, shumë kohë përpara Hitlerit. Ky paragjykim për hebrenjtë vazhdon ende dhe sot quhet antisemitizëm.

Megjithatë përvec romakëve dhe hebrenjve në vdekjen e Jezu Krishtit ka mërrë pjesë edhe një i tretë: Zoti.

Ndryshimi është se, nëse romakët dhe hebrenjtë fajësojnë njëri tjetrin për vdekjen, të krishterët nuk e fshehin pjesëmarrjen e Zotit në këtë krim. Edhe vetë Zoti nuk e fsheh. Ai e pranon se donte që Jezu Krishti të vdiste dhe kombinoi të gjitha rrethanat që vdekja e tij të ndodhte në mënyrën më mizore. Me vuajtje, me tortura dhe me shumë poshtërim.

Pyetja është se nëse romakët dhe hebrenjtë kishin arsye për ta vrarë Jezu Krishtin, cfarë arsye kishte Zoti që e vrau kur ai mund ta ndalonte këtë vrasje ?

Të krishterët thonë se Zoti e vrau birin e tij për ti treguar botës se i do aq shumë njerëzit sa sakrifikon edhe birin e tij për dashurinë e tyre.Kjo ëshë paqartësia më e madhe e historisë dhe këtu të krishterët janë gjithmonë konfuzë. Sipas meje ata nuk dinë se c’flasin. Përpiqen të justifikojnë një vrasje duke themeluar fenë e tyre mbi një të vdekur që u vra pa bërë asnjë mëkat.

Çështja është pse duhej ta vriste Zoti birin e tij?

Po sikur Zoti të kishte marrë një vendim tjetër? Pra në vend që ta sakrifikonte, ta linte Jezu Krishtin të gjallë duke i dhënë fuqi të bashkonte popujt, duke i bindur ata se ndjekja e të mirës që predikonte Jezu Krishti do i conte në rrugën e paqes dhe lumturisë së përhershme, pa vrasje, pa mëkate dhe pa dhunë.

Imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 sic jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë.

Meqë ai ishte medjehapur dhe modern, shkenca do përparonte më shpejt, kisha nuk do vriste shkencëtarët, gratë do ishin më të lira, fetë e tjera nuk do ishin kaq agresive,ndoshta fe të tjera nuk do kishte nevojë të kishte dhe bota mund të mos njihte asnjë luftë fetare mes të krishterëve muslimave dhe hebrenjve.

Nëse ai nuk do vritej, hebrenjtë dhe të krishterët nuk do ishin ndarë dhe muslimanët që e njohin Jezu Krishtin mund të mos kishin nevojë për profetë të tjerë.

Jetët e miliona njerëzve do ishin shpëtuar dhe barazia do kishte mbretëruar mbi botën tonë.Jezu Krishti sic e tha vetë do ishte Mbreti i kësaj parajse.

Jezu Krishti do e kishte bashkuar botën i gjallë, cka nuk nuk e bëri dot i vdekur.

Por Zoti nuk mendoi kështu. Ai zgjodhi rrugën tjetër dhe ajo që ndodhi më pas dihet. Bota jonë është më e pasur se 2000 vjet më parë por poaq e egër, makute dhe e ndarë në popuj që urrejnë njëri tjetrin.

Kush është i krishterë duhet ta pranojë se vdekja e Jezu Krishtit ishte një gabim i Zotit. Ishte një llogari e bërë keq pa marrë parasysh pasojat.Ishte një egoziëm i sëmurë. Mjafton kjo vrasje për të dyshuar realisht tek Zoti dhe qëllimet e tij.

Kush është i krishterë duhet të pranojë gjithashtu se ringjallja nuk ka funksionuar. Në fund të fundit pse duhej të ringjallej Jezu Krishti kur mund të mbetej gjallë ?

A nuk mendon cdo i krishterë se i gjallë Jezu Krishti do ishte më i mirë se i vdekur?Unë them se po.

Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë.Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot.

Janë këto arsye që më bëjnë të besoj se Jezu Krishti është njeriu më i abuzuar në histori. Atij ju vodh jeta nga hebrenjtë, ju vodh emri nga grekët, ju vodh vdekja nga të krishterët dhe ju ndërpre vepra nga Zoti.

Por në fund të fundit Jezu Krishti nuk ka asnjë faj.Atë e vranë. Njerëzit në bashkëpunim me Zotin.

Por nëse, sic thotë ai vetë, njerëzve u falet sepse ata nuk dinë se c’bëjnë, Zotit nuk i falet.Zoti e dinte se c’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot.

Policia e Republikës së Kosovë, shumë efikase në identifikimin e dy personave me interes për intervistim në lidhje me shpërthimin në Veri të MItrovicës, Kosovë.

 


Mbrëmë rreth orës 23:50 në Mitrovicën e Veriut ka shpërthyer një granatë dore, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona me interes për intervistim.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Veriun e Kosovës, Kolonel  Veton Elshani.

Veton Elshani ka thënë se dy personat i kanë kërkuar edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty.

“Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”....

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...