Posts

Showing posts from May, 2017

Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.
Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspirata…

Speciale e ditës : Pro et contra - Në spikamë : Pse Kryesia Qendrore e Lidhjës Demokratike e Kosovës e hoqi nga Lista e Deputetit të Parlamentit të Kosovës ,Profesorin e ndritur të sigurisë kombëtare zt. Hajrullah Tërnava?

Image
I pavdekshmi Rugova, ja si e kujton Hajrullah Tërnava ish-zv.ministër


Njëri prej bashkëbiseduesve tanë të zgjedhur nga  Floripress për të diskutuar për figurën e presidentit Ibrahim Rugova është edhe eksperti i sigurisë Hajrullah Ternava, ish zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, deri në përfundim të luftës, përkatësisht kur në janarine vitit 2000 u shuan të gjitha institucionet ekzistuese para vendosjes së administratës së UNMIK-ut. Lexojini përgjigjet e tij, në çështjet e shtruara nga ne për LDK-në, pas rugoviane, dhe Kosovën e mëpastajme, përshirë ngjarjet apo skenarin e frikshëm serb për veriun.






Me arikitektin e pavarësë  së Kosovës
Akademik Prof.D.Ibrahim Rugova dhe Hajrullah Tërnava 


Ibrahim Rugova ishte ndër shqiptarët e parë, kur filloi demokracia dhe rrënimi i ish-Jugosllavisë, dhe me ramjen e murit të Berlinit, që e mobilizoi popullin e Kosovës dhe e formoi partinë e parë shqiptare demokratike LDK-në, edhe që ishte ende monizëm (komunizëm) por në ato ko…

Në darkën e Federica Mogherinit me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Image
Të gjithë të pranishmit në darkën joformale në Bruksel konfirmuan angazhimin e plotë për të vazhduar punën në drejtim të procesit të integrimit evropian, siç edhe konfirmoi BE-ja në mars të këtij viti, në Këshillit Evropian.

Kështu u tha tha në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pas darkës me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor,.

Të pranishmit ripërsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme në jetën e qytetarëve të rajonit, thuhet në deklaratë.

Në këtë darkë të organizuar nga kryediplomatja evropiane me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj e Shpejtim BulliqiPrurjet e reja në LDK dhe largimet nga lista për deputetë

Image
Nga Gresa Bajraktari


11 qershori do të jetë dita kur qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të votojnë të preferuarit e tyre, për kryeministër dhe për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në partitë politike në Kosovë ka pasur dorëheqje dhe aderime të reja.




Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga strukturat e LDK-së, nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Nderit të LDK-së.

Ai ka dhënë arsyet e tij për dorëheqjet, duke thënë se kanë lidh këto koalicione parazgjedhore dhe kanë ndërtuar listë të deputetëve, duke anashkaluar personalitete të rëndësishme dhe të dëshmuara të LDK-së si dhe duke futur emra që absolutisht nuk kanë pasur lidhje me LDK-në, bile edhe kundërshtarë të saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë si dhe përndjekjen…

nga Flori Bruqi : “LDK manovra me lista”, përgjigjet kryeministri Mustafa

Image
Manovrat e LDK-së me listë
Publikimi i listës së kandidatëve të LDK-së ka shfaqur edhe të metat e saj. Heqje nga lista, favorizim të aderimeve të reja, anashkalim të fytyrave të rëndësishme të partisë e edhe përfshirje të njerëzve me aktakuza
Koalicioni i formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re dhe “Alternativa” ka bërë dje publike listën e kandidatëve të saj për deputetë.

Siç edhe ishte pritur më herët, ky koalicion, në këtë rast LDK-ja, ka lënë jashtë listës së tyre të kandidatëve ish-të përzgjedhurit e popullit në legjislaturat e kaluara.

Mirëpo, ajo që nuk është pritur ka qenë anashkalimi i figurave të rëndësishme të partisë, duke i radhitur ato në pjesën e fundme të listës, ndërsa aderimeve të reja ua ka lënë një vend në fillim të listës.
Publikimi i listës ka ngjallur reagime sidomos tek partneri më i madh në koalicion, LDK-ja, anëtarët e së cilës e kanë fajësuar kryekëput Isa Mustafën, i cili, sipas tyre, i ka lënë jashtë liste këta deputetë si shenjë…