2017-06-30

Flori Bruqi : Me kaq përfundon gjithçka – e patë puna e Rusisë, ja çka i bëri sot NATO

nato roli


Cili është aktualisht roli i NATO-s?



Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, një gur themeli i sigurisë transatlantike në kohën e Luftës së Ftohtë, ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme rolin e saj 20 vitet e fundit. E themeluar në vitin 1949, si një gardh mbrojtës kundër agresionit sovjetik, NATO ka evoluar, për t’u përballur me kërcënimet globale, duke filluar nga lufta kundër piratëve në Afrikë, deri tek kryengritësit talebanë në Afganistan.

Por ndërsa NATO-ja moderne, në përgjithësi është më e njohur për rolin e saj më përtej, sesa brenda Evropës, aksionet ruse gjatë viteve të fundit, veçanërisht ndërhyrja në Ukrainë prej vitit të kaluar, e kanë rifokusuar vëmendjen e aleancës në kontinent. Zhvillimet e kohëve të fundit, kanë nxjerrë në pah edhe tensionet e pazgjidhura, mbi zgjerimin e NATO-s në ish- sferën sovjetike.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Një strumbullar i pas Luftës së Ftohtë

Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, udhëheqësit perëndimorë debatuan intensivisht, mbi drejtimin e ardhshëm të aleancës transatlantike. Administrata e presidentit amerikan Bill Klinton e favorizoi zgjerimin e NATO-s, duke e zgjeruar ombrellën e saj të sigurisë në lindje, dhe konsoliduar arritjet demokratike në vendet ish-bllokut sovjetik.

Nga ana tjetër, disa zyrtarë amerikanë, dëshiruan që Pentagoni të tërhiqej nga angazhimet e tij në Evropë, në kushtet e venitjes së kërcënimit sovjetik. Aleatët evropianë të NATO-s ishin të përçarë edhe mbi këtë çështje. Londra, druhej se zgjerimi i organizatës, do të dobesonte më tej aleancën, ndërsa Parisi besonte se do t’i jepte NATO-s më shumë ndikim.
Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Shumë vetë në Francë, shpresonin të integronin ish-shtetet sovjetike tek institucionet evropiane. Ka pasur gjithashtu shqetësim rreth tjetërsimit të Rusisë. Për Shtëpinë e Bardhë, vendimi kishte një kuptim më të gjerë. “Presidenti Klinton, e cilësonte zgjerimin e NATO-s një gur prove, nëse SHBA-ja do të mbetej e angazhuar ndërkombëtarisht, dhe për pasojë humbiste ndjenjat izolacioniste e të unilateralizmit, që ishin në zhvillim”- shkroi Ronald D. Asmus, një nga intelektualët arkitektë të zgjerimit të NATO-s në librin e tij “Hapja e dyerve të NATO-s”, botuar në vitin 2002.
Në udhëtimin e tij të parë në Europë si president, në janar të vitit 1994, Klinton njoftoi se zgjerimi i NATO-s “nuk ishte më një çështje e nëse, por kur dhe si”. Vetëm pak ditë më parë, udhëheqësit e aleancës paten miratuan fillimin e zbatimit të projektit të Partneritetit për Paqe, një program i projektuar për të forcuar lidhjet me vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë shumë nga ish- republikat sovjetike si Rusia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Përtej Mbrojtjes Kolektive

Shumë planifikues të mbrojtjes, mendonin gjithashtu se vizioni i pas Luftës së Ftohtë për NATO-n, duhet të shihte përtej mbrojtjes kolektive, Nenit 5 te Traktatit të Atlantikut të Veriut që thotë se “një sulm i armatosur kundër një apo më shumë shteteve anëtare në Evropë apo Amerikën e Veriut, do të konsiderohet një sulm kundër gjithë aleancës”, dhe të përqëndrohet në përballjen me destabilitetin akut jashtë bllokut të saj.

“Emëruesi i përbashkët i gjithë problemeve të reja të sigurisë në Evropë, është se ato shtrihen përtej kufijve të tanishëm të NATO-s”- tha senatori republikan Riçard Lugar në një fjalim të vitit 1993. Shpërbërja e Jugosllavisë, në fillim të viteve ’90, dhe fillimi i konfliktit të përgjakshëm etnik, testoi thuajse menjëherë aleancën mbi këtë pikë.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Ajo që filloi si një mision, për të imponuar ruajtjen e një zone të ndalim-flurutimit dhe të demilitarizuar të OKB mbi Bosnje Hercegovinën, evoluoi në një fushatë bombardimesh intensive kundër forcave serbe të Bosnjës, për të cilën ekspertë ushtarakë, thonë se ishte thelbësore në përfundimin e konfliktit. Ishte operacioni ”Deny Flight” në prill të vitit 1994, ku NATO kreu operacionet e saj të para luftarake në historinë e saj 40-vjeçare, duke rrëzuar 4 avionë të serbëve të Bosnjës.


Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Operacionet e NATO-s

Këtë vit, NATO është e angazhuar në 6 misione:ruajtjen e paqes në Kosovë;patrullimin në detin Mesdhe, për të prandaluar aktet terroriste;operacionet kundër piratëve në Kepin Horn në Afrikë; mbështetja për forcat e Bashkimit Afrikan në Somali; ndihma për garantimin e sigurisë në Afganistan dhe misionin e saj më të ri, monitorimin e hapësirës ajrore mbi Evropën Lindore, pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Me seli në Bruksel, NATO-ja është një aleancë e bazuar tek konsensusi, ku vendimet pasqyrojnë vullnetin kolektiv të anëtarëve. Por shtetet individuale ose nëngrupet e aleatëve, mund të iniciojë veprime jashtë ombrellës se NATO-s. Për shembull, Shtetet e Bashkuara, Franca, dhe Britania e Madhe, filluan të mbikëqyrin një zonë të sanksionuar nga OKB, për ndalim-fluturimin në Libi në fillim të vitit 2011, dhe brenda pak ditësh e transferuan komandën e operacionit tek NATO (pasi shqetësimet turke ishin menaxhuar).

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Në të njëjtën kohë, të gjitha vendet anëtare, nuk janë të detyruara të marrin pjesë në çdo operacion. Për shembull, Gjermania dhe Polonia, nuk pranuan të ndihmojnë drejtpërdrejti fushatën në Libi. Struktura ushtarake e NATO-s, është e ndarë midis dy komandave strategjike:Shtabi Suprem i Fuqive Aleate të Evropës, që ndodhet afër Monsit në Belgjikë, dhe Komanda Aleate e Transformimit me bazë në Norfolk të Virxhinias në SHBA.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjithmonë një amerikan apo oficer i përgjithshëm (aktualisht gjenerali Filip Bredlav), drejton të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s. Megjithëse aleanca ka një komandë të integruar, shumica e forcave të saj, mbeten nën komandën e ushtrive përkatëse kombëtare, derisa të fillojnë operacionet specifike të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, aktualisht norvegjezi Jens Stoltenberg, shërben për një mandat 4-vjeçar si administrator kryesor dhe i dërguar ndërkombëtar. Këshilli i Atlantikut të Veriut, është trupa kryesore drejtuese politike e aleancës, e përbërë nga delegatë të nivelit të lartë nga çdo shtet anëtar.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Ndarja e barrës

Kontributi kryesor financiar që japin shtetet anëtare, është kostoja e dërgimit të forcave të tyre të armatosura në operacionet e drejtuara nga NATO. (Këto shpenzime nuk janë pjesë e buxhetit formal të NATO-s, e cila financon selinë civile dhe ushtarake dhe infrastrukturën e caktuar për sigurinë). Në vitin 2014, anëtarët e NATO-s kolektivisht dhanë një fond prej rreth 850 miliardë dollarë mbi mbrojtjen. Shtetet e Bashkuara dhanë më shumë se 70 përqind të kësaj shume, afërsisht gjysma e shumës, që shpenzonte gjatë Luftës së Ftohtë.

Zyrtarët amerikanë, kanë kritikuar shpesh anëtarët evropiane, për reduktimin e mbrojtjes së tyre. Në vitin 2006, anëtarët u angazhuan të shpenzojnë 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen. Por nga viti 2012, vetëm katër vende e përmbushën këtë kriter:Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Greqia, dhe Estonia. Në samitin e NATO-s, në vjeshtën e vitit të shkuar në Uells, anëtarët u zotuan të adresojnë mangësitë e tyre buxhetore brenda një dekade, por shumë analistë të çështjeve të sigurisë janë mosbesues.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Në fjalën e tij të fundit, si sekretar amerikan i mbrojtjes në vitin 2011, Robert Gejts paralajmëroi mbi rrezikun e një “aleance me dy nivele”, ku disa anëtarëve, që u mungon aftësia ushtarake, specializohen në misionet e “buta” humanitare, ndërsa të tjerët përmbushin rolet “e forta” luftarake. Zyrtarisht NATO, e pranon ekzistencën disa pabarazive:”Ka një mbi-mbështetje nga aleanca si një e tërë mbi Shtetet e Bashkuara, për ofrimin e aftësive thelbësore, duke përfshirë për shembull, shërbimet e inteligjencës, mbikqyrjen dhe zbulimin; furnizimin nga ajri me karburant;mbrojtjen raketore balistike si dhe luftën elektronike ajrore.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Afganistan dhe ISAF

NATO, evokoi dispozitën e saj të mbrojtjes kolektive (neni 5), për herë të parë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, të kryera nga rrjeti terrorist i Al-Kaedës, me bazë në Afganistan. Pak pasi forcat e udhëhequra nga SHBA-ja, përmbysën regjimin e talebanëve në Kabul, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, autorizoi dërgimin në terren të një force ndërkombëtare të ndihmës së sigurisë, per të mbështur qeverinë e re afgane. NATO, zyrtarisht mori komandën e ISAF-it në vitin 2003, duke shënuar angazhimin e saj të parë operativ përtej Evropës.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia
Fakti që aleanca ishte përdorur në Afganistan “ishte revolucionar”- tha eksperti i NATO-s, Stenli Slloan, në një intervistë në vitin 2012. “Ishte prova se aleatët e përshtatën aleancën në mënyrë dramatike, për detyra shumë më të ndryshme, nga ajo çfarë ishte parashikuar gjatë Luftës së Ftohtë”. Por disa kritikë vënë në pikëpyetje kohezionin e NATO-s në fushëbetejën në Afganistan.

Aleatët, ranë dakord mbi qëllimet kryesore të misionit, për stabilizimin dhe rindërtimin e Afganistanit, por disa anëtarë i shmangën forcat e tyre nga pjesëmarrja në betejat kundër kryengritëse si dhe misionet e tjera, një praktikë e njohur si “paralajmërimi kombëtar”.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia
Trupa nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanada, dhe Holanda ishin dëshmitare te disa prej luftimeve më të rënda, çka shkaktoi edhe viktimat më të shumta, duke sjellë tërheqje në mesin e shteteve të aleancës. Pas 13 viteve luftë, ISAF e përfundoi misionin e saj në dhjetor 2014. Në janar të vitit 2015, NATO-ja dhe më shumë se një duzinë vendesh partnere, filluan një mision mbështetës jo-luftarak me rreth 12 mijë trupa, të cilat do të sigurojnë trajnim, financim, dhe ndihma të tjera për qeverinë afgane.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Marrëdhëniet me Rusinë

Moska, e ka parë me shqetësim të madh, zgjerimin e NATO-s pas Luftës së Ftohtë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. (Deri më tani, 12 anëtarë të Partneritet për Paqe, i janë bashkuar Aleancës). Shumë ish-udhëheqës dhe liderë aktualë rusë, besojnë se arritja e rezultateve të tilla të aleancës në ish-sferën sovjetike, përbën një tradhëti ndaj garancive të pretenduara, për të mos u zgjeruar drejt lindjes, pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Megjithëse disa zyrtarë të SHBA-së, të përfshire në ato bisedime, e kundërshtojnë ekzistencën e këtij premtimi.

Për të qenë të sigurtë, shumica e udhëheqësve perëndimorë, e dinin rrezikun që paraqiste zgjerimi. “Nëse ka një rrezik afatgjatë, në përputhje me NATO-n që njohim tani, ekziston një rrezik i menjëhershëm, në ndryshimin e tij shumë shpejt. Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, do të mund të krijojë një Rusi neo-imperialiste, me një profeci vetë-përmbushëse”- shkroi në një artikull në “Uashington Post” në janar të vitit 1994, sekretar i atëhershëm amerikan i shtetit, Uorren Kristofer.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia
Përgjatë viteve, NATO dhe Rusia kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt ripajtimit, veçanërisht me nënshkrimin e tyre të “Aktit Themelues” në vitin 1997, e cila krijoi një forum për diskutime zyrtare dypalëshe. Por ekspertët thonë se mungesa e vazhdueshme e besimit, ka rrënuar marrëdhëniet mes palëve. Samiti i NATO-s në Bukuresht, në pranverën e vitit 2008, e thelloi më tej mosbesimin. Ndërsa aleanca, shtyu për më vonë Planet e Veprimit për anëtaresimin e Ukrainës dhe Gjeorgjinë, ajo u zotua të mbështesë anëtarësimin e plotë të tyre në të ardhmen, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Rusia, mbi pasojat e rënda politike dhe ushtarake.

Pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia, në verën e po atij vitit, ishte një sinjal i qartë i synimeve të Moskës për të mbrojtur atë, që ajo e sheh si sferën e saj të influencës, thonë ekspertët. Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, dhe destabilizimi i Ukrainës Lindore gjatë viteve 2014-2015, do të helmojë më tej, në të ardhmen e parashikueshme, marrëdhëniet e mundshme me NATO-n. “Ne qartazi po përballemi me kërcënimin më të rëndë ndaj sigurisë evropiane, që nga fundi i Luftës së Ftohtë”- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen, pas ndërhyrjes së Rusisë në Krime në marsin e vitit të shkuar.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Në një fjalim për nder të aneksimit te Krimesë po atë muaj, Presidenti Vladimir Putin shpjegoi ankesat e rrënjosura thellë të Rusisë me Aleancën. “Ata na kanë gënjyer shumë herë, duke i marrë vendimet prapa shpinës tonë, dhe na vendosur para faktit të kryer. Kjo ka ndodhur me zgjerimin e NATO-s në Lindje, si dhe vendosjen e infrastrukturës ushtarake pranë kufijve tanë. Me pak fjalë, ne kemi çdo arsye, për të besuar se politika famëkeqe Perëndimore e kontrollit, e zbatuar në shekujt XVIII, XIX dhe XX, vazhdon edhe sot”- deklaroi Putin para parlamentit rus.

Një tjetër pikë e konfliktit, ka qenë mburoja balistike e NATO-s për mbrojtjen nga raketat, e cila është duke u vendosur në të gjithë Evropën në disa faza. Shtetet e Bashkuara, e cila e zhvilloi këtë teknologji, thotë se sistemi është i dizenjuar vetëm për t’u mbrojtur kundër sulmeve të kufizuara me raketa të kufizuara, veçanërisht ndonjë sulmi nga Irani. Megjithatë, Kremlini, mendon se kjo teknologji do të përditësoje, dhe përfundimisht mund të rrezojë ekuilibrin strategjik në anën e Perëndimit. “Ushtarakët e kuptojnë, se mbrojtja raketore është pjesë e arsenalit strategjik të Shteteve të Bashkuara. Kur një mburoje bërthamore, i shtohet një “shpatë bërthamore”, është shumë joshëse për ta përdorur këtë aftësi”- tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në shkurt të vitit 2014.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Një ringjallje e Aleancës?

Në fillim të vitit 2015, frika e agresionit të mëtejshëm rus, ka nxitur liderët e aleancës të rivlerësojnë aftësitë mbrojtëse në kontinent, veçanërisht në Lindje. Aleatët e NATO-s, ranë dakord të krijojë qendra të reja të komandës në 6 shtete lindore periferike:Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania. Këto komanda, që pritet të ngrihet në vitin 2016, do të mbështesin një forcë të re të reagimit të shpejtë, të njohur si “Gatishmëria Shumë e Lartë e Task Forcës së Bashkuar”, e cila mund t’i përgjigjet kërcënimeve brenda pak ditësh.

I ashtuquajturi “spearhead force” (forca e majës së shtizes), prej rreth 5 mijë trupash do të udhëhiqet nga bazat e rradhës nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në rastin e një krize të madhe, planifikuesit ushtarakë thonë se më shumë se 2 brigada më shumë, për një forcë të përgjithshëm të NATO-s prej rreth tridhjetë mijë trupash, mund të grupohen. “Ky do të jetë përforcimi më i madh i mbrojtjes sonë kolektive, që nga fundi i Luftës së Ftohtë”- tha shefi i ri i NATO-s Stoltenberg në janar të këtij vitit.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Shtetet e Bashkuara, kanë shtuar praninë ajrore të NATO-s mbi Poloni dhe shtetet balltike. Në një kohë që edhe aleatët e tjerë, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Danimarkën, janë duke ofruar përforcime të ngjashme. Në vitin 2014, avionët aleatë zbuluar avionët rusë në më shumë se 400 raste, pa patur përplasje. Anëtarët e NATO-s, po rrisin ndërkaq bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të sigurisë me Ukrainën, një partner i aleancës që nga 1994, duke shtuar konsultimet strategjike dhe ndërtuar kapacitete të reja. Por si një jo-anëtar, Ukraina mbetet jashtë perimetrit të mbrojtjes të NATO-s, dhe ka kufizime të qarta, sesa larg ajo mund të mbërrijë në raport me strukturat institucionale.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

 Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, kanë plan të dërgojnë në pranverë një numër modest trupash në Ukrainë për të trajnuar personelin ukrainase në logjistikë, mjekësi luftarake, dhe fusha të tjera. Administrata e Presidentit Barak Obama dhe qeveritë aleate, po konsiderpjnë gjithashtu mundësinë për të furnizuar Kievin, me armë mbrojtëse vdekjeprurëse, të cilat Ukraina i ka kërkuar si një ndihmë për t’iu kundërvënë kryengritjes së mbështetur nga Rusia në lindje të vendit. Por disa liderë perëndimorë shqetesohen, se kjo do mund të përshkallëzoje konfliktin. Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali Bredlav, ka theksuar se vetëm forcat ushtarake, nuk mund të ndryshojnë vrullin e betejës. “Ne s’duam një luftë me përmasa të madha në Ukrainë. Duhet të gjejmë një zgjidhje diplomatike dhe politike. Ajo që është e qartë, është se gjendja nuk po bëhet më mirë. Ajo po përkeqësohet çdo ditë”-tha ai muajin e shkurt, gjatë një fjalimi në Kongres. Në një periudhë më afatgjatë, disa analistë të mbrojtjes, besojnë se aleanca, duhet të marrë parasysh avancimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, të dyja anëtare të Partneritetit për Paqe, me një histori të gjatë të shmangies së aleancaveushtarake. (vendet e tjera nordike Danimarka, Islanda, Norvegjia dhe tashmë anëtare të NATO-s.)


*******

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Me kaq përfundon gjithçka – e patë puna e Rusisë, ja çka i bëri sot NATO

Image result for NATO forcat


Katër batalione ndërkombëtare të stacionuara në Evropën Lindore tashmë janë të gatshme t’i përgjigjen çdo agresioni rus,njoftuan ministrat e Mbrojtjes së tetë vendeve anëtare të NATO-s.


Gjermania, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja aktualisht drejtojnë katër grupe ushtarake multinacionale në Estoni,Letoni,Lituani dhe Poloni.

Dislokimi i tyre u vendos nga liderët e NATO-s gjatë një samiti në Varshavë në korrikun e 2016,në kuadër të një forcimi më të madh të mbrojtjes kolektive vendosur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ofensivës së rebelëve separatistë prorusë në lindje të Ukrainës në 2014.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

“Këto batalione demonstrojnë një përgjigje direkte ndaj veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë veprimtari provokuese ushtarake në periferi të territorit të NATO-s,që përkeqësuan ndjeshëm stabilitetin dhe sigurinë,rritën paparashikueshmërinë dhe ndryshuan rrethin e sigurisë”,theksuan në një deklaratë të përbashkët Britania e Madhe,SHBA,Kanada dhe Gjermania,duke mbështetur stafin drejtues si dhe Poloninë,Lituaninë,Letoninë dhe Estoninë,vendet mikpritëse.


Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Varshavë, aleanca vendosi të dërgojë forca në vendet në kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Një pjesë e konsiderueshme e trupave të NATO-s kanë arritur në Lituani afër enklavës ruse të Kaliningradit,raporton “AP”.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Më shumë se 100 ushtarë belgë dhe qindra mjete ushtarake ndodhen në Klaipeda, e cila është rreth 60 kilometra larg nga Kaliningradi, ku Rusia ka një bazë detare dhe sistem shumë të gjerë raketash.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia

Trupat e dislokuara në bazën ushtarake Adazi në Letoni zhvilluan edhe një paradë për të treguar forcën dhe disiplinën e tyre. Trupat ushtarake të Kanadasë, Letonisë, Polonisë, Spanjës, Italisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë parakaluan në paradën ku morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, si dhe përfaqësuesit më të lartë ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse.

Image result for forcat e natos ne polonia,lituania dhe estonia
EOD është struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme, të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë edhe shtetet si Italia, Polonia dhe Sllovenia.



Flori Bruqi

SOTIR ATHANASI : ZONJA DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN NË FAQE

Image result for SOTIR ATHANASI
            ( tregim)

( Ky tregim është shkruar
për t'u paraqitur garën
e rradhës ku jepet çmimi
          simbol:
 ( NJË BUQETË LULE )

                                        E rrahu NËNA DJALIN,
                                        E lidhi te pema,
                                        E lidhi nga krahu,
                                        Që s'frynte era.
                                    (Vargje të stilit poetik-Ajk.)

Atë buzëmbrëmjeje deti ishte mjaft I qetë.
Mbase e kërkonte shpëlodhjen  nga zhurmat e banjëzuesve, ndaj edhe sikur mezi priste të përfundonin dëfrimet disa të rinj që,
tek-tuk, s'ngopeshin ende në zbavitjet e tyre.
Në breg, ca fëmijë kënaqësinë e kishin të ngacmonin kandilët e detit, të cilët për çudi megjithë pastrimin, aty-këtu, syri të kapte sërish të tilla.  
Një fshatar, pranë motorit në trotuar,  
(se ai gji shpëlodhës e kishte edhe këtë favor ),  la dy kaçile të mbuluara me një cohë dhe si u xhvesh, u zhyt në det me ngutin e njeriut që,
jo gjithaq kërkon freskimin, se sa merakun për moshumbjen e ditës pa ia marrë dozën e kripës atij deti, si dhe avujt e jodit aq të dëshëruar nga kushdo.
Një zog I vogël kërceu nga ajo shportë prej xunkthi dhe për shkak të pjerësisë së vëndit, si u rrukullis goxha ngeci në rërë.
Cicërima e tij tërhoqi vëmëndjen e një vogëlushi I cili e kapi.
Por s'arijti t'a përkëdheli se klloçka, me një lëvizje të rrufeshme,
hoqi cohën e shportës dhe fluturimthi,
ndali krahët kërcënueshëm përpara fytyrës së djalit.
Fëmija mbeti i çuditur  se si ajo pulë I rrëmbeu nga dora zogun dhe,
sa hap e mbyll sytë, me vocrakun e saj në sqep,
u fut sërish në kashtën e asaj shporte.
Kjo ngjalli ca diskutime dhe fshatari, që e kishte vëzhguar nga larg skenën,
shpjegoi se klloçka duhet t'a ketë kapur nga bishti të voglin e tij.
Ngjarja, midis gazmores,  kuriozitetit, por edhe zararit, u mbyll këtu

Në breg, binte në sy edhe ai gjysëm harku metalik me tri këmbë, si të qe gërma greke: "Π"-i, me të cilën ecte  një mesogrua.          
Ajo zbriste nga dhoma e saj e shoqëruar nga një i  ri rreth të tridhjetave për të ardhur buzë detit  dhe si e linte aty π-inë futej në ujë.
Kurkush nuk kishte kërshërinë të shihte se si dhe ku notonte.
Se shfaqej vetëm në hyrjen dhe daljen nga uji.
Invaliditeti tek ajo, ndonëse tejet i dukshëm, shpërfillej thuajse nga të gjithë.
Veçse kjo ngjante e tillë javën e parë.
Të dytën, të gjithë e morën vesh se dëshira e saj qe të lahej e mënjanuar,
madje në një cak tejet të largët,
(gjë që e respektonte me fanatizëm çdo ditë) dhe që patjetër,
lihej të nënkuptohej zbatimi i porosive të mjekut.
Në rërë, kishte plot çifte që shëtisin, pjesa më  e madhe me shapka.
Ata lagnin këmbët ose luanin me dallgën si të donin t'i kthenin në shenjë falenderimi, buqëqeshjen këtij deti bujar. Kaq.
Më shumë do të mësonim më vonë.

Gjithçka fliste për një mbrëmje që po zbriste butë, ëmbël e ngazëllenjëse,
po të përjashtojmë tingujt skajshëm,  
tejet të largët që një klarinetist luante në botën e vet,
melodi  të thekura në trishtim.
Mua, tek sodisja këtë peisazh, më dukej mbrapshtësi përhapja e atyre tingujve. Ngjasimi me kolonën  zanore që jemi mësuar të shoqërojë interpretimin e aktorëve në një film dramatik, e përforconte në një shkallë edhe më të epërme pesimizmin. Shtoi kësaj edhe bestytninë time të përtejme mbi shenjat metafizike, që gjasa të pritet me patjetër.
Se ajo gërvimë, angullimë a kudi unë se çfarë tjetër,
(le të flasim, po të doni, nga cilido pozicion,) s'kishe  se si të mos e merrje, si një uverturë, shenjë, a provë se po përgatitej të vinte, një klithmë.
Mbase jo  morti, por thirrje për kushtrim, ato jone dridhëruese të nisura në fillim si rënkime e pastaj të kthyera  në britma e ndihmë; patjetër, që duhet të kërkonin.
Dhe, o Zot!

S'e kisha shpënë ende në fund arsyetimin mbi këtë parandjenjë,
kur nga deti erdhën vërtet thirrjet alarmante për shpëtim.
Qenë shumë zëra njëherësh që kërkonin secili në mënyrën dhe formën e tij, të njëjtën gjë: mobilizimin e asaj bashkësie pushuesish në mbështetje të një njeriu, të  një jetë që rrezikohej të humbiste.  
- O Zot, - tha dikush pranë bregut, ndërkaq, sa hap e mbyll sytë,
një djalë i ri me pantallona të shkurtëra plazhi, u turr me vrapë drejt detit.
- Ç'të ketë ngjarë, o Zot? - pyeti një I moshuar në breg.
- E ç'duhet të ngjasë pas asaj kukuvajke luajtur me atë klarinën ndjellakeqe,
- tha dikush tjetër vërsnikë I të parit.
- Sigurisht që s'pritej gëzim, por mos e ço , o Zot të keqen deri në mort!
Boll pranë zgripit e ndolli fryma e atij klarinetisti.
- Nuk është mirë të bëjmë me faj lajmëtarin, - iu kundërvu butë një I tretë soditës I vjetër I atyre rërërave.
- Lajmëtarin po,  por jo ndjellësin e fatkeqësisë, - ia  priti një grua që, sapo iu bashkua turmës së bërë tanimë.
- Drita e Hënës dhe sinjali i fatkeqësisë,  vijnë gjithmonë tinës,- u dëgjua një zë anonim mes grumbullit që mbanin frymën nga deti.
- Prandaj janë edhe pabesia si gratë,  - e vulosi një rondokop, që njihej nga të gjithë frekuentuesit e kafeneve dhe tavernave të atij plazhi,  si rrëfyes tradhëtish vetëm  nga femrat. Kjo ngjalli ilaritet e shpërthim së qeshurash.
Ndërkaq deti u mbush me njerëz si të ishin ushtarë dhe t'i kishte thirrur në alarm borrizanti.
Apeli për ndihmë kishte dridhëruar të gjithë atë brgdet të vogël.
Dëndësia e njerzve, në mos e bënte tërësisht të errët pamjen, miqt e mi, e turbullonte keqas kjartësinë e saj.
Nga ana tjetër, jo gjithaq lëvizjet,  se sa paniku I njerëzve e zhndërronin  në moskuptuese ngjarjen dhe e vishnin me mister atë. Nuk është e panjohur prirja e pushuesve për t'i dhënë një rëndësi të pamerituar edhe një episodi fare të rëndomtë, vetëm e vetëm që të mburren për praninë në dëshminë e saj.
Por këtu, flitej për diçka të pazakontë.  
Gjithsesi, ne që ishim në rërë dëgjonim të kthyerit e parë të konkludonin:
- Ai trupmadhi,    nuk e ndihmoi edhe pse qe më afër asaj. Ndërsa,  gruaja si të ish delfin u turr dhe  ia hoqi fatkeqin nga krahët . . , e shërbëtorit të HADID-IT.
- Nga thonjtë e vdekjes e ke fjalën?
- E, se duhet të vdesë njeriu, pastaj t'a marri dorëzim Perëndia,- u tall një I pushues nga Kreta.  Por batuta e tij, s'gjeti mbështetës.
- Shpatullat me zemrën nuk janë motra, - ndërroi temë shoku I tij me këtë gojore.
- Pse s'janë të tilla zemra e asaj gruaje ishte më e madhe se shpatullat e atij burri për të cilin bëtë fjalë aty më parë, ju, zotni.
Kjo dytrajtësi e shtrimit të problemit, fliste edhe për dyformësi të paraqitjes së tij dhe i vetmi intelektual në atë turn, shquhej për të tilla.   
Më në fund, u muar vesh se e rrezikuara ishte një e re, madje tepër e re.
Ajo, sëpari  e kishte kërkuar vetë mbytjen
(siç u përfol më vonë) dhe se më pas, kur kishte gëlltitur një gllënjkë,
në të dytën, qe penduar, si për t’i dhënë kohë gruas-delfin t’i jepte ndihmën dhe t’a shpëtonte.  
Dhe kështu kishte ngjarë:
Gruaja-delfin rrufeshëm I kishte shkuar pranë dhe e kishte ngrijtur mbi ujë.
Ajo e shoqëroi deri tek cektësia VAJZËN.
Aty e mori para duarve një I ri.
Brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë.
Ky, me një vrapim atleti, punë sekondash e vendosi në rërë.
Nga mënyra e veprimeve,
por më shumë nga ëmbëlsia dhe shqetësimi, me të cilën i kryente ato,
linin të kuptohej se: në mos qe i dashuri i saj, tejet i afërt,  
duhet mepatjetër, të kishte qënë.  
Një nga gratë e shumta të grumbulluara në breg,
(siç doli më vonë, qe punonjëse e mjekësisë )
u mor me vajzën dhe s’e pati të vështirë t’ia nxirrte ujin e gëlltitur dhe t’a risillte në jetë.
Vajza, më në fund u ngrijt më këmbë.
Portretin e saj e bënte edhe më të verdhë ndriçimi neon, ashtu siç ia theksonte edhe më tepër nishanin në faqe.
Njerëzia duartrokiste dhe përgëzonte djalin.
Ndërsa ky sqaronte se nuk e kishte shpëtuar ai dhe se:
do të na befasonte të gjithë,  kur tha që:
shpëtimtarja ishte. . . , GRU. . ..JO. ZONJA-DELFIN, të cilën e mbanin dy të rinj prej krahu derisa një i tretë të sillte harkun me tri këmbë, në formën e gërmës greke Π -i, që e kishte ngulur në rërë. Por ai hark, tanimë, vështirë se do t'i shërbente asaj.
ZONJA-DELFIN  pas kësaj,  këmbët thuajse nuk i ndjente ishin sajat. Urdhërimin gjithashtu. Madje, ajo mezi mbante drejtpeshimin.   
Harkun metalik e mori një djalë dhe dy të tjerë  ZONJËN  përpara duarve të kryqëzuara si karike,  për t’a shpënë te ambulanca e urgjencës e cila qëndronte në shërbim njëzetëekatërorë në njëzetë e katër.
Harku metalik, nën dritat neon ngjasonte me një brerore
e mbase edhe menjë . . . HARK TRIUMFI.
Kurse portreti I ZONJËS-DELFIN  shëmbëllente si të qe  HYJNIA E DETIT.

Çuditërisht, klarinetisti I largët kishte marrë një melodi të gëzuar e optimiste për jetën. Dhe eja mos beso pastaj për bestytni! Po ç’them edhe unë. Jeta është e bukur! Jetojeni atë,  miqt e mi!

Në lajmet e orës së fundit, televizioni kombëtar njoftonte se shpëtimtarja e së resë të aksidentuar, paskish qënë ish kampionia e notit në rininë e vet. Ajo vuante nga një  paralizë e pjesëshme nga  gjymtyrëve e poshtëme dhe pas kësaj, mjekët thonin se sforcimi I beftë e rezikonte të mbetej plotësisht e paralizuar nga të dy këmbët.
Veçse. . . .,  Ngjan e pabesueshme për të qënë e vërtetë, por e tillë është përnjëmend:
Ajo grua, shpëtoi një vajzë të re të cilën, për shkak të largësisë dhe hijeve të ngrysjes,  nuk e dinte që kishte qënë VAJZA e saj, fryma, shpirti dhe motivi i jetës saj.
- Thirrja e të parëve, ajo e NËNËS e ktheu atë DELFIN,  
- tha I vetmi intelektual,  në klubin ku ishim mbledhur dhe ndiqnim programin në TV.

Atë mbrëmje, e zonja e bujtinës, që ishte gjithashtu e pranishme,  na spjegoi se ngjarja, nuk ishte, të themi fare, ashtu e shkëputur. Një grindje e rëndomtë dashurie me partnerin e saj, tanimë të penduar, e kishte shpënë drejt mbytjes,  
VAJZËN ME NISHAN.
- Djaloshi brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë, mos ishte I dashuri? - pyeti dikush.
Hoteljerja pohoi me krye padashur të japi më shumë sqarim. Por edhe s’qe e domosdoshme. U mjaftua me shprehjen:- Pendimi ishte I dukshëm.
- Pendimi ia kalon për nga shpejtësia zararit, por nuk e pengon dot atë, - tha sërish një tjetër gojore shoku I pushuesit nga KRETA.
Ky nuk e vinte në dyshim që e ëma nuk e kishte njohur vajzën. Por edhe kjo nuk iu afrua kot asaj.
- Janë të pashmangshme grindjet: NËNË - BIJË, - e vulosi kretasi.
Shoku I tij, gjeti rastin të thoshte ca vargje, tejet të qëlluar që unë do t'i grupoja në stilin AJK të Poezisë.
Le t'i dëgjojmë ato, prandaj I kemi vënë në krye të këtij rrëfimi:

                     E rrahu NËNA DJALIN,
                     E lidhi te pema,
                     E lidhi nga krahu,
                     Që nuk frynte era.

Kjo flet për pendimin dhe jo vetëm, miqt e mi
- Ai nuk do të vlente në qoftëse e keqia do të kishte ngjarë.
Tani dashuria merr një hov të ri.
- Kjo ka rëndësi, - tha I vetmi intelektual në atë bashkësi, - dhe jo ato çikë mustaqe mbi buzë të atij djali që, të paktën nuk e pranoi të qe shpëtimtari. Sepse,  për mendimin tim, duhet të ishte shkaktari.

Pas katër a  pesë vitesh, ja ku jemi sërish në plazhin e parapëlqyer të LIVANATES.
Të etur për t’u zhytur në ujin e detit që mëngjesin e parë, zbritëm nga hoteli dhe lamë peshqirët mbi  tendë,
Banjëzuesit meraklinj  të mëngjesit po dilnin nga zhytja e parë.
Në buzëdet,  ngulur pranë valës sytë na zunë harkun metalik me tri këmbë, ose gërmën greke: Π - inë.  Aty pranë, një vogëlushe tri a katër vjeç dhe e ëma e saj fare e re që, siç ndodh rëndomë, s’guxonte të lagte këmbët nga të rënqethurat e ndryshimit të temperaturës. Ajo nxiste me siguri të bijën duke I thënë:
- Helenë! Ja gjyshja po na I bën me shenjë! Është ajo e mban për dore babi. Nuk e sheh? Kur u afrua në breg, unë njoha ZONJËN-DELFIN, që tanimë qe bërë edhe gjyshe.
Nuk e kishim aspak të vështirë që sëbashku me time shoqe, të kuptonim se njerui përkrah,  ishte dhëndëri Ι saj. Djaloshi brun me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë. Në rërë e bija e ZONJËS-DELFIN, qe VAJZA ME NISHAN NË FAQE  me fëmijën e saj, Helena.
Drama e asaj dite katër a pesë vjet më parë, kishte rrezikuar mbase, edhe ardhjen në jetë të kësaj vogëlushe që si flutur iu ngjit në gjoksin e gjyshes së saj, të asaj GRUAJE që shumkush, me 'ta dhe unë e kemi quajtur: ZONJA-DELFIN.

Në mars, ditën e caktuar për nënat, këtë tregim do t'a paraqes në tavolinën e shkrimtarëve  me buqetën e luleve në mes. Shpresën  të jem një nga mëtuesit të orkidës e kam. T'a fitoj a po jo, kjo varet nga trapeza. Besoj  që dy nga pjesëmarsit  të mos e vlerësojnë nga gradiacioni I alkoolit!  Përkundrazi.Të marrin në analizë: kapriçion e djaloshit me pak mustaqe buzë;  marrëzinë e VAJZËS ME NISHAN NË FAQE dhe  sakrificën tashmë, NËNËS saj . . ,  ZONJËS-DELFIN.

SOTIR ATHANASI

Athinë,  16 Shkurt 2016!


******

Miku im, Prof.dr.FLORI, përshëndetje nga ATHINA!

Sezoni I plazhit dhe pushimeve relaksuese pranë ujërave të detit, aq të pëlqyera për gjithkënd e sidomos nga rinia, jo rrallë kanë sjellë edhe fatkeqësi.

Tregimi im kësaj here rok një temë që bën thirrje për: SYÇELTËRSI, VIGJILENCË DHE SOLIDARITET.

Lexim të këndshëm, miqt e mi dhe ndjekës të këtij portali kaq simpatik: AGJENCIONI FLORIPRESS.

Shoqërisht,

SOTIR ATHANASI,

Athinë, 20, Qershor, 2017!


******