2016-03-07

E gjetën shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë(Më rastin e Ditës së mësuesit)


Prof. Maxhun Bruqi,veteran i arsimit në Kosovë


Babait tim  Profesor Maxhun Bruqit, Hallës time Profesor Xheva Bruqi- Hajdari, Dajës tim,  Profesor Ali Hajdari ,Tezës time Profesor Sabrije Hajdari- Sadriu dhe mikut tim Mësuesit të Popullit , Ramë Balaj , me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit !




              Motër dhe vëlla Xheva Bruqi-Hajdari dhe Maxhun Bruqi

Të gjithë këta  mbi dyzetë vjetë afirmuan  shkencën shqiptare dhe nderuan  çështjen tonë kombëtare në vazhdimësi.






Vëlla dhe motër Ali   Hajdari  dhe Sabrije Hajdari-Sadriu





Ramë Balaj ,veteran i arsimit shqip 


E gjetën  shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë



Gjithë jetën, me laps në dorë  edukuan breznitë e kohës,

Fëmijëve jua mësunë  gjeografinë e atdheut…
...
Hartat e Shqipërisë Etnike ua mësuan  tinëzisht

Ndër breze -duke qërruar sytë e yjeve polar

në retinën e tyre  delikate

Me shkumës nxënësve ua shpjeguan  të padukshmen e dritës,

Në mundimit e madh në kohë të pa kohë,

Folën për shpirtin e dlirë të fëmijëve, për Ariun e vogël,

kishte emision dijen më fytyrë të qeshur

E sytë e tyre  kurrë nuk ishin të përulur në kohë

Kishin  dhimbjen e vet për Atdheun e ndarë pike e pesë …

E shijuan  Rilindjen e Kombit

Kërkuan  nëpër hapësira qiejsh e resh, Alpet e lira shqiptare

Të veshura me kostum një shekullor

E gjetën  shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

Dhe e bënë  të pavdekshëm rininë e  tyre -

të  rijësuar në mote....


7 mars 2016                                       Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...