Eshtë e rëndësishme që ta largoni rriqnën nga trupi juaj apo i kafshëve, sapo ta gjeni atë. Megjithëse shumë rriqna mund të mos jenë mbartëse të sëmundjeve, apo vendi i kafshimit (pickimit) të tyre të mos infektohet, sërisht duhet që ta trajtoni c’do pickim prej rriqnave në mënyrë të kujdesëshme dhe seriozisht. Largimi i rriqnës i duhet të bëhet i plotë dhe pa u dëmtuar, në mënyrë që t’ju mbrojë ju, apo kafshën nga sëmudje të transmetueshme (nëse rriqna ishte mbartëse) sic është Ethja Hemoragjike e Krime Kongos etj.
Për të larguar rriqnat nga trupi juaj ose i kafshëve:
Mund të përdorni një piskatore ose pincete me majë të hollë. Nëse nuk e keni për momentin një të tillë, mund të përdorni gishtat por kini kujdes; është e këshillueshme që të përdorni doreza ose një picetë për të mos pasur kontakt të drejpërdrejtë me rriqnën. Asnjëherë mos e largoni rriqnën duke përdorur thjesht gishtat tuaj.
Kapeni rriqnën sa më afër gojës që të mundeni ( pjesa që është e ngulur në lëkurën e kafshës ose tuajën). Pjesërisht koka dhe trupi i rriqnës është e dukëshme me sy.
rriqnat, si ti largojme
Mos e kapni rriqnën në pjesën e barkut. Kështu (nëse e shtrydhni) ju aksidentalisht mund ta shtypni dhe lëngje që mund të jenë me infeksion do të dalin prej barkut të rriqnës.
rriqna si ti largojme
Me kujdes tërhiqe rriqnën lart deri kur të ndjeni se rriqna e ka lëshuar lëkurën ku është fiksuar. Mos e përdridhni rriqnën, pasi kështu mundet që trupi i saj të këputet duke lënë kështu kokën e rriqnës nën lëkurë.
Rriqnat si ti largojme
Ju sugjerojmë që ta ruani rriqnën, në një qese apo kuti, për tja treguar Mjekut Veteriner ose Doktorit tuaj në rast se rriqnën e gjetët në trupin tuaj dhe filloni dhe nuk ndjeheni mirë. Kështu doktori do të jetë në gjëndje të bëjë testimin e rriqnës për sëmundje të ndryshme për të cilat mund të dyshojë.
ruaje kepushen
Po ashtu të kihet parasysh se nëse mundeni që të gjeni 1, 2 apo 3 rriqna tek kafshët, sigurisht që ka dhe të tjera prandaj ju këshillojmë që të kërkoni dhe në vendet jo shumë të dukëshme sic shihet në figurën e paraqitur tek qeni.
Vendi i pickimit, pastrohet me ujë të bollshëm me sapun. Nëse nuk e keni larguar plotësisht rriqnën (nëse koka është shkëputur nga trupi), atëhere ju duhet një pincetë për të bërë përpjekje që të largohet pjesa e mbetur. Në të gjitha rastet pastroni vendin e pickimit me alkool, lani mirë duart me ujë dhe sapun. Nëse keni dyshime se kafsha nuk ndjehet mirë dhe lëkura ka marrë infeksion. Cojeni tek Mjeku Veteriner për një vizitë dhe trajtimin e duhur. Në disa raste mund të ketë nevoje për antibiotik ( të përgjithëshëm ose lokal).
Masa më e mirë që mund të ndërmerrni për evitimin e pickimit të rriqnave ndaj kafshëve janë masat parandaluese. Tek Veterineri juaj do të gjeni produkte të ndryshme që vrasin rriqnat dhe mbrojnë kafshen tuaj nga pickimet e tyre.
Mbani mend se parandalimi është më i mirë se trajtimi!
Përgatiti MV Egli Ozuni