2018-05-08

Sipas një sondazhi të bërë nga agjencia “Faktor Plus” : Serbët nuk e konsiderojnë Kosovën një çështje me rëndësi – zbulon sondazhi

Image result for novine faktor plus

Sipas një sondazhi të bërë nga agjencia “Faktor Plus”, zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk përbën prioritetin kryesor për serbët. Ata kanë vënë në plan të parë zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Koha.net shkrimin e publikuar sot në të përditshmen “Politika”

Numri më i madh i qytetarëve të Serbisë, 92 për qind e tyre konsideron ndër prioritete të Serbisë më kryesorin zhvillimin ekonomik të shtetit. Prioritet me rëndësi e konsiderojnë edhe stabilitetin politik, siç janë deklaruar 86 për qind e respondentëve të këtij hulumtimi të agjencisë Faktor Plus.

Pas këtyre vijnë drejtësia sociale dhe solidariteti – 78 për qind, ndërsa zgjidhjen e çështjes së Kosovës e kanë vënë ndër prioritete 46 për qind e të anketuarve. Për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian janë deklaruar 36 për qind e tyre, kurse për zhvillim të demokracisë – 14 për qind.

Sipas këtyre përqindjeve, çështja e Kosovës nuk është nga ato më kryesoret për qytetarët e Serbisë, por drejtori i agjencisë Faktor Plus citohet të ketë thënë se interesimi për këtë çështje ka shënuar rritje. Sipas tij, para një viti vetëm 16 për qind e qytetarëve kishin deklaruar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet një orë e më parë.

Ky hulumtim është kryer nga data 2 deri më 6 maj, ndërsa në të kanë marrë pjesë 1.040 respondentë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...