Njoftimet më hershme të shkruara për ekzistencen e qyteteve ne iliri i takojnë mesit të shekullit IV para erës së re,por siç dëshmojnë edhe të dhënat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kërkojmë edhe më herët,aty nga mesi i shek.V para erës së re. Gjatë shek IV-II para erës së re qyteti dhe jeta mori një zhvillim të vrullshëm.Ato u zhvilluan veçanërisht ne krahinat e ultësirëst bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin të ngritura në kodra të mbrojtura nga pikpamja natyrore dhe të fortifikuara me murë rrethues të ndërtuar me blloqe gurësh.Në arkitekturen e tyre të mbrendshme qytetet Ilire u ndërtuan sipas shembullit të qyteteve bashkohase te Greqise,Maqedonisë dhe Epirit. Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si : tempujt,teatrot,stadiumet etj.
Demastioni : për disa, kryeqytet i Dardanisë, për disa të tjerë një qendër e prerjes së monedhave që në shek. IV-III para erës sonë.Ishte qendër e madhe xehtare e Dardanisë që u ngritë rreth shek. V para Krishtit.Mendohet se gjendet diku mes Mitrovicës dhe Artanës apo Novobërdes së sotme.
Albanopoli: është një qytet ilir,qendër e fisit të Albanëve,i ngritur që nga shek.IV para Krishtit në afërsi te Krujës. Qyteti ka qenë poashtu i rrethuar me mure mbrojtëse.
Ulpiana: Qytet i Dardanisë së vjetër. Gjendet afër fshatit Graçanicë të Prishtinës. Ulpiana ishte shumë e pasur me xehërore. Në Ulpianë kryqezoheshin rruget kryesore të Dardanisë , ky qytet i vjeter vazhdon të hulumtohet edhe sot.
Literatura:
Rexhepi Fehmi , Frasher Demaj, Historia 5. ,ISBN 978-9951-07-873-3 ,Faqe 14-15.
Maja Parović-Pešikan,"Starinar".1881.<
Richard Talbert, Barrington Atlas of the Greek and Roman World, (ISBN 0-691-03169-X), Map 49 & notes.
^ M.Zeqo, "Panteoni ilir", 1995