2021-11-01

Koment nga Rexhep Qosja për romanin historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo


Titulli: Skënderbeu
Origjinali: Skënderbeu
Gjinia: Histori
Autori: Sabri Godo
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 500
Pesha: 0.721 kg.
ISBN: 978-99956-847-6-1


Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptarë, dashurinë e tij për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë kombëtare e afron më shumë me ne, e bën më njerëzore dhe më të afërt.

Koment nga Rexhep Qosja

...roman historik për Skëndërbeun, që hyn në rradhën e romaneve më të mira të shkruar në gjuhën shqipe deri më sot, jo vetëm në sajë të kulturës së gjerë historike të autorit dhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare, ndaj ngjarjeve dhe figurave të saj të mëdha, por edhe në sajë të konceptit të tij të veçantë historik.

Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë të qartë atë që është e paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkuptueshme atë që është thjeshtësuar kuptimisht...ai e hulumton të vërtetën historike duke shfrytëzuar dokumentet - aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin - aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës - si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë.

...në romanin e tij Skënderbeu, si edhe në romanet historike të të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj, do të gjejmë histori të mjaftueshme sa t'u besojmë atyre që thuhen dhe mjeshteri të veçantë stili aq sa atë histori të bëjë kuptimisht dhe artistikisht të paharruar.

...Sabri Godo i kthehet historisë së Skënderbeut jo vetëm për ta treguar dramën e madhe historike të popullit të vet, të popullit që ka bërë shtëpinë në udhëkryqin mes Lindjes e Perëndimit, aty ku janë përplasur qytetërime, besime, interesa dhe pushtues të ndryshëm, por edhe për të rigjetur atë që ne bashkëkohësve, nuk na i lejonin politikat dhe ideologjitë sunduese: liritë, vlerat, idealet, domethënë arsyet për Shpresën që e kishim ndaj të ardhmes, që ka filluar të gdhijë.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...