2025/05/14

Masakra zgjedhore në Shqipëri ka hapur rrugën e instalimit të plotë të regjimit të “Maduros Europian”.

 



Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysmën e qeverisë së tij në burg, me shpërdorime dhe vjedhje marramendëse të fondeve publike, me shpopullim të frikshëm të shqiptarëve që largohen me dëshpërim nga Shqipëria, fiton zgjedhjet me rritje të mandateve të tij parlamentare nga 74 në 80 +. Rama hapur sfidoi botën demokratike, duke deformuar dhe prishur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij të korruptuar. Ai e përdori shtetin e kapur dhe mediat që kontrollohen prej tij për të deligjimituar procesin zgjedhor dhe duke e vënë regjimin Shqiptar kleptokratik të Edi Ramës në majën historike botërore që merr një mandat të katërt qeverisës me rritje të konsiderueshme. Kjo ka ndodhur në historinë botërore në Ishujt Komore, Ruanda, Bangladesh, dhe tani në Shqipëri. Me këtë veprimtari anti-demokratike dhe anti-kombëtare, Rama e vendos Shqipërinë poshtë standarteve të regjimeve më autokratike dhe feudaleske e klanore të Afrikës. Zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan përpara ditës së zgjedhjeve. Makineria e shtetit dhe patronazhistët kishin bërë ndarjen e punës për të frikësuar dhe vënë në lëvizje gjithë administratën publike duke i intimiduar se do të humbisnin vendin e punës; të blerjes së votës atje ku presioni nuk bënte punë; të ndihmës që do të vinte nga grupet kriminale, të cilët do të vepronin për të mos humbur parajsën e tyre në pastrimin e parave dhe mbajtjen e kontrollit mbi drogën; për bllokimin e veprimtarisë së institucioneve ligj-zbatuese për të mos evidentuar shkeljet në procesin zgjedhor. Rama doli në këto zgjedhje pa asnjë platformë qeverisëse. I vetmi premtim i tij ishte që do ta integronte Shqipërinë në BE. Një premtim që nuk varej nga ai, për më tepër që standartet e vendit tregonin konsolidimin e narko-shtetit, sesa një përpjekje për një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Ai u shpartallua në opinionin publik Shqiptar dhe u tregua i paaftë dhe pa vizion në studiot televizive, opozitare dhe jo-vetëm, përballë argumenteve të gazetarëve dhe analistëve të shkëlqyer, pa përmendur ndonjë rast dhe të talljeve për të ashtuquajturin projekt të tij europian. Paradoksi i këtyre zgjedhjeve ishte që populli nuk zgjodhi programin e detajuar të opozitës Shqiptare për rritjen e mirëqënies së tij por “pëlqeu” bufonin propagandistik; nuk pëlqeu rritjen e menjëhershme të pensioneve që do realizohej 100 ditët e para nga opozita, por zgjodhi premtimet e Ramës që këto rritje do bëheshin në fund të mandatit të tij; nuk zgjodhi frymën pro-biznes dhe uljen e taksave, por alternativën e Ramës për një shtet që kontrollon gjithcka. Anti-europianisti më i madh i para pak viteve dhe krijuesi së bashku me Vucic i një Ballkani të Hapur kundër Procesit të Berlinit, u bë pro-europian nga halli. Europianizmi i tij u evidentua kur nuk arriti dot të blinte influencë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e përdori Europën si rezultat i refuzimit të Washington-it për shërbimet e tij të korruptuara dhe lidhjet okulte me McGonigal, Deripaska, etj. Dhënia e territoreve shqiptare për “turizëm” më shumë kishte nxitur ndjenjën e përcmimit në botën politike sesa entuziazmin për ata që i përfitonin. Ardhja e strategut LaCivita për menaxhimin e fushatës së PD në Shqipëri dhe deklaratat e tij “ose kukull e Soros ose mik me Shtetet e Bashkuara”, e kanë detyruar Ramën në kërkim të një përkrahje europiane, që është akoma skeptike nga revolucioni i ideve dhe veprimit të Trump në arenën botërore. Sot, propaganda e sponsorizuar e Ramës në SHBA dhe Europë tregon entuziazmin për dështimin e MAGA-s në Shqipëri dhe mospranimin e ideve të Trump në Europë. Edhe këtë herë ai u përdor nga Sorosianët në luftën ndaj Trump. Masakra zgjedhore në Shqipëri ka hapur rrugën e instalimit të plotë të regjimit të “Maduros Europian”. Kjo gjë është e papranueshme për popullin Shqiptar dhe në qoftë se nuk reflektohet përpara këtij skandali do ta cojë Shqipërinë drejt një destabiliteti. Dënimi dhe distancimi i Europës nga kjo maskaradë elektorale është një domosdoshmëri për vetë vlerat europiane. Në qoftë se Europës i duhet të mbajë Edi Ramën për ta kthyer Shqipërinë një burg europian të emigrantëve, me projekte entuziaste të Melonit dhe laburistit Starmer, kjo është kundër interesave të demokracisë dhe popullit Shqiptar. Ne e refuzojmë këtë farsë politike dhe do të mbetemi besnikë të atyre vlerave europiane mbi të cilat është ngritur Europa e Bashkuar.

No comments:

Post a Comment

Kolonizimi i Kosovës , me banorë serbo-malazezë, kroat dhe vojvogjan në përiudhën mes Luftës Ballkanike dhe dy luftave botërore si dhe në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit...

                          Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...