në kurriz të maleve
lanë gjurmët e kanoneve,
e ti
Dardani
u dole para
Agimëve të Mëdha
Kur trolli me nofullat e veta
kafshonte bijtë e tij
Dardani
u dole përpara relikteve
qindjvetëshe.
Kur Trolli pinte gjak
përtypte barot
fashonte plagën
pashë
mes atij
ingranazhi
Yje
Nën Yje
togun e pusirave
amësinë tënde
sfidojmë
të mbartim
si një Agim mbi mal.
Duke t'i fshirë me yje
muzgjet e hijeve
vezullim urojmë
brezave që vijnë
me tepritë e zellit
në cepat e yjëve!
*****
Prej gjakut e zemrës s'mund të dal,
siç u dogjën të tjerët s'dua të digjem
ç'donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që ma lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometheun
pa ia treguar fshehurisht intrigën,
dashuritë digjen e përvëlohen,
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë,
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë,
të lënë shtrëngatën... e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
me ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim,
një këngë Ilirishte përftohet fshehtësirë
e vjen një kohë letargjie me gjemim....
***
Asgjë s'është harruar
kanë ikur korbat e zijë para syve të mi.
As koha e mjegullt nuk është më
as besojnë se Trimi është kthyer
me një ferman si Skënderbeu
t'ia japë Adem Jasharit
para kullës së ne Prekaz
të ndodhë betimi.
Udhëkryqet pëshperisin
shtëpitë akomada digjen
kohë më kohë diçka ikën...
m'u si në kohën e Tahir Mehës, po aty në Prekazin e lashtë.
Ujë dua të pijë në Vraninë
Në Krojet e Osa Kukës.
Ndryshimi absurd do e mund edhe vdekjen
tek mbesin vetëm iluzionet
atdheu im s'më vret
në Vraninën shekullore...
dhe martirët edhe këtu janë të shenjtë!
Rozhajë, maj 2025.
No comments:
Post a Comment