2025/05/14

Prof.DR.PHD. Sali Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA











Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve në kancelaritë e Europës dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR arritën në një vlerësim paraprak dhe në tërësi real. Ndër të tjera ai tha se narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu. "Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente, më shumë se kurrë. Por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR për çka unë përgëzoj misionin e ambasadorit Zannieri, i cili në kushte jo të lehta, arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi do të thosha, real. Por natyrisht me ODIHR dhe OSBE, sikundër me të gjitha kancelaritë europiane, me senatin, kongresin dhe administratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu," tha Berisha. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp theksoi se raportet paraprake i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryedemokrati gjithashtu dënoj aktet kriminale që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Berisha theksoi se asgjë në botë dhe asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Po ashtu ai ftoi demokratët të vazhdojnë misionin për rikthimin e votës së lirë. "Unë këtu shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilat defakto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhjeve, atë të barazisë së palëve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet. Por natyrisht jo vetëm në këtë parim, ka patur probleme të tjera po kaq të rënda, edhe më të rënda. Zgjedhje të kapura nga organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit, të cilat disponojnë në kontot e tyre të nëndheshme, miliarda euro dhe që luftojnë këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse siç e dini, i kisha garantuar dhe vazhdoj ti garantoj se ato me PD në pushtet, do të shpallen organizata terroriste, ç’ka do të thotë ligji do të jetë i tmerrshëm për to. Mos të kenë iluzion sepse ato janë bërë pengmarrës të demokracisë së një shteti dhe një kombi, me Edi Ramën. Në këtë kuadër dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale," tha Berisha. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Berisha u shpreh se opozita po përgatit luftën e fuqishme për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se çdo orë po sjell fakte nga masakra elektorale që ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit. Ndër të tjera ai shprehu mirënjohjen për komisionerët e PD-së që po kryejnë detyrën e tyre. "Mirëdita! Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama. Por unë jam këtu para së gjithash, për të shprehur vlerësimin tim, për të gjithë ata komisionerë dhe numërues, vëzhgues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithëanshëm, në kufijtë e një terrorizmi shtetëror, por kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ata ta kryejnë gjer në fund. Kjo është rruga më e mire për të mbrojtur votën e shqiptarëve, në kuptimin që ne jemi të detyruar, ligjërisht dhe me kushtetutë, të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Por kjo është rruga gjithashtu për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë që po kundërmon në të 4-anët, farsën elektorale që organizoi narkoregjimi i Tiranës me datën 11 maj të vitit 2025. Në këtë kuadër, Partia Demokratike dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve.," tha Berisha.

No comments:

Post a Comment

Kolonizimi i Kosovës , me banorë serbo-malazezë, kroat dhe vojvogjan në përiudhën mes Luftës Ballkanike dhe dy luftave botërore si dhe në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit...

                          Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...